Kreu Blog Faqe 1645

Shqiptarë e Zviceranë me flamuj kuqebardh dhe kuqezi, festojnë bashkërisht fitoten e Zvicrës ndaj Francës – VIDEO

0

Bernë, 29 qershor -Sikur ne Gjenevë, Bernë, Zurich Lausanne, Lugano dhe ne gjtha qytetet e Zvicrës mbrëmë dhe sot u kremetua fitorja historike e ekipit kombëtar të futbollit te Zvicres, pas fitores kunder Francës duke e quar në shtëpi “gjelat” francez kurse NATI-n në çerekfinalen e Kampionatit Evropian. Ishte vëretetë një spektakël në Bukuresht! Këtë fitore padyshim e sollën këmbët e arta të Xhakës, Shaqirit, Mehmedit, Seferoviqit etj.. shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Zvicra eliminoi kampionin e botës Francë

“Ishte kjo fitore e madhe dhe hisotrike NATI-t, sepse futboillistët zviceranë luajten me plote vullnet dhe zemer. Natyrisht ishte kjo një fitore historike dhe e perbashkët e tere ekipit helvetik, ku merita me te madh kishin padyshim kambet e arta te shqiptareve te cilet drejtuan ndeshjen duke avancuar Zvicren drejt çerekfinales së Kampionatit Evropian…” ka thënë për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Keshtjella Pepshi nga Berna, kengetare ne Zvicer (ish-Miss Univers Kosova në Las Vegas) njëheresh nje tifoze e flakt e NATI-t.

Shqiptaret ne Gjenevë festojne fitoren e Zvicres kunder Francës me flamur “Autochthonous”, flamur ky qe u pa n’midis Beogradit ne ndeshjen mes Shqiperise dhe Serbisë ne vitin 2015

Sikur ne Gjenevë, ashtu edhe ne Bernë e Zurich ne gjitha tuibimet tjera ne qytete tjera te vendit tone dolen ne rruge e sheshe i madh e vogël, zvicerane e shqiptarë me flamuj dhe afishe dhe brohoritje “Zvicra, Zvicra urime” apo “Xhaka, Shaqiri, Mehemdi e quna Fracnen ne shtëpi, Zvicren ne Kampionin Evropian” Festa ka zgjatur mbrëmë deri ne oret e pasmesantët siu dhe sot me muzike shqiptare dhe zvicerane.

Shqiptaret dhe zviceranet, kur ne lufte i kane ndarë të keqijat, pse t’mos i ndajmë sot bashkarisht ne paqe dhe liri edhe te mirat, sukseset dhe fitoret me festa! 

Aucune description disponible.Granit Xhaka tregoi lojë të madhe, përveç që asistoi në golin e tretë, ishte edhe shtyllë e Zvicrës. Zvicra bëri befasinë duke u kualifikuar në çerekfinale të “Euro 2020” pas fitores ndaj Francës. UEFA e ka shpallur zvicernain me origjine nga Kosova Xhakën si lojtari i ndeshjes, çmim mjaftë i merituar duke marrë parasysh motivimin e madh tek lojtarët e tjerë.

“Shqiptaret dhe zviceranet, kur ne lufte i kane ndarë të keqijat, pse t’mos i ndajmë sot bashkarisht ne paqe dhe liri edhe te mirat, sukseset dhe fitoret me festa!..” ka thenë Haqif Haziri një tifoz tjeter shqiptare i NATI-t ne Zurich, patron i kompanise se njohur zvicerane “Victoria Groupe” – Brezel.

Zvicra eliminoi kampionin e botës Francë në raundin e 16 të Euro 2020 pas një ndeshje të çmendur të përfunduar në penallti (3-3: 4-5, pas pen.).

Zvicra kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian dhe me 2 korrik do të takohet me Spanjën. Spektakël në Bukuresht! Kebet e Mehmedit, Xhaka, Seferoviqi, Shaqiri dhe Zvicra rrëzojnë Francën
Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u paraqitën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 73-të, ndërsa Admir Mehmedi u inkuadrua në lojë në minutën e 87-të.

Në minutën e 15-të, Zvicra në epërsi falë golit të Haris Seferoviqi që shënoi me kokë në minutën e 15-të pas asistimit të Zuber.

Zvicra triumfon me penallti me rezultat 5:4 ndaj Francës, pasi që ndeshja në kohën e rregullt e pas vazhdimeve përfundoi baras (3:3). Admir Mehmedi i pagabueshëm në penalltinë e pestë, ndërsa portieri Sommer është trim i ndeshjes, mbron penalltinë e fundit të Kylian Mbappe. Zvicra e mrekullive, në çerekfinale takohet me Spanjën.Aucune description disponible.Aucune description disponible.Aucune description disponible.

Përshkrimi i Ankthit, homazh në 10-vjetorin e vdekjes së Teki Dervishit

0
Shaip Beqiri
Homazh në 10-vjetorin e vdekjes
PËRSHKRIMI I ANKTHIT
Teki Dërvishit
Unë kur të dua të vras përsëri
Në vend të gjarprit të këngës
Se jeta jote qenka një cirk i madh
Aty nis fjala dhe mbaron loja
Ti nuk di kurrgjë për veten
Biografinë të tjerët ta lexojnë
Në vija duarsh në rrudha balli
Nuk di as për shkretëtirat
Që kaptove në jetën e tjetërkujt
Ato nuk i përndrit sall hëna e mekur
Që e fshehe diku thellë në një varg
Kur deshën me të shqyer qenët me zgjebe
Po jeta ç’është jeta o palaço
Teatër ku secili vë maskën e huaj
Ku vritesh për kushedi të satën herë
Ti ec tejpërtej oqeanit të trazuar
Nëpër perin kaherë të këputur
Nyjave ku lidhet e pazgjidhura
Tevona vijnë kritikët xhuxhmaxhuxhë
Duke i vënë shenjën çdo libri pa emër
Që vdes para se të shkruhet
Shajnë artin e shpifur dekadent
Që jeton përtej epokave të arta
E kur bota kthehet përsëri në një gur
Të cilin nuk mund ta thyejë heshtja
As ta mveshë lëkura jote e rrjepur
Ti mbyll kafazin dhe kërkon zarin
Po murana e gjakut mbetet gjithnjë
E fjalës së mbramë që nuk thuhet
Në çastin kur mishi bie përdhe
Prishtinë, Korrik 1984

Ardit Dardania: Cilësitë e mira plotgjithësore (vazhdim)

0
Kapitujt nr. 13 dhe nr. 14 , 15 dhe 16 të librit “Cilësitë e mira plotgjithësore” [besim]-Ardit Dardania:
13. Largimi nga të vërtetat e disave që kanë mendime religjioze të ndërlidhura me mite
1. Qasja e disave që kanë mendime religjioze të ndërlidhura me mite shtrihet në fushën që nuk ka të bëjë me të vërtetën sidomos në kohen, kur lulëzojnë shkencat e kohës.
2. Disa që kanë mendime religjioze të ndërlidhura me mite bëhen peng i iluzionit të tyre mendor.
3. Disa që kanë mendime religjioze të ndërlidhura me mite ndodh të mos jenë në gjendje t’i kuptojnë mendësitë e freskëta të individëve të tjerë.
4. Disa që kanë mendime religjioze të ndërlidhura me mite ndodh të kalojnë lehtë në atributdhënie për të paqenat.
5. Disa që kanë mendime religjioze të ndërlidhura me mite ndodh të thonë që shpjegimet shkencore janë gënjeshtra apo mashtrime nëse nuk përputhen me mendësitë e tyre.
6. Disa që kanë mendime religjioze të ndërlidhura me mite ndodh të mos kenë interesim për faktet e shumta që ofron shkenca e kohës. Atyre ndodh të mos i funksionojë logjika dhe ndodh që të vërtetat t’i konsiderojnë endërra, nëse ato nuk përputhen me mendësitë e tyre.
7. Disa që kanë mendime religjioze të ndërlidhura me mite, duke qenë aq shumë të kufizuar nga ndikimi i tyre kanë qasje shumë paragjykuese ndaj individëve që kanë qasje objektive.
8 . Disa që kanë mendime religjioze të ndërlidhura me mite mund t’u turbullohet kapaciteti perceptues sa që mund të humbasin aftësinë e përshtatjes së natyrshme.
9. Disa që kanë mendime religjioze të ndërlidhura me mite për kryeautorët e religjioneve që u besojnë kanë interesim që të identifikohen më përkatësi me të afërt me ta, sesa me bashkatdhetarët e vet.
10. Disa që kanë mendime religjioze të ndërlidhura me mite ndodh të kenë qasje paragjykuese sa i përket ekzistencës se pakufi konceptev jashtë mendësive të tyre për të panjohurat.
11. Disa që kanë mendime religjioze të ndërlidhura me mite ndodh nuk e kuptojnë që të panjohurat mund t’i kuptojnë më arsyeshëm, jo përmes adhurimit të kryeautorëve të religjioneve që ata u besojnë, por nga qasja e tyre individuale e brendshme.
12. Disa që kanë mendime religjioze të ndërlidhura me mite ndodh të kenë frikë të caktuar që të flasin me objektivitet për atutorët krijues të religjioneve që ata u besojnë.
13. Disa që kanë mendime religjioze të ndërlidhura me mite ndodh të pësojnë kufizim të kapacitetit mendor, duke e pasur të vështirë apo të pamundur t’i kuptojnë objektibvisht gjërat.
14. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” konsiderohet që ata të cilët kanë mendime religjioze të ndërlidhura me mite kanë nevojë të ndihen të lirë e të jenë objektivë në zbërthimin e të dhënave historike për të gjithë individët, pa u kufizuar; kanë nevojë të jenë të lirë për të bërë vlerësim të vërtetë-objektiv, si për cilësitë e mira, si për cilësitë jo të mira.
15. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” konsiderohet që ata të cilët kanë mendime religjioze të ndërlidhura me mite nuk kanë qasje të mirë për t’iu afruar më shumë të vërtetave, por kjo nuk do të thotë që ata të mos ndryshohen që të mesojnë më shumë për veten e tyre dhe të zhvillojnë me shumë cilësi të mira.
Kapitulli i 14-të
14. Disa cilësi individuale jo të mira
1. Nuk është cilësi e mirë e individit maskimi se ka qëllim të mirë, por që realisht ofron apo bën vepra jo të mira.
2. Nuk është cilësi e mirë shprehija për të mbetur në rrethin e vjetër veprues jo të mirë.
3. Nuk është cilësi e mirë mosndryshimi krahas të vërtetave të reja të ardhura nga realiteti i ndryshimeve të reja të mira.
4. Nuk është cilësi e mirë mospranimi që të vërtetat të komentohen nga gjeneratat e reja.
5. Nuk është cilësi e mirë që më qëllim të veprohet krejtësisht ndryshe nga frymat e reja intelektuale të mira.
6. Nuk është cilësi e mirë paraqitja si këshilldhënës, kur e përdor mashtrimin, gënjeshtrën, intrigimin, për t’i devijuar të tjerët nga të vërtetat.
7. Nuk është cilësi e mirë përpjekja që të vërtetat të deformohen për qëllime përvetësimesh personale egoiste.
8. Nuk është cilësi e mirë veprimi manipulues, duke formësuar grupime të caktuara që paraqiten në stilin e mësimdhënieve, por që veprojnë për realizimin e qëllimëve personale jo të mira.
9. Nuk është cilësi e mirë injorimi apo përjashtimi i mendimeve ndryshe, të zhvilluara dhe të freskëta, duke tentuar të mbeten mendimet sipas mendësive të ngurta të caktuara.
10. Nuk është cilësi e mirë paraqitja sipas miteve në vend të fakteve.
11. Nuk është cilësi e mirë e individit që kur i preket interesi shumë i ngushtë personal mundohet t’i pengojë mendimet përparimtare të të tjerëve.
12. Cilësitë individuale jo të mira e bëjnë individin të jetë mjaft shumë i larguar nga cilësitë e mira, por kjo nuk do të thotë që individi të mos ndryshojë dhe të mos u afrohtet më shumë “Cilësive të mira plotgjithësore” kur arrin të mësojë për të mirë më shumë për vetveten.
Kapitulli nr. 15 të besimit “Cilsitë e mira plotgjithësore”- Ardit Dardania. 
15. Atdhetarët shqiptarë me vlera të larta
1. Atdheu shqiptar është i gjallë dhe zhvillohet duke mbajtur ecurinë funksionale nga gjallëria dhe veprimtaria e shumë atdhetarëve shqiptarë me vlera të rëndësishme.
2. Janë prej cilësive të mira atdhetarët shqiptarë të cilët kanë luajtur rol në zhvillimin e atdheut shqiptar në drejtim përparimtar dhe në natyrshmëri më shtrirjen gjeografike.
3. Janë prej cilësive të mira atdhetarët shqiptarë të cilët kanë forcuar ndjesinë e natyrshme atdhetare shqiptare, kanë mbrojtur dhe zhvilluar atdheun shqiptar kur, raste-raste, në periudha të caktuara historike ka qenë i rrezikuar.
4. Janë prej cilësive të mira atdhetarët shqiptarë të cilët kanë bërë vepra të pastra në zhvillimin, edukimin, forcimin e atdheut shqiptar nga fryma e cilësive të mira.
5. Janë prej cilësive të mira atdhetarët shqiptarë të cilët kanë vepruar konkretisht në zhvillimin, pasurimin, pastërtinë e mendësive intelektuale objektive.
6. Janë prej cilësive të mira atdhetarët shqiptarë të cilët janë treguar veprimtarë të pastërt në ngritjen e funksionimit dhe organizimit të harmonishëm të atdheut shqiptar.
7. Janë prej cilësive të mira atdhetarët shqiptarë të cilët janë treguar me aftësi të larta intelektuale-udhëheqëse në funksion të avnacimeve të zhvillimeve të atdheut shqiptar.
8. Janë prej cilësive të mira atdhetarët shqiptarë të cilët janë treguar të aftë që t’ia përcjellin atdhetarëve tjerë shqiptarë shkathtësitë të cilat i kanë ndihmuar mirëzhvillimit të atdheut shqiptar.
9. Janë prej cilësive të mira atdhetarët shqiptarë të cilët janë treguar shumë të zgjuar ndaj mbajtjes në gjallëri të plotë të elementëve përberëse identitare, si dhe që kanë treguar inteligjencë kulmore, duke mos rënë në në mashtrime prej keqbërësve përkatës.
10. Atdhetarët shqiptarë me vlera të rëndësishme për atdheun shqiptar janë afër ”Cilësive të mira plotgjithësore”.
Kapitulli i 16-të.
16. Manipuluesit
1. Disa manipulues ndodh të veprojnë përmes metodave joetike duke synuar plotësimin e egove të tyre të caktuara.
2. Disa manipulues ndodh që paraqiten se janë të sinqertë, ndërsa vërehet se si i përforcojnë egot e tyre.
3. Disa manipulues ndodh, duke qenë nën ndikimin e frikës, që mund t’u kuptohen veprimet, aktrojnë që të duken sa me objektivë.
4. Disa manipulues ndodh që pëlqejnë të jetuarit përmes paraqitjeve maskuese të tyre te të tjerët.
5. Disa manipulues janë të prirë t’i deformojnë të dhënat e të vërtetave që ofrohen nga fakte të shumta.
6. Disa manipulues janë të prirë të mohojnë të dhënat qofshin ato edhe nga burimet më të besueshme.
7. Disa manipulues ndodh të sajojnë rrethana krejtësisht të trilluara për t’i arsyetuar qëllimet e tyre.
8. Disa manipulues ndodh të ndihen të paqetë kur hasin në rrethana krejtësisht të reja dhe shumë të dukshme për nga objektiviteti.
9. Disa manipulues ndodh ta kenë të qartë se rrugët që ata ndjekin i shpien në gjëra që nuk admirohen nga individët me cilësi të mira.
10. Disa manipulues ndodhë ta kenë bërë shprehi shpërfilljen e mundësive të bërjes së jetës pastër dhe mirë.
11. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” konsiderohet që manipuluesit përdorin metoda të ndryshme jo të mira.
12. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” konsiderohet se manipuluesit kanë aftësi logjike që ta kuptojnë se pse veprojnë jomirë dhe konsiderohet që ata kanë mundësi të fillojnë të formësojnë një jetë ndryshe ku mund të zhvillojnë cilësi të mira.
(Nga: “Cilësitë e mira plotgjithësore” [besim]-Ardit Dardania)

Llugaxhia, fshati i Lipjanit që po zbrazet para syve tonë, si shumë fshatra të bukura të Kosovës

0

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan
Fshati Llugaxhi, si edhe shumë fshatra të tjera të Lipjanit, por edhe të gjithë Kosovës po braktisen me të madhe.
Vitet e 90-ta të fund shekullit të XX-të, karakterizohen nga ikja masive e të rinjëve drejt perendimit, ka vazhduar ikja edhe gjatë e pas lufte, po vazhdon edhe sot kur jemi të lirë, ka punë dhe perspektivë, por sindromi i migrimit dhe emigrimit nuk po ndalet dot.
Llugaxhia që dikur nuk kishte asgjë nga infrastruktura, asajë si edhe të gjitha fshatrave të tjera iu mungonin thuajse të gjitha, nuk kishte shkollë, terene sportive, sallë sporti, rrugë, kanalizim, ujësjellës e asgjë nga ajo infrastruktura themelore pa çka nuk mund të jetohet. Atëherë kur i kishim të gjitha këto mungesa, jetonim të gjithë në fshat, shtëpitë ishin të mbushura me njerz, shkolla me nxënës, ternet sportive me sportist, rrugët me të rinjë, arat me bujq me një fjalë jeta në fshat ishte kënaqësi dhe përjetim që nuk ke shanca ta përjetosh në qytet.
Kalimtarët e rastit që ju rastisë të kalojnë nëpër apo rreth këtij fshati, vërtetë mahnitën, befasohen me pamjen e fshatit, shtëpitë, vikendicat, oborret, pemishtat, kopshtet, perimet dhe tokën e punuar në stilin e perendimit. Gjithëçka në këte fshat duket bukur, ambienti që është krijuar nga bashkëfshatarët, vërtet të lë pa fjalë, por çka ti bësh se tërë këte mrekulli nuk ka se kush ta shijoj, mungojnë njerzit të cilët kanë ikur në qytet e përendim.
Shtëpitë dhe infrastruktura e fshatit është e paraparë të mbajë diku rreth 3000 banor, kurse në këte fshat sot jetojnë vetëm 1/3 e këtij numri të banorëve që do të duhej ti kishte ky fshat.
Nga një vështrim i thjesht dhe i shpejt mund të nxjerrësh statistika të trishta lidhur me numrin e banorëve të shpërngulur nga ky fshat. Ka lagje të fshatit që janë të braktisura 90, 60, 50 e 30%. Se vërtetë këto statistika janë të sakta, më së miri e shohim me numrin e nxënësve të shkollës fillore “Hasan Prishtina” e cila para 20 viteve numëronte rreth 400 nxënës, derisa e njejta shkollë sot në vitin 2021 nuk i ka as 200 nxënës.
Llugaxhia kishte ndërtuar shkollën moderne, të njejtën që e kemi edhe sot në vitet e 90-ta, atëherë kur shqiptarët po përjetonin një apartëhejd, dhunë e diskriminim të paparë, megjithate në ato vite që nuk janë edhe shumë të largëta arritëm që ta mundim armikun dhe e bëmë shkollën që ishte më modernja e kohës kur u ndërtua. Tani kur po e shkruajmë këte artikull i kemi të gjitha: shkollën, terenet sportive, sallën e sporteve, shtëpitë e bukura, parqet, oborret, kopshtet, plantazhet, i kemi të gjitha, por ajo që nuk e kemi janë qytetarët, fëmijët, sportistët, bujqit, perimtarët nuk e kemi rininë e cila ka ikur në përendim ose prindërit e papërgjegjëshëm e kanë shpërngulur në ndonjërin nga qytetet e Kosovës, ku jeta është e rënd dhe me shumë vështirësi e mungesa që i ka qyteti përkundër fshatit që të ofron gjithëçka që e dëshiron dhe e punon.
Vazhdimi i braktisjes të fshatit është një e keqe shumë dimenzionale, rezultatët e të cilës veq kemi fillu ti korrim e përjetojmë të gjithë ne që kemi ngelur minorancë në fshat, por krenar dhe shumë të kënaqur me jetën që po e shijojmë.
________
* Autori i këtij shkrimi, Selatin Retkoceri, duke iu përgjigjur një komenti të Bardhyl Adem Selimit nga Tirana me prejardhje nga ato anë, ia shpjegon edhe një shkak të braktisjes së fshatit, një fakt mjaft domethënës, trishtues e antishqiptar njëherit.
***

Bardhyl Adem Selimi

Vertet nje plage eshte mergimi, drejt i shtron gjerat, por mungon mendimi yt per shkaqet dhe zgjidhjen.
Ja përgjigja e Selatinit:
  • Selatin Retkoceri

    Bardhyl Adem Selimi, i nderuar daja Bardhyl! Ju keni shumë të drejtë në ate që ju e thoni. Unë e di shumë mirë pse ka ikur popullata, sigurisht se në një shkrim tjetër të radhës do ti shkruaj krejt ato gjëra apo faktor që po ndikojnë në ikje. Psh nëse unë një ditë do të vendosi të iku nga Llugaxhia është: Ezani që thirret 5 herë në ditë dhe shpërndahët furishëm në publik nga altopërlantët të cilët gumëzhojnë dhe ulërinë sikur të ishim midis Arabisë apo Turqisë. Merre me mend dajo kur jeton në një skaj të fshatit ku kufizohesh me Bujarinë, Gllavicën e Marecin, e ke afër Banullën e Babushin dhe kur të gjitha këto xhami brenda ditës ti lëshojnë dhjetra altopërlant me maksimum decibela, nuk ke çka bënë tjetër përveq të ikësh, ta gjesh një vend më të qetë ku nuk ndëgjon turko-arab, trushpërlar, sharlatan e tradhtar shqiptar që e kanë vendosur ta shkatrrojnë qenjen kombëtare shqiptare.
    Xhamia e vjetër në Llugaxhi të Lipjanit …
    Xhamia e re në fshatin Llugaxhi të Lipjanit se panislamistëve e panturqve nuk u kishte mjaftuar xhamia e vjetër .

Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës së Viktimave të Torutrave, kujtojmë At Zef Pllumin, simbolin e kujtesës përballë harresës

0

Nga: Frank Shkreli

26 Qershori shënoi Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Mbështetje të Viktimave të Torturës, një ditë kjo, kur anë e mbanë botës, kujtohen e nderohen viktimat e torturës, ndërkohë, që të mbijetuarve të torturave në të kaluarën, u ofrohet mbështetje.

Anë e mbanë botës kjo ditë u shënua në mënyra të ndryshme, duke filluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe nga shtete të ndryshme, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Në një deklaratë me rastin e kësaj dite përkujtimore, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gutierrez tha se, “Tortura është një praktikë e neveritshme dhe urrejtëse, njëkohësisht edhe një dhunim i dinjitetit njerëzor dhe shkelje e të drejtave të njeriut.”

“Nuk pashë asnjë lajm në media, as deklaratë në lidhje me këtë ditë, nga Tirana dhe Prishtina zyrtare – megjithëse të dy vendet, janë ndër vendet më të njohura, ku tortura përdorej rregullisht dhe ashpërsisht ndaj kundërshtarëve të regjimit komunist”

Ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në mesazhin e tij në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës së Viktimave të Torturës u shpreh se, “Tortura kudo dhe kurdoherë që të përdoret, përbën një njollë të zezë në ndërgjegjen tonë morale. Të gjithë ne, duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për t’u dhënë fund një herë e mirë praktikave të tilla jo njerëzore.”  Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken, në deklaratën e tij në Ditën Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës iu drejtua shteteve anë e mbanë botës, si dhe të gjithë atyre që janë kundër përdorimit të torturave, me këto fjalë: “Sot është një rast, që vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, shoqëritë civile dhe individët e interesuar anë e mbanë botës të bashkohen kundër përdorimit të torturave dhe të bëjnë thirrje për zbulimin e të vërtetës, për drejtësi dhe për ndëshkueshmëri për dhunuesit dhe shkelësit e të drejtave të njeriut.  Për derisa në botë ekzistojnë të tillë individë që përdorin torturën si mjet ndëshkimi për kundërshtarët, Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin dorë nga angazhimi i tyre, për ta zhdukur torturën njëherë e mirë”, ka deklaruar kyrediplomati amerikan në mesazhin e tij, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës së Viktimave të Torturës.

Ndonëse nuk pashë asnjë lajm në media, as deklaratë në lidhje me këtë ditë, nga Tirana dhe Prishtina zyrtare – megjithëse të dy vendet janë ndër vendet më të njohura, ku tortura përdorej rregullisht dhe ashpërsisht ndaj kundërshtarëve të regjimit komunist, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Për këtë arsye, modestësisht, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Viktimave të Torturës, po kujtoj me pak fjalë, At Zef Pllumin —Frank Shkreli: At Zef Pllumi – Krenaria e Shkrelit dhe Nderi i Kombit | Gazeta ‘Telegraf’– i cili për fatin tonë dhe për hir të së vërtetës, “rrnoi për me tregue” për torturat e regjimit komunist të Enver Hoxhës, jo vetëm ndaj tij dhe shumë vëllëzërve të tij françeskanë, por edhe për vuajtjet dhe torturat ndaj përfaqësuesve , kundërshtarë të tjerë të regjimit komunist,  më të dalluar të ajkës së Kombit shqiptar të gjysmës së shekullit të kaluar.

Po e kujtoj At Zef Pllumin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Viktimave të Torturave, sidomos për veprën e tij monumentale, “Rrno Për me Tregue”, me të cilën ka lënë pas një dëshmi të gjallë historike dhe të vërtetën mbi torturat e tmershme të shqiptarit kundër shqiptarit dhe një histori vuajtjesh të paimagjinueshme të një pjese të madhe të shqiptarëve, nën regjimin komunist të Enver Hoxhës.

“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gutierrez tha se, “Tortura është një praktikë e neveritshme dhe urrejtëse, njëkohësisht edhe një dhunim i dinjitetit njerëzor dhe shkelje e të drejtave të njeriut”.”

Disa nga udhëheqësit botërorë që shënuan Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës së Viktimave të Torturave më 26 qershor, 2021 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden (majtas) – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutierres (mes) dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken (djathtas)

Dita Ndërkombëtare e Kujtesës së Viktimave të Torturës është një ditë me rëndësi edhe për shqiptarët.  Duke kujtuar këtë ditë, fundjavën që kaloi, Presidenti Joe Biden, besoj se u shpreh për të gjithë njerëzit vullnetmirë, kur tha se, “Torturat, kudo dhe kurdoherë përbëjnë një njollë të zezë në ndërgjegjen tonë morale…”. Ismail Kadare gjithashtu e ka vlerësuar librin “Rrno për me Tregue”,  si një përshkrim të tmerrshëm të vuajtjeve mizore të ndërmarra nga një regjim i pamëshirshëm kundër një popullsie të pafajshme, si një vepër për të cilën, sipas Kadaresë, “Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s’e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët.  Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët.  Shkurt, për të, ka nevojë ndërgjegja jonë”, – ka thënë Kadare.

Dua të shtoj se në këtë Ditë Ndërkombëtare të Kujtesës së Viktimave të Torturës,  në mungesë të ndonjë deklarate zyrtare në kujtim të viktimave të torturës në Shqipëri dhe në Kosovë,  ia vlen që vepra e At Zef Pllumit të shërbejë si pikënisje për kujtimin e viktimave të torturës komuniste në trojet shqiptare, si një përpjekje e domosdoshme për pajtim kombëtar.   Sidomos në këtë periudhë sot, kur jo vetëm indidvidë dhe organizata shtetërore e madje edhe përfaqësues të qeverisë shqiptare, kanë bërë deklarata favorizuese për ish- regjimin komunist të Enver Hoxhës, që ka shkaktuar aq shumë vuajtje që përshkruhen me aq hollësi nga At Zef Pllumi, deklarata të zyrtarëve të lartë shqiptarë që, fatkeqësisht, duket sikur kanë për qëllim jo vetëm shtrembërimin e fakteve historike, por edhe mohimin e tyre.  Madje edhe 30-vjet “post-komunizëm”, At Zef Pllumi nuk u lë të mohoni, as të shtrembëroni historinë e vërtetë të vuajtjeve të shqiptarëve nën komunizëm!

“Torturuesit duhet të ndëshkohen për krimet e tyre dhe regjimet, të cilat mundësojnë torturat duhet të shemben ose të transformohen”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutierres, duke shtuar se, “Tortura është një krim kundër njerëzimit”.  Kombet e Bashkuara e kanë dënuar që në fillim torturën, si një nga aktet më të shëmtuara e të liga të njeriut kundër njeriut.  Tortura, sipas Kombeve të Bashkuara, ka për qëllim të asgjësojë personalitetin e viktimës, të mohojë dhe të dhunojë dinjitetin ekzistencial të njeriut.

“Ismail Kadare gjithashtu e ka vlerësuar librin “Rrno për me Tregue”  të At Zef Pllumit,  si një përshkrim të tmerrshëm të vuajtjeve mizore të ndërmarra nga një regjim i pamëshirshëm kundër një popullësie të pafajshme”

“Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës së Viktimave të Torturës, në mungesë të ndonjë deklarate zyrtare, në kujtim të viktimave të torturës në Shqipëri dhe në Kosovë,  ia vlen që vepra e At Zef Pllumit të shërbejë si pikënisje për kujtimin e viktimave të torturës komuniste”

At Zef Pllumi nuk është më midis nesh fizikisht, por është gjithnjë me ne ashtu siç qëndronte gjithmonë i pamposhtur, shpirtërisht dhe moralisht. Prandaj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Viktimave të Torturës, të kujtojmë atë dhe dëshmitë e tij si dhe vikimat e torturave të ish-regjimit diktatorial komunist,  ndër më të egërit e ish-botës komuniste.  Ashtuqë nëpërmjet dëshmive të tij, t’i bashkohemi botës së qytetëruar, të cilët si më sipër, me deklaratat e tyre shënuan këtë ditë për të kujtuar e nderuar mijëra viktima, të gjallë e të vdekur, “heronj të heshtur” të regjimit komunist të Enver Hoxhës, që humbën jetën nga torturat më çnjerëzore, përballë një qëndrese paqësore.  Sidomos sot, 30-vjet “post-komunizëm”, kur heshtja zyrtare për krimet komuniste është mbytëse dhe refuzimi zyrtar i politikës shqiptare për tu përballur me atë të kaluar të errët të historisë kombëtare, ndërkohë që shumica e të mbijetuarve të torturave për të cilat ka dëshmuar At Zef Pllumi në librin e tij monumental, “Rrno për me Tregue”, po vdesin dalngadalë, ndërsa njohuria për “gulagun komunist shqiptar” po zhduket gjithashtu, sidomos në radhët e brezit të ri. Ndoshta ky është edhe objektivi, jo vetëm i përpjekjeve të viteve të fundit për të promovuar “të mirat” dhe “anën pozitive” të ish-regjimit komunist, siç kemi dëgjuar kohët e fundit nga zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe të shtetit shqiptar, por edhe i heshtjes së Tiranës zyrtare me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Viktimave të Torturës.

“Çdo gjë ka stinën e vet, çdo situatë ka një kohë nën qiell; një kohë për të grisur dhe një kohë për të qepur, një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur…” (Dhiata e Vjetër, Predikuesi 3:)

Bashkohuni me botën e qytetëruar! Ka ardhur për të FOLUR dhe për të kujtuar viktimat e pafajshme të torturave si dhe krimet e komunizmit gjysëm shekullore, në përgjithësi!

Kryeministri Kurti priti në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

0

Për Drinin: Behlul Jashari

Prishtinë, 28 qershor 2021

  • Dialogu i ri për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një proces konstruktiv dhe i qartë                                                                                                    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, znj.Viola von Cramon, e cila shoqërohej nga këshilltari i saj, z. Paolo Bergamaschi dhe z. Simon Ilse, drejtor për Kosovën i Fondacionit Heinrich Boll Stiftung.

Takimi nisi me bisedën për rëndësinë e transicionit në energji të pastër dhe për mbrojtjen e lumenjve. Von Cramon tha se e çmon angazhimin e kryeministrit dhe të Qeverisë për përkrahjen e projekteve të energjisë së ripërtëritshme.

Kryeministri Kurti foli për nevojën e një raporti fizibiliteti në fushën e energjisë dhe shtoi se është mirë të ketë një konsensus shoqëror e politik, para se të vendoset për këtë çështje kapitale që prek jetën e brezave të ardhshëm.

Diskutuan edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel dhe katër propozimet e paraqitura nga kryeministri Kurti. Lidhur me çështjen e të pagjeturve, kryeministri ritheksoi se Serbia duhet t’i hapë arkivat dhe të tregojë vendndodhjen edhe të varrezave të tjera që dyshohet se janë në Serbi.

Kryeministri Kurti dhe von Cramon u pajtuan se dialogu i ri për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një proces konstruktiv dhe i qartë, nga i cili përfitojnë qytetarët.​

Baba Rexhep, shumçka mbeta pa folë me Ty

0
Ne vend te perkujtimit per Baben Rexhe:
28 qershor 2017
Zemra fort po me qane
E shpirtit nuk po di çka me  thane
Baba Rexhep shumçka mbeta
pa fole me Ty he mu thafte goja mua
Kujtojsha qe gjithmone te gjej ne kembe
e vdekjen per Ty kurrë se kam besua
Heu sa e trishtshme heshtja plumb
ne dhomen e lengates askund nuk
te pashe ma
e krahte nga pikellimi me jane ranue
Nje oqean lotesh dhimbja
drafunga valesh perplaset ne mua
Vendin thate e paske lane
e zemra fort mu ka idhtue
Çohu more burre i dheut e fole
vetem edhe nje fjale
Lisat veç ne bjeshke rriten
Heu, heuuu sa shume per Ty
paskam mall
Sa hije te kishte plisi
mbi koken e Lisit te Fisit
Burre i urte gjjthe jeten
Vetevetja vertikalisht
Si vete Nuhiu Drita e syve Tu
Gjithmonë me dhimbje e krenari
do ta mbaj peng fjalen e pa thene
ne diten e pjekjes me Ty ne pragun tjeter
bashke me Nuhiun
Do ta shartojme pemen e Ilirise
endrren tone te vjeter
Shqiperine n’trojet e veta
amanet…

Biden urdhëron sulme ajrore kundër milicive të mbështetur nga Irani në Siri, Irak

0

Ushtria amerikane nisi bombardimet kundër njësive paraushtarake të mbështetura nga Irani në Siri në shenjë hakmarrjeje për sulmet me dronë ndaj bazave dhe personelit ushtarak amerikan në Irak.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në një deklaratë, ku sqarohej se sulmet amerikane kanë shenjestruar depo armësh e struktura operacionale në dy zona në Siri dhe një në Iral, të cilat ndodhen shumë kufirit mes dy vendeve. “ Një sërë grupesh paraushtarake, përfshirë Kata’ib Hezbollah dhe Kata’ib Sayyid al-Shuhada, i kanë përdorur këto struktura”, u shpreh Kirby.

Bombardimet u kryen nga avionë amerikanë F-15 and F-16 duke goditur pikërisht bazat që milicitë përdornin për logjistikën dhe kontrollin e dronëve. Të gjithë piloted u kthyen shëndoshë e mirë, u shpreh një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes së foli në kushte anonimati. Ai shtoi se është ende herët për të pohuar nëse ka pasur apo jo viktima në terren, mes militantëve apo edhe civilëve.

Mbrëmjen e se djelës, pesë sulme me dronë u ndërmorën ndaj bazave të përdoruara nga amerikanët dhe trupat aleate në Irak, e u lëshuan dhe raketa, të cilat i goditën shënjestrat e tyre. Presidenti Joe Biden e pati urdhëruar edhe në muajin shkurt një sulm të tillë shpagues, i pari i kërkuar prej tij. Sulmi ishte kundërpërgjigje ndaj goditjes me raketa të një baze në veri të Irakut, ku u vra një kontraktor e u plagosën disa ushtarë amerikane dhe aleatë.

«Janë Gjomarkajt, Shpî e Parë, Dera e atij qi preu Milloshin»

0
Përgatiti: Agim Morina, Londër
“Këtû do të permendet njerí i famshëm i kangëvet serbe, Millosh Obiliqi (ase Kobiliqi, Kobiloviqi apor edhe Kopiliqi), ai qi mbyti Sulltan Muradin. Si mbas Jircçekut, këta ndodhi para se të niste lufta. Natën perpara, si e difton punen Hammer, ishin shtrue katërmbëdhetësh Lazri i Serbis e shokë tjerë në tryes e natyrisht po i çojshin, gotat tue i u falë njâni tjetrit. Lazri, ndoshta njatý mbasi e kishte pasë shpikë ndoj gotë mâ teper se nevoja, i falet Milloshit me këto fjalë: «Çoje gotën, Millosh, me shndet e me zemër të mirë e me jetë të gjatë, edhe pse je i paditun si trathtár!» — «Të falem nderit» — po i a dredhë Milloshi — «dita e nesres ká me qitë në shesh a jam trathtár a por jo». Duket se disa smirëzez e kishin pasë paditë Milloshin te Lazri per trathtár. Milloshi, per të dhanë nji provë të besnikís së vet, çohet në nade e nget në llogor të Turqvet, tue e paraqitë veten si nji t’arratisun e qi ká per të prû njî lajm të randsishem per Sulltanin. Roja e len me kalue e percjellë të Sulltani. Milloshi bán kinse po ulet në gjùj e po don me i puthë kambën Sulltanit, por pa pritë pa kujtue xjerrë shishín e i a ngulë Sulltanit në bark. Milloshi mundohet me hikë, por e mbyti rrethi Sulltanit, mbasi edhe ai pat mbytë disá të rojës, Natyrishi ngjau per do minuta nji pështjellim n’anën e Turqvet, deri sa princi trashigimtar Bajezidí, shumë i urtë e energjik, vûni rend e rregull e kështù lufta mujti me u zhvillue e me marrë përfundimin në favor të Turqvet. Lazri, princi i Serbís, e nji morí prej oborrtarësh e bujarësh serbë kjén xânë ròb prej Gjeneralit Sarixhe, e me urdhën të Bajezídit u kje pré kryet të gjithëvet para kufomës së Muradit. Ndokush thotë se Sulltani enè nuk pat dhanë shpirt, kur ranë në dorë Lazri e shokët e tij e se prandej kje Sulltani vetë qi dha urdhnin t’u u pritëte kryet Serbvet atý për atý nder sý të tij.
Mejherë mbasi pat marrë lufta fund, kthei Bajezidi n’Edrene e shkoi edhe n’Azi të Vogel, për të vû per fije punët e fronit mbretnuer, qi i rá per hise ashtû papritmas në lâmë të luftës.
Prá, dy protagonistët e kësaj lufte së famshme në historín e Ballkanit, si Sulltani i Turqvet si edhe Lazri i Serbís, kanë mbetë dekun jashta luftet. Gjithashtû edhe MilIoshi ká rá dekun para se të niste lufta. Ká asish qi thonë se Milloshi u dá prej rreshtavet të vet, mbasi pat fillue ndeshja e ngau drejt te Sulltani, tue e paraqitë veten ashtú si u shkrue sypri.
Si thám, kje njí ças i luftës kúr krahi i rrmaktë i ushtrís turke u zmbrap e kje atëherë qi nder rreshta të Lazrît u brohorit fitim e lajmi i u dha mejherë krajlit të Bosnjes, qi ishte në krah tjeter. Ky, per pá pritë sonin e luftës, e dergoi lajmin e fitores n’Europë, kû njimend kje festue si nji fitore e krishtênë kundra Tuqvet. Edhe nji arsye tjeter, pse këjo luftë pat kenë dukë në fillim si fîtore e krishtenë kundra Turqvet, kje fakti qi Sulltani i ri Bajezidi u ritirue me ushtrî të veten mejherë mbas luftës; por na e pám se arsyeja, pse ai do t’u ritironte ishte me vû per fije punët e fronit mbretnuer, i cili mund do t’ishte në rrezik prej anmiqsh së mbrendshem, qi ka mujtë me pasë Bajezidi.
Aso here Europjanët, të rrêjtun prej lajmit të marrun prej krajlit të Bosnjes e prej ritiratës s’ushtrís turke, paten kujtue se lufta u dá me fitim të të Krishtênëvet, por në realitet luftën e fituen Turqët e ata u ritiruen mbasi paten dermue ushtrín e krishtênë. Me thyemjen e kësaj ushtrije, ku merrshin pjesë, posë Serbëvet, Boshnjakëvet e Shqiptarëvet, edhe reparte bullgare, vllehe, polake e ungareze, u dá fatí i Slavëvet të Ballkanit, qi ndejtën q’atherë e deri në shekullin XIX-të nen zgjedhën turke.
Bernardin Palaj në poemin e vet «Ndermjet të Shen Gjergjavet» — njî novelë ilire — ká dy rreshta, kû thohen këto fjalë:
«Janë Gjomarkajt, shpí e parë,
Dera e atij qi preu Milloshin».
Në fund te fjala Milloshi ká Palaj ket notë: «Në vjetë 1912, tue pvetë Princ Marka Gjonin, bashkë me do tjerë të Gjomarkaj permbí lidhjën e tyne me familjen e Dukagjinvet, pat mirsín me më diftue, se familja e tyne rrjedhë prej Pal Dukagjinit, e se Gjon Marku, nji t’familjes së Dukagjinvet të Prizrendit, kje ni qi mbyti Millosh Obiliqin në Fushë të Kosovës» (Shif HYLLI I DRITES, 1938, faqe 404!). Mund të jetë qi Mirditast kanë kenë n’anë e Turqvet në ket luftë, me gjithëse mbas të gjitha gjasësh aso kohe enè nuk ishin të njoftun me ket êmen, por ishin të pershimë nen êmnin Dukagjin. Por se kush kje aî qi mbyti me dorë të vet Milloshin, vetë enè nuk kam mujtë me e gjetë, Milloshi, mbasi i nguli thikën Sulltanit, pat provue me hikë, si thám syprî, por roja e Sulltanit i u vû mbrapa e mbyti. Po, kje, se rojen e Sulltanit e kanë pasë aso kohe Mirditast, ateherë atëherë mund të jetë kollaj qi shi princi i tyne t’a ketë mbytë Milloshin. Të shkrueme e të dokumentueme s’e kam gjetë deri tash kurrkund ket gjâ përposë se në notën e syperme të Bernardin Palaj. E e besoj se ndoj dokument të shkruem nuk do të kenë pasë as ata qi e informuen Palaj në vj.1912. Po kje ndoj lexues, qi din mâ gjatë e mund të na o prevojë ket fakt me ndoj dokument, atëherë të vêhet e të shkruej ndoj artikull në ndoj gazetë.
Sá per vete drue shumë, se Mirëditast, tue pasë pasë rasë me mbytë shpesh herë kësi Milloshash nder lufta të shumëta qi ata bân krah per krah me Turq, i a kanë pershtatë Milloshit të famëshem të Fushës së Kosovës ndoj gojëdhanë tjetër të tyne.”
(Pjesë nga artikulli botu në L’Albania Libre”, 1958)
Publikimi: A.M. 2021

Mathieu Aref, shqiptarëve patriot: ndaloni pohimin e rremë se Grekët ose GREQIA kurrë nuk kanë ekzistuar para pavarësisë së tyre në 1830 !

0
Të nderuar Shqiptarë ndaloni pohimin të rrëmë se Grekët ose GREQIA kurrë nuk kanë ekzistuar para pavarësisë së tyre në 1830 ! NDALONI gënjeshtrat, marrëzitë dhe manipulimet. Në vitin 395, me vdekjen e Theodosius I, Perandoria Romake u nda në dy pjesë : Perandoria Romake Perëndimore dhe Perandoria Romake Lindore (në Greqisht Βασιλεία Ρωμαίων / Basileía Rômaíôn), e njohur si Perandoria Bizantine e cila do të zgjasë deri në rënien e Konstandinopojës nga Osmanët. Kjo Perandori Bizantine miratoi fenë Ortodokse, Grekët ishin pionierët e parë të Ortodoksisë. Ishte gjuha greke që kishte mbizotëruar në Perandorinë bizante (për shkak të fesë). Por Greqia që nga -146 para erës sonë ishte pushtuar nga Romakët, pastaj Bizantinët dhe me në fund Osmanët deri në vitin 1830, data e pavarësisë së saj : dmth 1976 vjet pushtim të huaj në të cilin Greqia kishte humbur të gjithë sovranitetin, të gjithë fuqinë dhe gjithë prestigjin e saj të kaluarës. NUK ËSHTË PËR SHKAK SE GREQIA HUMBI SOVRANITETËN E SAJ GJATË PUSHTIMEVE TË NDYSHËM QË DUHET ME THËNË SE KURRË NUK KA EKZISTUAR ME PARË.
Në të njëjtën mënyrë që nga pushtimi i Ilirisë nga Romakët në -168 para erës sonë ILIRO-SHQIPTARËT pësuan të njëjtin fat deri në 1912 data e pavarësisë së Shqipërisë dmth 2055 vjet pushtime të huaja (2080 – 25 vjet pavarësi nën Gjergj Kastriotin -Skenderbe = 2055 vjet). Pra nuk mund të themi se Iliro-shqiptarët nuk ekzistonin sepse ata kishin humbur sovranitetin, identitetin dhe pavarësinë e tyre ! Të thuash që Grekët ose Greqia nuk kanë ekzistuar kurrë para vitit 1830 është një gabim, një mashtrim i dukshëm për të cilin asnjë shkencëtar, arkeolog apo historian serioz në botë nuk mund të pajtohet më te si edhe unë vetë. Nuk është për shkak se e pohoj këtë që unë duhet të trajtohem si tradhtar ose si i shitur armiqve të Shqipërisë : veprat e mia, teza ime, dashuria ime për atdheun, si dhe qëndrimet e mia dhe veprimet e mia vërtetojnë të kundërtën. Kushdo që beson në marrëzira të tilla nuk po i bën asnjë shërbim historisë ose së Vërtetës, as Adheut por do të izoloje më tej Shqipërinë dhe trojat iliro-shqiptare dhe, sidomos, asnjë shkencëtar në botë nuk do të besojë në asnjë Shqiptar.
Kjo do të mbjellë grindje midis popullit pellazgo-iliro-shqiptar gjë që nuk do ti zmadhoj.
Mjaft shovinizem te tepruar.
FUND
Unë nuk do të përgjigjem asnjë pyetje sepse kam shkruar dhe folur mjaftueshëm për këtë këtu në FB, artikuj; ligjërata dhe gazetat shqiptare. Falëminderit për mirëkuptimin tuaj.