
Fahri Dahri, Tiranë
Me koncept sipas fjalorit kuptohet: “Formë themelore e mendimit, në të cilën pasqyrohen tiparet më të përgjithshme e më thelbësore të një klase sendesh a dukurish”.
Sot do përqendrohem tek fenomeni shoqëror i cili është i njohur në të gjitha kohërat, por i rrallë dhe i pa pranueshëm në tërësi – Divorci-.
Çthotë fjalori shqip për divorcin,?
“Zgjidhje ligjore e martesës; ndarje”!
●●●
Ishim ulur në një lokal dhe si zakonisht ne, pensionistët kalojmë disa orë duke bashkëbiseduar me njëri-tjetrin. Të themi të vërtetën nuk na mungojnë përvojat dhe ndodhitë e mira dhe jo të mira; si ato që kanë prekur dhe prekin individë, apo grup individësh; madje të mirat dhe të dëmshmet në rang shoqëror dhe shtetëror. Që të mos krahasohemi “me Belulin”, arritjet tona janë rrjedhojë e viteve që na kanë paisur me përvojat brenda familjeve tona dhe ngjarjet në familjet e tjera, në shoqëri apo vende e popuj të tjerë.
Siç thashë ishim tre shokë që po shtynim orët në lokale ku kryesisht rrufisim kafetë. Nja dy tavolina më tej, dy veta, jo shumë të moshuar, me zë pak të lartë, diskutonin se në familje u kishte ndodhur një divorc. Këtu nuk do ndalem në ç’farë ata bisedonin, sepse ishte problem i tyre.
Vërtet nuk e ndoqëm atë bisedë, por filluam të diskutojmë për fenomenin “divorc”,si një fenomen që po gjen shtrat gjithnjë e më shumë në shoqërinë tonë dhe në disa vende të tjera, ku koha na ka shtrirë hapësira edhe tej vendit tonë. E muhabetisëm gjerë e gjatë pse-në e shpeshtimit të “divorcit” tek ne. Të jem i sinqertë e bëmë “telef” divorcimin duke përmendur shkaqet që sjellin shpeshtimin e fenomenit “ divorc. Shkaqet ishin të shumta por gjithmomë brenda konceptit të deritanishëm ku divorci është i pa pëlqyer, shkatërrues i familjes, i dëmshëm moralisht, i pa pranueshëm në tërësi, veprim me pasoja për të dyja palët familjare dhe më e rënda, goditja, ngërçi që u jepet fëmijëve për gjatë gjithë jetës së tyre në marëdhëniet miqësore mes të të dyja palëve prindërore.
Përfundimisht u mendua dhe u trajtua si ndodhi e pa pëlqyer që sjell pasoja të dëmshme në vazhdimësi për një kohë të gjatë.
Kaluan dy a tre ditë nga ai bashkë bisedim mes shokëve. Të them të drejtën mendja, nuk e di, por ikte e ikte, shkonte e ku nuk shkonte, por nuk po më shqitej fenomeni divorc. Më shqetësonte jo si fenomen, sepse siç u përmend është i kahershëm në kohë, por shpeshtimi i tij si brenda vendit në familjet tona dhe në familjet e fëmijëve apo nipërve tanë që po mbushin mbi tre dekada në DHE të huaj. Rri dhe mundohem të analizoj:
1)- Dimë që njerëzimi ka kaluar shkallë-shkallë organizimesh derisa erdhi në krijimin e familjes që kemi aktualisht. Gjithashtu sot teknologjia na jep mundësi informimi për gjithçka dhe gjithkujt që kërkon të dijë. Me që i kemi këto mundësi le të mësojmë se çështë krijimi i familjes: “Krijimi i një familjeje është një nga hapat më të rëndësishëm, më të bukur dhe më sfidues në jetën e një njeriu. Ky proces përfshin një kombinim të përgatitjes, praktike, emocionale, financiare, e ligjore”.
Sa qartë, sa madhështore dhe fatsjellës qenka krijimi i familjes. Në parantesë, 5 apo 6 dekada më parë, personalitete të popujve të tjerë, na përgëzonin për ruajtjen e vlerësimin tonë ndaj familjes.
Dhe ishte e vërtetë!.
2)- Po kështu dimë dhe jemi të ndërgjegjshëm se gjithçka është në lëvizje, në zhvillim si për mirë, por dhe për keq. Klima ka pësuar zhvillim, kemi ndryshime të forta klimatike me fenomene natyrore që nuk i njihnim më parë. Rendet ekonomiko-shoqërore kanë ndërruar disa herë, nga primitivja në kapitalizëm. (Sot nuk e dimë rendin ekonomiko-shoqëror që po jetojmë).
Në këtë këndvështrimi, gjykova se organizimi njerëzor, me apo pa dashje ka gjetur mënyra jetese në përshtatje me rendet përkatëse.
Sot, të paktën si e mendoj unë, nuk dimë në cilin rend jetojmë, ose jetojmë në rend të pa përcaktuar dmth rrëmujë (as mish as peshk).
Ndoshta kodi i sotëm familjar në këto 6 dekada kërkon ndryshim në përshtatje të rendit ekonomiko- shoqëror të sotëm që ende nuk ka përcaktim shkencor. (Rrëmujë. As mish, as peshk).
Mbetet problem i politologëve, sociologëve, etj, por është problem emergjent për zgjidhje.
Fjala e urtë popullore: “Nuk vjen pranvera me një lule”, mendoj se
edhe kësaj urtësie i ka kaluar koha. Realiteti ynë tregon se: “po edhe me një lule vjen pravera”.
Shembujt jepen për të studjuar fenomenin, aspak për të kritikuar apo dënuar ndodhitë përkatëse.
Para 50 a 60 viteve, në plazhe përdoreshin të tjera veshje që as imagjinoheshin veshjet e sotme. Në teatro, kinema etj, nuk lejoheshin veprime, po thuaj intime, ndërsa sot ato veprime janë normale, të tilla ndryshime janë të natyrshme sot. Ja, pra një veprim që dje ishte jo normal, sot është në normalitet. Ky realitet qartësohet nga ligji dialektik ku thuhet se: “Gjithçka që sot është normale, nesër bëhet anormale”. Janë ligje objektive, i sjell natyrshëm koha: si ndryshimin dhe zhvillimin.
Nga sa sipër duhet të analizohet dhe të reflektohet mbi qendrimin ndaj Kodit të Familjes. Nuk është problemi i vetëm shpeshtimi i divorceve, por janë shumë probleme të tjera, si shkëputje e çiftit nga familja me rastin e martesave, apo largimi i fëmijëve në moshë madhore nga bashkëjetesa me prindërit, etj.
Janë këto fenomene të reja që dalë ngadalë trokssin në nevojën e ndryshimit të Kodit të Familjes.
Janë mendjet intelektuale dhe profesionale që fenomenet apo ngjarjet që lëvizin në kaos në ajër,
i seleksionojnë dhe i sjellin të dobishme për njerëzimin.
Për këtë, pak a shumë duhet të pranojmë dhe të veprojmë me porositë e Kantit.
Fahri Dahri, studjues
Tiranë, më 10/09/2026


