Për heroizmin e Dom Kelmend Spaqit të ndjerë

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

„Nuk ka këtu as katolikë as muslimanë, ka njerëz të pafajshëm“, „Kurrë e përjetë nuk i ndaj, këtu jemi të gjithë shqiptarë!“ „Pushkatomni më së pari mua me krejt stafin këtu, atëherë mundeni me i prek këta!“
Ky ishte heroizmi dhe sakrifica e Dom Kelmend Spaqit, meshtarit katolik të famullise së Gllogjanit në Prillin e vitit 1999 kur forcat policore e ushtarake të Serbisë donin të hynin në oborrin e Kishës së „Shna Naout“ në Gllogjan të Pejës, ku ishin strehuar e kërkonin mbrojtje mbi 4 mijë të përndjekur nga Drenica e zonat përreth kësaj Kishe.
Me këtë heroizmin të rrallë gjatë luftës në Kosovë Dom Kelmend Spaqi kishte arritur, jo vetëm të #shpëtojë mbi #4mijë të strehuarin në Kishë dhe në fshatin Gllogjan, por edhe të përkujdeset për të plagosurit e në fshatrat përreth si në Nepole, Jabllanicë (Shqiponjë) etj. E mbi të tjerat të përkujdeset edhe për ditët e shenjta të besimtarëve muslimanë të strehuar aty, që të kryejnë si duhet obligimet fetare të Ramazanit dhe Bajramit, gjatë muajit Prill 1999, si një shembull unik, i cili me siguri ka zënë vend në historinë tonë kombëtare, si shembull i bashkëjetesës ndërfetare në harmoni të veçantë dhe si model për botën ndërkombëtare: https://www.youtube.com/watch?v=IcjIjZjSzXU
Kjo sepse Dom Kelmend Spaqi gjatë jetës së tij (1962–2026) është shquar jo vetëm për shërbimin e tij të devotshëm si meshtar, por edhe për përkushtimin e tij kombëtar sipas mësimeve të At Gjergj Fishtës: „Ne kemi Bajram dhe Pashkë, po Shqiptarinë e kemi bashkë“, të cilat mësime i mishëroi gjatë ditëve më të vështura të historisë sonë të re kombëtare, luftës gjenocidiale të Serbisë në Kosovë në vitet 1998-99!
Kështu Dom Kelmend Spaqi u ba jo vetëm dëshmitar i kohës, por edhe pishtar i jetës vëllazërore për qindra/mijëra dëshmitarë të heroizmit të tij, për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe gjithë shqiptarët e kohës – historisë sonë të patjetërsuar.
Heroizëm e përkushtim që me jep krenari e pikëllim sot, kur mora lajmin e dhimbshëm se Dom Kelmendi ka ndërruar jetë, dritë pastë shiprti i tij.
Krenari që sot më bëri të propozojë që Presidentja Vjosa Osmani ta dekorojë post mortum Dom Kelmend Spaqin; (1) me Medaljen e Shërbimit – për shërbim të dalluar ndaj shtetit dhe shoqërisë, ose (2) me Medaljen për Trimëri – për akte individuale të guximit.
Varrimi i të ndjerit Dom Kelmend Spaqi bëhet më datën 6 prill në orën 11.00 në Kishën e Velezhës, fakt ky që do të thotë se kur dikush varroset në një kishë, paraqet një vlerësim e nderim të madh nga Kisha Katolike, pasi që për këso vendime merret leje nga Vatikani.
Në këtë kuptim e drejtim nderimi e dekorimi i Dom Kelmend Spaqit merrë kuptim e mirënjohjes vëllazërore dhe më të gjërë.
Duke mirëpritur përkrahjen e propozimit e procedimin e tij, falemnderoj paraprakisht dhe uroj gjithë të mirat.
Me respekt,
Vjenë, 2 prill 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu