Kreu Blog Faqe 182

Bota po digjet, Shqiptarët po krihen !

0

Pamje nga lufta në Iran…

Ali Mehmeti, Gjenevë

Cilido shqiptarë që ia do të keqen ShBA-ve duhet të jetë i verbuar nga feja ose nga “drejtësia”. E keqja eventuale e ShBA-ve në mënyrë automatike reflektohet në uljen e sigurisë në Kosovë. Unë nuk jam fetar, kurse para drejtësisë, më shumë më intereson siguria e shtetit tonë, Republikës së Kosovës. Aq më parë kur në drejtësi botërore nuk kemi asnjë ndikim.

Fenomeni Tramp është diçka e re në politikën botërore. Pyetja që nuk do ketë përgjigje edhe për s’paku një dekadë të ardhshme është: a është zgjedhja e Trampit aksident, si pasojë e një të metë të demokracisë, e cila mundëson që në krye të një shteti më të fuqishëm në botë i të gjitha kohërave me mbi 300 milion banorë, të vijë një person sikur Trampi, apo është një orientim i ri dhe strategjik i popullit amerikan të mbledhur rreth lëvizjes MAGA (Make America Great Againta – ta bëjmë Amerikën prapë të madhe)?

Çka solli kjo lëvizje gjer me tani, me Donald J Trump në krye, për Shtetet e Bashkuar të Amerikës?

Lufta aktuale mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit ka krijuar një nga krizat më të rënda gjeopolitike, pas asaj të Kubës në vitin 1962, kur bota u afrua shumë pranë një lufte bërthamore midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Fillimisht, sulmi mbi Iranin u arsyetua me argumentin e ndalimit të programit bërthamor iranian, me ndryshimin e pushtetit teokratik (pushteti i Zotit) dhe me sigurimin e stabilitetit në Lindjen e Mesme, për të vazhduar pastaj, për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, që para fillimit të luftës ishte e hapur!

Gjer me tani, nuk ka prova se cilido nga këto objektiva është realizuar.

Infrastruktura kryesore bërthamore e Iranit është e shpërndara dhe e fortifikuara ndër malet e larta, gjë që e bën shumë të vështirë eliminimin e tyre përmes operacioneve ushtarake. Konfiskimi ose shkatërrimi i rezervave të uraniumit të pasuruar që është vlerësuar në rreth 440 kg, nuk është shkatërruar as konfiskuar.

Dobësimi i regjimit iranian deri në pikën e ndryshimit të tij nuk ka ndodhur. Përkundrazi, lufta mund të ketë forcuar kohezionin e brendshëm në Iran më shumë sesa që e ka dobësuar.

Një tjetër pasojë e rëndësishme është tensionimi i marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe aleatëve të saj, jo vetëm evropianë. Shumë vende evropiane ishin kundër kësaj ndërhyrjeje ushtarake, kryesisht për shkak të kostove ekonomike dhe rrezikut të destabilizimit të tregjeve globale të energjisë, arsye pse nuk i ofruan asnjë përkrahje ushtarake, madje shumë nga ato i ndaluan edhe fluturimet ushtarake mbi territorin e vet. Kjo çarje strategjike dhe humbje besimi, rrezikon të dobësojë unitetin transatlantik. Nëse politika amerikane vazhdon të ndjekë këtë linjë “Amerika e para”, nuk është larg koha kur shtetet evropiane të përafrohen me Rusinë, në kërkim të alternativave të reja. Rusia, pavarësisht tensioneve politike, mbetet një nga furnizuesit më të mëdhenj potencial të energjisë dhe burimeve natyrore për kontinentin evropian. A do ishte ky zhvillim në interes të ShBA-ve?!

Mosbesimi ka arrit atë nivel që edhe shtetet anglofone të grupit “Echelon”, SHBA, Britania e Madhe, Kanada, Australia dhe Zelanda e Re kanë refuzuar pjesëmarrjen e tyre në ndërmarrjen e Trampit. Echelon është emër për një sistem global të përgjimit, të ndërtuar në fillim të “luftës së ftohtë” dhe ka shërbyer për përgjimin e komunikimeve brenda bllokut komunist. Pas shembjes së komunizmit në Bashkimin Sovjetik, ky sistem përdoret për përgjimin e komunikimeve ndërmjet terroristëve dhe trafikantëve të dyshuar. Nga ana tjetër, kritikët e këtij sistemi thonë se ai shërben për përgjime ilegale nga sfera ekonomike dhe private. Si i

tillë ky sistem edhe më herret ka shkaktuar probleme, jo të vogla, ndërmjet Evropës dhe SHBA-ve, sidomos pas akuzave për përgjimin e ish kancelares gjermane Angela Merkel.

Një nga pasojat më të dukshme të luftës është kriza e energjisë të cilën po e ndjenë çdo banor i këtij planeti të quajtur Tokë, prej mbi 8 miliardë njerëz. Lindja e Mesme është njëri nga rajonet më të rëndësishme për furnizimin global me naftë dhe gaz. Çdo destabilizim në këtë rajon ndikon menjëherë në tregjet ndërkombëtare. Lufta ka shkaktuar çrregullime në transportin e energjisë dhe ka rritur pasigurinë në tregje, duke çuar në rritje të çmimeve të naftës, gazit dhe jo vetëm, sepse energjia rit koston edhe në të gjitha fushat tjera. Aq më parë kur kihet parasysh se në shtetet e Gjirit Persik prodhohen edhe sasitë e konsoderueshme të plehrave kimike të bazuara në amoniak dhe fosfate, prodhime këto që dikur prodhoheshin edhe në Kosovë, “Fafos” në Mitrovicë dhe “Azotiku” në Kastriot. Nëse kriza vazhdon botës i kanoset recesioni, por edhe nëse përfundon shpejt, bota nuk do jetë kur ma si më parë.

Një tjetër dimension i rëndësishëm është perceptimi i dobësimit të besueshmërisë amerikane. Aleatët e SHBA-së në rajon, sidomos me shtetet e Gjirit Persik, dhe jo vetëm, mbështeten te garancitë e sigurisë amerikane për mbrojtjen e tyre. Megjithatë, nëse konflikti zgjatet dhe SHBA nuk arrin rezultate të synuara, kjo mund të krijojë dyshime mbi aftësinë e saj për të garantuar stabilitetin e rajonit. Kjo mund të shtyjë disa prej këtyre vendeve të diversifikojnë marrëdhëniet e tyre strategjike, duke u afruar edhe me fuqitë e tjera globale.

Nxitësi i kësaj lufte, tanimë nuk është vetëm percepcion, por edhe është bërë e qartë, është Izraeli. Është e qartë, sepse u pa që edhe gjatë bisedimeve që po zhviloheshin mes ShBA-ve dhe Iranit në Islamabad, dhe gjatë armëpushimit të deklaruar dyjavor, ata përpiqeshin ta prishin duke sulmuar një lagje të Bejrutit ku me një goditje u vranë rreth 200 civil dhe qindra tjerë u plagosen. Për Izraelin, programi bërthamor iranian shihet si një kërcënim ekzistencial për sigurinë kombëtare. SHBA, si aleati kryesor strategjik i Izraelit, shpesh është ballafaquar me kërkesat e Izraelit për sulm ndaj Iranit, por presidentët paraardhës të Trampit i kanë rezistuar këtyre kërkesave. Siguria afatgjatë e Izraelit bëhet me krijimin e shtetit palestinez, me rregullimi e raporteve me fqinjët e tyre dhe jo me konfrontim të përhershëm.

Paradoksalisht, nga kjo luftë po përfiton Rusia. Çrregullimet në tregjet globale të energjisë kanë rritur kërkesën dhe çmimet për naftë dhe gaz, gjë që i sjell përfitime të konsiderueshme ekonomike Rusisë, pasi Trampi ia hoqi ndalimin e eksportit, sepse sulmoi Ukrainën. Kjo situatë i lejon Rusisë të rrisë eksportet e saj, të përfitojë nga çmimet e larta të energjisë dhe të vazhdoj luftën me Ukrainën, që në masë të madhe dëmton Evropën.

As vet Trampi nuk po del humbës. Sipas revistës Forbs, pas rikthimit të Trampit në pushtet, pasuria e tij është rritur për rreth 3 miliardë dollarë.

Ndarjet politike brenda vet ShBA-ve, të pasqyruara në protesta të përjavshme me qindra mijëra pjesëmarrës, nëpër dhjetëra qytete amerikane me parullën “Nuk duam Mbret” nuk duhet neglizhuar. Kostoja financiare, rreziku i përshkallëzimit dhe pasojat ekonomike, mund të rrisin presionin mbi administratën aktuale. Kjo mund të ndikojë edhe në zgjedhjet dhe në orientimin e politikës së jashtme amerikane, respektivisht të ndikoj pozitivisht në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike në luftën që po zhvillohet.

Përveç kritikave politike dhe ekonomike, lufta ka nxitur edhe reagime të forta në nivel moral dhe fetar. Sidomos pas deklaratës kërcënuese, skandaloze të Tramp se “një qytetërim i tërë mund të zhduket” nëse Irani nuk dorëzohet, dhe përmendjeve të shpeshtë publike nga disa zyrtarë amerikanë dhe Trampi vet, që deklaronin se herë Zoti, herë Krishti, janë në anën e tyre

në këtë konflikt. Këtyre deklaratave nuk mundi të mos ju përgjigjet edhe vet Papa Leoni XIV. Ai ka theksuar se “Jezusi është mbreti i paqes, i cili e refuzon luftën dhe askush nuk mund ta përdorë atë për të justifikuar luftën”. Krishterimi nuk mund të përdoret si justifikim për dhunë dhe se Zoti “nuk dëgjon lutjet e atyre që bëjnë luftë dhe kanë duart e mbushura me gjak”.

Për fund çka mund të thuhet, duke pasur parasysh se askush nuk e di si do përfundoj kjo lëvizje tektonike politike? Sido që të përfundoj, pasojat ekonomike, politike dhe strategjike do janë të dukshme dhe bota kur ma nuk do jetë siç ka qenë!

Për shqiptarët, andej e këndej, është mirë të mos sillen sipas asaj fjalës së urtë

BOTA PO DIGJET, “SHQIPTARËT (“KURVA”) PO KRIHEN!”

Turqia neoosmane “i përkrahë shqiptarët e myslimanizuar” nga xhamitë e saj, si Irani palestinezët…!

0

Xhamia “shqiptare” në Holandë, një provokim turk për të na zhdukur si komb…!

Reshit Lala, regjisor, Athinë

NDËRTIMI I XHAMIVE TURKE NË VENDET EUROPJANE ËSHTË SULM TERRORIST TURK KUNDËR KULTURËS, HISTORISË DHE FESË SË KËTYRE VENDEVE
Ndërtimi i xhamive në Shqipëri e vende të tjera europjane është sulm fetar e terrorist turk kundër kulturës , historisë dhe fesë së këtyre vendeve!
Emigrantët Shqiptarë dhe të vendeve arabe kanë shkuar në vendet e zhdvilluara europjane për të mbijetuar dhe, jo për të sulmuar kulturën, fenë dhe historinë e tyre!
Thirrjet fashiste të myslimanëve ekstremë Shqiptarë, se “DO TA BËJMË EUROPËN MYSLIMANE” e vërteton këtë gjë! Presidenti Turk Erdogan, i cili ka sulmuar dhe DHUNON OPINIONIN KOMBËTAR SHQPTAR , duke thënë. “SHQIPTARËT JANË TURQË, SE KUSH ËSHTË MYSLIMAN ËSHTË TURK”, po sulmon edhe Europën!
Ky kamelaon i politikës ndryshe vepron në Turqi dhe, ndryshe në vendet e tjera. Në Stamboll Kishën historike botërore të Fesë Orthodhokse- SHËN SOFINË, e ka kthyer me dhunë në xhami. Pra- ai ka kryer një akt fashist fetar- duke e kthyer me dhunë qendrën botërore të fesë Orthodhokse në xhami! Kur ky njeri dhunon qendrën botërore të një feje tjetër, me ç’të drejtë ju kërkon vendve të tjera të pranojnë në vendet e tyre ndërtimin e xhamive islame? Me ç’të dejtë, ky i kërkon vendeve të tjera të respektojnë besimin e emigrantëve nga vendet e tjera, kur ai e dhunon fenë Kristiane në Turqi, duke e kthye në xhami qendrën botërore të Orthodhoksisë? Erdogani përse nuk e respekton besimin e qytetarëve Turqë Kristianë ndërsa kërkon nga europa të respektojë ndërtimin e xhamive në vendet e saja?
Më e rëndësishme është fakti, që Erdogani shfrytëzon ekstremistët Shqiptarë të fesë islame për të krijuar trazira në vendet europjane – si Irani palestinezët.
Palestinezët u zhdukën, se pranuan rolin e shtetit terrorist kundër Izraelit. Ata jetonin me paratë, që ju jepte Irani e vende të tjera islamike vetëm, që ti bënin terror Izraelit. Fundin e Palestinezëve e dimë dhe, nuk duam, që edhe Shqqiptarët të përfundojnë si palestinezët nga Feja islame!
Shqiptarët nuk kanë punë të bëhen masha të Erdoganit e Turqisë për të përhapur me dhunë fenë Islame në vendet Europjane!
Veprim i Erdoganit është i padrejtë dhe i dhunshëm!
Erdogani kërkon t’i imponojë me dhunë Shqiptarëve dhe Europës fenë islame! Ne kishim rreth 65% myslimanë, rreth 15% katolikë dhe të tjerët Orthodhoksë e fe të tjera kur u mbyllën kishat e xhamnitë në 1966! Këto raporte, nëqoftëse kanë ndryshuar, siç thonë- JANË NDRYSHUAR ME DHUNË!
Me e keqja: Erdogani kërkon t’i imponojë qytetarëve kristianë europjanë fenë Islame me anën e Shqiptarëve ekstremistë myslimanë! Kjo është e rrezikëshme edhe për pranimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Europë. Europa nuk don në mesin e saj dy shtete ultra myslimane, që t’i krijojnë shqetësime me qytetarët e saj të fesë Kristiane.
Ju pyes juve, që thoni se feja Islame nuk ju vendos me dhunë: A NUK E SHIKONI DHUNËN, QË PËRDOR TURQIA NDAJ SHQIPTARËVE DHE VENDEVE EUROPJANE?
Fakti, që dhunën e fesë Islame ndaj popujve europjanë dhe besimit të tyre kristian Erdogani e bën me anën e shqiptarëve e bën shumë të rrezikëshme gjendjen!
Shqiptarët nuk duhet të bëhen vegël e Erdoganit si Palestinezët vegël e Iranit. Fundin e Palestinës e pamë.
Shqiptarët e myslimanizuar nuk duhet të ndjekin shembullin e Palestinës dhe të bëhen masha e Erdoganit në sulmin fetar terrorist kundër besimtarëve europjanë.
Feja Islame nuk mund të vendoset me dhunë në Europën Kristiane!
Lexonie…:

Papa Leoni i XIV flet me zemrën e Ungjillit shënjtë

0

Nga: Don Fran Sopi

E them nga këndvështrimi im si meshtar i Kishës Katolike të Dioqezës Prizren-Prishtinë, e shoh me shumë respekt dhe bindje fjalën e Atit të Shenjtë, Papës Leoni XIV, kur ai thotë: “Nuk jam politikan, flas për Ungjillin.”

Kjo fjali është e thjeshtë, por ka kuptim shumë të madh. Ajo na tregon se Papa Leoni XIV nuk dëshiron të hyjë në debatet dhe grindjet e botës, por të mbetet besnik ndaj misionit të tij: t’u flasë njerëzve për Zotin, për paqen, për dashurinë dhe për pajtimin.

Sot bota është e lodhur nga luftërat, nga urrejtja dhe nga fjalët e rënda. Shpesh njeriu i thjeshtë lihet në harresë. Shumë popuj vuajnë, shumë familje jetojnë me frikë dhe shumë fëmijë rriten në pasiguri. Pikërisht në një kohë të tillë, zëri i Papës dëgjohet si një thirrje e pastër për paqe. Ai nuk flet për përçarje, por për bashkim. Nuk nxit armiqësi, por afrim mes popujve. Nuk e përkrah luftën, por e dënon atë me forcën e së vërtetës ungjillore. Për ne, si Kishë Katolike, kjo është shumë e rëndësishme.

Papa Leoni nuk flet si një udhëheqës i kësaj bote, por si bari shpirtëror i popujve. Ai na kujton se misioni i Kishës nuk është të mbajë anën e forcës, por të mbrojë dinjitetin dhe jetën e njeriut. Kur ai u thotë krerëve të botës: “Jo më luftë”, ai në të vërtetë po mbron jetën, familjen, fëmijët dhe shpresën që Zoti ka vendosur në zemrën e çdo njeriu. Ndaj si meshtar, e ndiej se kjo fjalë e Papës duhet të pritet me seriozitet dhe me dashuri.

Paqja nuk është vetëm një dëshirë e bukur, por është edhe detyrë e krishterë. Nuk mund të themi se e duam Zotin, nëse nuk punojmë për paqen. Nuk mund të flasim për Ungjillin, nëse zemra jonë është e mbushur me zemërim, përbuzje dhe ndarje. Paqja fillon në zemër, në fjalën e mirë, në falje, në durim dhe në respekt për tjetrin.

Në Kosovë, ne e dimë mirë sa e çmuar është paqja. Historia jonë ka kaluar nëpër plagë, lot dhe sakrifica. Prandaj fjala e Papës Leoni XIV për ne nuk është vetëm një deklaratë, por një thirrje e fortë që na fton të jemi njerëz të pajtimit, të urtisë dhe të përgjegjësisë. Populli ynë ka nevojë për paqe të jashtme, por edhe për paqe të brendshme. Ka nevojë për njerëz që bashkojnë dhe për zemra që nuk lodhen duke bërë të mirën. Papa Leoni XIV na jep shembullin e një force tjetër, asaj force që nuk vjen nga pushteti, por nga e vërteta. Ai na tregon se njeriu mund të jetë i vendosur pa qenë i ashpër, i qartë pa qenë i egër dhe i fortë pa e humbur butësinë. Kjo është forca e Ungjillit. Kjo është forca e Bariut të Mirë.

Për këtë arsye, zëri i Papës duhet të dëgjohet me respekt dhe me vëmendje. Si meshtar i Dioqezës Prizren-Prishtinë, pikërisht në Kishën Shën Katarina e Aleksandrisë në Pejë, besoj se ne duhet ta mbështesim Atin e Shenjtë me lutje, me besnikëri dhe me jetën tonë të përditshme.

Nuk mjafton vetëm të pajtohemi me fjalët e tij; duhet t’i kthejmë ato në vepra. Në familje, në bashkësi, në famulli, në shkollë dhe në shoqëri, duhet të jemi njerëz që sjellin paqe. Sepse bota nuk ndryshon vetëm nga fjalët e mëdha, por edhe nga zemrat e vogla që pranojnë dritën e Zotit.

Në fund, fjala e Papës është një kujtesë e bukur dhe e fortë: bota ka nevojë për Ungjillin më shumë se për zhurmën e përplasjes. Ka nevojë për paqe më shumë se për krenari të verbër. Ka nevojë për shpirt, dashuri dhe mirësi. Ati i Shenjtë, me urtinë e tij, po i kujton botës se njeriu nuk shpëtohet nga lufta, por nga e vërteta, nga dashuria dhe nga paqja që vjen prej Hyjit.

Binçë, më 13 prill 2026

Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”

0
Inline image

Nga: Eshref Ymeri

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime dhe janë hedhur ide për ndryshimin e emërtimit të kësaj treve arbërore, për t’i rikthyer asaj toponimin tradicional shumëshekullor pellazgoilirian “Dardani”.

Shumë intelektualë të njohur dardanë, në analizat e tyre, përdorin vazhdimisht toponimin “Dardani”. Këtu mund të përmendim intelektualin e shquar dhe analistin e formatit nacionalist, Skënder Kapitin, Prof.dr. Flori Bruqin, Prof.dr. Mehdi Hysenin, anëtarin e mirënjohur të Ligës Shqiptaro-Amerikane, analistin e talentuar Hafiz Shala etj.

Për çudi, kanë kalur 18 vjet që nga dita e shpalljes së Pavarësisë së popullit dardan, por askush nga elita politike dardane as që e ka vrarë mendjen absolutisht për flakjen e toponimit sllav “Kosovë” dhe zëvendësimin e tij me toponimin e lashtë arbëror “Dardani”. Për fat të keq, askush edhe nga elita politike e atdheut amë – Republikës së Shqipërisë, – s’e ka vënë kurrë ujët në zjarr për këtë problem me rëndësi mbarëkombëtare.

Këto vitet e fundit kanë rënë në sy  dy analizat e Skënder Kapitit dhe një analizë e Fejzulla Berishës, titujt e të cilave po i përmendim në vijim:

Skënder Kapiti. “Republika e Kosovës të quhet  Republika e Dardanisë”. Faqja e internetit “Zemra Shqiptare”. 12 prill 2021.

“Dardanët, populli më i motivuar patriotikisht në Europë”, botuar në disa faqe interneti më 28 mars 2026. Intelektuali i njohur atdhetar, zotëria i nderuar Fahri Dahri, shprehet në përkrahje të Skënder Kapitit në të njëjtat faqe interneti.     

Fejzulla Berisha. “Ndryshimi i emrit zyrtar të Republikës së Kosovës në “Dardani” – Një perspektivë strategjike dhe historike”. Faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 28 dhjetor 2024.

          Edhe në analizat që kam botuar për vite me radhë, kam ngritur zërin vazhdimisht për flakjen sa më parë në koshin e historisë të toponimit “Kosovë”, si njëra nga mbeturinat e shpifura të sundimit sllav mbi trojet arbërore.

          Në përkthimin nga serbishtja, kosovo do të thotë toka e mëllenjave të zeza. Rrënja kos në serbisht përdoret në kuptimin mëllenjë e zezë, kurse në greqisht μετοχή do të thotë ngastër kishtare. Në gjuhët e tjera sllave, fjala kosovo përdoret si toponim, në kuptimin qendër banimi.

          Nga hulumtimet që kemi bërë, ja çfarë ka rezultuar në secilën nga këto gjuhë, sipas vendeve përkatëse:

          Në Bullgari, me këtë toponim janë emërtuar: një fshat në komunën Bregovo të qarkut të Vidinskut, një fshat në komunën Treklano të qarkut të Kystendiskut, një fshat në komunën Asenovgrad të qarkut të Plovdivit, një fshat në komunën Kaspiçan të qarkut të Shumenskut.

          Në Poloni, me këtë toponim janë emërtuar: një fshat në qarkun Naklo, një fshat në qarkun Svjeçe, një fshat në qarkun Tuhola, një fshat në qarkun ushtarak të Pomeranskut, një fshat në qarkun Gnjezno, një fshat në qarkun Gostin.

          Në Rusi, me këtë toponim janë emërtuar: një fshat në rajonin Mezhdureçenski të qarkut të Vollogodskut, një fshat në qarkun e Kalluzhskut, një fshat në rajonin e Shahovskut të qarkut të Moskës, një fshat në qarkun e Novgorodit, një fshat në famullinë e Borkovskit të rajonit të Velikollukskut në qarkun e Pskovit, një fshat në qarkun e Tvjerskut, një fshat në rajonin e Danjillevskut të qarkut të Jarosllavit.

          Në Bjellorusi, me këtë toponim është emërtuar një qytet në rajonin e Ivaçevickut të qarkut të Brestskut.

           Maqedoninë e Veriut ekziston një qendër e vogël banimi, që është emërtuar Kosovo Dabje dhe që shtrihet në Bashkinë Delčevo.

          Pra, në pesë shtete sllave, 19 qendra banimi janë të emërtuara me toponimin “kosovo”.  

Vetvetiu shtrohet pyetja:

          Si pati ndodhur që toponimi “Dardani” qe flakur nga faqet e historisë dhe qe zëvendësuar me toponimin antikombëtar sllav “Kosovo”?

          Kësaj pyetjeje i është përgjigjur në një mënyrë tejet shteruese Profesori Enver Bytyçi, një personalitet i shquar ky elitar në fushën e studimeve historiografike dhe të analizave të çështjeve ndërkombëtare. Ja çfarë ka deklaruar ai në njërën nga veprat e veta të shquara:

“Mënyra si të futen shkjetë (serbët) në shtëpi është e veçantë. Ata s’bëjnë kurrë luftëra të mëdha, veç të vogla. Të madhen e bëjnë kur e dinë se të kanë mirë përfund. Kur s’mund të të thyejnë, futen si bujq, shërbyes, skllevër. Vetëm sa të fusin kokën. Por në atë çast kur janë të sigurt për fitoren, shpërthejnë luftën shkatërrimtare, pa pyetur për asnjë marrëveshje që kanë nënshkruar vetë.

Vini re se ç’bëjnë kur shkelin në një vend të huaj:

Ata s’pyesin kurrë se si quhet qyteti, lumi, mali a fusha. Shohin në shpat të një mali një qytet me shtëpi të bardha dhe ia venë emrin Berat! Përshkojnë një fushë të madhe, e quajnë Velipojë! Kalojnë një lum të rrëmbyeshëm dhe e pagëzojnë Bistricë! I ngjiten një mali të zhveshur, e thërrasin Gollobordë! Pushojnë tek një burim i zi, e quajnë Çorovodë! Dhe s’e kanë për gjë të ta ndërrojnë edhe emrin që ta ka vënë nuni, duke e përkthyer nashke (serbisht). Kur emri është i papërkthyeshëm, të ngjisin mbrapa një “viç”, që ta kesh në vend të bishtit gjithë jetën.

Në turrin e parë të marrin plaçkën a tokën që i kanë vënë syrin. Po t’u thyesh hundët, tërhiqen menjëherë: – Keqkuptim, keqkuptim, – thërrasin. Në qoftë se mjaftohesh me protesta, të nxjerrin argumente nga më të pabesueshmit. Po t’i kërcënosh, e presin hovin dhe të thonë: – Ne jemi për paqen, ne jemi për bisedime, le t’i shtrohemi pleqnisë! Po e hëngre të bisedosh me ta, e tjerrin punën tortë, sa të vjen te hunda! N’u tregofsh i fortë në bisedime, ata lidhin paqe me ty! Por si rezultat i paqes, ata s’dalin kurrë me humbje, sepse ti harron që në sofër të bisedimeve është malli yt, jo i tyre! E shumta, e shumta, ata do të humbasin atë që të kanë grabitur në fillim, gjë që s’është humbje. Ose pranojnë të ndajnë thelën përgjysmë me ty dhe atëherë të thonë me të qarë, se po bëjnë një sakrificë për hir të paqes! Kështu ata ndahen me fitim dhe përgatiten për një grabitje të re!

Një këso paqeje kanë nënshkruar edhe Uroshi i Dytë me perandorin e Bizantit, Andronik, duke vënë në sofër të bisedimeve trojet tona! (Citohet  sipas: Enver Bytyçi.“Shqiptarët, serbët dhe grekët”. Shtëpia botuese “Koha”. Tiranë 2005,  f. 348-349).

Për dijeninë e lexuesve të nderuar, rreth tre vjet më parë, Kryetari i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve, Prof.dr. Skënder Kodra, dhe Nënkryetari, Prof.dr. Mehdi Hyseni, i qenë drejtuar me një Përkujtesë Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti, në të cilën propozonin, që, në Kuvendin e Republikës së Kosovës të shtrohej për diskutim dhe të merrej një vendim i prerë për heqjen e toponimit Kosovë dhe për zëvendësimin e tij me toponimin tradicional pellazgoilirian “Dardani”. Për fat të keq, as Presidentja, as Kryeministri, nuk reaguan absolutisht, qoftë edhe me një përgjigje negative. Është me të vërtetë e çuditshme, se si ka mundësi, që, të dy krerët kryesorë të shtetit, e patën shpërfillur krejtësisht propozimin e drejtuesve të asaj akademie?!

Tani, vetvetiu, lind një shqetësim me interes mbarëkombëtar: trualli ynë arbëror, Dardania arbërore, a duhet vallë të vazhdojë të mbajë emërtimin sllav “Kosovo”, të imponuar shekuj më parë me dhunë dhe mizori nga ana e barbarëve serbosllavë, apo atë emërtim duhet ta flakë në pirgun e mbeturinave të së kaluarës historike? Si është e mundur, që, elita politike dardane, të vazhdojë të heshtë edhe pas 17 shkurtit 2008 për këtë problem me rëndësi të jashtëzakonshme, mbarëkombëtare?! Vallë nuk e kuptuaka ajo elitë, që, toponimi “Kosovo” në kushtetutën kriminale të Serbisë fashiste, përbën një fyerje të rëndë për dinjitetin kombëtar të popullit dardan?!

Në këto kushte, ç’duhet bërë? Përderisa kryeshtetarët dhe krejt elita politike dardane s’e çajnë kokën fare për rikthimin e toponimit “Dardani”, vendimin duhet ta marrë vetë populli dardan. Nuk e kemi informacionin e duhur, nëse në të gjitha tekstet mësimore të shkollave të të gjitha cikleve dhe në tekstet universitare, a është pasqyruar e vërteta për toponimin “Dardani”, të cilin serbosllavët e kanë flakur nga historia jonë kombëtare dhe e kanë zëvendësuar arbitrarisht me toponimin e tyre “Kosovo”? 

Me këtë rast, po ju drejtohemi me një thirrje të gjitha shtresave të popullsisë dardane, duke filluar nga nxënësit e shkollave, rinia studentore, profesorati i universiteteve, elitat intelektuale të të gjitha fushave të dijes, forcat e armatosura, familjet e dëshmorëve, veteranët e luftës, pensionistët, vajzat dhe zonjat dardane, me qëllim që të krijojnë një grup pune dhe t’i drejtohen me një peticion të posaçëm Kuvendit të Republikës së Dardanisë për zhvillimin e një referendumi me pyetjen:

“A jeni për ruajtjen e toponimit “Kosovë”, apo për rikthimin e toponimit të lashtë arbëror “Dardani”?

Thirrjen e mësipërme e vlerësojmë si tejet të arsyeshme dhe me shumë vend, sepse kemi parasysh një porosi shumë të çmuar të mendimtarit, personalitetit politik, filozofit dhe shkrimtarit italian Nikolo Makiaveli (Niccolò di Bernardo dei Machiavelli  1469-1527), Ai ka thënë:

“Populli gjithmonë është  më i zgjuar, më i vendosur dhe më i arsyeshëm, sesa kryeshtetari”.

Me siguri që për zëvendësimin e toponimit “Kosovë” me toponimin “Dardani”, do të ketë edhe kundërshtarë, të cilëve ua ka infektuar ndërgjegjen politike propaganda e Serbisë fashiste. Një ndër këta kundërshtarë është edhe Agim Vinca, i cili, në artikullin fyes kundër meje, me titull “Kryqëzata e kalorësit kallp”, të cilin Portali “Kosova Sot” e ka botuar me shumë kënaqësi më 06 mars 2026, mua më qorton, duke deklaruar:

“Republikën e Kosovës nuk e quan me emrin e saj kushtetues, por “Republika e Dardanisë”!”.

Pra, Agim Vinca nuk shqetësohet absolutisht që trualli arbëror dardan mban mbi kurriz toponimin e neveritshëm sllav “Kosovë” edhe pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, dhe, si një intelektual i fushës së letrave dhe i botës akademike,  në vend që të kishte ngritur zërin me kohë për rikthimin e toponimit arbëror “Dardani”, i ka mbetur qejfi që unë nuk respektoj emërtimin sipas kushtetutës.

Domosdo që Agim Vinca, si servil i regjur i Enver Hoxhës dhe i Titos, nuk mund të reagojë ndryshe, sepse ai dhe të gjithë enveristët e tjerë në Republikën e Dardanisë, janë rritur dhe edukuar në frymën e dashurisë për Enver Hoxhën, i cili s’ishte gjë tjetër, veçse pjellë Titos, nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të “mamive” Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Pikërisht këto dy “mami” e formuan  Enver Hoxhën si agjentin e Beogradit, si kryediktatorin e Republikës së Shqipërisë dhe si armikun e popullit dardan. Prandaj edhe jo më kot Titoja e pati nderuar Enver Hoxhën me medaljen më të lartë, “Hero i popoujve të Jugosllavisë”. Ndërkohë, në faqen e parë të Abetares së vitit 1947, me qëllim helmatosjen  e ndërgjegjes së njomëzave të klasë së parë të shkollës fillore, me porosi të Enver Hoxhës, qe shkruar: “Tito luftëtar, Tito çlirimtar, Tito shpëtimtar i popullit tonë”. Që enveristët në Republikën e Dardanisë të binden njëherë e mirë se Enver Hoxha ka qenë armik i popullit dardan, në vijim po rendisim disa fakte konkrete:

Së pari: Miladin Popoviçi, pasi mori në dorë Rezolutën e Konferencës së Mukjes në Panarit të Korçës, ku ndodhej udhëheqja e lartë e partisë dhe Shtabi i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, e zhubraviti, e bëri shuk dhe ia përplasi në fytyrë Enver Hoxhës. Dhe Enver Hoxha, si një servil i pështirë i emisarit jugosllav, për turpin e tij dhe të Partisë Komuniste të Shqipërisë, nuk mundi të reagonte siç i takonte një njeriu me dinjitet kombëtar. Përkundrazi, ai heshti tamam si ndonjë qen i rrahur para agait të tij serbomadh. Këtë fakt të turpshëm për biografinë e Enver Hoxhës, e ka zbuluar në Arkivin e Shtetit Prof.dr. Muharrem Dezhgiu. Por le të lexojmë një informacion më të hollësishëm për këtë ngjarje poshtëruese në historinë e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe në jetëshkrimin e udhëheqësit të saj, kukullës së Beogradit Enver Hoxha, që tërhiqej zvarrë para shovinistit Miladin Popoviç:

“Xhelal Staravecka, i pranishëm në momentin kur erdhi letra e Ymer Dishnicës për Marrëveshjen e Mukjes, ka sjellë si dëshmi atmosferën që krijoi ky lajm:

“Gjendeshim me shokët e KQ,  në mes të të cilëve ishte dhe Miladini, kur arrin korrieri dhe solli Proklamatën e Marrëveshjes së Mukjes. Hapëm Proklamatën dhe e lexuam.Të gjithëve na u ndezën fytyrat nga gëzimi për arsye se u mbërrit bashkimi. Mandej,  gjysmë shqip e gjysmë serbisht (përr arsye se unë nuk di serbishten e Miladini nuk di shqip) disi i shpjegova çka ishte shkruar në Proklamatë. Fytyra e Miladinit menjëherë u ndryshua dhe tha:

“Ky bashkim (i Kosovës me Shqipërinë) nuk mund të pranohet. Ne gjithnjë e më tepër forcohemi dhe do të fillojmë me u ra me shpata e jo bashkime me qej(qenër). E mandej ajo Shqipëria etnike! Nanën e saj!”.

 Fytyrat tona menjëherë u errën dhe u detyruam me thanë:

Po, po! Do të shohin këta nacionalistë për disa ditë, derisa ne të organizohemi edhe më mirë…dhe do u themi:

Qe Shqipëria juaj Etnike! Sigurisht, shprehja jonë në fytyrë duhet të ndryshojë gjithmonë sipas shprehjes së fytyrës së Miladinit” [V. Dedijer, Marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare (1939-1948), Beograd,1949, f.112. Citohet sipas: Prof.dr. Muharrem Dezhgiu.  “Shqipëria nën pushtimin italian (1939-1943)”. Shtëpia Botuese “Mësonjëtorja”. Tiranë, 2005, f. 316].

Së dyti: Në Plenumin e Beratit të muajit nëntor të vitit 1944, emisari jugosllav, Velimir Stojniç, deklaroi:

“Shqipëria jo që nuk e rrit dot ekonominë e saj, por as e zhvillon dot atë, sepse imperializmi do ta gëlltiste; …e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një konfederatë me Jugosllavinë” (Stefanaq Pollo, Arben Puto. “The History of Albania from its origins to the present day”. Routledge & Kegan Paul Ltd. 1981, f. 245. Citohet sipas: Mërgim Korça. “Kush e shkruan historinë”. Gazeta “Metropol”. 17-18 korrik 2012).

Së treti: Prof.as.dr. Elmas Leci, drejtor i Institutit të Studimit të Problemeve të Sigurimit dhe të Mbrojtjes në Tiranë, në shkrimin e tij “A e shiti Enver Hoxha Kosovën”, shkruan:

“Në shtëpinë e tij, në verën e vitit 1999, Fadil Hoxhës i bëra pyetjen: “A kishte kontaktuar dhe a ia kishte bërë ndonjëherë prezent Enver Hoxhës çështjen e rëndë të Kosovës?”. Fadil Hoxha m’u përgjigj: Po, kam shkuar te Enver Hoxha në Tiranë në dhjetor të vitit 1945, inkonjito, pa lejen e Titos, së bashku me Zekeria Rexhën, dhe i kam shtruar si gjendjen e rëndë nën Serbi ku ndodhen kosovarët, ashtu edhe se ç’duhet të bënim. Kjo ishte bisedë shqiptarësh, e mendoj, për shqiptarët. Biseda e zhvilluar në kabinetin e Enverit, në vend që të bëhej preokupim i qeverisë shqiptare, kishte mbërritur, para kthimit tim, te Titoja”.

Kështu e mbylli deklarimin e tij ish-udhëheqësi kryesor i Kosovës dhe në një periudhë kohe edhe President i Jugosllavisë, Fadil Hoxha” (Citohet sipas: Xhafer Leci: “Fadil Hoxha nuk e meriton ngritjen e një përmendoreje”. Faqja e internetit “Tribuna Shqiptare”. 05 mars 2014).

Së katërti: Enver Hoxha, në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të Partisë më 15 dhjetor të vitit 1947, ka deklaruar shprehimisht:

“…Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur  dhe  aq më pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë…”  (Citohet sipas: Mërgim Korça. “Ku gënjen Paskal Milo. Replikë me historianin “e nderuar”. Gazeta “Metropol”. 14 korrik 2012).

Me këtë porosi të prerë që jepte tradhtari Enver Hoxha për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, ai çonte në vend urdhrin e Beogradit, të këtij armiku shekullor të kombit shqiptar, për gllabërimin sa më të shpejt të vendit tonë nga ana e shovinizmit serbomadh, urdhër ky, të cilin Velimir Stojniçi ia përcolli tre vjet më parë Partisë Komuniste të Shqipërisë në Plenumin e 2-të të Beratit që u përmend më lart. Kjo kërkesë e ngutshme për bashkimin sa më të shpejtë të Shqipërisë me Jugosllavinë, dëshmon për natyrën prej frikacaku dhe prej njeriu të pakarakter të Enver Hoxhës, i cili nuk kishte kurrfarë besimi në forcën krijuese dhe në shpirtin e paepur të popullit shqiptar, i cili mund të bëjë me të vërtetë mrekullira kur udhëhiqet nga politikanë me vetëdije të lartë kombëtare. Si një njeri pa shtyllë kurrizore, Enver Hoxha kërkonte t’ia vishte edhe popullit shqiptar tiparet e tij prej langoi të Beogradit.

Së pesti: Pas kthimit nga vizita në Bullgari në dhjetor të vitit 1947, në mitingun e organizuar në Sheshin “Skënderbej”, Enver Hoxha iu drejtua të pranishmëve me thirrjen:

“…Të rrojë bashkimi dhe vëllazërimi me popujt e mareshalit Tito” (Gazeta “Bashkimi”, 20 dhjetor 1947. Cithet sipas: Dr. Vasfi Baruti. “28 nëntori i tretë”. Botim i Qendrës së Pavarur Sociologjike “Eureka”. Tiranë 2006, f. 32).

Së gjashti: Pas takimit që nacionalisti i shquar kosovar Halim Spahia pati me Titon pas luftës, i cili e refuzoi  kërkesën e tij për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai vendosi të vinte në Shqipëri.

“Në të kthyer nga Beogradi në Gjakovë e Prizren, ku kishte takime sekrete me anëtarët e KQ të LNDSH dhe patriotë të njohur, udhëtoi për në Tiranë për t’u takuar me Enver Hoxhën (me të cilin njihej mirë qysh më herët). Në këtë takim me Enver Hoxhën, në prezencën edhe të sllavomaqedonit Koçi Xoxe, kërkoi përkrahjen e Enver Hoxhës për këtë çështje me rëndësi jetike për ardhmërinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar, por pa dobi, pasi nuk gjeti mirëkuptim dhe as mbështetje të duhur”. (Citohet sipas: “Halim Spahia – Uikipedia”. Faqja e internetit, 07 shtator 2010).

Siç dihet, ky nacionalist i shquar, gjatë kohës që ndodhej në Shqipëri, arrestohet me urdhër të Enver Hoxhës dhe u dorëzohet autoriteteve jugosllave, të cilat e pushkatuan në vitin 1946, bashkë edhe me disa nacionalistë të tjerë.

Së shtati: Në një takim që përfaqësuesi i misionit amerikan në Tiranë Jakobs ka pasur me Enver Hoxhën më 16 tetor 1946, i ka thënë këtij të fundit se Shqipëria mund të shtrojë si çështje futjen në axhendën e Konferencës së Paqes në Paris të kërkesës pë rajonin e Kosovës. Madje ai e ka pyetur ballazi:

“A nuk mendoni ju se, të paktën, kërkesa juaj duhet të diskutohet dhe të studiohet?”.

Dhe Enver Hoxha, si tradhtar i popullit shqiptar të Kosovës, dha këtë përgjigje:

 “…ne nuk jemi duke shtruar kërkesën për rajonin e Kosovës nga aleatja jonë, Jugosllavia” (Citohet sipas: Prof.dr. Beqir Meta. “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”. GEER. Tiranë 2002, f. 516).

Konferenca e Paqes e vitit 1946 në Paris, ishte një rast shumë ideal që Shqipëria të kërkonte ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, duke pasur edhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por Enver Hoxha, si tradhtar i popullit shqiptar të Kosovës dhe vegël e verbër e Titos, nuk deshi ta shfrytëzonte këtë rast fatlum në të mirë të interesave tona kombëtare.

Së teti: Në takimin me Molotovin, ministrin e jashtëm të BRSS, takim ky që u zhvillua në Varshavë më 24 qershor 1948, Enver Hoxha deklaroi:

 “Letra e KQ PKP(b) e shpëtoi Shqipërinë nga një rrezik i madh. Shqipëria dhe Partia Komuniste e Shqipërisë u ndodhën në një rrezik të madh si rezultat i veprimeve të drejtuesve të Jugosllavisë” (Citohet sipas: “Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse”. Botimet TOENA. Tiranë 2006, f. 174).

Para gjashtë muajsh, Enver Hoxha kërkonte ta bashkonte Shqipërinë me çifligun jugosllav të agait Tito. Gjashtë muaj më pas, ai braktisi çakallin jugosllav, për të përfunduar në strofkën e ujkut rus.

Së nënti: Në letrën që Enver Hoxha i dërgonte Stalinit në vitin 1949 për Kosovën, deklaronte:

“Shqiptarët e Kosovës duhet ta mësojnë mirë se armiku i tyre i pamëshirshëm… është imperializmi amerikan…” (po aty, f. 257).

Me këtë deklaratë, Enver Hoxha, si një servil i regjur, binte në bark para agait të Kremlinit, duke mohuar në mënyrën më të paturpshme kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe personalisht të Presidentit Uillson në Konferencën e Paqes në Paris pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë, të cilën ujqit evropianë kërkonin ta copëtonin përfundimisht, duke e fshirë një herë e mirë nga harta e Evropës, për interesat e shovinizmit serbogrek. Ky kontribut i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u manifestua në mënyrën më të shkëlqyer edhe në mbrojtje të Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 1999.

Bllokada e Ngushticës së Hormuzit fillon në orën 16 sipas kohës norvegjeze

0

Presidenti Donald Trump i përshëndet gazetarët ndërsa ecën në Kopshtin e Jugut pas mbërritjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, të dielën, më 12 prill 2026, në Uashington. (AP Photo/Jose Luis Magana)

Hans Rustad / Document.no

Bllokada e shpallur e Ngushticës së Hormuzit fillon në orën 16 sipas kohës norvegjeze të hënën. Bllokada është si ushtarake ashtu edhe ekonomike. Irani nuk do të mund të shesë naftë. Ata kanë refuzuar që të tjerët ta bëjnë këtë. Tani ata do të përjetojnë ilaçin e tyre. Irani thotë se amerikanët do të pendohen kur të shohin çmimin e benzinës të shkojë në qiell.

Bllokada vlen për gjithë trafikun hyrës dhe dalës nga portet iraniane, jo për trafikun nga portet e vendeve të tjera.

Irani kërcënon SHBA-në me hakmarrje:

Këshilltari Mohsen Rezaei i udhëheqësit të lartë të Iranit, Mojtaba Khamenei, thotë megjithatë sipas New York Times se Irani ka mjetet e nevojshme.

– Irani ka mjete të mëdha dhe të paprekura për të kundërshtuar çdo bllokadë detare, shkruan ai. Ai shton se Irani «nuk do të lejojë të detyrohet të shtyhet me tweet-e dhe plane të trilluara».

Kreu i negociatave të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, thotë se kërcënimet e reja të Trumpit nuk do të kenë ndonjë efekt mbi Iranin.

– Nëse ju luftoni, ne luftojmë, dhe nëse ju sillni logjikë, ne do ta përballojmë me logjikë, thotë Qalibaf, sipas mediave shtetërore në Iran. (NTB)

Kjo përputhet keq me ato që Trump thotë për fuqinë luftarake të Iranit.

«Forcat tuaja të armatosura janë shkatërruar», tha Trump. «E gjithë marina juaj është nën ujë. Ju e dini që 158 anije janë humbur. Marina juaj është zhdukur. Shumica e vendosësve tuaj të minave janë zhdukur.»

«Nesër në orën 10 hy në fuqi bllokada», shtoi Trump. «Shtetet e tjera po punojnë që Irani të mos mund të shesë naftë.»

Trump është ende i zhgënjyer me aleatët që «nuk ishin aty kur na duheshin».

«Por unë jam shumë i zhgënjyer me NATO-n», tha ai. «Ata nuk dolën për ne. Ne paguajmë triliona dollarë për NATO-n, dhe megjithatë ata nuk dolën për ne.»
Edhe pse vendet e NATO-s tani po ndërhyjnë për të ndihmuar SHBA-në, Trump e përshkroi përpjekjen si «të vonuar».
«Tani ata do të vijnë për të shpëtuar, por nuk ka më asnjë kërcënim real», tha ai.

Blokaden av Hormuzstredet begynner kl. 16 norsk tid

Shqiptarët milionerë të Amerikës

0
Kush jane njerezit qe perfaqesojne me mire se gjithe te tjeret slloganin: te vish emigrant dhe te behesh milioner. Nje parade e njerezve me te pasur te komunitetit Shqiptar ne SHBA, bizneset e tyre dhe lidhjet me komunitetin. Histori te veshtira dhe lidhje gjithnje gjysmake me vendin ku kane lindur.
Kane kaluar thuajse 120 vjet, qe kur nje djale i ri nga fshatrat e Korces, i quajtur Koli Kristofori, mori rrugen e mergimit per ne SHBA duke u bere sipas kronikave i pari shqiptar qe shkeli atje.
I pari apo jo, ai pati sidoqofte nje merite te vecante. Tre vjet me vone u rikthye ne fshat dhe filloi t’ju fliste te rinjve per nje magji te re, magjine e quajtur Amerike.
Nje vend i begate, qe sipas tij mund te te pranonte te varfer, por nje dite te te rikthente ne shtepi nje zoteri te madh dhe pasanik. Kjo magji hyri me aq pasion ne jeten e atyre zonave sa dy vjet me vone, kur Kristofori u rikthye ne Boston, shoqerohej nga nje dyzine bashkefshataresh te tij. Por duket se shanset amerikane, qe Koli Kristofori i kishte komentuar aq gjate ne vendlindjen e tij, nuk ishin me te. Ai nuk arriti te pasurohet. Punoi ne nje uzinë dhe me vone, si nje eksplorator dhe aventurier i vertete, la vendin e enderrave per te zbuluar nje kontinent te ri. U vendos ne Token e Zjarrte ne Kili dhe me pas ne Argjentine, ku me sa duket edhe vdiq. Por nese fati nuk kishte qene aq bujar me Shqiptarin e pare qe shkeli kontinentin e ri, kjo nuk mund te thuhet per bashkatdhetaret e tij qe arriten ne brigjet amerikane me vone. 120 vjet me pas, komuniteti shqiptar jo edhe aq modest ne numer, ka tashme nje histori per te rene ne sy. Nje histori ku milionat dhe milioneret kane sidoqofte nje vend te vecante. Fati nuk e solli kurre qe nje shqiptar te hyje ne listat e miliardereve, por veshtire te gjesh ne SHBA, nje shqiptar qe pas dy apo tre dekadash te mos kete nje pasuri te lakmuar edhe nga nje amerikan normal. Njerez te dhene pas biznesit dhe shkollimit, shqiptaret e amerikes jane nga kombesite e pershtatura me mire ne jeten e re edhe pse pa ndonje organizim per te rene ne sy.
Askush nuk mund te thote sot se sa llogaritet pasuria e komunitetit prej 350 – 500 mije shqiptaresh te SHBA – se, por ka shume vete qe mund te bejne nje liste jo shume te sigurte te shqiptareve qe kane pasur fat ne kontinentin e ri. Shumica te ardhur ne moshe te vogel apo te re ata kane ditur te shfrytezojne te gjitha oportunitetet qe te jep ky vend. Perfaqesues te zonave, mentaliteteve dhe brezave te ndryshem, ata kane ditur te ruajne qofte edhe ne menyre te zbehte lidhjet me vendin e origjines. Te etur per identitet ne nje vend ku ai eshte i shenjte (zezaket e SHBA kane ngritur ne 50 vitet e fundit dhjetra shoqata per te zbuluar vendet e origjines se tyre afrikane), Shqiptaret kane ditur te gjejne rruget dhe pikat e lidhjeve midis tyre.
Eshte shume e veshtire te besh nje parade te gjithe atyre shqiptareve qe kane arritur te meritojne emrin e milionerit ne dollare. Pronare te atij qe mund te quhet “Klubi mbi 1 milion” jane shume shqiptare. Madje mund te thuhet shumica e atyre qe jetojne prej me shume se 50 vjetesh ne SHBA. Ky eshte problemi i pare. Se dyti ne nje analize te tille gjithmone ka harrime.
Harrime qe vijne sa nga angazhimi i paket i dikujt ne komunitet, aq edhe nga mosaftesia per te biseduar me te gjite ata qe etiketohen si baballaret e biznesit shqiptar ne Amerike. Por ne nje hipotekim te pasurise se shqiptareve nuk ka se si te mos besh nje ndarje ne dy grupe. I pari i takon shqiptareve pa ndonje shkollim dhe qe e kane gjetur rrugen e suksesit permes bizneseve me te veshtira. Grupi i dyte i takon shqiptareve te shkolluar, qe pasurine dhe famen e tyre e kane fituar kryesisht si pasoje e punes intelektuale.
Grupi i dyte veshtire qe te disponoje pasuri dhe prona si ato te te parit, por ndikimi i tij ne jeten dhe shoqerine amerikane ka qene dhe eshte sidoqofte me i ndjeshem. Ne nje analize te tille nuk duhet harruar se shumica e shqiptareve te ardhur ne SHBA ne dhjete vitet e fundit, jane tashme studente te universiteteve me te famshem te amerikes dhe se disa vjet me vone, ata do te jene yjet e rinj te ketij vendi me oportunitet. Po pavaresisht nga ndarjet apo nenndarjet, grupet dhe nengrupet, gjithkush ka te drejte te pyese: Cilet jane shqiptaret me te pasur te amerikes dhe me se merren ata? Pa pretenduar te jete nje klasifikim krejtesisht i sakte dhe pa pretenduar se ky i perfshin te gjithe ata qe e meritojne nje emer te tille, mund te thuhet se lista e meposhtme, eshte pak a shume gjithcka qe komuniteti shqiptar ka arritur ne fushen e biznesit ne keto 120 vite ne SHBA.
Spiro Lena
Nese shqiptaret e Nju Jorkut diskutojne shpesh se cili eshte statusi financiar dhe ecuria e biznesit te njerit apo tjetrit shqiptar, pothuajse te gjithe ata bashkohen ne nje pike: Shqiptari me i pasur ne SHBA eshte Spiro Lena. Por nese per statusin jane te gjithe dakort, per historine e tij pak njerez dine te tregojne. I mbyllur dhe i larget per komunitetin, Lena per shume vite e ka mbajtur veten si grek. Vitet e fundit ai eshte afruar disi, por padyshim, ne rrethe shume te ngushta dhe ne raste shume te rralla. Ne moshe te thyer aktualisht, Lena duhet te kete emigruar nga Gjirokastra ne fillim ose ne mes te viteve ’40 – te. Askush nuk di te thote, por sipas te gjitha gjasave ai eshte nje emigrant politik i ikur per t’i shpetuar regjimit diktatorial te Hoxhes. Eshte vendosur ne SHBA ne fund te viteve ’40 – te ose ne fillim te ’50 – te dhe duket se fati ka qene bujar me te. Eshte pasuruar kryesisht me shitblerjen e trojeve dhe banesave, nje biznes qe mori vrull ne Nju Jork sidomos ne fillimin e viteve ’70 – te. Aktualisht disponon shume pallate, godina, zyra si dhe 17 restorante te serise Wendys, shume te njohur ne SHBA. Jeton ne Nju Xhersi dhe pothuajse nuk ka asnje lidhje me komunitetin shqiptar.
Antoni Athanas
Nese komuniteti shqiptar ka nje figure qe e njohin dhe e nderojne te gjithe ai ka qene padyshim Antoni Athanas. Kampion i ceshtjes shqiptare, bamires i madh dhe biznesmen i suksesshem, Athanasi ishte rilindasi i fundit qe para pak viteve ndrroi jete ne SHBA. Historia e tij eshte e njohur ne atdhe. Ka lindur ne Korce me 1910, ne nje familje te zbritur nga Trebicka. Babai i tij menaxhonte ne qytet nje kafe qe quhej “Kafja e bilbilave” kur me 1915 vendosi te emigroje perfundimisht ne SHBA. I hipur mbi nje gomar, Athanasi u largua nga vendlindja e tij ku do te kthehej serish vetem 74 vjet me pas. Fillimisht u vendosen ne Bedford, nje qytet prane Bostonit ku ne ate kohe jetonte nje komunitet prej gati 50 familjesh shqiptare. Komuniteti qe perfshire fort ne levizjen patriotike dhe Antoni ende femije pati fatin te rritet duke degjuar bisedat e Fan Nolit, Faik Konices dhe mergimtareve te tjere.
Nje pjese te te cileve ai i ndihmoi jo pak kur u pasurua, qe nga viti 1940 e me pas. Karriera e tij nuk qe aspak e lehte. Punoi disa kohe ne restorante ne Boston e Nju Jork derisa me 1937 bleu restorantin e pare.
Cmimi i tij ishte 5 mije Usd dhe Athanasi u detyrua te paguaje ne dore 1800 dollaret e vetme qe kishte menjane. Por biznesi i restoranteve kishte qene i mbare. Pak vite me vone ai hapi nje te dyte, pastaj nje te trete dhe me 1962 ndertoi ate qe quhet perla e restoranteve te Athanasit, “Antony’s Pier 4”. Nje restorant luksoz i vendosur ne nje nga kalatat e portit te vjeter te Bostonit dhe qe shume shpejt do te behej i famshem ne SHBA. Biznesi i tij u shtua me shitblerje trojesh e banesash dhe aktualisht vazhdon nga kater djemte e tij. Por edhe biznesi i Athanasit nuk kaloi kaq thjeshte. Ne fillim te viteve ’90 – te, nje vendim gjyqi e detyroi ate t’i paguante si demshperblim nje firme japoneze afro 200 milion USD dhe kjo qe nje goditje jo e vogel. Ato para i fituam prap, thote Athanasi, qe ne moshem 91 vjecare vazhdoi te punoje ende.
Gjithmone ne humor, ai ke qene padyshim kapitulli me i rendesishem i historise se diaspores shqiptare ne Amerike. Nje kapitull nga ata qe veshtire te perseriten edhe nje here.
Xhim Xhema
Ndertues dhe shites i shtepive te luksit, Xhim Xhema ka shpenzuar nje pjese jo te vogel te veprimtarise se tij per krijimin e nje lobi pro shqiptar ne Uashington. Anetar i stafit elektoral te Ish kandidatit per President Bob Doll kater vjet me pare, ai ka qene gjithmone aktiv per problemin e Kosoves.
Duket se ky aktivitet ka rene edhe ne sy te sherbimeve serbe. Ne nje nga takimet e fundit me Hollbruk, Milloshevici e ka permendur emrin e tij si nje manipulues dhe dizinfomues te segmenteve te caktuara te politikes amerikane.
I ardhur nga Medvegja ne moshe te re, Xhema ka pasur fat ne biznes.
Xhejms Belushi
I lindur ne Nju Jork nga prinder Kolonjare, Belushi eshte perfaqesues i femijve te brezit te vjeter, shumica e te cileve e kane Shqiperine me shume nje amanet familjar se sa nje shqetesim real. Aktor i njohur ne bote, ai ka pak ose aspak lidhje me komunitetin shqiptar. Me 1995 erdhi per here te pare ne Shqiperi dhe po ate vit, gjate nje vizite zyrtare ne SHBA takoi Presidentin Berisha. Babai i tij, Adem Belushi, i vdekur pak kohe me pare, ka qene deri ne fund aktiv ne komunitetin shqiptar.
Ricard Lukaj
I panjohur deri pak kohe me pare, Ricard Lukaj eshte ylli i ri i komunitetit shqiptar ne Nju Jork. Ne fare pak muaj ai ka arritur gjithcka mund te arrihej ne nje jete dhe mbi te gjitha kur sapo ka mbushur 31 vjec. Lukaj eshte modeli tipik i amerikanit te suksesshem te shekullit te XXI. Eshte bere milioner pa mbushur 31 vjec; ka njohur nje sukses te padiskutueshem ne nje nga firmat me te medha amerikane te konsulitimit dhe investimeve; fotoja e tij eshte botuar ne kopertinen e njeres prej revistave me te medha financiare “Investment Dealers’ Digest”; eshte zgjedhur Kryetar i shoqates me te madhe te diaspores, Keshilli Kombetar Shqiptaro – Amerikan; eshte martuar ne qershor ne nje dasem luksoze, shpenzimet e te ciles kane befasuar shume vete ne qytetin e luksit; banon ne nje shtepi dhe nje apartament luksoz dhe nuk e ka pasur problem qe si bonus nga kompania e tij te marre disa kohe me pare nje shifer prej 5 milione dollaresh.
Por sukseset marramendese qe ka arritur ne dhjete vjet nuk e fshehin dot femijerine e tij te veshtire. I ftohte ne marredheniet me shtypin, Lukaj i ka dhene sidoqofte nje material interesant mbi jeten e tij Kryeredatorit te “Illyrias” se Nju Jorkut, Vehbi Bajrami. Ka lindur ne vitin 1969 ne nje kamp refugjatesh ne Itali, nga nje familje qe ishte larguar prej Malit te Zi. Tre vjecar erdhi ne Amerike dhe per shume vite banoi ne nje zone te ashper te Manhatanit. Duket se djali i ri kishte zgjedhur rruge tjeter nga ajo qe besonin prinderit e tij. Mbaroi te gjitha hallkat e shkollimit me rezultate befasuese dhe 21 vjecar u diplomua per ekonomi dhe finance ne NY University. Dhjete vjet me pare filloi te punoje per “Bear Stearns”, nje kompani 75 vjecare amerikane e konsultimit.
Ne fillimet e tij Lukaj kerkoi te ndihmoje Shqiperine. Kryeministri Meksi vizitoi nje here zyren e tij, por pas kesaj, gjithe vemendja e tij ngeli jetime. Kompania u orientua ne Rusi ku me sa duket pati fat. Lukaj eshte aktualisht nje nga njerezit me te rendesishem te saj dhe duket se fama e tij sapo ka filluar. Fati do ta ndjeke pas kete djale 31 vjecar, qe me shume se kushdo tjeter po behet misherues i suksesit te vjeter amerikan, ne shekullin e ri.
Bardhyl Quku
Rezident prej disa vitesh ne Florida, Bardhyl Quku, nuk mungon ne asnje prej aktiviteteve te Komunitetit Shqiptar. Burre ne moshe tashme, ai reflekton enderren e vdekur te te atit dhe shansin qe mund te te jape nje vend si amerika. Pronar i nje kompanie te vendosur ne World Trade Center, Quku ka pasur suksese kryesisht ne burse. Historia e tij eshte ajo tipike e nje familjeje emigranti politik. Babai, Faik Quku ishte nje nga komandantet dhe figurat me te njohura te Ballit Kombetar ne Shqiperine e Luftes se Dyte Boterore.
Me 1944 ai emigroi se bashku me familjen ne Itali, ne nje kamp refugjatesh te se ciles u rrit edhe Bardhyli. Ai mban mend ende figurat e njohura te historise se Shqiperise qe vertiteshin ne ate kamp te vogel, te lodhur nga humbja dhe te mberthyer nga trishtimi. Ne fillim te viteve ’50 – te familja emigroi ne SHBA dhe Bardhyli i ri nuk i la pas shanset qe ju afruan. Babai, qe kishte siguruar tashme nje vend ne historine e Shqiperise, vdiq ne fund te viteve ’50 – te, i trishtuar qe e kishin detyruar te largohej nga vendi qe donte aq shume. Bardhyl Quku u be shpejt milioner dhe qe nga ajo kohe vazhdon ende te mbaje ne kembe nje kompani me emer dhe fitim te madh. Pas vitit 1990 ka vizituar disa here Shqiperine dhe sidomos Shkodren, ku banojne ende te aferm te tij.
Ekrem Bardhi
Ne Shqiperi emri i Bardhes eshte i lidhur ngushte me kompleksin “Piazza”, por ne komunitetin shqiptar te SHBA – se ai njihet me shume si pronar i disa McDonald – s dhe si biznesmen i suksesshem ne Detroit. Koleksioni pronave te tij eshte pasuruar ne dy vitet e fundit edhe me gazeten “Illyria”, nje periodike ne shqip dhe anglisht, me e madhja dhe thuajse e vetmja qe del rregullisht per shqiptaret e amerikes. Ndryshe nga emrat e tjere te permendur deri tani, Bardha eshte i njohur ne Shqiperi. Ai eshte nga te paktit perfaqesues te diaspores qe ka investuar atje dhe i vetmi ne permasa te tilla.
Ekrem Bardha eshte vendosur ne Amerike ne fund te viteve ’50 – te. I ri, ai arriti te arratiset nga fshati i tij ne Kolonje dhe pas nje qendrimi te shkurter ne Greqi u transferua ne SHBA.
Marredheniet e familjes se tij me regjimin komunist nuk kane qene aspak per t’i lakmuar dhe nje vella i tij eshte vrare gjate luftes ne formacionet nacionaliste. Bardha eshte aktualisht nje nga biznesmenet me aktive ne komunitetin shqiptar te amerikes.
Nazar Mehmeti
Banor i shtetit te pasur amerikan te Teksasit, Nazar Mehmeti eshte perfaqesues i shqiptareve te ish Jugosllavise qe u transferuan ne SHBA ne vitet ’60 – te. I lindur ne Prespe, ai u vendos ne SHBA ne nje moshe te re, duke arritur qe ne tre dhjete vjecare te behet nje nga shqiptaret me te pasur te kontinentit te ri. Pronar restorantesh dhe klubesh nate ne shtetin jugor, ka qene gjithmone dhe nje pjestar aktiv i komunitetit. Gjate luftes se pranveres 1999 me Kosove ai ishte i vetmi qe dhuroi 1 milion USD. Shtypi shqiptar i Maqedonise nuk ka harruar te shenoje ne dy vitet e fundit se nje shifer te konsiderueshme ai ka dhene edhe per Universitetin e Tetoves.
Sten Dragoti
Nje tjeter emer i njohur. Djale i nje familjeje qe emigroi nga Dragoti i Tepelenes ne vitet e fundit para luftes se dyte, ai arriti te fitoje fame ne SHBA si regjisor reklamash. Eshte marre me prodhime filmash, ka lujtur vete dhe ka bere nje jete mes artistesh, por deri ne mes te viteve ’90 – te nuk ka pasur ndonje lidhje me Shqiperine. Me 1996 beri nje vizite ne Shqiperi dhe pas kesaj disa here ka marre pjese ne aktivitetet e komunitetit. Aktualisht merret me prodhimin e reklamave dhe banon ne Nju Jork, ne nje nga lagjet me luksoze te qytetit.
Stiv Duni
Ne moshe te thyer, Stiv Duni ka qene nje avokat i suksesshem ne qytetin e tij. Bashkpartner i nje firme juridike te njohur ne SHBA, Wissershat & Taft, ai nuk ka pasur lidhje te vecanta me komunitetin shqiptar ne amerike. Ka vendosur disa lidhje me Shqiperine, dhe ka dhene nje kontribut jo te vogel per ngritjen e Fondit Shqiptaro – Amerikan .
Nje emer i njohur i shqiptareve, Duni emigroi se bashku me familjen nga Vithkuqi i Korces ne fund te viteve ’30 – te. Ai u be perfaqesuesi i pare i shqiptareve qe u shkolluan ne SHBA. Duke pare ecurine e tij dhe duke e pare se vinte nga nje familje e varfer emigrantesh, universiteti pranoi t’i paguaje bursen e studimit. Diploma i solli atij shume fat ne jete. Pasi u pasurua i ktheu shkolles te gjitha shpenzimet qe kishte bere per te dhe ne
shenje mirenjohjeje prej shume vitesh paguan ne ate universitet shpenzimet per nje student.
Piter Kol
Femije emigroi se bashku me familjen nga Alarupi i Pogradecit. U diplomua si Inxhinier dhe me vone hapi biznesin e tij. Aktualisht eshte pronari ne Ohajo i nje sistemi Unizash te quajtura “Paramount Steel Company”.
Duke dashur te beje dicka per qytetin e tij, ne fillim te viteve ’90 – te ndertoi dhe pajisi nje biblioteke model ne qytetin e Pogradecit.
Fatkeqesisht, gjate ngjarjeve te 1997 biblioteka u plackit dhe me pas u dogj.
Piter Norman
Nje tjeter perfaqesues i brezit te pare te shkolluar ne SHBA. Me origjine nga Korca ai lindi ne amerike. U diplomua ne drejtesi dhe per shume vite ka qene bashkepronar ne nje firme te njohur. Gjate fushates presidenciale te ketij viti ishte shef i shtabit elektoral te Xh.W. Bushit per shtetin e Nju Hampshire.
Turhan dhe Bardhyl Tirana. Pak te lidhur per komunitetin, dy vellezerit Tirana, kane sidoqofte nje histori te vecante. Babai i tyre, Rifat Tirana u shkollua ne Stamboll dhe prej andej emigroi ne SHBA. U martua me nje angleze dhe filloi te punonte per qeverine Amerikane. Vdiq gjate nje sherbimi pune ne Spanje ne moshe te re. Njeri nga djemte e tij, Bardhyl Tirana, u diplomua si avokat dhe u involvua ne proceset politike amerikane si demokrat. Ka qene nje nga drejtuesit e fushates elektorale te Presidentit Karter ne vitin 1976 dhe pjestar i administrates se larte te tij. Aktualisht punon ne profesionin e tij.
Vellai tjeter, Turhan Tirana eshte bankier dhe ka pasur sukses ne
aktivitetin e tij. Nuk kane pasur lidhje me Shqiperine dhe as me komunitetin shqiptar ne SHBA.
_______________________________
Zef Pergega: Agim Vuniqi pena e kujteses kombetare dhe thembi i qytetarise elitare ne Amerike. Nje suqjerim. Abati i Mirdites eshte i pari, i cili ishte shtete vjet misionar ne Amerike e Kanada. Eshte fakr se nje vit me pare kishte ardhur Spiro Katundi me 1876 e Abati 19877, por Siro u lague menjehere drejt Argjentines.

Mërgata dhe përgjegjësia kombëtare: mesazhi i Helsingborgut për të ardhmen e Kosovës

0

Isuf Bajraktari, Suedi

Në kohë të ndjeshme për Kosovën, kur sfidat politike dhe institucionale kërkojnë qartësi, përgjegjësi dhe unitet, mërgata shqiptare po dëshmon se mbetet jo vetëm pjesë emocionale e atdheut, por edhe një forcë reale politike, organizative dhe kombëtare.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së – Dega Jugore Suedi, e mbajtur në Helsingborg, solli pikërisht këtë mesazh: se organizimi serioz, kultura institucionale dhe fryma e bashkëpunimit mbeten themeli i një veprimi politik me vizion.

Takimi mblodhi anëtarë të Kryesisë, aktivistë, mysafirë nga Suedia e Danimarka, si dhe anëtarë që morën pjesë online përmes platformës Viber, për shkak të distancës, obligimeve familjare dhe angazhimeve jashtë shtetit. Kjo pjesëmarrje dëshmoi jo vetëm seriozitet, por edhe vetëdije të lartë për përgjegjësinë që mërgata ka ndaj proceseve në Kosovë.

Një moment me rëndësi të veçantë ishte pjesëmarrja e kryetarit të GPM-së, komandant Anton Quni, i cili u kyç përmes Viber-it dhe ndau një analizë të qartë mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Në fokus ishin situata aktuale institucionale, roli i LDK-së në këtë periudhë, mundësitë e lëvizjeve politike, procesi i zgjedhjes së Presidentit, si dhe gatishmëria për zgjedhje të reja në rast të mungesës së zgjidhjeve.

Ky komunikim i drejtpërdrejtë mes mërgatës dhe qendrës politike tregoi se LDK-ja vazhdon të mbetet një forcë me traditë shtetformuese, me përgjegjësi dhe me sens të qartë institucional.

Por ndoshta mesazhi më i rëndësishëm që doli nga kjo mbledhje ishte optimizmi i fuqishëm që po buron nga vetë baza. Raportet nga nëndegët dëshmuan rritje të anëtarësisë, afrim të brezit të ri, aktivizim të të rejave dhe të rinjve, si dhe një frymë të re angazhimi që po e bën Degën Jugore më të fortë se më parë.

Ky optimizëm nuk është thjesht ndjenjë momentale. Ai mbështetet në punë konkrete, në rritje reale dhe në bindjen se organizimi serioz sjell rezultat. Në këtë frymë, u theksua edhe gatishmëria për zgjerim të mëtejmë: themelimi i një nëndege të re është në rrugë të mbarë, ndërsa në Danimarkë po shihet një disponim shumë pozitiv për riaktivizimin e strukturave të LDK-së.

Ky është një zhvillim me rëndësi të veçantë, sepse dëshmon se mërgata shqiptare nuk po e sheh veten si spektatore të zhvillimeve në Kosovë, por si pjesë të përgjegjësisë kombëtare për të ardhmen e vendit.

Mbledhja pati edhe dimensionin e saj njerëzor e moral. Me një minutë heshtje u nderua kujtimi i Eliot Engel, mikut të madh të shqiptarëve, dhe i veprimtarit të ndjerë Rizah Zejnullahu, i cili la gjurmë të pashlyeshme në organizimin e LDK-së në Suedi.

Ky akt përkujtimi i dha mbledhjes peshën e dinjitetit institucional, respektit të thellë dhe vlerësimit për kontributin e çmuar të atyre që lanë gjurmë në shërbim të çështjes kombëtare.

Po ashtu, ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve për aktivistët e dalluar ishte një shenjë respekti për ata që prej vitesh mbajnë gjallë idealin e organizimit, sakrificës dhe përkushtimit.

Mesazhi nga Helsingborgu ishte i qartë: mërgata shqiptare mbetet një shtyllë e rëndësishme e jetës kombëtare. Me seriozitet, me frymë bashkëpunimi dhe me besim te e ardhmja, ajo po dëshmon se është gati të japë kontribut të drejtpërdrejtë në çdo proces që e forcon Kosovën dhe demokracinë e saj.

“Shteti ‘Made in Embassy’: rrëshqitja në autodelegjitimim sistemik, diskursi i Janina Ymerit quhet internalizim i inferioritetit

1
“Shteti ‘Made in Embassy’: rrëshqitja në autodelegjitimim sistemik
Ky lloj diskursi që aplikon zonja deputete Janina Ymeri nuk është i rastësishëm; ai ka rrënjë në disa shtresa të ndërthurura – psikologjike, historike dhe politike.
Së pari, kemi të bëjmë me atë që në psikologjinë sociale quhet internalizim i inferioritetit. Shoqëritë që kanë kaluar periudha të gjata varësie, represioni ose ndërhyrjeje të jashtme shpesh prodhojnë elita që e shohin sigurinë dhe stabilitetin si diçka që vjen “nga jashtë”, jo si produkt i kapaciteteve të brendshme. Kjo është “shkolla” tipike e LDK-së!
Së dyti, kemi një dimension të kulturës politike të varësisë. Prania e bazave si Camp Bondsteel dhe ndikimi i ambasadave të vendeve perëndimore kanë krijuar një realitet ku një pjesë e klasës politike e sheh legjitimitetin dhe sigurinë si të garantuar nga faktorë ndërkombëtarë. Kjo nuk është domosdoshmërisht e pavërtetë në planin strategjik, por kur artikulohet në mënyrë absolute (“pa ta s’qëndrojmë as një javë”), kalon nga gjykimi realist në vetë-nënvlerësim.
Së treti, kemi instrumentalizim politik. Një deklaratë e tillë nuk është vetëm bindje, por edhe retorikë opozitare: duke delegjitimuar kapacitetin e qeverisë aktuale, synohet të dobësohet besimi publik. Në këtë kuptim, “mazohizmi” është shpesh një mjet polemik, jo domosdoshmërisht një bindje e sinqertë ekzistenciale.
Së katërti, ekziston një element i asaj që Frantz Fanon do ta quante psikologji postkoloniale: një raport ambivalent me fuqinë – njëkohësisht nevojë për mbështetje dhe mosbesim ndaj vetes.
Në fund, referenca ndaj Gjergj Fishta është ironike: citimi për “injorancën dhe krenarinë” përdoret për të goditur kundërshtarin, por vetë deklarata bie në një paradoks – duke kritikuar arrogancën, prodhon një formë tjetër të saj, atë të nënvlerësimit kolektiv.
Pra, burimi i këtij këndvështrimi është një kombinim i trashëgimisë historike të varësisë [produkt i shtëpisë – LDK që nga fillet e egzistencës së saj] dhe ndërhyrjes ndërkombëtare,
kulturës politike të brendshme, strategjisë retorike opozitare, dhe një dimensioni më të thellë psikologjik kolektiv.
Në këtë kuptim, një diskurs i tillë nuk prodhon thjesht polemikë të radhës, por kontribuon drejtpërdrejt në erozionin e besimit publik ndaj vetë shtetit. Duke e paraqitur Kosovën si një entitet të paaftë për të mbijetuar pa tutorë të jashtëm, ai jo vetëm që relativizon arritjet institucionale, por edhe ushqen një kulturë mosbesimi kolektiv që e dobëson kohezionin e brendshëm politik e shoqëror.
Më problematike akoma, kjo qasje e zhvendos debatin nga kritika racionale e qeverisjes drejt një delegjitimimi të vetë kapacitetit shtetformues. Pra, nuk vihet më në diskutim performanca e një qeverie të caktuar, por vetë ideja e funksionalitetit të shtetit. Kjo është një vijë e rrezikshme ndarëse, sepse nga opozitarizmi demokratik mund të rrëshqasë lehtësisht në autodelegjitimim sistemik.
Në plan afatgjatë, një retorikë e tillë i shërben më shumë riprodhimit të varësisë sesa ndërtimit të autonomisë politike. Ajo e zëvendëson përgjegjësinë për reforma me alibinë e pamundësisë dhe e ngurtëson një mentalitet ku sovraniteti perceptohet si formal, jo si kapacitet real.
Prandaj, sfida nuk është të mohohet roli i aleatëve ndërkombëtarë, por të rivendoset balanca ndërmjet realizmit strategjik dhe vetëbesimit institucional. Pa këtë ekuilibër, çdo kritikë – sado legjitime – rrezikon të kthehet në një narrativë që, në vend se ta përmirësojë shtetin, e dobëson atë në themel.

“Profeti i facebookut”, Mustafa Bajrami, dhe shpallja e “apokalipsës” nga ana e tij…!

0
PROFETËT E FACEBOOK-UT DHE APOKALIPSI I RREMË !
Në mungesë të analizës serioze, skena publike mbushet me “profetë” që shpallin fundin e botës me një status. Një ndër zërat më të zhurmshëm në këtë kor është edhe Mustafë Bajrami, i cili herë pas here e shpall apokalipsin sikur të ishte një njoftim ditor.
Kur profetët e Facebook-ut shpallin fundin e botës ?
Sa herë që realiteti nuk përputhet me bindjet e tyre, shpiket katastrofa.
Një konflikt i mundshëm kthehet në “fund të botës”,
një tension ndërkombëtar bëhet “luftë shkatërrimtare”,
dhe ndjekësve u servohet frikë në vend të arsyes.
Ky nuk është paralajmërim.
Është skenar për konsum ideologjik.
Sa herë mungon argumenti, fillon “apokalipsi”
Të përmendësh Pakistan dhe Turqia si “forca që do djegin botën” është një narrativë që tingëllon më shumë si predikim emocional sesa analizë gjeopolitike.
Shtetet nuk veprojnë mbi thirrje mistike, por mbi interesa konkrete.
Ndërkohë, të kërcënosh Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Izraeli me “fund bote” është një mënyrë e thjeshtë për të tërhequr vëmendje – jo për të shpjeguar realitetin.
Në këtë lloj diskursi:
feja përdoret si mburojë,
politika maskohet si moral,
dhe propaganda vishet si “e vërtetë absolute”.
Bota nuk mbaron nga statuset – por nga propaganda që i ushqen ato
Problemi nuk është vetëm një status apo një predikues.
Problemi është kultura e të menduarit që ushqen këtë retorikë.
Kur çdo zhvillim interpretohet si “luftë e shenjtë”,
kur çdo analizë zëvendësohet me thirrje emocionale,
dhe kur frika bëhet mjet mobilizimi –
atëherë kemi të bëjmë me një model të pastër të islamit politik që kërkon ndikim përmes panikut.
Në fund:
Bota nuk mbaron sepse dikush e shpall në Facebook.
Por shoqëritë dëmtohen kur propaganda zëvendëson arsyen.
Dhe sa më shumë që kjo retorikë përsëritet, aq më e qartë bëhet një gjë:
apokalipsi i vërtetë nuk është ai që shpallet – por ai që krijohet në mendje, kur propaganda merr vendin e mendimit kritik !

Republika e Turqisë edhe sot vazhdon të mos i njohë shqiptarët si popull, duke mos hapur asnjë shkollë shqipe – duke i asimiluar tërësisht

RRETH ISLAMIT POLITIK, SOT!
Në periudhën midis shekullit VIII-X, Bota islame shënoi një lulëzim të jashtëzakonshëm. Qendra kryesore e kësaj bote ishte Bagdadi.
Të njëjtën periudhë kohore, Bota e krishterë jetonte në errësirë – Evropa ishte ngulfatur nga dogma fetare krishtere dhe inkuizicioni, përmes të cilit ishte ngulfatur e ardhmja e qytetërimit evropian.
Por, çfarë ndodhi ndërkohë?
Turqit Selxhukë e shuan qendrën kulturore të Bagdadit, në vitin 1055. Pas shuarjes së qendrës kulturore të Bagdadit, civilizimi islam vazhdoi të mbijetojë në Spanjën jugore, deri në shek. XV.
Në vendet arabe civilizimi islam nuk mundi të vazhdojë, sepse u ngulfat nga kulturat primitive turko-selxhuke.
Në kohën e sotme, fundamentalizmi primitiv islam e ka kontaminuar Botën dhe nuk ka asgjë të përbashkët me vazhdimësinë e civilizimit të dikurshëm islam! Turqit osmanë, një popull nga Azia qendrore sollën me vete fuqinë, por kurrfarë kulture të tyre origjinale. Në shekujt vijues, turqit osmanë i penguan popujt tjerë, përfshi edhe arabët, në zhvillimin e tyre kulturor.
Kur në Evropë ndodhi humanizmi dhe renesanca, në shek. XV. Turqit osmanë duke shfrytëzuar fuqinë e tyre ushtarake, vendosën barriera të pakalueshme për zhvillimin kulturor të popujve evropianë.
Në kohën kur u zbulua maqina e shtypit të librave nga gjermani Johan Gutenbergu dhe në Evropë u shtyp libri i parë, në vitin 1450 në Majncë dhe kur shumë shpejt u përhapën shtypshkronja në qendra të ndryshme të Evropës si: në Strasbur më 1459, Këln më 1465, Romë 1467, Venedik më 1470, Bazel më 1468, Paris më 1471, Utreht më 1471, Valencë më 1473, Budim më 1473, Lisbonë më 1475, Londër më 1476, Stokholm më 1483, Rusi më 1486…, në Perandorinë Osmane sulltan Bajaziti II, më 1485 nxori fermanin mbi ndalimin e shtypshkronjave në krejt Perandorinë Osmane.
Shtypja e librave në Perandorinë Osmane është lejuar pas tre shekujsh, në kohën e sulltan Ahmetit III. Periudha prej 300 vjetësh ishte mjaft e gjatë, me çka është krijuar një hendek kulturor i të gjithë popujve që i sundonin Osmanët. Hendeku kulturor nuk mund të përmbyllet as sot e kësaj dite.
E keqja e gjithë kësaj është se disa shqiptarë dekadentë (teologë), të ushqyer mirë nga shërbimet sekrete të Lindjes dekadente, vazhdojnë të na tërheqin në vorbullën e fanatizmit dekadent, të cilët paditurinë e tyre tentojnë ta mbulojnë duke na shitur “kopalla” me gjuhën arabe si “gjuhë e perëndisë”dhe ndërtimin e sa më shumë faltoreve ku promovohet shkrimi arab, i pakuptueshëm për popullatën shqiptare. Me injorancën e tyre propagandojnë të na sjellin në gjendjen fillestare të ideologjisë islame.
Sa për njohuri elementare, fillet e islamizmit kishin për qëllim që grupet e ndryshme nomade arabe t’i bashkojnë si një grup etnik. Në shekullin XXI, t’i identifikosh kulturën grupeve të shkretirave të Arabisë dhe me kulturën e një populli evropian, siç janë shqiptarët, me tradita evropiane që kanë ekzistuar më shumë se 1000 para grupeve beduine, është thjeshtë KRIM KULTUROR!
***
Duhet ditur se, Perandoria Osmane, në mënyrë sistematike e ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe jo vetëm në shkolla laike, por edhe ato fetare. Ao nuk lejoi përdorimin e SHQIPES as në kohën e reformave të Tanzimatit, në vitin 1844. Të njëjtën kohë lejoi shkollat në gjuhën greke, sllavedhe italiane. Në katër vilajetet, ku shqiptarët përbënin shumicën e populates, deri në vitin 1912, kanë ekzistuar 1.187 shkolla në gjuhën turke, mbi 1000 shkolla ortodokse greke, 300 shkolla ortodokse serbe, dhe shumë shkolla katolike në gjuhën italiane.
E VETMJA GJUHË QË NUK LEJOHEJ ISHTE SHQIPJA!
Nga ana tjetër, në vitin 1912 kur Perandoria Osmane duhej të largohet nga Evropa, shqiptarët i la të paarmatosur, në mëshirën e armiqve të rinj.
-Në të gjitha luftimet kundër pushtuesve të rinj, udhëheqësit ushtarakë osmanë shikonin sit ë shpëtonin kokën e tyre;
-Në të gjitha konferenca ndërkombëtare, Turqia bënte pazare në dëm të trojeve shqiptare, kështu ndodhi në Berlin (1878); në Londër (913); në Lozanë (1924) (marrëveshja me Greqinë); më 1938 (marrëveshja me Mbretërinë e Jugosllavisë); në Split (1945) (marrëveshja Tito-Kyprili)!
Në të gjitha këto marrëveshje, kombit shqiptar i është shkaktuar dëm i pariparueshëm si në numër edhe në territor.
Nga Greqia në Turqi janë shpërngulur 500.000 shqiptar…nga Jugosllavia në Turqi janë shpërngulur 400.000 shqiptarë.
Sot, Republika e Turqisë vazhdon të mos i njohë shqiptarët si popull, duke mos hapur asnjë shkollë shqipe – duke i asimiluar tërësisht.