Kreu Blog Faqe 195

Aleanca LDK-PAN amnistoi krimin dhe lëndoi miqtë e Rugovës

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
     Kryetari i partisë uzurpoi kompetenca tej mbretërore. Ai shantazhonte të gjitha strukturat e partisë. Tandemi Hashimi-Isa kishin planifikuar ta kopjonin tandemin rus Putin-Medvedev, në ndërrimin e posteve president-kryeministër dhe anasjellats! Drejtori i Shërbimit Informativ të Francës, Pierre Siramy, me dashje apo padashje, denoncoi në “TV Canal+ francez”, se Hashim Thaçi ishte agjentë i yni, agjent i Francës dhe i Serbisë – njëherësh. Ishin bashkëpunëtorët e tyre, brenda LPK së djeshme, PAN-it të sotëm, në mes tyre edhe Jakup Krasniqi, të cilët akuzuan për sabotimin e Luftës të Kosovës, rrjedhimisht, për tradhti, katërshen  katërshen e parë: Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Azem Sylën, Kadri Veselin.
     Disa nga “komandantët”, e thojzojmë emërtesën, sepse, realisht, kurrë nuk kanë qenë të tillë, por, vetëm kanë përfituar, në vend që të luftonin armikun, ata hartonin lista morbide vrastare, përgjakën shqiptarët, duke i konsideruar si armiq politikë. Kjo mjaftoi për armiken Serbi, të krijojë dosje për krime faktike të disa “komandantëve”, të cilat Serbia i përdori suksesshëm, për t`i shantazhuar, duke kërkuar shërbime dhe lëshime, të cilat Kosova vazhdon t`i vuajë edhe sot pas një çerek-shekulli.
    Kuadrot që kanë sakrifikuar shumë për LDK-në, janë shqetësuar dhe kanë paralajmëruar Lidershipin, fillimisht, intimisht, për aleancën me shoqërinë satanike, përkatësisht, me eksponentët e PAN-it, që kanë përgjakur LDK-në. Ndonëse nuk kanë hasur në mirëkuptim, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet partinë, kanë denoncuar edhe publikisht “miqësinë” e rreme, duke kërkuar distancimin. Megjithatë, klanit uzurpator kurrë nuk i dëgjoi zërat shqetësues të veprimtarëve veteranë dhe të rinj të LDK-së. Aq më pak u kushtoi vëmendje vërejtjeve të miqve të sinqertë të Presidentit Rugova, të cilët kanë qenë dhe mbetën gjithmonë roje besnike të partisë-Lëvizje, LDK-së!
     Gazeta kombëtare “Bota Sot”, pa referimin tek shkrimet në faqet e saja, në vite e dekada, historia e kohës të sotme e Kosovës, do të ishte e mangët. Botuesi saj, Xhevdet Mazrekaj, me vëllezër, ka rrezikuar shumë, pikërisht, në mbrojtjen e LDK-së, pasqyrimin me besnikëri të përndjekjes, deri në vrasjen të ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës, veprimtarëve të LDK-së, gazetarëve të kësaj gazete, por edhe brenda llojit, veprimtarët e hershëm të LPK-së, me qëllim të shmangies të konkurrencës për pushtet në të ardhmen. Krimi mori përmasa tmerruese. Nën sundimin e Qeverisë të Përkohshme, në Kosovë, një jetë njeriu kushtonte vetëm një plumb o33 fenik të Markes gjermane!
     Selia e “Bota Sot”, në Zyrih të Zvicrës, kishte 12 redaktorë dhe gazetarë brenda, përfshirë edhe çiftin Skënder dhe Elida Buçpapaj. Lidershipi i LPK-së e gjeti Jeton LLeshin, nga një fshat i Dibrës të Maqedonisë, me librezë të njërës nga partitë e PAN-it, dërgoi “dhuratë” në pako një bombë ruse, e cila po të hapej nga anën e kundërt, do ta hidhte në erë selinë me stafin e gazetës. Megjithatë, zoti Mazrekaj, një mik i mirë dhe besnik i Presidentit Rugova, as pas këtij akti makabër, nuk e ndërpreu botimin e gazetës, qoftë edhe si portal.
      Vitin e shkuar, gazetari dhe intelektuali i kompletuar, Xhevdet Mazrekaj, bëri disa shkrime te serta, duke alarmuar se kah po shkon LDK-ja?! Eksponentë klanistë brenda LDK-së, miq për kokë të PDK-së, u nxituan ta akuzojnë botuesin Mazrekaj se “tradhtoi” LDK-në dhe iu bashkua LVV! Vërtet, ishte një zemër-plasje e Mazrekaj, për katandisjen e LDK-së, të cilës ia ka bërë fushatën zgjedhore përtej tri dekadash radhazi. Gjenerali Napoleon vlerësonte shumë mirënjohjen, madje thoshte se “më shumë i urrej mosmirënjohësit, se sa tradhtarët”.
     LDK-ja i ka borxh ndihmën materiale “Bota Sot”, për ta mundësuar edhe hapjen e një televizioni, si dritare të vetme, për mbështetjen e të djathtës të Kosovës. Aq më parë, kur janë dhjetëra agjenci televizive, që financohen nga e majta vendore dhe ajo e Tiranës zyrtare, për luftimin e të djathtës gjithë shqiptare.

Inetervista e Doruntina Baliut me Vjosa Osmani – Presidente e Kosovës

Ismet M. Hasani, Suedi
  Vendosni në zemër të gjithë njerëzit që i doni,              
                të cilët kanë rëndësi për ju! 
 
                 Intërvistë e pa harruar
RTV Kosova e Lirë
Intervistoi: Doruntina Baliu (në tekstin e metejshëm DB)
E intervistuar: Vjosa Osmani-Presidente e Kosovës (VO)
*
DB: Sot kemi për intervistë Presidentën e Kosovës znj Vjosa Osmani me të cilën od të flasim për zgjedhjet Parlamentare, situatën politiken ë Kosovë, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe synimin e saj pas përfunimit të mandatit se Presidentës edhe për një mandat të dytë.
VO: Ju falëminderit për ftesën! Zgjedhjet në Kosovë vijuan në frymë Parlamentare, qytetarët me këto zgjedhje tregun model, jo vetëm për vendin po edhe më tej. Unë e kam thënë dhe po e thëm se sa më madhe të jetë pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje, aq më e kjartë është rruga për të ecur përpara. Tashmë do të kemi edhe Parlament edhe Qeveri të zgjedhur.
DB: Mandati i juaj përfundon në prill të 2026-tës, a synon mandat të dytë?
VO; Për këto pesë vite kemi dhënë maksimumin për interes të Kosovës, për integrimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Për pesë vite Kosova është fuqizua si shtet brenda dhe jashtë, përshkak që ka shtrirë sovranitetin në çdo milimetër të vendit. Kemi fuqizua rendin dhe ligjin, që ka qenë një prej prioriteteve tona që prej vitit 2021 kur unë jam zgjedhe Presidente. Në arenën Ndërkombëtare, mund të thëm se Kosova kurrë s’ka qenë me e fortë, sado qe kemi pas sfida, por sfidat na kanë ardhë nga Serbia e cila ka ardhë me akt-agresionin dhe shkatërrimin e strukturës sonë dhe me një serë aktesh destabilizuese. Né kemi bërë të pamudrën për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës, që në asnjë moment të mos vije në pikëpyetjte sovraniteti jonë, shtetësia jonë. Njëkohësisht e kemi përefaqësuar dënjësisht Kosovën para Botës.
DB: Marrëdhënit e juaj me Kryeministrin Kurti – dallimet midis jush?
VO: Raporti midis nesh është ai që nuk i fsheh dallimet. Né asnjëherë nuk jemi dalluar sa i përket qëllimit të përbashkët për interes të Kosovës. Synimet  i kemi pasur të përbashkëta.
DB: Cilat janë dallimet midis atyre pikave që keni pasur përplasje dhe atyre që keni pas marrëdhënie të mira?  Synimi i përbashkët është integrimi në strukturat Euro-Atlantike.
DB: Sa i përket bashkëpunimi me aleatët?
VO: Sot Kosova ka miq. Sot Kosovës i hapet secila derë. Kosova për herë të parë është ftuar në Samitin e NATO-s. Pra të ftohemi e si shtet i cili nuk jemi të antarësuar në strukturat e NATO-, kjo është e arriturr e madhe, që në historin e shtetit nuk ka qenë. Duke ju falënderuar kryerjë së punëve të pëerbashkëta, sot Kosova e ka edhe sovranitetin edhe miqsitë. Nuk dua ta paraqes një situatë që është përfekte,ds por sukseset i kemi të përbashkta, kështu që kemi arritur të korrim suksese, posaqërishtë në fuqizimin e marrëdhënieve me aleancat.
DB: Për ssa i përket njohjeve, Kosova ka pas një stagnim. Si qëndron puna tani sa iu perket njohjeve?
VO: Nuk do të thoja që ka pasur stagnim. Vetëm sivjet i kemi pasur katër njohje që për 4 vite nuk kemi arritur t’i kemi katër njohje. Edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare kemi pasë një – si ta quaj stagnim të njohjeve, sepse na është thënë se ”pa dialog nuk ka njohje” Tjetër, Serbia ka arritur që t’i kthej njëzet njohje, t’i shndërroi në çnjohje dhe na kemi pasur angazhim rreth kësaj qështjeje, që mos t’i kemi njëzet çnjohje. Por me angazhimin tonë i kemi rikthyer dhe janë pranuar njohje të konfirmuara dhe plus kësaj kemi edhe katër njohje të reja. Ka edhe shtete te reja që janë afër konfirmimit e na po presim edhe njohjet nga ato shtete. Me administratën Trump kemei një ”momentum të ri, sa i përket njohjeve dhe unë dua t’i falënderoj të gjithë aleatet tanë, si Turqia , Shtetet e Bashkura Arabe etj.
DB: Përveç ”ngërçit” politik, Kosova ka vuajt shumë edhe nga masat e BE-ja. Ato do të hiqen, por a ka mundur që më heret të hiqen këto masa nga BE-ja?
VO: Né kemi punuar vazhdimisht për heqjen e këtyre masave, të cilat kanë qenë të padrejta për të gjithë qytetarëtt e Kosovës, pa dallim etnie. Ato kanë qenë at¨herë kur Serbia me bandat e veta ka sulmuar ushtarët e KFOR-it dhe i kasnë lënduar 93 ushtarë të KFOR-it, gazetarë dhe qytetarë, këto masas kanë qenë të padrejta ndaj Kosovës. Sa i përket bojkotit që ka qenë në Veri, ka qenë Kryetari i Serbisë Vuçiq, i cili i ka bindur për bojkot.
DB: Si e shihni Ju Dialogun me Serbinë – arritjen e një Marrëveshhje në mes Kosovës dhe Serbisë?
VO: Né jemi për vazhdimin e dialogut. Né asnsjëherë nuk kemi munguar në tavolinën e bisedimeve me Serbinë. Kosova ka treguar konstruktivet në atë drejtim, ndërkaq Serebia edhe ato Marrëvshje për të cilat jemi dakorduar, Serbia asnjë nuk i ka zbatuar! Problemet ë tila dod të kemi edhe në të ardhëmen. Brukseli duhet të jetë shumë me i çartë në sjelljen e Vendimeve të tyre dhe tdë kërkon nga Serbia që t’i zbaton ato që i kemi arritur dhe në vend që të sanksionohet  Serbia shpërblehet.
DB: Sa i përket qasjes ndaj Kosovës nga SHBA-ës?
VO: Dialogu duhet të bazohet- përqëndrohet në njohje reciproke.
        Edhe né bëjmë për Amerikën, edhe Amerika bën përe né.
        Mbajmë masrrëdhënie shumë të mira me të gjithë aleatët tanë, e veqanërisht me SHBA-ës.
Doruntina Baliu
DB: Po çështja e sigurisë?
VO: Rusia, përmes Serbisë mundohet ta destabilizoi Kosovën, por né bashkëpunojmë me aleatët të cilët do ta mbrojnë Kosovën, kështu që qytetarët e Kosovës duhe te flejnë të sigurtë e pa shqetësime.
DB: Ju falëminderit për intervistën!
VO: Ju falëminderit edhe juve.
_____

2 prilli 1991 në Shkodër, plumbat që e vranë shpresën dhe heshtja e drejtësisë

Nga Frank Shkreli

Masakra e 2 Prillit 1991 në Shkodër një turp kombëtar, atëherë dhe sot!  Më 2 prill 1991, qyteti i Shkodër u bë skena e një prej akteve më të rënda dhe më të shëmtuara të dhunës shtetërore në fundin e regjimit komunist në Shqipëria. Një protestë paqësore qytetare, e lindur nga etja për liri dhe pluralizëm, u përball me dhunën brutale të një sistemi që po jepte shpirt, por që ende kërkonte të mbijetonte përmes terrorit kundër qytetarëve të vet. Vetëm pak ditë pas zgjedhjeve të para pluraliste, shpresa për ndryshim u përplas brutalisht me realitetin e një pushteti terrorist sllavo-aziatik që ende nuk kishte hequr dorë nga instinkti i dhunës kundër shqiptarëve. Frank Shkreli: Në kujtim të 4 Dëshmorëve të Lirisë, të 2 prillit 1991 në Shkodër | Gazeta Telegraf

Protestat qytetare në Shkodër, të nxitura nga pakënaqësia ndaj manipulimeve zgjedhore dhe vazhdimësisë së elitës së vjetër, u përballën me plumba. Frank SHKRELI*/ Zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri Mars/Prill, 1991 | Gazeta Telegraf — Katër të rinj – Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka – ranë të vrarë nga një regjim i cili po vdiste dal-nga-dal, në agoni. Dhjetëra të tjerë u plagosën. Gjaku i tyre u bë simbol i një lirie që po lindte me dhimbje. Ngjarja e 2 prillit nuk ishte thjesht një incident i izoluar, por kulmi i një tensioni të gjatë midis një populli të shtypur me dekada dhe një pushteti barbar komunist që refuzonte të dorëzohej në mënyrë paqësore.  Dihet se në atë kohë, Shqipëria drejtohej ende nga struktura të trashëguara nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, të cilat, edhe pas vdekjes së tij, vazhdonin të vepronin me të njëjtën logjikë repressive anti-demokratike. Frika nga humbja e kontrollit i shtyu autoritetet ende komuniste në Tiranë, të përdornin armët kundër qytetarëve të vet. Atë ditë, lajmi i gjakderdhjes në Shkodër mbërrijti rrufeshëm në Tiranë dhe tronditi keq qarqet diplomatike ndërkombëtare, përfshir amerikanët dhe të tjerë nga Evropa perendimore që kishin vajtur në Shqipëri për herë të parë në pothuaj 50-vjet.

Ato ditë të para të prillit, 1991, unë ndodhesha në Shqipëri me delegacionin e parë të Departmentit të Shtetit pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, SHBA-Shqipëri. Një aspekt më pak i njohur, por shumë domethënës, është fakti se delegacioni i parë amerikan që vizitonte Shqipërinë në atë periudhë kritike, ndonëse kërkuam të shkonim në Shkodër pasi morëm vesh për masakrën,  nuk u lejuam të shkonim në Shkodër menjëherë pas ngjarjes tragjike atje. Ky delegacion, i organizuar nga përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i mbështetur nga komuniteti shqiptaro-amerikan, kishte për qëllim hapjen e ambasadës amerikane në Tiranë, të vëzhgonte nga afër zhvillimet demokratike, situatën e të drejtave të njeriut dhe zgjedhjet e para “pluraliste”. Refuzimi i autoriteteve për të lejuar vizitën tonë në Shkodër nuk ishte rastësi. Ishte, siç dukej atëherë, një përpjekje e qartë e dëshirës së regjimit komunist për izolim të vazdueshëm politik, por jam i sigurt se edhe dont për të fshehur përmasat e atij krimi, me qëllim për të kontrolluar narrativën dhe për të shmangur vëmendjen ndërkombëtare, njëkohsisht. Regjimi i Ramiz Alisë e dinte se e vërteta e Shkodrës – trupat e pajetë, qyteti në zi, dhe dëshmitë e dhunës – do të trondisnin ndërgjegjen e botës. Ky akt izolimi dëshmoi edhe një herë natyrën e mbyllur dhe manipuluese të sistemit komunist që ato ditë përpiqej të bindte të gjithë të huajt në Tiranë se Shqipëria komuniste po ndryshonte, por masakra e 2 prillit në Shkodër i tregoi shqiptarëve dhe botës se nuk ishte serioze për reformat që premtonte, ndërkohë që deri në momentet e fundit përpiqej të ruante një fasadë të rreme stabiliteti.

Por edhe sot, në vend që ajo masakër të shërbente si një moment reflektimi dhe ndarjeje e qartë nga e kaluara, kjo ngjarje mbetet gjithnjë e mjegulluar nga propaganda zyrtare, mohimi dhe mungesa e drejtësisë së plotë deri në ditët e sotëme. Përpjekjet për të relativizuar përgjegjësinë, për të zhvendosur fajin apo për të heshtur të vërtetën, domosdoshmërisht, e kanë zgjatur plagën morale dhe kombëtare të shoqërisë shqiptare.

Masakra e 2 Prillit nuk është thjesht një episod tragjik, por vazhdon të jetë është një provë e dështimit të shtetit për të mbrojtur qytetarët e vet në një moment kyç historik. Është një kujtesë se tranzicioni shqiptar nuk nisi me një shkëputje të pastër dhe serioze nga komunizmi zyrtar, por filloi me dhunë, me gjurmë gjaku dhe me një drejtësi të cunguar. Sot, më se tri dekada më pas, në vend që të kërkohet  një minutë heshtjeje në kujtim të vrarëve, pyetja mbetet ende e hapur dhe aktuale edhe sot, pas 35-viteve: A është bërë drejtësi në këtë rast të dhimbshëm për familjet e të vrarëve, për Shkodrën dhe për mbarë Shqipërinë? Për shumicën dërmuese të shqiptarërve vullnetmirë,  përgjigjja është JO! Dhe pikërisht këtu qëndron turpi i vazhdueshëm kombëtar — jo vetëm për atë që ndodhi më 2 prill 1991, sado tragjike që ishte, por për mënyrën se si u trajtua më pas nga qeveritë shqiptare të këtyre tre dekadave.

Unë vazhdoj të them me bindje të thellë  se për derisa Shqipëria nuk përballet, seriozisht dhe zyrtarisht, me të shkuarën e saj komuniste dhe të distancohet, njëherë e mirë, nga diktatura komuniste dhe nga krimet e regjimit të Enver Hoxhës, jo vetëm që ai vend nuk do të shkojë përpara, por edhe rrezikon ta përsërisë atë histori të mjerë, si rezultat i mospajtimit kombëtar. Prandaj, kujtimi i 2 Prillit, 1991, për autoritetet shqiptare duhet të jetë më shumë se një përvjetor që të shënohet me një minutë heshtje siç ndodhi sot në Kuvendin e Shqipërisë. Por duhet të jetë një thirrje – nga pozita dhe opozita politike shqiptare — për drejtësi, transparencë dhe përgjegjësi. Vetëm atëherë, viktimat nuk do të kenë rënë më kot, dhe turpi i kësaj klase politike “demokratike” 35-vjeçare mund të fillojë të zbehet. Për këtë mundësi, politika e sotëme shqiptare nuk ka dhënë asnjë shenjë se është e interesuar të veprojë në interes të Kombit.

Sot, kur Shqipëria po mundohet të ecën me këmbë breshke në rrugën e saj demokratike, kujtimi i atyre që ranë në Shkodër — por edhe i shumë shqiptarëve të tjerë që nga periudha komuniste, një periudhë kjo e përlyer me gjak të shqiptarëve –duhet të shërbejë jo vetëm si nderim i viktimave, por si detyrim kombëtar për të siguruar dhe përtë  mos lejuar kurrë më që pushteti — cilido dhe i cilës do parti qoftë — të ngrihet dhe të vejë dorë mbi jetën dhe dinjitetin e qytetarëve të vet.  Sepse historia e 2 prillit nuk është vetëm e shkuara por është edhe ndërgjegjja kolektive kombëtare për sot dhe për të ardhmen.

Reflektimet e Mathieu Aref mbi Iranin

0
Reflektime mbi IRANIN.
Për t’iu kundërvënë çdo kërcënimi apo eventualiteti, Mullahët dhe ndihmësit e tyre të regjimit teokratiko-despotik kanë ndërmarrë kërkime të gjera « bërthamore », kanë ndërtuar « raketa balistike » me precizion të jashtëzakonshëm, kanë vendosur « drone » dhe kanë « shumëfishuar mekanizmat » e projektuar për të konsoliduar pushtetin e tyre (gjatë 47 viteve përgatitje!). Të bindur se mbijetesa e tyre varet nga kjo përgatitje e plotë, ata deklarojnë se do të luftojnë deri në frymën e fundit për të ruajtur vetë ekzistencën e regjimit të tyre… domethënë, mbijetesën e tyre. Pse ?
Ata e dinë shumë mirë se, nëse do të binin, tërbimi i popullit do të lëshohej mbi ta. Ata kanë frikë të shohin gjithçka që kanë grumbulluar me kalimin e kohës të shembet pasuria e nxjerrë nga nafta dhe e devijuar në dobi të tyre, ndërsa popullsia (e heshtur rëndë, e spiunuar dhe e shtypur) ka mbajtur peshën kryesore të saj.
Français
Réflexions sur l’IRAN.
Pour parer à toute menace et toute éventualité, les Mollahs et leurs sbires du régime théocratico-despotique ont entrepris de vastes recherches nucléaires, édifié des fusées balistiques d’une redoutable précision, déployé des drones et multiplié les dispositifs destinés à consolider leur pouvoir (pendant 47 ans de préparations). Convaincus que leur survie dépend de cette préparation totale, ils affirment qu’ils lutteront jusqu’au dernier souffle pour préserver l’existence même de leur régime…c’est-à-dire de leur propre survie. Pourquoi ?
Ils savent pertinemment que, s’ils venaient à tomber, la colère du peuple s’abattrait sur eux. Ils craignent alors de voir s’effondrer tout ce qu’ils ont amassé au fil du temps, ces richesses tirées du pétrole et détournées à leur avantage, tandis que la population (fortement muselée, épiée et réprimée) en supportait le poids.

Çdo kush që tenton të imponojë “ligje paralele” bazuar në Sharia, duhet të ndalet menjëherë nga institucionet

1
Rreziku i radikalizmit mbi pronën dhe sigurinë e qytetarëve nuk guxon të tolerohet
Ngjarje të tilla në Lagjen Dardania në Prishtina janë thellësisht shqetësuese dhe të papranueshme në një shtet demokratik. Kërcënimet ndaj qytetarëve përmes gjuhës fetare, me qëllim presioni për lirimin e pronave, përbëjnë jo vetëm shkelje të ligjit, por edhe tentativë për të imponuar frikë dhe ndikim jashtë institucioneve.
Kosova është shtet laik, ku prona dhe e drejta mbrohen me ligj, jo me letra anonime dhe kërcënime. Kushdo që qëndron pas këtyre akteve duhet të identifikohet dhe të përballet me drejtësinë pa asnjë kompromis.
Kjo nuk është çështje feje, por çështje rendi, sigurie dhe sovraniteti juridik. Çdo tendencë radikale apo grup i organizuar që tenton të imponojë “ligje paralele” bazuar në Sharia, duhet të ndalet menjëherë nga institucionet. Heshtja në raste të tilla vetëm sa e inkurajon përshkallëzimin.
Shteti duhet të veprojë shpejt, qartë dhe me forcë ligjore—për të mbrojtur qytetarin dhe për të ruajtur karakterin laik dhe demokratik të vendit.

Për heroizmin e Dom Kelmend Spaqit të ndjerë

0
„Nuk ka këtu as katolikë as muslimanë, ka njerëz të pafajshëm“, „Kurrë e përjetë nuk i ndaj, këtu jemi të gjithë shqiptarë!“ „Pushkatomni më së pari mua me krejt stafin këtu, atëherë mundeni me i prek këta!“
Ky ishte heroizmi dhe sakrifica e Dom Kelmend Spaqit, meshtarit katolik të famullise së Gllogjanit në Prillin e vitit 1999 kur forcat policore e ushtarake të Serbisë donin të hynin në oborrin e Kishës së „Shna Naout“ në Gllogjan të Pejës, ku ishin strehuar e kërkonin mbrojtje mbi 4 mijë të përndjekur nga Drenica e zonat përreth kësaj Kishe.
Me këtë heroizmin të rrallë gjatë luftës në Kosovë Dom Kelmend Spaqi kishte arritur, jo vetëm të #shpëtojë mbi #4mijë të strehuarin në Kishë dhe në fshatin Gllogjan, por edhe të përkujdeset për të plagosurit e në fshatrat përreth si në Nepole, Jabllanicë (Shqiponjë) etj. E mbi të tjerat të përkujdeset edhe për ditët e shenjta të besimtarëve muslimanë të strehuar aty, që të kryejnë si duhet obligimet fetare të Ramazanit dhe Bajramit, gjatë muajit Prill 1999, si një shembull unik, i cili me siguri ka zënë vend në historinë tonë kombëtare, si shembull i bashkëjetesës ndërfetare në harmoni të veçantë dhe si model për botën ndërkombëtare: https://www.youtube.com/watch?v=IcjIjZjSzXU
Kjo sepse Dom Kelmend Spaqi gjatë jetës së tij (1962–2026) është shquar jo vetëm për shërbimin e tij të devotshëm si meshtar, por edhe për përkushtimin e tij kombëtar sipas mësimeve të At Gjergj Fishtës: „Ne kemi Bajram dhe Pashkë, po Shqiptarinë e kemi bashkë“, të cilat mësime i mishëroi gjatë ditëve më të vështura të historisë sonë të re kombëtare, luftës gjenocidiale të Serbisë në Kosovë në vitet 1998-99!
Kështu Dom Kelmend Spaqi u ba jo vetëm dëshmitar i kohës, por edhe pishtar i jetës vëllazërore për qindra/mijëra dëshmitarë të heroizmit të tij, për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe gjithë shqiptarët e kohës – historisë sonë të patjetërsuar.
Heroizëm e përkushtim që me jep krenari e pikëllim sot, kur mora lajmin e dhimbshëm se Dom Kelmendi ka ndërruar jetë, dritë pastë shiprti i tij.
Krenari që sot më bëri të propozojë që Presidentja Vjosa Osmani ta dekorojë post mortum Dom Kelmend Spaqin; (1) me Medaljen e Shërbimit – për shërbim të dalluar ndaj shtetit dhe shoqërisë, ose (2) me Medaljen për Trimëri – për akte individuale të guximit.
Varrimi i të ndjerit Dom Kelmend Spaqi bëhet më datën 6 prill në orën 11.00 në Kishën e Velezhës, fakt ky që do të thotë se kur dikush varroset në një kishë, paraqet një vlerësim e nderim të madh nga Kisha Katolike, pasi që për këso vendime merret leje nga Vatikani.
Në këtë kuptim e drejtim nderimi e dekorimi i Dom Kelmend Spaqit merrë kuptim e mirënjohjes vëllazërore dhe më të gjërë.
Duke mirëpritur përkrahjen e propozimit e procedimin e tij, falemnderoj paraprakisht dhe uroj gjithë të mirat.
Me respekt,
Vjenë, 2 prill 2026

Juristokracia në Kosovë – kur interpretimi kushtetues fillon të zëvendësojë politikën

0
Debatet e fundit rreth vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për procedurat e zgjedhjes së presidentit nuk janë thjesht polemika juridike. Ato prekin vetë thelbin e funksionimit të shtetit: balancën ndërmjet pushteteve dhe kufirin midis interpretimit dhe qeverisjes.
Në një demokraci parlamentare, rolet janë të qarta. Kuvendi vendos, politika negocion, ndërsa Gjykata Kushtetuese interpreton normën dhe garanton kushtetutshmërinë. Por në praktikën e fundit në Kosovë, kjo ndarje po bëhet gjithnjë e më e paqartë.
Nga interpretimi në ndikim operacional
Vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese nuk mbeten në nivel abstrakt të interpretimit. Duke përcaktuar afate konkrete dhe duke orientuar rrjedhën e proceseve politike, Gjykata ka hyrë në një zonë që tradicionalisht i takon politikës.
Ky është momenti kritik: kur interpretimi i normës kalon në operacionalizim të saj. Në këtë fazë, Gjykata nuk është më vetëm arbitër, por bëhet faktor që ndikon drejtpërdrejt në rezultatin dhe ritmin e procesit politik.
Riformatimi i balancës institucionale
Ky zhvillim ka pasoja konkrete:
– Kuvendi humb fleksibilitetin politik dhe hapësirën për zgjidhje konsensuale
– Kryetarja e Kuvendit, që duhet të jetë autoritet procedural, reduktohet në zbatues teknik
– Gjykata fiton rol orientues në proces
Në mënyrë të heshtur krijohet një rend i ri: Gjykata – Kuvendi – Kryetarja e Kuvendit
Ky nuk është ndryshim formal kushtetues, por një transformim funksional i strukturës institucionale.
Juristokracia si realitet në formim
Në teorinë moderne kushtetuese, ky fenomen njihet si juristokraci – transferimi gradual i vendimmarrjes nga organet përfaqësuese te gjykatat. Kosova po shfaq shenja të qarta të këtij tranzicioni: ndërhyrje të shpeshta në kriza politike, standardizim i praktikave përmes vendimeve gjyqësore, varësi në rritje e sistemit politik nga Gjykata
Ky nuk është ende një sistem i plotë juristokratik, por është një fazë e ndërmjetme që po konsolidohet.
Krahasimi ndërkombëtar: ku qëndron devijimi
Në demokracitë e konsoliduara:
– në Gjermani, Gjykata Kushtetuese vendos parime, jo afate politike
– në SHBA, Gjykata Supreme shmang ndërhyrjen në procedurat parlamentare
-,në Itali, ndërhyrjet janë të kujdesshme dhe jo operacionalizuese
Ndërsa në Kosovë: Gjykata po kalon nga interpretimi në menaxhim të procesit politik Ky është dallimi thelbësor që e bën situatën të diskutueshme.
Paradoxi i ndërhyrjes gjyqësore
Është e vërtetë që ndërhyrja e Gjykatës vjen në një kontekst krize: bllokada politike; mungesë kuorumi; dështim i aktorëve për të prodhuar zgjidhje
Në këtë kuptim, Gjykata vepron si stabilizuese. Por këtu lind paradoksi:sa më shumë ndërhyn Gjykata, aq më shumë dobësohet politika, dhe sa më shumë dobësohet politika, aq më shumë kërkohet ndërhyrja e Gjykatës Ky është një cikël që e zhvendos gradualisht qendrën e pushtetit.
Implikimet për institucionalizmin
Institucionalizmi kërkon: kufij të qartë kompetencash, autonomi funksionale përgjegjësi të ndara.
Kur Gjykata fillon të mbushë boshllëqet politike: këta kufij zbehen, rolet përzihen, përgjegjësia shpërndahet Në këtë kontekst, roli i Kryetares së Kuvendit nuk zhduket formalisht, por: Humb peshën reale në vendimmarrje
Zgjidhja nuk është në kufizimin e Gjykatës në mënyrë arbitrare, por në rikthimin e ekuilibrit institucional: qartësim i dispozitave kushtetuese për procedurat dhe afatet, adoptim i vetëpërmbajtjes gjyqësore në ndërhyrje, forcim i rolit dhe autonomisë së Kuvendit, mbi të gjitha, rritje e përgjegjësisë politike. Sepse në mungesë të një politike funksionale, çdo sistem rrëshqet drejt zgjidhjeve gjyqësore.
Gjykata Kushtetuese në Kosovë nuk e ka përmbysur rendin kushtetues, por ajo ka bërë diçka më të thellë: ka filluar ta riformatojë atë në praktikë, dhe ky është momenti ku një shtet duhet të vendosë: të rikthejë balancën ndërmjet pushteteve, ose të pranojë një model ku vendimmarrja politike filtrohet dhe drejtohet nga gjykatat. Kur interpretimi kushtetues fillon të zëvendësojë politikën, demokracia nuk shembet – ajo transformohet në një rend ku ligji vendos në vend të vullnetit politik.

Agim Vuniqi: 53 milionë euro – grabitja që u quajt “kontratë”

1
Nga 497 milionë në 599 milionë: si u shndërrua një projekt publik në makinë faturash
Eksperti: “Duhej hetuar e gjithë dosja” – pra, problemi nuk është një vendim, por një sistem
Në Kosovë, korrupsioni rrallë vjen si skandal i vetëm. Ai ndërtohet me kujdes, kontratë pas kontrate, vendim pas vendimi, derisa një ditë shpërthen në një shifër që nuk mund të fshihet më. “53-milionëshi” është pikërisht ajo shifër.
Dhe ajo që u tha në gjykim më 31 mars 2026 është alarm shtetëror: nuk mjafton të hetohet pagesa prej 53 milionë eurosh – duhet hetuar e gjithë kontrata. Me fjalë të tjera, nuk kemi të bëjmë me një gabim, por me një projekt që në fillim mbante brenda vetes potencialin për t’u fryrë financiarisht.
Nga rreth 497 milionë euro ofertë fillestare, kontrata përfundon afër 599 milionëve. Mbi 100 milionë euro diferencë. Dhe mbi këtë diferencë, shtohet edhe barra e famshme prej 53.1 milionë eurosh.
Kjo nuk është më inxhinieri. Kjo është arkitekturë financiare e një dështimi shtetëror.
Seanca e 31 marsit 2026 nuk solli vetëm një elaborim teknik. Ajo rrëzoi alibinë më të përdorur në këtë rast: se kemi të bëjmë me një vendim të izoluar. Eksperti financiar Naser Rusinovci e kishte thënë qartë – duhet hetuar e gjithë dosja e tenderit. Dhe kjo fjali është më e rëndë se çdo aktakuzë: ajo sugjeron se problemi nuk fillon te 53 milionëshi, por te vetë themeli i kontratës.
Sepse kur një ofertë fillon me rreth 497 milionë euro dhe përfundon afër 599 milionëve, nuk kemi më “dinamikë projekti”. Kemi një kontratë që është shndërruar në organizëm të fryrë financiarisht. Dhe mbi këtë organizëm, shtohen 53.1 milionë euro si një “zgjidhje” që në fakt është simptomë e një sëmundjeje më të thellë: mungesës së kontrollit shtetëror.
Ky nuk është gabim teknik. Kjo është filozofi e gabuar e qeverisjes.
Në çdo shtet funksional, kontrata publike është kufi i hekurt: ajo mbron buxhetin nga kërkesat e pakufizuara të kontraktorit.
Në Kosovë, në këtë rast, kontrata u kthye në një dokument fleksibël – një letër që mund të zgjerohet, modifikohet dhe në fund të paguhet pa rezistencë reale institucionale. Dhe këtu lind pyetja që askush nuk e thotë hapur: a ishte ky vetëm dështim, apo model? Sepse kur një ofertë fillon me rreth 497 milionë euro dhe përfundon afër 599 milionëve, nuk kemi më “dinamikë projekti”. Kemi një kontratë që është shndërruar në organizëm të fryrë financiarisht. Dhe mbi këtë organizëm, shtohen 53.1 milionë euro si një “zgjidhje” që në fakt është simptomë e një sëmundjeje më të thellë: mungesës së kontrollit shtetëror.
Ky nuk ishte gabim teknik. Kjo është filozofi e gabuar e qeverisjes.
Në çdo shtet funksional, kontrata publike është kufi i hekurt: ajo mbron buxhetin nga kërkesat e pakufizuara të kontraktorit. Në Kosovë, në këtë rast, kontrata u kthye në një dokument fleksibël – një letër që mund të zgjerohet, modifikohet dhe në fund të paguhet pa rezistencë reale institucionale.
Dhe këtu lind pyetja që askush nuk e thotë hapur: a ishte ky vetëm dështim, apo model? Sepse nëse, siç u tha në gjykim, “bazamenti i 53-milionëshit është krijuar në fillim”, atëherë kemi të bëjmë me diçka shumë më të rrezikshme se një vendim i gabuar. Kemi një proces të ndërtuar që nga fillimi në mënyrë që të prodhojë kosto shtesë. Dhe kur kjo ndodh, korrupsioni nuk është më akt – është sistem.
Le ta përkthejmë këtë në gjuhën që qytetari e kupton:
53.1 milionë euro nuk janë vetëm shifër. Janë spitale të papajisura, shkolla të pambaruara, subvencione të pa dhëna dhe një ekonomi që ecën më ngadalë. Në vitin 2018, kjo shumë përbënte rreth 2.5% të buxhetit të Kosovës dhe afro 8% të investimeve kapitale. Pra, një vendim i vetëm e zhvendosi një pjesë të konsiderueshme të zhvillimit të vendit.
Dhe për çfarë? Për të paguar një faturë që shteti nuk arriti ta kontrollojë.
Mbrojtja politike është bërë tashmë rutinë: “projekti ka filluar më herët”, “problemi është trashëguar”, “vendimi ishte i domosdoshëm”. Por këto nuk janë argumente – janë pranim i një dështimi të përbashkët. Sepse nëse një qeveri e di që kontrata është problematike dhe megjithatë e çon përpara duke paguar miliona shtesë, ajo nuk është viktimë e sistemit – ajo bëhet pjesë e tij.
Kjo është arsyeja pse “53-milionëshi” nuk është thjesht çështje gjyqësore. Është çështje politike, morale dhe shtetformuese.
Nëse ky rast përfundon pa një përgjigje të qartë dhe pa përgjegjësi reale, mesazhi për të ardhmen është i frikshëm: kontratat e mëdha në Kosovë nuk janë dokumente ligjore, por hapësira negocimi ku buxheti publik është gjithmonë pala humbëse.
Dhe kjo është autostrada më e rrezikshme që kemi ndërtuar: ajo ku paratë ecin më shpejt se ligji, dhe ku shteti nuk është më mbrojtës i qytetarit, por garantues i pagesave për të fortët. nëse, siç u tha në gjykim, “bazamenti i 53-milionëshit është krijuar në fillim”, atëherë kemi të bëjmë me diçka shumë më të rrezikshme se një vendim i gabuar. Kemi një proces të ndërtuar që nga fillimi në mënyrë që të prodhojë kosto shtesë. Dhe kur kjo ndodh, korrupsioni nuk është më akt – është sistem.
Kjo është arsyeja pse “53-milionëshi” nuk është thjesht çështje gjyqësore. Është çështje politike, morale dhe shtetformuese.
Nëse ky rast përfundon pa një përgjigje të qartë dhe pa përgjegjësi reale, mesazhi për të ardhmen është i frikshëm: kontratat e mëdha në Kosovë nuk janë dokumente ligjore, por hapësira negocimi ku buxheti publik është gjithmonë pala humbëse.
Dhe kjo është autostrada më e rrezikshme që kemi ndërtuar: ajo ku paratë ecin më shpejt se ligji, dhe ku shteti nuk është më mbrojtës i qytetarit, por garantues i pagesave për të fortët.

Kur lufta çlirimtare i pengon jugo-nostalgjikët

0

Zeqir Bekolli, Drenas

KUR LUFTA ÇLIRIMTARE I PENGON JUGO DHE SERBO- NOSTALGJIKËT!

Lufta e fundit në Kosovë nuk është vetëm një kapitull historie. Ajo është një përvojë e gjallë që shumë njerëz e kanë përjetuar drejtpërdrejt. Për ata që ishin në terren, që panë me sytë e tyre sakrificën dhe heroizmin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përpjekjet për ta relativizuar ose për ta njollosur këtë luftë janë, jo vetëm të padrejta, por edhe fyese. Kur dëgjohen deklarata që e minimizojnë ose e shtrembërojnë të vërtetën e asaj kohe, bëhet e qartë se për disa njerëz liria e Kosovës ende nuk është pranuar si realitet i pakthyeshëm.

Për ata që e ndoqën luftën nga afër, realiteti ishte krejt tjetër nga narrativat që sot përpiqen të imponohen nga disa qarqe nostalgjike. Ngjarjet e Drenicës, të Dukagjinit, të Llapit, të Shalës, Nerodimes, të Gjakovës, Rahovecit, …që nga përballjet e hershme në fund të vitit 1990 në Prekaz e deri te betejat e vitit 1999, nuk ishin episode të rastësishme, por shenja të një rezistence të organizuar dhe të vendosur. Aty u pa qartë se për shumë luftëtarë kjo nuk ishte çështje karriere apo përfitimi personal, por një betim për liri. Shumë komandantë dhe luftëtarë e thoshin hapur: “kemi hyrë në luftë me vetëdijen se mund të mos ktheheshin më”.
Në vijën e zjarrit, dhe në shumë vendbanime të tjera, u dëshmua një realitet që nuk mund të fshihet nga propaganda e mëvonshme. Aty u pa se luftëtarët e UÇK-së nuk ishin njerëz që ndiqnin interesa personale, por idealistë që ishin të gatshëm të sakrifikonin gjithçka për një ideal kolektiv: lirinë e Kosovës. Shpesh ata shkonin drejt vijës së frontit me këngë në buzë, një simbol i vendosmërisë dhe i bindjes se sakrifica e tyre kishte kuptim. Pikërisht kjo frymë e idealizmit është ajo që sot i shqetëson disa zëra kritikë ndaj luftës çlirimtare. Për një pjesë të tyre, pranimi i kësaj sakrifice nënkupton pranimin e përgjegjësisë historike të shtetit serb për represionin dhe krimet ndaj popullit shqiptar në Kosovë.
Për këtë arsye, shpesh përpiqen ta relativizojnë luftën, ta paraqesin si konflikt të paqartë ose si projekt të motivuar nga ambicie personale. Por një argument i tillë bie ndesh me logjikën elementare: kush do të rrezikonte jetën, familjen dhe të ardhmen për një karrierë që në atë kohë nuk kishte asnjë garanci?
Kjo përpjekje për ta zbehur sakrificën e luftës çlirimtare shpesh vjen nga dy burime kryesore. Së pari, nga nostalgjikët e sistemit jugosllav, të cilët ende e shohin shpërbërjen e atij sistemi si një humbje personale apo ideologjike. Së dyti, nga individë dhe struktura që kanë qenë të lidhura me aparatin politik, policor ose propagandistik të Serbisë, apo nga ata që për arsye të ndryshme nuk kanë qenë pjesë e përpjekjeve për liri dhe sot ndihen të distancuar nga ajo histori.
Megjithatë, historia nuk mund të rishkruhet sipas dëshirave të momentit. Faktet e luftës janë të dokumentuara nga dëshmitë e mijëra njerëzve, nga gazetarët që raportuan në terren, nga viktimat dhe familjet e tyre, si dhe nga dokumentet ndërkombëtare që kanë evidentuar krimet dhe represionin e asaj kohe. Për këtë arsye, përpjekjet për ta baltosur luftën çlirimtare janë më shumë një shprehje e frustrimit politik dhe ideologjik sesa një analizë serioze historike.
Ndaj, kujtesa e luftës nuk është vetëm një çështje e së kaluarës. Ajo është edhe një pjesë e identitetit dhe e ndërgjegjes kolektive të një shoqërie. Mohimi i sakrificës së atyre që luftuan dhe ranë për liri nuk është thjesht një debat politik, është një cenim i respektit ndaj historisë dhe ndaj atyre që e paguan atë me jetën e tyre. Prandaj, çdo përpjekje për ta shtrembëruar këtë të vërtetë ngjall dyshimin se, për disa njerëz, në thelb, ende nuk është pranuar plotësisht realiteti i një Kosove të lirë dhe se në ndërgjegjen e tyre vazhdon të jetojë një nostalgji për kohën kur kjo liri nuk ekzistonte.

Kujtimet e Ibrahim Kelmendit për organizimin e parë të emigracionit ekonomik nga Kulbi Shqiptar i Dyseldorfit

1
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
ORGANIZIMI I PARË AUTONOM DHE I LEGALIZUAR I EMIGRACIONIT EKONOMIK NË PERËNDIM ISHTE KLUBI SHQIPTAR NË DYSELDORF
___
Para ca ditësh bëmë një ndejë për të kujtuar formimin e Klubit të parë shqiptar, autonom dhe legal, nga emigrantët shqiptarë në Perëndim – i themeluar më 26 mars 1978, në Dyseldorf (Gjermani). Secili prej nesh tashmë ishte në moshë nga 71 deri në 91 vjeç (Baci Nezir).
[Në foto, nga e majta: Rifat Hamiti, Muresel Nuha, Haxhi Bega, Ibrahim Kelmendi, Nazmi Nuha, Nezir Nuha.]
Kinezët duhet ta kenë atë sloganin e zgjuar: “Budallai mban mend, i mençuri shkruan në letër”. Edhe kësaj radhe na ndodhi të flisnim për ndonjë pasaktësi që kam kujtuar unë, madje edhe në libra. Më erdhi keq sidomos për pasaktësinë që kritikoi Haxhi Bega lidhur me ndodhinë e qershorit 1980. Ai, në prani të Nazmi Nuhës, bëri korrigjimin:
“Në Mynhen, kur kemi shkuar t’i ndihmojmë shokët gjatë zgjedhjes së kryesisë së re të Klubit ‘Rilindja’, nuk ke qenë ti me Nazmi Nuhën dhe të tjerët që i ke përmendur në librin e fundit ‘Zjarr dhe acar’, por kemi qenë ti, kryetari i Klubit tonë Nebih Reka, Safet Azizi dhe unë.”
Nazmiu e miratoi këtë korrigjim të Haxhiut.
E kemi mbajtur mend atë ndodhi, secili në mënyrën e vet, sepse pas dështimit që patëm në Klubin “Rilindja” (i cili ishte nën tutelën e konsullatës jugosllave), u ftuam nga Bali Rexhbogaj – rugovas, i shpërngulur në Bllagajë të Pejës, i emigruar fillimisht në Dyseldorf e tashmë i shpërngulur në Mynhen, atje na ndodhi edhe një dramatizim aksidental e tragjik.
Duke parkuar makinën para pallatit ku banonte Baliu me familjen, rastisi që njëkohësisht të kishim përpara makinën e Bardhosh Gërvallës, i cili gjithashtu po parkonte. Nga makina zbritën Jusufi dhe Bardhoshi. Jusufi, sapo na pa, bërtiti:
“Deri në këtë nivel është rritur dyshimi ndaj meje, sa të më survejoni deri këtu?!” (parafrazim).
U deshën pak minuta që ta sqaronim keqkuptimin. Ne i treguam Jusufit pse ndodheshim aty në atë moment, ndërsa ai na informoi se kishte ardhur për të vizituar Misin Mavrajn nga Staraderani i Pejës, i cili, siç u bindem shpejt, banonte në të njëjtin pallat me Baliun.
Jusufi ishte ende i traumatizuar nga goditja që ia kishte bërë Riza Salihu (nga Mushitishta e Suharekës), i emigruar në Shtutgart. Rreth fundit të dhjetorit 1979, sapo Jusufi kishte arritur në Gjermani, Rizai kishte ndërmarrë një fushatë diskredituese:
“Jusuf Gërvallën e ka dërguar UDB-ja për ta përçarë emigracionin tonë revolucionar” (parafrazim).
Jo vetëm kaq, Rizai, në cilësinë e kryetarit të Grupit Komunist (GK), e kishte urdhëruar nënkryetarin e GK-së, Hysen Gegën, të bënte atentat ndaj Jusufit. Hyseni, një revolucionar shumë i përkushtuar e fisnik, edhe pse e kishte Rizain kryetar, ndërmori veprime për t’i verifikuar akuzat. Në kuadër të verifikimit ishte edhe ballafaqimi që u bë në prill 1980, në banesën ku banonte Hyseni në Esslingen. Të pranishëm në ballafaqim ishin: Jusufi, Bardhoshi, Riza Salihu, Hysen Gega, Maksut Saramati dhe unë. Mund të ketë qenë edhe një preshevar, bashkëbanues në dhomë me Hysenin (meqë ata jetonin në një lloj konvikti të firmës amerikane të televizorëve), si dhe Qemal Bajrami i Rekës së Epërme (Maqedoni).
Ai ballafaqim ishte aq dramatik, saqë i bëri të përloteshin edhe Jusufin, edhe Rizain. Rizai sepse po përgjërohej që të mos e vrisnim, ndërsa Jusufi po na binde që të mos e vrisnim Rizain. Kjo sepse njëri prej nesh, në fillim të ballafaqimit, kishte thënë në mënyrë spontane:
“Njëri nga ju, në fund të ballafaqimit, do të dënohet me vrasje!” Nuk ishte një mendim kolektiv i paravendosur nga ne, shokët e Jusufit.
Vetëkuptohet, Jusufi kishte arsye të ishte i traumatizuar, prandaj atë ndodhi rastësore në Mynhen e pati përjetuar sikur unë me shokë ishim aty me mision survejimi ndaj tij.
Në tubimin themelues të Klubit Shqiptar në Dyseldorf, në mars 1978, nuk ishte Rifat Hamiti, sepse ai ka emigruar në Gjermani disa vite më vonë si mësues i shqipes, i paguar nga Republika NRW. Nuk isha as unë, sepse nuk kisha informacion për atë ngjarje; vetëm në fund të qershorit 1978 u njoha me disa nga bashkëthemeluesit e Klubit, për t’u bërë më pas bashkëveprimtar i tyre. Në fund të vitit 1978, numri i anëtarëve duhet të ketë arritur në 482 veta, sepse kishte shpërthyer një frymë euforike patriotike, meqë bashkëthemeluesi, – katër prej të cilëve në këtë ndejë e foto, – ia dolën ta sfidonin konsullatën jugosllave në Dyseldorf. Nëpunësi i saj, Zenel Syka nga Gjakova, kishte ndërmarrë nismën për të formuar një klub nën tutelën e konsullatës, si masë preventive për t’i pas nën kontroll emigrantët shqiptarë nga Jugosllavia…
***
Për ata që duan më shumë informacion për ballafaqimin e prillit 1980, mund të dëgjojnë intervistën e Riza Salihut dhënë televizionit Klan Kosova në vitin 2012. Për ata që nuk e dinë, Riza Salihu është dyshuar si vrasës potencial i Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982, në Untergruppenbach të Gjermanisë. Ja linku i intervistë: