Kreu Blog Faqe 191

Mësimi nga kombet e qytetëruara si Finlanda, është tejet i domosdoshëm

0

115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe, nga pushka te shteti

Flamuri i Bratilës në Deçiq: Një Kujtesë që akuzon

Nga Frank Shkreli  

Në pranverën e vitit 1911, shpërtheu një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare të shqiptarëve. Kryengritja e Malësisë së Madhe — një akt i guximit dhe i vetëdijes kombëtare që paralajmëroi pavarësinë e Shqipërisë, një vit më vonë.

115 vjet më parë filloi kryengritja e Malësisë së Madhe (me 23 mars 1911) e që kulmoi me ngritjen e Flamurit në Bratilë të Deçiqit nga Heroi Ded Gjon Luli me malësorë.  Në krye të kësaj lëvizjeje qëndronte figura legjendare e Dedë Gjon Lulit — Frank Shkreli: At Gjergj Fishta për Dedë Gjon Lulin | Gazeta Telegraf — i cili me malësorët e vet sfidoi drejtpërdrejt Perandorinë Osmane. Në një kohë kur perandoria osmane përpiqej të mbante me forcë, territoret e saj në Ballkan, malësorët shqiptarë vendosën të mos presin më.

Kjo nuk ishte, thjesht, një kryengritje vendore ose krahinore me karakteristikat e një përballjeje të hapur me pushtetin osman, por ishte një shpallje e hapur e dëshirës shekullore të Kombit shqiptar për liri dhe identitet kombëtar.  Kulmi i kësaj kryengritjeje u arrit më 6 prill 1911, kur në Bratilë, mbi malin e Deçiqit, u ngrit Flamuri Kombëtar i shqiptarëve — për herë të parë që nga koha e të Përgjithmonshmit të Kombit, Gjergj Kastriotit-Skenerbe — pas pesë shekujsh pushtimi të dhunëshëm osman. Ky akt simbolik, i udhëhequr nga Dedë Gjo Luli, ishte një paralajmërim, një sfidë e hapur ndaj sundimit të huaj dhe një mesazh i qartë për Evropën, mjaft ishte mjaft: shqiptarët ishin gati për shtetin e tyre.

Kryengritja e Malësisë së Madhe nuk ishte vetëm një përplasje me armë; ajo ishte edhe një projekt politik i artikuluar më vonë me Memorandumin e Greçës, me të cilin u kërkua autonomi dhe drejta të tjera kombëtare për shqiptarët në përgjithësi. Ajo ishte një revoltë që i dha hov lëvizjeve të tjera anë e mbanë trojeve shqiptare kundër osmanëve duke përgatitur, si asnjë herë më parë terrenin për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në 28-Nëntorin e vitit 1912 në Vlorë. Sot,115 vjet më vonë, ajo kryengritje mbetet një kujtesë e fuqishme se liria nuk dhurohet – por ajo fitohet me luftë, sakrificë, me vizion dhe me bashkim. Por mbi të gjitha, Kryengritja e Malësisë mbetet një testament i shpirtit të pathyeshëm të malësorit shqiptar, që në momentet vendimtare të historisë, ka ditur të ngrejë, jo vetëm armën për tu mbrojtur nga armiqët shekullorë, por edhe Flamurin e Kombit, pas 5-shekujsh robërie. Kryengritja e Malësisë së Madhe — ishte një akt i organizuar rezistence që i parapriu dhe i dha frymë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në një kohë kur Perandoria Osmane përpiqej të mbante me forcë territoret e saj në Ballkan. Por malësorët shqiptarë ia prishën Sulltanit, duke vendosur, të bashkuar, të mos presin më. Kësaj kryengritjeje i qëndronte në krye figura emblematike e Dedë Gjo Luli, prijësi i Hotit, i cili bashkoi fiset e Malësisë së Madhe në një lëvizje të rrallë uniteti e vendosmërie, për shqiptarët. Ky bashkim nuk ishte i rastësisht, por ishte produkt i një vetëdijeje të re kombëtare, që kishte filluar të merrte formë në fund të shekullit XIX dhe që tashmë kërkonte shprehje konkrete politike dhe ushtarake.

Kryengritja shpërtheu në mars të vitit 1911 dhe mori shpejt përmasa të gjëra, përballë një armiku shumë më të madh në numër dhe në mjete luftarake, por malësorët luftuan me një vendosmëri që habiti jo vetëm Stambollën, por edhe kancelaritë e mëdha evropiane. Malësorët, nuk kërkonin privilegje të vogla apo lëshime të përkohëshme. Jo! Ata kërkonin dinjitet, autonomi dhe njohje si komb.

Por, njëkohsisht, duhet të jemi të drejtë dhe të sinqertë në interpretim të rolit të pazëvendsueshëm të ballafaqimit të malësorëve me perandorinë Otomane, se ajo kryengritje nuk ishte vetëm vepër e pushkës. Se ajo kryengritje u mbështet dhe u artikulua nga mendje kombëtare të ndritura të kohës. Luigj Gurakuqi i dha asaj një zë politik, duke qenë ndër hartuesit kryesorë të Memorandumit të Greçës — dokument drejtuar Perandorisë turke dhe Fuqive të mëdha evropiane, dokument që përmblodhi kërkesat e pothuaj të gjithë shqiptarëve për autonomi, të drejtën gjuhësore dhe përfaqësim politik. Gurakuqi, shërbeu si urë-lidhëse mes luftës në terren të malësorëve dhe diplomacisë evropiane, duke e kthyer kryengritjen e malësorëve në një çështje të artikuluar politike, me qëllim të ndërkombtarizimit të çeshtjes shqiptare dhe pavarësisë së Shqipërisë. Me besimin se “diplomacia dhe lufta shkojnë dorë për dorë”, siç citohet të ketë thënë ish-presidenti amerikan, Theodore Roosevelt-i.  Në të njëjtën kohë, edhe Ismail Qemali i ka dhënë kësaj lëvizjeje dimension ndërkombëtar. Nga qendrat evropiane, ai punoi për ta paraqitur kryengritjen e malësorëve si shprehje të një kombi që kërkonte të drejtat e veta, duke tërhequr vëmendjen e Fuqive të Mëdha, në përgatitje të terrenit politik për aktin e madh të vitit 1912 në Vlorë.  Ndërsa Ernest Koliqi që i përket një brezi më të vonshëm — ndonëse nuk kishte rol të drejtpërdrejtë në ngjarjet e vitit 1911, kontributi i tij qëndron në ruajtjen dhe përpunimin e kësaj trashëgimie më vonë, e deri në ditët e sotëme, të ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve. Përmes letërsisë dhe arsimit, ai dhe të tjerë intelektuaaë shqiptarë ndihmuan që fryma e Kryengritjes së Malësisë së Madhe e vitit 1911, të mos mbetej vetëm histori, por të bëhej pjesë e identitetit kulturor, jo vetëm të malësorëve, por mbarë shqiptarisë.

Siç dihet, kulmi historik i kësaj lëvizjeje u arrit më 6 prill 1911, në Bratilë, mbi Malin e Deçiqit, ku Dedë Gjon Luli ngriti Flamurin kombëtar të shqiptarve, simbolin e identitetit dhe të qëndresës së tyre gjatë gjithë historisë. Ky akt kishte një peshë të jashtëzakonshme historike: për herë të parë pas pesë shekujsh sundimi otoman, Flamuri i Kastriotëve po valëvitej sërish në tokën shqiptare, jo si kujtim i së kaluarës, por si premtim për të ardhmen. Ky moment nuk ishte thjesht simbolik. Ai ishte, njëkohësisht, edhe një deklaratë politike e hapur: shqiptarët nuk ishin më një popull i shpërndarë pa zë, por një Komb që kërkonte vendin e vet në hartën e Evropës. Në vazhdën e kësaj kryengritjeje ishte edhe Memorandumi i Greçës, një dokument i rëndësishëm që artikulonte qartë kërkesat e shqiptarëve për autonomi, përdorimin e gjuhës shqipe në administratë e arsim, si dhe të drejta të tjera themelore, mohuar shqiptarëve në Ballkan, me shekuj nga Perandoria osmane.

Megjithatë, rëndësia e Kryengritjes së Malësisë së Madhe nuk qëndron vetëm në fitoret e saj të drejtpërdrejta apo në aktet e mëvonshme heroike që prodhoi. Por ishte me rëndësi, për faktin se, ajo ishte shkëndia që ndezi një proces më të gjerë kombëtar. Fryma e saj u përhap në vise të tjera shqiptare, duke përgatitur terrenin për kryengritjet e viteve 1912 dhe, përfundimisht, për shpalljen historike të pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, me 28 Nëntor, 1912.

    Krerët e Malësisë së Madhe më 1911

Kryengritja e Malësisë së Madhe,1911: Liria që u fitua, por edhe ideali i saj që me kohë u zbeh ndër shqiptarë, jo vetëm gjatë periudhës së komunizmit, por edhe në ditët tona.  Prandaj,kur kujtojmë këtë ngjarje historike, nuk mund të mos reflektojmë mbi kontrastin mes asaj kohe dhe realitetit të sotëm shqiptar. Malësorët e vitit 1911, pa shtet, pa mbështetje ndërkombëtare të garantuar, por me një ndjenjë të fortë përgjegjësie kombëtare, arritën të bëjnë histori. Ata nuk ishin të përkryer, por kishin një cilësi që shpesh mungon sot: bashkimin rreth një qëllimi madhor kombëtar.

Pse Flamuri i Ded Gjo’ Lulit është një kujtesë që na akuzon edhe sot, 115-vjet më vonë?  Se, Kryengritja e Malësisë së Madhe duhej të mbetej një mësim i hapur për brezat. Duke u kujtuar shqiptarëve se liria dhe shteti nuk janë produkte të rastësisë, por të sakrificës, të organizimit, bashkimit të shqiptarëve dhe të vizionit të përbashkët për të ardhmen. Ajo kryengritje sfidon sot shqiptarët me pyetjen: a janë shqiptarët si komb sot — politikisht, kombëtarisht dhe si klasë politike që i prinë Kombit në shekullin XXI — në lartësinë e trashëgimisë që kanë lënë pas ata burra, por edhe gra malësore?

Sot, pra në një kohë kur shpesh dominojnë përçarjet, konfliktet, interesat e ngushta dhe harresa historike, kujtesa e vitit 1911 duhet të shërbejë si thirrje për reflektim dhe përgjegjësi kombëtare. Sepse flamuri që u ngrit në Bratilë të Deçiqit nuk ishte vetëm një copë pëlhurë — por ishte edhe një betim kombëtar. Një betim që brezat pasues të shqiptarëve, anë e mbanë trojeve të veta iliro-arbërore, nuk kanë të drejtë morale as kombëtare ta harrojnë, sot as kurrë. Se kryengritja e vitit 1911 dëshmoi se kur bashkohen sakrifica, mendimi politik dhe vizioni shtetformues, historia merr drejtim. Ajo nuk ishte një episod i izoluar, por një hallkë kyçe në zinxhirin e ngjarjeve që çuan në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Sot, 115 vjet më pas, kjo kryengritje mbetet një pasqyrë sfiduese për realitetin shqiptar. Ajo na kujton se liria dhe shteti nuk janë të përjetshme nëse nuk mbrohen me të njëjtin përkushtim me të cilin u fitua.  Kryengritja e malësorve duhet tu kujtojë sot shqiptarëve, gjithashtu, se uniteti kombëtar, përgjegjësia e elitave politike dhe intelektuale si dhe vetëdija historike janë po aq të domosdoshme sot, po aq sa ishin edhe në vitin 1911. Flamuri që u ngrit në maje të Deçiqit nga malësorët, me në krye Heroin kombëtar, Ded Gjon Lulin, nuk ishte, pra, vetëm një simbol i një fitoreje të përkohshme. Ai ishte edhe një betim për të ardhmen — një betim që vazhdon t’i thërrasë edhe sot shqiptarët anë e mbanë trojeve të tyre iliro-arbërore — për një zgjim të ndërgjegjes kombëtare.

           

                          Burra le për çark t’martinës,
                          Fjalën, fjalë besën çelikut,
                          ballë për ballë e jo mbas shpinet,
                          mësy me i ra në luftë anmikut… 

Disa vargje lapidare të Poetit Kombëtar shqiptar, At Gjergj Fishtës:

“Të shtatë krajlat çue janë në kambë,
kah ka ra medet kjo gjamë,
N’atë Malësi, n’atë Rapshë të Hotit,
Ded Gjo’ Luli burrë si motit,

Me i çetë lekë, bisha shkorretit,
Ka nisë pushkën me asqer të mbretit

Se me sodit emni i Zotit,
Ç’ka jem nipa t’Gjergj Kustriotit,
e shqiptarë që i thom na vetit,

Ma duva nuk i bajmë mbretit…”

 Nga Lahuta e Malësisë e Lapidarit të Kombit, Gjergj Fishta

Nefail Maliqi nuk po informon – po normalizon një narrativë të rrezikshme: që suksesi i shqiptarëve matet me objekte fetare

0
Promovimi i projekteve fetare si “sukses i diasporës” është deformim i realitetit dhe devijim i qëllimshëm i prioriteteve. Diaspora shqiptare nuk ka nevojë për monumente fetare milionëshe që importojnë identitete të huaja, por për investime që forcojnë identitetin kombëtar, gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Ideja që një xhami prej 10 milionë frangash në St. Gallen paraqet “lajm të mirë” për shqiptarët është e gabuar në thelb. Kjo nuk është arritje – është simptomë e humbjes së orientimit. Në vend që të ndërtohen qendra kulturore shqiptare, shkolla plotësuese, klube rinore dhe organizata që e mbajnë gjallë gjuhën dhe traditën, promovohet një projekt që e zhvendos fokusin nga identiteti kombëtar në atë fetar.
Nefail Maliqi nuk po informon – po normalizon një narrativë të rrezikshme: që suksesi i shqiptarëve matet me objekte fetare dhe jo me nivel integrimi, arsimimi dhe ruajtje të identitetit kombëtar. Kjo është propagandë e maskuar si lajm.
Diaspora shqiptare është ndërtuar mbi punë, sakrificë dhe integrim në shoqëritë perëndimore. Ajo ka prodhuar profesionistë, sipërmarrës dhe intelektualë – jo nevojë për simbolika fetare që i largojnë nga rrënjët e tyre kombëtare. Investime të tilla nuk janë zhvillim – janë regres.
Është koha të thuhet hapur: çdo projekt që e zëvendëson kulturën shqiptare me agjenda fetare nuk i shërben diasporës, por e varfëron atë shpirtërisht dhe kombëtarisht.

Arsimi cilësor, themel i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe i së ardhmes së Kosovës

0
Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan
Roli i arsimit në fuqizimin e rinisë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë
Hyrje
Në një botë ku zhvillimi ekonomik mbështetet gjithnjë e më shumë në dije dhe inovacion, arsimi cilësor është bërë kushti kryesor për përparimin e çdo shteti. Për Kosovën, me popullatën e saj të re dhe potencialin e madh zhvillimor, investimi në arsim nuk është thjesht një nevojë shoqërore, por një domosdoshmëri strategjike për të ardhmen ekonomike.
Në bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë, përmes kurrikulave të përbashkëta dhe shfrytëzimit të resurseve komplementare, arsimi mund të shndërrohet në motorin kryesor të zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të dy shteteve shqiptare.
Popullata e re – pasuria më e madhe e Kosovës Një nga përparësitë më të mëdha të Kosovës është struktura e saj demografike. Kosova konsiderohet ndër vendet me popullatën më të re në Evropë. Kjo nuk është vetëm një karakteristikë demografike, por një mundësi strategjike për zhvillim ekonomik, nëse kjo popullatë arsimohen me cilësi dhe orientohen drejt profesioneve të kërkuara nga tregu.
Nëse rinia pajiset me dije moderne në teknologji, shkenca, inxhinieri, bujqësi moderne dhe sipërmarrje, ajo mund të shndërrohet në motor zhvillimi për ekonominë vendore. Por nëse arsimi mbetet i dobët dhe i shkëputur nga tregu i punës, potenciali i madh i rinisë rrezikon të humbasë përmes emigrimit dhe papunësisë.
Prandaj, investimi në arsim cilësor nuk është vetëm çështje kulturore apo sociale, por strategji ekonomike kombëtare. Bashkëpunimi arsimor Kosovë–Shqipëri si mundësi strategjike Një zhvillim shumë i rëndësishëm për hapësirën shqiptare është bashkëpunimi gjithnjë e më i ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e arsimit. Përdorimi i kurrikulave të përbashkëta, teksteve të unifikuara dhe standardeve të ngjashme mësimore krijon mundësi të mëdha për rritjen e cilësisë së arsimit dhe për ndërtimin e një hapësire të përbashkët arsimore shqiptare.
Ky bashkëpunim sjell disa përfitime strategjike:
– rrit cilësinë e teksteve dhe programeve mësimore
– krijon standarde të përbashkëta të dijes
– lehtëson mobilitetin e studentëve dhe mësuesve
– ul kostot e zhvillimit të materialeve mësimore
– forcon identitetin kulturor dhe shkencor shqiptar
Në perspektivë afatgjatë, një sistem arsimor i harmonizuar mes dy shteteve shqiptare krijon bazën për një treg të përbashkët të dijes dhe punës, që rrit konkurrueshmërinë e të dy vendeve në rajon dhe më gjerë.
Resurset natyrore komplementare – potencial për zhvillim të përbashkët Përveç kapitalit njerëzor, si Kosova ashtu edhe Shqipëria posedojnë resurse natyrore që janë në shumë raste komplementare.
Kosova ka potencial të madh në:
– sektorin minerar
– energjinë
– bujqësinë
– industrinë përpunuese
Ndërsa Shqipëria ka përparësi në:
– burimet ujore dhe energjinë ujore
– turizmin bregdetar dhe malor
– portet detare dhe lidhjet tregtare
– bujqësinë mesdhetare
Këto resurse, të mbështetura nga kuadro profesionale të arsimuara mirë, mund të shndërrohen në bazë për zhvillim të përbashkët ekonomik.
Arsimi cilësor është faktori që i kthen resurset natyrore nga potencial në pasuri reale ekonomike. Pa ekspertë, inxhinierë, teknikë dhe menaxherë të mirëarsimuar, asnjë pasuri natyrore nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë të qëndrueshme dhe fitimprurëse. Arsimi si bazë për ekonomi moderne dhe inovacion Në epokën e teknologjisë dhe globalizimit, ekonomia moderne kërkon punëtorë të aftë në fusha si teknologjia informative, energjia e ripërtëritshme, automatizimi industrial, bujqësia moderne dhe digjitalizimi.
Nëse Kosova dhe Shqipëria arrijnë të krijojnë universitete dhe shkolla profesionale cilësore në këto fusha, ato mund të bëhen qendra rajonale të zhvillimit teknologjik.
Kjo do të ndikonte drejtpërdrejt në:
– rritjen e punësimit
– uljen e emigrimit
– rritjen e prodhimit vendor
– tërheqjen e investimeve të huaja
Investitorët ndërkombëtarë kërkojnë mbi të gjitha fuqi punëtore të kualifikuar, dhe kjo arrihet vetëm përmes arsimit cilësor.
Arsimi cilësor si garanci për zhvillim të qëndrueshëm
Zhvillimi i qëndrueshëm nuk është vetëm rritje ekonomike e shpejtë, por rritje e qëndrueshme dhe e balancuar në kohë. Arsimi ndihmon në krijimin e një shoqërie që menaxhon më mirë resurset, respekton mjedisin dhe ndërton institucione të forta.
Një popullatë e arsimuar:
– merr vendime më të mençura ekonomike
– ruan më mirë resurset natyrore
– forcon demokracinë dhe ligjin
– rrit transparencën dhe përgjegjësinë publike
Për këtë arsye, arsimi cilësor është jo vetëm motor ekonomik, por edhe garanci për stabilitet shoqëror dhe institucional.
Përfundim dhe rekomandime për zhvillimin e arsimit
Për Kosovën, që ka popullatë të re dhe potencial të madh zhvillimor, arsimi cilësor duhet të jetë prioritet absolut kombëtar.
Bashkëpunimi i ngushtë arsimor me Shqipërinë, përmes kurrikulave të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave, krijon një mundësi historike për ndërtimin e një hapësire të fuqishme arsimore dhe ekonomike shqiptare. Potenciali i rinisë, resurset natyrore komplementare dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve shqiptare mund të shndërrohen në motor zhvillimi të qëndrueshëm vetëm nëse mbështeten mbi një sistem arsimor cilësor, modern dhe të orientuar drejt së ardhmes.
Investimi në arsim sot është investimi më i sigurt për mirëqenien ekonomike të nesërme të Kosovës dhe gjithë hapësirës shqiptare.
Për ta realizuar këtë vizion, është e domosdoshme të ndërmerren disa hapa konkretë:
1. Rritja graduale e investimeve në arsim dhe orientimi i tyre drejt cilësisë, duke përmirësuar laboratorët, pajisjet teknologjike dhe materialet moderne mësimore.
2. Fuqizimi i arsimit profesional dhe lidhja e tij me tregun e punës, përmes zhvillimit të shkollave profesionale dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me bizneset.
3. Trajnimi i vazhdueshëm dhe motivimi i mësuesve dhe profesorëve, duke siguruar avancim profesional dhe vlerësim për cilësinë e mësimdhënies.
4. Thellimi i bashkëpunimit arsimor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përmes harmonizimit të mëtejshëm të kurrikulave dhe projekteve të përbashkëta shkencore. 5. Orientimi i arsimit drejt teknologjisë, inovacionit dhe kërkimit shkencor, duke krijuar kushte për zhvillimin e ideve të reja dhe të sipërmarrjes dhe shkëmbimit të përvojave, krijon një mundësi historike për ndërtimin e një hapësire të fuqishme arsimore dhe ekonomike shqiptare.
Potenciali i rinisë, resurset natyrore komplementare dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve shqiptare mund të shndërrohen në motor zhvillimi të qëndrueshëm vetëm nëse mbështeten mbi një sistem arsimor cilësor, modern dhe të orientuar drejt së ardhmes. Investimi në arsim sot është investimi më i sigurt për mirëqenien ekonomike të nesërme të Kosovës dhe gjithë hapësirës shqiptare. Për ta realizuar këtë vizion, është e domosdoshme të ndërmerren disa hapa konkretë:
1. Rritja graduale e investimeve në arsim dhe orientimi i tyre drejt cilësisë, duke përmirësuar laboratorët, pajisjet teknologjike dhe materialet moderne mësimore.
2. Fuqizimi i arsimit profesional dhe lidhja e tij me tregun e punës, përmes zhvillimit të shkollave profesionale dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me bizneset.
3. Trajnimi i vazhdueshëm dhe motivimi i mësuesve dhe profesorëve, duke siguruar avancim profesional dhe vlerësim për cilësinë e mësimdhënies.
4. Thellimi i bashkëpunimit arsimor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përmes harmonizimit të mëtejshëm të kurrikulave dhe projekteve të përbashkëta shkencore. 5. Orientimi i arsimit drejt teknologjisë, inovacionit dhe kërkimit shkencor, duke krijuar kushte për zhvillimin e ideve të reja dhe të sipërmarrjes.
Gjilan, 6. Prill 2026

Analisti Driton Tali qysh në fund të vitit 2016 shkroi “për diskriminimin e myslimanëve”, sipas “Mulla” Milazim Krasniqit

0
Si po diskriminohen myslimanet ne Kosove “Mulla” Milazim Krasniqi nuk na tregoi?! Vec e akuzoi pushtetin, ku djali i tij eshte minister qe sa e sa, per islamofobi dhe diskriminim te myslimaneve!
Kur e degjoj nje “intelektual” se si mundohet gjithsesi me i arsyetu agjentet vehabi e neootomane, dhe ne te njejten kohe akuzon pushtetin (e djalit vet dhe patronit tij), e per me teper edhe shoqerine kosovare (ku mbi 90% jane nga stoku islam) per islamofobi dhe diskriminim te myslimaneve, atehere me bene te mendoje me mire per akuzat qe i behen atij per bashkepunim me UDB ne te kaluaren. Zakonisht akuzat ndaj individeve per bashkepunim (pos ne rastet ku i njoh personalisht) me UDB i marr shume me rezerva sepse i kane bastardu, me qellim apo jo.
Por, kur e shoh dike qe publikisht del, duke tentu qe me nderrimin e menyres se adresimit nga nje “islamist agresiv” ne nje “islamist paqesor”, dhe mundohet me na qit hi syve sinqerisht me bene shume seriozisht qe ato akuza t’i marr parasysh.
Fundja, ai edhe veten e shplon duke thene se “ai debati i lire (e ka fjalen per “diskriminim” ndaj myslimaneve), debati analitik pa ngarkesa i para 6-7 vjete nuk munet sot te bahet me te njejta terma …, aftesia e njerezve te mencun eshte me pa realitetin qysh po shkon, sic e shohim klimen dhe veshemi simas motit, na duhet m’u pershtat edhe me gjendjen – realitetin …”. Qe i bie se “ai debati i lire i para 6-7 vjete, ku lloj-lloj matrapazi shperndate urrejtje dhe ndasi fetare-sektare, me nuk mund te bahet sepse futesh ne burg!”.
Kur nje “intelektual” e jep kete shpjegim publikisht ne nje emision, atehere ai person (me kete karakter) une besoj se eshte (apo ka qene) ne gjendje edhe me bashkepunu me UDB apo me cilin do sherbim tjeter qe kane qene gati ta kompenzojne per ato sherbime.

Kush janë heronjtë e kush tradhtarët më të mëdhenjtë shqiptarë, shembulli i Esat Pashë Toptanit? 

Flori Bruqi, Prishtinë 
Kush janë heronjtë e kush tradhtarët më të mëdhenjtë shqiptarë? 

Pse Hasan Prishtina nuk ishte me 28 nëntor në Vlorë? Kjo nuk e zbeh kontributin dhe lavdinë e tij për ta përcaktuar sepse ishte në burgjet e Serbisë. Natyrisht kjo kryengritje e ka shfrytëzuar një personalitet tjetër të kombit shqiptar i fillimit të shekullit 19. Por kthimi për kombin dhe në shërbim të tij në shekullin 20, është Ismail Qemaili, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Bajram Curri, Vëllezërit  Topalii, Mihail Grameno, edhe shumë personalitete  të tjera, Isa Boletini të cilët janë në një formë apo tjetër heronjtë e pavarësisë së Shqipërisë. Por,  për fat të keq heronjtë e pavarësisë së Shqipërisë kur erdh puna mu vendos nq pushtet u vendosën disa figura që krejt jetën e  tyre kanë qenë në pozita të pashallarëve në Perandorinë Osmane dhe i dhanë një rrugë jo të mirë historisë së shtetit të pavrur të Shqipërisë. Natyrisht këta janë: Esat Pashë Toptani dhe klasa e tij dhe me vonë mbreti i Shqipërisë, Ahmet Zogu.

Këta janë ata të cilët vërtetë kombi e lanë në kultura  perandorake të paarsimuar dhe më një prapambeturi pa qenë kurr të zotet me sakrifiku për vendin e vet apo shtetin e vet”.
Gjeneraal  Esat pashë Toptani   ka qenë ushtarak i Ushtrisë Osmane, deputet shqiptar në Mexhlisin osman, drejtues i Rrethimit të Shkodrës dhe kryeministër shqiptar.
Biografia
U lind në Tiranë, i biri i Ali bej Toptanit dhe Vasfije hanëm Alizotit, lindi më 1863. Nga lisi i gjakut pinjoll i familjes feudale më të rëndësishme të Tiranës dhe nip i bejlerëve të Gjirokastrës, kishte një vëlla, Gani beun dhe tri motra: Nejbenë, Sabushen dhe Merushen. Mbaroi Akademinë Ushtarake të Stambollit.
Me mbështetjen e Halil bej Kraja – sipas Syrja bej Vlorës- pa patur asnjë përvojë në ushtri, në vitin e 1893 u emërua komandant regjimentit të xhandarmërisë në Vilajetin e Janinës. Me gjasë për të ftohur gjakrat pas kurthit që i pat ngrehur valiu i Shkodrës Gani beut, që e pat mbajtur deri kur mbërriti lajmi telegrafik te Sulltani dhe urdhri i tij për t’u liruar.
Në prill të 1897 trupat e gjeneral Hivzi Pashës që luftonin kundër ushtrisë greke humbën pranë vendit të quajtur Gryka e Pesë Puseve (Pente Pigadia). Shqiptarët që luftonin në formacionet osmane patën pakënaqësi dhe mosbesim ndaj komandës. Si komandant i xhandarmërisë, Esati ndihmoi me njerëzit e tij të armatosur që të rivendosej rregulli dhe disiplina.[ Për kontributin e tij në luftë u ngrit në gradën livá (gjeneral brigade) njëherë[5] e mandej ferik (gjen. major).[7]
Pas një situate të pakëndshme me valiun e Janinës, Osman Pashën, emërohet komandant xhandarmërie në Shkodër, për ku niset më 15 shtator 1902, qëndroi në postin e ri gjer më 1908,kur u shpall Hyrrijeti dhe shpalli kandidaturën për deputet i Durrësit. U zgjodh, duke qenë pjesë e partisë “Bashkim e Përparim” të Xhonturqve.Ishte kundër Komitetit “Bashkim e Përparim” në një intervistë të bërë më herët më 1908.[10] Udhëtari frëng Jaray komenton se Kongresi i Elbasanit gëzonte miratimin e plotë të Esadit.
Abdikimi i Sulltan Abdyl Hamidit
Pasditen e 27 prillit 1909 bën pjesë në katërshen e deputetëve të Mexhlisit osman që shkuan për t’i dhënë lajmin Sulltan Abdyl Hamidit II se ka rënë nga froni sipas vendimeve të Asamblesë Kushtetuese.Pas kësaj zuri një vend nderi nën kujdesin e partisë “Bashkim e Përparim”, gjatë jetës parlamentare foli për të drejtat e shqiptarëve dhe me deputetë të tjerë si Syrja bej Vlora, Shahin Kolonja, Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina ngriheshin me radhë duke protestuar dhe kritikuar politikat qeveritare në viset shqiptare të perandorisë.Me politikat kundër kombësive të partisë xhonturke në pushtet, dhe shqiptarëve në veçanti të cilëve u kishin nisur katër ekspedita ndëshkimore, deputetët opozitarë u vetëdijësuan se pa kryengritje Porta nuk do të bindej t’i jepeshin kombit shqiptar të drejtat kombëtare. Përveç deputetit të Pejës, Ibrahim Efendiut dhe atij të Elbasanit, Haxhi Ali Efendiut deputetë, anëtarë të parisë dhe personalitete u mblodhën në shtëpinë e Reshid Aqif Pashës, e një herë tjetër në shtëpinë e Halil pashë Alizoti të Gjirokastrës dhe disa herë në shtëpinë e Syrja bej Vlorës. Pasi zërat e Ismail Qemalit, Hasan bej Prishtinës e Myfid bej Libohovës që qeveria t’i thërriste arsyes dhe mos hidhte farën e përçarjes, u përbuzën dhe nuk u la vend për arsyetim, kësodore deputetët shqiptarë më vete u mblodhën për t’u besatuar në shpëtimin e kombit dhe atdheut.
Në legjislaturën e dytë u zgjodh përsëri deputet në Kuvend, por me forcë.
Mbledhja në lagjen Taksim
Pas një takimi në hotelin “Pera Palace” mes Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës, më 12 janar u mblodhën në shtëpinë e Syrja bej Vlorës në lagjen “Taksim” deputetët e Beratit Ismail Beu dhe Aziz pashë Vrioni, deputeti i Gjirokastrës Myfid bej Libohova, deputeti i Durrësit Esad pashë Toptani dhe i Prishtinës, Hasan Beu. Deputetët shqiptarë pasi kuvenduan mbi masat që kërkonin nevoja e rrethanave lidhën besën, duke u betuar mbi Kuran për sakrificat e mëtejshme që do të ndërmerreshin në dobi të kombit e atdheut të tyre. Kryengritjes së përgjithshme të 1912 që shpërtheu në Vilajetin e Kosovës pati jehonë si në viset jugore shqiptare si ato të mesme, ku Esadi u kishte dërguar letra bejlerëve të Shqipërisë së Mesme që t’u bashkoheshin kryengritësve. Ndër krerët e lëvizjes ndër viset e influencës së tij, ishte kushëriri i tij i dytë, Abdi bej Toptani.
Lufta Ballkanike
Lexo më tepër: Lufta e Parë Ballkanike dhe Rrethimi i Shkodrës (1912-13)
Në fund të gushtit 1912, kur kryengritja shqiptare ishte fashitur, Esad Pasha la Stambollin dhe u nis për Tiranë. Pas kërkesës së valiut të Shkodrës Hasan Riza Pashës dhe krerëve muslimanë të qytetit, Esad Pasha i emëruar komandant i “trupave të përforcimit” ishte caktuar të mblidhte nizamët e redifët (rezervistë) për “me i ndenjtë gati Karadakut”. Pasi u lëshua urdhri, një ushtri prej rreth 5,500 vetësh u mobilizua në gatishmëri të Esad Pashës..Pati paqartësi në zinxhirin e komandës, 15 batalionet e redifëve dhe vullnetarëve shqiptarë që i përgjigjeshin Esad Pashës ishin më të shumtë në numër sesa korpusi i ushtarëve të rregullt turq nën komandën e Hasan Riza Pashës. U vendos që Esadi të quhej zyrtarisht komandant i Fronteve të Veriut dhe të Lindjes për nga grada, dhe kështu i nënshkroi urdhrat që nxirrte me shkrim, ndërsa Hasan Rizai ishte ushtaraku i parë për nga kompetencat ushtarake. Pas vrasjes së Hasan Riza Pashës mbrëmjen e 30 janarit, Esadi si ushtaraku më i pushtetshëm u bë komandant dhe vali i Shkodrës.Deri në prill arriti të mbrojë Shkodrën, duke bërë që ky qytet t’i mbetej Shqipërisë.
Lajmërimi në media mbi vdekjen e Esat Toptanit
Vlora, Durrësi, Princ Vidi
Në fund të qershorit të 1913 u emërua ministër i Brendshëm në qeverinë e Ismail Qemalit dhe ditët e para të korrikut mori kabinetin e lënë nga Libohova. Shkoi në Itali atë verë, ndërkohë në Vlorë zienin intrigat dhe në tarafin e tij ishin radhitur kushërinjtë e tij Toptanë, Mehdi bej Frashëri, Dervish Hima dhe iu bashkua Faik Konica me të cilin ishte takuar në Romë. Në tetor të po atij viti ngriti në këmbë qeverinë e vet, të quajtur “Pleqësia e Shqipërisë së Mesme”, të cilës Konica i vuri në shërbimin organin e shtypit “Trumbeta e Krujës”. Kabllogramet austriake e paraqesin si të vetmen qeveri autoktone shqiptare, e cila ishte e vetmja në gjendje të qeveriste. Nëpërmjet organeve përkatëse Esad Pasha ishte në gjendje të mblidhte taksa, filloi ndërtimin e rrugëve, krijoi një xhandarmëri të disiplinuar dhe emëroi në vendet më të rëndësishme nëpunës që ndiqnin dhe zbatonin urdhrat e tij.
Më 1914 kryesoi delegacionin shqiptar që i dorëzoi kurorën e fronit shqiptar Princ Vidit. Më 1914 u emërua ministër i Punëve të Brendshme dhe i Luftës. Në Durrës iu organizua një komplot nga oficerët hollandezë, këshilltarët austro-hungarezë dhe disa bejlerë me mbështetjen e Vidit. Me ndërhyrjen e Italisë, u largua pa u burgosur.
Mungesa e qeverisjes pas revoltës së Shqipërisë së Mesme dhe nisjes së Luftës së Parë Botërore i dha një mundësi të fundit Esad pashës, i cili ishte jashtë Shqipërisë, që të kthehej. Shpalli shpërndarjen e organeve revolucionare dhe emëroi prefektët e rinj të vendit. Më 21 tetor 1914 ndërmorri reformën e parë agrare në vend, kur nxori urdhërin që t’u konfiskohej toka 50 personave nga oxhaqet bejlere dhe kundërshtarët e tij politikë nga Vlorajt, Toptanajt, Biçakçinjtë (përjashto Dervish beun), Vrionasit dhe Cakraniotët. Urdhër i cili për shkak të rrethanave të kohës, nuk gjeti zbatim.
I dha rëndësi gjendjes së pushtimit grek në jug të vendit, kërkoi rihartimin e regjistrave kadastralë të qyteteve ku u dogjën nga revolta e Shqipërisë së Mesme. Në dhjetor të 1915, pasi përzuri përfaqësuesit diplomatikë të Vienës dhe Sofies nga Durrësi, i shpalli luftë Austro-Hungarisë. E shtriu qeverisjen në një hapësirë më të madhe se qeveria e Vlorës, derisa hyri ushtria austro-hungareze në territorin shqiptar. I detyruar të largohej, e vendosi qeverinë e tij në Selanik në krahun e Antantës. Atje rreshtohet përkrah francezëve në Frontin e Maqedonisë, ku me taborrin e tij prej 500 vetësh u lejua të zgjerohej aq sa në një pikë duke rekrutuar shqiptarë të trevave të mbetura në Greqi dhe nga zona e Korçës, trupat e tij numronin në 1 mijë e 300 njerëz. Qershorin e 1916 gazetat shpërndanë nga Stambolli lajmin se një gjykatë ushtarake e kishte dënuar me vdekje.
Vrasja
Tek e kishte lënë të hante me nipin e tij, Xhemil bej Vlorën dhe mikneshën e vet Elizën, Esati u vra në rr. Castiglione në Paris më 13 qershor, 1920 nga Avni Rustemi në kushtet e konkurrencës politike në Tiranë.[ Ky kishte qëndruar i fshehur pas njërës prej shtyllave të hyrjes së hotelit Continental në pritje të pashës. Avniu i kishte shkuar nga mbrapa dhe e kishte qëlluar prej njëfarë distance me një revolver Smith & Wesson, që e mbante me vete. Plumbi i kishte depërtuar në qafë pranë shtyllës kurrizore dhe kur ishte rrotulluar me duart lart për t’u mbrojtur, Avniu qëlloi përsëri, në anën e majtë të kraharorit në lartësinë e sqetullës.
Mbas një gjyqi të gjatë Avni Rustemi do të lirohej duke u shpallur i pafajshëm nga gjykatat e Shtetit Francez, me një mbrojtje të ngritur prej Anatole de Monzie mbi tezën e krimit të pasionit dhe “me paramendimin e një populli të tërë”. Sipas burimeve të përdorura nga historiani Kastriot Dervishi, atentati që çoi në vrasjen e Toptanit ishte i shtyrë nga kushëriri i tij Aqif Pasha, si rival politik i atyre kohëve – dhe paratë për ta financuar u nxorrën nga fondet e Këshillit të Naltë.
Varrosja
Pas vdekjes trupi u dërgua nga familja në një depo mortore të Parisit për t’u mbajtur derisa të merrej një vendim se ku do të varrosej përfundimisht. Njëra nga të bijat u interesua pranë autoriteteve franceze nëse trupi i të atit mund të transportohej në Shqipëri. Arka prej plumbi nr. 17 vazhdoi të qëndrojë në depon e rr. D’Aubervilliers të paktën deri në tetor 1921. Më vonë, eshtrat e Esatit u varrosën në mënyrë thuajse të fshehtë në një lagje të varfër të Parisit.
Në vitin 1929, qyteti i Parisit vendosi të sjellë në një vendvarrim të vetëm në Thiais eshtrat e ushtarëve serbë dhe malazezë, aleatë të Francës, të vrarë në Luftën Botërore. Eshtrat e Esatit u shpunë në atë parcelë më 2 korrik 1934.
Trashëgimia
Për kontributin e tij në Luftën Osmano-Greke Porta e Lartë e shërbleu me urdhërin Osmanije të Klasit të Dytë dhe pak më vonë ai u bë gjeneral-brigade.Esad pashë Toptani për shërbimin e tij në Frontin e Lindjes si aleat i Antantës, u dekorua me titullin Oficer i Legjionit të Nderit, dhe me Kryqin francez të Luftës.
Historike
Për t’u varrosur pranë ushtarëve, kundër të cilëve luftoi në Shkodër dhe dy vjet më vonë i ndihmoi të shpëtonin nga katastrofa e plotë. Por argumenti i varrit përdoret në valët e pasioneve për ta akuzuar si tradhtar.
 Inline image
Pro et contra :Rrëfimet tjera  të dokumentuara për gjeneral Esat Pashë Toptanin ?

Gino BerriRrethimi i Shkodres, me perkthyes Ali Ohri, Tirane 1998, por qe ishte nje punim i botuar me 1913 Te dhenat e ketij deshmitari permbysin cdo gje qe shqiptaret dine mbi rrethimin e Shkodres (1912-1913) dhe Esat Pashe Toptanin. Ushtaraku Gino Berri ka qene prezent qe nga dita e pare e rrethimit deri ne largimin e ushtrise otomane nga ky rrethim. Shume autore te mevonshem i kane marre ne konsiderate deshmite e tij te drejteperdrejta.

Shuk GurakuqiDitare 191-1916, te botuar per here te pare me 1920, me pergatites dhe paises me shenjime prej Willy Kamsit, Tirane 2022 (foto 121/7, 121/8).

At Gjergj Fishta, O.F.M., LETERSHKEMBIMI, Botime Franceskane, Shkoder 2020, qe permban edhe letershkembim te viteve 1908-1919, periudhe per te cilen u interesuam vecanerisht .

At Gjergj Fishta, O.F.M.Shkrime te ndryshme ne shtypin e kohes, Botime Franceskane, Shoder 2021, mblodhi e autentifikoi Kolec Çefa .

Akademia e studimeve albanologjike, Instituti i historiseDokumente diplomatike italiane per Historine e shqiptareve, Tirane 2019. Dokumentat u perzgjodhen, perkthyen dhe u pergatien per botim nga Paulin Marku.

At Justin Rrota OFMDitet e mbrame te Turqise ne Shkoder ase Rrethimi i Qytetit 1912-1913, bot. i II, Botime Franceskane, Shkoder 2020 Autori ka marre per baze Gino Berrin ne analizat e bera.

Drejtori e Pergjithshme e Arkivave shteterore te R.P.SH.Qeveria e Perkohshme e Vlores dhe veprimtaria e saj Nendor 1912-Janar 1914, Tirane 1963. Perpunuar e redaktuar nga Dhimiter Kotini, Xhavit Struga, Fani Veizi, Mediha Shuteriqi, Kleanthi Dedi

 Inline image

Akademia e shkencave e RPSH, Instituti i Historise, Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave te shtetit te RPSH, Lufta e Popullit Shqiptar per clirim kombetar 1918-1920 (permbledhje dokumentash), I, Tirane 1975. Pregatitur nga Muin Çami (pergjegjes), Hidajete Luga (Bejtja) ne bashkepunim me Dhimiter Andoni, Madiha Shyteriqi dhe Zekeria Rexhen (Ky liber, per fatin tim, eshte gjendur ne biblioteken e studiuesit Kol Luka, pasi koha teper e hershme e botimit (1975) e bente te pamundur gjetjen e tij.

Akademia e shkencave e RPSH, Instituti i Historise, Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave te shtetit te RPSH, Lufta e Popullit Shqiptar per clirim kombetar 1918-1920 (permbledhje dokumentash), II, Tirane 1976. Pregatitur nga Muin Çami (pergjegjes), Hidajete Luga (Bejtja) ne bashkepunim me Dhimiter Andoni, Madiha Shyteriqi dhe Zekeria Rexhen

Literatura pas 1992-shit deri me sot e botuar ne Shqiperi, me autore vendas dhe te huaj, sipas radhes kohore te botimit.

Rendesia e literatures se kesaj periudhe qendron fillimisht ne tendencen e mbrojtjes teorike qe krijuesit e saj duan te realizojne per studiuesit e epokes komuniste. Nuk e di a ekziston ne ndonje punim te periudhes PAS 1992-shit kritika e pikepamjave te epokes komuniste jo vetem si fakt, por edhe si parim kondicionues per cdo punim serioz. Kritika e pikepamjeve ekzistuese dhe perplasja me filozofine e proletareve eshte mangesia me kryesore e studimeve te pas 1992-shit.
Inline imageRendesia e dyte e literatures se kesaj periudhe eshte e lidhur me sasine teper vellimore te studimeve qe atakojne figuren e Esat Pashe Toptani ne raport me te dy periudhat paraardhese (eshte disafishi i titujve me te dy periudhat e marra se bashku), prej nga rrjedh dhe aresyeja perse eshte amplifikuar poshterimi i figures se Gjeneral Esat Pashe Toptanit pas 1945, por ka edhe shume punime, pas 1992-shit, qe kerkojne me ngulm ta mbrojne figuren e Pashait  Toptanas. Por duhet pranuar me kenaqesi qe ne kete periudhe, per here te pare, botohen materale dokumentare qe kane shoqeruar jeten politike te Esat Pashe Toptanit, ne nje kohe qe pala manipulatore e trajtimit negativ te figures se Pashait-Gjeneral nuk ka paraqitur absolutisht as nje te tille dhe kjo e ka nje aresye madhore: dokumentacioni qe paraqet figuren politike te Esat Pashe Toptanit ne menyre negative eshte i shpikur germe per germe dhe fjale per fjale.

Rendesia e trete e kesaj literature eshte ekzistenca e permases manipulatore qe shoqeron pergjithsisht te gjitha punimet qe e trajtojne figuren e Esat Pashe Toptanit me sens negativ. Qofte dhe vetem ky fakt eshte nje tregues vendimtar qe te detyron rishikimin e figures te Pashait te Toptanasve me nje sy tjeter dhe më kritik nga autoret e parapare.

Analizen e literatures se pas 1992-shit do ta fillojme me nje bashkekohes periferik te periudhes Esadiste per aresye jo vetem te tille, por edhe sepse vepra me kujtime, ku perfshihet personazhi yne, eshte shkruar pas 1945, por eshte botuar pas 1992. Natyrisht kjo ben qe permasa e dyshimeve mbi kete botim te jete e konsiderueshme. Fjala behet per Sejfi Vllamasin, deputet ne parlamentin shqiptar te 1920, por dhe pushtetar ne vitet e mevonshme, i cili ka lene te shkruara kujtimet e veta me titull “Ballafaqime politike ne Shqiperi 1897-1942”, bot. I, Tirane 1995 por qe ka edhe nje botim te II-te, Tirane 2000 Pervec trajtimit tendecioz te permbajtjes se librit (ku bie ne sy ne menyre paragjykuese antiEsadizmi dhe antiZogizmi), ne permbajtjen e ketij libri dallohet dhe fshehja e gjenezes historike te autorit. Me kete autor kemi Jugun kunder Veriut, emigrantin kunder shqiptarit autokton, pushtuesin e tjetersuar ne shqiptar kunder shqiptarit te relatuar me kete emigrator; ndryshimi midis dy botimeve qendron ne pasurimin e botimit te dyte me nje sere ilustrimesh dhe fotografish te personaliteteve te kohes (210 te tilla, f. 468-517) per te justifikuar antiEsadizmin dhe antiZogizmin edukativ dhe shpirteror te autorit..

Te dy botimet kane kaluar ne doren e Prof. te Asoc. Dr. Maringlen Verlit si pergatites i materialeve. Emri i Esat Pashe Toptanit lakohet në më shumë se gjysmën e librit (foto 124), ndersa ne botimin e dyte gjeografia e aktivitetit te Esat Pashe Toptanit duket sikur zgjerohet edhe me shume (foto 125) dhe informacionet qe jepen mbi personazhin tone nuk perputhen ne asnje rast me te pergjithshmet qe shqiptaret kane bere neper shkollat e arsimit te detyrueshem.

Ne recencen qe i ka bere ketij punimi Qamil Cela, me 16.2.1962, nje intelektual filokomunist, i viteve te hershme, por qe ka vazhduar edhe pas 1945, emri i Esat Pashe Toptanit nenkuptohet me terma negative,  se bashku me Ahmet Zogun, dhe qe te dy si udheheqes te bajraktareve dhe elementeve mercenare qe kane pasur ne sherbim aventuriere si Hasan PrishtinaQazim KoculiMustafa KrujaZija Dibra e Irfan Ohri me shoke (f. 13).

Ne shume te dhena qe Sejfi Vllamasi jep per ngjarje te kaluara historike, shpesh here i shoqeron me pasaktesira naive dhe te kota. Keshtu psh ne formimin e Qeverine se Ismail Qemalit me nentor 1912, pretendon se zevendes kryeminister i qeverise ka qene Preng Bibdod Pasha dhe Esat pashe Toptani si minister i Brendeshem (f. 49), kur ne keto dy poste fillimisht kane qene Imzot Nikolle Kaçori (Teki SelenicaShqipria me 1927) dhe Myfid bej Libohova (Hile LushakuMinistrat e Brendshem 1912-2007, vell. 1, Tirane 2009). Ne fakt pretendimi i Sejfi Vllamasit eshte i drejte per nje periudhe te mevonshme te Qeverise se Ismail Qemalit, pas marsit 1913, kur dha doreheqjen Imzot Nikolle Kaçori dhe kryeministri zevendesoi Myfid bej Libohoven me Esat Pashe Toptanin (korrik 1913).

E permend emrin e Esat Pashe Toptanit si autorin me kryesor i te gjitha ngjarjeve politike qe ndodhin ne territorin e shtetit shqiptar, pamvaresisht nga permasa (f. 50-56). Autori Vllamasi nuk ka te qarte permasen e Dibres Historike dhe dallimin qe ajo ka me Dibren Politike dhe i ngaterron me njera-tjetren (f. 52). Ne kete pike kemi fallsifikimin me kryesor te gjeografise politike te krahinave te banuara nga shqiptaret autoktone dhe popullatave emigratore te konvertuar ne shqiptare. A eshte i qellimshme apo instiktiv ky lloj trajtimi duket ne vazhdim dhe ketu kuptohet se cfare perfaqeson figura e Sejfi Vllamasit ne historiografine teorike.

Akuzon si pelqyesin dhe kontribuesin e vrasjes se Hasan Riza Pashes me 3 janar 1913 Esat Pashe Toptanin (f. 57). Pranon qe Shkodra u dorezua me 12 prill 1913, sipas nje akordi qe eshte botuar ne kalendarin e 1918-es ne Shkoder, ku Esat Pasha largohet me gjithe ushtri (f. 58), e cila duke kaluar neper Lezhe nderohet nga ushtria serbe (f. 58). Shkon ne Vlore, ku ishte caktuar Minister i Brendshem ne qeverine e Ismail Qemalit (f. 58). Me 18 shtator 1913 Esat Pasha largohet i pakenaqur nga Vlora dhe vendoset ne Durres ku mendon te punoje (f. 59). Formon qeverine e Shqiperise se Mesme me 14 tetor 1913 dhe caktohet nga KNK si kryetar i komisionit per t’i paraqitur Princ Vidit fronin e Shqiperise me kusht qe Durresi te ishte kryeqyteti  dhe vete te ishte minister i brendshem dhe i luftes. Esat Pasha shkon ne Gjermani dhe sjell Princ Vidin si mbret te Shqiperise me 7 mars 1914 (f. 60). Rikthehet pas në kohe duke folur për Shkodren dhe nacionalistet e asaj nahije, vazhdon me kryengritjen e Shqiperise se Mesme kundra Princ Vidit (1914-1915) me nxitjen e Esat Pashes (f. 64-65). Ne kete rast autori Vllamasi ka krijuar nje situate konfliktuale kalimtare midis banoreve te Shqiperise se Mesme, qeverise se Princ Vidit, banoreve te zones se Pogradecit, zones se Lushnjes dhe futet ne kryengritjen Vorio-Epirote (f. 69-75) duke konkluduar ne situata ireale historike, pasi fut ne loje dhe figuren e Çerçiz Topullit me 13 gusht 1914 (f. 71) kur nuk dihet sakte ne jetonte apo jo ne ate kohe. Pastaj te gjithe konfliktin e rebeleve antiqeveritare e konfronton me Esat Pashen dhe krijon konfliktin qe largon Princ Vidin nga Shqiperia (f. 84-89) ku ne fund i thurr levdata figures se Esat Pashe Toptanit, pas te cilave behet tradhetar (f. 89). Sipas autorit VllamasiEsat Pasha largohet nga Shqiperia, bashke me forcat serbe drejt Selanikut ku formon nje qeveri te perkohshme ne Selanik (f. 90). Autori paraqet nje tentative te Esat Pashe Toptanit per t’u lidhur me nacionalistet e Korces (grupin e Themistokli Germenjit), por pa sukses (f. 98). Pretendon se ne Qeverine e Durresit (1918), ku Turhan Pasha ishte kryeminister dhe Preng Pasha zevendes, Esat Pasha qendronte me vete (f. 109). Ngre hipotezen se Ahmet Zogu me 1919 merr masa per t’u mbrojtur kunder Esat Pashes (f. 122). Po ne 1919 Komiteti “Krahu Kombetar” dergon kapitenin Hamit Gjulbergun ne Beograd me mision qe te orvatej per t’u kuptuar nese kishte mundesi per nje marreveshje me Esat Toptanin rreth politikes kombetare (f. 126). Ne dhjetor 1919, Esat Toptani, nga Parisi, jep urdher qeverise se tij ne Selanik per te lajmeruar Komitetin ne Diber qe te niste menjehere Osman Memen ne Shqiperi te Mesme, me qellim qe te lajmeroje te gjithe anetaret e tij qe te perkrahin Kongresin e Lushnjes, mbasi “Qeveria e Durresit ishte e shitur tek italianet”….Te gjithe keta krere Esadiste te Shqiperise se Mesme muaren pjese ne Kongresin e Lushnjes (f. 127). Qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes pati si pune te dyte te deklaronte si tradhetare tre anetare te Qeverise se Durresit: Myfit LibohovenFejzi Alizotin dhe Mustafa Krujen me aresyet justifikuese. Nqs dy te paret u terhoqen dhe qendruan ne pritje, i treti u bashkua me anetaret simpatizante te Esat Pashes per te rrezuar qeverine e dale nga Kongresi Kombetar i Lushnjes dhe per ta zevendesuar ate me nje qeveri vegel italiane. Edhe Esat Pasha kishte per qellim te rrezonte Qeverine e Tiranes me forcat e partizaneve te tij e te formonte nje qeveri te re, e cila mbasi te bente zgjedhje per asamblene kushtetuese, me ane te kesaj asambleje te siguronte qe ai te zgjidhej si kryetar shteti. Si simpatizantet e krahut italian, ashtu dhe simpatizantet e Esat Pashes zhvilluan nje aktivitet te madh per ta rrezuar qeverine para se ajo te forcohej. Edhe blloku nacionalist i Kongresit te Lushnjes, mbas kongresit, bile ne muajt e pare te aktivitetit shteteror, filloi te tregoje shenjat e dukshme te antagonizmit e te rivalitetit midis parise dhe ambicjet e nje pjese te mire te intelektualeve, duke mos marre parasysh rrezikun e madh qe mund t’i vinte Atdheut me ardhjen ne fuqi te Esat Pashes dhe te veglave te Italise (f. 134). Autori Vllamasi pranon se mbas Kongresit te Lushnjes ka ekzistuar levizja Esadiste kunder qeverise te dale nga ky kongres (f. 140-141) dhe ka ekzistuar nje tentative per te sulmuar Tiranen ne qershor 1920, por vrasja e Esat Pashes ne Paris me 13 qershor te atij viti, nga ana e Avni Rustemit, beri qe kryengritja esadiste te deshtoje (f. 149-150). Por ky variant rrezon poshte te gjithe variantin e dhene nga historiografia e epokes komuniste mbi aresyet e atentatit imagjinar te Avni Rustemit. Emri i Esat Pashes permendet ne vazhdim me simpatizantet dhe bashkepunetoret e tij ne levizjen kundra Ahmet Zogut dhe qeverise se Tiranes (f 162-163). Emri i Esat Pashes do te permendej edhe me rastin e kryengritjes pese ditore te Hasan Prishtines (6-11 dhjetor 1921) kundra qeverise legjetime te Pandeli Evangjelit (f. 188-189) edhe pse Pashai Toptanas kishte nje vit e gjysem qe ishte vrare.

Botimi i vitit 2000 te kesaj vepre e zgjeron dhe e ashperson edhe me shume etiketimin negaiv te figures se Esat Pashe Toptanit ne politiken shqiptare te 20 viteve me te pare te shek. te XX-te. Ne vazhdim nuk do te perserisim analizen e bere pergjate shfletimit te botimit te 1995-ses, por konstatoj se emri i Esat Pashe Toptanit mungon ne shume faqe te deklaruar (f. 93, 99, 127, 129, 130, 133, 138, 142, 143, 159, 182, 184, 191, 200-206, 218, 236, 238, 371, 420, 421) duke e zgjeruar artificialisht aktivitetin e Esat Pashe Toptanit pertej viteve 1921.

Ne kete botim (f. 69) hiqet pjesmarrja e Esat Pashes si minister i Brendshem ne Qeverine e Ismail Qemalit (bot. 2000–f. 69, bot. 1995–f. 49), duke u evidentuar ne faqe te tjera. Interesant eshte fakti qe kapitullin “Vrasja e Esatit” (f. 210-211) redaksia nuk e ka paraqitur ne Treguesin e Emrave.

Literaturen pas 1992 do ta vazhdojme me librin e Dusan T. BatakovicQeveria serbe dhe Esat Pashe Toptani, me perkthim nga Maklen Misha, botimet IDK, pa date dhe pa numrin e IBSN—es.

Interesant eshte fakti qe libri nuk ka as redaktor historie dhe as redaktor gjuhesor. Por kur e lexon konstaton se permbajtja e tij e permbys totalisht gjitheshka te shkruar nga historianet e epokes komuniste. Mos valle eshte trajtuar me keto mangesira per te krijuar mosbesim ndaj ketij autori? Ne do te shohim ne vazhdim se kete autor e citojne shume studius te epokes komuniste duke e komentuar sipas ideve te shkolles se partise edhe pse pergjithesisht ky autor nuk flet negativisht per figuren e Esat Pashe Toptanit.

Nuk e di a duhet marre ne konsiderate ky liber, por defekti kryesor i tij eshte marrja ne konsiderate e historianeve shqiptare te epokes komuniste, si Kristo .FrasheriAleks BudaS. PolloArben  PutoM. Çami te zbuluar prej kohesh, ne menyre tipike, si manipulatore dhe fallsifikatore te Historise se Kombit Shqiptar. Por ky autor ne nje fare menyre, ne disa vende, ka diskretituar historiografine shqiptare, pasi tradhetine imagjinare te Esat Pashe Toptanit te lidhur me Shkodren e eleminon, si inekzistente. Sipas tij, ne f. 11: “Ushtria malazeze qe, e perforcuar nga trupat serbe, kishte arritur te merrte Shkodren pas disa betejave sfilitese dhe shume humbjesh, pas vendimeve qe u moren ne Konferencen e Ambasadoreve, e pa veten te detyruar ta braktiste ate, duke ua dorezuar forcave nderkombetare3 Shenimi 3 jep bibliografine ku eshte mbeshtetur autori ne kete rast.

Dmth, sipas ketij autori, nuk ka dorezim nga ana e Esat Pashe Toptanit te qytetit te Shkodres, por paska nje vendim te Konferences se Ambasadoreve qe Shkodra do t’u mbese shqiptareve.

Ne vazhdim autori permend marreveshjen e Esat Pashes me Pasiçin pa na dhene permbajtjen e plote te marreveshjes, por duke pranuar se Esat Pasha e paska pranuar me ane te nje telegrami dhe qenka nisur me Serbi. Kjo e fundit mbeshtetet mbi nje literature dhe jo mbi marreveshjen konkrete (foto 130). Per kete autori shkruan: “Ne fakt, ne vitin 1914, Pasiçi i imponoi atij kushtet e meposhtme: nenshkrimin e nje traktati politik me Serbine per nje mbrojtje te perbashket, pranimin nga ana e Shqiperise te bashkimit doganor me Serbine ne nje kuvend  prijesve, si dhe qe, ne nje faze te mevonshme, zgjidhja te shihej ne nje bashkim vullnetar e i mirefillte i Shqiperise me Serbine. Me ane te nje telegrami, Esat Pasha konfirmoi se ne parim i pranonte kushtet e Pasiçit dhe nderkohe u nis menjehere per ne Serbi2. Shenimi 2 jep literaturen ku eshte beshtetur autori, por qe me bindese duhet te ishin marreveshja vete dhe vete telegrami i Esat Pashes drejtuar Pasiçit, mungesa e te cileve e ve ne dyshim te gjithe kete interpretim te dyshimte, por qe eshte marre per baze nga te gjithe studiuesit e epokes komuniste ketu ne Shqiperi.

Deri me tani ne kemi konstatuar tre forma te ekzistences se kesaj marreveshjeje imagjinare: 1-Forma absolute ku pranohet ekzistenca e saj si nje aspekt dokumentar i rregullt, por qe nuk e ka pare kerkush. 2-Forma e ekzistences e firmosur vetem nga Esat Pasha me shenime anesore. 3-Forma e pranimit telegrafik te kesaj mareveshje, qe praktikisht dmth nuk ekziston me shkrim.

Autori Batakoviç na jep nje informacion interesant mbi aleancat e Esat Pashe Toptanit, por qe konkretisht nuk na jane dhene kurre nga historiografia komuniste. Sipas tij “Ne fillim te nentorit 1914, Turqia hyri ne lufte ne anen e Fuqive Qendrore dhe e shpalli Esat Pashe Toptanin armik te Islamit per shkak te aleances se tij me Serbine dhe Antanten” (f. 29). Ky informacion hedh drite te kundert mbi ate qe e kane akuzuar komunistet Esat Pashen, pasi tani rezulton qe Pashai Toptanas na paska qene me fitimtaret dhe me ata qe e formuan Shqiperine Politike. Ne kete rast rezulton qe figura politike e Esat Pashe Toptanit duhet pare ne funksion te Luftes se Pare Boterore dhe ne anen e fituesve dhe jo ne funksion te shtetit shqiptar, qe per ate kohe ekzistonte vetem formalisht dhe i pa konsoliduar.

Autori Batakoviç shkon edhe me tej, na jep permasat dhe sensin e marredhenieve Serbi-Esat Pasha, por dhe aresyet perse Serbia u lidh me Esat Pashen, probleme keto te manipuluara thellesisht nga propaganda komuniste. Sipas tij, f. 48 – foto 131“Qeveria serbe u perpoq ta ndihmonte Esat Pashen me aq sa mundi. Politika e saj kundrejt Shqiperise, ne parim, synonte te parandalonte cdo plan per vendosjen e protektoratit te huaj apo per rivendosjen e regjimit qe ekzistonte perpara terheqjes se ushtrise serbe. Qeveria serbe protestoi disa here ne lidhje me konsolidimin e pozites italiane ne Shqiperi, duke u perpjekur ta nxirrte sa me shume ne pah figuren e Esat Pashes dhe te pergatiste kushtet per rikthimin e tij ne pushtet. Edhe vete Esat Pasha e kuptoi se Serbia ishte mundesia e tij e fundit dhe se pa mbeshtetjen e saj ai nuk kishte asnje mundesi te fitonte nga aleatet rikthimin ne Shqiperi.”

Ky informacion dhe komentim historiko-politik i atyre ngjarjeve, permbys shume interpretime te mbrapshta qe shkolla komuniste e Historise ka sajuar mbi figuren e Esat Pashes, por qe sot na sherbejne per ta ridimensionuar figuren e te vetmit Gjeneral-Pasha shqiptar te te gjithe koherave.

Se pari marredheniet Serbi-Esat Pasha kane qene ne favor te Pashait, te pakten ne indicjen e tyre me fillestare.

Se dyti, nuk ka qene Esat Pasha ai qe ka ndihmuar serbet, por ka qene e kunderta.

Se treti, keto marredhenie, nga pikepamja serbe, kane pasur interesin qe shteti i ardhshem shqiptar te mos lidhej me Italine dhe ne kete pike ndahet simpatia dhe antipatia shqiptare mbi figuren e Esat Pashes pa marre parasysh pasojat dhe leverdite reciproke qofte nga pikepamja individuale e qofte nga pikepamja politike shqiptare. Ne kete rast shqiptaret e sotem, pa dyshim, anojne nga Italia dhe Austria e per rrjedhoje Esat Pashe Toptani eshte i ridenuar per te fundit here.

Lidhja e politikes serbe me interesat e Esat Pashe Toptanit bie ne sy edhe pas Luftes se Pare Boterore ku “Bashkepunimi me Esat Pashen nuk rreshti per asnje moment. Delegacioni i Mbreterise se Serbeve, Kroateve dhe Slloveneve e mbeshteti kerkesen qe atij t’i paguhej demshperblim si aleat i Fuqive te Antantes, duke i dhene keshtu ne menyre te terthorte statusin e aleatit. Mbeshtetesit e Pashait ne Shqiperi shperndaheshin e mblidheshin serish ne varesi te rrethanave dhe atyre nuk iu kursye asbnje ndihme ne aksionet e tyre kunder grupeve te mbeshtetura nga italianet. Esat Pasha u dergoi disa here mesazhe  mbeshtetesve te tij, kur u thoshte se do te kthehej dhe i keshillonte te vepronin ne bashkepunim me Serbine dhe te kundershtonin vendosmerisht pushtimin italian.12” (f. 60). Shenimi 12 jep referencen e ketij materiali (f. 62).

Me nje djallezi te cuditshme korifejte e historiografise komuniste e perdorin kete autor per t’ju kundervene figures se Esat Pashe Toptanit.

Libri i pare qe merr neper goje figuren e Esat Pashe Toptanit ne menyre te paragjykuar sipas mesimeve te shkolles se partise eshte i studiuesit Paskal Milo, ne librin e tij Shqiperia dhe Jugosllavia 1918-1927, Tirane 1992 (foto 132, 133), ku ka treguar se thelbi i marredhenieve Shqiperi-Jugosllavi eshte Esat Pashe Toptani edhe pse personazhi yne ka lidhje me kete epoke vetem 2-3 vjet pa asnje pasoje ne jeten politike te shqiptareve (foto 134), ne nje kohe qe periudha 1941-1948 ne marredheniet Shqiperi-Jugosllavi ka qene me gjurmelenesja negative ne jeten politike te shqiptareve. Pra ky liber i Paskal Milos kerkon te sfumoje periudhen 1941-1948 me ane te periudhes 1918-1927. Por pas kater viteve Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave do te botonte permbledhjen me dokumenta, te pergatitur per botim nga Ndreçi Plasari dhe Luan MalteziMarredheniet Shqiptaro-Jugosllave 1945-1948, Tirane 1996 (foto 134/1, 134/2) duke e hedhur ne ere tendencen manipulatore te Paskal Milos.

Autori Milo, qe ne Hyrje, komenton veprimet e Esat Pashes sipas interesit te propagandes komuniste, duke harruar qe faktet e zbuluara ne librin qe merr si reference (The Memoirs of Ismail Kemal Bey, London, 1920, foto 16), e kane permbysur kete propagande. Sipas tij qellimet e forcave te udhehequra nga Esat Pasha ishin te ndryshme nga ato te popullates vendase ne rezistencen qe u benin forcave armike: “Forcat osmane per te dale nga dara e rrethimit dhe per t’i shpetuar kapitullimit e carmatimit, Esat Pasha per te pasur karta me vlere ne duar per t’i perdorur te nesermen per qellimet e veta ambicioze e karrieriste, ndersa masat e gjera te popullit per te mbrotjur qytetin e tyre nga nje armik i eger dhe i njohur per antishqiptarizmin e tij” (f. 21).

Se nga e ka kuptuar kete autori Milo eshte pak e veshtire te merret vesh, pasi gjithe informacionet e mbledhura per kete qellim tregojne se Esat Pasha u largua me 20 000 ushtare dhe me shume armatim dhe ushqipe duke u shoqeruar me akuzen qe mund ta perballonte me lehtesi sulmin e forcave serbo-malazeze. Por ketu qendron pikerisht ajo qe historiani politikan nuk mund te kuptoje dot nga ngjarja historike e ndodhur realisht. Largimi i Esat Pashe Toptanit ishte urdher i Fuqive te Medha dhe Gjenerali-Pasha zbatoi urdherin e tyre te fshehur pas marreveshjes imagjinare te serbeve me Esat Pashen. Sipas autorit te historiografise komuniste midis “masave te popullit” dhe Esat Pashe Toptanit na paska ekzistuar nje konflikt intresash edhe pse eshte pranuar se Esat Pasha u erdhi ne ndihme banoreve te Shkodres per t’i mbrotjur ne emer te Perandorise Otomane dhe ne asnje emer tjeter. Nga ana tjeter, nga e mori vesh Paskal Milo se Esat Pasha po kapitullonte dhe ishte buze carmatimit dhe duhej shpetuar prej ketij kolapsi? Krijimi e situatave te tilla ne menyre artificiale behet vetem per nje qellim: te krijoje pershtypjen e nje tradhetie imagjinare jo per hater te Shkodres, por per te poshteruar te vetmin Pasha-Gjeneral qe ka pasur popullata shqipfolese.

Ne vazhdim autori Milo, me mbeshtetjen e literatures te cituar nga Arben Puto, ”verteton” sipas menyres se tij dorezimin e Shkodres ne menyre “tradhetare” nga ana e Esat Pashes edhe pse pranon pragun e arritjes se marreveshjes se fshehte mbi dorezimin e qytetit dhe kalimin e tij ne duart e malazezve me 22 prill 1913, pra marreveshje nuk paska pasur, dhe largimin e malazezve me 14 maj 1913 u a lene forcave te KNK (f. 25).

Autori Milo pranon qe ne tetor 1913 Esat Pasha formon ne Durres “Pleqesine e Shqiperise se Mesme” dhe i pret lidhjet me Qeverine e Vlores duke dale hapur kunder saj (f. 30). Por asnjeri deri me sot nuk e ka permendur faktin e ngritjes se Flamurit ne Elbasan, Durres dhe Tirane ne datat 25, 26, 27 Nentor 1912 dhe aresyen perse u ngrit ne Vlore me 28 Nentor 1912, kur austriaket e pergatiten te gjithe situaten per te shpallur Pavaresine e shqiptareve me 26 Nentor 1912 ne Durres. Eleminimi i unitetit te ketyre tre qyteteve me shpalljen e Pavaresise (nentor 1912)  dhe formimin e Qeverise se Shqiperise se Mesme (tetor 1913) nga ana e Esat Pashe Toptanit shtremberon faktin me determinues te menyres se kush e organizoi shpalljen e Pavaresise se Shqiperise, kohen dhe vendin. Kjo eshte pika me e pare perse midis Esat Pashes dhe Ismail Qemalit me 1912 linden divergjencat mbi menyren se si duhej ndertuar shteti i shqiptareve, por te gjitha keto historiani i epokes komuniste i trajton sipas menyres komuniste duke mohuar Historine reale te Krahinave me Histori dhe duke krijuar historine politike te krahinave pa Histori.

Ne 3-4 faqe (f. 32-35) autori kerkon t’i mbushe mendjen lexuesit se “tradhetari” Esat Pashe Toptani nuk ka lene gje pa bere per t’i shitur Shqiperine e Veriut Serbise dhe nxjerr nga “arkivi” i fantazise se tij marreveshjen e fshehte midis Esat Pashes dhe qeverise serbe ne Nish me 14 shtator 1914, duke e konsideruar si marreveshjen e pare te tyre), ku neni 11 na i kishte vrare veshin historianit komunist pasi thoshte: “Shqiperia merr mbi vete obligimin se nuk do t’i kundershtoje Serbise ne ndertimi e hekurudhes se Adriatikut gjer ne Durres” (f. 35). E ku ta dinte i mjeri historian se kjo pike nuk ka asnje lidhje me marreveshjes imagjinare te Esat Pashes me qeverine serbe (ne te vertete kjo eshte shpikur nga Sh. Rahimi ne artikullin “Marreveshjet e qeverise serbe me Esat Pashe Toptanin gjate viteve 1914-1915”, te botuar ne Gjurmime albanologjike” Seria e Shkencave Historike, VI-1976, Prishtine, 1977. f. 125-127), por ajo ka lidhje me Statutin e parë te Shtetit të shqiptarëve i përpunuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit që favorizon shtetin serb në dëm të shtetit të ri shqiptar. Në pikën 3 të këtij Statuti, në vazhdim, thuhet: “porti tregtar i lidhur me rrugen hekurudhore nderkombetare qe lidh Serbine me Adriatikun, do te vihet nen nje regjim special, duke imponuar detyrimin qe ky vend te mos fortifikohet”. Te gjitha keto gjenden ne punimin e Amadeo XhaninitShteti shqiptar nga Konferenca e Londres ne bashkimin me Italine 1913-1939, me perkthim nga Qemal Velija, Tirane 2019, f. 151 .

Kur eshte botuar ky liber (1992) nga autori Paskal Milo keto libra nuk kishin depertuar per lexuesit e thjeshte, por duke ditur se Arben Puto e kishte realizuar nje kritike te librit te Amadeo Xhaninit ne Pavaresia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive te Medha (1912-1914), Tirane 1978, f. 39-40, foto 80, 80/1, 134/6 rezulton se autori Milo ka pasur dijeni per kete autor dhe kete liber, aq me teper qe duhet t’i kete interesuar Statuti i Shqiperise hartuar nga KNK, sipas vendimit te 29 korrikut 1913 ne Konferencen e Londres. Keshtu qe na rezulton qe autori Milo nuk ka dashur te zbuloje te verteten historike te

atyre ngjarjeve, por i ka interesuar te hedhe balte artificialisht mbi figuren e Esat Pashe Toptanit.

Interesant eshte edhe fakti qe historiografia shqiptare e epokes komuniste jo vetem qe nuk ka lidhur datat 25, 26, 27 nentor 1912 me Shpalljen e Pavaresise ne Vlore me 28 Nentor 1912, por ajo nuk ka lidhur dot edhe pushtimin 20 ditor te Shkodres prill-maj 1913 me pushtimin e mepastajme te Shqiperise me 1915 ne konfrontim me Perandorine e Danubit. Nga njera ane Paskal Milo pranon se luftimet e Antantes, ku perfshihej edhe Serbia, kunder Austro-Hungarise (f. 37) shtriheshin edhe ne territorin shqiptar dhe nga ana tjeter bie dakort me idete e Xh. Shales se “Pashiçi nuk e fshihte se synonte te rivendoste pushtetin e Esat pashe Toptanit dhe deklaronte se vepronte ne emer te tij” (f. 37) pa i thene lexuesit se vete Esat Pashe Toptani perfshihej me divizionin e tij perkrah Antantes, dmth automatikisht ne krah te Serbise kunder Austro-Hungarise. Ne kete rast Paskal Milo do te konfirmonte ekzistencen edhe te nje marreveshje tjeter te fshehte midis Esat Pashe Toptanit dhe ministrit te Puneve te Brendeshme te Serbise, L. Jovanoviç me pretendimin se ishte vazhdim i thellimit te marreveshjes se shtatorit 1914 (f. 38) pa na dhene jo vetem tekstin e kesaj marreveshjeje hipotekore, por as referencen se ky e ka marre vesh kete lajm.

Autori Milo vazhdon me analizen e veprimeve te Esat Pashe Toptanit, ku sipas tij, “pas terheqjes se forcave italiane nga Durresi, u largua jashte Shqiperise, ne fillim ne Itali, pastaj ne France dhe qe aty u dergua ne perberje te “Armates se Lindjes” ne frontin e Selanikut se bashku me rreth 600 mercenaret e tij” (f. 40) pa i treguar lexuesit referencen, te pakten, te numrit te luftetareve te divizionit qe Komandonte Esat Pashe Toptani, pasi te dhenat jane shume me teper.

Me mbeshtetjen e studiuesve shqiptare te Kosoves, pergjate epokes titiste, autori Milo krijon situaten e regjimit te pushtimit ne territorin shteteror shqiptar duke marre per baze edhe mareveshjen imagjinare midis Serbise dhe Esat Pashe Toptanit (f. 45-46), por duke e perforcuar edhe me fantazine e tij manipulatore sikur kryeministri serb ne emigracion te kete thene qe ushtria serbe ne territoret shqiptare te vendose gjendjen perpara evokuimit kur Esat Pasha ishte kryetar i qeverise shqiptare, qe sipas Paskal Milos, do te thoshte qe te rivendosej regjimi serb i pushtimit sipas kushteve qe peraktoheshin ne marreveshjet qe ishin arritur ne vitet 191-1915 midis Serbise dhe Esat Pashe Toptanit. Studiuesi Milo me kurajon e vet profesionale e paraqet konfliktin itali-serb te varur nga figura e Esat Pashe Toptanit pa e thene hapur se Gjenerali Pasha ishte i vetmi pjesmarres shqiptar me formacion ushtarak ne betejat e Luftes se Pare Boterore kundra Turqise Otomane dhe Austrise, duke hedhur poshte idene qe ne Luften e Pare Boterore shqiptaret ishin thjeshte vezhgues edhe pse betejat e frontit jug lindor te kesaj lufte u zhvilluan ne territorin e shtetit politik shqiptar.

Nuk mjaftoi vetem kaq, por historiani i epokes komuniste e lidhi te gjithe aktivitetit e forcave nderkombetare qe vepruan ne trojet e shtetit shqiptar, edhe pse ai ekzistonte vetem nen figuren e Esat Pashes, ne marredheniet e “jashtezakonshme” te Serbise me Esat Pashen dhe gjitheshka, nga ana shqiptare, ishte ne varesi ne forcave te Esat Pashes qe tani shumfishohen ne numer, duke u konsideruar banda, qe na paskan pasur edhe oficere serbe dhe paskan luftuar kundra popullates se Bulqizes, Peshkopise, Gollobordes e Mirdites, por duke e pranuar qe keto “banda” na paskeshin qene barriera te depertimit te forcave italiane ne zonat e pushtimit (f. 51-52).

Duke e trajtuar aktivitetin e konfliktit Serbo-Italian ne brendesi te trojeve shqiptare si nje roman ushtarak, autori Milo ben aleat te serbeve forcat e Esat Pashes pa komandantin e tyre, por ne fund eshte i detyruar te pranoje se Beogradi e kishte kuptuar se pa mbeshtetjen e Fuqive te Medha ishte e pamundur te aneksonte tokat e shtetit shqiptar duke kundershtuar vetveten kur i lidhte forcat serbe me ato te Esat Pashes ne menyre te domosdoshme edhe pse ne fund te fundit te gjitha keto rezultuan te kota dhe te pavlefshme ne nenkuptimin qe autori Milo kerkon t’i imponoje lexuesit shqiptar (f. 53-55).

Duke analizuar reprezaljet e serbeve ne tokat verilindore te shtetit shqiptar, autori Milo kerkon me cdo kusht t’i mbushe mendjen shqiptareve se te gjitha ato qe kane ndodhur nder ato ane jane te lidhura me aktivitetin politik te Esat Pashe Toptanit (f. 57-58) deri ne ate mase sa te shkon mendja qe vrasesi i Esat Pashes ne Paris me 1920 duhet te ishte ose nga Dibra ose nga Luma.

Ne vazhdim autori Milo realizon kompleksin antishqiptar te bajraktereve te Veriut, ku perfshihej Ahmet ZoguMarka Gjoni te cilet pengonin konsolidimin e shtetit shqiptar edhe pse figura e Esat Pashes tashme nuk ekzistonte me (f. 65). Ne kete rast studiuesi Milo na ka dhene ne dore akuzen direkte qe formimin e shtetit shqiptar e kane penguar drejtuesit politike te popullates verishqiptare me ndihmat qe Mirdita kishte marre prej Beogradit deri ne fund te vitit 1921, qe arrini vleren e 1 miliard dinareve (f. 66).

Aktivitetin e Esat Pashe Toptanit ne Paris autori Milo e konsideron nje veprimtari antikombetare pasi Pashai Toptanas na kishte kerkuar qe Shqiperia te drejtohej nga nje Komision Nderkombetar i Kontrollit (f. 78) pa treguar qe KNK ishte drejtuesja e fundit politike e Shqiperise deri ne ate kohe, pas Princ Vidit.

Autori Milo deformon shkakun perse vajti Esat Pashe Toptani ne Paris dhe cila ishte ndihma qe Serbia po i jepte Esat Pashes ne Konferencen e Paqes. Esat Pasha ishte ne anen e pales fituese ne ate Konference dhe kerkoi reparacionet e fitimtarit per divizionin e tij luftarak, gjera keto qe autori Milo nuk ka dashur t’i evidentoje, pasi perpara se te jete Historian teorik Paskal Milo kerkon te hiqet si historian politik qe percakton dinamiken e ndodhur te ngjarjeve sipas interesit te propagandes komuniste. Nga ana tjeter autori Milo pretendon se Esat Pasha hiqej si perfaqesuesi i vetem autentik i popullit shqiptar ne Konferencen e Paqes (f. 98) kur dihet shume mire qe asnje shqiptar nuk mori pjese ne Luften e Pare Boterore pervec Gjeneral Esat Pashe Toptanit dhe per kete vetem atij i takonte ky nder politik. Ne vazhdim autori Milo pretendon se Pashai Toptanas shkoi ne Paris me ndihmen e Beogradit (f. 100) pa u thene shqiptareve se vetem Esat Pasha takoi ne audience te 27-in President Amerikan Thomas Woodrow Wilson (1913-1921) nga pala shqiptare. Mos valle edhe pse per kete ka gisht pala serbe?

Me mbeshtetjen e permbledhjes me dokumenta te sajuara nga arkivi i shtetit (te para ne pjesen e dyte: periudha 1945-1992), autori Milo ve ne dukje faktin hipotekor se qeveria e Durresit nuk po arrinte asnje marreveshje me qeverine e Beogradit, sepse keta te fundit ishin shprehur hapur se per sa kohe qe kishin fjalen e Esat Pashes nuk do te merreshin vesh me asnje shqiptar tjeter (f. 101).

Vazhdon me perseritjen e idese sikur Esat Pasha beri marreveshje per daljen ne det te Serbise me ane te nje hekurudhe (f. 103) gje qe e pame tek faqja 32-35, por tani sikur kete premtim e ka realizuar ne Konferencen e Paqes duke perfshire ne kete marreveshje edhe qeverine e Durresit (po aty).

Emri i Esat Pashes do te permendej edhe ne pranveren e 1920, ku plasi nje revolte ne prill duke rrethuar Tiranen dhe tentuar per te rrezuar qeverine kombetare per te sjelle ne pushtet Esat Pashen (f. 105), por ne kete rast permend edhe udhetimin e Sejfi Vllamasit ne Beograd per te kerkuar arme ne sulmin qe do t’i behej ushtrise italiane ne Vlore (qershor 1920). Deshtimi i udhetimit te Sejfi Vllamasit ne Beograd i dedikohet perseri pranise se Esat Pashes ne marreveshjet qe kishte bere me serbet (f. 107).

Ne menyre artificiale autori Milo, ne baze te permbledhjes se disa dokumentave te shpikura nga shkolla komuniste e historise, perbashkon marreveshjen imagjinare Zogu – Pashiç (gusht 1924 qe e pame ne fund te pjese se dyte – Prof. Arben Puto ne punimin Çeshtja shqiptare ne Aktet Nderkombetare te periudhes se imperializmit, vell. III-te (1919-1926), Tirane 2001[foto 107, 108, 109]) me marreveshjet e tjera imagjinare te Esat Pashes me qeveritaret e Beogradit 1914-1915 (f. 303), duke e harruar marrevjesh imagjinare midis Esat Pashes me qeveritaret malazeze (1913). Kuptohet me lehtesi qe keto akuza fallse kane per qellim te denigrojne figurat politike nga Veriu per t’i krijuar politikaneve jugore rol pozitiv ne zhvillimet shqiptare si te vetmit qe mund ta cojne perpara Shqiperine pas kasaphanes komuniste te realizuar nga keta shkrues te Historise se Kombit tone. Kete gje autori Milo do ta perserise (f. 304) duke e lidhur figuren e Ahmet Zogut me ate te Esat Pashes sipas ideve te veta manipulatore.

Paskal Milo do ta mbylle librin e tij me idene se thelbin e periudhes 1918-1921, ku ka ekzistuar bashkepunimi midis Beogradit dhe shqiptareve, e perfaqesonin klikat e Esat Pashe Toptanit dhe Ahmet Zogut dhe ne kete periudhe kane ekzistuar disa marreveshje te fshehta dhe te hapura midis tyre (f. 449).

– Edith Pierpont Stickney, Shqiperia Jugore ose Epiri i Veriut ne çeshtjet europiane nderkombetare 1912-1923, perkthyer nga origjinali Mal Berisha, Tirane 1998 .

Libri i Paskal Milos do te pasohej pas shtate vjetesh me nje liber me dokumenta te botuar ne emer te Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave me titull: Dokumente per Çamerine 1912-1939, Tirane DITURIA 1999, te pergatitura nga Dr. Kaliopi Naska, e permendur per fallsifikimet e saja per Shen Naumin (foto 134/7, 134/8), ku emri i Esat Pashe Toptanit  do te permendej tre here , ku dy here do te poshterohej me fantazine e autores.

Heren e pare permendet ne nje deklarate te Vatres ne lidhje me protektoratin italian mbi Shqiperine, Boston, Mass 15 Mars 1918. Sipas kesaj deklarate “Kur shpertheu lufta europiane, Italia refuzoi t’i jepte pjesen e saj te huase qe i pat premtuar Shqiperise dhe ne kete menyre Princ Vidin u detyrua nga uria te largohej nga Durresi me 3 shtator dhe ne Durres hyri Esat pasha, i cili e shpalli veten president te qeverise se perkohshme shqiptare” (f. 34).

Heren e dyte emri i Esat Pashes do te permendet ne nje leter qe populli i Fierit i eshte drejtuar  Kryesise se Konferences se Paqes, Paris, me 13 mars 1919 (f. 50). Ne botim jepet

edhe varianti ne gjuhen frenge (f. 51). Sipas kesaj letre ne Fier qenka organizuar nje miting ku anetaret e komisionit te mitingut paskan shkruar: “Po ne kete mbledhje i gjithe populli ka protestuar kunder Esad Pashes, sherbetor i Serbise, qe tradheton interesat e Atdheut te tij, Shqiperise, dhe u lutet perfaqesuesve te Fuqive te Medha te marrin parasysh te drejtat e popullit, me nje ndjenje barazie dhe paanesie”.

Heren e trete emri i Esat Pashe Toptanit do te permendet ne nje memorandum te Remzi Mustafa Pashes drejtuar kryetarit te Komisionit Mikst me Janine 6 maj 1924, ku ne piken 3 shkruan: “…3-Te gjithe te afermit e babait tim dhe te nenes sime jane shqiptare dhe banojne ne Shqiperi, si Omer Pashe Vrioni, Mufid Beu, Minister i Drejtesise, Fuad Beu, Servet Beu, Ali Bej Toptani, si dhe i ndjeri Esad Pashe Toptani nga Tirana, qe u vra ne Paris…” (f. 274).

Me mbeshtetjen e ketyre materialeve dhe te ketyre lloj studiuesish, Akademia e Shkencave te ShqiperiseInstituti i Historise, pas 10 vjeteve te botimit te Paskal Milos, do te botonte ne kater vellime Historia e Popullit Shqiptar, ku vell. II, Rilindja Kombetare vitet 30 te Shek. XIX – 1912, Tirane 2002 do te bente fjale per personazhin tone (foto 135, 136, 136/1). Autore te ketij vellimi do te ishin: Stefanaq PolloKristaq PriftiKristo FrasheriPetrika ThengjilliAleks BudaHysni MyzyriJorgo BuloZija XholiShaban DemirajAgron XhagolliDhorka DhamoJosif PapagjoniGazmend Shpuza, dhe pranohet se ne hartimin e ketij vellimi eshte pasur parasysh botimi Historia e Shqiperise, vellimi i dyte, Tirane 1984. Por kur krahasojme dy botimet e kesaj lloj historie, dmth bot. e 1984 me bot. e 2002, veme re se ato nuk perputhen kerkund. Autoret e botimit te 2002 kane nxjerre ne drite fakte krejt te tjera qe nuk permenden ne botimin e 1984 duke e pasuruar figuren e Esat Pashe Toptanit me ngjarje te panjohura per shqiptaret dhe pa ndonje peshe te madhe negative, por te denueshem per moralin klasor te autoreve.

Keshtu ne f. 65 emri i Esat Pashe Toptanit permendet si pronar i nje cifligu ku nga 48 familje bujqesh vetem 5 qene familje argatesh. Ky fakt evidentohet edhe ne botimin e vitit 1984 te kesaj historie

Do te vazhdonte me idene sikur Porta e Larte po aplikonte masa shtypese kunder popullates vendase dhe paria gjysmefeudale shqiptare, si Esat Pashe ToptaniSyrja Bej Vlora, i perkrahen keto masa (f. 274) duke nenkuptur se paria e shqiptareve ishin kunder clirimit nga shtypesit osmane. Akoma me tej autoret e ketij vellimi krijojne konfrontimin e ketyre personazheve me aktivitetin e Ismail Qemalit ne vigjilje te shek. te XX-te, ku Shqiperia e Mesme dhe e Jugut ishin perfshire ne nje levizje per autonomine e shqiptareve nen drejtimin e Ismail Qemalit dhe personazhet tona, Esat Pashe Toptani dhe Syrja Bej Vlora, ishin ne krah te Portes se Larte dhe kunder Ismail Qemalit (f. 304) pa dhene ne menyre absolute asnje lloj reference, kur nga informacionet e dhena me dokumenta mbi aktivitetin e Esat Pashe Toptanit na rezulton krejt e kunderta (per kete shih: Hasan BelloDokumenta per Esat Pashe Toptanin, vell. I, II, Tirane 2021 .

Ferdinando SalleoShqiperia: gjashte muaj mbreteri, Tirane 2001, Litografia Bretini-Veggiano 2002 .

Ne Shqiperi ndodh nje fenomen i cuditshem. Edhe kur studiuesit duan te shkruajne mbi epoka kohore ku perfshihen detyrimisht personazhe historike teper te njohura, keto personazhe anashkalohen si inekzistente. Keshtu, psh autori Nikë Bunjaj ne librin e tij mbi Miss Edith DurhamMbreteresha me zemer e shpirt shqiptare -Monografi-, Tirane 2003 flet mbi krijmtarine e Miss Durham, por nuk e permend ne asnje rresht Gjeneral Esat Pashe Toptanin edhe pse ne f. 23 flet mbi vepren e saj Lufta per Shkodren, apo ne f. 26

mbi vepren 20 vjet ngaterresa ballkanike, por autori nuk harron te shaje, sipas fjaleve te Miss Edith Durham, figuren e Mbretit Zogu I-re, per largimin e tij nga Shqiperia me 7 prill 1939 (f. 27).

Pas 1992 Bota Akademike Shqiptare do te mesonte mbi metoden analitike moderne nga studiuesit shqiptare te Kosoves ku bie ne sy Ramiz AbdyliLevizja Kombetare Shqiptare 1908-1910, libri 1libri 2, Prishtine 2004, . Ku trajtimi i figures se Esat Pashe Toptanit ne keto dy vellime behet fare shkurt  pa paragjykime negative, duke permendur vetem aktet historike te pjesmarrjes se Tij.

Keshtu ne f. 148, te vell. I-re, emri i Esat Pashe Toptanit permendet ne betimin qe beri perpara Parlamentit Otoman me 17 dhjetor 1908, se bashku me deputetin tjeter Risa Beu.

Ne f. 277 emri i personazhit tone nuk permendet, por ai permendet ne f. 278 ne grupin e deputeteve atdhetare qe u vune ne mbrojtje te alfabetit kombetar ku bente pjese edhe Esat Pasha si deputet i Shkodres (foto 138/3) te vendosur ne Manastir me 1908, gje e pathene ne asnje vend te literatures se epokes komuniste dhe postkomuniste. Pra mohimi i rolit atdhetar te Esat Pashe Toptanit nuk qenka ceshtje thjeshte e komunizmit teorik, por figura negative e Tij eshte shpikur dhe perdorur per te ndryshuar Historine reale e fillim shekullit te XX-te ne favor te Jugut te Shqiperise per te rehabilituar kriminele dhe bandite (sidomos Çerçiz Topullin dhe Avni Rustemin).

Emri i Esat Pashes do te binte ne sy ne fund te vitit 1910 ku ne Parlamentin Otoman do te akuzohej qeveria otomane per reprezalje te popullates shqiptare dhe deputeti Esat Pasha (ne tekst eshte dhe mbiemri Tirana) do te paraqiste, si deshmi te ketyre krimeve, nje liste me emra njerezish mbi te cilet ishte vepruar çnjerezisht pa asnje argument (f. 423). Ky informacion mbeshtetet (shenimi 252) ne nje raport te konsullates se Mbreterise bullgare ne Manastir, N. 659, dt 16 (29) tetor 1910 (ne tekst eshte 1019), derguar Ministrise se Puneve te Jashtme dhe te Besimit ne Sofje .

Ne vellimin e dyte emri i Esat Pashe Toptanit shpaloset me gjeresisht, qofte dhe per faktin se futemi ne periudhen e Pavaresise Kombetare (1911-1912).

Permendet me se pari ne f. 152, si pjesmarres ne mbledhjen qe eshte mbajtur ne mesin e janarit 1912 ne lokalet e hotelit “Pera Palace” ne lagjen Taksim te Stambollit, nen kryesine e Ismail Qemalit, krahas Hasan Prishtines moren pjese edhe Myfit bej LibohovaEsat Pashe ToptaniAziz Pashe Vrioni dhe Syrja Bej Vlora29 (shenimi 29 jep referencat ku permendet edhe libri Historia e Popullit Shqiptar, Tirane 2002, f. 463).

Emri i Esat Pashe Toptanit permendet ne listen e kandidateve atdhetare qe u propozuan per deputet ne Parlamentin Otomane ne vitin 1912 (mars), ku Dervish Hima u perpoq te organizonte nje bllok te vecante dhe te pavarur politik, per kete qellim kishte bere dhe nje liste me emrat e kandidateve atdhetare. Ky pohim (f. 190) shoqerohet me shenimin 231 ku thuhet: “Sipas Dervish Himes, lista e kandidateve per deputet duhej te ishte si me poshte: ne vilajetin e Kosoves….; ne vilajetin e Shkodres: Filip Noga, Murat Bej Toptani, Esat Pashe Toptani; ne vilajetin e Janines……(nenvizimi me bold i imi, GH).

Ne f. 256 Esat Pashe Toptani akuzohet se nuk po i kryente mire detyrat qe kishte marre persiper ne mbledhjen e lagjes Taksim ne Stamboll, pasi organizimin e kryengritjes po mundohej ta bente me ane te letrave qe i drejtonte Fuat bej Toptanit, permes te cilave ftoheshin bejleret e Tiranes qe t’i bashkoheshin kryengritjes.

Ndersa ne f. 303 autori Ramiz Abdyli shkruan se ne krye te kryengritjes se Shqiperise se Siperme dhe te Mesme ndodhej pothuajse e gjithe familja Toptani ku permenden emrat: Abdi bej ToptaniMasar bej ToptaniMurat Toptani dhe Esat Pashe Toptani.

Ne mbeshtetje te revistes Leka, numri i vecante 1942-XX (foto 54, 55) autori e permend emrin e Esat Pashe Toptanit ne tentativen qe personazhi yne mori persiper per te shuar kryengritjen ne Malesine e Shkodres per te shpetuar Tuzin dhe Shkodren, ne bashkepunim me Abatin e Mirdites, Imzot Preng Doçin ku ky i fundit u kerkoi famullitareve te Abacise se tij te bindnin popullin per te ulur armet (f. 361).

Se fundmi emri i Esat Pashe Toptanit, eshte i permendur ne kryengritjen e Shkupit (1912) kur ju kerkua delegacionit shqiptar qe brenda 24 oreve te braktisnin Shkupin. Ne kete rast deputetes shqiptare Syrja Bej Vlora dhe Esat Pashe Toptani i kerkuan Hasan Prishtines pikerisht kete fakt (f. 393).

Ndoshta ky eshte botimi me serioz qe analizon aktivitetin politik te Esat Pashes larg paragjykimeve letrare te perdorura rendom nga historiografia komuniste dhe pasuesit e saj.

Rreth ketyre viteve do te cfaqeshin ne Shqiperi botime te autoreve te huaj ku figura e Esat Pashe Toptanit do te permendej shpesh sipas kendveshtrimit te realizuar nga historiografia komuniste shqiptare. Nje nder keta ishte dhe cifti Charles dhe Barbara Jelavich ne librin Themelimi i Shteteve Kombetare te Ballkanit, 1804-1920, Tirane 2004 .

Ne kete liber emri i Esat Pashe Toptanit do te permendej vetem ne dy ngjarje, te shpalosura ne dy faqe (foto 141): ne raportet e qeverise se Ismail Qemalit me qeverine e Durresit (f. 215) dhe ne raportet e qeverise se Princ Vidit me postet e Esat Pashe Toptanit (f. 216). N.q.s. ne ngjarjen e pare autoret Jelavich vene ne dukje pozicionin e Esat Pashes me qeverine e Ismail Qemalit, ku konsiderohet si nje nga rivalet politike me te rendesishem, me prejardhje i nje prej familjeve te shquara te Tiranes, ne ngjarjen e dyte autoret e konsiderojne Esat Pashen kryesuesin e qeverise se Princ Vidit duke e shoqeruar karakterin e Pashait Toptanas me terma ambicioz, intrigant dhe percares i te gjithe vendit te banuar nga shtetas shqiptar, pa treguar se ku jane mbeshtetur ne kete rast, ose ne te kunderten duhet te deklaronin se kane pasur fatin e jashtezakonshem te njihnin Njeriun qe donte te themelonte shtetin vetem me shqiptare, por qe nuk e la Europa.

Por autoret Jelavich bene nje gabim te pafalshem analitik nga pikepamja historike duke percaktuar rendesine e krahut kufitar ne ndarjen territoriale me pretendimin se kush ane e kufirit ishte me i drejte e kush me grabitqar, duke fshehur situacionin biologjiko-social te popullates ne te dy anet e kufirit Greqi-Shqiperi, sidomos te popullates jugshqiptare te vetequajtur shqiptare ne menyre spekullative.

Sipas autoreve: “Ndersa kufijte veriore e lindore u vendosen me se shumti ne dem te interesave shqiptare, kufiri me Greqine ishte me i arsyeshem. Qeveria greke kerkonte te aneksonte Shqiperine e Jugut (e cila quhej Epiri i Veriut ne terminiologjine greke) me distriktet e Gjirokastres dhe Korces. Ky territor perfshinte rreth 2800 milje katrore dhe kishte nje popullsi te perzier myslimane e te krishtere ortodokse. Mbasi Fuqite e Medha vendosen qe vija duhej hequr mbi baze te kombesise, komisioni pergjegjes e caktoi pjesen me te shumte te zones se diskutuar per Shqiperine, nje veprim qe la rreth tridhjete e pese mije grek nen rendin e huaj dhe nje numer te barabarte shqiptaresh nen kontrollin grek. Pavaresisht nga fakti se Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Shqiperia nuk qene te kenaqura me zgjidhjen perfundimtare, kufijte e vendosur me 1913 do te mbeteshin ne thelb te pandryshuara” (f. 215).

Gabimi kosiston ne dy permasa: Se pari, kufiri i Veriut u percaktua me lufte dhe u betonua me Gjakun dhe Kockat e Malcoreve te Veriut. Pastaj ky kufij u vendos ne dem te shqiptareve, por vendosja e kufirit te Veriut dhe Veri-Lindjes u grabiti shqiptareve te gjithe popullaten shqiptare autoktone, ose shqiptaret e vertete, duke lene ne brendesi te shtetit shqiptar nga Lindja drejt Jugut popullatat emigratore te vetequajtura shqiptare. Se dyti, kufiri i Jugut ishte me i paarsyeshem se kufiri i Veriut, sepse la jashte shtetit shqiptar gjysmen e popullates greke (arvanitasit), qe ishin me shqiptar se shqiptaret e shtetit shqiptar duke mos permendur shqiptaret qe jetonin prej shekujsh ne vijen midis Kostandinopolit dhe Janines, siperfaqe e cila ne Veri kishte kufirin me Bullgarine, ndersa ne Jug detin Egje (percaktim i bere nga Sami Frasheri ne vepren “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?”). Te pakten ndarja e kufijve me Protokollin e Firences me 17 dhjetor 1913 e tregon mirefilli taktiken e Venizellosit per te perlare te pakten kete territor ku perfhihej edhe Selaniku dhe ishujt e Egjeut. Por me kryesorja ne ndarjen e kufirit Greqi-Shqiperi qendron lloji i popullates greke ne brendesi te shtetit shqiptar ku perfshihen popullatat ne Dropullin e Poshtem e te Siperm, Pogonia, fshatrat ne lindje dhe jug-lindje te Sarandes kufi me Gjirokastren, bregdeti jonian shqiptar deri ne Narte. Ka nje hile te vogel pasi me te madhe eshte trumbetuar, dhe kete e thone edhe keto dy autore, qe ajo popullate eshte greke, por arkitekturat e Kishave Orthodokse qe gjenden ne Finiq (Kisha Orthodokse Fjetja e Shen Merise), Sopik (Kisha Orthodokse e Shen Merise – ), Rusan (Kisha e Gjinoaleksit –), Livadhja (Kisha Orthodokse e Shen Kozmait – Suho-Gjirokaster (Kisha Orthodokse e fshatit Suho – Zvernec-Narte-Vlore (Tempulli i Shenjte i Fjetjes se Hyjlindeses – ), Zagori (Kisha Orthodokse e Apostujve – ), Lubonje – Korce (Kisha Ortodokse e Shen Merise – ), Grabove e Siperme (Kisha Orthodokse e Shen Nikolles – ) na tregon se keto popullata qe banojne ne keto fshatra te jene vllehe ne te gjithe parametrat sociale, pamvarsisht se ne i emertojme si banore me kombesi greke apo shqipare, ndersa ato vllehe i quajme shqiptare.

Nuk eshte sqaruar asnjehere prejardhje sociale e popullatave te emertuara si greke ne territorin shteteror shqiptar.

– Nina SmirnovaHistoria e Shqiperise pergjate shekullit XX, me perkthim te Korab Hoxha dhe Fatmir Mborja, Tirane 2004 .

Ne lidhje me llojin e popullsise shqiptare na paraqitet nje punim ku permendet edhe emri i Esat Pashe ToptanitEnver BytyçiShqiptaret, serbet dhe greket, Tirane 2005 ). Autori eshte treguar i frenuar dhe i matur kur i ka konsideruar kryeministrat shqiptare thjeshte vetem prej Jugut te shtetit shqiptar, pasi ne te vertete problemi eshte pak si me ndryshe dhe shume me i komplikuar. Sipas autorit  EnveBytyçi (f. 90):

Me 1920 qeverine shqiptare do ta kryesonte Sulejman Delvina, nje shqiptar nga skaji me jugor i Shqiperise londineze, territor te cilin e pretendon ende dhe sot Greqia. Me 1921 kryeminister i vendit do te ishte Iljaz Vrioni dhe me pas do te vinte Xhafer Ypi, Shefqet Verlaci, Fan Noli, Pandeli Evangjeli, te gjithe me prejardhje nga territoret e Shqiperise se Jugut, territore te cilat i pretendon Greqia. Vetem tre kryeministra, Ahmet Zogu, Hasan Prishtina (i cili qendroi vetem 5 dite ne kete detyre) dhe Esat Pasha (nenvizimi dyfish i imi, GHdo te kishin origjine nga Shqiperia Qendrore dhe Veriore. / Pas Luftes se Dyte Boterore, Shqiperine e

kane drejtuar gjithsejt 10 emra kryeministrash, (Enver Hoxha deri me 1954, Mehmet Shehu, deri me 1981, Adil Çarçani, deri me 1991, Fatos Nano, disa here kryeminister, Ylli Bufi me 1991, Vilson Ahmeti me 1991-1992, Aleksander Meksi, 1992-1997, Bashkim Fino, me 1997 dhe perseri Fatos Nano po ate vit, Pandeli Majko e pas tij Ilir Meta, ne fund perseri Fatos Nano). Te gjithe keta kryeministra e kane patur dhe e kane origjinen dhe prejardhjen e tyre nga Jugu i Shqiperise, nga territori, te cilin e pretendojne greket. Madje 6 prej tyre vijne nga skaji me jugor i Shqiperise, nga qyteti i Gjirokastres, i pari qytet qe eshte vene ne shenjester te tjetersimit territorial nga ana e Athines. Gjate gjithe kesaj kohe prej 60 vjetesh, asnje kryeminister shqiptar nuk ka ardhur nga pjesa veriore e vendit”.

Duke lene menjeane interpretimin e autorit Bytyçi mbi kete fakt, i rikthehemi marreveshjes se Perandorise se Danubit me mbretin e Rumanise, Karolin me 1912. Ekziston nje material tipik mbi kete problem me autor Timo Dilo, te botuar ne permbledhjen me studime, Mbi levizjen kombetare Shqiptare, Tirane 1962, material i cili nuk eshte zberthyer asnjehere nga historiografia e epokes komuniste, me titull “Ceshtja shqiptare ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer” (f. 206-164)

Prof. Aleksander Meksi pas publikimit te tij ne faqet e FB, pasi lexuesi nuk e njeh aktivitetin intelektual te Timo Dilos. Por ky material i derguar nga Prof. Meksi ishte marre nga nje botim i vitit 2022 me kete titull te botuar nga dy djemte e tij: Apostol dhe Frederik Dilo)

“…Korca, Bilishti e Dardha i mbeteshin Shqiperise. Manastiri i Shen Naumit mbetej jashte kufirit ndersa Pogradeci do te mbetej ne Shqiperi. Sic del nga projekti, kufiri ne sektorin e maleve te Pindit e te Gramozit kalonte pertej vendeve te banuara nga shqiptare me qellim qe te bashkonte me Shqiperine vise me popullsi kucovllahe 77). / Perfshirja e kucovllaheve ne shtetin shqiptar lidhej me politiken e Austrise per te perkrahur deshiren e mbretit te Rumanise Karolit qe kucovllehte e Pindit dhe te Gramozit te mos i liheshin Greqise, e cila mund t’i ckombetarizonte, por te formonin nje grup te vecuar ne shtetin e ri shqiptar. Karoli e kishte marre me zell te madh kete projekt. Ambasadorit austriak ne Bukuresht i kishte thene se Rumania ishte gati te bente edhe sakrifica materiale per Shqiperine dhe i propozonte qe xhandarmeria shqiptare te formohej nga kucovllehte 78). Ne fillim te dhjetorit ambasadori rumun ne Vjene kishte paraqitur dhe nje propozim tjeter: elemente maqedono-rumune te merreshin si organizatore te administrates se shtetit te ri79).”

Shenimi 77) thote: Ippen op. Cit. F. 30.

Shenimi 78) thote: HHSA f. PAA Nr. 4608 dt. 25/11/12.

Shenimi 79) thote: Idem Nr. 4811 dt. 7/12/12

 Sipas ketij materiali kryeministrat shqiptare pergjate 60 vjeteve nuk kane qene me origjine te paster shqiptare, por pasoja te popullates vllehe, ku perfshihen edhe 600 000 vllehet e konvertuar ne muslimane dhe shqiptare ne gjysmen e pare te shek. te XIX-te (sipas Kemal H. KarpatPopullsia Osmane 1830-1914, karakteristikat demografike dhe shoqerore, Tirane 2017, f. 25, 48, 51, 52). Por ky konstatim, duke u lidhur me veprimtarine politike te Esat Pashe Toptanit, na con ne perfundimin qe Pashai Toptanas paska dashur te beje shtetin shqiptar me drejtues politike vetem shqiptare dhe jo ndryshe. Mos valle ky ka qene dhe shkaku i vrasjes se tij.

Po ate vit me vepren e autorit Bytyçi, do te cfaqej nje botim me autor te huaj: Joseph SwireShqiperia, ngritja e nje mbreterie, Tirane 2005 ku figura e Esat Pashes do te atakohej vetem dy here sipas mesimeve te shkolle se partise.

Ne f. 78-79 autori do t’i bashkangjiste Esat Pashes terma te huazuara nga shkolla shqiptare e Historise. Do ta konsideronte Pashain Toptanas aventurier te paskrupullt duke e vendosur ne vendin e pare te politikaneve me fame. Pastaj e lidh me thash e themet e Stambollit mbi lidhjet e Tij me te vellane Gani Bej, vrasja e te cilit e çoi Esat Pashen ne hakmarrjen ndaj Abdyl Hamitit dhe ne krye te familjes Toptani. Autori pretendon se Esat Pasha luajti nje rol ne Historine e Shqiperise vetem me ane te te huajve dhe te arit.

Edhe ne f.168-169 autori do te analizonte figuren e Esat Pashes ne menyre paragjykuese duke ju shmangur tendences historike te analizes se ngjarjeve te atyre koheve ne qeverine e Princ Vidit, nen drejtimin e Turhan Pashes.

Pas nje viti do te botoheshin kujtimet e Mehdi Frasherit te viteve 1913-1933 nga i nipi i tij Tefik Çelo (foto 157/4, 157/5) ku emri i Esat Pashe Toptanit do te permendej deri ne Konferencen e Paqes se Parisit, si nje nga drejtuesit e kater dergatave qe muaren pjese ne te (f. 65 )por pa percaktuar qellimin e gjithseiciles dergate ne ate konference me perjashtim te Esad Pashes qe pretendonte:

1-Pas largimit te Princ Vidit, kishte ardhur me vullnetin e popullit shqiptar.

2-I kishte shpallur lufte Austrise.

3-Kishte ndihmuar ne terheqjen e ushtrise serbe.

4-Kishte shkuar ne Selanik me nje ushtri te vogel duke luftuar perbri aleateve te trimarreveshjes kunder pushteteve qendrore.

Ne fakt Konferenca e Paqes, pervec Italise, donte te njihte vetem dergaten e Esad Pashes dhe te refuzonte te tjerat (f. 65).

***

Ne Prishtine do te botohej vepra e Prof. dr. Xheladin Shala, Ceshtja shqiptare dhe diplomacie serbe 1912-1913, Prishtine 2006  ku literatura shqiptare e shkolles se historise komuniste do te ishte nje nder pasuruesit e kesaj vepre, e per rrjedhoje edhe emri i Esat Pashe Toptanit nuk do te shpetonte nga pozicioni i denigrimit social, duke zene goxha vend pergjate periudhes 1912-1914 (f. 227-272 ).

autori kishte perdorur nje dinakeri: i kishte bashkangjitur literatures shqiptare edhe literature serbe per ta bere te besueshem vepren e tij. Paskal Milo do t’i referohej shpesh here ne vepren e tij ketij autori shqiptare te Kosoves edhe pse disa kolege te tij (psh Ramiz Abdyli) do t’ja permbysnin idete e autorit Shala. Autori Shala ka rene viktime e informacioneve shqiptare ku ai eshte mbeshtetur pergjithsisht. Keshtu ne kapitullin: Rruga e Isa Boletinit deri ne Vlore (f. 214-220) autori ka marre per baze tregimin e Fatmira Musaj mbi Isa Boletinin, Tirane 1987, sipas se ciles Isa Boletini ka ardhur ne Vlore nje dite me vonese, packa se ne nje liber tjeter ku eshte mbeshtetur, tregohet se Isa Boletini ka qene ne Vlore qe me 27 nentor 1912 (per kete shih Pirro TakoLuigj Gurakuqi, Tirane 1980) dhe ne nje shumice autoresh te tjere kjo ardhje figuron tre dite me vonese. E gjithe kjo veper e autorit Shala pershkruhet nga nje skarcitet i tille, sidomos kur flet per Esat Pashe Toptanin duke e bere te pavlefshem kete veper ne qellimin per te cilen eshte shkruar.

Kjo veper ka rendesi te vecante per historiografine shqiptare ne cfaredo lloj kohe qe te merret ne konsiderate pasi na meson metodikat e perdorura nga kjo shkolle. Ne kete rast, per personazhin tone Gjeneral Esat Pashe Toptanin, autori ka heshtur plotesisht edhe pse personazhi i tij, Rauf Fico, ka punuar paralel ne kohe dhe me shume mundesi nen urdherat e Esat Pashes (per kete shih Permbajtjen, f. 7, ).

Te pakten pergjate periudhes 22 janar-mars 1914 ne Shqiperi nuk ka pasur autoritet tjeter shteteror pervec qeverise se Esat Pashe Toptanit dhe, sidomos, pas marsit 1914 deri ne largimin e Esat Pashes, si Minister i Brendshem ne Qeverine e Turhan Pashes ne kohen e Princ Vidit aktiviteti i Rauf Ficos ka qene i lidhur domosdoshmerisht me figuren e Esat Pashes. Pikerisht kete lidhje autori Shyqyri Hysi e ka zhdukur nga Historia, sepse ne kete rast do t’i duhej te  ngrinte lart figuren e Esat Pashes, te pakten ne nivelin e Rauf Ficos. Kjo djallezi analitike shume shpejt do te kthehet kundra autorit Hysi, sic ndodhi ne librin e tij mbi Luften e Vlores 1920.

Ne kete kohe ne ambientet shkencore te historiografise shqiptare do te binte “bomba” e vertete mbi permasat dhe menyren se si koloneli ne rezerve Novruz Zejnati do te shkruante mbi Gjeneral Esat Pashe Toptanin, Tirane 2007 ).

Vepra ka nje permbajtje gjithe-perfshirese per kohen kur ka jetuar Esat Pasha, pamvaresisht na pelqen apo jo, jo vetem si cilesi, por dhe si sasi informacioni

Pas nje viti Dr. Shyqyri Hysi do te botonte studimin e tij, Rauf Fico, shtetar dhe diplomat i shquar (Monografi), Tirane – Gjirokaster  2007 .

Ne kete botim te Kolonelit ne rezerve kemi dy materiale te reja, per te cilat eshte mjaft e veshtire t’i parashikoje qe mund te ekzistonin.

Se pari, eshte marreveshja imagjinare midis Esat Pashe Toptanit dhe Princ Danilos (f. 371-372) e marre nga gazeta 55 e hene 23 prill 2007. Krahasimi e ketij materiali, me ate qe eshte botuar ne Revisten LEKA, 1937.XXV, numer kujtimuer i XXV-vjetorit te pavarsis komtare 28.XI (vj. IX numrat VIII-XII e vj. X nr. I-III), vell. II. – foto 52, 53, ku kemi materiale mbi perfundimin e Luftes se Shkodres dhe rolin e Esat Pashe Toptanit ne kete lufte, gjithmone sipas autoreve te artikujve perkates, na tregon se te dy keto materiale te gjendura ne vende te ndryshme propagandistike nuk jane te barabarta ne disa drejtime. 1-Data tek revista “Leka” eshte 22-23 prill 1913, kurse tek libri i mesiperm eshte fiks 23 prill 1913. 2-Pikat e marreveshjes imagjinare ne reviste “Leka” jane 14 (XIV), kurse ne kete liber pikat jane 15 XV). 3-Permbajtja e pikave X, XI, XII, XIII nuk jane te njejta ne te dy botimet. Pra dikush ketu nuk ka thene te verteten, ose ne te kunderten jemi perpara parimit qe genjeshtra nuk mund te thuhet asnjehere dy here njesoj, e per rrjedhoje duhen mohuar te dyja.

Por nga materiali i parapare, me autor At Justin Rrota OFM (ne pjesen e pare), Ditet e mbrame te Turqise ne Shkoder ase rrethi i qytetit 1912-1913, bot. II, Shkoder 2020, f. 167-169 (foto 121/15, 121/16), marrim vesh se ky material qenka real, por qenka proces verbali i dorezimit te qytetit dhe firmosur nga Esat Pashe Toptani dhe Princi Danili.

Se dyti, ne faqen 398-399 autori Zejnati ka vendosur fjalen e permotshme te Fan Nolit per vdekjen e Avni Rustemit. Sipas autorit Zejnati, duke cituar Fan Nolin“Qe te dy (Ismail Qemali dhe Avni RustemiGHkane luftuar per flamurin e Shqiperise, qe te dy kane patur si kundershtare Esatin. Ismail Qemali u mund prej Esatit, por ky djalosh e shtriu Esatin perdhe” (f. 398). Shprehja “Ismail Qemali u mund prej Esatit” tregon mbi nje keqtrajtim te shtetit nga ana e Ismail Qemalit, por dhe faktin se qe te dy keta politikane, natyrisht majat e politikes shqiptare te asaj kohe, kane qene kundershtare te njeri-tjetrit dhe ne menyre abuzive eshte pranuar a priori qe Ismail Qemali e ka pasur te drejte ndersa Esat Pashe Toptani e ka pasur gabim dhe per kete duhej bere tradhetar. Kjo eshte pika me delikate e te gjithe pozicionit politik te Esat Pashe Toptanit jo se ishte e tille, por pse perpara tij qendroi paraardhesi biologjik i komunisteve te 43, te cileve u interesonte ta paraqisnin veten si vazhdues te vepres se Ismail Qemalit, por dhe te ekzistences se nje shtytje jashte-shqiptare ne favor te Ismail Qemalit.

Interesant eshte fakti qe ky material ndodhet i botuar ne serine e veprave te Fan S. Nolit prej 6 vellimesh ku roli i Nasho Jorgaqit eshte ai i mbledhesit, pergatitesit dhe vendosjes se shenimeve ne vellimin e 6-te, Tirane 1996 (168/1, 168/2, 168/3), por pa i dhene rendesi ketij materiali qe percakton faktin se te dy keto personalitete politike shqiptare ishin produt te te njejtes politike, por me kahe te kunderta.

Romeo Gurakuqi do te botonte Shqiperia dhe ceshtja shqiptare pas Luftes se Pare Boterore (1 nentor 1918 – 9 nentor 1921, statusi, kufijte dhe rindertimi shteteror), Shkoder 2007

– Akademia e Shkencave e Shqiperise, Historia e Popullit Shqiptar ne kater vellime, III, Periudha e Pavaresise 28 Nentor 1912 – 7 Prill 1939, Tirane 2007

Edhe pse ishte shkruar 84 vjet me pare, SHTEPIA BOTUESE “55” me 2008 botoi kujtimet e Thanas Floqit, nje intelektuali te kompletuar nga Korca, firmetar i Aktit te Pavaresise 1912, me titull “Fytyra e vertete e Haxhi Qamilit), te botuara per here te pare me 1924 nga ana e Lef Nosit ne kuadrin e serise prej 13 numrash (nr 10 ku gjendet nje pjese e ketyre kujtimeve).

Por duhet theksuar se keto materiale jane botuar per here te dyte te cunguara me 2007 me autoresi dhe nen titullin: Lef NosiDokumente Historike 1912-1918 me pergatites per botim  dhe redaktim shkencor Prof. dr. Marenglen Verli dhe Prof. dr. Ferit Duka

Botimi shoqerohet nga nje paragraf i shkruar nga Kastriot DervishiKryengritja shkaterruese e viteve 1914-1915 (f. 10-23), i cili jep nje situate historike te lidhur me Esat Pashe Toptanin me permasa jashtezakonisht me ndryshe nga ato te mesuara ne arsimin e detyrueshem shkollor, por dhe nga literatura dokumentare e botuar deri ne ate kohe. Autori Dervishi e permend emrin e Esat Pashes si pjestar ne ngjarje pa prapashtesat denigruese qe shpiku shkolla historike e komunizmit ne Shqiperi.

Pavaresisht  nga tendenca pozitive, shtrohet pyetja: Perse Kastriot Dervishi e ka perfshire veten ne vepren e Lef Nosit? Perse ne historiografine shqiptare te epokes komuniste eshte ndryshuar data e fillimit te banditizmit te Haxhi Qamilit? A nuk ishin banditet e Haxhi Qamilit qe u futen ne Vloren e Ismail Qemalit ne vjeshten e 1913, duke ulur Shqiponjen e Gjergj Kastriotit dhe duke ngritur flamurin me gjysem henen Otomane? Qe ne kete pike duket roli negativ i nderfutjes se studiuesit Dervishi per kete problem; apo mos valle vetem per kete problem e ka perfshire veten ne kete proces Kastriot Dervishi? A e di valle autori Dervishi se nderrimi i kohes se fillimit te banditizmit te Haxhi Qamilit eshte bere vetem per dy aresye: se pari, per te fshehur karakterin kontradiktor te aktivitetit te qeverise se Ismail Qemalit me Shqiperine e Mesme (vetem fakti qe Flamuri i ngrit me 25, 26, 27 nentor 1912 ne Tirane, Elbasan, Durres, ku firma e Ismail Qemalit figuron ne Proces Verbalin e Durresit, 26 nentor 1912, dhe pastaj ne Vlore me 28 nentor, eshte e mjaftueshme per te vene dyshimin e madh qe Shpallja e Pavaresise se shqiptareve ate date fsheh enigma qe akoma nuk kane zbardhur) dhe, se dyti, per te krijuar nje ndarje historike midis Ismail Qemalit dhe Esat Pashe Toptanit dhe per te lidhur Esat Pashen me banditizmin e Haxhi Qamilit sipas interesit te propagandes komuniste. Prandaj mendoj se z. Dervishi ka marre persiper nje gje qe nuk i takon ta zbertheje, sepse nuk mund ta zbertheje, ndoshta jo per faj te tij.

Pas nje viti ne librarite e Tiranes u cfaq libri i Miranda VickersShqiptaret, nje histori moderne, Tirane 2008 ,Eshte nje liber qe karakterizohet nga fillimi deri ne fund nga nje analize sipas shkolles komuniste te Historise, ku spikat poshterimi i inteligjences katolike dhe muslimane verishqiptare, por edhe shtremberimi i fakteve historike deri ne banalizem. Une pretendoj se ku liber eshte shkruar me porosi te shkolles komuniste shqiptare dhe nuk eshte nje veper e pavarur historike.

Konkretisht fallsifikimet fillojne qe me Kongresin e Manastirit (1908) – f. 93, ku deklaron se alfabeti i Stambollit ishte arab; vazhdojne me shkollat shqipe ku pranohet se muslimanet e Veriut ishin pro-osmane dhe pro-islamike (f. 93-94), kur ne realitet vetem popullata muslimane ne Jugun e Shqiperise politike ishte me prejardhje vllehe dhe otomane e per rrjedhoje theksimi otoman dhe islamik ishte shume me i pergjithshem ne Jug se ne Veri. Te pakten Kolegja Saveriane (e filluar qe ne vitin 1876 kishte nxenes muslimane ne gjirin e saj duke mos i dhene rendesi ndasise fetare) eshte nje shembull se distanca katolik-musliman ne Shkoder ishte formale (te pakten lidhja e Minares se Xhamise ne qender te Shkodres me Kompanjelin e Kishes se Fretevet ne Gjuadol me 1913 eshte treguesi tipik i ketij formalizmi). Vazhdon me kongresin e Elbasanit ne shtator 1909 ku autorja pretendon se ne te u perkrah perdorimi i alfabetit latin ne raport me ate arab dhe grek (f. 100) kur kjo pune ishte mbyllur qe ne prill-maj 1909 kur partia e Bajo Topullit e terhoqi alfabetin e Stambollit nga diskutimi me alfabetin latin dhe ja dhuroi Qemal Ataturkut per ta vendosur ne gjuhen turke. Vazhdon me kryengritjen veri-shqiptare te veres 1912 (f. 110) ku ka eleminuar emrin e Esat Pashe Toptanit dhe Syrja Bej Vores si drejtues se saj, krahas Hasan PrishtinesIsa BoletinitBajram Currit etj. Po keshtu i shkon per fije manipulimit te historiografise shqiptare te epokes komuniste kur pranon se Ismail Qemali arriti ne Vlore me 26 nentor 1912, pasi kishte disa dite ne Durres (f. 112), kur gazeta e Triestes IL PICCOLO e dates 26 nentor 1912 ka nje interviste qe Ismail Qemalit dhene kesaj gazete me 25 nentor perpara se t’i hypte anijes austriake qe do ta conte ne Durres, ku mberriti naten vone te asaj date. Me 26 ne darke Ismail Qemali u nis per Vlore, ku arriti me 27 nentor ne mengjes. Rrethanat e rrezikshme qe autorja Miranda Vickers i mvesh Kongresit te Vlores 1912 (f. 113) jane te paverteta, sepse presioni i qeverise italiane mbi qeverine greke e kishin ndaluar ne Salari ushrine greke ne marshimin e saj drejt Vlores (sipas analizes se bere nga Vasil K. Dilo ne Protokollin e Korfuzit- doreshkrim, duke cituar fjalimin e Venizellosit ne Parlamentin Grek), ndersa ushtrine greke, nga krahu i bregdetit, e kishte ndaluar Eqrem Bej Vlora me 1000 vullnetare ne Himare. Keshtu qe festa e Pavaresise ne Vlore me 1912 ka shkuar pa telashe dhe ne harmoni te plote. Edhe numri i delegateve nuk ka qene 83 (po aty), por shifra rrotullohet midis 57 dhe 62 delegateve pa qene e saktesuar asnjehere. Pastaj merr ne analize Rrethimin e Shkodres dhe e interpreton  sipas shkolles shqiptare, duke cituar Edith Durham ne “20 vjet ngaterresa ballkanike” me perfundimin se Esat Pasha  vrau Hysen Riza Pashen me ane te Osman Balit dhe Mehmet Kavajes, duke qene nje nga aventurieret me te paprincipte me nam te keq politik (f 118, 119). Autorja, me mbeshtetjen konsullit rus ne Beograd (Helmreich, E.C., The Diplomacy of the Balkan Wars 1912-13, New York 1938, f. 420-21), pretendon mbi nje marreveshje te Serbise me Esat Pashen sipas nje plani qe nuk citohet me pika, por qe ne fund konkludon se pas marjes se pushtetit, Esati do te vetedeklarohej Princ i Shqiperise (f. 133-134). Pastaj autorja flet per lidhjen e Princ Vidit me Esat Pashen (f. 135-139)……………………………………………

Ismail Qemal Bej Vlora, Shqiperia dhe shqiptaret, Londer 1917, Tirane 2008; perkthimet dhe konsultimet e matwerialeve nga anglishtja Evis Astrit Golja, pergatiti per botim, shpjegime, plotesime historike, grafia nga Darling Ismail Vlora .

 Blendi Fevziu100 vjet, nje eskursion ne politiken e shtetit shqiptar nga 1912-2012. Ismail Qemali, Princ Vidi, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano, te gjithe bashke ne nje liber! Tirane 2012 Edhe pse nuk e permend ne faqen e brendeshme, autori Fevziu i ka kushtuar nje kapitull te vogel vrasjes se Esat Pashe Toptanit 

 Kostë ÇekreziShqiperia e shkuara dhe e tashmja. Me nje parathenie nga Charles D. Hazen, profesor i historise moderne ne Universitetin e Columbia-s, SHBA, me perkthim nga origjinali Arben P. Latin, Tirane 2012 Eshte konsideruar se e para histori e Shqiperise botuar ne gjuhen angleze.

Ydriz Basha, Esat Pasha dhe Shqiperia 1912-1920, Tirane 2012 .

Ky liber eshte shkruar nga nje emigrant shqiptar me origjine nga Kukesi, i arratisur pas 1945 (familjarisht me 1949), dhe eshte botuar per here te pare me 1982. Perkthimi ne fjale eshte realizuar mbi ribotimin e vitit 1992.

Mund te jete i vetmi autor qe e ka pranuar hapur se “Ne mbarim te ketyre shenimeve, megjithese nuk disponojme prova, kemi dyshime per vetvetishmerine e gjestit te Avni Rustemit. Sidoqofte per t’ju permbajtur temes qe trajtojme, mendojme se ajo nuk mund te ndryshoje opinionin mbi Esatin, jeten dhe vepren e tij antikombetare” (f. 156).

Por duhet thene qe ne fillim se motojo e autorit ne kete liber mbeshtetet ne vuajtjet qe shqiptaret e Kosoves e ne Çameri, por edhe ne krahina te tjera, kane vuajtur fizikisht e shpirterisht prej serbeve, malazezve e grekeve (f. 7-9) dhe per kete cdo bashkepunim me subjektet e mesiperme duhet  konsideruar tradheti. Aq me teper nuk duhet te harrojme se kur flitet per Esat Pashen, flitet per nje personalitet qe ka luajtur nje rol te dores se pare dhe jo per nje naiv, qe nuk e dinte se per shtet nuk ka miq, por vetem interesa (f. 9).

Por jo vetem ky autor, nuk ka ditur gjene me kryesore te historise se shqiptareve nder vitet 1550-1850 dhe qe lidhet me urrejtjen qe malazezet, serbet dhe greket kane per shqiptaret. Ne keto 300 vjet shqiptaret  kane  qene xhandaret e Ballkanit dhe kjo eshte aresyja e vetme perse komshinjte depertuan ne brendesine tone duke na e nderruar identitetin kombetar (midis viteve 1830-1853).

***

– Elena Kocaqi Levanti, Wilhelm Wied, princi gjerman i Shqiperise, Rivaliteti midis Austro-Hungarise dhe Italise, Tirane 2015 .

– Roland Qafoku, Historia e 33 kryeministrave teShqiperise. Nga Ismail Qemali te Edi Rama, Tirane 2015 (foto 207, 208). Autori ka bere nje paraqitje sipas thashethemeve te shkolles komuniste mbi figuren e Esat Pashe Toptanit duke perdorur dhe gjuhen e kesaj shkolle dhe i ka kushtuar plot 13 faqe). Koha ne te cilen eshte botuar ky liber ka qene e mjaftueshme per te riparuar shume nga keto thashetheme, por me sa kam kuptuar botimi sipas kesaj permbajtje eshte realizuar per te mos i ndryshuar ato ne asnje permase.

 Ilir IkonomiEsat Pashe Toptani, Njeriu, Lufta, Pushteti, Tirane 2016 (. Pa dyshim nje liber krejt ndryshe, por qe shkolla komuniste e historise e anashkaloi, cka me detyroi t’i hyj nje studimi gjithperfshires mbi figuren e Esat Pashe Toptanit per te pare perse kishin fallsifikuar te gjithe historine reale te Pashait Toptanas dhe ku qendronte e fshehta e ketij fallsikimi. Autori Ikonomi pa diskutim qe ka meriten e evidentimit te ngjarjeve absolutisht te paditura nga shqiprtaret dhe te paraqitura ne librin e tij ne menyre teper te koncentruar .

– Robert Larry WoodallProblemi shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris 1919-1920, me perkthim nga Ledion Krisafi, Tirane 2017 . Por ky liber ka nje defekt serioz: mbeshtetet mbi autore shqiptare te epokes komuniste , cka e ben te dyshimte te gjithe kete veper.

– Roland Qafoku100 vrasjet me te bujshme ne historine e shtetit shqiptar (ne te gjithe trojet shqiptare 1912-2017 (ne 105 vjetorin e Pavaresise), Tirane 2017 .Rendesia e ketij libri qendron ne tendencen e autorit per ta paraqitur vrasjen e Esat Pashe Toptanit si nje vrasje te bujshme dhe brenda shtetit shqiptar duke na treguar se figura e Esat Pashe Toptanit e kishte kapercyer indiferencen politike dhe personaliteti i Tij ishte sot e pergjithmone i lidhur me zanafillen e shtetit shqiptar edhe pse vrasja e Esat Pashes kishte ndodhur ne Parisin e “paqes” se Luftes se Pare Boterore. Menyra origjinale e paraqitjes se fakteve e le ne heshtje pasaktesine qe cfaqet tek-tuk per disa personalitete politike.

Por krejt e kunderta paraqitet ne nje roman historik, te botuar nga Universiteti Europian i Tiranes, me autor Peter Marxheimer (Karl Peter Muller): Per ne Shqiperi, Karl. Nje udhetim ndryshe ne vitin 1914, Tirane 2020.

Ne kete veper, nje perzierje midis romanit  te mirefillte dhe nje libri historie (sipas parathenies se shkruar nga Prof. Dr. Nevila Nika, f. 5) ekziston nje kapitull prej 80 faqesh (f. 284-365) me titull: Tradhtia e Esad Pashes, cka e ben tej mases interesant pasi per here te pare, ne literaturen e huaj, gjej te tille emertim mbi personazhin tone historik perpara vitit 1945.

***

– Xhemal KusiKush ishte Esat Pashe Toptani. Nga lufta turko-greke e vitit 1897 deri ne Luften e Pare Boterore. Pergatitur per botim nga Hasan Bello. Tirane 2022

 Timo Apostol DiloInvazionet greke ne Shqiperine e Jugut 1912-1914 dhe e ashtequajtura “Çështja e Vorioepirit”, Tirane 2022 (foto 156, 157).

***

Te kerkoje me shume mbi figuren e Esat Pashe Toptanit ishte absolutisht e pamundur perpara vitit 1991 (duke perjashtuar romanet qe perseri e lidhnin figuren e Esat Pashe Toptanit me ate te Avni RustemitSkefter KelliciAtentat ne Paris, Tirane 1978; Drama Dy krisma ne Paris, me skenar Skifter Kellici dhe regjizure Sheri MitaPëllumb Kulla, Tirane 1983, qe perseri ishin fantazira te autorit pa asnje mbeshtetje historike apo dokumentare) per aresye te njohura: mungonte literatura alternative, plus, informatat qe kishin shqiptaret, ishin thellesish te sajuara ne menyre kaq kontradiktore sa ishte e pamundur t’i pranoje me mendje te ftohte.

Me te drejte me lind pyetja: ku jane mbeshtetur Lefter DiloSkifter KelliçiGazmend Shpuza kur vendosen te permendin emrin e Gjeneral Esat Pashe Toptani ne veprat e tyre artistiko-historike manipulatore?

Pergjigja e kesaj pyetjeje tregon se kjo pjese (e treta) eshte pjesa me rendesishme e ketij punimi, pasi na tregon aresyet perse eshte trajtuar ne menyre kaq tendencioze figura e Esat Pashe Toptanit duke fshehur anet pozitive te figures se Tij, duke fallsifikuar vepra nderkombetare qe atakojne vepren dhe rolin e Esat Pashes ne historine e shqiptareve. Pikerisht kjo e fundit perben anen me negative te asaj qe konsiderohet si letersi historike ne korpusin e mendimin historik shqiptar pas 1992 ku me kembengulje kerkohet me cdo cmim te mbrohen perfaqesuesit e shkolles historike te partise. Emrat e Aleks BudesArben PutosMuin ÇamitKristo FrasheritStefanaq PollosPaskal MilosPetrika Thengjillit, e shume e shume te tjereve te perfshire ne tekstet mesimore pas 1945 duhet t’i nenshtrohen nje analize te thelle kritike dhe te percaktohet sakte se cfare te mire i kane sjelle Kombi Shqiptar me veprat e tyre. Ky perfundim ka vlera edhe per anetaret e Shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare, roli i se ciles eshte disa here me negativ se emrat e perfolur me lart, pasi mundohen te mbrojne te kaluaren komuniste me pamje tjeter dhe metoda me te ndyra analitike.

4- Jeta e paditur e Gjeneral Esat Pashe Toptanit

Me permbledhjen e te gjithe literatures historike te gjetur deri me tani rezulton se Gjeneral Esat Pashe Toptani ka kryer kete aktivitet politiko-historik ne favor te shtetit shqiptar per te miren e popullates shqipfolese

– Qershor – Gusht 1908 merr pjese ne mbrojtjen e Gjuhes Shqipe dhe Alfabetin e saj Latin.

– Ne Prill 1909 caktohet ne krye te ekipit qe i dorezoi Abdyl Hamitit II vendimin e Parlamentit Otoman mbi shkarkimin e Sulltanit dhe zevendesimin e tij.

– Pergjate diskutimit ne Parlamentin Otoman ne vitin 1910 proteston disa here mbi masakrat serbe dhe otomane mbi shqiptaret e pambrojtur.

– Maj – Tetor 1912 caktohet pergjegjes per fillimin e kryengritjes mbare kombetare kunder politikes otomane se bashku me Syrja Bej VlorenHasan PrishtinenIsa BoletininBajram Currin, ku ju caktua pjesa Veriore e trojeve te banuara nga shqiptaret.

– Tetor 1912 – Prill 1913 caktohet me divizionin e tij ne mbrojtje te Shkodres, ku, pas vrasjes se Hasan Riza Pashes, caktohet komandant i pergjithshem  garnizonit per mbrojtjen e Shkodres.

– 23 Prill 1913, pas urdherit te KNK-se, dorezon Shkodren dhe ne Qershor – Korrik 1913 perfshihet ne qeverine e Ismail Qemalit.

– Ne Tetor 1913, po me urdher te KNK, braktis qeverine e Ismail Qemalit dhe formon qeverine e Shqiperise se Mesme si opozitare e qeverise se Vlores, ku merr urdher te armatose 10.000 burra per t’i nisur kundra invadoreve greke.

– Ne Mars 1914 caktohet si drejtues i ekipit per t’i dorezuar Kuroren Mbreterore Princ Vidit dhe, me vone, merr persiper drejtimin e Ministrise se Brendeshme ne Qeverine e Turhan Pashes.

– Shtyp (1915) dhe asgjeson levizjen e Haxhi Qamilit, ku perfshihen edhe forcat serbe.

– Pas fillimit te Luftes se Pare Boterore (1916-1918) largohet nga Shqiperia dhe formon nje korpus ushtarak me shpenzimet e veta, duke u bashkuar me forcat e Antantes kunder Turqise, Gjermanise dhe Austrise. Ne kete pike historiografia shqiptare e te gjitha koherave ka fshehur faktin qe edhe perfaqesues te shtetit shqiptar kane qene te perfshire ne Luften e Pare Boterore; pra nuk eshte e vertete se shteti shqiptar ka qene pasiv ne ate lufte te perbotshme.

– Pas mbarimit te Luftes se Pare Boterore (1919-1920) shkon ne Paris per te marre dafinat e fitores dhe shperblimin financiar sipas rregullave te Fitores se Luftes, por Fuqite e Medha per te mos i dhene pikerisht vleren monetare e vrasin poshtersisht.

5- Perfundime.

Pikerisht zbulimi i figures se Vertete te Gjeneral Esat Pashe Toptanit me coi ne keto konstatime:

1-Ekzistojne botime, jo shqiptare, te botuara perpara vitit 1944, qe nuk thone te verteten. Ne menyre te qellimshme kane ndryshuar permbajtjen e Kongresit te Durresit 1918; psh Amedeo GianniniL’Albania dall’indipendenza all’unione con l’Italia, 4 EDIZIONE, Varese,  6 Giugno 1940 (foto), ndryshon duke i pakesuar delegatet e Gjirokastres ne ate kongres, pikerisht ata delegate qe nuk kane qene ne vijen e Italise te asaj kohe.

2-Ekzistojne botime, jo shqiptare, te botuara pas vitit 1944 (1985) autoret e te cilit jane mbeshtetur ne literaturen e epokes komuniste dhe dishepujt e sotem te kesaj literature e perdorin si argumentin me kryesor qe denon figuren e Esat Pashe Toptanit sipas interesit te propagandes komuniste edhe sot; psh Dusan T. BatakovicQeveria Serbe dhe Esat Pashe Toptani, pa vit botimi, pa ISBN dhe pa redaktor qofte historik e qofte letrar. Botimi, edhe pse teper i vogel si vellim, karakterizohet nga fotografi te shumta, qe, sipas botuesit anonim, duhet te nenkuptoje lidhjen e pazberthyeshme te Qeverise Serbe me Esat Pashe Toptanin edhe pse vrasesit e vertete te Pashait Toptanas nuk ishin serb. Libri nuk jep marreveshjen midis Esat Pashe Toptanit dhe Qeverise Serbe edhe pse e permend si fakt me disa pika te pa vertetuar (f. 24). Referencat ku eshte mbeshtetur autori per te ndertuar intrigen e tij historike jane edhe: Kristo FrasheriAleks BudaStefanaq PolloArben PutoMuin Çami. Per ta thene troç ky liber eshte i shkolles se partise dhe jo autor serb.

3-Ekzistojne perkthime nga anglishtja ne shqip ku permbajtja e tyre ne ribotime te ndryshme ndryshon ne menyre te tejskajshme; psh Miss Edith Durham ne librin e saj me permbledhje “Brenga e Ballkanit dhe vepra te tjera mbi Shqiperine”, Tirane 1990, ka ne brendesi te saj edhe punimin Lufta per Shkodren, te ribotuar ne Tirane 2001 permbajtja e te cilit ndryshon rrenjesisht me botimin e 1990.

4-Ekzistojne perkthime nga anglishtja ne italisht dhe prej ketej ne shqip ku manipulohen shenimet e botimit anglisht, “The memoirs of Ismail Kemal Bey” dhe i shtohen shenimet e redaksise shqiptare duke nenkuptuar se eshte i botimit anglisht; psh Ismail Qemal VloraKujtime, TOENA 1997 (foto), ka 18 shenime ne fund te faqeve kur origjinali i 1920 ka vetem 5 te tille.

5-Ekzistojne kujtime politikanesh shqiptare te kohes, por te botuara per here te pare pas 1992 dhe te ribotuara brenda 5 vitesh, qe japin te dhena te pasakta mbi Esat Pashe Toptanin duke krijuar nje erresire mbi figuren e tij; psh Sejfi VllmasiBallafaqime politike ne Shqiperi (1897-1942), Tirane 1995, 2000.

6-Neper shkolla kemi mesuar se Esat Pashe Toptani ndertoi Qeverine e Durresit (1913) pa na thene ne asnje cast se cfare programi kishte kjo qeveri dhe perse ishte e keqe ne raport me ate te Vlores.

7-Per jeten dhe vepren e Esat Pashe Toptanit, deri me 1992, nuk kemi pasur asnje burim, por thjeshte shqiptaret, nga arsimi i detyruar, kane mesuar se ka qene politikane me negativ i shtetit shqiptar ne te gjithe koherat, kur dokumentacioni ne dy vellime, me autor Hasan BelloDokumenta per Esat Pashe Toptanin, Tirane 2021  jo vetem qe e ndryshon kete mesim, por e permbys me sens te kundert, nga ku rezulton qe Esat Pashe Toptani te jete politikani me karizmatik i fillim-shekullit te XX-te.

8-Ne literaturen historike te botuar perpara 1944 eshte anashkaluar me qellim negativ analiza e jetes dhe vepres se Esat Pashe Toptanit edhe pse copa te kesaj literatura çonin uje tek manipulimi historik i figures se Esat Pashe Toptanit. Edhe pse i perkasin te njejtit subjekt botues, Revista Leka ne vite te ndryshme, 1937 dhe 1942, ka dhene fakte te kunderta.

9-Raporti i banditizmit te Haxhi Qamilit me aktivitetin politik te Esat Pashe Toptanit nuk ka qene kurre i saktesuar edhe pse ka pasur disa informacione qe banditet ja bombarduan shtepine Esat Pashes, por e mori ne mbrojtje Italia.

10-Asnjehere nuk eshte thene se ku qendronte interesi i Europes qe bashkepunoi me Ismail Qemal Vloren dhe Esat Pashe Toptanin dhe ne fund i vrau qe te dy, edhe pse ata ishin te kundert ne qellim dhe aktivitet. I pari kerkonte ta lidhte Shqiperine me Lindjen, ndersa i dyti me Perendimin. Vetem kjo tendence eshte nje tregues perse eshte baltosur figura e Esat Pashe Toptanit nga pikepamja shqiptare.

11-Asnjehere nuk jane dhene te plota detyrat politike te Esat Pashe Toptanit nga viti 1908 deri diten qe e vrane.

12-Asnjehere nuk jane dhene te plota “tradhetite” e Esat Pashe Toptanit dhe pikerisht kjo te con ne perfundimin se ato jane thjeshte imagjinare te shpikura per te mbuluar dicka krejt tjeter  per tjeter. Akuzat e shkrimtareve kunder figures se Esat Pashes nuk mbeshteten ne asnje reference, por u burra te shajme Historine dhe te ngreme ne nivelin e heronjve kriminelat.

Por pasi arrin ne fund te gjithe studimit mbi figuren e jetes dhe vepres se Gjeneral Esat Pashe Toptanit, kupton se perbaltja e figures se Tij paska pasur fillimisht nje shtytje jashte shqiptare dhe pastaj shqiptare. Bile shtytja shqiptare pas 1945 paska qene teper e vaket dhe e paargumentuar ne asnje pike duke qene nje inerci e perbaltjes nderkombtare te figures se Esat Pashe Toptanit. Studiuesit dhe opinionistet shqiptare qenkan treguar dhe tregohen vetem hipokrite dhe servila te politikes europiane kundrejt shqiptareve.

Une e kuptoj qe lexuesit jo shume te interesuar nuk do t’i japin rendesi figures te vertete te Esat Pashe Toptanit, por ata duhet t’i japin rendesi te madhe fallsifikimit te veprave qe flasin mbi Esat Pashen dhe perse ka qene e nevojshme te behej kjo pune, nqs figura e personazhit tone ka qene realisht negative. E kunderta e kesaj tregon se prapa propagandes 78 vjecare te komunizmit shqiptar (duhet se s’ben te vihet dallimi midis komunizmit bolshevik, komunizmit shqiptar dhe komunizmit teorik marksist per te kuptuar se cfare ka ndodhur dhe po ndodh ne Shqiperine tone prej 78 vjetesh) fshihet nje e panjohur e madhe qe kerkon te mbetet e tille, sepse keshtu u intereson atyre qe e vrane Pashain e Toptanasve me 1920.

Aresyeja e shpikjes te tradhetive imagjinare te Esat Pashe Toptanit dhe, sidomos, lidhje e tij me pushtetin serb eshte e lidhur kryesisht me dy grup ngjarjesh qe i kane interesuar njera historiografise britanike dhe, tjetra, historiografise komuniste me mundesi kohore mos t’i zbardhe mundesisht kurre. Vetem ekzistenca 7 vjecare dhe 6 muaj, nga Lufta e Shkodres (dhjetor 1912) deri ne Parisin e 1920, e Gjeneral Esat Pashe Toptanit ne brendesi te politikes shqiptare te asaj kohe nuk mund ta denojne me vdekje ne menyre te barasvlefshme me denimin fizik qe i dha politika europiane. Pikerisht ky diferencim dhe i vetmi politikan shqiptar i denuar nga Europa, na jep ne dore argumentin me kryesor qe prapa figures se Gjeneral Esat Pashe Toptanit ekziston nje kompleks intelektual qe mund t’i nxirrte politikes europiane te fshehtat kohore antishqiptare te saj dhe per kete duhej zhdukur nga Historia.

Sipas interesit franko-britanik shqiptaret duhet te mos dine asnjehere:

1/A – Copetimi i shqiptareve neper shtetet rreth e rrotull popullates shqipfolese dhe lenia e nje popullate hibride me shumice absolute jo shqiptare brenda shtetit te ri shqiptar. Te pakten marreveshja austriake me mbretit romun Karoli me 1913 per ta spostar kufirin Shqiperi-Greqi ne vargmalin e Gramozit duke perfshire ne popullaten shqiptare edhe kuco-vllehet e Pindit (sipas Timo Dilos ne Ceshtja shqiptare ne Konferencen e ambasadoreve ne Londer, publikuar ne permbledhjen me studime “Mbi levizjen kombetare shqiptare”, Tirane 1962, f. 249 – me mbeshtetjen e Ippen op. cit. F. 30) eshte nje nga treguesit me kryesor te atij procesi te ndodhur pergjate 100 vjeteve te politikes europiane 1820-1915 (Teoria sikur shqiptaret jane te rrethuar me shqiptare eshte nje mashtrim ordiner, pasi e verteta eshte krejt tjeter per tjeter. Shprehja e sakte eshte: Shteti shqiptar i sotem eshte i rrethuar me popullate shqiptare (Itali, Mal i Zi, Kosove, Maqedoni e Veriut, Greqi) dhe brenda ketij shteti ndodhen popullata emigratore qe nuk kane asnje lidhje me shqiptaret autoktone qe jane rreth e rrotull, duke perjashtuar, ndoshta 25%, dhe keta te “ndotur” nga martesat me keta emigratore.

E keqja e ketij situacioni biologjiko-social pikesepari eshte fshehja e kesaj ngjarje. Censusi i vitit 2011 e nxorri sasine numerike te popullates vllehe vetem 972 individe, kur sasia totale eshte mbi 1,5 milion duke perfshire edhe 600 000 vllehet e konvertuar ne muslimane dhe shqiptare midis viteve 1820-1853 (sipas Kemal H. KarpatPopullsia osmane 1830-1914, karakteristikat demografike dhe shoqerore, Tirane 2017, f. 25,48, 51, 52).

Se dyti, krimin antishqiptar ne emer te komunizmit e kane kryer pikerisht perfaqesuesit e ketyre popullatave emigratore, sidomos njera prej tyre.

Se treti, fallsifikimin dhe ndryshimin rrenjesor te Historise se Kombit Shqiptar e kane kryer perseri perfaqesuesit e ketyre popullatave emigratore dhe kjo duket hapur ne mohimin e Rilindasve te Vertete te Kombit Shqiptar dhe ne shpikjen e rilindasve jo shqiptare. Klubi i te Marreve te Madheshtise Shqiptare eshte vazhduesi i kesaj shkolle me metoda te tjera per te mohuar krijuesit e gjuhes dhe kultures shqipe dhe per te krijuar ne menyre antihistorike dhe antishqiptare krijues dhe rilindas emigratore.

1/B – Perdorimi i Ismail Qemalit dhe i Esat Pashe Toptanit nga ana e qeverive europiane dhe eleminimin fizik te tyre.

1/C – Formimin e komunizmit shqiptar me 1943 dhe lenien e tij nen sundimin e shtetit shqiptar deri me 1992 ne forme te hapur dhe fshehtas pas ketij viti.

Ndersa aresyet shqiptare jane te lidhura me fallsifikimin rrenjesor te Historise se Kombit Shqipar: perse u shpik figura tradhetare e Gjeneral Esat Pashe Toptanit nga shkolla komuniste e historise.

2/A – Mbrojtja e figures se Ismail Qemalit dhe Qeverise se Perkohshme nga gabimet e bera.

2/B – Te pakten shpikja e levizjes se Haxhi Qamilit si levizje fshatare

2/C – Mveshja e vrasjes te Esat Pashe Toptanit nga ana e Avni Rustemit

2/D – Marredheniet shume paleshe dhe shkaterruese te komunizmit shqiptar me politiken serbe pergjate viteve 1941-1948

Jane keto kater aresyet madhore perse Esat Pasha u konsiderua tradhetar ne Shqiperi pas vitit 145, ne nje kohe qe ishte nje nga dy politikanet me te dalluar shqiptare pergjate periudhes 1908-1920, bashke me Ismail Qemalin.

Por ne teresine e tyre keto pika konkluzive na cojne ne zbulimin e aresyes perse eshte shpikur historia e epokes komuniste:

– Justifikimi e epokes komuniste u implementua ne arsimin e detyrueshem si nje akt ligjor i zhvillmit te shoqerise shqiptare sipas mesimeve te leninizmit.

– Justifikimi i vendosjes se kriminelave profesioniste ne komandimin e shtetit pas termit “diktature e proletariatit”.

– Justifikim i vendosjes se hajdutit profesionist ne drejtimin e ketij shteti me qellim grabitjen e vlerave ekonomike dhe sociale te krijuara historikisht nga Kombi Shqiptar pergjae 500 viteve te fundit te jetes s tij.

– Justifikimin e drejtimit te shoqerise shqiptare nga popullatat emigratore te vendosura pergjate ketyre 500 vjeteve ne menyre politike, kryesisht pergjate sundimit politik te Perandorise Otomane.

Tre jane problemet me kryesore te historiografise shqiptare qe duhen riparuar domosdoshmerisht:

1-Historia e vertete e Gjuhes Shqipe ne autoresi, permbajtje dhe rol.

2-Historia e vertete e Kishes Orthodokse Autoqefale ne autoresi, permbajtje dhe rol.

3-Historia e vertete e Gjeneral Esat Pashe Toptanit, pasi nga zbulimi i kesaj te vertete rezulton roli i Islamizmit Fetar ne brendesi te Kombit Shqiptar.
Prishtinë,18.03.2026.

George Post Wheeler, ambasador i SHBA-së në Shqipëri (1934) : “Shqipëria dhe burrat e shqiponjës…”

George Post Wheeler (6 gusht 1869 – 23 dhjetor 1956)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Prill 2026 

“The American Foreign Service Journal ” ka botuar, në gusht të 1934, në faqet n°406 dhe 449, rrëfimin asokohe të George Post Wheeler, ambasadorit amerikan në Shqipëri për vendin e shqiponjave, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Shqipëria dhe “Burrat e Shqiponjës

Sipër : I nderuari Post Wheeler, ministër amerikan në Shqipëri / Poshtë : Legata Amerikane dhe kopshtet në Tiranë, Shqipëri — Burimi : The American Foreign Service Journal, gusht 1934, f.406 dhe 449.

Service Journal, gusht 1934, f.406 dhe 449.

Porta hyrëse e Shqipërisë është Gjiri i Durrësit, aty ku kryqtarët zbritën për të nisur marshimin e tyre të tmerrshëm drejt Bosforit dhe Varrit të Shenjtë. Muret e tullave dhjetë këmbë të trasha që ata ndërtuan, të mbivendosura mbi bastione romake shumë më të vjetra, qëndrojnë ende sot, ndërsa në shekullin njëzet shihen nga lart nga pallati bregdetar i Mbretit Zog I, i pastër e i hijshëm, i ngritur mbi një kodër të pjerrët dhe të gjelbëruar, me pamje nga Adriatiku, lart mbi zhurmën e automobilëve në qytetin poshtë. Në Durrës nuk ka tramvaje që kërcasin, dhe siç dihet, Shqipëria ka dallimin unik të të qenit i vetmi vend në Evropë — ndoshta në botë — që nuk ka asnjë milje hekurudhe. Por nëse ngre kokën, mund të dallosh në horizont një pikë të lëvizshme — aeroplanin nga Vlora. Ai u nis nga Roma tre orë më parë dhe do të ulet në fushën e fluturimit në Tiranë, kryeqytetin, njëzet milje më tej, në hije të hangarit të madh të lyer me ngjyra kamuflazhi, pas dhjetë minutash.

Por, siç thotë një proverb i Lindjes : “Nëse do ta njohësh Lindjen, mos hyr në pazar nga porta kryesore.” Nëse do ta njohësh Shqipërinë, duhet ta njohësh nga ana e maleve, jo nga bregu i detit. Shiriti i ngushtë i fushës që përqafon Adriatikun — pjesa që turisti i rastit e sheh nga anija — është vetëm një skaj i jashtëm i Shqipërisë së vërtetë. Ai është përgjakur dhe pushtuar nga dhjetëra popuj të huaj që prej vitit 450 p.e.s. e deri te Woodrow Wilsoni dhe Këshilli i Ambasadorëve. Ndërkohë, shqiptari i maleve ka vështruar nga strehimi i tij i lartë, përkrah shqiponjës, bij i së cilës e quan veten. Shtëpia e tij është prej guri ose tullash të pjekura në diell, çatia me kashtë, dhe dyshemeja prej balte. Gratë e tij bluajnë misrin me dorë dhe tjerrin ndërsa ecin nëpër shtigje të pjerrëta. Gomari është mjeti i tij i vetëm i transportit ; nderi fisnor është pasuria më e çmuar, dhe mbrojtësi i tij është pushka.

Sepse këtu shihet diçka që nuk ekziston askund tjetër në Evropë — një komb që jeton njëkohësisht në të kaluarën dhe në të tashmen. Në veriun e thellë, në vendin e “burrave të shqiponjës”, historia ka qëndruar në vend për shekuj me radhë. Ata njiheshin si popull i ashpër dhe kokëfortë që treqind vjet para Krishtit, kur vala kelte përfshiu Ballkanin. Edhe romakët e shekullit pasues i gjetën si grabitës të pandreqshëm, njësoj siç i gjeti Anglia e Kanutit vikingët. Shqipëria ishte “provinca” më e trazuar e Romës — sundimi i saj ishte më shumë në letër sesa në realitet. Ajo kurrë nuk i pushtoi malet, megjithëse disa prej perandorëve të saj, përfshirë Konstantinin e Madh, ishin me gjak shqiptar. Në Gali, që Juli Cezari e gjeti të ndarë në tres partes, fise të vogla ishin tashmë shkrirë në njësi më të mëdha që udhëhiqeshin nga krerë të bashkuar — duke hedhur themelet e Francës dhe Belgjikës së sotme. Por kjo nuk ndodhi në gadishullin Ballkanik, e aq më pak në Shqipëri.

Këtu natyra është e egër, e përçarë dhe e ngushtë ; luginat janë të ndara nga male të thepisura dhe shtigjet janë të pakalueshme. Kështu shqiptarët nuk mund të bashkoheshin lehtë për të krijuar një ligj të përbashkët kombëtar. Familjet u rritën në fise, krerët u bënë pleq, dhe ligji i përgjithshëm ishte vetëm një marrëveshje zakonore ndërfisnore. Rrallëherë shfaqej ndonjë udhëheqës që përpiqej të sillte bashkim dhe kod ligjor të përbashkët. I tillë ishte Lekë Dukagjini — cili Lekë saktësisht, është ende çështje debati — që, rreth pesë shekuj më parë, i la popullit të maleve një trashëgimi aq të fuqishme, sa emri i tij u bë sinonim me Kanunin e maleve, ligjin zakonor të gjakut dhe nderit, ku gjakmarrja sundon si fill i kuq që lidh jetën shoqërore.

Ky është, për fat të keq, pengesa më e madhe për formimin e një kombi të bashkuar, të luftuar dikur nga Kisha dhe sot nga Shteti. Ndërsa në pjesën tjetër të Evropës fiset u kristalizuan në kombe të qëndrueshme, jeta në malësitë shqiptare mbeti pothuajse e pandryshuar. Për shtatë shekuj vala sllave përmbyti vendin, por shqiptarët, malësorë e fusharakë, refuzuan me këmbëngulje të shkrijnë veten. Ata ruajtën gjuhën dhe racën e tyre. Vetëm kur fuqia serbe u shemb para përparimit të turqve, dhe kur Skënderbeu vdiq, princat shqiptarë pranuan ta ndalnin luftën e pabarabartë — por kurrë nuk u nënshtruan. Në gjithë shekujt e luftës midis turqve dhe sllavëve, dhe më vonë në ndërlikimet e Fuqive të Mëdha, shqiptarët mbetën një komb në shpirt, që priste me durim ditën e çlirimit. Amerikanët mund të krenohen me faktin se në një moment vendimtar të Konferencës së Paqes, ishte pikërisht këmbëngulja e Shteteve të Bashkuara që ndihmoi më së shumti pavarësinë shqiptare. Pas njohjes së saj, përparimi në kryeqytet u hodh përpara me hapa gjigantë — nga kali e gomari, drejt epokës së motorëve, aeroplanëve dhe dritës elektrike.

Në Tiranë, një grusht njerëzish — ata që qeverisin, sidomos njeriu që prej presidenti i republikës u bë mbret — kanë sjellë organizimin dhe mendimin modern që po e shndërron Shqipërinë nga një mozaik fisnor në një shtet kombëtar. Ata kanë udhëtuar, janë arsimuar jashtë, kanë parë botën. Sot, ata po brumosin një komb, anëtar me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve. Por populli i fshatrave ka ende shumë për të mësuar — jo vetëm higjienën dhe bujqësinë moderne, por edhe parimet bazë të vetëqeverisjes që në vende të tjera mësohen që fëmijë. Ata duhet të mësojnë të mendojnë kombëtarisht, jo vetëm fisërisht. Dhe malësorët e veriut duhet ende të mësojnë shkrim e këndim, të kuptojnë se një gjykatë vendore vlen më shumë se një gjakmarrje, dhe se qeveria në Tiranë është e tyre, jo e ndonjë fuqie të huaj. Kështu ndodh që vetëm në Shqipëri, nga të gjitha vendet e Evropës, mund të shohësh procesin e ndërtimit të një kombi në të gjitha fazat e tij njëherësh.

Në malet veriore, fiset jetojnë si para dy mijë vjetësh ; në Tiranë, qyteti i ri me pallate, bulevarde, makina, ushtarë me uniforma moderne dhe turbanë të gjelbër të hoxhallarëve, me tregje plot gra me vello të zeza e pantallona të gjera (çitjane), me parlament e pallat mbretëror, mund të shohësh etapën e fundit të zhvillimit kombëtar. Në mes, në qytetet dhe fshatrat e kodrave, mund të shohësh çdo hap të këtij udhëtimi. Kjo përzierje e të vjetrës me të renë — jo vetëm në veshje e zakone, por në vetë natyrën e karakterit njerëzor — është ajo që e bën Shqipërinë aq magjepsëse. Dhe ndërsa mendon mbi këto ndryshime njerëzore, përreth jush ngrihen Alpet shqiptare të përjetshme, që reflektojnë diellin perëndues me gjak të kuq në majat e tyre të papërkulura — simbol i qëndrueshmërisë dhe krenarisë që ky vend ka lindur.

Nuk është kurrfar rastësie, shihet qartë që Maqedonia e Veriut e ka mobilizuar islamin politikisht kundër shqiptarëve

0
Po në kaq xhami me minare ka edhe në një vendbanim para Tetovës. Fillimisht mendova se bëhet fjalë për këto katunde. Tani po bindem se këtu bëhet fjalë për një strategji politike dhe jo për rastësi. Megjithatë, MV ka edhe disa universitete në gjuhën shqipe. Shihet qartë që Maqedonia e Veriut e ka mobilizuar islamin politikisht kundër shqiptarëve.
MV ka pasur sukses në të kaluarën me islamin në synimet e saj kundër shqiptarëve, prandaj dhe sot po e intensifikon përdorimin politik të tij; ajo ka hyrë ne një luftë të re me një armë të vjetër dhe shpreson në fitore. Një strateg ushtarak mëson nga e kaluara, por s’e kopjon kurrë ata, sepse historia nuk përsëritet. Me sa duket, disa zyra të shtetit maqedonas merren në fshetësi me këtë çështje, por bëjnë gjëra të mbrapshta dhe e përdorin fenë në mënyrë mekanike. Megjithatë, asgjë nuk mbetet atje ku ishte dikur, por zhvillohet.
Letra e hapur e Ali Ahmetit ështe një program politik që i është bërë i njohur publikut dhe nuk mund te zhbëhet nga asnjë institucion shteti me buxhet të majmë, kryesisht me paratë e taksapaguesve shqiptarë se sot për sot përforen kundër zhvillimit të tyre. Shkurt, ata vetë e financojnë shtypjen e tyre. Derisa maqedonasit i përdorin për vete taksat për ndërtim, taksat shqiptare përdoren për represionin e shqiptarëve, sepse edhe e keqja ka nevojë për para, edhe punët e liga duhet te paguhen.
Prokuroria e ka për detyrë të hetoje vrasjen edhe të njė qytetari te vetëm, sepse shteti detyrë primare e ka mbrojtjen e qytareve të vet. Në spitalin modular në Tetovë dhe ne disa autobusa shqiptarë jane djegur mbi 100 shqiptarë, por për këta njerëz nuk janë bërë hetime të mirëfillta. Edhe djegia e 100 qenëve Në botë kanë ndryshuar shumë gjëra dhe bashkë me botën kanë ndryshuar edhe shqiptarët, të cilët janë vetëdijësuar kombëtarisht dhe kanë kuptuar se po luftohen me gjëra të vetat.
Islami duhet te mendoj seriozisht për keqpërdorimin e tij. Ai nuk duhet t’i tradhëtojë besimtarët. Nëse e bën këtë gjë, atëherë do të rrezikohet nga brenda, nga vetë besimtarët. Nuk do te ketë para dhe pushtet politik qe do të mund ta mbroje nga kjo sëmundje e rrezikshme. Por identiteti i një populli ndryshon gjatë historisë. Asnjë popull në botë s’është më ai që ishte në fillim të shekullit XX, as maqedonasit dhe as shqiptarët. Shqiptarët e dinë se ç’është e rrezikuar dhe çka e meriton mbrojtjen.
Çdo gjë qe e ulë aftësine e tyre për mbijetesë, është kundër tyre, pavarësisht etiketës që mbanë dhe fjalëve qe thotë. Se njerëzit s’u besojnë aq shumë fjalëve të bukura, sa i kqyrin punët e këqia. Gjërat që vihet në rrezik meritojnë vemendjen e përgjithshme dhe jo ato gjëra që nuk rrezikohen në mënyrë aktive nga shteti. Gjykata Kushtetuese e këtij shteti po merret me shqyrtimin e kushtetushmërisë së ligjit për gjuhën shqipe. Nëse gjuha shqipe dëbohet nga institucionet ne rrugë, atëherë edhe universitetet do të mbyllen. Natyrisht jo menjëherë, por ngadalë. Pra duan ta kthejnë gjuhën shqipe në një gjuhë të pėrdorimit privat në shtëpi dhe pastaj ta dëbohnë edhe nga ky mjedis familjar. Kjo gjë s‘arrihet lehtë, por, siç kemi parė në mjedise të tjera shqiptare, s‘është një gjë e pamundshme, nëse shqiptarët nuk bëzajnë dhe nënshtrimin e quajnë politikë të zgjuar.
Kjo ndodh tani nga ana e maqedonasve, në anën tjetër, kushdo që e kundërshton këtë politikë të mbrapshtë duhet të përballet me akuzën e provokatorit spiun. Kështu, në njė mjedis të helmuar me dyshime, gjithçka mund të realizohet.
Por këto janë vetėm plane të armiqëve tanë. Këto ditë një shqiptare nga Kumanova publikoi disa të dhëna statistikore të CIA-së pėr strukturėn etnike të MV. Sipas këtyre statitstikave del se në MV ka 800.000 banorë shqiptare ose 40% të popullsisë së këtij vendi. para rreth 50 vjetësh në një intervistë për të përjavshmen gjermane „DER SPIEGEL“, Dr. Ibrahim Rugova, që nuk mund të konsiderohet kurrësesi nacionalist, thoshte se në Maqedoni janë 40% shqiptarë, sa dhe sot.
Historiani serb nga Instituti Ballkanik dr. Igor Vukadinoviq thoshte se pas Luftës së Ddtë Botërore në Maqedoni ka pasur më shumë shqiptarë se në Serbi ku hynte edhe Kosova. Sot vetëm në Kosovë, sipas. regjistrimit të vitit 2025 ka rreth 1.6 milionë banorë, pra dyfish më shumë se shqiptarë në MV. Dr. Vukadinoviqi shpreh habinë e tij për mënyrën si ia doli MV ta zvogëlojë në mënyrë kaq drastike numrin e shqiptarëve, kurse Serbia jo.
Këto ditë kryeministri racist maqedonas Mickoski foli mirë për gjihën shqipe dhe tha, ndër të tjera, se arkën e shtetit e mbushin remitencat e shqiptarëve jashtë. Nuk i përmendi taksat e shqiptarëve brenda që luajnë një rol parėsor nė ekzistencën e shtetit maqedonas. shqiptarët me taksa dhe remitanca e mbajnë gjallë shtetin që i ndjek dhe i persekuton. Deri kur do të ketë sukses kjo politikë që haptazi është kundër shqiptarëve.
Sot po përdoret islami kundër shqiptarëve, por ky pėrdorim s‘ka efekt të madh brenda shtetit. Efekti i tij mund të jetë i kufizuar edhe jashtë si propagandë, sepse faktorët ndërkombëtarë e kane kuptuar tashmë djallëzinë e kësaj propagande. Nuk është mirë të luhet me ndjenjën e shenjtë të besimit të askujt, sepse kjo lojë ashtu siç ka fillimin, ka edhe fundin e saj.
Maqedonasit kanë një shans të madh që duhet ta shfrytëzojnë dhe jo ta keqpërdorin. Ata duhet ta dijnë se nė këtë botë nuk janë vetëm ata dhe se punët e mëdha s‘bëhet kurrë vetëm, por bashkë me të tjerët. Shqiptarët s‘janë armiqtë e tyre, por ata që i ngatërrojnë në telashe me ta.
Megjithatë, maqedonasit nuk duhet të shkojnë tepër larg në ligësinë e tyre, sepse disa gjëra mbetën në kujtesë dhe nuk harrohen kurrë.

Nga Perandoria e Epirotëve te “sulltanati” i sotëm dhe përzënia përmes varfërisë dhe mungesës së shpresës

0
NGA PERANDORIA E EPIROTËVE TE “SULLTANATI” I SOTËM
​A e dini se historia jonë nuk është ajo që na serviret në librat e shkollës, të shkruar nga duart e huaja? 📜✨
​Harta që shihni nuk është thjesht një vizatim. Është Epirotarum – vullneti i një populli që dikur nuk njihte kufij, nga rënia e Bizantit e deri në vitin fatal 1479. Nën udhëheqjen e atyre që bota i njohu si “Toskët”, ne farkëtuam një aleancë që tronditi themelet e Ballkanit. Ne nuk ishim thjesht “latinë” apo “grekë” – ne ishim muri mbrojtës i Terra Albana .
🔥 1000 Vjet Kurthe dhe Prapaskena që uk kanë rreshtur kurrë! Mijëvjeçari i fundit ka qenë një betejë e pandalshme kundër tjetërsimit tonë. Që nga koha e ​dobësimit të Bizantit të kalbur nga brenda , kur na përdorën si mish për top për interesa të huaja, duke vijuar me vërshimet Mongole që tentuan të fshinin strukturat tona e më pas errësira Osmane kur Sulltanët tentuan të na shpërbënin indin kombëtar përmes fesë dhe taksës së gjakut.
⚠️Ndërsa sot ndodhemi përsëri para një kurthi Modern , nga Sulltani Otoman te”Sulltani Vendas”, sot metodat janë sofistikuar. Nuk kemi më nevojë për pushtues të jashtëm kur kemi “Sulltanë” vendas si Edi Rama.
​Dje na merrnin djemtë me forcë për Nizamë, sot na i përzënë me dëshirë përmes varfërisë dhe mungesës së shpresës.
​Dje na tjetërsonin me shpatë, sot na tjetërsojnë me propagandë dhe duke shitur çdo pëllëmbë të Terra Albana te oligarkët dhe interesat e huaja.
​Ky është kurthi i fundit: Shpopullimi dhe harresa. 🇦🇱
​Zoti na e dha këtë tokë sepse mirësia e tij nuk njeh kufij. Është koha të zgjohemi dhe të kujtojmë kush jemi. Kush harron rrënjët, është i dënuar të shërbejë në oborret e të tjerëve.
Konkluzioni im sipër ishte pas leximit të shkrimit më poshtë 👇
“Zoti na e dha këtë tokë sepse mirësia e tij nuk njeh kufij – si perandoria e Epirotëve. “
Trashëgimia e Terra Albana
Në këtë tregim, populli i Terra Albana e panë veten si të zgjedhur, duke krijuar një qendër të re, të shenjtë midis rrënojave të Romës dhe mureve të Bizantit. Nuanca e gjelbër e hartës më pas do të përfaqësonte jo vetëm luginat pjellore, por si një simbol i hirit hyjnor dhe lulëzimit të përjetshëm të mbretërisë së saj.
Është përfaqësimi klasik i një “Epoke të Artë” në të cilën besimi dhe krenaria e bëjnë një komb të pamposhtur – të paktën deri në vitin fatal 1479.
Në vitin 1205, Carlo Tosco shikoi nga muret e fortesës së Artës mbi një perandori që bota nuk e kishte parë kurrë më parë. Në këtë kronikë, ai nuk ishte thjesht një fisnik italian që sundonte ishujt grekë – ai ishte unifikuesi i Terra Albana, tokës së gjerë të shqiptarëve dhe epirotëve.
Që nga rënia e Kostandinopojës në 1205, Ballkani ka qenë një patchwork lufte dhe tradhtie. Por nën banderolën e shqiponjës së dyfishtë të artë në tokë të gjelbër smeraldi, Carlo kishte arritur të pamundurën: ai farkëtoi një aleancë që shtrihej nga majat e mjegullta të maleve Pindos deri thellë në zemër të Ballkanit.
“Ne nuk jemi as vetëm grekë dhe as vetëm latinë”, foli ai me gjeneralët e tij. “Ne jemi Guri themelit i Epirotarum. “
Perandoria e tij ishte një tenxhere që shkrihej. Në harbutët e Durrësit, italishtja e tregtarëve përzihej me dialektet e vrazhda të fiseve malësore shqiptare. Megjithatë ora po ecte. Në lindje, hija e osmanëve u mblodh. Deri në vitin 1479, muret e Terra Albana qëndronin, të mbrojtura nga luftëtarët që e respektuan Carlon si “Tosco”, udhëheqësin e pamposhtur.
Kur ra fortesa e fundit, mbeti vetëm kjo hartë – një testament i një mbretërie të harruar në botën tonë, por e përjetshme në legjendat e Terra Albana.

Haga nuk po gjykon vetëm individë — po arkivon shtetësinë e Kosovës

0
Proceset që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpesh paraqiten në mënyrë të ngushtë si gjykime penale. Megjithatë, ato përfaqësojnë diçka shumë më të gjerë. Përtej përgjegjësisë individuale, këto procese po prodhojnë një dosje autoritative ndërkombëtare mbi konfliktin e Kosovës — një dosje që mund të ndikojë në narrativën diplomatike dhe kujtesën historike për dekada me radhë.
Tribunalet ndërkombëtare nuk bëjnë vetëm gjykim. Ato dokumentojnë historinë me saktësi juridike. Dhe arkivat gjyqësore, ndryshe nga retorikat politike, mbeten të regjistruara.
Për të vlerësuar përgjegjësinë individuale, Dhomat e Specializuara duhet të shqyrtojnë strukturën, hierarkinë dhe përgjegjësinë komanduese të UÇK-së. Kjo kërkon analizë të detajuar të kapacitetit organizativ, koordinimit territorial dhe veprimtarisë operative gjatë konfliktit.
Qëllimi është juridik — përcaktimi i fajësisë personale, por efekti anësor është institucional: një gjykatë që operon sipas standardeve ndërkombëtare po prodhon dokumente zyrtare mbi natyrën e konfliktit dhe strukturën e njërit nga aktorët kryesorë.
Kjo nuk është e paprecedentë
Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) filloi si mekanizëm ndëshkues. Me kalimin e kohës, ai u shndërrua në arkivin kryesor juridik të luftërave në Ballkan. Gjetjet e tij ndikuan në diskursin diplomatik, në interpretimin akademik dhe madje në trajektoret e integrimit evropian të shteteve të dala nga shpërbërja e Jugosllavisë. Gjuha gjyqësore gradualisht u bë gjuhë historike.
E njëjta dinamikë strukturore mund të jetë duke u zhvilluar sot
Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 mbetet një nga episodet më të debatuara të së drejtës ndërkombëtare moderne. E justifikuar politikisht si ndërhyrje humanitare, ajo operoi në një zonë gri juridike pa autorizim të drejtpërdrejtë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Nëse proceset në Hagë konfirmojnë përmes gjetjeve gjyqësore ekzistencën e një konflikti të organizuar dhe një zinxhiri të strukturuar komandues brenda UÇK-së, kjo nuk e legalizon retroaktivisht ndërhyrjen e NATO-s, megjithatë ajo e forcon kuadrin faktik të dokumentuar brenda të cilit ajo ndërhyrje ndodhi.
Në diplomaci, konteksti ka rëndësi. Gjykatat ofrojnë kontekst me rigorozitet provues
Kjo duhet parë edhe në lidhje me Opinionin Këshillëdhënës të vitit 2010 të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkelte të drejtën ndërkombëtare. GJND trajtoi ligjshmërinë e aktit të shpalljes, jo anatomisë operative të konfliktit që i parapriu atij akti.
Proceset në Hagë fokusohen pikërisht në atë anatomi.
Së bashku, opinioni i GJND-së dhe dosja faktike e dokument Ura që po del nga Haga krijojnë shtresa komplementare të njohjes juridike ndërkombëtare: njëra adreson ligjshmërinë e shtetësisë, tjetra dokumenton konfliktin që e formësoi atë. Me kalimin e kohës, ky dokumentim i shtresëzuar shndërrohet në kapital diplomatik.
Drejtësia tranzicionale është shpesh e dhimbshme për shoqëritë që dalin nga konfliktet. Megjithatë, mekanizmat e përgjegjësisë ndërkombëtare janë gjithashtu tregues të maturisë institucionale. Një shtet që lejon shqyrtim gjyqësor të pretendimeve për krime dëshmon përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe jo ndaj pandëshkueshmërisë kolektive.
Për Kosovën — një shtet relativisht i ri, sovraniteti i të cilit ende kontestohet nga disa aktorë — kjo ka peshë strategjike. Përgjegjësia individuale nuk e dobëson shtetësinë; ajo mund ta përforcojë kredibilitetin e saj.
Fati i individëve, ndonëse juridikisht qendror, është historikisht i dallueshëm nga fati i shtetësisë. Përgjegjësia penale individuale nuk e mohon një kauzë më të gjerë politike. Përkundrazi, duke e izoluar përgjegjësinë në nivel personal, e drejta ndërkombëtare ndan fajin nga aspirata kolektive.
Në atë ndarje qëndron pjekuria institucionale
Shpërbërja e Jugosllavisë u zhvillua përmes luftës, diplomacisë dhe drejtësisë ndërkombëtare. Kosova përfaqësonte kapitullin e fundit të atij procesi. Nëse proceset në Hagë kontribuojnë në krijimin e një dosjeje të strukturuar dhe të pranuar ndërkombëtarisht mbi konfliktin, ato do të bëhen pjesë e arkitekturës afatgjatë diplomatike që rrethon sovranitetin e Kosovës.
Gjykatat ndërkombëtare nuk synojnë të shkruajnë histori. Ato gjykojnë përgjegjësit. Por me kalimin e kohës, arkivat e tyre bëhen pjesë e kujtesës zyrtare të konflikteve.
Dhe në politikën globale, kujtesa zyrtare formëson legjitimitetin. E legjitimiteti formëson të ardhmen.