Kreu Blog Faqe 194

Përkujtim për vdekjen e Don Kelmend Spaqit

0
Me rastin e ndërrimit të jetës dhe kalimit në Përjetësi të famulltarit të Kishës Katolike “Shna Ndout”  në Gllogjan të Pejës, DON KELMEND SPAQI,

Meshtar i përkushtuar për bamirësi ndaj Kombit e Atdheut në veçanti dhe Besimit në përgjithësi, Shoqata Humanitare”FAMILJA NDIHMON FAMILJEN” dhe Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër, shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen Spaqi, për besimtarët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Të gjithë të pikëlluarit paqin pranë qëndresen e arsyeshme në këto qaste dhimbjeje dhe pikëllimi tue i përballua ato me dinjitet e krenari e tue kujtuar e nderuar veprimtarinë e tij, njerëzore, profesionale e mbi të gjitha atdhetare.

Kosova Dardane dhe  mbarë populli shqiptarë do ta kujton përherë e s’do ta harron asnjë herë brez pas brezi, DON KELMEND SPAQIN i cili e shëndrroi Kishën e Gllogjanit të Pejës në një strehimore sigurie për qindra banorë shqiptarë që ndiqeshin për t’u vrarë e masakruar nga forcat ushtarake e paramilitare serbe gjatë viteve 1998-1999 siç ndodhnin vrasje e masakrime anë e këndë Kosovës në atë kohë. Ai, vet doli në mbrojtjen e të strehuarëve në Kishë gjatë bisedimeve me serbët dhe u shpreh: ” Nuk ka këtu as katolik as musliman, ka njerëz të pa fajshëm. Bëni çka të doni, kjo është nga unë.Pushkatomni më së pari mu, e krejt stafin këtu, atëherë mundeni me i prek ata.” Dhe ishte vendimi i tij për t’u rënë kambanave të kishës për të njoftuar kohën e iftarit dhe syfyrit për bashkëkombësit myslimanë gjatë muajit të Ramazanit.

Në vitin 1990 ka përkrah e ndihmuar aksionin gjithëpopullor “Familja ndihmon familjen”FNF”

               Familjarët paqin qëndresën e arsyeshme dhe rujatshin përherë kujtimet më të mira për jetën dhe veprimtarinë e tij, për bamirësi dhe atdhetarizem.

I nderuari DON KELMEND SPAQI, pusho i qetë në përjetësi. Dheu i Atdheut u shërbeft si mbulojë dhe roje në ruajtjen e veprimtarisë tuaj atdhetare dhe shërbeft si shembull për bamirësi e atdhetarizem brez pas brezi.

Për Shoqatatë: Abas Fejzullahi

2026-04-03

 

Solothurn , Zvicër

Çelësi i rikthimit të besimit në institucionet e Kosovës, është vetingu dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme

0

Ekspozitë e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih me 11 prill 2026, për kontributin atdhetar të Akademik Fehmi Aganit

0
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në ekspozitën tematike-muzeore:
“Kontributi Atdhetar, Intelektual dhe Politik i Akademik Fehmi Aganit”
Ekspozita, e realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih në bashkëpunim me Shoqatën “Sali Çekaj” në Zvicër dhe paraqet një përmbledhje të jetës dhe veprimtarisë së akademik Fehmi Aganit, me theks në rolin e tij në jetën intelektuale, politike dhe shoqërore.
Përmes materialeve të ekspozuara synohet të ofrohet një pasqyrë e kontributit të tij, si dhe të promovohet ruajtja dhe kultivimi i vlerave historike dhe kulturore.
📅 E shtunë, 11 prill 2026
🕖 Ora 18:00
📍 Gemeindesaal, Rotfluhstrasse 96, 8702 Zollikon
Ju mirëpresim të bashkohemi për të kujtuar dhe vlerësuar një nga figurat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

“Vëllazëria”mes Shqiptarëve, sipas Mustafa Bajramit !

0

Përmendorja e Gjergj Kastriotit, që aq shumë e urrejnë islamistët antishqiptarë

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë

Kur “vëllazëria” bëhet filtër ideologjik !
Në një tjetër paraqitje publike, Mullah Mustafa përpiqet të na japë leksione për “vëllazërinë mes shqiptarëve”. Por, si zakonisht, kjo vëllazëri vjen me kushte: duhet të mendosh si ai, të besosh si ai dhe të heshtësh kur ai flet.
Sepse, sipas tij, kushdo që mendon ndryshe — qenka armik.
Kush nuk i nënshtrohet versionit të tij të fesë — qenka kundër shqiptarëve.
Dhe kush guxon të mbrojë identitetin kombëtar pa filtra fetarë — shpallet tradhtar.
Sa e njohur kjo skemë…
E vjetër sa vetë propagandat që kanë dashur gjithmonë ta zëvendësojnë kombin me ideologji.
Vëllazëria mes shqiptarëve nuk është projekt i një mullahut, as pronë e një interpretimi fetar.
Ajo është ndërtuar mbi gjuhë, histori, gjak dhe sakrificë — jo mbi predikime që ndajnë njerëzit në “tanët” dhe “të humburit”.
Ironia më e madhe?
Ata që flasin më shumë për “unitet”, janë pikërisht ata që e kushtëzojnë atë.
Sepse vëllazëria e vërtetë nuk pyet: “çfarë beson?”
Por: “a je i këtij kombi dhe a e do atë?”
Dhe aty, propaganda bie.

Nuk ka tejkalim të krizës pa një alternativë të re politike!

0

Florim Zeqa

Krizat e njëpasnjëshme artificiale në Kuvend po e mbajnë peng të ardhmen e shtetit dhe po e dëmtojnë mirëqenjen e qytetarëve. Mungesa e vullnetit politik për tejkalimin e krizave po e çon vendin drejt situatave gjithnjë e më të paqarta politike. Me këtë klasë të papërgjegjshme politike, e cila i shërben interesave të ngushta partiake, Kosova po shkon drejt zhbërjes fizike si shtet i pavarur dhe sovran!

Takime sa për ‘sy e faqe’

Paralajmërimi i takimeve të kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive parlamentare, në përpjekje për të siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit bëhet vetëm sa për ‘sy e faqe’. Ngase, nuk do të ketë kurrfarë marrëveshje apo dakordim mes pozitës dhe opozitës lidhur me këtë çështje kruciale për të ardhmen e vendit!

Pasi tek të dyja palët mungon vullneti i mirë politik. Të dyja blloqet politike mbajnë qëndrime të kundërta politike: pozita mbajtjen e pushtetit, opozita dërgimin e vendit në zgjedhje!

Duket qartë, se nuk do të ketë as ndërhyrje nga faktori ndërkombëtar, pasi edhe ata e presin që Kosova të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, me qëllim të dobësimit të pozitës së Albin Kurtit në qeverisjen e vendit, për t’a akuzuar më pas për mungesë serioziteti dhe përgjegjësie politike për tejkalimin e krizës institucionale si pasojë e mos zgjedhjes së presidentit.

Jo zgjedhjeve pa zgjidhje

Shkuarja e sërishme në zgjedhje të jashtëzakonshme me këtë konstalacion të forcave politike, jo vetëm që nuk do të prodhoj ndryshim rrënjësor, përseri nuk do të kemi zgjidhje, por vetëm përseritje të krizave të reja dhe të pambarim!

Këto situata do të ndikojnë në thellimin e krizave dhe rritjen e mosbesimit ndërkombëtar ndaj shtetit tonë.

Ekziston rreziku real se Kosova mund të përballet me përkeqësim të raporteve me ndërkombëtarët, gjë e cila do të ndikojë në sigurinë e vendit tonë, si pasojë e pasigurisë globale!

Mungesa e një alternative të re politike, po ndikon në rënjen e interesimit të qytetarëve për dalje në zgjedhje.

Zgjedhjet që nuk prodhojnë zgjidhje, prodhojnë kriza të vazhdueshme dhe pasiguri në jetën e qytetarëve!

Zgjidhja e vetme qëndron në ngjizjen e një alternative të re politike, e cila do ta prodhonte një klasë të re politike, të pastër dhe të pa djallëzuar nga ndikimet e faktorëve të jashtëm, e përbërë nga një elitë intelektualësh të rinj të papërfshirë deri më tani në radhët e partive ekzistuese, me dashuri për vendin dhe e përkushtuar ndaj interesit të qytetarëve dhe të ardhmes së shtetit të Kosovës.

Meqë kriza aktuale është pasojë direkte e moszgjedhjes së Presidentit, ende na mbanë shpresa e gjetjes së një formule politike për zgjedhjen e një presidenti konsensual, të një figure unifikuese me bagazh të lartë intelektual dhe kredibilitet qytetar, që nuk ka qenë dhe as që është pjesë e asnjë subjekti politik.

P.S: Shqiptarët e Kosovës duhet të bashkohen rreth Alternativës Demokratike për Ndryshim (ADN), kësaj force politike në ngjizje e sipër, njëjtë sikurse në vitet e ’90-ta, për t’i hedhur në koshin e mbeturinave të gjitha partitë aktuale që e katandisen Republikën e Kosovës deri në këtë deregje, duke e vënë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit!

Derë e pavdekësisë

0

Derë e Pavdekësisë

Poezi

Derë e mikpritjes dhe e bujarisë,
derë burrash të besës e të qëndresës,
derë që s’ia njeh frikën flakës as barotit,
derë stërnipësh të Gjergj Kastriotit.

Derë e Jasharajve,
nderi i kombit.

Me shpirt e zemër,
ushtarë të lirisë,
yje të Dardanisë.

Djem petritë,
fëmijë engjëllorë,
vasha trimëresha,
nëna zemërguri.

Madhërishëm mbi varre u valon
flamuri.

Prehuni të qetë,
jeni burim
i krenarisë dhe i nderit,
jeni rreze dielli.

Me gjakun tuaj shkruat historinë
dhe rrënuat murin ndarës
Kosovë–Shqipëri.


Arif Ejupi, Gjenevë, mars 2026

ISIS u bën thirrje myslimanëve: “Pashkët janë një ‘kohë ideale’ për t’ua vënë flakën kishave

0

Notre Dame u dogj më 15 prill 2019. Foto: GodefroyParis CC BY-SA 4.0

Arnt Jensvoll / Document.no

Organizata terroriste IS ka lëshuar një thirrje të re për të sulmuar kishat dhe sinagogat në mbarë botën gjatë Pashkëve.

Në një mesazh, muslimanët inkurajohen të vënë flakën tempujve të krishterë dhe hebrenj si “hakmarrje” për faktin që Izraeli ka mbyllur ose kufizuar qasjen në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem gjatë Pashkëve dhe Ramazanit.

– Sulmo kur të krishterët mblidhen në numër të madh
IS përmend në mënyrë eksplicite vendet e mëposhtme si objektiva për sulme:

SHBA
Evropa (në përgjithësi)
Rusia
Emiratet e Bashkuara Arabe
Siria
Tunizia
Maroku
Thirrja përshkruan Pashkët si një “kohë ideale” për sulme, sepse të krishterët mblidhen në numër të madh në kishat.

Shërbimet e sigurisë në disa vende evropiane dhe në SHBA kanë rritur rojet rreth kishave dhe sinagogave si pasojë e kërcënimeve. Bashkësitë kristiane dhe hebraike janë të ekspozuara ndaj rrezikut të vazhdueshëm terrorist nga grupet xhihadiste, edhe pse kapaciteti organizativ i ISIS-it është zvogëluar ndjeshëm që nga ditët e lavdisë në vitet 2014–2017.

Notre Dame nën zjarr më 15 prill 2019. Foto: LEVRIER Guillaume CC BY-SA 4.0

Organizata terroriste IS dhe grupet e lidhura me të kanë bërë viteve të fundit një sërë kërcënimesh të ngjashme për sulme ndaj kishave gjatë Krishtlindjeve dhe Pashkëve.

IS med opp­fordring til muslimer: – Påsken en «ideell tid» for kirke­branner

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi!

0
Kreshnik Spahiu, Tiranë

Ne jemi krenuar gjithmonë në Shqipëri me tifozat kuqezi nga Kosova. Ata na mësuan si ndizen stadiumet kur kombëtarja përfaqëson ngjyrat kuqezi dhe futën shpirtin patriotik në Tiranë.

Por pse ajo heshtje varri në ndeshjen historike?
Unë s’kam parë kurrë në jetë tifozeri më anemike dhe të heshtur se ajo e Kosovës në ndeshjen kundër Turqisë.
Ndonëse ajo ishte ndeshja e jetës për Kosovën, stadiumi i ngjante një xhenazeje ku njerëzit shkojnë për ngushëllim dhe për t’ju bindur për këtë po ju jap disa fakte:

1- Stadiumi ishte vetëm me ngjyrat blu dhe verdhë por mungonin flamujt kuqezi.
2- Stadiumi ishte i mbushur me politikanë, biznesmenë dhe me vajza të bukura miss që s’kishin shkuar kurrë në stadiume, por ishin vetëm për të postuar një foto në Facebook apo Instagram.
3- Stadiumi nuk kishte as tifozat kuqezi të Kosovës, as të Shqipërisë dhe as ballistët e Maqedonisë, sepse biletat i kishte mbaruar qeveria për qoka miqsh.
4- Stadiumi nuk këndonte këngë patriotike si në Tiranë. Atje nuk lejuan të hyjë as Shkurte Feja dhe as kënga e komandant Adem Jasharit: “Mora fjalë”.
5- Stadiumi nuk kishte as simbole kombëtare dhe as simbole të UÇK, pavarësisht se mijëra shqiptarë nga Kosova protestuan kur flamuri UÇK u hoq nga stadiumi Air Albania. Për veten e tyre nuk e valvitën.
6- Stadiumi heshti 90 minuta dhe nuk i jepnin kurajo 11 heronjve në fushë.
7- Para ndeshjes nuk kishte asnjë organizim masiv tifozerie, ashtu siç ndodh në Tiranë.
8- Stadiumi nuk pranoi asnjë nga 17.000 tifozët kuqezi nga Shqipëria që udhëtuan drejt Kosovës, ndryshe nga çka ka ndodhur me tifozët e Kosovës kur vijnë në Tiranë.

Ndeshja historike u shoqërua me tifozeri anemike. Dy dekada pas pavarësisë së Kosovës ka vdekur patriotizmi. Ata që jepnin jetën për Kosovën nuk gjejnë dot as biletë në stadium.
Shkallët ishin mbushur me qeveritarë me kostum dhe kollare.
Aty ishin ata që nuk i duan simbolet kombëtare kuqezi sepse ju intereson të shpikin kombin kosovar.
Aty ishin ata që në humbje heshtin dhe fshihen, ndërsa po të fitonte Kosova do merrnin madje meritat edhe të futbollistëve.
Dita e martë ishte shumë e zezë në Kosovë, jo se humbëm një ndeshje, por humbëm patriotizmin dhe simbolet kombëtare pikërisht në Kosovë, në zemrën e Shqipërisë.
Albert Camus dikur shkruante: Vdekja e patriotizmit erdhi si një murtajë e heshtur, e ushqyer nga politika.

Rrezet e Diellit

0

RREZET E DIELLIT

Rrezet e para të diellit,
përkëdhelën Berlinin,
shoqëruar me kaltërsi qiellore
pa fund.

Unë, me sa kënaqësi,
larg hedh shikimin
drejt pafundësisë,
në horizont.

Shoh gjithçka
e nuk vërej gati asgjë,
përpos një pulëbardhe
që, aq shkujdesur,
fluturonte mbi Spree,
derisa një gjeraqinë,
herë fluturon,
e herë rri si e mpiksur
në një të njëjtin vend,
aq lart nën re.

Bekim I. Blaku
Berlin, 28 mars 2026

Polemika me ata që e fyejnë kujtesën historike

2
Kjo që ndodhi në Prishtinë nuk është “ekspozitë”. Është fyerje e rëndë, manipulim i kujtesës historike dhe goditje direkte ndaj dinjitetit të viktimave të luftës së Kosovës.
Të ashtuquajturat projekte nga “Admovere” dhe “Integra” kanë kaluar çdo kufi. Me përmbajtje të pasakta, me shtrembërim të fakteve dhe me relativizim të krimeve serbe, ato jo vetëm që kanë dështuar profesionalisht, por kanë prodhuar një narrativë të rrezikshme që cenon themelin moral të shtetit tonë.
Edhe më skandaloze është mbrojtja që autorët i bëjnë vetes. Të justifikohesh me listat e Natasha Kandiq si burim i vetëm, në një temë kaq të ndjeshme, është papërgjegjësi brutale. Kur dihet që këto lista kanë mospërputhje serioze dhe janë kontestuar në shumë raste, përdorimi i tyre pa verifikim shtetëror është jo vetëm joprofesional, por i qëllimshëm.
Pretendimi se “nuk ka lista tjera” është manipulim. Ka dokumentime nga institucionet vendore, organizata ndërkombëtare dhe dëshmi të shumta të verifikuara. Të injorosh këto dhe të përzgjedhësh një burim të diskutueshëm, tregon qartë agjendë, jo kërkim shkencor.
Sa i përket rolit të Shkëlzen Gashit, kjo nuk është hera e parë që akuzohet për deformim të historisë së UÇK-së. Deklarimet publike dhe reagimet e mëhershme e bëjnë të qartë se këtu nuk kemi të bëjmë me gabime teknike, por me një vijë të vazhdueshme që synon relativizimin e luftës çlirimtare.
Po aq problematik është edhe qëndrimi i Rron Gjinovcit, i cili tenton ta politizojë reagimin qytetar dhe ta paraqesë si “histeri”. Ky është një tjetër manipulim. Reagimi i qytetarëve ishte spontan dhe i drejtë – njerëzit nuk pranojnë që viktimat e tyre të trajtohen si numra të shtrembëruar apo të klasifikohen në mënyrë absurde si “të armatosur” brenda burgjeve.
Por përgjegjësia më e madhe bie mbi institucionet e Kosovës.
Deklarata se “ne japim para, por nuk përzihemi në përmbajtje” është e papranueshme dhe skandaloze. Me para publike nuk financohet verbërisht. Çdo projekt që financohet nga taksat e qytetarëve duhet të kalojë kontroll të plotë – çdo fjali, çdo numër, çdo fotografi.
Kjo është praktikë standarde në çdo shtet serioz.
Të thuash që nuk ke përgjegjësi për përmbajtjen, ndërkohë që e ke financuar, do të thotë të pranosh paaftësinë ose të fshehësh bashkëpërgjegjësinë.
Ata që kanë ndarë fondet pa e kontrolluar përmbajtjen janë bashkëpjesëmarrës në këtë skandal.
Kërkesat tona janë të qarta dhe urgjente:
 • Hetim i plotë institucional për këtë projekt dhe mënyrën e financimit të tij
 • Marrje e masave konkrete ndaj autorëve dhe organizatorëve
 • Llogaridhënie nga institucionet që kanë financuar dhe lejuar këtë përmbajtje
 • Ndalim i financimit publik për individë dhe projekte që deformojnë historinë e luftës së Kosovës
 • Hartim urgjent i një liste zyrtare, të verifikuar dhe shtetërore të viktimave të luftës
Kujtesa historike nuk është lodër për eksperimente ideologjike.
Viktimat e luftës nuk janë statistikë për projekte të financuara nga taksat e qytetarëve.
Kush prek dinjitetin e tyre, prek vetë themelin e shtetit të Kosovës.

Drini.us dhe unë vetë kemi shkruar qindra herë për Masakrat dhe gjenocidin e APJ-së si dhr MUP-it serb të kryekriminelëve serb Millosheviç, Arkan , Sheshel etj.Bile disa libra i kam shkruar unë për gjenocidin serbo-malazezë në Darfani!

Libra për masakra ka por ato nuk janë të finansuara nga Shteti Dardan !
Më tespekt për lexuesit e Drini.us, si dhe Editorin e mirënjohur Gjegj Bajram Kabashi, që i editon shkrimet e bashkëpunëtorëve nga Dardania.
Theksojë që për maskara kam shkruar në disa vëllime të DIademave letrare:1,2,3,4 dhe botimi 5 si dhe në librin tim “Polemika shqip”.

POLEMIKA SHQIP Nga Flori Bruqi (231 Faqe) | PDF

Me respekt !
Flori Bruqi 
 
Prihstinë,02.04.2026.