Kreu Blog Faqe 109

Nismat për shkarkimin e Lumir Abdixhikut, produkt i efektit (shkatërrues) të Vjosa Osmanit në LDK!

0

Florim Zeqa

Si veprimtar i orëve të para të LDK-së, isha ndër të parët dhe mbase edhe i vetmi që e kundërshtova manovrën politike të Lumir Abdixhiut për kthimin e aktit të dorëheqjes në mocion votëbesimi, i cili për qëllim kishte ikjen e përgjegjësisë për humbjen serike të partisë!

Ofertë e sinqertë nga thellësia e shpirtit

I shtyrë nga dashuria e pafundme për vendin tim dhe dëshira e madhe për rikthimin e LDK-së në partinë e parë politike në vend, pa asnjëlloj ambicie pushteti apo privilegji politik, më 2 janar të këtij viti e paraqita publikisht dhe zyrtarisht kandidaturen time për Kryetar të LDK-së.

Kjo erdhi si rezultat i katandisjes së partisë drejt greminës së pafund dhe zhgënjimin e thellë të elektoratit të LDK-së ndaj humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje.

Unë, Florim Zeqa me një veprimtari 37 vjeçare në shërbim të LDK-së, si anëtarë dhe drejtues i strukturave partiake përgjatë viteve të ’90-ta (Nënkryetar i Degës së Forumit Rinor të LDK-së në Klinë) dhe mbështetës i fuqishëm i filozofisë politike Rugoviane, edhe nga largësia në emigrim, e shpreha gatishmërinë që ta marrë përgjegjësinë e drejtimit të partisë më të vjetër në vend, jo pse kam ambicie personale, por, për të ndihmuar ngritjen dhe rikthimin e LDK-së në vendin që e meriton.

Oferta ime nuk është rrugë e re dhe as e vjetër, por është kthim në ADN-në politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila për qëllim ka rikthimin e shkëlqimit të tri shkronjave të arta-LDK.

Dëshirë sublime për rikthimin e filozofisë politike rugoviane në LDK

E kam ditur dhe e kam pritur që kandidatura ime do të injorohet dhe anashkalohet në Kuvendin e improvizuar si ‘kuvend pune’, për faktin se nuk jam pjesë e asnjë grupi interesi apo klani të cilat po i gërryejnë themelet e ‘Kalasë Rugoviane!

Edhe përkundër anashkalimit të qëllimshëm, unë do të mbetem i vendosur në misionin dhe qëllimin jetësor për ringritjen e LDK-së.

Jam i pathyeshëm dhe i palakueshëm në misionin tim!

Jam më i fuqishëm sesa të gjithë klanorët së bashku, sepse jam i pastër si loti!

Jam më i fuqishëm sesa Abdixhiku!

Jam më i drejt dhe më i guximshëm sesa Vjosa Osmani me mbështetësit e saj morbid!

Jam i guximshëm sepse jam i drejtë dhe i padjallëzuar!

Pa asnjë aferë korruptive apo kriminale në jetën time!

Pa asnjë përfitim personal dhe as familjar nga LDK-ja prej themelimit e deri në ditët e sotme!

Ndjehem i qetë dhe i relaksuar, me ndërgjegje të pastër dhe aspak i tronditur nga injorimi i kandidatures time nga ana e klanorëve, për arsye se kandidatura ime nuk ishte produkt i ambicieve dhe as egos personale për t’u bërë ‘kryetar klasik’ i LDK-së, por është dëshirë sublime dhe kërkesë gjithëpërfshirëse e elektoratit për rikthimin e filozofisë politike rugoviane në LDK.

Helmi kafshues i Vjosa Osmanit

Tani pas humbjes së tretë radhazi të LDK-së nën drejtimin e Lumir Abdixhikut (të cilën nuk e ndihmoj as rikthimi i të ricikluares Vjosa Osmani), kanë filluar të dëgjohen zëra të shtirrur për shkarkimin e kryetarit aktualë!

Nisma për shkarkimin e Lumirit nuk janë gjë tjetër veqse produkt i efektit (shkatërrues) të Vjosa Osmanit në LDK, që i bie, se pas kërkesave për shkarkimin e Lumirit qëndron pikërisht Ajo që e katandisi në nivelet më të ulëta partinë për kënaqjen e egos personale.

Heshtja e Vjosës karrshi kërkesave për largimin e Lumirit i vërteton prapaskenat e saj!

Megjithatë, është mirë që u vërtetua katërçipërisht, se “përqafimet” fallso të Vjosa Osmanit fillimisht ndaj Isa Mustafës, Albin Kurtit dhe së fundmi edhe ndaj Lumir Abdixhikut u kthyen në kafshim helmues për të sipërcekurit!

E dalldisura pas pushtetit, pas dështimit të “fallit” për t’u rizgjedhë presidente, dëshiron të katapultohet në krye të LDK-së, të cilën e shkatërroj dhe poshtëroj më shumë se askush tjetër për këto 37 vjetët e ekzistencës si subjekt politik.

Ka ardhur koha të largohen peng-mbajtësit e LDK-së dhe varremihësit e filozofisë politike rugoviane.

LDK nuk ka nevojë për njerëz që e përdorin partinë për interesa personale, grupore dhe klanore, por për njerëz që i shërbejnë asaj me dinjitet, përkushtim dhe ndershmëri.

LDK ka nevojë për reflektim të sinqertë e jo kamuflim, për përgjegjësi politike dhe hapje të një kapitulli të ri që rikthen besimin e anëtarësisë dhe të qytetarëve të Kosovës në përgjithësi.

Këtë do ta bëjë përmes një procesi të rregullt zgjedhor brenda partisë, nga poshtë-lartë, përkatësisht nga aktivet, nëndegët dhe degët e LDK-së, për të nxjerrur bazën e shëndoshë deleguese për Këshillin e Përgjishshëm dhe 355 delegatët e Kuvendit Zgjedhor.

E garantoj elektoratin e LDK-së, se do ta parandaloj ndarjen e shkatërrimtare të partisë. Ju garantoj, se nëse zgjedhjet e radhës të jashtëzakonshme mbahen në vjeshtën e këtij viti, LDK-në do ta ngrisë në vendin e dytë, kurse pas katër viteve do ta kthejë aty ku e ka vendin, në partinë e parë politike në vend!

Florim Zeqa, kandidat për drejtimin e LDK-së dhe misionarë i rikthimit të filozofisë politike rugoviane.

Orsago (TV-Itali), 25.06.2026

Sipas Romeo Karajt, Dritan Goxhaj po bën punët e Ilir Metës nga burgu

0
Më 6 qershor ju kam shkruar se, për mua, pas kësaj proteste janë Meta–Irfani–Babale–Beleri (që është i Metës), Lapaj (po i Metës), si dhe sorosistët dhe islamikët ekstremistë që kanë nisur punë te News24.
Sot del Romeo Karaj dhe thotë se Dritan Goxhaj po bën punët e Metës nga burgu. Romeo Kara ka kohë që merret me Metën, madje prej dekadash, pasi e ka denoncuar pa fund. Nga sa kam kuptuar, Meta është në paraburgim pikërisht edhe si rezultat i denoncimeve të Romeo Karajt. Kështu që ai është i qartë në ato që thotë.
Dhe ai Progni i Irfanit del sipas një kontrate të firmës së tij, të cilën ai e ka blerë për dy lekë nga djali i Irfan Hysenbelliut.
Më vjen shumë keq t’ju them se, fatkeqësisht, ata që e organizojnë këtë protestë kanë përfituar nga hallet tuaja, sidomos nga hallet e dy grupeve: atij të Dukatit dhe atij të Rrjollit, të cilët kishin probleme reale.
Kaq për momentin, por kini pak më shumë besim në ato që ju them, sepse vetëm me të keq nuk jua kam…
Por t’ia heqim Ramës, që është djalli që tashmë e njohim mirë, dhe t’ia kalojmë këtyre, plus Metës dhe gjithë mafies së tyre…
ABSOLUTISHT JO.
Love,
Evi

Isa Mulaj: Si e mori Lumi Vjosën në Istog?

0
Lumi Vjosa nuk është në Istog por në Shqipëri. Lumi është shkurtesë për emrin e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, kurse emri i lumit Vjosa është Vjosa Osmani, ish-kryetare e Republikës së Kosovë nga radhët Levizjes Vetëvendosje sa ishte në koalicion me listën “Guxo.” Vjosa kishte dezertuar nga LDK-ja për ta bindur një pjesë të elektoratit të partisë së saj, se kjo lëvizje ishte e domosdoshme për t’u distancuar nga grupet kriminale brenda LDK-së që bashkpunuan deri atëherë me PDK-në dhe AAK-në, madje dhe në vrasje të ndësjella ose reciproke. Kështu e kuptoj jo vetëm një pjesë e elektoratit të LDK-së por më shumë të VV-së që ia dhanë votën për t’u bërë kryetare. Kishte vullnet në mesin e popullit për zbardhjen e vrasjeve të shumta të pasluftës nga klanet kriminale që ishin të akomoduara në PDK, LDK, dhe AAK. Kalimi i një pjese të LDK-së me emrin “Guxo” në koalicion me VV-në u pa si mundësi e margjinalizimit të grupeve kriminale në LDK, me bindjen se ky distancim nga krimi do të ndikoj edhe në PDK dhe AKK, nëse jo tek anëtarësia, së paku te një pjesë e elektoratit të tyre. Për këtë arsye, Vjosa Osmani mori vota rekord në shpinë të VV-së, dhe arriti të bëhët edhe Kryetare e Republikës së Kosovës.
Mirëpo, në vend se të ishte dhe veproj si faktor unifikues, Vjosa e shfrytëzoj pozitën e Kryetares për ta shkaktuar dhe thelluar krizën institucionale në Kosovë. Posa e shpërndau Kuvendin, ajo u kthye në LDK si kandidate për deputete. Ky rikthim i saj në LDK u pa si thikë pas shpine për shumicën e atyre votuesve që ia kishin dhënë besimin njëherë, se kjo e paska pasur qëllimin që të mbledhë vota nga elektorati i VV-së dhe votuesit e papërcaktuar, e pastaj t’i kthej ato në LDK. Duke e kuptuar qëllimin e saj, shumica e votuesve që e kishin votuar kur ishte në listën VV-së, e injoruan. Përpos që mori vota dukshëm më pak, nga lista e saj të kthyer në LDK mbetën jashtë Kuvendit edhe ish-deputetët shumë të votuar nga zgjedhjet paraprake si Haxhi Avdyli dhe Jeta Statovci. Nga struktura e ndryshkur dhe e pareformuar e LDK-së mbeten jashtë Kuvendit edhe Besa Gaxherri, Fadil Geci, dhe Alban Zogaj. Për humbjen e tillë në nivel të Kosovës, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kandidatja për deputete Vjosa Osmani do të mundohen të gjejnë ngushëllim në Istogun e vocërr, ku shuma e përgjithshme e votave nga rezultatet paraprake për LDK-në prej 5924 nuk mjaftonin as për një gjysmë deputeti.
Vjosa dhe Lumi u nisën fluturim nga Prishtina në skajin perëndimor të Kosovës, për të festuar duke e shpërndarë edhe propagandën: ‘Kështu punohet, kështu fitohet. Kështu do të vazhdojmë kudo”, pavarësisht se rezultatet paraprake tregonin një epërsi të LDK-së ndaj VV-së prej vetëm 509 votave. Lumi e falendëroj Ilir Feratin, sekretarin e LDK-së si “Fitues lokal, fitues nacional.” Filluan të festojnë zhurmshëm nëpër Istog me sirena të veturave, surla e tupana.
Duke (keq)përdorur edhe personat me aftësi të kufizuara si këtë Fisin, kishin hapur formalisht të pame për VV-në. Pra, qëllimi i LDK-së nuk ka qenë të garojnë dhe fitojnë zgjedhje por dëshira e tyre e vetme për ta deklaruar vdekjen e VV-së. Ka përvojë “partia e akademikëve” në keqpërdorimin e personave të tillë për propagandë politike, jo vetëm Fisin, por edhe Titin dhe shumë të tjerë, madje edhe në organizimin e vrasjeve të personave zyrtar si të policit Izet Demaj përmes nxitjes së çederreve nga personat me aftësi të kufizuara. Tek Fisi ose Titi si kryeshnosh nuk kishte dhe nuk ka kush të shkoj në të pame pos Lumit dhe Vjosës nga “partia e akademikëve” që erdhën nga Prishtina për t’i treguar LDK-së se si po vazhdon puna fort pas përmbysjes së rezultatit të zgjedhjeve në Istog me votat e diasporës, me postë dhe me kusht, ku VV e tejkaloj LDK-në për 641 vota. Kështu e mori lumi fitoren e LDK-së në Istog që erdhi për ta festuar Vjosa.
LDK në nivel të Kosovës, sidomos udhëheqësia e tanishme e saj, e shihte dhe ende e sheh Istogun jo si komune për vota për shkak se nuk ka, por si bërthamë ku mbështetet veprimtaria kriminale e LDK-së. Pushteti lokal në komunën e Istogut nuk është as i komunës, as i qytetarëve, madje as i LDK-së por i një grupi kriminal të organizuar në komune, polici, arsim, gjykatë, dhe disa prokurorë në Prokurorinë Themelore të Pejës. Për këtë arsye, Iliri është më i miri për Lumirin. Iliri ka qenë fitues lokal dhe nacional edhe më 2017 kur dyshohet se ka vjedhur vota me Haki Zeqirjan dhe Genc Ademajn. Atë fitore dyshohet se ia ka mundësuar pazari i Ramush Haradinajt, që t’ia jep Istogun LDK-së së Haki Rugovës me qëllim që Ramushi të mbetet kryeministër i Kosovës. Para Lumit dhe Vjosës, mbrojtjen e krimit të organizuar në K. K. të Istogut e bënte ish-kryeministri kundërkushtetues Avdullah Hoti, cili në cilësinë e kryeministrit ilegal, kishte shkarkuar drejtorin e Policisë së Kosovës për shkak se ky kishte pasur autorizim nga prokuroria për arrestimin e Haki Rugovës për veprën penale “konflikt interesi” (zhvatjen e buxhetit komunal për veti dhe vëllaun e tij).
Iliri për Lumirin është më i miri edhe kur mixha i tij Fitim Ferati përmes një SMS-i e dërgoj policin Izet Demaj në vrasje më 27.12.2018 në qendër të Istogut. Iliri për Lumirin është edhe më i mirë si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale që kanë kryer masakër gjatë zgjedhjeve lokale më 2013. Të dyshuarit e masakrës janë nga rrethi i Ilirit, brenda policisë dhe në K.K. të Istogut. Për të gjitha këto vrasje, LDK hapë të pame për VV-në, e jo për autorët dhe të dyshuarit e vrasjeve, sepse, vetë kanë vrasje të konfirmuara së bashku me AAK-në.
Sa interesant është puna e vrasjeve të ndërsjella ose reciproke ndërmjet LDK-së dhe AAK-së; sa më shumë vriten ndërmjet veti, aq më shumë e duan njëra-tjetrën dhe bëhën bashk për ta ngushëlluar veten duke e sulmuar VV-në dhe shpallur të pame për të. A e kupton qyetari normal se këtyre dy partive politike së bashku me PDK-në, nuk u han bytha për vrasjet e ashtuquajtura politike? Më e rëndë se deka (vrasjet) për ta është nëse mbeten pa pushtet politik. Fajtori kryesor për ta gjithmonë mbetet vetëm ai që i fiton zgjedhjet dhe vjen në pushtet, e jo autorët ose dorasit e vrasjeve, pos nëse nuk janë të partive të tyre. Kur nuk je i partive të tyre, ju automatikisht bëhëni fajtor dhe armik i tyre, pavarësisht se vrasjet i kanë kryer vetë ata si parti dhe koalicion.
“Në jetë duhet pasur vullnet dhe durim; të mirat vijnë pastaj!”, do të thoshte Ibrahim Rugova. Kjo shprehje e ka kuptimin se jeta e kësaj bote është mekanizëm vetërregullues dhe nuk duhet reaguar kurrë, kurse të mirat vijnë vetëm pas vdekjes. Ato të mira pas vdekjes deri-diku u materializuan përmes Ukë (Ibrahim) Rugovës, Besian (Xhamajl) Mustafës, dhe Shkëmb (Shaban) Manajt, në mesin e të tjerëve. Kryesorja të plotësohet profecia se në jetë duhet pasur vullnet dhe durim, për shkak se të mirat vijnë pas humbjes së jetës (përmes vdekjeve të dyshimta) të Ibrahim Rugovës, Xhemajl Mustafës, dhe Shaban Manajt. Po të njëjtat të “mira” pas vdekjes lista “Guxo” e LDK-së u mundua t’ia imponoj edhe VV-së kudo që mendonte se mundet, si për shembull në Istogun e vocërr, duke hapur të pame me PADURIM kundër popullit përmes personave me aftësi të kufizuara si parti e “akademikëve.” Asgjë nuk kanë devijuar nga porosia e Ibrahim Rugovës të cilën ai u mundua t’a imponoj tërë popullit, kurse këta të LDK-së ende e zbatojnë, se në jetë duhet pasur vullnet dhe durim; të mirat vijnë pastaj ose pas humbjes/shuarjes/vdekjes/vrasjes. Ka të atillë edhe sot që mendojnë se kjo dukuri djallëzore paraqet thelbin e shpëtimit dhe të parajsës.
_____
Redaksia e Drinit nuk e njef përmbajtjen e kësaj analize, andaj përgjegjësia mbetët e autorit të shkrimit.

Gjergj Kastrioti në kujtesën historike europiane

0

Foto e Gjergj Kastriotit nga arkivi i profesorit Eqrem Zenelaj

Naim J. Krasniqi, Gjermani

Gjergj Kastrioti Skënderbeu në kujtesën historike evropiane: Përkujtimi i 345-vjetorit të vdekjes së tij në gazetën gjermano-franceze „Westphälischer Moniteur“ (Kassel, 17 shkurt 1813)

“Shpatën ta dërgova, por krahun që di ta përdorë e mbajta për vete.”

Në fakt, kur e shohim tekstin në kontekstin e gazetës “Westphälischer Moniteur” të datës 17 shkurt 1813, bie menjëherë në sy një element interesant që lidhet me datën e vdekjes së Skënderbeut. Gazeta nuk ishte një gazetë e zakonshme lokale. “Westphälischer Moniteur” ishte gazeta zyrtare e Mbretërisë së Vestfalisë (Kingdom of Westphalia), shtetit të krijuar nga Napoleoni me kryeqytet në Kassel (sot qytet në Gjermani).

Në artikull përmendet data e vdekjes së Skënderbeut si 17 shkurt 1467, çka përbën një pasaktësi historike. Megjithatë, fakti që artikulli botohet pothuajse në të njëjtën periudhë të vitit nuk duket rastësor. Edhe pse nuk kemi një përputhje të saktë me datën reale të vdekjes së Skënderbeut (17 janar 1468), në gazetarinë e fillimit të shekullit XIX ishte shumë e zakonshme që rubrikat historike, si “Éphémérides”, “Mélanges”, “Historische Notizen” apo kronikat historike, të botonin ngjarje dhe figura të rëndësishme në afërsi të datave përkujtimore.

Artikulli është botuar në dy gjuhë, ashtu siç botohej edhe vetë gazeta: fillimisht në gjuhën frënge dhe më pas në gjuhën gjermane, pa ndryshime të rëndësishme në përmbajtje. Për këtë arsye, mendoj se kemi të bëjmë me një përkujtim të vonuar të figurës së Skënderbeut, ndoshta në kuadër të 345-vjetorit të vdekjes së tij.

Zgjedhja e Skënderbeut nuk është rastësore. Në fillim të shekullit XIX ai shihej në Evropë si mbrojtës i lirisë, kundërshtar i perandorive të mëdha, hero kombëtar dhe figurë ideale kalorësiake. Këto ishin tema që gëzonin popullaritet të madh në kulturën politike dhe romantike të kohës.

Ajo që tërheq vëmendjen në këtë artikull është se autori nuk ndalet te administrimi i shtetit, diplomacia apo te Lidhja e Lezhës. Përkundrazi, ai zgjedh të theksojë elementet më heroike të jetës së Skënderbeut: pengmarrjen në oborrin osman, kthimin në Krujë, lidhjen me Huniadin, fitoret kundër Muratit II dhe Mehmetit II, si dhe legjendën e njohur të shpatës.

Ky artikull është interesant jo aq për saktësinë e fakteve historike, të cilat mbështeten kryesisht në traditën dhe ndikimin e veprës së Marin Barletit, sesa për mënyrën se si opinioni i kulturuar gjermanofon dhe frankofon e shihte Skënderbeun në vitin 1813.

Përgjigjja është e qartë: Skënderbeu paraqitet si hero ushtarak, princ legjitim, mbrojtës i krishterimit, kalorës ideal dhe figurë legjendare e historisë evropiane.

Prandaj, artikulli ka shumë gjasa të jetë botuar si një shënim përkujtimor (“Éphéméride historique”, “Historische Notizen”, kronikë historike) me rastin e kujtimit të vdekjes së Skënderbeut dhe jo si një studim i ri historik. Është sikur redaktori t’u kujtonte lexuesve të tij se, në këtë periudhë të vitit, përkujtohet vdekja e një prej figurave më të shquara të historisë evropiane: Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Faksimili nga gazeta, „Westphälischer Moniteur” të datës 17 shkurt 1813s

Arsimi në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe heshtja e partive politike

0

Plavë, Mali i Zi

Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik

Arsimi në gjuhën shqipe dhe heshtja e partive politike

Ndonëse janë pritur ndryshime pozitive në kohën e pluralizmit  fatkeqësisht çështja e arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi  vazhdon me probleme të cilat janë kundër identitetit të shqiptarëve në këtë mjedis. Fjala është për programet mësimore e tekstet shkollore në lëndet  e identitetit kombëtar, ku përveç institucioneve arsimore në Mal të Zi, përgjegjësi kanë edhe partitë politike të shqiptarëve që janë pjesë e qeverisë, sepse ata duhet të angazhohen për avancimin e arsimit në shqip e jo të heshtin, sepse heshtja është nënshtrim

Takimi -12 vjet më parë kushtuar arsimit në shqip

Pikërisht duke marrë parasysh gjendjen ekzistuese në fushën e arsimit  me 14-15 qershor 2014 Këshilli Kombëtar Shqiptar në Ulqin organizoi seminarin me temë “Pozita  dhe nevojat e arsimit shqip në Mal të Zi”. Ishte ky takimi i parë që është mbajtur në Mal të Zi, kushtuar çështjes së arsimit në shqip në pluralizëm ku kanë marrë pjesë punonjës të arsimit dhe studiues të ndryshëm  nga Mali i Zi, Shqipëria e Kosova. Në fund janë miratuar përfundimet dhe rekomandimet, duke dëshmuar se pozita e arsimit në shqip në shkollat më mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi, ballafaqohet me probleme programore  e të teksteve shkollore që duhet të përmirësohen. Fjala është për lëndët e identitetit kombëtaar si gjuhë shqipe e letërsi, histori, kulturë muzikore, gjeografi e art figurativ,  nga del se nxënësit shqiptarë mësojnë për të tjerët e jo për vetën e tyre.

Ndonëse organizatorët  premtuan se materialët e prezantuara do të botohën në një botim të veçantë, por deri më tash nuk është realizuar. Por, me një veprim të tillë nuk është për t´u çuditur sepse nga KKSH, nuk janë botuar as materialët e konferencës shkencore kushtuar “Masakrës së Tivarit”, mbajtur në Ulqin me 30-31 2013. Mos botimi i materialëve të tilla, dëshmon mos seriozitetin nga ana e organizatorit  për çështjet e trajtuara, sepse nuk kemi të bëjmë me çështje personale por të shqiptarëve në këtë mjedis.

Hështja  e partive politike është nënshtrim

Ndonëse kanë kaluar 12-vjet  nga ky takim  nuk kemi ndryshime pozitive sepse çdo gjë vazhdon si më parë. Dhe për të ndryshuar kjo qasje nga ana e pushtetit, përkatësisht institucioneve arsimore  ka munguar angazhimi i partive politike që përfaqësojnë shqiptarët në Kuvendin e Malit të Zi. Fjala është për ato subjekte politike parlamentare që marrin pjesë në Qeveri, sepse deri më tash çështjës së arsimit në shqip nuk i kanë kushtuar kujdesin e merituar.

Pavarësisht rrethanave shoqërore e politike në vend mos  angazhimi i tyre si përfaqësuesit autentik të shqiptarëve, nuk mund të arsyetohet më asgjë, sepse kemi të bëjmë me çështjet autonome në mbrojtje të identitteit kombëtar, si kudo në botën demokratike. Sepse ka kaluar koha e fjalëve të mëdha në fushatat zgjedhore, apo në takime të rastit  andaj duhet  veprim konkret.

Duke marrë parasysh se shqiptarët  janë e vetmja popullsi jo sllave me gjuhë të veçantë në Mal të Zi në kuadër të  Ministrisë së  arsimit për çështjen e arsimit në shqip, duhet të  themelohet subjekti i veçantë me emrin  Qendra e  Arsimit në Shqip  që do të ishte në favor të mbrojtjës dhe të avancimit  të arsimit shqip në këtë mjedis. Çdo hezitim apo heshtje në këtë drejtim si deri më tash   është nënshtrim.

Tekstet nga lënda e historisë në depo

Duke marrë parasysh gjendjen ekzistuese e cila është  pa përshtatshme për nxënësit shqiptar në shkollat në shqip, nga lëndët e identitetit kombëtar, një grup profesionistësh së bashku me KKSH-ën dhe shtëpinë botuese për librat shkollor Albas, në vitin e kaluar është angazhuar në përgatitjen e tekstit mësimor nga lënda e historisë për shkollën fillore e të mesme. Një veprim i tillë ka mbeshtetje në nenin 79 të Kushtetutës së Malit të Zi(2007), Ministria e Pakicave: Strategjia e Politikave  të Pakicave në Mal të Zi, për vitin 2008, 2019 dhe  2024, f.32-33, dhe standardëve ndërkombëtare(BE).

Pas një pune serioze këto dy tekste me 26 shkurt 2026  në Ulqin i janë prezantuar opinionit në konferencë për media, duke cekur se tekstet e tilla përfaqësojnë historinë e shqiptarëve që është në kuadër të programit mësimor prej 20%  për lëndët e identitetit kombëtar. Tekstet e tilla paraqesin përmbledhje temash nga historia kombëtare shqiptare dhe plotësojnë mungesën në programet mësimore në Mal të Zi.

Por, ndonëse  KKSH si botues, në bashkëpunim me partitë politike të shqiptarëve, e ka si obligim për shpërndarjën e teksteve të tilla në shkollat fillore e të mesme në shqip, deri më tash nuk është vepruar në këtë drejtim nga del se ato janë ende në depo.

Mbetët të presim që më së fundit këto tekste të shpërndahen në shkolla, që nxënësit nga viti  i ardhshëm  shkollor  t´i përdorin  si tekste plotësuese  mësimore të obligueshme. Çdo hezitim në këtë drejtim do të ishte dështim i një pune profesionale në përgatitjen e  teksteve të tilla, që është konformë ligjit dhe standardëve ndërkombëtare, sepse janë në favor të barazisë arsimore, qytetare e kombëtare të shqiptarëve në këtë mjedis.

Ndërkohë, mënjëherë duhet të vazhdohet  me hartimin dhe botimin e librave të tjera të lëndëve identitare, të programuar  në seminarin e vitit 2014, në mënyrë që kjo çështje problematike  e arsimit  në shqip në Mal të Zi të zgjidhet njëherë e mirë.

Mungon angazhimi nga Shqipëria

Ndonëse sipas nenit 8 të kushtetutës Qeveria e Shqipërisë e ka obligim që të përkujdeset për shqiptarët jashtë Shqipërisë, deri më tash  për shqiptarët në Mal të Zi në fushën e arsimit ka munguar angazhimi konkret. Edhe pse në mes dy qeverive ka një bashkëpunim  ku janë realizuar takime e nënshkruar marrëveshje  të ndryshme në mes dy palëve, fusha e arsimit është margjinalizuar. Në këtë drejtim ka munguar angazhimi konkret nga ana e qeverisë së Shqipërisë, sepse është dashur të nënshkruhet Memorandumi në fushën e arsimit në mes dy vendeve. Një dokument i tillë  do të ishte në favor të shqiptarëve në Mal të Zi, ku arsimi në shqip në shkollat më mësim në gjuhën shqipe do të ishte me efekte pozitive.

Zgjidhje sipas standardëve ndërkombëtare

Ndërsa mos angazhimi konkret në këtë drejtim nuk mund të arsyetohet me asgjë, sepse arsimi është baza e mbrojtjës së identitetit kombëtar. Sepse nuk mjafton  të thuhet se shqiptarët në Mal të Zi mësojnë shqip në shkolla, por ka munguar pyetja se me çfarë programësh mësimore mësojnë dhe cilat tekste shkollore i përdorin dhe sa janë ata të pranueshme për shqiptarët  në viset e tyre në këtë mjedis. Pikërisht kjo është çështja shqetësuese për shqiptarët sepse ka mbetur e pa zgjidhur nga koha e monizmit edhe tash në pluralizëm, që kërkon zgjidhje sipas standardëve ndërkombëtare.

Në këtë aspekt ekzistojnë modele nga vendet demokratike evropiane si Zvicra, Belgjika, Finlanda etj., por duhet vullnet politik për veprime konkrete në favor të barazisë qytetare e kombëtare, duke eliminuar unitarizmin, e aplikuar pluralizmin arsimor, si kudo në vendet   demokratike shumëkombëshe ku Mali i Zi është i veçantë në Evropën Juglindore.

 (Qershor 2026)

Për një akuzë të drejtorit ndaj meje pasi kishte konkurruar në një shkollën tjetër e se kishin pranuar

0

Mos u bëj horizont i largët

0

MOS U BËJ HORIZONT I LARGËT

Poezi

(Lutja e heshtur e prindërve për djalin e vetëm)

Mos shko, bir,
ende nuk janë tharë gjurmët e tua
në pragun e kësaj shtëpie.

Muret të njohin me emër,
oxhaku ende të pret
si dikur kur vije me vrap
nga rrugët e fëmijërisë.

Mos shko,
se kur largohet djali i vetëm,
nuk mbyllet veç dera —
mbyllet edhe një stinë e jetës.

Në oborr do të mbetet heshtja,
si një lis pa zogj,
ndërsa ne,
dy hije të plakura,
do të numërojmë mbrëmjet
si kokrra rruzareje.

Mos shko larg,
aq larg sa zëri ynë
të mos të arrijë më.

Se pleqëria është dimër, bir,
dhe dimri ka nevojë për zjarr,
ka nevojë për hapa në korridor,
për një derë që hapet papritur,
për një fjalë të thjeshtë:
“Si jeni sot?”

Mos shko,
se ora e murit
nuk mat kohën njësoj
kur shtëpia mbetet pa fëmijë.

Ajo i zgjat ditët,
i rëndon netët,
e i kthen kujtimet
në mysafirë të përhershëm.

Ne nuk të kërkojmë pasuri,
as pallate në botën e huaj,
veç të mos bëhesh
një horizont që shihet larg
e nuk preket kurrë.

Qëndro pranë rrënjëve të tua,
si lumi pranë burimit,
si zogu pranë folesë,
si drita pranë dritares
që e pret mbrëmjen.

Dhe nëse një ditë
rruga të thërret patjetër,
mos harro të kthehesh.

Sepse ka shtëpi
që nuk shemben nga koha,
por nga mungesa.

Ka prindër
që nuk plaken nga vitet,
por nga malli.

E ka zemra prindi,
që edhe kur të përcjell me buzëqeshje,
të përcjell fshehurazi
me një lot që nuk bie kurrë në tokë.

Isuf Bajraktari, Ferizaj, me 24 qershor 2026

Igballe Huduti, “shpëtimtarja” e Shqipërisë…!

0
HOXHENICA IGBALLE HUDUTI NË VALLEN E MADHE
“TË SHPETIMIT TE SHQIPERISË !”
E fajet ha qesin ushtarakut Dilaver Goxhaj hahahahaaaa
Heuuu bre shqiptarë,
Sot paska dalë moda e re: kush më larg flamurit kuqezi, ai po e “shpëton” më shumë Shqipërinë!
Disa na dalin patriotë me porosi, disa revolucionarë me bateri të importuara, e disa na shpjegojnë kombin duke harruar vetë historinë e tij.
Shqiptaria nuk shpëtohet me poza, me slogane e me fotografi për rrjete sociale.
Shqiptaria është Adem Jashari, është Rugova, është Vlora, është Kosova, është gjuha, flamuri dhe gjaku i derdhur për liri.
Kur sheh disa fytyra që papritmas bëhen “kujdestarë” të kombit, të kujtohet ajo fjala e urtë:
“Kur macja s’mund ta kapë miun, mban ligjëratë për trimëri!”
Prandaj, le të vallëzojë secili vallen e vet, por flamurin kuqezi mos ta përdorë si dekor për pazare politike e ideologjike.
Shqiptaria nuk ka nevojë për tutorë.
Shqiptaria.
QUO VADIS, SHQIPËRIA IME?!
Heuuu bre shqiptarë,
Sot paska ardhur koha që fajet e krejt botës t’ia hedhin ushtarakut Dilaver Goxhaj, njeriut që ishte pjesë e UÇK-së dhe që për vite të tëra ka folur për luftën e Kosovës. (upi.com⁠)
E ndërkohë, në skenën e madhe të politikës shqiptare, disa vallëzojnë vallen e tyre ideologjike, disa vallen e interesit, disa vallen e karriges, e disa vallen e rrjeteve sociale.
Sot del njëri e thotë: “Fajin e ka ky!”
Nesër del tjetri: “Jo, fajin e ka ai!”
Pasnesër del i treti: “Jo more, fajin e ka historia!”
E Shqipëria rri e pyet:
Quo vadis, Shqipëria ime?
Kah po shkon?
Kah flamuri kuqezi apo kah zhurma?
Kah Skënderbeu apo kah studiot?
Kah kombi apo kah interesat e ditës?
Kur nuk kemi argumente, kërkojmë fajtorë.
Kur nuk kemi përgjigje, shpikim armiq.
Kur nuk kemi vizion, fillojmë vallen e akuzave.
Heuuu bre,
Shqipëria nuk ka nevojë për valltarë politikë,
por për njerëz që e duan më shumë atdheun se mikrofonin.
Rugova, Vlora, Kosova e Shqipëria nuk mbrohen me britma,
por me ndërgjegje kombëtare.
Quo vadis, Shqipëria ime?
Kjo mbetet pyetja…
— Sak Muji

Shën Gjon Pagëzuesi mbetet zëri i kthimit, dëshmitari i Dritës dhe Pararendësi i Krishtit

0

Dom Fran Sopi, Pejë

Figura e Shën Gjon Pagëzuesit zë një vend të veçantë në historinë e shpëtimit të njerëzimit mbi tokë, sepse ai si një profet, i cili qëndron si një urë e shenjtë dhe e pazëvendësueshme ndërmjet premtimeve të Besëlidhjes së Vjetër dhe përmbushjes së tyre të plotë në Besëlidhjen e Re.

Në të bashkohet pritja e gjatë profetike e Izraelit me agimin e ri të hirit që vjen nëpërmjet Jezu Krishtit. Prandaj, Shën Gjoni nuk është qendra e shpëtimit, por ai që e tregon Epiqendrën, që do të thotë se nuk është Drita, por dëshmitari i Dritës, nuk është Mesia, por Pararendësi i Atij që vjen për ta shpëtuar botën.

Ungjilli i Shenjt e paraqet Shën Gjonin si njeriun e dërguar prej Hyjit për të përgatitur ardhjen e Krishtit dhe për ta zgjuar ndërgjegjen e popullit para takimit me Shpëtimtarin. Ai është zëri që thërret në shkretëtirë: “Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij.” Kjo thirrje nuk është vetëm një fjali profetike, por përbën thelbin e misionit të tij. Gjoni nuk predikon për veten e tij, nuk ndërton lavdi personale dhe nuk kërkon të bëhet qendër e vëmendjes së njerëzve. Përkundrazi, ai është i madh pikërisht sepse di të zvogëlohet para Krishtit dhe ta vendosë tërë jetën e tij në shërbim të Atij që po vinte.

Në këtë kuptim, Shën Gjon Pagëzuesi është figurë e përvujtërisë profetike dhe e besnikërisë së plotë ndaj vullnetit të Hyjit. Ai e di se misioni i tij është të hapë rrugën, jo ta zëvendësojë Krishtin; të përgatisë zemrat, jo t’i lidhë ato pas vetes; të dëshmojë të Vërtetën, jo ta mbulojë atë me emrin e vet. Prandaj, kur populli e pyet dhe pret prej tij një përgjigje vendimtare, ai nuk e merr mbi vete titullin që nuk i takon, por dëshmon me qartësi: “Unë nuk jam Krishti.” Me këtë fjali, Gjoni bëhet model për çdo njeri të besimit, sepse na mëson se njeriu nuk shpëton duke e vendosur veten në qendër, por duke ia lënë qendrën Hyjit.

Fjala kryesore e predikimit të Shën Gjonit është: “Kthehuni, sepse Mbretëria e qiellit është afër.” Kjo thirrje e tij, nuk është vetëm një porosi morale, as vetëm një këshillë për përmirësim të jashtëm, por është një ftesë thellësisht teologjike për metanoia, domethënë për kthim të brendshëm, për ndryshim të mendjes, të zemrës dhe të drejtimit të jetës. Kthimi nuk është vetëm ndjenjë pendimi apo keqardhje për gabimet e së kaluarës; ai është vendim i lirë dhe i përgjegjshëm për ta hapur jetën ndaj Hyjit. Ai është dalje nga errësira e mëkatit dhe hyrje në dritën e hirit.

Gjoni pagëzon me ujë, si shenjë pendimi, pastrimi dhe gatishmërie për një jetë të re. Por ai e di mirë se pas tij vjen Ai që është më i madh se ai dhe para të cilit çdo mision njerëzor merr kuptimin e vet të plotë. Prandaj shpall: “Unë ju pagëzoj me ujë për kthim, por Ai që vjen pas meje është më i fortë se unë.” Këtu shihet qartë përmasa kristologjike e misionit të tij. Gjoni nuk e sheh pagëzimin e vet si qëllim përfundimtar, por si përgatitje për ardhjen e Krishtit. Uji i Jordanit bëhet shenjë e një pastrimi më të thellë, që do të përmbushet në Krishtin, në Shpirtin Shenjt dhe në jetën e re të hirit.

Kur Shën Gjoni e sheh Jezusin, ai e shpall me fjalë të paharrueshme: “Ja Qengji i Hyjit, që e shlyen mëkatin e botës.” Kjo dëshmi është një nga pohimet më të thella dhe më të fuqishme të Besëlidhjes së Re. Me këtë fjali, Gjoni nuk tregon vetëm një njeri të shenjtë, as vetëm një profet të madh, por zbulon misionin shpëtimtar të Krishtit. Jezusi është Qengji, domethënë Ai që merr mbi vete mëkatin, plagën, largimin dhe humbjen e njeriut nga Hyji, për ta kthyer njerëzimin në pajtim me Atin.

Në këtë dritë, Shën Gjon Pagëzuesi bëhet mësues i shikimit shpirtëror, sepse ai na mëson të mos ndalemi vetëm te shenjat, te ritet apo te format e jashtme, por të arrijmë te Krishti, i cili është kuptimi dhe përmbushja e tyre. Ai na mëson të mos mjaftohemi me dukjen e jashtme fetare, por të hyjmë në thellësinë e besimit. Na mëson të mos e përdorim fenë si zakon të trashëguar, por ta jetojmë si kthim, si hir, si dritë, si përgjegjësi dhe si takim të gjallë me Hyjin.

Porosia e tij është shumë aktuale edhe në shekullin XXI apo më konkret për njeriun e sotëm, sepse edhe sot ekzistojnë shkretëtira të shumta: shkretëtira të shpirtit, të familjes, të besimtarëve, të shoqërisë dhe të ndërgjegjes. Ka njerëz që jetojnë me shumë hallakam dhe zhurmë, por me pak paqe; ka zemra që kanë shumë fjalë, por pak lutje; ka familje që kanë shumë afërsi fizike, por pak dialog; ka shoqëri që kanë shumë zhvillim të jashtëm, por që shpesh vuajnë nga varfëria morale dhe shpirtërore.

Prandaj, fjala e Gjonit “Kthehuni” nuk është thirrje e vjetruar dhe nuk i përket vetëm një kohe të largët biblike. Ajo është fjalë për çdo kohë, për çdo popull, për çdo familje dhe për çdo ndërgjegje njerëzore. Është një thirrje për t’u kthyer nga mëkati te hiri, nga gënjeshtra tek e vërteta, nga egoizmi te dashuria, nga indiferenca te përgjegjësia, nga dëshpërimi te shpresa dhe nga vetë-mjaftueshmëria njerëzore te besimi i gjallë në Hyjin. Kthimi është rruga nëpër të cilën njeriu e lejon Hyjin ta rindërtojë nga brenda.

Në planin shpirtëror, Shën Gjoni na mëson se nuk mund ta presim Krishtin me zemër të mbyllur, me ndërgjegje të fjetur dhe me jetë të ndarë nga hiri. Krishti vjen aty ku zemra përgatitet; Ai vjen aty ku njeriu e pranon nevojën për falje; Ai vjen aty ku ndërgjegjja zgjohet; Ai vjen aty ku njeriu nuk e mbron më mëkatin e vet, por ia hap plagën hirit të Hyjit. Kjo është arsyeja pse kthimi nuk është humbje, por rilindje; nuk është poshtërim, por ngritje; nuk është fund, por fillim i ri në dritën e Zotit.

Kjo është edhe porosia për Shqipërinë, Kosovën e mërgatën tonë, për familjet tona dhe për besimtarët tanë. Thirrja e Gjonit nuk duhet dëgjuar vetëm si fjalë për individin, por edhe si thirrje për ndërgjegjen shoqërore dhe kombëtare. Një popull që dëshiron të ndërtojë të ardhmen duhet të kthehet vazhdimisht tek e vërteta, te drejtësia, te ndershmëria, te pajtimi dhe te Zoti. Pa kthim të zemrës, edhe liria mund të mbetet e paplotë; pa formim moral, edhe zhvillimi mund të bëhet i zbrazët; pa Krishtin, edhe shpresa mund të lodhet dhe të humbasë drejtimin.

Për të rinjtë tanë, Shën Gjon Pagëzuesi është shembull i qartësisë, i guximit shpirtëror dhe i jetës së orientuar kah një mision më i madh se vetja. Ai nuk jeton për t’u dukur, por për të dëshmuar. Ai nuk i bindet zhurmës së turmës, por zërit të Hyjit. Ai nuk thotë: “Ejani pas meje”, por tregon Krishtin. Në një kohë kur shumë të rinj kërkojnë identitet, drejtim dhe kuptim, Gjoni i mëson se jeta merr kuptim vetëm kur orientohet kah Krishti, sepse vetëm Ai ia jep zemrës njerëzore drejtimin, paqen dhe plotësinë.

Fjala e Krishtit në Besëlidhjen e Re: “Unë jam Udha, e Vërteta dhe Jeta”, e ndriçon plotësisht misionin e Gjonit. Sepse Gjoni nuk është udha përfundimtare, por ai që e përgatit udhën drejt Krishtit; ai nuk është e vërteta e plotë, por dëshmitari i së Vërtetës; ai nuk është jeta, por ai që e tregon Burimin e jetës. Prandaj, çdo fjalë, çdo gjest dhe çdo dëshmi e Gjonit e ka drejtimin e vet përfundimtar te Krishti.

Për këtë arsye, madhështia e tij përmblidhet në fjalët: “Ai duhet të rritet, e unë të zvogëlohem.” Kjo fjali është program i tërë jetës së krishterë dhe themel i çdo shërbimi të vërtetë në Kishë. Të rritet Krishti në mendimet tona, në fjalët tona, në vendimet tona, në familjet tona, në Kishën tonë dhe në shoqërinë tonë. Të zvogëlohen krenaria, egoizmi, urrejtja, gënjeshtra, lakmia dhe çdo gjë që e pengon hirin e Hyjit të veprojë në ne.

Shën Gjon Pagëzuesi mbetet, zëri i kthimit, dëshmitari i Dritës dhe Pararendësi i Krishtit. Ai na fton të mos e shtyjmë kthimin për nesër, sepse Mbretëria e Hyjit është afër dhe hiri i Zotit troket sot në zemrën tonë. Ai na mëson se përgatitja për Krishtin nuk bëhet vetëm me fjalë, me rite apo me kujtime të bukura, por me zemër të pastruar, me jetë të drejtë, me ndërgjegje të zgjuar dhe me besim të gjallë.

Prandaj, në festën e tij, Kisha nuk na fton vetëm ta nderojmë një shenjt të madh, por ta dëgjojmë një zë që vazhdon të flasë edhe sot. Një zë që del nga shkretëtira e Ungjillit dhe hyn në shkretëtirat tona të brendshme. Një zë që nuk na dënon, por na zgjon; që nuk na largon, por na çon te Krishti; që nuk na mbyll në frikë, por na hap ndaj shpresës dhe mëshirës së Hyjit.

Në përmbyllje të këtij reflektimi, si meshtar i Kishës, e ndiej se figura e Shën Gjon Pagëzuesit nuk na fton vetëm ta admirojmë një profet të madh, por ta dëgjojmë një thirrje që prek zemrën e secilit prej nesh. Ai nuk na çon te vetja, por te Krishti; nuk na mban në brigjet e Jordanit si spektatorë të një ngjarjeje të kaluar, por na fton të hyjmë në një proces të gjallë kthimi, pastrimi dhe ripërtëritjeje shpirtërore. Prandaj, mbi të gjitha mesazhi im meshtarak për këtë festë është i thjeshtë, por thellësisht ungjillor: le të mos kemi frikë të kthehemi te Zoti. Kthimi nuk është shenjë dobësie, por shenjë pjekurie shpirtërore. Nuk është humbje e dinjitetit njerëzor, por rilindje e tij në dritën e hirit. Njeriu që kthehet te Hyji nuk e humb vetveten; përkundrazi, e gjen kuptimin më të thellë të jetës së vet.

Shën Gjon Pagëzuesi na mëson se çdo zemër ka nevojë ta përgatisë udhën e Zotit. Këtë nevojë e ka zemra e meshtarit, zemra e besimtarit, zemra e familjes, zemra e rinisë dhe zemra e popullit tonë. Sepse Krishti dëshiron të vijë jo vetëm në tempujt tanë, por edhe në ndërgjegjen tonë; jo vetëm në liturgjitë tona, por edhe në vendimet tona; jo vetëm në lutjet tona, por edhe në mënyrën se si falim, si duam, si flasim dhe si jetojmë.

Si meshtar, dëshiroj që kjo festë e sotme e Shën Gjon Pagëzuesit të bëhet për ne një moment zgjimi shpirtëror. Të mos mbetemi vetëm te tradita e jashtme, por të hyjmë në thellësinë e besimit. Të mos e dëgjojmë fjalën “kthehuni” si qortim të rëndë, por si ftesë të mëshirshme të Hyjit, i cili gjithmonë e pret njeriun me dashuri atërore.

Andaj edhe të mësojmë nga Shën Gjoni përvujtërinë e vërtetë: të mos e vendosim veten në qendër, por Krishtin. Njëkohësisht të mësojmë prej tij guximin për ta dëshmuar të vërtetën, pastërtinë për ta kërkuar hirin dhe besnikërinë për ta përgatitur udhën e Zotit në çdo kohë. Pra, kjo është lutja dhe dëshira ime meshtarake: që në zemrat tona të rritet Krishti, të pastrohet ndërgjegjja, të forcohet besimi, të ngjallet shpresa dhe të thellohet dashuria. Sepse aty ku Krishti pranohet me zemër të hapur, aty fillon kthimi i vërtetë; aty fillon paqja; aty fillon ripërtëritja e njeriut, e familjes dhe e popullit.

Shën Gjon Pagëzuesi, Pararendës i Krishtit, na ndihmoftë që të bëhemi dëshmitarë të përvujtë të Dritës dhe shërbëtorë të sinqertë të Ungjillit. Për shumë mote kremtofshi dhe e festofshi festën e Shën Gjonit, Profetit të Besëlidhjeve. Urime!

Më 24 qershor 2026

Marrëveshje politike ose qeveri teknike!

0

Florim Zeqa

Në zgjedhjet e 7 qershorit elektorati kosovar ua bëri të qartë të gjitha partive politike, që ose duhet të reformohen, ose në të ardhmen e afërt do të lind patjetër një alternativë e re politike si domosdoshmëri e kohës e cila do t’i rrëzojë këto parti politike sikurse ‘kullat prej letre’.

Mbyllja në heshtje e Albin Kurtit, flet më shumë se fjalët

Ngase, çka është bërë mjaft, është bërë mjaft me gënjeshtra dhe mashtrime! Populli ka pritur shumë gjatë, kurse shteti i Kosovës është duke rrëshqitur në stilin e ‘rënjes së lirë’, ku dita-ditës është duke i humbur përspektivat e tij zhvillimore.

Shëmbull ta marrim projektin e gazit amerikan. Humbja e këtij projekti zhvillimor do të jetë një goditje e rëndë për vendin. Prandaj, çështjet madhore për vendin, siq janë marrëdhënjet ndërkombëtare, në veçanti ato strategjike nuk duhet të lihen në dorën e individit, por, për to duhet të vendoset në Parlamentin e Kosovës dhe askund tjetër pa marrë parasysh kush është kryeministër apo president nesër.

Që i bie se, Parlamenti me shumicë votash duhet të vendosë a duam gaz amerikan, rus apo kinez!

Edhe pse procesi i numërimit të votave ka përfunduar dhe gjithçka është e qartë, kryetari i partisë fituese Albin Kurti vazhdon të qëndrojë i mbyllur në lëvozhgën e tij, pa treguar gatishmëri për bashkëpunim të sinqert me kampin opozitar për krijimin e institucioneve të reja, përkatësisht Presidentit, e cila paraqet ‘nyjën gordiane’ të qeverisjes me vendin!

Mbyllja në heshtje e Albin Kurtit flet më shumë se fjalët, tregon mosinteresimin për bashkëpunim të sinqert, me tendencën e imponimit të zgjidhjes pa marrëveshje paraprake me opozitën!

Kësaj radhe duhet të kërkojmë ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare, ngase nuk mund të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme çdo katër muaj për teket e askujt.

Për këtë asrye, opozita duhet të jetë më aktive, më konstruktive dhe më e bashkuar në veprimet e saj. Duhet të bëhen bashkë dhe të mos kalkulojnë për intersa personale dhe partiake, se kush do të jetë kryeministër apo president, por të bëhen bashkë për interesin e shtetit.

Në të kundërtën, këto lojra të pista politike do t’na përcjellin edhe për një kohë të gjatë.

Prej zgjedhjeve eventuale në ‘qeveri teknike’

Nuk e thash rastësisht që opozita duhet të jetë e bashkuar, edhe pse çdo herë kemi individ që për interesa personale janë kundër këtij bashkimi.

Mirëpo, kur është në pyetje interesi i shtetit duhet të bëhemi bashkë që ta shpëtojmë shtetin, për shkak se është duke u rrezikuar seriozisht ekzistenca e shtetit dhe e ardhmja e qytetarëve.

Partitë opozitare e ndihmojnë shtetin vetëm nëse me një ofertë të përbashkët i drejtohen Albin Kurtit, në të kundërtën, cila do parti që i shkon e vetme në bashkëqeverisje do të digjet ashtu siq u dogj LDK-ja.

Për këtë arsye opozita e bashkuar duhet t’i ofrohet Albin Kurtit në bashkëqeverisje, si e vetmja mundësi për të evituar zgjedhjet e reja, por edhe si kusht i domosdoshëm për rehabilitim nga humbja e thellë e 7 qershorit.

Zgjedhjet e reja brenda këtij viti, përveq kostos financiare, shtetit do t’i shkaktojnë dëme zinxhirore dhe të pariparueshme.

Në anën tjetër, zgjedhjet eventuale do të shkaktojnë irritim akoma më të madh të elektoratit kosovar, i cili do t’i bojkotojë në mënyrë masive zgjedhjet, ku si rezultat i atij bojkoti, zgjedhjet nuk do të sjellin qeveri të re politike, por do të imponohet zgjedhja e një qeverie krejtësisht teknike të shpëtimit kombëtar, me kryeministër dhe president apartiakë.

Nëse nuk ka marrëveshje politike, do të ketë zgjedhje të cilat nuk do të prodhojnë zgjidhje, por, do ta dërgojnë vendin drejt në qeverie teknike!

Kjo është dëshira dhe qëllimi im si apartiakë për të evituar këtë cikël të zgjedhjeve të pafundme, e jo për ta favorizuar apo ndëshkuar një subjekt të caktuar politik. Shteti dhe kombi janë mbi gjitha ideologjitë partiake dhe fetare që janë duke e gërryer pamëshirshëm qenjen tonë kombëtare.