A vërtetë Islami është religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Shkrime relevante

A vërtetë Islami është religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Katedrala  "Shën Nëna Tereze" - Prishtinë Nga Ismet M. Hasani, Suedi ______ A vërtetë...

Kur cënohet siguria e shtetit, heshtja është e papranueshme

Apel për drejtësi dhe bashkërendim kombëta  KUMTESË PËR MEDIA Federata e Arbërisë IDENTITET...

Kuvendi nuk është foltore islamike, zotërinj qeveritar

Nga Rrezart Kalaja Albin Kurti dhe partitë duhet të përgjigjen për...

Fabrika Izrelite e dronëve në Serbi, çfarë dijmë e nuk dijmë ne

Lirim Gashi, Prishtinë ____ FABRIKA IZRAELITE E DRONËVE NË SERBI ÇFARË DIMË, ÇFARË NUK...

Shpërndaj

Katedrala  “Shën Nëna Tereze” – Prishtinë
Nga Ismet M. Hasani, Suedi
______
A vërtetë Islami është religjion agresiv dhe i rrezikshëm?! (pjesa 5)
Thëniet e dijetarëve islam dhe ajetet kuranore shërbejnë si dritë për zemrën dhe udhëzim për jetën tonë të përditshme. Në këtë shkrim, kemi bashkuar bukurinë vizuale me urtësinë shpirtërore për t’ju ofruar mesazhe që frymëzojnë paqe, durim dhe devotshmëri. (Kurani)
                                
Zbritja e Kuranit
Kurani, për herë të parë kur i ka zbritur të Dërguarit të All-llahut, ka zbritur në Natën e Kadrit në ramazan. All-llahu i Lartësuar ka thënë:
“Ne e kemi zbritur atë në Natën e Kadrit.” [Sure El-Kadr, ajeti 1]
“3. Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar. Vërtet, Ne gjithmonë kemi qenë paralajmërues.
4. Në atë (natë) ndahet çdo punë e urtë (engjëjt e rishkruajnë nga Leuhi Mahfûdh kaderin e një viti)” [Ed-Dukhân]
“Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe për dallimin (e së vërtetës nga e kota).” [Sure El-Bekare, ajeti 185]
Kur filloi t’i zbresë Kurani për herë të parë Profetit, mosha e tij ishte dyzet vjeçare, sipas mendimit të njohur të dijetarëve. Kështu është transmetuar nga Ibën Abbâsi (radijAll-llahu anhumâ), Atâi, Seîd ibnul-Musejjib dhe të tjerë. Dhe kjo është mosha kur arrihet pjekuria, logjika më e përsosur dhe përceptimi më i plotë.
Kurse ai që e zbriti Kuranin nga All-llahu i Lartësuar të Profeti  është Xhibrili, njëri prej engjëjve të afërt dhe fisnikë. All-llahu i Madhëruar ka thënë për Kuranin:
“192. Nuk ka dyshim se ky (Kuran) është Shpallja e Zotit të botëve. 193. Atë e zbriti Shpirti i besueshëm (Xhibrili) 194. në zemrën tënde (o Muhamed) që të jesh nga ata që paralajmërojnë. 195. E zbriti në gjuhën e qartë arabe.” [Esh-Shu’arâ’]
Xhibrili (alejhis-selâm) ka pasur veti të lëvdueshme e të madhërishme, si: fisnikëria, fuqia, afërsia me All-llahun e Madhëruar, Surepozita dhe respekti në mes engjëjve të tjerë, besnikëria, bukuria dhe pastërtia… cilësi me të cilat All-llahu e ka bërë kompetent dhe të denjë për të qenë i dërguar i All-llahut që ua kumton shpalljen e Tij të Dërguarve (prej njerëzve). All-llahu i Lartësuar ka thënë:
“19. se ky (Kuran) është Fjalë e (kumtuar prej) një të Dërguari fisnik, 20. që zotëron fuqi dhe pozitë të lartë te Zoti i Fronit 21. e që është i respektuar atje dhe besnik.” [Et-Tekuîr]
Dhe ka thënë:
“5. Atë (shpalljen) ia ka mësuar atij një (engjëll) shumë i fuqishëm (Xhibrili), 6. i hatashëm (i bukur), që iu paraqit qartë, 7. në horizontin më të lartë.” [En-Nexhm]
Gjithashtu, All-llahu i Lartësuar ka thënë:
“Thuaj: “Atë (Kuranin) e ka zbritur Shpirti i Pastër (Xhibrili) nga Zoti yt me të vërtetën, për t’i forcuar ata që besojnë dhe për të qenë udhërrëfyes dhe lajm i mirë për ata që i dorëzohen All-llahut”.” [En-Nahl, 102]
All-llahu i Lartësuar na i ka sqaruar neve cilësitë e Xhibrilit, i cili e zbriti Kuranin prej Tij, dhe kjo tregon për madhështinë e Kuranit dhe përkujdesjen e All-llahut për të, sepse një i madhërishëm nuk dërgohet për tjetër, veçse për çështje të madhërishme!
K  U  R’  A  N  I     F  A  M  Ë  L  A R T                                              
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
” Liber i begatshem, Ne ta shpallem ty kete, qe t’i studiojne argumentet e Tij dhe qe te marrin mesim prej Tij ata qe kane mend” (Sure Sad, ajeti 29)
 Falenderimi i takon vetem Allahut, Zotit te botërave i cili thote: “A nuk e perfillin ata Kur’anin? Sikur te ishte prej dikujt tjeter, pervec prej Allahut, do te gjenin ne te shume kunderthenie”. (En Nisae 82). E paqa dhe meshira qofte mbi Muhammedin a.s., mbi familjen e tij, mbi shoket e tij, dhe mbi te gjithe ata qe pasuan dhe pasojne rrugen e tij deri ne diten e gjykimit. Pejgamberi yne a.s. ka thene:” Me i miri prej jush eshte ai qe e meson Kur’anin dhe ia meson Ate dikujt tjeter”. Gjithashtu ka thene:” Lexojeni Kur’anin, sepse Ai deshmon per lexuesin e Tij, diten e kijametit.
 Kam nderin qe t’ia ofrojë lexuesit te nderuar kete Kur’an te perkthyer e te komentuar ne gjuhen shqipe nga Hafiz ef. Sherif Ahmeti.
E falenderojme Allahun xh.sh. qe na e mundesoi kryerjen e ketij punimi dhe Infrimin e tij vellezerve muslimane, te cilet e flasin gjuhen shqipe ne Shqiperi dhe jashte saj, me shprese se me te vertete lexuesit do te shkepusin dicka nga drita e tij e cila ua forcon besimin dhe i ben qe te jene te lumtur si ne kete bote ashtu edhe ne boten tjeter  (Ahiret).
Me ne fund duhet te theksojme se perkthimet e Kur’anit ne gjuhe te tjera sado qe te ene te stilit te larte, nuk mund t’ia arrijne qellimit definitiv te Tij, i cili eshte mrekulli deri ne diten e kijametit. Ky perkthim me komentim eshte rezultat te cilin e ka arritur perkthyesi gjate studimit te Kur’anit. Per kete arsye nuk mund te jete i zhveshur nga gabimet e ndryshme , sepse vete natyra e njeriut e ben ate qe te jete i manget . I plote eshte vetem Allahu xh.sh.
Zoti na drejtofte ne rrugen e drejte.
Kur’ani, pa dyshim, ështe Fjale e Allahut, KELAMULL-LLAH, i cili ne forme te Shpalljes iu dergua Muhamedit a.s. Ai i zbriti Muhammedit a.s. per ta orijentuar drejt ne besimin ne nje Zot dhe per t’i nxjerre njerezit nga erresira dhe injoranca dhe per t’i shpjerre ne drite, ne rrugen e drejte, ne rrugen e njerezise e te emancipimit dhe teprosperitetit e teprogresit individual dhe shoqeror.
Kur’ani, qe eshte fjale e Allahut, zbriti ne intervale te caktuara kohore, sukcesivisht brenda periudhes 23 vjeçare te pejgamberllekut te Tij, duke filluar ne Meke (610 – 622) dhe ne Medine (622 – 632), qytete keto, te cilat fal punes se madhe dhe reformave te Pejgamberit a.s. u bene te njohura jo vetem ne Arabi por edhe ne mbare rruzullin tokesor.
Radhitja e ajeteve dhe e sureve ne Mus – hafnuk ndjek rendin kronologjik te Shpalljes, sepse ato u radhiten me vone. Keshtu per shembull te parat u shpallen ajetet 1 – 5 te sures 96 (Alek), ndersa sureja 110 (Naser), nder te gjitha, u shpall e fundit.
Perpjekjet e dijetareve te profileve te ndryshme, si nga Lindja ashtu edhe nga Perendimi, per ta perkthyer dhe per ta interpretuar Kur’anin, hapen shtigje dhe mundesi per perpjekje te reja te cilat nuk kane te ndale deri ne diten e fundit tejetes ne Toke, ngase mendimi Kur’anor eshte shume i gjere, i thelle, universal dhe analizuar nga cdo aspekt i pashterueshem. Ai me bukurine e te shprehurit, me thellesine e mendimit ne zberthimin dhe shpjegimin e te gjitha geshtjeve qe ngeithen ne veteparaqet vleren mbinjerezore, i cili sii tilleper muslimanet ka qene eshte dhe mbet mendim i gjalle i realitetit nga njera ane, dhe fuqi nxitese e zhvillimit e te thellimit te mendimit kreativ ne jeten e tyre te perditshme, nga ana tjeter.
Studiuesit dhe njohesit e dalluar te Kur’anit gjithmone spikaten nevojen e leximit dhe te studimit te tij te vazhdueshem, sepse duke lexuar sa me shpesh ate, lexuesi apo edhe studiuesi do te kete mundesi te zbuloje vlera me te pasura dhe do te fitoje njohurime te thella mbi njeriun dhe natyren qe na rrethon, mbi kete dhe mbi boten tjeter (ahiret). Leximi i Kur’anit qofte edhe i percipet dhe vetem mekanik, e pasuron dhe e fisnikeron shpirtin e njeriut, duke i hapur atij mundesi qe te komunikoje me Allahun. Nderkaq, komunikimi me Allahun, Krijuesin e gjithesise, Meshiruesin dhe Meshireplotin, Gjykatesin e Dites se Dinit, nga ndihma e te Cilit varet ekzistimi dhe zhvillimi i jetes ne toke dhe ne gjithesi, i Cili eshte me se i denj’e per t’i bere ibadet, njeriut i mundeson t’i korrigjoje dhe t’i harmonizoje sjelljet dhe veprat dhe ato t’i veje ne sherbim per te miren individuale dhe shoqerore. Kur’ani na meson se vetem Allahu eshte Zot dhe vetem rruga qe e porositi Ai eshte e drejte.
Kur’ani eshte udherrefyes per te gjithe njerezit qe i besojne Fjales se Zotit dhe qe deshirojne
te jetojne me te, sepse ai eshte Fjale e Zotit, ai eshte udherrefyes per te gjithe ata te diet iu permbahen keshillave dhe mesimeve te tij. Besimtareve dhe adhuruesve te vertete dhe te sinqerte Allahu ne Kur’an u premton dhe u garanton sigurine, jeten e qete, te lumtur dhe pa brenga. Njeriut bashkekohor, te cilit zbulimet e medha shkencore, teknike dhe teknologjike ngadale po ia uzurpojne funksionet nje nga nje, mesimi islam (Kur’anor) i ofron optimizmin qe njeriu te mos jetoje i ngarkuar me ndjenjen e pasigurise, te zvetenimit, te ferfellimit etj. sepse, sipas mesimit Islam, njeriu ndaj njeriut nuk eshte ujk. Ptrkundrazi, ai me te gjitha virtytet dhe cilesite e mira eshte para se gjithash njeri per vete dhe krah i forte dhe konstruktiv i mesit ku jeton dhe punon.
Nese kushdoqofte Kur’anin e konsideron veper shkencore, ai do t’ishte i padrejt ndaj Tij, sepse nje identifikim i ketille do te kishte pretendime qe Via zbehe kuptimin dhe thellesine universale, ai do te kishte pretendime per Via devalvuar vleren reale Kur’anit si Fjale e pasur, e fuqishme dhe e ngjeshur mbinjerezore, si Fjale e Zotit. Kur’ani nuk i zbulon ligjet e natyres as te shoqerise, ai percakton kahjet e njeriut, nxite zbulimin e Hgjeve dhe te fenomeneve te natyres dhe te shoqerise. Andaj Kur’ani gjithhere eshte ne sherbim te njeriut. Ky eshte libri i Zotit i cili mohoi besimin e panatyrshem ne shume zotera (politeizem) i cili ishte mjaft i perhapur nder fise te ndryshme arabe. Ai i vuri themele te shendosha besimit ne nje Zot (monoteizem). Me thesarin e pasur te dispozitave qe rregullojne moralin dhe marredheniet ne mes njerezve, Kur’ani beri kthesa te medha ne keto marredhenie nderfisnore dhe ndemjerezore nder popuj aiab te atehershem dhe me vone nder popuj te botes ne pergjithesi, sepse, shi, ne kohen para ardhjes se Muhammedit a.s. dhe gjate periudhes 40 vjecare pas lindjes se tij zhvilloheshin lufta te pergjakshme nder fiset arabe, zullumi dhe padrejtesite sa po zgjeroheshin me permasa tragjike, keshtu kanosej rreziku i shfarosjes totale te nje numer fisesh arabe. Ne kete kohe te rende e cila nuk durohej me, I madhi Zot e dergoi Muhammedin a.s. kolosin e madh me te gjitha cilesite dhe virtytet e njeriut te kompletuar, te afte dhe besnik per Via besuar Fjalen e vet, Kur’anin qe njerezit te diet kishin rene ne rruge te pa krye, Vi ktheje nejete normale te njeriut te qyteteruar.
Muhammedi a.s. duke i zbatuar parimet kur’anore arriti te themeloje Bashkesine e pare dhe te shendoshe Islame, e cila fale parimeve te proklamuara mbi baza te barazise, erdh e u konstitua ne nje bashkesi te afte e te organizuar me te gjitha instrumentet qe i nevojiten nje sistemi shoqeror qe posedon kulture njerezore, ndaj per kete ia kishin lakmi vendet dhe popujt e meridianeve te ndryshme ne rruzullin tokesor.
Kur’ani flet per njeriun si qenie qendrore ne gjithesi, te cilit Allahu i ofroi amanetin dhe prerogativat e vecanta, halifetull – Hah, e ngarkoi me detyra dhe obligime te medha dhe te nderlikuara te cilat nuk ipranuan qiejte, toka dhe as bjeshket. Me qellim te realizimit te ketyre te drejtave dhe detyrave sa me lent dhe me sukses Allahu e pajisi njeriun me intelekt, vetedije dhe me ndergjegje. Keto ishin ato veti te cilat njeriun e bene te dallohet nga krijesat tjera dhe ta gezoje poziten qe e ka. Keto prerogativa imundesuan njeriut ta zbuloje natyren dhe ligjet e saja dhe te qeverise vetveten dhe realitetin objektiv, duke qene gjithehere konsekuent dhe i vetedishem per pergjegjesine e tij ne kete dhe ne boten tjeter (Ahiret).

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu