
Gj-B. Kabashi
_____
Hasan Zeneli, që përpara luftës ka qenë njeri shumë i afërt i Zahit Pajazitit në ndjekjen dhe asgjësimin e kriminelëve serbë në Prishtinë dhe mbarë Kosovën, kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ta formoj një Komision Hetimor, në lidhje me shpifjet në një shkrim të Kohës Ditore dikur dhe të individëve të caktuar tash që po përhapin shpifje për gjoja sjelljen e tij përulëse dhe akuzuese ndaj Zahir Pajazitit dhe të tjerëve.
Hasa Zenelin, që e kam njohur prej paraluftës, ma bëri këtë kërkesë që Qeveria e vendit, përmes komisionit të tillë shtetëror, t’i sqaroj dhe shmang shpifjet dhe akuzat e pabaza.
Ta bësh një kërkesë të tillë publike dhe t’u drejtohesh institucioneve të larta të shtetit të Kosovës që ta formojnë një Komision Hetimor lidhur me shkrimin shpifës të Kohës Ditore dikur, është jo vetëm zotësi por edhe sjellje e dinjitetshme që vërteton se Hasan Zeneli, i cili si karakter i fortë nuk do të lejoj që askush t’ia poshtëroi mundin dhe as sakrificën e dhënë në kohërat më të vështira.
Ai përkujtoi se pas 6 ditë torturash të pandërprera gjat arrestimit të tij, e kishin dërguar tek gjyqtarja serbe Danica Marinkoviq. Une asaj i thash se ajo nuk do ta shijon jetën gjatë dhe brenda minutës ajo u shokua dhe ju dha ndihma mjekësore, ndërsa gjykimi vazhdoi dy ditë më vonë.
Me mua prezent në gjykatore ishin 5 gardianë si dhe mbikqyrësi i Burgut të Qarkut në Prishtinë. Ajo çka pati shkruar Koha Ditore, nuk qëndron dhe thjeshtë më ka dëmtuar, thekson Hasan Zeneli .
Unë dua që pas formimit të këtij komisioni të më ftojnë apo t’i gjejnë vet emrat e mbikqyrësit dhe gardianëve, në mënyrë që ata ta flasin për realitetin e atëhershëm se çka i kisha thënë gjyqatares serbe Danica Marinkoviq.
Unë betohem para njeriut e para zotit, se nuk i kam folur ato fjalë, siç mi mvesh gazetarja e Kohës Ditore.
Kjo nuk ka ndodhur që nga goja ime t’i merr gazeta Koha Ditore këto fjalë kaq poshtruese.
Prej kujt i mori, atëhere…?
Kjo duhet vërtetuar…!
Besoi shumë se nuk i ka marrë as nga Gardianët e Burgut të Prishtinës, që ishin në shoqërim me mua në sallë, nuk e kanë ndëgjuar asnjë fjalë të tillë prej meje.
Përndryshe, le t’i kërkojnë gardianët dhe të flasin ata vet se a kanë ndëgjuar nga goja ime diçka të tillë.
Edhe në seancën përfundimtare kjo nuk ka dalë nga goja ime.
Me respekt: Hasan Zeneli, Fushë Kosovë – Prishtinë



z. Kabashi,
për mua jeni tregua BURRË I BURRAVE me këtë publikim të kërkesës se Hasan Zenelit!
Nuk e kam lexuar “KOHA DITORE”, – siç thotë Hasani, por ju besoj thellësisht fjalëve të Hasanit dhe shkrimit të Juaj.
z. Hasanin e kam pa vetëm përmes emsionit të “KOJSHIA SHOW” të Sadri Imeri i cili përballë Hasanit ja kishte qitë një ANALFABET, i cili e mban allltinë me veti edhe në emision të Sadriu, bile në nji emision Sadrisë ju ka kërcnue me allti, e Sadrija, kur ai far analfabeti e nxuer alltinë pej xhepi “keshe m’i vra Sadrinë – Sadrija e lëshoj tavolinën ku ishte ulur e u çue në kom’ e e lutke ate analfabeti e ja bojke atij analfabetit: hiqe alltinë, hiqe alltinë të lutna, dhe Sadrija e vazhdoj emisionin masi ai e shtini alltine në xhep. E tutë he bir! Për q’ata Sadrija e thirrë në shumë emisione at far m…e e ka thirrë edhe përballë Hasanit, për m’i bo “prrallë” Hasanin, por Hasani me mençurinë që e ka, veç e kqyrke përmes gjyzllykve at far të budalle, që u livdojke: gjoja se o kon në UÇK.
Tuj e kqyr emisionin thojsha vet me veti: “E more Sadri nuk koka Hasani si ti…e si ai far m…!
Sadrija ja ka pas qite¨përballlë at far budalle edhe nji avokati pej Tirane i cili kish pas deklarue në nji emision në Shqipëri;”PAK JANË NGA 45 VJET BURG PËR HASHIN THAQIN E TË TJERËT, në qoftë se kanë vra shqiptarë. Kjo o konë para këtij Aktjykimit të 16 shtatorit. Bile unë kam pas shkrue për këtë avokatin e Tiranës.
Pak ja qova gat, dhe ju kerkoj falje Juve dhe Hasanit. Po s’po muj durohna pa e thanë edhe këto, qysh kanë thonë latinët e vjetër: “ET ERIPUIT NEMAM MEAM IN VERITATE” (shqip: E THASHË TË VËRTETËN, E LIROVA SHPIRTIN”
Respekt të veqant,
Juve dhe Hasanit,
nga IMH