ARKIVI:
15 Qershor 2026

Për “komandant pamukat” dhe “komandant …!”

Shkrime relevante

Bojkoti i qytetarëve dhe vota e shqiptarëve për partitë serbe!

Florim Zeqa Zgjedhjet e 7 qershorit e nxorën në pah një paradoks...

Indoktrinim i çuditshëm, poezi nga Brahim Avdyli

Brahim (Ibish) AVDYLI Poezi INDOKTRIM I ÇUDITSHËM 1.   Kaherë më përcjellë hija e zbehtë e thënies...

Katastrofa Evropiane dhe Paqja e Vestfalisë !

Temsi Semi, Zvicër Përbëhet nga dy traktate paqeje të përfunduara më 24...

Dënimi i butë i Hysri Selimit zbulon misionin e rrezikshëm të BIA-s: islamizim dhe radikalizim i Kosovës

Basri Beka, Prishtinë Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me vetëm 6 vjet...

Në Kishën Katolike në Klinë u mbajt takim përkujtimor kushtuar meshtarit dhe atdhetarit Dom Kelmend Spaqi

Lekë Mrijaj, Klinë Sot, në Kishën Katolike “Zoja e Këshillit të Mirë”...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

  • Për komandant pamukat e komandant pordhat 

Vazhdon nga shkrimi i djeshëm “Fort po shndrit’ njaj diell, e pak po nxe…!”, publikuar në rubrikën “Dossier, Histori, Mendime” te “Drini.us”, dt. 9 Shkurt 2023 

Një sqarim të vogël për lexuesit e Drinit. Jo rastësisht kam folur e do të flas dhe kam shkruajtura por nuk dua të shkruaj më për ”komandantët” sepse atyre veç bythet po iu trashen si pelave të Austrisë.  

Çdo ngjarje e madhe historike, siq ishin vitet 1981 dhe 1998 e 1999 në Kosovë, lind edhe njerëz të mëdhenj. Kjo ka ndodhur edhe në shtetet e popujt tjerë ballkanas e edhe në Kosovë. Ama ”komandantët” e Kosovës e tepruan me çdo gjë duke dashur ta marrin për vete krejt Kosovën, sikur ajo të ishte pronë e tyre, me tapi prej kohës së turkut apo, tapitë të iu kishin zbritur prej qiellit.  

E hëngrën krejt çka pat, me tokë pune e me male e tash po i hanë edhe gurët *) prandaj në shkrimit tim të fundit i mora hua fjalët e Rexhep Shahut, një titull që e gjeta në shkrimet e përditshme që ai publikon “Fort po shndrit’ njaj diell, e pak po nxe…!”  dhe një ngjarje shumë interesante: 

“NOJ MUT A NOJ SEND PËR PORDHKOMANDANTIN 

(histori e degjuar) 

Ish koha e mbledhjes së armëve pas Luftës së Dytë Botërore. Koha e vendosjes së komunizmit. Tre partizanë vendi, por jo të tre vendas të asaj zone, njëri si komandant e dy si ushtarë, që me sebepin e armëve gjuanin edhe gra të ndryshme të fshatrave, shkojnë në një shtëpi me qëllim që ta arrestojnë plakun e shtëpisë, me pretekstin se ka armë pa dorëzuar, por në fakt shkak ishte se ai nuk kishte treguar respekt për partizanët. 

Thërrasin te porta e jashtme. 

Një nuse e re që po fshinte oborrin me rrëmetë dhe të cilës postkomandanti i zonës ia kishte vënë syrin, përgjigjet me qejf, bujrum, sipas zakonit dhe i fton mysafirët të hyjnë. 

Ku është i zoti i shtëpisë, pyet komandanti i postës, me sytë shpuzë e gojën lëng për atë nuse të re. 

Në sobë është baba, përgjigjet ajo dhe i drejton nga soba. Soba ishte një dhomë pritje jashtë shtëpise, në oborr. 

Sa hyjnë partizanët në derë, plaku, që kishte dëgjuar bisedën e tyre me nusën dhe kishte kuptuar prej ditësh vërdallosjen e postkomandantit rreth shtëpisë së tij, e kuptoi pse kishin ardhë dhe nxori nagantin nga poshtë postoqisë ku ishte ulur dhe e vuri sipër që ta shihnin. 

Ata e panë revolen dhe u stepën. 

Plaku i shtëpise e prishi heshtjen që u krijua dhe thirri: 

Oj nuse! 

Oja babë! 

Po hajde moj bijë, ti e di kush na ka ardhë. Na ka ardhë pordhkomandanti. Na bjer noj send a noj mut për pordhkomandantin e për këto burra që na kanë nderue. 

Postkomandanti dhe dy partizanët që e shoqëronin qeshnin me plakun dhe ishin të detyruar ta bindnin veten se po u pëlqen shakaja e plakut pasi e shihnin se ai e mbante dorën te naganti dhe rrinte ulur në vendin e tij si sovran” (Rexhep Shahu). 

Me këto fjalë edhe po e mbyll me kapak, me një dry 5 kgr. e me qepen ”historinë e komandantëve nga Kosova”, shpresoj vazhdimi tjetër është edhe fundi i shkrimeve të mia për komandantët. 

Nuk është e lehtë të ndahesh nga komandantë pordhat, komandant pamukat (nga pambuk *) e komandantë leshat kur dëgjon ”histori” të padëgjuara dhe që askush nuk i beson përveç ”komandantëve” që mburren si ”knusi n`pleh”. Po edhe ata e dinë se ato ngjarje, heroizma e të bâma e tyre janë sajesa *)stisura *) që mund të kishin ndodhur vetëm në imagjinatën e njerëve me halucinacione *), të sëmurë apo në librat fantastik të Zhyl Vern *) e Daniel Defonë (Robinson Crusoe) *). 

Po si të besohet Xhavit Haliti kur flet për Kol. Ahmet Krasniqin “Në “Rogner” ka fjetur vetëm Ahmet Krasniqi derisa i kemi gjetur një shtëpi. Kur ka ardhur në Tiranë është vendosur në hotel, derisa është vendosur në shtëpi. Edhe shtëpinë ja kemi gjetur”. 

Kolonel Krasniqi ka vdekur dhe tash mund të flasin edhe xhavit halitat por nëse është e vërtetë se Xhavit Haliti dhe xhavit halitat ia kanë gjetur Ahmetit banesën, atëherë Ahmeti paska shkua si cjapi te kasapi *). 

Ahmetin e kam njohur. E kam pasur mik. Unë kam qenë dhëndërr i Ahmetit (Ahmeti nuk ka pasur motra por gruaja ime dhe qikat e Qerkinit, Qerimit dhe të Azizit, kanë qenë motra e më shumë se motra të Ahmetit dhe të Behxhetit). 

Me Ahemtin jemi takuar e kemi ndejtur në Zhilivodë dhe me telefon disa herë kemi bisedua nga Rovinji, Tirana, Gjermania e Zvicrra. Kam qenë i ftuar edhe në Osllo (”Marrëveshjen” e Osllos), si mysafirë e mik, bashkë me Kolonel Agim Mehmetin ku tash flet Xhaviti broqukulla *) i cili ka qnë me Adem Demaçin në Oslo. 

Unë dyshoj se Kolonel Ahmet Krasniqin e kanë vrarë bandat e Hashim Thaçit, Xhavit Halitit … në bashkëpunim me ato të 2 fatosave të Tiranës. 

Se Ahmeti ishte për bashkimin e të dy krahëve, kjo nuk diskutohet por jo të komandohet nga hashimat, jakupat, rexhepat e xhavitat. Këtu ishte problemi ”luftë bajraktarësh” e për kapuç *). 

Se kush ishte Kol. Ahmet Krasnoiqi, kanë shkruar shumë ushtaarkë, komandantë, studjues, publicistë, politikanë e gazetarë por edhe unë kam shkruajtur, qysh e kam njohur.  

Dhe nuk turpërohesheshin kur flisnin, qanin e qirreshin Hashimi e tash flet Xhaviti, një njeri i dyshimtë por tash ata mund të ia rrehin edhe varrin ama ”dardha e ka bishtin mrapa”. Do të dalë e vërteta sikur ajo të jetë në ”shtatë pash (nën) n`tokë” e ”shtatë katë (nelt) në qill”.  

Duke lexuar për “Robinson Kruzon” e Daniel Defosë, mësova se Lumo Skëndoja (Mithat bej Frashëri) përmendej si i pari përkthyes kur bëhej fjalë për Daniel Defonë në shqip; thuhej se ai që më 1909-n kishte botuar në Selanik pjesë nga romani “Robinson Kruzo”. 

Lumo Skëndoja (Mithat bej Frashëri) përmendej si i pari përkthyes kur bëhej fjalë për Daniel Defonë në shqip; thuhej se ai që më 1909-n kishte botuar në Selanik pjesë nga romani “Robinson Kruzo” (Prof Dr Astrit Bishqemi). 

Mithat bej, djali i Abdyl Bej Frashërit, ka qenë i ndaluar ti përmendej edhe emri.  

Fjalorthi:   

*) GURTHYESE f. 

fem. e GURTHYES. 

Makinë për thyerjen a për copëtimin e gurëve. Gurthyesja e ka lehtësuar punën. 

*) PAMBUK m. 

bot. Bimë barishtore njëvjeçare e vendeve të ngrohta, me gjethe pëllëmbore që kthehen nga rrezet e diellit, me lule të mëdha e të verdha, e cila bën një boçe vezake me shumë fara të veshura me fije të gjata si push i bardhë. Ara me pambuk. Rritësit e pambukut. Boçe pambuku. Farat e pambukut. Vaj pambuku vaj nga farat e kësaj bime. Bërsi pambuku bërsi nga farat e kësaj bime. Mbjellin (ujitin, mbledhin, vjelin) pambukun. 

Isni Kilaj, isha kryetar komune në Malishevë, Fatmir Limën (kamandant ”Qelikun” e quan ”Komandant pamuki” (leshi). 

Dhe përsëri nuk munda ta kryej për komandantë pordhat, Dritëro Agolli më pret.  

*) SAJESË f. 

Diçka e krijuar me mjete të stërholluara; mjet i sajuar për të zëvendësuar diçka të natyrshme; sajim. 

keq. Diçka e shpikur; trillim.  

*) STIS kal. bised. 

  1. Ndërtoj a ngre diçka, zakonisht me mjete të rastit. Stisi një shtëpi.
  2. Hartoj a thur diçka, zakonisht aty për aty; nxjerr. Stisi një këngë. Stis vargje.
  3. Sajoj gjëra të paqena, trilloj, shpif; thur diçka me qëllime të këqija. Stiste gënjeshtra (shpifje). Kishte stisur një plan djallëzor.

*) HALUCINACION m. 

Ndijim a përfytyrim i rremë që i shfaqet një njeriu kur është sëmurë rëndë, kur është në kllapi, kur është tronditur shumë shpirtërisht etj. Halucinacion pamor (dëgjimor). Halucinacionet e nuhatjes.  

*) Jules Verne 

Jules Verne (shqiptimi:  Zhyl Vern) (8 shkurt 1828 – 24 mars 1905) ishte një shkrimtar i njohur francez. Ai është konsideruar “babai” i fantashkencës. Është autori i dytë më i përkthyer i të gjitha kohërave, menjëherë pas Agatha Christie, me 4162 përkthime. Shpikjet e përshkruara në shumë prej librave të tij më të famshëm tashmë janë bërë realitet dhe veprat e tij kanë frymëzuar breza të terë krijuesish e shpikesish. Ai është i njohur për faktin se shkruajti për shumë shpikje para se ato të shpikeshin. 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Jules_Verne

*) Robinson Crusoe  

Robinson Crusoe på svenska ibland kallad Robinson Kruse, är en roman från 1719 av Daniel Defoe om en man som överlever ett skeppsbrott och vistas på en nästintill öde ö i 28 år. En av Crusoes följeslagare på ön är infödingen Fredag, så kallad på grund av att Crusoe träffar honom på den veckodagen. 

https://sv.wikipedia.org/wiki/Robinson_Crusoe 

Prof Dr Astrit Bishqemi 

Lumo Skëndoja (Mithat bej Frashëri) përmendej si i pari përkthyes kur bëhej fjalë për Daniel Defonë në shqip; thuhej se ai që më 1909-n kishte botuar në Selanik pjesë nga romani “Robinson Kruzo”. 

https://www.fjalaelire.com/post/kur-fliste-shqip-robinson-kruzo  

*) cjap m.sh.zool. 

mashkulli i dhisë 

Cjap i bardhë. Cjap shyt. Cjap pa brirë. Mish cjapi. Lëkurë cjapi. Cjapi edhe pa mjekër cjap mbetet. fj.u. 

Dhjamë cjapi diçka pa fitim, pa leverdi. Shkoi (vajti) si cjapi te kasapi e gjeti të keqen vetë me këmbët e tij; shkoi vetë pa e ditur se ç’rrezik a ç’e keqe e priste. S’është cjap për atë zile shih te zile,~ja. Cjapi mish e dhia tavë (dhia mish e cjapi tavë) si njëri edhe tjetri; po e njëjta gjë. 

dhi 

cjap i egër  

*) BROÇKULL f. kryes. 

Fjalë e kotë, gjepur. Flet (thotë, lëshon) broçkulla. Lëri broçkullat! 

*) KAPUÇ m. 

  1. Kësulë pa strehë zakonisht në trajtë hinke; qeleshe. Kapuç i bardhë. Kapuç i leshtë. Kapuçi i kundragazit pjesa prej llastiku e kundragazit që vihet në kokë.
  2. Kësula e qepur në jakën e një mushamaje, të një gune etj., e cila vihet në kokë kur bie shi a dëborë ose kur bën ftohtë; kaçule. Kapuçi i gunës (i pelerinës).
  3. Diçka që ka trajtën e kësulës. Kapuç metalik. Kapuçi i cigares hiri mbi cigaren e ndezur. Kapuçi i gjurit. anat. kupa e gjurit. Kapuçi i llambës.
  4. Pupagjel, pofkë. Bëjmë kapuça.

I doli kapuç me mëngë i doli ashtu si nuk e priste. Të qiste (të nxirrte) pa kapuç të shfrytëzonte deri në palcë, të rripte lëkurën (për matrapazin, kapitalistin etj.).  

*) Abdyl Bej Frashër (Wikipedia, sued). 

Abdyl Bej Frashëri, född 17 augusti 1839 i Frashër nära Përmet, död 11 oktober 1892 i Istanbul i Osmanska riket, var en albansk-osmansk politiker som kämpade för ett självständigt Albanien. Han var även en av grundarna av den etnisk-albanska rörelsen Prizrenförbundet. 

Huset han växte upp i är idag ett museum. 

Frashëri föddes i byn Frashër i dåvarande Osmanska riket, nuvarande Albanien. Han var den äldste sonen till Halid Bej Frashër (1797–1859) och Emine Imrahori (1797–1861). Frashëri var bror till Naim och Sami Frashëri och far till politikern Midhat Frashëri som blev en av grundarna av Balli Kombëtar. Efter föräldrarnas död flyttade han tillsammans med sina syskon till Ioánnina, som är huvudstad i den grekiska provinsen Epirus. 1877 valdes han in i osmanska parlamentet som representant för staden.[1]  

Vazhdon  

Malmö, 10 shkurt 2023 

Sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu