Liria e shprehjes kurrë nuk e ka pasë për qëllim me i mbrojtë mendimet konsensuale.
Debat
Zenel Hoxha
Liria e shprehjes dhe ofendimi i një grupi të caktuar fetar, nuk kan asgjë të përbashkët.
Demokracia na detyron me i dëgju edhe mendimet e budallenjëve si puna jote për Islamin që dy faqe liber për të nuk i ke lexu.
Korab Rashiti
Ti po e përzien kritikën me “ofendimin”, sepse emocionalisht nuk po arrin me e nda fenë prej kritikës publike.
Ofendimi nuk matet objektivisht. Dikush mundet me u ndje i ofendum edhe prej asaj që ti thua politikisht. Madje, duke pa ngjyrat politike që ti përfaqëson, unë mundem me thanë se ofendohem vetëm duke dëgju propozimet tua.
Pra, nëse “ofendimi” bëhet kriter për me kufizu fjalën, atëherë askush nuk flet më lirshëm. Feja, politika, ideologjia dhe pushteti duhet me qenë të kritikueshme.
Mësoni së pari dallimin mes kritikës dhe urrejtjes, pastaj ejani diskutoni.
Ironia është që ti po flet për demokraci, por në të njëjtën kohë po kërkon kufizim të mendimit sapo dikush prek një temë fetare. Kjo nuk është tolerancë — kjo është autoritarizëm emocional.
Edhe diçka: argumenti “ti s’ke lexu dy faqe” është argument i zbrazët. Nuk e mat të vërtetën me numër faqesh të lexume, përndryshe profesorët e marksizmit do kishin pasë të drejtë vetëm pse kanë lexu Marksin 20 vjet. Argumenti kundërshtohet me argument, jo me arrogancë morale.


