URA – Nënë Tereza në Mitrovicë!

Shkrime relevante

Nga vrasja e amerikanëve te tubimi përballë Kombeve të Bashkuara: Historia e dokumentuar e dhunës së MEK-ut ndaj qytetarëve amerikanë

Nga: Pouia Tajali Sot, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK/PMOI)...

Gjuha e fqinjit nuk e dobëson identitetin — e forcon Kosovën

Nga Agim Vuniqi _____ Kosova është shtet shumetnik, por multietniciteti nuk mund të...

Një padrejtësi nuk shërohet me një padrejtësi tjetër

Nga Agim Vuniqi ____ Një pjesë e protestuesve janë në lajthitje nëse besojnë...

Loti i Nënës

Enver Dugolli, Prishtinë Përkundër angazhimeve dhe rutinave ditore, sot e vizitova nënën. Në...

Të masakruarit nuk duhet të shndërrohen në mburojë të mangësive etike dhe morale të të gjallëve

Lirim Gashi, Prizren ____ Më duket thellësisht e ulët mënyra se si drejtuesit...

Shpërndaj

Dijana Toska, Shkup
___
Këto ditë derisa në trojet shqiptare po mbahen manifestime të ndryshme për nder të Nënë Terezes, bota po përgaditet për të shënuar 5 shtatorin ditën ndërkombëtare të bamirësisë të shpallur nga OKB-ja për të sensibilizuar njerëzimin në zbutjen e krizave humanitare dhe vuajtjeve njerëzore brenda dhe midis kombeve.
Në Mitrovicë po flijohen vlerat më të bukura të jetës, në emër të frikës nga dhuna duke harruar çështë më e vlefshme se ndërtimi i urave që i shërbejnë çdo njeriu paqësor në këtë rruzull tokësor. Mitrovica ka nevojë për një vetëdije dhe veprim solidariteti i cili frikën do ta zëvendësonte me krijimin e vlerave ndërkulturore karshi atyre nacionaliste të cilët po helmojnë çdo përpjekje për harmoni, barazi e paqë të ndërsjellë ndërmjet njerëzve.
Në këtë kohë të antagonizmave kur një “Urë e Jetës“ po cilësohet nga dikush, si nxitje e dhunës më shumë se kurr kemi nevojë për ndërtues urash të komunikimit dhe tolerancës ndërmjet kombeve dhe kush më bukur do ta bënte veq, Shën Nënë Tereza e cila mban mbi supe ende të gjallë emrin universal të dashurisë së njerëzimit.
Nuk ka gjë më humane kur kultura e një shteti hap portat e atëdheut mes urave për ta njohur fqinjin e kodrës tjetër në shenje respekti ndaj dallimit që ai përfaqëson, për të ndërtuar sëbashku, paqën, dialogun e mirëkuptimin.
Një Urë e mbyllur e mbrojtur me tankse që sot mund ta shohim në mediume është pjellë e marrëzisë, është një mashtrim dhe nxitje e urrejtjes, një gënjeshtër për realitetin që imponohet si një e vërtetë absolute, për ta ndryshuar perceptimin ndaj realitetit dhe të vërtetës.
Të urrehet ai që nuk njihet është e lehtë, por në shekullin 21 të mbyllish Urat të cilat janë më të shenjta se tempujt është blasfemi ndaj jetës njerëzore.
Ura e mbyllur në Mitrovicë nga një dhembje duhet të na bashkojë në ringjallje e paqë të përhershme të të gjitha kombeve, përmes dashurisë së Nanës Tereze e cila tash e tutje do të duhej ta mbajë emrin e Shenjtë, “Ura e Nënë Terezës“, “Most Majke Tereze“.
Ky propozim paqësor, do të duhej të përkrahej nga shoqëria civile, institucionet shtetërore dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, si nismë për zgjidhjen fatlume në një ditë të bekuar të shpallur nga OKB-ja, për nder të Nënë Terezës, 5 shtator 2024.
Me respekt,
Dijana Toska

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu