Ukrainasja Alina Mykhailova (27), në luftë me pushtuesit rusë që nga mosha 18 vjeçare…!

Shkrime relevante

Frika ka emër, ajo e ka emrin “propagandë rrencake”

Lirim Gashi, Prizren ____ FRIKA KA EMËR, AJO E KA EMRIN PROPAGANDA RRENCAJKA ____ Në...

Rikthimi në katoliqizëm që nuk do të ndalet asnjëherë, derisa të rikthehen të gjithë shqiptarët!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë RIKTHIMI QË NUK NDALET ! Sot, në...

Turpi ju mbuloftë – neuropsikiatri mallkon politikanët e Kosovës

Dr. Afrim Blyta, neuropsikiatër ____ Jam dëshmitar – si edhe çdo qytetar tjetër...

Shpërndaj

Alina Mykhailova (27), është në luftë me pushtuesit rus që nga mosha kur i kishte mbushur 18 vite.
Në këto foto e shohim të vetme dhe me ushtarët e tjerë, pas luftës së këtyre ditëve në rajonin e Kharkiv të pushtuar më parë nga rusët në Ukrainë, të cilin forcat e ushtrisë së Ukrainës e çliruan në tërësi.
Lufta nuk do të përfundoj shpejt, thotë ajo për gazetën norvegjeze VG.
“Luftimet qenë të shpejta dhe brigada jonë vuri ritmin dhe thjesht shtypi rusët. Kishim ushtarë të motivuar që e prisnin këtë për tetë vjet. Ne gjithashtu kemi pësuar humbje, dhe kjo dhimbje do të mbetet me ne përgjithmonë, thotë ushtarja ukrainase Alina Mykhailova (27) për VG.
Ajo ka luftuar për Ukrainën që nga viti 2014, që kur rebelët e mbështetur nga Rusia morën qytetet në Ukrainën lindore.
Pyetja e madhe që ukrainasit, rusët, perëndimorët dhe analistët e bëjnë tani është nëse forcat ukrainase, që janë në rritje , do të vazhdojnë të rimarrin një zonë më të madhe.
“Duhet të kuptojmë se kemi kohë të vështira përpara dhe se të gjithë duhet të mobilizojmë forcat në mënyrë që të mund të godasim me të vërtetë. Ukraina do të fitojë dhe rusët do të shkatërrohen plotësisht, thotë Alina për VG.
“Ne kemi një qëllim dhe duam t’a arrijmë atë pavarësisht sesa na kushton. Gjaku ynë do të na kthejë tokën tonë”.
Alina Mykhailova (27), në luftë që nga mosha 18 vjeçare, dhe ende asnjë këngë nuk ia paska qitë vetës … Dhe as që po nxitoka ta shpallë vetën gjenerale…?!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu