ARKIVI:
12 Qershor 2026

TV Klan Kosova – Komercializim ekstrem dhe mungesë e politikës redaktuese

Shkrime relevante

Protestat: Mbrojtje e mjedisit apo fushatë e huaj për destabilizim?

Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë Nga një vështrim kritik mbi protestat e...

Jemi popull i fragmentuar nga kufijtë, nga partitë, nga fetë, nga klanet, nga rrëfimet kundërthënëse

Korab Rashiti Shqiptarët përballë krizës së tyre të brendshme Shqiptarët, qoftë në Shqipëri,...

Protesta të reja dhe ndjekje të të huajve në Belfast

Policia po përpiqet të largojë demonstruesit pranë Newtownabbey në Belfast më...

Në 27 vjetorin e çlirimit nga Serbia

Florim Zeqa Pse dita e çlirimit nuk është festë shtetërore?! Të paktë janë...

Zbulim arkeologjik i paleolitit të hershëm në Zvërnec të Vlorës

Në perëndim të qytetit të Vlorës, pak kilometra larg tij, ndodhet...

Shpërndaj

Arif Ejupi, Gjenevë

Edicioni i mbrëmshëm i lajmeve qendrore në Klan Kosova e vërtetoi edhe njëherë se ky televizion ka rrëshqitur plotësisht drejt komercializimit, duke ia dorëzuar përgjegjësinë redaktuese marketingut, e jo standardeve profesionale të gazetarisë.

Në një ditë kur gjenerali Wesley Clark – njeriu që luajti rol kyç në çlirimin e Kosovës si komandant i fushatës së NATO-s, më 1999,dha dëshminë e tij historike në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, ngjarje që duhej të ishte kryelajm absolut i të gjitha mediave në vend, TV Klan Kosova e trajtoi atë si lajm të dorës së dytë.
Kjo dëshmi nuk është vetëm një proces gjyqësor; ajo është dëshmi për historinë, për drejtësinë ndërkombëtare dhe për fatin e Kosovës.

Po çfarë zgjodhi TV Klan Kosova?
Në vend që deklarata e Clarkut të transmetohej në hapje të edicionit, ajo u shty deri rreth minutës së 20-të, si një lajm i zakonshëm dhe pa peshë politike.

Ndërkaq, si kryelajm u dha fillimi i edicionit të ri të formatit “Big Brother”, një show argëtues i pastër komercial, i cili nuk ka asnjë lidhje me interesat madhore të vendit.

Ky është një shembull tipik se si një televizion që pretendon të jetë ndër më të ndjekurit, i ka humbur prioritetet themelore të lajmit. Në vend se të pasqyrojë çështje me peshë kombëtare, ai zgjedh të spektakolarizojë argëtimin, thashethemet dhe dinamikat e një reality-show-u.

Kjo qasje tregon se sensacionalizmi dhe argëtimi po e zëvendësojnë lajmin me interes kombëtar, ndërsa pesha historike dhe politike e zhvillimeve të rëndësishme shtyhet në periferi të vëmendjes.

Një media që e trajton gjeneralin Clark si lajm dytësor është media që nuk e kupton lirinë nga e cila përfiton çdo ditë. Është media pa ndërgjegje kombëtare, pa përgjegjësi publike, pa moral gazetaresk.

Ajo që ndodhi mbrëmë nuk është gjë tjetër veçse: dekadencë morale, dështim profesional dhe përbuzje ndaj historisë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Kjo një vërejtje me shumë vend . Ashtu ishte , por sikur ky Artikull u dha mend .Mbrëmë dëshminë e Gjeneralit Clark e nxorrën lajm të parë.
    Të lumtë Zoti Kabashi që botoni tema që mbrojnë interesin kombëtar !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu