Kur Papa Pio II do të takohej me burrat e mëdhenj të kohës, edhe me Gjergj Kastriotin që do të kurorëzohej si Mbret

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Si si sot, në vitin 1464, disa javë para kurorëzimit të Gjergj Kastriotës-Skënderbeut, Papa Piu II (1458-1464) do të kishte vdekur në Ancona të Italisë!
Në qytetin Ancona, ku vepronte atëbotë kolonia e qëndrueshme arbërore, papa Pio II (emri mirëfilltë i tij, Enea Silvio Piccolomini), pas aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare, priste për të kaluar në Republikën e Raguzës (gusht-tetor 1464).
Dihet se, papa Pio II ose ndryshe Aneas Silvius është shquar për njërin ndër humanistet e historianet më të mirënjohur të periudhës së Humanizmit dhe Rilindjes europiane. Si i tillë është shquar edhe në Koncilin e Bazelit (1439). Nga viti 1442 e gjejmë në Vjenë si sekretar personal të Perandorit Frederick III; në vitin 1446 ai u emërua ipeshkëv i Triestes; në vitin 1447 në Siena; në vitin 1456 kardinal, dhe më në fund në vitin 1458 ai u zgjodh papë. Të dhëna të rëndësishme për Arbërinë gjatë mbretërimit të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut gjenden në veprat e tij monumentale: “I Commentarii rerum memorabilium, quae temporibus suis contigerunt”, “De gestis Concili Basiliensis commentariorum, libri II”, “Opera omnia” dhe disa të tjera.
Objektivi kryesor i Pikolominit në Republikën e Raguzës ishte takimi me burrat më të shquar të kohës në mbrojtje të vlerave europiane. Kështu, papa eshte pritur te takohet me Duken e Republikës së Venedikut Cristoforo Moro, Mbretin e Hungarisë Matthias Corvinus (Mátyás Corvinus, Mátyás Hunyadi, 1443–1490) dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeun, i cili priste kurorëzimin Mbret të Arbërisë nga Papa Piu II.
E gjithë kjo histori interesante fshihet në arkivat e Raguzës, Anconës, Venedikut, Romës e të tjera. Krahas shpalljes së kurorëzimit mbret të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut nga Papa Piu II, vëmendjen tërheqin edhe njoftimet në lidhje me përgatitjet e Republikës së Raguzës për pritjen e personaliteteve më të rëndësishme të kohës, që nisën përkatësisht në janar dhe maj 1464. Në këtë kontekst, ndër seritë e shumta të sukseseve përgatitore, duhet përmendur sigurimi i disa pikave të rëndësishme në qytet, veçanërisht sigurimi i fortifikimit Revelin!
Burimi: Një kopje e dokumentit te hulumtuar me kolegun MA. sc. Ruzhdi Panxha në Arkivin Shtetëror të Dubrovnikut, sot ruhet edhe në Arkivin Shtetëror të Kosovës!
___
Prishtinë, më 14 gusht 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu