Kreu Blog Faqe 184

Zëri i Diasporës dhe Fuqia e Vashingtonit, roli i Elit Engel – Këshilli Kombëtar Shqiptaro – Amerikan (NAA C) dhe lobimi për Kosovën

Nga Frank Shkreli

Ndërroi jetë Elliot Engel, miku i madh i shqiptarëve. Po, Eliot Engel shkoi në amshim. Një humbje e madhe jo vetëm për politikën amerikane, por edhe për Kombin shqiptar, të cilin ai e mbështeti pa kursim për disa dekada kritike.  Kongresisti Engel ishte një nga zërat më të fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara në mbrojtje të çështjes shqiptare, sidomos gjatë viteve të vështira të luftës në Kosovë. Ai luajti një rol kyç në sensibilizimin e opinionit të politikës amerikane dhe ndërkombëtare në mbështetje të ndërhyrjes së NATO-s kundër regjimit terrorist serb të Slobodan Milosheviç. I njohur për qëndrimin e tij të palëkundur, i ndjeri Engel shpesh e quante veten, “mik të shqiptarëve” dhe ka vizituar disa herë Shqipërinë dhe Kosovën, duke forcuar lidhjet mes dy popujve tanë. Kontributi i tij mbetet i paharrueshëm—një figurë që shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë me mirënjohje të thellë. Në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, emri i tij do të qëndrojë si simbol i miqësisë dhe përkushtimit.

Si kongresmen me ndikim në Kongresn e Shteteve të Bashkuara, Engel ishte i hapur dhe i angazhuar ndaj çështjeve shqiptare. Në thelb, Engel ishte zëri politik në Uashington, duke ndihmuar që çështjen shqiptare të mos mbetej në hije në momentet më kritike për Kombin shqiptar shekullin e kaluar dhe në fillim të këtij shekulli.  Vdekja e Eliot Engel ka rikthyer në vëmendje jo vetëm figurën e një miku të madh të shqiptarëve, por edhe bashkëpunimin e tij të vyer me përfaqësues të shquar të diasporës, Ky bashkëpunim, i ndërtuar mbi përkushtim dhe vizion të përbashkët, ishte një shtyllë e rëndësishme në promovimin e çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur ai ishte në Kongres dhe më vonë.

Si një nga figurat më me ndikim në Kongresi i Shteteve të Bashkuara, Engel u bë një mbështetës i palëkundur i të drejtave të shqiptarëve, veçanërisht gjatë krizës në Kosova në fund të viteve ’90. Ai ishte ndër zërat kryesorë që kërkoi ndërhyrjen e NATO-s kundër regjimit terrorist serb të Slobodan Milosheviçit, duke u rreshtuar hapur në mbrojtje të popullsisë shqiptare, në harmoni me komunitettin shiptarao-amerikan për një qëllim të përbashkët: mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve kudo që ndodheshin.

Në shumë raste, qëndrimet publike të Engel ndikonin shumë si në qarqet politike amerikane, ashtu edhe në opinionin publik shqiptar. Kjo lidhje me diasporën shqiptare në Amerikë ndihmoi që çështja e Kosovës, Shqipërisë dhe e shqiptarëve në Ballkan, të mbetej në fokus të politikës së jashtme amerikane për një kohë të gjatë.  Eliot Engel dhe komuniteti shqiptaro-amerikan kishin formuar një partneritet të pathyeshëm në shërbim të lirisë, një aleancë që ndryshoi rrjedhën e historisë për shqiptarët. Bashkëpunimi mes Eliot Engel dhe komunitetit shqiptaro-amerikan përbën një nga shembujt më domethënës të ndikimit të diasporës në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Për dekada me radhë, kjo marrëdhënie u ndërtua mbi besim, angazhim dhe një qëllim të përbashkët: mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan. Si anëtar dhe më vonë kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme në Kongresi i Shteteve të Bashkuara, Engel ishte një nga aleatët më të fortë të komunitetit shqiptaro-amerikan. Ai dëgjoi dhe bashkëpunoi ngushtë me organizata dhe aktivistë të diasporës, duke i kthyer shqetësimet e tyre në nisma konkrete politike në Uashington.  Sot, trashëgimia e këtij bashkëpunimi mbetet e gjallë. Ajo shërben si një model i fuqishëm se si një komunitet i organizuar dhe një përfaqësues i përkushtuar politik mund të ndikojnë në rrjedhat e historisë.  Eliot Engel nuk ishte thjesht një politikan për shqiptarët—ai ishte një partner i besueshëm, një zë i fuqishëm dhe një mik i përhershëm i komunitetit shqiptaro-amerikan.

Si njëri prej themeluesve dhe për një kohë të gjatë kryetar i Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan, ai udhëhoqi këtë grup të rëndësishëm ligjvensish në Kongres për tri dekada, duke u bërë zëri kryesor për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.  Një moment simbolik ky që forcoi lidhjet mes diasporës, Uashingtonit zyrtar të gjithave niveleve më të larta të qeverisë federale dhe shqiptarëve në Ballkan, ka qenë vizita e Kongresistit Eliot Engel dhe përfaqsuesve të NAAC në trojet shqiptare.  Në vitin 2005, Eliot Engel, në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan me qëndër në Uashington, realizoi një vizitë të rëndësishme në trojet shqiptare—një ngjarje që shënoi një hap të ri në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.  Kjo vizitë kishte një peshë të veçantë politike dhe simbolike.  Engel, i cili kishte qenë prej kohësh një mbështetës i fuqishëm i çështjes shqiptare në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, erdhi në terren për të parë nga afër realitetin politik dhe ekonomik në Kosovë, në Shqipëri dhe shqiptarëve në Mal të Zi.

I shoqëruar nga përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) dhe figura të diasporës shqiptaro-amerikane, Engel zhvilloi atje takime me drejtues politikë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë të thjeshtë. Vizita u fokusua në periudhën pas luftës në Kosovë, kur vendi ishte në një fazë vendimtare të ndërtimit të institucioneve dhe të përcaktimit të statusit të tij përfundimtar.  Edhe për organizatën NAAC, kjo vizitë ishte një dëshmi konkrete e suksesit të lobimit të tyre në Uashington. Ndërsa për Engel, ajo përfaqësonte një mundësi për të forcuar më tej angazhimin e tij personal dhe politik ndaj shqiptarëve.

Vizita e vitit 2005 në trojet shqiptare shërbeu gjithashtu për t’i dërguar një mesazh të qartë botës shqiptare: se mbështetja amerikane për shqiptarët nuk ishte vetëm retorikë, por e bazuar në një partneritet real dhe të qëndrueshëm mes përfaqësuesve politikë amerikanë dhe diasporës shqiptaro-amerikane. Ai moment mbetet një nga episodet më të rëndësishme në historinë e bashkëpunimit mes Eliot Engel dhe Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan — një dëshmi se kur angazhimi politik dhe veprimi i organizuar i diasporës bashkohen, ndikimi i tyre kapërcen kufijtë dhe lë gjurmë në histori.

Sot, trashëgimia e këtij bashkpunimi mbetet e gjallë. Ajo shërben si model i fuqishëm për brezin e sotëm se si një komunitet i organizuar mirë dhe perfaqsues politikë amerikan, si kongresisti Eliot Engel mund të ndikojnë në rrjedhat e historisë. Eliot Engel nuk ishte thjesht një politikan për shqiptarët. Ai ishte një partner i besueshëm, një zë i fuqishëm dhe një mik i përhershëm i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe i të gjithë shqiptarëve kudo që janë.  Kontributi i tij për Kosovën, për demokracinë dhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në përgjithsi do të mbetet i pahararruar

Kujtimi i tij do të jetojë gjatë në zemrat e shqiptarëve kudo që janë. Laavdi veprës së tij! Pushofsh në paqë, Eliot Engel!

Foto me shkrimtarin Ismail Kadare gjatë vizitës së kongresistit Engel dhe përfaqsuesve të NAAC në Tiranë, 2005

Autori, në kapacitetin e Drejtorit Ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, me kongresistin Eliot Engel dhe me Presidentin historik të Republikës së Kosovës, Dr Ibrahim Rugovën, 2005 në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Presidenti historik Dr Ibrahim Rugova, shtroi darkë për nder të vizitorëve nga Amerika, Prishtinë, 2005

    Takim në Tiranë, 2005 me Kryetarin e Partisë Demorkatike, Dr Sali Berishën

Autori duke mbajtur fjalën e rastit në darkën vjetrote të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, 2005

“Karta e Trump-it” , gazeta gjermane thekson se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po tenton të sigurojë mandatin e dytë në krye të shtetit

2
Prof.dr.PHD.Vjosa Osmani,ish presidente e Kosovës 

Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) në një shkrim analitik të korrespodentit për Ballkanin, Michael Martens është fokusuar te roli i presidentes Vjosa Osmani dhe pozicionimi i saj karshi administratës së re amerikane.

Në artikullin me titull “Karta e Trump-it” (Die Trump-Keule), gazeta gjermane thekson se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po tenton të sigurojë mandatin e dytë në krye të shtetit duke shfaqur një afërsi demonstrative me familjen e presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas FAZ, ky është një kalkulim për të mbijetuar politikisht, duke u pozicionuar si “kandidatja e Trump-it” në një vend ku pro-amerikanizmi është pothuajse ekzistencial.

“Por ky kalkulim mund të dështojë, edhe pse ajo arriti që Kosovën ta bëjë një nga shtetet që së fundmi në Davos iu bashkuan ‘Bordit të Paqes’ të Donald Trump-it, një nismë e konsideruar e diskutueshme”, shkruan FAZ.

Artikulli vë në dukje se Osmani u shfaq në Zvicër me krenari pranë presidentit amerikan dhe që atëherë flet për arritjen e madhe që Kosova të bëhej anëtare themeluese e këtij institucioni.

“Sipas informacionit jozyrtar nga Prishtina, nisma e saj u ndërmor pa koordinim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në fakt, thuhet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte ai që i siguroi Osmanit hyrjen tek Trump. Rama ka qasje te familja presidenciale amerikane sepse i dha dhëndrit të Trump-it, Jared Kushner, kontratën për një projekt miliardësh pasurish të paluajtshme në bregdetin mesdhetar të Shqipërisë. Kryeministri shqiptar nuk e duron Kurti-n, liderin më të popullarizuar politik ndër shqiptarët e Ballkanit, dhe përdor çdo mundësi për të fuqizuar Osmani-n si konkurrente të Kurtit”, shkruan tutje FAZ.

Tutje gazeta gjermane shkruan hapur për vështirësitë e Osmanit brenda vendit, duke cituar se ajo nuk ka mbështetjen e nevojshme në parlament për rizgjedhje dhe përshkruhet si “personalisht e vështirë”.

“Si zëvendësim për mungesën e mbështetjes së brendshme, Osmani ka nisur prej javësh të prezantohet si ‘kandidatja e Trump-it’. Kalkulimi është ky: SHBA-të janë një faktor kaq i rëndësishëm për Kosovën – jo vetëm përmes bazës ushtarake Bondsteel në jug të vendit, por për shkak të gjithë historisë së shtetit të ri – saqë ky atribut mund t’i sigurojë rizgjedhjen përndryshe të pasigurt”, shkruan FAZ, teksa citon një burim të mirëinformuar nga Prishtina që thotë:

“Ajo sillet ndaj publikut dhe deputetëve si favoritja e Trump-it dhe kërcënon në mënyrë indirekte me kontaktet e saj të (supozuara) të mira me familjen e tij, si me një shkop. ‘Nëse nuk më rizgjidhni si presidente, do të keni probleme me SHBA-në’”.

Sipas FAZ, para disa vitesh, një strategji e tillë mund të kishte funksionuar, pasi Kosova është vendi më pro-amerikan në botë.

“Çdo fëmijë kosovar e di se vetëm lufta e NATO-s e udhëhequr nga SHBA kundër Serbisë në 1999 e çliroi vendin dhe përfundoi shtypjen e shqiptarëve nga Beogradi. Deklarata e pavarësisë së 2008 nuk do të kishte qenë e mundur pa mbështetjen amerikane. Kosovarët mbeten pro-amerikanë, por mbi të gjitha mbeten kosovarë. Ata e kanë kuptuar gjithashtu se Washingtoni nën drejtimin e Trump nuk është më i njëjtë si nën drejtimin e Bill Clinton dhe George W. Bush. Dëshmia se ndikimi amerikan nuk garanton automatikisht sukses politik shihet nga fitorja e Kurtit në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit. Partia e tij ‘Vetëvendosje’, mori 51,1% të votave në një proces që u zhvillua pa parregullsi të mëdha dhe rezultati u pranua pa rezerva nga opozita. Triumfi nuk varet vetëm nga mbështetja e mërgatës, por edhe nga besimi i qytetarëve në Kurtin si lider të ndershëm dhe jo-korruptiv”, thekson tutje FAZ.

Sipas gazetës gjermane dominimi i Vetëvendosjes edhe pse marrëdhëniet e Kurtit me Trump nuk kanë qenë të mira, është i dukshëm.

“Kurti kishte mbështetur hapur Joe Biden gjatë zgjedhjeve amerikane dhe kishte marrë pjesë në kongresin e demokratëve në vitin 2024, gjë që pas fitores së Trump-it nuk ishte e dobishme për Kosovën. Në shtator të vitit të kaluar, Trump vendosi të shtyjë pa afat dialogun strategjik SHBA–Kosovë, duke fajësuar Kurtin për kërcënimin e progresit të marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Prishtinës. Për partitë opozitare në Kosovë, kjo ishte një armë e përshtatshme për fushatë, duke paralajmëruar vazhdimisht se Kurti rrezikonte marrëdhëniet me aleatin kryesor. Por rezultati i zgjedhjeve tregon se kjo retorikë nuk ka efektin e mëparshëm”, nënvizon FAZ.

FAZ thekson se Osmani ka përdorur historinë e pro-amerikanizmit të Kosovës për të argumentuar rëndësinë e partneritetit me SHBA.

“Kur Kosova ishte ende e okupuar nga Serbia, shqiptarët morën vetëm rezoluta nga OKB-ja: ishin vetëm disa fletë letre, fjalë – por asnjë veprim. Vetëm kur erdhën SHBA-të, ata bashkuan botën për të na ndihmuar. Për Kosovën, historikisht ka qenë vendimi i duhur t’i bashkohemi SHBA-së. Ne besojmë në udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara”, ka cituar FAZ një pjesë të intervistës së Osmanit për BBC.

Sipas FAZ, përpjekjet e Osmanit kanë hasur një reagim të përzier në Kosovë. Disa e kuptojnë se vendi nuk mund të injorojë Uashingtonin, ndërsa të tjerë kritikojnë një afërsi të tepruar. Bazat ushtarake si Bondsteel konsiderohen një garanci për sigurinë e vendit dhe një pengesë ndaj kërcënimeve të mundshme nga Serbia.

“Gjatë mandatit të parë të Trump-it, kur Kurti kundërshtoi një ‘marrëveshje paqeje’ të përgatitur shpejt nga i dërguari Richard Grenell, kërcënimi për mbylljen e Bondsteel u përdor si presion. Kjo çoi në rrëzimin e qeverisë së parë të Kurtit. Disa në Kosovë shohin në veprimet e Osmanit jo vetëm servilizëm, por realpolitik të zgjuar”, ka shkruar tutje FAZ.

Në fund, gazeta gjermane ka rikujtuar se si Osmani në një intervistë në vitin 2019 për FAZ kishte thënë se për të është e rëndësishme që në fund të mandatit ta lë mesazhin se ‘asnjë vajzë apo grua në Kosovë të mos besojë më se është në ndonjë mënyrë inferiore’.

Artikulli i FAZ përmbyllet duke theksuar: “Në përpjekjen e saj për një mandat tjetër, Osmani po demonstron këto ditë në sy të shumë kosovarëve se ajo në të vërtetë mundet gjithçka që bëjnë burrat – edhe të jetë pa shtyllë kurrizore për hir të karrierës politike”.
Përktheu:Flori Bruqi

Shqiptarët në pasqyrën e historisë, politikës dhe moralit

0
Lirim Gashi, Prizren
____
SJELLJA E SHQIPTARËVE NË PASQYRËN E HISTORISË, POLITIKËS DHE MORALIT
Ne shqiptarët dëmin më të madh e kemi pësuar nga analfabetizmi i imponuar gjatë kohës së Perandorisë Osmane, sepse në çdo fazë të mëvonshme të zhvillimit tonë të përgjithshëm kemi hyrë si invalidë mendorë, lehtësisht të manipulueshëm, dhe në këtë mënyrë e kemi bërë çdo gabim të mundshëm që kushton shtrenjtë.
Megjithatë, ka popuj që nuk mashtrohen lehtë. Jo sepse janë më të mençur që nga lindja, por sepse janë edukuar të mos jenë naivë.
Ata kanë kaluar nëpër ferrin e historisë, sepse i kanë djegur duart në vetëgënjeshtra dhe vetëmashtrime, dhe më pas – me një vetëdije pothuajse kirurgjikale – kanë ndërtuar një sistem arsimor që i mëson brezat ta dallojnë të vërtetën nga propaganda, dritën nga errësira dhe realitetin nga iluzioni.
Ne shqiptarët, përkundrazi, shpesh jemi sjellë si një popull që e harron plagën sapo i ndalet gjakderdhja.
Dy shekuj pas rënies së Perandorisë Osmane dhe më shumë se një çerek shekulli pas dëbimit të okupatorit gjenocidal serb, ne ende nuk kemi bërë paqe me të vërtetën tonë historike.
Ne vazhdimisht e kemi shitur identitetin për privilegje të vogla, sepse e kemi këmbyer gjuhën me poste, dhe dinjitetin me rehati të përkohshme.
Dikur ia kemi shitur identitetin tonë kombëtar dhe fetar Perandorisë Osmane për disa grada vezirësh, edhe pse ajo na mohonte shkollimin në gjuhën tonë dhe na mbante në errësirën e analfabetizmit.
Më vonë, me ndihmën e Enver Hoxhës, Miladin Popoviçit dhe Svetozar Vukmanoviq-Tempos, ia kemi shitur identitetin tonë kombëtar edhe shtetit jugosllav, për disa kolltuqe ideologjike, edhe pse ai na trajtonte si trup të huaj – si një organ që nuk i përkiste organizmit ku na kishte futur me dhunën e përkrahur nga Enver Hoxha.
Kjo është tragjedia jonë: jo vetëm padrejtësia që na është bërë, por mbi të gjitha paaftësia jonë për të mësuar plotësisht prej saj.
Por historia, herë pas here, lodhet nga përsëritja dhe kërkon korrigjim.
Që nga 14 shkurti 2021, me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit, në hapësirën politike shqiptare ka filluar të fryjë një erë më e freskët.
Nuk është thjesht një ndryshim pushteti, por një përplasje mes dy botëve:
Njëra e kalbur nga korrupsioni, pazaret dhe servilizmi, dhe tjetra që përpiqet të ngrihet mbi parime, dinjitet dhe përgjegjësi.
Por kjo frymë e re, në rrugën e saj drejt synimit, shpesh bën gabime aq amatore, saqë rrezikon të mbetet vetëm një puhizë kalimtare pranverore.
Kjo erë e re nuk është e këndshme për të gjithë. Përkundrazi – ajo irriton, djeg dhe shqetëson ata që për vite të tëra e kanë trajtuar shtetin si pronë private.
Sepse ata që e ndërtuan karrierën mbi marrëveshje të errëta dhe mbi një moral elastik, sot ndihen të zhveshur përballë publikut.
Dhe për këtë arsye reagojnë – jo me argumente, por me zhurmë.
Figurat e së kaluarës si Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa nuk janë më vetëm individë politikë; ato janë simbole të një epoke ku pushteti ishte më shumë mjet për përfitim personal sesa përgjegjësi ndaj shtetit.
Ndërsa pasuesit e tyre, si Lumir Abdixhiku dhe Bedri Hamza, shpesh duken si jehonë e një mendësie që refuzon të vdesë.
Dhe pikërisht këtu qëndron beteja e vërtetë: jo mes individëve, por mes kujtesës dhe harresës.
Sepse një popull që nuk mëson nga historia, nuk është viktimë e saj – por bashkëpunëtor në përsëritjen e saj.
KËNDVËSHTRIMI HISTORIK – KUJTESA E CUNGUAR
Sjellja e përshkruar buron nga një histori e gjatë mbijetese nën sundime të huaja. Nga Perandoria Osmane, e deri te shpërbërja e Jugosllavisë, shqiptarët shpesh nuk kanë qenë subjekte aktive të historisë, por objekte të saj.
Shembuj konkretë: – Ndalimi i arsimit në gjuhën shqipe gjatë periudhës osmane → krijoi një elitë që përparonte në hierarkinë politike përmes lojalitetit ndaj pushtetit, jo ndaj kombit.
Në Jugosllavinë e Titos, avancimi politik shpesh kërkonte përshtatje me narrativën dominuese sllave.
Kjo prodhoi një kulturë historike ku mbijetesa shpesh vendosej mbi dinjitetin kolektiv.
KËNDVËSHTRIMI POLITIK – PUSHTETI SI PRIVILEGJ, JO SI PËRGJEGJËSI
Politika, në shumë raste, nuk u konceptua si shërbim ndaj publikut, por si instrument për përfitime personale.
Shembuj konkretë: – Elitat që përfitonin poste të larta në Perandorinë Osmane dhe në shtetin jugosllav.
Në periudhën e pasluftës, figurat si Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa perceptohen nga kritikët si pjesë e një sistemi ku pushteti lidhet ngushtë me klientelizmin.
Në kontrast, ardhja në pushtet e Albin Kurtit shihet nga shumë intelektualë si përpjekje për ta kthyer politikën në parim dhe përgjegjësi.
KËNDVËSHTRIMI FILOZOFIK – KONFLIKTI MES PRAGMATIZMIT DHE IDEALIT
Në planin filozofik kemi një përplasje midis pragmatizmit të mbijetesës dhe etikës së dinjitetit, siç e formulon Immanuel Kant.
– Pragmatizmi: “Siguro pozitën dhe shpëto veten.”
– Ideali: “Ruaj identitetin, edhe me kosto.”
Shembull konkret: Zëvendësimi i gjuhës dhe identitetit për poste ishte një zgjedhje utilitariste që binte ndesh me parimet morale kantiane.
KËNDVËSHTRIMI PSIKOLOGJIK – TRAUMA DHE PËRSHTATJA
Një popull i shtypur për shekuj zhvillon mekanizma psikologjikë mbijetese: – konformizëm ndaj autoritetit
– frikë nga ndëshkimi
– pragmatizëm i theksuar
Shembull konkret: – Pranimi i rolit si “organ i huaj” në Jugosllavi ishte një strategji intuitive për ta shmangur represionin.
Pra jo një dobësi naive, por një formë e përshtatjes historike.
KËNDVËSHTRIMI SOCIOLOGJIK – NORMALIZIMI I DEVJIMIT
Kur një sjellje përsëritet për një kohë të gjatë, ajo shndërrohet në normë shoqërore.
Shembuj konkretë: – Punësimi përmes lidhjeve, jo përmes meritës
– Besnikëria ndaj individëve, jo ndaj institucioneve
Kjo krijon një realitet ku korrupsioni shpesh perceptohet si pjesë normale e jetës.
KËNDVËSHTRIMI ETIK – RELATIVIZIMI I SË DREJTËS
Në një ambient të tillë, standardet etike relativizohen: – “Nëse të gjithë e bëjnë, pse jo edhe unë?”
– “Më mirë i yni sesa i huaji”
Shembull konkret: – Justifikimi i elitave të korruptuara vetëm për shkak se ishin gjithmonë besnike ndaj përkatësisë kombëtare.
KËNDVËSHTRIMI MORAL – KONFLIKTI MES NDËRGJEGJES DHE INTERESIT
Në fund, gjithçka reduktohet në një konflikt moral: – ndërgjegjja kolektive që kërkon drejtësi
– interesi individual që kërkon përfitim
Shembuj konkretë: – Mbështetja e liderëve pavarësisht dyshimeve për korrupsion
– ose zgjedhja e vetëdijshme për ndryshim, edhe kur kjo ka kosto personale
PËRFUNDIMI – NJË DRAMË E PAPËRFUNDUAR
Sjellja e lartëpërshkruar nuk është rastësi. Ajo është produkt i: – një historie të gjatë nënshtrimi
– strukturave politike të deformuara
– traumave psikologjike
– dhe mungesës së një edukimi kritik të qëndrueshëm
Por ajo që po ndryshon sot është fakti se një pjesë e shoqërisë po përpiqet ta thyejë këtë cikël.
Dhe pikërisht këtu qëndron shpresa:
jo në pretendimin për të qenë viktimë,
por në vendimin për të mos qenë më bashkëpunëtor i së njëjtës histori.

Studjuesja e arkivave që jeton në Romë,  Dr. Nusha Zhuba, flet për historinë e fshehur shqiptare që gjëndet nëpër arkiva

3

INTERVISTË ME NUSHA ZHUBEN, STUDJUESEN E ARKIVAVE TË VATIKANIT DHE AUTOREN E DISA LIBRAVE ME PESHË PËR KULTURËN DHE HISTORINË KOMBËTARE

Studjuesja Dr. Nusha Zhuba ka kohë që jeton në Romë të Italisë, ku është doktoruar në “Teori e kërkim shoqëror” në Sapienza të Romës. Nusha Zhuba (Anna Hida) ka pesë vite që punon si kërkuese dhe studiuese në Arkivat e Vatikanit. Kjo edhe ishte arsyeja kryesore që mendova ta intervistoja Nushen për librin “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”.
Nusha deri tash ka bërë punë të madhe hulumtuese nëpër arkiva, duke e zbuluar historinë e fshehur dhe të heshtur, atë histori që ruhet në librat e mëdhenj të arkivave të ndryshëm në mbarë Italinë.
Nusha është një studjuese dhe entuziaste e madhe dhe dëshiron t’u tregoj shqiptarëve historitë që nuk i dinin nga relacione burimore.
 
Nusha e nderuar, ju jeni e shkolluar në Itali, jetoni në Romë dhe shquheni për punën tuaj të madhe arkivore. A mund ta jipni një kronologji të shkollimit tuaj, që nga koha kur jeton në Itali…?
Nusha Zhuba: Jam lindur në Blinisht Zadrimë- Lezhë, një fshat me shumë tradita. Dikur ishte një qendër shumë e madhe dhe e pasur, kështu e përshkruan Frang Bardhi, Ipeshkv i Sapës (Zadrimës), në një relacion drejtuar Propaganda Fides. Blinishti i Princave Guljem e Vlad Blinishti që drejtuan Zadrimën para ardhjes në pushtet të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ky është vendi i Gjimnazit të parë për djem e vajza në Shqipëri, në të cilën shkruhej e flitej vetëm shqip në vitet 1638-39. Në fshatin tim janë kishat më të vjetra shqiptare, që nga viti 1300 kisha e Shën Shtjefnit, e Shën Jakut, e Shenjtes Trini, e Shëndërtatit. I urave të vjetra të Shkinës e Lekës. I rilindasit Pjetër Zarishi (Zhuba), që lidhi Pjetër Budin e Bogdanin me rilandasit e ri. Nikollë Lindin, Ipeshkvin që hapi shkollat shqipe në Sapë. Vend i origjinës së Bendikt Blinishtit, përfaqësuesit shqiptar në Legatën e Kombeve, që nuk reshti asnjëherë së protestuari për masakrat e Serbo – Malazezëve kundër Shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë në vitet 1919- 1923. Ky është Blinishti, vendi im dhe Zadrima, toka ime, me mençurinë e saj, me veshjen e saj, sot trashëgimi kulturore kombëtare rrugës për në UNESCO.
Kam studiuar deri në tetëvjeçare në Blinisht, pastaj në Shkollën Pedagogjike në Shkodër, Universiteti Luigj Gurakuqi në Shkodër. Në Universitetin e Tiranës mbrojta italishten, Masterin në Urbaniana të Romës, kreva Master në mjekësi Izernia – Molise Itali, Master kundër trafikut të grave e fëmijëve në Pescara, si dhe Doktroraturën në “Teori e kërkim shoqëror” në Sapienza në Romë.
Prej pesë vjetësh edhe kërkuese dhe studiuese në Arkivat e Vatikanit.
Punoj pranë sindikatave italiane për Migracionet.
Librat që keni sjellë nga Vatikani janë “Pjetër Zarishi mes plagëve dhe tradhëtive të kohës, “Nga Zadrima për Sapën”, Rrëfimet e një Abati – Preng Doçi”, “Tmerret që panë sytë e Lazër Mjedës.”
Po librat e sipërpërmendur janë libra të bërë me relacionet origjinale të Arkivave të Vatikanit. Dhe librin e fundit që kam në dorë është “Skutat e Shpirtit Zadrimor”, ku dhe aty nuk mungojnë në pjesën më të madhe të librit relacione të Propoganda Fides. Libri “Tmerret që panë sytë e Lazër Mjedës” është libri më i vështirë që kam hasur gjer tani… Më është dashur të ndaloj e të mos shkruaj edhe për disa javë, sepse dhimbja ishte e madhe tek traskriptoja ato fjalë që flisnin vetëm për terror.
Zonja Zhuba, ku ke arritur me zbulimet tuaja arkivore dhe si e sheh historinë tonë pas zbulimeve të tilla…?
Nusha Zhuba: Historinë e kanë shkruar gjithmonë fituesit, dhe ne si shqiptar nuk u ndodhëm pothuaj kurrë në anën e fituesit. Përpos kësaj, na ndanë na coptuan, por edhe më keq na mësuan si të shkrujmë historinë, do të thotë historinë që u interesonte atyre, të na bënin ardhacakë dhe të pa histori. Por, me hapjen e vendeve tona drejt Europës, vërshuam drejt arkivave të botës, aty ku gjendet e ruajtur në fshehtësinë arkivore historia jonë. Shumë studiues kanë sjellë shumë materiale, por fatkeqesisht nuk kanë qenë shumë të mirëpritur nga entet tona akademike. Puna në Vatikan ka qenë intensive dhe ndërsa punoja mbi librin “Tmerret që panë sytë e Lazër Mjedës”, më kanë lindur dy pyetje:
1- “Kaq të pamëshirshëm paskemi qenë ne shqiptarët me Serbët-“Servët” (hyzmeqarët) se në Arkivat e Vatikanit, Serbia nuk njihet si popull “Serb” po si “Serv”, që kanë një urretje kaq të madhe ndaj nesh, sa gjatë gjithë kohës në histori jemi sulmuar prej tyre, i kemi pasur si gjarpërin në gji, që na ka helmuar sa herë ka dashur, por prap kundërshtoja veten, sepse kthimi me forcë si nga ana e turqve i shqiptarëve në myslyman, dhe i shqiptarëve nga serbët në shizmatikë , e ka bërë të vetën. Kjo do të thoshte se ata na lakmonin, donin gjakun tonë, donin të ishin si ne, donin tokën tonë, historinë, por donin edhe të na poshtëronin, sepse janë ndjerë gjithmonë poshtë nesh, prandaj janë përpjekur gjithmonë të na vjedhin kulturën o ta imitojnë atë duke na shkatërruar me luftëra dhe me shpifje, duke krijuar dhe shtete artificialë në Ballkan.
Me përkthimet e shënimeve të tilla (letërkëmbimeve) e riktheni një kohë të harruar… Ku keni arritur me hulumtimet e tilla arkivore?
Nusha Zhuba: Kur lexova shkrimet e Pjetër Mazrekut mbi torturat në Janjevë, për nja një vit nuk i kam prekur ato dokumente, se aty e kuptova, cila ishte Janjeva, ardhja e punëtorëve të huaj në Minierat e saj, si u kthye Janjeva shqiptare në një qytet të imigrantëve, si shqiptarët folën gjuhën kroate. Nuk kishin rrugëzgjidhje tjetër. Serbët mësuan shumë nga vëllezërit e tyre turq. Kur turqit e pushtuan Janjevën, me bajoneta çanin barkun e nënave për të nxjerrë fmijët nga barku…, e po kështu vepronin serbët e malazezët dyqind vjet më vonë. Nuk përtuan të masakronin shqiptarët, sidomos të krishterët, edhe pse ishin të krishterë si ata, dhe e kuptoja në shkrimet që lexoja pse i urrenin kaq shumë të krishterët shqiptarë: Duke shfarosur të krishterët, do të shfarosnin historinë, sepse gjatë shekujve historia u shkrua nga të krishterët dhe u ruajt në Arkivat e Vatikanit dhe në arkiva të tjera.
Para pak kohësh në Itali ka filluar një fushatë e padëgjuar më parë kundër disa italianëve – “gjuetarë”, por kjo për veshët e sytë e mi nuk ishte hera e parë, sepse e kisha lexuar në Arkivat e Vatikanit .
Në Itali kanë arrestuar një person , sot 80 vjeç, sepse në luftën e Bosnjës, sipas një dokumentari të bërë nga një gazetar investigativ, shumë italianë, gjermanë dhe amerikanë të pasur, shkonin në Bosnjë të ftuar nga qarqet serbe, jo për të mbështetur shpirtrat që po vuanin nën atë luftë jonjerëzore, por si “gjahtarë”, si gjahtarë njerëzish e jo kafshësh! Ata rrinin në hotele dhe nga aty vrisnin për qejf persona, sa më të rinj që ishin aq më shumë duhej t’i paguanin serbo -malazezët, dhe nëse vrisnin fëmijë edhe më shumë shtohej çmimi për vrasësin. Një biznes turpi dhe gjaku. Por, të njëjtën gjë bënin dhe Serbët në hotelet pranë Lumit Vardarnë Shkup gjatë Luftës Ballkanike, vrisnin për qejf shqiptarët që kalonin në rrugë e mbi urë vetëm pse ishin shqiptarë. Ndërsa në hotelet bordello të Shkupit hanin e pinin, gjuanin dhe vrisnin femijë, gra e burra shqiptarë, pastaj i zhduknin kufomat e tyre në muret e Kalasë së Shkupit.
Edhe pas 100 vjetësh serbët kanë bërë të njëjtën lojë të pistë në Bosnje, dhe tani po ju dalin sheshit vrasjet e tmerrshme të kryera mbi popullatën e pafaj, ashtu siç kanë bërë me shekuj ndaj shqiptarëve, sigurisht ashtu siç kanë bërë dhe ndaj Kosovës në vitin 1999 e më herët.
Nuk është e lehtë të kërkosh në Arkivat e Vatikanit, për arsye se aty janë shumë dokumente nga e gjithë bota, por edhe kur i gjen tek lexon ke vështirësi t’i lexosh, sepse ato bajoneta, thika dhe plumba që ngulen mbi mishin e pafajshëm të fëmijëve të duket sikur të ngulen në zemër. Shqiptarët vuanin edhe nga urrejtja e serbëve, grekëve malazezëve, të gjithë xhelozë edhe kur Austro- Hungaria i mori nën mbrojtje. Vuajta e shqiptarëve katolik ishte më e madhe: jo vetëm pse ishin me Austro- Hungarinë për interesat e mbijetesës kombëtare shqiptare, gjë që për këtë arsye ishin në shënjestër të Malazezëve, Serbëve dhe Bullgarëve, por duhet të themi të vërtetën ashti siç ishte, se kanë vuajtur dhe nga vëllezërit e tyre, myslymanët shqiptarë.
Historia jonë duhet rishkruar, dhe duhet rishkruar mbi bazën e dokumenteve që gjenden në arkivat e huaja. Problemi është se nuk është e lehtë. Akademikët tanë nuk mund të flakin diplomat e tyre të marra në atë kohë kur duhej të shkruhej historia sipas orientimeve të Partisë, dhe do ju duhet që të hedhin poshtë tezat e tyre. Më vjen keq të them, por derisa ata të jenë gjallë shumë studiues tonë të historisë shqiptare e kanë të zorshme të flasin të vërtetat. Jam e sigurtë që disa studiuesve kur të vdesin nuk do t’ua lexojë kush librat, por do t’i përdorin për “me ndez zjarrin”…, nuk dua të them më shumë se ku do i përdorin ato libra. Do kisha dashur që këta “akademikët” tanë të na nxisnin ne që kemi mundësinë të vizitojmë arkivat e vjetra, të na inkurajonin sepse jemi shumë kërkues që studiojmë në arkivat jashtë…, mirëpo kjo s’po ndodh, por të paktën të mos dalin e flasin marrina nëpër televizorë… pasi e drejta vonon po nuk harron… Jemi një ushtri studiuesish tani dhe s’na ndalin dot më për të vërtetën edhe 100 akademikë të rrejshëm. Por, përveç këtyre kemi dhe studiues lokalë, që s’kanë dalë as nga dhoma e tyre, por ju duket vetja si më të mirët dhe kush i prek pak në “kallo” shpërthejnë… Duhet të ndryshmojmë mendësi, të pranojmë të renë historike që gjendet në sunduqet botërorë.
Ne keni një histori orale të larmishme. Populli jonë s’ka harruar asgjë dhe e ka transmetuar nëpëmjet baladave, këngëve dhe legjendave historinë e vet. Dihet se historia shkruhet prej fituesve, pra prej të mëdhenjve, por ne si studiues nëse arrijmë të gjejmë letrat, shkrimet , relacionet që përputhen me fjalën e popullit, atëherë kemi bërë histori. Në Itali po u kthehen rrëfimeve të vjetra, sepse ato janë e vërteta historike. Pak a shumë e njoh historinë që nga viti 1622 e deri tani, ndërsa vitin tjetër do i kushtohem më shumë Arkivit Apostolik (arkivit ish sekret të Vatikanit), për t’u shty më shumë në kohë, para vitit 1600.
Nga “Tmerret që panë sytë e Lazër Mjedës”, në Arkivat e Vatikanit, rishfaqen para lexuesit “oazet katolike” të Kosovës, si një borë që vazhdimisht tkurret dhe  shkrihet nga rrezet e diellit. Shfaqet historia e dhimshme e shqiptarëve nën pushtime të ndryshme, përpjekjet e pushtuesve për t’i grindur mes vete dhe që  shqiptarët që praktikonin religjione të ndryshme, mos ta duronin njëri – tjetrin. Përderisa e lexoja librin tënd të rrallë, të përkthyer, ndieja zhgënjim dhe dhimbje të madhe për rrugën e kaluar, për vështirësitë e përjetuara, për vrasjet, dhunën, plaçkitjet, thjeshtë për ndjekjet, terrorin dhe tortuarat e vazhdueshme të një populli. Keni në dorë zbulime të tjera, që nuk i njef opinioni publik?
Nusha Zhuba: “Tmerret që panë sytë e një Abati” të Lazër Mjedës, është një libër drejtuar krejt shqiptarëve, por në veçanti këtyre “oazeve” katolike, siç i quani ju. Kosova ishte e krishterë, por dalëngadalë u kthye në myslymane, që shpesh në këto ”oaze”, okultët ( të fshehurit) ditën ishin myslymanë e natën katolikë. Duke lexuar këto relacione i dhashë një përgjigje pyetjes tjetër që më mundonte: “Pse kemi qenë gjithmonë të varfër? Pse shtetet tjera janë para në kulturë, gjuhë dhe ekonomi” dhe përgjigjen e kam marrë në relacionet me të cilat punoj. Katolikët stërmundoheshin shumë, duhej të paguanin taksat më të mëdha në perandori, vriteshin, digjeshin, pa asjë lloj gjyqi, u rrëmbehej prona, duhej të punonin punë angari jo vetëm për padronët – shpesh herë myslymanë shqiptarë, por dhe për qeveritë lokale. Përdhunimet, ishin fjalë e ditës, kujtoj një grua të re që për të mos u përdhunuar nga malazezët u hodh në lumë dhe vdiq, por edhe aty barbarët qëlluan mbi të për ta vrarë, edhe pse ajo ishte e vdekur. Nuk kishin mëshirë, sllavët – “servë”, ata ishin tepër johuman. Ajo që më shkakton dhimbje ishin poshtërsitë që shpiknin pushtuesit, vetëm për të përfituar nga shqiptarët. Por nuk gënjenin vetëm shqiptarët, serbët gënjenin edhe Vatikanin. Malazezët arritën me gënjeshtra të formulonin një Akord me Vatikanin në vitin 1860, ku malazezët premtonin se do ndihmonin kishën katolike etj.
Por menjëherë ky akord ju dha liri malazezëve, të ndërronin priftërinjtë dhe ti zevëndësonte me popët ortodoksë , duke zhdukur priftërinjtë katolikë shumë fshatra katolike u kthyen me forcë në fshatra shizmatike apo në fshatra myslymane ose turke siç quheshin në atë kohë.
I gënjenin edhe austriakët sa herë mundeshin, këtë e shohim me vrasjen Atë Luigj Palit. Bënë një Akord me Vatikanin, se do paguanin priftërinjtë, por me kushte se ata s’duhej të predikonin shqip. Moslejimi i marrjes së kufomave, pushkatimet pa ligj, ishin disa nga torturat më ç’njerëzore, them plotësisht e bindur sidomos në Kosovë, katolikët shqiptarë ishin thjeshtë mish për top, ishin personat që me të vërtetë mik e mbrojtës kishin vetëm Zotin.
Në librin e Ipeshkvit Lazër Mjeda, shfaqen goditjet mizore të pushtimit të Perendorisë Osmane në vitin 1911 , e pak pastaj të pushtimit të Serbisë. Për të krishterët vazhdoi e njejta dhunë e mizori, në forma të ndryshme; nën osmanët dhuna për t’i bërë myslimanë dhe nën serbët e malazezët dhuna “për fajin austriak”. Prapëseprapë ato “oaze” katolikesh, mbetën për të dëshmuar deri në ditën e sotshme…?
Nusha Zhuba: Metodat e tmerrshme kundër shqiptarëve nuk kishin ndryshuar shumë pas 1911, pas humbjes dhe tërheqjes së pushtimit shumëshekullor të Perandorisë Otomane, kishin ndërruar vetëm padronët, por jo metodat. Nuk quheshin më padronë turqit, por “Servët” – hyzmeqarët e dikurshëm, që ishin kthyer në padronë të shqiptarëve dhe çdo ushtri serbe që kalonte i çarmatoste shqiptarët, por dhe ata që nuk kishin armë ishin të detyruar të blinin armët tek qeveritarët malazes për t’i prezantuar si armë shqiptare. Ajo që kam vënë re dhe mendoj se pas vdekje së Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, otomanët zunë mend nuk sillnin më ushtri nga larg, por rekrutonin shqiptarët dhe i dërgonin të luftonin, po kundër shqiptarëve. Shqiptarët nuk luftuan kundër turkut, por kundër vetvetes, sepse në anën tjetër të llogores ishin po djemtë shqiptarë të veshur si osmanllinj, dhe kjo zgjati më shumë se 400 vjet që shqiptarët i kanë ngrënë kokën njëri – tjetrit. Turku e serbi s’u kënaqën asnjëherë, sepse kishin zgjedhur ligjin e vjetër për shfarosjen e shqiptarëve, ligjin e vjetër romak Divide et impera (Përçaj e sundo).
Lufta mbi të krishterët ishte e pamëmishirshme nga të gjithë dhe ata u zvogëluan aq shumë, por nuk u sosën dhe prandaj shpesh kemi këto “oaza” (sidomos në Kosovë) të të krishterëve që mbartën historinë, mbrojtën fenë, tokat dhe nuk u asimiluan.
Përveç këtij libri që pritet të botohet së shpejti, a keni arritur t’i gjeni në arkivat e Vatikanit e të tjera faktet historike se kush ishin “shizmatikët”, pasi është e qartë se ata nuk ishin sllav-serbë?
Nusha Zhuba: Termi shizmatik i referohet dikujt që shkakton ose merr pjesë në një përçarje, domethënë, një ndarje ose çarje formale brenda një organizate fetare, duke u ndarë nga autoriteti i konstituuar dhe bashkësia e kishës mëmë. Pra shizmatik nuk janë vetëm ata që i ndajnë, por dhe ato që ndahen nga kisha mëmë (katolikja). Flitet shumë për shizmatikët në të gjithë Shqipërinë , që në vitin 1626 u kthyen shumë shqiptarë bizanto – latin të jugut, shizmatikët pasi u vërsulën në tokat shqiptare, sidomos të gjithë murgjërit e Malit të Shenjtë për t’i kthyer shqiptarët e Himarës e jugut të Shqipërisë në ortodoksë. Shizmatikët shqiptarë të jugut u detyruan të përqafonin fenë ortodokse. Shizmatikët ishin sllavë – serbë, por fatkeqesisht kishte edhe të krishterë dhe myslymanë shqiptarë që ju bashkuan shizmatikëve. Ata ne sot i dallojmë lehtësisht, sidomos nga emrat e vjetër shqiptarë , vetëm se këtyre emrave ju është shtuar prapashetesa “viç”, ose nga mbiemrat. Atëherë, hulumtimet e deritashme nëpër arkiva na kanë dhënë shumë. Na është thënë se ne nuk kishim një alfabet, na është thënë se alfabeti ynë daton me vitin 1908.
Gabim i madh. Arkivat na thonë gjëra të tjera.
Rilindasit arbëresh nuk kanë pushuar asnjëherë së kërkuari dhe hulumtuari. Në librat e Skirojt në Vatikan dhe të Francesco Maria Da Lece lexova se ne kishim një alfabet, dhe ai ishte i vitit 1635, kjo nuk na u tha kurrë. Në Propaganda Fide janë shumë letra të dërguara në shqip me këtë alfabet. Dhe kjo përkon me të vërtetën e mbajtur fshehur, sepse Frang Bardhi, student i atyre viteve në Universitetin Urbaniana të Vatikanit, ka shkruar fjalorin, më pas Pjetër Budi, Pjetër Bogdani dhe Pjetër Mazreku, do shkruanin në shqip libra të tërë. Alfabeti i asaj kohe ishte i bërë nga 28 shkronja, dhe studiuesit arbëresh në shumë nga librat e tyre kushtuar gjuhës, na thonë që ai alfabeti i vitit 1635 u përgatit nga Propaganda Fide. Dhe personalisht i kam pyetur për këtë gjë që ma vërtetuan me fjalët: “Në vendet ku Propaganda Fide kishte misionarë, dhe nuk kishte një alfabet latin, ata propozonin një alfabet. Ne shqiptarëve nuk na lejohej alfabeti, nuk na lejohej prej otomanëve të shkruanim me alfabetin e vjetër shqip.
A ekzistonte alfabeti i vjetër shqip?
Nusha Zhuba: Po, se nga 28 shkronjat e këtij alfabeti gjashtë i morën nga alfabeti i vjetër shqip. Kështu thonë librat në Vatikan, pra ka egzistuar alfabeti ship edhe më përpara, se ndryshe ku i mori Propoganda Fide shkronjat për Alfabetin shqiptar? Gjashtë shkronja nga alfabeti shqiptar janë shkronja Pellazge. Pra, ne e kishim një alfabet edhe më të vjetër se ai i vitit 1635, sepse gjashtë shkronjat e alfabetit shqiptar janë marrë nga aty. Sigurisht Roma qe detyruar të bënte një alfabet të ri, jo vetëm për punë shtypshkronjash apo për lehtësi  të shtypshkronjave latine, por edhe turku nuk mund t’i ndalonte librat shqip të cilat mund të botoheshin vetëm jashtë Shqipërisë. Do ishte viti 1901 kur nga Austria i thonë Ipeshkvit të Shkodrës, Guerrinit: “O beni një alfabet të vetëm (kishin lindur shumë alfabete, turqit donin të vetin, grekët te vetin, serbo- malazezët të vetin), o nuk do ju financojmë më”.
Kongresin e Manastirit e financuan austriakët, se tashmë kishte ardhur koha për një alfabet të ri. Alfabeti i kryqëzuar latino shqiptar nuk përmbushte më nevojat për shkrim, sepse ne kishim më shumë se 28 fonema.
Hulumtimet arkivore nuk të “ndalojnë” në një gjeografi të vetme të hapësirës së Gadishullit Ilirik, por të japin informatat më të shumëta, qoftë për hapësirën gjeografike të Malit të Zi të sotshëm, për periudhat e humbjes së gjuhës shqipe dhe katolicizmit dhe kalimit në ortodoksizmin sllav. Keni të dhëna e shënime rreth kësaj tragjedie të atyre banorëve?
Nusha Zhuba: Në arkivat e Vatikanit hapësira shqiptare është e ndarë në shumë Ipeshkvi, që të gjitha quhen shqiptare; nga Janina deri në Tivar, Shkup, Prizren, Mitrovicë e Nish. Serbia ka vetëm 5 pëmbledhje Relacionesh në Vatikan (shumë pak), edhe këto janë megjithatë për vendet shqipfolëse, do të thotë se arqipeshkvitë kishin territoret e tyre, dhe ishin të gjitha të banuara nga shqiptarët me kufinj të përcaktuar mirë, dhe të gjithë relacionet në Vatikan flasin për shqiptarët, si zotër të atyre tokave.
Historiografia serbe thekson një fakt, më mirë të themi një përvetësim historik sikur kishat dhe manastiret e lashta të Dardanisë, si Manastiri Deçanit, Manastiri i Graçanicës, Patriarkana e Pejës etj, “janë serbe”. Çka thonë burimet arkivore rreth kësaj, nëse i ke hulumtuar?
Nusha Zhuba: Në relacionet që dërgonin drejt Vatikanit ka dhe informacion rreth pagëzimeve e krezmive, por më shumë relacionet përfaqësojnë anën sociale të shqiptarëve, anën historike, kufinjtë etj. E dijmë se Shqipëria pas ndarjeve mes Romës dhe Bizantit mbeti nën Bizantin për shumë kohë, me përjashtim të disa zonave. Nga shekulli i katërt pas Krishit u formuan Basilianët. Rreth vitit 1004 ata erdhën dhe u përhapën në Ballkan dhe në Italinë e Jugut, ata ishin të ritit Bizantino – Latin dhe drejtoheshin nga priftërinjtë shqiptarë.
(Sot Grotta Ferrata është Vatikani i shqiptarëve, sepse në urdhërin Bazilian është kusht gjuha shqipe, nëse nuk di shqip, atëher nuk hyn dot në atë Urdhër.)
Në një relacion të tij Abat Doçi thotë se vetë Lekë Dukagjini mori nga Deçani kokën e Shën Aleksandrit dhe e solli në Orosh. Kjo do të thotë se deri në kohën e Gjergj Kastriotit ai manastir ishte i Arbnorëve, pavarësisht se aty është varrosur Car Dushani, një mbret “Serb” – Shizmatik me origjinë shqiptare. Kjo do të thotë se kisha e Deçanit dhe kisha të tjera kanë qenë shqiptare. Sigurisht duhet të studiohen më shumë edhe kishat e tjera arbnore si dhe Patrikana e Pejës dhe për këtë duhet vizituar Arkivi Sekret i Vatikanit, ku duhet të jenë më shumë të dhëna, por Manastiri i Deçanit ka qenë manastir Bazilian që në vitin 1004.
Dikur dhe tash historiografia serbe shpifte se “shqiptarët janë ardhacak” në viset Dardanisë, ndërsa tash edhe islamistët “shqiptarë” e thonë këtë, sikur qenkan osmanët (Perandoria Osmane) që i paska sjellë shqiptarët në Dardani. Çka thonë arkivat për historinë e Arbërisë e Arbnorëve, për historinë e Dardanëve…?
Nusha Zhuba: Deri tani s’kam takuar këto shprehje e fjalë në relacionet e Vatikanit, kush duhej të quheshin “shqiptarë ardhacak”, ata që i kishin kufinjt e mirëcaktuar saktësisht, kur në në të gjitha relacionet thuhet kështu: Nga Janina e Shqipërisë, nga Antibari (Tivari) i Albanisë, nga Prizrendi e Jakova e Albanisë, nga Uscubi (Shkupi) i Albanisë etj. S’ka nevojë për komente. Në librat e Bibliotekës Apostolike të Vatikanit ka libra të sponsorizuar nga akademitë që janë kundër kulturës e historisë sonë, nga studiues që gjuhën serbe për ca shekuj u përpoqën ta prezantonin si gjuhë “illirike”, por si mund të jetë gjuhë illirike gjuha serbe, kur dihet mirë se “servët” erdhën në Ballkan në shekullin e VII , e kur gjuha pellazgo – illirike flitej e mbartej brez pas brezi vetëm prej shqiptarëve. Studiues të ndryshëm u përpoqën t’i jepnin prejardhjes shqiptare një drejtim nga Kaukazi, kjo në fillim  u përqafua edhe nga ndonjë studiues shqiptar, por kjo tezë nuk kishte asnjë bazë shkencore. Nga shumë ipeshkvë shqiptarë, shpesh në arkivat e Vatikanit gjen relacione që kërkonin libra në gjuhën illirike, edhe pse personalisht akoma nuk kam gjetur një libër të tillë në arkiva. Në Bibliotekën Apostolike kemi libra ku shihen që studiues të ndryshëm janë përpjekur ta paraqesin gjuhën shipe si bijë e sllavishtes. Kjo , siç thamë më sipër, ka vazhduar për disa shekuj, por kjo tezë ka humbur në arkivat e Vatikanit me kalimin e shekujve, por ne si studiues na ka penalizuar, sepse duke kërkuar nëpër arkivat digjitalë të botës, çdo fjalë shqipe që shkruajmë na rezultojnë dhe në gjuhën serbe, dmth se serbët e paraqitën gjuhën shqipe “si gjuhë serbe” – illirike, duke pasur shumë vështirësi për të gjetur historinë e vjetër shqiptare. Shqiptarët janë passardhës të Pellazgëve, Illirëve, dhe janë autoktonë në këto troje ku jetojnë dhe sot. Po të ishim ardhacakë, historia botërore do i kishte shkruar këto të dhëna e dëshmi, ashtu siç ka shkruar për Serbët e Sllavët që janë ardhacakë në Gadishullin Ilirik, por nuk mund të gjinden lidhje me Albanët e Kaukazit. Po të ishte ashtu, atëherë edhe Albanët e Amerikës do u duhej të dilnin shqiptarë
Si e shihni Islamin Politik legal dhe përmbajtjen e këtij islami që se njef historinë, kulturen dhe traditat shqiptare sot…?
Nusha Zhuba: E përjetoj shumë keq, nuk jam kundër asnjë feje sepse në teori feja duhet të jetë shkollë, duhet të jetë edukim.
Dua t’ju them vetëm diçka: Në librin “Mosmarrëveshjet mes Italisë dhe Austrisë”, ku flitet shumë për Ballkanin, në vitin 1870 Maqedonia kishte zhdukur analfabetizmin, kuptohet të gjithë dinin të shkruanin sllavisht, kurse ne shqiptarëve nuk na lejohej as një revistë në gjuhën shqipe, e jo më që të flasim për alfabetizim. Po në atë libër flitej për djemtë Shkodran, ndërsa djemtë katolikë kishin marrë botën me studime, djemve myslyman të Shkodrës nuk u lejohej asnjë lloj shkolle. Frika e otomanëve për një rizgjim të shqiptarëve përmes shkollimit ishte aq e madhe, kur kuptojmë sot sa humbëm ne shqiptarët për faj të otomanëve, s’ka nevojë për komente. Ajo që më mërzit në këtë kohë është diçka tjetër. Çdo njeri bën zgjedhjet e veta dhe asnjëri s’ka të drejtë të ndërhyjë në jetën e tjetrit. Por, një trasformim radikal, sidomos i grave shqiptare më bën të habitem. Kam njohur gra nga Maqedonia që kishin mbaruar universitetet atje dhe ishin normale si të gjitha gratë europiane, të cilat kur i kam parë pas disa vitesh nuk i kam njohur më, se ishin veshur si plaka “me thasë të zi”, e dukeshin si arabe! Nuk jam kundër myslymanëve, por nëse do të jesh myslymane vish rrobat e tua kombëtare, jo thasët e beduinëve, sepse ata i veshin nëpër rëren e shkretëtirës për t’u mbrojtur prej të nxehtit, ndërsa ne kemi nivel, kulturë e klimë tjetër. Duke punuar shpesh si ndërmjetësuese, gratë shqiptare më rrëfehen për jetën e tyre, dhe më dhemb shpirti kur ato më thonë: “Kam qenë detyruar nga burri, o djali të vishem kështu”… Kjo më vret. Fatkeqesisht, islamin po e përdorin shumë dhe politikanët tanë. Po abuzojnë në emër të vllazërimit ndërfetar, për t’i treguar botës që ne shkojmë mirë me njëri-tjetrin ose vetëm për të fituar një votë më shumë, por s’kam dëgjuar ndonjë politikan të dalë në tv e t’u thotë e kundërvihen batakçinjve, që pa u trembur prej askujt thonë që Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte tradhëtar. Këta politikanë jo vetëm që po tolerojnë veshjet arabike të grave shqiptare, por po tolerojnë marrina të pafundme interneteve të hoxhallarëve. Po the që Gjergj Kastrioti Skëndërbeu nuk është shqiptar dhe ai ishte tradhëtar, duhet të denoncohet personalisht. Kjo s’ka ndodhur akoma me asnjërin nga politikanët, andej ndër ne , gjithsekush del e flet broçkulla, afron të dobtin duke i indoktrinuar fëmijën e të riun, që të bëhen kamikazë të lirisë, mendimit dhe të së drejtës europiane, banorë të së cilës jemi që në kohët pellazgjike, pse jo dhe paraardhës të kësaj kulture…
Është e vërtetë që kemi dhe gjakun tonë në Turqi, Liban, Egjipt, Marok, sepse si otomanët si dhe serbët donin shfarosjen e popullit shqiptar dhe detyruan me forcë shpërnguljet drejt atyre vendeve, por kjo s’na detyron t’i themi vëlla edhe mongolit e as beduinit. Bota ka ecur para dhe globalizmi ka sjellë dhe mjetet e komunikimit të shpejtë, që shumë nga imamët i shfrytëzojnë këto të arritura teknike, duke folur marrina që të bëjnë të vjellësh, por kur pyet një mysliman pse ky femomen, atëhere të përgjigjen, “po lëri se këta persona (hoxhallarë) janë injorantë…”. Besoj se të paditur jemi ne që dëgjojmë ato predikime. Ata krijojnë opinion publik, andaj ti dhe tjetri mund t’i quash gjithë kohën të paditur. Diçka tjetër, bota po e përjeton një luftë civile mes shitëve dhe sunitëve, një luftë mes veprës së Allahut që ndjekin Sunitët dhe gjakut të Allahut të cilën e ndjekin Shitët… Luftë, por asnjë protestë nga myslymanët, as kur populli vritej në sheshet e Teheranit, as kur vriten qeveritarët e Teheranit… mjafton të pakësohen shitët…mendojnë pala tjetër myslimane! Populli shqiptar është popull i paqes, asnjëherë nuk sulmuam dikë, nuk i imponuam kulturë askujt, por që nga koha e Dodonës, shumë popuj morën kulturën tonë. Koha , pushtimet, tmerret dhe joshjet, e  detyruan shqiptarin që të ndërronte fe, emër dhe atdhe. Por, sot, nuk kuptoj pse ne duhet të trasformohemi, për të ndjekur një religjion, e sidomos kur dihet se vet Kostandini i Madh ishte dardan (kosovar) dhe i dha lirinë fetare botës. Ku Aureliano, ishte Dardan që ndërtoj Romën, Justiniani , Dardani që i mësoj drejtësinë botës, sepse atë drejtësi Justiniani e njihte nga zakonet e vendit të vet, drejtësinë që populli shqiptar pratikonte qysh se kishte lindur bota.
A mendon se pas zbulimeve arkivore të shumëta, zbulime që nuk lejojnë interpretime të ndryshme, se bazohen në fakte e dëshmi të kohës, duhet rishkruar histrorinë shqiptare…?
Nusha Zhuba: Historia duhet të rishkruhet, çdo qytet e fshat duhet të rishkruajë historinë e vet të njëmendt, me të dhënat e nxjerra nga arkivat e ato të memorjeve familjare, të mblidhen e të sistemohen si dhe të vërtetohen nga specialistë, jo nga ata që dalin e deformojnë historinë vetëm për interesa të tjetërkujt, vetëm pse paguhen nga dikush dhe të mos e ndajnë historinë sipas kufinjve që kemi sot, por ajo ekziston nga Parga në Antivar (Tivar) , pa e nda në Kosovë e Shqipëri, Greqi, Serbi, Mali Zi, sepse po e ndamë ne, të tjerët e kanë të lehtë të na përçajnë. Albania në dukumentet e Vatikanit është që nga Parga, nga Nishi e Mitrovica, fakte e dëshmi dhe për t’i dhënë një realitet e dimension të ri historisë të diktuar deri tani nga vendet fqinje, për të shtrembëruar atë të vertetë tonën dhe për t’a përvetësuar në dobi të tyre siç kanë bërë me shekuj.

Intervistoi: Gjergj – Bajram Kabashi 

Ps!

Intervista u bë për librin: “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”.

Studiuesi i arkivave të Vatikanit dhe arkivave të tjera, Mark Palnikaj, për islamizimin e kombit bazuar në të dhënat arkivore

0

INTERVISTË ME MARK PALNIKAJN, STUDIUESIN DHE HULUMTUESIN E ARKIVAVE TË VATIKANIT E DISA TË TJERAVE

Historiografia shqiptare, me gjithë arritjet e deritashme, ka një rënie në fushat me rëndësi, si: Historia e Lashtë dhe ajo e Mesjetës, gjuha dhe arkeologjia

Lexuesve të librit “Shqiptarët në luftë me islamin global” ua rikujtoj se Mark Palnikaj ka bërë e bën hulumtime dhe zbulime të vazhdueshme në arkiva të ndryshme në Itali, si në Arkivin e Shtetit në Venecia (Archivio di Stato di Venezia); në Arkivin e librave dhe dokumentave antike në Padova (Biblioteca Antica del Seminario Vescovile di Padova); në Arkivin ASSC (Arkivi Historik dhe Biblioteka Shtëpia e Shenjtë) në Loreto; në Bibliotekën Komunale (Biblioteca Civica “Romolo Spezioli “) në qytetin e Fermos; në APF (Archivio Storico di Propaganda Fide) në Romë; në ARSI (Archivum Romanum Societatis Iesu) në Vatikan; ASV (Archivio Segreto Vaticano); në Bibliotekën Apostolike (Biblioteca Apostolica Vaticana); në Arkivi i Manastirit të Grotaferratës (Archivio monastico dell’Abbazia territoriale di Santa Maria di Grottaferrata); në Arkivin e Shtetit në qytetin e Napolit (Archivio di Stato di Napoli); në BNL, arkivin e Bibliotekës Kombëtare në Napoli (Biblioteca Nazionale di Napoli ). Palnikaj ka kryer kërkime edhe në AQSH (Arkivi Qëndror i Shtetit Shqiptar); në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Shqipërisë dhe në disa arkiva kishtare dioqezane. Ka marrë nga Arkivi Sekret i Vatikanit dhe nga Arkivi i Propagandës Fide në Vatikan disa mijëra faqe dokumente arkivore me rëndësi të madhe për historinë e Kosovës dhe aktualisht po punon për publikimin e tyre në gjuhën shqipe.

I nderuar Mark Palnikaj, ka kohë që jeni mjaft aktiv në studimet historike, zbulimet e dokumenteve në arkiva të ndryshme. Prej nga ju lindi ideja që me kaq këmbëngulje të vazhdonit me hulumtimet dhe studimet e tilla?

Mark Palnikaj: Kam vënë re një indiferentizëm të pa lejueshëm të studiuesve të angazhuar në administratën kishtare shqiptare dhe të studiuesve të institucioneve shtetërore si akademitë, institutet kërkimore dhe shkencore në Shqipëri e Kosovë për publikimin e dokumenteve me rëndësi fondamentale për historinë e kombit tonë. Studiuesit tanë janë kthyer në “studiues bibliotekash” ku punimet e tyre i bazojnë mbi referenca nga botimet e studiuesve kryesisht të huaj dhe jo mbi dokumente autentike arkivore. Sipas mendimit tim, heroi i studimeve të dokumenteve për historinë tonë është studiuesi Injac Zamputi, i cili në kushte shumë të vështira dhe presion politik të vazhdueshëm ka publikuar në dyzet vite aq dokumenta sa kanë publikuar të gjithë studiuesit e tjerë të kombit shqiptar gjatë gjithë historisë sonë.

Megjithë punën kolosale që kreu në katër dekada, ai nuk u vlerësue me grada dhe tituj shkencorë, etj, as me tituj nderi nga qeveria dhe presidentët e shtetit shqiptar.

Pa u lodhur shumë, unë zbulova se kishin mbetur pa u publikuar dokumente me rëndësi të jashtëzakonshme për historinë tonë që ruheshin nëpër arkivat perëndimore por edhe ato osmane që ishin tërësisht shkrime dore, mjaft të vështira për t’u lexuar nga publiku i gjërë.

Prandaj ia fillova të publikoj disa dokumente të pa publikuara që mua më dukeshin me rëndësi të madhe. Deri tani kam publikuar rreth tre mijë faqe dokumente dorëshkrime, kryesisht nga arkivat italiane.

Keni shkruar shumë libra të fushës  së historiografisë  shqiptare, megjithëse përgatitja juaj shkollore ishte inxhinieria…? Çka ndikoi që të merreshit me studimet historike?

Mark Palnikaj: Deri tani kam botuar rreth gjashtëdhjetë tituj librash. Pjesa më e madhe e tyre i përket profesionit tim si inxhinier dhe aty kam qenë i suksesshëm, mbasi kam shitur mbi tetëdhjetë mijë kopje të botimeve të mia. Shitjet e librave kanë qenë burimi kryesor i të ardhurave për të mbajtur  familjen time.

Unë tani jam shtatëdhjetë e dy vjeç dhe kam një bibliotekë personale me më shumë se gjashtë mijë tituj. Krijimin e bibliotekës sime e kam filluar në vitin 1964, në moshën dhjetë vjeçare. Në bibliotekë kam shumë libra që nuk i kanë as bibliotekat kombëtare në Tiranë dhe në Prishtinë.

Ka qenë fati im që qysh nga mbarimi i shkollës së lartë në vitin 1978 dhe deri sot, pa shkëputje kam qenë mësimdhënës në të gjitha nivelet arsimore, që nga kurset e kualifikimit deri në universitetet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ky fakt, më ka mbajtur tërë jetën në kontakt me librin dhe kam lexuar mijëra libra nga lami të ndryshme të dijes.

Duke vënë re se studiues të ndryshëm po shkruajnë histori me legjenda urbane, pa u mbështetur në dokumente dhe po bëjnë gabime të palejueshme, mbas moshës dyzet e pesë vjeçare fillova të shkruaj libra me karakter historik, të mbështetura mbi dokumente arkivore. Është kjo arsyeja që kam një numër të madh ndjekësish dhe admiruesish të punës sime.

Arkivat e thonë të vërtetën ashtu siç ishte, e jo siç duan të tjerët që ajo të jetë…Si studiues e hulumtues i arkivave të përmendura, çka zbuluat?

Mark Palnikaj: Gjatë studimeve të mia, kam vënë re gabime trashanike të bëra nga studiues shqiptarë dhe të huaj ku bëhet fjalë për veriun e Shqipërisë ku bën pjesë edhe zona ime Nikaj Mërtur. Ka qenë ky shkaku kryesor që u jam futur studimeve, duke u mbështeur në burime arkivore për të hedhur poshtë këto trillime dhe gabime trashanike të studiuesve para meje. Edhe indiferenca e institucioneve shtetërore shqiptare për studimin e historisë së Shqipërisë Verore, ku unë përfshij edhe Kosovën, më ka nxitur të merrem me këtë punë. Kjo indiferencë e institucioneve ka ardhur si rezultat i “pushtimit” të instutucioneve zyrtare me personel nga zonat jugore të vendit dhe marrja në punë në këto institucine e një numri të papërfillshëm të studiuesve nga veriu.

Mbasi fillova të merrem me arkivat, vura re se dokumentet arkivore për vendin tonë vetëm sa ishin cekur. Shikohej vetëm maja e aisbergut, kurse pjesa kryesore ndodhej nën ujë. Nga arkivat italiane ishin publikuar një numër dokumentesh nga arkivat e Vatikanit dhe të Venecias dhe fare pak nga arkivat e tjera si: të Milanos, Padovës, Trentos etj. Por gjatë kërkimeve këmbëngulëse, miqtë e mi nga Italia më orientuan se arkivat komunale të komunave dhe qyteteve italiane dhe arkivat dioqezane të ndryshme fshehin thesare që presin të publikohen nga studiuesit shqiptarë. Kjo gjë kërkon punë këmbëngulëse dhe të organizuar nga institucionet shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë, mbasi studiuesit privatë e kanë të pamundur të mbulojnë shpenzimet për ekspeditat kërkimore në këto arkiva. Rreth një mijë faqe të publikimeve të mia i kam kryer në arkivat komunale të qyteteve si: Fermo, Maçerata, Todi, Grotaferrata etj.

Ti tashmë ke një pranim të madh në opinionin publik dhe shkencor shqiptar për hir të hulumtimeve dhe fakteve historike që i keni bërë publike, fakte e dëshmi që nuk njiheshin deri tash. Cilat dëshmi historike keni dëshirë që të njihen ma shumë nga opinioni publik?

Mark Palnikaj: Mbas intervistave televizive në podkaste dhe televizione të ndryshme që kam dhënë, numri i ndjekësve dhe dashamirëve të punimeve të mia është shtuar shumë. Për një periudhë të caktuar kohe kam qenë i fokusuar mbi çdo fakt historik të pa publikuar për historinë e kombit tonë, ku bëhet fjalë për të gjitha trojet, ku flitet shqip në Ballkan.

Tani jam fokusuar në publikimin e dokumenteve që në arkivat italiane mbulojnë Dioqezën Shkup- Prizren ose e thënë në mënyrë më të kuptueshme për lexuesit tanë, për historinë e popullit shqiptar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovën Lindore.

Arsyeja kryesore që e kam zgjedhur këtë prioritet është fallsifikimi i paskrupullt dhe shpifjet e turpshme të studiuesve nga Serbia në dëm të shqiptarëve dhe për përballimin e një ekspansioni fetar turko-islamik që po vihet re, në mënyrë të theksuar, mbas vitit 1999, kur Kosova u çlirua nga pushtimi njëqindvjeçar serbosllav.

Historiografia shqiptare përgjithësisht dhe ajo e Kosovës në këtë vështrim, ku janë, çka kanë bërë në shkrimin e historisë shqiptare, ku kanë arritur?

Mark Palnikaj: Historiografia shqiptare megjithë arritjet që ka patur, mbas vitit 1990 është e çorganizuar dhe ka një rënie të palejueshme të studimeve zyrtare në fusha me rëndësi si: historia e lashtë dhe ajo e mesjetës, gjuha, arkeologjia dhe disa sektorë me rëndësi. Institucionet tona shtetërore në Shqipëri dhe në Kosovë nuk janë përqëndruar sa duhet në kërkimet nga disiplinat arkeologjike. Kjo gjë sjell një parregullsi që i shkakton dëm çështjes kombëtare. Historiani dhe studiuesi nuk duhet të ndikohet as nga politika e as nga feja, por vetëm studiues i të vërtetave që dalin nga dokumente arkivore autentike. Studiuesit e ndryshëm kanë lirinë akademike në zhvillimin e studimeve të tyre, por institucionet zyrtare duhet të kenë orientime të qarta drejt politikave kombëtare dhe duhet t’i orientojnë studiuesit e tyre që paguhen me bujari nga buxheti i shtetit, për të sjellë për botim vepra dinjitoze në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj.

Ti nuk je historian me përgatitje profesionale, por vepra jote i tejkalon arritjet shkencore të shumë historianëve, pasi ndërlidhet me hulumtimin për të vërtetën e zbulimin e saj, duke hulumtuar nëpër arkiva për periudha të ndryshme historike. Si hulumtues dhe zbulues i të vërtetave të fshehura, çka ta merr mendja se nuk kemi ditur si komb për vetvetën?

Mark Palnikaj: Nga mesjeta deri në vitin 1960, veprat e shkruara nga studiues shqiptar për historinë tonë kanë qenë minimale dhe të një rëndësie të vogël. Nga ky pohim bëjnë përjashtim veprat e Barletit, Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit, Fan Nolit, Faik Konicës dhe një numër i paktë punimesh të tjera.

Burim kryesor për historinë dhe historianët tanë kanë qenë studimet e studiuesve të huaj, me kombësi kryesisht kroate, austriake, hungareze, gjermane, franceze, angleze, italiane etj.

Studiuesit tanë padrejtësisht i kanë vlerësuar në maksimum këta studiues dhe studimet e tyre edhe pse ato kanë qenë të mbushura plot me gabime, të cilat po dalin në dritë përditë nga sudiuesit e vemendshëm shqiptarë.

Sipas gjykimit tim, punimet e studiuesve të huaj, përveçse si kronika për ato që ata kanë parë dhe kanë shkruar konkretisht, në më të shumtën e rasteve kanë të meta serioze.

Nuk ka asnjë kuptim që një studiues serioz nga Tropoja për shembull, ti referohet Franc Nopçës, Edit Durhamit dhe disa studiuesve të tjerë që kanë shkruar për zonën tonë dhe të mos thellohemi në studime arkivore për të shkruar për të kaluarën tonë.

Po sjell një shembull nga shumë të tillë që kam hasur: Një studiues italian ka shkruar se fisi im Nikaj, ka ardhur aty ku është sot në vitin 1200, duke gabuar jo me një e dy por me 350 vjet. Ky është një gabim i pafalshëm që tani duhet ilustruar me shumë dokumente arkivore për t’u hedhur poshtë. Shto këtu edhe fallsifikimet serbe dhe të tjerëve për historinë tonë që Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriotin në shkrimet e tyre e bëjnë serb, grek, kroat etj.

Tani që arkivat janë të hapura pothuajse në të gjithë botën, institucionet tona duhet të zgjohen nga gjumi dhe shtetet tona duhet të japin me bujari fondet e mjaftueshme që studiuesit të mund t’i kryejnë studimet e tyre me rregullsi dhe saktësinë e nevojshme.

Disa islamistë mundohen ta paraqesin islamin si “depërtim paqësor” në kohën e Perandorisë Osmane, duke mos dashur t’i shohin gjenocidet e mëdha të asaj perandorie, sidomos ato të udhëhequra nga Sulltan Mehmeti II Fatihu, pushtuesi i Shkodrës, Tivarit, Novo Brdes (Artanës), Prishtinës etj.  Sipas shumë dëshmive historike, ky sulltan gjakatar me “askerët” (ushtarët) e tij ka bërë gjenocid të tmerrshëm ndaj arbnorëve. Megjithatë Xhamia e Shkodrës e udhëhequr nga Muhamed Sytari, ajo e Prishtinës etj, e mbajnë emrin e këtij njeriu të gjenocideve të shumta ndaj paraardhësve tanë. Si shpjegohet kjo? Si harresë historike, apo si dyzim për shkak të propagandave islamike?

Mark Palnikaj: Kjo që thoni ju është e vërtetë. Për islamizimin e dhunshëm të popullsisë autoktone shqiptare kanë shkruar kronikanët turq, kronika të cilat po publikohen edhe në gjuhën shqipe këto vitet e fundit. Kanë shkruar edhe autorë europianë. Kam botuar disa libra me të dhëna autentike për islamizimin e dhunshëm të shqiptarëve, duke i ngulur në hu dhe masakruar në forma të tjera të përbindëshme. Ka edhe qindra mijë relacione të ruajtura në dorëshkrim që sjellin mijëra fakte për islamizimin e dhunshëm. Islamizimi i popullsisë i ka sjellur këto të këqija kombit tonë:

Bashkë me ndërrimin e fesë, që për mendimin tim nuk është e keqja kryesore, duhej ndërruar gjuha dhe kombësia. Shqiptari i islamizuar nuk quhej më shqiptar por turk. Gjuha shqipe ishte ndaluar të flitej nga ata që ndërronin fenë. Për pesqind vjet pushtuesi turk nuk hapi as nuk lejoi të hapeshin shkolla shqipe, që mendoj se është dëmi më i madh që Perandoria Osmane i ka shkaktuar kombit tonë. E keqja thellohet me lejimin, pa asnjë pengesë në vendet me popullsi shqiptare, e hapjes së shkollave serbe, greke dhe bullgare. Identitetin shqiptar e ruajtën me sakrifica mbinjerzore popullsia katolike e Shqipërisë së Veriut. Gjuha shqipe mbijetoi si rezultat i ndihmës së madhe që dhanë Vatikani dhe Perandoria Austro-Hungareze, të cilat gjatë gjithë kohës së pushtimit turk sponsorizuan shkollimin e shqiptarëve në vendet e tyre, botimin e veprave në gjuhën shqipe jashtë Shqipërisë dhe hapjen e shkollave në gjuhën shqipe në popullsinë katolike shqiptare. Mjafton të përmend këtu botimin në vitin 1555 të Mesharit në gjuhën shqipe, në vitin 1574 të Doktrinës së Krishterë në gjuhën shqipe, në vitin 1592 të librit të Lek Matrengës në gjuhë shqipe, në vitin 1618 të botimit të Doktrinës në gjuhën shqipe nga Pjetër Budi, të hartimit të gramatikës shqipe nga Ndre Bogdani në vitin 1650, të botimit, në vitin 1635, të Fjalorit latinisht – shqip të Frang Bardhit, të botimit në vitin 1685 të librit të Pjetër Bogdanit “Çeta e Profetëve” dhe disa veprave të tjera. Mbas vitit 1690, shkrimet në gjuhën shqipe dhe botimet shqip janë shtuar. Me ndihmën e Papa Klementit XI, në vitin 1711 është hapur në San Pietro di Montorio në Romë Katedra e Gjuhës Shqipe, e cila ka qëndruar e hapur për 160 vjet, duke i sjellë dobi të madhe ruajtjes dhe përhapjes së gjuhës shqipe.

Tani, megjithëse kemi rreth 115 vjet që e kemi shpallur pavarsinë nga Turqia, vazhdon një pushtim i heshtur me mjete propogandistike, me anë të fesë, me sponsorizimin e mijëra xhamive në Shqipëri dhe Kosovë, me botimin e librave me mashtrime për historinë tonë, me publikimin pa ndërprerje të serialeve televizive me propagandë proturke, me përhapjen e veshjeve fetare si burka për femrat shqiptare, duke paguar shuma të mëdha parashë, për t’i mbajtur dhe forma të tjera të pushtimit ideologjik. Në Shqipëri dhe Kosovë veprojnë në mënyrë legale organizata fetare që bëjnë politikë antikombëtare në dëm të kombit tonë dhe qeveritë e të dy vendeve tona janë të paafta t’u tregojnë vendin për mbylljen e aktivitetit të tyre dhe përzënien nga dy shtetet shqiptare.

Thjeshtë, Mark Palnikaj, sipas të dhënave arkivore që ia ke bërë të njohura publikut e lexuesit shqiptar, a e morën me dëshirë apo me dhunë një pjesë e shqiptarëve islamin?

Mark Palnikaj: Pa asnjë diskutim islamizimi i shqiptarëve u bë me disa forma të dhunës. Mbas pushtimit, ata që mundën u larguan nga Shqipëria për në vende të tjera duke krijuar komunitete me banorë, që sot quhen arbëresh. Ata që kapeshin vriteshin me prerje koke, kurse gratë, vajzat dhe fëmijët merreshin si skllevër dhe trajtoheshin në mënyrat më mizore. Këto që them unë provohen edhe nga kronikat e kronistëve turq.

Ata që pranuan islamizimin “vullnetarisht”, konsideroheshin turq dhe kishin privilegje të shumta. Kjo ka sjellë që gjatë pesqind vjetëve 36 kryeministra dhe shumë oficerë e zyrtarë shtetërorë, qeveritarë provincash në Perandorinë Osmane kanë qenë me origjinë shqiptare. Ky veprim ka qenë një mënyrë djallëzore e përdorur nga pushtuesi turk për islamizimin e shqiptarëve, pasi ata për qëllimet e tyre karrieriste ishin të interesuar që të bënin turqizimin e vendeve që sundonin.

Ju jeni nga krahina e Nikaj – Merturit, andaj kisha pasur dëshirë të jepnit një shpjegim të hollësishëm të islamizimit dhe të shpërnguljeve të shqiptarëve nga ajo anë, pasi edhe të parët e familjes sime, me gjasë para afro 300 vitesh janë shpërngulur nga rrethinat e Pukës apo të Nikaj-Merturit, duke u  vendosur në Tomoc të Istogut.

Mark Palnikaj: Fiset Nikaj dhe Mërtur e kanë patur të sanksionuar në kanunin e hartuar prej tyre që askush nuk mund të islamizohej dhe të banonte brenda fisit. Zakonisht popullsitë kudo në Shqipëri përdorin betime të ndryshme, për të qenë të besueshëm në ato që thonë. Në këto dy fise, deri në vitin 1970, mund të dëgjoje burra duke u betuar me fjalën “Ham dre fenë si paça (ma marrtë dreqi fenë që kam)” ose “Sha fenë (pasha fenë)”. Pra beja për fenë ishte be që konsiderohej shumë e madhe.

Për katër shekuj, në zonën Nikaj Mërtur nuk u ndërtuan zyra komune, posta policie ose xhandarmarie, si dhe asnjë xhami. Për këtë, banorët e Nikaj-Mërturit kanë paguar kosto mjaft të madhe. Sipas relacioneve të dërguara nga priftërinjtë në Vatikan, “këta banorë jetojnë të lirë dhe nuk bëjnë asnjë lloj negociatë që cënon fenë e tyre”.

Duhet pranuar se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së shpërngulur nga Nikaj dhe Mërturi në vende të tjera janë asimiluar duke u kthyer në muhamedanë, por shumica e kanë ruajtur kujtimin e origjinës së tyre.

Serbët pikërisht këto lëvizje të “pikës së ujit” nga liqeni i madh i një populli, janë munduar t’i shpjegojnë si “zënie të tokave të serbëve”, pasi pikërisht në atë kohë ka ndodhur “Velika Seoba Srba” apo siç quhet “Shpërngulja e Madhe Serbe”. Edhe në atë “shpërngulje të madhe serbe”, të shpërngulurit ishin shqiptarë sipas shumë të dhënave historiografike…Si e sheh ti në bazë të hulumtimeve arkivore gjithë këtë “lojë me historinë” nga ana e serbëve?  

Mark Palnikaj: Historianët serbë janë të njohur botërisht si nacionalistë dhe fallsifikatorë të historisë. Ata kanë akademitë dhe institutet e tyre, që financohen me shumë bujari nga shteti dhe nga kisha ortodokse serbe. Ata shkruajnë pa pushim libra në gjuhën e tyre dhe në gjuhë të huaj, për të bindur botën se shqiptarët ua kanë zënë “djepin”. Ata Kosovën e konsiderojnë “djepin e Serbisë” dhe sipas atyre, “kur kanë ardhur ata në shekullin e shtatë në Ballkan, Kosova ka qenë një xhungël e pabanuar, pa qytete, pa fshatra, pa miniera dhe ata i kanë ngritur të gjitha nga e para. Absurditeti i studiuesve serbë arrin deri aty sa Skenërbeun dhe Kostandinin e Madh i quajnë serb. Si mund të quhet serb Kostandini i Madh që ka jetuar në shek. IV dhe serbët këtu kanë ardhur në shek. VII. Këtë gjë vetëm mendja e sëmurë e akademikëve serbë mund ta spjegojë.

Si studiues i arkivave, madje nga një krahinë historike me nam në histori, si e sheh ti islamizimin e kombit pas vitit 1999, meqenëse une si gazetar mjaft i pranishëm përpara luftës, nuk e kam vërejtur fare islamizimin e tillë dhe askush në atë kohë nuk përmendte përkatësi religjioze, por vetëm kombëtare…?

Mark Palnikaj: Mbas vitit 1999 unë nuk shoh islamizim, por ekspansion të dhunshëm politik, financiar, shoqëror, duke shfrytëzuar gjendjen e mjerueshme të shumë familjeve në Shqipëri dhe në Kosovë. Qeveritë e dy shteteve shqiptare janë treguar të pa afta për t’i treguar vendin këtij ekspansioni. Më vjen keq ta pohoj, segmente të caktuara në të dyja qeveritë bëhen bashkëfajtore me këto politika regressive dhe antikombëtare. Qeveritë po e dëmtojnë çështjen kombëtare edhe me qëndrimin indiferent të tyre.

Disa nga librat tuaj i kam lexuar, sidomos më kanë bërë përshtypje monografia për Bajram Currin dhe libri  “Skënderbeu, letërkëmbimi me sulltanët”. Bajram Curri, sipas kësaj monografie të bazuar në fakte e dëshmi historike, del një person tjetër, një atdhetar i pastër e me preokupime shqiptare në kohën e vet. Letërkëmbimi i Gjergj Kastiotit me sulltanët e Perandorisë Osmane e paraqet para të gjithash si një burrë të ditur e jo vetëm një luftëtar të madh ndaj pushtimit osman. Po ashtu, me monografinë për Bajram Currin, e bëni publike “jetën e fshehur” të një tribuni të madh të atdhedashurisë. A ia keni arritur qëllimit që shqiptarët ta njohin edhe me shumë veten përmes këtyre figurave të mëdha të historisë, apo duhet edhe më shumë punë për të dhënë shembuj të tjerë?

Mark Palnikaj: Faleminderit për këtë pyetje. Gjergj Kastrioti që është Heroi ynë Kombëtar nuk po vlerësohet siç duhet nga qeveritë në Kosovë e Shqipëri.

Në Kosovë disa buste të Gjergj Kastriotit, si dhe të disa personaliteteve të tjerë janë dhunuar dhe askush nuk është vënë para përgjegjësisë për këto akte. Në televizionet e Kosovës shahen publikisht flamuri kombëtar, Gjergj Kastrioti dhe Shën Tereza dhe askush nuk dërgohet para drejtësisë për të dhënë llogari për këto qëndrime.

Në Tiranë ka ndodhur që gjatë vizitës së një udhëheqësi turk, busti i Gjergj Kastriotit është hequr nga punonjësit e Gardës së Republikës, për të mos i mbetur hatri “mikut” nga Turqia.

Sa për Bajram Currin, ai dhe Hasan Prishtina janë atdhetarët prijësa të luftës për çlirim kombëtar më të pa njollë në gjithë veprimtarinë e tyre politike. Tani është liria e fjalës dhe dëgjojmë shpesh zëra që i shajnë. Më ka shqetësuar fakti që me rastin e 100 vjetorit të vrasjes së Luigj Gurakuqit dhe të Bajram Currit as në Tiranë dhe as në Prishtinë nuk u organizua asnjë aktivitet përkujtimor. As Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër nuk pati mirësinë të organizojë një takim përkujtimor për Luigj Gurakuqin, pa le më Bashkia Shkodër. Qeveria jo e jo. Bashkia e qytetit të Barit, me datën 2 mars 2025 organizoi një takim zyrtar përkujtimor për Luigj Gurakuqin në vendin ku ai u vra njëqind vjet më parë.

Për Bajram Currin kam organizuar me mjetet e mia një takim dinjitoz në Akademinë e Shkencave në Tiranë dhe një në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, por në të dyja rastet, zyrtarë shtetërorë nuk kanë qenë as të pranishëm. Në vendin ku është vrarë Bajram Curri, në Dragobi, shoqatat atdhetare, pa pjesëmarrjen e asnjë organizmi shtetëror, kanë organizuar me 29 mars 2025 një takim përkujtimor.

Në fshatin Krushë e Madhe afër Prizrenit, me fondet e komunës është ndërtuar një muze dinjitoz në vendin ku ka lindur Bajram Curri. Gjej rastin t’i falënderoj donatorët e vendit ku u ndërtua ky muze dhe personelin e komunës për seriozitetin, me të cilin u ndërtue ky objekt historik.

Më në fund, në tetor të vitit 2025, Akademia e Shkencave e Kosovës, ka organizuar një simpozium për jetën dhe veprimtarinë e Bajram Currit. I përshëndes me përzemërsi për këtë angazhim.

Nga përcjellja e veprimtarisë tënde shkencore – hulumtuese, del se ti Mark Palnikaj je vullnetar në punën tënde shkencore nëpër arkiva, punë që, sipas teje, nuk është përkrahur nga Akademia e Shkencave e Tiranës e as nga ajo e Prishtinës? Pse ndodhë kjo, kur dihet se ka historianë që “u ka shkue jeta” nëpër institucione akademike – shkencore, duke mos bërë ndonjë vepër të vlerësuar shkencore…?

Mark Palnikaj: Unë kërkimet historike nëpër arkivat europiane i kam kryer me shpenzimet e mia dhe me dëshirën time.

Institucionet që ju përmendni nuk më kanë asnjë borxh. Qeveritë në Tiranë dhe Prishtinë kanë organizmat dhe rregullat e veta se si duhen organizuar kërkimet, si duhen bërë pagesat, nga duhet të vijnë fondet dhe unë nuk u jam ofruar për t’u bërë pjesë e tyre.

Ajo që mund të them unë në këtë përgjigje është: Disa herë më kanë pyetur në arkivat italiane se përse institucionet shqiptare, ndryshe nga ato të të gjithë botës, nuk dërgojnë studiues për të tërhequr dokumente historike.

Kjo pyetje akoma nuk e ka një përgjigje.

Faleminderit, Mark Palnikaj !

Tiranë më 2 prill 2026

Intervistoi: Gjergj – Bajram Kabashi

Qendra “Gjenocidi në Kosovë, plagë e hapur”, e ngushëllon popullin amerikan dhe shqiptar më rastin e vdekjes së Kongresmenit amerikan Eliot Engel

1

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR

1200 Genève

Tel.:     +41 79 548 48 87

E-Mail: info@kosovogenocide.com Online: www.kosovogenocide.com

Condolence telegram to the american people and the albanian people

Through the U.S. diplomatic missions in Tirana, Prishtina, and Skopje, and through the media

Geneva, April 11, 2026

Ladies and Gentlemen,

Dear Citizens,

With deep sorrow, we received the news of the passing of American Congressman Eliot Engel.

In these moments of mourning, we extend our most sincere condolences to the American people, and especially to the people of New York, whom he represented for 16 consecutive terms during the period 1989–2021.

At the same time, we extend our deep condolences to Albanians across the globe, who have lost a great friend, a steadfast supporter, and a powerful voice in defense of their legitimate rights.

His valuable contribution to strengthening relations between the United States of America and Albanians, as well as his continued commitment to justice, peace, and the protection of human rights in the Balkans, will remain forever unforgettable.

WE WILL NOT FORGET that Congressman Eliot Engel was among the most resolute voices in condemning crimes and injustices, including the genocide committed by Serbia in Kosovo, always standing on the side of justice and truth.

His political and human legacy will live on in the memory of all those who believe in freedom, dignity, and justice.

May he rest in peace.

Glory to his life and work.

The Center “Genocide in Kosovo – An Open Wound”

Bardhyl Mahmuti, President

Adnan Asllani, Vice President

______

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR

1200 Genève

Tel.:     +41 79 548 48 87

E-Mail: info@kosovogenocide.com Online: www.kosovogenocide.com

TELEGRAM NGUSHËLLIMI POPULLIT AMERIKAN DHE POPULLIT SHQIPTAR

Nëpërmjet përfaqësive diplomatike të SHBA-së në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup dhe nëpërmjet mediave

Gjenevë, 11 prill 2026

Zonja dhe Zotërinj,

Të nderuar qytetarë,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Kongresmenit amerikan Eliot Engel.

Në këto çaste zie, shprehim ngushëllimet më të sinqerta popullit amerikan dhe sidomos qytetarëve të New Yorkut, të cilin e përfaqësoi për 16 mandate rresht në periudhën 1989-2021.

Në të njëjtën kohë ngushëllimet tona të thella u shprehim të gjithë shqiptarëve anekënd globit, të cilët humbën një mik të madh, një mbështetës të palëkundur dhe një zë të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të tyre legjitime.

Kontributi i tij i çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shqiptarëve, si dhe angazhimi i tij i vazhdueshëm për drejtësi, paqe dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Ballkan, do të mbeten përherë të paharruara.

NE NUK HARROJMË faktin se Kongresmeni Eliot Engel ishte ndër zërat më të vendosur në dënimin e krimeve dhe padrejtësive, përfshirë edhe gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, duke qëndruar gjithmonë në anën e së drejtës dhe së vërtetës.

Trashëgimia e tij politike dhe njerëzore do të jetojë gjatë në kujtesën e të gjithë atyre që besojnë në lirinë, dinjitetin dhe drejtësinë.

U prehtë në paqe.

Lavdi jetës dhe veprës së tij!

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Bardhyl Mahmuti, Kryetar

Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

Problemi lindë kur feja instrumentalizohet, duke rënë ndesh me interesin e shtetit dhe kombit, intervistë me Profesor Kolë Krasniqin, ekspertin e njohur të sigurisë

0
Në foto: Iftar politik, që ose shtrohen prej të huajve, ose nga paratë e taksapaguesve të shtetit të Kosovës.
Profesor Kolë Krasniqi
___
Intervistë me Kolë Krasniqin, ekspertin e njohur të sigurisë, për librin tim “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”.
PROBLEMI LINDË KUR FEJA INSTRUMENTALIZOHET SI PLATFORMË PËR ZBEHJEN E VETËDIJES KOMBËTARE, DHE QË BIE NDESH ME INTERESIN  E SHTETIT DHE KOMBIT
Kolë Krasniqi është jurist dhe studiues i së drejtës penale dhe shkencave të sigurisë, me fokus në kriminalitetin politik, terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Studimet universitare dhe pasuniversitare i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa gradën shkencore Doktor i Shkencave Juridike (Dr. iur.) e ka fituar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Vjenës. Është autor i disa librave dhe studimeve shkencore të botuara në Prishtinë, Tiranë dhe New York, përfshirë edhe një monografi mbi ekstremizmin islamik në vendet e Ballkanit Perëndimor, botuar nga Springer. Veprimtaria e tij shkencore karakterizohet nga qasja ndërdisiplinare dhe analiza krahasuese juridike e çështjeve të sigurisë bashkëkohore.
Kompetenca e tij për temën shikuar dhe vlerësuar nga aspekti i sigurisë kombëtare, ishte arsyeja kryesore e intervistës met ë për këtë libër.
 

Ju e keni shkruar librin studimor “Paraqitja dhe zhvillimi i ekstremizmit islamist në Kosovë dhe vendet e rajonit”. Meqenëse libri e trajton një temë të ndjeshme, mjaft të heshtur ndër ne, a mund të tregoni se si është pritur ky libër nga lexuesit?

Kolë Krasniqi: Libri është pritur me interes të madh, por edhe me reagime të ndryshme, gjë që është e kuptueshme kur trajtohet një temë kaq e ndjeshme. Një pjesë e lexuesve e kanë vlerësuar si një ndihmesë serioze për ta kuptuar më thellë një dukuri që për vite të tëra është anashkaluar, relativizuar ose heshtur. Të tjerë, natyrisht, e kanë parë me rezervë, sepse tema prek bindje, identitete dhe interesa të ndryshme. Për mua, vetë fakti që libri ka nxitur debat publik, akademik e qytetar, dëshmon se ai ka prekur një plagë reale shoqërore, e cila nuk mund të trajtohet me heshtje, por vetëm me dije, argument dhe përgjegjësi.

Për librin kishin shkruar edhe njerëz të njohur për qëndrime kundër çlirimit të Kosovës, si Olsi Jazexhi nga Tirana. Si e shihni këtë?

Kolë Krasniqi: Kur një libër i tillë provokon reagime edhe nga persona që mbajnë qëndrime të kundërta me interesin kombëtar shqiptar ose me orientimin euro-atlantik të Kosovës, kjo vetëm sa tregon se tema ka peshë. Unë nuk e shoh librin tim si tekst për të kënaqur ideologji apo kampe politike, por si studim që ngre pyetje serioze mbi ndikimet radikale dhe instrumentalizimin e fesë për qëllime jofetare. Për figurën e Olsi Jazexhiut, unë do të isha i kujdesshëm në etiketim personal; megjithatë, është e dokumentuar se ai ka mbajtur qëndrime publike fort kritike ndaj NATO-s dhe ndaj shtetësisë së Kosovës, ndërsa në një raport rajonal mbi dezinformimin në Ballkan përmendet si zë me prirje anti-perëndimore dhe anti-NATO. Kjo e bën edhe më të qartë faktin se reagimi i tij ndaj librit tim nuk është vetëm i natyre akademike, por krejtesisht radikale fetare dhe ideologjike.

Unë e kam lexuar këtë libër, që analizon një dukuri të rrezikshme antikombëtare të islamizimit të kombit, dhe e vlerësoj si ndihmesë për ta kuptuar një lloj “pushtimi të brendshëm” në rrethana lirie. Si e komentoni këtë?

Kolë Krasniqi: Unë do të përdorja gjuhë të kujdesshme shkencore, por thelbi i shqetësimit është real: kur nën petkun e religjionit depërtojnë ideologji që relativizojnë identitetin kombëtar, historinë, orientimin perëndimor dhe trashëgiminë kulturore të shqiptarëve, atëherë kemi të bëjmë me një problem serioz të sigurisë kulturore, shoqërore dhe kombëtare. Nuk është fjala për fenë si besim personal, sepse feja në vetvete është e drejtë themelore. Problemi lind kur feja instrumentalizohet si platformë për zbehjen e vetëdijes kombëtare dhe për ndërtimin e lojaliteteve transnacionale ideologjike, që bien ndesh me interesin e shtetit dhe të kombit.

Për islamizimin e kombit ka shkruar edhe Ibrahim Kelmendi, sidomos në librin e tij “Islami, religjion agresiv (?!).” Si e shihni këtë kontribut?

Kolë Krasniqi: Çdo autor që e ngre këtë temë për debat publik, në mënyrë të argumentuar, i bën një shërbim vetëdijesimit kombëtar. Natyrisht, autorët mund të kenë dallime në qasje, në gjuhë, në theksime apo në përfundime. Por me rëndësi është që fenomeni i radikalizmit dhe ekstremizmit fetar të mos mbeten tabu. Në shoqëri demokratike, temat e ndjeshme nuk duhen heshtur, por duhen trajtuar me argumente, me burime dhe me guxim intelektual. Në këtë kuptim, edhe kontributet që vijnë nga kënde të ndryshme janë të vlefshme, për aq sa ndihmojnë në ndriçimin e problemit.

Rreth përmbajtjes së librit kishte folur gjerë e gjatë para xhematit edhe një imam në Prishtinë, duke propozuar madje që libri të lexohet dhe duke paralajmëruar padi penale ndaj jush. A nuk mund të jetë një ligjërim i tillë nxitës dhe potencialisht i rrezikshëm për autorin?

Kolë Krasniqi: Këtu duhet bërë dallimi mes së drejtës për kritikë dhe krijimit të një klime stigmatizuese. Në një shoqëri demokratike, kushdo ka të drejtë ta kritikojë një libër, ta kundërshtojë, madje edhe ta sulmojë me argumente. Por kur një autor paraqitet para një audience të mobilizuar fetarisht me etiketime si “i rrezikshëm”, “islamofob”, “armik” ose të ngjashme, atëherë lind rreziku që kritika të mos mbetet më vetëm debat, por të prodhojë atmosferë presioni, linçimi moral apo edhe rrezik konkret për sigurinë personale. Unë nuk dua të paragjykoj qëllimin subjektiv të askujt pa prova të plota, por në aspektin profesional të sigurisë, ligjërime të tilla mund të kenë efekt nxitës te dhunës politike, sidomos kur zhvillohen para një audience të ndjeshme dhe të indoktrinuar. Kjo është arsyeja pse figurat publike dhe fetare duhet të kenë kujdes dhe përgjegjësi shumë të madhe për fjalët e tyre.

A jeni paditur dhe prej kujt?

Kolë Krasniqi: Po, jam paditur nga Hoxha Husamedin Abazi dhe organizata islamike AKEA, të lidhura ngushtë me qarqe të caktuara politike turke dhe arabe, të cilët kanë kërkuar ndalimin e librit tim përmes rrugëve gjyqësore.
Ky nuk është thjesht një veprim juridik – është një përpjekje e hapur për censurë fetare dhe për të mbyllur gojën e një autori që trajton një realitet të pakëndshëm për struktura të caktuara ideologjike.
Por sipas provave te administruara materiale Gjykata Themelore në Pejë i ka rrëzuar të gjitha pretendimet e paditesve si të pabazuara. Pra, tentativa për ta ndaluar librin tim ka dështuar në instancën e parë. Aktualisht, çështja ndodhet në Gjykatën e Apelit.
Gjatë kësaj kohe, përveç padisë, kam qenë objekt i një fushate të vazhdueshme presioni: kërcënime verbale, etiketime dhe përpjekje për delegjitimim publik. Kjo nuk është kritikë – kjo është strategji e qarte presioni dhe frikësimi.
Në rastin konkret, kur munguan argumentet për ta rrëzuar librin tim, filluan kërcënimet dhe sulmet masive verbale, si dhe ankesat e drejtpërdrejta në universitet dhe pranë ambasadës austriake (duke e ditur që jam shtetas austriak), me qëllim ushtrimin e presionit dhe frikësimit, në mënyrë që të ndikonin në ndërprerjen e punës sime shkencore në shërbim të së vërtetës dhe të interesit kombëtar.
Kjo çështje nuk është dhe nuk duhet trajtuar vetëm çështje personale, por si një provë serioze për shtetin dhe shoqërinë kosovare:
a do të lejojmë që grupe të caktuara interesi – çfarëdo qofshin ato – të imponojnë heshtje përmes presionit dhe keqpërdorimit të padive, apo do të mbrojmë lirinë e mendimit, të kërkimit dhe të argumentimit shkencor?
Unë nuk do të tërhiqem. Sepse librat nuk ndalohen me padi – ata kundërshtohen me libra të tjerë, me argumente dhe me dije.
 

Ju merreni me temat e sigurisë. Si i shihni këto probleme me islamizimin, pasi nuk rrezikohet vetëm ndonjë individ, por një komb i tërë, historia, kultura dhe traditat e tij?

Kolë Krasniqi: Kjo është pikërisht arsyeja pse unë e kam trajtuar këtë temë jo si problem thjesht fetar, por si problem të sigurisë kombëtare, të kohezionit shoqëror dhe të identitetit kulturor. Kur zbehet kujtesa historike, kur relativizohet përkatësia kombëtare, kur sulmohen figurat, simbolet dhe trashëgimia jonë, dhe kur promovohet një identitet ideologjik mbi identitetin kombëtar, atëherë rreziku nuk është individual, por kolektiv. Në plan afatgjatë, kjo mund të prodhojë polarizim, vetëkolonizim kulturor dhe dobësim të shtyllave themelore të shtetit.
 

A keni menduar rreth etiketës se “ne i takojmë 3% të popullsisë”? A nuk është ky një etiketim përjashtues?

Kolë Krasniqi: Po, kam menduar shumë për këtë. Etiketimi i shqiptarëve të besimit katolik si “3%”, ose çdo formulë tjetër që nënkupton ndarjen e popullsisë shqiptare në baza fetare, është problematik. Formula të tilla nuk janë të pafajshme; ato mund të përdoren si mjete psikologjike dhe propagandistike për të krijuar ndjenjë inferioriteti, veçimi ose përjashtimi të komunitetit katolik.
Nëse një diskurs i tillë futet gradualisht në gjuhën publike dhe në vetëdijen e njerëzve, atëherë kemi të bëjmë me një përpjekje për ta ripërkufizuar shoqërinë kosovare sipas një matrice fetare, e jo sipas historisë dhe identitetit të saj real kombetar.
A mund të lidhet ky diskurs me ndikime të “Vëllazërisë Myslimane”?
Kolë Krasniqi: Në plan teorik dhe historik, organizata “Vëllazëria Myslimane” përbën një nga lëvizjet më me ndikim në zhvillimin e islamizmit politik modern. E themeluar në Egjipt, në vitin 1928, nga Hassan al-Banna, ajo ka artikuluar një ideologji që synon integrimin e fesë në sferën politike dhe shoqërore, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në shumë rryma islamiste në nivel global.
Pas rrëzimit të Mohamed Morsi, kjo organizatë u ndalua në Egjipt, ndërsa gjykatat egjiptiane e konfirmuan këtë ndalim, duke reflektuar tensionin e vazhdueshëm ndërmjet konceptit të shtetit laik dhe projekteve ideologjike me bazë fetare.
Në kontekstin e Kosovës dhe, përgjithësisht, të Ballkanit Perëndimor, ndikimet ideologjike të kësaj natyre nuk manifestohen domosdoshmërisht përmes strukturave formale organizative, por më shpesh përmes mekanizmave të butë të depërtimit: rrjeteve informale, literaturës ideologjike, financimeve të jashtme, programeve arsimore dhe ligjërimeve fetare që bartin narrativa të ngjashme doktrinare.
Në raste të caktuara, këto ndikime shoqërohen me strategji propagandistike dhe me nxitje të përçarjeve fetare, duke synuar gradualisht ndërtimin e një identiteti fetar-politik që konkurron dhe, në disa raste, zëvendëson identitetin kombëtar dhe kulturor të shoqërive përkatëse. Ky proces, në terma analitikë, mund të interpretohet si një përpjekje për rikonfigurim ideologjik të popullates shqiptare muslimane, në përputhje me modele të caktuara të islamizmit politik.
Prandaj, kur në hapësirat shqiptare shfaqen narrativa që relativizojnë përkatësinë kombëtare, theksojnë një lojalitet fetar transnacional dhe prodhojnë ndarje apo tensione ndërfetare, këto dukuri nuk duhet të neglizhohen. Përkundrazi, ato duhet të trajtohen me prioritet si objekte legjitime të analizës shkencore, të shqyrtohen me metoda kritike dhe të demaskohen në mënyrë të argumentuar në diskursin publik dhe akademik.

Si profesor i së drejtës penale dhe i çështjeve të sigurisë, a mendoni se politika kombëtare ka qenë e gabuar, duke i lëshuar shteg islamizimit të kombit për interesa të huaja gjeostrategjike?

Kolë Krasniqi: Po, mendoj se në shumë raste politika jonë ka qenë ose naive, ose oportuniste, në disa raste edhe e kapur nga interesa të ngushta apo e painteresuar për ta kuptuar thellësinë reale të këtij problemi. Në emër të një tolerance të keqkuptuar, të kalkulimeve afatshkurtra politike, të ndikimeve të jashtme apo të një mungese serioze të kapaciteteve institucionale, është lejuar depërtimi i ndikimeve që nuk kanë ardhur për ta forcuar shoqërinë shqiptare, por për ta indoktrinuar atë në aspektin ideologjik.
Kjo, megjithatë, nuk nënkupton se çdo shprehje e fesë përbën problem; përkundrazi, liria e besimit është një nga shtyllat themelore të një shoqërie demokratike. Problemi real ka qenë paaftësia institucionale dhe politike për ta bërë dallimin e qartë ndërmjet besimit si e drejtë individuale dhe projekteve radikale dhe ekstremiste që e instrumentalizojnë fenë për qëllime politike, sociale apo gjeostrategjike.
 

A mund të bëhet diçka për ndalimin e këtij islamizimi antishqiptar?

Kolë Krasniqi: Po, mund dhe duhet të bëhet shumë. Së pari, duhet forcim i arsimit kombëtar dhe i edukimit kritik, që të rinjtë të mos bien pre e propagandës. Së dyti, duhen institucione serioze të sigurisë, që të dallojnë qartë mes praktikimit të lirë të fesë dhe veprimtarisë radikale, indoktrinuese apo subversive. Së treti, duhet mbështetur debati i lirë intelektual, pa frikësim dhe pa censurë morale. Së katërti, duhet promovuar identiteti shqiptar në harmoninë e tij tradicionale: komb, kulturë, histori, gjuhë dhe trashëgimi evropiane. Dhe së fundi, ligji duhet të veprojë ndaj çdo forme të nxitjes, radikalizimit, financimit të errët dhe veprimtarisë që cenon rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare.
Zgjidhja nuk është urrejtja ndaj askujt, por kthjelltësia kombëtare, përgjegjësia shtetërore dhe guximi për ta emërtuar problemin me emrin e tij.
Kolë Krasniqi: Po, mund dhe duhet të bëhet shumë. Së pari, duhet forcim i arsimit kombëtar dhe i edukimit kritik, që të rinjtë të mos bien pre e propagandës. Së dyti, duhen institucione serioze të sigurisë, që të dallojnë qartë mes praktikimit të lirë të fesë dhe veprimtarisë radikale, indoktrinuese apo subversive. Së treti, duhet mbështetur debati i lirë intelektual, pa frikësim dhe pa censurë morale. Së katërti, duhet promovuar identiteti shqiptar në harmoninë e tij tradicionale: komb, kulturë, histori, gjuhë dhe trashëgimi evropiane. Dhe së fundi, ligji duhet të veprojë ndaj çdo forme të nxitjes, radikalizimit, financimit të errët dhe veprimtarisë që cenon rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare.
Zgjidhja nuk është urrejtja ndaj askujt, por kthjelltësia kombëtare, përgjegjësia shtetërore dhe guximi për ta emërtuar problemin me emrin e tij.
Jo vetëm në Kosovë, por të thuash në mbarë hapësirat ku jetojnë shqiptarët, qoftë në Shqipëri apo Maqedoninë Veriore, janë të huajt, kryesisht Turqia e sotshme që i bënë meremetimet e ndërtimet religjioze sikur të investonte në ndonjë “vilajet të saj të dikurshëm osman”. Si i përgjigjesh kësaj si ekspert i sigurisë, kur investimet e tilla bëhen për interesat gjeostrategjike të atyre që investojnë e jo për “ty”, për “mua” apo për tjetrin?
Kolë Krasniqi: Nga një këndvështrim i studimeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, investimet e aktorëve të jashtëm në hapësirat shqiptare – përfshirë edhe ato në infrastrukturën fetare, nuk mund të interpretohen në mënyrë naive si veprime thjesht filantropike apo humanitare. Në realitet, asnjë shtet nuk investon në një rajon të caktuar për arsye sentimentale, fetare apo nostalgjike. Investimet janë pjesë e strategjive të mirëkalkuluara të projektimit të fuqisë së butë (soft power), të cilat synojnë krijimin e lidhjeve afatgjata kulturore, ideologjike dhe, mbi të gjitha, politike. Në këtë kuptim, këto investime duhet të analizohen brenda kornizës së instrumenteve të ndikimit të butë dhe të projeksionit gjeopolitik e strategjik të Turqisë në Kosovë dhe në përgjithësi në hapësirat shqiptare, të cilat paraqesin rëndësi të veçantë për interesat e saj gjeopolitike. Gjatë dy dekadave të fundit, politika e jashtme turke është karakterizuar nga një përpjekje e artikuluar për rritjen e ndikimit në Ballkan, shpesh e konceptuar në literaturë si një formë e neo-osmanizmit. Kjo qasje lidhet ngushtë me vizionin strategjik të Ahmet Davutoğlu, të artikuluar në veprën e tij The Strategic Depth, ku Ballkani trajtohet si një hapësirë me rëndësi historike, kulturore dhe gjeopolitike për Ankaranë. Investimet në objekte fetare, restaurimi i trashëgimisë osmane dhe ndërtimi i infrastrukturës religjioze duhet të analizohen si pjesë e përpjekjeve të Turqisë për të konsoliduar dhe zgjeruar ndikimin e saj në hapësirat shqiptare, në kuadër të konkurrencës më të gjerë gjeopolitike në Ballkan. Në raste të caktuara, këto investime mund të shoqërohen edhe me prodhimin e narrativave që synojnë relativizimin e orientimit perëndimor, përfshirë diskurse të tipit: “Evropa nuk ju pranon sepse jeni myslimanë”, të cilat kanë potencial të nxisin mosbesim dhe polarizim identitar. Në këtë kontekst, problemi nuk qëndron vetëm te vetë investimi fetar, por te mungesa e vullnetit dhe e kapaciteteve shtetërore për të bërë një dallim të qartë ndërmjet mbështetjes legjitime për ushtrimin e lirisë fetare, si e drejtë themelore kushtetuese, dhe projekteve që synojnë ndikim ideologjik, përkatësisht instrumentalizimin e fesë islame për qëllime strategjike dhe gjeopolitike. Prandaj, sfida kryesore nuk është ndalimi i bashkëpunimit apo i investimeve fetare si të tilla, por ndërtimi i mekanizmave institucionalë që garantojnë se feja nuk shndërrohet në instrument ndikimi politik apo në kanal për tjetersim ideologjik të shoqërisë shqiptare. Në këtë kuptim, nuk është metodologjikisht e saktë të pretendohet se çdo investim i Turqisë apo i ndonjë aktori tjetër është domosdoshmërisht problematik. Megjithatë, është po aq e pasaktë – dhe potencialisht e rrezikshme – të injorohet fakti se çdo investim ndërkombëtar është i lidhur me interesa strategjike të investitorit. Kështu, BE-ja dhe SHBA-të, në parim, operojnë përmes mekanizmave institucionalë që synojnë stabilitetin, demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik; ndërsa aktorë të tjerë – përfshirë Serbinë, Rusinë, Turqinë apo Iranin –ndjekin qasje më të drejtpërdrejta të ndikimit gjeopolitik, të cilat në raste të shumta përfshijnë edhe instrumentalizimin e faktorëve fetarë dhe identitarë. Prandaj, si përfundim, përgjigjja duhet të jetë e qartë dhe parimore: shtetet dhe shoqëritë shqiptare duhet të ndërtojnë kapacitete sovrane rregullatore dhe analitike, në mënyrë që të mirëpresin investimet që respektojnë rendin kushtetues dhe identitetin pluralist, por njëkohësisht të parandalojnë çdo formë të ndikimit që synon riformësimin ideologjik, krijimin e varësisë politike apo penetrimin gjeostrategjik. Në fund, çështja nuk duhet reduktuar në pyetjen “kush investon”, por duhet të trajtohet në mënyrë shumë më substanciale – çfarë ndikimi afatgjatë prodhon ky investim mbi identitetin, orientimin politik dhe sigurinë kombëtare të shoqërisë shqiptare.
Intervistoj: Gjergj – Bajram Kabashi

Platforma politike Islame, që po propagandohet nga Myslimanët, është më antishqiptare se ajo e serbomadhit Vaso Çubriloviq

2
Lavdërim Muhaxheri, terroristi islamik, simboli i islamizimit antishqiptar të Kosovës sonë, për të cilin kur “ra shehid” për të ashtuquajturen “Tokae Shamit”, për vdekjen e tij u thirrë e-zani edhe nga xhamia e Kaçanikut…!
____
Intervistë tjetër me Ibrahim Kelmendin, autorin e librit ISLAMI religjion agresiv(?!) që do të jetë në kuadër të librit tim “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”, libër që e përfshin angazhimin tim të përditshëm që nga paslufta në luftimin e murtajës islamike.
Libri do t’i ketë sëpaku 900 faqe. 
Ibrahim Kelmendi 
____
Menjëherë pasi e kishe botuar tënd librin ISLAMI religjion agresiv (?!), e pata zhvilluar një bisedë me ty për religjionin islamik dhe arsyen e botimit të librit tuaj. A vazhdon të jetë edhe më tej ky religjion, i tillë si e pate cilësuar në titullin e librit…?
Ibrahim Kelmendi: Islami, si religjion, është i pareformueshëm sepse në “librin e shenjtë”, të quajtur “Kuran” (në shqip i bie recital), shkruan se “Kuranin” e mbron Allahu nga çdo lloj ndryshimi. E nëse “Kurani”, i cili është një lloj kushtetute për Islamin, nuk mund të reformohet, nuk mund të reformohet as feja islame. Ata myslimanë që propagandojnë për modernizimin e Islamit, e pakta janë vetëmashtrues, por edhe ndihen të detyruar të mashtrojnë të tjerët, sepse Islami bazohet në dogmë anakronike, agresive, diskriminuese dhe imperialiste, që nuk mund të praktikohet askund pa shkaktuar kundërshtime te ata që e duan lirinë individuale. Në aspektin konkret, në hapësirat shqiptare, Islami po vazhdon të jetë agresiv ndaj vlerave tona kombëtare e shtetërore.
Akademiku nacionalist serb Vaso Çubrilloviq, që e kishte në planprogram të na shkatërronte e dëbonte nga vendi ynë me religjionin islam.
Tash jemi në fillim të vitit 2026, politika aktuale vazhdon ta përmbaj islamizimin e kombit, islamizim që përputhet me agjendat armiqësore për ndryshimin e natyrës së kombit shqiptar, sidomos ato serbe e osmane-turke. A mendon se është një kthesë e madhe, antinjerëzore e antikombëtare, që pas kthimit të shqiptarëve të Kosovës në identitetin e mohuar në vitiet e Kushtetutës së Vitit 1974, po rikthehemi sërish aty ku donin çubiloviqianët, por tash duke u shfytyruar “me dorën tonë”?
Ibrahim Kelmendi: Ky turr që kanë ndërmarrë islamistët, sidomos kleri mysliman, është një regres i kobshëm që po merr përmasa çdo herë e më të mëdha. Tashmë platforma politike islame, që po propagandohet nga myslimanët, është më antishqiptare se platforma e serbomadhit Vaso Çubrilloviq, të cilën e ka publikuar në vitin 1937 , me titull “Shpërngulja e shqiptarëve”. Pushtetarët janë bërë marioneta të këtij lloji të islamit antishqiptar, tashmë jo vetëm për hir të votave, se ata po shtyhen me njëri – tjetrin se kush po i shërben më shumë islamizimit, paradave të tij publike. Fakti se islamizimi i kombit mbështetet nga ta, e ka qitë jo vetëm në pozitë të vështirë e të thuash të pakuptushme një komb të tërë, inteligjencën e tij. Natyrisht se ky islamizim i detyrueshëm nuk do të pranohet prej shqiptarëve as sot e as nesër. Kurrë. Dhe njerëzit do të gjejnë shtekdalje për të mos ikë nga vetja dhe kultura kombëtare, siç duan antishqiptarët.
 Në 70-vjetorin e Medresës Alaudin të Prishtinës, pavarësisht se pararendësen e kësaj medreseje qy në vitin 1949 pati dhënë urdhër që të hapej Aleksander Rankoviq , ishte edhe Albin Kurti në cilësinë e kryeministrit, ku foli si të ishte “imam” me një fjalim që sigurisht ishte i shkruar nga një islamist politik, sikur “të ishe mysliman, ishe si ta kishe gacen në dorë”? A ka qenë kjo e vërtetë, apo ishte e kundërta, pasi Islami është përdorur kundër shqiptarëve…?
Ibrahim Kelmendi: Nuk kam informacion për këtë ndodhi, por e dij se në përiudhën e pushtimit të Serbisë, që zgjati pothuaj njëqind vite, Islami është përdorur nga Serbia për qëllimet gjeostrategjike të saj, sidomos për shpërnguljet në Turqi, përmes të cilave shovenizmi serbë mendonte t’ua linte vendin dhe shtëpitë shqiptare kolonëve serbë e malazez që i sillte jo vetëm në Kosovë si kolonistë, përmes të së ashtuquajturës “Reforma Agrare”, që në të vërtetë ishte pretekst për serbizimin e Kosovës. Në anën tjetër Josip Broz Tito , e sidomos Aleksander Rankoviqi, që ishte njeriu kryesor që drejpërdrejtë e udhëhiqete zullimin e madh ndaj shqiptarëve, pasi që nuk do t’i lejonte të jetonin në Kosovë e askund në viset e veta në Jugosllavinë e atëhershme, e udhëhiqte Aksionin për Mbledhjen e Armëve nga Shqiptarët, që në të shumtën e rasteve njerëzit nuk i kishin. Por, qëllimi ishte të bëhej zullum i pandërprerë ndaj shqiptarëve, që atyre të mos u lihej shteg në jetë dhe të vinin në përfundim se “këtu për ta nuk ka jetë”. Jetë “për ta” kishte vetëm në Turqi, në viset e lëna shkretë nga Kurdët e Armenët, ndaj të cilëve Turqia e re kishte ushtruar disa gjenocide.
Prandaj, ata që i shpërngulnin me dhunë duke ua bërë jetën e padurueshme, duhej të shkonin atje “si Myslimanë” apo si “Turq”. Kurrsesi jo si shqiptarë , që si të tillë si donte as Serbia. Për këtë arsye në atë kohë, papritur qe shtuar numri i “turqve” që në kuptimin etnik nuk e kishin asnjë lidhje me turqit.
Të ndalemi më shumë tek pyetja rreth asaj që paska deklaruar Albin Kurti apo ndonjë këshilltar i tij islamist, që është krejt njësoj. Njeriu që mendon dhe logjikon natyrshëm, nuk duhet të bij viktimë e mendimeve të huaja. Pikësëpari, siç e përkujton edhe ti me të drejtë, atë medresë fillestare qysh në vitin 1949, ka urdhërruar të hapej personi numër një nga serbët, që në atë kohë donte tï shfaroste shqiptarët, Aleksander Rankoviqi. Pastaj medreseja pararendëse e ka filluar punën “në gjuhën shqipe” , në një xhami në lagjen Vellusha. Qëllimi ishte krijimi i kuadrit islamik, në mënyrë që t’i mbante shqiptarët “të lidhur me Islamin”. Kjo ka ndodhur në vitin 1951, në kohën kur ishte në proçes përgatitja e Aksionit për Mbledhjen e Armëve përmes zullumit të madh që ushtrohej, që ndikoi tejmase që shumë shqiptarë të vetmen shtekdalje ta shihnin shpërnguljen në Turqi, tek “vëllezërit myslimanë”!
Ndërkaq, shprehjes së tij jointeligjente, se , “të ishe myslimane, ishe si ta mbaje gacen në dorë”, mund të them se nuk ka asnjë kuptim logjik dhe nuk mbështetet në realitet, se faktikisht ishte krejt e kundërta, pasi Islami, që deri në vitin 1912 donte të na bënte “Turq me din e imanë”, me pushtimin e Serbisë u shndërrua në çështje strategjike për shfarosjen tonë nga ana e Serbisë.
Kështu ka ndodhur derisa “kopili arnaut u rrit e ua ba burrë” në rrethanat e Lirisë Kombëtare, duke i marrë në dorë punët e Vaso Çubrilloviqit, akademikut nacionalist serb që ka vekur pa iu plotësuar dëshira antinjerëzore për të na zhdikur me Islam. Andaj, për hirë të antishqiptarizmit të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm, secilit prej nesh i takon që ta forcoj identitetin kombëtar shqiptar, duke nisë nga vetja e familja.
Akademiku tashmë i ndjerë, Rexhep Qosja, në vitin 2001 – njëzet vjet para Kryeministrit Albin Kurti, i cili foli në 70-vjetorin e kësaj medreseje – duke folur për kontributin “kombëtar” të Medresës Alaudin (e themeluar në vitin 1951 nga pushteti i Aleksandër Rankoviqit, pak kohë para se të zbatohej në praktikë Aksioni për Mbledhjen e Armëve që synonte shpërnguljen e shqiptarëve si “myslimanë” apo “turq” drejt Turqisë), theksoi se si para luftës kjo medrese i kishte “hapur dyert” për aktivitete të ndryshme shkencore apo politike të shqiptarëve, në një kohë kur aktivitete të tilla nuk lejoheshin diku tjetër…?!
Ibrahim Kelmendi: Po, e kam lexuar dhe e kam dëgjuar fjalimin e tij në shënimin e 50-vjetorit të kësaj medreseje, të cilën e kishte hapur drejtpërdrejt pushteti i Aleksandër Rankoviqit në vitin 1951, ndonëse lejen në formë dekreti për hapjen e saj e kishte dhënë që në vitin 1949. Duhet të kthehemi pak në kohë për të kuptuar se në atë periudhë Serbia (ish-Jugosllavia) nuk lejonte asnjë shkollë fillore apo të mesme të plotë dhe të pavarur në gjuhën shqipe. Të gjitha kontrolloheshin nga shteti dhe shumica e lëndëve mësimore jepeshin nga serbët, me arsyetimin e “mungesës së kuadrit shqiptar”. Ishte koha kur, nëse nuk e njihje serbishten, mund ta humbisje vitin shkollor, ose kur historia dhe gjeografia duhej të mësoheshin ashtu siç dëshironte ish-Jugosllavia. Jo vetëm shpjegimi i akademikut Rexhep Qosja, por edhe ai i Albin Kurtit në 70-vjetorin e medresës, ishte i pasaktë dhe i “huqur” në çdo pikëpamje. Themelimi i kësaj medreseje nuk kishte asgjë kombëtare shqiptare; ajo u hap për të krijuar të ashtuquajturën “ndërgjegje myslimane” te populli shqiptar. Pak kohë më pas ndodhi Aksioni për Mbledhjen e Armëve, i udhëhequr nga vetë Aleksandër Rankoviqi (si zëvendëspresident dhe Ministër i Brendshëm i Jugosllavisë) – një zullum i madh, i gjithanshëm dhe i papërballueshëm në mbarë Kosovën e më gjerë. Qëllimi ishte që njerëzit, të identifikuar si “myslimanë” apo “turq”, të shpërnguleshin në Turqi në bazë të konventave të ish-Jugosllavisë për shpërngulje. Ne e dimë se në atë kohë njerëzit dëshironin të iknin “nga sytë këmbët”, pasi dhuna e xhandarëve (milicëve) serbë ishte e madhe dhe e padurueshme. Akademiku Rexhep Qosja, në fjalimin e tij, thotë se “dyert” e kësaj medreseje ishin të hapura, por nuk analizon logjikisht se ato ishin të hapura sepse ashtu dëshironte regjimi i atëhershëm (dhe më vonë ai i Millosheviqit), i cili kishte ndaluar shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar për shqiptarët. Serbisë i duhej vetëm “rruga myslimane” e shqiptarëve, jo ndonjë rrugë tjetër kombëtare dhe europiane. Prandaj, çështja e kësaj medreseje duhet analizuar me paanësi dhe jo sipas mënyrës se si e shpjegojnë Rexhep Qosja apo Albin Kurti. Këto janë çështje tepër serioze, ku nuk duhet lejuar as gabimi më i vogël në vlerësimin e historisë. Medresja Alaudin u hap në një kohë kur shqiptarët ndiqeshin e luftoheshin me të gjitha mjetet dhe metodat e pushtuesit në vendin e tyre, ashtu si ndiqeshin edhe në kohën për të cilën flet më shumë akademiku ynë tashmë i ndjerë.
Imamë jo të pakët, duke filluar nga BIK-u, mendojnë se kanë “misionë” ta xhamizojnë-islamizojnë vendin…!? A e ke vërejtur se tashmë po krijohet një shoqëri paralele, ajo Islame dhe Shqiptare, që janë në kundërshtim dhe mospajtime të vazhdueshme me njëra-tjetrën. Ky mospajtim shprehet edhe në politikën e vendit, kur “për votat elektorale” po përkrahet pothuaj në vazhdimësi islamizimi i vendit?
Ibrahim Kelmendi : Edhe pse që prej 16 vitesh jam larg Kosovës për shkaqe mjekimi, nga ato që përcjell në media, gjendja është alarmante sepse islamistët dhe klerikët myslimanë e kanë gjetur mënyrën si ta indoktrinojnë rininë. Dhe çka është më e kqja dhe pabesueshmja, shteti po i lejon. Dhe jo vetëm në trojet e tyre, por edhe në emigracion është i njëjti trend, ku imamët vazhdojnë me agjendat e tyre antishqiptare duke ndërtuar xhami e qendra kulturore islame. Nëse shqiptarët nuk ndërgjegjësohen për vetëmbrojtje nga islamizmi, rrezik se do të na shndërrohet Kosova në shtet teokratik mysliman, i ngjashëm me Afganistanin talibanist.
Këtë shqiptarët nuk duhet ta lejojnë në asnjë mënyrë as sot e as nesër.
Për shembull Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që koniderohej se është partia më pa preokupime religjioze, ka dalë hapur në favor të imamit Shefqet Krasniqi, që edhe e ka dekruar dhe kundër Lëvizjes së Deçanit që shquhet si lëvizje për ruajtjen e vlerave të kombit…Kah po shkohet? Si të shpjegohet kjo?
Ibrahim Kelmendi: AAK-ja nuk është më faktor, meqë në zgjedhjet e radhës mund të mos e kalojë pragun për të qenë parti parlamentare. Kjo parti rajonale megjithatë si i mbyturi “për një fije kashte”, është kapur pas islamizimit të kombit. Rreziku është se në LVV dhe PDK kanë dominuar shumë islamistët.
Turqia vazhdon me investimet e saj religjioze, thuejse po investon në “vilajetin e saj” të dikurshëm me megaxhaminë e Prishtinës, që thuhet se në të do të ketë kapacitet për faljen (namazin) e 17 mijë vetave në ditë?! Kah po shkojmë, kur një investim i tillë gratis, e arrin shifren e 52 milionëve dhe e gjjithë kjo nuk u bënmë fare përshtypje politikanëve tonë, përkundrazi këtë e shohin “në kuadër të të drejtave  dhe lirive njerëzore e fetare”…?!
Ibrahim Kelmendi: Turqia erdoganiste, atë që nuk po mund ta bëjë në Turqi sepse shumica e popullsisë atje është sekulariste, po e shtrin ndikimin e saj në Kosovë. Meqë familja e Erdoganit ka në pronësi monopolin e tregtisë së rrymës elektrike, ka edhe Aeroportin “Adem Jashari” dhe bankën BKT, përmes këtij islamizimi agresiv i siguron fitimet vjetore në Kosovë, të cilat janë më shumë se një miliard euro në vit. Edhe përmes fitimeve të tilla, e bën islamizimin e Kosovës dhe jo vetëm.
Në Maqedoni, siç e din, para disa vitesh është regjistruar në Shkup edhe Bashkësia Selafiste Islame, partia e dytë islame në këtë vend, pasi, me gjasë maqedonasve nuk u është dukur se ajo bashkësi islame që ekzistonte “ka qenë mjaft burimore”…? Si e shpjegoni këtë “luftë” të shërbimeve të fshehta të maqedonasve, turqve apo serbëve për Islamin, që “iu dashka” aq shumë Shqiptarëve?!
Ibrahim Kelmendi: Nuk kam informacion konkret për këto zhvillime në Maqedoni, por e dij se të lejosh regjistrimin e Bashkësisë Selafiste atje e kudo tjetër, është shenjë e qartë se “dikush” nuk është i kënaqur me rrjedhën e deritashme të islamizimit dhe don islamizim të plotë përmes atyre që janë ithtarë të “islamit burimor”. Mendoj se në gjithë këtë fushatë të mirëorganizuar pas qëndrojnë shërbimet e fshehta antishqiptare që nuk duan në asnjë mënyrë të lejojnë që Shqiptarët të mbesin Shqiptarë, por i duan vetëm si Myslimanë me preokuptime të vazhdueshme religjioze. Përmes religjiogjizimit të shqiptarëve me Islam, ata kështu ngadale e krijojnë të ashtuquajturin “Umetin Myslimanë” sipas asaj që e ka dashur i ashtuquajturi profet Hazreti Muhamedi.
Jo vetëm regjistrimi i kësaj lëvizjeje puro islamike në Shkup nga përfaqësuesja e Qeverisë Maqedonase, paraqesin një kumbonë alarmi për secilin njeri, secilin shqiptarë se nuk duhet të shkojnë rrugës kah i shpiejnë të tjerët, që shpesh është rrugë theqafjeje dhe humnere, por të shkojnë rrugës së vet.
Së fundmi vazhdoni të bashkëbisedoni me platformat e inteligjencave artificiale për Islamin…Cilat janë risitë e këtij bashkëbisedimi. Keni ardhur deri tek faktet e reja, që nuk i dinit deri tash për Islamin apo?
Ibrahim Kelmendi: Jam duke u surprizuar për mirë se sa e informuar është Inteligjenca Artificiale (IA) mbi Islamin. Po të ekzistonte në vitin 2011, kur u angazhova për të përgatitur librat mbi Islamin (në shqip e në gjermanisht), do ta kisha shumë më lehtë, sepse atëherë më duhej të lexoja shumë libra, ndërsa tani, për secilën pyetje, IA ka përgjigje konkrete brenda pak sekondave. Unë u përcaktova për komunikim mbi Islamin me katër platforma të IA — ChatGPT, Grok, Gemini, Copilot — sepse në librat e mi kam trajtuar vetëm Islamin zanafillor të ideuar e praktikuar gjatë viteve 610-661, kur u vra kalifi Ali (djali i axhës dhe dhëndri i Muhamedit). Ai ishte ndër më agresivët, sepse në vitin 661 patën fituar anti-muhamedanët, të udhëhequr nga Muavija I (661-680), dhe në atë hapësirë arabe u rikthye liria e pluralizmit fetar. Nga IA po informohem për historinë 1400-vjeçare të përhapjes me dhunë të Islamit dhe pasojat e tij. Ndoshta nga debati që po bëjmë, do të dal me një libër më të aktualizuar.
Në kohën kur politikanët shqiptarë, në Shqipëri e sidomos në Kosovë e më shumë në Maqedoni, vazhdojnë t’i përkrahin imamët e shumtë e më me ndikim në kombzhbërje, çka duhet të bëjnë Shqiptarët?
Ibrahim Kelmendi: Shqiptarët, nëse u dhimbet kombi shqiptar, duhet të angazhohen për t’iu kundërvënë këtij hibridizmi shpërfytyrues e të shpifur, sepse Islami e ka kohën të mbetet vetëm si rekuizitë muzeale, që njerëzit të kuptojnë se sa pasoja ka shkaktuar.
Sulltan Mehmeti – Fatihu
Si t’ia bëjmë kur i pari i BIK-ut e thotë hapur se “Sulltan Murati e ndali sllavizimin e Shqiptarëve”, ai i Shkodrës i thur lavde Perandorisë Osmane dhe Sulltan Mehmetit të II Fatihut, tjetri nga Prizreni thotë që “turqit i sollën shqiptarët…” , njejt sikurse historiografia dhe politika serbe, tjetri e shanë dhe fyen Kanunin e Lekë Dukagjinit e tjetri fjamurin kombëtar e quan “leckë”…?
Ibrahim Kelmendi: Duhet t’i luftojmë nëse nuk duam të poshtërohemi.
A po bëhet shumë zhurmë e ngatërresë Myslimane në mbarë trojet shqiptare, kur për çdo vit shtohet numri i atyre që i kryejnë shkollat e mesme religjioze e edhe studimet islame ? Për kë e për çka po përgatitet ky kuadër, kur Islami, siç e ke thënë edhe ti në analizat tuaja të shumëta, nuk është lojal ndaj kombit? Se praktikisht është nacionalizëm turkomadh dhe panislamik?!
Ibrahim Kelmendi: Islami dhe çdo religjion angazhohet ta rrisë turmën e besimtarëve sa më fundamentalistë, prandaj shton numrin e klerikëve. Është detyrë e shqiptarëve të mbrohen nga ky lloj agresiviteti antishqiptar.
Në shumë shtete europiane dhe perëndimore përgjithësisht, ndërtohen xhami deri 15 milionë eurosh me fonde që nuk u dihet burimi. Edhe në vendet perëndimore, sikurse në Zvicër, po “konsolidohet” islami “shqiptar”. Kush qëndron pas kësaj fushate islamizuese, kur dihet se qendrat kulturore e arsimore shqiptare janë deturuar të mbylleshin se nuk i financonte askush…?
Ibrahim Kelmendi: Para rreth 40 vjetëve, në Malmo të Suedisë, u ngrit xhamia e parë “shqiptare”. Investues ishin qeveria e Beogradit dhe e Libisë. Koordinues i investimit ishte shkrimtari Ramadan Osmani. Ndodhi që ta burgosin institucionet suedeze si shpërdorues i mjeteve financiare; nuk e kam ndjekur gjykimin e rastit. Baci Ramadan, siç e thërrisnim, krekosej se ishte bashkëveprimtar i Adem Demaçit, prandaj ishte arratisur nga Presheva. Kur që atëherë ndodhi ai komplot, sigurisht që tani përmasat antishqiptare edhe në emigracion janë rritur, prandaj i kanë krijuar kapacitete për këto komplote komprometuese për shqiptarët përgjithësisht. Po shpresoj se qytetarët e Zvicrës do ua tregojnë vijën e kuqe islamistëve me prejardhje nga Kosova, Maqedonia e Serbia.
Edhe një herë: A erdhi Islami ndër Shqiptarët “në mënyrë paqeësore” apo me dhunë? Imamët thonë erdhi dhe u shtri paqësisht e historianët kryesisht thonë që erdhi me dhunë. Cili është mendimi yt?
Ibrahim Kelmendi: Çdo pushtim është agresiv dhe çdo pushtues imponon religjione e politika që ia mundësojnë sundimin sa më të gjatë e sa më përfitues. Kush shpif se Islamin shqiptarët e kanë përqafuar me dëshirë, është një mashtrues ordiner — për të mos i diskualifikuar ashtu siç e meritojnë.
Intervistoi: Gjergj – Bajram Kabashi

Mendime për veprën “Vështrim historik mbi mitologjinë pellazgo-ilire dhe falsifikimet greke, romake dhe serbe”

0

Lekë Mrijaj, Klinë

Këndvështrim mbi veprën “Vështrim historik mbi mitologjinë pellazgo-ilire dhe falsifikimet greke, romake dhe serbe” të studiuesit Pjetër Nikolla

(Në vend të urimit në ditëlindjen e 90-të të studiuesit Pjetër Nikolla)

Vepra e Pjetër Nikollës, “Vështrim historik mbi mitologjinë pellazgo-ilire dhe falsifikimet greke, romake, serbe”, paraqitet si një përpjekje e gjerë, e ngarkuar me pasion kombëtar, për të rishikuar disa nga çështjet më të debatueshme të historisë së lashtë dhe të identitetit shqiptar.

Që në faqet e para të librit, pra në parathënien e tij, autori e vendos qartë boshtin e vet ideor: ai nuk dëshiron të ecë në gjurmët e historiografive që i konsideron të shtrembëruara, por synon të paraqesë një të vërtetë që, sipas tij, është lënë në harresë, është deformuar ose është fshehur me qëllim nga tradita të ndryshme historiografike greke, romake dhe sllave. Kjo hyrje nuk është thjesht një parathënie informuese, por një deklaratë programatike, një lloj manifesti intelektual, ku autori e sheh veten jo vetëm si studiues, por edhe si mbrojtës të një kujtese historike që e konsideron të cenuar.

Në faqet hyrëse ai flet me bindje për lidhjen pellazgo-ilire-shqiptare, për nevojën e mbështetjes në argumente të ashtuquajtura shkencore dhe për domosdoshmërinë që shqiptarët të mos heshtin më përballë falsifikimeve historike. Kjo e bën hyrjen një pjesë shumë domethënëse, sepse aty kuptohet menjëherë se libri nuk do të jetë vetëm një paraqitje faktesh, por një tekst i mbushur me ton polemik, me frymë mobilizuese dhe me një mision të qartë identitar.

Duke e lexuar librin në fjalë, del në pah se pjesa e parë, që nis rreth faqeve 11 dhe vijon deri afërsisht në faqen 20, e vendos lexuesin në botën e miteve të pellazgëve, të cilët autori i paraqet jo vetëm si popull i lashtë, por si popull themelor, gati hyjnor, i lidhur me fillesat e qytetërimit. Në këtë pjesë, ai përpiqet të ndërtojë një univers ku pellazgët nuk janë thjesht një emër i errët i antikitetit, por një trung i madh nga i cili janë ushqyer qytetërime të mëvonshme.

Në faqet ku ai u referohet edhe librave biblikë, vërehet prirja për ta vendosur pellazgjinë në një horizont edhe më të gjerë, duke kërkuar lidhje ndërmjet traditës mitike, kujtesës fetare dhe gjuhës shqipe. Këtu hyn edhe përpjekja e autorit për të shpjeguar etimologjinë e personazheve mitike me ndihmën e shqipes.

Pikërisht në këtë pikë, libri fillon të marrë trajtën e një argumentimi që nuk ecën gjithmonë sipas metodës së disiplinuar të gjuhësisë historike, por shpesh mbështetet në ngjashmëri tingëllore, afri intuitive dhe asociacione që autori i sheh si prova. Për një lexues kritik, kjo pjesë ngjall një reflektim të dyfishtë: nga njëra anë vlerësohet përpjekja për t’i dhënë shqipes një rol qendror në interpretimin e lashtësisë, por nga ana tjetër ndihet mungesa e një aparati metodologjik më të saktë, i cili do t’i bënte këto pohime më të qëndrueshme në rrafshin shkencor.

Kur libri hyn në pjesën e dytë, rreth faqeve 22 deri në 41, ai shtrihet në një territor edhe më të gjerë imagjinar e spekulativ: Atlantida e Platonit dhe krahasimi i saj me Durrësin e përmbytur në Shqipëri. Kjo pjesë është ndër më të veçantat e veprës, sepse autori ndërton një analogji mes rrëfimit platonik të Atlantidës dhe fatit të Dyrrahut (Durrësit). Në disa faqe ai shkon madje deri te hamendësime për ndërhyrje jashtëtokësore, duke e larguar tekstin dukshëm nga historia dhe duke e afruar me hipoteza që i përkasin kufirit të imagjinatës dhe të pseudoshkencës. Megjithatë, në këtë pjesë shihet qartë dëshira e autorit për të treguar se toka shqiptare nuk është periferi e qytetërimit, por qendër e tij, një vend ku mund të kërkohen jo vetëm gjurmë të antikitetit, por edhe jehona të miteve më të mëdha të njerëzimit.

Kur ndalet te etimologjia e emrit Atlantida apo te anagrama e emrit Atlanta në shqip, autori mbetet besnik ndaj mënyrës së vet të interpretimit, e cila është më shumë intuitive dhe identitare sesa filologjikisht e verifikueshme. Edhe aty ku përmend Shekspirin në lidhje me Durrësin, ai synon të ndërtojë idenë se Shqipëria ka qenë në vëmendjen e kujtesës së madhe kulturore evropiane. Kjo pjesë, pra, edhe pse e dobët në aspektin e provueshmërisë shkencore, është shumë e fortë në aspektin e imagjinatës kombëtare.

Në pjesën e tretë, rreth faqeve 44 deri në 53, libri ndalet te Lufta e Trojës. Këtu autori përpiqet të japë një lexim të ndryshëm nga versioni klasik, duke theksuar rolin e pellazgëve, të akejve, të dardanëve dhe të Trojës si pjesë e një realiteti më të afërt me botën ilire e shqiptare sesa pranohet zakonisht. Në faqet ku trajton argumentet mbi falsifikimet e Luftës së Trojës, ai synon të rrëzojë narrativën tradicionale dhe të tregojë se historiografia klasike ka lënë në hije elemente që mund të çonin drejt një lidhjeje më të fortë me pellazgo-ilirët. Edhe këtu ai nuk mjaftohet me një analizë të ftohtë, por shkruan me ton denoncues. Lufta e Trojës nuk paraqitet vetëm si një ngjarje e largët mitiko-historike, por si një nyjë e madhe ku, sipas autorit, janë bërë shtrembërime të hershme që më pas kanë ndikuar në gjithë vetëdijen historike të Evropës Juglindore.

Në faqet 57 deri 66, ku trajtohet lashtësia dhe autoktonia e pellazgëve dhe vijimësia e tyre te shqiptarët, e madje edhe te etruskët, libri merr një drejtim edhe më të drejtpërdrejtë identitar. Kjo është zemra ideologjike e veprës. Autori nuk e paraqet autoktoninë thjesht si një tezë të mundshme, por si një të vërtetë që, sipas tij, është e provuar, por e mohuar. Kur shkruan se shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve, ai nuk lë shumë hapësirë për hezitim. Kjo e bën tekstin të fuqishëm si shpallje, por njëkohësisht e bën të cenueshëm si argument shkencor, sepse historia dhe etnogjeneza janë fusha që kërkojnë kujdes, krahasim burimesh dhe pranim të kompleksitetit. Megjithatë, duhet pranuar se pikërisht kjo siguri absolute është ajo që i jep librit frymën e tij të veçantë: ai nuk është shkruar për të dyshuar, por për të pohuar.

Pjesa kushtuar gjuhës shqipe, nga faqja 71 e deri rreth faqes 89, është një tjetër gur themeli i veprës. Autori e konsideron shqipen si një nga gjuhët më të vjetra në botë dhe si mbartëse të gjurmëve të drejtpërdrejta pellazgo-ilire. Ai përpiqet të sjellë vlerësime, deklarime dhe klasifikime që, sipas tij, e ngrenë shqipen në një shkallë më të lartë vlerësimi historik dhe shkencor. Për lexuesin shqiptar, kjo pjesë mund të ketë një efekt krenarie, sepse flet për gjuhën jo vetëm si mjet komunikimi, por si dëshmi e një lashtësie të lavdishme. Megjithatë, edhe këtu ndihet nevoja për një dallim të qartë midis entuziazmit kombëtar dhe standardeve të gjuhësisë krahasimtare. Autori e ndërton argumentin e tij me bindje, por jo gjithmonë me aparatin kritik që do të kërkohej në një studim universitar. Kjo nuk e zbeh domosdoshmërisht peshën emocionale të tekstit, por e kufizon peshën e tij në mjedisin akademik.

Në faqet 91 e më tej, ku trajtohen shkrimi dhe alfabeti pellazg, si dhe më pas ardhja e pushtuesve helenë grekë, libri fiton një ton akuzues edhe më të fortë. Helenët, danaenët, dorianët, kadmenët dhe Pelopsi paraqiten si ardhacakë, pushtues dhe përvetësues të një trashëgimie më të hershme pellazge. Kjo pjesë e librit është ndërtuar mbi një kundërvënie të qartë: vendasit autoktonë në njërën anë dhe të ardhurit uzurpatorë në anën tjetër. Në këtë mënyrë, historia e lashtësisë interpretohet si një proces i dhunshëm zëvendësimi kulturor, ku emrat, hyjnitë, miti, gjuha dhe kujtesa iu rrëmbyen popullsisë pellazge. Kjo mënyrë rrëfimi ka fuqi të madhe letrare dhe polemike, sepse krijon qartësi dhe tension, por në të njëjtën kohë rrezikon të thjeshtëzojë tej mase realitete shumë të ndërlikuara historike. E megjithatë, për autorin, ky është pikërisht thelbi: të tregojë se nuk kemi të bëjmë me zhvillime neutrale, por me përvetësime të qëllimshme.

Nga faqet 121 e në vazhdim, kur hyn te popullsia ilire e gadishullit ilirik, te qytetet, mbretëritë, madhështia e Ilirisë, ardhja e fiseve pushtuese nga veriu, e deri te dardanët ilirë dhe trojanë, libri fiton një strukturë më historike dhe më të lidhur me toponiminë, etnografinë dhe traditën e kujtesës shqiptare. Këtu autori shpalos me më shumë siguri një botë ku Iliria nuk është një nocion i largët muzeal, por trualli i gjerë i një vazhdimësie që shkon deri te shqiptarët e sotëm. Dardanët marrin një vend të veçantë, jo vetëm si fis ilir, por edhe si urë me Trojën, duke i dhënë historisë shqiptare një thellësi epike. Këto faqe janë ndër më të fortat për lexuesin kombëtar, sepse atje lidhen Kosova, Iliria, Troja dhe identiteti. Edhe kur ka teprime interpretative, autori arrin ta ngrejë rrëfimin në një nivel ku historia bëhet pjesë e ndërgjegjes së gjallë dhe jo thjesht përmbajtje libri.

Kur arrin te faqet 151 e më pas, me konfliktet me Maqedoninë dhe Bellum Dardanicum, si dhe sidomos te ardhja e sllavëve në gadishullin ilirik dhe falsifikimet e shovinistëve serbë, libri hyn në hapësira ku lashtësia takon traumën historike moderne. Në këto faqe autori shkruan jo vetëm si studiues, por si dëshmitar moral i një historie të përgjakur. Ai flet për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, për dëbimet masive, për politikat e shkombëtarizimit. Kjo pjesë ka një ngarkesë të fortë emocionale dhe politike. Nuk kemi më vetëm një debat për pellazgët apo etimologjitë, por për vuajtjen historike të një populli. Këtu libri merr pothuajse trajtën e një aktakuze. Për një lexues shqiptar, sidomos nga trojet e prekura nga dhuna, kjo pjesë mund të ketë forcë të madhe përjetuese.

Megjithatë, pikërisht për shkak të kësaj force, do të kërkohej edhe më shumë kujdes dokumentar dhe balancë argumentuese, në mënyrë që dhimbja e drejtë të mos e zëvendësojë krejt filtrin kritik.

Faqet kushtuar Epirit, shkatërrimeve romake, ndarjes së Perandorisë dhe tragjedisë së çamëve, si edhe gjenocidit ndaj tyre, e zgjerojnë më tej horizontin e librit. Autori e sheh Epirin jo si një periferi të huaj, por si një truall të lidhur ngushtë me lashtësinë pellazgo-ilire dhe me fatin e shqiptarëve. Kur flet për djegien e 70 qyteteve të Epirit dhe Ilirisë, ai përpiqet të vendosë në kujtesën historike jo vetëm një tragjedi të lashtë, por një vazhdimësi plagësh që shkojnë deri në shekullin XX. Në këtë mënyrë, libri nuk e ndan antikitetin nga koha moderne, por i lexon të dyja brenda së njëjtës logjikë të cenimit të një trungu autokton.

Në faqet 191 e deri rreth 223, ku trajtohen besimet e lashta pellazgo-ilire, Dodona dhe hyjnitë që, sipas autorit, i përvetësuan helenët grekë, libri kthehet sërish në zemrën mitologjike të tij. Zeusi, Demetra, Persefoni, Athena, Poseidoni, Apolloni, Afrodita, Artemisa, Akili, Herkuli, Hermesi – të gjithë vendosen në një kornizë ku paraqiten si figura të një bote fillimisht pellazge, të përvetësuar më vonë nga helenët. Kjo pjesë është e rëndësishme, sepse zbulon synimin e vërtetë të autorit: ai nuk dëshiron vetëm të mbrojë një popullsi apo një territor, por të rikthejë tërë themelin simbolik të qytetërimit mesdhetar në një origjinë pellazgo-ilire. Kjo është padyshim pjesa më e guximshme e veprës. Ajo ka fuqi të madhe imagjinative, por po aq edhe dobësi metodologjike, sepse transferimi i hyjnive nga një traditë në tjetrën kërkon kujdes të madh krahasues në fushën e historisë së religjioneve, mitologjisë dhe filologjisë klasike. Megjithatë, si projekt intelektual, kjo pjesë është ndoshta më përfaqësuesja për ambicien e autorit.

Faqet e fundit të librit, ku vijnë thënie brilante, deklarime personalitetesh, studime që autori i quan me vlera të jashtëzakonshme, kritika ndaj përkthimeve të “Iliadës” në 16 gjuhë dhe, në fund, thirrja që historianët shqiptarë të mos heshtin, e shndërrojnë librin në një manifest të hapur kombëtar. Këtu autori e lë pas çdo lloj përmbajtjeje të ftohtë akademike dhe i drejtohet drejtpërdrejt ndërgjegjes shqiptare. Koha, sipas tij, po krijon një shans në anën e kombit shqiptar; historia e vërtetë duhet shkruar; institucionet duhet të zgjohen; studiuesit duhet të flasin; heshtja është bashkëfajësi.

Ky përfundim e përmbyll librin jo si një studim që kërkon vetëm të lexohet, por si një tekst që dëshiron të veprojë, të tronditë, të nxisë përgjegjësi dhe të thërrasë në mobilizim.

Në tërësi, kjo vepër e Pjetër Nikollës duhet parë në dy rrafshe. Në rrafshin e parë, ajo është një tekst i zjarrtë patriotik, me tone të forta identitare, i shkruar nga një autor që ndien misionin për të mbrojtur një të vërtetë që beson se i është mohuar kombit të vet. Në këtë rrafsh, libri ka peshë emocionale, forcë mobilizuese dhe aftësi për të nxitur debat e vetëdije. Në rrafshin e dytë, si tekst me pretendim shkencor, ai mbetet problematik, sepse shpesh e zëvendëson metodën me bindjen, verifikimin me deklarimin dhe analizën krahasimtare me sigurinë përfundimtare. Por ndoshta pikërisht këtu qëndron edhe veçantia e tij: ky nuk është një libër i shkruar për të ruajtur neutralitetin, por për të shpërthyer kundër një historie që autori e ndien si padrejtësi të grumbulluar ndër shekuj.

Prandaj, si recension dhe si reflektim, mund të thuhet se kjo vepër nuk lexohet thjeshtë si një libër historie, por si një akt ndërgjegjeje kombëtare, si një përpjekje për të zgjuar kujtesën, për të kthyer sytë nga lashtësia, për të vënë në dyshim versionet zyrtare dhe për ta bërë historinë jo vetëm dije, por edhe betejë. Edhe kur lexuesi nuk pajtohet me të gjitha tezat, ai nuk mund të mos e vërejë se libri buron nga një pasion i vërtetë për kombin, për gjuhën, për lashtësinë dhe për dinjitetin historik të shqiptarëve. Në këtë kuptim, vepra e Pjetër Nikollës mbetet një thirrje e hapur: që historia shqiptare të mos lexohet më me nënshtrim, por me guxim, me vetëdije dhe me përgjegjësi.

Më 11 prill 2026

Cilësia në Studimet Master dhe Doktoratë – Nevoja për Standardizim dhe Reformë

1

Prof. Dr. Sabri Tahiri

Zhvillimi i shpejtë i institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë gjatë viteve të fundit ka rritur ndjeshëm mundësitë për ndjekjen e studimeve master dhe doktoratë.

Megjithatë, ky zgjerim i shpejtë nuk është shoqëruar gjithmonë me rritje të njëjtë të cilësisë akademike. Në disa raste, hapja e programeve të shumta pa kapacitete të mjaftueshme akademike dhe kërkimore ka krijuar sfida serioze për standardet e studimeve të avancuara.

Studimet master dhe doktoratë duhet të përfaqësojnë nivelin më të lartë të përgatitjes profesionale dhe kërkimit shkencor. Kur këto programe funksionojnë pa standarde të forta, rrezikohet jo vetëm cilësia e diplomave, por edhe besueshmëria e sistemit arsimor në tërësi. Një numër i madh diplomash të avancuara nuk garanton domosdoshmërisht ekspertizë reale, nëse mungon një proces rigoroz mësimor dhe kërkimor.

Një nga sfidat kryesore mbetet raporti ndërmjet numrit të programeve dhe kapaciteteve reale akademike. Në disa institucione, numri i studentëve është rritur përtej mundësive reale të mentorimit dhe kërkimit shkencor. Po ashtu, mungesa e lidhjes së drejtpërdrejtë ndërmjet programeve studimore dhe nevojave të tregut të punës ka bërë që një pjesë e studimeve të mbetet teorike dhe jo gjithmonë funksionale për zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit. Në këtë kontekst, përmirësimi i cilësisë në studimet master dhe doktoratë kërkon një qasje të koordinuar dhe afatgjatë, të mbështetur në standarde të qarta dhe mekanizma efektivë kontrolli.

Rekomandime kryesore për rritjen e cilësisë

Për të forcuar cilësinë akademike dhe për të rritur besueshmërinë e diplomave të avancuara, rekomandohen disa masa konkrete:

1. Vendosja e kritereve të rrepta për hapjen dhe funksionimin e programeve

Programet master dhe doktoratë duhet të hapen vetëm kur plotësohen standarde të qarta për staf akademik, publikime shkencore dhe infrastrukturë kërkimore. Programet që nuk përmbushin këto standarde duhet të rishikohen ose të pezullohen.

2. Kufizimi i pranimit të studentëve sipas kapaciteteve reale

Numri i studentëve duhet të jetë në përputhje me mundësitë reale të mentorimit dhe mbikëqyrjes akademike, në mënyrë që të garantohet cilësi në procesin mësimor dhe kërkimor.

3. Forcimi i rolit të mentorimit dhe përgjegjësisë akademike

Mentorët duhet të kenë përgjegjësi të qarta për progresin e studentëve dhe një numër të kufizuar studentësh nën mbikëqyrje, për të siguruar mbështetje të vazhdueshme dhe cilësore.

4. Nxitja e kërkimit shkencor dhe publikimeve cilësore

Studimet doktorale duhet të lidhen drejtpërdrejt me publikime shkencore të verifikuara dhe me projekte kërkimore që kontribuojnë në zhvillimin e dijes dhe të shoqërisë.

5. Rritja e kontrollit të cilësisë dhe transparencës institucionale

Proceset e akreditimit dhe vlerësimit duhet të jenë të rregullta, transparente dhe të bazuara në standarde ndërkombëtare.

6. Lidhja më e fortë me tregun e punës dhe nevojat e zhvillimit

Programet studimore duhet të harmonizohen me nevojat reale të ekonomisë dhe administratës publike, duke përfshirë praktika profesionale dhe bashkëpunim me sektorët relevantë.

7. Forcimi i integritetit akademik dhe luftimi i plagjiaturës

Duhet të përdoren sisteme moderne për kontrollin e plagjiaturës dhe të vendosen masa të qarta disiplinore për shkeljet akademike.

Përfundim

Rritja e cilësisë në studimet master dhe doktoratë është një nga kushtet themelore për zhvillimin e qëndrueshëm të arsimit dhe të shoqërisë në përgjithësi. Një sistem arsimor që mbështetet në standarde të forta dhe përgjegjësi akademike prodhon jo vetëm diploma, por profesionistë të aftë dhe kontribues aktivë në zhvillimin e vendit.

Investimi në cilësi akademike nuk është vetëm çështje e institucioneve arsimore, por përgjegjësi e përbashkët e shtetit, akademisë dhe shoqërisë në tërësi.

Gjilan, 11. Prill 2026