Kreu Blog Faqe 183

Me çfarë të drejte e ka negociuar Hashim Thaçi territorin e shtetit? Kush ia ka dhënë këtë mandat?

0
Lirim GashiNga Lirim Gashi, Prizren
Nuk bëhej fjalë për shkëmbim territoresh- por për tregti me sovranitetin

Nuk bëhej fjalë për një projekt të shkëmbimit të territoreve, siç u përpoq Hashim Thaçi ta paraqesë në mënyrë të maskuar diskursin e tij publik.

Ishte, në thelb, një nismë e zhveshur nga çdo parim shtetformues – një përpjekje për ta blerë lirinë personale nga Gjykata Speciale përmes një pazari të errët me Aleksandar Vuçiqin, të ndërmjetësuar nga “vëllezërit” e tij shqipfolës: Edi Rama, Baton Haxhiu dhe Shkëlzen Maliqi.

Çmimi i kësaj “lirie” nuk ishte aspak simbolik – ishte vetë veriu i Kosovës, i dorëzuar pa kushte, pa reciprocitet dhe pa rikthimin qoftë edhe të një pjese të vetme të territorit të humbur.

Këtë nuk e dëshmon vetëm logjika e ftohtë e analizës politike, por edhe deklarimet dhe qëndrimet e Sabina Çudiqit, të cilat e çveshin këtë projekt nga çdo iluzion diplomatik dhe e vendosin në kuadrin e tij real, si një akt të rrezikshëm të tregtisë me sovranitetin e shtetit.

Ishte një mohim i sakrificës kolektive dhe i gjakut të derdhur për liri – një përmbysje e vetë kuptimit të luftës çlirimtare.

Nga aspekti psikologjik, kemi të bëjmë me një sindromë frike, ku politikanët e korruptuar dhe të shitur përpiqen ta shmangin fajin e tyre, të gatshëm ta sakrifikojnë interesin publik dhe shtetëror për ta shpëtuar vetveten.

Është psikologjia e njeriut që, përballë drejtësisë, nuk mbrohet me të vërtetën, por me pazare.

Në planin politik, kjo përfaqëson formën më të pastër të kapjes së shtetit – kur politika nuk shërben më si instrument i qytetarëve, por si mburojë e krimeve dhe tradhtive të individëve të caktuar.

Nga këndvështrimi filozofik shtrohet pyetja themelore:

A mund të blihet dhe të shitet liria?

Nëse liria personale blihet me shitjen e një pjese të territorit të shtetit, atëherë ajo nuk është më liri – por një iluzion i ngritur mbi padrejtësi.

Nga aspekti etik dhe moral, një projekt i tillë bie ndesh me çdo normë të përgjegjësisë publike.

Askush nuk ka të drejtë morale të dhurojë tokë që nuk i përket – aq më pak për ta shpëtuar vetveten nga përgjegjësia morale dhe ligjore.

Është një akt që cenon besimin e qytetarëve dhe dëmton dinjitetin e një kombi të tërë.

Në fund, ky nuk është thjesht një episod politik – është një provë për ndërgjegjen kolektive

PËR MBROJTËSIT E HASHIM THAÇIT :

Problemi juaj nuk është vetëm keqleximi – është ose keqinterpretimi i qëllimshëm, ose keqinterpretimi injorant i realitetit.

Për çfarë po flasim këtu?

Për një njeri që në vitin 2013, në të ashtuquajturat “bisedime teknike”, ka vendosur mbi tryezën e bisedimeve teknike, çështje politike dhe territoriale që prekin drejtpërdrejt sovranitetin e shtetit, përballë një armiku shekullor që edhe sot e kësaj dite e konsideron Kosovën si pjesë të territorit të vet në Kushtetutën e tij.

E ka bërë këtë edhe pse e ka ditur se Serbia është një shtet gjenocidal, që jo vetëm nuk ka kërkuar falje për gjenocidin, por që vazhdon ta destabilizojë vendin përmes strukturave kriminale dhe terroriste si Lista Serbe, të përbëra nga individë me të kaluar kriminale, të cilët ushtrojnë kontroll dhe presion në veri me metoda që nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë.

Pyetja thelbësore është kjo:

Me çfarë të drejte e ka negociuar Hashim Thaçi territorin e shtetit? Kush ia ka dhënë këtë mandat?

Populli? Jo.

Kushtetuta? Jo.

Atëherë si duhet të quhet një njeri i tillë?

Atdhetar?

Atdhetari nuk e konsideron territorin e shtetit dhe pasurinë e popullit si pronë private.

Pra, ai nuk është atdhetar – por tradhtar.

Në çdo shtet normal me institucione funksionale, profesionale dhe të paanshme të drejtësisë dhe prokurorisë, që e respektojnë Kushtetutën, një veprim i tillë do të mjaftonte për dënim me burgim të përjetshëm – pa ia përmendur fare veprat e tjera të mundshme, lista e të cilave është aq e gjatë sa do të mbushte libra të tërë.

Pse nuk i ka vënë në tavolinë pasuritë personale – shtëpitë, vilat, bizneset – por e ka vënë në pazar integritetin territorial të Kosovës?

Edhe më shqetësuese është kontradikta e hapur në qëndrimet e tij:

Në vitin 2013 deklaron se Asociacioni është në përputhje me Kushtetutën, ndërsa në vitin 2019 e quan atë “kancer me metastaza”, duke thënë se nuk e ka nënshkruar ai, por Isa Mustafa.

Kjo nuk është vetëm mospërputhje politike – është mungesë serioziteti dhe përgjegjësie shtetërore.

Dhe këtu lind pyetja tjetër e pashmangshme:

Me çfarë e ka merituar Serbia një koncesion të tillë?

Në çdo shtet funksional, me standarde minimale të përgjegjësisë, veprime të tilla do të hetoheshin seriozisht si cenim i interesit shtetëror.

Ndërsa këtu, përkundrazi, shohim përpjekje për relativizim dhe mbrojtje të figurave që edhe vetë bashkëpunëtorët e tyre politikë dikur i kanë konsideruar problematike – përpara se t’i ndryshonin qëndrimet për interesa pushteti.

Prandaj, përpara se të mbroni individë të caktuar, do të ishte më e ndershme të përballeni me faktet.

Sepse këtu nuk bëhet fjalë për simpati apo antipati politike –

bëhet fjalë për përgjegjësi ndaj shtetit.

Kamuflimet e radikalizmit islamik

0

Imami Shefqet Krasniqi me Vëllain e tij, Radovanin

Genc Kastrati, Prishtinë

Radikalizmi islamik në hapësirën shqiptare nuk shfaqet gjithmonë në formën e tij të drejtpërdrejtë. Shpesh ai funksionon përmes një mekanizmi më të sofistikuar: krijimit të një kundërshtari artificial, i cili shërben si kontrast për ta bërë strukturën kryesore të duket e moderuar. Ky mekanizëm shfaqet si në hapësirën fetare, ashtu edhe në politikë.
Rasti i parë është ai fetar. Hapja e disa mesxhideve apo xhamive të fshehura nëpër bodrume, shpesh në mënyrë ilegale, dhe pastaj paraqitja e tyre si problem i madh i radikalizmit. Më pas ndërhyjnë strukturat zyrtare të Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), duke krijuar përshtypjen se po zhvillohet një luftë serioze kundër ekstremizmit. Në këtë mënyrë krijohet një kundërshtar i vogël dhe i dukshëm, i cili shërben vetëm për të legjitimuar strukturën zyrtare si “të moderuar”.
Por realiteti e rrëzon lehtë këtë narrativë. Ligjëratat e së premtes që mbahen çdo javë rreth mesditës, me altoparlantë që dëgjohen në një pjesë të madhe të qyteteve, shpesh përmbajnë thirrje urrejtjeje ndaj grupeve të tjera fetare apo etnike. Në të njëjtën kohë, Kosova është përmendur vazhdimisht si një nga vendet me përqindjen më të lartë të rekrutimeve për Islamic State (ISIS). Ushtarë, gra dhe madje edhe fëmijë kanë përfunduar në këtë organizatë terroriste.
Një fenomen i tillë nuk mund të shpjegohet me ekzistencën e një xhamie ilegale në një bodrum që mbyllet nga policia pas disa ditësh. Personat që kanë shkuar në ISIS, përfshirë edhe Lavdrim Muhaxheri, nuk janë radikalizuar në bodrume të fshehta, por në xhamitë e zakonshme pranë vendbanimeve të tyre – xhami që funksionojnë brenda strukturave të BIK-ut.
Rasti i dytë është ai i propagandës online. Në internet shfaqen herë pas here faqe anonime pa pronar të qartë, të cilave më pas u mvishen etiketa si “ndikim rus” apo “propagandë e jashtme”. Këto paraqiten si rreziku i madh ideologjik, në mënyrë që struktura zyrtare të duket më e moderuar dhe më e përgjegjshme në krahasim me to.
Por një vëzhgim i thjeshtë në internet tregon se realiteti është shumë më i ndërlikuar. Përveç profileve të rreme të çetnikëve serbë nga Beograd, ekzistojnë edhe mjaft profile shqipfolëse që sulmojnë simbolet kombëtare shqiptare, heronjtë historikë dhe përsërisin narrativat serbe për historinë. Në fund të fundit, islamizmi politik nuk ka narrativë të vetën për shqiptarët; ai zakonisht shërbehet me narrativë serbe në çështjet e historisë.
I njëjti mekanizëm shfaqet edhe në politikë. Partitë me profil të hapur islamik, si Partia e Drejtësisë apo lëvizje të tjera si Fjala, pothuajse asnjëherë nuk kanë arritur suksese vendimtare në parlament dhe shpesh nuk e kanë kaluar as pragun zgjedhor. Megjithatë, roli i tyre nuk është i parëndësishëm.
Këto parti shërbejnë si ekstremi i dukshëm, kundërshtari që të gjithë mund ta tregojnë me gisht. Figura si Gëzim Kelmendi perceptohen në opinion publik si përfaqësues të një linje ideologjike shumë më të ashpër. Përballë këtij ekstremi, votuesit orientohen drejt partive kryesore, duke i konsideruar ato më të moderuara.
Por paradoksi është se pikërisht këto parti të mëdha kanë qenë ato që gjatë viteve kanë lejuar zgjerimin e ndikimit të islamizmit politik. Janë ato që nuk kanë marrë vendime të qarta institucionale për të mbrojtur hapësirën publike dhe identitetin kulturor shqiptar. Janë ato që nuk kanë arritur as të miratojnë ligje elementare për rregullimin e zhurmës publike, ndërkohë që shumë vendime të tjera të domosdoshme për ruajtjen e karakterit kulturor të shoqërisë kanë mbetur të paprekura.
Në këtë mënyrë krijohet një skenë e rreme: një ekstrem i vogël shërben si dordolec politik, ndërsa politikat reale që ndikojnë në jetën e përditshme të shoqërisë zhvillohen nga partitë që paraqiten si të moderuara.
Në fund, edhe ndarja e islamit në kategori si “tradicional” dhe “radikal”, shpesh është vetëm një iluzion analitik, dhe ka të bëjë me aftësinë e shoqërisë për të kufizuar zbatimin e fesë vetëm për vetëm në sferën shpirtërore , por jo në drejtime të mirëfillta fetare. Në praktikë, ndarja reale është mes burimeve të ndryshme të ndikimit: turk, arab dhe iranian. Ndikimi iranian mbetet relativisht i vogël, ndërsa ndikimi kryesor vjen nga Turqia dhe nga vendet arabe. I pari lidhet me drejtimin hanefi tradicional të islamit në Kosovë, ndërsa i dyti me përhapjen e vehabizmit.
Megjithatë, asnjë prej këtyre drejtimeve nuk e sheh me simpati identitetin kombëtar shqiptar në formën e tij historike – me figurën e Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe me konceptin e shqiptarisë si identitet kulturor e politik.
Prandaj ajo që në pamje të parë paraqitet si luftë kundër radikalizmit shpesh është vetëm kamuflim i tij. Një ekstrem i dukshëm përdoret si justifikim për të legjitimuar një ndikim shumë më të gjerë, i cili vepron në mënyrë më të heshtur, por edhe shumë më të qëndrueshme brenda shoqërisë.

Shkrimtari nga Prishtina, Bedri Halimi, për format e spastrimit etnik të pushtuesve serbë

0
Bedri Halimi, shkrimtar, Prishtinë
____
Një ndër format e spastrimit etnik krahas: vrasjeve, masakrave, rrënimeve, plaqkitjeve, djegieve, lëndimeve, kidnapimeve, burgosjeve e veprimeve të tjera; ishte edhe dhunimi i mijëra femrave shqiptare. Dhunimet edhe sipas të drejtës ndërkombëtare, radhiten ndër krimet kundër njerëzimit. Me këto veprime, Serbia përmes forcave të veta, nuk synonte vetëm cenimin e integritetit fizik dhe psikik të femrës shqiptare, por edhe cënimin e integritetit moral e shpirtëror të shqiptarëve. Kështu, dhunimet seksuale kanë pasur karakter poshtrues, politik, hakmarrës; me qëllim të thyerjes morale dhe shpirtërore të popullit shqiptar. Edhe sipas Human Rights Ëatch theksohet se dhunimet e grave dhe vajzave shqiptare, nuk ishin akte të rralla e të izoluara, të kryera nga individë të forcave serbe, por ishin akte të organizuara mirë nga Serbia dhe u përdoren qëllimisht si instrument për të terrorizuar popullsinë civile. Kjo formë e dhunës u përdorë si armë lufte dhe instrument i spastrimit etnik sistematik.
***
Kështu, forcat serbe merrnin me dhunë femrat e reja shqiptare dhe i dërgonin në vende të caktuara për t’i dhunuar. Struktura e të dhunuarave ishte e ndryshme, duke përfshirë edhe: të mitura, studente, nuse, gra shtatëzëna, gra të moshuara, etj.. Në shumë raste dhunimet janë bërë edhe para anëtarëve të familjes: burrit, fëmijës, babës, nënës, etj.. Gjithashtu, vlen të potencohet se, në shumë raste pas dhunimit, viktimat e dhunuara vriteshin me qëllim të humbjes së gjurmëve. Ato femra që rezistonin me forcë më të madhe, vriteshin menjëherë, qoftë pas dhunimit, qoftë pa i dhunuar fare, varësisht nga disponimi i pjesëtarëve të forcave serbe. Edhe nga Qendra për Mbrojtjen e Grave e Fëmijëve raportohen raste kur dhunuesit i kanë mbajtur anëtarët e familjes, kushërinjtë, nën kërcënimin e armëve, në mënyrë që të shihnin dhunimin e të afërmeve të tyre. Dhunimet kanë përfshirë pothuaj tërë Kosovën, kanë qenë masive dhe janë atakuar femrat e të gjitha moshave, duke filluar që nga mosha 12 e 13-vjeçare e deri në 45-vjeçare, të cilat janë dërguar në objekte dhe kampe të ndryshme të forcave policore dhe ushtarake serbe. Disa nga të dhunuarat nuk janë gjetur fare, e disa vazhdojnë të jetojnë siç thonë ato, të vdekura për së gjalli. Dhunimet janë bërë edhe nëpër fshatra, banesa, me rastin e deportimit të popullatës për Shqipëri, duke i ndarë femrat më të bukura, e duke i dërguar në destinacion të panjohur, ku pas dhunimeve disa nga këto janë pushkatuar. Në brezin kufitar me Shqipërinë janë zbuluar disa varreza masive me trupa vetëm të femrave të vrara gjatë luftës. Në një varr janë gjetur 80 kufoma të femrave, në një tjetër 40 dhe në një tjetër me 16 kufoma të femrave, ku shumica e tyre janë djegur. Ekspertët kanë deklaruar se shumica e këtyre femrave më parë janë dhunuar dhe më pastaj janë vrarë dhe djegur. Në mesin e tyre thuhet se ka pasur edhe trupa me gjinj të prerë.
Në një raport të State Departamentit Amerikan, sekretarja e këtij shteti Medeleine Albright ka theksuar se: “forcat serbe po përdorin dhunimin si pjesë të spastrimit etnik dhe se numri i dhunimeve është duke u shtuar në vazhdimësi dhe kur bëhet fjalë për dhunimet, mund të flitet për një fushatë të organizuar” nga vetë shteti serb. Kjo deklaratë është dhënë gjatë kohës së sulmeve ajore të NATO-s mbi forcat serbe.
Ndërkaq, në një raport të Fondit Ndërkombëtar të OKB-së për popujt e rrezikuar të (FNUAP), të publikuar më: 25 maj 1999, në Zhenevë, pos tjerash theksohet: “ushtarët serbë për çdo ditë ngarkonin me kamionë nga 30 – 50 femra të reja shqiptare, të cilat i dërgonin në drejtime të panjohura, ku i dhunonin për disa ditë me radhë në ndërtesa ushtarake apo vendbanime të tjera të ushtarëve serbë. Nëse ato refuzonin marrëdhëniet seksuale me ushtarët dhe eprorët serbë, i vrisnin ose i digjnin në prezencën e të tjerave për t’i friksuar dhe nënshtruar me lehtë femrat e tjera”.
Të dhënat nga shumë vende në Kosovë, tregojnë se janë dhunuar seksualisht shumë femra shqiptare. Numri i tyre është i madh, por për shkak të ndjeshmërisë, mentalitetit shqiptar, shumë nga këto raste nuk janë publikuar por janë heshtur. Sipas një raporti të një organizate humanitare, thuhet se është e trishtueshme të dëgjosh rrëfimet e disa të mbijetuarave. Shumica prej tyre nuk flasin kurrë dhe i mbajnë “plumbat” e turpit për tërë jetën (qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve – Prishtinë). Numri i femrave të dhunuara që janë raportuar në raporte të ndryshme është i ndryshëm dhe sipas shumë organizatave ndërkombëtare joqeveritare dhe ekspertëve të ndryshëm arrin deri në 20. 000 femra shqiptare të dhunuara nga pjesëtarët e forcave serbe gjatë kohës së luftës.
Sipas raportit të Human Right Ëatch thuhet se: “dhunimet e kryera në Kosovë mund të grupohen në tri kategori: dhunimet e kryera në shtëpitë e vetë grave, dhunimet e kryera gjatë largimit, dhe dhunimet e kryera gjatë ndalimeve”. Në kategorinë e parë, forcat serbe hynin në shtëpitë e shqiptarëve dhe përdhunonin gratë para anëtarëve të familjes, në oborr ose në dhomën e afërme. Në kategorinë e dytë, njerëz të dëbuar që ecnin në këmbë apo me traktor ndaloheshin, grabiteshin dhe kërcënoheshin nga ushtria dhe policia serbe. Nëse familjet nuk mund të jepnin para, atëherë forcat serbe iu thoshin se vajzat e tyre do t’ua merrnin dhe do t’ua dhunonin. Në disa raste edhe pse familjet kishin dhënë para, atyre u janë rrëmbyer vajzat. Në kategorinë e tretë, dhunimet janë kryer në qendrat e përkohshme të ndalimeve në vende, si shtëpi të braktisura, etj..
Është me rëndësi të theksohet edhe analiza e OSCE-së rreth dhunimeve gjatë luftës në Kosovë nga forcat ushtarake dhe policore serbe, e që sipas tyre janë bërë në këto forma:
Dhunimet pas kidnapimit, të kryera në vende publike.
Dhunimet në shtëpitë, ku janë gjetur femrat.
Dhunimet në grupe që i kanë bërë pjesëtarët e njësive serbe
Dhunimet gjatë kohës së sulmit në fshat.
Dhunimet në konvoje.
Dhunimet në shtëpi.
Mbajtja e femrave në robëri seksuale.
Dhunimet para vrasjeve.
Dhunimet e kombinuara me forma tjera të torturës dhe keqtrajtimet.
Dhunimet pas kidnapimeve.
Dhunimet dhe dhuna seksuale në lidhje me shantazhim të parave.
Dhunimet publike në praninë e personave të tjerë.
Droga.
Pra nga të githa këto forma, në bazë të kësaj analize, rezulton se femrat shqiptare kanë qenë të rrezikuara në çdo moment nga dhunimi, duke mos qenë të sigurta as në shtëpitë e tyre, sepse në shumë raste dhunimet kanë ndodhur edhe brenda vetë shtëpive edhe në prezencën e anëtarëve të familjes. Pastaj, ndarja e femrave të reja dhe të bukura nga pjesa tjetër e popullatës, të cilat i dërgonin në vende të ndryshme forcat serbe, ku ka pasur raste që pas dhunimeve janë kthyer, pastaj janë mbajtur për një kohë të gjatë, duke i dhunuar sistematikisht në vende të caktuara, siç ka pasur edhe raste që janë vrarë pas dhunimit. Femrat shqiptare për këto qëllime janë mbajtur edhe në llogoret policore që janë detyruar të punonin për ta duke u dhunuar sistematikisht, duke u nënçmuar si dhe duke u keqpërdorur në forma të ndryshme. Në disa raste, femrave shqiptare dhunshëm u jepej drogë gjatë kohës së dhunimit seksual. Të gjitha këto forma që u potencuan, padyshim se kanë ndikuar në mënyrë të skajshme që të traumatizohen jo vetëm viktimat, por edhe anëtarët e tjerë të familjes. Dhe mjerisht, ky lloj krimi është dhe ka mbetur më i pandriçuari dhe më i pandëshkuari deri tani.
Gjithashtu, sipas analizës së OSBE-së, thuhet se ka pasur edhe raste të sulmit seksual në meshkuj, gjë që e sforcon edhe më shumë qëllimin e shtetit serb që, përmes forcave të saj të cenojë identitetin e shqiptarëve të Kosovës, duke e shkatërruar njëkohësisht edhe dinjitetin: fizik, psikik dhe seksual.
 

(

Bedri Halimi u lind në fshatin Kuk të trevës së Opojës (komuna e Sharrit). Ish i burgosur politik. Ka kryer fakultetin e Bujqesise. Ka shkruar punime të shumta kulturore, letrare e shkencore, të botuara në revista të ndryshme të hapësirave shqiptare. Deri tash ka botuar disa libra letrar, publicistikë e shkencorë, si:
1. Ditar Dardanie (1992) – poezi për të rritur, botim i klubit letrar “Luigj Gurakuqi”;
2. Plagë shpirti (1995) – poezi për të rritur, nga klubi letrar “Luigj Gurakuqi”;
3. Cubat fshehin Hënën (1999) – poezi për të rritur, nga gazeta “Rilindja”;
4. Kafshët e botës sime (2001) – poezi për fëmijë, nga “Rilindja” – Prishtinë;
5. Qëndresa kombëtare në Opojë dhe dëshmorët e saj (2002) – libër historik, klubi letrar “Luigj Gurakuqi”;
6. Përgatiti për botim librin “Haxhi Ymer Prizreni” (2006), revista “Sharri”;
7. Pemët, perimet dhe drithërat në mjekësinë popullore (2009) – libër shkencor, Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor – Prishtinë;
8. Kënga e lumit, (2009) – poezi, Shoqata Kulturore Ymer Prizreni;
9. Karnevalet e djajve, 2013 – poezi, Shoqata Kulturore Ymer Prizreni;
10. Dëshmorët e Opojës, 2014, monografi, Shoqata Kulturore Ymer Prizreni;
11. Përgatiti për botim librin monogrfik: OPOJA – Aspekti historik, 2016, Shoqata Kulturore Ymer Prizreni;
12. Haxhi Ymer Prizreni – figurë e shquar e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, 2017, Shoqata Kulturore Ymer Prizreni;
13. Panoramë Opojane, poezi për fëmijë, SHB “Fidani”, 2017, Prizren;
14. Përgatiti për botim librin monografik: OPOJA – Aspekti folklorik, 2017, Shoqata Kulturore Ymer Prizreni;
15. Ecje nëpër furtunë, roman, 2017, Shoqata Kulturore Ymer Prizreni;
16. Përgatiti për botim librin monografik: OPOJA – Aspekti gjuhësor, 2018, Shoqata Kulturore Ymer Prizreni.
17. Përgatiti për botim librin monografik: OPOJA – Aspekti etnologjik, 2019, Shoqata Kulturore Ymer Prizreni.
Ka shkruar një varg skenarësh disa nga të cilët janë bërë fila dokumantar si: Dëshmorët e Opojes; Ymer Prizreni, etj., të realizuara nga Shoqta Kulturore Ymer Prizreni, dhe të transmetuara edhe në televizione të ndryshme sin ë RTK etj.
Që nga viti 1991 drejton dhe boton revistën për kulturë, art e shkencë “Sharri”.)
 
Përgaaatiti : Flori Bruqi
 
Prishtinë,11.04.2026.

Imzot Nikollë Laçorri – Mendje e Ndritur e Kombit, kujtime me rastin e 109 vjetorit të kalimit në amshim të atdhetarit të madh

                                                                       
____
Ai ishte angazhuar drejtpërdrejtë në Kryengritjet e Shqiptarëve në Kosovë më 1910 – përshkak të veprimtarisë se tija, arrestohet. Shkaku i arrestimit ishte së gjëja në arkën/sëndekun e Ipeshkvisë që shkonte për në Delfinisht, po dërgoheshin armë, gjeten një letër ku shkruhej: “RROFSHIN KOSOVARËT!” Kjo ishte akuza kryesore që i ngarkohej Nikollë Kaçorrit që ishte shumë i lidhur me kreret e Kryengritjes së Kosovës dhe atë frymë të Kryengritjes donte ta shpërndante në Durrës dhe në Malësinë e Mbishkodrës.
“Mâ mirë me ‘dekë sod e me nerë, se nesër e pa nerë!”
(Nikollë Kaçorri, në Vlorë, më 28 nandor 1912)
Kush ishte, në fakt, Imzot Nikollë Kaçorri?           
                                                               DOM NIKOLLË KAÇORRI, STRATEGU I HARRUAR I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË ...
 Imzot Nikollë Kaçorri (1862 – 1917)
Imzot Nikollë Kaçorri u lind në vitin 1862 në fshatin Krej i Bajrakut të Lurës. Ai rridhte nga një familje, babai i së cilit ishte katolik, ndërsa nëna islame, gjë që tregon për tolerancën fetare tek shqiptarët. Si çdo fëmijë shqiptar edhe imzot Kacorri u rrit më fisnikërinë, bujarinë, besën dhe trimërinë, që ishin tradita të vyera të malësisë dhe që ndikuan më vonë në përgatitjen atdhetare të tij. Duke parë aftësinë e madhe të Nikollës së vogël Arqipeshkvi i Durrësit imzot Ambrosio pas një vizite që bëri në Lurë e mori me vete për ta përgatitur për meshtar e prijës të popullit.
Në vitin 1884 mbaroi studimet filozofiko – teologjike për meshtar dhe u shugurua po të njëjtin vit në Shkodër. Një kohë shërbeu në Delfinisht, pastaj u emërua famullitar në Durrës. Për veprimtarinë e zellshme dhe të frytshme kishtare dhe njerëzore Papa i asaj kohe e nderoi me “Kryqin e artë”, “Për Kishë dhe Papë”. Po në këtë vit emërohet edhe Ipeshkëv. Ky titull do t’i ndihmonte edhe më tepër në lëmin politik, në luftën për çlirimin e atdheut. Në mes të viteve 1905 – 1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundër turqve në Kurbin. (vijon më poshtë!)
Në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit së bashku me at Gjergj Fishtën dhe Luigj Gurakuqin e shumë atdhetarë të tjerë, i dhanë kahje perëndimore kulturës shqiptare, duke e vendosur alfabetin që kemi tani. Mori pjesë edhe në Kongresin e Elbasanit i cili synonte të korrigjonte imazhin negativ të kongresit të Dibrës (korrik 1909) të organizuar prej xhonturqve. Veprimtaria atdhetare e imzot Nikollë Kacorrit, sulltanit iu bë ferrë në sy dhe ai e priste vetëm një shkak sa më të vogël për ta burgosur. Dhe shkaku u gjet, m’u në momentin kur ishte përfshirë për një kryengritje të armatosur në gjithë Shqipërinë. Për gjyqin dhe dënimin me disa vjet burg dhe gjobë në të holla i referohemi Revistës “Leka”, e cila boton lajme të gazetës “Dielli”, 11 nëntor 1913, në të  cilën shkruan:”Më 15 te Dhjetorit u kënduan ne gjykatore te Durrësit letrat qe patën ardhur te prishura preji temizit te Stambollit,me 17 vazhdoi gjygji përsëri pore pa len shum me fole te ndershmin prift atdhetar,dhe pa thirr njeri si dëshmitar. E dënuan përsëri me dy vjet burg e 25 lira gjobë. Avokati mbrojtes z Talib Efendiu nga Gjirokastra kërkoji te zhburgosurit e Don Nikoll Kaçorrit, dhe e bani temiz per se dyti por gjygji nuk e liroji.
 ”Nga gazetat e huaja mësuam sihariqin se te ndershmit prift katolik nga Durrësi z Don Nikoll Kaçorrit ju dha falje preji sulltanit për dënimin qe kishte dhen gjykatorja ushtarake,.Pergezojm nga thelbi i zemrës te shkëlqyerin atdhetar dhe i lutemi zotit ti fale pas keteji shëndet dhe prehje për te mirën e atdheut.Ne korrik te vitit 1911 ushtria turke zuni ne Shijak rrogëtarin e imzot Nikoll Kaçorrit me tri manxerre e do fishek e letra poste qe po i qonte ne Delbnisht te Arqipeshkvi i Durrësit imzot Bianki.Imzot Nikoll Kaçorri ke qite ne gjygjin ushtarak e ke denue me burg e sidomos për shkak te një letre ku jepte drejtime për një kryengritje kombëtareKjo tregon se Imzot Nikoll Kaçorri ishte njeri nder dy tre arkitektet kryesor te bërjes se shtetit te ri Shqiptar, ku me se miri kjo gjë ilustrohet ne memorandumin dërguar Mbretit te Austro Hungarisë Franc Jozefit vetëm dy javë para se te shpallej Pavarësia e Shqipërisë. Pas gjithë këtyre përpjekjeve kombëtare dalëngadalë përgatitej terreni për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në fillim atdhetarët shqiptarë kishin vendosur që pavarësia të shpallej jo në Vlorë, por pikërisht në Durrës, në qytetin ku imzot Nikollë Kaçorri zhvillonte veprimtarinë atdhetare. Por autoritetet turke lajmëruan telegrafikisht komandën e Janinës dhe u përgatit me shpejtësi një njësi ushtarake turko-greke që të mos lejonte në çdo mënyrë suksesin e përpjekjeve të atdhetarëve shqiptarë për të shpallur pavarësinë, dhe me çdo kusht të bëhej likuidimi i tyre. Duke iu falënderuar patriotëve durrsakë delegatët shpëtojnë dhe marrin rrugën e Vlorës. Kështu me 28 nëntor 1912 në orën 14.00 botërisht u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Kuvendi Kombëtar i Vlorës formoi Qeverinë e parë shqiptare, Qeveri e Përkohshme me këtë përbërje:
Ismail Qemali kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme, Imzot Nikollë Kacorri nënkryetar i Qeverisë, Myfit Bej Libohova ministër i punëve të brendshme, Abdi Bej Toptani ministër i financave, Mehmet Pash Deralla ministër i luftës, Petro Poga ministër i drejtësisë, Luigj Gurakuqi ministër i arsimit, Mithat Frashëri ministër i punëve botërore, Pandeli Cale ministër i bujqësisë dhe Lef Nosi ministër i Post Telegrafeve.
Duke pasur parasysh faktin se Ismail Qemali edhe si ministër i punëve të jashtme pjesën më të madhe të kohës e kalonte jashtë Shqipërisë lirisht mund të thuhet se Imzot Nikollë Kacorri, luante rolin e kryeministrit në Shqipëri. “Shumë të vështirë e të rrezikshme janë këto ditë për ne shqiptarët e për nanën tonë Shqipërinë që të katër shtetet e Ballkanve po dojn me e përpi e me coptu”. Më këto fjalë imzot Nikollë Kaçori e fillonte Memorandumin derguar Perendorit të Mbretit të Austro Hungarisë Franz Jozefit I. Ky memorandum i shkruar dhe përgatitur prej Imzot Nikollë Kaçorrit, dhe mban datën 12 nëntor 1912, gjashtëmbëdhjetë ditë para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Përveç imzot Nikollë Kaçorrit, nënshkrues të këtij memorandumi janë edhe zotërinjtë, Mustaf Asim Kruja, Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani, Abdi Beu, Murat Toptani, Sali Gjuka dhe Bedri Pejani. Në këtë memorandum paraqitej e vërteta mbi Shqipërinë dhe i kërkohej ndihmë mbretit të Austro Hungarisë që shteti shqiptar mos të gllabërohet nga sfinksat sllavë, grek e turq. Këtu kërkohej që të njihet shteti shqiptar “në katër vilajetet e Shqypnisë me Kosovë, Manastir, Shkodër e Janinë”. Këtu jepej edhe numri i shqiptarëve që jetonin në vitin 1912, mbi tre milionë frymë, dhe qysh atëherë u kërkua që Shqipëria me katër vilajetet të jetë neutrale siç ishin Zvicra dhe Belgjika.
Është kënaqësi e veçantë kur mëson diçka të mirë për vende dhe popuj të vegjël nga gjiri i të cilëve, kanë dalë njerëz të vegjël, por që me kohë janë bërë të mëdhenj dhe kështu i kanë bërë të mëdhenj e të njohur edhe vendet edhe popullin e tyre.Pata fatin dhe rastin që m’u dhá për të mësuar për një njeri të tillë. Pa e zgjatur, e nuk po më pritet, po bëhem konkret: fjala është për atdhetarin, fetarin e besimit katolik, patriotin dhe burrin e madh të Kombit Shqiptar Imzot Nikollë Kaçorrin, të cilin e njohta dhe mësova për te disi në mënyrë të pazakonshme, apo të jashtëzakonshme, e që do ta shpjegoj në vijimin e këtij shkrimi, të cilin e konsideroj të një rëndësie të veçantë. (autori)
Për Të Madhin e të përmotshmin Imzot Nikollë Kaçorrin mësova duke ndjekur filmin- dokumentar të autorit Enver Sula dhe fjalët e të nderuemve për jetë e mot, siç janë:Dom Damjan Kurti, Famillitar i Durrësit, Don Prend Kola, Meshtar i Bashkësisë Katolike Shqiptare – Austri, Kolë (Gjokë) Kaçorri, nga fshati Kej Lurë, nip-pasardhës i Nikollë Kaçorrit, Prof. Hajredin Isufi,  historian, studijues e hulumtues i Nikollë Kaçorrit – Durrës
Imzot Rrok Mirëdita,  Arqipeshkv i Arqipeshkëvisë Durrës – Tiranë, z. Martin Rajta, nga fshati Krej Lurë, bashkëvendës i Nikollë Kaçorrit, Prof. Dr. Muhamet Shatri, historian – studijues i Nikollë Kaçorrit, z. Sali Berisha, aktualisht Kryeminstër i Shqipërisë, znj. Nevila Nika, Drejtoreshë e Arkivit Qendror të Shtetit – Tiranë,  z. Agron Shehu, Drejtor i Muzeut të Pavarësisë – Vlorë.
 Ngjitja në Krej Lurë, pikërisht të shtëpia e lindjes se Imzot Nikollë Kaçorrit
*Jemi nisur për në Krej Lurë, për në vendlindjen e Imzot Nikollë Kaçorrit. Aty ku përfundon Rruga e Kombit, përmes Roshanit, një rrugë plotë gropa, me një terren të thyer malor.Një zonë e braktisur në masë të madhe nga banorët pas rënies së komunizmit. Pas një rruge të vështirë, para nesh paraqitet Krej Lura, vend i jashtëzakonshëm, i rrethuar më kurorë malesh, në kufijtë e Dibrës me Mirëditen. Në këtë lartësi mund të  ndihet ajri i freskët, natyrë e bukur me maje të thepisura. Jo larg këtu ndodhet atraksioni tjetër  natyror i kësja zone – Parku Nacional i Lurës. Kolë Kaçorri (nipi i Imzot NK) me të birin na presin me dashamirësi. Janë të lumtur që kemi shkuar t’i vizitojmë dhe bëjnë gjithçka që né të ndihemi mirë.Kolë Kaçorri – Krej Lurë: ”Unë jamKolë (Gjokë) Kaçorri! Gjyshi im e ka pasë Nikollë Kaçorrin – djalë të vëllaut. Nikollë Kaçorri ka pasë vetëm një vëlla – Ndrecën, e nga Ndreca jemi na pasardhësit e Nikollë Kaçorrit. Ai vinte shpesh për të vizituar Lurën, nuk e harronte. Sa herë që vinte në Lurë, organizonte dhe qëllimin e kishte kundër turkut. Ai e zhvillonte një pavarësi të vërtetë, të cilën e ëndërronte dhe e realizonte. Ky është trualli, vatra bash ku ka lindë Nikollë Kaçorri!”
Oxhaku i shtëpisë, ku ka lindë dhe është rritë Imzot Nikollë Kaçorri, akoma  po tymon. Një pjesë e historisë sonë i ka rrënjet këtu, e të cilën s’e kemi dijtë apo s’e kemi mësuar si duhet. Brenda në një dhomë të shtëpisë, si për ironi, qëndron një Pllakë, në të cilën shkruan me shkornja të mëdha: MONUMENT KULTUROR, MBROHET NGA SHTETI, e vendosur në vitin 1974. Në Ballë të Odës – në mur është fotografia e Nikollë Kaçorrit e përskaj fotos një stemë me yllin pesë cepësh, që në prapavijë të ”Kolës” duket sa kontrastive, aq edhe e dhembshme. Këtu ruhet Dekorata e Presidentit të Shqipërisë, z. Sali Berisha e vitit 1992, në të cilën shkruan: ”SI NJË NGA FIGURAT MË TË SHQUARA KOMBËTARE, QË KA KONTRIBUAR GJATË GJITHË JETËS SË TIJ PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE”. Ndërkaq, për veprën e tij të zellëshme kishtare e njerëzore, në vitin 1917, Papa i asaj kohe e nderoi me ”Kryqin e Artë”. Ishte  i nderuar edhe nga presidenti i Shqipërisë z. Bamir Topi.Imzot Nikollë Kaçorri u lind në vitin 1862 në fshatin Krej Lurë, në një familje malësore të varfër e të përzier nga ana fetare: nëna ishte e besimit musliman, ndërsa babai i besimit katolik. Mësimet e para i mori ne vendlindjen e tij e më vonë në Delbënishtë të Kurbinit.
Kolë (Gjokë) Kaçorri: ”Pas shkollimit, Nikollë Kaçorrin e mueren në Shkodër si prift e mandej e çuan në Itali e në Zvicër për shkollim të mëtejm. Ka pas marue shumë fakultete.”
Martin Rajta – Krej Lurë: ”Qysh fëmij na e kemi ngjoftë edhe nëpër oda edhe nëpër dhoma kuvendesh, ku mbledhëshin burra, mexhlise/kuvende, mbledhje burrash… e këndohej një kojkë:/”Male e fusha, Dibra zgjodhi,/ Deputet Nikollë Kaçorri!”
Imzot Nikollë Kaçorri qëndroj në Krej Lurë deri në moshën 7 vjeçare. Me propozimin e Abatit të Shkodrës u dërgua në Shkollën Jezuite, të cilën e mbaroi me rezultate të shkëlqyera. Pasi kreu Seminarin, NK shkoi në Itali, ku kreu Shkollën Teologjike në Romë.Pasi kreu Studimet e Larta, në vitin 1890, në moshën 31 vjeçare u shugurua prift, e në vitin 1893 u emërua Famullitar në Durrës, e më vonë edhe zëvendës Arqipeshkvi, ku shërbeu rreth 24 vjet. Krahas punës sip rift, ai punoi edhe si mësues, duke ndjekur kështu frymën e Rilindësve Kombëtarë, për një shkollë me frymë atdhétare.
Hajredin Isufi, studijues – Durrës: “Dom Nikollë Kaçorri vjen në Durrës në vitin 1893, kur Durrësi ishte një qendër kulture tranzite – me përfundimin e Perandorisë Osmane. Durrësi ishte edhe një qendër politike. Në Durrës kishte shkolla greke, italiane, austriake, rumune, e nuk kishte asnjë shkollë shqipe. Një nga hapat kryesor të Imzot Nikollë Kaçorri – të vepritmarisë, ka qenë hapja e arsimit Kombëtar.”
Imzot Nikollë Kaçorri u angazhua edhe në Alfabetin e Gjuhës Shqipe. Veprimtaria e tij nuk u pa me sy të mirë nga Perandoria Osmane e Greke, sepse puna e Nikollë Kaçorrit kapërthente interesat e tyre. Binte ndesh plotësisht me to. Ai solli në Shqipëri revistën famëmadhe “Albania” të Faik Koncës,  “Drita” të Shahin Kolonjës që dilte në Sofje, një numër librash e revistash, për të ngritur ndërgjegjën patriotike të shqiptarëve përballë propagandës Osmane e Greke, që përpiqëshin të impononin kulturën e tyre në mënyrë djallëzore.
Imzot Nikollë Kaçorri luajti rol kyç në përgatitjen e Kryengritjes së Kurbinit kundër autoriteteve osmane, të cilat, përmes politikës së padrejtë të taksave, po rrënonin ekonomikisht kë Zonë.
Imzot Nikollë Kaçorri nuk mbeti vetëm si përhapës i arsimit kombëtar. Ai hyri në Lëvizjen Politike në vitin 1901. Në këtë kohë, në Kurbin, përshkak të thatësirës se madhe, plasi grevë urie, një skamje e madhe. Katolikët shkonin ditë për ditë në Kishën Katolike dhe lutëshin për ndihma. Kisha Katolike nuk mund t’i përballonte këto. Atëherë ju kërkua një ndihmë me bereqet Vjenës. Nikollë Kaçorri  është Kryesori i Kryengritjes së Kurbinit. Nga ana e Austro-Hungarisë konsiderohej se Nikollë Kaçorri po sillte telashe/kokëçarje je vetëm për figurat kryesore osmane, por dhe krijonte konflikt në mes atyre osmane dhe atyre të  Austro-hungarisë – Vjenës. Dhe, Nikollë Kaçorri ndiqet dhe emigroi në zonat e Malësisë se Krujës.
Imzot Nikollë Kaçorrin e gjejmë edhe në Kongresin e  Alfabetit  shqip në Manastir, i cili u mbajt në vitin 1908- ishte si delegat i Durrësit. Aty ai ishte përmendur si njeri nga ”Mendjet e Ndritura të Kombit”, si Mit’hat Frashëri, At’Gjergj Fishta, Ndré Mjeda, Xherazim Qiriazi, Shahin Kolonja, Sortir Peci, Luigj Gurakuqi, Dervish Hima, Hil Mosi, Mati Logoreci dhe të tjerë. Në mesin e 50-të delegatëve dhe 200 të ftuarve, nderi i takoi që të hapte punimet e këtij Kuvendi, me rëndësi të jashtëzakonshme për popullin tonë.
Agron Shehu – drejtor i Muzeut të Pavarësisë në Vlorë: “NK nuk ishte thjeshtë një atdhetar në Qeverinë e Vlorës si nënkryetar i saj, por ka edhe kontributin e kahershëm, sidomos kontributi i tij për Alfabetin e Gjuhës Shqipe që u mbajt në Manastir më 1908. Tashmë kishim disa alfabete të gjuhës shqipe dhe pikërisht për këtë në Kongresin e Manastirit u bë unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, që pak a shumë është ai alfabet që e kemi sot!”
Burimet historike flasin për një personalitet të Lartë të Nikollë Kaçorrit tek shqiptarët, pa dallim feje.Ai ishte angazhuar drejtpërdrejtë në Kryengritjet e Shqiptarëve në Kosovë më 1910 – përshkak të veprimtarisë se tija, arrestohet. Shkaku i arrestimit ishte së gjëja në arkën/sëndekun e Ipeshkvisë që shkonte për në Delfinisht, po dërgoheshin armë, gjeten një letër ku shkruhej: “RROFSHIN KOSOVARËT!” Kjo ishte akuza kryesore që i ngarkohej Nikollë Kaçorrit që ishte shumë i lidhur me kreret e Kryengritjes së Kosovës dhe atë frymë të Kryengritjes donte ta shpërndante në Durrës dhe në Malësinë e Mbishkodrës.”Prof. dr. Muhamet Shatri, historian, studjues-Prishtinë: “Imzot Nikollë Kaçorri ka qenë njëri ndër udhëheqësit më të shquem të Lëvizjës tone Kombëtare. Ai ka pasë një rol të veçantë në unifikimin e faktorit politik shqiptar, përkatësisht të Bashkimit të Forcave dhe unifikimit të Kryengritjeve shqiptare në bashkëpunim me kryengritësit e Kosovës, dhe në vitin 1910, e veqanërisht në vitin 1912 edhe malësorët e Shqipërisë, të cilët kishin fillua kryengritjen më 1910 dhe pas përfundimit të Marrëveshjës Shqiptaro-Osmane, ta ndërpresin luftën, ku tani ekziston reziku se shqiptarët, të cilët kishin bërë një luftë 500 vjeçare me ta, të përgatitën për një luftë edhe më të ashpër kundër Malit të Zi, Serbisë, Greqisë, që donin t’i gllabronin tokat shqiptare dhe shqiptarët duhej të ishin të bashkuar më tepër se kurrënjëherë më pare.
Roli i tij në këtë çështje është shumë i rëndësishëm: ai ka pasë lidhje dhe me kosovarë, veqmas me Udhëheqësinë e kryengritjesnë Kosovë, Isa Boletinin etj. që luftonin kundër forcave të Haxhi Qamilit, e që ishin në mbrojtje të forcave të Princ Vidit. Ai ka qenë një faktor i rëndësishem për afirmimin e Shqipërisë, e të cilin e ka çue/dërgua Evropa dhe si të tillë e kanë pranuar shqiptarët dhe janë vue në mbrojtje të tij.Imzot Nikollë Kaçarri ka qenë njëri ndër ta që edhe me Isa Boletinin kanë qenë në një front të përbashkët, por edhe mirëditorët edhe njerëzit e krahinave të tjera janë gjetë në një front të përbashkët.”
Veprimtaria e bujshme atdhetare, kulturore dhe arsimore e NK po ndiqej hap pas hapi nga autoritetet osmane. Pritej momenti që të gjëndej një pretekst që ai të arrestohej e të denohej. Kjo ndodhi pikërishtë me 18 qershor 1910.
Nevila Nika, drejtoreshë e Arkivit Qendror të Shtetit – Tiranë: ”Kemi gjetë në arkivin tonë dokumente të Gjyqit të famshëm që i bëhej atij kur vijnë xhon-turqit në pushtet, ImzotNikollë Kaçorri të denohej. Ka një Proçes gjyqësor kundër tij; akuzohej se ka sjellë armë – kontrabandë.”
Edhe pasi u lirua nga burgu Nikollë Kaçorri mbeti përkrah figurave  të shquara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai është një nga autoret e Kryengritjes për Shqipërinë e Mesme. Në këtë kohë  kishte lidhje me figura të shquara. Krahu e djathët i tij kanë qenë pa dallim – muslimanë e katolikë, por njeriu më besnik që i qëndronte pranë ishte Shtjefen Kaqulini, një figure që nuk iu nda asnjëherë dhe që me një besnikëri shumë të madhe gjithënjë i mbeti besnik. Në Kryengritjen e viteve 1910, 1912-të, ka qenë Lidhës kryesor i Shqipërisë së Jugut me Shqipërinë e Mesme, se përgatitej të shpërthente një kryengritje. Mirëpo, Komiteti i kryengritësve që ishte në Sara Seltik të Krujës, donte të dinte se me “çfarë njerëzish” rrinin këta në Jug, dhe dërguan një figurë patriotike, që ka qenë Sali Nivica, ndërlidhësi i korespodencës me Saliun e me këta të Jugut ishte  me pseudonimin “Kurora”.
Nevila Nika, Drejtoreshë e Arkivit Qendror të Shtetit – Tiranë: “Edhepse NK ishte burgosur njëherë, ai ishte reshtur, nuk e frikësoi burgu, nuk u frikësua përpara asgjëje, atdhéu ishte mbi gjithçka.
Arrestimi i Imzot Kaçorrit u prit me indinjatë nga shqiptarët kudo që ndodhëshin, duke organizua edhe protesta për këtë veprim të autoriteteve osmane.Një protestë e tillë u organizua në Boston të SHBA-së, më 23 tetor 1910, pjesëmarrësit të së cilës e përkrahnin Imzot Kaçorrin – ”njeriun e barbarisë aziatike”, të cilët po e paguanin me kokë dhe gjakun e tyre – dashurinë për Shqipërinë. Në momentet kulmore për popullin tonë, më 28 nëntor 1912, Imzot Kaçorri gjëndet në Vlorë, duke qëndruar krah për krah me Ismail Qemalin e atdhétarët tjerë. Ai firmosi/nënshkroi Aktin e Pavarësisë së Shqipërisë menjëherë pas Ismail Qemalit, kuri thotë Ismail Qemali: ”Urdhno zoti Kaçorri!” Akti i Shaplljës së Pavarësisë u kurorëzua me ngritjen e Falmurit Kombëtar Shqiptar. Kuvendi i Vlorës e zgjodhi Imzot Kaçorrin Zëvendëskryeministër.
Dëgjohet zëri i Luigj Gurakuqit:
”Delegatët e Kuvendit NJËZËRIT VENDUAN QË SHQIPËRIA TË BËHET NË MVETE, E LIRË E MOSMVARNE.
Prof. Dr. Muhamet Shatri, studijues – Prishtinë: ”Roli i Imzot Kaçorrit është shumë i madh dhe si Nënkryetar i Qeverisë së Parë të Vlorës. Ai i ka dhënë autoritet edhe Bashkimit Ndërkonfesional, ”se para Evropës kemi dalë, jo si mbeturina të një populli aziatik, siç pikërisht kanë thanë ata të tjerët, por si popull, i cili ka një dashamirësi vëllazënore dhe se Qeveria e Vlorës ka qenë e përbërë prej njerëzve të Krahinave dhe Konfesioneve të ndryshme”- ka qenë një shëmbull ”sui generis”- i papërsëritshem në historinë e diplomacive dhe të Evropës Juglindore!”
Imzot Kaçorri, në vitin 1912-të ishte një figurë e shquar e Lidhjes se Kryengritësve Shqiptarë, dhe ishin këto arsye që në vitin 1912-të, kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë në Vlorë, NK ka qenë Krahu i Djathët i Ismail Qemalit, ku dhe u zgjodh Nënkryetar i Kuvendit, dhe Zëvendëskryeministri i Parë, pra  Nënkryetari i Parë i Qeverisë së Vlorës.
Agron Shehu, drejtor i Muzeut të Pavarësisë – Vlorë: “Është pikërisht kjo ndërtesë ku Qeveria e Parë Shqiptare, që quheshe në atë kohë “Qeveria e Përkohëshme” ka kryer veprimtarinë e vet në këtë godinë që është mbi 100 vjeçare. Këtu u vendosen: Kryeministri, zv/kryeministri, ministrat, kabineti i ministrave, sekretarët, të cilët punuan gjatë gjithë periudhës se kësaj Qeverie.
Dom Damjan Kurti, famullitar i Durrësit: ”Në Vlorë, kur janë mbledhë patriotët e mëdhaj, NK ndër ta ka qenë më kryesori, se shumë delegatë kanë thonë: ”…po këtu âsht ushtrija turke, âsht xhandermëria turke, e na po e ngrehim këtu Flamurin e Pavarësisë, po kjo ushtri e kjo xhandarmëri shka bôn këtu me né?
Atëherë Imzot Kaçorri  i ka thânë Fjalët e Famshme: ”Me vdekë se me vdekë, ma mire po vdesim sot me nder’, se me vdekë nesër pa nder’!” 
 Agron Shehu, drejtor i Muzeut të Pavarësisë – Vlorë: ”Merita e madhe e kësaj Qeverie ishte së bashkë që të tri konfesionet fetare në një bashkëqeverisje: dhe komuniteti musliman që ishte i madh për nga numëri dhe komuniteti katolik dhe komuniteti ortodoks. Pra, komponimi që iu bë Qeverisë Shqiptare ishte jashtëzakonisht i madh. Pra, u futen 3 komunitetet fetare dhe u tregua se atdhéu ishte mbi gjithçka. Të trija këto komunitete duhej të kontribuonin për Çështjen e Madhe, që ishte Çështja Kombit Shqiptar.”
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit – Tiranë, krahas fjalëve tjera të çmueshme, ruhet një dorëshkrim prej 28 faqesh me këngë popullore shqiptare, të mbledhura në vise të ndryshme nga Imzot Kaçorri. Emri i tij radhitet përkrah figurave të shquara të folkloristikës shqiptare, si ai i Dom Kurtit, Shtefën Gjeçovit, Bernardin Palajt, etj. Imzot Kaçorri zotëronte shumë gjuhë të huaja si: italisht, latinisht, gjermanisht e frëngjisht. Përveç se një klerik dhe atdhétar i devotshëm, ai kishte krijuar tashmë profilin e një intelektuali në zë.
Imzot Nikollë Kaçorri kalon në amshim më 29 maj 1917
*Në fillim të majit të vitit l917-të, pas rëndimit/përkeqësimit të gjendjës shëndetësore, ngase vuante nga ulcera në stomak dhe në zorrë, Imzot Nikollë Kaçorri shkoi për t’u  mjekuar në Sanatoriumin e njohur të Vjenës, por pa sukses. Më 28 maj 1917-të, në orën 3 të natës, sipas dëshirës se tij iu dha Sakramenti i Pajtimit dhe mori Përshtegëtimin. Ndërsa më 29 maj 1917-të kaloi në amshim.Ceremonia e varrimit iu bë më 29 maj në Varrezat e Vjenës.
Për t’i bërë nderimet e fundit, kishin ardhë zyrtarë të Lartë të Perandorisë Austro-hungareze, bashkë-atdhétarë të shumtë në Austri, ish Komandanti i Krahinës së Tiranës Feld Marshall Lejtnant Braun, e të tjerë. Vdekja e Nikollë Kaçorrit pati jehonë të madhe në shtypin shqiptar e austriak të asaj kohe. Por, këtu nuk përmbyllet kapitulli mbi jetën dhe veprën e këtij njeriu të madh të Kombit tonë. Në dhjetëvjeçarët vijuesë mbi té do të rëndoi harresa e pamerituar dhe një lloj dënimi i heshtur. Emri i tij do të përmendej rrëshqitazi, sa për të plotësuar koloritin e mozaikut të dizajnuar nga diktatura. Historianët nuk do gërmonin më shumë fakte për té, ose do t’heshtnin plotësisht për të mos u ngatërruar me strukturat e diktarurës.
Ishte e vështirë për të shkruar për Imzot Nikollë Kaçorri, sepse kleri katolik në këtë kohë persekutohej dhe ishte sikur një paradoksale që rrezikonte edhe atë që merresh/merrej me këto figura. Megjithatë, unë në këtë kohë, pa marr parasysh rrezikun që mund të më kanosesh/kanosej, dashuria për Figurën, dashuria e madhe për vlerat e kësaj  Figure – nisa hulumtimin e tij. Shfrytëzova një doument shumë të  pasur nga Arkivi  Vjenës, tjetrin nga Arkivi i Romës,mëpastaj  nga arkivat greke, nga arkivat e Vatikanit dhe, në mënyrë tepër të veqantë, nga arkivat turke. Dhe,Imzot  Nikollë Kaçorri më delte një personalitet që thellë nga Atdhéu nuk u shkëpuste.
Nevila Nika, Drejtoreshë e Arkivit Qëndror të Shtetit – Tiranë: “Në 50 vjetët e diktatures komuniste, u mësuam që klerikët e cilësdo bestytni, qofshin ato ktolikë, ortodoks apo dhe muslimanë, u panë apo u etiketuan si ”njerëz që nuk e kishin dashur atdhéun – kombin. Por në vitin 1967 qe goditja e egër. Kanë arritur të shpëtohen me nxitim disa nga dokumentet.
Në  Aktin e Shpalljes së Pavarësisë se vendit, mundoheshin aq shumë të fshihëshin emra të atyre që ishin firmëtarë/nënshkrues të kësaj copëze letre (dhe tregon Aktin e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 28 nëntor 1912 – vërejtj eautorit – i.h.), si psh. emri i Imzot Nikollë Kaçorri nuk përmendej, ashtu edhe emri i Vehbi Agollit, edhe ky klerik musliman aq i nderuem, të dy vijshin nga Dibra.”
Pas një pune kaq të palodhshme të Misionit katolik në Vjenë, nën udhëheqjen e priftit kosovar Don Pren Kola, me ndihmën e bashkatdhétarëve në Vjenë, e sidomos të familjarëve të Nikollë Kaçorrit, u gjet varri i tij, e më pas u organizua dërgimi i eshtrave në atdhé, ku u rivarros në tokën  mëmë.
Don Prend Kola – Meshtar i Bashkësisë Katolike Shqiptare në Austri: ”Referencat dhe një paradije për vendin ku  gjëndej varri, por ishte viti i parë i imi në këtë Mision në Vjenë dhe ardhja e tij, mund të them se ishte nxitje dhe pastaj unë e mora punën, kuptohet me veprimtarët e Misionit dhe ndër ta duhet patjetër të kujtoj dhe të falënderfoj z. Pjetër Logorecin dhe Kastriot Dedën. Ky i pari  dha një ndihmë të veçantë, sidomos me gjetjen e t’hollave/parave për bartjën e eshtrave, të cilën e bëri Institucioni i Kulturës dhe Shkencës pranë Ministrisë Austriake.”
Dom Damjan Kurti – Famullitar i Durrësit: ”Âsht shumë me randësi, që 100 vjet nuk e kemi dijtë ku e ka vorrin Nikollë Kaçorri. E kemi dijtë se patrioti ka vdekë i ri – 55 vjeç, që e kanë vorrosë po, po vendin jo! E këtu ka lujt n’i rol shumë pozitiv Dom Pren Kola: ky me lidhjet e veta, me Bashkësinë e Vjenës, me pyetjet që ua ka bâ atyne, ata i kishin pasë skicat e 1917-tës se: ”Më 1917-tën ka vdekë Imzot Nikollë Kaçorri  në Vjenë dhe aty në vorrezat e Vjenës âsht vorrosë!” Edhe Dom Pren Kola e gjeti vorrin e tij edhe na mundësoj që, me patriottët tjerë që jetojnë në Vjenë, ti marrin eshtnat e tij dhe ia pruen këtu, dhe ai tash pushon në Kishën e vet ku ka punue 30 vjet, aty i pret t’ngjallnit e të vdekunve.”
Çdo aksion që mund të marrin xhonturqit kundër shkrimit shqip  e alfabetit latin në Krujë, do të ishte i pasuksesëshëm.
Imzot Rrok Mirëdita, Arqipeshkv i Arqipeshkvisë Durrës-Tiranë: ”Nikollë Kaçorri qëndron në themelet e Shtetit Shqiptar me të gjitha kuptimet e fjalës kremerin.
Se pari, se ka pasë bindjen se shqiptarët nuk munden të prisnin më  për t’u çliruar nga sundimi i gjatë otoman, dhe kjo bindje e ka shtyr të angazhohet për të përgatitë mendërisht, kulturalisht dhe politikisht popullin shqiptar për Shpalljen e Pavarësisë.Së dyti, sepse priti në Durrës delegacionin që ishte nisur nga Triesta për të Shpallur Pavarësinë e Shqipërisë se Mosmvarne. Dhe pasi bëhet Shpallja e Pavarësisë vihej në pasiguri ndodhja e tij dhe e këtij qyteti, përshkak të pretendimeve të armiqëve për ta sulmuar këtë qytet, bëjnë sigurimin e këtij delegacioni drejt Vlorës.Së treti, sepse në Vlorë, jo vetëm se vuri firmën/nënshkrimin përskajt të Ismail Qemalit por ishte ndër personat e parë  që valviten për herë të parë Flamurin e Shqipërisë se Pamvarne, ku dhe u bë zëvendëskryeminstri i parë i Shtetit të Ri Shqiptar.”Dr.Sali Berisha, Kryeminstër i Shqipërisë: Nikollë Kaçorri u përket atyre burrave të cilët dhanë për këtë Komb dhe për këtë vend më shumë se kushdo tjetër, për lirinë, mëvetësinë, dinjitetin e tyre.Nikollë Kaçorrit shndërroi dioçezën e ti, jo vetëm në një Kështjellë të besimit të Krishtit e të Zotit, por në një Kështjellë të besimit të pathyeshëm tek Flamuri dhe Shqipëria. Por, porosia e Krishtit tek Nikollë Kaçorri ishte: ”JEPI SHQIPËRISË ATË QË I TAKON!”Dhe, ky Burrë i Madh i dha Shqipërisë, i dha Flamurin, atë që i takon, ja se pse: Në Mbledhjen e Parë të themelimit të Pavarësisë, etërit e saj, me unanimitet të plotë, do t’përcaktonin, do të zgjidhnin Nikollë Kaçorri si Zëvendëskryeministrin e Parë të Qeverisë së Parë të Shtetit të Parë Shqiptar. Ky ka qenë arqitekti i kësaj Pavarësie!”Don Damjan Kurti – Famullitar i Durrësit: ”Né jemi krenarë që Nikollë Kaçorri, popullit të vet ia drejtoi rrugën, rrugën e Pavarësisë, edhe me të vërtetë, pasi e tregoj këtë rrugë edhe né do të ndjekim, sepse Nikollë Kaçorri ishte njeri i madh, e meriton këtë nderim: sot po rivarroset në Kishën e Tij Nikollë Kaçorri – njeriu të cilin e ka edukuar kombëtarisht Lura e tij, vendi i tij, e kahdo që ka shkue, ka jetue me zemër të pastër, me shpirtësinë e tij, duke e nderue popullin e ve , edhe për Shpalljen e Pavarësisë ka pasë merita të mëdha, për këtë arësye né sot, po e nderojmë njeriun tonë Nikollë Kaçorrin.”Imzot Nikollë Kaçorri, biri i Krej Lurës, biri i një nëne muslimane e i një babai katolik, u bë biri i Kishës katolike. Ky Lis i Madh, në të cilin ranë shumë stuhi, ky shqiptar i kulluar, u bë shkamb dhe burrë i Lartë i Shtetit, u bë ndër viganët, autorët dhe themeltarët e Shtetit të Parë Shqiptar – që nga i Madhi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e këndej.Ai ishte i pranishëm në të gjitha ngjarjet e rëndësishme kulturoret ë Kombit tonë, prandaj me të drejtë mund të themi se jeta dhe krejt aktiviteti i tij janë shëmbull i veqantë se si duhet të  qëndrojmë besnik idealit tonë njerëzor dhe kombëtar.
P  Ë  R   F  U  N  D  I  M
       Njeriun e bëjnë të madh, të njohur e të pavdekshëm, veprat e tija. Ai e bën të Madh e të njohur popullin dhe vendin e tij. Trupi, sado i fortë, i bukur dhe i shëndoshë të jetë, prapëseprapë një ditë tokë do të zhbëhet. Mendimi, po të jetë i dobët, nuk i duket ndikimi edhe kur njeriu është i gjallë, po të jetë i fortë – mendimi mbetet gjallë edhe pas vdekjes së tij. Jeta e njeriut i ngjanë anijes kozmike, ku prej pikënisjes çdo gjë shenohet e në fund ai shënim lexohet. Mendja dhe mendimet e njeriut i ngjajnë  parashutës se aeroplanit, e cila, përderisa rri e mbyllur  nuk shëben për asgjë, e pasi të hapet – ta shpëton jetën.  Pata  privilegjin e madh, që këtë herë të shkruaj për një bashkëkombas, i cili, në radhë të parë, me të arriturat e tij, me veprimtarinë e vet intelektuale e kombëtare, me inteligjencë të lartë, me punët dhe veprat e tij dallon për shumcka nga të tjerët, nga se angazhimi i tij veqanërisht   veprimtaria e dënjë për Çështjen Kombëtare, e bëjnë që vërtetë të është i veqantë. Ky është Imzot Nikollë Koçorri, bir i një nëne muslimane e një babai katolik, që kurrë nuk bëri dallime ndërfetare. Ideali i tij ishte Feja, Flamuri dhe Atdheu i lirë. *Historianët dhe studijuesit Kosovarë e kanë një obligesë/borxh të veçantë: të merren më seriozisht me studimin dhe shkrimin e mirëfillët për Imzot  Nikollë Kaçorrin, në mos jo për të tjerat – së paku për këtë të vërtete të madhe historike:Në vitin 1910, përshkak të veprimtarisë se tija, Nikollë Kaçorri arrestohet. Shkaku i arrestimit ishte së gjëja ”… në arkën/sëndekun e Ipeshkvisë që shkonte për në Delfinisht’, po dërgoheshin armë.” Ata i gjeten atje një letër të këtij Burri të Madh, këtij atdhetari e patrioti, të këtij dashamirësi të popullit të vet shqiptar, pa dallim feje a konfesioni, në të cilën letër ky vet kishte shkruar: “RROFSHIN KOSOVARËT!” Kjo ishte akuza kryesore që i ngarkohej që ishte shumë i lidhur me kreret e Kryengritjes në Kosovë dhe atë frymë të Kryengritjes donte ta shpërndante në Durrës dhe në Malësinë e Mbishkodrës.
Është madhështore për një popull të vogël, kur nga gjiri i tij dalin njerëz, poashtu të vegjël, por bashkë me kohën  bëhen të mëdhenj  e të njohur dhe popullit e vet e bëjnë të madh e të njohur.Historia e njerëzimit na ka treguar gjithmonë se hapat e mëdhenj i kanë bërë njerëzit e mëdhenj, që vendin e vet e kanë çuar përpara.Në kujtesën e paharruar të një populli mbetët vetëm ai njeri i cili atij populli i ka bërë të mira dhe ai popull e ka dashur.

Eliot Engel dhe Harry Bajraktari, një bashkëpunim që fuqizoi zërin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

0

Nga Frank Shkreli

Ndarja nga kjo jetë e kongresistit Eliot Engel ka rikthyer në vëmendje jo vetëm figurën e një miku të madh të shqiptarëve, por edhe bashkëpunimin e tij të vyer me përfaqësues të shquar të diasporës, mes tyre edhe aktivisti dhe biznismeni i dalluar shqiptaro-amerikan, Harry Bajrkatari. Ky bashkëpunim, i ndërtuar mbi përkushtim dhe vizion të përbashkët, ishte një shtyllë e rëndësishme në promovimin e çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishte një kohë kur politika amerikane dhe veprimtaria e diasporës shqiptaro-amerikane u bashkuan në një aleancë të fortë për Kosovën dhe çështjen kombëtare shqiptare, në përgjithsi. Bashkëpunimi mes Eliot Engel dhe veprimtarit të njohur shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari përbën një kapitull të rëndësishëm në historinë e angazhimit të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Në një periudhë kur çështja e Kosova kërkonte mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, ky bashkëpunim u shndërrua në një urë lidhëse mes komunitetit shqiptaro-amerikan dhe vendim-marrësve politikë në amerikane niveleve më të larta të qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara.

Harry Bajraktari, si një nga zërat më aktivë të diasporës shqiptaro-amerikane dhe botues i gazetës “Illyria”, luajti një rol të rëndësishëm në organizimin dhe mobilizimin e komunitetit shqiptaro-amerikan. Përmes aktiviteteve të shumta, lobimit dhe informimit të vazhdueshëm, me shumë të tjerë aktivistë, ai ndihmoi që çështja shqiptare e sdiomos çeshtja e Kososvës, të fitonte vëmendjen e duhur në qarqet politike amerikane.  Në këtë kontekst, Eliot Engel u bë një aleat i palëkundur. Ai dëgjonte dhe merrte seriozisht shqetësimet e komunitetit, duke i reflektuar ato në qëndrimet dhe iniciativat e tij prej ligjvensi në Kongres. Bashkëpunimi i tij me Bajraktarin dhe figura të tjera të diasporës ndikoi drejtpërdrejt në forcimin e mbështetjes amerikane për ndërhyrjen e NATO kundër regjimit terrorist sllavo-komunist të Slobodan Milosheviçit.

Ky partneritet nuk ishte vetëm politik, por edhe strategjik. Bajraktari dhe komuniteti që ai përfaqësonte ndihmonin në artikulimin e qartë të kërkesave dhe prioriteteve të shqiptarëve, ndërsa kongresiosti Engel i shndërronte ato në veprim konkret në arenën politike amerikane dhe më gjërë.  Përmes takimeve, aktiviteteve dhe komunikimit të vazhdueshëm, të dy kontribuan në krijimin e një fryme bashkëpunimi që ndikoi në mënyrë të qëndrueshme në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, si asnjë hetë më par në histlorinë e marrëdhënieve midis dy kombeve tona. Ata dëshmuan se kur diaspora është e organizuar dhe e lidhur me përfaqësues të fuqishëm politikë, ajo mund të luajë një rol vendimtar në çështje ndërkombëtare.

Sot, bashkëpunimi i ngusht gjatë dekadave të kaluara mes Eliot Engel dhe Harry Bajraktarit mbetet një shembull i qartë i fuqisë së unitetit dhe i ndikimit që mund të ketë një komunitet i angazhuar në mbrojtjen e interesave kombëtare. Shpresojmë që trashëgimia e tyre vazhdojë të frymëzojë breza të rinj në diasporë për të ndjekur të njëjtin rrugëtim të përkushtimit dhe veprimit.

Ky bashkëpunim është një dëshmi e qartë se kur përfaqsues të  politikës amerikane dhe përfaqsues të komunitetit shqiptaro-amerikan bashkohen për një ideal të drejtë, ndikimi i tyre mund të jetë i jashtëzakonshëm. Trashëgimia e Engel dhe kontributi i Harry Bajraktarit mbeten një frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm edhe në forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane dhe në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë.

Edi Rama, po si dhe për interesa të kujt do të futësh në shkolla edhe lëndën e kulutrës arabe!?

0
ZOTI RAMA, TË JESH I ÇMENDUR DO TË THOTË TË JESH ABNORMAL
Kësaj toke i thonë: Iliri e jo Turqi!
Shqiperia dhe Drdania jetojnë me vdekjen, ose më mirë bashkëjetonë me te!
Ҫ’pate ti me kulturën shqiptare, gati sa nuk ulërita. Por ti, zgërdhihesh si përherë. Harrova të të them. E dëgjove? Zori kryeministër mos e bëj këtë!
Një njeri që nuk i trembet popullit?
Nga të gjitha anët mjekërzinjtë fërkojnë duartë!
Ҫ’është ky kutërbim? Pyeta duke i zënë veshët. Më duket si erës muti me të cilën ditë me radhë spërkate themelet e shtetit laik për t’i grryer më lehtë.
Sa çudi?
“Në shkollat shqipe Rama i Kristaqit do të fut edhe lëndën e një kulutre arabe!” T’u thaftë ajo gojë! Goja t’u thaftë ty, qelbës.
Por kjo, tradhti kombëtare, natyrisht, prek miljona shqiptar që e rrethojnë Shqipërinë. Këta nuk s’mund të pajtohen me faktin që ju zot., kryeministër arritët atë që talibanizmit ti bëni streh në tokat tona, ata do të përpiqën në çdo menyrë ta shkatrrojnë Shqipërinë e Pirros e të Skënderbeut, kulturën e historinë tonë që ta shndërrojnë në ate pakistaneze.
Pasë Haxhi Qamilit, shqipëria ka të tillë njerëz të “mrekullueshëm”, të çmendur, dhe me të vërtetë tardhtarë, të gjithë njërzit e “mëdhenj” në tokë shqiptare kanë qenë pakëz a shumë të çmendur, të çmendur në sytë e turmës, në sytë e mjekërzinjve që mbjellin urrejtje antikombëtare e vëllavrasje.
Çmenduria e Edvin Kristaq Ramës është e shprehur në këtë menyrë, një kryeministër fatëkeq, nuk ka qenë asnjëherë i shqetësuar për vdekjen e një kulutre, nuk ka çarë e nuk çanë për vdekjen e kombit të vetë. Populli duhet të merrë guxim në këtë rast e të thotë: që ju Edvin me bandën tënde jeni të çmendur, ta pranoni këtë. Vetëm njerëzit e shitur e të shitblerë kanë të drejtë, në këtë Shqipëri të përgjumur e të çmendur mund të laujnë me fatet e një populli, me fatet e një kulture që është derdhur aq shumë djersë, mundë e gjak. Ju Edvin keni zgjedhur marrëzinë, tradhtinë bashkë me vallen e turpit; kurse banda e deputetëve të PS-ës ka zgjedhur arsyen e “shëndoshë” bashkë me fatkeqësinë , vuajtjen dhe sketerrën-zgjedhjet e jauja janë të ndryeshme dhe antishqiptare. Jini normalë dhe keni mbetur fatkeq, mua dhe popullin lereni të qetë të jemi vetëm për vetëm me kulutrën tone Iliro-Dardane.
Mos e ndjeni vetën të fyer, ju zot., kryeministër se unë nuk e quaj vetën të fyer por një popull të tërë nga të gjithë ju. Në Shqipëri e Dardani ka kaq shumë njërëz “normal” apo abnormalë, por nuk e ndiejnë vetën të fyer që e sollët shtetin buzë greminës, duke e çorjentuar një popull të tërë.
Kjo është një çështje që duhet ngritur zërin e arsyes, jo një kohe aq të gjatë… Shumë shpejt, kur do t’ju marrin si të çmendur apo tradhtar, atëherë ju nuk do të keni surrat të dilni përpara popullit. Historia nuk do t’ju falë këtë! Atdhetarët shqiptarë do t’ju çjerrin masken tuaj. Ne duhet t’ia tregojmë zemërimin tonë kësaj qeverie, dhe në fakt kjo nuk duhet të jetë fytyra e e juaj e vërtetë. Ti kryeministër duhet të demonstroni një fytyrë, e cila t’u pëlqej apo mos ti pëlqejë këtij populli, të cilën shqiptarët do ta vlerësojnë, a do të jeshë i pëlqyer për ne? Këtë fytyrë ruani për vete?
Kryeministër, ju duhet të jeni borxhli ndaj kombit. Mos shkoni kundër saj, se kjo do të thotë të kryeni një tradhti kombëtare. Çfarë do të arrini me këtë veprin të shëmtuar? Bile as “vdekja” s’mund t’jua rrëmbejë vallën tuaj!
Roli i kryeministrit mund të rezulltojë deri në një farë mase i dobishëm, nëse ai shoqërohet me agresivitet dhe armiqësi të jashtëzakonshme ndaj atdheut. Sa herë që kërkohet organizator, në skenë shfaqet individi “shqiptar” sidomos a’i i kryeministrit i etur për pushtet e dhunë islamike. Rama synon ta ruan karrigen edhe me votat e arabëve! Në kohë të turbullta, për shembull, gjatë revulucionit, të tillë karaktere si kryeministri Rama e ish Berisha dalin në paraskenë. Në këtë kohë kur mjekërzinjtë kanë çfaqur fytyrën e tyre antikombëtare dhe vëllavrasëse. Ky far kryeministri i shoqëruar me shumë hoxhallarë e imamë ndodhet gjithnjë në paraskenë, sepse shtyhet vetëm përpara dhe ky ka çfar t’u thotë shqiptarëve të mjerë që rrijnë e bëjnë sehir…
Krimi yt më i madh është kjo, që ti prish mendjet e të rinjve. Kjo është e vërtetë, po ky është krim antishqiptar. Dhe ju atë do ta bëni në ditën e “Profetit Muhamet”. Ju do t’i prishini mendjet e atyre shqiptarëve të mjerë pa një orizontë; tani ne atdhetarët duhet patjetër ta shkatërrojmë këtë lloj kulture turko-arabe. Dhe po qe se ju kryeministër do të keni të drejtë??? Ne nuk do t’ju lejojme të futni lëndë fetare e cila na solli 500 vjet vetëm ERRËSIRË, varfëri, gjenocid, përçarje e deri te shpërngulja në masë të madhe drejtë shkretirave të Anadollit.
Djallëzia dhe bashkëpunimi midis mjekërzinjve shqiptarë dhe turko-arab, kët, arrin shërbesën më tragjike të kohës. Për të gjitha këto historia u dashka të vijojë e të mbyllë sytë! Por, atje ku nuk ka fuqi drejtësia, fjalën e kanë mjekërzinjtë, e jo Perëndia. Dhe kjo errësirë e ka gjetur mënyrën se si ta ndëshkojë kulturën tonë, plisin e veshjet tonë, vetëm nuk e ka përfunduar ende ndëshkimin për të cilën gjithnjë ka kohë; kjo errësirë ka kohë, kjo vetë e di se ku, kur dhe si e ushtron atë drejtësi që tradhtarët gjak prishur do të donin që të realizohet sa ma parë.
Po zoti Rama ka Zot apo jo! Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët pas ati sundimi shumë të gjatë në errësirë. Pse, mundohësh ti çorodisë mendjet e rinisë shqiptare, ti apo Erdogani? Ne thjeshtë duhet të themi të vërtetën. Si është e mundur që ju kryeministër mendoni që librat e errësirës nuk mund të çorodisin mendjet e këtij populli?
Terrorizmi është një kërcnin i madhe për shqiptarët…

Xhamia në St. Gallen? Kurrë jo !

1
Ju garantoj se sot i është dhënë goditja më e fortë islamit politik në Zvicër, konkretisht në St. Gallen. A lidhet kjo me xhaminë e pretenduar të ndërtohet aty? Po, dhe jo vetëm kaq.
Nga tani e tutje, siç thotë populli ynë “fasulja do të numërohet kokërr për kokërr.” Nuk mund të flas ende hapur, por shumë shpejt gjithçka do të thuhet e do të veprohet pa dorashka e pa kompromis.
Zvicra nuk është naive dhe nuk toleron askënd që shkel ligjin, përfshirë edhe islamin politik. Mesazhi është i thjeshtë: kush jeton këtu duhet të respektojë rregullat. Ligji nuk bën dallime dhe nuk ka mëshirë për ata që e shkelin, sidomos për ata që ëndërrojnë ta shndërrojnë Zvicrën në një “Kandahar të dytë”.
Imamë shqipfolës që deri dje në këtë shtet kanë predikuar ekstremizëm islamik, Zvicrën do ta shohin vetëm nga televizori. Dhe përkrahësit e ekstremizmit islamik do t’ua bartin çantat imamëve të tyre me bileta njëdrejtimëshe.

“Krenaria Myslimane” në Çair të Shkupit, një hap tjetër drejt rrugës theqafëse për krijimin e “Umetit të Profetit”, që nuk është e pranishme vetëm në kryeqytetin e Mqedonisë, por në mbarë hapësirën shqiptare dhe në mërgatë.

Shqiptarët duhet t’i jenë gjithmonë mirënjohës Zvicrës, këtij shteti që në kohë të vështira u bë si nënë për popullin tonë.

Më 11.04.2026
St.Gallen

Reshat Sahitaj, une e akuzoja Serbinë më 1983, ndërsa Sabri Hamitit e akuzon Perëndimin më 1993

Reshat Sahitaj e akuzon Serbinë 1983, kurse Sabri Hamiti e akuzon Perëndimin më 1993. Lexoni dhe krahasoni.
SABRI HAMITI më një shkrim të botuar në “Rilidnja” 11 prill 1993, të Tiranës, kërkon t’i njihet guximi dhe patriotizmi.
Unë dhjetë vite më parë dmth me 8 shkurt 1983, kam shkruar në gazeten prestigjioze LA DERNIERE HEURES , e më vonë shumë shkrime tjera në gazetat me te njohura të huaja.
DALLIMET DHE AKUZAT
Reshat Sahitaj deklaron më 8 shkurt 1983, për gazetën “La Derniere Heures, se shqiptaret nuk janë sllavë dhe se emri Jugosllavi është për sllavet e Jugut. Kosova është Kosovë e jo Kosovo. Gjenralet serbë shkollohën në Moskvë, dhe Serbia me këta gjeneralë e zbaton poltiken ruse kunder shqiptarëve. Pra, unë e AKUZOJ SERBINË
SABRI HAMITI, nê “Rilindja” 11 prill 1993, në paragrafin e 6 të shkrimit, shkruan: … shqiptaret nuk janë sllavë te jugut, gjë që është në favor të shqiptarëve. Kurse në paragrafin e 7 shkruan duke e akuzuar shtetët e Perëndimit që po e perkrahin Serbinë. Të gjitha akuzat bien kundër shteteve te Perëndimit, sepse sipas Sabri Hamitit Perëndimi kekron që shqiptaret te ngriten në luftë kundër Serbisë. Nëse shqiptaret ngriten ne luftë kunder Serbisë, NATO intervenon, por nese shqiptaret ngriten ne luftë kunder Serbisë, do të ishte vonë intervenimi i Perëndimit. Pra, Sabriu kerkon qe te intervenohet pa u ngritur shqiptarët ne luftë dhe liria të zbresi nga qielli.
Shkrimi i Sabri Hamitit, që e akuzon Perëndimin, shpërndahet në te gjitha Tv dhe rrejtet sociale, kurse shkrimi im 10 vite më herët, që e akuzoj Serbinë, mbetet në heshtje dhe injorohet nga TV dhe rrjetet sociale

Dr. Vjosë Osmani – kurban në mbrojtje të rugovizmit

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
“Presidentja Vjosë Osmani, me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, bëri vetëm detyrën, si presidente e Republikës të Kosovës”, – deklaroi ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu. Ata që mbrojnë të kundërtën, në drejtësi quhen “përralla juridike”!
     Shkëlqimi i presidentes dinjitoze e brilante, Vjosë Osmani, na kujton mendje-ndriturin, Presidentin Ibrahim Rugova. “Gjithçka është diçka, vetëm injoranca nuk është asgjë”, – na mëson një urtësi universale. Prandaj, të gjithë ata që nuk e dëshirojnë vazhdimin e mandatit të dytë presidencial të Vjosë Osmanit, duhet vënë një pikëpyetje të madhe, sidomos në momentumin e interesit aktual shtetëror.
     “E shihni këtë zonjë, të ulur këtu, para meje? Ajo meriton gjithë respektin tonë, sepse lufton dhe punon për mbrojtjen e atdheut të saj”,- e vlerësoi Presidenti amerikan, Donald Trump. Zërat inatçorë dhe xhelozia negative, për paragjykimin e kthimit në shtëpinë e saj lindake – LDK, të Vjosë Osmanit, lë të trusin dhe heshtin, sepse disa syresh kanë qenë shumë aktivë, për bërjen e Hashimit president, edhe pse dihej se ishte agjent i trefishtë.
     Madje, ky soj kandidatësh të Kuvendit, refuzuan kërkesën e Vjosë Osmanit, që votimi për kuaotën e 50+1, për të drejtën e kandidimit për kryetar të LDK-së, të bëhet me votim të fshehtë, edhe pse rregullorja zgjedhore e rekomandonte. Ata, delegatët e atëhershëm, deputetë dhe anëtarë të Kryesisë të LDK-së të sotme, pjesë e klanit Mustafa, duhet të kërkojnë falje. Sepse më 25 maj 2015, e votonin, me aklamacion, votim të hapur, me ngritje dore, Isa Mustafën për herë të dytë për kryetar të LDK-së! Dhe, duke refuzuar votimin e fshehtë të kandidaturës për kryetare të LDK-së të Vjosë Osmanit. Në shenjë proteste Vjosa u largua nga salla e Kuvendit maskaradë “zgjedhore”!
     Klasa politike në Kosovë është sulur si hienë kundër presidentes Vjosë Osmani! Vjosa po paguan parimësinë presidenciale. “Shpif, shpif, se diçka mbetet”,- motoja makiaveliste, tashmë, në veprim.
      Presidenti Rugova e la LDK-në më 47 % të votave të fituara. Ndërsa klani i Isa Mustafës e solli në 9.8 %, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ngaqë hisedar në zgjedhje ishte edhe Pacolli, me disa partiza djathtiste.
     Ekspozeja që bëri kryetari Lumir Abdixhiku, pas Kuvendit të fundit të LDK-së, për konfirmim në vazhdimin e postit të kryetarit, ishte vendim i imponuar, por i duhur. Ai sqaroi shumëçka nga intrigimet klanore brenda strukturave të LDK-së, brenda Kuvendit, “por edhe “jashtë tij”, – siç deklaroi ai. Sabotimi i bërë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, kishte për qëllim arritjen e asaj humbje të thellë të LDK-së, për ta kthyer në udhëheqje të partisë klanin paraprak, të instruktuar nga ish-kreut fatal i LDK-së, Isa Mustafa.
     PAN-i turpëruar nga LVV, se “nuk pranojmë asnjë lloj bashkëqeverisje me subjektet e kriminalizuara, pa bërë reforma të thella, deri në riformim të tyre”, përmes argatëve të PDK-së, nuk lejoi as LDK-në të koalicionojë me LVV. Kështu që të gjithë fajësinë për zgjedhjet e kushtueshme, të panevojshme dhe të turpshme, populli ia faturoi LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025!
     Për herë të parë, pas amshimit të Presidentit Rugova, kemi dëgjuar, tashmë, nga goja e kryetar Abdixhikut, se si mund t`i kthehet LDK-ja vetvetes, pa tutelën e PDK-së. Janë pikërisht sugjerimet tona, kërkesat e LDK-së të Mërgatës, në përputhshmëri të plotë me vizionin që kishte Presidenti Rugova në gjallje të Tij, për rrugëtimin djathtist të LDK-së.
     Nëse shpalosja e atij plan-programi, të trajtuar, profesionalisht dhe mençurisht, nga kryetar Lumiri, do të bëhet moto e guidë e LDK-së, me bazë debatin demokratik dhe votimin e fshehtë, për të gjitha nivelet e strukturave të partisë, atëherë suksesi do të jetë i garantuar. Pa mëdyshje, premtimi i madh i dhënë nga kryetar Lumiri, nëse lëndëzohet në vepra, ai duhet ta meritojë të gjithë përkrahjen tonë, për ta bërë LDK-në, ashtu siç e meriton.
      Vetëm të bashkuar, LDK-ja do të ngritët sërishmi, duke u bërë një konkurrente serioze në skenën politike të Kosovës. Mbi të gjitha, nuk ka afera kriminale dhe as hajnore. Dhe, nuk ka pasur kurrë struktura të krimit, siç ka ndodhur me subjektet kriminale të PAN-it. E majta staliniste e Kosovës, siç janë subjektet e koalicionuara në PAN, janë munduar dje, përpiqen edhe sot, ta bëjnë hisedare LDK-në në vrasjet politike!
 
          LDK dhe LVV kurrë nuk kanë pasur struktura kriminale, vrastare
     “Edhe neve na janë vrarë 100 ushtarë”,- thonë eksponentët e PAN-it, duke aluduar se i ka vrarë LDK-ja! Këto vrasje i adreson, madje saktësisht, Hashim Thaçi, por jo tek LDK-ja. “E krijova Gjykatën Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, sepse po vriteshin dëshmitarët e Hagës!” Më troç nuk ka se si thuhet. Ai pranon se vrasjet politike kanë ndodhur, “por unë nuk jam pjesë e tyre”. Këto vrasje ua faturon komandantëve zonalë.
      Djemtë e Kosovës, 10 të ekzekutuar në Kumanovë dhe të tjerët të burgosur në Idrizovë, kanë kuptuar hilenë e madhe, kurthin e ngritur nga “komandantët” e tyre dhe kërkojnë gjykim ndërkombëtar. Por, siç ka thënë Prokurori i Kosovës, Sylë Hoxha, për rastin e vrasjes zyrtare në burg të Astrit Deharit: “Vrasjet që i kryen shteti, nuk zbulohen kurrë!”
     Struktura vrastare kurrë nuk ka pasur as LDK-ja dhe as LVV. Prandaj koalicionet e tyre, qoftë edhe në bashkëqeverisje, janë të natyrshme, të pranueshme. Përkundër PAN-it, i cili ka përgjakur ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës, LDK-në dhe Kosovën, nuk mund të këtë asnjë lloj koalicioni apo bashkëqeverisje.
     LDK-ja duhet t`i prijë profilizimit të së djathtës të Kosovës. Vjosë Osmani duhet t`i prijë këtij profilizimi, duke e joshur për bashkim të gjithë të djathtën. Skena politike e Kosovës, është skajshëm e kontaminuar, e helmuar. LDK-ja aleatë të vetëm mund ta këtë LVV, tashmë, si parti politike heterogjene. Sepse spastrimi nga elementët ultra-majtistë është bërë natyrshëm, duke u vetëlarguar. Shumëzimi rapid, i shpejtë i Organizatës të dikurshme të LVV, me të rinj shkollarë, me emancipim bashkëkohor pro-perëndimorë, ka ndryshuar shumëçka brenda saj.
     LDK-ja dhe LVV duhet ta denoncojnë PAN-in për falsifikimin e qëllimshëm, gjoja, si parti të djathta. Përkundrazi, PDK-AAK-NISMA kanë qenë dhe mbetën parti të ekstremit të majtë, të ideologjisë së mykur komuniste-staliniste. Dëshmi faktike janë lidhjet e saj me social-komunistët e Tiranës. PAN dhe PS i bashkuan edhe mediat e kuqe, duke i bërë palë me politikën serbo-sllave. Batoni me lukuninë e tij mediatike, udhëheqë kampanjen intriguese kundër LDK-së dhe LVV, por edhe kundër shtetit të Kosovës.
     Idealistët e hershëm të LPK-së, disa syresh u ekzekutuan gjatë luftës, nga klani i LPK-së së Re, për ta shmangur konkurrencën në çlirim, kanë denoncuar tri shtete sabotuese të luftës: Francën, Shqipërinë dhe Serbinë, përmes argatëve-hafije të tyre, brenda “UÇK-së të LPK-së”, të cilën nuk e lejuan të angazhohet në luftën çlirimtare. Lëvizakët e hershëm idealistë, të përjashtuar me puç në vitin 1997, janë të drejtpërdrejtë në denoncimin e tyre, duke i nominuar me emra.
     E djathta e Kosovës nuk duhet ta kopjojë të majtën enveriste-komuniste të Shqipërisë, me autokratin Edvin Rama. Me ndihmën dhe instruktimin e së majtës ruse-serbe, përçau shqiptarët, e drogoi Shqipërinë dhe vazhdon t`i poshtërojë shqiptarët, në mënyrën më të poshtër dhe kriminale. Përkundrazi, duhet të ndihmojë në emanipimin e tyre, duke i spastruar radhët nga kriminelët dhe hajnat zyrtarë të bollshëm, të cilët janë “instaluar” në strukturat udhëheqëse të subjekteve të tyre politike dhe ua kanë zënë frymën.
     Mania e përtokjës të opozitës, siç ka ndodhur në Shqipërinë londineze, nuk ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm të shoqërisë, të shtetit. Pa një opozitë të fortë dhe kontrolluese të pozitës, nuk mund të këtë as pozitë të suksesshme.
     Hapi i parë që duhet të ndërmarrë e djathta e bashkuar e Kosovës, duhet ta denoncojë dhe detyrojë PAN-in, madje me fakte të bollshme, se ka mashtruar dhe gënjyer shqiptarët, duke u vetëquajtur si subjekte të djathta, ndërkohë që janë ekstremi i majtë i politikës kosovare.
     Të inkriminuarit enveristë-stalinistë, duhet neutralizuar, duke mos u dhënë hapësirë dhe mundësi ndikuese në parti. Vetëm varri e drejton kurrizon!