Kreu Blog Faqe 1210

50 vjet nga themelimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

0

Hysen Ibrahimi, Suedi

50-vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, institucioni përfaqësues më i lartë i shkencës dhe kërkimit shkencor në Shqipëri 

Administrata e Shoqatës, Tiranë, 10.10.2022 

 Nga data 9-11 tetor 2022 në Tiranë u zhvilluan disa veprimtari për kremtimin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Që prej datës së themelimit të saj, më 10 tetor të vitit 1972, Akademia e Shkencave të Shqipërisë u kthye në një qendër elitare të zhvillimit të kërkimit shkencor, krahas veprimtarisë kërkimore universitare, duke e shtrirë veprimtarinë e saj në të gjitha fushat e dijes.       

Në këtë 50-vjetor ishte i ftuar edhe një delegacion i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” të Suedisë, i kryesuar nga kryetari i saj z. Hysen Ibrahimi dhe nga anëtar nderi i shoqatës, shkrimtari Viron Kona.  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

              Delegacioni u prit nga Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë z. Skënder Gjinush, nga sekretari i saj z. Shaban Sinani, si dhe nga personalitete shtetërorë, akademikë, profesorë të shquar etj.  

      Delegacioni ishte prezent në të gjitha veprimtaritë që përmbante  programi i 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, konkretisht në:  

           -Cermoninë e nderimit pranë busteve të dy akademikëve themelues, Aleks Buda dhe Eqrem Çabej, ku u vendosën buqeta me lule.  

           -Në Konferencën Jubilare kushtuar 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave (në sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë) ku merrnin pjesë zyrtarë të lartë të vendit dhe personalitete të ndryshme shtetërore e akademike nga Shqipëria dhe vende të tjera. Delegacioni ndoqi me vëmendje fjalën e znj. Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë; z. Skënder Ginushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; akad. Mehmet Kraja, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës; znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit dhe Sportit; akad. Antonio Loprieno, President i ALLEA-s ; z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë. 

          -Delegacioni i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve  Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” të Suedisë ishte prezent gjithashtu në foton zyrtare të 50-vjetorit (para selisë së Kuvendit të Shqipërisë); në zbulimin e pllakës së nderimit kushtuar Ansamblesë së parë të Akademisë së Shkencave (në sallën “Aleks Buda”); në shfaqjen e dokumentarit “50 vjet Akademi e Shkencave të Shqipërisë”(në sallën “Aleks Buda”); në ceremoninë e  dhënies së diplomave të mirënjohjes dhe të titujve të nderit personaliteteve të shquara të shkencës; në koncertin festiv nga formacioni orkestral Academia “Albanica” etj. 

     Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

   Gjatë veprimtarive jubilare të festimit të 50-vjetorit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, delegacioni i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” të Suedisë u takua me: kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë znj. Lindita Nikolla; me Ministren e Arsimit  dhe Sportit znj. Evis Kushi; me Kryetarin  e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë z. Skënder Gjinushi; me Kryetarin  e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës akad. Mehmet Kraja; me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri  z. Skënder Dyrmishi; me kryegjyshin e bektashive dhe sufive në Tiranë dhe Ballkan,  Haxhi Dede Edmond Brahimaj ose Baba Mondi;  me akademikë dhe profesorë të shquar si: Neritan Ceka, Emil Lafe, Ethem Ruka, Gjovalin Shkurtaj, Jani Thomai, Vaso Tole,  Skënder Hoxha, Skënder Muçaj etj. 

         Në të gjitha takimet e zhvilluara,  delegacioni shprehu dhe përcolli:  përshëndetjet e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” të Suedisë; përgëzimet për nivelin e lartë të zhvillimit të veprimtarive festive me rastin e 50-vjetorit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; urimet për suksese të mëtejshme dhe forcimin e bashkëpunimit mes Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” të Suedisë me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.  

 

Me këtë rast, po bashkangjesim falënderimin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi:  

FALËNDERIM 

Drejtuar: Akademisë së Shkencave të Shqipërisë 

Prof. dr. Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë 

Suedi, më 12 tetor 2022 

          Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” të Suedisë, ju falënderojmë nga zemra për ftesën që na bëtë me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!  

          Delegacioni ynë, i kryesuar nga Hysen Ibrahimi (kryetar) dhe Viron Kona (anëtar nderi i shoqatës), mori pjesë në të gjitha veprimtaritë e programuara për festimin e 50–vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si dhe zhvilloi takime miqësore e dobiprurëse me zyrtarë, akademikë dhe profesorë të shquar shqiptarë të pranishëm në atë veprimtari jubilare.  

         Duke ju falënderuar dhe përgëzuar për mbarëvajtjen dhe nivelin e lartë të zhvillimit të veprimtarive të programuara, që nisën me nderimin e themeluesve të Akademisë së Shkencave, Aleks Buda dhe Eqrem Çabej, që kulmuan me Konferencën jubilare, të mbajtur më 10 tetor 2022, si dhe me veprimtaritë e tjera, ju shprehim Juve Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Prof. dr. Skënder Gjonushi dhe ju të nderuar të tjerë akademikë dhe profesorë të shquar, respektin, konsideratën e lartë  dhe urimet tona më të ngrohta për suksese të tjera në punët dhe veprimtaritë tuaja të çmuara në dobi të shkencës dhe të kërkimit shkencor në Shqipëri. 

        Ftesa Juaj ishte njëherazi shprehje e respektit dhe e bashkëpunimit Tuaj  të frutshëm si institucioni përfaqësues më i lartë i shkencës dhe kërkimit shkencor në Shqipëri, me Shoqatën tonë, por edhe një nxitje për bashkëpunime të tjera të frutshme mes nesh.  

Në emër të Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” të Suedisë. 

Kryetari, Hysen Ibrahimi 

Sipas profetit Mohamad lejohet poligamia

0
E përgatiti: Paul Tedeschini, Itali
* Simbas profetit Muhamet POLIGAMIA LEJOHET
 

Për shkak të praktikimit të keq të fesë si dhe mosrespektimit të rregullave të fesë islame siç duhet nga disa persona, u janë hapur dyert armiqve të Islamit dhe atyre që i kanë zemrat e sëmura, që të flasin kundër Islamit apo të fusin dyshime në fenë e pastër islame apo ta kuptojnë atë në mënyrë të gabuar dhe të lënë anash disa dispozita të fesë islame. Prej këtyre çështjeve është edhe poligamia në Islam. Për shkak të kepërdorimit të poligamisë nga disa persona është bërë poligamia për shumë persona si krim, poshtërsi dhe është akuzuar pa bazë.


Pikërisht për këtë patjetër duhet të shtjellohet kjo çështje në të gjitha aspektet, që të qartësohet realiteti i pastër i poligamisë në Islam dhe njerëzit ta kuptojnë qëllimin e poligamisë me kuptim të saktë.

Po ashtu nuk duhet harruar t’i përkujtojmë disa vëllezër të dashur të cilët veprojnë me gratë e tyre në mënyrë jo të drejtë në këtë çështje.

Një ditë më ka telefonuar një motër muslimane duke qarë dhe nuk mund ta përmbante veten për shkak se burri i saj çdo ditë e çdo natë e qorton duke i thënë: “Do të martohem edhe me një grua tjetër, do të martohem edhe me një tjetër”, saqë kjo grua kishte filluar të shqetësohej dhe të pikëllohej dhe thoshte: “Nëse ai dëshiron të martohet edhe me një grua tjetër, le të martohet, nuk ia ndaloj, mirëpo nuk ka kuptim të më ngushtojë gjithmonë me këto fjalë, si të më kërcënojë, a thua se i kam bërë ndonjë gjë të keqe!”

Për këtë shkak unë i këshilloj këta vëllezër që ta kenë frikë Allahun dhe të sillen mirë me gratë e tyre dhe të jetojnë me to një jetë të mirë. Nuk është e udhës të përdoren fjalë të cilat çojnë në çrregullimin e familjes apo e pikëllojnë familjen dhe e gjithë kjo për shkak të moskontrollimit të fjalëve apo duke mos pasur në fjalorin e tij urtësi. Kush dëshiron të martohet, le të martohet dhe nuk është e nevojshme të kërcënojë gruan kohë pas kohe se do të marrë gruan e dytë. Kjo e nervozon gruan dhe e bën ta urrejë gruan e dytë (nëse burri i saj martohet me gruan e dytë) dhe ta urrejë poligaminë në përgjithësi, saqë edhe burri do të bëhet shkaktar që ajo të bëjë mëkat (duke e urryer poligaminë) apo të mbjellë në zemrën e saj diçka të keqe ndaj poligamisë, që është në kundërshtim me Islamin.

Se kildebildet

Argumentet e lejimit të poligamisë në Islam

– Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe në qoftë se frikësoheni se nuk mund t’i trajtoni mirë jetimet, atëherë zgjidhni gra të tjera që ju pëlqejnë për martesë, dy ose tri ose edhe katër, por në qoftë se keni frikë se nuk jeni në gjendje që të mbani drejtësi (me to siç e meritojnë), atëherë vetëm me një.” (En-Nisa: 3)

Transmeton Urve ibn Zubejri, se e ka pyetur Aishen, Allahu qoftë i kënaqur me të, gruan e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem për fjalën e Allahut: “Dhe në qoftë se frikësoheni se nuk mund t’i trajtoni mirë jetimet, atëherë zgjidhni gra të tjera që ju pëlqejnë për martesë…” Ajo tha: “O biri i motrës time (Urve ibn Zubejr e kishte Aishen teze), ky ajet ka për qëllim jetimen që jeton te përgjegjësi i saj e që ka hise në pasurinë e tij dhe përgjegjësit të saj i pëlqen pasuria e saj dhe bukuria e saj dhe ai dëshiron ta marrë për grua pa i dhënë mehër asaj ashtu siç duhet t’i japë grave të tjera. Dhe u është ndaluar të martohen me to pa mehër dhe t’u jepet shuma më e madhe e mehrit dhe është lejuar të martohen me gra të tjera përveç tyre.”

Urve thotë: “Ka thënë Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Pastaj njerëzit e kanë pyetur Pejgamberin salallahu alejhi ue selem për këtë ajet dhe Allahu i Madhëruar ka zbritur ajetin ku thotë: “Të pyesin ty që t’i udhëzosh për çështjen e grave. Thuaju: “Allahu ju udhëzon ju për to dhe për çfarë ju lexohet juve në Libër për çështjen e jetimeve të cilave ju nuk u jepni pjesën e detyruar (për mehrin – vlerë për martesën e tyre dhe trashëgimin), por që megjithatë, ju lakmoni të martoheni me to.” (En-Nisa: 127) Ka thënë: “Fjala e Allahut: “dhe kjo që po ju lexohet nga libri (Kurani) përkitazi me gratë jetime” ka për qëllim ajetet e para ku Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe në qoftë se frikësoheni se nuk mund t’i trajtoni mirë jetimet, atëherë zgjidhni gra të tjera që ju pëlqejnë për martesë …” (En-Nisa: 3) Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Dhe fjala e Allahut: “me të cilat lakmoni të martoheni”, ka për qëllim që kur ndonjëri prej jush nuk lakmon të martohet me jetimet të cilat janë nën kujdesin tuaj e që nuk kanë pasuri dhe bukuri dhe për këtë ju është ndaluar të martohen me jetimet të cilave u lakmojnë pasurinë dhe bukurinë e tyre. U është ndaluar të martohen përveçse me mehër të plotë për shkak se ata nuk lakmojnë, nëse ato nuk kanë pasuri dhe bukuri.” (Buhariu 2557)

Se kildebildet

Shejh Sejid Sabiki, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Dhe kuptimi i ajetin është kështu: Allahu i Madhëruar u drejtohet kujdestarëve të jetimeve duke ju thënë: Nëse një jetime është nën kujdesin tuaj dhe nëse frikësohet se nuk do t’i japë mehrin sa i takon asaj, le të largohet nga ajo dhe le të martohet me ndonjë grua tjetër, sepse gratë janë të shumta dhe Allahu nuk ia ka ngushtuar atij gjendjen dhe ia ka lejuar të martohet me deri në katër gra. E në qoftë se frikësohet nga padrejtësia ndaj grave nëse martohet me më shumë se një grua, atëherë e ka obligim të martohet vetëm me një (nuk i lejohet të martohet me më shumë se një) ose të marrë atë` që është nën pronën e tij nga robëreshat.” (Fikhus-Sune 2/96)

– Transmeton Maliku në Muvatan e tij, Nesaiu dhe Darikutni në sunenet e tyre, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i tha Gilan ibn Umeje eth-Thekafit, i cili kishte pranuar Islamin dhe ishte i martuar me dhjetë gra: “Zgjidh katër prej tyre dhe shkurorëzoj të tjerat.”

Kurse Ebu Davudi transmeton se Harith ibn Kajsi ka thënë: “Kur kam pranuar Islamin, isha i martuar me tetë gra dhe për këtë i tregova Pejgamberit salallahu alejhi ue selem dhe më tha: “Zgjidh katër prej tyre.”

Transmeton Shafiu dhe Bejhakiu nga Neufel ibn Muavije se ka thënë: “Kur kam pranuar Islamin kam qenë i martuar me pesë gra dhe e kam pyetur Pejgamberin salallahu alejhi ue selem dhe më tha: “Shkurorëzoje njërën dhe mbaj katër.” (Ktheju Tefsirit të Kurtubiut 5/17)

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem gjatë jetës së tij e miratonte veprën e sahabëve kur martoheshin me më shumë gra sesa një dhe nuk martoheshin me më shumë se katër, njësoj siç qëndron edhe në ajetin e lartpërmendur dhe nuk transmetohet se ndonjëri prej tyre është martuar me më shumë se katër gra apo ka bërë diçka në kundërshtim me Islamin (në këtë çështje). Nuk ka dyshim se miratimi i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem ndaj veprës së sahabëve është prej bazave të Islamit.

Se kildebildet

Urtësia e poligamisë

1. Shkaku i luftërave

Shumë herë shteti islam ballafaqohet me luftëra të shumta dhe në këtë rast vdesin shumë meshkuj, kështu që patjetër dikush duhet të marrë përsipër mbikëqyrjen e gruas së shehidit të rënë në luftë dhe rruga më e mirë për një mbikëqyrje të mirë është martesa me të.Shumë prej muslimanëve të parë martoheshin me ato gra të veja të cilave burrat u ishin vrarë në luftë dhe kështu kujdeseshin për to dhe për fëmijët e saj duke i larguar nga rruga e keqe dhe duke shpenzuar për edukimin e tyre.

2. Mbrojtja e vetes

Ka disa meshkuj (sipas natyrshmërisë së tyre mendore dhe trupore) të cilët kanë epsh të papërmbajtur dhe ndonjëherë nuk ngopen me një grua të vetme, sidomos në disa vende të nxehta, dhe për këtë shkak në vend që të zërë një dashnore, e cila ia prish moralin, e ka të lejuar ta shfryjë epshin e tij në mënyrë hallall.A është më e mirë për burrat dhe për shoqërinë që mashkulli të ndjekë rrugën e amoralitetit dhe shkatërrimit të shoqërisë (duke bërë amoralitet me gratë, vajzat, nënat e të tjerëve në mënyrë të paligjshme) apo t’i lejohet atij – me mëshirën e Allahut – që të martohet me më shumë se një grua? (Dhe në këtë rast ai do të jetë mbikëqyrës për të gjitha këto gra dhe duhet të jetë i drejt mes tyre.)

3. Shtimi i numrit të femrave në krahasim me numrin e meshkujve

Ka raste të ndonjë shoqërie ku numri i femrave është më i madh se numri i meshkujve, siç ndodh në ndonjë vend pas përfundimit të luftës; numri i femrave është më i madh sesa numri i meshkujve në shumë vende të botës edhe nëse nuk ka pasur luftë në atë vend.

Dhe ky shtim i numrit të femrave obligon poligaminë, kështu që të gjitha femrat të kenë një përgjegjës i cili do t’i furnizojë ato dhe mbrojë, përndryshe do të detyrohen të devijojnë duke marrë rrugën e prostitucionit dhe kështu do ta shkatërrojnë shoqërinë dhe moralin e tyre. Ose do të kalojnë jetën e tyre me dhembje dhe mundime në beqari duke humbur edhe nervat e tyre dhe kështu shoqëria do të humbë forcën e saj duke pasur mundësi që të ruajë fuqinë e shoqërisë.

Se kildebildet

4. Shtimi i pasardhësve

Ka mundësi në disa raste që gruaja të jetë sterile dhe nuk lind ose ka ndonjë sëmundje prej së cilës nuk pritet shërimi dhe dëshiron të vazhdojë jetën me burrin e saj dhe në të njëjtën kohë burri dëshiron të ketë fëmijë dhe të ketë një grua e cila mbikëqyr kërkesat e shtëpisë.Në këtë rast, a është më e mirë që burri të jetë i kënaqur me këtë gjendje të dhimbshme duke shoqëruar gruan e tij pa pasur fëmijë dhe kjo grua e sëmurë pa pasur dikë që kujdeset për shtëpinë e të përballojë të gjitha këto humbje?!Apo është më mirë ta shkurorëzojë këtë grua duke pasur dëshirë ajo që të vazhdojë jetën me këtë burrë dhe ai do ta lëndojë atë me shkurorëzim?Apo të bashkojë dëshirën e saj dhe dëshirën e tij e të martohet edhe me një grua e ta mbajë edhe të parën në shtëpi dhe kështu do të ketë dobi edhe ai edhe ajo?!

5. Ndryshimi i natyrshmërisë së mashkullit nga ajo e femrës

Në shumicën e rasteve mashkulli ka epsh më shumë sesa femra dhe është i gatshëm për marrëdhënie gjatë gjithë jetës së tij, kurse gruaja është e gatshme për këtë deri kur mbush të pesëdhjetat (50-vjeçare). Pas kësaj moshe gjaku i menstruacioneve ndërpritet dhe fillojnë të zhduken vezët e shumimit.

Dhe nëse gruaja nuk mund të kryejë obligimet bashkëshortore ndaj burrit, si p.sh. të lindë fëmijë apo të bëjë marrëdhënie me të (kur të dëshirojë ai, kur dihet se në këtë kohë pas zhdukjes së vezëve të shumimit gruaja humb epshin e saj), çfarë duhet të bëjë? A nuk është më mirë për burrin të martohet edhe me një grua dhe kështu të ruhet nga haramet sesa të zërë ndonjë dashnore në haram?

6. Shkaqet e tjera të poligamisë

Ka mundësi që burri ta marrë gruan tjetër për respekt ndaj dikujt tjetër, pasi kësaj gruaje i ka vdekur burri ose e ka shkurorëzuar atë dhe nuk ka kush të kujdeset për të përveç një burri.

a. Çfarë të bëjë një mashkull nëse gruaja e tij ka dëshirë të grindet dhe ia mbush jetën me grindje ditë e natë? Në këtë rast ky person ose duhet të shkurorëzohet nga kjo grua dhe ta shkatërrojë familjen duke pasur fëmijë me këtë grua ose duhet të martohet edhe me një grua tjetër dhe ka mundësi që ky rast të bëhet shkak për përmirësimin e saj, sepse shumë gra frikësohen nga ortaket se mos e bën për vete burrin e saj dhe në këtë rast ajo do të përmirësojë sjelljet me burrin e saj.

b. Zgjatja e kohës së menstruacioneve dhe lehonisë te disa gra

Disa burra nuk kanë mundësi të bëjnë durim gjatë kësaj periudhe dhe poligamia është një shërim për ta dhe mbrojtje nga disa probleme që mund të ndodhin brenda shtëpisë.

Këto janë disa shkaqe të përgjithshme të cilat i ka vështruar Islami, që e lejon poligaminë dhe nuk e veçon për ndonjë shoqëri apo për ndonjë kohë të caktuar, mirëpo e lejon atë për të gjithë njerëzit (meshkujt) derisa të trashëgojë njeriu tokën dhe çka ka në të.Dhe kujdesi ndaj umetit islam âsht “duke shtuar numrin e muslimanëve në luftë dhe në paqe- është prej qëllimeve kryesore të ligjit islam.

 Dukuritë negative të përhapura te shoqëritë të cilat ndalojnë poligaminë
Lejueshmëria e poligamisë në Islam e ka mbajtur shoqërinë islame të pastër nga prishja dhe nga zhdukja e moralit, por këto dukuri janë të përhapura te shoqëritë të cilat nuk besojnë në poligami dhe nuk e lejojnë atë dhe për këtë shkak janë shfaqur disa dukuri negative, si:

1. Përhapja e paturpësisë dhe amoralitetit.

2. Lindja e fëmijëve jashtëmartesorë (kopilëve)

3. Përhapja e sëmundjeve trupore si Sida, komplekse mendor dhe çrregullime neurologjike.

4. Dobësimi dhe rrënimi i trupit/

5. Shkatërrimi i familjes, saqë kanë humbur edhe lidhjet bashkëshortore duke i llogaritur të gjitha gjërat të pavlefshme.

6. Humbja e pasardhësve apo përzierja e tyre (duke mos ditur se fëmija i kujt është).

Përktheu: Eroll Nesimi me 24.5.2009
Marrë nga revista “Koha ISLAME” 18 korrik 2017: Tema: “Poligamia në Islam”

Shënime për Zef Zorben e Kotorrit që jetoj në Shkodër

Nga Flori Bruqi,PHD.
Zef Zorba lindi më 1920 në Kotorr të Malit të Zi në një familje shqiptare.
Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër, më 1941 regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega e Studimeve Politike në Universitetin e Padovas në Itali.
I ndërpret studimet më 1943 për shkak të Luftës së Dytë Botërore dhe kthehet në Shkodër, ku fillon punën si nëpunës banke.
Në vitet 1945-1946 punësohet si regjisor në Shtëpinë e Kulturës së Shkodrës, ku vë në skenë mjaft pjesë dramatike me tingëllim të qartë desident si “Juda Makabe” e Fishtës, “Armiku i Popullit” i Ibsenit etj.
Ndoshta edhe për këtë arsye arrestohet më 1946 dhe burgoset nën akuzën e agjitacion e propagandës. Vuan dënimin ndër kampet e punës dhe “riedukimit” deri në vitin 1951.
Më vonë punon ndër ndërrmarrje të rrethit të Shkodrës si llogaritar deri në vitin 1980, kur dhe del në pension.
Ndërron jetë më 6 janar 1993 në Shkodër. Në heshtjen e thellë të këtij gjysmëshekulli, Zorba, i pajisur me një kulturë të mrekullueshme vizatoi figurën e intelektualit të vërtetë, larg kompromiseve.
Zef Zorba është një nga poetët më të shquar të letrave shqipe të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë, pra e asaj periudhe që në mënyra të ndryshme është quajtur si kohë e komunizmit shqiptar.
I arrestuar në moshën 26 vjeçare, bashkë me gruan e tij të re, pas lirimit nga burgu, pesë vite më pas, më 1957, ai, natyrë e ndjeshme artistike si rrallëkush, e kuptoi se rruga e vetme e tij në art nuk mund të ishte veçse ajo e mënjanimit dhe e mbylljes në vetvete.
Ai zgjodhi rrugën e krijimit të poezisë që nuk do të shihte dritën e botimit.  Një poezi pa lexues, është një vepër pa jehonë, që nuk shkon te të tjerët dhe as sjell prej të tjerëve asgjë.
Zef Zorba zgjodhi hermetizmin, si formën më natyrale që i shkonte poetit me atë fat. Ai është nga të rrallët poetë shqiptarë, që bëri eksperimente avanguardiste, aq pak të pranishme në poezinë shqipe. Një nga këto është synimi për një martesë të lumtur të poezisë dhe muzikës, duke gërshetuar teknikat e tyre. Ndërkaq, ky pasion i tij për avanguardizmin, nuk pengon që herë pas here, pas vargjeve të tij të ndihet fryma dhe ritmika e Dantes.
E njëjta frymë zotëron në përkthimet e tij që nga Ungareti te T. S. Eliot. Dalja nga mjegulla e Zef Zorbës, ashtu sikurse e të përjashtuarve të tjerë, për të zënë vendin e tyre në mozaikun e riparuar të letrave shqipe të shekullit XX, do të sjellë drejtpeshimin e munguar në këto letra.
Kështu ka shkruar Zef Zorba në një vjershë të datës 29 mars të vitit 1975, mu në mesin e natës totalitare.
Të njëjtën poezi të trishtueshme ai e mbyll me vargun: “Veç drita s’ka mbarim”. E kjo do të thotë se edhe kur ka qenë i ligështuar në shpirt, në thellësi të tij ai ka besuar se perdja do të ngrihej përsëri e, për rrjedhojë, akti do të vazhdonte.
“Buzë të ngrira në gaz”, është libri i vetëm i botuar nga poeti brilant Zef Zorba. I botuar për herë të parë në vitin 1994, vetëm një vit pas vdekjes së poetit dhe i kaluar thuajse në heshtje të plotë, ky vëllim poetik vjen sërish në duart e lexuesve, si një ribotim i përmirësua dhe një mundësi reale për ta zbuluar këtë poet të veçantë.
Libri, i cili harkon sipas autorit vitet 1945–1980, në variantin e përmirësuar (që del në qarkullim këto ditë nga shtëpia botuese “Princ”), përfshin edhe një poemë krejt të panjohur e të pabotuar më parë: “Baladë dritash për Lalin”, e shkruar më 29. 03.1975.
Zef Zorba , është një poet antologjik. Ai ka refuzuar të botojë në kohën e diktaturës dhe refuzimin e kishte estetik. Ndërkohë që gjithë poetët e tjerë merreshin me poezinë totalitare, ai ka përkthyer poetët më të mëdhenj të shekullit njëzet, si Ungareti, Montale, Kuazimodo, Eliot, Frost, etj, përkthime këto që Zorba i ka lënë si libra të përfunduar, gati për botim”.  “Zorba është një zë i vetmuar në shkretëtirën e asaj kohe.
Poezia e tij është e rrallë në të gjithë Evropën Lindore, pasi në asnjë nga vendet ish-komuniste nuk është shkruar në këtë mënyrë dhe s’ka pasur refuzime të kësaj natyre si rasti i Zorbës. Kjo është edhe një lloj rezistence që ta jep vetëm talenti dhe arti i vërtetë, një rezistencë thuajse biblike që ka lidhje edhe me qytetërimin perëndimor të cilit i përket fort Zef Zorba.
Vepra
Libri i tij i parë, Buzë të ngrira në gaz, u botua pas vdekjes pasi kishte shkruar tinëz përgjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, cilësuar si “letërsia e sirtarit”. Çmohet si një poet i veçantë i letërsisë shqiptare dhe përfaqësues kyç i modernizmit dhe hermeticizmit.
Është cilësuar ndër autorët klandestinë me Kasëm Trebeshinën, Daut Gumenin, Primo Shllakun që në qerthullin e vogël të tyre rimerrnin fillin e këputur të vazhdimësisë së letërsisë shqiptare dhe e rimëkëmbnin lidhjen me autorë si Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi e Lasgush Poradeci.
Përkthime
Përktheu autorë si Robert Frost, dramaturgë si Shau, Pirandelo, Uajlld, Martin, e filozofë si B. Kroçe, H. Xh. Gadamer etj.[7] La në dorëshkrim: T. S. Eliot (Katër Quartete, Pritje koktej, E mërkura e përhime) Robert Frost (Poema), Oscar Wilde (Rëndësia e seriozitetit) si dhe vepra të tjera të rëndësishme nga autorë si Pirandello, Wilder, O’Neil etj.

Kronologjia e ngjarjeve historike të Thesprotisë / Çamërisë

Fahri Dahri, studjues i çështjes së Çamërisë

Të nderuar lexues!. Sot do të njiheni me “Kronologjinë e ngjarjeve historike të Thesproti/ Çamlrisë”. Separi e dimë të gjithë se “Çdo person është një burim informacioni. Aftësia për të fituar njohuri, dhe për të ndarë ato, për t’i përdorur ato në jetën e përditshme dhe është një i madh ndryshimi midis njeriut dhe kafshëve”. Kështu është një variant për ç’farë na shërben informacioni. Sot kemi shumë mundësira për të marrë dhe dhënë informacione. Në rrjetin social (fb), këto dy muajt e fundit, kam marrë shumë informacione nga më të ndryshmet. Po ashtu edhe kam dhënë.

Ngjarjet aktuale, lidhur me ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit, më shtyn që t’ju bëj të ditur lexuesave të interesuar, një studim të kryer 9 vjet më parë dhe të botuar në librin “Njohuri historike për Thesproti/ Çamërinë”, botuar në vitin 2013. Materiali titullohet: “Kronologjia e ngjarjeve historike të Thesproti/Çamërisë”, nga lashtësia deri në vutin 2013. Nga viti 2013 e deri sot (2022), nuk e kam të vështirë për ta trajtuar, por sinqerisht nuk vrej ndonjë ngjarje që duhet vlerësuar, përkundrazi, veçse një heshtje, pak a shumë si heshtja e frikshme e periudhës 1961-1991 (heshtje që trajtohet në këtë material). Ju falënderoj dhe ju uroj lexim të frytshëm.

Me respekt Fahri Dahri.-. Studies i trevës së Çamërisë. 22/korrik/2022.

Shenim: Miq të respektuar! Jeni të mirëpritur që kësaj kronologjie, nëse ka ngjarje të cilat nuk kam arritur ti përfshi, i mirëpres për ti trajtuar. Çdo mendim shtesë i juaji, do të vlerësohet dhe do të përfshihet në këtë kronologji, që të bëhet sa më e plotë. Sëbashku t’u lëmë brezave një kronologji të ngjarjeve historike për rajonin e Çamërisë sa më të plotë, më të pasuruar me ngjarjet e rëndësishme, të cilat do ti shërbejnë historisë së trevës së Çamërisë. Ju faleminderit.

                   Me sinqeritet Fahri Dahri

                         ●●●●●

 KRONOLOGJIA E NGJARJEVE HISTORIKE TË THESPROTI-ÇAMËRISË

(Nga shekulli XI para Krishtit deri në  vitin 2013 pas Krishtit).

      EPOKA PARA KRISHTIT

              (SHEK- XI-X).

Uliksi i Homerit tek “Odisea”, mikpritet dhe përcillet me dhurata të shumta nga Fheidoni, Kryetar i fisit thesprot.

Shek VI.

U shfaq fenomeni i diferencimeve  të theksuara sociale, si rrjedhojë e zhvillimit të madh ekonomiko-shoqëror. Diferencimet kishin filluar të shfaqeshin që në shekujt VIII dhe VII-të.

Në gjysmën e dytë të shek.V.

Lindën shtresat e zejtarëve dhe tregtarëve. Nga fundi i shek.V, mollosët e shtrin kontrollin e tyre deri në luginën e sipërme të lumit Acheron.

Shek.V-IV.

Lindën qytetet në Thesproti:Kasopi, Elea, Pasarioni, Kastria (Euremeni apo Tekmoni antik), Elina, Kuçi dhe Gitana (Gjitanet).

Shek. IV.

Në këtë periudhë lindi “Aristokracia e Tokës dhe e Bagëtive”. Si rezultat i diferencimeve të brëndshme dhe luftërave që bënin sundimtarët e fiseve për të nënështruar fqinjët, lindën disa federata. Sundimi politik i tyre mbështetej tek bashkimi i disa fshatarëve që u quajtën “Koine”. Deri në atë kohë nuk njihej pushteti i mbretit nga “Koinët” thesprote. Çdo “Koine” kishte në krye dy magjistratë të lartë ekzekutivë që  quheshin “Prostatë”.

Vitet 432-404.

Dalin në skenën e historisë federatat, në kohën e luftës së Peloponezit, ku ushtria thesprote mori pjesë në anën e Spartës kundër qytetit Strato të Akarnanisë.

Vitet 342-331.

Aleksandri “Mollos”, i imponoi pushtetin e tij edhe Kainonit të Thesprotisë, që deri atëhere ishte e pavarur.

Ne gjysmen e dyte te shek. IV.

Lidhja Mollose shndërrohet në “Aleanca Epirote”, në të cilën u bashkua edhe shteti i Thesprotisë. Aleanca  përfaqesonte një shtet federativ me bazë monarkinë, me të  drejta të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit.

Vitet 334-233.

Aleanca Epirote, zëvëndësohet nga “Lidhja Republikane Epirote”.

Vitet 330-320.

Motra e Aleksandrit “Mollos”, Olimbia (epirote) largon nga pushteti kunatën (gruan e Aleksandrit Mollos), Kleopatrën dhe sundoi shtetin e Epirit.

Viti 319.

Lindi Pirro i Epirit. Prindërit e tij ishin Ajakidi dhe Efthisi, të dy epirotë.

Viti 297.

Pirro erdhi në krye të pushtetit  të Epirit nga viti 297 deri në vitin272, për 25 vjet.

Viti 272.

Pirro sulmoi Spartën dhe Agosin. Në  Agos u godit në kokë me një vazo që hodhi nga ballkoni një plake dhe vdiq. Me vdekjen e Pirros, Aleanca Epirote e humbi fuqinë e mëparshme (të shek.III). Ajo mbretëri përjetoi periudhën e fundit të ekzistencës së saj.

Viti 243.

Epiri u shndërrua në Federatë dhe u krijua “Lidhja Epirote” me kryeqytet Foiniken (Finiqin e sitëm)

Vitet 234-233.

Aristokracia epirote i dha fund  rregjimit të vjetër monarkik duke vrarë mbretëreshën Deidames, e cila ishte sundimtarja e fundit prej dy shekujsh e dinastisë së Ajakidëve.

Viti 230.

Lidhja Epirote vendos marrëdhënie me Etolët dhe Akejt kundër fiseve të tjera Ilire, por nga ajo marrëdhënie Epiri u dobësua, kështu ndryshoi politikë ndaj Etolëve dhe hyri në aleancë me kundërshtarin e saj, shtetin Ilir të kryesuar nga Teuta. Etolët kundërvepruan, hynë në Epir dhe shkatërruan pjesë të tëra, pa kursyer edhe faltoren pellazgjike Dodonën.

Viti 205.

Lidhja Epirote ndërmjetëson për vendosjen e paqes ndërmjet Romës, Maqedonisë dhe Etolisë. Marrëveshja nënëshkruhet në Foinike (Finiqi i sotëm).

Viti 198.

Në luftën e dytë ndërmjet Maqedonisë dhe Romës, Lidhja Epirote ishte me mendime të ndryshme. Kaonët dhe thesprotët ishin për të ndihmuar Romën; ndërsa mollosët kishin mendim tjetër. Në luftën e tretë maqedono-romake, mollosët kaluan në anën e maqedonasve; ndërsa thesprotët anën romake.

Viti 170.

“Lidhja Epirote” humbi pavarësinë.

Viti 167.

Epiri u shkatërrua nga pushtuesit romakë, u dogjen 70 qendra banimi dhe u dërguan në Itali 150,000 veta si skllevër.

Vitet 147-146.

Epiri u bë pjesë e provincës romake e Maqedonisë dhe u quajt “Epir Ventus”, për tu dalluar nga “Epiri i ri” në lindje. Mbas këti viti deri në shek. III pas Krishtit, Epiri hyri në kontakt me pushtuesit romakë.

EPOKA E PAS KRISHTIT.

Viti 395.                                                                                                                        Nga viti 146 para Krishtit deri në vitin 395, gjatë atyre 400 viteve Epiri sundohej nga Roma, deri në shek. III pas Krishtit, kur kaloi në  sundimin e Kostandinopojës. Në atë periudhë, vërshuan dyndjet masive, të një pas njëshme të Gotëve, Hunëve, Avarëve (rusët), Sllavëve dhe Vllehëve, por karakteri Ilir, me pas shqiptar i thesprotëve, megjithë tronditjet nga lëvizjet demografike, asnjëherë nuk e humbi tërësisht identitetin e fisit thesprot.

Shek IX. deri ne fillim te shek. IX sundoi shteti Bullgar. Në vitet 981 pas Krishtit deri në vitin 1014, perandori bizantin Vasili, ndërmori fushatë të ashpër kundër Bullgarisë dhe fitoi.

Vitet 1014-1018.

Car Samueli i Bullgarisë vdiq më 14/09/1014. Lufta vazhdoi edhe 4 vjet të tjera dhe në vitin 1018 forcat bullgare humbën. U riforcua perandoria Bizantine.

Viti 1204.

Kostandinopoja ra në Kryqezatën e Katërtë në vitin 1204 pas Krishtit. Mihal Komneni pushtoi Aetolinë dhe Epirin, duke vazhduar zotërimin e zonës, me pasardhësit deri në vitin 1318.

Viti 1318.

Charles II Tocco, krahas zotërimit të Qefallonisë dhe Zantes (ishulli Zakintos), mori (llavi) edhe titullin e despotatit të Epirit.

Viti 1358.                                                                                                                       Despotati i Artës, është themeluar nga Pjetër Losha, anëtar i një fisi shqiptar.

Viti 1380.

Gjon Zenebishi nga Vagenetia, formon principatën e Gjirokastrës, duke përfshirë pjesn veriore të Çamërisë (pra vetëm pjesën e Vagenetisë, jo të gjithë Çamërinë).

Viti 1414.

Rajoni bie nën kontrollin e perandoisë Osmane dhe të Venetikut.

Shekulli XVI.

Në atë shekull, fillon proçesi i islamizimit të  Shqipërisë, fillimisht bën përparim të vogël.

Viti 1622.

Një grup njerëzish, me origjinë shqipëtare, të konfederatës në malet e Sulit, i reziston trupave osmane.

Shekujt XVIII dhe XIX.

Ndodhi përhapja e islamizimit të popullsisë dhe shumica myslimane e Shqipërisë bëhet nga fundi i shekullit XIX.

Vitet 1792-1803.

Ali Pashë Tepelena përfshiu Epirin në pashallekun e tij.

Vitet 1821-1829.

Lufta e Greqisë për pavaresinë. Revolucioni i Përgjithshëm i ushtrisë greke dhe luftëtarët suliotë me Marko Boçarin.

Viti 1827.

Peshkopi i Paramëthisë, Grigorio, përktheu “Dhjatën e Re” në gjuhën shqipe, se besimtarët nuk e kuptonin testamentin e Ri në gjuhën greke.

                           ●●●

Duhet theksuar se në mesjetën e mesme, vihen re edhe ndryshime në disa koncepte. Kështu koncepti territorial i ndërtuar mbi emrin “Epir”, të territorit ku banonin tre fiset kryesore (kaonet, thesprotet dhe molloset), u shndërrua në konceptin burokratik “romajos” (poìáéïò) të administratës bizantine për të gjithë shtetasit e saj dhe popujt quheshin “romej”, pra nuk kishte koncepte kombi. Në kohën kur Perandoria e Lindjes u lëkund nga Kryqëzata IV (1204), në Perandorinë Bizantine u përhap koncepti modern i kombësisë, i cili ka si komponent kryesor jo përkatësinë kishtare dhe shtetërore, siç kishte koncepti “romaios”, por komponentin kombëtar.

Pikërisht mbi parametrat e konceptit të kombësisë të rajoneve të Shqipërisë u formua edhe historia e Çamërisë. Ky fenomen ndodhi  gjatë sundimit të perandorisë osmane. “Janë të vetmet parametra, të cilat e shkëpusin historinë e shqiptarëve të Çamërisë nga historia e mëparshme e banorëve bizantinë “romaios” dhe, në të njëjtën kohë, nga historia e mëvonshme e pakicës helene që banonte në Çamëri”, shkruan profesor Kristo Frashëri.

Shekulli XIX.

Në atë shekull lindën shtetet nacionale të pavarura ballkanike, si pasojë e shfaqjeve të  lakmive nacionaliste. Pikërisht në këtë periudhë filluan dhe sulmet armiqësore kundër etnisë shqiptare.

Viti 1878

Kongresi i Berlinit filloi punimet më13 .qershor 1878. Kryetarit të Kongresit, kancelarit gjerman Bismarkut, ju paraqit një kërkesë  që të përfshinte në rendin e ditës të një seance edhe çështjen e kombit shqiptar. Kancelari gjerman jo që nuk pranoi, por u shpreh brutalisht se “nuk ka një komb shqiptar”. Qëndrimi brutal i kancelarit, krahas ndërhyrjeve të antishqiptarisë, vinte dhe nga që, ashtu si ne sot edhe ata të asaj kohe, nuk pranonin përcaktimin e kombit mbi baza fetare. Traktati i Berlinit nuk i njohu Shqipërisë asnjë të drejtë kombëtare, madje nuk e zinte fare në gojë emrin e saj. Ai nuk respektoi as hapsirën  e saj territoriale.

Viti 1878.                                                                                                                                 Po në këtë vit, nga baza fisnore, filloi zgjimi kombëtar shqiptar që çoi në themelimin e Lidhjes së Prizrenit, si dhe në lëvizjet për krijimin e shtetit Shqiptar. U krijuan degët lokale të Lidhjes së Prizrenit edhe në Çamëri, me udhëheqës të degës lokale Abedin Dino dhe Osman Taka.

Viti 1879.

U mbajt më 11 janar 1979  “Kuvendi i Prevezës” në mbrojtje të trojeve të Shqipërisë së Jugut. Kuvendi kundërshtoi fort dhe me fakte dhënien Mbretërisë Greke të rajonit të Çamërisë deri në lumin Kalama. Ai kuvend, në mbrojtje të trojeve shqiptare formoi tre komisione. Në komisionin diplomatik, në krye të tij u caktua Abdyl Frashëri. Misioni kryesor ishte mbrojtja e trojeve nga aneksimi i tyre Greqisë, sipas planit që parashikonin punimet greko-turke. Rol të rëndësishëm në dështimin e punimeve të atij plani pati patrioti çam, Abedin bej Dino. Më pas zhvillimet politike, detyruan Turqinë të lëshojë prefekturën e Artës. Në muajin maj të vitit 1881 Arta, nga Fuqite e Medha ju aneksua padrejtësisht shtetit Grek. Me atë veprim “të mëdhenjtë” krijuan fillesën e problemit të coptimit të trojeve shqiptare. Me Artën e Çamërisë, shteti grek filloi vënien në zbatim të strategjisë së saj për shtrirjen e helenizmit në trojet shqiptare.Synim i cili nuk ka rreshtur së vepruari edhe në ditët e sotme.

Viti 1879.                                                                                                                                      Baba Stathi Melani (prift ortodoks, kapedan Stathi), hapi shkollen e parë në gjuhën shqipe, në rajonin e Sajadhës (në Çamëri). Veprimtaria e tij ra në sy të Osmanëve. I dogjën shtëpinë disa herë si dhe librat shqip. Baba Stathi megjithatë vazhdoi përhapjen e shkrimit shqip, derisa më 24 dhjetor 1917, i zunë pritë bandat hajdute të Josif Suropullos (grekë), të cilët e vranë duke i prerë kokën. (Bashkëpunim greko-turk, kundër shkrimit shqip!)                                                                                                                                                                     Viti 1892.                                                                                                                                            Me datë 20/09/1892 peshkopi i Kosturit Fillateri nxori lajmërimin me titull: “Mallkim i shkronjave shqipe”.                                                                                                                                                  Viti 1908.                                                                                                                                               Në Manastir mblidhet Kongresi i Alfabetit shqip. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, ndërsa kryetar i komisionit u zgjodh Atë Gjergj Fishta.                                                                                                                                                           Viti 1909.                                                                                                                                     Qeveria Osmane (turke) urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave shqipe si dhe dha urdhër të prerë: “Të shuhen (të digjen) në zjarr të gjitha librat, dokumentet dhe letërsia shqipe”.

20 dhjetor 1912.

Konferenca e Ambasadorëve, Londër (1912-1913), u përcakua e ardhmja e Shqipërisë, të cilën e coptuan në 5 shtete.

Shtator 1913. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (15/10/1913). Qëllimi i rij ishte të kujdesej për qeverisjen e Shqipërisë të sapo krijuar deri sa institucionet e saj të ishin në regull.

28/11/1912.

U krijua Shqipëria e pavarur. Shteti parlamentar u themelua më 28 /11/1912.  Ndërsa senati dhe qeveria u krijuan më 4 dhjetor 1912. Mbetën jashte kufijve etnike krahina e Kosovës dhe e Çamërisë

17 dhjetor 1913.

“Protokolli i Firencës”, Dhjetor 1913. Një akt ndërkombëtar me anën e të cilit u caktua kufiri i Shqipërisë. Akti u kijua me vendimin e datës 11 Gusht 1913 të Konferencës së ambasadorëve në Londër.

Vitet 1912-1913.

Luftrat Ballkanike. Epiri (i vjetër) i u aneksua  Greqisë, por ajo kërkonte sovranitetin mbi gjithë rajonin e Epirit. Shqipëria shpalli pavarësinë nga perandoria Osmane. Gjashtë delegate çamë nga Çamëria dhe Janina nënëshkruan deklaratën. Traktati i Londrës i jep shumicën e Çaërisë mbretërisë së Greqisë dhe vetëm 7 fshatra çame mbetën në Shqipëri.

Viti 18 Maj 1919.

Konferenca e Paqes e Parisit, ndryshe Konferenca e Paqes e Versajës, ishte takimi i Fuqive Aleate fituese pas L1B.

Më 23 shkurt 1913.

Kapiteni grek Deli Janaqi (nga Kreta) arrestoi 72 burra, krerët e krahinës së Çamërisë dhe i pushkatoi mizorisht, pa gjyq dhe pa asnjë akuzë tek përroi i Selanit, në Paramëthi.

17 maj 1914.

Protokolli i Korfuzit. U nënëshkrua me 17//Maj/1914. Kushtet e protokollit nuk u zbatuan asnjëherë dhe pas L1B, ai protokoll u anullua në vitin 1921 dhe Epiri i Veriut iu dha përfundimisht shtetit Shqiptar.

Viti 1918.

Lefter Venizellos hartoi hartën e Greqisë së Madhe, ku përfshinte gjysmën e Shqipërisë së pavarur dhe Turqinë e sotëme, me kryeqytet Kostandinopojën (Stambollin). Hartimi i hartes mbështetej tek strategjia e “Megalloidesë”.

Viti 1920.

Nënëshkruhet në Saver (10.08.1920) Traktati ku jepen  garancitë për të gjitha vendet që ju dhanë Greqisë, ajo detyrohej  të qeveriste në bazë të parimeve të lirisë dhe drejtësisë.

Viti 1921-1922.

Qeveria greke rihartoi dhe përpunoi  tezën fatkeqe, të ideuar nga L.Venizellos, për këmbimin e greko-turqëve me turko-grekët, duke përfshirë edhe çamët myslimanë me pretendimin se edhe ata ishin turq.

Viti 1922.

Gjatë shkëmbimit greko-turk të popullsisë, rreth 35,000 çamë myslimanë largohen nga Çamëria, ndërsa 16,000 refugjatë  ortodoksë turq u vendosën në Çamëri.

1923.

Në Lozanë me 24 janar u nënëshkrua konventa mes Greqisë  dhe Turqisë dhe u ratifikua nga parlamenti grek me datë 06.08.1924 ku u vendos që popullsia çame myslimane të mos i nënështrohej këmbimit, mbasi u vërtetua se çamët nuk ishin turq. Por pavarësisht kësaj qeveria greke, me pas nuk e zbatoi, por vazhdoi  strategjinë e saj kundër popullsisë çame.

Viti 1926.

Shqiptarët çamë, u njohën si minoritet, u premtua kompesimi për tokat e tyre dhe hapjen e shkollave në gjuhën shqipe. Një  komision, me banorë të Gumenicës dhe Margëllëçit, i u drejtuan kryeministrit grek, Teodor Pangallos, për zbatimin e reformës agrare me korrektesi nga pala greke.

Viti 1927.

Qeveria e re greke me një ligj të veçantë heq njohjen e minoriteteve, përfshirë edhe çamët, i privon nga shtetesia dhe konçensionet e mëparshme.

Viti 1928.

Afro 100 fshatra të Thesprotisë, Prevezës dhe Janinës, shteti Grek u ndryshoi emrat që kishin dhe i zëvëndësoi me emra në greqisht.

Viti 1935.

Shqipëria dhe Greqia nënëshkruajnë  një marrëveshje që do lejonte hapjen e shkollave në gjuhën shqipe për çamët.  Marrëveshja u shfuqizua nga rregjimi diktatorial i Metaxait që mori pushtetin në Greqi..

Vitet 1939-1940.                                                                                                            Pas aneksimit italian të Shqipërisë në 7 prill 1939, rekrutet çamë në ushtrinë greke u çarmatosën dhe u vendosën në punë ndërtimore; ndërsa nga fundi i vitit 1940 mbi 6,000 burra dhe djem çamë u dërguan në mergim (internim) në ishujt e Detit Egje.                                                                                                                                                          Viti 1940.

Italia pushtoi Greqinë, por u zbraps. Në prill të vitit 1941, ushtria gjermane pushtoi Greqinë.

Vitet 1941-1944.

Greqia pushtohet nga “Boshti”. Disa dhjetra (70) çamë myslimanë bashkëpunuan me forcat pushtuese. Ndërsa qindra të tjerë (mbi 700) çamë myslimanë u bashkuan me rezistencën (partizanët – ELLAS-in), ashtu siç u veprua në Shqipëri, u vepruan edhe nga shqiptarët e Çamërisë në Greqi (nga muaji maj 1944).

Vitet  1944-1945.

Kjo periudhë shënon përfundimin e spastrimit etnik dhe fetar të Çamërisë nga kisha dhe shteti Grek. Gjenocidi grek ndaj çamëve mban përgjegjësi penale dhe morale për këto pasoja: Në bazë të statistikave që janë publikuar nga Shoqata Politike Atdhetare “Çamëria” në  Tiranë, gjatë masakrave që janë bërë në vitet 1944-1945, në qytetet dhe fshatrat çame janë vrarë 2.777 civilë shqiptarë; vdiqën në internim 500 veta; janë humbur, rrëmbyer 2,300 frymë nga të gjitha moshat; vdiqën nga dhuna, uria, semundjet dhe torturat 2.755 pleq, gra, fëmijë. Gjithësej humbën jetën nga gjenocidi grek 8.332 banorë çamë, ose 29,65% e popullsisë shqiptare të Çamërisë, nga 28.002 banorë autoktonë që ishin në prag të L2B. Janë plaçkitur dhe djegur 5.800 shtëpi në 68 fshatra. Sipas një liste, disa humbje materiale janë llogaritur: 110.000 dele, 24.000 bagëti të trasha, 25.000 tonë grurë dhe 8.000 tonë vaj ushqimor. Në vitin 1941 pasuritë rurale të popullsisë shqiptare në Çamëri arrinin në dy milionë e gjashtë qind mijë (2.600.000) strema (dynymë) ose 260 mijë hektarë, që përfshinin: tokat bujqësore, lëndinat, kopshtet, pyjet dhe kullotat. Pronat e paluajtshme ku përfshihen: shtëpi, punishte dhe fabrika, hotele dhe dyqane shërbimit, ndërtesa publike, etj. shumica e të cilave janë djegur dhe shkatërruar. Sipas statistikave, ato pasuri janë vlerësuar me mbi 100 milionë franga ari të asaj kohe.

Shumica e çamëve myslimaneë që arritën të shpëtonin nga masakrat dhe kasaphana e ushtrisë greke, u dëbuan dhunshëm përtej kufirit të shtetit grek (nga vendlindja e tyre autoktone) prej forcave të krahut të djathtë të Lidhjes Kombëtare të Republikës Greke.

Kontradita që ekziston brenda vetë akuzës greke, gjoja të bashkëpunimit të çamëve me pushtuesit, dallon tek qëndrimet armiqësore të shtetit Grek ndaj banorëve myslimanë të Çamërisë, mbasi ato nuk u krijuan gjatë L2B, siç akuzohet, por filluan disa muaj para aneksimit të rajonit në favor të Greqisë në vitin 1913.

Mos harroni, ndodhitë vrastare dhe rrëmbimet pasurore, të mësipërme i takojnë periudhave 33 vite para sajesës absurde gjoja  të bashkëpunimit të çamëve me gjermanët (1944-1945). Alibia e akuzës jo ligjore për “bashkëpunim me pushtuesit”, rrëzohet automatikisht, se qëndrimi armiqësor i qeverive greke ndaj çamëve, nuk u lind në L2B, por që në fillimet e vitit 1913. Tërheq vëmëndjet për lexuesit, se shteti Grek, nuk e merr guximin të flitet për marëdhëniet me banorët e Çamërisë që nga aneksimi i padrejtë i rajonit (1913), por përqëndrohet vetëm tek L2B të cilën e “mballos” me sajesën e “bashkëpunimit të çamëve me okupatorin”. U ndala pak tek ky qëndrim grek, sepse kjo merr rëndësinë e ngjarjeve të vërteta greko-çame.

Theksoj se, ashtu siç veproi me masakra çnjerëzore EDES-i, kundër banorëve myslimanë të Çamërisë, rezultoi se edhe ELLAS-i, në fund u rreshtua me EDES-in kundër bijëve dhe bijave çame, e cila i dorëzoi tek vrasësi sipas marëveshjes së “Varkizës”. E theksova këtë akt armiqësor, për të mos u mashtruar nga propagandat se, gjoja po të fitonte pushtetin ELLAS-i, popullsisë çame të dëbuar do ti lejohesh kthimi në trojet e tyre. Kjo nuk do të ndodhte sepse në Greqi shteti udhëhiqet nga kisha ortodokse me strategjinë e “Megalloidesë”, për shtrirjen e helenizmit me të gjitha mjetet dhe mënyrat çnjerëzore.

Në mënyrë të përmbledhur, që nga viti i gjenocidit e në vazhdim, shteti dhe kisha ortodokse greke po grabisin dhe shfrytëzojnë padrejtësisht të gjitha të mirat materiale që ka dhe jep rajoni tërësor i Çamërisë.

Viti 1946.                                                                                                                                   Çamët, organizohen si emigrantë. Në qytetin e Vlorës u mbajt Kongresi çam. U krijua KAEÇ (Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamë). Organizohen disa mbledhje të Komitetit, të cilat dështuan si rrjedhojë  e mungesës së përvojës dhe e mos marrëveshjeve ndërmjet anëtarëve të Komitetit.

Viti 1949.

Mbahet mbledhja e Byrosë Politike e KQPPSH (25 mars) ku u trajtua problemi i rekrutimit të burrave çamë për ti dërguar në luftë përkrah ushtrisë demokratike greke. Por çamët nuk pranuan, e refuzuan me neveri atë manovër vrastare. Si pasojë, kundër emigrantëve çamë, filluan ndëshkimet e turpshme të shtetit Shqiptar. Mos pranimi i çamëve për të shkuar në luftë bashkë me grekët, është dhe një përgënjeshtrim i akuzave greke se gjoja çamët e paskan pranuar.

Viti 1952.

Shteti grek konfiskon pasurit dhe pronat e çamëve dhe u heq shtetësinë greke.

Viti 1953.

Shteti shqiptar u jep shtetësinë shqiptare të gjithë emigrantëve çamë në grup (toptan).

Viti 1961.

Mbas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro- sovjetike, shteti shqiptar, krahas masave te tjera, ngarkon sigurimin e shtetit për hartimin e akt-akuzës për tradhti kombëtare ndaj Atdheut dhe partisë, gjoja nga një grup çamësh intelektualë, me detyra të larta shtetërore. Vala e arrestimeve përfshiu mbi 80 veta, pesë prej të cilëve u dënuan me pushkatim dhe pjesa tjetër me burgosje dhe internime me nga mbi 20 vjet. Disa prej të cilëve, nga torturat vdiqën nëpër burgje. Mbas kësaj fushate përndjekëse, situata për ish emigrantët çamë u bë mjaft e veshtire, tepër e nderë, diskredituese, përbuzëse.

Vitet 1961 deri në vitin 1991.

Komuniteti çam, tashmë nënshtetas shqiptar, gjatë kësaj periudhe u përball me heshtje të përgjithshme, të frikëshme, suverjim dhe poshtërim ndaj të gjithë komunitetit shqiptar të dëbuar dhunshëm nga trojet etnike të Çamërisë, prej shtetit demokratik Grek. Periudha më e zesë, e cila pasoi prej strategjisë ugurzezë të sigurimit të shtetit shqiptar, që kurdisi akt-akuzën për “Tradhëti të lartë ndaj Atdheut dhe partisë”, që ju dedikua intelektualëve të fisit thesprot-çam!.

Viti 1991.

Rrëzohet sistemi komunist edhe në Shqipëri. Fitohet e drejta e fjalës së lirë, e cila ishte censuruar për dhjetra vjeçarë. Në janar të vitit 1991, intelektualë çamë marrin inisisativën dhe themeluan “Shoqerinë Atdhetare të Çamërisë” (SHAÇ), me në krye Abaz Dojaka.  Më pas do të quhet “Shoqëria Politike Atdhetare e Çamërisë” (SHPAÇ). Ndër vite shoqëria është drejtuar nga Arshin Xhezo, Lutfi Saqe, Qani Biraçi, Bedri Myftari, ne mungesë të tij, për arësye shëndetësore, detyrën e Kryetarit të SHPAÇ e kreu ish Sekretari i Përgjithshëm Enver Dahri; në vijim Selman Sheme, Servet Mehmeti. SHPAÇ vazhdon aktivitetin e saj, në përpjekje për mbrojtjen dhe zgjidhjen e “Çështjes Çame”, nën drejtimin e Ardian Taka.

Viti 1994.

Parlamenti shqiptar miraton Dekretin Nr.7839, datë 30.06.1994, “Dita e genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grekë”.

Viti 1996.

U nënshkrua një traktat miqësie ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, ku ndër të tjera u theksua në media edhe njohja e pronave të shtetasve shqiptarë në Greqi dhe anasjelltas. Traktati u përdor për efekte elektorale, gjoja bëhej fjalë edhe për pronat e çamëve. Realisht në atë traktat nuk u fol fare për pronat e çamëve!. Traktati nuk u vu në zbatim, ashtu si dhe shumë traktate, konventa të tjera ndërkombëtare, të pranuara nga shteti grek gjatë gjithë historisë së tij, duke filluar nga viti 1830 e deri sot, me shtetin shqiptar dhe me shqiptarët në tëresi.

Viti 2004.

Nga bashkëpunimi i SHPAÇ, me partinë e Ballit, paraqitet në Parlamentin shqiptar Rezoluta për “Zgjidhjen e Çështjes Çame”, e cila mori vetëm 53 vota të deputetëve të djathtë dhe të një deputeti socialist.

Viti 2004.

Krijohet Partia për Drejtësi dhe Integrim (PDI) me kryetar Tahir Muhedinin, për përfaqësimin edhe të interesave të komunitetit çam në politikën shqiptare.                                                                                                                                                          Viti 2009.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 majit, Partia për Drejtësi dhe Integrim, siguroi në Vlorë deputetin e parë me prejardhje nga Çamëria, Dashamir Tahiri. Më pas bashkohet deputeti socialist Shpëtim Idrizi. Dy deputetët me origjinë nga Çamëria krijuan Partinë për Drejtësi dhe Unitet me kryetar Shpëtim Idrizin. Në bashkëpunim me Partinë për Drejtësi dhe Integrim, të krijuar nga Tahir Muhedini, arrihet marrëveshja për unifikimin e dy partive në një të vetme, e cila u quajt “Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet”, e përfaqësuar në parlamentin shqiptar me dy deputetë.

Viti 2013.

Mbas shumë përpjekjesh dhe këmbëngulje nga deputetët e PDIU-se në parlamentin shqiptar, për miratimin e Rezolutës për zgjidhjen e “Çështjes Çame”, “zbulohet” se në vitin 2004 u paska mbajtur një seancë për “Rezolutën Çame” dhe sipas shkresës zyrtare të  Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë me Nr.760/1, datë 04.04 2013, ajo Rezolute rezulton e miratuar. Pritet konfirmimi i Rezolutës për nisjen e punës për zgjidhjen e “Çështjes Çame” nga Parlamenti Shqiptar. Më pas nuk e kam ndjekur nëse ka përfunduar proçedura për botimin në Gazetën zyrtare dhe a është në programet e ndonjë partie..

Me datë 23.06.2013. Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, në zgjedhjet parlamentare mori 4 mandate deputetësh. Mbas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, bie në heshtje puna  për vënien në zbatim të vendimit të marrë në Parlamentin shqiptar të vitit 2004, lidhur me Rezolutën. Pritet vazhdimësia e fatit të “Rezolutes Çame” e aq shumë trajtuar para fushatave elektorale. Personalisht shpreh rezerva ndaj sinqeritetit të drejtuesave të institucionit të Parlamentit, të krerëve të partive kryesore të vendit dhe të partive të interesuara për problemin, në përdorimin e çështjes për interesa të fushatave zgjedhore. Dëshiroj të mos ndodh kështu.

Shënim: Për përditësimin e këtij materiali, lidhur me ngjarjet kryesore historike të komunitetit çam në Shqipëri, nuk ka ndonjë gjë të veçantë për tu theksuar. Periudha nga viti 2013 deri sot në vitin 2022, në vështrimin tim nuk ka ngjarje të veçanta progresive, vetëm amulli të  rëndomtë, ndofta dhe e qëllimshme.

Marrë nga libri i pa botuar i Fahri Dahri: ” TJETËRSIMI I TË VËRTETAVE”

Tiranë, Korrik 2013.- (12/10/2022).

Illiricum Sacrum – Iliria e Shenjtë!

0
Ahmet Asani, Zvicër

___

▪︎ Paraardhesit tanë jo vetëm që ishin të parët që shpërndanë krishterimin ne Europë, por për gati 2000 vite qenë mbrojtësit me të mëdhenjë të krishterimit e qytetërimit Perëndimor!
▪︎ Nuk eshte e rastit që perkrah gjuhes latine, ishte gjuha e t’parëve tanë ajo e cila lejohej të perdorej gjatë vizitave e lutjeve te varri i Jezu Krishtit! Gjermanët, françezet, anglezët e popuj tjerë ua kishin zili t’parëve tanë, nga që atyre nuk u lejohej të luteshin në gjuhet e tyre!
▪︎ Në v.1912 ndihma e Perëndimit nuk qe e plotë, por në v.1999, me çlirimin e Dardanisë, që është Zemra e Ilirisë, Perëndimi na e k’theu borxhin!
▪︎ Tani në këtë shekull të informimit, janë gjitha mundësitë që të rishkruhet historia e vërtetë e shqiptarëve! Por, të shkruhet e rishkruhet nga historianë e dijetarë atdhetarë të ditur si prof. dr. Mathieu Aref, e jo nga historianë të t’paditur e të shitur që ende hezitojnë ta pranojnë prejardhjen pellazgo-ilire të shqiptarëve!

“Open Ballkan” është Jugosllavia e tretë

0
Prof. Bajram Binaku, Pejë
 Jugosllavia e parë, e ashtuquajtur “Kralevina SKS”, ishte formuar me 1918, pas mbarimit të luftës se parë botërore. Në shtetin e ri, kurr më parë të njohur, njifeshin vetëm tre kombe: serbët, kroatët e sllovenët. Malazezët, kishin humbur identitetin, sikur boshnjakët e maqedonët. Për pakicat tjera e as për Kosovën, nuk kemi çka shkruajmë, sepse tani quhej “Juzhna Serbija”dhe ishte në përbërjen jo vetëm të Jugosllavisë,pa status, po si “banovinë” serbe.
Pas, luftës se dytë botërore, Jugosllavija e dytë, njifej si “RSF Jugosllavi”.
Fati e deshi, qe, Shqipëria për një fije floku nuk u bë republika e shtatë Jugosllave. Tentativat e Koçi Xoxës dështuan në këtë drejtim. Ai fitoj plumbin në ballë nga pushteti popullor i Shqipërisë.
Tani, në kohën, qe po, jetojmë,  tentohet të bëhën ndryshime radikale gjeopolitike, globale e  regjionale.
Lufta e Rusisë me Ukrainën po e deshmon këtë.
Në ballkanin e luftërav të përgjakshme, kundërshtimeve, armiqësive e mospajtimeve mes popujve, kemi një ambient të një momenti shpërthyes, vetem duhet një shkëndijë, qe të merr flakë siujdhesa.
Një projekt i punuar përfekt nga Rusia, për tu zbatuar përmes Vuçiçit, për fat të keq ka gjetur përkrahjen tek kryeministri shqiptar, Edi Rama. Këtë projekt e ka përkrahë edhe një shtet tjetër, i brishtë, Maqedonia e Veriut, e cila nuk përkrahet as nga Bullgaria e as nga shtetet tjera, prandaj Serbia ka vendosur ta rrikthejë në “gjirin e saj”!
Ky projekt, duhet të ketë kushtuar, financiarisht miliona e miliona, jo për të prosperuar shtetet përbërëse të këtij unioni, po akterët, të cilët do ta realizojnë këtë. Vuçiçi e Rama do të jenë ata, qe do të fitojnë milionat, i pari, në të mirë të popullit të tij e i dyti në dëm të bashkëkombasve.
Çka synohet me open ballkan?
Krijimi i Jugosllavisë se tretë është synymi kryesor.
Si do të bëhët realitet Jugosllavia e tretë, përmes open ballkan?
Bashkimi në open ballkan, do të jetë i dominuar nga kombet sllave.
Serbia me 6.98 milion, Bosnja, pa llogaritë boshnjakët e kroatët, me 1.5 milion,Maqedonia me 1.3 milion, pa shqiptarë dhe Mali i zi me 620 mijë, në total mbi 10 milion kombe sllave, pa boshnjakë e kroatë.
Kombi ynë me 1.8 banorë të Kosovës, 2.7 të Shqipërisë dhe 500000 të Maqedonisë, përbëjnë rreth 5 milion të popullatës në përbërjen e open ballkan. Pjesa tjetër E boshnjakëve dhe kroatëve me rreth 2 milion, do të ishin krah i fortë i idesë jugosllave apo i ballkanit të hapur.
Kjo, pra do të ishte struktura e popullatës:10:5:2, në dobi të sllavëve.
Poashtu dhe teritori i gjithëmbarshëm i kësaj hapësire do të përfshinte një sipërfaqe prej 163612 kilometra katrorë, qe do të thotë një shtet konfederal me dominim hapsinor e demografik, karshi popullit jo sllav. Akterët tjerë si po duket do të jenë edhe përfaqësues nga Bosnja e republika srpska, dhe Mali i zi. Deri me tani vetëm Kosova ka deklaruar se është kundër open ballkanit. Mirëpo, nuk është e keqja e vetme vetem kjo. Me themelimin e open ballkan, Serbia do të fitonte daljen në deti, përmes portit të Shëngjinit, do të ketë tregëti me gjitha shtetet e këtij unioni konfederal, pa pengesa doganor, duke u pasuruar vet e duke i varfëruar të tjerët.
E keqja e tretë do të ishte vershimi për ti blerë objektet industriale, shtëpitë e pasuritë tjera të paluajshme të shqipetareve, të cilët për ditë e me tepër po ikin në perëndim!
Të gjitha këto derdhje parash nga shtetet tjera e sidomos nga Rusia, janë para të pista, qe jepën për nënshtrim e asimilim të popujve, në këtë rast të popullit shqiptarë.
Ne, jo vetëm Kosova, po edhe Shqipëria, duhet ti alarmojmë shtetet përëndimore për këtë fatkeqsi, duhet të protestojmë e qendrojmë të gjithë të bashkuar kundër këtij projekti me pasoja të pa riparueshme për ne. Vetem të bashkuar ne, kudo, në Shqipëri, Kosovë, e pjesë tjera ku jetojnë shqipëtarët mund ta ndalojmë me rezistencë fatkeqësinë qe po na pret e kjo është Konfederata Jugosllave(Jugosllavia e tretë)

Qy sa mirë …?!

0
Niq Krasniqi, Vjenë
***
QY SA MIRE?
Presidentja Osmani deklaron se “Presidenti Erdogan mund ta bindë Vuçiqin që ta njohë Kosovën”
Keshtu Presidentja Osmani tregon se ajo mendon se Turqia ka ndikim me te madhe te Serbia se sa BE dhe SHBA. E pasiqe ku mendim i Presidentes Osmani per ndikimin e Turqise ne Serbine nuk mund te bazohet ne forcen/ndikimin ekonomik, ushtarak apo politik te Turqise ne krahashim me BE dhe SHBA, rezulton se Presidentja mendon ne natyra tjera te ndikimit te Turqise.
Nese ne kete rast Presidentja Osmani mendon ne relacionet vellazerore* te presidentit te Serbise me presidentin e Turqise (shih “hvala braco turci”), atehere Presidentja Osmani duhet ta kujtoje apo kuptoje se ky vellazerim per baze ka marredheniat aq te aferta ne interes te Serbise, saqe presidenti Vuciq ne mes te Turqise kerkonte largimin e flamurit te Kosoves nga nje takim/samit multilateral per Ballkanin. shih: www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/pfbid02ojjUGNtSjAuCDHS8DsAuqRzTGwDzjepkwwGLv6bqfP1sBV8jsUqT52DNSzYsrUQ6l
Vellazerim ky e bashkepunim si vazhdim i marredhenieve shekullore, vasale apo miqesore ne dem te popullit shqiptar, me marreveshje te ndryshme antishqiptare pergjate afer 5 shekujve te historise.
Perndryshe Presidentja Osmani kur deklaron se “Presidenti Erdogan mund ta bindë Vuçiqin që ta njohë Kosovën”,
ATEHERE tregon se mendon se presidenti Erdogan e Turqia e kane mundesine te ndikojne te Serbia ne favor te njohjes se Kosoves, mirepo harron se me kete tregon edhe se per afer nje dekade e gjysem presidenti Erdogan e Turqia nuk e kane ushtruar kete ndikim, por perkundrazi jane afruar e vellazeruar me Serbine, duke kontribuar keshtu ne favor te pozicionit te Serbise, jo vetem perball Kosoves, por edhe perball gjithe shqiptareve dhe popujve tjere ne Ballkan.
Dhe keshtu Presidentja Osmani i bene vend pyetjes; pse Turqia e Erdogani (qe nga 2003 kryemnister e nga 2014 president i Turqise) kete ndikim mbi Serbine nuk e kane ushtruar per mbi dy dekada?
Pra cfare pret presidenti Erdogan e Turqia qe te ndodhe apo realizohet ne Ballkan e te shqiptaret, ne menyre qe ta ushtroje kete ndikim mbi Serbine?
Per versionet paraprake te mendimit per ndikimin e Turqise mbi Serbine shih: www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/pfbid0ZNMNzH3XcMVdzN9ybqDK3DA7U2qPuDMx3RLKbQCagWCnSM2bYViZXUXPBQQWQVsTl?
*
Kujto marredheniet vellazerore te Edvin Rames, kryeministrit te Shqiperise me Aleksander Vuciqin, presidentin e Serbise dhe ndihmen qe i behet Serbise me keto marredhenieve vellazerore, sidomos perball Kosoves dhe shqiptareve, por edhe popujve tjere fqinje. Duke i ndihmuar keshtu Serbise me shume se Rusia e Kina bashke: ww.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10207079831504647
Ist möglicherweise ein Bild von 1 Person und Text

Rikthimi në gjenezën tonë kombëtare

0

Florim Zeqa

Pas një pushtimi te gjatë, populli ynë kishte ëndërruar po ashtu shumë gjatë, me të drejtë, siq do të ëndërronte çdo popull tjetër i robëruar, se kur t’i vjen liria bashkë me të do ti vijnë edhe shumë të mira tjera, por, as në ëndërr nuk do t’i shkonte në mendje se mund t’i ndodhte e keqja pas asaj lirie të pritur më shekuj!

Realitet i hidhur dhe i papritur

Realiteti i pasluftës ne Kosove është aq i hidhur dhe i pa pritur saqë i ka zhgënjyer edhe optimistët më të mëdhenjë, të cilët e kanë të veshtirë të gjejnë pika reference për të besuar në një përmirësim të shpejtë të gjendjes së krijuar 23 vjet pas çlirimit në Kosovë.

Dukuritë negative janë të shumta dhe të shumëllojshme, duke filluar nga qeverisja lokale e deri tek ajo qendrore dhe anasjelltas.

Por, më shqetësuese se gjithçka tjetër është largimi i të rinjëve nga vendi, është largimi nga vlerat dhe traditat tona shekullore, të cilat ky popull i ka ruajtur me fanatizëm brez pas brezi, siq janë: besa, burrëria, morali, respekti, solidariteti, e shumë vlera tjera njerëzore dhe kombëtare që si kishte asnjë komb tjetër në botë.

Zëvendësimi i vlerave sublime me anti-vlera, ka berë që sot në Kosovë të kemi prostitucion kulturor, përkatësisht huazim të kulturave të huaja, duke u nisur nga ato sllave, turke e deri tek ato arabo-aziatike.

Shpesh herë, jo pa të drejtë faji hudhet tek njerëzit e veshur me pushtet për shkak të qasjes së gabuar ndaj vlerave tona kulturore, por një pjesë të fajit e mbanë edhe populli që iu shkon pas dhe mbështet politikanët e papërgjegjshëm në pushtet dhe opozitë.

Një fjalë e urtë Italiane thotë; “Ogni popolo ha il governo che si merita”, që në shqip i bie: “Çdo popull e ka qeverinë që e meriton”, ngase qeveria nuk pikë nga qielli, por buron nga populli përmes votës së lirë.

Koha për reflektim dhe vetëdijësim

Ka ardhur koha që shtetin e Kosovës ta udhëheqin njerëzit me të kaluar të ndritshme, të ditur dhe të guximshëm, njerëzit më biografi të pastër atdhetare, njerëzit më bagaz patriotik dhe kredibilitet qytetar, të pakorruptuar dhe të pashantazhuar, të cilët nuk bien pre e lakmisë së privilegjeve të pushtetit dhe pasurimit të paligjshëm.

Ka ardhur koha që një herë e mirë të merrë fund epoka e injorantëve dhe miopëve politik, e mercenarëve dhe e matrapazëve, e grupeve të interesit brenda partive të skenës aktuale politike.

Këtë do ta bëjë të mundur rreshtimi i ri politik në Alternativën Demokratike për Ndryshim (ADN), i një rreshtimi të përmasave të viteve të ’90-ta, kur e gjithë popullata shqiptare u rreshtuan në Alternativen politike në rrethanat e sistemit plural të kohës, gjegjësisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e cila ishte prijetare e të gjitha proceseve politike dhe ndryshimeve shoqërore përgjatë viteve të ’90-ta.

Alternativa Demokratike për Ndryshim, garancë e kthimit në origjinën tonë

ADN-ja është bashkimi i të gjitha shtresave shoqërore, është bashkim i forcave intelektuale dhe njerëzore, është bashkimi i familjeve me traditë të pastër kombëtare, është bashkimi i afaristëve dhe biznesmenëve, është bashkimi i vlerave humane dhe solidare të kombit tonë që janë të gatshëm për të dhënë edhe një herë gjithçka nga vetja e tyre për t’i dhënë shpirtë dhe dritë këtij vendi, për kthimin në rrugë të mbarë të qenjes sonë kombëtare ashtu siq ishim në fillimvitet e ’90-ta.

Alternativa Demokratike për Ndryshim apo ADN-ja shqiptare për mbijetesë në trojet etnike, përveqse do t’a parandalojë zbrazjen e Kosovës nga të rinjët, do t’i largojë nga skena politike injorantët dhe matrapazët e të gjitha llojeve e ngjyrave partiake.

Ndryshimet substanciale në skenën politike do të arrihen vetëm përmes ADN-së, kësaj fryme të pastër kombëtare, të udhëhequr nga intelektualë të kalibrit, analistë dhe gazetarë të guximshëm, veprimtarë dhe aktivistë të devotshëm të çështjes kombëtare, gjegjësisht me bashkimin e të gjitha forcave progresive, të shëndosha dhe të padjallëzuara të qenjes sonë kombëtare.

Shqipëria dhe Kosova u janë nënshtruar kërkesave të Erdogan të bazuara në nacionalizëm fetar, dhe kjo gjë nuk i bën të jenë të pavarura

0

Ajo që po quhet Xhamia e Erdoganit në Prishtinë, për të cilën Vëllai i Madh turk për “vëllain  arnaut” pas aq shumë xhamive të meremetuara e ndërtuara vendosi t’ia ndërtoj edhe megaxhaminë, për të cilën taksapaguesit turq i kanë ndarë mbi 33 milionë euro.

***

Eksperti për çështjet ndërkombëtare Alon Ben-Meir, në një intervistë ekskluzive për MCN tha se Shqipëria dhe Kosova kanë vënë në pikëpyetje pavarësinë e tyre si shtete, pasi Rama dhe Kurti i janë nënshtruar kërkesave të Erdogan.

Teksa komentoi zhvillimet e fundit, ku një kolegj u mbyll në Shqipëri, ndërkohë që vendi ynë pritet të marrë dronë të armatosur nga Ankaraja, Ben-Meir thotë se çdo investim i Turqisë në Shqipëri vjen me një kosto nga pas.

Sipas analistit, qëllimi i Erdogan është i qartë, ekstradimi i çdo të dyshuari që është pjesë e FETO-s.

“Dua të kuptoni se Erdogan po përdor fenë si mekanizëm për të influencuar në disa vende, sidomos në vende me shumicë myslimane si Shqipëria dhe Kosova. Ai po hap xhami për të sjellë imamët e tij, për të predikuar frymën dhe bindjet e tij. Ai është bërë një nacionalist fetar duke dëshiruar të përhapë Islamin sunit në secilin shtet në të cilin e ka të mundur. Çdo investim që ai bën në vende si Shqipëria, si Kosova, vjen me një kosto pas. Ai ka nevojë të sigurohet, që nëse ai vendos të të ofrojë mbështetje, financiare apo nëse anagazhohet në zhvillimin e strukturave të rëndësishme, ti duhet të bësh atë që ai të kërkon të bësh. Në këta rast ai dëshiron të ekstradohet kushdo që është i përfshirë, apo si i dyshuar si i përfshirë me lëvizjen Gylen.

Vetëvendosja dhe une

0
Prof. Bajram Binaku, Pejë
___
Ndjehem sikur jam unë kopja e origjinalit të Levizjes vetevendosje. Përse e them këte?
E para, jam angazhue prej muajit të parë në levizjen vetëvendosje nga Peja direkt në Qendren e LVV-Prishtinë.  Atëbotë për fat të keq, secili hezitonte të jap kontribut në Vetevendosje, ngase ngarenin aty apo në ato subjekte politike, qe të poziciononin, punësonin, privilegjonin apo të pasuronin.
Mëqe kishim shumë pak kuadro, vitin e parë apo të dytë patem organizuar një tribunë politike ,”Rruadhja e teritoreve shqiptare”, ku panelist ishte Muhamet Pirraku.
Unë në fund isha ulur, kur mu afrue Visar Ymeri e mu drejtue me këto fjalë,”Baca Bajram, dil në panel se nuk po kemi dike qe mund të jetë ma kompetent se ti” Të them të drejten, fare nuk isha i pregatitur për tu përgjigjur e as për të folur, ngase nuk me kishin lajmëruar me kohë, Tërë kohën vetem qendrova duke mos marr fjalën, por duke ndërhyrë blic me pak fjalë.
Deri më tani mbaj mbi supet e mija shumë kujtime,. Jo vetem gjatë protestave por edhe gjatë aktiviteteve tona gjithandej Kosovës. Sa herë kaloj kah komuna, ndërtesa në parkun përtej Lumbardhit në Pejë, me kujtohet Parulla, qe e patem vendosë me shabllon e qe akoma qendron, ‘’EULEKS made in Serbia’’. Këso parulla kishim shpërnda nëpër shumë ndërtesa të Pejës më dy aktivista tjerë.
Asnjëherë gjatë aktivitetit tim nuk kam ndaluar e as zhgenjyer në aktivitetet tona, madje as në aksionin tonë të “cmendur” kur patem gjuajtue kashtë e ujë të pistë të kanalizimit në ndërtesën e UNMIK-ut.
Gjithëmonë u ndjeva krenar me shokët e mij aktivistë, ku unë me vitet, qe kisha mund të isha dhe prindi i secilit.
Si sot si atëherë kam qendruar besnik më parimet e Levizjes Vetevendosje.
Tani jemi në pushtet dhe mirë qe jemi. Duhet të mburremi, qe kemi hequr nga skena pushtetore keqbërësit, shpërdoruesit dhe manipuluesit. Kemi punuar, jo vetem për popull po edhe për të ardhmen e femijëve e nipërve tanë.
Me Vetëvendosjen kam 99 pika qe me bashkojnë dhe afrojnë për ta vazhduar deri me realizimin e misionit tonë për ndryshim dhe ndëshkim të të gjithë atyre qe keqpërdoren pozitat e shtetit.
Koheve të fundit më shumë po degjojmë e shofim analistë e hoxhollarë, qe me qendrimet e tyre e synimet e rrezikshme bëjnë kërkesa, qe mund ta zbehin edhe shtetin edhe synimin e Kosovës drejt integrimeve europiane.
Gjatë viteve të kaluara kemi dhënë shembuj të këqinj në sytë e Europës, sidomos në përceptimin e tyre, se kur flitet për Kosovën, imagjinojnë një shtet me xhami, vend e pa vend, imagjinojnë një shtet ku zihen rrugët e sheshet me tavolina e karrige për darkën e iftarit, ku zihen sheshet me batanije e sexhade në mes të rrugëve, për falje namazësh nga qe veti nuk i thonë shqiptarë, po muslimanë, ata qe bëjnë këto veprime.
Si po duket Qeveria, Presidenca e Kuvendi po i mbyllin sytë e po i mshelin veshët, nga gjitha këto veprime nën udhëheqjen e BIK-ut, apo më konkretisht nga kryemiftiu, Trnava.Është koha të alarmohet, AKI-ja, Policia, FSK-ja Qeveria, Kuvendi e Presidenca, për qellimet e ndikimit të agjenturave të huaja, qe Kosovën ta shendrrojnë në një shtet islamist. Eventualisht, pas një emigrimi masiv të shqiptarëve në perendim, të sjellin azilantë nga përendimi në Kosovë, sidomos, sirianë, algjerianë e përgjithësisht arabë. Sepse me vite iu janë krijue kushte e infrastrukturë fetare. Do ta deshironte përendimi ta bënte këte për tu liruar nga element të rrezikshëm fundamentalist.
Me shqetsoj pa masë vlertësimi i  Kryeministrit, qe ishte pro mbajtjes se shamisë për nxënësit e moshës mbi 16 vjecare.
Po, prap dua të shpresoj, qe e thëna e kryeministrit ishte politike për ti venitur kundër thënijet pro e kundër kësaj cështje.
Por nëse ka qendrim të prerë se shamija tu lejohet nxënësve mbi 16 vjece, mendoj se e ka gabim sa është i rëndë.
Unë si ish mësimdhënës i shkollave të mesme, ku kam punuar, uniforma ishte e domosdoshme: Bluzë, fund dhe në disa raste shami rreth qafe. Ishte kënaqësi ti shikoje kur rreshtoheshin me këmisha të bardha sikur pëllumbeshat. Poashtu dhe nxënësit me bluza të kaltërta ishin bukuria vet.
Para disa viteve Albin Kurti pati deklaruar: ‘’Jam pro respektimit të të drejtave të shamisë nëpër shkolla sipas standardeve europiane dhe konventave për të drejtat themelore të njeriut’’ Kjo thenije nuk ishte premtim elektoral e as qendrim i tij për shaminë. Prap duhet të këtë qendrim të njejtë. Po qe nevoja dhe me nje referendum formal, populli mund të jape verdiktin për këtë ceshtje të ndjeshme.
Duhet kryeministri ta kuptojë, e unë mendoj, qe e kupton dhe mirë, qe klerikët dhe të financuarit nga kanale të dyshimtë të jashtem akoma do të vazhdojnë me kërkesa tjera, sikur nisma për heqjen e shkronjës T e të tjera, deri sa ta gjunjëzojnë këtë popull, duke i humbur dhe identitetin.
Pushteti i Vetevendosjes ka dy rrugë:  ti nënshtrohet presionit të elementeve islamistë, apo ta vazhdojë rrugën si shtet laik. E para do ti jap drejtim të keq dhe do të ketë përkrahjen e klerikëve dhe sherbëtorëve të tyre; ndërsa e dyta do të gjejë përkrahje të popullit të uritur për ndryshim.
Shpresoj, qe Kuvendi i Kosovës ka burra e gra të zonja qe nëse vjen per miratim nuk do të votojnë ligjin për të drejten e bartjes se shamisë në shkolla. Unë ftoj të gjithë deputetet, pozitë e opozitë, qe mos ta votojnë. Disa element fundamentalist, qe janë fshehur nën petkun e Vetevendosjes duhet të ikin sa më parë. Thrras intelektualët, profesoret e popullin ta kundërshtojnë mbajtjen e shamive nëpër shkolla. Dhe në fund do ta pysja Albin Kurtin, Po pati në një bankë dy shoqe, njera 15 e tjetra 16 vjece, njera do ta bartte. Po tjetra a do të gëzonte të drejtën ta bartë shaminë sikur shoqja e saj e bankës? Poashtu  ftoj mesimdhënësit, qe ne vend të protestave për paga të protestojnë për këtë iniciativë qellim keqe në një shtet laik e me një arsim jo politik.