ARKIVI:
1 Maj 2024

Appleton Post Crescent (1924) / Autorja dhe udhëtarja amerikane Rose Wilder Lane : “Femrat më të bukura në rruzullin tokësor gjenden në Shqipëri. Duhet të shkoni atje për të parë këto Afërdita…”

Shkrime relevante

34 vite nga tubimi madhështor i “Faljes së Gjaqeve” te Verrat e Llukës & Poezi nga Sami Shatri

Nga: Sami Shatri, Prishtinë __ Poezi __ Me pak vargje, do kujtojmë këtë ngjarje të...

Begaj, takime në komunat e Kozencës: Mirënjohje që ruani identitetin

Nga:  Juliana Prifti TIRANË, 1 maj/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, në ditën e...

Piana degli Albanesi, Palermo Itali – Reportazh mbi Masakrën e Portellës 1 Maji 1947

Ornela Radovicka  Qëndra Albanologjike mbi kulturën dhe gjuhën arbëreshe themeluar  në 1980...

34 vjet falje dhe pajtim mes shqiptarëve

Anton Çetta - takim te Verrat e Llukes, në rreth shihet...

Kryeministri Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit

Prishtinë, 1 maj 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i...

Shpërndaj

Rose Wilder Lane (1886 – 1968)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Prill 2024 

“Appleton Post Crescent” ka botuar, të hënën e 21 janarit 1924, në faqen n°13, rrëfimin e autores dhe udhëtares amerikane Rose Wilder Lane asokohe për gratë shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Femrat më të bukura gjenden në Shqipëri

Rose Wilder Lane thotë se bukuria atje është e pakrahasueshme me diku tjetër

Burimi : Appleton Post Crescent, e hënë, 21 janar 1924, faqe n°13

Burimi : Appleton Post Crescent, e hënë, 21 janar 1924, faqe n°13

Nju Jork — Shqipëria, ky shtet i vogël ballkanik i rrënjosur pas maleve dhe që zë një hapësirë modeste në hartën botërore, strehon gratë më të bukura në rruzullin tokësor, sipas autores dhe udhëtares Rose Wilder Lane, e cila i ka studiuar ato për tre vjet. 

Këtu është përshkrimi i znj. Lane për to : 

“Flokë gështenjë, sy ngjyrë lajthi ose blu, gishta të hollë, thonj në formë bajamesh, kyçe delikate të duarve, kyçe të holla të këmbëve dhe një pamje mbretërore.” 

Kjo me siguri duhet të zgjojë interesin e skulptorëve, prodhuesve të revistave për vajza të bukura dhe njohësve të feminitetit. 

“Bukuria e tyre ndoshta është për shkak të jetës së tyre në natyrë,” përpiqet të shpjegojë znj. Lane. “Ato ngjiten maleve me djep në shpinë, mbajnë barrë të rënda mbi kokë dhe punojnë shumë.” 

Por është thuajse e nevojshme të bësh udhëtimin në Shqipëri për të parë këto Afërdita, sepse gruaja shqiptare nuk është udhëtare dhe nuk martohet jashtë racës së saj. Shqiptari pavarësisht se ku shkon, ai kthehet në vendlindje për gruan e tij. 

Shfaqje progresi 

Gratë shqiptare kanë dhënë disa nga kontributet e fundit në përparimin e vendit të tyre, shton znj. Lane. Ato ishin të dobishme në nxitjen e revolucionit që rezultoi në të drejtën e përdorimit të alfabetit latin në shkolla. Deri në vitin 1919 turqit nuk lejuan asnjë shkollë në këtë vend, por sot znj. Kristo Dako dhe znj. Qiriazi, dy feministe të zjarrta, kanë organizuar një shkollë të madhe dhe të lulëzuar vajzash në Korçë. 

Një tjetër shqiptare, e shkolluar në Amerikë, organizoi një klasë për kujdesin e fëmijëve që mblidhet çdo mëngjes. Ajo prezantoi metodat amerikane të higjienës në këtë vend të largët. 

“Jo vetëm që gratë shqiptare janë të etura për të mësuar mënyra të reja dhe më të mira të jetesës, por edhe burrat i miratojnë ato,” përfundon znj. Lane. “Nëse kanë mundësinë të shërohen nga tmerret e luftërave dhe shtypjeve që kanë pësuar, gratë shqiptare do të marrin njohjen dhe admirimin që u takon”. 

Znj. Lane e admiron aq shumë inteligjencën, nderin dhe miqësinë e shqiptarëve, saqë synon të kthehet në atë vend dhe ta bëjë shtëpinë e saj.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu