___
VIZIONI I NJË ARKITEKTI
___
Intervistë me arkitektin që e kishte projektuar urën e fshatit
Në një fshat piktoresk të Kosovës, mbi një proçkë të vogël ishte ndërtuar një urë. E veçanta e kësaj ure simpatike ishte vizioni i arkitektit dhe teknika e punimit.
Kur e vizitova fshatin i bëra disa foto të kësaj ure, dhe një intervistë me arkitektin që e kishte projektuar.
Arkitekti ishte një djalë i ri, vizionar dhe me ide te qarta për projektimin dhe ndërtimin e objekteve, që në të ardhmen edhe mund të lëvizin prej një vendbanimi në një vendbanim tjetër.
Unë : Arkitekt i nderuar unë e vizitova urën e projektuar nga ana e juaj. A mund të na thoni diçka më tepër lidhur me atë projekt.
Arkitekti: Po zotëri, unë jam i biri i Hyrës, dhe shtëpinë e kemi pasur te Përroi i Zgjyrës. Baba me vdiq i ri, dhe për mua është kujdes nëna Hyra. Hyra me edukoj dhe me dha shumë detyra dhe vizion për të ardhmen.
Unë: Zotëri ju jeni arkitekt apo, ku i kemi kryer studimet?
Arkitekti: Siç ju thash edhe më parë, studimet fillestare i kam kryer te nëna Hyrë e tjerat në kolegj.
Unë: Po këtë urë kur e ke projektuar?
Arkitekti: Ju faleminderit, pyetje shumë e qëlluar. Kjo vepër është edhe temë e diplomës time të studimeve.
Unë: Ju lutëm nëse bënë ti shpjegoni disa risi arkitektonike që vërehen në projektin tuaj.
Arkitekti: Për ta realizuar këtë projekt jam inspiruar nga ligjëratat në kolegj. Njëri nga profesorët duke na folur për mundësitë teknike të zhvendosjes së objekteve prej një vendi në një vend tjetër, më lindi ideja që ta projektoj dhe ndërtoj këtë urë mbi proçkën që e ndanë shtëpinë tonë me shtëpinë e bacës Hajdar. Mendova që urën ta bëjë teknikisht të fortë, duke ia shtuar edhe disa elemente shtesë.
Unë: A mundë ti përmendeni cila janë ato elemente shtesë që i keni paraparë me kohë.
Arkitekti: Po si jo me gjithë dëshirë. Ja p. sh, siç e keni pare në fazën fillestare të ndërtimit të urës, në shtratin e përroit, janë shtruar 20 tuba të metalit, mbi këto tuba i kam lëshuar 3 rrjeta armature. Tubat i kam lidhur mirë për rrjeta të armaturës, pastaj e kam betonuar shtratin e proçkës me trashësi prej 50 cm. Në të dy anët i kam ngritur këmbët e urës, dhe urën ë kam betonuar me trashësi prej 25 cm. Pas kryerjes së betonimit, betonin në shtratin e përroit e kam izoluar sipas standardeve ndërkombëtare. Kështu që tërësisht konstruksioni është lidhur sipas standardeve me armaturë, që e bënë kah të dojë në të ardhmen bartjen e lehtë të urës nëpër përrua.
Unë: Po tubat e metalit ç’far funksioni kryejnë në këtë urë?
Arkitekti: Unë e kam parapa me kohë, që kah do që ta bartim urën, ti kemi me vete edhe tubat nëpër të cilat mundë të kalojnë gypat e ujësjellësit, rrymës, të Ipkos, Kujteses, Artmoshën …….dhe i kam lënë edhe disa gypa rezervë, nëse shtohen kompani tjera të rrjetit në vendin tonë.
Unë: Bukur shumë. Po më bënë përshtypje përse trashësia e betonit në shtratin e përroit është 50cm ndërsa ura është betonuar me trashësi prej 25 cm?
Arkitekti: Po ju e paskeni vizituar urën në verë, dhe nuk e keni parë se gjatë stinës së dimrit, dhe kur bien të reshurat atmosferike, nëpër shtratin e proçkës kalon uji. Uji është armiku kryesor i betonit, andaj për ti përballuar prishjen e shpejt nga ujit, e kam paraparë trashësinë prej 50 cm. Madje atë shtresë e kam izoluar që ta mbrojë nga lagështia. Trashësia e urës për më shkua te baci Hajdar është 25cm, sepse ajo është pjesa e sipërme e urës dhe nuk është në lagështi të përhershme. Në llogarinë statike të pllakës së sipërme të urës prej 25 cm, e kam llogaritë që baci Hajdar me traktor plot dru, mundet me kalua nëpër urë, pa u frikua se do ta lëshon ura, madje ja kam parapa edhe parmakët e urës prej metali.

Unë, Z, arkitekt me qenë se jeni i ri, sa mendoni që do të arrini në projektime të reja gjatë karrierës suaj. Cili është projekti i juaj që e mendoni ta përfundoni karrierën me sukseset më të larta gjatë jetës?
Arkitekti: Unë do ta vazhdoj karrierën vetëm në projekte lëvizëse, andaj mendoj se do të arrij suksese me projektin me të cilin e paramendoj që në të ardhmen Prishtinën ta barti në Hajkobillë, ndërsa Hajbillën ta sjell në Prishtinë.
Unë: Vërtet kjo është e mundshme!
Arkitekti: Teknologjia është duke u zhvilluar dhe mendja ime fluturon krahas zhvillimit teknologjik të imagjinatës.
Unë: Faleminderit z. Arkitekt
Arkitekti: Faleminderit



