Kreu Blog Faqe 91

Musë Musa – vullnetari i UÇK-së, humanitari dhe patrioti që ia fali tokën Kishës shqiptare

1

Luan Dibrani, Prevallë

Një figurë e rrallë e besës, e atdhedashurisë dhe e përkushtimit për rikthimin e kujtesës sonë kombëtare

Në historinë e popullit shqiptar ka njerëz që nuk kërkojnë zhurmë, por lënë gjurmë. Ka burra që nuk flasin shumë për veten, por veprojnë në heshtje për kombin, për fenë, për njerëzit dhe për të ardhmen. Një ndër këto figura që meriton nderim të veçantë është padyshim Musë Musa – një emër që bashkon në vetvete luftëtarin e lirisë, njeriun e familjes, humanitarin, patriotin dhe dhuruesin e madh të një vepre që do të mbetet në kujtesën e brezave.

Sot, kur shumëkush e përdor fjalën “atdhe” vetëm në ligjërata, Musë Musa e ka dëshmuar atë me jetë, me sakrificë dhe me vepër konkrete. Ai del para opinionit si vullnetar i UÇK-së, i ardhur nga Gjermania në Zonën e Shalës, në kohën kur Kosova kishte nevojë për bijtë e saj më shumë se kurrë. Nuk erdhi për përfitim, nuk erdhi për emër, por erdhi për lirinë e atdheut, për dinjitetin e shqiptarit dhe për mbijetesën e kombit në tokën e vet.

Musë Musa i përket atij brezi burrash që e kuptuan se liria nuk dhurohet – ajo fitohet me sakrificë. Prandaj edhe figura e tij si luftëtar vullnetar mbetet një dëshmi e pastër e lidhjes shpirtërore të mërgatës shqiptare me fatin e Kosovës. Ai është shembull i atyre shqiptarëve të ndershëm që, edhe pse jetonin në Perëndim, e kishin zemrën dhe shpirtin gjithmonë në vendlindje.

Por madhështia e Muse Musës nuk mbaron vetëm te lufta për çlirim.

Sot ai po nderohet sërish për një akt tjetër me peshë të madhe kombëtare, shpirtërore dhe historike: dhurimin e tokës për Kishë, Qendër Pastorale dhe Varreza, një vepër që nuk është thjesht dhuratë materiale, por amanet për komunitetin dhe për brezat që vijnë.

Sipas njoftimit zyrtar të Famullisë “Shën Abrahami” në Llapushnik, të publikuar më 12 qershor, është bërë e ditur se është nënshkruar marrëveshja noteriale midis pronarëve të tokës së dhuruar, znj. Pllana / z. Musa dhe Dioqezës Prizren – Prishtinë. Po sipas këtij njoftimi, toka do të shfrytëzohet për Kishë, Qendër Pastorale dhe Varreza, ku komuniteti katolik do të ketë vend për Meshë, konaqe, veprimtari kulturore dhe prehje në jetën e pasosur.

Ky lajm është më shumë se një njoftim kishtar. Ky është një lajm që prek shpirtin e një populli. Është dëshmi se ende ka shqiptarë që dinë të japin nga vetja për diçka më të madhe se interesi personal. Është dëshmi se prona, kur vihet në shërbim të fesë, të kulturës, të historisë dhe të komunitetit, shndërrohet në vepër kombëtare.

Në këtë akt fisnik, Musë Musa shfaqet jo vetëm si pronar i një trualli, por si ruajtës i një amaneti. Sepse toka në traditën shqiptare nuk është thjesht pasuri; ajo është nder, besë, kujtesë dhe vazhdimësi. Kur një shqiptar ia fal tokën e vet një vepre me peshë shpirtërore e kombëtare, ai në të vërtetë po i fal historisë një pjesë të vetes.

Dhe kjo e bën figurën e Muse Musës edhe më të madhe.

Ai nuk është vetëm luftëtar i djeshëm, por edhe ndërtues i së nesërmes.

Ai nuk është vetëm njeri i pushkës së lirisë, por edhe i veprës së paqes, i besimit, i komunitetit dhe i dashurisë për kombin.

Në kohën tonë, kur shumë vlera po zbehen dhe kur shpeshherë relativizohet identiteti, raste si ky marrin vlerë të jashtëzakonshme. Sepse ndërtimi i një kishe, i një qendre pastorale dhe i një vendi të shenjtë për varreza nuk është vetëm nevojë fetare; është edhe shenjë e organizimit të komunitetit, e ruajtjes së traditës dhe e ringritjes së dinjitetit tonë shpirtëror e kombëtar.

Nuk është rastësi që Famullia “Shën Abrahami” në Llapushnik, në këto ditë, ka sjellë disa lajme të bukura dhe domethënëse për besimtarët dhe komunitetin. Më 9 qershor, është ndarë lajmi për dhuratën “Mësuesi me dymbëdhjetë nxënësit e tij”, dhuruar nga Pren Marleku, një tjetër gjest që tregon përkushtim ndaj kishës dhe kujtesës. Më 4 qershor 2026, në oborrin e kishës u vendos edhe statuja e bardhë e Shën Nënë Terezës, figurës më të ndritur të mëshirës shqiptare, çka e pasuron më tej dimensionin kulturor, shpirtëror dhe kombëtar të kësaj hapësire.

Pra, në këtë frymë rilindjeje shpirtërore e komunitare, akti i Muse Musës vjen si gur themeli i një vepre me shumë kuptime: besim, bashkim, identitet, kujtesë dhe e ardhme.

Nëse e shikojmë figurën e tij në tërësi, del qartë se kemi të bëjmë me një njeri të kompletuar në kuptimin më të mirë të fjalës:

  • çlirimtar, sepse iu përgjigj thirrjes së atdheut në kohë lufte;
  • patriot, sepse e deshi vendin jo me fjalë, por me vepra;
  • humanitar, sepse mendoi për komunitetin dhe të ardhmen e njerëzve;
  • njeri i besimit dhe i familjes, sepse e lidhi jetën e tij me vlera të shenjta e të qëndrueshme.

Edhe pamja e tij familjare, si baba e njeri i qetë, e plotëson këtë portret burrëror. Aty shihet jo vetëm luftëtari, por edhe njeriu që mban mbi supe përgjegjësi, dashuri dhe kujdes. Kjo e bën figurën e tij edhe më prekëse: një burrë i tokës, i familjes, i luftës për liri dhe i paqes për komunitetin.

Njerëz si Musë Musa nuk maten me pasurinë që mbajnë për vete, por me atë që lënë pas për të tjerët. Dhe ai sot po lë pas një vepër që do të flasë për shumë kohë. Kisha që do të ngrihet, qendra pastorale që do të shërbejë, varrezat që do të ofrojnë prehje, të gjitha këto do të mbajnë brenda tyre edhe frymën e një njeriu që zgjodhi të japë, jo të marrë.

Ky akt fisnik duhet parë edhe si mesazh për mbarë shqiptarët, brenda dhe jashtë trojeve:
se kombi mbahet gjallë jo vetëm me kujtime për luftën, por edhe me ndërtim institucionesh, me mbështetje komuniteti, me forcim të rrënjëve dhe me rikthim te vlerat tona më të mira.

Sot Kosova ka nevojë për më shumë shembuj si Musë Musa. Ka nevojë për burra dhe gra që japin tokë, dije, financa, mund, ide dhe përkushtim për kombin. Ka nevojë për ata që kuptojnë se ruajtja e identitetit shqiptar është detyrë e përditshme, jo vetëm slogan. Ka nevojë për ata që ndërtojnë aty ku të tjerët hezitojnë, që bashkojnë aty ku të tjerët përçajnë, që lënë vepra aty ku shumëkush lë vetëm fjalë.

Për këtë arsye, Musë Musa meriton respekt të veçantë publik. Ai meriton të nderohet si një nga ata shqiptarë që e lidhën jetën e tyre me të dyja betejat më të rëndësishme të kombit:
me betejën për liri dhe
me betejën për ruajtjen e shpirtit, identitetit dhe vlerave tona.

Në fund, emri i tij sot del si një emër që frymëzon.

Musë Musa është:
vullnetari i UÇK-së i ardhur nga Gjermania,
patrioti i përkushtuar,
humanitari i heshtur,
dhuruesi i tokës për Kishë, Qendër Pastorale dhe Varreza,
dhe shembulli i gjallë i dashurisë për Atdhe, Besim dhe Komb.

Le të shërbejë kjo figurë si frymëzim për brezat e rinj.

Le të mbetet ky akt si model i fisnikërisë shqiptare.

Le të nderohet Musë Musa siç e meriton:
si çlirimtar, si bamirës, si atdhetar dhe si njeri i veprës.

Nderim për Muse Musën!
Zoti e bekoftë atë, familjen e tij dhe çdo dorë shqiptare që jep për kombin, për fenë dhe për të mirën e përbashkët!

Kur politikanët ushqejnë mosbesim, qytetaria duhet të kërkojë ndryshim, jo polarizim

0

Prof. dr. Fadil Maloku, sociolog dhe profesor nga Prishtina

Duke marrë parasysh rrethanat, si dhe proceset e zhvillimet shumë dinamike në jetën tonë sociopolitike kosovare, mendoj se çështja e mungesës së një kulture të qëndrueshme të mirëbesimit politik në Kosovë duhet “pensionohet” shkaku se është duke shkaktuar dëme si në planin e brendshëm ashru edhe ate të jashtëm. Dhe ky “pensionim”, shikuar me dioptërinë e sociologjiaë së zhvillimit, do të duhej t’u adresohet disa faktorëve.

E para, sistemi politik që i referohet Kushtetutës aktuale “ahtisariane” nuk jep shumë garanci, as juridike e as morale, për një “kulturë mirëbesimi dhe bashkëpunimi politik”. Ky sistem normativ është ndërtuar jo për të “instaluar” idenë dhe modelin e “mirëbesimit”, por për të afirmuar dhe implementuar konceptin e superdiskriminimit pozitiv për minoritetet (në veçanti atë serb) dhe për të arsyetuar, kinse, baraspeshën etnike dhe shpalljen e Republikës si entitet multietnik. Ky ishte një gabim kardinal, i cili tani, pas dy dekadash, po riprodhon vetëm situata ngërçi dhe bllokimesh absurde, që rrallë mund të gjenden në historinë e shtetndërtimeve moderne. Dhe, nëse imperativi apo qëllimi i “arkitektëve” të kësaj Kushtetute ishte të frenohej majorizimi etnik, ata, në fakt, bazuar në proceset dhe zhvillimet politike në Kosovë, kanë prodhuar një efekt të kundërt. Serbët, në vend që të akomodoheshin me sistemin e ri demokratik, duke i shërbyer rolit të “Kalit të Trojës”, vetëm sa e rritën distancën sociale dhe ndëretnike. Pra, po vërtetohet se Kosova mund të mbijetojë vetëm si shtet qytetar, e jo “multietnik”, ashtu siç figuron në Preambulën e saj.

E dyta, duhet kuptuar se të gjitha partitë politike të pasluftës dhe pothuajse të gjitha koalicionet e krijuara, kryesisht ndërmjet LDK-së, PDK-së dhe AAK-së, ishin koalicione të panatyrshme, sepse asnjëherë nuk u bazuan në partneritete strategjike afatgjata, të mbështetura në programe dhe objektiva të përbashkëta, por kryesisht në interesa klanore e grupore të përkohshme. Në publik ato “shiteshin” si “kulturë mirëbesimi” dhe si “vullnet politik” për të afirmuar vlerat e shtetit, demokracisë, pluralizmit dhe “përrallave” të tjera që sot nuk pinë më ujë. Arsyeja është shumë e thjeshtë: të gjithë qytetarët e Republikës e kanë kuptuar se ato ishin farsa për t’i hedhur “hi syve” elektoratit.

Kurse, klimën e mosbesimit që po na “flenë” prej kaq kohësh në Parlament, i cili lirisht mund të hynte edhe në Librin e Rekordeve Guinness për nga jetëgjatësia e ngërçit institucional, nuk e krijojnë dhe as nuk e “prodhojnë” vullnetet apo vendimet partiake, por vetëm “rregullat e lojës”, të cilat vendosen paraprakisht në ligje dhe në Kushtetutë. Kur e them këtë, nuk po pretendoj se po “zbulojmë ujin e ngrohtë”, por vetëm po parafrazojmë përvojat dhe traditat e tranzicionit që shtetet e ish-kampit komunist i kanë përjetuar. Prandaj nuk po them rastësisht se Kosova ka nevojë për një “monolog” të brendshëm partiak e politik, për të analizuar defektet dhe mangësitë e “arkitekturës” aktuale juridike dhe për të parë se çfarë mund të ndryshohet në fazën afatshkurtër, çfarë në atë afatmesme dhe çfarë në atë afatgjatë. Sepse përvoja e kësaj periudhe tranzitore ia ka dëshmuar shoqërisë kosovare një fakt: kur koalicionet nuk arrijnë ta përfundojnë mandatin, krijohet perceptimi se partneritetet politike janë të paqëndrueshme dhe të orientuara kryesisht nga interesat afatshkurtra. Gjithashtu, ky fakt ka bërë që partitë të jenë më të kujdesshme në ndërtimin e aleancave dhe shpesh ta vendosin kalkulimin elektoral përpara ndërtimit të marrëveshjeve programore.

Ndërkaq, ndryshimi që shpresoj se mund të ndodhë, si nocion dinamik, përveç se kërkon një transformim gradual të kulturës politike dhe forcimin e institucioneve demokratike, kërkon edhe një procedurë normuese, ku rregullat që duhet të implementohen në çdo shoqëri kërkojnë instalimin e mekanizmave që ushtrojnë kontrollin, por edhe zbatimin e rregullave dhe normave, të cilat, në rastin e Kosovës, ndonëse thuhet se janë të sanksionuara në letër, nuk zbatohen ose zbatohen vetëm në mënyrë selektive.

Pra, për të arritur këtë standard, që respektohet shumë në demokracitë e avancuara, nevojitet të krijohen tri parakushte: së pari, afirmimi i transparencës, jo si dhunti demokratike, por si obligim moralo-politik; së dyti, inaugurimi publik i llogaridhënies, jo vetëm si normë juridike, por edhe si standard demokratik; dhe, së treti, instalimi i përgjegjësisë, jo vetëm si akt e normë juridike, por edhe si veprim moral e etik.

Natyrisht, realizimi i këtyre objektivave kërkon kohë, vullnet politik dhe angazhim të vazhdueshëm institucional e shoqëror.

Udhëkryqi strategjik i LDK-së: Mes reformës generacionale dhe rikthimit të krizave të brendshme

0

Prof. Liron Krasniqi, Prishtinë

HYRJE

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), partia më e vjetër institucionale në vend, po kalon një nga fazat më përcaktuese të historisë së saj bashkëkohore. Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2026, partia është gjetur sërish përpara një paradoksi të madh strategjik. Projektit ‘’Rruga e Re’’, i ideuar nga kryetari Lumir Abdixhiku si një përpjekje për të modernizuar partinë dhe për ta shkëputur atë nga inertësia e humbjeve të kaluara, po përballet me provën e zjarrit: ballafaqimin me rezultatin elektoral dhe presionin e menjëhershëm të strukturave tradicionale bazë. Zhvillimet aktuale tregojnë se brenda LDK-së ka rinisur një betejë e ashpër për identitet, legjitimitet dhe mbi të gjitha, për drejtimin strategjik të asaj që konsiderohet si ‘’shtylla e krahut të djathtë’’ në Kosovë.

KAPITULLI I: Presioni i Degëve dhe ‘’Revolta’’ e Tradicionalistëve

            Menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, ku LDK siguroi rreth 18 deputetë, brenda partisë shpërtheu ajo që shumë analistë po e quajnë revoluta e lëkundjes së themeleve. Degët kryesore dhe historikisht më të fuqishme të LDK-së – si ajo e Pejës (nën udhëheqjen e Gazmend Muhaxherit) dhe e Lipjanit (Imri Ahmeti) – kanë shfaqur pakënaqësi të hapura, duke kërkuar llogaridhënie dhe përgjegjësi politike direkte nga kryetari Abdixhiku. Kjo përplasje shpërfaq një problem kronik të LDK-së: hendekun mes Prishtinës teknokratike dhe terrenit elektoral. Ndërsa lidershpi në Prishtinë u fokusua në debate televizive, platforma digjitale dhe diskurs të moderuar perëndimor, kryetarët e komunave në terren u përballën me realitetin e vështirë të votës së pastër, ku elektorati tradicional kërkonte një qasje më ndryshe ndaj pushtetit të Albin Kurtit.

KAPITULLI II: Dilema Opozitare dhe Nyja e Presidentit

            Përtej luftës së brendshme për pushtet, LDK mban në dorë çelësin e stabilitetit institucional të Kosovës. Me rezultatet e certifikuara, pyetja kryesore që rëndon mbi zyrat e partisë është: A do të bëhet LDK pjesë e ndërtimit të institucioneve, apo do të izolohet në opozitë? Nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri, ka hedhur në tryezë idenë e një ‘’konsensusi të gjerë’’, duke deklaruar se vota qytetare kërkon bashkëpunim. LDK ka bërë të qartë se nëse kërkohen votat e saj për formimin e qeverisë ose për kuorumin e Presidentit, çmimi duhet të jetë i lartë – postet kryesore shtetërore (përfshirë vetë Presidencën, ku u përfolen emrat e Hazirit ose vetë Abdixhikun).

Rreziku strategjik: Nëse LDK pranon të hyjë në lojë me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) pa kushte të qarta, rrezikon të absorbohet dhe të ndëshkohet sërish nga votuesit si ‘’parti e dëgjueshme’’. Nëse refuzon plotësisht dhe bllokon kuorumin, rrezikon të etiketohet si fajtore për dërgimin e vendit sërish në zgjedhje të parakohshme, një skenar që asnjë parti nuk e dëshiron.

KAPITULLI III: ‘’Rruga e Re’’ apo Ndarja e Re?

            Analiza e diskursit të brendshëm tregon se projekti i Abdixhikut po kalon nëpër një krizë legjitimiteti brenda llojit. Kur mori timonin e partisë pas debaklit të vitit 2021 (ku LDK ra në 12%), Abdixhiku solli fytyra të reja, akademike dhe profesionistë (si Përparim Rama në Prishtinë, statusi i të cilit së fundmi ka ngritur po ashtu pikëpyetje nëse është anëtar i mirëfilltë apo vetëm projekt elektoral). Megjithatë, mënjanimi i figurave të vjetra dhe ndryshimi i shpejtë i elitës partiake krijoi një ushtri të heshtur të pakënaqurish. Sot, këto figura po shfrytëzojnë mosarritjen e objektivit kryesor – fitores së zgjedhjeve – për të dëshmuar se reforma e Abdixhikut ishte thjesht një ‘’kozmetikë elitare’’ që nuk rezonoi me fshatrat dhe qytetet e Kosovës.

Përfundime: Çfarë e pret LDK-në? Lidhja Demokratike e Kosovës po përjeton një moment të vështirë ku duhet të zgjedhë mes dy rrugëve:

  1. Konsolidimi i Reformës: Mbajtja e vijës së Abdixhikut, duke pranuar koston e opozitës së gjatë, me shpresën e reformimit të plotë gjatë viteve në vijim dhe largimit përfundimtar të mendësisë së vjetër përfituese.
  2. Rikthimi te Kompromisi Pragmatik: Pranimi i kërkesave të ‘’gardës së vjetër’’ për të negociuar me partitë e tjera për poste, duke u kthyer në rolin tradicional të një partie partnere që synon pushtetin me çdo kusht për të ruajtur rehatinë e strukturave të saj nëpër komuna.

Mënyra se si LDK do ta zgjidhë këtë krizë të brendshme gjatë ditëve në vijim nuk do të përcaktojë vetëm fatin e Lumir Abdixhikut si lider, por do të diktojë nëse Kosova do të ketë një qeveri stabile apo do të zhytet sërish në një ngërç të gjatë institucional.

1976 / Pushimet e mësuesit 22-vjeçar anglez nga Market Harborough në Shqipërinë komuniste

«Ato ishin flokët e mi dikur…» — Philip Burbidge, tashmë me flokë të prerë shkurt anash dhe prapa, i hedh edhe një herë një sy listës së rregullave «çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet» për pushimet e tij, të hartuar nga autoritetet shqiptare. — Burimi : Harborough Mail, e enjte, 29 korrik 1976, ballinë.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Korrik 2026 

Gazeta angleze “Harborough Mail” ka botuar, të enjten e 29 korrikut 1976, në ballinë, rrëfimin asokohe mbi përgatitjet e udhëtimit të një mësuesi anglez 22-vjeçar drejt Shqipërisë komuniste, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Pushime ndryshe nga të tjerat ?

Philip-i rregullohet për vizitën në Shqipëri

Burimi : Harborough Mail, e enjte, 29 korrik 1976, Ballinë.

Burimi : Harborough Mail, e enjte, 29 korrik 1976, Ballinë.

Pushimet e një 22-vjeçari nga Market Harborough në Shqipërinë komuniste u shndërruan në një përvojë të pazakontë që para se ai të largohej nga vendi i tij.

Sepse Philip Burbidge, nga 225 Welland Park Road, Market Harborough, duhej të priste flokët përpara se autoritetet shqiptare ta lejonin të hynte në vend.

Për të marrë vizën për pushimet e tij dyjavore, Philip-it iu desh t’u përmbahej një liste të gjatë dhe të hollësishme «kërkesash».

Përveç prerjes së flokëve shkurt anash dhe prapa, atij nuk i lejohej të vishte pantallona me fund të zgjeruar (flared) apo këpucë moderne.

«Ngjyrat e ndezura dhe stilet moderne të veshjes nuk janë të pranueshme», thonë autoritetet shqiptare.

Megjithatë, pikërisht këto kufizime – dhe ka edhe shumë të tjera – ishin ato që e tërhoqën mësuesin nga Harborough drejt këtij vendi.

«Fakti që është kaq e vështirë të hysh atje e bënte edhe më tërheqës,» tha Philip, i cili punon në shkollën fillore Great Bowden. «Sa më shumë kufizime, aq më e madhe ishte tërheqja.»

«Vendi është një enigmë e vërtetë. Dihet shumë pak për të, sepse pak njerëz lejohen të hyjnë, ndaj doja të mësoja më shumë.»

Philip-i nuk u lejua të hynte në Shqipëri deri këtë javë për shkak të «problemeve të brendshme». Më në fund ai u nis të hënën me avion përmes Jugosllavisë.

Nga aeroporti pritej të dërgohej në një kompleks hotelesh në Durrës.

Atij i ishte thënë se kompleksi ishte i ndarë nga pjesa tjetër e qytetit dhe se, nëse dikush dëshironte të vizitonte zonën përreth, do të shoqërohej nga një udhërrëfyes turistik.

«E vetmja gjë që më frikëson është se mund të bëj pa dashje diçka të papranueshme,» tha Philip. «Ne jetojmë në një vend ku lejohet pothuajse çdo gjë, por ata nuk ka gjasa të jenë kaq mirëkuptues.»

Të paktën, nëse i përmbahet rregullave të përcaktuara qartë, Philip duhet t’i shijojë pushimet e tij të disiplinuara. Siç shprehen autoritetet shqiptare: «Nëse nuk prisni mrekulli, mund të mbeteni të kënaqur nga ajo që do të gjeni.»

Intervistë me deputeten Marjana Koçeku: Ëndrra e Shqipërisë për në BE ka nevojë për më shumë se një burrë

0

Martina Monti, Gazeta EURACTIV

“Ne besojmë në vlerat evropiane. Por nuk po e mbështesim kryeministrin dhe qeverinë tonë”

Ndërsa protestat për zonat e mbrojtura të natyrës vazhdojnë në Shqipëri, deputetja e pavarur Marjana Koçeku thotë se Brukseli duhet të ndalojë së trajtuari Edi Ramën si zëri i vetëm evropian i vendit.

Ëndrra e vendit për në BE ka kohë që ka një fytyrë në Bruksel. Është fytyra e Ramës, kryeministrit të katërt herë, i cili ka premtuar reforma dhe anëtarësim deri në vitin 2030.

Por “Rama nuk është Shqipëria”, thotë Koçeku për Euractiv . Ajo u largua nga Partia e tij Socialiste muajin e kaluar pasi arriti në përfundimin se nuk i përkiste më atje.

«Nuk mund t’i përkas më një grupi që jo vetëm nuk e mbështet mjedisin, por po bën politika që e prishin atë», thotë ajo. «Dhe po, kam mbështetur edhe iniciativat e kolegëve nga opozita sepse e konsideroj të drejtën time qytetare».

Në rrugët e Shqipërisë, protestuesit kanë kaluar më shumë se një muaj duke protestuar kundër mënyrës se si qeveria i ka trajtuar zhvillimet e propozuara të turizmit luksoz pranë ekosistemit ligatinor Vjosa-Nartë – përfshirë projektet e lidhura me Jared Kushner , dhëndrin e Donald Trump.

Kur protestat mbërritën në Tiranë, ato tashmë kishin një emër. Njerëzit e quanin “Revolucioni i Flamingove”, sipas zogjve që banojnë në ekosistem.

Gjuha e revolucionit sugjeron gjithashtu një ndryshim të papritur në mënyrën se si një brez e kupton pushtetin, përfaqësimin dhe të ardhmen e vendit në BE. “Ne besojmë në vlerat evropiane. Por nuk po e mbështesim kryeministrin dhe qeverinë tonë.”

Për Koçekun, protestat në fund të fundit nxjerrin në pah një krizë të gjatë legjitimiteti  dhe një shoqëri të lodhur duke u ndjerë e përjashtuar nga vendimet e marra në emër të saj. Vendime që përfshijnë leje të paqarta, interesa private dhe konsultime të kufizuara publike.

“Nuk ka më legjitimitet, as për qeverinë dhe as për opozitën tradicionale. Ata kanë treguar se po punojnë vetëm për një grup të vogël interesash.”  

Një përplasje narrativash

Ndërkohë, Rama e ka cilësuar demonstratën si të ekzagjeruar nga kundërshtarët, ndikuesit dhe aktivistët online, duke e quajtur atë   “histeri dixhitale” dhe “një revolucion imagjinar”.

«Ai po përdor median për të krijuar bindjen se nëse protestojmë, po dëmtojmë të gjithë procesin dhe besimin te BE-ja», përgjigjet Koçeku.  Por është e qartë se «politikanët tanë e kanë humbur plotësisht realitetin».

Kur u pyet nëse protestat e kanë dëmtuar përpjekjen e Shqipërisë për në BE, Koçeku ndalet te premisa.

BE-ja shpesh e ka përkufizuar zgjerimin në terma të reformës, stabilitetit dhe progresit institucional. Qeveritë paraqesin raporte; ministrat takohen me komisionerët evropianë.

Megjithatë, kjo qasje rrezikon të ngatërrojë shtetin me shoqërinë dhe udhëheqësin me vendin. “BE-ja duhet të krijojë lidhje të drejtpërdrejta me njerëzit, pasi integrimi evropian nuk duhet të jetë vetëm burokratik.”

Ata njerëz, shton ajo, e njohin vendin më mirë se kushdo në pushtet, sepse ata mund të të tregojnë nëse reformat mund të ndihen në jetën reale. 

Një brez i ri në politikë

Koçeku jep një akuzë gjithëpërfshirëse ndaj qeverisë, opozitës, medias dhe zakoneve politike që kanë formësuar Shqipërinë postkomuniste. Por është gjithashtu një histori personale.

Ajo hyri në parlament në moshë të re, duke fituar vendin e saj në vitin 2025 në moshën vetëm 24 vjeç. Ajo nuk e kishte imagjinuar një jetë politike. Përpara se të bëhej deputete, ajo kishte filluar një lëvizje rreth qëndrueshmërisë dhe komunitetit në veri të Shqipërisë të quajtur Neomalsore.

Koçeku studioi gjithashtu marrëdhënie ndërkombëtare dhe shkenca politike në Itali dhe shpresonte të gjente një punë atje, si shumë të rinj të tjerë shqiptarë.

Por kur iu dha mundësia për t’u bashkuar me partinë e Ramës, u ndje si një detyrë dhe një shans për të dhënë një shembull.

Koçeku vjen nga ajo që ajo e përshkruan si një rajon historikisht të nën-përfaqësuar të vendit, ku gratë dhe të rinjtë tradicionalisht kanë pasur pak mundësi. Nëse ajo mund ta bënte, ajo besonte se edhe të tjerët mund ta bënin.

Megjithatë, sapo hyri brenda, ajo filloi të ndiente se politikat e brendshme të partisë dhe çështjet e transparencës po shkaktonin probleme. Koçeku thotë se në fund të fundit, funksionimi i brendshëm i partisë është gjithashtu “një instrument i mënyrës se si formësohet shteti”.

Shkëputja e saj nga partia erdhi gradualisht dhe pastaj papritur, ndërsa protestat vazhdonin. “Njerëzit do të qëndrojnë në këmbë dhe nuk do të harrojnë”, thotë ajo, duke argumentuar se protestat duhet ta detyrojnë qeverinë të reflektojë thellë mbi “mënyrën se si miraton ligje dhe për çfarë qëllimi bëhen ato ligje”.

“Brezi i ri është shumë më i kulturuar politikisht dhe shumë më evropian sesa elita politike.” Dhe kjo është Shqipëria që Koçeku dëshiron që Brukseli ta shohë. 

(oh, bw)
Marre nga Gazeta EURACTIV 

 8 korrik 2026

Ramabaja thotë se demonstratat e vitit 1981 nuk ishin gabim historik, por momenti i subjektivizimit politik të Kosovës

0
Nga Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë

Pikëpamja e shprehur nga Veton Surroi, sipas së cilës demonstratat e vitit 1981 nuk kishin arsye të organizoheshin për shkak se nuk po zhvilloheshin procese të rëndësishme kushtetuese apo politike, duket se e redukton natyrën e protestës politike në një reagim ndaj një ngjarjeje të menjëhershme institucionale.

Në rendin e mendimit politik, por edhe në planin më të gjerë historik e metafizik, protesta është vetvetiu një formë e zhvillimit politik sui generis, një akt përmes të cilit një subjekt kolektiv artikulon aspiratat e veta, edhe atëherë kur institucionet ekzistuese nuk ofrojnë hapësirë për realizimin e tyre.

Demonstratat e Pranverës së vitit 1981 në Kosovë përbënin shumë më tepër se një reagim ndaj rrethanave të ditës. Ato prodhuan dhe promovuan parullën bosht “Kosova Republikë”, e cila gradualisht u shndërrua në një ide politike mobilizuese dhe, më pas, në platformën kryesore të lëvizjes kombëtare shqiptare në Kosovë. Për afro dy dekada, deri në daljen në skenë të UÇK-së, kjo ide përbënte horizontin politik të rezistencës shqiptare kundër statusit kolonial dhe vartësisë nga Beogradi.

Pikërisht këtu qëndron rëndësia historike e vitit 1981. Demonstratat nuk ishin pasojë e një procesi kushtetues në zhvillim, por përpjekje për ta tejkaluar kufirin e autonomisë dhe për të artikuluar kërkesën për subjektivitet të plotë politik. Për këtë arsye ato u perceptuan si kërcënim strategjik nga establishmenti serb dhe u shtypën me dhunë. Në vend që të prodhonin krizën, ato zbuluan krizën e vërtetë të federatës jugosllave: pamundësinë e saj për të akomoduar aspiratën shqiptare për barazi politike.
Këtë fakt Veton Surroi nuk e vëren dot as pas 40 viteve!

Në librin tim Liria pa heronj, Pranverën e vitit 1981 e kam cilësuar si një revolucion të vonuar antikolonial. Ky vlerësim mbështetet në faktin se demonstratat shënuan kalimin nga kërkesat sociale e kulturore drejt formulimit të një projekti të qartë politik kombëtar. Nga ky këndvështrim, viti 1981 nuk e riktheu në histori Dobrica Qosiqin; përkundrazi, ai nxori në pah frikën e elitave serbe nga emancipimi politik i shqiptarëve, duke i shtyrë ato të mobilizonin konceptet e vjetra centraliste që më vonë do të kurorëzoheshin nga politika e Slobodan Milosheviqit.

Prandaj, lidhja shkak-pasojë ndërmjet demonstratave dhe rikthimit të ideve të Qosiqit është, thënë më së buti, problematike. Idetë e Qosiqit ekzistonin shumë më herët; demonstratat vetëm sa e bënë të dukshme pamundësinë e tyre për të penguar procesin e vetëdijesimit politik shqiptar. Në këtë kuptim, Pranvera e vitit 1981 ishte fillimi i një cikli historik që kaloi përmes rezistencës paqësore, përmes aparthejdit të imponuar nga Beogradi dhe përfundoi me daljen në skenë të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si instrument i realizimit të aspiratës për liri dhe shtetësi.

Kjo është arsyeja pse, edhe pas më shumë se katër dekadash, debati për vitin 1981 mbetet në thelb një debat për legjitimitetin e projektit politik që çoi drejt çlirimit të Kosovës. Kushdo që e sheh atë pranverë vetëm si një gabim politik, rrezikon të mos kuptojë se pikërisht aty u formësua ideja që do të mbijetonte më gjatë se Jugosllavia vetë.

Në këtë kuptim, dallimi nuk është vetëm në interpretimin e vitit 1981. Dallimi është më i thellë: ka të bëjë me mënyrën se si kuptohet vetë procesi i formimit politik të Kosovës moderne.

Z. Veton Surroi në përpjekjen e tij për ta relativizuar deklaratën e pamatur lidhur me joarsyeshmërinë e demonstratave të 1981-ës, zgjodhi t’i përgjigjet reagimit tim duke sqaruar se nuk po polemizon me librin tim Liria pa heronj, sepse nuk e ka lexuar atë. Ky sqarim është i dobishëm. Ai na lejon të kuptojmë se nuk kemi të bëjmë me debat rreth tezave të paraqitura në libër, por me dy lexime të ndryshme të historisë së Kosovës.
Këtë lexim të ndryshëm të historisë moderne të Kosovës ai e përmbylli ndërkohë të mërkurën me një opinion me titull “Sakrilegji i pyetjeve historike”, ku përmblodhi debatin në fjalë, por edhe doli me propozimin për një debat serioz për protestat e vitit 1981.

Në tekstin e tij, z. Surroi e paraqet Rezolutën e Bujanit si dokumentin themelor politik të Kosovës dhe më pas gjithë zhvillimet e periudhës 1945–1999 si një lloj “plani B”, të kushtëzuar nga raportet e pafavorshme të forcës. Kjo qasje ka vlerën e vet shpjeguese. Por ajo mbetet e paplotë, sepse i jep përparësi pothuaj ekskluzive proceseve institucionale dhe negociatore, ndërsa e nënvlerëson rolin e mobilizimit politik dhe të rezistencës shoqërore.

Për rolin dhe peshën historike të Konferencës së Bojanit, ç’është e vërteta, po ta kishte lexuar librin, do ta kishte kuptuar se kemi pikëpamje pothuajse të njejta.
Ndërkaq në leximin e tutjeshëm të historisë dallojmë shumë.

Historia e Kosovës, z. Veton Surroi nuk është ndërtuar vetëm në tavolina negociatash. Ajo është ndërtuar edhe në burgje, në demonstrata, në organizime ilegale, në sakrifica individuale dhe kolektive. Nëse do të mjaftonin vetëm proceset negociatore, atëherë kërkesa për Republikë do të ishte realizuar që në fund të viteve gjashtëdhjetë, kur ajo ishte artikuluar edhe brenda strukturave politike të kohës, siç e pohon jo vetëm ti.

Por nuk ndodhi kështu.
Pikërisht këtu qëndron rëndësia historike e vitit 1981.

Argumenti i z. Surroi se në vitin 1981 nuk po zhvillohej ndonjë proces kushtetues nuk e zbeh rëndësinë e demonstratave. Përkundrazi. Demonstratat nuk lindën si reagim ndaj një procedure juridike. Ato lindën nga mospërputhja ndërmjet nivelit të emancipimit politik të shqiptarëve të Kosovës dhe kufijve që sistemi jugosllav i kishte vendosur këtij emancipimi.

Historia nuk ecën vetëm kur hapen procese kushtetuese. Shpesh janë pikërisht lëvizjet politike ato që krijojnë kushtet për procese të reja kushtetuese.

Demonstruesit e vitit 1981 nuk po kërkonin rikthimin e diçkaje që ekzistonte. Ai lumë i të rinjëve dhe më pas një pesë e mirë e popullit, në rrugët dhe sheshet jo vetëm të Prishitnës [1981] po kërkonin atë që mungonte: statusin e Republikës dhe barazinë politike brenda federatës. Kjo ishte vazhdimësi e kërkesës së vitit 1968, por tashmë e transferuar nga sallat e mbledhjeve në hapësirën publike dhe në vetëdijen kolektive të shqiptarëve të Kosovës.

Pikërisht për këtë arsye demonstratat e vitit 1981 përbëjnë një pikë kthese historike. Ato e shndërruan kërkesën për Republikë nga një debat i kufizuar institucional në program politik të një kombi.

Është e vërtetë se pas demonstratave filloi një valë represioni. Është e vërtetë se Serbia e shfrytëzoi atë klimë për të përshpejtuar projektin e saj centralizues. Por nga kjo nuk mund të nxirret përfundimi se demonstratat ishin gabim historik.

Po të ndiqnim këtë logjikë, atëherë çdo rezistencë kundër një regjimi represiv do të duhej gjykuar sipas represionit që pason, jo sipas drejtësisë së kërkesës që ngrihet.

Në të vërtetë, zhvillimet e viteve 1989, 1990 dhe 1991 nuk mund të kuptohen pa vitin 1981. Minatorët e Trepçës, Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, Kushtetuta e Kaçanikut dhe referendumi për pavarësi nuk dolën nga hiçi. Ato ishin vazhdimësi logjike e procesit politik që kishte marrë formë publike në pranverën e vitit 1981.

Prandaj, problemi nuk qëndron tek fakti se demonstratat ndodhën në një kohë kur nuk kishte proces kushtetues. Problemi qëndron në supozimin se historia duhet të presë lejen e proceseve kushtetuese për t’u vënë në lëvizje.
Historia e Kosovës dëshmon të kundërtën.

Kan være et bilde av tekst som sier 'SHTUNE PRILL 1981 PRISHTINE Çmimi dinaré LLAZAR MOJSOVI DERGOI TELEGRAM JANOSH KADARIT RILINDJA FJALA KRYESIA RSEJ-se DHE LKJ-se PER SITUATEN POLITIKE SIGURISE ORGANIZATORET TRAZIRAVE ELEMENTE IRREDENTISTE Pjesé perbérese veprimit organizuar armikut brendshem jashtem FADIL HOXHES PARA AKTIVIT POLITIK TE PRISHTINES DEMONSTRATAT QENE TE ORIENTUARA ΝE RADHE TE KUNDER POPULLIT SHQIPTAR Nacionalizmi, shovinizmi dhe irreden tizmi jane armiq njohur socializmit vetéqeverisjes. Parullat rmikut, çfaredo qofshin, njễ qellim : thyerjen öbesimit. Titos 'mund eshte subjekt barabarte atakojne bashkëjetesën mysllmanéve. turqve kemi shume shume Te racionalisht. zhvillimin Koso- shfryte- LIkN Kosova ishfe Faksimil soné vellazčrore organit e LSPPK "Rilindja", 4 prill 1981'

Shpeshherë kanë qenë pikërisht lëvizjet politike, demonstratat dhe rezistenca qytetare ato që kanë detyruar institucionet të ndryshojnë. Në këtë kuptim, demonstratat e vitit 1981 nuk ishin devijim nga rruga e shtetformimit të Kosovës. Ato ishin momenti kur projekti i Republikës kaloi nga niveli i aspiratës së elitave në vetëdije politike të shoqërisë shqiptare në Kosovë.

Pikërisht për këtë arsye, viti 1981 mbetet një nga themelet historike mbi të cilat u ndërtua rruga drejt pavarësisë së Kosovës.

____

Sakrilegji i pyetjeve historike – KOHA.net

Shqipëria nuk guxon të bjerë në grackën e përçarjes fetare dhe të agjendave antikombëtare

0

Nga: Rrezart Kalaja

Kur feja përdoret si armë politike, shteti duhet të zgjohet

Shqipëria sot ndodhet përballë një prove të madhe kombëtare, politike dhe qytetare. Nuk është fjala vetëm për disa ngjarje të veçuara në Vlorë, në Zhelnicë, në Tiranë apo në disa vende të Evropës. Fjala është për një skemë të rrezikshme që synon të krijojë tension, përçarje, mosbesim dhe konflikt brenda trupit shqiptar.

Nëse këto ngjarje shihen vetëm si incidente lokale, atëherë gabojmë rëndë. Ato duhet të analizohen në thellësi, sepse prapa çdo trazire që e dobëson Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët, gjithmonë mund të fshihen interesa të huaja, rrjete ndikimi dhe struktura që nuk e duan kombin shqiptar të bashkuar, të zhvilluar dhe të lidhur me botën perëndimore.

Skema e vjetër: dobësimi i shqiptarëve përmes fesë

Historia na ka mësuar se armiqtë e shqiptarëve nuk kanë synuar vetëm pushtimin fizik të trojeve tona. Ata kanë synuar edhe dobësimin shpirtëror, kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve.

Në këtë kuptim, kujtohen shpesh platformat antishqiptare të Vasa Çubrilloviqit dhe mendësia politike e figurave si Ivica Daçiq, ku shqiptarët shiheshin si popull që duhej dobësuar nga brenda. Një nga metodat më të rrezikshme ka qenë përdorimi i fesë si mjet për largimin e shqiptarëve nga vetëdija kombëtare dhe për shtyrjen e tyre drejt përçarjes.

Formula është e njohur:
largojeni shqiptarin nga kombi, lidheni me fanatizëm të importuar, përçajeni me vëllain e vet dhe pastaj sundojeni më lehtë.

Kjo nuk është rastësi. Kjo është strategji e vjetër, e cila sot mund të shfaqet me fytyra të reja, me gjuhë moderne, me rrjete sociale, me organizata, me predikime, me protesta dhe me propagandë të maskuar si “mbrojtje e fesë”.

Bashkësitë islame duhet të distancohen nga politizimi i fesë

Në këtë moment historik, Bashkësitë Islame në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe në hapësirat shqiptare kanë përgjegjësi të madhe morale dhe kombëtare. Ato duhet të jenë qendra të paqes, edukimit, moralit dhe harmonisë, jo platforma të heshtjes përballë radikalizmit, përçarjes apo ndikimeve të huaja.

Nëse brenda tyre ka individë, grupe apo rryma që e shfrytëzojnë fenë për interesa politike, antikombëtare apo për agjenda të huaja, atëherë vetë institucionet fetare duhet t’i demaskojnë të parat. Heshtja në këto raste nuk është neutralitet. Heshtja mund të kuptohet si dobësi, si frikë ose si pajtim i heshtur.

Feja e shqiptarit nuk duhet të jetë urë për ndikim iranian, serb, grek, turko-arab apo për çfarëdo qendre tjetër që e do Shqipërinë të dobët. Feja duhet të jetë moral, jo mjet politik. Besimi duhet të jetë paqe, jo projekt përçarjeje.

Emrat publikë dhe përgjegjësia publike

Në opinionin shqiptar janë përmendur shpesh emra dhe figura që kanë marrë pozicione të forta politike, ideologjike ose propagandistike në çështje të ndjeshme kombëtare. Emra si Dritan Goxhaj, Olsi Jazexhiu, Shefqet Krasniqi, Igballe Huduti-Berisha, si dhe disa hoxhallarë e aktivistë të tjerë publikë, duhet të ballafaqohen me pyetjen e madhe: a i shërben fjala e tyre bashkimit kombëtar, apo e ushqen përçarjen?

Askush nuk mund të dënohet pa prova. Askush nuk mund të shpallet fajtor me fjalë rruge. Por askush që del publikisht, që ndikon në masë, që nxit ndasi, që relativizon armiqësitë historike ndaj shqiptarëve, që sulmon orientimin perëndimor të Shqipërisë dhe Kosovës, apo që krijon frymë antiamerikane dhe antiizraelite, nuk mund të fshihet pas petkut të fesë apo të “mendimit ndryshe”.

Mendimi ndryshe është i shenjtë në demokraci.
Por propaganda që e dobëson kombin nuk është mendim i lirë.
Gjuha që ndez urrejtje nuk është debat.
Fanatizmi i importuar nuk është besim.
Sulmi ndaj shtetit shqiptar nuk është patriotizëm.

Familje, rrjete dhe qarqe me ndikim duhet të hetohen nga shteti

Nëse ka dyshime se familje, grupe, fondacione apo rrjete të caktuara, përfshirë ato që lidhen publikisht me emra si familja Goxhaj në Shqipëri apo struktura të tjera me ndikim fetar-politik, kanë rol në koordinime, nxitje, financime ose orientime të trazirave, atëherë kjo nuk duhet të mbetet në nivel thashethemesh.

Shteti duhet të hetojë.
Shërbimet e sigurisë duhet të verifikojnë.
Prokuroria duhet të veprojë aty ku ka prova.
Mediat duhet të hulumtojnë me përgjegjësi.
Shoqëria duhet të mos bjerë në kurthin e manipulimit.

Nëse ka bashkëpunime të errëta mes qarqeve islamike të politizuara, qarqeve ortodokse serbe, qarqeve greke apo strukturave turko-arabe, ato duhet të nxirren në dritë. Jo me urrejtje, por me fakte. Jo me panik, por me shtet. Jo me shpifje, por me hetim kombëtar.

Shqipëria, SHBA-ja dhe Izraeli: aleanca që nuk duhet të cenohet

Shqipëria nuk duhet të lejojë që agjenda të huaja ta largojnë nga rruga e saj perëndimore. Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është boshti i sigurisë sonë kombëtare. Miqësia me popullin izraelit dhe orientimi drejt botës demokratike janë pjesë e interesit strategjik shqiptar.

Ata që duan ta paraqesin Shqipërinë si vend armiqësor ndaj Perëndimit, ndaj Amerikës apo ndaj Izraelit, në fakt nuk mbrojnë as fenë, as moralin, as popullin. Ata krijojnë terren për izolim, për radikalizim dhe për dobësim të shtetit shqiptar.

Shqipëria ka nevojë për ura me botën e zhvilluar, jo për varësi nga qendra që e shohin Ballkanin si terren për konflikt.

Kësaj here Edi Rama nuk duhet të dorëzohet

Kryeministri Edi Rama mund të kritikohet për shumë çështje të brendshme politike. Demokracia këtë e lejon dhe e kërkon. Por nëse presioni ndaj tij vjen nga qarqe që synojnë rrëzimin e stabilitetit të Shqipërisë, dobësimin e aleancave strategjike dhe futjen e vendit në kaos, atëherë çështja nuk është më vetëm partiake.

Kësaj here nuk duhet të ketë dorëheqje nën presionin e rrugës së manipuluar. Nuk duhet të ketë dorëzim para rrjeteve që duan ta përdorin fenë si armë politike. Nuk duhet të ketë kapitullim para atyre që e duan Shqipërinë të varfër, të trazuar dhe të përçarë.

Shteti duhet të qëndrojë në këmbë.
Institucionet duhet të mbrohen.
Ligji duhet të flasë.
Kombi nuk duhet të bjerë në grackë.

Ekonomia shqiptare është cak i goditjes

Shqipëria po ngrihet përmes turizmit detar, turizmit malor, investimeve, diasporës dhe hapjes drejt botës. Pikërisht këtë duan ta godasin ata që krijojnë trazira.

Një Shqipëri me turizëm të zhvilluar, me porte, aeroporte, resorte, hotele, rrugë, ekonomi dhe investime është Shqipëri e fortë. Një Shqipëri e trazuar, me protesta të dhunshme, me përçarje fetare dhe me propagandë radikale është Shqipëri e dobët.

Prandaj lufta nuk është vetëm ideologjike. Është edhe ekonomike. Kush e tremb turistin, e godet bukën e shqiptarit. Kush e tremb investitorin, e godet të ardhmen e rinisë. Kush e fut vendin në kaos, i shërben armikut më mirë se çdo ushtri.

Thirrje intelektualëve, gazetarëve dhe popullit shqiptar

Sot duhet të flasin intelektualët. Duhet të flasin profesorët, gazetarët, artistët, akademikët, veteranët, biznesmenët, studentët dhe besimtarët e ndershëm.

Nuk duhet të heshtim kur feja përdoret kundër kombit.
Nuk duhet të heshtim kur antiamerikanizmi shitet si moral.
Nuk duhet të heshtim kur urrejtja ndaj Izraelit shndërrohet në platformë politike.
Nuk duhet të heshtim kur figura publike nxisin ndasi, fanatizëm dhe përplasje.
Nuk duhet të heshtim kur rrjete të huaja përpiqen ta shndërrojnë Shqipërinë në laborator trazirash.

Populli shqiptar duhet të jetë vigjilent. Jo kundër besimtarëve, jo kundër fesë, jo kundër institucioneve fetare të ndershme, por kundër çdo manipulimi që e vë fenë mbi kombin dhe agjendën e huaj mbi shtetin shqiptar.

Shqipëria mbi çdo agjendë

Shqiptarët kanë mbijetuar sepse kanë ditur të qëndrojnë bashkë. Nëse sot biem në përçarje fetare, ideologjike dhe politike, atëherë bëjmë pikërisht atë që kanë kërkuar armiqtë tanë historikë.

Prandaj mesazhi duhet të jetë i qartë:

Feja le të mbetet besim.
Shteti le të mbetet shtet.
Kombi le të mbetet mbi çdo agjendë.
Shqipëria nuk është tokë eksperimentesh për askënd.
Kosova nuk është terren për ndikime të huaja.
Shqiptari nuk duhet të bëhet armë kundër shqiptarit.

Nëse Çubrilloviqi dikur ëndërronte shqiptarë të përçarë, sot përgjigjja jonë duhet të jetë bashkimi.
Nëse Daçiqi dhe mendësia e tij politike e duan Kosovën të dobët, përgjigjja jonë duhet të jetë shteti i fortë.
Nëse rrjetet radikale duan përplasje, përgjigjja jonë duhet të jetë vetëdija kombëtare.

Shqipëria nuk dorëzohet.
Kombi shqiptar nuk përçahet.
Shteti duhet të mbrohet

A ka fatkeqësi më të madhe se sa të kesh një qeveri si kjo e Albin Kurtit?

0
A ka fatkeqësi më të madhe sesa të kesh një qeveri që i ka lënë palmat e Karaibeve pa cicat e lopëve të Kosovës, qumështin e Devollit pa pluhurin e thatë të Serbisë, shtëpitë publike pa kurva hiperseksuale, Serbinë pa Veriun e Kosovës, serbët e Kosovës pa Radoiçiqin dhe Veselinoviqin, terroristët serbë pa jetë, opozitën pa shpresë për fitore dhe, siç duket, së shpejti edhe Shqipërinë pa Edi Ramën?
A ka fatkeqësi më të madhe sesa të kesh një qeveri që çdo vit ia shton Vuçiqit dhe Putinit nga një azilkërkues më shumë?
A ka fatkeqësi më të madhe sesa ta kesh një qeveri që e detyron opozitën të mbajë zi për vëllezërit Allashi dhe Vereshi nga Parteshi ku delja rritet më shpejt se leshi ?
Sepse kontrabandistët nuk dinë më nga t’ia mbajnë.
Sepse hajdutët e tenderëve kanë nisur të pyesin se ku mund të regjistrohen në një kurs për punë të ndershme.
Sepse ryshfeti është dobësuar aq shumë, sa nuk e njeh më as nëna e vet.
Sepse korrupsioni ka hapur profil në LinkedIn dhe ankohet se ka njëzet vjet përvojë pune, por askush nuk dëshiron ta punësojë.
Ndërsa në Beograd gjendja është edhe më alarmante.
Presidenti Vuçiq zgjohet çdo mëngjes me shpresën se gjeografia më në fund do t’i bindet politikës.
Hap hartën e Kosovës.
E shikon Veriun.
Fërkon sytë.
E shikon sërish.
Veriu është ende aty ku ka qenë.
Pastaj pi dy qetësues, tri kafe dhe mban katër konferenca për shtyp për të shpjeguar se realiteti, në të vërtetë, nuk është real.
Thuhet se edhe Putini është detyruar ta heqë Kosovën nga lista e dhuratave që ua premton aleatëve.
As Radoiçiqi e as Veselinoviqi nuk planifikojnë më udhëtimet paraprakisht.
Së pari shohin parashikimin e motit.
Pastaj vendosin në cilin shtet do ta kalojnë ditën.
As analistët tanë televizivë nuk e kanë lehtë.
Për vite me radhë i nxirrnin përfundimet përpara se të dilnin faktet.
Tani faktet janë bërë aq të padisiplinuara, sa dalin në skenë para tyre.
Një poshtërim i rëndë për traditën.
Madje thuhet se edhe vetë gënjeshtra ka dhënë dorëheqje.
Në arsyetimin e saj shkruan:
“Me këtë qeveri nuk mund të konkurroj më. Faktet po më dalin përpara.”
Thuhet se edhe paniku ka rënë në panik.
Madje edhe absurdi ka mbajtur konferencë urgjente për të deklaruar se realiteti i Kosovës po ia rrezikon profesionin.
Vetëm satira vazhdon të buzëqeshë.
Sepse e di se sa herë që dikush thotë:
“Ky është pushteti më i keq në historinë e Kosovës”,
ajo do t’i përgjigjet:
“Natyrisht.
Më i keqi për kontrabandën.
Më i keqi për korrupsionin.
Më i keqi për bandat kriminale.
Më i keqi për shantazhin.
Dhe, mbi të gjitha, më i keqi për ata që për njëzet vjet e trajtuan shtetin si pronë të trashëguar dhe tani çuditen pse pronari Albin po ua kërkon çelësat mbrapsht.

Kosova e pasur me resurse natyrore, e varfër në politikbërje!

0

Florim Zeqa

Shkak i zbrazjes së Kosovës nga qytetarët e saj nuk është mungesa e resurseve natyrore dhe as e rezervave nëntokësore, por e varfërisë politike në qeverisjen e vendit dhe mungesvës së përspektivës zhvillimore. Pra, shkaku i klasës së dështuar politike shteti i Kosovës po vendnumëron për vite të tëra në pikën zero.

Shteti pa barazi ligjore, inekzistent për qytetarët

Nuk ke si ta quash ndryshe një klase politike pos të dështuar, e cila për 27 vjet pas luftës çlirimtare nuk arriti të ndërtoje një skemë të sigurimeve shëndetësore dhe as një përspektivë të qartë zhvillimore që garanton mirëqenje të qytetarëve.

Një politikë që për 27 vite rresht nuk arriti të krijoj drejtësi dhe barazi qytetare para ligjit, nuk e meriton të qeverisë tutje me vendin!

Për më keq se kaq, politikbërja kosovare i vërtetoj deklarimet e armiqve shekullor se “shqiptarët nuk janë të zotët të mbajnë shtet”.

Zgjedhjet në çdo katër muaj për çdo vjet, janë argumenti me i mjaftueshëm i paaftësisë qeverisëse të politikanëve tonë.

Shteti nuk ndërtohet me inate personale, me ndërskamca e shantazhe kundër njëri-tjetrit, por duke bashkëpunuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin në qeverisjen e vendit.

Respektimi i rezultateve zgjedhore dhe njohja e fituesit janë parime bazë të demokracisë. Ndërsa kompromisi dhe toleranca janë pikënisje e çdo partie politike që i fiton zgjedhjet në Kosovë.

Kurse, kryeneqësia dhe inatet personale, urrejtja dhe egot për pushtet po e dërgojnë vendin në ngërçe dhe bllokada të pambarim, pasojat e të cilave po i vuajnë qytetarët.

Kjo varfëri politike është kthyer në sindromë kancerogjene për buxhetin e shtetit të Kosovës, ku për çdo vjet avullohen me dhjetra miliona euro vetëm për procese zgjedhore.

Varfërimi i buxhetit të shtetit do të thotë varfëri për qytetarët, por jo edhe për politikanët! Pasi, partitë politike financohen nga shteti dhe nga oligarkët ekonomik.

Asnjë politikan nuk paguan asgjë në Kosovë nga xhepi i tij, por nga arka e shtetit dhe e partisë politike! Kjo është arsyeja pse gara po bëhet kaq e ashpër mes partive politike dhe arsye pse po ndodhë vjedhja e votave brenda sojit (partisë)!

Prandaj, është i nevojshëm ndryshimi sunbstancial i sistemit qeverisës në vendit tonë! Por, parapraksiht ndryshimit të sistemit politik, duhet të ndryshojnë dhe reformohen partitë politike, të cilat më së paku janë në shërbim të qytetarëve!

Partitë politike, të ktheyra në korporata fitimprurëse për kryetarët dhe rrethin e afërt të tij ka çuar në degradimin e vlerave demokratike siq janë meritokracia dhe vota e lirë!

Përderisa të fillojnë të largohen nga politika artistët, mjekët, profesorët, krijuesit dhe shkencëtarët, sportistët dhe yjet e estradës, policët dhe ushtaret nuk mund të themi se politikbërja kosovare është kthyer në rrugë të mbarë.

Lënja e qetë dhe krijimi i kushteve për punë normale e kategorive të sipërcekura do të thotë kthim i shtetit në normalitet, ku respektohen vlerat e shoqërisë sonë.

Pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja, mesazhi i këtij shkrimi është ky: “Apel të gjithë krerëve të partive politike që të bashkëpunojnë ngusht në gjetjen e një kompromisi politik për zgjedhjen e Presidentit, në të kundërtën, do të ndëshkohen akoma më keq nga elektorati me bojkot të pergjithshëm të procesit zgjedhor.

Trimëresha Marjana Koçeku braktisi kopenë e bujkrobërve të kryeçifligarit Rama

2

Eshref Ymeri

Më në fund, nga radhët e partisë socialiste, shpërtheu haptas një zë i fuqishëm i deputetes malësore Marjana Koçeku kundër qëndrimeve rrugaçërore të Ramës ndaj qytetarëve dhe ndaj qeverisjes së tij antikombëtare.

E ndodhur para sulmit të turpshëm të batakut socialist, i cili kundërmon gjithandej nga të vjellat e Ramës poshtë e përpjetë, Zonja shumë e nderuar, Marjana Koçeku, ka reaguar me shumë dinjitet intelektual:

“Prej disa ditësh po përballem në rrjetet sociale me nji ushtri virtuale patronazhistësh e profilesh të rreme që më kërkojnë me e lanë mandatin. Me e lanë mandatin e kam shumë të lehtë. Por nuk jam mësue me i hapë rrugë të keqes, që ka marrë edhe formën e këtyne mercenarëve virtualë, të organizuem prej komandantëve të tyne – funksionarë të këtij shteti – për me përbaltë e me denigrue veç pse kam zgjedhë pavarësinë e përfaqësimit në parlament” (Citohet sipas: “Me e lanë mandatin e kam shumë të lehtë”, reagon Marjana Koçeku: Nuk jam mësue me i hapë rrugë të keqes” (Faqja e internetit “Drini”. 08 korrik 2026).

Pra, reagimi i kësaj deputeteje shumë të respektuar, dëshmon më së miri për diçka tepër domethënëse: Ajo ka krijuar bindjen e plotë se, në radhët e partisë socialiste, kupa e heshtjes serviliste ndaj bëmave rrugaçërore të Ramës, ka kohë që është mbushur, prandaj edhe ai duhet demaskuar me të gjitha mënyrat e mundshme. Dhe arsyet për një demaskim të tillë janë tepër të forta.

        Po mbushen 21 vjet që asokohe kur në krye të partisë socialiste vazhdon të sundojë me dorë të hekurt një njeri me mbiemrin Rama apo me emrin askushi.  Duke qenë në jetë askushi, një ditë të bukur ky Rama u peshkua nga Sorosi andej nga poshturat e Parisit dhe, përmes agjentit grek Fatos Nano, u katapultua në krye të partisë socialiste, një parti kjo, e cila e ka ndërruar emrin tri herë, pikërisht si puna e lavires, e cila i ndërron dashnorët me radhë.

Duke qenë pasardhëse e gjyshepartisë komuniste, të themeluar nga Miladini dhe Dushani, anëtarësia e saj nuk mund të ishte gjë tjetër, veçse një kope bujkrobërish në pronësi të kryeçifligarit Rama. Dhe jeta e ka vërtetuar gjatë 21 vjetëve, që, partia socialiste s’është gjë tjetër, veçse një formacion politik pa kurrfarë dinjiteti dhe pa kurrfarë morali kombëtar, pra, është një kope bujkrobërish. Kjo është arsyeja kryesore se pse forumi i lartë i partisë dhe gjithë anëtarësia e saj ka heshtur në mënyrë absolute para fakteve, të renditura në vijim, të cilat e demaskojnë paq Ramën, si faqen më të zezë në historinë e kombit shqiptar.

Le të flasim me gjuhën e këtyre fakteve.

  1. Kur Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, një pasdite tetori të vitit 2005, para forumit të lartë të partisë, pati paraqitur platformën për t’u zgjedhur kryetar, të cilën forumi ia hodhi poshtë, kurse të nesërmen, si me magji, e zgjodhi kryetar.

Vetvetiu lind pyetja: cila ishte ajo magji që ndikoi drejtpërsëdrejti në ngritjen e tij në postin e kryetarit të partisë? Çuditërisht, askush nga anëtarësia e forumit të lartë të partisë nuk reagoi absolutisht, se si qe e mundur një gjë e tillë? Pra, ai forum s’ishte gjë tjetër, veçse një kope bujkrobërish në zotërim të kryeçifligarit të ri Rama, i cili s’e pati problem t’i shtinte në dorë gjatë natës një e nga një nëpërmjet kapitalit gjigant financiar që kishte grumbulluar në postin e kryetarit të bashkisë.

  1. Gjashtë vjet më parë, avokati i njohur, Ilir Malindi, pati deklaruar:

“Edi Rama një i sëmurë psiqik tepër i rrezikshëm. Ka diagnozën “skizofren agresiv””, (Faqja e internetit  “Kosova sot”. 22 maj 2020).

Para këtij fakti, kopeja bujkrobëriste socialiste s’u bë kurrë e gjallë për të reaguar.

  1. Martin Henze, këshilltar për çështjet ekonomike pranë partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, nëpërmjet një postimi në Twitter, i ka bërë një pyetje të thjeshtë kryetarit Rama:

“A jeni arrestuar dhe burgosur në Francë në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?”. (Citohet sipas: Poli Hoxha. “4 dëshmi: A ka qenë Edi (Edvin) Rama i arrestuar në Francë dhe pse e ndryshoi emrin pas akuzës së Nanos?!”. Faqja e internetit “Voal”. 20 dhjetor 2019).

  1. Më 30 qershor 2020, Gjergji Thimo, në studion e televizionit “Syri”, ku ishte i ftuar nga gazetari Adi Krasta, deklaroi:

“Numri i Ramës, i burgosur në Paris është: AL.1961138/a”.

Pra, kopeja e bujkrobërve socialistë e ka ditur, por ka heshtur, që ka në krye një njeri me probleme të rënda mendore dhe që paska qenë i burgosur në Francë, çka nuk e ka deklaruar në kartelën për pastërtinë e figurës.

  1. Prof.dr. Enver Bytyçi ka deklaruar për Ramën:

“Publicistika e tij antiKosovë e viteve 1990 dhe kundërshtimet ndaj Rrugës së Kombit ruheshin në kujtesën e shqiptarëve në Kosovë, ndaj dhe respekti ndaj tij ishte përtokë” (Citohet sipas: “Edi Rama është hero i kombit, popullit dhe shtetit të Serbisë”. Faqja e internetit “Kosova. Info”. 04 janar 2020).

  1. Rama qe rreshtuar haptas kundër ndërtimit të Rrugës së Kombit, çka e pati shprehur jo vetëm personalisht, por organizoi edhe korin e bujkrobërve socialistë kundër ndërtimit të saj. Mes atij kori bujkrobërish ushtonin zërat e servilëve të neveritshëm të Ramës, si Arben Isaraj, Erion Braçe dhe Fatmir Toçi. Megjithatë, Rruga e Kombit u ndërtua dhe u inagurua para afatit për meritë të kryeministrit Sali Berisha, por bujrobërit socialistë të kryeçifligarit Rama ndenjën strukur, si minjtë nëpër ferra.
  2. Pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, Rama, si tradhtar i Republikës së Dardanisë, vendosi taksën e Rrugës së Kombit dhe anëtarësia e bujkrobërisë socialiste e mbështeti plotësisht.
  3. Ish-deputeti, i ndjeri Dritan Prifti, vite të shkuara, nga foltorja e Kuvendit pati deklaruar:

“A ka shqiptar, që beson se zoti Edi Rama është i pastrehë? Ai, në deklaratën e tij të pasurisë, thotë që është i pastrehë dhe ne të gjithë e dimë që Edi Rama është pronar i fshehtë i mbi 200 apartamenteve në Tiranë, sepse flasin ndërtuesit. Taksa e tij e jashtëligjshme është 30 euro metër katror për çdo leje ndërtimi që ka dhënë nga viti 2000 e deri sot. A ka shqiptar që e beson këtë gjë qesharake, që Edi Rama nuk ka shtëpi, që jeton me nënën e vet?” (Citohet sipas: Dritan Prifti. “Edi Rama vetëm me hundë thith tre mijë euro në ditë”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 10 korrik 2010).

  1. Faktet për vjedhjen e votave në vitin 2017 i pati bërë publike gazeta gjermane “BILD”, dhe, mes bisedave të përgjuara, u dëgjua edhe zëri i Ramës. Megjithëse ngriti një padi paradoksale kundër gazetarit të gazetës “BILD” për botimin e atyre përgjimeve, më pas Rama mblodhi bishtin dhe u tërhoq si breshka në ferrë.
  2. Nga radhët e kopesë së bujkrobërve socialistë, nuk u alarmua absolutisht askush pas botimit në internet të informacionit me titull: “Gazeta Gjermane BILD “ekzekuton” Ramën: Shqipëria, vendi në duart e një gangsteri” (Citohet sipas faqes së internetit “Koha Islame”, 15 maj 2019).
  3. Rama, si një frikacak i pështirë, më 21 janar 2011, i pati nxitur protestuesit të pushtonin kryeministrinë. Mes tyre, dikush, i frymëzuar nga servilizmi i papërmbajtur ndaj Ramës, e pati flakur në tokë flamurin kombëtar, ndërkohë që vetë Rama u fsheh si mi në kullën përballë piramidës.
  4. Kopeja e bujkrobërve socialistë s’e ka ngritur kurrë zërin për ta pyetur Ramën se cila ishte arsyeja që ai është dekoruar me Urdhrin “Kalorës i helenizmit”? Në një informacion, të botuar në internet, thuhet:

“Më 12 Dhjetor 2015, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga disa ministra të besueshëm që i fyen ditë e natë, që nuk bëjnë zë, bëri një vizitë në Jeruzalem dhe gjatë asaj vizitë ata u ndalën në Patriarkanën e Kishës Ortodokse Greke. Kryeministri Rama u betua si Kalorës i Kryqit të Madh, të Urdhërit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë. Ky titull u jepet personaliteteve të Greqisë, pra, me kombësi greke të besimit ortodoks, në raste të veçanta u jepet edhe personaliteteve me kombësi jo greke që kanë dhënë një kontribut të çmuar për ortodoksinë greke. Marrja e atij Urdhëri të Ortodoksisë Greke në atë kohë nuk iu bë me dije publikut të gjerë, por u mbajt i fshehtë. Askush nuk e shpjegon përse gjithë kjo fshehtësi nga Edi Rama? (Citohet sipas: Perse Edi Rama e mbanë të fshehtë Urdhërin “Kalorës i Kishës greke”? Faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 15 tetor 2017).

  1. Ish-deputeti Andis Harasani kishte të drejtë kur deklaronte si më poshtë:

“Në PS është bërë mbizotëruese filozofia e të qëndruarit sa më pranë kryetarit të radhës. Nëse do që të jesh në listë dhe në vend të mirë për deputet, duhet të jesh pranë kryetarit… Shkurt, nëse do të doje një histori vetjake suksesi në politikë, duhet të jesh pranë kryetarit… Në këtë kuptim, shumica e kolegëve të mi të PS-së, ndryshe mendojnë, ndryshe flasin, ndryshe flasin në publik dhe ndryshe flasin në kafene. Tek ata ka mbizotëruar filozofia e kryetarit që mendon se sa kohë ta mbajë trëndafilin në grusht, ka gjithmonë një shans për të ardhur në pushtet, dhe ndaj e shtrëngon aq fort e harron çdo gjë tjetër” (Citohet sipas: Andis Harasani. “Qumështi në diktaturë dhe PS-ja”. Gazeta “Panorama”. 24 qershor 2011). 

  1. Me heshtjen e vet para sjelljes rrugaçërore të Ramës, bujkrobërit socilistë kanë lejuar që ai të shndërrohet në një pronar pushtetplotë jo vetëm i partisë socialiste, por edhe i Republikës së Shqipërisë, çka të kujton anëtarësinë partisë së punës dhe të krejt strukturave të saj, të cilat rrinin sus para askushit Enver Hoxha. Kjo është një dukuri e shëmtuar që mund të shpjegohet vetëm me dy mënyra: ose korrupsioni në strukturat e larta të partisë socialiste, duke filluar që nga kryetari, është kaq i lartë, saqë i ka katandisur të gjithë anëtarët e tyre të notojnë në një të tillë batak të përbashkët, ku është e pamundur që ndokush të guxojë të manifestojë individualitetin e vet, ose mes anëtarësisë së saj mbizotëron ideja enveriste e nënshtrimit pa kushte para njëshit të partisë?
  2. Me mënyrën se si i trajton strukturat e larta të partisë dhe sidomos grupin e deputetëve socialistë, të cilët i ka shndërruar në deledeputetë, Rama ka ndikuar që në atë parti të lindin ca dukuri negative, të dëmshme këto dhe me pasoja  jo të mira për autoritetin e partisë socialiste, si anarshizmi, dyfytyrësia, hermetizmi, mosmirënjohja, pabesia, servilizmi, vulgariteti.
  3. Analisti i njohur, Ilir Yzeiri, ka theksuar:

“Partia Socialiste nuk është një formacion politik me  ide. Është një grumbull i madh interesash që nuk kanë as filozofi, as ide, as ideologji, pra, asgjë. Partia Socialiste Shqiptare është vazhduesja e Partisë Komuniste. Pjesa më e madhe e anëtarësisë së saj janë komunistët që kanë si kult Enver Hoxhën, por kjo e vërtetë nuk thuhet asnjëherë. Ata janë aty, pra, në PS, sepse nuk e përtypin dot as sot përmbysjen e komunizmit në Shqipëri dhe as në Europë…” (Citohet sipas: “Edi Rama apo heroi pa objekt”. Gazeta “Metropol”, 04 tetor 2005, f. 13).

  1. Anëtarësia e partisë socialiste ka heshtur ndaj reagimit të ish-deputetes Arta Dade, e cila, në gazetën “Telegraf” të datës 09 mars 2019, ka pasë hedhur idenë për rithemelimin e partisë socialiste? Në të vërtetë, partia socialiste nuk ka datë themelimi, sepse data 12 qershor 1991 shërben si data e ndërrimit të emrit të partisë së punës në parti socialiste, jo si data e themelimit. Prandaj ajo parti duhet të themelohet, me qëllim që, në krye të saj, të dalë një njeri me integritet të lartë intelektual dhe moral, me vetëdije të lartë kombëtare, i panjollosur nga balta e korrupsionit, në mënyrë që, në postin e kryeministrit, të gëzojë autoritet në marrëdhëniet me fqinjët dhe me Brukselin, që rivalët politikë t’i vlerësojë si konkurrentë nëpër fushatat zgjedhore dhe jo si armiq, siç i ka trajtuar dhe vazhdon t’i trajtojë antishqiptari Rama, i cili ka luajtur një rol mjaft negativ në pakësimin  e numrit të popullsisë, në përçarjen e popullit shqiptar dhe në varfërimin e tij? Deklarata e tij pas “fitores” në zgjedhjet e qershorit 2013, dëshmon për rolin e tij përçarës në radhët e popullit shqiptar. Një publicist i njohur shqiptaro-amerikan shkruante asokohe:

“Ai na përsërit fitoren historike të qershorit 2013, duke krahasuar votat që mori me “një milion topa, grushte apo shuplaka” që iu dhanë opozitarëve të sotëm.  Por… qenë pikërisht ato zgjedhje që mbushën parlamentin me mediokër, por të pasur, hajdutë, kriminelë me precedentë penalë, të lidhur me trafiqe e të korruptuar, siç e kanë marrë vesh tashmë edhe kalamajt e kopshteve.  (Citohet sipas: Andon Dede. “Kur gjykojmë qeverinë”. Faqja e internetit “alb.spirit”. 23 prill 2017).

Kaliforni, 08 korrik 2026