Kreu Blog Faqe 188

Çka i bashkon Kurtin, Hoxhen e fashistët italian

MENTOR NAZARKO: 7 PRILLI QË BASHKON KURTIN, HOXHËN, FASHISTËT ITALIANË DHE…. GREKËT (DJE DHE SOT)?
Pyetja në titullin e shkrimit ngjan absurde: (…) Ç’lidhje kanë Kurti, Hoxha dhe grekët me Zogun? Lidhja është tek 7-8 prilli 1939.
Kurti duke imituar Ramën, i kushton shpesh në facebook një lexim modern ngjarjeve të historisë kombëtare (jo vetëm përkujtim masakrash serbe). Kështu ndodhi në 7 prill 2024 kur u mor me pushtimin italian të Shqipërisë që nuk ishte dhe aq keq për Kosovën. Dhe shkroi si pretendon Enver Hoxha: Zogu nuk bëri rezistencë.
Enver Hoxha shkoi në Konferencën e Paqes (me Italinë) në Paris në 1946, ku diskutoheshin kufijtë e Shqipërisë së Jugut, dhe foli për rezistencën e shqiptarëve në Luftën e dytë botërore (posaçërisht ndaj italianëve). Shqipëria e Jugut rivendikohej nga grekët, e mbështetur nga anglezët, por mbrohej nga Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia e Titos. Enveri tha duke mohuar totalisht pasardhësin: populli rezistoi në 1939! Asnjë fjalë për Zogun.
Greqia, atëherë, por dhe sot, pa ndryshuar asgjë, as nga dialogu me qeveritë shqiptare, por as nën peshën e fakteve historike, afirmon: institucionet shqiptare, parlamenti, u bashkuan vullnetarisht me Italinë dhe i dhanë kurorën Viktor Emanuelit. Shqipëria bashkë me Italinë, na sulmuan në 28 tetor 1940!
Galeazzo Ciano,dhëndrri i Musolinit dhe ideatori apo ekzekutori i pushtimit, ideologët fashistë po ashtu i mbahen kësaj teze. Bashkimi ndodhi vullnetarisht; ne nuk e pushtuam Shqipërinë, por zbatuam një nen të Pakteve të Tiranës të 1926. Shqipëria kërcënohej nga një turbullirë e brendshme dhe rreziku jugosllav, ndaj ne ndërhymë ushtarakisht për ta mbrojtur.
Mirëpo cili është versioni i vërtetë mbështetur mbi faktet e gjithëpranuara?
Pushtimi zgjati dy ditë, sepse rezistenca kryesisht e policisë (trajnuar prej anglezëve) zgjati dy ditë. Italianët përshkruan 40 kilometrat nga Durrësi për Tiranë për një ditë e gjysmë, ndonëse kishin një ushtri 50 herë më të madhe se ushtria shqiptare e sabotuar prej instruktorëtve të saj. Zogu ka ikur natën duke gdhirë 9 prilli nga kufiri shqiptaro- grek. Gjatë dy ditëve pati rezistencë të organizuar ndonëse e dështuar: u vranë 400 italianë që nuk vriten spontanisht nga tributë e shoqërisë “civile” shqiptare ku 90% ishin analfabetë. Abaz Kupi, major i ushtrisë mbretërore udhëhoqi rezistencën dhe ishte heroi i saj. Për të u kënduan këngë me gjallje, në muajt që pasuan pushtimin. Komunistët duke njohur rolin e tij historik (si individ?) e përfshinë në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë çlirimtare. Mujo Ulqinaku simbol i gjithëpranuar i rezistencës ishte ushtarak. Një ushtarak tjetër në Durrës me mbiemrin Papakristi- për të cilin flet ish ambasadori amerikan, Hugh Gladney Grant-, në fakt ishte simboli real i saj. Papakristi rezistoi nga llogorja e tij duke vrarë shumë italianë. Kur italianët e bombarduan llogoren e tij me mortaja, ai u tërhoq në shtëpinë e tij dhe qëllonte prej aty. Kur rrethuan shtëpinë e tij, ai i vuri flakën vetes për të mos ju dorëzuar pushtuesve. Skenar për film Hollivudi të cilin historiografia jonë, memoristika politike e hesht. Mirpo gjithë gazetat botërore happen me titujt e parë për rezistencën shqiptare shtetërore!!
-Kush e udhëhoqi rezistencën nëse jo sovrani? Shoqëria civile? Nëse Zogu do bashkëpunonte me italianët, pse nuk ndejti në krye të vendit duke i dhënë dukje legale paqësore pushtimit dhe dorëzimit të sovranitetit tek pushtuesit? Mbreti Zog e ka dhënë versionin e vet për rezistencën me librin e kujtimeve të Hysen Selmanit, që në fakt janë thjesht të tijat. Redaktorët e librit, të pakujdesshëm, shpesh kanë kujtimet në vetën e parë, si janë rrëfyer nga Mbreti. Ata që e kundërshtojnë librin, pra Enveri, grekët, italianët dhe … Kurti nuk kanë ofruar faktet e tyre kundërshtuese!
Pse të gjithë janë më një llogore?
-Nëse grekët në emër të pretendimeve territoriale, e mohuan rezistencën e organizuar shtetërore të Mbretit, duke pretenduar se Shqipëria e tetorit 1940, ishte sovrane, ndaj mban në këmbë ende Ligjin e Luftës; ka në sirtar rivendikime territoriale, bllokon kthimin e pronave;
-Nëse Enveri e mohoi rezistencën e paraardhësit sepse nuk donte t’ja jepte meritat Mbretit Zog për një ngjarje kaq të madhe ndërsa komunistët nuk kishin parti dhe shumë prej tyre mbanin pozicionin se pushtimi është gjë e mirë pasi zhvillon klasën punëtore;
-Nëse ideologët fashistë përdorën argumentat e dorëzimit paqësor të pushtetit për të justifikuar fashizmin dhe ndërmarrjet e veta imperiale;
Po Kurti pse e mohon rezistencën shtetërore të Mbretit Zog?
Sigurisht, jo pse është enverist, apo filogrek si e sulmojnë opozitarët e Kosovës. Po sepse historiografia jonë postdiktaturë nuk ka mundur të afirmojë përfundimisht të vërtetën për ngjarje të tilla kaq të mëdha; inercia e veprave të autorëve komunistë, mbetet në gjithë hapësirën kombëtare. Pra Kurti e sheh padashje këtë moment me sytë (të paktën) e Enverit.
Sa pak njohim njeri tjetrin,veten dhe historinë tonë të përbashkët, apo të zhvilluar në territoret e ndara ku jetojnë shqiptarët! Ndaj kur flasim në Shqipërinë londineze apo Kosovë, apo mbarë hapësirën tonë etnike, si politikanë, si shkollarë, apo si qytetarë flasim si don apo si bën akoma shteti që ligjërisht e quan Shqipërinë e 1939-1944, shtet sovran! Si grekët!
ALBIN KURTI:
Në historinë moderne të shqiptarëve, data 7 prill 1939, është fiksuar si dita e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Sot u bënë 85 vite nga ajo ditë.
Mes zhvillimeve që i paraprinë fillimit të Luftës së Dytë Botërore, pushtimi i Shqipërisë nga Italia më 7 prill 1939, ngjau ndërmjet aneksimit të Austrisë nga Gjermania më 12 e 13 mars 1938, të njohur edhe si Anschluß, dhe sulmit pushtues të Gjermanisë mbi Poloninë më 1 shtator 1939, kur edhe filloi Lufta e Dytë Botërore.
Në ora 05:30 të mëngjesit të 7 prillit të vitit 1939, plot 22,000 ushtarë italianë me anije luftarake dhe transportuese, me avionë dhe me tankse e sulmuan territorin e Mbretërisë së Shqipërisë në katër portet e saj kryesore: në Vlorë, Shëngjin, Durrës dhe Sarandë. E vetmja rezistencë e shënueshme ishte ajo e bërë në Durrës nga xhandarmëria shqiptare e mbështetur nga vullnetarë, të komanduar nga Abaz Kupi dhe oficeri Mujo Ulqinaku. Në mesditë, Durrësi ishte plotësisht në duart e italianëve. Tirana u mor mëngjesin e 8 prillit, kurse brenda tre ditësh trupat italiane arritën edhe në zonat më kufitare të terriorit shqiptar.
Mbreti Zogu nuk organizoi rezistencë dhe u largua nga Shqipëria. Plani për pushtimin e Shqipërisë ishte përgatitur një vit më parë. Rrethanat dhe zhvillimet që çuan deri te ky pushtim, nga dominimi politik dhe ekonomik i shtetit dhe kapitalit të Italisë në Shqipëri e deri te ndikimi i oficerëve italianë mbi ushtrinë shqiptare, janë sqaruar deri në detaje nga historianët shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Dy vjet më pas, më 6 prill 1941 kur Gjermania e sulmoi dhe e pushtoi Jugosllavinë, shumica e territorit të Kosovës iu bashkua zonës italiane të pushtimit nën Mbretërinë e Shqipërisë. Historia e shqiptarëve gjatë atyre viteve të Luftës së Dytë Botërore, ka shumë zhvillime specifike që u takojnë historisë dhe historianëve t’i studiojnë dhe përshkruajnë. Ajo që përkujtojmë ne sot në 85-vjetorin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, janë viktimat civile dhe dëshmorët shqiptarë të rënë në rezistencë ndaj pushtimit e në luftën antifashiste.
Dekadat kanë kaluar dhe teksa vitet ecin do të bëhen shekuj nga këto ngjarje, por rreshtimi politik i shqiptarëve, i Shqipërisë dhe i Kosovës, duhet ruajtur gjithmonë në anën e drejtë të historisë, për çka busulla më e sigurtë është ajo gjilpëra e së cilës e tregon lirinë!
Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar mes përkujtimesh dhe nderimesh për të gjitha përpjekjet dhe luftërat e tij për liri!
(FB, 7 prill 2024)

Shteti shqiptar, në statut, asht afetar por jo në vepra as në punë të përditshme në marrëdhanie me popullin

Prenk Gruda, Tiranë, me 5 shtatuer 1937

Përgatitur nga: Ragip Kçiku

BESIMET

Shteti shqiptar, në statut, asht afetar por jo në vepra as në punë të përditshme në marrëdhanie me popullin.

Mâ në fund, ndër këto kushte shoqnore të vendit tone, as nuk mund të jemi afetarë ashtu sikurse duen me u paraqitë disa tue e luftue besimin, jo si fé, por si parim të nji krahi tue rrëzue njenën anë e tue e çue tjetrën. Kjo gjâ asht shumë e damshme për kombin tonë, përsëritje helmuese e shekujve të kaluem për mirëkuptimin e shqiptarëve. Duhen hapë mirë sytë për çeshtjet fetare nga njerzit me detyrë shtetnore dhe prej tanë atyne qi merren me punë të ndryshme shoqnore.

Populli shqiptar asht i mire dhe tolerues, shembull për popuj të tjerë me shumë besime. Në Lurë dhe në shumë katunde në Malsi të Madhe, kemi në familje edhe në kushuri katolikë e muslimanë dhe shkojnë mirë me shoqishojn e jetojnë plotësisht në harmoni e në dashuni vëllaznore, Populli ynë ka dy besime kryesore: Kristianizmin edhe Muhamedanizmin.

Në të parën janë katolikët e ortodoksit dhe nji pjesë e vogël unit, qi synojnë me i bashkue të tanë shqiptarët kristianë. Kurse në të dytën janë muslimanët të ndamë ndër tri sekte kryesore, ende t’interpretueme keq, jo pse janë të këtilla në bërthamën e tyne teologjike, por për shkaqe të vjetra politike të disa kalifëve dhe sulltanëve qi sundojshin si u pëlqente atyne, gjoja tue u mbështetë në fenë islame.

Këtyne u shtohet edhe nji: Feja e të pafeve; edhe kjo asht fë në vete dhe mjaft e rrezikëshme për kushtet shoqnore të kombit. Kristianët shqiptarë duhet t’a dijnë mirë se muslimanët shqiptarë janë vëllazën të vërtetë gjuhe e gjaku me ta, tue qenë të bindun se përsekutimet shekullore si kristianë kanë qenë mashë otomane për përçamjen shfrytëzuese e shkatërruese të shqiptarëve.

Por edhe muslimanët duhet të binden, njiherë e mirë, se kristianët i kanë vëllazën dhe nuk kanë të bajnë aspak me muhamedanë të tjerë, përveç nga pikëpamja fetare. Vëllaznit muslimanë duhet ta dijnë fort mirë se qëndresa e kristianëve gjatë pesë shekujve ka qenë jetesë vuejtjesh me sakrifica shumë të mëdha.

Si shembull po sjellim Sulin e Himarën në Jug dhe Kelmendin, Mirditën e Dukagjinin në Veri.

Ato kohna kanë kalue dhe pse nuk kanë dijtë me qëndrue ashtu si kanë dashtë të parët tonë, kemi mbetë kështu si jemi me gjysmën e atdheut…

Dekorata si akt i kujtesës institucionale

0

“Miliona për xhami, zero për shkolla – çfarë po ndodh me shqiptarët në Zvicër?”

3
“Miliona për xhami, zero për shkolla – çfarë po ndodh me shqiptarët në Zvicër?”
15 milionë franga për një xhami në St. Gallen – ndërkohë që shkollat shqipe po mbyllen një nga një. Ky nuk është më thjesht investim fetar, por një ndryshim i rrezikshëm prioritetesh. Shqiptarët në Zvicër u organizuan historikisht për gjuhën, kombin dhe shtetin – sot po shohim një zhvendosje drejt projekteve që ngrenë më shumë pikëpyetje sesa japin përgjigje.
Kush po i financon këto investime kaq të mëdha? A janë këto iniciativa të pastra komunitare apo pjesë e ndikimeve më të gjera ideologjike? Pse nuk ka transparencë për burimin e fondeve dhe agjendën që qëndron pas tyre?
Nuk është çështje feje – është çështje identiteti dhe orientimi. Kur shkollat shqipe dobësohen dhe zëvendësohen me objekte fetare, rrezikojmë të humbasim atë që na ka mbajtur gjallë si komb: gjuhën, kulturën dhe vetëdijen tonë.
Heshtja nuk është më opsion. Duhet debat, transparencë dhe përgjegjësi – para se të jetë vonë.

Ndjenja e lehtësisë për armpushimin dyjavor ndërmjet SHBA-e e Izraelit me Iranin

0
Gjergj Kabashi
____
Ndjej një lehtësi të madhe si një ndër njerëzit e këtij planeti për armëpushimin dyjavor të luftës në mes Izraelit e SHBA-ve me Iranin. Une nuk përqëndrohem në retorikën se çka ka thënë dhe si është shprehur Dje Presidenti Donald Trump, por ndalem tek fakti se a duhej të ekzistonte plani për zhdukjen e Izraelit nga ana e Iranit qe pothuaj gjysmë shekulli.
Dhe plani Serbo – Rus etj., për zhdukjen e Shqiptarëve qe pothuaj 200 vite?
Pse të ekzistonte ai plan a ato plane ogurzeza për zhdukjen e një populli e kulturës së tij të stërlashtë?
Pse të rrethohej Izraeli me HAMAS-in palestinez, HEZBOLLAH-un, HUTÊT etj?
Pse të rrethohemi e pushtohemi edhe nga brenda familjeve ne me “Islamin famëlartë”?
Njejt sikurse na rrethonte “UDB-a jonë”, dikur…?
Ky rrethim nënkuptonte se Izraeli duhet zhdukur sot apo nesër, se “Islami famëlartë”, kjo “fe paqësore”, nuk e duron ekzistencën e tij aty?!
Për mua është me rëndësi jetike që Ai/Ajo që është në hartën mendore të tjetrit për t’u zhdukur, duhet të mbrohet dhe jo tjetërkund, por në KUFI e përtej tij.
Nuk ka askush të drejtë ta zhduke tjetrin apo t’ia ndryshoj natyrën një kombi përmes investimeve të pandalshme religjioze për interesat e tij/tyre, strategjike.
Prandaj, personalisht nuk mund t’i duroj disa shqiptarë e shqiptare që flasin kotësira për “çmendinë” e tjetrit dhe për ta përforcuar mendimin difekt e përdorin shprehjen “definitivisht”.
E kush është ai apo ajo që shprehet në këtë mënyrë?
Pse Ajo apo Ai nuk e ngritën zërin kur të rinjt “me plisa në kokë” në Stadionin Futbollistik “Fadil Vokrri” në Prishtinë para disa vitesh, brohorisnin kundër Izraelit me fjalorin e HAMAS-it, ushtrisë që i terrorizon palestinezët dhe fqinjët?
Pse të bëhemi e shndërrohemi në pjesë të sherreve, grindjeve e luftërave të huaja?
Pse të flas dikush, qoftë edhe i përpunuar në “xhamitë tona” në emrin tonë “myslimanë”, kundër tjetrit?
Pse të na bëjnë në element të pasigurtë, në komb që si besohet, kur ne, askush prej nesh, nuk identifikohet me xhamitë që prodhojnë anmiqë parasëgjithash të kombit shqiptar që duan ta zhdukin, e pastaj edhe të botës?
Kush i duron dhe ua rreh “krihët” kësaj mendësie agjenturore…?!
Ata “të rinj” janë “produkt” i morisë së “xhamive tona” që tjetri si në ndonjë lëndinë të shkretë dhe pronë të pa zot, i meremeton e ndërton për interesat e veta gjeostrategjike.
Këta të rinjt dhe mbarë një popull që mashtrohet duke ia futur “kryet” nëpër xhami, mashtrohen për të qenë të tjerë, pra që të hyjnë në to si Shqiptarë e nga to të dalin si Myslimanë!
Këtë e don Serbia pikësisht ashtu siç thoshte Lirim Gashi në një analizë të tij të sotshme për Drinin.
Prandaj, Arbnorët duhet ta kujtojnë gjithmonë mendimin lapidar të paharrueshëm të ish-presidentit të Kenias se “kur erdhën ata, ne e kishim tokën e ata Biblen, e pas 50 viteve ne e kishim Biblen e ata e kishin tokën tonë”.
Të gjitha gjenocidet e Serbisë ndaj një kombi të tërë shqiptarë janë bërë me “kartën e islamit”, prej dëbimit nga Jagodina e deri sot e pafundësisht.
Krejt paslufta atyre që i urrejnë Arbnorët për vdekje dhe sidomos pas pavarësisë së Dardanisë, brenda e jashtë, u ka shkuar në mbroje nga Islami tashmë global, që vazhdon të përdoret nga agjenturat e huaja kundër nesh.
Kan være et bilde av tekst som sier 'hrtp: wiw.face WTT wwww.fnebook.com/Ndalr. Ndalr "Kur erdhën misionarët për herë pare ne tokën tonë, ata kishin Biblën dhe ne tokën. Pesëdhjetë vite më vonë, ne kishim Biblën dhe ata kishin tokën." " Jomo Kenyatta, president i parë kenian pas pavarësisë.'

Kur iluzioni bëhet fe dhe realiteti armik, atëherë kemi arratisje primitive nga dhimbja, e maskuar si analizë politike

0
Kur George H. W. Bush e sulmoi për herë të parë Irakun e Saddam Husseinit me avionët e tij të padukshëm, të gjithë burrat e fshatit tim – që ishin më shumë të dashuruar në xhaminë e fshatit fqinj sesa në gratë e tyre – ishin thellësisht të bindur se ushtria e Saddam Husseinit ishte e pamposhtur.
Me një naivitet fëminor, thuajse parashkollor, ata besonin se kjo ushtri vetëm po priste që amerikanët të kërcenin si kangurë nga gëzimi për fitoren e tyre të rrejshme. Dhe kur të lodheshin nga festimet e të shpërqendroheshin nga vetëkënaqësia e tyre – atëherë, sipas tyre, do të vinte kundërsulmi shkatërrues i ushtrisë së pathyeshme irakiane që do t’i kthente në hi e pluhur.
I shikoja nga dritarja e odës së gjyshit tim dhe truri më pëshpëriste:
“A e sheh edhe ti marrëzinë në sytë e tyre, që nuk dallon aspak nga ajo në sytë e dy lopëve tona?”
“E shoh – si të mos e shoh,” i përgjigjesha zërit tim të brendshëm, “por unë i dua sytë e lopëve tona engjëllore, që rrezatojnë ngrohtësi dhe dashuri të pafund.”
Ndërsa në sytë e këtyre njerëzve të humbur në kohë dhe hapësirë shoh më shumë etje për hakmarrje kundër amerikanëve – tek të cilët ne i kemi varur të gjitha shpresat tona – sesa kundër policëve serbë që po i rrahin për vdekje njerëzit tanë, pa dallim moshe, profesioni apo gjinie.
Për më tepër, lopët tona na japin atë qumësht të mrekullueshëm që ne e shndërrojmë në djathë të çmuar dhe kos, ndërsa këta njerëz nxjerrin nga goja vetëm marrëzi, e nga prapanica mjaftueshëm mut sa për një kozmos.
Megjithatë, ata nuk janë fajtorë që janë të tillë. Sepse në mendjet e tyre kanë ndërtuar një kështjellë iluzionesh rreth ushtrisë së Saddam Husseinit – një hapësirë ku absurdi nuk mbetet më një mendim, por shndërrohet në mënyrë jetese, mënyrë mendimi dhe mënyrë frymëmarrjeje.
Këta njerëz nuk gabonin rastësisht – ata jetonin në një sistem të organizuar gabimisht.
Nga këndvështrimi logjik, ata e kishin përmbysur rendin natyror të shkakut dhe pasojës, sepse sa më shumë që realiteti i përgënjeshtronte, aq më shumë e forconin besimin e tyre.
Nga ana tjetër, humbja për ta ishte provë e fitores që “po vinte” dhe
dështimi vetëm një “fazë taktike”.
Mirëpo e vërteta ishte armiku i tyre më i madh, sepse ua rrënonte strukturën e brishtë të vetë-mashtrimit.
Nga këndvështrimi psikologjik, ata ishin robër të një narcizmi kolektiv:
ndiheshin më të mëdhenj pikërisht atëherë kur ishin më të pafuqishëm.
Sepse sa më shumë poshtëroheshin në realitet – nga varfëria, dhuna dhe frika – aq më thellë strehoheshin në fantazi madhështore, ku “armiku” i tyre do të shkatërrohej në mënyrë spektakolare.
Ishte një arratisje primitive nga dhimbja, e maskuar si analizë politike.
Nga këndvështrimi moral, absurdi bëhej edhe më i rëndë:
ata ushqenin një urrejtje të zjarrtë ndaj atyre prej të cilëve prisnin shpëtimin, ndërsa tregonin një indiferencë të frikshme ndaj atyre që realisht i shtypnin.
Instinkti i tyre për drejtësi ishte çorientuar plotësisht – si një busull që tregon gjithmonë drejtimin e gabuar.
Nga këndvështrimi gjuhësor, fjalët e tyre ishin të zbrazëta nga kuptimi, por të mbushura me zhurmë.
Ata flisnin shumë – por nuk thoshin asgjë.
Çdo fjali ishte një rrotullim në vend, një përpjekje e dëshpëruar për ta mbajtur gjallë një iluzion që po vdiste.
Fjalori i tyre ishte i pasur me bindje – por i varfër në mendim.
Nga këndvështrimi filozofik, ata jetonin në një realitet paralel, ku e vërteta nuk përcaktohej nga faktet, por nga dëshirat.
Në atë botë, ajo që dëshirohej fuqishëm konsiderohej automatikisht e mundshme – ndërsa ajo që ishte realisht e mundshme trajtohej si e pasigurt.
Ishte një univers ku logjika ishte zëvendësuar nga dëshira dhe arsyeja nga iluzioni.
Nga këndvështrimi njerëzor, kontrasti bëhej edhe më i dhimbshëm:
Ndërsa lopët tona, në heshtjen e tyre të pafajshme, prodhonin diçka reale, të dobishme dhe të bukur – qumështin që shndërrohej në jetë – këta njerëz, në zhurmën e tyre të pafundme, prodhonin vetëm mjegull, helm dhe boshllëk.
Dhe unë qëndroja aty – mes dy botëve:
njëra që nuk fliste, por jepte jetë…
dhe tjetra që fliste pa pushim, por nuk jepte asgjë.
Është tragjike që numri i këtij lloji njerëzish – të burgosur në marrëzinë e tyre – në periudhën e pasluftës u dhjetëfishua, si pasojë e ndikimit fatal të parave armiqësore që rrodhën në Bashkësia Islame e Kosovës.

“Lufta e fshehur, Anteu”, libër i Buxhovit që botohet me rastin e 80 vjetorit të jetës dhe 60 vjetorit të veprimtarisë së tij krijuese

0
(Prozë me dy pamje)
-Botohet me rastin e 80 vjetorit të jetës dhe 60 vjetorit të veprimtarisë krijuese të autorit
Proza “Lufta e fshehur, Anteu”, që sapo doli nga shtypi, si një eksperiment letrar me dy pamje, në njërën anë të luftës së fshehur si aspekt jetësor me të gjitha vlimet, që i nxjerr gjendja e tillë tragjike, ku pijanecët, dylberët, matrapazët, laviret e deri te dilerat e ndryshëm dhe tregtarët e flamujve, gjejnë hapësirë të përbashkët edhe në rrethanat e gjakut dhe krimeve më të mëdha, siç ndodh në hapësirën përreth lumit Krena, midis Urës së Taliqit dhe asaj të Namazxhasë. Dhe në anën tjetër, përmes një aktorit të dramës së komedisë, në një skenë të imagjinuar, ku ai dëshiron t’i kthehet tragjedisë, nxjerr “të fshehtën” e fatit tragjik të tij, që duhet të aktrojë anën e hareshme të jetës, ndërkohë që ajo nuk është e tillë. Siç ndodh me pijanecët dhe laviret që i bashkon jeta e natës qemerëve të pista të lumit Krena, aktori i komedisë, për t’i ikur palaçove të skenës, kërkon heroin, atë që bën dhe mbikëqyr luftën, por dëshpërohet, meqë heronjtë, të shumtën janë të shpifur, në vend të çlirimit, kërkojnë pushtet, lirinë e kthejnë në pronë, meritat në haraç e të ngjashme, gjë që aktori bindet, siç binden edhe shtresa e të margjinalizuarve gjatë luftës (pijanecët, sarhoshët, dylberët e të tjerët), se dimensioni i njëmend jetësor është ai i fshehti, i dilemave, ku zhvillohen dramat e vërteta në skenën e jetës, që regjisorët e pajohur përherë ua caktojnë rolet dhe fatet…
(Botoues: “Faik Konica”&”Jalifat Publishint”, 2026, faqe 209).

Ku e ka burimin kjo dalldisje e shqipfolësve, pyet Saim Tahiraj ?

0
Çfarë është kjo dalldisje e rrezikshme e disa shqipfolësve me nisma për ndërtimin masiv të xhamive në Zvicër?
Ne nuk kemi ardhur këtu si misionarë fetarë. Kemi ardhur si punëtorë për shkak të kushteve të rënda ekonomike, si të përndjekur politikë dhe si refugjatë gjatë luftës në Kosovë. Në çdo fazë, shteti dhe populli zviceran na pritën me dinjitet, na dhanë punë, strehim dhe mbështetje. Këtë borxh moral nuk kemi të drejtë ta shpërdorojmë.
Organizimi i shqiptarëve në Zvicër ka qenë historikisht kombëtar – për liri, për shtet, për identitet. U hapën shkolla shqipe, shoqata kulturore dhe u ndërtua një rrjet solidariteti që financoi edhe fondin e 3%-it dhe luftën çlirimtare. Asnjëherë nuk kemi qenë të organizuar mbi baza fetare.
Sot, çfarë po ndodh?
Një devijim i rrezikshëm. Një kthesë e qëllimshme drejt organizimit fetar dhe promovimit të Islamit politik. Një përpjekje për ta zëvendësuar identitetin kombëtar me një identitet të importuar fetarë.
Kjo dalldisje për ndërtimin e xhamive nuk është e pafajshme. Është pjesë e një skenari të menduar mirë, që përkon në mënyrë shqetësuese me elaboratet serbe, të cilat historikisht kanë synuar ta paraqesin shqiptarin si element radikal dhe anti-perëndimor. Sot, fatkeqësisht, disa shqipfolës po i zbatojnë këto plane pikë për pikë.
Ku janë shqiptarët në Zvicër? Pse heshtin?
A nuk po e shohim se po dëmtohet imazhi ynë? A nuk po e kuptojmë se po largohemi nga rruga që na solli deri këtu – rruga e orientimit perëndimor, e aleancës me Evropën dhe SHBA-të?
Deri sot nuk kemi ndërtuar asnjë qendër të mirëfilltë kulturore shqiptare, as shkolla private shqipe si komunitetet e tjera. Por kemi vërshim të xhamive të regjistruara si “Qendra Kulturore Shqiptaro-Islame”. Ky nuk është thjesht emërtim – është projekt identitar.
Shqiptarët nuk janë as arabë, as turq. Ne kemi kulturën, historinë dhe traditën tonë evropiane. Xhamitë nuk përfaqësojnë identitetin tonë kombëtar, ndërsa në shumë raste aty promovohen kultura dhe ideologji që janë në kundërshtim me vlerat tona tradicionale dhe me orientimin tonë perëndimor.
Heshtja sot është bashkëfajësi.
Ne duhet të reagojmë, të organizohemi dhe të distancohemi qartë nga çdo përpjekje për radikalizim dhe deformim të identitetit tonë kombëtar. Duhet të mbrojmë fëmijët tanë nga ndikime ideologjike që rrezikojnë të ardhmen e tyre dhe të kombit tonë.
I bëjmë thirrje ambasadës dhe konsullatave tona që të mos heshtin përballë këtij devijimi të rrezikshëm. Heshtja e tyre është e papranueshme.
Po ashtu, i bëjmë thirrje institucioneve zvicerane që të jenë vigjilente ndaj këtyre zhvillimeve dhe të mos lejojnë instrumentalizimin e komuniteteve në funksion të ideologjive që bien ndesh me vlerat demokratike dhe integrimin e shëndetshëm.
Ky nuk është debat fetar. Ky është një alarm kombëtar

Ultimatumi që mund të ndryshojë botën!

0
Ultimatumi që mund të ndryshojë botën!
Bota nuk është më në një moment tensioni.
Është në një pikë vendimi.
Deklaratat e fundit nga Donald Trump nuk janë thjesht retorikë politike.
Janë sinjal force, presioni dhe afati. 🇺🇸
🔻Irani, nga ana tjetër, ka ndërprerë komunikimin e drejtpërdrejtë me SHBA.
Jo sepse nuk ka çfarë të thotë, por sepse është futur në një spirale frike, presioni dhe llogaritjeje të gabuar.
Negociatat nuk kanë ndalur.
Kanë ndryshuar formë.
Nga tavolina direkte, në korridore të ndërmjetësve.
Kjo do të thotë vetëm një gjë:
Palët nuk i besojnë më njëra-tjetrës, por ende kanë frikë nga përplasja.
Dhe pikërisht kjo është faza më e rrezikshme.
♦️Irani sot nuk është vetëm një shtet në konflikt.
Është një sistem që ka humbur ekuilibrin mes arsyes dhe ideologjisë.
Kur një regjim vepron më shumë nga frika sesa nga logjika,
bëhet i paparashikueshëm.
Dhe kur bëhet i paparashikueshëm, bota fillon të reagojë jo me durim, por me forcë.
🔹Trump, në këtë moment, nuk paraqitet si negociator klasik.
Por si një lider që vendos vijë të kuqe dhe kërkon rezultat.
I fortë në qëndrim.
I hapur për marrëveshje.
Por i gatshëm për përshkallëzim.
Kjo është filozofia e tij:
Paqja përmes presionit maksimal.
🔰Dilema është e thjeshtë, por e rëndë:
➖Një marrëveshje e vështirë sot, apo një përplasje që mund të dalë jashtë kontrollit nesër.
♦️Sepse historia na ka mësuar një gjë:
Konfliktet nuk shpërthejnë kur ka tension, por kur mungon besimi.
“Më mirë një fund i tmerrshëm, se një tmerr pa fund.”
“Paqja nuk mbahet me fjalë, por me balancë force dhe arsye.”
“Kur dialogu dobësohet, zhurma e luftës afrohet.”
➖Si vëzhgues, kjo është ajo që shoh:
Nuk jemi para një lufte të pashmangshme.
Jemi para një prove të fundit të diplomacisë.
Nëse kjo dështon, bota nuk do jetë më e njëjta.
Jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në çdo cep ku tensionet presin një shkëndijë.
✅Morali është i thjeshtë:
Bota nuk shpëtohet nga ekstremet.
As nga frika.
As nga arroganca.
Shpëtohet kur forca dhe arsyeja ecin bashkë.
➖Dhe sot, më shumë se kurrë, civilizimi varet nga ky ekuilibër.

Marrëveshja Xhentëlmene e vitit 1953 në mes të Jugosllavisë e Turqisë

MARRËVESHJA XHENTËLMENE E VITIT 1953 NË MES JUGOSLLAVISË DHE TURQISË…
Me qëllim të realizimit të Konventes jugosllavo-turke, të vitit 1938, në Split më 1953 u takuan delegacionet e Turqisë dhe të Republikës Federative te Jugosllavisë, për arritjen e Marrëveshjes Xhentëlmëne.
Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve mbahej në fshehtesi të thellë. Vendimin definitiv për shpërngulje e dhanë Tito, Kardeli dhe Koça Popoviç ( Deklarata e 29 janarit 1953).
Bisedimet për realizimin e Konventes do të maskohen me këmbim përvojash parlamentare. Këtë qëllim e kishte edhe vizita e delegacionit parlamentar turk në krye me Hulusu Kejmenua.
Delegacioni turk qëndroi në Jugosllavi 6 ditë. Për shpërngulje delegaioni bisedoi me Mosha Pijaden. Po ashtu në gjysmën e majit 1953, një delegacion parlamentar i Jugosllavisë, në krye me Mosha Pijaden, vizitoi Turqinë. Në delegacion bënin mjesë Gjuro Pucar dhe dhe Ivo Andriç, të cilët në prani të ambasadorit të Jugosllavisë në Turqi, biseduan për realizimin e shpërnguljes së shqiptarëve në Jugosllavi.
Informatat e para rreth fillim të shpërnguljes prej Jugosllavisë në Turqi, Fuad Kyprili i publikoi në fillim të shtatorit 1953.
Josip Broz Tito me Aleksander Rankoviqin
Më 26 mars 1953, në Beograd u mbajt mbledhja konsultative, ku u formua komisioni për realizimin e Marrëveshjes Xhentëlmene. Këtë Komision e përbënin këto personalitete politike e shoqërore: Aleksander Rankoviç, si Nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv Federativ, Krste Crvenkovski, Svetisllav Stefanoviç,Milan Bartosh, Leo Grshkoviç,Vojkan Llukiç,Marko Vuçkoviç dhe P.Iviçeviç. Në bazë të udhëzimeve të këtij Komisioni, Maqedonia do bëhej poligon për shpërngulje.
Deri ne fund te vitit 1955, në Kosovë mbi 55% e popullsisë shqiptare ishte orientuar per çregjistrim me qëllim shperngulje.
Përqindja më drastikz e të orientuarve për shpërnguljz u përkistd viseve që gravitonin kah territori i Maqedonisë dhe i Serbisë, siç ishte Shkupi,Kumanova, Bujanovci dhe Vranja Nga këto territorz, më 1955 u shënua pjesa më e madhe e të shperngulurve.
Përmasa të mëdha mori shperngulja e shqiptarëve sidomos pas të ashtuquajturit Aksion te mbledhjes se armeve, që u zbatua në dimrin e viteve 1955-1956.
Ky aksion për nga terrori e masakrat ua kalon aksioneve të mbledhjes se armeve të kryera kundër shqiptarëvz para vititit 1941 nga Mbreteria e Jugosllavisë..
Gjate periudhes së viteve 1951-1966, shifra e perafert e shqiptarëve të shpërngulur në Turqi arrinë në 400.000 shqiptarë!