Letra e intelektualëve, lutje apo qortim

Shkrime relevante

Paqja nuk ndërtohet duke heshtur për shkaqet e konfliktit

Luan Dibrani, Durrës ____ Reagim ndaj letrës së hapur drejtuar Naim Tërnavës dhe...

Letra e intelektualëve, lutje apo qortim

Fatmir Gashi, Zvicër _____ kur luten qafirët para myftiut ose infidelët para ipeshkvit,...

“Top Secret 2” dhe “lufta” e Serbisë për ta goditur Republikën nga brenda

Priof. Dr.  Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Ditëve të fundit, në sferën...

Kush e kërcënon gazetaren Liridona Vejseli, ai e zgjon një popull dhe përgjigjen e tij

Basri Beka, Prishtinë ____ Po kërcënoni Liridonën, por po zgjoni një popull: EDHE...

Shpërndaj

kur luten qafirët para myftiut ose infidelët para ipeshkvit, kombi veç është para vdekjes.
Të dashur intelektualë, patriotë ish, ish-veprimtarë të çështjes kombëtare e kulturore,
Tani, ju kërkoj falje disave nga Shqipëria, se nuk ua njoh veprimtarinë as atdhetare e as fetare. Por, meqë paskëshit vendosur t’u drejtoheni myftiut Tërnava dhe ipeshkvit Dodë për të ndikuar në gjuhën ofenduese të përdorur nga të dyja palët, dhe meqë paskëshit menduar të bëni një lutje të përbashkët para përfaqësuesve të Zotit, atëherë:
Allahumma taqabbal minkum! Në gjuhën e myftiut. Ndërsa në gjuhën e ipeshkvit lejohen variacione: Habeatis approbationem Christi Regis!
Ose, në gjuhën e Krishtit, përafërsisht: Nehwe lakhon shubhā – Mshihā Malkā!
Të paktën pas njëzet vjetësh heshtje po shohim njëfarë aktiviteti intelektual.
Më mirë vonë se kurrë!
Edhe pse, po të ishit zgjuar pak më herët, ndoshta nuk do të kishim ardhur deri këtu që për gjuhën, identitetin e kulturën shqiptare të na duhej të kërkonim ndërmjetësim prej myftiut e ipeshkvit.
Duke qenë se unë jam ma afër Zotit se sa ju, rrjedhimisht, duke përcjellë me admirim punën e hoxhallarëve dhe priftërinjve, po ju përgjigjem me humor, ashtu siç keni bërë ju humor me këtë letër.
Nëse ju kujtohet proverbi i bastarduar i huaj popullor “Çka je ti? Kallkaxhi!
Po ti? Kojkaxhi!”
atëherë veten po e lë Kallkaxhi, ndërsa juve Kojkaxhi.
Sepse ju, pas njëzet vjetësh, nuk po kërkoni më vetëm përgjigje. jo!
Po kërkoni ndërmjetës. E menduar mirë, nuk ka më të përshtatshëm për këtë punë sesa përfaqësuesit e Zotit? Si gjithmonë intelektualët shqiptarë flasin të fundit, nuk ndërhynë deri sa ti del flaka. Presin, vëzhgojnë, analizojnë, heshtin. Presin e presin, mandej edhe njëzet vjet. Kur situata bëhet mjaft serioze, ngrihen nga kolltuku dhe thonë:
“Të nderuar; myfti dhe ipeshkëv, ju lutemi, kujdes me gjuhën!”
Bravo!
Më në fund, dëgjuam ndërhyrjen historike që e kemi pritur. Zhgënjim!
Megjithatë, respekti dhe mirënjohja për punën tuaj atdhetare mbetet në fuqi, sepse nuk i kam harruar vitet e vështira të angazhimit për liri edhe këtu në Zvicër.
Aktivitete të fuqishme kombëtare e kulturore, të lidhura rreth atdheut e flamurit, nuk kishim shumë,-por iu përgjigjëm atdheut sepse na thërriste vendlindja.
Bashkë me UÇK-në dhe aleatët tanë e bëmë lirinë. Ndërsa
Kombin, jo! asnjëherë nuk e bëmë.
E morëm pushtetin, por kombin e lamë në duar të kulturave të huaja.
Dhe tani, pas dy dekadash, disa prej jush po zgjohen dhe po shqetësohen se dikush po përdor gjuhë ofenduese. Natyrisht se duhet të shqetësohemi. Pyetja ime është:
Ku ishit(të bashkuar) kur gjuha dhe kultura shqiptare filloi të humbte hapësirën e saj?
Ku ishit kur tradita filloi të trajtohej si pengesë?
Ku ishit kur heronjtë kombëtarë filluan të përdhosen?
Ku ishit kur flamuri për të cilin ndër shekuj është derdhur gjak filloi të përdorej më shumë për fotografi sesa për identitet?
Ku ishit kur rinia filloi të largohej nga gjuha dhe kultura e vet?
Ku ishit kur për njëzet vjet u ndërtuan institucione, por nuk u ndërtua mjaftueshëm ndërgjegjja kombëtare?
Apo u kishte ngelur mendja atëherë kur nuk kishte nevojë për myftiun dhe ipeshkvin, sepse ishin në shërbim të kombit. Ishte koha kur lutjet kalonin në heshtje, dëgjohej vetëm kushtrim për kryengritje. Ndoshta atëherë nuk i shihnim të gjitha, atëherë nuk kishte kamera. Sot kur teknologjia është bërë ma e mprehtë se syri, është ndryshe, shume ma ndryshe.
nuk është e lehtë kur para syve tanë dhe syve të shokëve tanë përdhosen heronjtë kombëtarë,- palca kurrizore e të qenit shqiptar.
Po na përdhoset flamuri për të cilin ndër shekuj është derdhur gjak.
Po na ndryshojnë gjuhën dhe traditën.
Rinia po të përshëndet me “selam alejkum” në rrugë e institucione, dhe shumë intelektualë e kanë harruar fjalën Zot duke e zëvendësuar me fjalën
Allah, sepse u duket ma kuptimplotë.
Nejse! Edhe për këto ndoshta duhet shkruar një letër.
Ndoshta herën tjetër duhet t’i shkruajmë edhe gjuhës shqipe:
E nderuar Gjuhë Shqipe, të lutemi mos u hidhëro që të kemi lënë pas dore njëzet vjet. Tani do të mundohemi të shpëtojmë nga gjuhet barbare. Pastaj mund të organizojmë një tryezë, me titull: Pasurimi i gjuhës shqipe me terma osman e arab.”
Në këtë tryezë, pa tjetër duhet të marrin pjesë myftiu dhe Ipeshkvi
dhe në fund do të bëjmë një lutje. Mesa duket për gjithçka tjetër kemi specialistë, vetëm për kombin kemi ndërmjetës fetarë.
Nejse! Pas luftës të gjithë menduam se ishte kryer puna. Disa filluan të pasurohen;
disa të tjerë po shkruanin vlerat historike kombëtare;
E disa të tjerë po i thurnin lavdi vetvetes, se si, nën hijen e hënës, paskan filluar punën e lirisë. Tani, pas njëzet vjetësh, po dalim me një letër në dorë. Nuk e di a duke i qortuar apo duke i lutur klerikët që ta zbërthejnë rolin e tyre të paqes para Xhematit dhe grigjës së tyre. Zuzarë ka pasur edhe atëherë, ka edhe sot, por ata dikur kanë qenë zuzarë kombëtarë.
Tani na kanë dalë në shesh zuzarë që flasin në emër të Zotit e shqiptarit dhe promovojnë gjuhën e kulturën e djallit.
Pikërisht këtu kemi arritur në një paradoks interesant:
në emër të Zotit mund të flitet për shqiptarin, ndërsa shqiptari mund të lihet pa gjuhë, pa traditë e pa kujtesë. Kjo është ajo që më shqetëson.
Jo nëse njëri tha “qafir” e tjetri “infidel”. Fjala fyese është problem,
Por humbja e identitetit është problem shumë më i madh.
Një fjalë fyese të lëndon, por
tjetërsimi i gjuhës, kulturës dhe historisë të zhduk komplet si komb.
Respekt!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu