Kreu Blog Faqe 192

Haga nuk po gjykon vetëm individë — po arkivon shtetësinë e Kosovës

0
Proceset që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpesh paraqiten në mënyrë të ngushtë si gjykime penale. Megjithatë, ato përfaqësojnë diçka shumë më të gjerë. Përtej përgjegjësisë individuale, këto procese po prodhojnë një dosje autoritative ndërkombëtare mbi konfliktin e Kosovës — një dosje që mund të ndikojë në narrativën diplomatike dhe kujtesën historike për dekada me radhë.
Tribunalet ndërkombëtare nuk bëjnë vetëm gjykim. Ato dokumentojnë historinë me saktësi juridike. Dhe arkivat gjyqësore, ndryshe nga retorikat politike, mbeten të regjistruara.
Për të vlerësuar përgjegjësinë individuale, Dhomat e Specializuara duhet të shqyrtojnë strukturën, hierarkinë dhe përgjegjësinë komanduese të UÇK-së. Kjo kërkon analizë të detajuar të kapacitetit organizativ, koordinimit territorial dhe veprimtarisë operative gjatë konfliktit.
Qëllimi është juridik — përcaktimi i fajësisë personale, por efekti anësor është institucional: një gjykatë që operon sipas standardeve ndërkombëtare po prodhon dokumente zyrtare mbi natyrën e konfliktit dhe strukturën e njërit nga aktorët kryesorë.
Kjo nuk është e paprecedentë
Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) filloi si mekanizëm ndëshkues. Me kalimin e kohës, ai u shndërrua në arkivin kryesor juridik të luftërave në Ballkan. Gjetjet e tij ndikuan në diskursin diplomatik, në interpretimin akademik dhe madje në trajektoret e integrimit evropian të shteteve të dala nga shpërbërja e Jugosllavisë. Gjuha gjyqësore gradualisht u bë gjuhë historike.
E njëjta dinamikë strukturore mund të jetë duke u zhvilluar sot
Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 mbetet një nga episodet më të debatuara të së drejtës ndërkombëtare moderne. E justifikuar politikisht si ndërhyrje humanitare, ajo operoi në një zonë gri juridike pa autorizim të drejtpërdrejtë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Nëse proceset në Hagë konfirmojnë përmes gjetjeve gjyqësore ekzistencën e një konflikti të organizuar dhe një zinxhiri të strukturuar komandues brenda UÇK-së, kjo nuk e legalizon retroaktivisht ndërhyrjen e NATO-s, megjithatë ajo e forcon kuadrin faktik të dokumentuar brenda të cilit ajo ndërhyrje ndodhi.
Në diplomaci, konteksti ka rëndësi. Gjykatat ofrojnë kontekst me rigorozitet provues
Kjo duhet parë edhe në lidhje me Opinionin Këshillëdhënës të vitit 2010 të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkelte të drejtën ndërkombëtare. GJND trajtoi ligjshmërinë e aktit të shpalljes, jo anatomisë operative të konfliktit që i parapriu atij akti.
Proceset në Hagë fokusohen pikërisht në atë anatomi.
Së bashku, opinioni i GJND-së dhe dosja faktike e dokument Ura që po del nga Haga krijojnë shtresa komplementare të njohjes juridike ndërkombëtare: njëra adreson ligjshmërinë e shtetësisë, tjetra dokumenton konfliktin që e formësoi atë. Me kalimin e kohës, ky dokumentim i shtresëzuar shndërrohet në kapital diplomatik.
Drejtësia tranzicionale është shpesh e dhimbshme për shoqëritë që dalin nga konfliktet. Megjithatë, mekanizmat e përgjegjësisë ndërkombëtare janë gjithashtu tregues të maturisë institucionale. Një shtet që lejon shqyrtim gjyqësor të pretendimeve për krime dëshmon përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe jo ndaj pandëshkueshmërisë kolektive.
Për Kosovën — një shtet relativisht i ri, sovraniteti i të cilit ende kontestohet nga disa aktorë — kjo ka peshë strategjike. Përgjegjësia individuale nuk e dobëson shtetësinë; ajo mund ta përforcojë kredibilitetin e saj.
Fati i individëve, ndonëse juridikisht qendror, është historikisht i dallueshëm nga fati i shtetësisë. Përgjegjësia penale individuale nuk e mohon një kauzë më të gjerë politike. Përkundrazi, duke e izoluar përgjegjësinë në nivel personal, e drejta ndërkombëtare ndan fajin nga aspirata kolektive.
Në atë ndarje qëndron pjekuria institucionale
Shpërbërja e Jugosllavisë u zhvillua përmes luftës, diplomacisë dhe drejtësisë ndërkombëtare. Kosova përfaqësonte kapitullin e fundit të atij procesi. Nëse proceset në Hagë kontribuojnë në krijimin e një dosjeje të strukturuar dhe të pranuar ndërkombëtarisht mbi konfliktin, ato do të bëhen pjesë e arkitekturës afatgjatë diplomatike që rrethon sovranitetin e Kosovës.
Gjykatat ndërkombëtare nuk synojnë të shkruajnë histori. Ato gjykojnë përgjegjësit. Por me kalimin e kohës, arkivat e tyre bëhen pjesë e kujtesës zyrtare të konflikteve.
Dhe në politikën globale, kujtesa zyrtare formëson legjitimitetin. E legjitimiteti formëson të ardhmen.

Lëvizja për Rikthim pranon përgjigjen nga Sekretaria e Shtetit të Vatikanit, rreth kërkesës për njohjen e Republikës së Kosovës nga Selia e Shenjtë

0

Një përgjigje zyrtare nga Selia e Shenjtë

Lëvizja për Rikthim ka pranuar një përgjigje nga Sekretaria e Shtetit e Vatikanit, në lidhje me kërkesën tonë për njohjen e Republikës së Kosovës nga Selia e Shenjtë.

Kjo letër dëshmon se zëri ynë është dëgjuar dhe se çështja e njohjes së Kosovës është paraqitur në instancat më të larta të Kishës Katolike.

Më poshtë, dokumenti i plotë,

Vatikan, 25 mars 2026 Nr. 3596/26/RS

E nderuara Zonjë,

Në përgjigje të letrës Suaj drejtuar Atit të Shenjtë Papa Leone XIV, e cila i është përcjellë kësaj Sekretarie të Shtetit përmes postës elektronike më 17 nëntor 2025, me të cilën Ju, në emër të popullit të Kosovës, keni paraqitur kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës nga Selia e Shenjtë, duke Ju falënderuar për letrën Tuaj, dëshiroj t’Ju njoftoj se është marrë në konsideratë ajo që keni shprehur.

Duke Ju shprehur konsideratën time të lartë,

Ju përshëndes me respekt. (+ Paul R. Gallagher) Imzot Paul R. Gallagher Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Kjo përgjigje i është drejtuar Zonjës Dr. Luljeta Pula, Drejtoreshë e Marrëdhënieve  Ndërkombëtare të Lëvizjes për Rikthim , në PRISHTINË

Agim Vuniqi: Nga spektakli te sistemi – një iniciativë për rininë që kërkon vendim, jo debat

0
Kosova ka hyrë në një cikël të lodhshëm: shumë fjalë, pak strukturë, edhe më pak rezultat. Rinia është kthyer në spektatore të jetës publike, ndërsa modeli dominues i “suksesit” prodhohet nga formate që shpërblejnë zhurmën, jo punën. Në këtë boshllëk institucional, vullnetarizmi është përmendur shpesh – por rrallë është ndërtuar si sistem.
Prandaj kjo nuk është një ide tjetër për diskutim. Është iniciativë për vendim: krijimi i një Programi Kombëtar të Shërbimit Vullnetar dhe Kampeve të Rinisë, i adresuar drejtpërdrejt për Kuvendin e Kosovës dhe për Qeverinë e Kosovës për aprovim dhe zbatim.
Thelbi është i thjeshtë dhe i provuar: vullnetarizmi funksionon vetëm kur është i organizuar, i financuar dhe i shpërblyer në mënyrë konkrete. Evropa e ka kthyer në mobilitet dhe përvojë (me akomodim, transport të subvencionuar, kompensim minimal dhe certifikim ndërkombëtar). SHBA e ka kthyer në kapital karriere (me programe që japin stipend dhe kredi për studime). Izraeli e ka kthyer në identitet përmes jetës kolektive dhe përgjegjësisë së përbashkët. Këto nuk janë slogane – janë politika publike funksionale.
Kosova duhet ta bëjë të njëjtën gjë, por sipas realitetit të saj: ta institucionalizojë me ligj.
Propozimi është i qartë: miratimi i Ligjit për Shërbimin Kombëtar Vullnetar të Rinisë, krijimi i një Agjencie Kombëtare të Vullnetarizmit, dhe lansimi i Kampeve Kombëtare të Rinisë si program vjetor 6–8 javor. Jo kampe zbavitëse, por akademi verore të qytetarisë aktive: paradite punë reale (mjedis, komunitet, shëndet, projekte ekonomike), pasdite trajnim profesional (IT, gjuhë, zanate, sipërmarrje), në mbrëmje kulturë, sport dhe debat.
Për të mos mbetur deklarative, kjo iniciativë duhet të mbështetet në standarde konkrete, të provuara në BE dhe SHBA:
akomodim në konvikte gjatë verës, ushqim i organizuar, transport i subvencionuar (sidomos për diasporën), sigurim bazë, dhe mbi të gjitha certifikim zyrtar me orë pune të dokumentuara. Kjo krijon atë që sot mungon: biografinë e punës.
Pika kritike është diaspora. Ajo sot është potencial i pashfrytëzuar, i reduktuar në vizita sezonale. Me këtë program, diaspora e re do të vinte në mënyrë të organizuar – me paketë të qartë pjesëmarrjeje, me mentorim, me rrjetëzim dhe me rol konkret në terren. Ashtu si dikur shumë të rinj lëviznin në Evropë me lehtësira reale (transport i lirë, konvikte verore, programe ndërkombëtare), sot Kosova duhet të krijojë arsyen praktike që ata të vijnë këtu.
Financimi nuk është pengesë nëse strukturohet si duhet: një kombinim i buxhetit publik, sponsorizimit të bizneseve dhe kontributit të diasporës, i plotësuar me vetëfinancim të pjesshëm nga vetë aktivitetet e kampeve (projekte komunitare, evente verore, produkte dhe shërbime). Ky është modeli që funksionon: partneritet publik–privat me transparencë dhe auditim.
Ky projekt nuk është aktivitet rinor. Është reformë kulturore. Ai i përgjigjet drejtpërdrejt problemit më të madh që kemi sot: zëvendësimit të kulturës së punës me kulturën e spektaklit. Nuk është kundër argëtimit, por kundër zbrazëtisë që e ka zëvendësuar përmbajtjen. Ofron alternativë reale: punë, përvojë, bashkëpunim, perspektivë.
Kjo është arsyeja pse iniciativa duhet të kalojë në Kuvend dhe të marrë fuqi ligjore. Sepse pa ligj, mbetet projekt; me ligj, bëhet sistem. Dhe vetëm sistemi prodhon vazhdimësi.
Në fund, zgjedhja është e thjeshtë: ose vazhdojmë të prodhojmë spektakël dhe të humbim rininë në pasivitet, ose e organizojmë atë në punë të përbashkët dhe e kthejmë në forcë zhvillimi.
Kosova nuk ka nevojë për një tjetër debat mbi rininë. Ka nevojë për një vendim që e vendos atë në punë.

Profecia e Spiropalit tremb Ramën dhe PS

0

Pirro Prifti, Tiranë

Pak kush i kushtoi vëmëndje një fraze të Spirpalit në një nga komentet e saj në mars 2026 në Instagram dhe facebook ,  frazë të cilën Spiropali ndoshta e ka huazuar nga Walt Whitman një poet amerikan i shek XIX por ndoshta edhe nga Helen Keller  e shek XX, e cila ka shkruar një variant po aq të ngjashëm sa poeti i të kaluarës : `Qëndro para Dritës dhe Hijet do të mbeten pas` ( keep your face always toward the sunshine and shadows will fall beghind You)’.

Sidoqoftë më saktë Spiropali e ka marrë të cituar nga Brainy quote, goodreads,  apo Pinterest të cilët gabimisht u a kanë përshtatur si thënie të Helen Keller,  apo Walt Whitman. Megjithatë më e sakta, kjo thënie ka dalë nga kjo vjershë e  Charles Swain e vitit 1850 `Youth and Age`, strofë  e cila ka dy kuptime metaforike kur përkthehet:

` Thus in the morn of life our feet

Would distant pathways find,

The sun still face to face we met

The sunlightfall behind!`

Në shqip është përshtatur në dy variante që shprehin në mënyrë metaforike se si njeriu apo drejtuesi në fillim çfaq drejtësi dhe pastërti morale dhe sociale, por më kalimin e  moshës dhe në drejtim gabimet dhe fajet rëndojnë më shumë se sa të mirat dhe fitoret e arritura :

Kështu mëngjesin e jetës, këmbët tona

Do të gjenin shtigje të largëta;

                                                                            Diellin ende ballë për ballë e takojmë —

                                                                            Por , Hija mbetet pas!

Ose më poetike dhe më e vërtetë:

                                                                                kur mëngjesi i jetës mbaron,

                                                                               dhe natyra bëhet më pak e dashur,

                                                                                 hija e gjatë zvarritet përpara nesh,

                                                                                     dhe drita e diellit mbetet pas.:

Pa e zgjatur për origjinën e  huazimit të Spiropalit, mbetet se thënia ka goditur në shënjë Kryeministrin dhe vetë PS për arësye sepse kuptimi është Akoma dhe më i errët në se  zbërthehet si duhet fraza e huazuar nga kjo poezi fantastike që në formë metafore shpresh se…  në rininë e tij  i riu shkon drejt diellit , pra drejt dritës,, prandaj hijet (vështirësitë) mbeten pas tij, por me kalimin e moshës , situata kthehet në të kundërt.

E thënë me pak fjalë Spiropali po i thotë Edi Ramës dhe Partisë socialiste se gabimet, korrusioni, emërimet e gabuara po i tejkalojnë fitoret  disa vjeçare të Partisë Socialiste

Pra duket pastër se në fillim të karrierës Kryeministi Edi Rama eci brënda shinave të qeverisjes duke patur ide të qarta për të drejtuar një shtet të shkatërruar nga korrupsioni, vrasjet dhe hajdutllëku i të kaluarës, pra shkoi më saktë drejt dritës, drejt diellit, drejt  drejtësisë sociale, dhe vështirësitë mbeten pas pra u tejkaluan. por më kalimin e viteve në drejtim për një kohë të gjatë të qeverisë dhe qeverisjes, vështirësitë pra hijet që mbeten prapa në fillim të karrierës, tashmë, hija që dikur mbetej pas nesh në rini kur dielli i lindjes linte hijen (vështirësitë) pas, në perëndim të diellit hijet (vështirësitë) dalin përpara dhe drita e diellit mbetet pas, pra fajet dhe gabimet e shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në pushtet rëndojnë më shumë se sa arritjet dhe fitoret e së kaluarës, sepse brezat që rriten dhe brezi që i ka jetuar arritjet mërzitet dhe kërkon që pushteti të bëjë rotacion.

Nëse në Shqipëri Opozita është Akoma e shkërmoqur dhe narcisisti plak non gratta pengon ripërtëritjen e Opozitës duke përdorur brënda partisë së tij kryesore opozitare parimin e përjashtimeve dhe `nxjerrjes së armiqve të partisë`,  për të mbajtur një pushtet që i shërben vetëm për të mbrojtur vehten dhe familjen e tij për të penguar drejtësinë’ dhe nga ana tjetër, kundër partisë në pushtet parimin Goebelsian: `thuaj  gëneshtra çdo ditë e në mënyrë të përsëritur dhe populli do tu besojë`. Sidoqoftë deri tani strategjia e narcisistit plak  po ka pak sukses brënda partisë së tij por strategjia kundër partisë në pushtet nuk ka sukses sepse veprat e tij skandaloze  e pengojnë besimin qytetar.

Në këtë prizëm, nga ana tjetër thënia e përshtatur e Spiropalit: `Qëndro para Dritës dhe Hijet do të mbeten pas`, është  me të vërtetë një profeci tronditëse për Edi Ramën dhe PS dhe ka kuptimin se Edi Rama dhe Partia Socialiste duhet të punojnë si në kohën kur ai mori pushtetin për herë të parë me drejtësi dhe pastërti, sepse  fraza e vertetë `sunlight fall behind` tregon se pushteti i PS  do ta ketë të pamundur në të ardhmen e afërt që të drejtojë më, sepse  peshoroja e drejtësisë që peshon të mirat dhe të këqiat por rëndon nga të këqiat, pra drita e diellit në perëndim po…. mbetet pas dhe hija po qëndron përpara…

priftipirro2017@gmail.com

Kur emocionet verbojnë, e vlerat flasin: rasti i Vedat Muriqit

0

Arif Ejupi, Gjenevë

Fitorja e mbrëmshme e Real Mallorca ndaj gjigantit Real Madrid 2:1 riktheu në vëmendje një realitet që shpesh harrohet në futboll: se edhe më të mëdhenjtë mund të mposhten, ndërsa heronjtë mund të lindin nga momente të papritura.

Në këtë përballje, ishte pikërisht prizrenasi Vedat Muriqi, i cili vulosi fitoren e Real Mallorca në minutat shtesë, duke dëshmuar edhe një herë se është një nga sulmuesit më të spikatur në La Liga.

Muriqi, me 19 gola këtë sezon, renditet ndër më të mirët në kampionatin e Spanjës, menjëherë pas yllit francez Kylian Mbappé.

Paraqitja e tij madhështore ndaj Real Madridit na rikthen pas në kohë, te një moment që për futbollin tonë ishte historik: ndeshja Kosovë – Turqi 0:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në atë ndeshje, pavarësisht rëndësisë së jashtëzakonshme, një pjesë e opinionit publik reagoi në mënyrë të padrejtë ndaj Muriqit. Në vend që loja të analizohej me gjakftohtësi, në rrjetet sociale u përdorën fjalë të rënda e fyese, sjellje kjo që nuk i shërben as sportit dhe as kulturës sonë.

Në fakt, realiteti i asaj ndeshjeje ishte shumë më kompleks. Dëshira e çdo lojtari për t’u bërë protagonist në një ndeshje historike bëri që loja të fragmentohej dhe të mungonte bashkëpunimi i duhur në repartin e sulmit.

Vedat Muriqi, si sulmues i qendrës, varet drejtpërdrejt nga shërbimi i bashkëlojtarëve dhe, në mungesë të topave, nuk mund të jetë efikas.

Futbolli nuk është sport individual. Një sulmues nuk mund të gjykohet vetëm nga fakti nëse shënon apo jo, por edhe nga konteksti i lojës: organizimi i ekipit, strategjia, presioni i ndeshjes dhe mbështetja nga shokët e skuadrës.

Shembulli i ndeshjes së fundit në Spanjë e dëshmon më së miri këtë të vërtetë: kur një lojtar i sulmit si Muriqi shërbehet siç duhet nga bashkëlojtarët, shkëlqimi i tij është i pashmangshëm.

Andaj, është e domosdoshme që si shoqëri dhe si tifozë: të gjykojmë me maturi dhe jo me emocione të momentit, të respektojmë kontributin e çdo lojtari që përfaqëson vendin dhe të kuptojmë se suksesi në futboll është rezultat i punës kolektive.

Vetëm kështu mund të ndërtojmë një kulturë sportive të shëndetshme, ku kritika është konstruktive dhe jo shkatërruese.

Vedat Muriqi mbetet një nga ambasadorët më të denjë të futbollit kosovar, një lojtar që, kur i krijohet hapësira, di të bëhet hero.

Fahri Dahri rrëfen se si pas 60 vitesh ishte kthyer në Gumenicë të Çamërisë, vendin prej nga ishin dëbuar në vitin 1944

Fahri Dahri, studjues i çështjes çame

RETROSPEKTIVË

(Prapavështrim)

Largimi nga vendlindja në moshë feminore dhe qěndrimi larg tij për 60 vjet, pa patur asnjë informacion, asnjë lloj komunikimi, madje i ndaluar rreptěsisht për t’u vizituar, i mbyllur me porta të padukshme, por të hekurta nga njëra anë dhe streset, trysnitë, nënvleftësimet, shpifjet, trajtimet e diferencuara herë të drejtpërdrejta dhe herë të tërthorta nga ana tjetër, ndikojnë në shtimin dhe dëndësimin e mjergullës që shpie drejt shuarjes së imazhit, fshirjes nga kujtesa të relievit, deri në hutimin gati-gati të plotë edhe për vendndodhjen e qytetit, fshatit, shtëpisë ku të ka rënë koka.

Njerëz janë ata që ndërtojnë strategjira për të siguruar lumturi në kurriz të skllavërisë, vuajtjeve dhe mjerimit të të tjerëve, por edhe këta që lëndohen janë po ashtu njerëz!.

Është kjo arësyeja që të gjithë njerëzit duhet të jenë vazhdimisht vigjilentë, ditë e netë pa pushim, qoftë dhe atëhere kur mendohet se gjithçka është nën kontroll.

Kështu më ndodhi në Qershorin e vitit 2004, ku mbas plot 6 dekadash u krijuan mundësitë për të shkuar në vendin me të cilin ishin prerë, këputur të gjitha llojet e lidhjeve që nga korriku i vitit 1944. Megjithëse me pamjen e parë nga deti më dukej si vend i huaj, diçka e brendshme më ngjallte hare, gezim dhe pa e fshehur ndjeja një krenari, e cila padyshim ishte fryt i dhururar nga pema e vendit që të lind. Ndërsa trageti voziste duke krijuar valë të lehta në detin e kaltërt të gjirit të Gumenicës i cili po bënte gjysëm rrotullimin për ankorim, na u shtuan emocionet dhe kujtimet.

Pas pak do të shkelnim në tokën e vendilindjes, ngjarje që e prisnim prej 60 vitesh, zemra më gufonte, gjaku levizte më shpejt se herë tjetër, të paktën kështu më dukej.

Çamëria u gjet, ajo u shkel e tëra, pothuaj të gjitha fshatrat e qytetet. U muar takim me vendlindjen, me Dheun që na kishte rënë koka. Çamëria u njoh, u pa, u gjet, nuk është më e humbur, as e padukshme si efekt i mjegullave tejet të dëndura, apo gati e tretur në kujtesë. Pavarësisht dekadave larg saj, ajo tashmë është përsëri e gjallë, ekziston, është zgjuar dhe po zbukurohet, përgaditet për pritje të mëdha, për gëzimet madhështore.

Thesprotia dhe komuniteti i saj çam, nuk shkon drejt shuarjes, por drejt përtëritjes!

Pema, me rrënjët mijëvjçare e Çamërisë, e cila në vitet 1944- 1945 kishte rreth 28 mijë degë me lule që u këputën nga dora gjakatere e shtetit dhe e kishës së  atëhershme greke, nuk u tha, por jetoi dlhe është shumëfishuar, është më e përtërirë, tani ajo ka mbi 250 mije degë që banojnë në Shqipëri, që lulezojnë dhe përhapin aromën e këndshme, sikundër aromizonin jetën e këtij vendi edhe në vitet dhe shekujt para 1913-tës.

Për mundësinë e realizimit të rikthimit, të rinjohjes së vendlindjes, duke shkuar disa herë, falënderoj djalin që mori guximin dhe realizoi këtë mrekulli, běri realitet një ëndërr shumëvjeçare.

Vizita e parë dha mundësinë e fillimit të shkrimeve të para për mrekulitë e asaj krahine dhe vazhdimin gjërësisht të shkrimeve të shumta në të githa gjinitë letrare, sigurisht nga autorë të shumtë, duke bërë të mundur jo vetëm njohjen e saj, por ringjalljen e dashurisë dhe ngrohtësisë amëtare, si dhe besimin e palëkundur për kthimin në Identitet të Çamërisë.

Falenderoj të gjithë autorët, të cilëve u jam referuar gjatë shkrimeve të librit “Amaneti Çam”, pasi më kanë ndihmuar në trajtimin me objektivitet të problemit të pakicës çame në Greqi. I ndërgjegjshëm dhe i detyruar nga mungesa e bashkëbisedimit me ‘ta, kam cituar edhe fjali të marra nga shkrimet e tyre, duke i përshtatur dhe saktësuar të pa vërtetat e disa tezave apo përcaktimeve të qellimshme ose jo, për të arritur vetëm tek e vërteta.

Mallkim nënëshkruesve të vendosjes së kufijve në vitin 1913, që çamët nga zot autoktonë të vendit të tyre, i kthyen në pakicë kombëtare dhe si rjedhojë shteti dhe kisha Greke i therën, i vranë, i dëbuan nga vendlindja.

Autorëve, të prezantuar me anë të shkrimeve, duke na dhënë mundësinë për t’u njohur me mendimet e konkludimet e tyre, u shpreh mirënjohjen time, qoftë dhe atyre që mundohen për të kundërtën. Mbasi u njohëm me shkrimet e disa prej tyre kuptuam sa të varfěr janë me argumentat, madje arrin deri atje sa nuk dinë se ç’farë të thonë, por mjaftohen me kamuflimet duke thënë se:       “Ne grekët jemi zëmërgjerë, harrojmë shpejt, bëhemi si kalamajtë..”, ose “çamët janë otomanë në  thelb”‘, “Ata janë vrasës dhe shejtanë budallenj” etj. etj, shprehje që nuk tregojnë asgjë, por thellë thellë flasin të kundërtën.

Sot mbas 82 viteve vërtetohet se sa harrojnë grekët, si me gjëndjen e Ligjit të luftës, apo me veton ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kuptohet ata duan të mbulojnë krimet e paraardhësve të tyre që e kanë damkosur shtetin dhe kishën Greke me “Turpin më

të madh të kohës”.

Do të vijë dita që krimet do të gjykohen. Historikisht kështu ka ndodhur!.

Gjithashtu falënderoj Prof. dok. Resmi Osmanin, i cili jo vetëm si mik e shok i vjetër, por dhe si një ish fëmi çam që mbeti jetim, se baba Taipin ia vranë grekët, bashkë me të kthyerit e tjerë (Dhjetor- Shkurt 1944 “45); poetin, shkrimtarin e studiuesin Namik Selmani; shkrimtarin, poetin Arben Iliazi,  tẽ cilët me sugjerimet e tyre më ndihmuan në performancën dhe rritjen e vlerave të botimit të librit “Amanti Çam” nga ku është shkëputur ky shkrim. E quaj privilegi që emrat e këtyre patriotëve janë prezent nẽ “Amaneti Çam”.

Së fundi shprehem se do të isha i qetë në ndërgjegjen time nëse kam aritur nëpërmjet shkrimit të këtij Libri, të kem nxjerre në dritë jeshile të vërtetën e madhe, të ngjarjeve të kobshme të

kryer nga shpirtzinjtë, nga harbutëria e kusarët; sjelljen arrogante dhe brutale shtetërore ndaj pakicave; me faktet reale dhe të vërteta. Dëshiroj të kem aritur të kuptohen kasaphanat dhe masakrat çnjerëzore që

ushtruan ekstremonacionalistët e racistët etnofetar me genocidin shteteror dhe kishtar Grek, ndaj banorëve islamë të Çamërisë. Gjithashtu dëshiroj që analizat e argumentet e sjella në librin Amaneti Çam të shërbejnë për perdorimin e tyre nga Institucionet e drejtësisë Shqiptare dhe Ndërkombëtare, për të realizuar “Akt-Akuzën kundër genocidit grek” dhe të jetë i vlefshëm si dokument i rëndësishëm dëshmues në Gjyqin e Madh: “Në mbrojtje të Lirive dhe të të Drejtave të Njeriut'”

Unë akuzoj, mbasi jam një nga ata fëmijë që kam parë me sytë e mi tmerret e asaj kasaphane, kam jetuar vuajtjet e vazhdueshme që na shkaktoi genocidi. Njoha pasojat e shpërnguljes me dhunë. Jetova mohimet, shkeljet e të drejtave dhe liritë themelore të njerëzimit të shkaktuara nga “Ekstremo- Nacionalizmi dhe racizmi etno- fetar”Grek”.

Tiranë, më 23/11/2010

Fahri DAHRI – AmanetI ÇAM

 fq. 308-311

Bota para apokalipsës, sipas historianit Hakif Bajrami

1

Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

 BOTA NË UDHËKRYQ DREJTË APOKALIPSËS TOTALE

“Nuk di çka të ju them për Luftën e Tretë Botërore. Por, nëse ndodhë e Katërta, njerëzit do të luftojnë me shigjeta”! Albert Ajnshtajn

Njeriu ka arrutur në nivele kulmore të diturisë dhe urtisë, por njëherit ka arritur edhe nuk kulmet e rrënmeve të jetës që vet i ka krijuar.I shënuam këto profeci të njohura sepse për çdo ditë po flitët e shkruhët për mundësin e shpërthimit të Luftës Tretë Botërore.E shënuam këtë rrezik, sepse Lufta e Parë dh e Dytë do të duken në fund të Tretës si lodra fëmijësh.Dhe askush nuk e di se a do të ketë jetë njerëzore fare.E vërteta kjo fantazmë po zhvillohët sot si “dramë provuese” me luftëra lokale, para syve tanë në: Ukrainë, në Gazë dhe në luftën Iran-Izrael. Lufta Izraelito-Iraniane deri me tash është më e egra në shekullin XXI në glob. Kjo për faktin se pas të dy palëve në luftë, qëndrojnë superfuqitë që kanë arsenal nuklear dhe hidrogjenik e biologjik, sa që ekzistenca e njeriut mbi tokë ka ardhur në pikën kritike. E, duhët të besojmë se do të ngadhnjejë arsyeja,do të dalë një burr shteti dhe do ta sjellë gjendjen e sotit në pikën e mardhënjeve normale në mes shteteve. Fakti se Presidenti Tramp po shpreson ta marrë çmimin “NOBEL” për paqë është vetëm një ëndërr e filantropëve. Por, shtrohet pyetja dëmët ku po mbesin, sespe ato janë të pa kompenzuara nëse shpërthen lufta.Sepse nuk do të ketë fitues; sepse nuk do të ketë humbës klasik.E vërteta në ditën e dielë SHBA i sulmuan në shkallë speciale galeritë e Iranit në tri lokacione ku dihet se përgatitët prodhimi i bombave atomike, prej të cilave nuk ka kurrfar dobie as ai që i përdorë. Pra, përdorimi i arsenalit berthamor për qëllime ushtarake është deri me tash investimi më apsurd që ka ndërmarrur njeriu.E themi këtë sepse lufta nukleare është shkatrrim total, shfarosje e njeriut dhe vdekje totale e abientit.

Gjatë qershorit vitit 2025, lufta në mes Izraelit dhe Iranit në realitet është një konjunkturë e luftës që e mshef realitetin në mes Izraelit dhe Palstinës. E pse mos ta themi, se pas Izraelit mshifet tërë bota e cilivilizimit “nuklear” Perendimor.Ndërsa pas Palestinës dhe Iranit mshifet bota “islamike” e kulturës Lindore. I përdorëm fjalët civilizim dhe kultuarë, jo për ta lakuriquar dallimin por për ta kuptuar se të dy taborret janë në luftë speciale me dekada, të cilat në stilin “sot për neser”, janë kah e mashtrojnë jo vetëm sistemin por edhe rrënjët e tij-demokracinë, kuptohet pas shembjës së një pjese të totalitarizmit-komunizmit, të cilin e propogandonin se: “nuk ka konkurecë, se është shpikur, jeta e jetuar e ardhmërisë”. Të dy konstatimet, në esencë janë rrelative, sepse çdo gjë është politikë agresive nën tepih dhe diplomaci e dështuar në tavolinë, me qëllim dhe pa dorëza, sepse pas tërë këtij incidenti të mjegullueshëm maskohët një forcë e civilizimit që është kah e finanson tërë “shfaqjën” teatrale.Në fakt, për ata që “shfaqjën” e këtillë e përciellin me kujdes dhe pa dioprti, nuk e kanë të vështirë për ta kuptuar se sa kushtojnë plumbat dhe kush i paguan biletat në këtë “teatër”. Natyrisht, se për të shtruar pyetje është fare lehtë. Por për të lëshuar përgjegje faktike, mbetët përgjegjësi që so të thot se edhe kur njeriu e dinë përgjegjën, nuk është profitabile që të jipet, ndonjë meritë separate; sepse e dëmton një hapsirë jetësore shumë më të gjërë,sepse i dëmton miqët; sepse tregon pabesi në miqësi. Por një fakt dihët, se skenarsitë në këtë luftë “përgatitore” janë të gjitha ata që kanë mëkate nga e kaluara, që nuk dallon shumë nga e sotmja. Pra, e tashmja është shartuar në të kaluarën sipas tyr, prandaj ky soj njeroi nuk e din se neser jeta bërët më e pasigurtë për njeriun e lirë dhe të paanshëm, Dhe, tash ish fajtorët investojnë që të dëmtohen popujtë dhe shtetët e konfliktuara në shkallë të padiktuar, madje tinzisht, në mënyrë që fajet e tyre të mbesin të dikurshme, të mbesin në hie, të harrohën fare. E hebrenjët që ishin për dhimbësuri gjatë viteve 1933-1945 sidomos në Evropë, tani po shndërrohën në një realitet që po e shlyejnë dhimbsurinë në zemrat e filantropëve, dhe po kalojnë në një shfaqje krejtë tjetër, sa që ka zëra serioz që po artikulojnë se: “po i jipet e drejta terthorazi”(!) edhe Hitlerit, sepse po përkrahet Benjamin Natanjahu, “varrëmihsi i Gazës”, për të cilin është lëshuar arrest ndërkombëtar nga një gjykatë franceze.

Pra, Benjamin Natanjahu është shpallur nën hetime në BE, për “sielljët e tij ndaj palestinezëve në Gazë”. Në anën tjetër palestinezët nuk e mshefin se ëndërrojnë shfarosjën e Izraleit. Pra, shtrohet pyetja lakuiriq: Për kënd punon sot politika gjermane, turke, frenge, ruse, britanike, spanjolle, italiane, arabe,kineze dhe amerikane, nëse lejohet një hollokaust i dytë ndaj Hebrenjëve, si mendojnë palestinezët. Kjo do të thot se të dy palët nuk kanë mësuar asgjë nga historia. Në plan të parë: “askush nuk e din me saktësi, pse po ndodhë lufta në Gaza dhe bombardimet e dyanshme Izrale-Iran”. E do të thoja se çdo gjë dihet dhe asgjë nuk është dëshira ideologjike e mbrapsht të dihet, sepse arabët flasin hapur se: “Izraelin duhet shkatrruar”; ndersa Izraeli flet hapur se Palestina duhet të shfaroset. Madje, flitet hapur për deportim të palestinezëve diku jashtë Lindjës Mesme. Dhe shtrohet payetja: mos vallë Rusia po i fërkon duartë për aspiratat e saj territoriale në Ukrainë dhe po e përkrah Iranin, që krimet në Ukrainë të mbesin nën hie. Këtu diku pushon “dreqi” i mallkuar.Ngjajshëm Rusia e nxitë në luftë Serbinë, në mënyrë që përgjegjësia e saj për krimet në Ukrainë të mbesin si “dukuri” që buron nga e drejta në forcë.Dhe këtë njeriut i kurthohet logjika dhe sikur e shtron pyetjën: Nëse Zoti e ka krijuar njeriun, atëherë çka iu desht ta krijojë edhe “dreqin”.

Një fakt po dihët se disa shtete të fuqishme sot po punojnë për t` u harruar e djeshmja, dhe nuk i kontribojnë fare të sotmes, sepse nuk mendojnë sa duhët punuar për të vazhduar jeta edhe nesër. E vërteta, gjeneratat duhët respektohën, por më tepër duhët të investohët në ardhmëri të civilizuar.

Çka po ndodhë në mes Izraelit dhe Palestinës

Po mbushët gati një shekull që kombi Izraleit e ndërtoi një çati, për të cilën kishte fakte se po ndertohët në themelet që i kishte dikur. E kombi hebre (Izraelit), është populli që ka vuajtur më së shumti në historinë e njerëzimit. Po, ka popuj që janë zhdukur, diku me fajin e tyre, e diku me fajin e të tjerëve. Por, në atë avanturë që kur u krijua shteti Hebre (1948), fqinjët arab hapur e kundërshtuan dhe thanë: “Do ta luftojmë deri në shfarosje të tij, dhe, kurrë nuk do ta pranojmë si fqinjë që e kishim dikur”!Thënje me çmim shumë të shtrenjët dhe e parealizueshme,sepse Arabët nuk mund ta fitojnë luftën, por nuk “guxojnë nga ideologjia e tyre rreligjioze dhe politike” as ta humbin. Dhe kështu lufta vazhdon, me humbje te dy palëve.

Në realitet, hebrejët janë popull i ndiekur dhe i persekutuar gjatë historisë, nga trojet e tij dhe kudo nepër disa vende të Europës, ku shkeli këmba e tyre, ku shpresonin se do të gjejnë strehim dhe një trohë bukë për mbijetesë. E, as ata vetë (Hebrenjët) nuk e dijnë si kanë shpetuar gjatë hollokaustit mbi ta. Lidhur me këtë, nëse e lexojmë historinë e tyre (dëbimi nga Spanja, bje fjala. hb), edhe ashtu të shkaperderdhur, mësojmë se ky popull, kanë nxierr nga gjiri i vet mendje të ndritura dhe të respetuara, për qytetrimin.Pra nga aspketi civilizues hebrenjët më shumë i kanë dhuruar njerëzimit, se sa që kanë marrë prej tij.E qysh në gjimnaz kisha mësuar se:Filozofi Baruh De Spinoza (një panteist i drejtimit filozofik racionalist), pati thënë nja dhjetë vjet para vdeksjës se: “Bota pa hebrej do të dukej më e varfur, sepse kudo që kanë shkeluar kanë siellë dituri dhe virtyte të punës, në stilin e bletës, për zbulime të reja, të cilat kur gjejnë aplikacion në jetë, njeriu mendon se me ato zbulime ka jetuar prej se ekziston jeta”. Por ato zbulime nuk i japin sot të drejtë askujtë, pra as Izraelit, që të sillet ndaj tjetrit sikurse janë siellur të tjerët ndaj tijë!

E, Arabët që ishin, janë dhe do të mbesin fqinjë të Hebrejëve, hapur patën folë e janë përbetuar më 1948 se: “Do t`i luftojmë Hebrenjët deri në shfarosje”. Kuptohet se ky “tregim”, ka rriedhur pas kasaphanës që ushtroi mbi ta Adollf Hitleri më 1933-1945. Disi në atë stil është renditur “testamenti” tragjik i fqinjëve të Tel Avivivit.Po prej këtij konstatimi, mund ta nxjerr konkuldimin nga lufta në mes kulturave (Fukujama) dhe lufta në me s civilizimeve (Hantingtoni) se sot është në fillim të mbarimit kapitalizmi i “kurorzuar” si klasik, duke u maskuar me socializëm totalitar në stilin: “merre ose lere”, sepse po mendohët se: “pushteti im është pa konkurencë”. Në realitet u vërtetua se asnjeri sistem nuk siguron paqe dhe lumturi për njeriun aktiv dhe diturinë hebreje dhe besën shqiptare, si kulm të civilizimit. Së këndejmi, as Ditura hebreje e as Besa shqiptare, nuk janë bërë ende koncepete me të cilat arrihet drejtë kulmit të lumturisë në glob, gjithnjë duke peshur me të dy këmbët në themel.Pra, tradita kurrë nuk guxon të nënçmohet, sepse është ligj i natyrës, i përsosmërisë. Enëse i bashkdyzojmë diturinë hebreje dhe besën shqiptare, e nxierrim aksiomën se as nuk mundën hebrejnët, me çfardo përkrahje që kanë, ta shfarosin botën arabe, e as bota arabe ta fshijnë nga faqja e dheur popullin hebre, që ka dhuruar civilizimit shejtëror (Profetë-Pejgamerë), e nobelistë, më shumë se çdo popull tjetër në glob. Po, edhe një fakt nuk duhët harruar se: Bota arabe dje dhe sot, ka një gjuhë shumë të pasur që arrinë në miljona fjalë. Pra asnjë gjuhë në botë nuk mundet t`ia grabitë vendin e parë gjuhës arabe përkah shumësia e fjalëve; pra, asnjë civilizim nuk mundet për t` ia grabitë vendin e parë për dituri botës hebreje, asnjë popull nuk mundet për t` ia grabitë shqiptarisë Besën që është e arritur në shkallën më të lartë morale për sinqeritet dhe siguri njerëzore. E në këtë akt human shqiptarët kanë dëshmuar besë e sakrificë me hebrejë gjatë Luftës Dytë Botërore. Po, kanë dëshmuar edhe humanizëm me Nënë TEREZËN famëlartë, që ka mbetë shembull unikat.

Për fat të mirë, falë përkushtimit të SHBA-s shqiptarët e Kosovës më 1999 u shpëtuan nga një hollokaust i dytë në Evropë, edhe pse kampet e përqëndrimit për shqiptarë në: Bllacë, Stankovec, Çegran dhe Kukës paralajmëronin se gjenocidi po ndodhë para syve të civilizimit, para kamerave televizive. Por gjenocidi ndodhi se ndodhi, por lindi shteti shqiptar në Kosovë, i cili do të përkryhet me njëqind pengesa të nivelit më të lartë gjatë kohës që vjen. E këtë rrezik shqiptarët duhet të mendojnë se nuk janë Izrael, por nuk duhet lejuar që të trajtohën edhe si pakestinezë.

Çka nxierrim nga ky konkluzion i saktësisë. Nzierrim se do të ishte mirë që tërë atë dituri hebreje dhe atë pasuri gjuhësore arabe ta shfrytëzojë njerëzimi dhe ta përshkojë me një humanizëm të Shën NËNË Terezës, dhe të jetojmë në paqe dhe harmoni, duke nxierr mësime nga historia, duke ndërtuar infrastrukturë, që i sherben njeriut dhe për abinetin, dhe njeriut  të dobishëm, pa asnjë shansë që të kthehemi parpa.Në këtë drejtim edhe shqiptarët dhe serbët duhet ta respektojnë njëri tjetrin dhe Ballkani të jetojë në paqe. Serbët e kanë shtetin e vet, shqiptarët tani i kanë dy shtete, të cilat sipas ligjit të vevtëvendosjës një ditë mund të bëhën një federatë. Formën e atij shteti do ta zgjedhin vet shqiptarët pa asnjë imponim.

Konflikti Izrael-Iranë a mund të ndalet po kush është ajo forcë që e ndal?

Në shqim të parë duket se nuk mund të nxirret asgjë nga kjo luftë pa u ditur fituesi. E fitues klasik nuk do të ketë, sikurse nuk do të ketë fitues klasik në luftën Ukrainë-Rusi. Logjika ajnshatajniane, dhe besa shqiptare, përkundër e nxierrin në shesh aksiomën se në luftërat e padrejta nuk ka fitues, por do të ketë shkatrrime të pariparueshme, nëse lufta (hasmëria) vazhdon.

Tani mizoritë e nazizmit ndaj hebrejëve me sulmet izraelite ndaj palstinezëve civilë në Gazë, e kanë siellë buzë kompromitimit tërë atë dhimbsuri që ka pasë njerëzimi ndaj jetës “jetuar nepër kampe të Hebrenjëve fatmjerë”, destinuar enkas për ta, nga një politikë që synonte se pas shkatrrimit hebrejëve,Hitleri do i shfarosi edhe ca popuj të tjerë. Në fund, “pas fitorës naziste”, propogandohej se do të mbesin vetëm Arianët, ata që janë “gjak i pastër”, me nofkën “kullturbund”! Këtë konstatim mund ta kuptojnë vetëm ata që e kanë vizituar Aushvicin, Dahaon, apo ndonjë kamp më të vogël, krejtë një pamje e dhimshme se si njeriu ndaj njeriut, mund të sillët.

Në këto pozicione politikanët mendjemdhenjë, qofshin ata: nazistë, serbianë, apo dikush tjetër duhët ta pyesin mendjën: ku është sot Pernadoria e Faraonëve; Pernadoria e Persianëve, Perandoria Romake, Pernadoria Bizantine, Pernadoria arabe, Perandoria mongole, Perandoria Osmane, Pernadoria komuniste ruse, e shumë perandori anë e mbë anë globit, të njohura e të panjohura. Shumë prej këtyre perandorive ndërtuan strehimore sa ishin në jetë, duke menduar se do të jetojnë gjithëmonë në to, por pikërisht në atë strehimore (kala -bunker) i dhanë fund jetës,sikurse është rasti i Hitlerit. Prandaj, lufta në mes Iranit dhe Izraleit dhe në mes Izraelit dhe Palestinës, është sot një luftë e kotë. Kjo do të thot, se jeta e jetuar kërkon më shumë se kurrë urti dhe respekt ndaj tjetrit.

Me këto synime e nisën luftën edhe S. Millosheviqi dhe V. Shesheli më 1998/99 , me nënçmim dhe me mendjemadhësi se: “luftën ndaj shqiptarëve do ta fitojmë me Shoqatën e gjuetarëve”. E ku mbeti tërë ai kërcnim dhe ato mizori për të cilat në plotëni kurrë nuk do të dihet tërë e vërteta kriminale. Pra, njeriu ndaj njeriut nuk duhët të sillët si ukju ndaj deleve, sepse një ditë duke u plakur (e pleqëria nuk është smundje-hb), ujkut do t` i mbesin dhëmbët në mishin e delës, nuk do të ekzistojë më fare, por çingjat e delës do jetojnë si fitimtarë. Këtë shembull njerëzor ose e ka mësuar historia, ose nuk ka kurrfar dobie prej saj sepse luftërat e përgjkëshme nuk po ndalën.

Ku është Kosova në këtë kaos botëror sot?

Në bazë të fakteve që lexohën sot, Kosova është para një “autogoli”, që nuk vjen nga të huajtë, por vjen nga soji i palngprishurve politikanë si gjithëherë. Këta që janë sot aktiv, janë pozicionuar për ta zhdukur tjetrin, që nuk mendon njësoj. Kuptohet se ky soj plangprishur nuk mendon fare se me veprimin e vet antikombëtar po e ndihmon ish okupatorin e Kosovës.Për çka është fjala. Sot mund të lexoish por edhe të ndëgjoish bje fjala se: “UÇK është vënë përball një fushata denigruese, e që vegëz të sulmit e ka Çështjën e veteranëve të pambulesë”! E këta të pambulesë në tru paskanë “dëshmi” të nënshkruara. E kush i ka nënshkruar ato dëshmi, pse duhet dhe duhet të dihet, por duhet të dihet e hetohet çdo shkrolagji që e përgojon ato dokuemnte. Së këndejmi në Kosovë është realitet një dhjetëshe “gazatarshë ganster”,të cilët rrejnë se kanë dokumente sekrete e emrat e tyre nuk figurojnë se kanë hulumtuar në asnjë arkivë shtetëror.Shtrohet pyetja mos i kanë fabrikuar vet. Por duhet të dijnë se fabrikimi mund të ndodhë, por zbulimi i falsittit është i mundur dhe nuk kushton, sepse atë e nxjerr aparati. Këta pra zbulues po pati hulumtime të sakta një ditë, dhe rrenës do t`i nxirret ‘rënja katrore’. Po është edhe një soj gazatarshës shqiptar që thon se nepër Evropë jemi marrë me gazatari dhe atje e paskan mësar zanatin, prandaj “dijmë çdo gjë”. E këtë refren e përserisin për të “treguar” se kanë empërsi ndaj gazatarëve të “pashkollë” të Kosovës, ndaj informatës virgjër të çdo vedndi. Dhe për çudi prokuroria ndaj kësaj zejtarie heshtë. Tash ai (ata) soji i tyre po viellin, sepse zanati i heksisë nuk harrohet. Ky konstatim vetëm sa për faktin se mos të kujtojnë se ne të luftës jemi konvertuar në dele-kaq dij t` iu them tani!

Bota në udhëkryq sot

Më 1999 kriteriumi me u promovua veteranë ishte fare realist për ata që kishin luftuar. Por ishte numri shumë i madhë i atyre që e urrenin UÇK-ën. Madje këtyre u erdhi një faktor në ndihmë sepse e larguan nga fjalori (nga shkrimet), nga shkrimet denigruese për UÇK-n dhe në total merita për çlirim të Kosovës iu përshtat LDK-ës sabotuese- evolutivisht. E këtë politikë e ka nxitur edhe UNMIK edhe ca agjentura ruse që shembullin e UÇK nuk e lejonin të mbetët si model çlirimi, për popujtë e robëruar. Mu për këtë, u ideua Gjykata Speciale, të cilën ia përplasën për ta “themeluar” Kuvendi i Kosovës. Por ‘Themeluesin” sot nuk e pyet askush për asgjë.Në vijim drejtuesit e LDK-ës filluan t` ia atribuojnë çlirimin e Kosovës vetëm NATO-s, krejtë me prapavi që të fshihet UÇK, “sepse kjo nuk  figurron në Marrëveshjën e Kumanovës”. E këtu flen dreqi, sepse në disa zona vërtetë numri i veteranëve nuk dihet me saktësi. Por që përfituesit kanë “mbulesë zyrtare”, sepse i kanë nënshkrimet e disa drejtuesëve të luftës. Dhe, pse mos ta themi, se më së shumti të tillë ka në Dukagjin, sepse aty është siellë e pshtiell edhe FARK-u inekzistent, sepse FARK nuk kishte në fronte fare. E fushata e këtyre ditëve anti UÇK, është nepër portale, ku defilojnë shumë papërgjegjësi të llojeve të ndryshme, nga ato politike deri te ato fisnore e klanore, duke i përzier edhe rreligjionet.

Po askush nuk po e çmon një fenomen se ka pasë shumë raste që vullnetarët për UÇK janë kthyer sepse nuk ka pasë armë, sepse okupatori kishte për strategji luftën frontale, e UÇK nuk e kishte atë mundësi, jo vetëm për shkak të mungesës së armatimit.Së këndejmi, mund të themi me përgjegjësi morale se Divizioni i Kuksit, bje fjala de fakto, ishte i tëri UÇK, por është filozofi në veti, se si furnizohej tërë Kosova me armatim nga kjo zonë, falë oficerëve drejtues patriotë të saj.

Së këndejmi kur luftohej në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje (1991-19950, Kosova nuk hyri fare në atë luftë, sepse ka ekzistuar rreziku që të humbët lufta zyrtarisht. Por nëse Shqipëria nuk ka hy në luftë zyrtarisht më 1998/99, është mençuri strategjike. E kapitullimi i ushtrisë serbe në Kumanovë, shkencorisht është kapitullim ushtrak, e pastaj nepër faza ka gja kapitullimi shtetëror deri më 17 shkurt 2008.Por, ka raste që oficerët nga Shqipëria edhe de jure ishin në UÇK. Madje, mbanin funksione dhe atyre u është ndaluar çdo beneficion i “ligjësuar” pensional!!!. Pse, sepse kanë vëndosur të papërgjegjëshmit dhe klosharët e llozës së pacifizmit dhe urrejtjës “fisnore” për heronjët e luftës vërtetë. Madje, ata që po shkruajnë ‘historinë”, kanë marrë edhe poza të atilla, sa që po kanë hapsirë edhe të moralizojnë dhe të ndajnë “merita”, sot. E kjo rrethanë vjen  edhe nga kreu i OVL UÇK-ës, që nuk i pastron hesapet duke i paditur intrigantët dhe mercenarët e ish okupatorit, sepse UÇK është projekti më sublim kombëtar gjatë gjithë historisë; është zëri dhe realiteti i çlirimit; është ndërgjegje;është formim i shtetit Kosovës.

Të përfundojmë

Irani dhe Izraeli sot, po i provojnë armet e luftës me kritere të zbulimit gradual. Ky fakt tregon se njeriu shumë më tepër po investon në vetëshkatrrim se sa në harmoninë e tij me natyrën dhe njerëzit që nuk janë si ai. E vërteta, rroli i BE-s në këtë luftë po vrehet se është fare i vogël, fakt ky që tregon se BE është një superfuqi ekonomike dhe diplomatike, por që ka mbetur prapa në arsenalin e organizimit të ndonjë lufte “lokale” ushtarake, sepse demokracia ka mbetur fjala e fundit e një sistemi kapitalist, në të cilin të varfurit po bëhën gjithnjë e më të varfur, ndërsa të pasurit gjithnjë e më të pangopshëm në pasuri. Së këndejmi, as Kosova si shtet, nga Evropa nuk duhet të pres angazhim të sinqertë nga jshtë. Sepse shiqoni çka po veprojnë partitë brenda, shiqone Parlamentin vetëm një herë, sepse bëri e shiquat dy herë,patriotët, sidomos duhet të shkojnë te psikiatri. E kundërta, shqiptarët duhet besuar vetëm-vetëm në Shtetet e Vashkuara të Amerikës.

E vërteta, vetëm kur të ftofën gjakrat, do të dihët se sa naive ka qenë kjo luftë në Gaza (2025/6), dhe në mes Iranit dhe Izraelit (2026). Pra shtrohet pyetja, çka do të jetë urtësi në proces që të gjëndet rruga e prosperitetit, sepse rruga e luftës është mësuar përtej nevojave kolektive popullore.

Nëse SHBA hyjnë në luftë në anën e Izraelit dhe kanë hy, a do të thot në anën tjetër se do të hyjnë në luftë në anën e Iranit: Rusia, Kina, Turqia, Pakistani, dhe kush mbetët për të siellur pajtim pastaj. BE nuk ka kapaciete për pajtim të nivelit tillë. Po, mbetët që Brazili për të shitur mish peshku të kontaminuar, si dhe India e Indonezia  për të shitur banane të “kalbura”, sepse atje nuk i hanë lopët kur bën tepër vapë.Prandaj, me këtë retorikë më ngat jemi kah lufta se sa kah paqa. Demokracia, si duket ka ra në provim. Teokratët dhe despotët sot janë në kulmin e fuqisë finansiare, të cilën ua jep populli, e ata ia kthejnë me taksa të dyfishta, për t` u armatosur dhe për t` u dukuar më të fuqishëm, por jo edhe më të urtë, më filantrop. Propozoj që shqiptarët kudo që janë të punojnë për paqe, dhe në perspektivë t` i zhvillojnë shtetet e veta,drejtë federatës.

Shkrimi i kushtohët:Myderriz Ymer Prizrenit, Shën NËNË TEREZËS!

Më 5 prill 2026

Në kohën e një rreziku global po të kishte një klasë të përgjegjshme politike, shteti nuk do të lihej pa institucione funksionale

0

Në foto shihet kalllja e një blloku banesor në Ukrainë nga dronët e Federatës Ruse

Rafuna Mevi, Londër

Politikë pa parime
Sikur Machiavelli të rikthehej në jetë, e të kishte shancin të shihte se çfarë po ndodhë në skenën politike në Kosovë, jam e bindur se do e rishkruante “Princin”.
Pasi që ne vuajmë nga sindromi i harresës kolektive, çdo mashtrues pa asnjë trik magjie, ngjiten mbi besimin,andrrat dhe shpresat tona duke e na thithur energjinë dhe duke na ba viktima të mjerimit të tyre.
Shteti i Dardanisë është krijuar nga idealistët, luftëtaret dhe herojtë. Çdo dy dekada toka jonë ka qenë e shtruar me varre të reja, ndërsa pushtuesit veç që na e kanë shkatërru pragun e shpisë, s’na i kanë lanë as varret e stërgjyshërve…
Përderisa politikanët nuk kanë vizion, nuk kanë ide se ku do ishte e mira e përgjithshme, por çdoherë pushteti dhe ambicia personale nga Ç’kapja në Kapje dhe nga mungesa e përgjegjësisë e kanë sjellur një klimë toksike deri në vlla vrasje.
Sot askush nuk mendon për shtetin,të gjithë mendojnë për pushtetin dhe aty ku luhen kartat për një pushtet absolut ka rrezik të vdekjes së demokracisë.
Në kohën e një rreziku global po të kishte një klasë të përgjegjshme politike, shteti nuk do të lihej pa institucione funksionale.
Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një cirk, me vite nuk flitet një fjalë e mirë,por rrugaqëria është shndërruar në “standard”përkufizues për ata që marrin paga nga taskat e popullit,që thirren në emrin e popullit por nuk mendojnë për popull.
Nuk na e fal as Zoti, nëse ky shtet që u ngrit si Feniksi nga hiri i tij, do humbet nga shkaku i budallakisë…

Nuk kërkoj Falje për personalitetin tim

0
Nuk jam ngritur brenda natës dhe asnjë sukses nuk ma ka sjellur lejleku.
Mendimet dhe qëndrimet e mija autentike, njihen nga publiku dhe lexuesit e mi që më kanë përcjellur që nga mosha e hershme.
Qendrimet e mija nuk luhaten dhe Dardaninë nuk dua ta shoh të mbuluar me Feregje!
Stërgjyshet, gjyshet dhe nanat tona e kanë vuajtur me qenien e tyre paditurinë, pa fajin e tyre!
Në kohën e ish Jugosllavisë, kur shumë femra shqiptare nuk kanë ditur ta shkruajnë emrin e tyre jugosllavët ka bërë shaka me to,duke i quajtur “shqiptare të prapambetura”.
Sot gjërat kanë ndryshuar por metodat janë të njejta. Në liri duan të na humbasin identitetin, të na gjuajnë përsëri atje ku luftuam që të mos ishim.
Nuk i kërkoj askujt leje të shprehem dhe të mendoj lirshëm! Nuk i kam borgj askujt ta pyes se si t’i lidhë dy shkronja.
Nuk i duartrokas ata që pas lufte u shndërruan në një Eklips për Diellin Dardan!
Nuk kam frikë nga askush sepse nuk e kam vjedhur kafshatën e popullit, e as nuk jam ngjyer në plagët e popullit dhe vuajtjet e të tjerëve!
Nuk më duhen lirat turke e as fondet e dyshimta ta besoj Zotin!
Nuk më duhen rrjetet sociale të tregoj sa e devotshme jam!
Nuk vishem me patriotizëm të rrejshëm dhe me hipokrizi sepse në zemrën time ka më shumë empati dhe mirëkuptim!
Dhe nuk kërkoj asgjë nga askush sepse është e drejta ime të jetoj lirshëm, ashtu siç dua pa e dëmtuar tjetrin!

Krishti u ngjall, dhe me Të u ringjall edhe kuptimi i jetës sonë, shpresa e popullit tonë dhe e të gjithë njerëzve vullnetmirë

0

Don Fran Sopi, Pejë 

Të dashur besimtarë të Kishës Katolike,

Është një moment në historinë e njerëzimit që nuk mund të matet me kohë, nuk mund të kufizohet me kalendarë dhe nuk mund të përkufizohet plotësisht me fjalë njerëzore, sepse ai i përket më shumë përjetësisë sesa kohës, më shumë misterit sesa arsyes, më shumë dritës sesa errësirës. Pikërisht është ai çast i heshtur dhe njëkohësisht tronditës, kur varri humbet fuqinë e tij, kur nata dorëzohet përpara agimit, kur historia ndalon për një çast për të parë lindjen e një realiteti të ri. Pra, ky është çasti i Pashkëve, çasti kur Hyji flet jo me fjalë, por me jetë, jo me premtime, por me përmbushje, jo me simbol, por me realitet të gjallë: Krishti është ringjallur.

Dhe me këtë ngjarje, që është njëkohësisht historike dhe e përjetshme, nuk ndryshon vetëm fati i një njeriu, por drejtimi i gjithë njerëzimit; nuk hapet vetëm një varr, por hapet vetë kuptimi i jetës; nuk ndriçohet vetëm një mëngjes, por ndriçohet vetë historia. Sepse në këtë çast, njeriu nuk është më i destinuar përfundimisht për humbje, por për jetë; nuk është më i mbyllur në kufijtë e vdekjes, por i hapur drejt përjetësisë.

Pas një rruge të gjatë të Kreshmëve, ku secili prej nesh ka ecur në një mënyrë apo në një tjetër nëpër shkretëtirën e vet të brendshme, duke luftuar me vetveten, duke kërkuar kuptimin, duke u përpjekur të pastrojë zemrën dhe mendjen, ne arrijmë në këtë prag të madh, ku gjithçka merr një dritë të re.  Sepse Kreshmët janë rruga, por Pashkët janë mbërritja; Kreshmët janë kërkimi, por Pashkët janë gjetja; Kreshmët janë pyetja, por Pashkët janë përgjigjja që Hyji vetë jep për njeriun.

Në këtë ngjarje të jashtëzakonshme, filozofia e jetës merr një kthesë të thellë. Njeriu, që gjithmonë ka kërkuar të kuptojë pse ekziston, pse vuan, pse vdes, gjen në Pashkë një përgjigje që nuk është e thatë dhe abstrakte, por e gjallë dhe konkrete: jeta nuk është një rrugë që përfundon në një mur të mbyllur, por një udhëtim që, përmes dashurisë, hapet drejt pafundësisë. Kryqi, që në logjikën e botës është simbol i dështimit dhe humbjes, në dritën e Ringjalljes bëhet ura që lidh tokën me qiellin; varri, që dukej si pika e fundit, bëhet porta e një fillimi që nuk ka fund.

Dhe në zemër të këtij misteri qëndron një shenjë e thjeshtë, por e mbushur me kuptim: guri i varrit. Ai gur, i rëndë dhe i palëvizshëm, është figura e të gjitha barrave që rëndojnë mbi njeriun: frika që na paralizon, mëkati që na mbyll, dyshimi që na errëson, dëshpërimi që na bën të mendojmë se gjithçka ka marrë fund. Ai është guri që rëndon mbi historinë e njerëzimit dhe mbi jetën e secilit prej nesh.
Por në mëngjesin e Pashkëve, ky gur lëviz. Dhe kjo është një nga të vërtetat më të mëdha dhe më të bukura të fesë sonë: ajo që njeriu nuk mund ta lëvizë, Hyji e lëviz; ajo që duket e pamundur, për Të bëhet e mundur; ajo që duket e mbyllur, për Të hapet. Dhe në atë çast, nuk hapet vetëm një varr – hapet vetë horizonti i shpresës për mbarë njerëzimin.

Të dashur besimtarë të Krishtit, kjo ditë dhe kjo dritë e Pashkëve nuk mbetet vetëm në Jerusalem, nuk mbetet vetëm në një ngjarje të largët historike, por shtrihet në çdo kohë dhe në çdo vend, edhe në jetën tonë, edhe në historinë e popullit tonë shqiptar, edhe në rrugëtimin e Kishës sonë në Dioqezën Prishtinë–Prizren. Sepse edhe ne, si popull, kemi kaluar nëpër shumë “të premte të zeza”, kemi njohur peshën e kryqit, kemi përjetuar gurë të rëndë mbi historinë tonë: vuajtje, padrejtësi, humbje, ndarje, sfida të shumta që kanë lënë gjurmë në shpirtin tonë kombëtar.  Por ashtu si në mëngjesin e Pashkëve, edhe në historinë tonë ka pasur gjithmonë një dritë që nuk është shuar. Një besim i thjeshtë, por i fortë; një qëndresë e heshtur, por e pathyeshme; një dashuri për Zotin dhe për njëri-tjetrin që ka mbijetuar edhe në kohët më të vështira. Dhe kjo është dëshmi se edhe mbi historinë tonë, Hyji ka lëvizur gurë, ka hapur rrugë, ka ringjallur shpresë.

Kisha jonë në Dioqezën Prishtinë–Prizren, e vogël në numër por e madhe në dëshmi, është si një dritë që nuk shuhet në mes të sfidave të kohës. Ajo nuk është vetëm një institucion, por një familje shpirtërore që mbart në vetvete kujtesën e kryqit dhe gëzimin e Ringjalljes, që ka kaluar nëpër sprova, por ka mbetur e qëndrueshme, që ka njohur vuajtjen, por nuk ka humbur shpresën. Sepse fuqia e Kishës nuk qëndron në madhësinë e saj, por në rrënjët e saj në Krishtin e Ringjallur. Dhe aty ku është Krishti, aty është jeta, aty është drita, aty është e ardhmja.

Në këtë dritë, edhe jeta jonë personale e merr një kuptim të ri. Sepse Ringjallja nuk është vetëm një e vërtetë për t’u besuar, por një realitet për t’u jetuar. Çdo herë që ne falim, ne e thyejmë një gur; çdo herë që ne duam, ne e hapim një varr; çdo herë që ne zgjedhim të mirën përballë së keqes, ne bëhemi pjesë e kësaj historie të madhe të jetës që fiton mbi vdekjen.

Dhe kështu, të dashur besimtarë, Pashkët na thërrasin të mos mbetemi në Jerusalemin e vjetër të frikës, të mëkatit dhe të mbylljes, por të ecim drejt Galilesë së jetës së re, drejt një mënyre të re të të menduarit, të të jetuarit dhe të të dashuruarit. Njëkohësisht na thërrasin të bëhemi njerëz të dritës në një botë që shpesh është e mbuluar nga errësira, njerëz të shpresës në një kohë që shpesh është e lodhur nga dëshpërimi, njerëz të dashurisë në një realitet që shpesh harron të dojë.  Sepse në fund, e gjithë kjo ngjarje, e gjithë kjo dritë, e gjithë kjo histori përmblidhet në një të vërtetë të vetme, të thjeshtë dhe të pafundme: se dashuria është më e fortë se vdekja, se jeta është më e madhe se çdo humbje, se Hyji nuk e braktis kurrë njeriun, por e kërkon atë edhe në errësirën më të thellë për ta nxjerrë në dritë. Pra, kështu, në këtë mëngjes që nuk perëndon, në këtë dritë që nuk shuhet, në këtë jetë që nuk mbaron, ne qëndrojmë jo më përpara një varri të mbyllur, por përpara një horizonti të hapur; jo më si robër të frikës, por si dëshmitarë të shpresës; jo më në fundin e një historie, por në fillimin e një jete të re.

Sepse Krishti u ngjall – dhe me Të, u ringjall edhe kuptimi i jetës sonë, u ringjall edhe shpresa e Kishës sonë, u ringjall edhe shpirti i popullit tonë shqiptar, u ringjall edhe vetë njeriu.

Dhe kjo është drita që nuk shuhet kurrë, fjala që nuk hesht kurrë, jeta që nuk mbaron kurrë.
Për shumë mote e të bekuara Pashkët!’

I juaj don Fran Sopi

Më 5 prill 2026