Kreu Blog Faqe 110

Marrëveshje politike ose qeveri teknike!

0

Florim Zeqa

Në zgjedhjet e 7 qershorit elektorati kosovar ua bëri të qartë të gjitha partive politike, që ose duhet të reformohen, ose në të ardhmen e afërt do të lind patjetër një alternativë e re politike si domosdoshmëri e kohës e cila do t’i rrëzojë këto parti politike sikurse ‘kullat prej letre’.

Mbyllja në heshtje e Albin Kurtit, flet më shumë se fjalët

Ngase, çka është bërë mjaft, është bërë mjaft me gënjeshtra dhe mashtrime! Populli ka pritur shumë gjatë, kurse shteti i Kosovës është duke rrëshqitur në stilin e ‘rënjes së lirë’, ku dita-ditës është duke i humbur përspektivat e tij zhvillimore.

Shëmbull ta marrim projektin e gazit amerikan. Humbja e këtij projekti zhvillimor do të jetë një goditje e rëndë për vendin. Prandaj, çështjet madhore për vendin, siq janë marrëdhënjet ndërkombëtare, në veçanti ato strategjike nuk duhet të lihen në dorën e individit, por, për to duhet të vendoset në Parlamentin e Kosovës dhe askund tjetër pa marrë parasysh kush është kryeministër apo president nesër.

Që i bie se, Parlamenti me shumicë votash duhet të vendosë a duam gaz amerikan, rus apo kinez!

Edhe pse procesi i numërimit të votave ka përfunduar dhe gjithçka është e qartë, kryetari i partisë fituese Albin Kurti vazhdon të qëndrojë i mbyllur në lëvozhgën e tij, pa treguar gatishmëri për bashkëpunim të sinqert me kampin opozitar për krijimin e institucioneve të reja, përkatësisht Presidentit, e cila paraqet ‘nyjën gordiane’ të qeverisjes me vendin!

Mbyllja në heshtje e Albin Kurtit flet më shumë se fjalët, tregon mosinteresimin për bashkëpunim të sinqert, me tendencën e imponimit të zgjidhjes pa marrëveshje paraprake me opozitën!

Kësaj radhe duhet të kërkojmë ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare, ngase nuk mund të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme çdo katër muaj për teket e askujt.

Për këtë asrye, opozita duhet të jetë më aktive, më konstruktive dhe më e bashkuar në veprimet e saj. Duhet të bëhen bashkë dhe të mos kalkulojnë për intersa personale dhe partiake, se kush do të jetë kryeministër apo president, por të bëhen bashkë për interesin e shtetit.

Në të kundërtën, këto lojra të pista politike do t’na përcjellin edhe për një kohë të gjatë.

Prej zgjedhjeve eventuale në ‘qeveri teknike’

Nuk e thash rastësisht që opozita duhet të jetë e bashkuar, edhe pse çdo herë kemi individ që për interesa personale janë kundër këtij bashkimi.

Mirëpo, kur është në pyetje interesi i shtetit duhet të bëhemi bashkë që ta shpëtojmë shtetin, për shkak se është duke u rrezikuar seriozisht ekzistenca e shtetit dhe e ardhmja e qytetarëve.

Partitë opozitare e ndihmojnë shtetin vetëm nëse me një ofertë të përbashkët i drejtohen Albin Kurtit, në të kundërtën, cila do parti që i shkon e vetme në bashkëqeverisje do të digjet ashtu siq u dogj LDK-ja.

Për këtë arsye opozita e bashkuar duhet t’i ofrohet Albin Kurtit në bashkëqeverisje, si e vetmja mundësi për të evituar zgjedhjet e reja, por edhe si kusht i domosdoshëm për rehabilitim nga humbja e thellë e 7 qershorit.

Zgjedhjet e reja brenda këtij viti, përveq kostos financiare, shtetit do t’i shkaktojnë dëme zinxhirore dhe të pariparueshme.

Në anën tjetër, zgjedhjet eventuale do të shkaktojnë irritim akoma më të madh të elektoratit kosovar, i cili do t’i bojkotojë në mënyrë masive zgjedhjet, ku si rezultat i atij bojkoti, zgjedhjet nuk do të sjellin qeveri të re politike, por do të imponohet zgjedhja e një qeverie krejtësisht teknike të shpëtimit kombëtar, me kryeministër dhe president apartiakë.

Nëse nuk ka marrëveshje politike, do të ketë zgjedhje të cilat nuk do të prodhojnë zgjidhje, por, do ta dërgojnë vendin drejt në qeverie teknike!

Kjo është dëshira dhe qëllimi im si apartiakë për të evituar këtë cikël të zgjedhjeve të pafundme, e jo për ta favorizuar apo ndëshkuar një subjekt të caktuar politik. Shteti dhe kombi janë mbi gjitha ideologjitë partiake dhe fetare që janë duke e gërryer pamëshirshëm qenjen tonë kombëtare.

Fshtrat e Kosovës po zbrazen në heshtje dhe “shteti” nuk po e sheh ende këtë tragjedi të madhe

0
Fshati në Kosovë po zbrazet në heshtje – dhe kjo është një nga tragjeditë më të mëdha shoqërore të kohës sonë.
Sot nuk po braktisen vetëm fshatrat malore e të largëta, por edhe fshatrat e rrafshit, me tokë pjellore, me ujë, kanalizim, rrugë të asfaltuara, shkollë, transport publik, shtëpi të mira dhe kushte shumë më të mira jetese sesa i kanë pasur brezat para nesh.
● Po ikin të rinjtë.
● Po mbyllen shtëpitë.
● Po zbrazen oborret.
● Po heshtin shkollat.
● Po shuhet zëri i fëmijëve nëpër lagje.
Dikur fshati ishte zemra e jetës shqiptare.
Sot, në shumë vende, një shtëpi është e banuar, ndërsa pesë të tjera janë të mbyllura. Brenda tyre kanë mbetur vetëm kujtimet, fotografitë në mure dhe ndonjë çift pleqsh që presin me mall derën të hapet verës nga fëmijët e mërguar.
Dhe ironia më e madhe është kjo:
■ Po ikim nga vendi ku mund të jetojmë më shëndetshëm, më lirë, më qetë dhe më dinjitetshëm.
■ Po ikim nga toka që prodhon ushqim.
■ Po ikim nga ajri i pastër.
■ Po ikim nga oborri, pemët, kopshti, gjelbërimi, qetësia dhe siguria.
■ Po ikim nga mundësia për të ngrënë ushqim të pastër, të freskët, të prodhuar me duart tona.
Kjo video është dëshmia më e mirë se çfarë pasurie ka jeta në fshat.
Një kopsht familjar me perime e pemë të shëndetshme, pa helm, pa kimikate, pa mashtrime tregu — një copë jetë e ndershme, një copë Kosovë që ende prodhon, ushqen dhe mban gjallë familjen.
● Fshati nuk është prapambetje.
● Fshati është pasuri.
● Fshati është shëndet.
● Fshati është ekonomi.
● Fshati është pavarësi ushqimore.
● Fshati është jetë.
Një popull që e zbraz fshatin, rrezikon t’i humbë rrënjët e veta.
Prandaj fshati nuk duhet lënë të vdesë në heshtje.
Ai duhet të ringjallet, të mbështetet dhe të kthehet në vend ku të rinjtë jo vetëm lindin, por edhe vendosin të jetojnë, të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre.
____
Shih videon e shpërndarë nga Selatin Retkoceri:

Si mund të quash veten ish‑pjesëtar të UÇK‑së, e në të njëjtën kohë të rreshtohesh me regjimin teokratik të Iranit

0
Një gjë nuk e gëlltit dot as logjika, as arsyeja e shëndoshë, as historia e UÇK‑së:
si mund të quash veten ish‑pjesëtar të UÇK‑së, e në të njëjtën kohë të rreshtohesh me Iranin, një regjim teokratik që ka qenë historikisht kundër Amerikës, kundër Shqipërisë, kundër Kosovës, dhe kundër çdo projekti perëndimor që ka garantuar lirinë tonë.
Këto dy botë nuk takohen.
Nuk përputhen.
Nuk bashkëjetojnë.
E përjashtojnë njëra‑tjetrën.
1. UÇK-ja ishte projekt perëndimor, jo lindor
UÇK-ja u mbështet nga SHBA, nga NATO, nga aleatët euro‑atlantikë.
Pa ndërhyrjen amerikane, pa bombardimet e NATO-s, pa mbështetjen politike dhe ushtarake të Perëndimit, Kosova sot do të ishte nën çizmen e Millosheviqit.
Kjo është fakt historik, jo opinion.
Të thuash se je me UÇK-në, por të jesh kundër Amerikës, është një kontradiktë që e shemb vetveten.
Është si të thuash se je me lirinë, por kundër atyre që ta sollën lirinë.
2. Irani është kundër çdo gjëje që përfaqëson Kosova
Regjimi i Iranit — i cili është përgjegjës për shtypje, dhunë dhe destabilizim rajonal — ka qenë vazhdimisht në anën e Serbisë në arenën ndërkombëtare.
Ai ka kundërshtuar njohjen e Kosovës, ka votuar kundër nesh, ka lobuar kundër nesh.
Si mund të jetë dikush “ish‑ushtar i UÇK-së” dhe njëkohësisht në linjë me një regjim që ka punuar kundër pavarësisë së Kosovës?
Kjo nuk është thjesht kontradiktë — është mojim i vetvetes.
3. Amerika dhe Shqipëria janë boshti i sigurisë së Kosovës
Pa aleancën me SHBA, Kosova nuk ka garanci ekzistence.
Pa Shqipërinë, Kosova nuk ka mbështetje kombëtare.
Pa Perëndimin, Kosova nuk ka mburojë ndërkombëtare.
Të jesh kundër Amerikës dhe Shqipërisë, do të thotë të jesh kundër vetë themeleve të shtetit të Kosovës.
Kjo nuk është çështje opinioni politik — është çështje mbijetese kombëtare.
4. Zgjedhja është e pashmangshme
Nuk mund të jesh njëkohësisht me UÇK-në dhe me Iranin.
Nuk mund të jesh me Amerikën dhe me ajatollahët.
Nuk mund të jesh me Shqipërinë dhe me ata që punojnë kundër saj.
Prandaj, zgjedhja është e qartë dhe e prerë:
Ose me UÇK-në, Amerikën dhe Shqipërinë.
Ose me Iranin dhe ajatollahët, të cilët janë kundër Amerikës, kundër Shqipërisë dhe kundër Kosovës.
Nuk ka mes.
Nuk ka “edhe‑edhe”.
Nuk ka neutralitet kur vjen puna te liria, shteti dhe orientimi strategjik i kombit.
5. Kush zgjedh Iranin, nuk mund të flasë në emër të UÇK-së
Sepse UÇK-ja ishte projekt i lirisë, jo i teokracisë.
I Perëndimit, jo i Lindjes së Mesme.
I demokracisë, jo i regjimeve autoritare.
Dhe kush sot rreshtohet me Iranin, automatikisht rreshtohet kundër aleatëve që na shpëtuan.
Kjo është e vërteta e thjeshtë, e zhveshur nga propaganda.

Protestë kundër Kryeministrit…!

0
Protestë kundër kryeministrit
Shqipëria është edhe e jona!
_____
Kryeministër, në pozitën që tash e mbi një mandat ushtroni, nëse rastësisht nuk u ka ikur nga mbamendja, keni ardhur me protesta, apo thënë më saktë për tu ngjitur në postin e lartë aktual të cilin mbani, parapërgatitjet dhe kalitjen i keni ushtruar mirë paraprakisht me organizimin e demonstratave masive në rrugë, ku ka pasur edhe dy vdekje të rinjsh, ndërsa ne, në të gjitha aktet tuaja me qëllime të pastra kombëtare dhe shtetërore u kemi mbështetur pa rezervë në çdo kohët e situatë, me përjashtim të dakordimit për humbjen e jetëve dhe plagosjen e pjesëmarrësve në protesta. Thënë realisht na habitni shumë se si brenda (“nate”)-një mandati, u bëtë kaq paqësor dhe nuk u intereson më për zhvillimet në FYROM, e as për protestat paqësore në Shqipëri, megjithëse kryekëput, që të dyja këto zhvillime, kanë të bëjnë pikërisht me të drejtat e shqiptarëve dhe çështjen kombëtare, në të cilën ju gjithmonë jeni betuar, para se të vinit në pushtet.
Prandaj dhe habit shumë fakti se si ju heshtni kaq gjatë, përveçse nuk mbështetët e nuk thatë asnjë fjalë të vetme qoftë edhe në shenjë të përkrahjes formale për protestat paqësore të para pak kohëve të thirrura nga studentët shqiptar të Iliridës, me kërkesat e tyre të arsyeshme dhe plotësisht të drejta, për përdorimin e gjuhës amtare shqipe në provimet e jurisprudencës, derisa populli dhe një pjesë e qytetarëve u solidarizuan me ta, si dhe vet BE u dha të drejtë kërkesave elementare të studentëve shqiptar Iliridas, ju heshtët atëherë e heshtni sot edhe për protestat në Shqipëri, sikur kjo ngjarje ti përkiste ndonjë populli të largët që nuk na lidhë asgjë me te, nga ishujt tejoqeanik, Bangladeshi, Burma apo shteti i vet-emërtuar si Myanmar, ku sundon junta ushtarake dhe bëhet keqtrajtimi sistematik i pjesëtarëve të popullsive joshumicë, gati ngjashëm siç ndodhë edhe me trajtimin e shqiptarëve në kuasi-shtetin artificial të njohur si FYEROM.
 Në protestat e thirrura prej jush, mjerisht kanë ndodhur edhe tragjedi dhe për fat të keq, janë vrarë në moshën më të mirë të jetës nga policia rumune Mon Balaj e Arben Xheladini madje Arbeni ishte vëllai i 4 motrave dhe djalë i vetëm në familje, të cilët ranë më 10 shkurt 2007 derisa po shprehnin pakënaqësinë me gjendjen në Kosovë dhe protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë, kurse sot, pas gati 20 vitesh, ata kujtohen në mënyrë mjaftë të zbehtë e sipërfaqësisht, sikur shuarja e tyre në lule të rinisë, të kishte ndodhur rastësisht apo nga ndonjë veprim i ashtuquajtur “akt kolateral”.
Dhe ajo që na habitë mbi të gjitha, është fakti se pikërisht tani, mu para zhvillimeve më madhore të kohës, kur protestat mbarëkombëtare ka mese 23 ditë që organizohen pareshtur e aq mrekullueshëm në Tiranë dhe qytetet tjera kryesore të Shqipërisë, ju gjeni kohë të merrni pjesë e mbani edhe fjalime pompoze në lojëra fëmijësh të fshatrave kufitare, sikur të ishit kryetar i ndonjërës nga Bashkësitë lokale atje, apo përfaqësues i kulturës së nivelit komunal dhe jo kryeministër i vendit.
Madje për turpin tuaj, ju nuk gjeni as sot dy minuta kohë, të shprehni qoftë edhe mbështetje “virtuale” e thoni të paktën dy-tre fjalë të zgjedhura në përkrahje të protestave të drejta mbarëkombëtare të rinisë shqiptare të mbledhur nga të gjitha anët e trojeve tona etnike dhe diaspora jonë patriotike, për çlirimin e vendit nga narkomafia, bandat e krimit të organizuar dhe një kryemafioz i cili pasi dëboi mbi 1 milion shqiptar nga Shqipëria, nuk hezitoi ta nxjerr në ankand publik edhe Shqipërinë, për ta shitur pjesë,pjesë, sikur shteti amë i shqiptarëve, të ishte pronë e tij private dhe trashëgimi e lënë nga i ati Kristaqis.
Ç ‘është e vërteta, ne nuk është se kemi harruar se dhe ju keni bërë mjaft gafa në karrierën tuaj politike, duke filluar nga fushata neveritëse për shamia, e madje atëbotë caktuat edhe moshën, kur vajzat minorene shqiptare në Kosovë, sipas jush “duhej”, të mbuloheshin alla-arbqe, derisa gruaja juaj jetonte e jeton në Norvegji dhe vajzën e shkolloni po në këtë vend nordik, larg simbolikave islamike, pa trysninë e inskenimeve turko-arabe që ndodhin përditë në Kosovë, siç vepronit në kooketim me imamët, duke zgjedhur qëllimisht orën12-të të ditës që bashkë me Arben Vitinë të nguroseshit në këmbë si statuja në nderim të “ezaneve” turko-arabe, pa fije turpi.
Kryeministër, ti je ai që na i ktheve së fundi edhe çallmat fetare në parlament dhe atë, pasi qytetarët e Kosovës me votën e tyre të lirë, spastruan njëherë e mirë Kuvendin nga shamitë turko-arabe, ndaj tani e ke obligim politik nga pozita të cilën e ushtroni, që të inkorporoni sa më parë në parlament edhe një Sheh alevit, Priftin katolik dhe popin serb, ngase në emër të barazisë për të gjitha fetë dhe besimet në vend, BE mund t`ua kërkojë juve personalisht apo ti vendos Kosovës KUSHT për pranimin në Këshillin e Evropës, madje hoxha, prifti dhe shehi ndoshta në fillim të mandatit, do të qëndrojnë në seancat parlamentare edhe kur votohet për president, për dallim nga deputetët e opozitës së inkriminuar, që veprojnë si robot të partisë dhe largohen nga seancat e Kuvendit vetëm për ta prishur kuorumin e nevojshëm dhe moszgjidhur këtë çështje kaq kruciale për shtetin.
Gjithsesi një gjë duhet ta keni gjithmonë parasysh dhe të mos harroni asnjëherë, se nuk ka udhëheqës të paprekshëm as kryeministra të përjetshëm dhe kjo që po i ndodhë sot Edi Ramës,i cili kishte krijuar një megalomani të pashembullt piramidale, aq sa ndihej edhe zot i padiskutueshëm i fronit të pushtetit, mund tu ndodhë shpejtë, apo në një të ardhme të afërt edhe juve, sepse me apo pa vetëdije, jeni duke i kontribuuar vet personalisht kësaj çështjeje dhe punuar natë e ditë në atë drejtim.
Ti dhe ministri juaj i mbrojtjes, keni shkelur me të dy këmbët qëndrimin zyrtar të funksionarëve më të lartë të shtetit dhe me vetëdije po përdhosni çdo normë serioziteti të pozitave që mbani, duke u lëshuar në veprime të palejuara dhe takuar edhe njerëz të dyshimtë e gjysmëanalfabet të përfolur edhe për haraq, fajde, hajni e vjedhje ordinere, familjet e të cilëve, pikërisht në kohën e pushtimit klasik të Kosovës nga Serbia dhe vitet e luftës në Kosovë, me favorizime të veçanta- zyrtare të ministrisë së brendshme të shtetit serb, mbanin telefonat ajror të Serbisë në shtëpi dhe Ju në vend se si kryeministër i vendit, ta urdhëroni AKI-në si dhe organet përkatëse shtetërore të hulumtojnë spiunët, që nxorën ushtarët e UÇK-së në prita të ushtrisë dhe policisë okupatore serbe, ku u vranë dhjetëra apo edhe qindra prej tyre, në fshatra dhe treva të banuara vetëm me shqiptar, ku nuk jetonte asnjë serb i vetëm, si në Lugishtë, Goden, Rugovë të hasit etj, sot e atëherë, po ata ushtarë të vrarë në prita nga serbët me tradhti të shqiptarëve, bëhet sikur përkujtohen me shumë buj, ku gravitojnë lirshëm, janë të pranishëm fizikisht apo mbajnë edhe fjalime të zjarrta edhe vet spiunët shqipfolës pa ju bërë syri “terr”, njëjtë si në kohën kur në ditët më të vështira, pa asnjë fije brengosjeje, po këta ushtarë të pafajshëm të UÇK-së, i spiunonin dhe nxirrnin në prita të forcave okupatore serbe.
UÇK, duhet të kuptohet përgjithmonë se është aset kombëtar dhe jo sinonim privat i askujt, ndaj përfundimisht duhet të nxirret një vendim parlamentar nga Legjislativi i Vendit, si organi më i lart i shtetit, që përkujdesjen për përkujtimin e të rënëve, manifestimin e datave e ngjarjeve të shënuara, si dhe të shënimi i përvjetorëve të veçantë e zhvillimeve tjera të mirënjohura historike të luftës e të paqes, të merren përsipër nga shteti, e jo edhe 27 vite pas çlirimit, të lejohet që pikërisht me këto vlera kombëtare, të luaj kush të dojë, sipas tekeve të tij, pa qenë i autorizuar zyrtarisht nga shteti, pa poseduar përgatitje të nevojshme shkollore, e madje as nivel dytësor kualifikues dhe pa autoritet qoftë edhe minimal të prezantimit, gjë që minimizon tërësisht edhe seriozitetin e organizimeve dhe zbehë në maksimum prestigjin e ngjarjeve, ndryshe nëse vazhdohet me këtë sallamadi, jeni duke ia gërditur këtij populli edhe historinë dhe shkatërruar besimin në çdo gjë, fakt që më së miri dëshmohet me vet rënien drastike të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje dhe tubimet tjera të organizuara nën slogane pompoze kuazi-“patriotike”, ndaj mjaft më, me këso sallamadish gjysmëprivate dhe fjalamani e takime të inskenuara kaq neveritshëm nga vet ju, shkaku i të cilave edhe besimi në personalitetin tuaj, sa vjen e po bie çdo ditë e më tepër.
Një gjë duhet ta keni parasysh se përkundër të gjitha “tejkalimeve”, për të mos thënë gafave të lartcekura, duke qenë se Qeveria juaj çliroi veriun e Kosovës nga bandat kriminale serbe dhe bashkë me organet e rendit e të ligjit, shuat oazën e krimit të organizuar ku bashkë-kooketonin bandat serbe e shqiptare, shtritë sovranitetin shtetëror në të gjitha pjesët e vendit dhe ndaluat me ligj organizatat terroriste serbe të mbështetura nga Serbia e Aleksandër Vuçiq, ishin arsyet që deri më tani gabimet tuaja, i kemi kaluar “hatërsisht”, duke shikuar përmes gishtërinjve, sepse Trepça, Ujmani e Mitrovica dhe shtrirja e shtetësisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, ishte shumë e rëndësishme për ne si popull i vogël dhe shtetin tonë të ri, ende të pa-konsoliduar tërësisht.
Por të heshtni tani e mbi tre javë,për protestat masive në Shqipëri, ju dhe gjithë ministrat e qeverisë tuaj, qoftë edhe kështu si jeni aktualisht-“qeveri në detyrë”, sikur të ishte çdo gjë normale dhe të mos ndodhte asnjë zhvillim i jashtëzakonshëm pozitiv për Shqipërinë dhe shqiptarët, kjo është vërtetë e pafalshme, për çfarë ju e keni detyrim moral e kombëtar, obligim shtetëror dhe nga vet funksioni që ushtroni, mbani përgjegjësi politike, tu jepni shqiptarëve një përgjigje të qartë, se pse silleni kështu dhe çfarë prisni më, që ende nuk dilni në mbështetje publike dhe zyrtare të protestave të drejta të të rinjve progresist në shtetin amë-Shqipëri, të cilët tash e mbi 23 ditë me radhë po dëshmojnë se meritojnë mbështetjen e parezervë të të gjithë shqiptarëve.
Për fund ,ju lutem  shumë, na thoni kur u bëtë ju kaq paqësor, se vërtetë na duket ndryshim i madh, e i pazakontë, mbi 360°, ndaj kemi filluar të mos ju kuptojmë më, apo ndoshta po prisni që Edi Rama, pas projektit të parë sekret të “zajednicës” serbe, të përpiluar pas shpinës së Kosovës dhe kokë më kokë, me Aleksandër Vuçiqin, që pa konsultim dhe pa dijeninë e Qeverisë tuaj, i`a  dëgoi Makronit dhe BE-së për imponimin nga BE, të një “republika srpska” edhe në Kosovë, Sivëllai i Vuçiqit ti dorëzoj tani një projekt të dytë, edhe më konspirativ të “zajednicës” serbe, presidentit Makron, zonjës Meloni dhe Bashkimit Evropian për miratim në Bruksel, i cili siç u dëshmua vetëm para pak javëve në gazetën gjermane “FAZ” (Frankfurter Allgemeine Zeitung), edhe sot vazhdon të inskenoi editoriale të përbashkëta me Aleksandër Vuçiqin, dhe njëjtë si atëherë-pas inatosjes “shkatërruese” deri në bllokim frymëmarrjeje, për mos-faljen e veriut të Kosovës, Serbisë fashiste, serish ti vendos i pari në Evropë-sanksione Kosovës, siç i pati vendosur më 2023 dhe anuluar edhe takimin e dy qeverive të paraparë të mbahej më 13 qershor të po ati viti në Gjakovë, ta quaj përsëri Mitrovicën dhe veriun e vendit tonë, “tokë të askujt”, si dhe pasi ti “ri-ofendojë”-alegorikisht, ish kryetarët shqiptar të komunave në veri, se koha e Oso Kukës-ve shqiptar ka përfunduar, ta paraqes serish Kosovën në hartat e konstruktuara enkas prej tij, si pjesë të territorit të Serbisë dhe ne pastaj të ngrihemi në protesta derisa të rrëzojmë dhe ty nga pushteti dhe tu dërgojmë të dyve në pensionim të përhershëm politik?!
Të fala me shëndet dhe dëshirën për kthjellim!
Gani Qarri , Cyrih

Kush është Arben Kola

0
Jetnor Hoxhallari 
Arben Kolën po e sulmojnë të gjitha faqet Talebane vetëm se tha një të vërtetë, që në protestë për vec patriotëve dhe shqiptarëve të ndershëm,
ka edhe greke të infiltruar me flamur Shqiptar ka serbe, dhe islamike radikal që paguhen për të marr drejtimi e protestës.
Por falë zotit protestën e kanë marr në dorë patriotët duke shamgur konotacionin talebanesk,
Ata dështuan ta drejtojnë këtë protest, pas dështimit tentuan të heqin flamurin Amerikan,
pasi nuk arritën edhe atë, një natë më parë shkuan hoqen flamurin e Izraelit tek ambasada Izraelite në Tiranë.
Të gjithë ju që e Shani që po e sulmoni Arben Kolën mësoni më parë se kush është ai .
Arben Kola është një njeri i thjeshtë aktivist Shqiptar nga Kukësi.
Është musliman jo praktikant, por jo si katolik ekstrmist sic po duan ta njollosin
Është një patriot që bën thirrje përbashkuse
veri – jug krishter-musliman në një qëllim të përbashkët që është Shqipëria.
Ai nuk kërkon as pushtet, as të bëhet prift as hoxhë, punon me guida turistike si shoqërues për turistët e huaj.
Është një Atdhetarë që jetën e tij vitet e fundit ia ka kushtuar atdheut duke protestuar për ,natyren, lumenjtë, zonat e mbrojtura, e tje..
Shikoni postimet e tije ndër vite në FB.
Arbeni nuk thotë free palestina si Baki goxhaj juaj por ka në zemër Vetëm Shqipërin dhe dëshiron më të mirën për Shqipërin tonë të përbashkët 🇦🇱 #Mirënjohje #🇦🇱🇽🇰
🇦🇱

Regjisori Reshit Lala: Dritan Goxhaj, një agjenturë ruso – turk, nuk mund të jetë pjesë e politikës shqiptare

0
DRITAN GOXHAJ, NJË AGJENTURË RUSO – TURKE NUK MUND TË JETË PJESË E POLITIKËS SHQIPTARE.
NË EMISIONET KA MBROJTUR AGRESIONIN RUS KUNDËR UKRAINËS KA MBËSHTETUR STRATEGJINË E BOSHTIT RZSI- KINË E IRAN! AI KA BËRË SHUMË DEKLARATA KUNDËR ALEATËVE TANË HISTORIKË -KUNDËR AMERIKËS, FUQIVE TË MËDHA TË EUROPËS DHE IZRAELIT!
Shqipërinë e ka hequr nga lindja me sakrifica të jashtëzakonëshme Enver Hoxha dhe e ka vendosur në Perendim, sepse Perendimi ka edhe interesa, por edhe fuqi t’i mbrojë këto interesa në Ballkan! Prandaj Shqiëria nuk mund të rikthehet përsëri tek lindja! Amerika, Gjermania, Anglia dhe Izraeli janë aleatët tanë historikë në mesdhe! Dritan Goxhaj, si i babai i tij janë pro rusë për të mos thënë agjentë të rusisë.
Të mbrosh HTITLERIN PUTIN, siç ka bërë në të gjitha emisionet televizive Dritan Goxhaj kundër të gjithë opinonit botëror, që e ka dënuar këtë agresor të pashebullt e hitlerian, do të thotë, se ke ARËSYE të forta ta bësh dhe, arësye veç pagesave të shtrenjta agjenturore nuk ka! Kjo të çon në konkluzionin, se Dritan Goxhaj qëllimisht shkoi edhe në luftën e Kosovës.
Babai i tij, Dilaver Goxhaj ka deklaruar për luftën e Kosovës: “Kur erdhën Amerikanët ne e kishim mbaruar punë”! Kjo është një deklaratë ANTIAMERIKANE, pro ruse. Të bësh një deklaratë kaq të fuqishme Antiamerikane do të thotë, se je paguar shtrenjtë. Për më tepër, që ai ka qenë ushtarak dhe, ushtarakët e dinë shumë mirë se fatin e luftës e vendosin armët. Të thuash, se e kishte mbaruar punën UÇK-ja,kur ka ndërhyrë NAto, duke bombarduar 78 ditë është çmenduri! Shumë lehtë këtij të shituri mund t’i bëja pyetjen: “Ku ishte UÇK-ja në qindra vjet masakra serbe, që nuk e çliroi Kosovën?Po përse nuk e çliruan as bashkë me Shqipërinë, kur ishte kaq e lehtë?
Këta mashtrues bastardë duhet të dinë, se Enver Hoxha punoi 40 vjet dhe e armatosi deri në dhëmbë ushtrinë Ushtrinë Shqiptare për çlirimin e Kosovës mbas Titos. Por as kjo nuk ndodhi, se Amerika (mendimi im nga analiza) i tha Enver Hoxhës: “Nuk do ndërhyjë Shqipëria, se mund të gjejë atje Rusin! Do të ndërhyjë Nato dhe Kosova do formojë UÇK-në dhe Shqipëria do e armatosi”! Kjo ndodhi: Të gjitha qëndrimet antiamerikane në hapsirën shqiptare- konsiderohen si qëndrime pro ruse. Prandaj ne i kemi aquajtur QËNDRIME ANTISHQIPTARE!
Shqipëria nuk mund të rikthehet përsëri tek Lindja, të cilën e paguam shtrentë. Akti historik i largimit të Shqipërisë nga lindja dhe dëbimi nga Adriatiku i bazës Ushtarake të Traktatit të Varshavës është vlerësuar nga perendimi si një fitore historike e Enver Hoxhës! Shumë herë jam shprehur, se dëbimi bazës ushtarake të Traktatit të Varshavës nga Adriatiku Shqiptar ka një rëndësi të jashtëzakonëshme, se mbrojti pavarësinë e shqipërisë.
Arësyeja kryesore, që Enver Hxoha e hoqi Rusin nga Adriatiku Shqiptar në vitet 60 ka qenë edhe fakti, që Hrushovi i kërkoi të vendoste raketa në Sazan e Karburun kundër forcave të Natos në Itali! Po t’ja kishte dhënë Hrushovit Adriatikun Shqiptar, Enver Hoxha do të kishte firmosur dënimin me vdekje të Kombit Shqiptar! Amerika me prendimi bashkë me planin e dëbimit të bazës ushtarake nga Adriatiku Shqiptar do të kishin vënë në tavolinë edhe hartën e Shqipërisëë dhe do thonin: “Shqipërinë duhet ta coptojmë, se shqiptarët nuk janë në gjendje ta mbajnë të pavarur Adriatikun e tyre”!
Kam thënë që në fillim të protestës së Zvërnecit, që atë protestë e projektuan dhe e udhëhoqën agjenturat Ruso -Turke e Ballkanike. Me daljn e Dilaver Goxhajt, një figurë 100% pro ruse, kineze e iranjane vërtetohet se kush ishte pas protestës së Zvërnecit! Ishin agjeturat Ruso-Turke e Ballkanike dhe u përdor edhe Feja Islame!
Me respekt: Reshit Lala , regjisor, më 23 qershor 2026

Linjiti i Kosovës, pasuri kombëtare apo barrë për gjeneratat e ardhshme

0
Sa herë flitet për energjinë në Kosovë, dëgjojmë të njëjtin argument: “Kosova ka një nga rezervat më të mëdha të linjitit në Evropë.” Kjo është e vërtetë. Sipas vlerësimeve të vitit 2021, Kosova posedon rreth 12–14 miliardë tonë rezerva linjiti. Por rrallëherë dëgjojmë pjesën tjetër të së vërtetës: Kosova posedon sasi të mëdha të një linjiti me përmbajtje të lartë lagështie, me fuqi kalorifike relativisht të ulët dhe me ndikim të konsiderueshëm mjedisor nëse vazhdon të shfrytëzohet përmes teknologjive tradicionale të djegies.
Për dekada të tëra, strategjia energjetike e Kosovës është mbështetur pothuajse tërësisht në termocentralet me linjit. Në vitin 2022, mbi 90% e energjisë elektrike në vend prodhohej nga këto termocentrale. Kjo qasje mund të ketë qenë e arsyeshme në shekullin e kaluar, por sot bota po ndryshon me ritme të shpejta. Vendet e zhvilluara nuk po matin më suksesin vetëm me megavatët e prodhuar, por edhe me cilësinë e ajrit, shëndetin publik, jetëgjatësinë e popullsisë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Në Kosovë shpesh flitet për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, por shumë më pak për koston reale të tymit që del nga oxhaqet. Ajo kosto nuk matet vetëm në euro. Sipas Bankës Botërore (2019) dhe Agjencisë Evropiane të Mjedisit (2022), ndotja e ajrit në Kosovë lidhet me rreth 760 deri në mbi 1,300 vdekje të parakohshme çdo vit, ndërsa nivelet e grimcave PM2.5 në qytete si Prishtina shpesh tejkalojnë 3 deri në 5 herë kufijtë e rekomanduar nga OBSH. Ajo matet në raste të shtuara të sëmundjeve respiratore dhe kardiovaskulare, në trajtime mjekësore, në mungesa në punë, në barrë për sistemin shëndetësor dhe në cilësinë e jetës së qytetarëve.
Shëndeti i popullit është kapitali më i madh i një shteti. Një megavat i prodhuar sot nuk ka vlerë nëse nesër paguhet me mijëra pacientë më shumë në spitale. Një ton linjit i nxjerrë nga toka nuk është fitim i vërtetë nëse kostoja e tij transferohet te mushkëritë e qytetarëve. Studime rajonale të vitit 2020 kanë treguar se termocentralet me linjit në Ballkan shkaktojnë mbi 19,000 vdekje të parakohshme në vit në Evropë, duke kontribuar ndjeshëm në ndotjen ndërkufitare dhe duke ndikuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet fqinje.
Pikërisht këtu duhet të ndryshojë paradigma.
Pyetja nuk duhet të jetë nëse Kosova duhet ta braktisë linjitin. Një pasuri e tillë natyrore nuk mund dhe nuk duhet të shpërfillet. Pyetja është si duhet ta përdorë atë.
Në vend që të mendohet vetëm për zgjerimin e termocentraleve dhe djegien e sasive gjithnjë e më të mëdha të linjitit, Kosova duhet të investojë në teknologji moderne që e trajtojnë linjitin si lëndë të parë industriale dhe jo vetëm si karburant.
Gazifikimi i linjitit, prodhimi i hidrogjenit, metanolit, amoniakut, plehrave artificiale dhe produkteve të tjera kimike mund të krijojnë vlerë shumëfish më të madhe sesa djegia klasike. Në këtë mënyrë, një pjesë e pasurisë minerare do të shndërrohej në industri me vlerë të shtuar, vende pune me kualifikim të lartë dhe zhvillim teknologjik.
Në të njëjtën kohë, duhet të vazhdojë zgjerimi i energjisë diellore, erës, sistemeve të ruajtjes së energjisë dhe modernizimi i rrjetit elektrik. Në vitin 2023, kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë përbënin më pak se 10% të prodhimit total, duke treguar nevojën urgjente për diversifikim. Siguria energjetike nuk ndërtohet me një burim të vetëm, por me diversifikim.
Mbi të gjitha, çdo strategji energjetike duhet të fillojë nga qytetari dhe jo nga oxhaku. Nëse një projekt energjetik nuk e përmirëson jetën e njerëzve, nuk e mbron shëndetin e tyre dhe nuk garanton një mjedis më të pastër për fëmijët e tyre, atëherë ai projekt nuk mund të quhet zhvillim.
Kosova nuk ka nevojë të zgjedhë mes energjisë dhe shëndetit. Një shtet serioz duhet t’i ketë të dyja.
Pasuria e vërtetë e Kosovës nuk janë vetëm miliardat e tonëve linjit nën tokë. Pasuria më e madhe janë njerëzit mbi të. Dhe asnjë rezervë energjetike nuk mund të jetë më e vlefshme se shëndeti i tyre.

Revolucioni Flamingo dhe Republika e Tretë, një shans i ri për ndërgjegjësim gjithëkombëtar

0

Prof.Dr. Fadil Maloku, Prishtinë

Sociolog

Lexuesi kureshtar, jam shumë i bindur që nga titulli i shkrimit do të pyesë menjëherë: athua cilat janë këto dy paradigma dhe a janë ato komplementare apo konkurruese njëra me tjetrën? Për ta shuar menjëherë këtë kureshtje, dorën në zemër, ende e kam të paqartë edhe unë! Për “Republikën e Tretë” kam shkruar tre-katër artikuj, e po ashtu edhe për protestat në Shqipëri. Mirëpo, pasi tani dolën në shesh “pesë kërkesat” e protestuesve në tubimin e zhvilluar para Kryeministrisë, kureshtja se kah po shkojnë këto protesta po rritet me “shpejtësi drite”.

Për një sociolog me përvojë, kërkesat e publikuara për herë të parë pas tri javësh protestimi, me siguri i japin mundësinë e interpretimit dhe analizës. Themi kështu, ngase kërkesat që tashmë po parashtrohen, në një mënyrë, e kanë tejkaluar fazën protestes tematike (mjedisi, trashëgimia kulturore, investimet strategjike) dhe gradualisht po marrin tiparet e një lëvizjeje qytetare me ambicie për ndërgjegjësim dhe transformim institucional e kushtetues të Shqipërisë. Shikuar nga kjo perspektivë, kemi përshtypjen se përmes këtyre kërkesave mund të “lexojmë” edhe ca supozime interesante sociologjike për publikun gjithëshqiptar.

E para, këto protesta, ngadalë por sigurt, sa po i shoh unë, po shndërrohen nga një lëvizje tipike qytetare në një lëvizje tipike konstituive. Çka nënkupton kjo? Duke iu referuar historikut të fillimit të protestës (31 maj 2026), që nisi si një reagim spontan ndaj ca veprimeve mjedisore qeveritare, për të pasuar tani në ridizajnimin apo ndryshimin thelbësor të shumë rregullave dhe normave të sistemit aktual politik, kuptojmë se ambiciet dhe synimet e tyre po fitojnë atribute të reja normative brenda rregullave dhe vlerave demokratike.

E dyta, kërkesa për një qeveri teknike nuk është vetëm shprehje e krizës së besimit ndaj qeveritarëve dhe opozitarëve të cilët me vendimmarrjet e tyre i kanë shkaktuar dëme të dukshme interesave kombëtare dhe atyre shtetërore shqiptare. Pra, kërkesën për një qeveri teknike duhet parë vetëm si një fazë kalimtare drejt një “kontrate të re sociale” me qytetarinë e pjekur dhe tashmë edhe të emancipuar shqiptare. Në fakt, kjo kërkesë po na tregon qartë se rotacioni politik i një kaste me fytyra të njëjta politikanësh nuk do të tolerohet më. Dhe, se në vend të kritereve poltroniste e patronazhiste, në “konzratën e re…” duhet të instalohen standardet dhrëe kriteret e meritokracisë, sundimit të ligjit, përgjegjësisë publike, llogaridhënies dhe transparencës, ashtu siç i ka gjithë bota qytetëruese.

E treta, kërkesa më atraktive duket të jetë ajo për “referendumin”, që në fakt dëshmon një shkallë shumë të lartë të mosbesimit, jo aq ndaj institucionit të Kuvendit, sa ndaj “parlamentarëve”, të cilët nuk i përcakton vota popullore, por kasta e sekserëve dhe patronazhistëve besnikë qeveritar e opozitar .

E katërta, përdorimi i termit “kontratë e re sociale” është mjaft domethënës, si kriter, po ashtu edhe si standard e cilësi e re demokratike. Nëse e “përkthejmë” dhe e interpretojmë me gjuhën dhe termat sociologjikë, kjo i bie se “kontrata e vjetër sociale”, apo ish-marrëveshja e lidhur midis shtetit dhe qytetarëve që u instalua në vitet e -90-ta, e ka humbur tashmë legjitimitetin e saj politik dhe moral.

E pesta, theksimi dhe adresimi i kërkesës ku përdoret pa ekuivok fjala “sovrani” në mesin e katër të tjerave që i adresuan organizatorët, e të cilat në emër të tyre i lexoi ish luftëtari i UÇK-s Dritan Goxhaj, është po ashtu një mesazh i fortë politik për ish-establishmentin politik shqiptar. Futja e këtij termi, pa asnjë dyshim është një “paralajmërim i hershëm” për “shkurorëzimin” definitiv nga institucionet e korruptuara dhe të kriminalizuara shqiptare. Është poashtu edhe një propozim qytetërues për modelin e ri qeverisës, pasi të ndodhë largimi nga skena publike i figurave dhe protagonistëve që e sollën Shqipërinë buzë greminës dhe kaosit evident.

E gjashta, fakti dhe akti që organizatorët kanë parashtruar kërkesa “ultimative” dëshmon më së miri se protesta qytetare po futet definitivisht në orbitën e një konkurrence të ndershme politike me ish-subjektet e establishmentit. Që nënkupton se; këtu ose kemi të bëjmë me një lodhje psikologjike të protestuesve, ku “lodhja nga tranzicioni” po përdoret përkohësisht si arsyetim e satisfaksion për ta shndërruar këtë revoltë në mosbindje totale qytetare, ose kemi të bëjmë me ambicie e synime të qarta politike të një kaste të re, e cila, në emër të “adresës” qytetare, po kalkulon një rindarje të re të “kulaçit” të pushtetit.

P.S. Duhet të them se të dyja këto supozime sociologjike të ngritura, ende nuk kanë ofruar argumente të fuqishme dhe të mjaftueshme. Në rast se ato kanë vetëm zëvendësimin e kastës së vjetër me një kastë të re më të sofistikuar në kewqeverisje, atëherë pa asnjë dyshim se do ta “varrosnin” idenë, kauzën dhe narrativën e shpresës fisnike të fillimit, e cila linte përshtypjen se po kërkonte një kanal të ri shprehjeje të vullnetit të shtypur qytetar që qe shkaktuar si rrjedhojë e një frustrimi e pakënaqësie të akumuluar ekonomike, politike dhe morale gjatë 36 vjetëve të tranzicionit demokratik. Andaj, duhet të presim edhe ca kohë për të kuptuar si qëllimet politike, ashtu edhe synimet dhe ambiciet e organizatorëve të këtij revolucioni, pa dyshim demokratik.

Mërgata Shqiptare në Botë për protestat në Shqipëri

0

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË , ME SELI NË NJU-JORK, SHBA DHE RRJETI I INTELEKTUALËVE MBARËSHQIPTARË ME SELI NË TIRANË, SHQIPËRI

PAS 24 DITË PROTESTE NË SHQIPËRI

D E K L A R O J M Ë

Ne Mërgata Shqiptare në Botë dhe Rrjeti i Intelektualëve Mbarëshqiptarë, deklarohemi se:

Me interesim kemi përcjellur protestat në Shqipëri nga dita e parë. Protestat paqësore janë të drejta të mbahen për të treguar pakënaqësitë e tyre.

  • nëse protestat kanë qëllimin më të mirë për një Shqipëri të vërtetë e të drejtë për tërë qytetarët,
  • nëse në protesta nuk ka pjesëmarrës me ndërhyrje nga agjenturat e jashtme,
  • protesta të zhvillohet kundër të gjithë keqpërdoruesëve në vend,
  • nëse në protestë nuk ka infiltrime fetare e ideologjike,

Ne, Mërgtata Shqiptare në Botë dhe Rrjeti i Intelektualëve Mbarëshqiptarë, do i mbështesnim këto protesta, të parat e këtij lloji, me pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria, nga Mërgata, nga Çamëria, nga Kosova e nga Maqedonia e Veriut, si dhe nga të gjithë trojet tjera shqiptare anekënd globit.

Ne jemi për protesta paqësore, pa e prishur rendin publik. Që gjithsesi të jenë të hapur e të sinqertë me kërkesat e tyre.

Shqipëria po ndryshon.

Më në fund Shqiperia po hynë në një kohë “ Epokale” nëse këto protesta janë gjithëpopullore, jo partiake, jo ideologjike e jo fetare.

Nese është kështu, këto protesta duhet të përkrahen dhe të mbeshteten fuqishëm jo vetëm nga shqiptaret atje, por nga të gjithë shqiptaret edhe jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë.

Urojmë që këto protesta të jenë zëri i popullit, për ndryshime epokale.

Me kushtet që u thanë, ne mbështesim protestat e deritanishme, me urimin për suksese!

  • Nju-Jork e Tiranë,                                                  Për MSHNB:  Bahri Ramadani
  • Më 23. 6. 2026                                                       Për RRIMSH: Frederik Ruçi

Ku shkojnë këta njerëz me xhepat plot gurë tek kalojnë me nxitim nëpër Çamëri dhe shpejt marrin udhët e botës ?

0
Gurët biblikë shtegtojnë nëpër natën e errët të Çamërisë
—–
Si mund të vdesim kështu kaq larg pa gurët tanë ?
—–
Ku shkojnë këta njerëz me xhepat plot gurë tek kalojnë me nxitim nëpër Çamëri dhe shpejt marrin udhët e botës ? Shqiptarë të Amerikës, të Australisë, Europës, nga të gjithë kontinentët, shkojnë me xhepat e çantat me gurë duke udhëtuar përtej Greqisë e Shqipërisë. Ku vallë i çojnë këta gurë ? Vallë janë gurë të çmuar, historikë, të shenjtë e me një forcë magjike ? Përse vallë këta gurë, nga fshatrat e heshtura të Çamërisë, nga pragjet e trishta e gërmadhat që ende rënkojnë, nga oborret e varret ?… Po, gurët shtegtojnë si në një shtegtim biblik të popujve të humbur që kërkojnë rikthimin. Një sy i përlotur përkulet mbi ta, një dorë që dridhet i prek ato, që i merr fshehurazi për ti çuar diku.
Sepse gjyshërit e gjyshet çamë të cilët i mbijetuan masakrës e spastrimit etnik rezistojnë të vdesin pa patur pranë gurët e shtëpisë, pa gurët e varreve të etërve, gurët kur dikur fëmijë kanë lozur e këmbët kanë vrarë, gurët ku kanë hedhur valle, gurët që i shohin ende në ëndërr dhe thonë : Si mund të vdesim kështu kaq larg pa gurët tanë ? Vdekja do më jetë e ëmbël veç me gurët tanë. Dhe të rinjtë, nipër e mbesa të tyre marrin udhët nga anë e anës dhe shkojnë në Greqi e ngjisin fshatrat e kodrinat në Çamëri ku fshehurazi nga « korofillakët » që i ndjekin, marrin ata gurë që çuditërisht kanë frymë, mbartin jetë, kujtime, mbartin ehot e këngëve e dasmave, vajet e ato netë tragjike që jetoi një popull i pafajshëm. Kështu gurët të ngjan se kanë një frymë të habitshme për gjithë atë brez 90 vjeçarësh, nëna e etër që nuk duan të vdesin pa prekur gurët e shtëpisë. Është vendlindja që iu mohua çamëve që 82 vjet më parë. Po, gurët shtetojnë sepse një Greqi që quhet REPUKBLIKË DEMOKRATIKE ua ndalon të kthehen që të vdesin atje, ta puthin atë prag e të mbyllin sytë në paqe të plotë.
Nënë Bejaze Iljazi, që jeton me vajzën në Itali dhe që ka ardhur në Paris tek djali i saj, e takova në një kafe të Montparnasse dhe më tregoi se si familjarët e saj kishin mundur të shkonin në Smartë, pranë Filatit, dhe të marrin disa gurë të shtëpisë. Dhe gurët ia sollën. Ajo është e lumtur dhe në paqe pret Zotin e saj kur ta thërrasë. Gurë për të vdekur me lumturinë e tokës, me aromën e gurëve. Një tjetër çam e takova në Boston. Edhe atij kishin mundur ti dërgonin nga gurët e shtëpisë në Mazrek. Një djalosh nga Suedia kishte mundur tê shtegtonte me gurët e shtëpisë të stërgjyshit të tij. Histori të tilla janë të ngjashme dhe vetëm emri i fshatrave ndryshon: Varfanj, Grikohor, Margëlliç, Paramithi, Shalës, Volo, Koskë … gurë që tashmë përbëjnë jo vetëm histori por dhe gjeografi, e pse jo, disa gurë të tillë mund të çohen dhe në pragjet e presidencës e Parlamentit grek që të klithin me heshtjen dhe vdekjen e tyre legjendare dhe tu kujtojnë se gurët e Çamërisë janë histori mijëvjeçare. Ç’histori e dhimbëshme dhe tragjike kur mendon se mijra çamë të këtij brezi qe ende jetojnë nëpër botë kërkojnë gurët e shtëpisë si të ishin gurë biblikë të një popullate të mohuar. Ç’turp i madh për qeveritarët grekë aq sa të mos pranojnë dhe funeralet e të vdekurve!
O Tokë e shenjtë! O Tokë martire e Çamërisë! Shteti fqinj s’më lë të vij tek ti! Atëherë pjella ime do të më sjellë këtu ku jam, dhe në fund të botës, që unë të të prek, të të puth e të çmallem me ty dhe pastaj të vdes! Kështu paqja do më puthë në ballë!
Gjithë kjo i ngjan një legjende edhe pse një histori reale, e vërtetë, e fillimit të shekullit XXI, histori që të parët tanë nuk e kishin imagjinuar, që bota e lirë e demokratike nuk mund ta pranojë, një histori që rinia greke sot nuk e di dhe që një ditë ajo do ta kuptojë marrëzinë e nacionalizmit tê politikanëve të dikurshëm të vendit të tij, që Evropa ende nuk e di realisht fatin e çamëve dhe ku bota nuk mund të arrijë të kuptojë se dhe gurët shtegtojnë dhe kapërcejnë shtete e kontinente. Gjithë kjo është diçka sa ireale aq dhe hyjnore që fëmijët e nesërm të Shqipërisë, të Greqisë e të Botës nuk do ta arrijnë të kuptojnë këtë absurditet.
Gurët vazhdojnë të shtegtojnë dhe askush nuk mund ti ndalojë. Janë gurë të rrahur nga shiu e bora, njollosur me gjakun e të pafajshmëve, gurë të djegur nga dielli, gurë të bukur që shndrisin nën dritën e hënës me shpresë se nesër agimi do të sjellë një lajm të ri. Jo, ne nuk harrojmë, as ne, as çamët e nesërm që do të vijnë. Kombi shqiptar asnjëherë nuk e ka harruar historinë e tij!
Ah këta gurë biblikë që shtegtojnë nëpër natën e errët të Çamërisë…