Vuçiq po e rreh defin, Ramës po ia bën qefin…!

Shkrime relevante

Vuçiq po e rreh defin, Ramës po ia bën qefin…!

Foto e hershme...Jo vetëm "darkë diplomatike" në mes dy përfaqësuesve të...

Tradhtia nuk përfundon vetëm te ai që e bënë atë, edhe ai që e di të vërtetën dhe me vetëdije e përkrah tradhtinë, duhet...

Dije Krasniqi Mitrovicë ____ Të moçmit kanë thënë me të drejtë: krimineli dhe...

Gjithmonë me kokën lartë, kurrë familja jonë s’është përkulur…!

Majlinda Shala, Gjermani ____ Unë dhe familja ime kemi qëndruar gjithmonë me kokën...

Malësorja Shqiptare

Fatmir Gashi, Prishtinë _____ Malësorja shqiptare nuk është një përshkrim i miteve të...

Shpërndaj

Foto e hershme…Jo vetëm “darkë diplomatike” në mes dy përfaqësuesve të shteteve të ndryshme, por ndejë tejet intime, më shumë se familjare. Athua si është e mundur dhe si erdhi deri tek ky intimitet dhe familjarizëm kaq i madh dhe i ngrohtë…?!
____
”Nëse Rama rilidhet me lidershipin e ri, atëherë ata të djeshmit do të bëhen xhelozë dhe nuk do ta pranojnë që miqësia e tij me fituesit të lulëzojë si në kohen e Vuçiqit. Për pasojë ka shumë mundësi që dikush prej atij skalioni si rastësisht të lëshojë në publikë fakte komprometuese skandaloze për Ramën. Por as nuk mund të konfrontohet me ardhësit në pushtet në Beograd. Sepse ata kanë në dorë arkivën e veprimtarisë pro-serbe të Edi Ramës.” (Prof. dr. Enver Bytyqi)
Metafora e melodisë së Edi Ramës dhe 'muzika' e Beogradit për Kosovën
Prof. dr. Enver Bytyqi             Aleksand]er Vuçiq & Edi Rama
   
Ismet M.Hasani, Suedi
____
Kaluan dhjetë ditë prej se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi nga Brukseli për zgjedhjet e zhvilluara në Republikën e Serbisë. Ky reagim erdhi si rezultat i pyetjes që gazetarja në intervistë i bëri atij me këtë adresë. Tha se muzika në Beograd nuk do të ndryshojë për Kosovën. Një metaforë kjo dukshëm reale me situatën dhe programin e Listës së Studentëve fituese në Serbi. Por thjesht kaq. Nuk ka komentuar asgjë për shkaqet e humbjes së sivëllaut të tij, Aleksandër Vuçiq. As nuk e ngushëlloi ish-presidentin e Serbisë. Ndërkohë që fituesit nuk i ka uruar. Ndoshta pret që pas formimit të qeverisë së re serbe të dërgojë ndonjë mesazh të thatë urimi. Por hë për hë, vetëm kaq. Derisa të lidhen fijet që kishte me Vuçiq në transformatorin e kryeministrit në ardhje.
Lista e Studentëve, si fituese, nuk do të ngutet.
Ndërkaq Rama: Distancë me fituesit, heshtje për humbësit.
Distanca me fituesit shërben për të testuar, nëse këta do të interesohen për vazhdimin e miqësive të shkuara midis qeverisë së Tiranës dhe qeverisë së re të Serbisë.
Edhe pas formimit të qeverisë për një kohë nuk do të ndjehen dhe nuk do t’i kërkojnë Edi Ramës bashkëpunim të ngushtë. Sepse ata presin që kryeministri i Shqipërisë të ketë fatin e ish-presidentit të Serbisë. Ndërkaq ky lloj fati është i përcaktuar: – Njësoj si Vuçiq, edhe Rama pritet të përgjigjet penalisht për veprat penale dhe qëndrimet e tij ndaj ligjit, interesit të qytetarëve dhe të kombit shqiptar.
Por Rama do të bëjë shumë kujdes për t’u afruar me fituesit e Beogradit, sepse është nën monitorimin e humbësve në zgjedhje. Vëzhguesit humbës kanë në dorë shumë fakte dhe prova komprometuese për shefin e ekzekutivit shqiptar.
Nëse Rama rilidhet me lidershipin e ri serb, atëherë ata të djeshmit do të bëhen xhelozë dhe nuk do ta pranojnë që miqësia e tij me fituesit të lulëzojë si në kohen e Vuçiq. Për pasojë ka shumë mundësi që dikush prej atij skalioni si rastësisht të lëshojë në publikë fakte komprometuese skandaloze për Ramën. Por as nuk mund të konfrontohet me ardhësit në pushtet në Beograd. Sepse ata kanë në dorë arkivën e veprimtarisë pro-serbe të Edi Ramës. (Prof. dr. Enver Bytyqi)
Edi Rama do të tentojë të lidhet sërishmi ngushtë me qeverinë e re në Beograd. Ka mundësi që tashmë ta ketë dërguar mesazhin e tij përmes ndërmjetësuesit të tij, Baton Haxhiu. Sepse kjo është natyra e tij. Ai e di se erdhi në pushtet së bashku me Vuçiq me mesazhin e stabilokracisë në Ballkan.
Për pasojë është i vetëdijshëm se një mesazh i përsëritur në lidhjet e reja me Beogradin do të kishte ndikim së paku te miqtë e tij në Europë. Por nuk do ta pranojë këtë lidhje të ngushtë (Vuçiq) partneri i parë i tij humbës. Jo se ky partner nuk do të dëshironte që Serbia të ruante ndikimin e saj në Shqipëri, por se armiqësia midis humbësit dhe fituesit në Beograd është ekstreme. Një flirt i partnerit shqiptar me ata që po përgatisin qelinë e burgut për Aleksandër Vuçiq do ta zemëronte shumë këtë të fundit.
Edi Rama është në dilemë?!
A duhet  të ndërrojë partnerin në bashkëpunim. Eshtë mësuar që këtë akt ta kryejë në shumë raste.
Nga prehri i Sorosit tentoi të shkonte të prehri i Donald Trump dhe Kushner. Nga miqësia me Taip Erdogan shkoi në shërbimin që i bën Tel Avivit. Nga Angela Merkel shkoi në çengelin e Emmanuel Macron e kështu me radhë.
Tani në rend të tradhtisë së tij është Georgia Meloni.
Kërcimi muzikor i Edi Ramës është sipas qejfit të tij dhe ajo muzika që luhet (njëjtë në Beograd për Kosovën), është thjesht një melodi diskursi në gojën e Edi Ramës; kur i duhet të heshtë për ta fshehur të vërtetën.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu