ARKIVI:
19 Maj 2024

Gjimnazi real shqiptar i Prishtinës 1945-1955

Shkrime relevante

A është fundi i kohërave në duart e zbatuesve të Protokolleve të të Urtëve të  Zionit?

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Këto protokolle kanë shkaktuar dhe po shkaktojnë një...

Tetë dekada në pritje të drejtësisë, për gjenocidin nga Greqia në Çamëri 80 vite pas

Fahri Dahri, studjues i çështje çame 80 vjet më parë, në trojet...

Për Marrëveshja e Konçulit të 20 majit 2001

Nga: Prof. Refik Hasani Marrëveshja e Konçulit (20 maj 2001-20 maj 2024) Më...

Shpërndaj

Bardhyl Selimi, shkrimtar, Tiranë

  • Monografi nga Hamdi V. Thaçi

Hamdi Thaçi ka dhënë mësim në Gjimnazin “Sami Frashëri të Prishtinës. Tani zyrtarisht ai është në pension, por realisht nuk e ka ndërprerë kurrë punën e vet hulumtuese në lëmin e arsimit dhe me gjerë. Në shtator 2016, ai më dhuroi vëllimin e parë të një monografie kushtuar periudhës së parë të gjimnazit shqiptar “Sami Frashëri”, që përputhet me “Kohën e Shqipërisë” dmth 1941-1944. Në atë kohë ka dhënë mësim në atë gjimnaz edhe im atë por edhe kuadro të tjera vendase dhe nga Shqipëria, ndër të tjerë edhe prof. Ahmet Latif Gashi, drejtor në 1944, emrin e të cilit e mban tani Gjimnazi Shoqëror, i shkëputur nga gjimnazi mëmë.

Hamdi Thaçi me Bardhyl Adem Selimin

Kam shkruar për vëllimin e parë atëhere. Tani që zoti Hamdi më dhuroi vëllimin e dytë, do tregoj diçka që më ka tërhequr vëmëndjen.
Duhet të them së pari që të dy vëllimet voluminozë janë plot dokumente, jetëshkrime, vlerësime, fakte të shumta, të mbledhura me durim dhe sistematikisht nga autori. Ato janë të denjë për një punë diplome Masteri apo Doktori shkencash!
Në bangat e këtij institucioni qendror të arsimit shqip në Kosovën e sunduar nga serbomëhenjtë kanë kaluar dhe janë edukuar qindra studentë që, më pas, janë shquar në fusha të ndryshme të politikës, artit, shkencës.
Një ndër ta është edhe “Mandela i Kosovës”, Baca Adem Demaçi. Por është edhe “Bilbili i Kosovës” Nexhmije Pagarusha. Që të dy nuk janë më në këtë jetë por në kujtesën mbarëpopullore.
Autori ka shkruar për pedagogë të veçantë që edhe janë flijuar për lirinë e Kosovës. Një ndër ta është Gjon Serreqi, për të cilën më hollësisht na ka treguar Abdulla Musliu, shoku i vet i kampit nazist të internimit. Gjoni u pushkatua me 31 gusht 1947 në Tagjliqe të Prishtinës nga pushteti sllavokomunist. Nga libri marr vesh se Gjoni ka dhënë mësime matematike, pra qenka një kolegu im…
Ashtu si Gjon Serreqi, ishte edhe Xheladin Hana, që e kish përvetësuar ideologjinë komuniste me shpresë dhe bindje se komunizmi ishte forca që do të zgjidhte problemin e popujve të robëruar, pra edhe të popullit shqiptar. Madje ai ishte anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës.

Është me interes analiza që bën zoti Thaçi për ata pak komunistë që vepronin në radhët e shqiptarëve në Kosovë. Ai veçon një palë si Fadil Hoxhën, Ali Shukriun, Xhavit Nimanin, Ismet Shaqirin etj që ishin projugosllavë dhe mashtrues, nga pjesa tjetër ku hynte edhe Xheladini, si Emin Duraku, Zenel Hajdini, Xhevdet Doda, Hajdar Dushi, Abdullah Krashnica, Rifat Berisha, Ibrahim Hoxha, Emrush Miftari, Dervish Kopriva etj që do likuidoheshin nga pushteti, pasi të deklaroheshin kundër premtimeve të Fadil Hoxhës. Ndër këta mund të fusnim edhe professor Zekiria Rexhën që, fatmirësisht, kaloi në Shqipëri në 1958 pasi e ndjeu rrezikun serioz për veten e familjen. I biri, Dukagjini më tregoi kujtimet për të nga Baca Adem Demaçi, që dinte të dallonte mësuesit dhe intelektualët atdhetarë nga ata të shitur.


Edhe Zeqir Bajrami, një ndër profesorët më të vjetër të Kosovës, ishte medresant në Shkup me tim atë dhe bashkëstudent me të në Zagreb, me gjasë me bursë nga ish Mbretëria Shqiptare që im atë ua dha më shumë e 12 maturantëve të Medresesë me prirje atdhetare me porosi të konsullit të Shqipërisë atje.. Ai jepte gjeografi dhe vijoi ta jepte këtë lëndë edhe në universitetin e Prishtinës. Kjo mbase ai diti të ruajë një farë asnjanësie politike por jo të heqë dorë nga dashuria për atdheun.
Nuk do zgjatem më. E di që pena e zotit Hamdi Thaçi nuk do ndalet, presim vëllime të tjera edhe për këtë gjimnaz, ndaj të cilit por edhe arsimit shqip në përgjithësi, ai ka ngritur vërtet një monument të madh.

Tiranë, 7 maj 2022

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu