ARKIVI:
1 Maj 2024

Njerëzit e lumtur nuk i prek konsumizmi, që nuk e zëvendëson lumturinē në asgjë

Shkrime relevante

34 vite nga tubimi madhështor i “Faljes së Gjaqeve” te Verrat e Llukës & Poezi nga Sami Shatri

Nga: Sami Shatri, Prishtinë __ Poezi __ Me pak vargje, do kujtojmë këtë ngjarje të...

Begaj, takime në komunat e Kozencës: Mirënjohje që ruani identitetin

Nga:  Juliana Prifti TIRANË, 1 maj/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, në ditën e...

Piana degli Albanesi, Palermo Itali – Reportazh mbi Masakrën e Portellës 1 Maji 1947

Ornela Radovicka  Qëndra Albanologjike mbi kulturën dhe gjuhën arbëreshe themeluar  në 1980...

34 vjet falje dhe pajtim mes shqiptarëve

Anton Çetta - takim te Verrat e Llukes, në rreth shihet...

Kryeministri Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit

Prishtinë, 1 maj 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i...

Shpërndaj

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë
___
Më ndodh shpesh të shoh turma njerëzish që hyjnë e dalin dyqaneve me çanta në duar që blejnë veshje, këpucë, produkte bukurie me shumicë. Po e njëjta gjë ndodh nëpër markete, konçesionarë makinash, mobileri, pajisje elektronike, teknologjike, etj. Një fluks kaq i madh njerëzish që në zinxhir bëhen pjesë e trendit të konsumizmit aktiv e bëhen “ushtarët” e bindur të trendeve të publicitetit që pak a shumë u është bërë opium të gjithëve.
Është fare e lehtë të kuptohet se sa më shumë njerëzit bëhen të varur prej konsumizmit aq më shumë tregohet zbrazëtia që kanë në jetën e tyre.
Thelbi i nihilizmit të shoqërisë së sotme është arritja e vlerës së asgjësë në gjithçka që shpenzojmë. Të qenit kaq të shqetësuar për t’u dukur bukur, për të tërhequr vëmendjen me aparencën duke u përpjekur të fshehet mungesa e thellësisë, inteligjencës e kulturës së kultivuar tregon fare qartë shkallën e “emancipimit” të zbrazërisë ku ka arritur shoqëria sot. Asgjë nuk ka më vlerë, interesi kryesor është tërheqja e syrit nëpërmjet mallit derisa i mbërrijmë ato e pastaj ato nuk kanë më asnjë vlerë.
Si thelb tragjik të këtij nihilizmi modern ku jemi zhytur e që nuk besoj se do dalim edhe për shumë dekada mbërrij tek pyetja finale që ka lidhje direkt me ekzistencën dhe shëndetin e familjes, gruaja.
Cili është mesazhi që një grua, një nënë i jep vajzës së saj kur fryhet me silikon në fytyrë e trup?
Kush ështē morali i silikonit në fryrjen tronditëse për të krijuar forma bombastike plastike?
Një gjë e di me siguri: njerëzit e lumtur nuk i prek konsumizmi dhe ky i fundit nuk e zëvendëson dot lumturinē në asgjë.

K O M E N T E

6 KOMENTE

  1. Njerezit separi duhet te kene dinjitetin, identitetin, autenticitetin, nderin dhe moralitetin e vet. E mepastaj mund te qquhen te lumtur ose te kenaqur me vetveten e tyre objektive dhe subjektive.

    E kunderta e tyre jane kafshet ose bishat qe mirembahen ose ushqehen me bari, miser ose kallamoq. Prandaj, i presin si postermat per mish ose sugjuk, sepse nuk ndjejne, s´ perjetojne dhe nuk kane logjike ose koshience per asgje. Prandaj, edhe nuk kane te drejte te jete me shume se sa nevojat dhe kerkesat e atyre qe i prejne dhe bejne sugjuk.

    Pa te keq, por ne kete rast mendoj se ia keni hucur teresisht qellimit, apo ndosghta nuk kam njohuri dhe ndjesi per t´ju kuptar?!

    Sot me ngjani disi ndryshe nga dje….Ne Vjeni ndoshta kohe me shi, apo nuk e di kurre robi.

    Ua them kete si adhurues ose admirues i artit tuaj.

    Gjithe te mirat!

  2. Paksa ,,,, sepse kur me pëlqen nje mendim , nje analizë hesht sepse me mjafton t’a lexoj , t’a rilexoj e te them me vetvete se shumë bukur e me një ndjenjë të hollë i ka përshkruar autorja / ri qëniet njerëzore ,qe jeta e ndryshuar tashmë sipas situatave e kushteve i ka shëndrruar paksa në robotë .,,,,,,jo te gjithë fatmirësisht. Mik ‘ n’ , shprehni mendimin personal por ju mungon romantizmi , dhe normal sepse at ndjesi te ëmbël , romantike ,zhbiruese tek udhëtarë, të huaj
    , konsumatorë , shëtitës të ngeshëm apo te nxituar nga ankthi që është bërë shoqërues i pandarë vetëm gratë ,si znj.Toptani e pasqyrojnë ne shkrime si i më sipërmi . Ajo flet për shpirtra që mania e zbukurimit sipërfaqësor ka më rendësi se sa brendia, botëkuptimi dhe ideali .Përpos talentit ,znj. nuk fsheh romantizmin , at detaj qe jo të gjithë e kanë , të paraqesë turmën ( njerëzore ) me vogëlsinë e saj ( ne punët e përditshme , rutinën ) te vogël , pa shumë ndjesi dhe pse kjo turmë numëron qindra e mijëra . Përgëzime znj. e talentuar !

  3. Pa asnje te keq, por une personalisht nuk po shoh (lexoj) asgje letrare, shkencore ose kulturore ne kete shkrim, pervec kuptimit metaforik te asaj qe ai, ajo, ata ose ato qe kane deshtuar, apo pesuar humbje dhe fiaasko te ndryshme ne ciklin ose raundin e pare te jetes, mundohen qe te briloine, celebrojne ose shkelqeine ne ciklin ose raudin e fundit. Ky per mendimin tim eshte mesazhi ose mesimi i ketij shkrimi te autores Ervina. Asgje tjeter konkretisht nuk ka.

    Dhe, une autores dhe komentueses se nderuar, vetem po u them se eshte nje audience ose spektakel me i madh, se sa toka, deti dhe qeilli, i cili ndodhet (gjendet) ne zemren, shpirtin, ndjenjat, emocionet dhe intelektin e njeriut.

    E kunderta e saj jane femijet e lindur ose zene pa vullnetrin paraprak te dy prinderve te tyre, te cilet nder shqiptaret jane shume, shume…teper shume.

    Prandaj, i kemi anomalite dhe patologjite e panumerta gjenetike, biologjike, fiziologjike, gjenealogjike, shpirterore, emocionale, psikopatologjike etj.

    Ne instance te fundit, te jetuarit jashta atdheut ose vendlindjes, vetem na meson qe te injorojme cinizmin, prepotencen, megalomanine, skizofrenine dhe idiopatine e tjetrit, dhe te merremi me punet ose obligimet e perditshme.

    Nese ti, une, ai, ajo, ata ose ato, per castrin ose momentin, jetojme ne SHBA-s, Britani te Madhe, Gjermani, Austri, Itali apo dikund tjeter, kjo nuk nenkupton automatikisht deshqiptarizimin,asimilimin, proksemimin ose shkombetarizimin tone. Jo cfare. Gjaku nuk behet uje.

    Ndaj, per mendimin tim, eshte kenaqesi dhe fitore e dyfishte, te mashtrosh dhe mposhtesh mashtruseit ose lajkataret e ndryshem.

    Vuajtja, merzia, deshprimi, zhgenjimi, tensioni, depresioni etj…jane nje audience e mbyllur, ndersa humori, buzeqeshja, lumturia, gezimi dhe hareja ne caaste ose momente te caktuara, jane audience dhe shperfaqje e madhe-kunder tyre.

    Ju ftoj solemnisht te me ndjeni dhe kuptoni pa te keq. Mos u beni si ai Aurel Dasareti ose dikush tjeter qe kercejne deri ne theqafje, nese dikush ua cek ose permend manite, anomalite dhe patologjite e tyre.

    Kaq.

  4. Caku i autores është përqendruar tek fytyra e një gruaje që preferon silikonin si dhe tek konsumatorë që rendin , vrapojnë dhe që nuk harrojnë të stampojnë një buzëqeshje te njëllojtë . Sa me te drejtë mund të pyesësh ,,, vërtet kaq te lumtur janë të gjithë ??? Ju kërkoni shkencoren në një mendim te shkurtër , aktual ( sipas temës se autores që i kam përshkruar më sipër ) që ka vetëm romantizëm i fshehur me finesë, pasi eshtë e dhimbshme . Pastaj i nderuar ” n ” ky është këndi i shikimit, i kuptimit ku unë e vëzhgoj shkrimin e mësipërm . Ekzistojnë mijëra mendime ndryshe dhe për ju që shkruani bukur sikur te kishit dhe dozën e romantizmit pa e zmadhuar aspak e për t’ju bo elozhe do te kisha përpara një ” Gi De Mopaso ” të dytë . Por , kaloni kufi ,shtete , nuk harroni nacionalizmin , dhe anashkaloni ndjenjën romantike te autores se nderuar. Nderimet e mija e një fund jave të mirë !!!

    • A po e sheh edhe ti si lexuese (autoautore) bjen ne kontradikte me vetveten tende. Une po flas per vleren e jo per poteren. Nuk kam nevojde per spjegime te nxituara dhe oreksuara per sharje dhe ofendime. Je grua (femer)….Une bera vetem nje koment perfundi shkrimit tend. Kaq. E kemi “trimin” Aurel Dasaretin e ndoshta na pisket. Flej e qete. Naten e mire ne Vjene!

  5. Se c’hyn z.A.Dasareti ketu vec nji Zot e din .Vetëm se gaboheni për ” Vjenën ” ju përgjigjem .Jam mbi 1000 km. larg Vjenës së Shubertit e Moxartit .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu