(Pjesa I-rë)/ , Më 26.09.2026
Menjêherë pas luftës, kur tërë Kosova festonte çlirimin nga robëria shekullore, dikush gjente kohë për të thurrur vrasje tinëzare dhe makabre të shqiptarëve si : Komandant Drinin, Xhemajl Mustafën , Bardhyl Ajetin, Qerim Kelmendin…. e të tjerë.
Në deklaratat televizive dhe të shkruara, disa liderë të luftës vazhdimisht insistojnë se këto vrasje i ka bërë Serbia respektivisht BIA serbe.
Unë personalisht pajtohem që BIA serbe i ka pergatitur dhe ka urdhëruar vrasjen e këtyre personaliteteve shqiptare, por BIA nuk ka mundur që nga Serbia t’i sjelli vrasesist ne Kosovë e të ikin pa gjurmë. Pra, BIA serbe i ka përgatit, por vrasesit duhët të jenë shqiptarë.
Të thuash se vrasës ishte shqiptari, automatikisht të klasifikojnë dhe te etiketojnë spiun të Serbisë. Nëse ndonjë familjar deklaron se djali, burri, vëllau … iu është vra nga BIA serbe, gëzon autoritet në masë. N¨se deklaron se ia ka vra shqiptari, ajo familje automatikisht etiketohet si spiune e Serbisë.

Pyetjes së parë i shtohet e dyta: a ishte spiun Xhemajl Mustafa, Qerim Kelmendi … ? Unê e kam njohur Xhemajl Mustafën para luftës, sepse ishte në Bruksel i shoqëruar me Ibrahim Rugovën dhe pas luftës , kemi vazhduar të takohemi shumë herë per kafen e mengjesit ne Hotel “ Grnad”, siç e kam njohur edhe Qerim Kelmendin pas luftës me të cilin kemi pi kafe disa herë. Me bidnje te thellë them se as Xhemajl Mustafa e as Qerim Kelmendi nuk ishin me Serbinë. E njejta gjë vlen edhe për Ekrem Rexhen komandant Drini te cilin e kam njohur permes Naim Malokut dhe Bislim Zyrapit.
Nëse Xhemajl Mustafa e Qerim Kelmendi nuk ishin spiunë te Serbisë, vrasësit e tyre duhêt të jenë spiunë të Serbisë. Por kush guxon me thënë se vrasësit e tyre ishin spiunë te Serbisë? !
Duhêt të kemi guxim jo vetem individual, por kolektiv që ai qe ka vra dhe vranë shqiptarin qoftë edhe kundershtar politik , është dhe mbetet tradhetar dhe spiun i sherbiemve te Serbisë.



