ARKIVI:
7 Qershor 2026

Republika e Turqisë edhe sot vazhdon të mos i njohë shqiptarët si popull, duke mos hapur asnjë shkollë shqipe – duke i asimiluar tërësisht

Shkrime relevante

Një e vërtetë e thjeshtë për Çamërinë

Fahri Dahri, studjues i Çamërisë E vërteta e kombit tonë dihet, por...

Protestat e Zvërnecit…, a vijnë nga agjenturat serbo – greke ?

Gani I. Mehmeti U tha se ky projekt i investimit të dhëndrrit...

Një ditë para zgjedhjeve!

Florim Zeqa Në mungesë të një alterantive të re politike, edhe kësaj...

Provokimet e porositura ndaj LDK-së, janë huligane dhe banditeske!

Idriz Zeqiraj, Gjermani ______      Turneu bashkëbisedues me qytetarët e Kosovës, të...

Shpërndaj

RRETH ISLAMIT POLITIK, SOT!
Në periudhën midis shekullit VIII-X, Bota islame shënoi një lulëzim të jashtëzakonshëm. Qendra kryesore e kësaj bote ishte Bagdadi.
Të njëjtën periudhë kohore, Bota e krishterë jetonte në errësirë – Evropa ishte ngulfatur nga dogma fetare krishtere dhe inkuizicioni, përmes të cilit ishte ngulfatur e ardhmja e qytetërimit evropian.
Por, çfarë ndodhi ndërkohë?
Turqit Selxhukë e shuan qendrën kulturore të Bagdadit, në vitin 1055. Pas shuarjes së qendrës kulturore të Bagdadit, civilizimi islam vazhdoi të mbijetojë në Spanjën jugore, deri në shek. XV.
Në vendet arabe civilizimi islam nuk mundi të vazhdojë, sepse u ngulfat nga kulturat primitive turko-selxhuke.
Në kohën e sotme, fundamentalizmi primitiv islam e ka kontaminuar Botën dhe nuk ka asgjë të përbashkët me vazhdimësinë e civilizimit të dikurshëm islam! Turqit osmanë, një popull nga Azia qendrore sollën me vete fuqinë, por kurrfarë kulture të tyre origjinale. Në shekujt vijues, turqit osmanë i penguan popujt tjerë, përfshi edhe arabët, në zhvillimin e tyre kulturor.
Kur në Evropë ndodhi humanizmi dhe renesanca, në shek. XV. Turqit osmanë duke shfrytëzuar fuqinë e tyre ushtarake, vendosën barriera të pakalueshme për zhvillimin kulturor të popujve evropianë.
Në kohën kur u zbulua maqina e shtypit të librave nga gjermani Johan Gutenbergu dhe në Evropë u shtyp libri i parë, në vitin 1450 në Majncë dhe kur shumë shpejt u përhapën shtypshkronja në qendra të ndryshme të Evropës si: në Strasbur më 1459, Këln më 1465, Romë 1467, Venedik më 1470, Bazel më 1468, Paris më 1471, Utreht më 1471, Valencë më 1473, Budim më 1473, Lisbonë më 1475, Londër më 1476, Stokholm më 1483, Rusi më 1486…, në Perandorinë Osmane sulltan Bajaziti II, më 1485 nxori fermanin mbi ndalimin e shtypshkronjave në krejt Perandorinë Osmane.
Shtypja e librave në Perandorinë Osmane është lejuar pas tre shekujsh, në kohën e sulltan Ahmetit III. Periudha prej 300 vjetësh ishte mjaft e gjatë, me çka është krijuar një hendek kulturor i të gjithë popujve që i sundonin Osmanët. Hendeku kulturor nuk mund të përmbyllet as sot e kësaj dite.
E keqja e gjithë kësaj është se disa shqiptarë dekadentë (teologë), të ushqyer mirë nga shërbimet sekrete të Lindjes dekadente, vazhdojnë të na tërheqin në vorbullën e fanatizmit dekadent, të cilët paditurinë e tyre tentojnë ta mbulojnë duke na shitur “kopalla” me gjuhën arabe si “gjuhë e perëndisë”dhe ndërtimin e sa më shumë faltoreve ku promovohet shkrimi arab, i pakuptueshëm për popullatën shqiptare. Me injorancën e tyre propagandojnë të na sjellin në gjendjen fillestare të ideologjisë islame.
Sa për njohuri elementare, fillet e islamizmit kishin për qëllim që grupet e ndryshme nomade arabe t’i bashkojnë si një grup etnik. Në shekullin XXI, t’i identifikosh kulturën grupeve të shkretirave të Arabisë dhe me kulturën e një populli evropian, siç janë shqiptarët, me tradita evropiane që kanë ekzistuar më shumë se 1000 para grupeve beduine, është thjeshtë KRIM KULTUROR!
***
Duhet ditur se, Perandoria Osmane, në mënyrë sistematike e ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe jo vetëm në shkolla laike, por edhe ato fetare. Ao nuk lejoi përdorimin e SHQIPES as në kohën e reformave të Tanzimatit, në vitin 1844. Të njëjtën kohë lejoi shkollat në gjuhën greke, sllavedhe italiane. Në katër vilajetet, ku shqiptarët përbënin shumicën e populates, deri në vitin 1912, kanë ekzistuar 1.187 shkolla në gjuhën turke, mbi 1000 shkolla ortodokse greke, 300 shkolla ortodokse serbe, dhe shumë shkolla katolike në gjuhën italiane.
E VETMJA GJUHË QË NUK LEJOHEJ ISHTE SHQIPJA!
Nga ana tjetër, në vitin 1912 kur Perandoria Osmane duhej të largohet nga Evropa, shqiptarët i la të paarmatosur, në mëshirën e armiqve të rinj.
-Në të gjitha luftimet kundër pushtuesve të rinj, udhëheqësit ushtarakë osmanë shikonin sit ë shpëtonin kokën e tyre;
-Në të gjitha konferenca ndërkombëtare, Turqia bënte pazare në dëm të trojeve shqiptare, kështu ndodhi në Berlin (1878); në Londër (913); në Lozanë (1924) (marrëveshja me Greqinë); më 1938 (marrëveshja me Mbretërinë e Jugosllavisë); në Split (1945) (marrëveshja Tito-Kyprili)!
Në të gjitha këto marrëveshje, kombit shqiptar i është shkaktuar dëm i pariparueshëm si në numër edhe në territor.
Nga Greqia në Turqi janë shpërngulur 500.000 shqiptar…nga Jugosllavia në Turqi janë shpërngulur 400.000 shqiptarë.
Sot, Republika e Turqisë vazhdon të mos i njohë shqiptarët si popull, duke mos hapur asnjë shkollë shqipe – duke i asimiluar tërësisht.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu