Kreu Blog Faqe 190

Agim Vuniqi: “Dokument teknik” apo shtet i shpëtuar?

0

Deklaratë publike e poetit dhe piktorit Sak Muji

0

Sak Muji, poet, piktor dhe aktivist i çështjes shqiptare nga Zvicra

DEKLARATË PUBLIKE / ÖFFENTLICHE STELLUNGNAHME / DICHIARAZIONE PUBBLICA ⸻ (Shqip)

Nga përvoja ime mbi 35-vjeçare në Zvicër dhe si përfaqësues i komunitetit shqiptar në kantonin Ticino, ndjej detyrim publik të flas pa ekuivok: Radikalizmi dhe ndërhyrjet ideologjike të huaja nuk janë më raste të izoluara – janë një realitet që kërkon përgjigje të qartë dhe veprim të menjëhershëm. Çdo strukturë, organizatë apo individ që vepron jashtë transparencës, që financon apo përhap ideologji që bien ndesh me rendin kushtetues të Zvicrës dhe me vlerat e komunitetit shqiptar, duhet të përballet me ligjin dhe me refuzimin e plotë shoqëror. Ne si shqiptarë në Zvicër kemi përgjegjësi të dyfishtë: 👉 ndaj shtetit që na ka dhënë siguri dhe mundësi 👉 ndaj identitetit tonë kombëtar që nuk mund të zëvendësohet me asnjë ideologji të importuar Ne nuk jemi komunitet pa rrënjë. Ne nuk jemi komunitet i manipulueshëm. Ne nuk jemi komunitet që hesht përballë devijimeve. Prandaj kërkojmë qartë: 👉 kontroll dhe transparencë të plotë mbi financimet e çdo organizate 👉 ndërhyrje institucionale pa vonesë ndaj çdo forme radikalizmi 👉 ndalim të çdo ndikimi që synon ndryshimin e identitetit dhe vlerave tona 👉

përgjegjësi publike nga çdo figurë që flet në emër të komunitetit Identiteti shqiptar nuk negociohet. Ligji i Zvicrës është i panegociueshëm. Radikalizmi nuk ka vend në mesin tonë. Kjo nuk është thirrje emocionale. Kjo është qëndrim i qartë qytetar dhe politik. Në fund, qëndrimi ynë është i thjeshtë dhe i qartë: Ne nuk kemi nevojë për ideologji të importuara. Ne kemi nevojë për shkollim, shkencë, kulturë dhe integrim. Besimi është çështje personale. Secili le të besojë ku do dhe si do – kjo te shqiptarët kurrë nuk ka qenë problem. Sepse identiteti ynë është më i vjetër se çdo ndarje: ilirik, shqiptar dhe njerëzor. “Pasha tokë e qiell, e hënë e diell” – ky është betimi ynë i lashtë, mbi nderin dhe mbi jetën. Dhe këtë frymë e respektojmë edhe në Zvicrën tonë: duke respektuar ligjin, duke respektuar njëri-tjetrin, dhe duke ruajtur identitetin tonë pa e humbur atë. Ne integrohemi – por nuk zhdukemi. Ne respektojmë – por nuk nënshtrohemi. Ne jetojmë me të tjerët – por mbetemi vetja jonë. ⸻ (Deutsch) Aufgrund meiner über 35-jährigen Erfahrung in der Schweiz sowie als Vertreter der albanischen Gemeinschaft im Kanton Tessin sehe ich es als meine Pflicht, klar und unmissverständlich Stellung zu beziehen: Radikalisierung und ideologische Einflussnahmen von außen sind keine Einzelfälle mehr – sie sind eine Realität, die eine klare Antwort und sofortiges Handeln erfordert. Jede Struktur, Organisation oder Person, die intransparent agiert oder Ideologien verbreitet, die im Widerspruch zur verfassungsmässigen Ordnung der Schweiz und zu den Werten unserer Gemeinschaft stehen, muss konsequent zurückgewiesen und rechtlich überprüft werden. Wir als Albaner in der Schweiz tragen eine doppelte Verantwortung: 👉 gegenüber dem Staat, der uns Sicherheit und Chancen gegeben hat 👉 gegenüber unserer nationalen Identität, die durch keine importierte Ideologie ersetzt werden kann Wir sind keine wurzellose Gemeinschaft. Wir sind keine manipulierbare Gemeinschaft. Wir sind keine Gemeinschaft, die schweigt. Deshalb fordern wir: 👉 vollständige Kontrolle und Transparenz der Finanzierung aller Organisationen 👉 sofortige institutionelle Massnahmen gegen jede Form von Radikalisierung 👉 Schutz unserer Identität und Werte vor ideologischer Einflussnahme 👉 öffentliche Verantwortung aller Vertreter der Gemeinschaft Die albanische Identität ist nicht verhandelbar. Das Schweizer Recht ist unantastbar. Radikalismus hat keinen Platz in unserer Gesellschaft. Dies ist kein emotionaler Appell. Dies ist eine klare bürgerliche und politische Haltung. Am Ende ist unsere Haltung klar: Wir brauchen keine importierten Ideologien. Wir brauchen Bildung, Wissenschaft, Kultur und Integration. Glaube ist eine persönliche Angelegenheit. Jeder soll glauben, was und wie er will – das war bei den Albanern nie ein Problem. Unsere Identität ist älter als jede Spaltung: illyrisch, albanisch und menschlich. „Bei Erde und Himmel, bei Mond und Sonne“ – das ist unser altes Gelöbnis, verbunden mit Ehre und Leben. Und diesen Geist respektieren wir auch in unserer Schweiz: durch Respekt vor dem Gesetz, durch Respekt voreinander, und durch Bewahrung unserer Identität. Wir integrieren uns – aber wir verschwinden nicht. Wir respektieren – aber wir unterwerfen uns nicht. Wir leben miteinander – aber wir bleiben wir selbst. ⸻ (Italiano) Sulla base della mia esperienza di oltre 35 anni in Svizzera e come rappresentante della comunità albanese nel Canton Ticino, sento il dovere di esprimere una posizione chiara e senza ambiguità: La radicalizzazione e le influenze ideologiche esterne non sono più casi isolati – sono una realtà che richiede una risposta immediata e concreta. Ogni struttura, organizzazione o individuo che opera senza trasparenza o che diffonde ideologie contrarie all’ordine costituzionale svizzero e ai valori della nostra comunità deve essere affrontato con fermezza e nel rispetto della legge. Noi, come comunità albanese, abbiamo una doppia responsabilità: 👉 verso lo Stato svizzero che ci garantisce sicurezza e opportunità 👉 verso la nostra identità nazionale, che non può essere sostituita da ideologie importate Non siamo una comunità senza radici. Non siamo una comunità manipolabile. Non siamo una comunità che tace. Per questo chiediamo: 👉 pieno controllo e trasparenza sui finanziamenti delle organizzazioni 👉 interventi istituzionali immediati contro ogni forma di radicalizzazione 👉 tutela della nostra identità e dei nostri valori 👉 responsabilità pubblica di chi parla a nome della comunità L’identità albanese non è negoziabile. La legge svizzera è intoccabile. Il radicalismo non ha spazio tra di noi. Questa non è un’emozione. È una posizione chiara, civica e politica. Infine, la nostra posizione è semplice: Non abbiamo bisogno di ideologie importate. Abbiamo bisogno di istruzione, scienza, cultura e integrazione. La fede è una scelta personale. Ognuno è libero di credere come vuole – questo non è mai stato un problema per gli albanesi. La nostra identità è più antica di ogni divisione: illirica, albanese e umana. “Per la terra e il cielo, per la luna e il sole” – questo è il nostro antico giuramento. E questo spirito lo rispettiamo anche nella nostra Svizzera: nel rispetto della legge, nel rispetto reciproco, e nella difesa della nostra identità. Ci integriamo – ma non scompariamo. Rispettiamo – ma non ci sottomettiamo. Viviamo insieme – ma restiamo noi stessi. ⸻ Sak Muji Kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Aleksandër Moisiu” – Ticino smuji’26

Një drekë me Saïda Keller-Messahli, miken e çmuar të shqiptarëve

1

Fatmir Gashi, Zvicër 

Një drekë e mrekullueshme, e përzemërt dhe tejet miqësore me Saïda Keller-Messahli. Në një ditë kaq të bukur festive në Zvicër, patëm kënaqësinë të shijojmë gatime të shkëlqyera, të servuara me përkushtim nga një bashkatdhetar nga Kosova. Një falënderim i veçantë për organizimin e këtij takimi kaq të këndshëm i takon bujarisë së Saïdës.
Përveç kënaqësisë kulinare, zhvilluam biseda tejet frymëzuese, ku prekëm tema të ndryshme kulturore; nga Tunizia deri në Kosovë, të mbështetura mbi mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Saïda mbetet një mike e çmuar e shqiptarëve, e cila vlerëson me dashuri dhe përkushtim kulturën tonë tradicionale, si dhe harmoninë fetare që na karakterizon si popull.
Saïda Keller-Messahli është një autore dhe aktiviste zvicerane me origjinë tuniziane, e lindur në vitin 1957. Ajo është themeluese e Forumit për një Islam progresiv dhe njihet për angazhimin e saj kundër ekstremizmit, si dhe për promovimin e një Islami liberal dhe laik. Në veprimtarinë e saj, angazhohet veçanërisht për të drejtat e grave dhe integrimin e tyre në shoqëri. Gjithashtu, ajo ka botuar disa artikuj dhe një libër mbi xhamitë në Zvicër dhe merr pjesë rregullisht në debate publike, në media, ku mbron reforma dhe një bashkëjetesë paqësore.
____
Ein wunderbares, herzliches und überaus freundschaftliches Mittagessen mit Saïda Keller-Messahli . An einem so schönen Feiertag in der Schweiz hatten wir das Vergnügen, köstliche Speisen zu genießen, liebevoll serviert von einem Landsmann aus Kosova. Ein besonderer Dank für die Organisation dieses angenehmen Treffens gilt der Großzügigkeit von Saïda.
Neben dem kulinarischen Genuss entwickelten sich lebendige Gespräche, in denen wir vielfältige kulturelle Themen berührten, von Tunesien bis Kosovo, getragen von gegenseitigem Verständnis und Respekt. Saïda bleibt eine geschätzte Freundin der Albanerinnen und Albaner, die unsere traditionelle Kultur sowie die religiöse Harmonie, die uns als Volk auszeichnet, mit großer Wertschätzung und Zuneigung betrachtet.
Saïda Keller-Messahli ist eine Schweizer Autorin und Aktivistin Tunesischer Herkunft, geboren 1957. Sie ist Gründerin des Forums für einen progressiven Islam und bekannt für ihr Engagement gegen Extremismus sowie für die Förderung eines liberalen und säkularen Islam. In ihrer Arbeit setzt sie sich insbesondere für die Rechte von Frauen und deren gesellschaftliche Integration ein. Darüber hinaus hat sie mehrere Beiträge und ein Buch über die Moscheen in der Schweiz verfasst und nimmt regelmäßig an öffentlichen Debatten und Medienauftritten teil, in denen sie sich für Reformen und ein friedliches Zusammenleben starkmacht.

“Trojet e Arbrit” organizon takim informativ dhe mbështetës për projektin e shkrimit të historisë së Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova

0

Shoqata “Trojet e Arbrit” organizon takim informativ dhe mbështetës për projektin e shkrimit të historisë së Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova

Shoqata “Trojet e Arbrit” fton të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër të marrin pjesë në një takim informativ dhe mbështetës për projektin shkencor kushtuar Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Takimi do të mbahet më 12.04.2026, në Klubin “Dardania”, në adresën: Bleiche-Areal nr. 16, 4800 Zofingen, Zvicër.

Në këtë takim do të njoftoheni me rrjedhën e përgjithshme të gjashtë organizimeve shkencore, si dhe me botimin e gjashtë veprave enciklopedike me gjithsej rreth 5000 faqe material shkencor.

Projekti për shkrimin e historisë së Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, përfshin studimin e historisë së Republikës së Kosovës në periudhën 1989–2006.

Në këto vepra do të përfshihet edhe kontributi i mërgatës shqiptare në Evropë dhe Amerikë në mbështetje të pavarësisë së Kosovës.

Pjesëmarrja juaj do të na nderojë, ndërsa mbështetja juaj është shumë e rëndësishme për të ruajtur dhe paraqitur saktë këtë pjesë të historisë sonë.

Hyri në shtyp romani dokumentar “Revolta e Syzifit”, i autorit Bardhyl Mahmuti

0

Të nderuar shqiptarë,

Siç ju kemi njoftuar me rastin e 15 Janarit, Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Krimit të Gjenocidit që ka kryer Serbia ndaj shqiptarëve në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” vendosi që për 27-vjetorin e përkujtimit të viktimave të gjenocidit në fshatin Poklek i Vjetër, të botojë romanin  dokumentar “Revolta e Syzifit”, të autorit Bardhyl Mahmuti.

Bardhyl Mahmuti

Romanit i kushtohet njërit nga krimet me të tmerrshme të zbatimit të gjenocidit gjatë luftës së viteve 1998-1999, që forcat e armatosura serbe kanë kryer më 17 prillit 1999 në Poklek të Vjetër të komunës së Drenasit.

Përurimi i këtij romani do të bëhet më 17 prill 2026, në Drenas, ndërkaq më 18 prill, në Prishtinë.

Në të njëjtën kohë Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” shpreh mirënjohjen e saj për donatorët që me kontributet e tyre na mundësuan botimin e këtij romani.

Me respekt të veçantë

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”
Gjenevë, 6 prill 2026

-- 
Gjenocidi në Kosovë - Plagë e hapur
1200 Genève

Tel.:   +41 79 548 48 87
eMail:  info@kosovogenocide.com
Online: www.kosovogenocide.com

Turqia neoosmane, njejt si Perandoria Osmane dikur, mendon se ne jemi “të saj” dhe mund të na e ndryshoj kulturën, historinë e identitetin kombëtar

Pamje nga Masakra e Manastirit … Serasqeri i Rumelisë, Mehmet Reshit Pasha, për të zhdukur gjurmët e lëvizjes shqiptare kundër sundimit turk në jug organizoi një masakër çnjerëzore më dt. 9 gusht 1830. Ai thirri në Manastir krerët e Toskërisë kinse për t’ju dhënë rrogat e prapambetura nga lufta greke, ose për t’i nderuar me nishana për shërbimet që i kishin sjellë sulltanit. Në çastin kur po zhvilloheshin ceremonitë ushtarake, një batare pushkësh shtriu përdhe më se 500 vetë nga të ftuarit. Kokat e tyre i dërguan në Stamboll si një fitore e madhe e armëve turke. Duke përfituar nga largimi i ushtrive turke në frontin rus në Shqipëri oxhaqet e feudale dhe derebejtë me repartet e tyre si dhe bandat e hajdutëve kishin gjetur fushë të lirë veprimi. Anarkia në të cilën qe zhytur Shqipëria arriti kulmin në vitet 1828-1829. Repartet e pakta të garnizoneve turke qenë mbyllur brënda kalave dhe mezi i bënin ballë sulmeve që kryenin kundër tyre bandat e armatosura të feudaleve shqiptarë. Funksionarët turq nuk guxonin të vilnin në Shqipëri asnjë taksë.WikipediA
Flori Bruqi, Prishtinë
“Turqisë nuk i pëlqen që Dardanët  të mësojnë historinë e interpretuar nga  Josip Broz Tito dhe Enver Hoxha”, është shprehur Ahmet Davutoglu, ish ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, gjatë vizitës së tij në Kosovë më 26 gusht 2011.Edhe Omer Dincer, ish ministri i Arsimit, i ka kërkuar ish  ministrit të Arsimit të Dardanisë , Ramë Buja, që nga librat e historisë së Kosovës të largohen paragrafët, të cilat përmbajnë fyerje për Turqinë dhe personalitetet e këtij vendi.

E njëjta gjë është kërkuar edhe nga ish ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan : “Lloje të tilla të punimeve, të cilat synojnë largimin e shprehjeve të pakëndshme në librat e historisë, ekzistojnë jo vetëm ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, por edhe shumë shteteve, përfshirë edhe vendin tim e posaçërisht ndërmjet vendeve, të cilat kanë marrëdhënie fqinjësore”.

Kështu që në heshtje librat e historisë në Dardani  kanë filluar të korrigjohen.

Nga klasa e 5-të deri në të 13-ën del se Perandoria Osmane gjatë shekujve të pushtimit të viseve të banuara me shqiptarë nuk ka vrarë, nuk ka ushtruar dhunë dhe nuk ishte e ashpër. Në vend të këtyre shprehjeve, sipas korrigjimeve, sulltanët me ushtrinë dhe administratën tyre sunduan, burgosën dhe ushtruan ndërhyrje ushtarake.


Në hulumtimin e Agjencionit Floripress nga Prishtina  si dhe blogut të Alb emigrant-it  vihet re se fjalët “dhunë “ dhe “vrasje” janë fshirë duke u zëvendësuar me “pushtim” dhe “burgosje”; fjala “ashpërsi” është shndërruar në “ndërhyrje ushtarake”; “sundimi i egër osman” në “pushtimi osman”, etj.
Delegacion nga Turqia pritet që e vizitojnë Republikën e Dardanisë   për të biseduar me autoritetet arsimore Dardane  për trajtimin që i bëhet Perandorisë Osmane në librat e historisë .

Teksa në Ministrinë e Arsimit një vizitë te tillë e shohin në kuadër të shkëmbimit të përvojave, historianët e cilësojnë si formë presioni turk .
 

Fencing,Albanians_of_Montenegro_by_Paja_Jovanoviq
Autori i një libri shkollor të historisë në arsimin parauniversitar dhe bashkautori i shumicës së teksteve të këtij niveli,  konsideron se delegacioni ka për qëllim mbikëqyrjen e komisionit të caktuar nga MASHT-i. “Delegacioni nga Turqia vjen 
për presion dhe për asgjë tjetër.

Si të tillë nuk e njoh edhe as që kisha dashur të takohesha me ta”, ka profesori univerzitar . Ky s’e njeh as komisionin vendës, të themeluar për këtë çështje nga MASHT-i.

“Punën time e bëj të pavarur, prandaj nuk njoh asnjë komision që provon të prekë çështjet shkencore”, ka profesori. Ky thekson se MASHT-i nuk i ka konsultuar autorët e librave kur e ka themeluar atë komision, ndërsa ka zënë ngoje kryetarin e komisionit,….Për të ka thënë se është historian, por jo tekstshkrues i librave të historisë në arsimin parauniversitar.

“Ai që nuk ka përvojë në tekstshkruarje të librave të arsimit fillor nuk mund të japë vërejtje të qëndrueshme, mund të bëjë vetëm vërejtje kozmetike”, ka theksuar peofesori .Ky i fundit ka shtuar se me tekstshkruarje të librave parashkollorë të historisë merret që nga viti 2002 dhe se librat në të cilët ka punuar janë të përshtatshëm dhe pa gjuhë të urrejtjes. Megjithëkëtë, profesori  thekson se edhe vetë është për ndonjë shikim të këtyre teksteve, por jo me presion.
Delegacioniet turke kanë  planifikuar të vijë në Dardani  për rishikimin e librave të historisë, porse vizita është shtyrë për disa muaj. . Në Ministrinë e Arsimit ndërkaq theksojnë se komisioni vendës e ka përfunduar  punën pë libra të historisë…

“Ai e ka përgatitur një raport në të cilin janë të përfshirë disa rekomandime, i cili gjendet në Divizionin e Sigurimit të Cilësisë dhe i cili në të ardhmen jo shumë të largët do të organizojë debat të hapur me ekspertë të teksteve shkollore”, ka thënë burimi anonim . Sipas tij, pas këtyre debateve do të organizohen takime me autorët e teksteve përkatëse, në mënyrë që bashkërisht të debatohen rekomandimet e komisionit dhe ato nga debatet e hapura.

“Vetëm me pëlqimin e autorëve mund të bëhen ndryshimet”, është shprehur ai, teksa ka mohuar që komisioni që do të vijë nga Turqia do të ndërhyjë në punët kosovare.

“Ardhja e ekspertëve nga Republika e Turqisë nuk e nënkupton ndërhyrjen në punët tona, por ky do të jetë një shkëmbim përvojash, ashtu siç ka ndodhur e do të ndodhë në takimet e tjera që kemi pasur me ekspertë të vendeve të tjera evropiane”, ka përfunduar ai.

MASHT-i kishte themeluar një komision për rishikimin e prezantimit të historisë, gjeografisë dhe kulturës osmane e turke në tekstet shkollore parauniversitare në Republikën e Dardanisë. Komisioni përbëhet nga gjuhëtarë, letrarë, historianë, muzikologë etj. Puna e komisionit është përfunduar dhe janë dhënë të gjitha rekomandimet se ku do të duhej të ndryshoheshin tekstet shkollore parauniversitare, kudo që flitet për Perandorinë Osmane.

Nga lënda e historisë janë prekur tekstet Historia 5 e autorëve, Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj, botuar nga “Libri Shkollor” më 2007; Historia 6 e po të njëjtëve autorë dhe po të njëjtit botues (2004), , Historia 7 e autorëve Isa Bicaj, Arber Salihu (2004); Historia 8 e autorëve Izber Hoti, Jetullah Krasniqi (2005): Historia 10 (Gjimnazi Gjuhësor) e autorëve, Isa Bicaj e Arber Salihu (2004); Historia 10 (Gjimnazi Informatikë – Matematikë ) i autorëve, Jusuf Bajraktari, Frashër Demaj (2003), Historia 10 (Gjimnazi Gjuhësor) -Isa Bicaj e Arbër Salihu (2003) Historia 11 (Gjimnazi Përgjithshëm) –Jusuf Bajraktari, Isa Bicaj (2004); Historia 11 (Gjimnazi Gjuhësor) – Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj (2004), Historia 11 (Gjimnazi Shoqëror), Ramiz Abdyli, Emine Bakalli (2004) dhe Historia 12 (Gjimnazi i Përgjithshëm) dhe Jusuf Bajraktari e Arbër Salihu (2005), që të gjithë të botuar nga “Libri shkollor” 2005.

Mirëpo autori dhe bashkautori i disa librave të historisë në sistemin parauniversitar, Demaj, ka thënë se ai zyrtarisht nuk ka marrë raport të komisionit të MASHT-it për të parë se ku është ndërhyrë. “Krejt çka kam mësuar në propozimet për ndryshime janë ato që i kam parë në medie”, ka thënë profesori univerzzitar .
. Nga ana tjetër, kryetari i komisionit të themeluar nga MASHT-i, Shkëlzen Raça, ka mohuar që komisioni nga Turqia vjen për të bërë ndonjë presion. Ai po ashtu ka theksuar se edhe raporti që e ka nxjerrë komisioni nuk është përfundimtar, pasi që edhe ai duhet të rishikohet.

Ndërkaq autori i studimit te teksteve mësimore të historisë Dardani -Shqipëri-Serbi, me titull: Kosova 1912-2000 në tekstet mësimore të historisë së Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë”, , mendon se tekstet mësimore të historisë për shkollat fillore dhe të mesme në Dardani  duhet të ndryshohen rrënjësisht dhe urgjentisht.

“Madje këto ndryshime duhet bërë jo vetëm sa i takon prezantimit të periudhës kur Dardania dhe shqiptarët në përgjithësi kanë qenë nën Perandorinë Osmane, dhe jo siç kërkojnë palët e përfshira, por duke u bazuar në dokumente, dëshmi, fakte, argumente etj.”, ka thënë profesori . Pra, sipas tij, duhet të eliminohet gjuha e urrejtjes, shpifjet, etiketimet, hiperbolizimet. Ndryshe, ka thënë ai, duhet ruajtur nga çdo trysni politike.

Dy vjet pas vizitës së Presidentit turk   në Drardani , Recep Tayyip Erdogan, janë ndryshuar librat e ciklit parauniversitar në raport me kohën e Perandorisë Osmane. Në versionin e ri të historisë Perandoria Osmane është një pushtues, por jo një sundues i egër.

Dardania  ka lidhur deri tani disa marrëveshje me Turqinë, por TUrqia  ka kërkuar bashkëpunim edhe në fushën e arsimit: autoritetet turke kërkojnë pastrimin e librave të historisë. Tani që ndryshimet  pothuaja veq janë bërë, zyrtarët shtetërorë turq vlerësojnë se me këtë veprim do të fuqizojnë marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërshtetërore.

Ndryshimet në librat e historisë do t’i kontribuojnë marrëdhënieve Dardani -Turqi të cilat, sipas zyrtarëve turq , janë të shkëlqyeshme.Ata   ngjashëm kanë vepruar edhe shtete tjera, “të cilat kanë jetuar në të kaluarën një histori të përbashkët”.

Komisioni engritura nga Qeveria Kurti, do ti dorëzojnë  rekomandimet  në cilat pjesë duhet të korrigjohen librat e historisë. Nga korrigjimet e librave të historisë nga klasa e 5-të deri në të 13-të, del se Perandoria Osmane përgjatë shekujve të pushtimit të viseve të banuara me shqiptarë, nuk ka vrarë, ushtruar dhunë apo se ishte e ashpër. Në vend të këtyre shprehjeve, sipas korrigjimeve, sulltanët me ushtrinë e administratën e tyre sunduan, burgosën dhe ushtruan ndërhyrje ushtarake.

Neve kemi   gjetur gjithashtu disa prej ndryshimeve konkrete që kanë pësuar librat e historisë nga klasa e pestë deri në klasën e trembëdhjetë. Shembujt e paraqitur në këtë rast u takojnë librave të historisë së klasës së pestë, gjashtë dhe tetë. Në librin aktual të historisë së klasës së pestë, fjalët “dhunë” dhe “vrasje” në raport me Perandorinë Osmane janë fshirë.

Në vend të tyre janë vendosur “pushtim” dhe “burgosje”.  Në lidhje me marrjen e pronave dhe pasurisë së shqiptarëve janë fshirë fjalët “…hakmarrje” dhe “…vrasje”. Në vend të tyre është vendosur fjalia “…marrja e pronave, vendosja e taksave si dhe depërtimi i një pjese të popullatës vendëse…”!

Fjalia “…osmanët vranë shumë shqiptarë…” është fshirë tërësisht, fjala “..ashpërsi” është shndërruar në “…ndërhyrje ushtarake”. Ndryshimet e tjera janë bërë në  librit të historisë së klasës së 6-të, ku fjalia “…sundimi i egër osman…”, është shndërruar në “…pushtimi osman”. Vijë i është rënë edhe pjesëve të librit të historisë së klasës së 8-të si  fjalia “…merreshin masa të rrepta ndaj atyre që nuk ishin të fesë islame…”, tash ka tjetër kuptim. “…

Në praktikë të gjithë shtetasit në viset e tyre të pushtuara nga Perandoria Osmane, në jetën e përditshme ishin të barabartë para ligjit. Natyrisht ndonjëherë shfaqeshin keqpërdorimet e nëpunësve lokalë osmanë në kuadrin e reformave të tanzimatit”. “Sa i përket muzikës, pala turke mund të ketë pasur vërejtje, si për himnizim të figurës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”, ka pasur vërejtje . Ai thotë se nuk i kujtohet në detaje çfarë ndryshimesh janë bërë në këtë rast.
 Emri zyrtar i plotë i komisionit është “Komisioni për Rishikimin e Prezantimit të Historisë, Gjeografisë dhe Kulturës Osmane e Turke”.

Agjencioni  Floripress  ka  siguruar një raport të punës të një komisioni   komisioni parapark , ku kryetar i të cilit ishte prof.dr. Shkëlzen Raça (historian), me anëtarë prof.dr. Ruzhdi Pllana (gjeograf), prof.dr Hysen Matoshi (kulturë osmane dhe turke-gjuhë e letërsi), Mr.sc. Astrit Mustafa (kulturë osmane e turke-muzikë) dhe sekretar i komisionit, Mr.sc. Avni Rexha.

Komisioni për Rishikimin e Teksteve të Historisë, i formuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kishte  përpiluar një raport, i cili para finalizimit do të shikohet dhe nga ekspertë nga Turqia.

Sipas medieve turke(Gazeta Hyrjet etj) pritët  që një grup ekspertësh nga shteti turk do të vijnë në Dardani  për të konstatuar nëse janë hequr termat në tekstet e historisë që qeveria e tyre kishte kërkuar të ndryshohen me arsyetimin se ofendohej e kaluara e këtij shteti – Perandorisë Osmane.

Por, këtë ata do ta bëjnë në konsultim me anëtarët e Komisionit për Rishikimin e Teksteve të Historisë, e pa mohuar as autorët e teksteve, mendimi i të cilëve sipas MASHT- it nuk do të anashkalohet asnjëherë.

Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit  të Turqisë (sipas gazetave turke) kanë konfirmuar se ky bashkëpunim bëhet në frymën e zhvillimeve akademike të të gjitha vendeve evropiane që të mos ketë gjuhë të urrejtjes në tekste, por që ajo të jetë miqësore. 
Sipas t gazetave turke,  ekspertët nga Turqia do të jenë të kënaqur me propozimet që kanë bërë ekspertët e MASHT. Ndërsa, kanë mohuar se mund të ketë ndërhyrje nga këta ekspertë.

Në kuadër të vizitës së ekspertëve turq do të organizohen edhe debate lidhur me këtë “problem” në tekstet e historisë si dhe rekomandimet e grupit të ekspertëve kosovarë.

Po ashtu sipas gazetave turke   do të mbahet një takim ndërmjet ekspertëve të Dardanisë që janë marrë me rishikimin e teksteve dhe atyre nga Turqia. “Ekspertët turq do të vijnë në KOsovë gjatë muajve në vijim të vitit shkollor 2026/2027 . Kjo po bëhet më qëllim që tekstet tona të kenë sa më pak gjuhë të urrejtjes. Kjo nuk do të thotë që është duke ndodhur vetëm me Turqinë, por kjo do të ndodhë edhe me të gjithë popujt dhe shtetet e tjera, sepse përfundimisht gjuha e urrejtjes duhet të hiqet nga tekstet shkollore”, theksojnë mediatat e Ankarasë dhe të Stambollit  sipas të cilit nuk do të bëhet asnjë ndryshim pa u konsultuar me autorët e teksteve shkollore nga Dardania.

“Grupi i ekspertëve turq do të shikojnë disa nga sugjerimet që kanë dhënë ekspertët e Kosovës dhe do të japin kontributin e tyre, në mënyrë që tekstet tona të jenë të përshtatshme duke përmbushur kriteret”.

Gazeta turke  kanë  bërë të ditur se edhe autorët e teksteve do të përfshihen në debate. Gazetata  kanë  hedhur poshtë çdo pretendim se do të ndryshohet historia. Sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë në asnjë rrethanë. “Qytetarët e Dardanisë  nuk duhet të kenë frikë se do të ndryshohet historia e popullit shqiptar në përgjithësi dhe e popullit shqiptar të Dardanisë në veçanti. Nuk është ministria ajo që e shkruan historinë, por janë historianët  daradnë (shqiptarë) ata që e shkruajnë historinë”.

Gazeta turke kanë  marrë si shembull se në tekstet shkollore gjenden terma si “hordhitë” kur flitet për ushtarët e huaj, një term që gazetarët  e shehin  të përdorshëm më shumë për grupe të kafshëve. “Ekziston mundësia që ku thuhet hordhitë të thuhet repartet ushtarake”.

Ardhja e ekspertëve turq nuk duhet të keqinterpretohet. “Nuk do të thotë se ata do të vendosin si të jenë tekstet e Dardanisë, por këtë po e bëjmë thjesht për të treguar gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar jo vetëm me Turqinë, por edhe shtetet e tjera”

Më 06.04.2026

Një poemë e Ismet Hasanit, kushtuar Mustafë Hajdinit – Xanit, të mbijetuarit të Masakrës së Tivarit

1
                                                                                                               Ismet M. Hasani
Ismet Hasani, Suedi
____
Këto vargje i kushtohen dëshmitarit të gjallë të kësaj Masakre – z. Azem Hajdinit nga Drenica e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve që ishin pjestarë. (autori)
Me rastin e 81-vjetorit të Masakrës, që u krye në Tivar të Malit të Zi, më 30, 31 mars, 1, 2 prill të v. 1945, ku u vranë dhe u masakruan mbi katërmijë të rinjë shqiptar
Këto vargje i thura në bazë të intervistës së pjesëmarrësit dhe dëshmitarit të gjallë të Masakrës së Tivarit – z. Azem Hajdini – Xani nga Drenica, të dhënë në ”Radio-Kosova” më 12 maj 2006.
***
     
VEPËR HISTORIKE E MUSTAF HAJDINIT
Duhet ruajtur traditën e t’parëve,
Të mos harrojmë historinë e shqiptarëve.
Na e ka lënë për obligim jeta:
Njeriu jeton për të krijuar vepra.
Ai që e di çka është drejtësia
Kurrë nuk bën vepra të këqia,
Por gjithnjë vepra t’mira bën
Rrugën e drejtë kurrë s’e lën.
Vepër është fjala, vepër është këshilla,
Duhet përmendur veprat e mira.
Dhe do të shënoj në këtë letër,
Për një njeri që ka lënë vepër.
Kjo është vepër e një dëshmitari,
që është vetë një bir shqiptari,
ka shpëtuar i gjallë nga Tivari
për masakrën ka shkrua i pari.
E kam fjalën për një djalë – trimi,
E quajnë me emër – Azem Hajdini,
Është i njohtur si Azem Xani
për vepër t’mirë larg i ka shkua zani!
Nuk e ka treguar tragjedinë e vet,
e ka mbajtur fshehtë për shumë vjet.
Nuk ka guxua prej atij regjimi
do të akuzohej për vepër krimi!
Por muar guximin ky djalë shqiptari,
besa e mori rolin e një shkrimtari.
E ndriçoi tragjedinë në Tivar,
Që ka ngjarë 61 vjet më parë (1945)
Ku janë vra mbi katërmijë shqiptarë!
Shkruan Azemi të vërtetën
dhe aspak nuk e lakon të drejtën.
Që para 61 vjetëve ka ndodhë në Tivar*
Masakra më e madhe mbi shqiptarë.
Duke kuptuar veprën e tij
që do të hyjë në histori,
çka i ka ndodhur edhe Azemit vet
kur ia pasur vetëm 22 vjet.
Në atë kohë krerët e Serbisë,
Të Malit të zi e t’Maqedonisë
E përgatitën të zezën për shqiptarë
Me ua humbë fijen, me i vra në Tivar.
Kur i kanë mbledhë këta të rinj
Ka dalë numri mbi katërmijë,
Të gjithë n’Tivar i kanë çua
me t’vetmin qëllim – me i masakrua!
Pra, me urdhërin e Serbisë,
T’Malit të Zi e t’Maqedonisë
U zhduk një brez i shqiptarisë
Kur ishin në lulën e rinisë…!
Baca Azem për tragjedi tregoi
E ka të shkruar dhe na njohtoi,
Na e sqaroi krejt atë ndodhi
Tash do të hyjë në histori…
Baca Azem sa mirë po flet
Tragjedinë e tregoi drejt
Që e ka mbajtë fshehtë për shumë vjet
Atëherë njëzetedy vjeç ka qenë vetë!
Flet baca Azem me krenari
Tash i ka plot tetëdhjetëedy
Është e kthjellët mendja e tij
E përkujton qartë atë tragjedi.
Baca Azem e kreu detyrën
Ia la popullit veprën më të mirën
Kanë kaluar vite shumë të gjata,
Tash të studiohet nëpër gjenerata.
Si Azemin tash i kemi t’rrallë
Që kanë qenë pjesëmarrës në Tivar
U ka ndihmuar Zoti, kanë shpëtuar gjallë
Krenohemi me ta, si d ë s h m i t a r ë.
Për bacën Azem edhe një dëshirë
Që ta ketë shëndetin e mirë,
Të na jetojë edhe shumë vjet
Ia la nderin vetes dhe shokëve t’vet!
Baca Azem e kreu rrëfimin,
Me krejt këtë e arriti qëllimin,
në pleqëri të thellë e dha provimin
historisë i shtoi ndriçimin.
Ka merita për shumë shpërblime,
Shumë MIRËNJOHJE e FALËNDERIME.
Që në moshën e thellë të pleqërisë
Të hyjë në faqet e historisë!
Si autor, kam edhe këtë mendim,
T’i shërbejë poemës si përfundim:
E përdora diturinë dhe mendjen,
E përpunova me shumë kujdes poemën,
E shfrytëzova lapsin e penën,
Për me thurë sa më mirë poemën.
U përpoqa, si me dëtyrim,
Ndaj Bacës Azem – një obligim,
U mundova ta gjejë mënyrën,
Bacës Azem mos me ia harrua t’mirën.
Baca Azem e kreu dëtyrën,
Ia la popullit Veprën më të mirën
Vetes dhe shokëve ua zbardhi fytyrën.
Të falemnderit, o Azem Xani,
dëshiroj që larg të ndihet zani,
i dëshmove botës mbarë,
e ndriçove Masakrën në Tivar,
që ka ngjarë 61 vjet më parë,
ku janë vra mbi katërmijë shqiptarë,
Shqiptarisë ia ndriçove historinë,
Mbete i pavdekshëm për brezat që vijnë./IMH
_____
* Poema është shkruar në v. 2006. 

Shoqatat e pensionistëve si relikte ilire – heshtja që ushqen padrejtësinë

0
Në Kosovë ekziston një paradoks i dhimbshëm: një shtresë e tërë shoqërore që dikur ishte ndër më të zëshmet kundër pushtimit dhe padrejtësisë, sot po përballet me një padrejtësi të re diskriminimin institucional. Pensionistët, veçanërisht ata që i përkasin brezit që përjetoi dhe kundërshtoi pushtimin e Serbisë, po vazhdojnë të trajtohen sipas ligjeve të mbetura nga sistemi i ish-Jugosllavisë. Kjo ndodh edhe pas më shumë se tetëmbëdhjetë vitesh nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Në një shtet që synon të ndërtojë drejtësi sociale dhe barazi para ligjit, është e pakuptueshme që ende nuk është hartuar një ligj vendor gjithëpërfshirës për pensionistët. Përkundrazi, institucionet shtetërore nga qeveritë e njëpasnjëshme deri te legjislaturat e kuvendit, kanë vazhduar ta shtyjnë këtë çështje, duke lënë në fuqi një kornizë ligjore të trashëguar nga sistemi që dikur diskriminonte qytetarët e Kosovës. Kjo gjendje krijon jo vetëm padrejtësi ekonomike, por edhe një lloj poshtërimi moral për brezin që kontribuoi në rezistencën dhe mbijetesën e shoqërisë kosovare.
Edhe sistemi i drejtësisë nuk ka qenë i përjashtuar nga kjo zvarritje. Edhe pse Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka hedhur poshtë ligjin e ish-Jugosllavisë që rregullonte pensionet dhe të ashtuquajturin “kushtin e 15 viteve”, në praktikë shumë procese vazhdojnë të zvarriten. Lëndët e pensionistëve shpesh mbeten të bllokuara nëpër gjykata për vite të tëra, duke e kthyer drejtësinë në një premtim të largët.
Në vend që të jetë një instrument për korrigjimin e padrejtësive, sistemi gjyqësor shpesh duket sikur është peng i një trashëgimie ligjore që nuk i përket më realitetit të shtetit të Kosovës.
Një problem tjetër serioz lidhet me mënyrën se si janë trajtuar kontributet e punëtorëve gjatë procesit të privatizimit. Në shumë raste, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë përsipër obligimet e ndërmarrjeve të privatizuara, ndërsa punëtorëve u janë ndalur mjete nga i ashtuquajturi 20 përqindësh pa u reflektuar këto kontribute në të drejtat e tyre pensionale. Kjo krijon një situatë ku punëtorët humbin dyfish: njëherë nga privatizimi dhe pastaj nga mungesa e njohjes së kontributeve të tyre.
Në këtë realitet të rëndë, pritej që shoqatat e pensionistëve të ishin zëri kryesor i reagimit dhe presionit shoqëror. Mirëpo, ajo që shihet në praktikë është një heshtje e çuditshme. Disa prej këtyre shoqatave jo vetëm që nuk organizojnë protesta apo reagime publike, por shpesh duken të politizuara dhe të shkëputura nga problemet reale të anëtarësisë së tyre. Në vend që të jenë organizata aktive të mbrojtjes së interesave sociale, ato shpesh shfaqen si struktura formale, pa ndikim dhe pa guxim për t’u përballur me pushtetin.
Prandaj krahasimi i tyre me “relikte ilire” është një metaforë e hidhur, por domethënëse. Ashtu si reliket e lashta që ruhen në muze si dëshmi të një kohe të kaluar, edhe këto shoqata duket se ekzistojnë më shumë si simbol formal sesa si mekanizma të gjallë të mbrojtjes së interesave të pensionistëve.
Heshtja e tyre krijon një rreth vicioz: pushteti nuk ndjen presion për të vepruar, ndërsa pensionistët mbeten pa përfaqësim të vërtetë. Në një demokraci, të drejtat sociale nuk fitohen vetëm përmes ligjeve, por edhe përmes presionit qytetar dhe organizimit kolektiv. Kur mungon ky presion, padrejtësia rrezikon të bëhet normë.
Prandaj, çështja e pensionistëve në Kosovë nuk është vetëm një problem ekonomik; është një provë e maturisë së shtetit dhe e funksionimit të demokracisë. Një shoqëri që nuk arrin të sigurojë dinjitet për brezin që ka punuar dhe sakrifikuar për dekada, rrezikon të humbasë një pjesë të ndërgjegjes së saj morale.
Në fund, pyetja që mbetet është e thjeshtë, por thelbësore: a do të vazhdojnë pensionistët të mbeten viktima të heshtjes institucionale dhe organizative, apo do të gjendet më në fund një zë i fuqishëm që do ta kthejë këtë çështje në prioritet kombëtar? Sepse drejtësia për pensionistët nuk është vetëm një detyrim ligjor, është një detyrim moral ndaj historisë dhe sakrificës së tyre.

Mos na e ndërroni drejtimin tonë historik, nuk jemi trampolinë e islamit në Europë!

2
Këtu në tokat tona antike të Dardanisë e filloi historia nismën e saj; nga ky ven dolën shumë prijës që e krijuan historinë; nga Dardania u linden Eneu Dardani, Niketë Dardani, Konstantini i Madh etj, që historisë botërore i dhanë civilizimin. Nëse nuk e dini, një hedhje syri mbi historinë e shkruar nga Zef Mirdita dhe së fundi nga Jusuf Buxhovi do t’iu ndërrojnë mendjen dhe nuk do ta kishit thënë atë që e thatë gjatë vizitës suaj në token e të lashtëve tanë; këtu nuk “lidhet ngushtë kultura dhe gjeografia islame me Kosovën.“
Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu keni thënë: ”se Kosova është një vend që ka përthithur kulturën islame në rrënjë dhe se është pika më e rëndësishme e gjeografisë islame në perëndim.“
Mos o zot! Ne jemi vetëm perëndim e nga ne ka lindur Europa !
Ne ishim dhe jemi myslimanë të lehtë si na quan edhe perëndimi, dhe i morëm vetëm disa shprehi muslimane për të cilat me dhunë na i imponoi Perandoria Otomane gjatë sundimit dhe robërimit të saj disa qindra vjeçar; ne shqiptarët e kemi paraqitur veten para Europes me fytyrën tonë të mirë dhe paqësore të gjithë shqiptarët pa dallim feje si muslimanë, katolikë dhe ortodoksë, që jemi.

Mësimi nga kombet e qytetëruara si Finlanda, është tejet i domosdoshëm

0