ARKIVI:
7 Mars 2026

Orkestra e absurdit Shqiptar, prej Xhavit Halitit te Milan Radojçiqi, prej Hykmeta Bajramit te Blerim Jusufi – dhe opozita që e lufton vetëm Albini!

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Shpërndaj

Sak Muji, Zvicër
I – XHAVIT HALITI
Profesori i mosdijes kombëtare
Në krye të listës, pa asnjë votim, rreshtohet Xhavit Haliti.
Njeriu që ka dhënë kontribut historik në politikë – jo për të ditur diçka, por për të thënë me krenari:
“Nuk e dija se është terrorist!”
Kjo frazë tashmë duhet të futet në fjalorët e shkollave si shembull i “mosnjohjes aktive”.
S’po pyesim pse nuk e paske ditur; po pyesim: Po çka paske ditur, mor burrë?
Në një vend normal, politikanët nuk flasin pa informim.
Në Kosovë, flasin me aq krenari për mos-informimin, sa duket sikur “mos me dit gja” është kualifikim shtetëror.
II – MILAN RADOJÇIQ
Fantazma politike që shfaqet vetëm kur ka hije
Pastaj, në skenën e satirës, hyn Milan Radojçiq, ai personazh që nuk shfaqet kurrë me zë, por gjithmonë me hije.
Në secilin raport ndërkombëtar, është përmendur më shumë se disa nga deputetët tanë që flasin 24 orë.
Mirëpo opozita jonë, në vend që të flasë qartë për të, fle.
Një gjumë i rëndë politik, i tipit:
“Nuk dimë asgjë… nuk kemi pa kurrgjë… s’kemi dëgju asnjë zhurmë.”
Veç kur i zgjon dikush dhe i pyet:
“Po ky Radojçiqi, kush është?”
Ata përgjigjen si në film vizatimor:
“Eh… ai? Paska qenë problem, a?”
Sa mirë që s’kanë qenë roje nate –
se hajnat do të dilnin me faturë garancie.
III – HYKMETE BAJRAMI
Gruaja që shpiku diplomacinë e kundërt
Në listë vjen Hykmete Bajrami, e cila na fali perlën satirike të dekadës:
“Më parë lidhem me Listën Serbe sesa me Albin Kurtin!”
Kjo nuk është deklaratë.
Kjo është manifest për t’u futur në muze të politikës absurde.
A e kupton zonja çfarë ka thënë?
Po si me qenë duke thënë:
“Ma mirë me zjarrin sesa me dritën.”
“Ma mirë me furtunën sesa me strehën.”
Në çdo vend normal, kjo do të ishte dorëheqje.
Në Kosovë… është status Facebook-u.
IV – VETËSHPALLJA SE:
“Opozita është shpëtimi i vendit”
Ndërkohë që opozita nuk mund të shpëtojë as vetveten
Po e shikoj opozitën tonë që flet për “shpëtimin e Kosovës”, ndërkohë që ata:
– nuk munden me shpëtu një konferencë pa u zënë me vetveten,
– nuk munden me shpëtu një argument pa ja kthyer kundër vetes,
– nuk munden me shpëtu një kauzë pa e bërë qesharake.
Për çka me na shpëtu?
Nga Albini?
Albini është problemi juaj personal, jo i Kosovës.
Kosova ka halle reale.
Ju keni halle imagjinare.
V – Vrasja e AFRIM BUNJAKUT
Tragjedi e madhe, farsë politike edhe më e madhe
Vrasja e policit Afrim Bunjaku, një dhimbje e popullit, u shndërrua në teatër të politikës.
Në vend që opozita të fliste qartë, zëshëm, dinjitetshëm, ata e përdorën si laps në tabelë – sipas interesit të orës.
Dhe ndërkohë që vendi është në ankth për drejtësinë,
opozita në ankth për fushatën.
Asnjëri as tjetri nuk shkon.
VI – BLERIM JUSUFI
Magjistari që i zhduk aktakuzat nga kapela
Në finale hyjmë te Blerim Jusufi, kryeprokurori që e kthen drejtësinë në spektakël magjie.
Aktakuzat?
Disa hyjnë, disa dalin, disa zhduken, disa ri-shfaqen.
Do të mendonte njeriu se ka ndonjë marrëveshje me David Copperfield-in.
Por jo: kjo është drejtësia jonë që bën prova para publikut.
Pa skenar. Pa regjisor. Pa logjikë.
VII – OPOZITA E SHERRIT
“Qendra e lojërave me lotari politike”
E gjithë kjo opozitë, e cila s’ka më strategji, më program, më bosht, më moral,
ka vetëm një qëllim të madh olimpik:
KUSH E URREN MË SHUMË ALBININ.
Pikë.
Nuk kanë program ekonomik, nuk kanë program social, nuk kanë as plane.
Kanë vetëm një obsesion.
Ndaj edhe po shuhen…
si shurra e pulës,
me një ritëm aq të ngadaltë, sa edhe pulat po kërkojnë të mos përmenden më në këto krahasime.
VIII – REALITETI I PADURUESHËM I KËSAJ SATIRE
Sado t’i bërtisni Albinit,
sado t’i bini tavolinës,
sado t’i shtrembëroni mikrofonët,
shteti nuk rrëzohet prej jush.
Sepse për të rrëzuar shtetin duhet vizion.
Dhe ju nuk e keni.
Keni vetëm:
– mllefin,
– frikën,
– dhe nostalgjinë e karrigeve të vjetra.
E dini pse jeni kaq nervozë?
Sepse nuk jemi më në kohën kur populli han bar.
Sot populli han ironi.
Dhe ju jeni furnizuesit kryesorë të tij.
Me satirën më të zezë,
me thumbimin më të mprehtë,
me emrin tim të plotë,
Sak Muji

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Z. Sak Muji!

    Ju jeni Rugovas dhe i kuptoni rrotllat – anekdotat:

    Dy çoban dojshin m’i nxânë arushën, po nuk mujtën, veç njoni i ra sakicë në kofshë, po arusha hini në shpellë. Mbas do ditëve shkuan të shpella e njoni çoban po i ban tjetrit: Yh sa erë e keqe po del pej shpelle! Arusha paska thânë: Ma shumë – me e rëndë m’u dokt fjala e çobanit që tha: “sa erë e keqe po vjen shpellës, se varra prej sakicës!

    Respekt,
    për juve, dhe
    për Gjergj Kabashin

  2. Faleminderit mik Ismet Shoqi

    për anekdotën rugovase – kush i njeh rrotllat, i kupton edhe mesazhet

    Po të kishte qenë arushë, edhe do të pajtohesha: plagë, erë e keqe, fjalë që dhembin…
    Por në këtë rast s’kishim arushë – kishim dhelpër

    E për ‘tezën dhelpër’, kush ka sy e mend, e kupton vetë.

    Respekt për ju në Suedi dhe për Gjergj Kabashin.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu