ARKIVI:
7 Qershor 2026

Eliot Engel dhe Harry Bajraktari, një bashkëpunim që fuqizoi zërin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shkrime relevante

Kur propaganda kërkon të fshijë historinë: terrori osman, gruaja shqiptare dhe besa që nuk u thye

Luan Dibrani, Durrës Përkujtim i dhimbjes shqiptare nën pushtimin osman Kjo pikturë...

Skënder Muharrem Hoxha , mësuesi atdhetar dhe model i brezave

Arif Ejupi, Gjenevë (Në shenjë nderimi dhe respekti, me rastin e 80-vjetorit...

Një e vërtetë e thjeshtë për Çamërinë

Fahri Dahri, studjues i Çamërisë E vërteta e kombit tonë dihet, por...

Protestat e Zvërnecit…, a vijnë nga agjenturat serbo – greke ?

Gani I. Mehmeti U tha se ky projekt i investimit të dhëndrrit...

Një ditë para zgjedhjeve!

Florim Zeqa Në mungesë të një alterantive të re politike, edhe kësaj...

Shpërndaj

Nga Frank Shkreli

Ndarja nga kjo jetë e kongresistit Eliot Engel ka rikthyer në vëmendje jo vetëm figurën e një miku të madh të shqiptarëve, por edhe bashkëpunimin e tij të vyer me përfaqësues të shquar të diasporës, mes tyre edhe aktivisti dhe biznismeni i dalluar shqiptaro-amerikan, Harry Bajrkatari. Ky bashkëpunim, i ndërtuar mbi përkushtim dhe vizion të përbashkët, ishte një shtyllë e rëndësishme në promovimin e çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishte një kohë kur politika amerikane dhe veprimtaria e diasporës shqiptaro-amerikane u bashkuan në një aleancë të fortë për Kosovën dhe çështjen kombëtare shqiptare, në përgjithsi. Bashkëpunimi mes Eliot Engel dhe veprimtarit të njohur shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari përbën një kapitull të rëndësishëm në historinë e angazhimit të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Në një periudhë kur çështja e Kosova kërkonte mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, ky bashkëpunim u shndërrua në një urë lidhëse mes komunitetit shqiptaro-amerikan dhe vendim-marrësve politikë në amerikane niveleve më të larta të qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara.

Harry Bajraktari, si një nga zërat më aktivë të diasporës shqiptaro-amerikane dhe botues i gazetës “Illyria”, luajti një rol të rëndësishëm në organizimin dhe mobilizimin e komunitetit shqiptaro-amerikan. Përmes aktiviteteve të shumta, lobimit dhe informimit të vazhdueshëm, me shumë të tjerë aktivistë, ai ndihmoi që çështja shqiptare e sdiomos çeshtja e Kososvës, të fitonte vëmendjen e duhur në qarqet politike amerikane.  Në këtë kontekst, Eliot Engel u bë një aleat i palëkundur. Ai dëgjonte dhe merrte seriozisht shqetësimet e komunitetit, duke i reflektuar ato në qëndrimet dhe iniciativat e tij prej ligjvensi në Kongres. Bashkëpunimi i tij me Bajraktarin dhe figura të tjera të diasporës ndikoi drejtpërdrejt në forcimin e mbështetjes amerikane për ndërhyrjen e NATO kundër regjimit terrorist sllavo-komunist të Slobodan Milosheviçit.

Ky partneritet nuk ishte vetëm politik, por edhe strategjik. Bajraktari dhe komuniteti që ai përfaqësonte ndihmonin në artikulimin e qartë të kërkesave dhe prioriteteve të shqiptarëve, ndërsa kongresiosti Engel i shndërronte ato në veprim konkret në arenën politike amerikane dhe më gjërë.  Përmes takimeve, aktiviteteve dhe komunikimit të vazhdueshëm, të dy kontribuan në krijimin e një fryme bashkëpunimi që ndikoi në mënyrë të qëndrueshme në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, si asnjë hetë më par në histlorinë e marrëdhënieve midis dy kombeve tona. Ata dëshmuan se kur diaspora është e organizuar dhe e lidhur me përfaqësues të fuqishëm politikë, ajo mund të luajë një rol vendimtar në çështje ndërkombëtare.

Sot, bashkëpunimi i ngusht gjatë dekadave të kaluara mes Eliot Engel dhe Harry Bajraktarit mbetet një shembull i qartë i fuqisë së unitetit dhe i ndikimit që mund të ketë një komunitet i angazhuar në mbrojtjen e interesave kombëtare. Shpresojmë që trashëgimia e tyre vazhdojë të frymëzojë breza të rinj në diasporë për të ndjekur të njëjtin rrugëtim të përkushtimit dhe veprimit.

Ky bashkëpunim është një dëshmi e qartë se kur përfaqsues të  politikës amerikane dhe përfaqsues të komunitetit shqiptaro-amerikan bashkohen për një ideal të drejtë, ndikimi i tyre mund të jetë i jashtëzakonshëm. Trashëgimia e Engel dhe kontributi i Harry Bajraktarit mbeten një frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm edhe në forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane dhe në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu