Kreu Blog Faqe 1211

Cili ishte njeriu i parë që më mbushi sytë me lot në vitet e para të qëndrimit tim në Suedi?

0
Ilir Canhasi, Suedi
***
Ky njeri ishte z.Lutfi Kolgjini.
Kush ishte Lutfi Kolgjini?
Lutfi Kolgjini ka lindur në vitin 1959 në Ferizaj të Kosovës. Familja e tij iku në Ferizaj nga Kukësi i Shqipërisë në fund të viteve 1960. Prej aty ata kaluan në Malmö në vitin 1967, kur Kolgjini ishte tetë vjeç.
Ai ishte personi i parë në Suedi që mbante shqiponjën dykrenore në kapelën e tij kur ai bënte gara me kuaj, gara që e bënë atë fitues të shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ishte kampion i botës dhe kishte thyer rekorde botërore.
E pra miq të dashur ky ishte Kolgjini, i vetmi shqiptar që në vitet 90-ta, bëri që me punën e tij sportive dhe ftuarjen e tij në shumë intervista televizive dhe media, që e tërë Suedia të mësonte sado pak se kush ishin shqiptarët.
Na mbushte zemrat plot dashuri dhe na bënte krenar gjithë shqiptarët që jetonim në Suedi.
Lutfiu ishte edhe një kontribues i madh në luftën e fundit 1999 në Kosovë.
Sot, ai është trener i kalorësve dhe ka biznesin e tij në Vomb jashtë qytetit Lund.
Unë i dëshiroi atij dhe familjes së tij një jetë të lumtur dhe me plot shëndet!
Faleminderit për gjithë ato që ke bërë për popullin tonë!
Ps
Edhe pas 30 viteve qëndrimi në Suedi, unë nuk pata rastin asnjëherë ta takoi këtë njeri me zemër të madhe.

Nefail Maliqi, gazetari preshevar që jeton në Zvicër, fton diasporen shqiptare nga Lugina e Presheves – REGJISTROHUNI !

0

Gazetari Nefail Maliqi

Gjenevë, 11 tetor -Pas dy dekadash do të mund të dihet zyrtarisht për numrin e shqiptarëve të regjistruar në Serbi. Procesi i regjistrimit të popullsisë në këtë vend ka nisur më 1 tetor dhe do të përfundojë më 31 të këtij muaji. Doi perkujtuar se shqiptarët e kanë bojkotuar regjistrimin e vitit 2011, për shkak të, siç është thënë atëbotë, obligimeve të paplotësuara të shtetit serb ndaj tyre dhe kushteve diskriminuese.

Por, kësaj radhe, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, që jetojnë kryesisht në pjesën jugore të Serbisë, u kanë bërë thirrje atyre që të regjistrohen për shkak se atshem jane bere disa lehetersia, mjadje formilaret jane ne shqip, jos i dikur, fale presionit te nderkombëtareve ne Beograd, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Diaspora shqiptare e Luginës së Preshevës mobilizohen për regjistrim të popullsisë!

Aucune description disponible.Lidhur me këte poces me mjaft me interes kombëtar dhe shoqeror, gazetari yne i njohur nderkombetare ne Gjeneve Nefail Maliqi (nga Presheva) ka bere apel per diasporen shqiptare nga Lugina qe te regjistrohen për t’i treguar bote jemi aq sa jemi shume aq, sa kemi desjire!, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Sipas z.Maliqi, qyetaret e Lugines, bashke me diasporen shqiptare duhet të regjistrohen jo vetëm si nje akt shoqeror por edhe kombetar, sepse permes ketij procesi duhet dëshmuar se kush është shumicë në Luginën e Presheves dhe për t’ itreguar botes se shqiptaret etnik jane autokton ne këto vise, jemi shume përkunder spastrimeve etnike dhe jo aq sa mendojne disa.. »

« Të nderuar pjesëtarë të diasporës sonë, qytetarë dhe shtetas te Lugines e Presheves dhe rajoni, përmes këtij apeli po Ju drejtohem për ta theksuar e për ta risjellë në vëmendjen e çdonjërit peshën e jashtëzakonshme që ka akti i regjistrimit pasi ky proces nuk është vetëm akt qytetar por gjithsesi është edhe kombëtar, prandaj REGJISTROHUNI!.. » thuhet ne fillim te apelin e gazetarit tone te njohur nderkombëtare qe jeton dhe vepron qe prej vitesh ne Gjenevë Nefail Maliqi me origjina nga Presheva, trasnmetoln gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Në vazhdim z.Maliqi ka shkruar se « si pjesetar i atyre viseve qe na rriten e shkolluan, Ju bëj thirrje të gjithëve kudo që ndodheni jashtë vendit, me punë e aktivitete anekënd botës t’i përjggijeni regjstrimitt e popillsisë. Jemi dëshmitare nga regjistrimi i fundiit sa telashet dhe pasojat na i la si ekonomikisht ashtu edhe ne zvhillmin e Lugines dhe ne arenen nderkombëtare… »
Pra, ju lutem regjistrohuni sa më parë që të jetë e mundur dhe pa humbur kohë, si dhe shpërndajeni njoftimin te të afërmit dhe miqtë tuaj që mund të jenë të painformuar!

Shifra dhe fakte per shqiptaret e Lugines ne diaspore: Sot nga Lugina e Presheves ke mbi 80.000 shqiptare ne Perendim!

Ouvrir la photoRegjistrimi i popullatës së një vendi, ne kete rast ne Luginen e Presheves vërtet është një akt me karakter statistikor por bazuar në sistemin juridik e kushtetues i vendit, regjistrimi është shumë më shumë se thjesht statistikë. Sipas këtij sistemi, rezultatet e regjistrimit e përcaktojnë edhe bazën juridiko-kushtetuese për gjithçka që na takon si etni në këtë vend.
Mergimtare te dashur, ju nga Lugina e Presheves: 5 minuta pune per kombin tonë, pra regjistrohu! Duhet ta deshmojme se jemi shume!

E dini se ky proces eshte jo vetem akt i obligurshem por edhe kombetar! Sot nga Medvegja, Bujanoca dhe Presheva jane mbi 80.000 shqiptare ne Perendim! Nga kjo shifer, gjysma nga ta jane qe kane dalur pas luftes, kryesisht te rinj dihen aresyet!…
Sipa sagzetes zvicerane Le Canton27.ch nga 80 mije shqoipatre sa gjenden aktulaisht ne vendet perendimore, vetem ne Zvicer jane mbi 20.000, pastaj ne Gjermani 25.000, kurse ne Belgjike, France dhe Austri jane 30.000 dhe mbi 10.000 jane ne Amerike dhe vendet tjera skandinave deri ne Australi, pa llogaritur ketu, ata ne Turqi

Si u njoha me atdhetarin Fehmi Lladrovci …?

0

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Pal – Islam Idrizi

(Eichstätt,-25.11.1995- qytezë në Bavari ku unë jetoja).
Në nëntorë të vitit 1995, thirra një tubim festiv, në emër të „Partisë Revulicionare Shqipëtare“ (PRSH-re), ku bëja pjesë.
Në atë tubim, ishin të ftuar të gjithë anëtarët e simpatizantët e kësaj partie.
Fehmiu nuk ishte pjesë e kësaj partie dhe as i ftuar!
Një bashkëveprimtarë,jo larg nga vendit ku banoja, Fatmir Istogu, kishte njoftuar Fehmiun dhe shokët e tij, me të cilët edhe u bënë pjesë e festës.
Për Fehmi Lladrovcin, kisha dëgjuar por jo takuar më përpara.
Fillimishtë, folëm rreth kësaj date historike dhe rëndësin jetike për kombin. Më pas u dha një program kulturo-artistik,dhe në fund,një tryez ku secili të kishte mundësinë te shpaloste pikpamjet e tija, rreth situatos dhe daljes nga rruga pakrye, që n’a kishin futur, përveç pushtuesëve jugosllav edhe të disa parti „politike“, mbrenda dhe jashtë vendit.
Në këtë tryez, bënte pjesë edhe Fehmi Lladrovci,duke përfaqësuar, LPK-në.
Në mbrëmje, në të përfunduar programi, gjithë shokët-shoqet e PRSH-së,vendosën të qëndronin në banesën time. Pasi falenderova të gjithë pjesmarrësit, duke u uruar rrugë të mbar, Fehmiu po priste, qëndronte në mes të sallës,bashkë me shokët e tij, nuk e kishte ndërment të ikte!
Unë u gjenda në një situat mjaftë të vështirë! Në banesën time ishin nisur vetëm anëtarët e kryesisë së PRSH-së,këshilli organizativ, si qëllim kishim, hapat më tej. Cilët janë, si duhet vepruar kundrejtë situatës etj. Kurse unë po prisnja, e po prisnja t’a lenin sallën të gjithë, në mënyrë që dorëzoja çelsat dhe lekët për lokalin, pronarit të sallës!
Mu afrua Fehmiu, „di ti se ku shkuan organizatorët“? „Këta djem, kam dëshir t’i njohë më nga afër“. Duke i’u përgjigjur,apo duke belbëzuar,qëllimishtë, pa mbaruar fjalinë,në mes hyri një shok, „ejani se unë kam vend, fundi i fundit, dërgoj tani juve,për pjesën tjetër kthehem prap“!
Sinqerishtë,nuk doja të ishte Fehmiu në atë mbrëmje! Ishim të gjithë të një grupimi, të PRSH-së. Kurse Fehmiu përfaqësonte LPK-në. Fjalët rrotull… çarjet mes dy grupimeve (LPK,PRSH etj.) dhe jo vetëm, mbase jo aq të thella e të rënda sesa përflitej! Megjithatë, kisha frikë se mos do ndodhte diçka e keqe, këtë nuk e dëshiroja asesi, jo në shtëpin time.
Çuditërishtë, na ra të futemi në të njejtën makinë me Fehmiun. Rrugës vazhdonte të pyeste, disaherë, „ te kush po shkojmë“! Unë rrija, shtirresha sikur po mendoja, kjo qe edhe arsyea apo justifikimi, kur mu drejtua,“po ti, di se tek kush jemi sonte?“! Po. Tek unë.I‘a ktheva, prerazi, pa u zgjatur!
Nuk e di, e kuptoi apo jo? Por edhe sot më vjen rënd ta përshkruaj situatën që isha! Kisha dëgjuar…ngatërresa,sharje e fyerje e diku diku, edhe grushta mesveti… e për çfarë??? Këtë nuk e kuptoja! Që ishte dora e armikut, këtë e dija, por si mundet,si ka mundësi të biem ne kaq lehtësishtë në kurthën e tyre(armiqëve e tradhëtarëve)!?? Kjo për mua është e papranueshme. Çuditërishtë shumicën e rasteve ,nxitje e urrejtje ndaj njëri-tjetrit, vinin nga krerët e grupimeve. Kurse njërëzit e thjesht, ishin në përgjithësi,të afërt me njëri-tjetrin.
Ishte hera e parë që po e takoja Fehmiun! Zakonishtë, ata që prishnin punë, shtirreshin të mirë,të dashur e patriot,por deri sa e arrinin synimin që kishin,më pas…!??
Dyshoja se mos Fehmiu…larg çoftë të ishte njëri ndër ta! Kjo ishte gjendja e asajkohe! Mjerishtë.
Me të hyrë në shtëpi, pothuajse nuk kishte asnjë vend bosh! Po në sallë mu duk se ishim pak, ju thash të pranishmëve me të qeshur! Si zot shtëpie, u urova mirëseardhje, të rrini e t’flisni, si në shtëpin tuaj.
Pasi zunë vend të gjithë,mbi njëzet veta, në një dhomë 4 me 5 m, e cila atë nëtë, më duk aq e vogël sa nuk bëhet!
Do t’përpiqem t’i kujtoj me emra! Këta ishin: Martin Çuni, vëllezërit Fehmi e Ramiz Lladrovci, Nystret e Ekrem Ahmeti, Nystret Hajdari (Fitim Fitimi), Fitore Berisha,Petrit Duraku, Bedri Veseli, Zjadin Hoxha, Harun Beka (Dëshmor), Abedin Rexha (Dëshmor), Milim Baftiari, Bilall Syla, Ismet Sopjani, Haki Zekaj, Fatmir Istogu,Mustaf Ramadani, Sadik (??) etj etj.!
Tani i vetmi shqetësim ishte! Si do ta përballonte shoqja (Valbona), kishte marr mbi supe, darkën! Gjithë ata shokë e shoqe…? Fat’mirsishtë, kisha edhe vëllaun, e besa edhe disa shoqe e shokë që nuk e lan vetë, për parapregaditje dhe shtrimin e darkës.
Më pas filluan bisedat, të cilat vazhduan gjithë natën. Komunikimi ishte vllazëror,sikur të kishin një jetë të tërë që njiheshim mesveti. Tregime mbi të kaluarën,sfida e përjetime te natyrave të ndryshme, e mbi të gjitha, gjendja në truallin tonë Arbërorë.
Dikur (me insistimin e shokëve), shumë vonë, fola (isha mikpritës, më takonte të dëgjoja!), dhash mendimet! Aty fola edhe për takimin me disa nga shokët tanë të LPK-së, për nismën nga Hakif Rexhepi (shok i Idealit), që kishim për bashkimin e dy grupimeve PRSH-së e LPK-së,takime që i kishim bërë disaherë por pa një rezulltat! Tregova edhe me kë kisha biseduar (Begzat Gashin dhe Hasan Ukhaxhaj-LPK-së), por, jo për fajin tonë (PRSH-së),të gjitha përpjekjet,dështuan!
Për këtë Fehmiu nuk kishte dëgjuar, mbeti i habitur, sigurisht, tani që na njihte nga afër,e kishte të vështir ta besonte.“Po tani, si është puna (pyeti Fehmiu)“? „Jeni dakord të vazhdoni kontaktet për bashkëpunim-bashkim“? Si për habi, të gjithë nga shokët e PRSH-së (sikur të ishim marrvesh më përpara), njëzëri, i’u përgjigjëm! PO.
Pas kësaj, filluam bisedat rreth mundësive për të qenë bashkë, nën një çati.
Do të veçoja një thënjë, e cila mbeti e ngulitur, në memorjen e Fehmiut (dhe e përsëriste saherë që takoheshim): Luftë do t’ketë. Por, parase të filloi,një orë e më përpara, ne duhet të bashkohemi. Vaj halli për ne,nëse lufta fillon, e neve t’na gjejë në një gjendje çfarë jemi, të ndarë e të përqarë!
Kështu vazhduam gjithë natën, disa flinin ulur, disa të tjerë në dhomën tjetër të fëmijëve, e ca të tjerë në kuzhinë, sepse nuk kisha dhoma mjaftueshëm. Kurse ne të tjerët vazhduam gjithë natën,duke biseduar! Diku,rreth orës 7 e 30 të mëngjesit, Fehmiu me shok tjerë, me të cilët kishte ardhur, kërkuan leje! „Më duhet të shkoj(tha Fehmiu),kam disa takime“.
Pasi e falenderuam për pranin e tij dhe shokëve, i uruam rrug të mbarë, duke përsëritur nga të dy palët, se do të takohemi prap,për të njejtin qëllim, në përmbushje të detyrave ndaj atdheut.
Me Fehmi Lladrovcin (dëshmor i kombit), u takova edhe pesherë të tjera, gjithmonmë në përpjekje për tu bashkuar! Ca dilnin penges, nga të PRSH-së, e ca nga LPK-ja!?? Fatkqësishtë, të gjitha përpjrkjet, dështuan. Por jo për fajin tim, e as të Fehmiut.
Kontakti i fundit me (Fehmiun), ka qenë përmes telefonit! Nga fronti, kujtonte fjalët…! „Më vjen zor ta them, edhe këtu, në vijën e frontit, gjej gazeta të grupimeve të ndryshme, shpërndahen nga ushtarët, u kam tërheçur vërejtje disaherë…“!!
Nuk e pata fatin ta njhëja nga afër, Xheva Lladrovcin, HEROINËN E KOMBIT. Kurse me Ramizin të vllaun e Fehmit,po, jam takuar,gjatë luftës dhe njëherë pas lufte.
Shok, e bashkëluftetarë do të jemë deri në frymën e fundit,deri në LIRI të plotë.
FLINI TË QETË LUFTETARË TË LIRISË.
PAQI BEKIMIN E TOKËS ARBËRORE.
Ky takim,apo ajo natë, do të mbetet një nga kujtimet e mia… nga ma të bukurat.
Qëllimi i im,apo porosia që dua t’ua dërgoi si një mesazh tek ju miq e shokë,bashkëatdhetarë ,është: Mos dëgjoni fjalët e rrugëve, apo të kafeneve, të atyre që dehen me qaj rusi. Takohuni,kominikoni si njerëz të një gjuhe e një gjaku. Vetëm kështu mund të ndaloni,pengoni qëllimk’qinjtë që donë t’ju ndajnë nga njëri-tjetri.
Kushedi se ç’bindje kisha sot, për Fehmi Lladrovcin, nëse nuk kishte qenë festa e nëntorit të LIRISË!
Pal
Islam Idrizi
11.10.2022 Ingolstadt.

Shoqata për trashëgimi dhe krijimtari kulturore e Preshevës mbajti Kuvendin e IV-të zgjedhor

0

Të shtunën, më 8 tetor 2022, Preshevë

  • Kryetar Kuvendi u zgjodh z.Shpetim Memishi, PhD i shkencave ekonomike, ndërsa kryetar z.Xhemaledin Salihu, profesor. 

Në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë mbaajti Kuvendi e IV-të të saj, ku ishin të pranishëm afro 35 anëtarë, simpatizantë dhe dashamirë të kësaj shoqate.   

Kuvendi e hapi Z. Xhemaledin Salihu, kryetar i deritanishëm dhe në i ftoi të pranishmitë që me një minutë heshtje t’i nderojnë anëtarët dhe kontribuesit e Shoqatës për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore, të cilët nuk janë më me të gjallët: Zeqirja Fazliu, ish-kryetar i Kuvendit të Shoqatës,Demush Berisha, Sadete Presheva, Ali Sinani, anëtarë të Këshillit drejtues të kësaj shoqate, Naser Duraku, Ramadan Ramadani, kontabilistë dhe Hajrullah Mustafa, studiues nga Mitrovica. 

Forhåndsvisning av bilde

Në vazhdim Xh. Salihu propozoi Kryesinë e punës të Kuvendit në këtë përbërje: Z.Xhemaledin Salihun, Z. Shpëtim Memishi dhe Xhemaludin Rexhepin. Kuvendi me votim e miratoi këtë përbërje të Kryesisë. 

Për të vijuar puna normale e Kuvendit Z.Xhemaledin Salihu propozoi për kryetar Kuvendi Z. Shpëtim Memishin dhe hapi diskutimin. Pas diskutimit dhe disa fjalime lidhur me veprimtarine e Z. Shpëtim Memishit, propozimin e procesoi për votim. Të gjithë pjesëmarrësit e përkrahën me aklamacion dhe nuk pati kundër dhë të abstenuar. 

Pas urimeve, kryetari i posazgjedhur i Kuvendit e mori udhëheqjen e Kuvendit dhe me pikën e rendit të ditës propozoi Z.Xhemaledin Salihun, për kryetar të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore edhe për një mandate katërvjeçar. 

Të pranishmitë në Kuvend unanimisht, të gjithe votuan që i propozuari edhe një herë të rizgjedhet për kryetar të kësaj shoqate. Në votim nuk pati kundër dhe abstenim. Pra, Z. Xhemaledin Salihu u rizgjodh edhe për një mandat kryetar i ardhshëm i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore. 

Kryetari Z. Xhemaledin Salihu i falënderoi delegatët për besimin e dhënë dhe tha se sëbashku do t’ia dalim edhe me suksese të tjera. 

Forhåndsvisning av bilde

Në vazhdim lexoi një raport të aktiviteteve të organizuara dhe aktivitetet e ardhshme gjatë vitit 2022. 

Më pastaj u zgjodh edhe Këshilli drejtues i Shoqatë për Trashëgimi dhe Krijimtari i propozuar nga kryetari i Kuvendit në këtë përbërje: 

1.Xhemaledin Salihu, kryetar 

2.Nehat Ramizi, nënkryetar 

3.Remzije Rexhepi, sekretare 

4.Xhemaledin Rexhepi 

5.Agim Arifi 

6.Kushtrim Nasufi 

7.Limon Kadriu 

8.Një anëtare nga Medvegja 

9.Sami Agushi 

10.Edon Agushi 

11.Frashnjit Duraku 

Forhåndsvisning av bilde

Në Kuvend u miratuan edhe disa vendime të organizimit strukturor të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore. 

Pas mbarimit të Kuvendit, Këshilli drejtues në përbërje të re mbajti mbledhjen e parë dhe diskutoi lidhur me organizimin e Konferencës shkencore që duhet të mbahet më 22 e 23 tetor 2022, mbi ndarjen e shpërblimeve në Konferencë dhe disa çështje eventuale. 

Ibrahim Kelmendi: Nuk kam qenë bashkëthemelues i PDK-së

Ibrahim Kelmendi, Gjermani

Bashkëveprimtari veteran Ragip Shala ironizoj sot informimin tim për bllokim të djeshëm për 30 ditë të profilit tim në FCB:

“Jo! Nuk është faji aty?! Dje ishte ditëlindja e PDK-së, dhe dje u publikuan emrat e themelusve të PDK-së. Në listë figuroi edhe emri yt Ibrahim Kelmendi. Prandaj në shenjë hakëmarrje jeni i dënuar për një muaj…”

Emrin e gjeta në faksimilin me titull: “këshillit nismëtar dhe krayesi”, të cilin e paska publikuar dje Bardhl Mahmuti, të shoqëruar me tekstin:

BARDHYL MAHMUTI:

Këtu e 23 vjetë më parë…
Nga lufta dolëm të djegur, të rrënuar, të shpërngulur, të dhunuar, të vrarë…
Por, të çliruar nga pushtuesi gjenocidist, përgjithmonë, fitimtarë!
Epoka e paqes dhe e Lirisë po lindte dhe politikisht kërkohej të rilindnim bashkërisht.
LPK (Lëvizja Popullore e Kosovës) përmbylli kapitullin e tranformimit politikë në partinë e parë të pasluftës, PBD-në (Partinë e Bashkimit Demokratik) e kryesuar nga Bardhyl Mahmuti.
Edhe QPK-ja (Qeveria e Përkohëshme e Kosovës) e drejtorit të Drejtorisë Politike të UÇK-së, e kryeministrit Hashim Thaçi, po përmbyllte kapitullin e përkohëshmërisë qeverisëse, për të trasuar rrugën tonë të përbashkët të riunifikimit politik!
Epoka e Re, e lindur me dhembje mbinjerëzore dhe gjak të shenjtë heronjësh, edhe politikisht po ridimenzionohej me ribashkim, riorientim, rithemelim dhe rirrjeshtim në Partinë Denokratike, fillimisht të emruar si PPDK.
Urime 23 vjeçarëve PDK-istë, fillimisht dhe pastaj gjithë pasndjekësve të vjetër e të rinjë, pafundësisht!

***
Ja, si e sa bukur e ka zbukuruar historinë e PDK-së Bardhyl Mahmuti. Mallkim!
Fatmirësisht apo fatkeqësisht, varësisht nga mënyra e qasjes, edhe unë isha protagonist, ndoshta për hir të dëshmimit.
Kuvendi i 8-të dhe i fundit i Lëvizjes (LPK) u mbajt në fund të qershorit 1999 në Prizren. Në atë Kuvend, pos tjerash, u vendos të themlohej një parti politike. Kundër atij vendimi ishte vetëm Hashim Thaçi. Kryetari i atij grupi pune për themelim të një patie politike qe zgjedh Bedri Islami. Kam mbajt mend vetëm Jashar Salihun anëtar të atij grupi (kam harruar si e kemi quajt). Tre tjerëve nuk ua kam mbajt mend emrat. Për ata që nuk i kanë ditë rrethanat, Hashimi ishte kundër, sepse e dinte që nuk do merrte asnjë votë në kuvend themelues, nëse do të kandidonte.
Kuvendi themelues i partisë që po formohej u mbajt në fund të korrikut 1999, në “sallën e kuqe” të Fakultetit Filozofik në Prishtinë. Ishin më shumë të pranishëm, se sa ulëse që kishte ajo sallë (edhe në logjë). Mungonin vetëm shefat e “ndërmarrjes së krimit të përbashkët” (NKP / siç i ka quajt Kryeprokurori Amerikan Smith).
), Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla. Ata kishin paraqit ca kushtëzime, por Grupi i koordinimt të kuvendit themlues nuk ua kishte pranuar. Kuvendi mori vendim për themelim të partisë politike. E quajti: PARTIA E BASHKIMIT DEMOKRATIK (PBD).
Bashkëkryesues i seancës për zgjedhje të kryetar isha edhe unë. Garuan tre kandidatë: Bardhyl Mahmuti, Bedri Islami, Shaban Shala (i radhita sipas alfabeti). Bedriu mori më se shumti vota, por nuk e mori shumicën. I dyti me vota ishte Bardhyli. Shabani i treti. U vendos të garojnë në rund të dytë vetëm Badriu dhe Bardhyli. Si “skandaloz” edhe aty fola: “Bedri Islami tërhiqet nga gara. Mbetën të garojnë vetëm Bardhyli e Shabani.” Pash reagimin kundërshtues të Bedriu. Kërkova pesë minuta pauzë për konsultime. Bedriu më qortoi për atë lloj flagrance. I thash, pos tjerash, se OSBE-ja ka shpall që nuk regjistron parti politike të cilat kanë për udhëheqës persona që nuk janë banorë të Kosovës. Bedriu e miratoi arsyetimin tim dhe sakrifikoi postin e sigurt ët kryetarit, për hir të PBD-së që tashmë ishte formuar. Në rundin e dytë fituas doli Bardhyli.
Edhe në atë Kuvend kam bërë sqarimi, kur më patën propozuar të isha kandidat garues për kryetar, se aty isha vetëm si “ndihmsë organizativ” e jo si bashkëthemelues, meqë kisha deklaruar në Kuvend të Lëvizjes se nuk do të angazhohem në parti politike as në qeveri të Kosovës.
Çfarë ka ndodh deri më 10 tetor 1999, si i ka ndodh komploti PBD-së nuk kam informacion të bollshëm konkret. Por po ofroj vetëm dëshmi të përjetuara më 10 tetor 1999, për të pastruar biografinë time nga njollosja e emrit tim që idioti përkatës e ka vënë atë ditë në “listën zyrtare” (zezë), të cilën po e publikojnë militantët thaçistë.
Meqë pas Lufte më kishin lejuar të banoja në Hotel “Grand”, të dielën e 10 tetor 1999 rastisi të shoh kallabllakun që po ngjitej shkallëve që të qonin në katin e parë të Hotelit. Pyeta çfarë po ndodhte. Me thanë se po themelonin parti PARTIA PËR PROGRES DEMOKRATIK E KOSOVËS. Kurreshtja më shtyri të ngjitesha edhe unë, meqë po i njihja pothuajse të gjithë. Në krye të mbledhjes duhet të kenë qenë Jakup Krasniqi, Martin Berishaj dhe dy-tre veta tjerë. Erdher dy-tre “kujdestarë”, njëri pas tjetrit, me urdhëruan me zë të ultë e mirësjellje të dilja jashtë. Nuk dola, duke simuluar rrolin e idiotit, e në fakt prezantohesha si gazetar. U shkoi në vesh komplotistëve informimi se nuk pranoja të dilja jashtë. Kryesia e mbledhjes vendosi për pauzë konsultuese. Erdhen ca shkues më me autoriteti dhe me luten të dilja, meqë ishte “mbledhje me vyer të mbyllura” për mediat. Prapë nuk pranova. Vendosen të më toleronin. Nuk e dija se kanë zgjedh taktikë të arsyetonin praninë time si anëtar “këshillit nismëtar”.


Vërtet nuk e kuptoj, pse e ka publikuar Bardhyli këtë informim, i cili fillon me fjali gënjeshtare:
“Në mbledhjen themeluese të Partia për Progres Demokratik të Kosovës, u miratuar këshilli nismëtar, që përbëhet nga: Hashim Thaçi…” (deri të unë, i fundit)!
Tani ca hamendësime, si dhe përse duhet t’i ketë ndodh komploti Partisë për Bashkim Demokratik (kryetar Bardhyl mamuti), që janë më të sakta se ca protagonistë gënjeshtarë thaçistë.
Beogradi dhe Parisi, gjegjësisht shërbimet simotrat BIA dhe DGSE, e kanë penetrua shefin e DGSE-së, marionetën serbofile Danjean ARNAUD si këshilltar të kryeshefit të UNMIK-ut, francezin Bernard Couchner (gjithashtu kuadër i kamufluar e DGSE-së?). Ata duhej të realizonin pushtimin e “veriut” për hir të “Trepçës”, meqë gjatë lufte Millosheviqi kishte simuluar shitjen e saj francezëve. Për ta realizuar atë pushtim dhe komplotet tjera Danjean Arnaud ka komplotuar Partinë për Bashkim Demokratik, duke e tjetërsuar atë në prati komplotiste, në krye me Hashim Thaçin.
KAQ!

Kalendari historik-11 Tetor 1991: Tre opcionet e zgjidhjes së çështjes shqiptare 

Nga Behlul Jashari

-Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi. “Ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar”, shprehej Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në një nga intervistat ekskluzive që kam zhvilluar/

PRISHTINË, 11 Tetor 2022/ Në Prishtinë para 31 viteve, në 11 Tetor 1991, është miratuar e nënshkruar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.  Deklarata e 11 partive politike kishte tre opsione për zgjidhjen e çështjes shqiptare:“1. Nëse nuk ndryshohen kufijtë e jashtëm e as ata të brendshëm  të Jugosllavisë, duhet të ekzistojë Republika e Kosovës si shtet  sovran dhe i pavarur, me të drejtë bashkimi në lidhjen e  shteteve sovrane në Jugosllavi. Pjesët e popullit shqiptar që mbesin të jetojnë në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Serbi do të kenë statusin e popullit shtetformues dhe të gjitha të drejtat që dalin nga kjo.2. Nëse kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë nuk ndryshojnë, por ndryshojnë kufijtë e brendshëm ndërmjet republikave, atëherë kërkesë është Republika Shqiptare në Jugosllavi, e ndërtuar mbi bazën e parimit etnik dhe të parimeve të tjera që vlejnë për serbët, sllovenët dhe popujt e tjerë të Jugosllavisë.3. Nëse ndryshojnë kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë, atëherë populli shqiptar në Jugosllavi, përmes deklarimit të përgjithshëm me plebishit, do të vendosë për bashkimin e territoreve në të cilat jeton Shqipëria dhe kështu do të krijohet shteti integral shqiptar në Ballkan në kufijtë e tij etnikë”.

Forhåndsvisning av bilde

Në vitin 1991, Referendumi për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, i mbajtur nga 26 deri 30 Shtator me  99,87 për qind të votave pro, që pasonte Deklaratën për pavarësi të 2 Korrikut e Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit 1990,  pasohej edhe me zhvillime tjera në angazhimet për realizimin e vullnetit kombëtar e demokratik të shqiptarëve në trojet e tyre jashtë kufirit të Shqipërisë. “Deklarata politike për tri opcionet e zgjidhjes së çështjes shqiptare më 1991”, është një nga dokumentet e atyre zhvillimeve historike, pjesë e të cilave ishin edhe zgjedhjet e para pluraliste parlamentare e presidenciale të Kosovës të 24 Majit 1992.

Forhåndsvisning av bilde

Presidenti historik i Kosovës, i zgjedhur atëherë, Dr. Ibrahim Rugova,  në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar para çerek shekulli për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, derisa bisedonim gjatë ditën e enjte të 22 Shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, duke përkujtuar e vlerësuar dokumentin e tre opsioneve  shprehej se, “ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar”,  theksonte se, “zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale”, fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Forhåndsvisning av bilde

-“Partitë politike shqiptare në ish-Jugosllavi edhe nëpërmjet një dokumenti të përbashkët kanë shprehur kërkesat dhe opcionin për zgjidhje, pos për Kosovën, edhe për çështjen shqiptare në Maqedoni e Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe në Mal të Zi. Cila do të ishte zgjidhja optimale në këtë moment?”, ishte një nga pyetjet gjatë intervistës, në të cilën Presidenti Rugova përgjigjej:

Forhåndsvisning av bilde

-“Tashmë e thashë se ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar. Atëherë kur e nxorëm këtë dokument, që ka validitet edhe sot, opcioni i parë, nëse nuk ndryshojnë kufijtë e brendshëm, ishte një Kosovë e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Serbisë e Shqipërisë, që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër,  të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale. Të gjitha këto pjesë shqiptare, të themi kështu, kanë deklarimin e vet, të popullit, referendumin në Kosovë, në Maqedoni, në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë dhe Memorandumin në Mal të Zi, që ka edhe vlerën e një referendumi.

Forhåndsvisning av bilde

Prandaj, në bazë të situatës që e kemi, ne qëndrojmë në realizimin e opcionit të parë, do të thotë punojmë në pavarësimin e Kosovës dhe që shqiptarët në Maqedoni të realizojnë të drejtën e popullit shtetformues në atë republikë. Po ashtu edhe shqiptarët në viset e tjera etnike në ish-Jugosllavi të realizojnë të drejtat, për të cilat janë deklaruar.

Në këtë plan janë realizuar mjaft gjëra praktikisht. Mos të harrojmë se në Preshevë e në Ulqin partitë shqiptare e kanë marrë pushtetin lokal. Ai është hap i parë, edhe pse tash komunat nuk kanë ndonjë pushtet as në Maqedoni, as në Preshevë e as në Ulqin, u bë ai centralizimi, që para shthurjes së ish-Jugosllavisë, kur filluan t’u merren kompetencat komunave. Tash ato kompetenca janë reduktuar edhe më shumë.

Ndërsa në Kosovë, ne, edhe pse të okupuar, kemi organizuar jetën tonë, kemi afirmimin e çështjes, projektit të pavarësisë. Në Maqedoni kemi hyrjen – prezencën në instiucione, gati të gjitha komunat shqiptare i kontrollojnë shqiptarët. Prandaj, është një punë, një proces, do të thotë edhe këtu janë realizuar gjëra praktike dhe pragmatike që shihen, janë rezultatet që shihen e që preken”.

Forhåndsvisning av bilde

DOKUMENTI I PLOTË:

DEKLARATA POLITIKE PËR TRI OPCIONET E ZGJIDHJES SË ÇËSHTJES SHQIPTARE MË 1991

 

Njëmbëdhjetë partitë politike shqiptare, anëtare të Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, duke shprehur vullnetin politik të popullit shqiptar për zgjidhjen eçështjes shqiptare dhe për gjendjen aktuale në Jugosllavi japin këtë:

Deklaratë politike

 A)     Çështja e pazgjidhur kombëtare shqiptare në Jugosllavi është pasojë e copëtimit të trojeve etnike shqiptare, kur me krijimin e shtetit të Shqipërisë më 1913 jashtë tij, në territore kompakte etnike, mbeten më shumë se gjysma e popullit shqiptar, të cilët asnjëherë nuk i gëzuan të drejtat legjitime kombëtare, as në Jugosllavinë mbretërore, as në Jugosllavinë socialiste;

  B)     Copëtimi i territoreve të popullit shqiptar, që u bë pa përfillur parimin etnik në caktimin e kufijve shtetërorë dhe pa përfillur vullnetin e popullit shqiptar, vazhdoi edhe në Jugosllavi, duke e ndarë popullin shqiptar në kufij politiko-administrativë të Kosovës, të Serbisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi. Një autonomi të caktuar politike populli shqiptar e pati vetëm në Kosovë, të garantuar me Kushtetutën e vitit 1974, që është ende në fuqi dhe sipas së cilës Kosova është emement konstituiv i Federatës Jugosllave;

 C)     Serbia, në kundërshtim me Kushtetutën e Jugosllavisë, më1989 hoqi autonominë e Kosovës, suprimoi të gjitha të drejtat kombëtare të shqiptarëve, u mori shqiptarëve çdo të drejtë përsovranitet dhe subjektivitet, i largoi nga të gjitha institucionet shtetërore, suspendoi Kuvendin e Kosovës, Qeverinë e Kosovës dhe të gjitha kuvendet e komunave, ndaloi mësimin në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet, mbylli mjetet e informimit në gjuhën shqipe, aplikoi gjuhën serbe dhe alfabetin qirilik si gjuhë dhe shkrim zyrtar në komunikimin publik, largoi nga puna mbi tetëdhjetë mijë shqiptarë;

D)     Si shprehje e mospajtimit me një gjendje të tillë, populli shqiptar organizoi protesta të qeta, në të cilat morën pjesë mbi gjysëm milioni njerëz, u mbajtën grevat e punëtorëve, si dhe greva gjenerale. Pushteti serb reagoi me dhunë: u vranë mbi 100 shqiptarë, u plagosën mbi 300, u burgosën dhe u dënuan me burg shumëvjeçar mbi 12 mijë veta, mbi 600 mijë veta kaluan nëpërprocedurë policore.

E)      Duke parë se Jugosllavia u tregua model i pasuksesshëmpër zgjidhjen e çështjes kombëtare në Ballkan, deputetët eKuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990 shpallën Deklaratën përPavarësi dhe më 7 shtator 1990 Kosovën e Shpallën Republikë. Kjo ishte zgjidhje logjike e organizimit shtetëror të Kosovës, si njësi politiko-territoriale, në të cilën jetojnë 90% shqiptarë dhe vetëm 10% të tjerë.

Partitë politike shqiptare në Jugosllavi, si zëdhënëse legjitime të vullnetit politik të popullit shqiptar, duke u përcaktuar për rrugën paqesore dhe demokratike të zgjidhjes së të gjitha çështjeve në bazë të së drejtës së popujve për vetvendosje, sipas parimeve të KESB-së, të Konferencës së Parisit, u përcaktuan për këto variante të zgjidhjes së çështjes shqiptare në Jugosllavi:

1.    Nëse nuk ndryshohen kufijtë e jashtëm e as ata të brendshëm të Jugosllavisë, duhet të ekzistojë Republika eKosovës si shtet sovran dhe i pavarur, me të drejtë bashkimi në lidhjen e shteteve sovrane në Jugosllavi. Pjesët e popullit shqiptar që mbesin të jetojnë në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Serbi do të kenë statusin e popullit shtetformues dhe të gjitha të drejtat që dalin nga kjo.

2.    Nëse kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë nuk ndryshojnë, por ndryshojnë kufijtë e brendshëm ndërmjet republikave, atëherë kërkesë është Republika Shqiptare në Jugosllavi, e ndërtuar mbi bazën e parimit etnik dhe të parimeve të tjera që vlejnë përserbët, sllovenët dhe popujt e tjerë të Jugosllavisë.

3.    Nëse ndryshojnë kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë, atëherë populli shqiptar në Jugosllavi, përmes deklarimit të përgjithshëm me plebishit, do të vendosë për bashkimin e territoreve në të cilat jeton Shqipëria dhe kështu do të krijohet shteti integral shqiptar në Ballkan në kufijtë e tij etnikë.

Partitë politike shqiptare deklarojnë se vullneti politik i popullit shqiptar, i shprehur edhe në Referendumin e organizuar në Kosovë më 26-30 shtator 1991, me ç’rast Kosova u shpall Republikë sovrane dhe e pavarur, është forcë reale që nuk mund të injorohet nga askush. Kriza në Jugosllavi filloi në Kosovë, me pakënaqësinë e shprehur të popullit shqiptar me pozitën e tij dhe kurrsesi nuk mund të përfundojë pa pjesëmarrjen e më se tre milionë shqiptarëve në Jugosllav. Populli shqiptar rreth shtatë milionësh, si popull autokton e me traditë evropiane, ishte, është dhe do të jetë faktor tejet i rëndësishëm i stabilitetit në Ballkan dhe në Evropë.

Prishtinë, 11 tetor 1991

Këshilli Koordinues i Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi

Dr.Ibrahim Rugova, kryetar

1.     Lidhja Demokratike e Kosovës

2.     Partia e Prosperitetit Demokratik

3.     Lidhja Demokratike në Mal të Zi

4.     Partia për Veprim Demokratik

5.     Partia Fshatare e Kosovës

6.     Partia Shqiptare Demokristiane

7.     Partia Parlamentare e Kosovës

8.     Partia Socialdemokratike e Kosovës

9.     Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar

10.     Partia Popullore Shqiptare

11.     Partia Demokratike Shqiptare

MË 22 KORRIK  1991 FORMOHET KËSHILLI KOORDINUES I PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE TË KOSOVËS

Më 22 korrik 1991, Partitë Politike shqiptare të Kosovës u pajtuan dhe morën vendim që të themelojnë Këshillin Koordinues të Partive Politike Koordinues të Partive Politike shqiptare të Kosovës, me qëllim të zhvillimit, bashkëpunimit dhe të koordinimit të aktivitetit ndërmjet tyre, si subjekte politike të popullit shqiptar, të konstituimit të ndërsjellë të tyre dhe ndërtimit të platformës dhe të strategjisë së përbashkët për të realizuar synimet e shqiptarëve dhe për t’iu kundërvënë me sukses masave që po ndërmerr pushtuesi për thyerjen e qenies kombëtare dhe për rrënimin e çdo subjektiviteti e sovraniteti të shqiptarëve në Jugosllavi.

Forhåndsvisning av bildeKëshillin Koordinues, si subjekte të mëvetësishme dhe të barabarta, e përbëjnë këto parti politike: Lidhja Demokratike eKosovës, Partia Parlamentare e Kosovës, Partia Fshatare e Kosovës, Partia Shqiptare Demokristiane, Partia Socialdemokratee Kosovës dhe Partia Republikane e Kosovës.

Forhåndsvisning av bildeFormimi i këtij Këshilli le të hapura mundësi për forma të reja të organizimit dhe të koordinimit ndërmjet të gjitha  partivepolitike shqiptare dhe të asociacioneve të tjera. 

Forhåndsvisning av bildeKëshilli koordinues vendos në pajtueshmëri të plotë të subjekteve politike që e përbëjnë. Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare të Kosovës u zgjodh dr.Ibrahim Rugova.

Çfarë i duhet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që të dalë nga  bataku pseudo-shkencor? 

0

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Dihet nga të gjithë se Akademia e Shqipërisë u krijua në kohën e diktaturës dhe njihet ndikimi i ashpër politik  mbi Akademinë, por të dy elementët kryesor si: Standartizimi i gjuhës shqipe dhe Fjalori I Gjuhës Shqipe, u bënë dhe i dhanë mundësi Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë të qartësojnë identitetin e tyre gjuhësor dhe historik dhe të shkruajnë me shqipe standarte. 

Akademia e Shkencave  e Shqipërisë mbushi një gjysmë shekulli që është krijuar, dhe Kontributi i  saj pavarësisht problemeve mbetet për tu marrë në konsideratë përsa i  përket dy evenimenteve kryesore  njëra për drejtshkrimin e gjuhës shqipe që u mbajt në 20-25 nentor të 1972 dhe tjetra  është realizimi i një Fjalori standart të gjuhës shqipe. 

Përsa i përket problemeve të tjera Albanologjike si Historia e Shqipërisë duke përfshirë fakte të reja  për shkak se Historia e Shqiprisë ka boshllëqe të medha në formë harrese,  ku shekuj të tërë nuk ka patur të dhëna për vazhdimësinë e popullit shqiptar ndër shekuj kur ata quheshin dikur si Pellasgët, Dardania, iliria, me fiset ilire, Arbëria, Epiri, dhe tashmë shqiptarë, akademikët shqiptarë nuk ka dhënë ndonjë kontribut të vlefshëm me gjithë përpjekjet e tyre. Kjo ka ndodhur për dy arësye madhore: 

Ose akademistët e atëhershëm por edhe të sotëm  nuk ishin/janë profesionistë pra, nuk plotësonin kriteret për tu bërë akademikë por u emëruan politikisht nga diktatura, e për pasojë nuk i dhanë asgjë akademizmit,  

Ose akademistet e atëhershëm ishin profesionistë të mirë, por kishin një anë negative të madhe: u serviloseshin dhe nuk debatonin me argumente dot me profesionistët e huaj, duke pranuar hipotezat e tyre. 

 Fakti që ka shumë pak punime albanologjike cilësore me fakte për Historinë e Shqipërisë. Shëmbull është që akademistët tanë kanë rënë dakort se: 

Historia e lashtë, mitologjia e lashtë, është  vetëm greke,  

Historia e vjetër e pushtimit romak dhe sllav është ashtu si e përshkruajnë historianët perëndimorë dhe ata sllavë,  

Historia e mesjetës është ashtu si përshkruhet nga historianët perëndimorë sllavë apo grekë. 

Përsa i përket bashkëpunimitAkademia e Shkencave nuk ka bashkëpunuar si duhet me Akademikët kosovarë qoftë për të sheshuar diferencat, qoftë për të mbajtur një qëndrim të përbashkët. 

Gjithashtu, përsa i përket bashkëpunimit me fqinjët, përveç akademikve shqiptarë të cilët duhet të jepnin tonin për të bashkërenduar tekstet shkollore për historine e Shqipërisë vëndeve fqinjë dhe të Ballkanit, në shumicën e rasteve akademikët shqiptarë kanë pranuar tezat e fqinjëve. Kjo mendoj është gabim i madh. Në këto raste nuk duhet të përdoret politika në vënd të profesionalizmit. 

Fushat e tjera të Akademisë janë të njohura dhe por më pak efektive për Shqipërinë dhe harxhojnë fonde kot. Dihet që Universitetet shqiptare kanë mangësi të mëdha në Kërkimin dhe Hulumtimin shkencor qoftë për shkak të buxhetit qesharak qoftë për shkak të `largimit të trurit`. 

Dihet se Akademia e Shkencave është një tip i një shoqërie apo Akademie (e cila përfaqëson një institucion special shkencor) që vazhdon të studjojë shkencat të cilat mundet ose janë jo të janë të bazuara dhe të varura nga shteti. 

Disa Akademi Shtetërore janë formatuar brënda suazës Kombëtare apo /ose mbretërore në formë honorifike, si p.sh., `Royal Society of London for improving Natural Knowledge`. 

Akademi të tjera mund të jenë të tipit të veçantë si Akademia e Arteve ose siç e ka SHBA: `Akademia e Arteve dhe Shkencave`. 

Tek vëndet jo-anglisht folëse, brënda fushave akademike të Akademisë Kombëtare të Shkencave shpesh përfshihen disiplina shkollare të cilat normalisht nuk klasifikohen si `shkencë` – tek vendet anglisht-folëse https://en.ëikipedia.org/ëiki/Academy_of_sciences. Në botë ka 111 Akademi të Shkencave dhe këto përfshijnë institute/akademi kombëtare po aq sa edhe grupime rajonale apo globale të shkencëtarëve. Një pjesë e tyre përfshihen në IAP (Paneli inter Akademik) dhe marrin pjesë në aktivitete si observues. Duke e ditur se Akademitë e Shkencave luajnë rolin edhe të të ashtuquajturit `Diplomacia e Shkencës`, term i cili është në fakt si përdorim për bashkëpunimin shkencor midis kombeve për tu adresuar dhe për të ndërtuar marëveshje bashkëpunimi dhe partnershipi konstruktiv ndërkombëtar, në rang akademik, inxhinjerik, kërkim shkencor, -atëhere është e domosdoshme një reformim i vërtetë i Akademisë së Shqipërisë dhe jo si ky që u bë duke përfshirë aktorë politikë me `tituj akademikë` – si akademikë. Jo! Mjaft më me akademistë me tituj nga politika dhe me Akademiste të Associuar`. 

Edhe para çlirimit ka patur një institut me atributet e Akademisë. Më 8 prill 1940 Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së Këshillit të Ministrave miratoi krijimin e fondacionit “Skeanderbeg” si dhe statutin e institutit të Studimeve Shqiptare. Sipas këtij statuti, instituti i Studimeve Shqiptare kishte për qëllim t’i jepte hov e të bashkërendonte lëvizjen intelektuale shqiptare në fushën e shkencës, të letrave e arteve. instituti mbante në gjirin e vet 48 anëtarë të përjetshëm që formonin edhe Këshillin e Përgjithshëm me sekretar të përgjithshëm At Zef Valentinin. Kryetar i institutit u zgjodh Ernest Koliqi. 1. Shkenca morale e historike, 2. Shkenca fizike, matematike dhe natyrore, 3. Gjuhë dhe letërsi, 4. Arte. 

Akademia e Shkencave në kohën e Diktaturës dha kontributin e saj siç e thashë më lart,  në dy aspekte, megjithse ishte tërësisht e politizuar. 

Sot këta 30 vite çfarë është bërë? Akademia e Shkencave vazhdon të qëndrojë rob i politikës së pas viteve `90 , sipas rotacionit të pushtetit, duke ulur nivelin cilësor me përzgjedhje fiktive të akademistëve (edhe si pasojë e rënies cilësore të Universiteteve dhe marrjes së titujve shkencore formalisht), rezultati ka qënë `zero` për 30 vjet, vetëm harxho fonde por pa rentabilitet. Madje dhe ribërja dhe ribotimi i Fjalorit të gjuhës shqipe së bashku me Akademikët kosovarë, sipas Ledi Shamkut ` Fjalori është në fazë botimi. Akademia e Shkencave të Shqipërisë kërkon të bëjë fjalorin e vet, por siç ka  qenë”(https://ëëë.balkanëeb.com/debati-i-datave-konceptual-studiuesja-akademia-shkencave-kerkon-te-beje-fjalorin-e-saj-motivet-duhen-pare-ash-ti-dale-krah-kombit/). Akademia e sotme e pseudo-reformuar  gjithashtu ka pak kontribute.  Interesant është  fondi që dha qeveria për të ripunuar Historinë e Shqipërisë. Sidoqoftë përzgjedhja e atyre që do të punojnë le për të dëshiruar, por duhen përfshirë edhe historianë kosovarë. 

Reforma në Akademi nuk duhet të jetë një PseudoReformë sa pr të zënë vënde e për të marrë një rrogë.Shqipëria ka nevojë për një Akademi të reformuar plotësisht që së pari të vërtetojë dhe të mbrojë identitetin e vet  pra i duhet Seksioni i Shkencave Albanologjike sepse ai është më delikati dhe object sulmi nga të huajt dhe ka boshllëqe historike, ndërsa Seksioni tjetër megjithëse i domosdoshëm për zhvillimin teknologjik dhe inovacioneve duhet parë me rezervë, përveç bibliotekës shkencore.  

Së dyti Akademia duhet të këtë vetëm akademistë meritokratë në profesionin e tyre dhe të suksesëshëm në kërkimin shkencor, 

Së treti Akademia duhet të larogjë dhe të mos ketë më profesorë politikanë dhe ndërhyrje politike. 

Së katërti Akademia nuk duhet të ketë më `akademistë të associuar` -një term abuziv. 

Priftipirro2017@gmail.com

K A D A R E dhe turma e bubrrimtarëve haxhiqamilistë !

3
Ndoc Bushgjoka, Tropojë-Tiranë
___
Mbledhur t’currëm e t’murrëm të tanë
Me çjerrje klithmatare përtej çdo caku,
Mallkim e pështymë hedhin n’çdo anë,
Që nga Janulla gjer te Hysni rrjepacaku.
Veprat e njerëzve të mëdhenj janë pasuri e popullit dhe si ato monumentet e vjetërsisë s’ndryshken kurrë, ashtu siç thoshte Horaci: “kam ngritur një monument më të qëndrueshem se bronzi”.
Jo rrallë në llogoren e luftës janë gjëndur përkrah tetarë e gjeneralë. Por, kush e ka mendjen të shikojë në baltën e istikamit spaletat e përlyera kur ato s’dallohen nga trimeria e nderi.
Edhe një herë taborri i shprishur antikadare u mblodh me uf e me of, për të festuar me tam-tam e allaram, mosdhënjen e “Nobelit” për shkrimtarin tonë. Të frymëzuar nga Janulla pallavra e Qose gërdalla, turma laramane, pasi u shkokluan prej gazmendit në gjirizin e tyre,u lëshua thikadel nëpër rrjetet me hu-hu e munxët si në Qerrbela.
Lufta ndaj shkrimtarit s’është as e re as e panjohur.
Në kohën e monizmit e urrenin për vdekje, sigurimsat, policët, oficerët e ushtrisë, shefat e kuadrove, sportelistët e hoteleve, letrarët mediokër, anëtarë e partisë. zyrtarët e komiteteve të partisë dhe më lart kupola tërësisht.
Të tërë kishin një argument:
“Eshtë borgjez” !
“Vepra e tij nuk i shërben revolucionit dhe diktaturës së proletariatit”.
“Romanet e tij kanë mungesa të pafalshme ideollogjike”.
“Eshtë Shollohovi shqiptar”. “Manar i perëndimit”, etj etj idiotësi si këto.
Pas viteve nëntëdhjetë e gjithë kjo turmë ekstremiste, u metamorfozua në turmën haxhiqamiliste.
“Kadare armik i islamizmit.”
“Kadare shkrimtar i oborrit”
“Kadareja iku nga Shqipëria dhe nuk ka të drejtë të flasë”!
“Pse nuk ndejti në Shqipëri” ?
“Pse stigmatizon Haxhi Qamilin dhe nuk sheh traun në syrin e Esat Pashës ?” – pyeste i xeherosur “akademiku” Rexhep Efendi Qosja, autor i teorisë së “identitetit islamik të shqiptarëve”.
“Kadareja duhet të arrestohet e të denohet” – klithte antishqiptari i vetshpallur turk, Kasem Trebeshina, pasi kishte botuar në regjimin e Millosheviçit, një me nder “roman” me titull “Mekami” ku tallej e perqeshte Princin e Arbërit – Kastriotin dhe Motin e Madh të shqiptarëve.
E così via…!
A ka gabuar Kadareja?
E kush s’ka gabuar në këtë jetë. Krishti vetë, pat thënë, se as unë s’kam të drejtë të hedh gurin.
“Asnjë krijues nuk mund të jetë çdo ditë artist. Krijimet e mirëfillta, të pavdekshme, që dalin nga dora e gjenive, seliten vetëm në disa minuta të pakta dhe të rralla frymëzimi.
Historia nuk krijon pareshtur. Në atë “punishte misterioze të të Madhit Zot”, – siç e ka quajtur historinë Gëtja, – ka jo pak ngjarje të papërfillshme, ndodhi jete të përditshme. Edhe në histori, njëlloj si në art dhe jetë, çastet e madhërishëm, të pavdekshëm janë të rralllë.
Çdo hap që hedh historia kërkon parapërgatitje, çdo ngjarje me peshë piqet në fshehtësi.
Në gjirin e miliona njerëzve, që përbëjnë atë që ne quajmë popull, ngjizet gjeniu, mbruhet si i vetëm dhe i papërseritshëm, përgatitet nga miliona e miliona orë, që rrjedhin në boshllëk, në gjithë këtë mizëri orësh është vetëm njëra ajo që mbetet vërtet historike, mbetet ORE YLL E NJEREZIMIT”
STEFAN CVAJG
Mbi tokën e Zotit jetojnë të gjithë. Të lartët mendimtarë, krijues, skalitës të historisë dhe njerëzit e thjeshtë, ata që bubrrojnë me hallet shumë e dertet lumë.
Të parët tregojnë dritën, të dytët, dritën nuk e shohin si rreze hyjnore, por thjesht si rutinë ditore.
Haxhi Qamili para se të pushkatohej …
***
Shpesh bubrrimtarët, të lodhur nga përditshmëria, hedhin sytë e shohin hyjnorët.
Shumë prej tyre, frymëzohen nga promethejanët. Ata janë mirënjohës për dritën e pishtarit të tij. Por ka dhe nga ata që të veremosur, mallkojnë Prometheun dhe i kërkojnë Zeusit ta denojë edhe më rëndë vjedhësin e zjarrit.
Llogjikë e “bukur” kjo e tyre.
Sepse Prometheu ka shkelur ligjin e Olimpit. Kush shkel ligjet e tiranëve duhet të mbërthehet në shkëmb. Pastaj, a nuk qe ai oborrtar i Zeusit? A nuk e pat dekoruar Zeusi disa herë. Mirë ti bëhet. Mosmirënjohësi !
Nemo propheta in patria!
Kështu thuhet se ka thënë Krishti, (Ungjilli sipas Mateut), që ishte i përndjekur në vendlindjen e tij.
“Një profet përbuzet vetëm në vendin e tij, midis të afërmve të tij dhe në shtëpinë e tij”, – ka thënë Jezu Krishti (Ungjilli sipas Markut).
A keni dëgjuar se parizienët janë bërë bashkë, demiroll e beqiroll e gur i thatë, për të gremisur Stendalin e Balzakun. Kur dihet se i pari ishte një “rrenacak” që nuk kishte të dytë në botë, dhe i dyti një naiv -skandaloz në çështjet e biznesit.
Por, nota bene, mos harroni:
Askush nuk i ka dhënë aq të vërteta botës sa Stendali, dhe askush nuk e ka zbërthyer e analizuar në detaje shoqërinë njerëzore, si Balzaku.
Dhe ne përpëlitemi si i marri në qeli, e nuk kuptojmë se fajin nuk e kanë shkrimtarët tanë, por tiranët dhe gjytyrymtarët që bubrrojnë ne oborret e shkelsave të pashpirt.
Harruat luftën e madhe dhe baltën, që regjimi antinjerëzor i Hoxhës, hodhën mbi veprën dhe figurën e të perendishmit tonë At’ Gjergj Fishta!
Apo për apollonin e kulturës sonë Fan Nolit.
Edhe Mehmet Shehu, duke kopjuar shefin e madh, në të ashtuquajturen “Vepër” të tij, përqeshte Nolin se ” i biente fyellit në kafenetë e Tiranës”.
Ndërsa Hoxha i matufepsur, pa ju dridhur qerpiku, hidhte pështymen kundër Demiurgut të madh, se Noli “u borgjezua më tepër”, “mori lloj – lloj ngjyrash”, “u pajtua me Zogun”, “nuk e kuptoi luftën tonë Nacional – çlirimtare”, etj etj.
(Shih Enver Hoxha “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re”, faqe 204.)
Mosmirënjohësi cipëplasur !
Mosmirënjohës e cipëplasur janë të gjithë ata që veprat e gjenive, jo vetëm që nuk i lexojnë dhe s’ka se si ti kuptojnë, por i dënojnë pa i njohur fare.
Nisur thjesht nga shpirti i tyre mediokër.
Dhe të mos harrojmë se Jezu Krishti fitoi botën, paçka se në vendin e tij e kryqëzuan.
Për të ndriturit nuk ka vend sentenca ” Nemo propheta in patria!”
Ç’patën që u tërbuan me Kadarenë !

Intervistë: Poezia, një gabim i vogël në fizionomi* 

Intervistoi:  Bajram SEFAJ 

(Intervistë me poeten Luljeta Lleshanakun. Revistë e ilustruar AKS, e Tiranës – 1995) 

“Poetët shumë vonë kam filluar t’i njoh, e jo më t’i idealizoj. Vëllimet  e para me poezi, i kam lexuar pasi kam shkruar poezitë e para. E gjitha duket sikur është një gabim në kujtesë” 

***

Poetja 27 vjeçare nga Elbasani, Luljeta Lleshanaku, tani jeton e krijon në Tiranë. Është autore e dy vëllimeve poetike – “Sytë e somnambulës” (Artmedia 1993) dhe “Kambanat e së djelës” (Sh.L.1994). Autore e vetëm dy përmbledhjeve, jo aq të mëdha në vëllim por të një niveli artistik. 

Cili është mendimi juaj për poezinë si art e si fenomen, për “poezinë femërore” me shfaqjen e saj paksa të vonuar në letërsinë shqipe, me një zhbirim, pra, paksa më të hollësishme rreth gjinive të saj (të parë nga seksi) 

Më vjen keq që detyrohem t’i nënshtrohem statistikave dhe pranoj  se në tërësi potenciali krijues mashkullor është shumë më i madh se ai femëror. Prandaj, për poezitë më të realizuara nga gratë  përdoret shprehja “ajo shkruan si burrë!”  që s’ka të bëjë më shumë me një paragjykim se sa me një të vërtetë. 

Poezia për mendimin tim është universale, bota e saj është një; janë më tepër toleruese, mishëruese, nxitëse dhe artificiale, apo qoftë edhe dashamirëse, shprehjet që përdorin  në të tilla raste shkrimtarët dhe kritikët për të tërhequr vëmendjen ndaj asaj që e cilësojnë “bota poetike e gruas”. Në poezitë më të mira të shkruara nga gratë e ke të vështirë të deshifrosh seksin e krijuesit. Potenciali artistik matët me një njësi të vetme që është talenti dhe nuk pranon fraksione të tilla biologjike si: letërsi femrash apo meshkujsh. 

Është e vërtetë se në disa raste ndjehet një lloj i veçantë finese në poezinë femërore, një lloj zhvendosjeje e vëmendjes në zonat më të imëta të realitetit, një lloj reflektimi eteri, që të le të depërtosh lirshëm, “pa pësuar gjë”. 

Por, ky lloj feminiteti në poezi, zakonisht, është karakteristik për periudhën e hershme  të krijimtarisë, për adoleshencën e krijimtarisë së grave. Duke u ngjitur lart, ato më të talentuarat, çlirohen nga feminiteti vetvetiu.  

Vitet e fundit ka një shpërthim të autorëve gra, pra, po shtohen dendur emra të rinj poeteshash. Mund të jetë edhe një rastësi, mund të jetë edhe fakti se ka më tepër kohë, më tepër mundësi botimi, të paktën nëpër gazeta, më tepër nxitje, më tepër mundësi për t’u njohur me letërsinë botërore, impulse ndaj të cilave, siç duket, gruaja është më e ndjeshme. Ajo prej natyre, ka më nevojë për impulset e jashtme, për kultivim, ndryshe, thahet shpejt.  

Në një emision televiziv të drejtpërdrejtë, poeti i njohur Dritëro Agolli ju cilësoi poeteshën më të mirë. Duke marrë shkak nga kjo a mund t’i kthehemi lidhjes suaj me poezinë, atij incesti me misteret e saj, me vargun e parë të saj. Pra,  Luljeta  në poezi dhe poezia në Luljetë? 

Ju e quajtët incest.  Dakord, pra, incest. Ne, unë dhe ajo kemi të njëjtën prejardhje gjenetike, të njëjtin ndërtim kromozomesh. Të dyja vijmë nga e njëjta mitër, ku janë përpunuar në fillesën e tyre tiparet e ardhshme secilës. Të dyja të vrazhda, me emocione prej cohe të hollë, fine, por të qepura keq në trup, prej peri të trashë saqë i bëjnë ato të duken një orë larg. I shmangemi njëra-tjetrës por, prapë përfundojmë bashkë, të bindura se pakkush e pak gjë, mund të futet mes nesh. Nuk dihet mirë se cila e jep e para sinjalin e afrimit, unë apo ajo, veçse kjo vjen fillimisht si një nevojë, më pas shndërrohet në pasion dhe rrallëherë qëllim në vetvete. Atëherë shtrohet pyetja, se si mund ta kompensojë poeti veten me  poezi, me një rresht fjalësh, qofshin këto edhe të goditura e të rreshtuara bukur. Poezia i ngjan jehonës, sa herë e dëgjon të duket se është një tjetër zë, një tjetërkush e kështu theksohet, duke të krijuar një emazh të ndodhur jashtë teje, që s’të le kurrë vetëm. 

Sa për atë që ju e quajtët mister të poezisë, të them të drejtën jam disi e paqartë. Por, mendoj se misteri duhet të jetë dimensioni i tretë i poezisë, i cili rritet përpjestueshmërisht, me dy dimensionet, përmasat e para. Abstraksioni në poezi kurrsesi s duhet të barazohet apo të identifikohet me misterin. Mister do të thotë të dish të sugjerosh, të kërkosh në muret e shembur, një tullë të vetme, mundësisht atë më të voglën e cila t’i ketë të gjitha tiparet për të zgjuar në kujtesë imazhin e objektit për të gjetur simbolin, metaforën më të goditur, të domosdoshme për këtë seancë “hipnoze”. Misteri nuk qëndron në padeshifrueshmërinë e fjalës apo figurës por, në atmosferën që ajo krijon vetëveteiu përreth lexuesit. Ndoshta një kritik i mirë, mund të shprehej me një gjuhë më shkencore dhe më pak subjektive për misterin: ky është veç mendimi im.  

… Poezia ishte një shqetësim i juaji i brendshëm. Si zbërthyet atë? 

Arti në përgjithësi, ashtu edhe poezia, janë super energji. Ajo çlirohet si pasojë e një relaksimi biologjik, në një laborator ku elementet vepruese, të kundërtat, janë shumë të fuqishme. Pra, poezia është një gabim i vogël në fizionominë toë. Nga çlirimi i vrullshëm i kësaj energjie rrëzohen shumë dyer, ndër to, edhe kujtesa imagjinatë. Shumë herë dyert vetëm kërcasin, por, nuk hapen. Kështu edhe poezia e mirë, vjen vetiu, si shtytje e brendshme emocionale, natyrshëm ndryshe nga poezia e kërkuar dhe e shkruar me gjakftohtësi, e cila shumë – shumë, ngrihet deri në nivelin e një retorizmi të thatë.  

-Kishit apo nuk kishit ju një poeteshë tonën apo poete të huaj që e adhuronit dhe e çmonit? 

Për poetesha jo se jo që nuk bëhej fjalë, por, kam frikë, se edhe poetet shumë vonë kam filluar t’i njoh, e jo më t’i idealizoj. Vëllimet e para me poezi, i kam lexuar pasi kam shkruar poezitë e para. E gjitha duket sikur është një gabim në kujtesë, në fakt është e vërtetë. Por, s mund të them se ky fakt nuk vonoi. 

Fillimet e mia letrare përkojnë me një kohë kur letërsia e përkthyer e sidomos ajo bashkëkohorja, pothuajse mungonte. Diçka kisha lexuar në cepat e gazetës së atëhershme “Zëri i Rinisë”! për një poeteshë latino-amerikane gjithashtu edhe disa poezi të sajat të përkthyera. Më pëlqyen shumë, megjithëse, nuk isha e përgatitur për ta kuptuar mirë. Nga poeteshat tona më pëlqente Natasha Lako, e sidomos një poezi me numrat e rrumbullakët të telefonit të azilit (titullin nuk ia mbaj mend). Për disa kohë më pëlqen edhe poezia e Mimoza Ahmetit, por, zakonisht, shijet evoluojnë shumë më shpejt se krijimtaria personale. Kjo tregon se sytë tashmë i kam të drejtuar shumë më larg vetes, tek Anna Ahmatova, të cilën e kam lexuar shumë vonë. Tragjizmi i përmbajtur i Ahmatovës, vazhdo të jetë i paarritshëm për mua. 

Gjithsesi, rrethi i poeteshave të adhuruara mbetet i ngushtë, për sa kohë që edhe njohja mbetet e cunguar. Unë fare pak njoh krijimtarinë e poeteshave të Kosovës, me të cilat mund të prekem vetëm me “bërryla” në fqinjësinë e një antologjie të përbashkët, për të cilën nganjëherë mund të kujtohet ndonjë i huaj. 

Megjithatë, është edhe diçka tjetër që nuk shkulet kollaj, – autocensura, e cila është krijuar si një kore e pavullnetshme vetëmbrojtjeje, si një kallo e domosdoshme, një formë përshtatjeje ndaj realitetit pranues.  

Autocensura është shumë e vështirë të shkulet, sepse ashtu siç duhet një kohë e gjatë për t u shtresuar, si një grup qelizash, të vdekura midis shkrimtarit dhe realitetit ashtu edhe për t u  zhdukur duhet një kohë e gjatë. Modelet e vjetra të ngurtësuara, nganjëherë vazhdojnë të ndikojnë në krijimtari. 

Po puna e re që keni në duar, cila është?  

Një libër tjetër me poezi nga fundi i vitit e më pas një tjetër me tregime, i cili, me siguri nuk do të jetë në nivelin e poezive. 

 Keni apo nuk keni një kritikë serioze, të shëndoshë, kur është fjala për poezinë. 

Kritika sot mungon në mënyrë absolute. Unë s’e kuptoj si mund të heshtë ajo në këtë kohë dyndjesh, në poezi dhe në prozë. Kjo dëshmon se ne kurrë s paskemi pasur kritikë. Ndoshta është edhe arsyeja tjetër, se duke qenë prej natyre më teorike, më abstraktuese, ajo u infektua, shumë më tepër se vetë letërsia, nga   ideologjisimi.  

Gjithashtu, përgatitja e kufizuar dhe e njëanshme e bën atë të ndjehet e hutuar dhe e papërgatitur për të përballuar teorikisht  fluksin e madh të botimeve, qoftë edhe të dy apo tri viteve të fundit…. 

___

 *Prej të gjitha takimeve që pata, në fillim të majit shtator, ky vit, më miq e kolegë fort të dashur, më mbresëlënësi ishte “takimi virtual”. me Luljeta Lleshanakun,  poeten tonë të dashur,  artin poetik të së cilës tashmë e njeh edhe bota mbarë. Biseda e gjatë telefonike me te, pas afro 20 vjetësh që nuk ishim parë, zgjati shumë dhe trazoi kujtime të pa shlyera, për të dhe bashkëshortin e saj, mikun e shtrenjtë, shkrimtarin e shquar, Lazër Stani. Ndër të tjera e kujtuam edhe këtë intervistë, botuar gjatë verës se vitit 1995, në Revistën e ilustruar AKS të Tiranës. Në shenjë mirënjohje e respekti të pashlyer, e riprodhoj bisedën në tërësinë e origjinalitetit të saj, pa i prekur pikë as presje.  

Presidentja Osmani priti në takim Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj, diskutuan për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit të Kosovës, z. Naim Qelaj. Temë kryesore e takimit ishte ndërmarrja e hapave të mëtejmë në adresimin e problemeve me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e saj në promovimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani dhe Avokati i Popullit Qelaj diskutuan edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si hap të rëndësishëm në garantimin e plotë të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.

Tutje, Presidentja Osmani ka uruar Institucionin e Avokatit të Popullit për anëtarësimin në Rrjetin Evropian të Ombudspersonëve për Fëmijët, duke e vlerësuar si mekanizëm të rëndësishëm për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.