Hegjemonia e BIK-ut nën ndikimin e islamizmit politik – parakusht për dominim

Shkrime relevante

Intervista e transkriptuar e Ibrahim Kelmendit: Lëvizja “ilegale” nga e cila lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës

LËVIZJA “ILEGALE” – SIPAS IBRAHIM KELMENDIT Transkripti i intervistës me Ibrahim Kelmendi,...

Hegjemonia e BIK-ut nën ndikimin e islamizmit politik – parakusht për dominim

Basri Beka, Prishtinë ____ Hegjemonia nuk ushtrohet gjithmonë përmes dhunës. Ajo realizohet kur...

Kosovës i është marr peng gjithëçka, e para së gjithash integriteti kombëtar, sepse 94 përqind Shqiptarë nuk mund të vendosin pa 6 përqind minoritar!

Nga: Shqiprim Pula ___ BUZËQESHJET KINEZE ___ Autoritetet politike të kohës së pasluftës, me pak...

Integrimi i “gabuar” !

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Kur një popull fillon të integrohet...

“Shqiptar” si term: Shqiptarët në mendimin osman të shek. XVIII

Uğur Bayraktar , Turqi ____ Ky artikull shqyrton diskursin që burrështetasit dhe...

Shpërndaj

Hegjemonia nuk ushtrohet gjithmonë përmes dhunës. Ajo realizohet kur individët fillojnë ta pranojn kontrollin si diçka të natyrshme dhe të pashmangshme. Sipas Antonio Gramsci, hegjemonia përbën parakushtin e dominimit të qëndrueshëm, sepse prodhon konsensusin kulturor e moral që e bën të panevojshëm detyrimin e vazhdueshëm.
Në Kosovë, islamizmi politik dhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) po ndërtojnë sistematikisht këtë formë hegjemonie. Sllogani “97 % myslimanë”, ka për qëllim pretendimin se shumica fetare duhet të jetë norma e përgjithshme shoqërore. Ky slogan është kthyer në instrument diskursiv që mundëson kalimin nga shumica numerike në shumicë morale, pastaj në autoritet kulturor dhe, në fund, në detyrim normativ mbi tërë sferën publike. Formulimi “ne jemi shumica” nuk kërkon respekt; ai pretendon që norma fetare të trajtohet si standard i detyrueshëm për gjithë shoqërinë.
Një nga shtyllat kryesore të kësaj strategjie është falsifikimi historik i rolit të strukturave fetare në luftën e UÇK-së. Në vitet 1998–1999, UÇK-ja u formua dhe veproi si lëvizje kombëtare dhe sekulare. Roli institucional i BIK-ut dhe bashkësive tjera fetare mbeti periferik. Megjithatë, pas luftës u ndërtua një narrativë që e paraqet komunitetin fetar islam si protagonist të rëndësishëm të rezistencës, me qëllim legjitimimin të kapjes dhe futjes të autoritetit moral që po përpiqet të bej sotë.
Hegjemonia e Islamit Politik me BIK-un vepron sot në disa fronte kryesore:
• Në arsim, media dhe debatin publik, ku “ndjeshmëria fetare” fillon të trajtohet si kriter i legitimuar i të folurit dhe i vendimmarrjes.
• Në etiketimin e çdo kritike si “sulm ndaj myslimanëve” ose “islamofobi”, duke mbyllur hapësirën e diskutimit racional.
• Në kërkimin e legjitimitetit politik përmes afrimit me klerin, ku një pjesë e politikanëve e trajtojnë BIK-un si burim të autoritetit moral.
• Në ngushtimin gradual të sferës publike në emër të “moralit të shumicës”.
• Në përdorimin e fëmijëve dhe të rinjve: organizimi i mësimit fetar për moshat 5–14 vjeç pranë xhamive përbën një nga format më problematike të kësaj hegjemonie. Në vend që feja të mbetet zgjedhje e lirë e individit të rritur, ajo futet që në fëmijëri të hershme si formë e socializimit të detyruar. Kjo praktikë bie ndesh me detyrimin e shtetit laik për të mbrojtur fëmijët nga dogma fetare dhe për të garantuar që arsimi e formimi i tyre të mos kaptohet nga institucione fetare. Është shkelje flagrante e frymës së Nenit 8 të Kushtetutës, sepse e zhvendos ndikimin fetar nga sfera private në formimin e hershëm të qytetarëve të ardhshëm.
• Në debatet ligjore: BIK dhe zëra të afërt me të kanë luajtur rol aktiv në bllokimin ose vonimin e Kodit Civil, si dhe në kundërshtimin e projektligjit për fekondimin in-vitro, të cilin e kanë kuadruar si “shkatërrim të familjes”.
Ky proces nuk përbën mbrojtje të lirisë fetare. Ai përbën përpjekje të qartë për ta zhvendosur fenë nga sfera private në pozitën e autoritetit politik dhe për ta rrënjosur atë që në fëmijëri. Një zhvillim i tillë erodon drejtpërdrejt karakterin laik të shtetit.
Dominimi detyron nga jashtë.
Hegjemonia e bën individin ta pranojë kontrollin nga brenda — dhe sa më herët të fillojë ky proces, aq më e thellë bëhet.
Pranimi i tezës se “kështu duhet sepse jemi shumicë myslimane” si e vetëkuptueshme përbën brendësimin e hegjemonisë dhe përgatitjen e kushteve për dominim. Refuzimi i saj mbetet akt i kundër-hegjemonisë.
Kosova nuk u lirua për t’u shndërruar në skenë të islamizmit politik, as për të lejuar që institucionet fetare të formësojnë fëmijët sipas dogmës së tyre. Ajo u ndërtua si shtet i qytetarëve, jo i një identiteti fetar. Detyra e shtetit laik është të mbrojë qytetarët — dhe veçanërisht të miturit — nga kapja e hapësirës publike dhe e formimit të tyre nga çdo dogmë fetare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu