Organizim dinjitoz i “Festivalit poetik” kushtuar krijuesve mërgimtarë nga Art-Klub “Rifat Kukaj”

Shkrime relevante

Mos na shisni filozofi, mishërojeni atë !

Lekë Mrijaj, Klinë ____ Ka disa ditë që në Facebook më ka rënë...

Policia e Kosovës dhe prokuroria të marrin masa të menjëhershme ndaj portalit/faqes “Zëri i Vushtrrisë”

Basri Beka, Prishtinë ____ Bëj thirrje të fortë që Policia e Kosovës dhe...

Me rastin e protestës së disa shqipfolësve për moslejimin e ndërtimit të kishës katolike në Zogaj të Vushtrrisë

Ali Ramadan Asllani, Pejë ___ REAGIM ME SHKAS ___ Me rastin e protestimit të disa...

Kur toleranca bëhet standard i dyfishtë

Dom Nikson Shabani, Prizren Përgjigje ndaj prof Milazim Kraniqit Prof. Krasniqi, ka nje problem...

Vendosja e arbneshëve në Zarë i Kruno Krstiq, studim me vlerë për Arbëneshët e Zarës

Nail Draga, Ulqin STUDIM ME VLERË  PËR ARBNESHËT E ZARËS Kruno Krstiq, Vendosja...

Shpërndaj

Xhavit Çitaku, Suedi

Historia e popollit shqiptar është e mbushur me plot fatkeqësi të pameritura që ia vështirësuan jetën shqiptarëve. Dhe shi për këtë, për një arsye apo për një tjetër qindra mijëra shqiptarë ishin të shtrënguar që ta braktisin vendlindjen dhe ta njohin ngurtësinë e udhëve të vendeve të huaja. Ata fort mirë u integruan në shoqërinë ku mërgimtarët janë të vendosur. Rezultetet që po i arrinë komuniteti shqiptar në të gjitha fushat e jetës dhe të punës të bëjnë krenar dhe të bëjnë të ndihesh mirë që je shqiptar.

Kujtimet e dashuria mërgimtare të mbledhura me kujdes e përmallshëm në vargje

Mërgimtarët tanë punë të shkëlqyer po bëjnë edhe në krijimtarin letrare në zhanre të ndryshme, por, megjithatë, dominon krijimtaria poetike, në të cilën të bie në sy dhe që është shumë e çmueshme është vlimi i një palci të kulluar shqiptar në të. Zëri i këtyre krijuesve grumbullon vrullshëm ndiesinë që dojnë dhe gjejnë shprehje të menjëhershme dhe kështu qartësohet e forcohet shtjellimi i temave duke arritur sigurinë artistike. Këta autorë librash të shumtë për vite me radhë jetojnë në mërgim ndërsa në krijimtarin letrare, disa sish, si yje po shndërrisin. Pena e tyre po del sheshi që në vetmin e madhe muza e poezisë po krijon vjersha të bukura dhe të teholluara artistikisht. Këta krijues po e bëjnë punën e tyre me përkushtim dhe për dashamirët e fjalës së shkruar kanë arritur të përmbyllin një opus të lakmueshëm poetik, por edhe në prozë e zhanre tjera, dhe kësisoj duke dëshmuar aftësinë e tyre krijuese, por edhe duke befasuar me çeljen e luleve të mëdha të verës në hapësirën tonë të pasur letrare. Dhe tash këto lule kanë hapur petalet erakëndshme, dhe, natyrisht që bletët dhe fluturat po sjellin puhizat e prehjes poetike dhe në këtë mënyrë lexuesit po përjetjonë këto befasi: Lexuesit do të njihen me disa poet të njëmendtë që tërë kohën shkruajnë vargje të përjetuara thellë, me përkushtim të madh pa u nxituar. Duke u nisur nga fakti se shumica e këtyre krijuesve kurrë më parë nuk e kishin shkruar një rrjesht të vetëm në fushën e krijimtarisë letrare, ata pritën derisa u poçën  mirë e mirë idetë dhe me pas si bleta punëtore iu qasën me entuziazëm të madh kësaj fushe magjike në letrat shqipe. Nga mijëra vjersha  të botuara në këta libra dominojnë vargjet për vendlindjen, atdhedashurinë, për mallengjimin, për mërgimin, dashurinë ndaj prindërve, shokëve e miqëve, bukuritë  natyrore në trungun shqiptar, dëshmorët, lirinë e fituar me gjak. Shihet qartazi nga vargjet se këta autorë vërtetë janë shkëputur me fërshkëllimë rrëqethëse nga harku i kohës, por meqë janë krijues të mirëfilltë i përballojnë me dinjitet të gjitha stuhitë e errëta të kohës. Po nga ana tjetër e thotë me urti i madhi ynë Lasgushi se: “poezia nuk duhet të flas, duhet të jetë”. Laryshia e temave është e gjerë dhe tërëheqëse. Janë poezitë për vendlindjen, për fatin e tërë një kombi, për jetën që është një tortur e madhe në mërgim, por edhe vargje për të bukurën dhe të shëmtuarën. Lexuesi në këta libra sa do të has në vargje epike, befasisht do ta ngazëllejnë lirikat e bardha si ato rrezet e këndshme, ato rriskat magjepse mes nesh. Autorët e këtyre veprave nga kujtimet e rinisë bartin me vete dashurinë që më vonë me nder e kthejnë borxhin, duke i mbledhur me kujdes e përmallshëm në vargje. Këta autor krijojnë libra edhe të zhanreve të tjera në shtete të ndryshme evropiane në mes kristaleve të deborës, sa i kemi duke medituar para valëve të liqenit të huaj, krahët e kujtimit i kthejnë në vendet e tyre të preferuara në vendlindje dhe na i dhurojnë fizionomitë e njerëzve tanë, na i dhurojnë edhe tingujt e lahutës e të çiftelisë, tinguj këta që i mbajnë gjallë poetët, prozatorët e artistët. Nuk është vështirë të shihet e të kuptohet se disa shprehje si bilbili, zëri dhe gjumi bartin ndjenja skofiare të buta, të përvajtshme që i veçojnë autorët me një lidhje të tyre emocionale. Dhe kësisoj, në të vërtetë, poezisë i japin një ndieshmëri artistike. Gjithsesi përmes përvojes poetike dhe në përgjithësi në mjedisin ku ata jetojnë, e zgjerojnë, e pasurojnë dhe i përgjithsojnë prurjet e krijimtarisë së tyre.

Në fushën romanteske, dramë, ese, historiografi, tregime, dokumentar etj ka pak krijues, por edhe pse të paktë ata me përkushtim po punojnë në këtë drejtim dhe ato pak vepra të botura tregojnë qartazi për një nivel të lartë artistik të tyre.

Festival i poezisë kushtuar krijuesve mërgimtarë

Në nderim të këtyre krijuesve mërgimtarë, Asosacioni i letrarëve dhe artistëve Art-klub “Rifat Kukaj” i Drenasit, në restorantin “Guri i Plakës” organizoi edicionin e tij të dhjetë “Festivali i poezisë”.
Pjesëmarrësit e shumtë të këtij aktiviteti kulturor u kënaqen me vargjet e bukura të recituara nga krijuesit entuziastë të diasporës shqiptare, por edhe krijues të tjerë që kishin ardhur enkas për të garuar me vjershat e tyre në këtë orë letrare të organizuar e përgatitur mirë.

Në këtë event, që kishte karakter garues, u paraqitën 41 krijues nga diaspora dhe nga të gjitha pjesët etnike shqiptare, mysafirë dhe numër e konsiderueshëm i dashamirëve të fjalës së bukur shqipe. Juria profesionale vendin i parë ia ndau Ramë Oracës : “Gjashtë lisat e Likoshanit”, të dytin Zymer Kodrës : “Më lër një dritare hapur”, ndërsa vendi i tretë iu ndaa Idriz Berishës- Xhixhi: “Paletë me ngjyra dielli”. Do theksuar se nismetarë të këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturor, tash e dhjetë vite më parë ishin krijuesit e mirënjohur të letrave shqipe: Izet Abdyli, Bedri Tahiri dhe Halil Xani.

Po ashtu, për çdo vit ky asosacion krijues ndanë një mirënjohje speciale për veprimtari jetësore për shkrimtarin mërgimtar të vitit dhe kontributin e tij të dhënë ndër vite për çështje kombëtare, humanitare, ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës amtare, historisë e traditës shqiptare. Kësaj radhe ky çmim i rëndësishëm iu dha Xhavit Çitakut, gazetar, shkrimtar, publicist, humanist, i cili punon e vepron në Suedinë e largët. Arsyetimin për ndarjen e kësaj mirënjohjeje e bëri anëtari i Jurisë Prof. Bedri Tahiri, krijues, publicisht, studiues dhe atdhetar i dëshmuar:

Gazetari e romansieri i mishëruar me fatin e popullit të vet

(Fjalë e mbajtur në Festivalin e poezisë ,,Guri i Plakës” me krijues nga Mërgata dhe të gjitha viset shqiptare, me rastin e dhënies së Çmimit special për krijuesin mërgimtar)
Të nderuar të pranishëm, krijues, mysafirë e dashamirë të artit e të fjalës së bukur shqipe!
Të respektuar mërgimtarë!
Klubi ynë “Rifat Kukaj”, tashmë e ka bërë traditë që në kuadër të Orës letrare, me karakter garues, të jap edhe Çmimin special për vepër jetësore në krijimtari e art, për krijuesin mërgimtar. Mërgata shqiptare, gjithmonë, dje dhe sot, pati rol të madh në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar në dhe të huaj.
Dhe, kësaj radhe, kemi përzgjedhur një gazetar e veprimtar të palodhshëm, një krijues që kryesisht lëron formën më të gjatë e më të vështirë të prozës- romanin.
Është një penë, që tashmë ka ber emër në fushën e romanit (ka botuar romanet: “Pëshpëritje e jetës në mërgim”, “Ëndrrat e thyera”, “Lotët e pendimit”, “Dëshmitar brenda në ferr” dhe “Çekani i vdekjes”).
Ky është Xhavit Çitaku, i lindur në Çitak të Drenicës (1955), i shkolluar në Skënderaj e Prishtinë (u diplomua në Gazetari në Universitetin e Prishtinës), deri në vitin 1992 punoi gazetar në “Rilindja” e në Radio Televizionin e Prishtinës. Profesionin e vazhdoi edhe në Suedi, duke dhënë kontribut të çmuar në borën e informimit si dhe në Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi.

Si veprimtar i mërgatës, është një nga personalitetet e spikatura në Suedi. Për shumë vite ka marrë pjesë aktivisht në organizimin e protestave për sensibilizimin e gjendjes së rëndë që mbretëronte në Kosovë, nën pushtimin serb dhe aktiviteteve kulturore, kombëtare dhe humanitare, duke kontribuuar në ruajtjen e identitetit shqiptar, të gjuhës amtare dhe të traditave kombëtare ndër brezat e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet skandinav. Angazhimi i tij ka qenë gjithmonë i lidhur me interesat kombëtare dhe me afirmimin e imazhit të shqiptarëve në shoqërinë suedeze. Ai mbetet një shembull i intelektualit që, me veprën dhe aktivitetin e tij, ka shërbyer me përkushtim ndaj kombit, kulturës dhe fjalës së shkruar.

Si romansier, kryesisht merret me fatin e individit që përballet me jetën e pamëshirshme, që vërtet ishte ferr e shkuar ferrit!

Romani i tij më të ri “Çekani i vdekjes”, botuar sivjet, me ArtCubin “Rifat Kukaj” është një dëshmi e një kohe zezonë. Ai, që në faqet e para të mbërthen fuqishëm dhe nuk të lëshon pa i rënë në fund, duke të ngjallur emocione të veçanta e që gjumin ta tret në pafundësi.

Vetë titulli, është simbolik e mjaft domethënës, i cili, për ne që jemi të moshës së autorit dhe vijmë nga rrethi i Skënderajt, flet shumë! Një Çekan i gjakosur, nën peshën e të cilit kanë përfunduar shumë jetë të pafajshme. Një mbytje e dhunshme, brenda një ferri të paimagjinueshëm, në një bodrum të errët, ku gjëmën tmerruese e mbyste muzika që vinte nga kati i sipërm…

Ngjarjet e romanit kapërcejnë kufijtë kohorë e hapësinorë të një ngjarjeje me përmasa biblike. Në fakt, aty na del e gjithë Drenica (1944-1999), mbi të cilën, përherë, plasi damllaja e madhe. Golgotë e saj është dramë me shumë akte.

Kësaj radhe, pena e autorit, është përqendruar në ngjarjet e fundit të Luftës së Dytë Botërore, duke kulmuar me vrasjet makabre, përmes Çekanit të OZNA-s dhe dy zbatuesve të tyre, farkëtarëve romë, Meta dhe Elezi, mbi të cilët do të bie mallkimi i pafajësisë (njërit i pëlcet syri!). Ai dimër i acartë (1945) për Drenicën qe dimër tmerri! Ku të errte nata, nuk të çelte dita! Kudo vrasje, mbytje, varje, djegie, përdhunime, shkatërrime…

As zërat kryengritës nuk mungonin! Por, mjerisht, ata ngufateshin pamëshirshëm nga përbindëshi shumëkrerësh e i etur për gjak. Megjithatë, fijet e pakëputura liridashëse nuk shuheshin dot. Luftëtarët e UÇK-së (tipizuar përmes Arif Krasniqit), pas sakrificash të shumta, ia dalin mban dhe e sollën Ditën e Bardhë- LIRINË.

Romani “Çekani i vdekjes” i Xhavit Çitakut është një realizim i arrirë, që përmes një gjuhe të thjeshtë e të kapshme, përmes rrëfimeve me porosi të qarta e sidomos dialogëve, që i japin gjallëri përmbajtjes dhe ngjarjeve të shtruar në këtë sofër të madhe, duke na dhënë një shpërfaqje e një pasqyrim të shkëlqyer të atyre kohëve zezonë, të cilat kanë lënë vragë të pashlyera në kujtesën e brezave…

Këto pak të dhëna, nga një veprimtari e begatë e këtij gazetari, veprimtari e e romansieri mërgimtar, na japin një pasqyrë të një shëmbëlltyre, që me të vërtetë e meriton Çmimin special që jep Klubi ynë!

Urime e suksese të reja, i palodhuri Xhavit Çitaku!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu