ARKIVI:
12 Qershor 2026

Prizreni i dy Lidhjeve Shqiptare, orë historie me Jusuf Buxhovin në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Shkrime relevante

Në 27 vjetorin e çlirimit nga Serbia

Florim Zeqa Pse dita e çlirimit nuk është festë shtetërore?! Të paktë janë...

Zbulim arkeologjik i paleolitit të hershëm në Zvërnec të Vlorës

Në perëndim të qytetit të Vlorës, pak kilometra larg tij, ndodhet...

Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen e Deçanit – dega në Mitrovicë dhe veprimtarinë qytetare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen...

Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit 2008, kur shkelet Akti i Helsinkit, historia ndryshon drejtimin

Agim Vuniqi, Vashington Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit...

Mendime për lirinë dhe demokracinë 1999 – 2026

Fotoja është e futjes së trupave të NATO-s në Kosovë Nga: Besim...

Shpërndaj

Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
“Ora e historisë” në Gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit
PRIZRENI I DY LIDHJEVE SHQIPTARE…
“Ora e historisë” nëpër gjimnazet e Kosovës, pardje u mbajt në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit. Me këtë rast, u theksua se nacionalizmi politik shqiptar si dhe procesi i shtetndërtimit shqiptar në përgjithësi, dhe ai i Kosovës në veçanti, janë të lidhur ngushtë me Prizrenin, njërën nga qendrat më të rëndësishme të identietit historik, etnik dhe kulturor shqiptar.
“Në këtë qytet, në dy shekujt e fundit, u mbajtën dy Lidhje Shqiptare. Ajo e vitit 1978 dhe e vitit 1943, prej nga nacionalizmit politik shqiptar, në kuvendin e parë, pos vendosmërisë që të mbrohen trojet shqiptare nga copëtimet, doli me kërkesën për autonominë shqiptare në kuadër të Perandorisë Osmane. Ndërsa në kuvendin e dytë, në tetor të vitit 1943, ajo që u fillua (formimi i qeverisë së përkohshme në janar 1881, ndonëse jetëshkurtër), me qeverinë e Rexhep Mitrovicës, nxori Shtetin Shqiptar në përmasat thuajse etnike, të përafërta me ato që Lidhja e parë Shqiptare i projektonte me bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një.
Historiografia institucionale shqiptare e ndikuar nga ideologjia komuniste po edhe faktorët e tjerë të jashtëm (diktati i historiografisë serbe, që edhe më tutje e mban të kapur), Lidhjen e Dytë të Prizrenit, të mbajtur në tetor 1943, e ka shkëputur fare nga vazhdimësia e Lidhjes së Parë Shqiptare të vitit 1878, ndonëse kjo e dyta, me shtetin shqiptar në përmasat thuajse etnike, konceptin autonomist e ktheu në shtetëror.
Natyrisht se kësaj shkëputje të dhunshme të dy Lidhjeve nga koncepti i përbashkët që u mbështet mbi shqiptarizmin politik dhe të arriturave të tyre, i ka shërbyer anatema “e krijesës së fashizmit”, gjë që ajo është diskualifikuar “kuislingë” dhe “armike” madje!
Me këtë rast anashkalohen rrethanat shoqërore dhe politike që solli shkatërrimi i Jugosllavisë së Versajës, kur pjesët e pushtuara prej sa nga luftërat ballkanike të vitit 1912 dhe ato të ripushtuara pas luftës së parë botërore, pjesërisht iu rikthyen, fillimisht “Shqipërisë së Madhe” të krijuar nga Italia dhe ato që do t’i përfshijë Qeveria Shqiptare e krijuar në vitin 1943 në marrëveshje me Rajhun e Tretë gjerman, kur asaj do t’i njihet neutraliteti.
Në përputhje me këtë anatemë ideologjike dhe antihistorike, Lidhja e Dytë e Prizrenit është përjashtuar fare nga memorja e shkruar historike si dhe kalendari i ngjarjeve historike në këtë qytet. Përkundrazi, në katalogët zyrtare të komunës së Prizrenit dhe broshurat kulturore e turistike, të hartuara pas shpalljes së shtetit të Kosovës, identiteti historik dhe kulturor shqiptar me rrënjë të thella nga antikiteti, mesjeta dhe koha e re, veçmas si qendër e shqiptarizmit politik, është kthyer në “identiteti multietnik”.
Madje, në disa nga broshurat e natyrës së tillë të botuara gjatë katër viteve të fundit, Prizreni prezantohet “qendër kulturor serbe dhe osmane”!
“Ora e historisë” u përcoll edhe me donacionin prej 50 librash nga opusi historiografik dhe letrar i autorit (“Kosova – histori e shkurtër”, “Dardania” si dhe romanët “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, “Dosja B”, dhe “Mona”), që iu dhuruan Bibliotekës së Shkollës si dhe nxënësve të pranishëm.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu