Kreu Blog Faqe 1205

Gazeta Rilindja, 1968: Reportazh për Banjën e Pejës nga shkrimtari e udhëpërshkruesi Bajram Sefaj

0

Nga: Bajram SEFAJ, shkrimtar 

Nga arkivi im personal 

Dy herë – plot 

– Uji e buka – problem 

– Numri i personelit medicional  – i vogël 

– Një telefon në krejt banjën! 

– Dhjetë herë ma shumë shtretër privat! 

Rilindja, 1968. Reportazh i botuar katër vjet para Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (Tiranë, 20 – 25 nëntor 1972), riprodhohet pa asnjë intervenim përmirësues! 

***

Në kilometrin e 12 të rrugës Pejë-Mitrovicë, shigjeta e kaltërt tregon se njëmijë metra në të majtë gjendet Banja e Pejës, që asht në territorin e komunës së Istogut e në vendin tonë asht e njohtun me emnin e saj të vjetër “Ilixha e Pejës” 

Për ujin e kësaj banje në za tregohen legjenda. Për magjinë e tij shërues janë thurë tregime nga goja e atyre të sëmundëve që këtu kanë ardhë të palëvizshëm e kanë dalë në këmbët e veta. Për këtë ujë flasin qindra mijëra njerëz që, mbas shumë e shumë vitesh, përsëri kanë fillue cacitjet e kandshme fëminore. Por, aftësia shëruese e këtij uji nuk ka mbetë vetëm brenda deklaratave subjektive, ajo është vëretuar edhe shkencërisht. Prandaj, qysh moti, që nga ditët kur kjo Banjë ka qenë e “egër”, e njerëzit e kanë shfytëzue uin e saj tue i futë karibët në të disa metra larg burimit, mandej me ngritjen e një barake dërrasash shumvjeçare, kroniku ka shënue, kroniku ka ngritë zanin lartë tue thirrë, tue apelue që këtu, në këtë vend, në burimin e këtij uji shërues, të ngritet një objekt i madh, objekt edhe pa emër qoftë, vetëm e vetëm të jetë i atillë që kishte “nën krahët e veta”, me pranue tanë atë botë, atë njerëzim që këtu nuk vijnë vetëm për qejf, por pse i sjell derti, i sjell dëshira në këmbët e veta me ecë… 

Kur në Banjën  e Pejës filloi ndërtimi i një objekti aq shumë të pritun në fytyrat e të sëmurëve prej reumës, kudo që ata gjindeshin, shkrepi gëzimi e edhe kroniku me ma të madhin entuziazëm shënoi këtë lajm… 

Kompetentët thanë: NË Banjën e Pejës po ndërtojmë një hotel të ri e modern. Me këtë emër edhe u ndërtua objekti. Ende pa i hapë dyert mirë si hotel, thanë: këtë objekt duhet pagëzuar me emrin – stacionar dhe dhanë arsyetimin e nevojshëm. As ky emër nuk mbeti shumë bri objekti të ri.  

Qe dy vjet e këndej, është pagëzue, më në fund, me emrin Qendra për rehabilitim dhe reumatologji Ilixha e Pejës. Me këtë emër është regjistruar në “tefteret” e Sekretariatit republikan për shëndetësi dhe politikë sociale. Si të tillë edhe e vizituam, para disa ditësh. Krejt ajo që pamë dhe ndëgjuam na e justifikoi titullin e shënuar më lartë – dy herë plot. 

Po shkojmë pra me radhë… 

Ploti i parë… 

Me të shkelur në trojet e kësaj banje, akoma pa ra në kontakt me të sëmurët, as banorët e këtushëm, të preokupon ndjenja e mungesës së ujit të pijshëm dhe tamam kur bëhesh gati shkrumn nga buzët me e heqë, një autocisternë del parasysh. Ashtëkjo një autocisternë për të cilën zëvendësdrejtori i Banjos Çedo Bullatoviq, ka me të tregue një legjendë të vogël. Por, nën shtypjen e vazhdueshme të ujit sa do që tregimi i Çedos me titull “Autocisterna” është tregim i gjatë, bashkëbiseduesi, çdo fjalë e gëlltit dhe bukur njëfarë heroizmi i duket angazhimi i Çedos që, me ata 500 mijë dinarë të vjetër, këtë autocisternë, që e kishte qit nga përdorimi Shoqata e zjarrëfikësve të Pejës, e ka aftësue, i ka dhanë “shpirt” dhe tai ajo në Banjë nga katër herë në ditë sjell ujë të ftohtë. Tregimi në fund mbaron pak si tragjikisht (si çdo tregim jo modern) sepse vetëm tremijë litra ujë që vijnë këtu nga Peja, për 1500 mysafirë e po aq banorë të Banjës, me të vërtetë janë pak!   Zëvendësdrejtori don me përmirësue përshtypjen e vizitorit në kalim e thotë se, për nevojat tjera, çdo dy ditë, me një gyp të gjatë 1 km e 200 metra, me ndihm ën e një agregati, në Banjë kthen ujët e kanalit për vaditje që rrjedh andej pari. 

Tani me cilindo që të takohesh, në grojet e Banjës, e pyetët a s e pyetët ka me u tregue dhimbshëm për mungesën e ujit të pijshëm. Zëvendësdrejtori zgjidhjen e këtij problemi   e shef në ndërtimin e ujësjellësit të ri, drejt nga burimi i Drinit të Bardhë, në gjatësi prej afër 16 kilometrash apo, nga burimi i Vrellës që është për 10 km ma afër. Drejtoria dhe shumë kush tjetër, votojnë për të parin, për ujësjellësin nga Drini, sepse aty e shohin zgjidhjen e këtij problemi njëherë e përgjithmonë. 

Akoma pa i dhanë fund bisedës (së pafund)  përkitazi me ujin dhe mungesën e tij  në “muhabet” ngatërrohet buka. Pse, tash buka? Paj edhe mungesa e saj! E çfarë jete asht kur uji e buka mungojnë! Bukëpjeksi i këtushëm, tregojnë, e ka konsidrue veten si të pazëvendësueshëm, prandaj ka gatue e pjekë bukë dhe atëherë kur i asht tekë. Mbas nji alamet “lavdëratash”, të zashme që i ka marrë prej mysafirëve, sidomos për punën e tij higjenike (!) te ai ka kthye inspektori sanitar dhe punën e tij të “mirë” e ka kunorëzue, tue i vu drynin në dyert e furrës, por deri sa është sigurue i dyti, për t’i tregue të parit  se asht i zëvenësueshëm) kanë kalue bukur do ditë e mungesa e bukës asht ndie, sepse transportimi i saj prej Gjurakovcit apo Pejës nuk ka mund me qenë i përpikët e i shpejtë. 

Tani për Qendrën dhe orgnizimin e punës në te, na flasin punëtorët e saj veç e veç simbas “resorëve”, në krye të të cilëve gjinden. Mjeku i praktikës së përgjithshme Miomir Jokiq, thjeshtë na u ankue në numrin e vogël të personelit medicinal. Në kryemjen e punës së komplikueme mjekësore atë e shoqërojnë dy motra medicinale, nji laborant dhe një fizioterapeut. Pak, jashtëzakonisht pak, në krahasim me atë numër të madh të sëmunësh. Ironia bahet akoma ma e madhe kur ndëgjojmëse i njajti mjek punon në ambulancën e Banjës (ordinon) për qytetarët e saj dhe fshatrave për rreth) dhe se i “mbulon” edhe fshatrat tjera të komujnës së Istogut, tue shkue atje në vizitë nga dy-tri herë në javë. Mjeku JOKIQ thotë se nji tempo të tillë asht vështirë me e përballue dhe menjëherë zen ngojë qendrat tjera kësodore me shumë mjekë e mjekesha, me shumë motra e laborantë. Në të njëjtën kohë, ka vend dhe pyetja – pse ai punon në tana këto fronte dhe me çfarë suksesi ia del në krye punës së vet delikate. Përndryshe, muerëm vesh se këtu, nga nji herë në javë, kthejnë mjekët specialistë  siç janë: ortopedi, internisti, gjinekologu, e të tjerë. 

Shefi i recepcionit na u ankue se në qendër nuk ka telefon. Njëmend, çudie madhe,s i mund të arsyetohet mungesa e tlefonit në një objekt kësodore, ku ka plot të sëmurë e nevoja për lidhje telefonike direkte e biseda urgjente me Pejën, po ezamë, asht aq e madhe. Mësuem se në tanë banjën ekistueka vetëm një telefon ai në drejtoril. Një “lavdëratë”, pra Drejtorisë së Banjës – me të vërtetë ajo po kurseka!!! 

Personeli  ndihmës rrëfen se u “ranë shtatë lëkura”, tue fshi e pastrue, mirëpo niveli higjenik në Qendër, megjithatë nuk asht i kënaqshëm. Kjo ankesë, vetëvetiu, asht në lidhje me mungsën përmanente të ujit.  

Ploti i parë (pa shumë koment)  asht edhe ma plot, por ne me kaq po i vëjmë kapak… 

Ploti i dytë  

Zëvendësdrejtori i Banjës, Çedo Bullatoviq, bukur me krenari, rreshton të mira e suksese, thue se padashtas don me e ba ma të gjatë plotin e dytë. Thotë sa të gjitha kapacitetet e Qendrës, janë plot e përplot me mysafirë, që nga muaji maj e këndej.  Mysafirët janë lëshue si mizat dhe vështirë asht me ia qëllue se prej cilës anë të vendit tonë nuk ka. Për të tregue se sa shumë mysafirë ka këtu, “rrëshqet” e tregon se nëpër shtëpitë private janë të zanun ma shumë se 1.000 shtretën pa numrue ata që flejnë në dysheme (vërejtja e Çedos). Në pyetjen se cilat janë kapacitetet e Qendrës, Çeda thotë se ato nuk janë aq të mëdha – 75 shtretër në vetë ndërtesën Qendrës dhe po aq në dy pavionet tjera, por thkeson se asht me rëndësi se ato janë vazhdimisht plot. Mësuem se në objekt për pushim dhe rekreacion pansioni ditor kushton 24 dinarë të rij. Kurse 35 punëtorët e Kombinatit “Kosova” të Obiliqit, paguajnë nga 15 dinarë të rij për tri racione në ditë. Ata e kanë paviionin e vet. 

Tue dashtë me tregue se në këtë vendpushim dhe shërim, mysafirët mund të ndijnë veten mirë Çedo shtoi se gjatë tanë sezonës në hotel ka pasë muzikë. Ai nuk harroi, natyrisht, pa përmend televizorin dhe ato garnitura shahu që janë të vendosuna në sallën e Qendrës. Përmendi edhe nji bibliotekë të pasun librash, e cila tanima asht dashtë të jetë e hapun, një fushë sporti, ndërtimi i së cilës duhet të filljë së shpejti, e tjera. 

Shihet qartë: zëvendësdrejtori me plotin e dytë deshti t’i bajë rezistencë tëparit. Deshti ta “mundi” atë me sksese ma të mira. Derisa gjendja asht kështu, me keqardje, zëvendës drejtorit duhet t’i komunikoj me humbjen e duelit.  

(Rilindja, 1968) 

Shoqata Kulturore Shqiptare “Kadri Zeka” në Wernau të Gjermanisë, organizoi tridhjetëvjetorin e veprimtarisë së shumëanshme kombëtare

Xhafer Leci: Pjesë nga  fjala e  rastit ,  Wernau,15.10.2022 

Shkruan: Xhafer LECI, Gjermani  
         

SHKSH, “KADRI ZEKA”,   15.10. 2022, në Wernau të Gjermanisë, në mënyrë solemne, ka organizuar shënimin e 30 vjetorit të themelimit dhe veprimtarisë kombëtare në shumë fusha.   

  Pasi moderatorët, shpallën të hapur, programin dhe përshëndetën mysafirët, u bë intonimi i e Hymnit Kombëtar dhe ai i Kosovës. Pjesëmarrësit pastaj me një minutë heshtje nderuan  jetën dhe veprën e heronjëve dhe dëshmorëve të rënë për liri !
     Kryetari i SHKSH, “KADRI ZEKA”,  Taxhidin Bakija, përshëndeti mysafirët, ndërsa Xhafer Leci,( themelues i Shoqatës me 12.09.1992, në Nürtingen të Gjermanisë dhe  kryetar nderi)  prezantoi  fjalën e rastit .
      Për ta nderuar këtë festë madhështore, muarën pjesë shumë personalitete, bashkëveprimtarë të heronjëve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, si dhe  shumë veprimtarë të çështjes tonë kombëtare, kryetarë të Shoqatave, klubeve  dhe shoqërive, etj. 

 

Lumturie Lipoveci,Kosulle
Nga konsulata e Republikës së Kosovës , në Shtutgart të Gjermanisë, përvjetorin jubilar e nderuan me pjesmarrjen e tyre, zonja Lumturie Lipoveci, konsule e përgjithshme, Gramoz Berisha, konsul, dhe Hanife Statovci, zyrtare e konsulatës.
      Nami Ramadani, bashkëveprimtar i vëllazërve Jusuf e Bardhosh Gëvalla dhe Kadri Zeka, bashkëpjesëmarrës në demonstratat e vitit 1981, në perëndim, s`bashku me Xhafer Leci-n e shumë shokë të tjerë.  

Image

Në manifestim mungoi nipi i Kadri Zekës, Izmi Zeka, mungoi për arsye të vizës së udhëtimit , po kishte dërguar telegram përshëndetës, cili u lexua nga Xhafer Leci, ku edhe pasuan duatrokitje të gjata… 

Pastaj në skenë doli grupi vallëzues i Shoqatës  Kulturore “Nëna Terezë”, në Göppingen, (udhëhequr nga  prof.Nora Gashi-Abedini ) të cilët  u prezantuan me dy valle të mrekullueshme, nga trevat shqiptare, të  .
     Në këtë përvjetor muarën pjesë edhe Smajl Çekaj, vëlla i Heroit, Salih Çekaj, Fazli Hajdaraj, vëlla i Heroit Smajl Hajdaraj, si  dhe  kryetarët e Shoqatave dhe Klubeve e Shoqërive: Osman Ferizi, përfaqësues i Shoqatës  Salih Çekaj dhe kryetar aktual  i Degës së LDK-së në Gjermani, Vitor Spaqi,nga Qendra Kulturore Shqiptare në Stuttgart, Faredin Emërllahu, kryetar i parë i Shoqatës, “Kadri Zeka”,  Jahja Gashi, kryetar i  Shoqatës “Nëna Terezë” në Göppingen, Brahim Halimi, kryetar, i Klubit “Isa Boletini“, në Sindelfingen, Argjend Hasani, ”Mërgata Shqiptare në Gjermani”, Ragip Prapashtica, kryetar, Klubi “Kosova”në Aschaffenburg, Xhevdet Syla, Kryetar, Shoqata “Pavarësia” në Shtutgart, Sadik Zogaj, kryetar, Shoqata “Kosova” në Felbach, Abaz Imeri, kryetar “Qendra Kulturore Shqiptare”,në Heilbronn,Xhevdet Nikqi, kryetar i Shoqatës  “Dardania”, në Pforzheim, Shpend Hasanaj,  kryetar i Shoqatës  “ Shqiponja” në Schwäbisch Hall, Gjylije Lecaj, veprimtare e hershme dhe sekretare e QKSH në Shtutgart, Fatmir Bajraj, veprimtar i çështjes kombëtare, Hajrullah Matoshi, arkëtar i kryesisë së parë të Shoqatës “Kadri Zeka” , dhe  Nue Lekaj, zyrtarë në komunën Wernau, veprimtar i palodhshëm i çështjes tonë madhore dhe  përkrahës i aktiviteteve të Shoqatës ”Kadri  Zeka “. 


Gati të gjithë këtyre veprimtarëve, duke filluar nga zonja Lumturie Lipoveci, konsule, kanë dalur në foltore dhe kanë përgëzuar punën e madhe të veprimtarisë së  Shoqatës “Kadri Zeka”.  

  Zonja Lipoveci,konsule e përgjithshme e RK-së, në Shtutgart, foli edhe për tema tjera të rëndësishme për vendin dhe  popullin tonë. Të gjithë bashkërisht i falënderojmë për pjesëmarrje dhe fjalimet e tyre krejtë në shërbim të atdheut tonë të përbashkët, Kosovës Martire, për bërjen e Shqipnisë Etnike.  

  U ndanë dy Mirënjohje në shenjë respekti, familjes së Kadri Zekës, si dhe, Reshat Muratit, për punën e madhe që ka bërë ai për Shoqatën “Kadri Zeka” në  shumë fusha për gjatë vite. 

  Këte  manifestim jubilar të SHKSH, “KADRI ZEKA”,  me 15.10. 2022, në Wernau të Gjermanisë, e përcolli reporteri i pavarur iTelevizionit, Halil Rrustemaj, i cili do të përgatisë një kronikë për Televizion. 

Mirënjohje të veqantë ka, kryetari SHKSH, “KADRI ZEKA”, Taxhidin Bakija, cili jo vetëm kësaj radhe, e financoi këtë aktivitet, me 1450 ( një mijë e katërqind e pesëdhjetë euro) dhe  jo vetëm këtë aktivitet, por edhe aktivitetet e më hershme i ka financuar. 

  Natyrisht se aktivitetet janë ndihmuar nga kryesitë e mëhershme dhe, kjo aktuale: Selami Morina, nënkryetar, Ramadan Zuka, sekretar, Fatmir Krasniqi, arkëtar dhe, Islam Shahini e Hamza Brahimi, antarë të kryesisë.
    Falënderojmë, grupin e rapsodëve të udhëhequr nga Ahmet Llapi, të cilët sollën këngë autoktone shqiptare dhe madhështuan manifestimin tonë Jubilar. 

Një falënderim i veçantë, për zonjën, Katarina Griesser, fotoreportere e cila përherë ka pasqyruar në mënyrën më të mirë aktivitetet tona,e më gjerë në Klube e shoqata tjera. 

  Programin jubilar të SHKSH, “KADRI ZEKA”, në Wernau të Gjermanisë, e udhëhoqën denjësisht   Filloreta Shahini dhe Mejdi Laçaj. 

Bashkatdhetarë të nderuar, motra dhe vëllezër ! Sot jemi tubuar këtu të shënojmë bashkërisht përvjetorin e 30-të jubilar të themelimit të Shoqatës „Kadri Zeka“, me seli në Nürtingen të Gjermanisë.
Jemi zotni në tokat tona mijëravjeçare, nuk pranojmë nënçmime as ofendime nga pushtuesit  sllavo-ortodoks…
  Të punojmë bashkërisht për bërjen e Shqipnisë Etnike !
    Kadri Zeka, Hero i Kosovës, u lind në Poliçkë të Kamenicës më 25 Prill 1953. Ka mbaruar Juridikun, Dega e Gazetari, i frymëzuar për atdhetarizëm nga Metush Krasniqi, atdhetar e luftëtarë tjerë…
Kadriu ka punuar pak në arsim, në fshatin tim Gmicë e Kamenicës, më vonë si gazetar në Radio Prishtinë.
Në prill 1978, kalon në Zvicër, dhe ilegalisht riorganizon radhët  e mërgimtarëve, bashkë me Hasan Malajn etj.,përmes Organizatës Marksiste Leniniste të Kosovës, të cilën e udhëhiqte Kadriu dhe nxirrte gazetën “Liria” (janë botuar disa numra).
Kadriu ka qenë kryeorganizator i Demonstratës së parë, në prill të vitit 1981 në  Bern të Zvicrës.
Në gazetën „Liria“ka botuar shumë artikuj, poezi… 

Fatkeqësisht Kadri Zeka nuk ka lënë trashëgimtarë,kjo është shumë e dhimbshme ! 

  Në vitin 1981, Kadri Zeka, ka përkëthyer-botuar librin, SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE, të Dr. Vaso Çubrilloviqit, për herë të parë në gjuhën shqipe…
(Libri, Kadri Zeka VEPRA Korrik, 1986)
    Në demonstratat e vitit 1981 në përendim, kanë marrë pjesë përafërsisht  500 deri në 5 mijë mërgimtarë, prej tyre, ndoshta vetëm disa qindra kanë qenë enveristë, me bindje marksiste leninste dhe shumë pakë titoist, të tjerët nuk kanë pasur lidhje me komunizmin, ishin vetëm puntorë krahu, por i ka bashkuar parulla, „Kosova Republikë“
     Ne, shqiptarët në hapësirën e madhe gjermane, ishim si disa pika uji në det, të shkapërderdhur larg njëri-tjetrit me banim.
      Si kryesi, të përkushtuar besnikërisht, kemi verpruar në një zonë të vogël, por pa u lodhur e ankuar asnjëherë, kemi pasur besimin e madh tek bashkatdhetarët, për të gjitha këto nuk kanë munguar rezultatet e suksesshme, vetëm  për periudhën 1990-2001, kemi bërë raportin me shifra, data, dokumente pedantërie, ku  janë grumbulluar gjithsejt: 1 177 909 DM
      Falenderojmë veprimtarët e kryesivë të  Shoqatës „Kadri Zeka“ dhe të  aktivit të LDK-së në Kirchheim/Teck, me të cilin kemi bashkëvepruar në të njejtin teren të gjithë bashkarisht për çështjen tonë kombëtare dhe, për kontributin e dhënë,  të gjithë ata që nuk kursyen as kafshatën e bukës, për ta ndihmuar vendin deri në çlirim.
      Nuk mendojmë se kemi bërë diçka të jashtëzakonshme, por, vendit  kurrgjë s`i kemi marrë. Dhe, dihet se pa bazën materiale, gjithçka është e vdekur, as liria nuk arrihet.
     Në vitin 1994, kemi hapur 3 shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe, edhe pas mbarimit të luftës në Kosovë janë hapur shkolla shqipe, por, mjerisht, që disa vite të gjitha janë mbyllur.
Me keqardhje, krejt me fajin e prindërve!
U organizuan tubime të ndryshme, sportive, fuboll të vogël, shah etj.
Organizimet  ishin të natyrave të ndryshme, krejt në shërbim të atdheut, si festa e pavarësisë së Shqipnisë, akademi përkujtimore, promovime librash, demonstratat, grumbullime të mjeteve materiale, për shëndetësinë, arsimin, zbutjen e varfërisë me veshmbathje, si në vitin 1994 dërguam disa tonë në Shqiëri, kemi ndihmuar shumë individ për operime të ndryshme, bartje të kufomave në atdhe të azilkërkuesve…
Për aktivitetet tona, Gazeta lokale „Der Teckbote“ në Kirchheim/Teck,ka botuar 13 shkrime.
Me një rast në komunikacion vdiçën dy të rinjë, me emra të rrejshëm, për fat të mirë pas disa ditë, arritëm ti zbulonim emrat e tyre të vërtë, për ndryshe autoritetet gjermane donin ti varrosnin në Gjermani, pa emra..!
Me atë rast grumbulluam 5200 DM, për bartjen e kufomave në Kosovë dhe për familjet e tyre për të pame…Si azil kërkuesit edhe refugjatët i kemi ndihmuar të punësohen, të gjejnë banesa,u kemi dhënë para gjatë luftës të lidhen përmes telefanit satelitor me familjet e tyre…
Më 18.01.1999, me ndihmën e Komunës dhe Azil Kreis-it të Kirchheim-Teck-ut, të cilët na dhanë lokalet dhe na ndihmuan për grumbullimin e ndihmave.  Ne kemi bërë paketimin e 630 paketave, rreth 7 tonë gjësende të përbashkëta veshmbathje, etj. Transportimin e tyre, e bëri: Diakonia gjermane nga Stuttgart-i dhe Karitasi austriak i Vjenës.
Ndihmat i kanë pranuar Marta Palokaj dhe Jak Mitaj nga Shoqata “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Ndihmuam luftën në Kosovë, Iliridën në Maqedoni dhe Kosovën Lindore, Preshevë, Bujanoc e Medvegje… 

Wendlingen, 18.10.2022    

Jo bojkotit të vitit akademik, po rritjes cilësore të rrogës së pedagogëve

0

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Protesta e pedagogëve të Universiteteve Publike është shumë e drejtë nëse ajo do të ketë të bëjë me rritjen cilësore dhe dinjitoze të rrogës dhe  me përmirësimin e laboratorëve, dhe kushteve të tjera të punës në Universitetet Publike.Insistimi i përfaqësuesve të pedagogëve të Universiteteve Publike për aplikimin e bojkotit në momentin kur fillon viti akademik le hije dyshimi nëse protesta do të ishte një protestë thjesht për shkaqe financiare por, për përmirësimin e kushteve të punës së Pedagogëve dhe të vetë Universiteteve Publike duke propozuar një paketë Reforme, sepse është fare e qartë se niveli i GDP për Arsimin në përgjithësi dhe për Arsimin e Lartë në veçanti është nga më të ultat  midis shteteve të Ballkanit rreth 4.5% në 2021,  në një kohë kur GDP për Arsimin në Maqedoninë e Veriut në 2022 ishte 8.4%, ne Kosovë eshte për 2022 – 4.87%, per Malin e Zi ishte ne 2020 -3.8%, Bosnja& Hercegovina 2021 – 5%, Serbia  eshte -8.6% (Kroacia  eshte 8.6%, Greqia eshte 7.42% në 2018 (greece education GDP statistics 2021 – Google Search)( Government expenditure on education, total (% of government expenditure) – Serbia | Data (ëorldbank.org). Përqindja e ulët për edikimin në Shqipëri reflekton edhe pagat e ulta, sepse shumica dërrmuese e GDP shkon për edukimin fillor dhe të mesëm. Kjo ka shkaktuar edhe mos përputhjen në pagat e pedagogëve të institucioneve të larta Arsimore Publike në Shqipëri. 

Reformat që duhen realizuar në Arsimin e Lartë Publik nuk mund të  thjeshtëzohen me ligjin për Arsimin e Lartë të vitit 2015 i cili mbetet i cunguar dhe me plot boshllëqe ligjore disa nga të cilat i kam paraqitur edhe në një artikull tjetër të mëparshëm. Sidoqoftë problematika nuk është vetë rritja cilësore e rrogave sepse “rritja cilësore e rrogave duhet patjetër të shoqërohet me më shumë angazhim të pedagogëve me tituj shkencorë me punë shkencore dhe mësimdhënie cilësore“. Fiktiviteti i cilësisë së Universiteteve shqiptare vërehet edhe në akreditimin e fundit të Universiteteve publike dhe private nga MASR, ku kriterët për të pikëzuar universitetet bazohen më tepër tek interesa personale se sa ato që kërkohen për një Universitet. Në rastin e Shqipërisë tabela e akreditimit të Universiteteve shqiptare nga Sektori i Akreditimit të M.AS.R. nuk janë të sakta qoftë nga përbërja e komisioneve të Akreditimit, qoftë nga politizimi i akreditimit qoftë nga interesat personale për përfitim (shih tabelen më poshtë). Paradoksi shihet tek Rankimet që bëhen nga bota për universitetet shqiptare rankime të cilat hedhin poshte akreditimin e MASR: 

Rankings of universities in Albania 2022 

#1. University of Tirana. … 

#2. Agricultural University of Tirana. … 

#3. Epoka University. … 

#4. Polytechnic University of Tirana. … 

#5. ismail Qemali University of Vlora. … 

#6. Catholic University “Our Lady of Good Counsel” … 

#7. Aleksandë Moisiu University of Durrës. … 

#8. University of Medicine, Tirana. 

(All 30 Universities in Albania | Rankings & Revieës 2022 (universityguru.com). 

Kjo  më poshtë është rankimi sipas MASR. 

Greqia ka 9 universitete qe njihen brënda 1000 universteteve të rankuara në botë  për 2022, Turqia ka 13 universitete qe njihen brënda 1000 universteteve të rankuara në botë  për 2022, Serbia ka  2 Universitete qe njihen brënda 1000 universteteve të rankuara në botë  për 2022, Rumania ka 2 universitete brënda 1000 universteteve të rankuara në botë  për 2022, italia ka 53 universitete brënda 1000 universteteve të rankuara në botë  për 2022.  

Ne rankimin botëror, Universiteti më i mirë Shqiptar është Universiteti i Tiranës i cili është në vëndin e 3878në rang botëror. Të tjerat shihen vetë. Shikohen diferencat dhe paradokset dramatikë të akreditimeve dhe rankimeve shqiptarë dhe botërore. 

Në këtë pikpamje mendoj se bojkoti i pretenduar nga Sindikata është jo vetm i dëmshëm por edhe një bojkot politik, sepse sindikata e Universiteteve së pari ka zgjedhur ditën e gabuar për protestë por që i intereson politikës, pranda duhet ti paraqesë MASR një Paketë Reforme dhe jo të kërkojë bojkot politik,  

 

ranking  world Rank  University  Det.  Impact Rank*  Openness Rank*  Excellence Rank* 
1  3878  University of Tirana / Universiteti i Tiranës    2108  7521  4234 
2  4486  Agricultural University of Tirana / Universiteti Bujqësor i Tiranës    11716  3690  4174 
3  4698  Epoka University / Universiteti Epoka    7755  4597  5112 
4  5721  University of Vlora / Universiteti “Ismail Qemali”    14467  7521  4336 
5  5875  Polytechnic University of Tirana / Universiteti Politeknik i Tiranës    11547  7521  5071 
6  6045  Università Nostra Signora del Buon Consiglio Tirana / Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë    15429  7521  4624 
7  6048  University Europian i Tiranes / Universiteti Europian i Tiranës    10323  5836  6079 
8  6186  University of Medicine Tirana / Universiteti i Mjekësisë Tiranë    15788  7521  4738 
9  6274  University Aleksandër Moisiu Durres / Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durres    13386  7521  5206 
10  6692  University Aleksander Xhuvani Elbasan / Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan    15893  7521  5206 
11  7038  Albanian University (University Ufo Dental) / Universiteti Privat Albanian University    12251  7521  5870 
12  8391  (1) EPITECH Albania    4608  7521  7216 
13  9314  Academy of Sports and Physical Education Vojo Kushi / Universiteti i Sporteve të Tiranës    13686  7521  6372 
14  10525  University of Neë York Tirana / Universiteti i Neë York-ut në Tiranë    14137  7521  6565 
15  10558  Aldent University / Universiteti Aldent    21790  7521  5690 
16  12192  University Marin Barleti / Universiteti Marin Barleti    9787  7521  7216 
17  13236  University POLIS / Universiteti Polis    14862  6640  7216 

(Albania | Ranking Web of Universities: Ëebometrics ranks 30000 institutions) 

Së dyti, Sindikata rritjen cilësore të rrogave të Pedagogëve duhet ta shohë në raport me cilësinë e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor, 

Së treti, Sindikata duhet të kërkojë rritjen reale të investimeve në Universitetet publike në drejtim të punës shkencore, të laboratorëve laboratorëve 

Së katërti, duhet rritur mosha e daljes në pension të pedagogëve deri në 70 vjeç madje nëse janë të aftë mund të shtyhet çdo vit në dobi të mësim dhënies 

Së pesti, duhen pakësuar universitetet qofshin ato publike qofshin ato private në raport me një akreditim të mirë dhe të sinqertë nga MASR nëpërmjet vendosjes së kritereve konform atyre botërore,si dhe vendosjen e komisioneve me njerëz shumë të kualifikuar, 

Së gjashti, rrogat e Pedagogëve duhet të jenë mbi 1000 euro, dhe të kategorizuara 

Së shtati, përzgjedhja e pedagogëve të realizohet më komision dhe intervista reale. Pretendët për pedagogë duhet të kenë eksperiencë të mëparshme pune mbi 5 vjet. 

Shpresojmë që Sindikata të heqë dorë nga bojkotet e ofruara nga politika destruktive. 

 Prof. Dr. Pirro Prifti 

 priftipirro2017@gmail.com 

Ka vetëm një komb shqiptar!

Nga Frank Shkreli

“Gjithkund tue lanë ndonji marre të re për Shqypni.”
(At Gjergj Fishta)

Besoj se ata që duan t’i flasin botës, e sidomos, Evropës për Kombin shqiptar dhe për të drejtat e shqiptarëve – do bënin mirë t’i referoheshin një fjalimi klasik, në historinë e oratorisë shqiptare – i cili megjithëse mbajtur më shumë se një shekull më parë, tingëllon aq aktual edhe për botën e sotëme, atë të huaj por edhe për botën tonë shqiptare, e cila do duhej të dinte pak më shumë se të huajt – se cili është Kombi shqiptar ndër shekuj dhe kush janë të drejtat natyrale të shqiptarëve. Po i referohem fjalimit klasik dhe historik të At Gjergj Fishtës mbajtur në Konferencën e Paqës në Paris, në vitin 1919 – Fjalimit të titulluar: “Shqiptarët dhe të drejtat e tyre”. Fjalimi i Fishtës në Konferencën e Paqes në Paris (1919) – Arbresh.info. Kam drojë se shqiptarëve “modernë” e “kozmopolitanë” që e mbajnë veten si të tillë para audiencave të Evropës – gjuha shqipe e At Gjergj Fishtës, e përdorur në atë fjalim, mund tu duket shumë arkaike dhe mendimet e tija tepër të prapambetura. Sidomos, fjalët e Fishtës së madh në mbrojtje të identitetit historik dhe gjeografik të njësisë kombëtare dhe të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore. Sa për ilustrim, disa prej referencave të Fishtës për Kombin shqiptar dhe për të drejtat e shqiptarëve në Konferencën e Paqës në Paris, më shumë se një shekull më parë. Ai mbrojti një Komb të vetëm shqiptar dhe të drejtat e të gjithë shqiptarëve, pa dallim anë e mbanë trojeve të veta.

“Veç shka se mbasi u kapën me këte të madhnueshmin kryeqytetin tuej – ku sot asht ngrehë Areopagu i rrokull Botës – puna na doli krejt ndryshe se kishte kenë fjala e atyne ushtarëve tuej. Pamë e u vertetuem se anmiqtë tanë, jo veç që nuk ishin tue dashtë me na i kthye viset, që me dhunë na i kishin grabitë, por ma tepër, llastue prej krahut të fuqishëm që po ua mbajnë do nder Pushtete të mëdha të Europës, lypin me shty ma thellë kufinin nder vendet tona e me shkepë krahina të tjera prej Shqipnisë. Pame e u vertetue, se, për me i dalë ma lehtas këtij qellimi, ata rrijshin tue shpifë në një mënyrë krejt të pandershme Kombin Shqiptar. Shka nuk kanë thanë e botue kunder Kombit Shqiptar të mjeruem! Çnjerzimi i tyne në të shpifuna kundër Shqiptarve asht shtye aq larg, sa ndokush ndër ta ka mërrijtë me shkrue e me botue në një farë shtypi poshtërsisht të shitun interesave të tyne, se na Shqiptarët edhe fiziologjisht e biologjisht ishim ma poshtë se rodi tjetër i njerzimit.

Fishta në Paris

E, madje, me këto të shpifuna të veta kanë mërrijtë me ua marrë mendtë botës së qytetnueme, sa që agjencitë telegrafike të këtueshme po na i kthejnë pajtimet tona e fletoret e vendit ose nuk i pranojnë kurrfare artikujt tanë, ose na lypin çmime të çuditshme e per t’u njehë ndër përralla – deri në 50.000 Frank për artikull! – veç si me na i mbyllë shtigjet që me u dalë zot të drejtave tona. Mos u çuditni, pra, zotni, që unë po kam guximin me ju dalë para në këte Atene të përmendun, – kenë gjithmonë dritë e shkelqyeshme qytetnimi e përparimi të vërtetë – e po shpërvjelëm me ju folë me një theks gjuhe të huej e nën një formë krejt të përvujtë ligjerate mbi Shqiptarët e mbi të drejta të tyne. Thika ka mërrijtë në asht; sot po i ndahet fati Botës. Jo veçse asht në pavarësia, e sipërania e Shqipnisë, por asht në rrezik jeta e Kombit Shqiptar. Sot, a vdekje a metja për Shqipninë e për shqiptarët. Nuk kishe me dijtë me thanë, e vërtetë, se deri ku fjalët e mija kanë me mërrijtë ta mënyrsojnë fatin e Shqipnisë; por bujaria e njohun e zemrave tueja, më jep shpresë të madhe, se, mostjeter, kam me nxjerrë prej jush një fjalë ankimi mbi kobet tona e mbi dhunë e padrejtësi që po i bahet Kombit Shqiptar. Asht disi një farë ngushllimi për të mjeruemin e ngratë me dijtë, se ka në shekull ndonjë zemer që ankon për te. E prandej n’ emen të Dergatës, të qeverisë e të Kombit Shqiptar mbarë i falemnderës Rektorit të përshndritshëm të këtij Universiteti, për mirësinë që pati, tue më sjellë mënyren se si me u pjekë e me bisedue me Zotninë tuej.”

Në Konferencën e Paqës në vitin 1919 në Paris, At Gjergj Fishta foli në “emën të Dergatës, të qeverisë e të Kombit Shqiptar mbarë”? Po, sot kush flet në emër të “Kombit Shqiptar mbarë”? Unë për vete, fatkeqsisht, nuk kam një përgjigje se kush, në të vërtetë, flet sot në emër dhe në mbrojtje të interesave të Kombit shqiptar dhe të drejtave natyrale të tij, anë e mbanë trojeve shekullore shqiptare. Kjo është në pyetje ekzistenciale kombëtare që kërkon përgjigje dhe llogaridhënje nga klasa e sotëme politike shqiptare – qoftë nga Tirana zyrtare, qoftë nga Prishtina zyrtare – si një prej përgjegjësive themelore të tyre, në mbrojtje të cilësive, identitetit dhe interesave kombëtare të të gjithë shqiptarëve kudo dhe pa dallim.

Bilderesultat for gjergj fishta ka vetëm një komb shqiptar!

Historikisht, përdhunimet e huaja dhe ideologjitë sllavo-komuniste të shekullit të kaluar, kanë kërcënuar dhe kanë shkatërruar identitetin kombëtar dhe njësinë kombëtare të shqiptarëve, në emër të ideologjive ndërkombëtare. Fatkeqësisht, sot duket sikur ky rrezik ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve nuk është zhdukur, por është edhe më i rrezikshëm pasi vjen nga kërcënimet e mbrendshme, të influencuara nga jasht. Por edhe nga idetë dhe politikat e brendshme fatzeza, anti-kombëtare të këtyre tre dekadave të kaluara që – si një trashëgimi komuniste internacionaliste — po turbullojnë pa fund dhe po trondisin qetësinë e shpirtërave të shqiptarëve kudo. Ide të shprehura në deklarata publike, duke venë në pikëpyetje, madje edhe vet identitetin kombëtar të shqiptarëve në trojet historike të veta. “Gjithkund tue lanë ndonji marre të re për Shqypni”, do të thoshte At Gjergj Fishta.

Kombi shqiptar është një! Një brum fisnor dhe një trashëgimi e vetme, e përbashkët kombëtare, gjuhësore, shpirtërore, kulturore, Askush nuk ka të drejtë e nuk guxon të prek vetëdijen dhe njësinë kombëtare të shqiptarëve, qoftë në arenën ndërkombëtare – e sidomos jo në një arenë ndërkombëtare. Terësia e Kombit Shqiptar nuk guxohet të sulmohet as me fjalë dhe as me shkrim – veçanërisht, nga ata që kanë përgjegjësinë numër një të mbrojnë dhe të luftojnë për interesat e Kombit shqiptar brenda dhe jashtë trojeve ndaj të gjitha abuzimeve ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve nga të huajt për përfitime të veta dhe në dëm afatgjatë të shqiptarëve. Duhet t’i jepet fund diskutimeve rreth një “kombi kosovar” – diskutime që vetëm shkojnë në llogari të atyre që me qindëra vite, vetëm kanë bërë plane për të fshirë nga trojet shqiptare shekullore gjurmët historike të Kombit shqiptar. Bashkpunimi me vende të tjera të botës, përfshir fqinjtë dhe Evropën, nuk kërkon flijimin, mohimin as shtrembërimin e parimeve kombëtare.

Duhet tu jepet fund njëherë e përgjithmonë deklaratave dhe politikave çkombëtarizuese nga ana e elitës politike shqiptare, të cilët, për interesa personale, vetëm çojnë ujë në mullirin e atyre që me shekuj kanë lakmuar trojet shekullore shqiptare dhe kanë mohuar historikisht ekzistencën e Kombit shqiptar në trojet e veta, si dhe identitetin dhe të drejtat themelore të shqiptarëve kudo!

Dhuna nuk është mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve!

0

Florim Zeqa 

Brenda një jave dy jetë të humbura të mërgimtarëve, njëra në Itali dhe tjetra në Gjermani. Sikurse njëra, ashtu edhe tjetra erdhën si pasojë e mosmarrëveshjeve punëmarrës-punëtorë dhe anasjelltas! Sikurse njëra, ashtu edhe tjetra vdekje erdhën si pasojë e therjes me thikë! Dy mosmarrëveshje, dy përleshje, dy të vrarë nga goditjet me thikë dhe dhjetëra të plagosur shqiptarë nga Kosova është bilanci më tragjik i një jave të përgjakshme në perëndim!

Është momenti t’i themi mjaft dorës së krimit, ta shtrijmë dorën e pajtimit

Janë bërë të shpeshta dhe të trishta lajmet tronditës nga mërgata jonë. Sikur nuk kanë të ndalur konfliktet dhe mosmarrëveshjet mes shqiptarëve, vrasjet mes të rinjëve të mërgatës sonë!

Këto raste nuk arsyetohen me asgjë! Nuk ka dhe nuk mund të ketë problem pa zgjidhje, prandaj edhe çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet me marrëveshje, me tolerancë dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Dy rastet e fundit brenda një jave, njëri në Itali dhe tjetri në Gjermani, njëri në Trevizo e tjetri në Munih, përveqse të dhimbshme dhe trishtuese, e kanë ulur tejë mase imazhin e shqiptarëve në këto dy shtete dhe jo vetëm.

Pas këtyre dy rasteve të rënda, ne shqiptarët nuk shikohemi siq u shikuam dje, nuk trajtohemi siq u trajtuam dje, si njerëz të mirë dhe punëtorë të zellshëm, të ndershëm dhe sjellshëm por si njerëz të ligë dhe barbarë. Mbase kjo është njëra ndër arsyet pse ne jemi duke u shuar si komb i tretur në mërgim!

Vallë edhe çka tjetër duhet të ndodhë që të vetëdijësohen forcat progresive në mërgatën tonë, përkatësisht “Këshilli Pajtues” për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve dhe ngatërresave mes mërgimtarëve, për të evituar dhe parandaluar rastet tjera potenciale të ngatërresave dhe vrasjeve mes shqiptarëve, në mënyrë, që në radhë të parë të shpëtojmë jetëra të bashkatdhetarëve tonë dhe ta kthejmë imazhin e mirë që e kishim deri para disa viteve në Diasporë.

Diaspora nuk është vendi për trimëri

Dhuna ndaj njëri-tjetrit nuk është mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe as argument për kthimin e nderit dhe dinjitetit njerëzorë dhe kombëtarë.

Ne shqiptarët më shumë se asnjë komb tjetër i tretur, e kemi vendin dhe cakun ku ta dëshmojmë trimerinë, forcën dhe guximin në trojet e pushtuara kundër armiqëve shekullorë, e jo kundër njeri-tjetrit në perëndim!

Secili mërgimtarë, qoftë i ri apo i vjetër, përpara se ta ndërmerr një veprim të “guximshëm” duhet t’i thërret ndërgjegjës se vet, pse ka ardhur në vend të huaj: “për të punuar apo për të shitur trimëri, për të krijuar mirëqenje familjare apo gjakderdhje ndërvëllazërore”!?

Lutemi që këto të jenë rastet e fundit që dëgjojmë për gjakderdhje shqiptare në mërgatën tonë! Ngushëllime të thella familjeve të viktimave dhe farefisit të gjërë, forcë në përbalimin e dhimbjes! Të lënduarëve shërim të shpejtë! Kurse shkaktarëve të këtyre ngjarjeve tragjike ju bëjë thirrje për meditim dhe reflektim!

Të lutem o Zot, kthena lakminë në bamirësi dhe urrejtjen në dashuri!

Orsago (Itali), 18.10.2022

Jehona e refuzimit të Muranës se Gjergj Kastriotit në Prizren dhe format e rezistencës

1
Forhåndsvisning av bilde
Nue Oroshi, historian
Këto ditë nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe mërgata e madhe atdhetare kisha me mijëra telefonata,emaila,sms në mesingjer si dhe komunikime të tjera edhe në forma të ndryshme lidhur më këtë veprim antikombëtar të forcave neo-otomane dhe atyre pansllaviste në Kosovë.Të gjithë këta atdhetarë kush me shumë e kush më pak në mënyrën e vet e kanë shprehur pakënaqësinë lidhur më këtë refuzim.
Por shtrohen pyetjet: A humbet lufta me një betejë? A ishte ky refuzim zbulim në dritën e diellit se kush janë neo otomanët dhe pansllavstët në Kosovë?Unë e mendoj të dytën.E mendoj të dytën se veprimi i matur dhe shumë profesional i intelektualëve dhe eksperteve të Shoqatës Trojet e Arbrit i zbuloj dhe i vendosi para aktit të kryer disa konjuktura të qelbuara që janë instaluar dhe përvjedhur në mënyra të ndryshme mbrenda institucioneve të Kosovës dhe janë duke e luajtur aty punën e djallit.Ata janë duke e pirë duhanin në mënyrë tinzare Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit i cili duhet të marrë masa sa më të shpejta që të bënë shkarkimin e Ministrit të Kulturës Hajrullah Çeku dhe komplet atyre neo-otomanëve të tjerë që janë fshehur mbrenda institucioneve të Kosovës dhe që ishin nënshkrues të këtij akti të tmerrëshem antikombëtar.Reagimet që me erdhën lidhur më këtë refuzim ishin të shumta.Ata dhe ato atdhetare jepnin propozime prej më të ndryshmëve që kjo krizë e shkaktuar nga nje pjesë e institucioneve të Kosovës, që përfaqësojnë neotomanizmin dhe pansllavizmin, si dhe nga ana tjetër e atdhetarëve në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe nga mërgata e madhe atdhetare që janë përkrahësit e Gjergj Kastriotit dhe historisë sonë shqiptare.Shumica nga këta atdhetar zgjidhjen e problemit nuk e shihnin njësoj.
Njëra pjesë këtë zgjidhje e shikonte duke u bërë nje ndërmjetësim në mes të forcave atdhetare shqiptare dhe atyre politike, kuptohet në nivelet më të larta qeveritare.Disa madje u shprehnin edhe të gatshëm që të ndermjetësojnë, në mënyrë që të zgjidhet fija e këtij lëmshi aspak të nderlikuar por që e nderlikuan pa asnjë nevojë forcat neo otomane dhe ato pansllaviste brenda institucioneve të Kosovës.
Reaguesit e tjerë dhe që nuk ishin të paktët zgjidhjen e çështjes e shohin në një konfrontim direkt me forcat neo otomane dhe ato pansllaviste, qoftë në formë të protestave masive apo në forma të tjera të një rezistence aktive për pastrimin e Kosovës nga tradhëtarët, që po e brejnë Kosovën si një gangrenë apo një kancer që nuk ka shërim pa e hequr të tërin nga faqja e dheut.
Se cili opcion do të aktivizohet në të ardhmën kjo mbetët të shihet.Shoqata “Trojet e Arbrit” është e gatshme për të dyja këto opcione të zgjidhjes së kësaj çështje.Sa i përket opcionit të parë në jemi të gatshëm të takojmë Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Albin Kurtin dhe të zgjidhim këtë çështje në mënyrë paqësore.Por jemi të gatshëm edhe për opcionin e dytë pra, atë të protestës dhe rezistencës qytetare në mbrojte të historisë shqiptare, në mbrojtje të atdhetarizmit shqiptarë.Një gjë dua t´iu siguroj të gjithë përkrahësve të Kastriotizmit.
Ne që e kemi dhënë këtë ide nuk e kemi dhënë vetëm sa për sy e faqe, por do t´iu prijmë të gjitha formave të rezistencës kombëtare deri sa të realizohet ky projekt kombëtar.Prizreni është qytet shqiptarë dhe shqiptarë do të mbetët.Shoqata “Trojet e Arbrit” këta muaj do të punon në dy drejtime:takime dhe informime me ambasadorë të huaj që vijnë nga shtetët qe e kanë krijuar dhe po e mbajnë Pavarësinë e Kosovës, si dhe takime me shqiptarët atdhetarë përkrahës të Kastriotizmit në të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgata atdhetare.Pra,për çfarëdo rezistence që do të vëndoset ne jemi të gatshëm ti prijmë asaj rezistence.
Çdo qëndresë kundër forcave neo otomane dhe atyre pansllaviste do ta bëjmë pa maska por duke i identifikuar më emra dhe mbiemra.Tek e fundit Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren kërkon edhe kurban për tu realizuar.Le të jem unë Kryetari i Shoqatës “Trojet e Arbrit “kurbani i parë.Edhe pas kësaj rezistenca kundër Neo Otomanizmit dhe Pansllavizmit duhet të vazhdoj.Kjo punë nuk është nisur për të mos përfunduarëKy projekt ka filluar dhe do të përfundoj më plot sukses, pavarësisht kohëzgjatjes,apo cungjeve dhe gurëve që na dalin në rrugë dhe që nuk janë të pakët.

Kullat e Qëndresës të Curraj të Epërm

Në foto: Kulla e Thepit në Curraj Epërm
VETËM NË CURRAJ EPERM, U NDËRTUAN KULLA QËNDRESE
___
Këto kulla-KALA, fortifikim mbrojtje në raste sulmi nga pushtuesi.
1.Kulla e Thepit
2.Kulla e Qokaj
3.Kulla e Vat Çunit
4.Kulla Përpepaj(Kukel Ndou)
5.Kulla te Ded Vuksani- Ndrevataj
6.Kulla te Grimc Dema-Prebibaj
7.Kulla Prebibaj, te Vat Pjetrushi
8.Kulla te Zef Grimci-Mgure.
8.Kulla Sukullar-te Pjeter Ndou
10.Kulla te Mirash Beqa – Qersh
11.Kulla te Zmal Avdia-Kuq.
Ndërsa mbrojtje ishin edhe kullat në Mulaj:
Kulla e Fasli Tahirit, Terak Syla dhe Rrustem Alia.
Sipas të dhënava e një studimi, rezulton se tre kulla ishin unikale për mbrojtjen e fshatit: Kulla e Thepit, Kulla e Qokajve dhe Kulla Prebibaj(te Vat Pjetrushi-Misulla), ndersa të tjerat ishin kulla banimi, ku ndërtimi i tyre ishte gati i njëjtë me keto tre kulla unikale të gjitha me franxhi, por me qellim mbrojtjen e familjes së vet e hapsirës që mbulonte lagjen e vet.
Jam krejt i sigurt se kemi edhe disa kulla të tjera, por këto kam evidentuar sipas pyetësorit tim, duke siguruar se gjithçka do të saktësohet pas këtij hapi evidentimi historik.
Ne duhet të evidentojmë historinë tonë, pasi jemi fshati i vetëm në Shqipri me kulla’KALA, mbrojtje për tu përgjigjur përballë çdo pushtuesi!
(në foto Kulla e Thepit e Kulla Qokaj)
Kullë e Qëndresës (Kulla Qokaj) në Curraj të Epërm
Kulla e Ndue Mehmetit te Bris Merturit. Mertur Nikaj: Asht edhe kolla e Ndue Mehmetit te Bris Merturit,qe qendron mbi gur si nje kala mbi 3 shekuj ?

Peter Stano: Albin Kurti mund t’i përfshij në delegacion edhe përfaqësuesit nga Lugina; kjo s’është punë e jona dhe ne i mirëpresim në BE

0
Pamje nga takimi i delegacionin nga Kosova Lindore (Presheva, Bujanoci e Medvegja) me Escobarin

Foto: Gazetari preshevar Nefail Maliqi me Peter Stano

Bruksel, 17 tetor -Kanë kaluar gati dhjetë vjet nga dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por në rajon ende ka mosmarrëveshje dhe situata armiqësore, veçanërisht në veri të Kosovës. Ky proces i dialogut nuk ka avancuar, për cka edhe nderkombëtaret e thone, Keshtu, nga biseda e fundit me kreun e OKB-së, z. António Guterres per gazeten zvicerane Le Canton27.ch, i pyetur per ate a eshte i kenaqur me dialogun Kosovë-Serbi , ai ishte treguar qarte se «Nuk jam i kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet dialogu në Bruksel apo janë bërë marrëveshje dhe kompromise të pazbatueshme » (“If you ask me if I am pleased, it is clear I am not..”)

Për Bashkimin Evropian Lugina e Preshevës është „çështje e brendshme e Serbisë“, ndërsa për Veriun e Kosovës nuk kanë thënë asnjëherë se është „çështje e brendshme e Kosovës“. Ky refren eshte degjuar me se shpeshti ne Bruksel. Prandaj, edhe nje delegacion nga Presheva ne fund te javes qe lam pas trokiti ne dyert e Uashingtonit zyrtar te cilet u priten nga i dërguari special të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi z. Gabriel Escobar, njeherit zëvëndës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Lidhur me procesin e dialogut ne Bruksel, për shterjet e liberalizimit te viza per Kosovë, per marrëveshjen e fundit me AP te OKB-së mes Serbise dhe Rusisë si dhe për emerimin e eksilltzare se Qeverise se Kosovës ne Luginen e Presheves, ka folur gjeresisht zëdhënësi i BE-së Peter Stano ne nje bisede eksluzive për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton.27ch

Pyetjes se cfarë mendon për dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Zëdhenësi i BE-se z. Peter Stano ështe përgjigjur se «Bashkimi Evropian është aty për të ndihmuar të lehtësojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura mes dy palëve…Nuk është Bashkimi Evropian ai që vendos orarin, varet nga aftësia e dy palëve për të ecur përpara dhe për të gjetur konsensusin e nevojshëm. »

Stano: Marrëvgeshjet mes Serbisë dhe Rusisë nën regjimin e Putinit  shkelin kartën e OKB-së dhe konventat nderkombëtare

Ouvrir la photoSe si e vlerësoni marrëveshjen e fundit në OKB me Rusinë dhe Serbinë mes rusëve dhe serbëve (vëllezërit sllavë) përballë europianëve Peter Stano eshte përgjigjur  se « Marrëveshja për vendosjen e konsultimeve të rregullta ndërmjet ministrive të jashtme të Serbisë dhe Rusisë agresore dërgon në këtë fazë një sinjal veçanërisht të fortë për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë dhe ngre pyetje serioze. »

Sipas tij «Serbia ka paraqitur një kërkesë për t’u anëtarësuar në BE dhe aktualisht është duke negociuar anëtarësimin e saj. Ky vendim nënkupton që vendi të përafrohet me BE-në, duke përfshirë edhe politikën e jashtme. »

« Ne kemi qenë shumë të qartë me të gjitha shtetet tona anëtare dhe partnerët tanë, përfshirë vendet kandidate si Serbia: Marrëdhëniet me Rusinë nën regjimin e Putinit nuk mund të vazhdojnë sikur të mos ishte asgjë, ndërkohë që kryen një agresion të paligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, një vend sovran. – në kundërshtim të plotë me Kartën e Kombeve të Bashkuara… » ka thenë në vazhdim zëdhënësi  i BE-së Peter Stano për gazetën zvicerane Le Canton27.ch

« BE-ja u bën thirrje liderëve serbë të sigurojnë, si pjesë e procesit të anëtarësimit, një koherencë më të madhe midis iniciativave të politikës së jashtme dhe mbështetjes së saj për vlerat ndërkombëtare dhe pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës… »v ka shtuar ai.

Zyrtari i BE-së: Retorika e «luftës» që dëgjohet në Beograd dhe Prishtinë, është kundërproduktive

Se a pret tension te situates ne Veri te Kosovës pas 1 Nëtorit, nëse palet (Prishtina dhe Beogradi) nuk merren vesh për targat e veturave për cka ne Beograd dhe Prishtine shepsh flitet fjala « lufte ». Lidhur me kete z. Stano pohon se « Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të nxisin një mjedis të favorshëm për pajtim, stabilitet rajonal dhe bashkëpunim për të mirën e qytetarëve të tyre. Kjo është thelbësore për të arritur një marrëveshje globale, për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Retorika e luftës dhe e konfrontimit është kundërproduktive dhe jo në të vërtetë në frymën evropiane… »

  • Zoti Stano, ditët e fundit po flitet shumë për dhënien e vizave kosovare çdo tetor dhe çdo vjeshtë… (të vetmet e izoluara në Evropë dhe Ballkan). A mendoni se këtë vit më në fund do të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën?

Peter Stano: Ne i inkurajojmë shtet anëtare të Bashkimit Evropian që të vazhdojnë me vlerësimet per  heqjen e vizave për Kosovën. Për të ndihmuar Shtetet Anëtare të marrin vendimet e tyre, Komisioni do të paraqesë Raportin e tij për zgjerim kete vit, së bashku me një përditësim teknik mbi çështjen e liberalizimit të vizave, të përgatitur në konsultim me Presidencën e Këshillit dhe Shtetet Anëtare. Ky përditësim thjesht teknik nuk do të përbëjë një vlerësim të ri dhe nuk do të shtojë kushte apo kritere të reja. Ai do të paraqesë një inventar të fushave në lidhje me kriteret e përcaktuara nga udhërrëfyesi për të mbështetur diskutimet në Këshill për këtë temë.

Peter Stano nga BE: Qeveria e Kosoves eshte ajo qe percakton anetaret e delegacionin për ne Bruksel, Kjo mvaret nga Albon Kuri merr mne vete apo jo përfaqesues nga Lugina  

Një javë më parë, kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, emëroi znj. Ardita Sinan, këshilltare të Preshevës për Luginën e Preshevës (rajon i banuar me shumicë shqiptare në Serbinë jugore, numerikisht më shumë se serbët në veri të Kosovës. ) ashtu sikurse Beogradi ka këshillin e vet në Kosovë.

Pyetjes se fundit drejtuar zyrtarit te BE-së se a do te jete i gatshëm ta pranojë çështjen e Luginës së Preshevës si subjekt i procesit të dialogut Kosovë-Serbi, pasi që për gati dhjetë vjet (19 prill 2013) në Bruksel, vetëm minoriteti serb i Kosovës por edhe problemet e shqiptarëve në Serbi në këtë proces të dialogut, konform reciprocitetit.

«Neve nuk na takon ne të spekulojmë për formimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi apo perbërjen e delegacion kosovar qe do vijne ne Bruksel, kjo varet nga Prishtina zyrtare. Është e rëndësishme që çështjet që kanë të bëjnë me këtë pakicë kombëtare të zgjidhen përmes dialogut me autoritetet qendrore dhe pjesëmarrjes në proceset dhe institucionet politike… » ka thëne ne fund zëdhënesi i BE-së z.Stano për gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Sipas z.Stano «Ne nuk vendosim për agjenden e delagecionit nga Prishtina se kush duhet te vije e kush jo ne Bruksel. Kjo mvaret nga Qeveria e Kosovës, se merr me vete apo perfaqesuesait nga Lugina e Preshevës.. »

Zyrtari i BE-së nga Brukseli: Perfaqesuesit nga Lugina e Presheves qe tetë vite (nga 2013) jane injoruat nga Qeveria e Kosoves!

Kur eshtë fjala per (mos) perfshirjen e delagacionit ne procesin e dialogut ne Bruksel edheme pare zyrtaret e BE-së ishin shprehru qarte se « pjasemarrja e perfaqesuesve të Lugines se Presheves nuk mavret nga Brukslei, por nga qeveria e Kosoves » te cilet qe 8 vite dialog mes Kosoves dhe Serbise, perfaqesuesit e Lugines se Presheves nuk jane ftuar asnjehre, edhe pse nuk e kane pasur te ndlaur nga zyrtaret e BE-së ne Bruksel Jo vetëme se nuk jane ftuar, por sipas zyrtareve te BE-së ish-kryeminsitrat dhe ish-presidentet e Kosoves nga 19 prilli 2013 kurre nuk e kane zene ne goje ceshtjen shqiptareve ne Serbi, ate ne Luginene  Presheves?!.

« Ne në Bruksel i kuptojmë shqetësimet e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, por kjo e tërë varet nda Prishtina, pra nga Thaci deh Daciic se janë dakord dhe se kjo pyetje para Brukselit, duhet shtruar autorititeve ne Beograd dhe atyre në Prishtinë..» ka thene znj.Maja Kocajancik gazetarit te Le Canton27.ch

Adem Demaçi, ishte dhe (duhet të) mbetet patriot kombëtar, e jo altoparlant besnik i ideologjisë!

0
Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina
___
Detyra dhe obligimi ynë si sociolog e historian, është; që personalitetet shqiptare që kanë lënë vrragë në historinë tonë kombëtare, të fillojmë ngadal, por sigurt të provojmë t’i “zhveshim” nga areolat ideologjike dhe të ua “bëjmë” vendin në mauzoleun e kombit. Shkaku, është shumë i thjesht; Shqiptarët, historikisht asnjëherë nuk e kanë pasur imperativ realizimin e ndonjë ideologjie të caktuar apo të imponuar politike.
Ngase, petku i ideologjisë në pothuajse gjitha fazat e emancipimit të tyre politik (për mendimin tim sociologjik) ishte përdorur ekskluzivisht vetëm si paravan e si mbulesë e përkohshme sociale, për të arritur realizimin e identitetit kombëtar e shtetëror…
ADEM DEMAÇI, psh. është i madh sepse prapa vetës la shembullin e sakrificës sublime (28 vite të jetës së Tij në burgjet komuniste!!!) për komb dhe IDEALIN e bashkimit që ende s’ka ndodhur…
Ndërkaq, DEMAÇISTËT e sotëm, shembullin dhe IDEALIN e Demaçit e shfrytëzojnë vetëm si satisfaksion e alibi për t’a arsyetuar përkatësinë e tij ideologjike! Duke harruar kështu, që Adem Demaçi, para se me u bë “komunist” i rëndomtë ishte mbajtur burg tri dekada jete vetëm pse ishte SHQIPTAR (me guxim të çartur!), e JO pse ishte “komunist i përbetuar”!?
Uroj që Demaçi (por, jo edhe demaçizmi!) t’u shërbej si FRYMËZIM social gjeneratave të reja për mënyrën e avokimit të identitetit kombëtar shqiptar…

Norvegji: Katër shtetas rusë janë arrestuar në Nordland,Ministrja e Drejtësisë thotë se nuk mund të përjashtohen raste të tjera

0

MEHL: Ministrja e Drejtësisë Emilie Enger Mehl do të informojë shtypin mbi “situatën e sotme”. Foto: Terje Pedersen / NTB

sot në orën 12:02
nga Nina Selbo Torset

Katër shtetas rusë ndodhen në paraburgim në Nordland, shkruan policia në një njoftim për shtyp.

– Gjatë një kontrolli të një makine me targa ruse, të martën më 11 tetor në Mosjøen, doli se persona të lidhur me këtë makinë ishin vërejtur duke fotografuar objekte që janë objekt i ndalimit të fotografimit diku në Nordland. Në bazë të këtyre informacioneve këta persona janë arrestuar dhe përfundimisht arrestuar. Janë katër shtetas rusë, tre burra dhe një grua, shkruan policia.

***

Katër rusë të arrestuar – bënë një foto të një objekti që i nënshtrohet ndalimit të fotografimit

Tre burra dhe një grua nga Rusia janë arrestuar dhe ndaluar në Nordland, tha policia të hënën. – Tani shohim pasojat e situatës së re të sigurisë në Norvegji, thotë ministrja e Drejtësisë dhe situatave emergjente.

Joachim Waade Nessemo
Gazetar

17 tetor. 2022 12:16

“Gjatë një kontrolli të një makine me targa ruse, të martën më 11 tetor në Mosjøen, rezultoi se persona të lidhur me këtë makinë ishin vërejtur teksa fotografonin objekte që janë objekt i ndalimit të fotografimit diku në Nordland”, shkruan policia.

Pikërisht në bazë të këtyre informacioneve, katër personat u arrestuan dhe përfundimisht u arrestuan.

Pas arrestimit, makina është kontrolluar. Në të janë gjetur pajisje fotografike dhe një “material imazhor relativisht i gjerë”, shkruan policia.

Të katërt u prodhuan për paraburgim të enjten më 13 tetor. Gjykata e Qarkut Helgeland të premten më 14 tetor lejoi policinë t’i paraburgoste për shtatë ditë.

Pohojnë se janë turistë
Të katër akuzohen sipas Ligjit të Informacionit, “për regjistrim ose përdorim të informacionit në lidhje me disa objekte të caktuara të denja për mbrojtje ose aktivitet që ndodhin në ose në objekte të tilla”.

Hetimi ka rezultuar se të katërt kanë shkuar me makinë për në Norvegji nëpërmjet Finlandës. Ata pretendojnë se janë turistë që vizitojnë Norvegjinë.

Deri më tani, nuk është vërtetuar asnjë lidhje mes rasteve kur dy rusë u ndaluan përkatësisht në Troms dhe Finnmark. Policia as në këtë rast nuk ka gjetur dron, por vetëm kamera të zakonshme.

“Hapat e mëtejshëm hetimor do të përfshijnë rishikimin e materialit të gjerë të imazhit që është gjetur. Me qëllim zbulimin e çdo fotografimi të paligjshëm të objekteve të denja për mbrojtje”, shkruan policia.

Ministrja e Drejtësisë dhe e Situatave Emergjente Emilie Enger Mehl thirri me nxitim një konferencë për shtyp mbi “situatën e sotme” të hënën në mëngjes.

– Tani ne shohim pasojat e situatës së re të sigurisë në Norvegji. Rastet që kemi parë ditët e fundit nënvizojnë rëndësinë e gjithë gatishmërisë që kemi vendosur pas shpërthimit, thotë Mehl, e cila vazhdon:

– Nuk mund të përjashtojmë më shumë raste të tilla në të ardhmen.

Aftenposten