ARKIVI:
3 Korrik 2026

Lirim Gashi: “Realiteti” i Berat Buzhalës, vetëm kur përputhet me paragjykimet e tij

Shkrime relevante

Ushtria Çlirimtare e Kosovës 1994 – 1999, një fenoment historik botëror

Hakif Bajrami, historian, Prishtinë Është krenari kombëtare të mirresh me këtë temë-UÇK,...

Lirim Gashi: “Realiteti” i Berat Buzhalës, vetëm kur përputhet me paragjykimet e tij

Lirim Gashi, Prizren O Berat Buzhala , Ti i del në mbrojtje Edi...

Marjana Koçeku: Dhuna ndaj protestuesve tregon pafuqinë e qeverisë, asnjë qeveri nuk mbijeton me forcë

Deputetja Marjana Koçeku, e njohur si Neomalsorja, ka reaguar pas përplasjeve...

Marshimi i fundit

MARSHIMI I FUNDIT Poezi  Si skifterë qëndruat në Bajgorë, Llap e Gallap; ngadhënjyet te tabet...

Perspektiva e zhvillimit dhe forcimit të kombit shqiptar përmes integrimit ekonomik dhe shfrytëzimit të potencialeve kombëtare

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan _____ Kombi shqiptar ndodhet në një moment historik...

Shpërndaj

Ti i del në mbrojtje Edi Ramës sa herë që ai e godet interesin publik, sikur ky të ishte një refleks i arsyeshëm politik. Por kur qindra mijëra qytetarë dalin në rrugë për të protestuar, ti nuk i sheh qytetarë me halle, por vetëm një pengesë që e prish qetësinë e bindjeve tua të paracaktuara.
Ti ke një aftësi të rrallë: edhe kur faktet të bien mbi kokë si tulla, ti prapë arrin ta shpallësh pushtetin e Edi Ramës të pafajshëm. Për ty, çdo aferë është reformë, çdo skandal sukses, çdo protestues armik, ndërsa çdo zyrtar i kapur në shkelje të ligjit shndërrohet në viktimë të ndonjë komploti kozmik.
Po të digjej godina e shtetit para syve të tu, ti nuk do t’i thërrisje zjarrfikësit për ta shuar zjarrin. Do të ngrije padi kundër atyre që guxuan ta quajnë zjarr flakën që po e djeg ndërtesën.
Për një satirist, ti je një dhuratë. Askush nuk ka nevojë të të vizatojë, sepse ti karikaturën tënde e vizaton vetë, çdo ditë.
Edhe sikur Zoti të ta jepte një pasqyrë ku do të mund ta shihje fytyrën tënde të shëmtuar, ti do të zemëroheshe me pasqyrën, jo me atë që ajo pasqyron.
Ka njerëz që i mbrojnë bindjet e tyre.
Ti, përkundrazi, bindjet ia ke dhënë me qira pushtetit të Edi Ramës dhe tani e ruan me kujdes kasafortën e tij, pa e kuptuar se çelësi nuk ka qenë kurrë në dorën tënde.
Po të bënte zhurmë budallallëku, daullja e parë që do të çahej nga jehona e padurueshme do të ishte daullja e veshit tënd lapoç.
Ti je një dukuri që i përket më shumë laboratorit sesa debatit publik. Sjellja jote nuk shpjegohet me logjikë, por me ndonjë ligj ende të pazbuluar të fizikës politike.
Po të mbillej nesër një pyll i tërë, ti do të ankoheshe se pemët po ia zënë diellin gurëve. Po të ndërtohej një urë, ti do të shkruaje se lumi e ka humbur identitetin. Po të rriteshin pagat, ti do të shqetësoheshe për gjendjen emocionale të kuletave. Dhe po të zvogëlohej korrupsioni, ti do ta shpallje sulm ndaj “traditës”.
Urrejtja jote ndaj Albin Kurtit është bërë aq kronike, saqë nuk lidhet më me veprimet e tij konkrete, por vetëm me faktin që ai ekziston. Po të dilte një mëngjes dhe të thoshte se graviteti funksionon, ti do të organizoje debat televiziv për ta provuar të kundërtën.
Ti nuk i gjykon veprimet sipas dobisë për qytetarët dhe shtetin, por sipas emrit të atij që i ndërmerr. Je si njeriu që e refuzon ujin nga burimi i pastër, vetëm pse nuk i pëlqen guri nga del.
Kjo nuk është më kritikë. Është alergji politike në fazë kronike: çdo lajm pozitiv nga qeveria Kurti t’i shkakton të njëjtat simptoma — skuqje në rrjete sociale, kruarje në studio televizive dhe temperaturë në statuset e Facebook-ut.
Po ta shpëtonte Albin Kurti një fëmijë valët përbindëshe të detit, ti do të kërkoje hetim parlamentar për shqetësimin e peshqve. Po t’i mbillte një milion pemë, ti do ta quaje angazhimin e tij për mbrojtjen e mjedisit komplot kundër prodhuesve të ombrellave. Po të rriteshin eksportet, ti do të ankoheshe për diskriminim të importeve.
Dhe kështu vazhdon ta luftosh realitetin si Don Kishoti me mullinjtë e erës — me një ndryshim të vogël: realiteti nuk ndryshon vetëm pse ti bërtet më fort.
Në fund mbetet vetëm një pyetje:
Je kundër Albin Kurtit sepse nuk pajtohesh me politikat e tij, apo sepse nuk e duron dot idenë që faktet ndodhin pa lejen e bindjeve të tua budallaqe ?
Ti nuk je kundër Kurtit sepse e ke zbuluar ndonjë të vërtetë të madhe politike për fatin e shqiptarëve në Ballkan. Një gjë e tillë do të kërkonte konferencë shkencore ndërkombëtare, e jo studio televizive.
Jo. Shpjegimi është shumë më i thjeshtë — dhe për këtë arsye edhe më i rrezikshëm:
Albin Kurti ka një mangësi fatale për standardet e politikës moderne: ai nuk paguan mendime të gatshme, sidomos jo ata që i ndërrojnë bindjet sipas peshës së zarfit.
Dhe edhe po të donte, nuk do të mund ta arrinte kurrë nivelin e pagesave që ofrojnë Edi Rama, oligarkët dhe kori i përhershëm i “analistëve kreativë”.
Këtë informacion, me siguri, ta kanë konfirmuar edhe bashkëpunëtorët e tu të zakonshëm të “analizës hibride ”: Baton Haxhiu, Lirim Mehmetaj, Leonard Çerkuci, Vehbi Kajtazi dhe të ngjashmit me ta.
Në universin tënd moral, politika nuk është ide, as interes publik, por një ankand ku vlerat maten sipas zhurmës së zarfit. Dhe ndërgjegjja jote gjithmonë anon nga oferta më e lartë.
Sikur politika të ishte aplikacion, ti do të ishe përdoruesi që nuk e lexon përshkrimin, por që menjëherë: “Sa paguan ky version?” Pastaj habitesh pse realiteti nuk sillet sipas pritjeve të tua morale.
Prandaj edhe qëndrimi yt ndaj Kurtit është logjik në mënyrën e vet të shtrembëruar: ai është i papranueshëm jo për atë që bën, por sepse refuzon të marrë pjesë në tregun ku ti ke vendosur të jetosh.
Dhe këtu qëndron tragjikomedia: ti paraqitesh si mbrojtës i parimeve, ndërsa parimi yt i vetëm konstant është se parimet vlejnë vetëm kur kanë çmim dhe kur të japin vullnet për t’ia dhënë kahjen e kriminelëve politik dhe ekonomik, në tregun e ndikimit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu