ARKIVI:
24 Maj 2026

Neutraliteti kushtetues i shtetit nuk negociohet !

Shkrime relevante

Neutraliteti kushtetues i shtetit nuk negociohet !

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Marrëveshja ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe...

Ku do të përfundojnë “bllokuesit e shekullit” pas zgjedhjeve…?

Lirim Gashi, Prizren “BLLOKUESIT E SHEKULLIT” DO TË PËRFUNDOJNË PËRFUNDIMISHT NË KLINIKËN...

Lidershipi i shantazhuar nga Hashimi rrënoi LDK-në, Vjosa dhe Donika bënë ndryshimin e domosdoshëm

Idriz Zeqiraj, Gjermani       Pranimi "unanimisht", realisht, është relativ. Prodhimi...

“Koshare …” e Milazim Marajt, një libër që e plotëson një të vërtetë të madhe historike për luftën e UÇK-ës

Gjergj - Bajram Kabashi, Prishtinë ____ Librin "Koshare emër i lakuar" të Milazim...

Shpërndaj

Marrëveshja ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe Bashkësisë Islame për organizimin e shërbimeve të varrimit ngre çështje serioze kushtetuese, juridike dhe institucionale që nuk mund të relativizohen me arsyetime administrative apo me heshtje publike.
Republika e Kosovës, sipas Kushtetutës së saj, është shtet laik dhe neutral në çështjet e besimit. Ky neutralitet nuk është dekor politik për dokumente zyrtare, por obligim kushtetues që ndalon favorizimin institucional të një bashkësie fetare ndaj të tjerave.
Neni 8 i Kushtetutës përcakton karakterin laik të shtetit, ndërsa neni 24 garanton barazinë para ligjit dhe ndalon diskriminimin mbi baza fetare. Po ashtu, liria e ndërgjegjes dhe e besimit nënkupton se asnjë qytetar nuk mund të vihet, drejtpërdrejt apo tërthorazi, nën ombrellën institucionale të një komuniteti fetar për të realizuar një shërbim publik.
Prandaj shtrohet pyetja:me çfarë baze juridike një komunë hyn në marrëveshje ekskluzive me një bashkësi të vetme fetare për një shërbim që prek të gjithë qytetarët?
A janë konsultuar komunitetet tjera fetare?A janë përfaqësuar qytetarët jofetarë?A ekziston analizë kushtetuese mbi këtë marrëveshje?A kemi të bëjmë me delegim kompetencash publike jashtë standardeve të neutralitetit institucional?
Nëse nesër një komunitet tjetër fetar kërkon trajtim identik, mbi çfarë baze juridike do të refuzohet?
Shërbimet e varrimit janë çështje publike, humane dhe qytetare — jo pronë institucionale e asnjë bashkësie fetare. Ndihma eventuale komunale duhet t’i drejtohet qytetarit dhe familjes sipas kritereve të barabarta, e jo të kanalizohet përmes strukturave të një komuniteti të vetëm fetar.
Ironikisht, në gjithë këtë debat që prek drejtpërdrejt karakterin laik të shtetit dhe barazinë e komuniteteve në Mitrovicë, mungon zëri i atyre që pretendojnë se përfaqësojnë komunitetet tjera fetare. Heshtja, në raste të tilla, nuk lexohet si neutralitet — por si pranim i heshtur i një standardi të rrezikshëm institucional.
Sepse sot privilegjohet një bashkësi.Nesër mund të heshtin të gjithë, derisa shteti laik të mbetet vetëm një fjali në Kushtetutë dhe jo realitet institucional.
Mbrojtja e shtetit laik nuk është sulm ndaj fesë.Është mbrojtje e Kushtetutës, e barazisë qytetare dhe e dinjitetit institucional të Republikës së Kosovës.

 

Kan være et bilde av tekst som sier 'g年t KBI Mitrovicë 6d Sot (15.05.2026) në zyrën e Kryetarit të Komunës sẽ Mitrovicës, në një atmosferë miqësore bashkëpunimi, u nënshkrua marrëveshja dypalëshe mes Komunës sẽ Mitrovicës dhe Köshillit Bashkësisë Islame në Mitrovicë, objekt i sẽ cilës është kryerja e shërbimeve varrimit për qytetaret e Komunës sẽ Mitrovicës, shërbime këto Ae, nga ana e Bashkësisë Islame në bashkëpunim me Komunën kryhen me vite. Dy kryetarët, ai Komunës z. Faton Peci dhe ai Z. Ekrem Avdiu, me vënien e nënshkrimeve zyrtarizuan vazhdimin e këtij bashkëpunimi shumëvjeçar KBI,'

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu