Kreu Blog Faqe 189

Marrëveshja Xhentëlmene e vitit 1953 në mes të Jugosllavisë e Turqisë

MARRËVESHJA XHENTËLMENE E VITIT 1953 NË MES JUGOSLLAVISË DHE TURQISË…
Me qëllim të realizimit të Konventes jugosllavo-turke, të vitit 1938, në Split më 1953 u takuan delegacionet e Turqisë dhe të Republikës Federative te Jugosllavisë, për arritjen e Marrëveshjes Xhentëlmëne.
Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve mbahej në fshehtesi të thellë. Vendimin definitiv për shpërngulje e dhanë Tito, Kardeli dhe Koça Popoviç ( Deklarata e 29 janarit 1953).
Bisedimet për realizimin e Konventes do të maskohen me këmbim përvojash parlamentare. Këtë qëllim e kishte edhe vizita e delegacionit parlamentar turk në krye me Hulusu Kejmenua.
Delegacioni turk qëndroi në Jugosllavi 6 ditë. Për shpërngulje delegaioni bisedoi me Mosha Pijaden. Po ashtu në gjysmën e majit 1953, një delegacion parlamentar i Jugosllavisë, në krye me Mosha Pijaden, vizitoi Turqinë. Në delegacion bënin mjesë Gjuro Pucar dhe dhe Ivo Andriç, të cilët në prani të ambasadorit të Jugosllavisë në Turqi, biseduan për realizimin e shpërnguljes së shqiptarëve në Jugosllavi.
Informatat e para rreth fillim të shpërnguljes prej Jugosllavisë në Turqi, Fuad Kyprili i publikoi në fillim të shtatorit 1953.
Josip Broz Tito me Aleksander Rankoviqin
Më 26 mars 1953, në Beograd u mbajt mbledhja konsultative, ku u formua komisioni për realizimin e Marrëveshjes Xhentëlmene. Këtë Komision e përbënin këto personalitete politike e shoqërore: Aleksander Rankoviç, si Nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv Federativ, Krste Crvenkovski, Svetisllav Stefanoviç,Milan Bartosh, Leo Grshkoviç,Vojkan Llukiç,Marko Vuçkoviç dhe P.Iviçeviç. Në bazë të udhëzimeve të këtij Komisioni, Maqedonia do bëhej poligon për shpërngulje.
Deri ne fund te vitit 1955, në Kosovë mbi 55% e popullsisë shqiptare ishte orientuar per çregjistrim me qëllim shperngulje.
Përqindja më drastikz e të orientuarve për shpërnguljz u përkistd viseve që gravitonin kah territori i Maqedonisë dhe i Serbisë, siç ishte Shkupi,Kumanova, Bujanovci dhe Vranja Nga këto territorz, më 1955 u shënua pjesa më e madhe e të shperngulurve.
Përmasa të mëdha mori shperngulja e shqiptarëve sidomos pas të ashtuquajturit Aksion te mbledhjes se armeve, që u zbatua në dimrin e viteve 1955-1956.
Ky aksion për nga terrori e masakrat ua kalon aksioneve të mbledhjes se armeve të kryera kundër shqiptarëvz para vititit 1941 nga Mbreteria e Jugosllavisë..
Gjate periudhes së viteve 1951-1966, shifra e perafert e shqiptarëve të shpërngulur në Turqi arrinë në 400.000 shqiptarë!

Një Gjuhë, një Identitet, studentët dalin në mbrojtje të Shqipes në Shkup

0

“Gjuha nuk negociohet!” – Studentët shqiptarë në protestë, mesazhe të forta për barazi dhe identitet – Nga portali i agjencisë së lajmeve, INA.

Nga: Frank Shkreli

 “Jemi brezi që mbron dhe flet shqip”

Studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë dalë ditët e fundit në protestë, për të kundërshtuar kufizimet ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës. Me sloganin e fortë “Gjuha nuk negociohet”, ata kërkojnë respektimin e të drejtave të garantuara me ligj dhe kushtetutë. Protesta u zhvillua në Shkup, ku të rinjtë u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj një qëndrimi institucional që, sipas tyre, pamundëson dhënien e provimit profesional në gjuhën shqipe. Studentët e konsiderojnë këtë një shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave gjuhësore dhe një hap prapa në zbatimin e barazisë në institucionet shtetërore.  Studentët shqiptarë të jurisprudencës në universitetet shqiptare po përballen me një realitet absurd: në vend që të përgatiten për të mbrojtur ligjin, ata detyrohen të përballen me shkeljen e tij. E drejta për përdorimin e gjuhës shqipe nuk është as kërkesë politike dhe as çështje interpretimi – është e drejtë themelore. Dhe çdo pengesë ndaj saj është shkelje e drejtpërdrejtë.  Por problemi nuk qëndron vetëm te shkelja. Problemi më i madh është heshtja.

“Gjuha shqipe nuk është çështje kompromisi. Ajo është identiteti ynë dhe e drejtë themelore,” u shprehën protestuesit, sipas ajencisë INA, duke theksuar se kërkesa e tyre nuk lidhet me privilegje, por me zbatimin e ligjeve ekzistuese që garantojnë përdorimin e gjuhëve në vend.  Në thelb të reagimit është kërkesa që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në shqip, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Studentët kërkuan gjithashtu reagim të menjëhershëm nga institucionet dhe reflektim zyrtar nga të gjithë mbi vendimin që ka nxitur pakënaqësi, jo vetëm në radhët e studentëve të prekur drejtë për së drejti nga ky vendim.

Kjo protestë rikthen në vëmendje debatet e kahershme për statusin dhe përdorimin praktik të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse ligji për përdorimin e gjuhëve parashikon të drejta të zgjëruara për komunitetet etnike, zbatimi i tij në praktikë vazhdon të jetë sfidë.  Protesta e studentëve shihet si një sinjal i qartë se çështjet e identitetit dhe barazisë mbeten të ndjeshme në Maqedoninë e Veriut dhe se rinia atje është e gatshme të reagojë kur ato vihen në pikëpyetje.  Njëri nga organizatorët e protestës, Mevlan Ademi, para protestuesve parashtroi kërkesat e studentëve, duke theksuar se një situatë e tillë nuk do të duhej të ndodhte në vitin 2026. Sipas tij, është e papranueshme që studentët të detyrohen të dalin në rrugë për të mbrojtur gjuhën e tyre, raporton agencia e lajmeve, INA.  “Po ja ku jemi. Para se të jemi studentë apo profesionistë, ne jemi shqiptarë. Dhe kur preket gjuha, preket vetë themeli ynë. Gjuha shqipe është mënyra se si jetojmë, si flasim dhe si kemi ardhur deri këtu”, deklaroi Ademi.  “Shqipja assesi nuk negociohet. Ky është minimumi i dinjitetit. Nuk kërkojmë favore, kërkojmë barazi. Nuk jemi kundër askujt – jemi këtu për veten tonë, për gjuhën tonë dhe për të ardhmen tonë”, u shpreh ai.  Në fjalën e tij, Ademi shtoi se studentët nuk do të lejojnë që gjuha shqipe të trajtohet si opsion, por si pjesë e pandashme e identitetit. “Ne po themi qartë: nuk ka shtet të së drejtës pa barazi gjuhësore. Jemi brezi që mbron dhe flet shqip”, deklaroi ai mes duartrokitjeve të protestuesve, raportoi INA.

Në një shtet si Maqedonia e Veriut që synon të ndërtojë standarde të mirëfillta demokratike dhe të forcojë sundimin e ligjit, të drejtat themelore nuk mund të vihen në diskutim, e aq më pak të relativizohen. Një ndër këto të drejta të panegociueshme është përdorimi i gjuhës amtare.  Studentët shqiptarë të jurisprudencës në universitetet shqiptare në Maqedoninë e Veriut përballen me sfida që nuk duhet të ekzistojnë në një shoqëri

evropiane që pretendon barazi dhe respekt për diversitetin. E drejta për të studiuar dhe për t’u shprehur në gjuhën shqipe nuk është privilegj, por një e drejtë themelore e garantuar nga parimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe nga vetë korniza ligjore e vendit.  Është e papranueshme që në institucionet e arsimit të lartë, ku formohen juristët e së ardhmes, të ketë paqartësi apo pengesa në përdorimin e gjuhës shqipe. Kjo, jo vetëm cenon dinjitetin e studentëve shqiptarë por dëmton edhe vetë cilësinë e edukimit juridik dhe besimin në sistemin e drejtësisë të atij vendi.  Respektimi i gjuhës nuk është çështje teknike apo administrative; është çështje identiteti, barazie dhe drejtësie. Një shtet i së drejtës matet pikërisht nga mënyra se si i mbron të drejtat e qytetarëve të tij, pa dallim.  Prandaj, kërkohet angazhim i menjëhershëm dhe i qartë nga institucionet e shtetit të Maqedonisë së Veriut, përgjegjëse për të garantuar zbatimin e plotë të së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e arsimit juridik. Mospërmbushja e këtij detyrimi nuk është vetëm padrejtësi ndaj studentëve shqiptarë; është njollë mbi vetë kredibilitetin e sistemit arsimor dhe juridik në vend. Një shtet që dështon të garantojë të drejtat elementare në auditoret universitare, vështirë se mund të pretendojë drejtësi në gjykata. Çdo devijim nga ky standard përbën një hap prapa në rrugën drejt një shoqërie të barabartë dhe demokratike. Gjuha nuk negociohet. Ajo mbrohet!

Dështimi institucional ka emër.  Në një shtet që pretendon se ka ndërtuar stabilitetin e tij politik dhe shoqëror mbi balancën ndëretnike dhe mbi parimet e Marrëveshjes së Ohrit, çdo cenim i të drejtave gjuhësore nuk është më, thjesht, shkelje ligjore – është shkelje e vetë themelit mbi të cilin qëndron shteti. Sot, studentët shqiptarë të jurisprudencës në Universitetin e Tetovës, në Universitetin e Evropës Juglindore dhe në Universitetin Nënë Terez, përballen me pengesa që nuk duhet të ekzistojnë: kufizime, paqartësi dhe standarde të dyfishta në përdorimin e gjuhës shqipe në procesin mësimor dhe vlerësues.  Kjo nuk është më çështje interpretimi. Është shkelje e drejtpërdrejtë.  Dhe kur kjo ndodh në fakultetet juridike – aty ku duhet të mbrohet ligji – atëherë kemi të bëjmë me një paradoks të rrezikshëm: juristët e së ardhmes po edukohen në një sistem që vetë nuk respekton normat që pretendon të mësojë.  Institucionet përgjegjëse – nga universitare deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut, por as përfaqësitë diplomatike ndërkombëtare në Shkup, nuk mund të vazhdojnë të heshtin për këtë çeshtje. Heshtja në këtë rast është bashkëfajësi. Duhet theksuar e ritheksuar se zvarritja e zgjidhjeve të kësaj çesthjeje është refuzim për të vepruar dhe mosveprimi është shkelje. Sa herë që e drejta për gjuhën shqipe relativizohet, dërgohet një mesazh i qartë: se ligji zbatohet sipas dëshirës, jo sipas detyrimit. Ky është një standard që nuk mund të tolerohet në një shtet që pretendon integrim evropian dhe sundim të ligjit.  Nëse Marrëveshja e Ohrit ishte kompromis për paqe, ajo nuk ishte kompromis për të drejtat bazë të njeriut. Ajo i garanton ato! Dhe çdo shmangie nga këto garanci është hap prapa – politik, juridik dhe moral. Prandaj, disa pyetje janë të drejtpërdrejta dhe kërkojnë përgjigje: Kush po e pengon zbatimin e plotë të gjuhës shqipe në universitetet shqiptare? Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë situatë? Dhe deri kur do të vazhdojë kjo heshtje e qëllimshme, qoftë edhe nga faktori politik shqiptar, të pakën deri tani? Në  interes të kujt është kjo heshtje zyrtare?

Institucionet dhe entet qeveritare duhet të përgjigjen – qartë dhe konkretisht.  Nuk ka më vend për fjalë boshe dhe as për deklarata protokollare. Kërkohen masa konkrete, të menjëhershme dhe të verifikueshme. Sepse e vërteta është e thjeshtë: një shtet që dështon të mbrojë gjuhën, dështon të mbrojë qytetarin. Gjuha nuk negociohet. Por as dinjiteti nuk pret. Dhe ky nuk është apel – por është kërkesë.

Deputetët e SVP-së, Christian Vogel, Sascha Schmid dhe Philipp Köppel, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen

1

Tre këshilltarët të SVP-së: Christian Vogel, Sascha Schmid dhe Philipp Köppel ngrenë pyetje kritike në parlamentin e St. Gallen-it lidhur me xhaminë e re

Një shoqatë e myslimanëve shqiptarë po planifikon të ndërtojë një xhami të re të madhe në Fürstenlandstrasse, St. Gllen. Projekti është ende në fazat e hershme; ende nuk janë paraqitur aplikime zyrtare për ndërtim.

Lidhur me ndërtimin e xhamisë, që do të kushtojë rreth 15 milionë franga, është raportuar gjerësisht ditëve të fundit në mediat zvicerane dhe ato shqiptare, shkruan Albinfo.ch.

Plani është për një ndërtesë të re me një sipërfaqe prej afërsisht 1,000 metrash katrorë dhe hapësirë ​​për disa qindra besimtarë. Kostoja totale vlerësohet deri në 15 milionë franga zvicerane, me rreth dhjetë milionë që shkojnë për ndërtim dhe pesë milionë të tjera për tokën, kishte shkruar gazeta “Blick”.

Projekti po drejtohet nga Bashkësia Islame El-Hidaje, e cila ka drejtuar një xhami më të vogël në St. Gallen për disa vite. Shoqata tashmë po mbledh fonde në mënyrë aktive për projektin në shkallë të gjerë. Sipas deklaratave të përfaqësuesve të shoqtës, ata kanë gjeneruar rreth tre milionë franga zvicerane deri më tani, duke përfshirë edhe ato nga ngjarjet e mbledhjes së fondeve në rajon.

Përveç një salle lutjesh, ndërtesa e planifikuar do të përfshijë edhe përdorime të tjera, si hapësirë ​​tregtare dhe një kafene, e cila do të jetë e hapur edhe për jo-myslimanët.

Detajet në lidhje me financimin dhe afatet e mëtejshme kohore janë ende të hapura. Nismëtarët mbeten të rezervuar publikisht, pasi projekti është ende në fazat e hershme të zhvillimit.

Ndërkohë në Kantonin ku pritet të ndërtohet xhamia, janë dëgjuar zëra që e kontestojnë atë.

Kështu, tre këshilltarët kantonalë të SVP-së, Christian Vogel, Sascha Schmid dhe Philipp Köppel ngrenë pyetje kritike në parlamentin e St. Gallen-it lidhur me xhaminë e re të madhe, shkruan gossau24.ch .

Qeveria e St. Gallen-it duhet të arsyetojë xhaminë e re të planifikuar në qytetin e St. Gallen-it: Tre këshilltarë kantonalë të SVP-së kanë paraqitur një mocion duke kërkuar përgjigje në lidhje me financimin, kuadrin ligjor dhe ndikimin e mundshëm social të projektit, transmeton albinfo.ch.

Ata kërkojnë që qeveria e St. Gallen të sqarojë tetë pyetje.

Përveç tre nënshkruesve fillestarë, mocioni mbështetet nga shtatë këshilltarë të tjerë kantonalë të SVP.

Në vazhdim, theksime nga mocioni i SVP-së në Parlamentin e Kantonit.

“Ne kërkojmë që qeveria e St. Gallenit t’u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme individualisht: Çfarë masash po merr qeveria e St. Gallenit kundër ekstremizmit islamist brenda dhe përreth xhamive?; Si e monitoron kantoni origjinën dhe taksimin e duhur të kompensimit të tyre?; Çfarë masash po merr qeveria e St. Gallenit për të parandaluar formimin e shoqërive paralele me rregullat e tyre islamike ose sistemet ligjore rreth xhamive?; Çfarë masash po merr qeveria e St. Gallenit për të parandaluar që xhamitë të krijojnë dhe praktikojnë rregulla që bien ndesh me rendin dhe kulturën zvicerane (për shembull, barazia gjinore, shamitë për vajzat, refuzimi për të shtrënguar duart, ndarja e grave)?; Nga vijnë paratë për xhaminë e re të planifikuar në St. Gallen?; Çfarë masash po merr qeveria e St. Gallen për të parandaluar shtetet islamike, degët e tyre fetare ose kulturore, ose organizata të tjera të huaja që të kontribuojnë para në xhaminë e planifikuar në St. Gallen dhe në këtë mënyrë të ushtrojnë ndikim te myslimanët në kanton?.

Qeveria tani ka tre muaj për të dhënë një përgjigje me shkrim. Këshilltarët kantonalë deklarojnë pa mëdyshje se hedhin poshtë shoqëritë paralele islamike, financimin e huaj dhe çdo shkelje të vlerave zvicerane.

Mbushuni mend bashkatdhetarë!

0

Florim Zeqa

Familja dhe vendlindja vlojnë si vullkan në zemrat e mërgimtarëve. Kosova dhe Shqipëria janë shtëpia që e marrin me vete kudo dhe kahdo që shkojnë mërgimtarët.

Dashuri dhe mallkim!

Ne mërgimtarëve na mallkoj Zoti ditën që dolem nga shtëpia dhe shkuam në Dhe të huaj!

Por malli për atdhe nuk nuk na le të qetë as në gurbet!

Kahdo shkojmë vendlindjen e kemi amanet!

Na trazon shpirtin fati për vendlindjen tonë të dashur e të shenjt që po mbetet e shkretë pa bijt e vet!

Pa rini, pa shpresë për ardhmeri!

Edhe nga kjo situatë mjeruese dikush po përfiton!

Janë politikanët që ngrejnë dolli!

Pasi, sa herë që ju duhen votat na gjejnë edhe në gurbet të zi!

Kur vijnë në pushtet nuk na shikojnë fare me sy!

Për këto prapësi, nganjëherë me vjen të qesh, nganjëherë të qaj, por herën tjetër edhe të shaj e mallkoj veten për verbërinë dhe naivitetin që ma shkaktoj dashuria ndaj atdheut!

Politikanët që po tallen me ne mërgimtaret, në vendlindje nuk na duan dhe as nuk na respektojnë, per votën në mergim na kërkojnë!

Nga zemërgjerësia jonë perfitojnë!

Por gjithnjë, kur vijnë në pushtet na harrojnë siq i harrojnë qytetarët e varfër në vendlindjen tonë!

Mbushuni mend bashkatdhetarë, mos ju besoni tutje të njejtëve mashtrimtar që na vranë lirinë dhe ardhmërinë në vendin tonë, se edhe neve një ditë Zoti mund t’na mallkoj nëse këta horra me votë i ndihmojmë!

Në errësirë

0
NË ERRËSIRË 🪟
Në errësirën e thellë e të zezë,
bota e madhe fle, yjet shkëlqejnë,
jashte burgut një qen ende leh.
Shikoj me dëshpërim qiellin,
i cili mbetet kaq i ftohtë dhe i heshtur, dhe me zërin tim më të egër dua te qaj , dhe i them vehtes JO mos qaje.
A’thua kjo është pjesë e jetës time ,e mbushur me helmin e tërbimit ,qe po lahet me torturë e gjak?
Vazhdoi te pyes vehten ; pse
qenia njerëzore e ne shqiptarëve është sot më e lirë se buka?
Sot ndegjova zhurmën e nje te vdekuri ne qeli .
Tani ketu për dy vite jam mesue sikur te jetoje afër varrezave , ku ndegjohet era e kufomave …
Pse? kjo valë e urrejtjes qe po na fundosin ne varkën e vdekjes ?!
A bën pune rezistenca ne burg ferri?
Oh, më thuaj, më thuaj, Zot , ne fund tregoji botës vuajtjet e mia .
A‘thua do flase qielli ne emrin time?
Qiell mos qëndro i stuhishëm mos me ligështo.
Prap degjoi te lehurat e qenit …
Zürich / Zvicër
IS / 07.04.2026
Pjese nga Ditari i poezive
te mia nga burgu famëkeq
i Armates Jugosllave
Zagreb / Croacia

Analistja Mevi Rafuna për përplasjen e civilizimeve dhe shqiptarët në mes

0

Në foto është imami Shefqet Krasniqi në “iftar” me kryetar partishë

Rafuna Mevi, Londër

Lufta mes Iranit dhe Amerikës, është më shumë sesa një luftë, është përplasje civilizimesh.
Jemi të gjithë dëshmitarë të rrethanave të pasluftês në vendin tonë.
Duke e pa Kosovën e çliruar, si një projekt Perëndimor, kryesisht amerikan, organizatat e dyshimta hynë nga Lindja me hurme, llokuma dhe indoktrinim. Postrauma e luftës u shfrytëzua maksimalisht dhe imamët u shndërruan në psikologë, sociologë,parashikues të planeve jetësore, juristë e moralistë duke na treguar qa është Haram dhe qa është Hallall. Madje shkuan aq larg sa filluan të shpërndajnë tiketa për Xhehnem e Xhenet duke e shfrytëzuar luftën e Sirisë, ku shumë të rinjë tanë ranë pre e indoktrinimit dhe askush nuk dha përgjegjësi.
Sot, në trojet shqiptare ka një përplasje të civilizimeve e cila nuk po zhvillohet me armë por me metoda të tjera.
Ndërsa përplasja mes Iranit dhe Amerikës ka marrë një tjetër dimension.
Shteti i Dardanisë është saktificë tejshekullore dhe nuk u derdhë gjithë ai gjak, që të marrim doke e zakone të prapambetura, ta gjuajmë Plisin dhe Odat dhe në vend se të përparojmë e të mburremi që jemi shqiptarë, do të përshpërisim me kokên poshtë “Turk elhemdyrulah”.
Dardanisë i duhet një elitë intelektuale që nuk e zhvendos qëllimin dhe orientimin tonë pro
Perëndimor. Çdo shkëputje do na kushtoj keq dhe e dimë çfarë kanë kaluar stëgjyshërit tanë…
Kjo klasë politike ka dështuar që ta forcojë dhe integrojë shtetin në BE dhe NATO.
Inatet personale, agjendat anti shtetërore janë në tavolinën e tyre të përditshme,ku nuk ka përgjegjësi dhe ndërgjegjie.
Ku mungon vizioni dhe idetë iluministe!
Shqiptarët nuk mund të bahen edhe një herë Kurban i hesapeve të Lindjes…

Roli i agjenturave në nxitjen e armiqësive të stimuluara…!

0

Ibrahim Kelmendi, Gjermani

Fjala e kryeministrit Kurti, e mbajtur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku foli edhe për “thasë me pare”, duke aluduar se agjenturat armiqësore po i paguajnë mediat në Kosovë, më shtyu të ofroj një shtjellim telegrafik mbi angazhimet subversive të agjenturave armiqësore, duke filluar që nga “Lidhja e Prizrenit”, për të ofruar informacion dhe indicie për studiuesit që e trajtojnë këtë tematikë.

Agjenturat serbe, të cilat qysh para “Lidhjes së Prizrenit” operojnë me fushëveprimtari subversive ndaj Kosovës, kanë përdorur me sukses edhe dy lloj veprimtarish subverzive, që u kanë rezultuar të suksesshme për t’i mbajtur shqiptarët të pushtuar: kanë angazhuar marionetat e tyre shqiptare të formojnë organizata e parti “ilegale” (klandestine) dhe “legale” (të regjistruara), si dhe i kanë komanduar krerët e tyre që të simulojnë armiqësi mese vete, sepse kjo shkaktonte armiqësi edhe në popull.

Meqë nuk kam fakte “burimore” për momentin, nga ato që janë të fshehura në dosjet e arkivave përkatëse, po mundohem të argumentoj vetëm përmes përjetimeve, duke u bazuar edhe në logjikën racionale.

Komploti otoman përmes “Lidhjes së Prizrenit” 

Në qershor 1978 gjithandej po shënohej me eufori një datë e kobshme e historisë shqiptare: 100-vjetori i formimit të “Lidhjes së Prizrenit”. Pra, po manifestonim një akt komplotist, sepse Perandoria Osmane kishte urdhëruar 47 marioneta mercenare që të simulonin formimin e një “lidhjeje” arnaute, e cila Kongresit të Berlinit do t’ia bënte me dije se mileti mysliman arnaut ishte përcaktuar për mbrojtjen deri në vdekje të Perandorisë Osmane, të Sulltanit dhe të Sheriatit. Ata 47 mercenarë “themelues” nënshkruan më 18 qershor 1878 një “kararname” (një lloj dekalogu) me 17 pika, fund e krye antishqiptar.

Në mesin e 47 nënshkruesve nuk ekzistonin emrat e Ymer Prizrenit dhe Abdyl Frashërit, siç na kishin mashtruar historianët dhe politikanët, duke i prezantuar ata si bashkëthemelues e udhëheqës të asaj “lidhjeje”. Vetëm në fund të vitit 1880, falë rrolit udhëheqës të Abdyl Frashërit dhe Ymer Prizrenit, “lidhja e mercenarëve osmanë” e 10-18 qershorit 1878, avancoi në Lidhje Shqiptare të Prizrenit!

Të ndikuar nga ajo eufori e manifestimit të 100-vjetorit të një komploti të madh, pason formimi i organizatës Fronti i Kuq (FKP), në gusht 1978, në dhomën time në konviktin e studentëve “Haus Michael” në Bochum të Gjermanisë. Datën nuk e mbaj mend, sepse disa herë m’i kanë “vjedhur” shënimet personale që pata filluar t’i ruaja, i ndikuar nga urtia kineze: “Budallai mban mend, i zgjuari mban shënime.” Datën mund ta dinë Xhevat Rambaja dhe Besim Rexha.

Bashkëthemelues ishim: Besim Rexha (nga Gjakova / me banim në Velbert), Idriz Bajra (Istog / Bochum), Xhevat Rambaja (Kamenicë / Bielefeld) dhe unë (Pejë / Bochum). Ishte insistimi i Xhevatit dhe Besimit që ta formonim atë organizatë. Ishte insistimi i Xhevatit që ta emërtonim Fronti i Kuq (më vonë iu shtua edhe “Popullor”). Reflektimi më ka bindur se ishte një hile e hollë, meqë FKP-ja i ngjante në emërtim RAF-it terrorist gjerman. Pas 5-6 muajve veprimtarie, fillova të dyshoja se Xhevati ishte marionetë e agjenturës së Beogradit, i rekrutuar që kur kishte qenë ushtar në Gardën ushtarake për mbrojtjen e Titos. Atë e kishin penetruar në KPD/ML (akronim për partinë komuniste gjermane, e cila ishte e sektarizuar pro Enver Hoxhës dhe Mao Ce Dunit), që t’i spiunonte edhe bashkatdhetarët që angazhoheshin në atë parti. Për t’u çliruar nga kthetrat e tij UDB-eske pata mashtruar se po dilja nga FKP-ja për hir të studimeve. Prej aty e tutje, me Idriz Bajrën dhe qindra bashkëveprimtarë të tjerë, vazhduam veprimtarinë.

Nuk praktikonim anëtarësim klasik, me mbushje formularësh apo kërkesa të firmosura, sepse mbaja mend një këshillë nga viti 1974: “Mos formoni e mos u anëtarësoni në organizata ilegale, sepse po zbulohen shpejt dhe anëtarët po pësojnë pasoja të mëdha. Alternativë më e mirë janë rrethet shoqërore pa ato formalitete organizative konspirative, sepse shërbimet jugosllave po i survejojnë ato me përkushtim ekstra e po i përndjekin brutalisht…”

Dhe, të angazhuar me atë “frymë popullore”, në fund të vitit 1979 patëm zgjeruar shumë “radhët” e bashkëveprimtarëve, të shtrira gjithandej në Perëndim, ku kishte emigrantë ekonomikë shqiptarë nga Jugosllavia. Fatkeqësisht, institucionet gjermane i shqetësoi ai angazhim yni, prandaj në tetor 1979 më ndodhi bastisja në konvikt, hiç më pak se nga GSG 9-a, njësi e formuar ekskluzivisht për ta luftuar RAF-in terrorist. Ajo ngjarje ma pati prishur perspektivën për të bërë karrierë intelektuale (dhe politike), edhe pse që në atë kohë më angazhonin shpesh si përkthyes, sepse nuk kishin shqiptarë që e zotëronin mjaftueshëm gjermanishten për të përkthyer në institucione kur trajtoheshin imigrantët shqiptarë. Ai angazhim paguhej mirë dhe më mjaftonin 2-3 raste në muaj që t’i përballoja shpenzimet si student.

Konfrontimi me Riza Salihun… 

Ndërkohë, në Shtutgart, Riza Salihu simulon formimin e Grupit Komunist “Zëri i Kosovës” dhe shpejt do të ndodhin edhe konfrontimet e para. Njohjen me Rizain e kisha përmes Hysen Gegës. Ndërsa me Hysen Gegën, Bardhosh Gërvallën dhe shokët e tyre, isha njohur gjatë verës së vitit 1977, kur pata shkuar të punoja gjatë pushimit semestral në një firmë për përpunimin e mermerit në Plochingen, ku ishte i angazhuar si kryemjeshtër dhëndri im, Ramush Kastrati.

Njohja me Jusuf Gërvallën 

Në fund të vitit 1979 ndodh arratisja e Jusuf Gërvallës. Bardhoshi më telefonon në prag të Krishtlindjeve për të më informuar dhe për të shprehur dëshirën e Jusufit që të njihej me mua, sepse atij, ndërkohë në Kosovë, i kishte rënë në dorë fletushka “Bashkimi”, të cilën e quanim organ të FKP-së. Nga Jusufi informohem për ekzistencën e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ) dhe mësoj se ai i përkiste asaj organizate. Iu gëzova ardhjes së Jusufit dhe gatishmërisë së tij për të na ndihmuar në shkrime propagandistike, sepse FKP-ja në emigracion nuk kishte asnjë kuadër intelektual që e zotëronte shqipen aq mirë sa për të përgatitur shkrime informuese e propagandistike.

Vetëm kur më ra në dorë letra që duhet t’ia ketë dërguar Jusufi, në prill 1981, udhëheqësit të tij, Sabri Novosellës (i cili atëherë ishte i “strehuar” në Turqi), jam informuar për përmasat e komplotit që i kishte ndodhur Jusufit më 14 dhjetor 1979 dhe pasojat traumatizuese që kishte vuajtur. Ajo letër, përfundimisht, më pati bindur se Sabriu kishte qenë marionetë klandestine e UDB-së.

Fatkeqësisht, që në fund të dhjetorit 1979, na ndodhi një sprovë e rëndë. Sapo kishte arritur Jusufi te vëllai i tij, Bardhoshi, në Ludwigsburg, Riza Salihu kishte filluar fushatën për t’i (dez)informuar bashkatdhetarët: “Kujdes, UDB-ja ka dërguar spiunin Jusuf Gërvalla që ta spiunojë emigracionin revolucionar…” (parafrazim). Për këtë u informova gjatë takimit njohës me Jusufin, në zyrën e Arbeiterwohlfahrt-it (AWO), në Ludwigsburg, ku ishte i punësuar Bardhoshi. Hysen Gega na tha se Rizai informacionin për ardhjen e Jusufit e kishte nga Amnesty International e Londrës. Meqë kisha njohje personale me zonjën Melanie Anderson, e cila drejtonte sektorin për të burgosurit politikë të Jugosllavisë, i telefonuam asaj. Ajo na tha se në zyrat e AI-së në Londër ende nuk kishin asnjë informacion për arratisjen e Jusufit.

Rizës nuk i mjaftoi kjo. Ai, “në emër” të GK-së, e komandoi Hysenin të bënte atentat ndaj Jusufit. Fatmirësisht, Hyseni ishte veprimtar vigjilent e fisnik; sapo kaloi festa e Vitit të Ri, më vizitoi në Bochum, – larg nga Esslingen, ku jetonte ai, rreth 450 km, – për t’u konsultuar. Me atë rast e dekonspiroi urdhrin e Rizait. Prej aty, duke marrë me vete Malush Ademajn (në wuppertal), shkuam te vëllezërit Gërvalla dhe i informuam. Deri në prill 1980, simuluam sikur nuk dinim gjë për atë urdhër. Në fund të ballafaqimit Jusufi kërkoi: “Të falet Rizai për gabimet që ka bërë”.

Në gusht 1980, policia e arreston në flagrancë Riza Salihun, sepse gjatë 2-3 muajve na kishte vjedhur dërgesat postare, Jusufit dhe mua.

Nga Jusufi e kam dëgjar informacioni që kishte karakter këshillues për rritje të vigjilencës: “Kujdes, UDB-ja shpesh ka simuluar formimin e organizatave ilegale për të peshkuar ata që ishin të interesuar për veprimtari çlirimtare. Duke i mbushur burgjet me shqiptarë, ajo e ka rritur revoltën kundër Jugosllavisë pushtuese. Prandaj, me këto veprimtari komplotiste, UDB-ja po kontribuon që kryengritja të ndodhë sa më shpejt.” (parafrazim)

Njohja me Kadri Zekën më 5 prill 1981

Më 3 prill, Jusufi më angazhon të shkoja në Zvicër për të takuar “Zeqën”, shokun e “Lirisë”, që të merreshim vesh për protesta të përbashkëta. Nuk kishte adresë apo telefon, vetëm kontaktin e një librarie zvicerane në Biel/Bienne. Nuk ia dinte as emrin e vërtetë Kadri Zekës.

Në librarinë e Beat Schaffer-it arrita të premten pasdite. Fjeta në depo, sepse “Zeqa” nuk po vinte. [U merzita pse të premtën e të shtunën nuk erdhi asnjë shqiptarë për të ble libra e revista të botuara në Tirana, por që po ofronte Zotëri Scheffer.] Të dielën në mesditë erdhi. Sapo iu prezantova, ai më tha se më njihte, meqë në fund të vitit 1979 në Bochum më kishte vizituar Hydajet Hyseni.

Shpejt u mirëkuptuam për protesta të përbashkëta të tri organizatave tona, duke filluar me të parën në Bern. Informimin e bashkatdhetarëve e mora përsipër unë, meqë veprimtarët e FKP-së kishin rrjet të gjerë kontaktesh. Ndërsa LNÇKVSHJ dhe OMLK ende nuk ishin marrë me anëtarësime e kontaktime të bashkatdhetarëve.

“Zeqës” nuk i kërkova prezantim konkret dhe as ai nuk e bëri. U ndamë pa e ditur se isha takuar me Kadri Zekën. U mjaftova me faktin se ai më tha që do të komunikonte me Jusufin…

Riaktivizimi udhëheqës i Sabri Novosellës 

Në fillim të prillit 1981, Bardhoshi, përmes Shaban Jullderimit (biznesmen shqiptaro-turko-gjerman në Mynih, i cili importonte presh nga Shqipëria për kompani gjermane), mundi të krijonte lidhje komunikuese me kuadrot e LNÇKVSHJ-së, të cilët po vegjetonin në Turqi.

Unë, përmes familjarëve të nënës sime të shpërngulur në Turqi, në fillim të vitit 1980 i kisha dërguar Sabriut informacion se ku ndodhej Jusufi dhe në cilin numër mund t’i telefononte, por Sabriu ishte përgjigjur: “Nuk po merrem më me veprimtari patriotike.” Edhe gjatë verës së vitit 1980, kur isha për një muaj vizitë në Turqi, u informova se Sabriu merrej vetëm me biznes privat. Pra, kishin kaluar mbi 15 muaj që Sabriu, kryetari i LNÇKVSHJ-së, nuk e kishte kontaktuar dhe nuk kishte komunikuar me Jusufin.

Gjatë verës së vitit 1981, meqë ishte sezoni i pushimeve, ndërmorëm bisedime për bashkimin e organizatave, duke u bazuar në bashkëpunimin e suksesshëm gjatë protestave e tubimeve informuese, si dhe në “Tezat e frontit…” që i kishte hartuar OMLK-ja. Në gusht u dakorduam për projekt-platformën e organizatës, të cilën do ta miratonte kuvendi që parashihnim të thërrisnim. Jusufi mori përsipër korrekturën drejtshkrimore dhe faqosjen për ta shtypur si trakt që do t’ua shpërndanim bashkatdhetarëve, të cilët tashmë ishin politizuar duke marrë pjesë në protesta çdo të shtunë në metropolet Europiane. Por Jusufi u lut që bashkimin ta shpallte veterani Sabri Novosella. Mbeti që Kadriu dhe Bardhoshi të shkonin në Turqi për të bërë aktin ceremonial të bashkimit.

Në fillim të tetorit 1981, atje i priti një Sabri që e kundërshtoi bashkimin. Ai dha një mori arsyetimesh për “konfliktin” që kishte pasur me Kadriun. Versionet e Kadriut dhe të Bardhoshit nuk i kemi. Uroj që historiania dhe arkivistja Nevila (Bujar) Hoxha t’i ketë shënimet që duhet të ketë bërë babai i saj, diplomati i Shqipërisë në Turqi, Bujar (Kadri) Hoxha, i cili duhet të jetë angazhuar nga Enver Hoxha për t’u përkujdesur për emigracionin e Kosovës; ai ka qenë i pranishëm në mënyrë aktive në takimet mes Sabriut e Kadri Zekës, por edhe gjatë “bashkimit” që bënë Sabri Novosella dhe Abdullah Prapashtica në janar 1982 (për çka e ka informuar Tiranën me kabllograme të datës 16 janar 1982).

Angazhimi edhe i Abdullah Prapashticës 

Në ndërkohë, në emigracion del në skenë edhe Abdullah Prapashtica, një nga të paktët kuadro që që në moshën 15-vjeçare ka bërë ngritje profesionale si pjesë e shërbimeve sekrete të inteligjencës (fillimisht në Novi Sad, 4 vjet si kadet, pastaj studimet profesionale në Beograd), duke u profilizuar shpejt si shef i drejtorisë së SDB-së (pasuese e UDB-së) për mbikëqyrjen e Universitetit të Prishtinës. Ai, që kur ka qenë kadet në Novi Sad, duhet ta ketë marrë si “detyrë shtëpie” – siç u thoshin atëherë punimeve seminarike – simulimin e formimit të një organizate ilegale. Abdullahut duhet t’i jetë dukur e vogël si organizatë, prandaj ka simuluar formimin e Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi (PKMLSHJ).

Në korrik 1981, pasi janë burgosur shumica e “ilegalëve” në Kosovë, Abdullahu duhet të ketë simuluar dezertimin nga SDB-ja, sepse tashmë duhej të angazhohej për të komplotuar edhe emigracionin që po organizohej e fuqizohej. Ai vetë ka lajmëruar se është “arratisur” familjarisht në Turqi me trenin ndërkombëtar që rrugëtonte nga Amsterdami në Stamboll, duke kaluar edhe nëpër Fushë-Kosovë. Në Turqi ka kontaktuar kolegun Sabri Novosella dhe kanë filluar bashkëpunimin.

Në maj 1982 bëhet informimi publik se: “Më 17 shkurt 1982 janë bashkuar LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ, duke krijuar Lëvizjen për Republikën Socialiste Shqiptare të Kosovës (LRSSHJ). Asaj organizate i është bashkuar edhe OMLK-ja më 15 maj 1982.”

Pa u tharë boja e nënshkrimeve, Sabriu dhe Abdullahu simulojnë armiqësi mes tyre. Sabriu këmbëngulte se edhe PKMLSHJ ishte “shkrirë” në LRSHJ. Abdullahu këmbëngulte se “PKMLSHJ kishte mbetur pararojë e organizatës së masave që do të përfshiheshin në LRSSHJ”. Pra, ata dy themelues nuk po dakordoheshin as për emrin e organizatës. Ajo armiqësi u bart edhe te mbështetësit e tyre.

Në korrik 1983 organizuam një konsultë me rreth 70 bashkëveprimtarë në Biel/Bienne. Fjalën kryesore e kishte Xhafer Durmishi (vartës i Sabri Novosellës), i cili paraqiti kërkesën dhe arsyetimin për përjashtimin e Abdullah Prapashticës dhe bashkëpunëtorëve të tij: Osman Osmani, Faton Topalli dhe Nuhi Sylejmani. Mbledhja votoi përjashtimin e tyre. Pra, ajo armiqësi e simuluar mes kolegësh ishte shkaktuar që organizata të kishte si preokupim kryesor luftën e brendshme.

Armiqësia “aksidentale” mes Sabri Novosellës dhe Xhafer Shatrit 

Në fund të vitit 1983 plas edhe armiqësia mes Sabri Novosellës dhe Xhafer Shatrit. Ndodhi pikërisht në banesën e Xhafer Shatrit në Gjenevë, ku Sabri Novosella ishte vendosur përkohësisht, i sapoardhur nga Turqia me vizë që ia kishte mundësuar Xhaferi. Teksa Xhafer Shatri po bisedonte në telefon në gjuhën serbe me një emigrant disident bullgar, Sabriu zë të ulërasë si i shastisur: “UDB-ashë! UDB-ashë!”

Sigurisht që pllakosi një gjendje e rëndë për gjithë familjarët e Xhaferit, edhe për faktin se Sabriun nuk e dëbonin dot nga banesa, pasi ai ulërinte: “Sapo të dal jashtë, do të urdhërosh me telefon të më vrasin…” (parafrazime nga rrëfimet e Xhaferit, i cili më pati lutur të shkoja në Gjenevë ta merrja Sabriun, sepse kishte thënë: “Vetëm Ibrahim Kelmendit i zë besë”).

Ajo armiqësi, e cila në dukje ishte aksidentale, dyshoj se ishte e simuluar. Fatkeqësisht, na shkaktoi një të vrarë dhe katër të plagosur. Autorët nxitës ishin mbështetësit e Sabri Novosellës: Xhafer Durmishi, Haxhi Berisha, Milaim Zeka, Xhevat Rambaja dhe dy-tre viktima të tyre. Kjo armiqësi pati një të mirë: Sabri Novosella me 7-8 mbështetësit e tij u (vetë)larguan nga LR(S)SHJ në prill 1984. Sigurisht që patëm pasoja. Edhe Xhafer Shatri u (vetë)largua në fund të vitit 1985, sepse nuk po mund t’i komandonte këta “xhabir-morinët” e porsaardhur, siç na kishte komanduar deri atëherë.

Edhe Hasan Mala bëhet në gjendje për të simuluar armiqësi 

Befasues qe edhe largimi i “krahut” të Hasan Malës në fillim të vitit 1987, i cili e kishte banalizuar dhe shpërdoruar rolin e trashëgimtarit organizativ të Kadri Zekës, duke imituar Xhafer Durmishin dhe Nuhis Sylejmanin që rrezatoheshin trashëgimtarl të Jusufit. Ai tashmë kishte përkrahës Saime Isufin, Faridin Tafallarin dhe 4-5 militantë të tjerë, të cilët krekoseshin se ishin “Lëvizja me adresë”, duke shpërdoruar adresën kontaktuese të librarisë së Beat Schaffer-it të kohës së Kadri Zekës.

Shkak konkret për “ndarjen” e tyre duhet të kenë qenë “këshillat” e Sigurimit të Shqipërisë, kryesisht të oficerit madhor Ajet Haxhia, të cilat i bartte korrieri Faridin Tafallari. Protesta e tyre e fundit ishte në Cyrih, ku mbanin në ballë edhe flamurin e RSFJ-së krahas flamurit tonë kombëtar, sepse ashtu duhet t’i kishte këshilluar Ajet Haxhia.

Në vitin 1990 edhe “hasan-malët” u “shkrinë” në LDK…

Roli i kuadrove të OMLK-së së Xhabir Morinës 

Në vitin 1983, Xhabir Morina duhet ta ketë (ri)formuar OMLK-në, siç thonë ish-protagonistët e saj, ndërsa unë dyshoj se edhe Xhabiri ishte marionetë e SDB-së, prandaj ka simuluar riorganizimin e OMLK-së së Mehmet Hajrizit, Hydajet Hysenit e Kadri Zekës, e cila (siç ka informuar vetë kryetari Mehmet Hajrizi në monografinë e tij) e kishte përfunduar qenësinë e saj organizative më 17 janar 1982, kur ndodhi bashkimi mes OMLK-së, LNÇKVSHJ-së dhe FPK-së.

Ndër kuadrot më imponuese të Xhabir Morinës, të emigruar në Perëndim (kryesisht në Zvicër), ishin Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti, Xhavit Haliti dhe Gafurr Elshani. Këta ia dolën të na imponoheshin si “pararojë” marksiste-leniniste e Lëvizjes, prandaj në Mbledhjen e parë të Përgjithshme të LR(S)SHJ-së, mbajtur në shtator 1987 në Zvicër, fituan shumicën e votave për të qenë kuadro udhëheqëse.

Ndërkohë, po më mrekullonte guximi i tyre për të hyrë “fshehurazi” në Kosovë e Makedoni për të ndihmuar konsolidimin e Lëvizjes. Më vonë më lindi dyshimi se atë “guxim” e kishin nga synimi për ta kapur gjithë organizatën. Disa prej tyre ishin koordinues edhe të Mbledhjes së 3-të të Përgjithshme, të mbajtur në fillim të tetorit 1991, në Ujmir të Klinës. Por, meqë dezertuan Gani Syla, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi dhe “krahu” i tyre, disa prej “xhabir-morinëve” hynë edhe në vitin 1993 për të mbajt mbledhje në Kollare të Kërçovës në prill dhe për të koordinuar Mbledhjen e 4-të (mbajtur më 26 e 27 korrik në Prishtinë), e cila rivendosi që të formohej guerilja e armatosur çlirimtare.

Zanafilla e kapjes së UÇK-së nga marionetat komplotiste 

Menjëherë pas Mbledhjes së 4-të pasuan përndjekjet dhe burgosjet nga policia serbe, e cila, me gjasë, kishte informacion konkret për pjesëmarrësit. U burgosën shumë veta, por asnjë nga “xhabir-morinët” e emigracionit, e as nga ata që më vonë do të imponoheshin si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” (diskualifikim juridik nga Jack Smith).

Më 4 dhjetor 1993, Këshilli i Përgjithshëm (KP) i LPK-së (akronim pasues i LRSSHJ-së, LPRK-së), Dega jashtë vendit, u përcaktua të formonte struktura për zbatimin e vendimit të Mbledhjes së 4-të. Formuam Fondin “Vendlindja thërret” dhe Sektorin e Rëndësisë së Veçantë (SRV), i cili duhej të ishte ndihmës organizues i guerilës në Kosovë. Për hir të konspiracionit, KP-ja autorizoi Kryesinë të caktonte tre veta në atë sektor: Ali Ahmetin, Xhavit Halitin dhe një të tretë (ende nuk e di nëse ishte Jashar Salihu apo Azem Syla, por në terren u imponua Azem Syla).

“Koordinatorin” Nait Hasani e ka kooptuar Xhavit Haliti, ndërsa Xheladin Gashin, Rexhep Selimin e Sokol Bashotën i ka kooptuar Azem Syla. Kjo përbërje u miratua më 17 nëntor 1994 në Zvicër nga Kryesia, e cila vendosi edhe emërtimin Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), pos që ka miratuar Shtabin Qendror (SHQ) i UÇK-së prej atyre 4 vetave brendave dhe tre emigrantëve në Zvicës.

Fatkeqësisht, ai SHQ ia doli të koordinonte sabotimet dhe komplotet deri në atë nivel, sa në janar 1997, kur u arrestua Nait Hasani, ndodhi zhbërja e atij shtabi. Marsi i vitit 1998 e gjeti UÇK-në pothuajse të zhbërë; ishin aktivë vetëm disa grupime të vogla, pa komandë ushtarake të zonave apo të përgjithshme, të paaftë për të ndihmuar familjen Jashari, qoftë vetëm me një krisje pushke. Për më tepër, komanda e improvizuar nga kryesia e KP në mars 1998 nuk denjoi ta përmendte fare plojën e Prekazit në komunikatat nr. 45 e 46, të lëshuara “në emër” të një SHQ-je i cili nuk ekzistonte.

Më vonë, nuk e di kush mori vendim që Adem Jasharin ta shpallte “Komandant Legjendar”, edhe pse ai nuk kishte qenë as pjesëtar i UÇK-së “zyrtare” të koordinuar nga Xhavit Haliti dhe Azem Syla. Mendja racionale thotë se e quajtën ashtu për të kamufluar komplotet që ia kishin bërë Ademit dhe gjithë UÇK-së. Bile, “komandanti i përgjithshëm”, Azem Syla, arriti deri aty sa t’ia merrte 20 mijë marka Rifat Jasharit, të mbledhura për armatim, e të mos ia dërgonte kurrë Ademit si armë të premtuara.

Fenomenale ishte ngritja e kryengritjes çlirimtare 

Kur po na sosej edhe fryma e fundit – sa që as “komandanti i përgjithshëm” Azem Syla të merrte pjesë në ceremoninë mortore, të cilën Shoqata e Veteranëve të Shqipërisë e organizoi në Muzeun Kombëtar në Tiranë për plojën e 56 Jasharëve (sepse po sorollatej në Tiranë) – vegjëlia çlirimtare në Kosovë, e ndihmuar edhe nga shumë emigrantë, si Fehmi Lladrovci, Bekim Berisha, Ilaz Kodra, Ramush Haradinaj, Naim Maloku e të tjerë, si dhe nga Sektori i Logjistikës së UÇK-së në Tropojë, i formuar nga vëllezërit Ilir e Adrian Krasniqi dhe Qerim Kelmendi, ia doli të shpërthente kryengritjen e armatosur, duke u vetorganizuar nën akronimin UÇK, tashmë i mitizuar.

Në kuadër të asaj kryengritjeje është edhe ndodhia e përjetuar me krenari e dhembje deri në palcë: në fillim të prillit 1998, në Tropojë vijnë rreth 1400 burra nga pothuajse të gjitha anët e Kosovës, të moshës 17 deri 50-vjeçare, siç më janë dukur kur i kam parë të grumbulluar rreth Kullës së Sylejman Berishës, në Viçidol të Tropojës. Ata kishin ardhur për t’u armatosur e për t’u kthyer si kryengritës. Kryeministri Fatos Nano kishte urdhëruar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, tashmë të ndjerin Sokol Bare, që policia e Tropojës t’i rrethonte ata për t’i detyruar të regjistroheshin si refugjatë. Dhe meqë ata nuk pranonin, policia ishte urdhëruar t’i mbante të rrethuar që të mos lejonte as furnizimin e tyre me ushqim; pra, me uri t’i detyronte të degradoheshin në refugjatë lufte.

Meqë atë ndodhi e kam rrëfyer më shumë se një herë, po përmend vetëm mashtrimin që tani e bëri Xhavit Haliti në intervistën televizive në Kanal 10, para pak ditësh (më 23.03.2026). Në pyetjen e gazetarit Kushtrim Sadiku: “Cili ishte për ju momenti më i vështirë jetësor?”, Xhaviti përgjigjet (nga minuta e 95-të e intervistës): “Momenti më i vështirë, shumë, shumë i vështirë – s’po them masakrat, sepse ato kanë qenë… – por më i vështiri ka qenë kur kanë ardhë tre-katër mijë vetë me u armatos në Shqipëri dhe na s’kemi pasë çka me ju dhanë…”

Aktrimi melodramik që shfaqi Xhaviti duhet të jetë rrjedhojë e faktit se rrëfimin për trajtimin e rreth 1400 kryengritësve duhet ta kishte lexuar në librin tim “Zjarr e acar”, prandaj edhe paralajmëroi se po përgatit një “kundërlibër” (pa konkretizuar librin tim, ndoshta si shkaktar). E vërteta ka qenë se Xhaviti nuk i ka dhënë të holla Sektorit të Logjistikës në Tropojë, që e komandonin Ilir Konushevci e Qerim Kelmendi, as për ushqim të atyre rreth 1400 vetave, me arsyetimin: “Le t’i ushqejnë ata që po duan kryengritje të armatosur…” Vuthjani Perlat Gojçi, i Qeremit të Valbonës, i ka dhënë të hollat për të blerë ushqimin për ata që po i dhunonte shteti shqiptar me uri. Edhe shefi i “Ambasadës së Kosovës” në Tiranë, zotëri Ilaz Ramajli, ia dha pothuajse të njëjtën përgjigje një Junikasi, që iu prezantua si kryetar i LDK-së në Junik, në bisedën telefonike që ia mundësuam me telefon satelitor nga Viçidoli.

Slogan të ngjashëm mashtrues, si ky “na s’kemi pasë çka me ju dhanë”, Xhaviti ka shpërdoruar që kur kemi formuar Fondin “Vendlindja thërret”, duke na i marrë të gjitha mjetet e atij fondi (deri në maj 1998) me mashtrimin se po ia përcillte UÇK-së (në pajisje dhe deviza), ndërsa në fakt rreth 95% të tyre i ka shpenzuar për jetën e tij “paralele” në Tiranë dhe për t’i mbushur “vrimat e zeza”, duke simuluar atje ambasadorin e Lëvizjes. Bile, nuk i kanë mjaftuar ato, por “në emër të UÇK-së” ka marrë mjete edhe nga Fondi “Bukoshi”, edhe pse në publik prezantohej si armiku më i egër i “kryeministrit” Bujar Bukoshi…

[Mirë do të bënte t’i rrëfente ato ndodhi që e kanë turpëruar Shqipërinë edhe profesori Fatos Klosi, i cili, si Drejtor i SHIK-ut, qe angazhuar me përkushtim të madh për ta lejuar furnizimin me ushqim të atyre rreth 1400 kryengritësve, sepse ende nuk e kishte korruptuar Xhavit Haliti e nuk e ishte krejtësisht nën komandën e kryeministrit Nano…]

Armiqësi simulonin mes tyre edhe “presidenti” Rugova dhe “kryeministri” Bukoshi 

Në vitin 1995 më ftoi për vizitë “kryeministri” Bukoshi. Udhëtova me tren rreth 470 km deri në Weißenhorn, ku e kishte “selinë” qeveritare. Që në fillim bëra humor të zi, kur pashë gjithë atë vilë të blerë me mjetet financiare të Fondit “Bukoshi”: “Sa tulla të kësaj vile do të më takojnë kur të privatizohet kjo seli qeveritare?” U surprizova nga sensi i humorit të Bujarit: “Ty asnjë, sepse nuk po e paguan tatimin 3%.” E tha një të vërtetë. Megjithatë ia ktheva: “Sapo të punësohem do ta paguaj, sepse të papunët nuk paguajnë tatime.”

“Më thuaj ndonjë nga ato që po i irriton njerëzit, pa asnjë autocensurë”, – më luti Bujari.

Fillova: “Uroj të më durosh deri sa të lodhem dhe të mos më hidhërohesh. E para, ty të afirmoi UDB-ja që simuloi kidnapimin tënd me kokën në strajcë. Por ndonjë foto të torturimeve nuk kam parë. Ai kidnapim të bëri kryeministër, për të jetuar si pasha në këtë vilë. Dhe, mbase ke harruar, UDB-ja rekrutonte zadrugarë (shitës në shitore shtetërore) dhe mësues edhe në fshatrat më të largëta të Kosovës që t’i shpërdorte si informatorë, ndërsa nuk më besohet që nuk të ka rekrutuar ty kur studiove mjekësinë në Beograd.

E dyta, tani po simuloni armiqësi me Ibrahim Rugovën, sepse RDB-ja serbe ka gjykuar se jeni bërë monotonë me vegjetime pseudopacifiste, prandaj armiqësia e simuluar ju aktualizon te tifozët tuaj. Përndryshe, a kishit ndonjë arsye që të armiqësoheshit? Ka ndodhur ndonjëherë të bisedoni të paktën 10 minuta për ndonjë vendimmarrje, ti në cilësinë e kryeministrit e Rugova në cilësi të presidentit, dhe të mos jeni dakorduar, prandaj jeni armiqësuar? Asnjëherë nuk ju ka ndodhur, prandaj është armiqësi e simuluar, sepse ashtu ju ka urdhëruar RDB-ja. Do më?”

“Tepër ishte. Goja ime ka faj që të luti të flasësh pa censurë. Nuk paska faj mileti që ankohet kaq shumë ndaj teje…”, foli Bukoshi, duke u munduar ta fshihte hidhërimin. Megjithatë e kemi vazhduar marrëdhënie “diplomatike” mes nesh, sidomos gjatë grevës së urisë që e filluam para zyrave të qeverisë Bukoshi në Bonn, në maj 1996…

Edhe Adem Demaçi, Albin Kurti, Azem Vllasi… 

Meqë po më hidhërohet ekstra Bardhyl Mahmuti kur po përdor diskualifikimin që ka bërë kryeprokurori i ZPS-së Jack Smith “ndërmarrje e përbashkët kriminale” (NPK), po e modifikoj në bandë e përbashkët komplotiste (BPK). E pra, meqë kjo BPK, e koordinuar nga Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi…, nuk ia doli ta sabotonte, pengonte e komplotonte shpërthimin e kryengritjes çlirimtare nga vegjëlia e Kosovës, ndërmori komplote më të sofistikuara.

Më 22 maj 1998, bënë “mbledhje” mes “përfaqësuesve” të UÇK-së dhe FARK-ut në zyrat e Fatmir Zymerit, në Oslo. UÇK-në e “përfaqësuan” Xhavit Haliti dhe Adem Demaçi. Shaban Muja ua bartte valixhet. FARK-un e ka “përfaqësuar” Ahmet Krasniqi me sejmenët e tij. Atje bëjnë marrëveshje për t’i bashkuar UÇK-në dhe FARK-un. Tekstin e marrëveshjes, të autorizuar, nuk e kanë publikuar. Edhe audioincizimi i fshehtë nga Fatmir Zymeri (i komanduar nga Xhaviti) nuk dihet ku ka përfunduar, meqë nuk është publikuar prej 28 vitesh. Ai komplot u plasi si tullumbace, meqë UÇK-ja në Kosovë ishte pavarësuar krejtësisht nga BPK-ja.

Duhet të ketë qenë ide e RDB-së së Stanishiqit të organizonte “zyrë të UÇK-së” në Prishtinë nën “udhëheqjen” e Adem Demaçit, i kooptuar në korrik 1998, nga kush tjetër pos nga Xhavit Haliti – për “përfaqësim politik” të UÇK-së. Që aty e tutje po shpresonin se komplotet e Adem Demaçit me stafin e tij – Albin Kurti, Azem Vllasi dhe dhjetëra të tjerë si këta – do ta zhbënin UÇK-në, e cila po konsolidohej, sepse tashmë i kishte në strukturat e saj edhe ushtarakët profesionistë, që u angazhuan duke anashkaluar “komandën” nga BPK-ja. Ajo “zyrë” ishte më shumë komprometim sesa favor për UÇK-në, sepse “botës” po i ofrohej fakti i tolerimit të saj nga regjimi i Millosheviqit, ashtu siç po e toleronte “presidentin” Rugova.

Armiqësi e simuluar edhe mes BPK-së dhe FARK-ut 

FARK-u u formua më 5-9 mars 1998 nga koloneli Krasniqi, me miratim e financim nga Bukoshi, gjatë kohës kur po ndodhte ploja në Prekaz. Për bindjen time me urdhër nga Beogradi. Edhe pse ishte bërë marrëveshja për bashkim, më 22 maj 1998 në Osllo, BPK-ja dhe komanda e FARK-ut simulonin armiqësi mes tyre, ndërsa fshehurazi bashkëvepronin për ta komplotuar UÇK-në. Koloneli Ahmet Krasniqi i jepte miliona DM “ndihma” BPK-së. Bile, edhe truprojën Naim Muja, BPK-ja ia kishte vënë në dispozicion “ministrit” Ahmet Krasniqi. Deri edhe shkresa lëshonte “Zeka” (Xhavit Haliti), që FARK-u të mund të transportonte armë e municion nëpër Shqipëri.

Dhe jo vetëm kaq. Kur Tahir Zemaj hyri në Dukagjin me 145 “petrita” të FARK-ut, më 24 qershor 1998, ishte prapë telefonata e “Zekës” që pasivizoi Shtabin e Dukagjinit, që të mos bënte veprimet e duhura kundër atij komploti subversiv, sepse u tha se ashtu ishin marrë vesh në Oslo. Pasoi “bashkimi” i UÇK-së dhe FARK-ut në Dukagjin, duke zgjedhur me “votim popullor” Tahir Zemajn për komandant, që të përfundonin në gusht 1998 të dyja “ushtritë” me gishta në gojë…

Ende vazhdojnë debatet e simuluara armiqësore që e kanë zanafillën nga “marrëveshja” në Oslo…

Kompilimi i Bandës së Përbashkët Komplotiste (BPK)

Që gjatë verës së vitit 1996 m’u patën forcuar dyshimet se tashmë po përballeshim me një BPK të kompiluar nga Beogradi sovranist. Atëherë mendoja se atë bandë po e komandonin vetëm Xhavit Haliti dhe Azem Syla, duke u përkrahur nga “xhabir-morinët” që e kishin kapur kryesinë e KP të LPK-së/D.j.v. Ende nuk kam mundur të përcaktohem nëse “xhabir-morinët” duhet t’i dyshoj si marioneta klandestine të agjenturave serbe, siç i dyshoja Xhavitin e Azemin, apo se kishin defekte “enveriste” në mendime e veprime të tyre.

Në fund të marsit 1998, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli më lutën të ndërmjetësoja një takim me vëllanë tim, Qerimin. Këta të dy i respektoja shumë që nga momenti që i kam njohur. Bile, isha eksponuar si grindavec në KP, sepse kërkoja që kuadrot e Lëvizjes, kur arratiseshin nga Kosova, të mos degradoheshin në LPK në Emigracion si anëtarë të thjeshtë të këshillave popullorë, por të kooptoheshin menjëherë në KP. “Xhabir-morinët” ishin kundër, prandaj më mundnin me vota kur e votonim këtë kërkesë, ngaqë ata (psudo)enveristë në KP kishin më shumë përkrahës. Hashimi më kishte humbur nga “radari” gjatë tri viteve të fundit, ndërsa Kadriun e takoja sa herë që shkoja në Aarau të Zvicrës.

Takimi u bë në Hotel “Tirana”. Më të armiqësuar u bënë në fund të takimit sesa ishin në fillim. Hashimi po e urdhëronte Qerimin t’i subordinohej, ndërsa Qerimi kërkonte të dinte çfarë funksioni komandues kishte ai në UÇK. Hashimi nuk e gënjente dot, meqë isha i pranishëm unë dhe tashmë i dija komplotet që po i bëheshin UÇK-së nga “emigrantët” e BPK-së. Nuk e dija deri në atë takim se edhe Hashimi ishte bashkëkomandant i BPK-së. Kadriu qe shumë pasiv në atë takim. E ndieja se nuk ishte dakord me Hashimin, por përmbahej të mos e thoshte. Ende nuk e di pse për Kadriun nuk kam dyshime se ishte marionetë (edhe pse pas çlirimit duhet të ketë dërguar pjesëtarë të SHIK-ut në Francë, si “mysafirë” në kurse trajnimi të DGSE-së?).

Ajo BPK, në prill 1998, ia doli ta komplotonte edhe kryesinë e KP-së, e cila deri atëherë e kishte përkrahur. Shkak konkret qe bërë vendimi i kryesisë (me praninë e Xhavitit dhe Azemit si anëtarë të saj), e cila tashmë ishte vendosur në Tiranë, që të gjitha ndihmat financiare të UÇK-së të dorëzoheshin në kryesi dhe ajo t’i menaxhonte derisa ta riformonte Shtabin Qendror. Edhe zhbërja e SRV-së nga kryesia, në të cilin thirrej Xhaviti, duhet ta ketë nxjerrë Xhavitin nga takti, për t’i kërcënuar shokët e deridjeshëm të “celulës” që të iknin vetë nga Shqipëria, nëse donin të mos i dëbonte policia e Nanos…

Më 2 e 3 maj 1998 organizuam Mbledhjen e Përgjithshme, të cilën unë e quaja të jashtëzakonshme, ndërsa disa të tjerë e radhitnin si të zakonshme, të gjashtën me radhë. Aty komploti i BPK-së mori përmasa të rrezikshme. Hashim Thaçi, i cili nuk kishte të drejtë as të ishte pjesëmarrës, ngriti një akuzë të rëndë: Ali Ahmeti dhe Emrush Xhemajli, të përkrahur nga kryesia, ishin fajtorë për vrasjen e Luan Haradinajt (i vrarë më 6 maj 1997), duke qenë në krye të veprimtarëve që po kalonin kufirin për t’i shkuar në ndihmë UÇK-së. Ndërkohë unë dyshoja te BPK-ja edhe për atë vrasje. E ndalëm shpërthimin e konfliktit në Mbledhje të përgjithshme me propozimin për formimin e një komisioni hetimor nga KP-ja, i cili do të dilte nga zgjedhja e asaj Mbledhjeje.

Fatkeqësisht, ai komision i formuar rezultoi të ishte dështak…

Në kryesinë pasuese të KP-së u zgjodh vetëm “xhabir-morini” Ali Ahmeti. Kryesia e re përbëhej nga tre tifozë të BPK-së (Bardhyl Mahmuti, Agush Buja e Jashar Salihu, si “muça pas dahive”). Kundër ishim Ali Ahmeti, Sajdi Gega dhe unë. Kryetari Bedri (Zenel) Islami simulonte neutralin.

Më 9 maj 1998, duke qenë në mbledhjen e parë të KP-së pas Mbledhjes së Përgjithshme, na erdhi lajmi i kobshëm për vrasjen e Ilir Konushevcit në Qafë të Malit, në Shqipëri. Në mbledhje ishte i pranishëm edhe Qerim Kelmendi, i ftuar për ta “ekuilibruar” padrejtësinë që i ishte bërë nga komisioni përkatës, i cili e kishte lejuar Hashimin të merrte pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme, ndërsa Qerimit ia kishte ndaluar, edhe pse ai kishte më shumë të drejtë.

Xhavit Haliti kishte bashkuar disa karrige dhe po bënte sikur po flinte, sepse gjatë natës kishte udhëtuar nga Shqipëria për të marrë pjesë në atë mbledhje. Unë kisha përgatitur me shkrim një fjalë të gjatë, të cilën Xhaviti e pati diskualifikuar si “akuzë më e rëndë sesa ajo që ma ka ngritur UDB-ja” (edhe pse UDB-ja nuk i kishte ngritur asnjëherë aktakuzë Xhavitit). Lajmi na goditi rëndë dhe mbledhja u tensionua aq shumë, saqë u detyruam ta ndërprisnim, për ta vazhduar vetëm pas kontrollit që askush të mos posedonte armë brenda.

Kur u informova se kryevrasësi në pritën e Meliskajës në Qafë të Malit kishte qenë tropojani Bislim Demiri, shofer i kryeshefit të policisë në Bajram Curr (Jonuz Hyka), dhe kur u informova nga kryeprokurori i Shqipërisë, z. Theodhori Sollaku, se kryeministri Nano kishte urdhëruar prokurorinë t’i ndërpriste hetimet për ato vrasje, dyshova se BPK-ja kishte pasur rol në ato vrasje, pasi Bislim Demiri njihej si vrasës me pagesë.

Edhe në librin “Zjarr e acar” jam përpjekur të paraqes disa rrëfime konfuze që ka dhënë Xhaviti në intervista për vrasjen e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës natën e 9 majit 1998, kur po shoqëronin kamionin e ngarkuar me armë për t’i futur ilegalisht në Kosovë.

Komplotet ndaj UÇK-së me kapjen e shtabeve 

BPK-ja, tashmë mjaft e konsoliduar pas komplotit ndaj kryesisë së KP-së që u zhbë në prill 1998, zuri të komplotonte në terren në Kosovë, përmes Hashim Thaçit. Deri më 17 prill 1998 BPK-ja ua kishim pamundësuar ushtarakëve të hynin në Kosovë. Ata kishin ardhur në Tiranë nga të gjitha anët për t’u përfshirë në UÇK. Pritnin sistemim nga Shtabi Qendror, ndërsa ne nuk kishim kurajë t’u tregonim se nuk kishim as shtab qendror, as të përgjithshëm.

Mua kryesia në mars 1998 më kishte ngarkuar të merresha me sistemimin e ushtarakëve, për shkak të njohjeve që kisha në Tiranë dhe për shkak të njohjeve me ushtarakë gjatë shoqërimit të Fehmi Lladrovcit gjatë viteve 1996-1997. Ushtarakun Naim Maloku e njihja që nga fëmijëria, sepse ishm bashkëfshatarë. Përplasja që ndodhi kur Ramush Haradinaj u vendos në Tiranë në fund të marsit 1998, – arratisur nga Kosova pas betejes në Gllogjan, – i cili i akuzoi ushtarakët për mosshkuarje në ndihmë, si dhe konflikti mes Naim Malokut e Xhavit Halitit më 14 prill 1998 në Hotel “Tirana”, bëri që Naimi të ishte ushtaraku i parë që hyri në Kosovë “krye në vete” më 17 prill 1998. Futjen e tij e organizoi Sektori Logjistik në Tropojë.

Pasuan hyrje të ushtarakëve të tjerë. Në fillim të majit 1998 ndodhi edhe hyrja e kolonelit Bislim Zyrapi. Ai, me ushtarakë të tjerë, tashmë po formonte shtabin e UÇK-së në Kosovë. Agjenturat armiqësore, RDB dhe DGSE, e angazhuan Hashimin ta kapte edhe atë shtab gjatë formimit. Me këshillë të RDB-së serbe, ai angazhoi Jakup Krasniqin dhe e emëroi si “zëdhënës të UÇK-së”, sepse e dinte që gjatë majit 1998 ai ishte konfliktuar me Fehmi Lladrovcin. Njëherësh e urdhëroi Jakupin ta publikonte gënjeshtrën: “Më 10 qershor 1998 u formua Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së”. BPK-ja atë kohë ishte e alarmuar se mos Fehmi Lladrovci dhe Bekim Berisha po vendoseshin në krye të komandës së UÇK-së, siç e meritonin. Fatkeqësisht, vrasjet e Fehmi Lladrovcit dhe Bekim Berishës ishin “meritë” edhe e BPK-së.

Nga procesi gjyqësor në Hagë u informuam se Shtabi i Përgjithshëm ishte formuar në nëntor apo dhjetor 1998. Meqë ishte pjellë e komploteve, nuk i dihet saktësisht as data, as formuesit – argument ky që dëshmon se UÇK-ja nuk ishte ushtri klasike.

Po më 10 qershor, Hashim Thaçi ishte angazhuar për “zhdukjen” e Bahadin Allaqit, të cilin, të prangosur, Policia Ushtarake e UÇK-së ia dorëzoi në territorin e Malishevës. Hashimi nuk e kishte harruar armiqësimin me Bahadinin gjatë Mbledhjes konsultative në Kolare të Kërçovës, në prill 1993, prandaj u hakmor me “zhdukjen” e tij. Deri tani, asnjë pjesëmarrës i asaj mbledhjeje nuk ka guxuar të rrëfejë për atë armiqësim. Fatkeqësisht, familjarët dhe bashkëveprimtarët ende nuk ia dinë as varrin Bahadinit.

Komploti që kulmoi me Konferencë në Rambuje 

Që në shtator të vitit 1998, DASH-i amerikan duhet të jetë bindur se Millosheviqi, i cili kishte marrë miratim të heshtur, nuk po ia dilte ta shtypte Kryengritjen e UÇK-së, prandaj ambasadori amerikan Christopher R. Hill publikoi idenë se si duhej të “paqësohej” (viktimizohej) Kosova me ndërmjetësim ndërkombëtar. Ajo nismë u finalizua me vendimmarrjen për mbajtjen e konferencës në Rambuje të Francës, nën patronazhin e SHBA-vë, BE-së dhe Rusisë.

[Mbase Europa kristiane e Kongresit të Berlinit (1878), me të drejtë nuk e kishte harruar komplotin e arnautëve myslimanë, që e kërcënuan atë kongres me “kararnamen” e Lidhjen e Prizrenit, duke i thënë Kongresit se do të luftonin deri në vdekje për të mbrojtur Perandorinë Osmane dhe Sheriatin]

Diplomacitë operative të shteteve përkatëse kompiluan përbërjen e Delegacionit të Kosovës:

Përfaqësuesit e UÇK-së: Azem Syla, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Ramë Buja dhe Xhavit Haliti (pothuajse të gjithë pjesëtarë edhe të BPK-së).

Të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK): Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Fehmi Agani, Ibrahim Rugova dhe Idriz Ajeti (titistë të thekur).

Të Lëvizjes së Bashkuar Demokratike (LBD): Bajram Kosumi, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Rexhep Qosja (“as mish, as peshk”).

Të pavarurit “më të varur”: Veton Surroi dhe Blerim Shala.

Të gjithë këta pjesëmarrës ende simulojnë budallenjtë, sepse bëjnë sikur nuk e dinë që RDB-ja dhe DGSE-ja kanë urdhëruar Hashim Thaçin të bëhet kryetar i delegacionit, të bëhet “marrëveshja” për formimin e “qeverisë së përkohshme” me mandatar Hashim Thaçin, dhe që po Hashimi të refuzonte nënshkrimin e marrëveshjes së finalizuar më 20 shkurt 1999.

Nga diplomatët operativë, të angazhuar në ekipin e ambasadorit Wolfgang Petritsch (BE), i cili ishte bashkëkryesues i Konfencën me Hillin (SHBA) dhe Majorskun (Rusi), komunikonin edhe me ne të LPK-së, që ishim angazhuar në Rambuje si një lloj logjistike. Ata e dinin se Hashimin po e mbante gjithë kohën nën komandë DGSE-ja, e cila kishte angazhuar shefin e sektorit, Danjean Arnaud, ta “këshillonte” Hashimin, duke u prezantuar si shok i tij.

Ndërsa në pyetjen që i është bërë Hashimit, se pse vetëm ai po e refuzonte nënshkrimin, ai duhet të jetë përgjigjur: “Frikësohem se do më vrasin komandantët radikalë të UÇK-së që po i financon Ibrahim Kelmendi…” (parafrazim). Danjean Për këto zhvillime ishte në rrjedhë Sabri Kiçmari, meqë bashkë e koordinonim veprimtarinë pranë kështjellës në Rambuje. Prandaj e luta që t’u bënte telefonata komandantëve të zonave për t’i pyetur nëse ndonjëri kishte bërë kërcënim të tillë. Numrat e gjithë telefonave satelitorë të UÇK-së i kishim, sepse ata ishin pronë e fondit tonë në Gjermani. Sabriu informoi se asnjëri prej tyre nuk kishte bërë kërcënime.

Më pas SHBA, Anglia, Gjermania etj., duhet ta kenë bindur presidentin e Francës të ndërhynte në DGSE për ta ndryshuar urdhrin për mosnënshkrim; prandaj “marrëveshja” u nënshkrua në Paris më 18 mars 1999.

Fatmirësisht Sllobodan Millosheviqi refuzoi edhe më 23 mars 1999 ta nënshkruante marrëveshjen, kur i shkuan në Beograd Hill, Petriç dhe Majorski për ta lut.

Prandaj për të evituar katastrofën humanitare, më 24 mars 1999 u urdhërua bombardimi i Serbisë nga Aleanca NATO!

Të tjerat janë legjenda mashtruese të sajura nga zuzarët dhe nga agjenturat, të cilave Hashimi u duhej për komplote të tjera, meqë Ibrahim Rugova tashmë ishte “mall i skaduar”.

Edhe armiqësimet e mëvonshme mes Hashimit dhe Rugovës ishin simulime të sajuara nga RDB-ja dhe DGSE-ja për të manipuluar turmat.

Pas çlirimit: Përplasja e “krahëve” 

Pak ditë pas çlirimit, u plasua slogani që nxiste armiqësi: “Ne të krahut të luftës dhe ata të krahut kundër…”. Kot u përpoqa ta bindja Hashimin të mos e shpërdorte atë slogan, sepse nuk ishte tërësisht i vërtetë. Paaftësia e UÇK-së për të rekrutuar gjithë vullnetarët nuk duhej t’i faturohej si faj kolektiv mbi 95% të popullatës.

Në fund të qershorit 1999, u ftova në “paradën” e UÇK-së në Podujevë. Gumzhinte vetë thirrja “UÇK, UÇK!” Kur e lajmëruan “kryeministrin” Hashim Thaçi si folës, gumëzhiu parulla: “Rugova!, Rugova!”. Pothuajse njësoj ndodhi edhe në stadiumin e Prishtinës. Kur u prezantua matrapazi Milaim Zeka (edhe ai i BPK-së) për të përshëndetur në emër të “kryeministrit” Thaçi, thirrja “Rugova!” u përsërit. Edhe në paradën në Skenderaj, pjesëmarrja e anëtarëve të BPK-së ishte e padëshirueshme dhe pati probleme të rënda pse disa prej tyre ishin shkuar atje.

Fatmirësisht, amerikanët ia hoqën lakun nga fyti shtetit tonë kur lëshuan urdhrin për arrestimin e presidentit Hashim Thaçi, por ende nuk po kuptoj arsyen e vërtetë që po mbahet e fshehur: Pse amerikanët e arrestuan presidentin Thaçi pikërisht kur ishte në rrugëtim e sipër drejt Uashingtonit?

Albin Kurti – Kali i ri i karrocës së agjenturës serbe 

Para pak ditësh, RTK-ja riemetoi reportazhet dhe intervistat me Albin Kurtin kur u lirua nga burgu, më 7 dhjetor 2001. Përshtypja që mu krijua: ky Albin dukej si djalë i Albin Kurtit të vitit 1998, sepse ishte “ripërtërirë” në burg; nuk dukej produkt i torturave barbare për të cilat ishte folur aq shumë.

Fatkeqësisht, kësaj radhe agjentura serbe kishte pasur fat me gjetjen e një të riu të shkathët në kamuflimin e marionetizmit të tij, i cili do të prodhonte armiqësime e komplote në Kosovë dhe me ndërkombëtarët, më shumë se të gjitha marionetat pararendëse. (“Hetimet vazhdojnë”)

Adem Demaçi: “Keq po punojmë, mirë po na del” 

Përkundër veprimtarive subversive të agjenturave armiqësore dhe të BPK-së, vegjëlia çlirimtare në Kosovë dhe në emigracion, e kryengritur nën akronimin UÇK, ia doli të sjellë çlirimin. Shteti ynë do t’ia dalë ta sfidojë edhe marionetën komplotiste Albin Kurti. Spekulimi i Adem Demaçit “keq po punojmë e mirë po na del”, mbetet një mister goxha i vërtetë, të cilin ende nuk di ta deshifroj.

P.S.: Kërkoj falje që nuk po kam kohë, dije e nerva, të shkruaj më shkurt e më shqip!

Kur koqet e pa shkarkuara prodhojnë probleme mendore

Nëse kërkohet mbështetje për një xhami në St. Gallen, atëherë struktura juridike dhe prezantimi publik duhet të jenë në përputhje të plotë

0
Bajram Bay Zendeli 
Dokumenti zyrtar i Grundbuchamt-it në
St. Gallen nuk flet për “xhami”.
Flet për “Gewerbehaus” – pra ndërtesë afariste.
Sipërfaqe: 2’445 m²
Adresë: Fürstenlandstrasse 49, St. Gallen
Pronari: Global Immobilien GmbH
Forma e pronësisë: pronësi e vetme
Dhe përshkrimi është i qartë:
ndërtesë, rrugë, sipërfaqe të fortifikuara, kopsht.
Asnjë fjalë për objekt fetar. Asnjë fjalë për xhami.
Këtu lind pyetja thelbësore:
Në publik dhe në mbledhje fondesh thuhet:
“po ndërtojmë xhami”
Ndërsa në dokument zyrtar figuron:
“ndërtesë afariste”
A është kjo transparencë ndaj xhematit?
A është kjo mënyrë e drejtë për të mbledhur miliona?
Feja kërkon sinqeritet.
Ligji kërkon qartësi.
Xhemati meriton të vërtetën.
Nëse projekti është xhami – pse nuk paraqitet si xhami?
Nëse është objekt afarist – pse prezantohet si xhami?
Kjo nuk është më çështje opinioni.
Kjo është çështje faktesh.
DY RASTE. I NJËJTI PROBLEM.
VAKËF apo KLUB TREGTAR ❓️
Në Schübelbach:
projekt me ndryshim përdorimi (Nutzungsänderung) → reagim politik, mbi 5’000 nënshkrime kundër nga SVP.
Në St. Gallen (Fürstenlandstrasse):
projekt i paraqitur publikisht si investim shumëmilionësh me vizuale të një xhamie të plotë – PA LEJE NDËRTIMI.
POR në të dy rastet lind e njëjta pyetje themelore:
A kemi të bëjmë me një xhami si objekt fetar i qartë,
apo me një strukturë juridike multifunksionale (Kulturzentrum me hapësira lutjeje)?
Problemi nuk është feja.
Problemi është qartësia.
Kur:
• juridikisht kemi një objekt multifunksional
• ndërsa vizualisht dhe emocionalisht paraqitet si xhami në vete
atëherë krijohet:
• keqkuptim në publik
• pritje të ndryshme te donatorët
• dhe reagim politik i pashmangshëm
Kan være et bilde av tekst som sier 'Blick Blick 32 Min. Ein islamisch-albanischer Verein sammelt Spenden für tur eine neue Gr... Mehr Blick ေရေမ SECY MM Albaner planen Millionen-Moschee Moschee in St. Gallen Webshot 360 265 7'
Transparenca nuk është luks.
Është parakusht për besim.
Nëse kërkohet mbështetje për një xhami,
atëherë struktura juridike dhe prezantimi publik duhet të jenë në përputhje të plotë.
Përndryshe, konflikti nuk është çështje feje —
por çështje besueshmërie institucionale.
Ftoj xhematin e Xhamisë El-Hidaje që ta suspendoje hoxhën Mehas Alija mënjëher nga detyra, gjithashtu edhe Kryetarin e xhamisë Sadush Ajrullain.
Gjithashtu dorëheqje e mënjëhershme nga KMSHZ-DAIGS.
Nuk mundesh me iu premtu xhematit xhaminë 15 milionshe me rrena, kur nuk ke BAUBEWILLIGUNG.
Nuk mundesh xhematit me ia prezantu vlerën e truallit 5 milion franga kur mundë të ishte çmimi 2 milion, çmimet mesatare në St. Gallen 900- 1300 franga.
E vetmja leje për ndërtim aty është për Imbisswage e jo për xhamj.

Pushtimi italian i Shqipërisë më 7 prill 1939, fillim i Luftës së Dytë Botërore

“Pushtimi italian i Shqipërisë, nga 7 prill – 12 prill, 1939, ishte një fushatë e shkurtër ushtarake e Mbreterisë së Italisë kundër Mbreterisë së Shqipërisë. Konflikti erdhi si rezultat i politikës imperialiste të diktatorit italian Benito Mussolini, cili në bashkëveprim me Fuqitë e Bosjtit (Gjermaninë dhe Japoninë), kishin projektuar hartën e re të botës sipas kutit të tyre. Shqipëria u pushtua në menyrë të shpejtë. Sundimtari i saj, mbreti Zog u detyrua të mërgonte dhe vendi u bë pjesë e Perandorisë Italiane si një protektorat në bashkim personal me Kurorën Italiane.”
Në të vërtetë, pushtimi italian i Shqipërisë më 7 – 12 prill 1939, shënon fillimin e Luftës së Dytë botërore dhe jo 9 shtatori i atij viti, kur Gjermania naziste sulmoi Poloninë dhe për disa ditë e detyroi të kapitulonte.
Historiografia botërore vazhon ta përhapë këtë diskurs, ngaqë historiografia shqiptare, gjithnjë nën diktatin e dogmës ideologjike, nuk ia ka dalë që sulmin e Italisë fashiste, që ishte aleate e Gjermanisë naziste, ta faktojë si të tillë, ngaqë raportet politike dhe ato ekonomike të mbretërisë shqiptare nën udhëheqjen e Mbretit Zogu me Italinë fashiste të Musolinit nga koha e traktatit shtetëror në vitin 1927 e deri në vitin 1937 konsiderohen “veprime antishtetërore të mbretërisë shqitare që çuan te gëlltitja e shtetit shqiptar” dhe jo e një invazioni ushtarak imperialist në përputhje me marrëveshjet nazi-fashishte të Italisë me Rajhun Gjerman për ndarjen e sferave të interesit!
Ky interpretim ideologjik, pamëdyshje sikur lidhet me propagandën e Musolinit dhe aleatëve të tij, se sulmi italian ndaj Shqipërisë nga 7 deri më 9 prill 1939 ishte një veprim në përputhje me aleancat me mbretërinë shqiptare “për bashkim në të njëjtën kurorë”, gjë që asokohe ashtu edhe u interpretua edhe nga Britania e Madhe dhe shumë vende të tjera evropiane me të cilat u maskua sakrifikimi i saj si viktimë e parë e nazi-fashizmit!