Arsyeja përse nuk kam postuar më pro protestës dhe nuk do e mbështes më publikisht, pavarësisht që jam totalisht pro “Rama në burg – Berisha në burg”, është fakti se protesta mori totalisht ngjyrim fetar.
Tashmë nëndheshëm është e udhëhequr nga radikalë pro Republikës Islamike të Iranit.
Ka një pakicë që vërtet është e shqetësuar për flamingot (në këtë pakicë hy edhe unë) ama karburanti i kësaj protestë tashmë është bërë radikalizmi islamik.
Protesta e humbi shkëlqimin e çiltër të fillimit dhe është kthyer më protestë fetare, fatkeqësisht.
Rasti i kësaj Ikballës dhe shumë Ikballe të tjera është vetëm maja e ajsbergut, ajo që shihet.
Pa harruar këtu që kupolën e protestës e morën në dorë këlyshët e Sali Berishës që kamuflohen si “qytetar të pavarur dhe të lirë”
Sa keq që u bë pis një protestë kaq e bukur në pamje dhe frymëzim, në ditet e saj të para.
Shpallja non grata e Ikaballës është vendimi i duhur , madje i vonuar
Lista duhet të vazdojë le çdo hoxhë radikalist islamik në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni që dukshëm sulmojnë Amerikën dhe i thurin elozhe shtetit terrorist të Iranit.



