Dossier

22 qershori 1941, pasojë e Paktit të pabesisë

Eshref Ymeri  Në historinë e Luftës II Botërore, kryepërtejanën (kryesfondin) e saj e zë përplasja e Gjermanisë naziste me Bashkimin Sovjetik, pas sulmit të befasishëm të trupave gjermane të 22 qershorit të vitit 1941. Arsyet e nisjes së atij sulmi duhen kërkuar pikërisht në Paktin e mossulmimit Molotov-Ribentrop, që u nënshkrua në Moskë më 23 gusht 1939. Ai pakt, së pari, kishte në themel pabesinë e të dyja palëve ndaj Polonisë, me qëllim ndarjen e sa. Por ai Pakt, së dyti, fshihte në vetvete një pabesi të dyfishtë të politikës sovjetike: jo vetëm ndaj demokracive perëndimore, por edhe ndaj vetë Gjermanisë hitleriane. Se Stalini synonte që, duke e ndarë Poloninë me Hitlerin (për të pasur një kufi të përbashkët me të), “t’i siguronte” atij krahët lindorë, duke e nxitur të vinte nën këmbë demokracitë perëndimore. Paskëtaj, në çastin që do ta quante të volitshëm, Stalini do t’i sulej Gjermanisë, me synimin që të arrinte deri në Gjibraltar. Kësisoj mbarë Evropa do të përfundonte nën çizmen e ushtrisë së kuqe, me “flamurin proletar” mbi krye. Ajo pabesi e dyfishtë, të dyja palëve u kushtoi me miliona të vrarë dhe shkatërrime të pallogaritshme. Pabesinë e politikës sovjetike ndaj demokracive perëndimore, e zbulon haptas vetë Stalini. Në një fjalim që ka mbajtur vetëm katër ditë para nënshkrimit të paktit në fjalë, pra, më 19 gusht 1939, në Byronë Politike të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ai shtjellon haptazi idenë kryesore të Testamentit të Pjetrit I për pushtimin e Evropës. Në atë fjalim thuhet: “Le të fillojë Lufta e Dytë Botërore, pjesëmarrësit e saj le ta shqyejnë njëri-tjetrin dhe atëherë Bashkimi Sovjetik do të ngrejë flamurin e revolucionit proletar dhe mbarë Evropa do të bjerë në këmbët e tij” (Citohet sipas: “Luftën e Dytë Botërore e filluan Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik”. Faqja e internetit “sokrytoe.net”. 23 korrik 2009). Për sulmin që Bashkimi Sovjetik do të ndërmerrte kundër Gjermanisë, dëshmon ish-oficeri i zbulimit sovjetik Viktor Suvorov. Ai deklaron: “Ekzistojnë jo pak udhëzime për faktin se afati i fillimit të operacionit sovjetik “Shtrëngata” qe lënë për më...

Pusho në amshim Don (Ndue) Antonio Bellushi , apostull i Shqiptarizmës!

Nga Frank Shkreli Prift, Shkrimtar, Gazetar, Entolog e Pedagog Arbëresh “Në ballkonin...

Fillesat e Krishtërimit në Europë, dallimet në mes të katolicizmit dhe ortodoksizmit

Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani ___ Fatkeqësisht më 3 gusht 49 ndodh konvertimi i...

Pellazgët, Ilirët, Dardanët, Shqiptarët

Shkruan : Xhemaledsin Salihu, Preshevë Librit i Stojan Novakoviqit: “Dy ditë në...
spot_img

Të fundit

Dashuria midis kujtimit , dhimbjes dhe rilindjes , për veprën “Në kepin e dashurisë” së poetes Shqipe Hasani

Kujtim Mateli, Tiranë  Poezia “Në kepin e dashurisë” e poetes...

UÇK nuk ka fillue me Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn apo Rexhep Selimin, por shumë, shumë më herët

Reshat Sahitaj, Prishtinë UÇK NUK KA FILLUE ME : HASHIMIN&...

Një propozim debil që Justina Pula Shiroka t’i vizitoj katër të dënuarit në Hagë

Reshat Sahitaj, Prishtinë ____ NJË PROPOZIM DEBIL- QË JUSTINA SHIROKA PULA...

Biser Mehmeti, poeti që nuk mund të arratisej nga gjërat e rëndomta

Biser Mehmeti, “SPIRALJA E FRIKËS”, poezi, botoi N.B. “BUZUKU”,...

Protesta pro dhe kundër Shqipërisë!

Florim Zeqa Ngjarjet e vitit 1997 mbetën një nga më...