NJË BISEDË ME DIKEND QË KISHTE KOMENTUAR NË NJË ARTIKULL TIM!
Komenti i tijë!
Un besoj që po mos të kishte ardh turku ne do asimiloheshim si popull. Turku e ndertoj skenderbeun i cilli u ndertu ne akademit e Turqis si udheheqes i luftrav. Ismajl Qemajli u ndërtu si politikan në perandorin otomane dhe u shkollu nga turku dhe mos të flasim për shum patriota shqiptarë tjerë që pa ta ne sot do folshim krejt gjuhë dhe kultur tjetër!
Përgjigja ime!

Po bre sipas teje, barbaria OTOMANE, “edhe Shkolla Shqipe na ndërtoi, edhe gjuhën shqipe e promovoi …”
Gjergj Kastriotin e formoi. Por ai më në fund i “Tradhëtoi”, dhe kundër tyre 25 vite luftoi.
Eeee Sipas teje edhe kombin Shqiptarë, barbaria OTOMANE e krijoi, apo jo ….!!!???
Kështu po thua ti, apo jo!
Por ka një pyetje këtu, që kërkon përgjigje!
Prej kujt e shpëtoi perandoria Osmane popullin Arbërorë?
Sipas logjikës tënde, otomanët na paskan shpëtuar prej Gjergj Kastriotit, të cilin e mposhtën pas 25 vitesh luftim, apo jo!!!
Si thua ti për këtë mënyrë të menduarit!?
Të lutem shumë, mendo pak me formën e të menduarit deduktiv dhe me logjikën e bazuar në ARGUMENT!!
Për 500 e ++ vite. Nga universitet që kishim në Durrës dhe diku tjetër, para se të vinte BARBARIA OTOMANE!
Në vazhdim pas okupimit barbarë OTOMAN!
Asgjë shqip!
Asnjë shkollë shqipe!
Asnjë GERM apo alfabet shqip!
Asnjë promovim i identitetit kombëtarë!
Kritere themelore këto, me të cilat ruhet dhe promovohet një komb, një gjuhë, një kulturë, një histori.
E tiiiiii …. !!!!

Ahhhh sa të mjerë janë të gjithë ata shqiptarë që mendojnë dhe logjikojnë në mënyrë kaq skandaloze për ngritjen dhe promovimin e kombit SHQIPTARË!
Për bësë, është GABIM, por jo vetëm gabim, është MËKAT i madh, për ju që e justifikoni në këtë mënyrë, një barbari OTOMANE që solli errësirë kombëtare pesë shekullore.
Hajde t’a bëjmë vetëm një krahasim në mes të dy okupatorëve tonë të fundit!
Për okupatorin barbarë OTOMAN SHUMËSHEKULLORE, shkrova më lartë.
Ndërkaq, për okupimin më të ri Jugosllavë, kam këto argumente si më poshtë!
Nga viti 1945-1969, janë vetëm 24 vite të pushtimit të ri Jugosllavë, për shqiptarët. (Krahaso 24 vite me pesë shekuj)
Vetëm 24 vite pas këtij pushtimi të ri. Nga asnjë shkollë shqipe, që nuk na lejoi barbaria OTOMANE, ne i hapëm shkollat shqipe në të gjitha nivelet. Nga cikli më i ulët fillorë, e gjërë tek ai akademik dhe universitarë.
E ti, pa pikën e të menduarit deduktiv logjik, e vë shenjën e BARAZISË në mes të Errësirës shumëshekullore otomane, dhe kësaj Jugosllave, apo dikujt tjetër!
Të lutem shumë ….!!!
Kur të shkruajmë, duhët të kemi pak ndërgjegje karshi asaj që quhet mendim i Argumentuar.
Kjo për arsye se ne Argumentin mund t’a injorojmë, por nuk mund t’a ndërrojmë, apo jo lum miku!
PRANDAJ, të lutem shumë!

Mësoje pak historinë sipas Shqiptarëve, jo sipas Mikrrobeve OTOMANE, të cilët për pesë shekuj kan pasë mjaft kohë, për të krijuar IDIOT shqiptarë, e pse jo edhe TRADHTARË Shqiptarë, sikur puna e Milazim Krasniqit e Naim Trnavës (Nemanja Trnavčevič), të cilët flasin Shqip por mendojnë Turqisht Arabisht Serbisht dhe Rusisht, duke pohuar se Sulltan Murati dhe Otomanët jan “ÇLIRIMTARËT” e ARBËRORËVE!
Mos harro një gjë:
Ai që nuk e kupton të VËRTETËN është IDIOT!
Por ai që e kupton të VËRTETËN dhe e përdredhë ate, është ose TRADHTARË ose KRIMINEL!



