Kreu Blog Faqe 1212

Presidentja Osmani në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it: Kosova në NATO do t’i  kontribuojë paqes e stabilitetit në rajon dhe Evropë 

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it, me ç`rast ka falënderuar për shërbimin e tij të deritashëm në Kosovë, gjeneralmajor Ferenc Kajarin dhe i ka uruar mirëseardhje gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccias. 

Në fjalën e saj para admiralit Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, strukturave drejtuese të KFOR-it dhe përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, Presidentja Osmani ka theksuar se gjeneralmajor Ristuccia po e fillon misionin në vendin më pro NATO-s në botë. Sipas saj, Kosova është partner i besueshëm i Aleancës Veri-Atlantike, në të cilën synon të bëhet anëtare. 

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani ka falënderuar mijëra gra e burra nga KFOR-i, të cilët kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për lirinë e lëvizjes, sigurinë dhe paqen prej 23 vjetësh. 

Sipas Presidentes Osmani, ndërkohë që KFOR-i e ka reduktuar praninë e tij, Kosova ka forcuar kapacitetet mbrojtëse dhe njëkohësisht po vazhdon partneritetin dhe koordinimin me forcat paqeruajtëse.

 Forhåndsvisning av bilde

“Në vitin 1999, NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm që po kryhej kundër popullit të Kosovës. 23 vjet më pas, ushtria jonë po shërben përkrah ushtrisë amerikane dhe vendeve të tjera partnere dhe po kontribuon në misionet paqeruajtëse në mbarë botën. Kosova ka qëndruar gjithmonë në anën e duhur të historisë, dhe ne po e tregojmë këtë edhe një herë duke qëndruar pranë popullit të Ukrainës, tani që paqja, demokracia dhe rendi i bazuar në rregulla ndërkombëtare  janë sërish nën sulm”, ka theksuar Presidentja Osmani. 

Forhåndsvisning av bilde

Sipas saj, falë kontributit të NATO-s, Kosova sot është një vend paqësor dhe prosperues. Ajo ka përsëritur qëndrimin se është interes shtetëror i Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s, në funksion të mbrojtjes së sigurisë kolektive, vlerave demokratike, paqes e stabilitetit në vend, rajon dhe në nivel global. 

Ndërrimi i Komandës së forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR

Nga Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 10 Tetor 2022/ Në forcën paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR, sot u bë ndërrimi i komandës, në një ceremoni me pjesëmarrje të përfaqësuesëve të vendit e të pranisë ndërkombëtare.

Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajári, ia dorëzoi komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia, në një ceremoni të zhvilluar në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Kampin “Film City” në Prishtinë.

Ceremoninë e ndërrimit të komandës ndërmjet KFOR XXVI dhe KFOR XXVII e kryesoi Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart B. Munsch, i cili gjatë ditës është pritur në takime të veçanta nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it ka falënderuar për shërbimin e tij të deritashëm në Kosovë, gjeneralmajor Ferenc Kajarin dhe i ka uruar mirëseardhje gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccias.

Në fjalën e saj para admiralit Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, strukturave drejtuese të KFOR-it dhe përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, Presidentja Osmani ka theksuar se gjeneralmajor Ristuccia po e fillon misionin në vendin më pro NATO-s në botë. Sipas saj, Kosova është partner i besueshëm i Aleancës Veri-Atlantike, në të cilën synon të bëhet anëtare.

Presidentja Osmani ka falënderuar mijëra gra e burra nga KFOR-i, të cilët kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për lirinë e lëvizjes, sigurinë dhe paqen prej 23 vjetësh.

Sipas Presidentes Osmani, ndërkohë që KFOR-i e ka reduktuar praninë e tij, Kosova ka forcuar kapacitetet mbrojtëse dhe njëkohësisht po vazhdon partneritetin dhe koordinimin me forcat paqeruajtëse 

“Në vitin 1999, NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm që po kryhej kundër popullit të Kosovës. 23 vjet më pas, ushtria jonë po shërben përkrah Ushtrisë Amerikane dhe vendeve të tjera partnere dhe po kontribuon në misionet paqeruajtëse në mbarë botën. Kosova ka qëndruar gjithmonë në anën e duhur të historisë, dhe ne po e tregojmë këtë edhe një herë duke qëndruar pranë popullit të Ukrainës, tani që paqja, demokracia dhe rendi i bazuar në rregulla ndërkombëtare  janë sërish nën sulm”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Sipas saj, falë kontributit të NATO-s, Kosova sot është një vend paqësor dhe prosperues. Ajo ka përsëritur qëndrimin se është interes shtetëror i Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s, në funksion të mbrojtjes së sigurisë kolektive, vlerave demokratike, paqes e stabilitetit në vend, rajon dhe në nivel global.

KOSOVA, PLOTËSISHT NË LINJË ME SANKSIONET E BE-së DHE SHBA-së KUNDËR RUSISË

Presidentja Osmani priti në takim admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli/Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe rajon.Në takim me admiralin Munsch, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për bashkëpunim me NATO-n dhe KFOR-in, kundër rreziqeve të sigurisë, si dhe për të kontribuar në mënyrë të suksesshme për paqe dhe siguri në tërë territorin e Kosovës.Presidentja Osmani e njoftoi admiralin Munsch se Forca e Sigurisë së Kosovës është në tranzicion dhe po zhvillohet profesionalisht në përputhje me standardet e NATO-s. Presidentja Osmani ka theksuar se FSK-ja i mundëson Kosovës të bëhet një kontribuuese aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale.Në raport me agresionin e Rusisë në Ukrainë, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së kundër Rusisë.

KFOR NË SHËRBIM TË PAQES PËR TË GJITHË QYTETARËT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 -Kryeministri Kurti priti në takim Admiralin Stuart B. Munsch/

 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart B. Munsch.

Kryeministri Kurti rikonfirmoi gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit ndërinstitucional mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Duke shprehur mirënjohje për punën, rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, Kryeministri Kurti ritheksoi se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët. Ai e njoftoi me progresin ekonomik, demokratik, social e të sigurisë në Kosovë.

Në këtë takim u theksua zotimi për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Përfundoi punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s 

0

Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, vazhdoi sot punimet me sesionet VII dhe VIII, me temën “Kontributi i Grave për Paqen dhe Sigurinë Rajonale”, si dhe “Forcimi i Ligjit dhe Luftimi i Korrupsionit”.  

Nën moderimin e znj. Roberta Pinotti, Raportuese e AP-së të NATO-s, u diskutua mbi Avancimin e Agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë në Ballkanin Perëndimor: Arritjet dhe Sfidat.  

Referuar temës në fjalë, Shefja e Zyrës së UN Ëomen në Kosovë, Vlora Nushi, paraqiti sfidat me të cilat është përballur dhe po përballet njerëzimi, si pandemia, lufta në Ukrainë, çështja e refugjatëve, e shumë tema të tjera, të cilat, siç tha ajo, kanë krijuar sfida të reja në shoqëri, me theks të veçantë në pjesëmarrjen e grave në politikëbërje, paqeruajtje dhe barazi.  

Forhåndsvisning av bilde

Znj. Nushi shtroi nevojën që të intervenohet në mënyrë grave t’u sigurohet hapësirë për kontributdhënie në të gjithat fushat të cilat vlerësohen vitale për paqen dhe sigurinë e shtetit.  

Forhåndsvisning av bilde

Në anën tjetër, Inspektorja e Përgjithshme e Forcës s Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajore Irfete Spahiu, tha se nëse deri vonë konfliktet dhe luftrat janë bazuar vetëm në muskuj dhe forcë, ndërsa tani vlerësohen edhe aftësia akademike, intelekti dhe intelegjenca. Të gjitha këto kritere, siç tha ajo, i përmbushin edhe gratë që janë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.  

Forhåndsvisning av bilde

Për më tepër, Spahiu u shpreh se institucioni ku ajo vepron nuk vuan nga inferioriteti gjinor dhe si i tillë është vlerësuar për të disatën herë si institucioni më i besueshëm në nivel vendi.  

Forhåndsvisning av bilde

Me përfundimin e pyetjeve dhe përgjigjeve rreth temave të lartcekura, u përmbyll sesioni VII, për të vazhduar me sesionin VIII dhe të fundit.   

Forhåndsvisning av bilde

Sesioni lidhur me Forcimin e Ligjit dhe Luftimin e Korrupsionit u moderua nga Raportuesi Special i Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë të AP të NATO-s, Sven Clement, ndërsa në cilësi të panelistëve diskutuan ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe përfaqësuesi i EULEX-it, Hubert Van Eck Koster.  

  Forhåndsvisning av bilde

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu potencoi rëndësinë e temës së sotme, e cila, siç tha ajo, është njëra prej dy qëllimeve kyçe të ministrisë të cilën ajo e drejton, por edhe të qeverisë në përgjithësi, e që lidhen me shtetin e së drejtës dhe punësimin përmes zhvillimit ekonomik. 

“Sundimi i ligjit lidhet drejtpërdrejt me politikat e ministrisë që une drejtoj, bazuar në reformat të cilat i kemi nisur dhe për të cilat konsideroj se jemi në rrugë të mbarë”, tha ministrja Haxhiu, duke përmendur këtu Vetingun në sistemin e drejtësisë, si proces shumë i ndjeshëm.   

Gjithashtu ministrja Haxhiu foli edhe për aspektet e luftimit së krimit të organizuar dhe të korrupsionit, në të cilat ajo tha se Kosova ka shënuar progres, si rezultat i vulletit dhe i punës së institucioneve të Kosovës.  

Në lidhje me këtë ajo përmendi një varg ligjesh të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa paraqiti angazhimet kyçe në të cilat dikasteri që ajo drejton është i fokusuar aktualisht.  

Më pas, për të folur më shumë mbi rolin e EULEX-it në Kosovë, fjalën e mori Shefi i Njësisë për Monitorimin e Rasteve në kuadër të këtij misioni, Hubert Van Eck Koster, i cili foli për përgjegjësitë dhe kompetencat ekzekutive të EULEX-it deri në vitin 2018, të cilat më pas u janë bartur institucioneve të Kosovës. 

Koster tha se EULEX-i vazhdon të ofrojë kontributin e tij në mbështetje të Policisë së Kosovës, Interpolit dhe të Europolit, ndër të tjera, edhe në identifikimin e mbetjeve mortore nga lufta e fundit.  

Ai foli gjithashtu për fokusin e EULEX-it në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, duke u ndalur gjithashtu te legjislacioni i përgatitur lidhur me këtë çështje.  

Tutje, u hapën diskutime nga ana e pjesëmarrësve, me pyetjet e adresuara panelistëve, të cilët dhanë përgjigjet e tyre në çështjet e ngritura.  

Sesioni VIII ishte edhe sesioni përmbyllës i Seminarit të 102-të Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i filluar të shtunën, më 8 tetor 2022.  

Në përmbyllje seminari u konsiderua i një rëndësie të veçantë, me përmbajtje dhe diskutime të frytshme të panelistëve dhe të pjesëmarrësve të tjerë, në temat e trajtuara.  

Në seminar morën pjesë rreth 100 pjesëmarrës, duke përfshirë deputetë nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere, drejtues të institucioneve të Kosovës, deputetë të Kuvendit dhe të ftuar të tjerë.  

Çfarë feje duhet të zgjedhin Shqiptarët?!

0
Engjëll Gishti, historian, Tiranë
____

Çdonjeri nga ne ka nje karakter dhe formim te veçante, sepse çdonjëri nga ne ka patur jeten e tij te ndryshme nga te tjeret; ka patur prinderit e tij edukues te ndryshem nga ata te te tjeteve; ka patur ngjarjet e jetes se tij, ndryshe nga ato te te tjereve, etj, etj: e keshtu, sado qe mund te rritemi ne te njejtin ambjent, formimet tona ndryshojne. Nje film, nje liber, nje ngjarje, etj, ndryshe e shijoj dhe e perceptoj une, e ndryshe e percepton ti! Kete ndryshueshmeri, do ta shikosh edhe brenda qelizes se vogel familjare: ndryshe di te dashurosh ti, e ndryshe di te dashuroj une… sepse ne fund te fundit ne kete bote te pafundme nuk ka dy njerez qe te kene llogjike te njellojte: sa njerez ka mbi kete toke, aq ka edhe llogjika te ndryshme.

Per kete arsye, te njejtin fenomen kimik, fizik, llogjik, metafizik, etj, cdonjeri nga ne e koncepton sipas menyres se vet; shpesh edhe 99% te ngjashem me konceptimin e shokut aty prane, por perputhja 100% eshte vetem nje iluzion, njesoj si koncepti i horizontit!
Po nese kjo eshte e vertete, perse ne mendojme se ne raport me Zotin, ne llogjikojme njesoj me disa qindra miliona njerez te tjere? E thene me ndryshe, nese edhe gruan/burrin me te cilen/in bashkejetojme ne ndertojme raporte te ndryshme (ne varesi te formimit tone), si eshte e mundur qe raportin me zotin ta kene te njejte edhe nje miliarde njerez? Pra po them se nese te krishteret adhurojne e dashurojne Jezu Krishtin, ndryshe e do njeri i krishter e ndryshe e do tjetri; nese muslimanet adhurojne e dashurojne Muhametin, ndryshe e dashurojne ata ne Meke, e ndryshe ata ne Marok; ndryshe ata ne Cad e ndryshe ata ne Indonezi! Kjo eshte mese llogjike (edhe pse vete muslimanet kane veshtiresi ta kuptojne).
Perfundimisht dua te them se religionet jane shpikur si korniza shternguese te cilat mbysin raportin individual qe secili nga ne ka me Krijuesin e gjithepushtetshem! Ne sot pyesim: ” a je musliman?”, apo “je i krishtere?”, kur ne fakt (sic e thame me larte) cdokush nga ne ka menyren e vet te te besuarit, pra ka fene e vet! I tille eshte psh edhe besimi im per Zotin: une kam fene time, pertej kornizave qe na kane vendosur kleriket! Pak a shume keshtu e mendonte edhe Volteri me iluministet e tjere pergjate Revolucionit Francez: ata donin ti zhduknin krejt prifterinjte hipokrite e parazite! Por kur pane se si turmat morren hovin revolucionar (qe dmth shkaterrues) dhe asnje nga filozofet nuk i ndalonte dot pervec prifterinjve, Volteri deklaroi: “nuk ka qenie me te poshter se nje prift, por as edhe nje fshat i vetem nuk qeveriset dot pa nje prift!” Volteri kishte kuptuar nje aspekt te historise se njerezimit: faktin qe njerezit nuk preferojne te mendojne secili me koken e vet, por priren te mendojne me “koken e turmes”, e cila drejtohet nga ai qe identifikohet si “udheheqes”! Per mijera e mijera vite, kete udheheqje e kishin bere shamanet, prifterinjte, hoxhallaret.
Pra njerezit, nen presionin e mijera halleve te jetes, te pakten lidhjen me Hyun, preferojne te mos e mbajne vet mbi shpatulla, por tja lene kete detyre priftit apo hoxhes. Nga ketu buron edhe fuqia e ketyre figurave. Por kujdes, ata kane fuqi ne popull, per sa kohe ata “na provojne” se na sjellin fjalen e shenjte qe Zoti e dergoi nepermjet me te besuarve te tij, te cilet, natyrisht, duhen te adhurohen edhe me shume se sa prifti apo hoxha. Keta nuk jane aspak xheloz per kete rol dytesor, perkundrazi: ata kane nevoje te kene si referenca figura shume me paresore, ne menyre qe te justifikojne pushtetin e tyre mbi njerezit!
E thene me shkurt, pothuaj te gjithe njerezit e botes jane rreshtuar pas udheheqesve te tyre te cilet kane edhe nje superudheheqes qe quhet Buda, Jezu Krisht, Muhamet, et, por edhe nje teori sic eshte rasti i ateisteve, i agnosticisteve, etj. Pra njeriu i zakonshem sot, do apo nuk do, perderisa eshte qenie sociale, do rreshtohet ne nje nga keto korniza apo reparte te medha (por ka edhe shume reparte me te vogla) per ta adhuruar krijuesin ne menyre shoqerore, pra ne bashkesi! Cdonjera nga keto korniza ka edhe mesimet dhe ideologjine e vet!
Do ishte gjithashtu shume llogjike, qe cdonjeri nga ne, para se te aderonte ne njeren apo tjetren bashkesi, t’i studionte ato te gjitha njesoj, ti kuptonte ato pothuaj njesoj, e mundesisht te shikonte edhe zbatimin e mesimeve te tyre ne praktike, duke u kushtuar pothuaj te njejten kohe. Por as kjo nuk ndodh: te gjithe femijte rriten dhe edukohen nga prinderit e tyre me nje ideologji te caktuar…, e me pas behen luftetare te perjetshem te asaj ideologjie, shpesh ne lufte kunder ideologjive te feve te tjera!
Ky fenomen vjen si pasoje e mungeses se llogjikes, por meqenese tashme eshte nje fakt edhe ne Shqiperine tone “demokratike”, ne do perpiqemi (jo mjaftueshem) te shpjegojme disa ndryshime rrenjesore midis ketyre ideologjive.
Te krishteret kishin dhe kane si mesues, si themelues se ideologjise se tyre Jezu Krishtin i cili u ka dhene shume mesime filozofike mbu jeten pasuesve te tij. Ne ketu nuk do prekim cdo mesim te tij, por do tregojme nje nga mesimet e tij esenciale: “nese dikush te qellon ne njeren faqe, ti ktheji faqen tjeter!” Perse Jezu Krishti u la kete amanet pasuesve te tij? C’kuptim ka kjo fjali?
Ne shqiptaret gjaknxehte te sotem, nese dikush na qellon ne njeren faqe, nuk kemi fare nevoje te mendojme (aq me pak per te kthyer faqen tjeter), por i pergjigjemi tjetrit “shqiptarce”! Skema te tilla shpesh kane perfunduar me vdekje. Ndaj Krishti ne mesazhin e tij na mesoi se nese dikush te qellon nje here, dhe ti ja kthen shpullen, me pas ai person do te te qelloje perseri e midis jush do linde nje perleshje qe mund te perfundoje edhe me vdekje. Por, shton Krisht, nese ti i kthen kundershtarit tend edhe faqen tjeter (i cili sigurisht qe e ka nje arsye pse te qellon), kundershtari mundet edhe te qelloje nje shpulle tjeter, por pas saj, ju do filloni te flisni e te kuptoheni per shkaqet e shpulles, duke i gjetur nje zgjidhje e nje marreveshje situates! Ndaj te krishteret dallohen perhere si me paqesor e madje edhe me te rafinuar; me kerkues te gjejne zgjidhjen paqesore edhe ne kushte te disfavorshme! Edhe kur ushtaret romake erdhen ta marrin Krishtin per ta kryqezuar dhe ndihmesi i tij (shen Pjetri) nxorri shpaten per ta mbrojtur, Jezu Krishti e ndaloi ate me doren e vet, duke mospranuar dhunen as ne rrugetimin e tij drejt vdekjes!
Natyrisht eshte pak veshtire qe ne te mund te themi te njejten gje edhe per Muhametin. Vete turmat dhe kronikanet muslimane, tregohen te ekzaltuar per “fitoret e ndritura” te ushtrise se Muhametit. Ne fakt Muhameti e kaloi te gjithe jeten e tij duke prere koka njerezish dhe duke formuluar nje ideologji lufte per te nxitur pasuesit e vet drejt luftes dhe vdekjes. Ideologjia e tij bente qe luftetaret e tij ta pranonin me gezim vdekjen, sepse sipas ideologjise se re, shperblimi ne boten e pertejme do ishte i jashtezakonshem. Me poshte po sjellim pak pasazhe te kesaj ideologjie, per te kuptuar me mire agresivitetin ekstrem te kryqezatave muslimane drejt popujve te krishtere qe ata zhduken ne Lindjen e Mesme, ne Afriken e Veriut deri ne Spanje e ne Ballkan deri ne Vjene. Cdonjeri nga ne mund te beje lirshem krahasimin e ideologjive dhe mesimeve qe dy udheheqesit botrore u kane dhene pasuesve te tyre!
Vdekja ne betejat e luftes arabe kundra popujve te tjere (xhihadi) eshte gjeja me e cmuar nga Allahu (eli) dhe muhamedi, udheheqesi i levizjes nacionaliste arabe, i ka thurur si shperblim nje parajse te mbushur me gjerat te cilat bota arabe e mesjetes cilesonte si te cmuara. Keto hadithet me poshte tregojne qarte qe parajsa islame u krijua per njeriun injorant te tradites semitike ne te cilen perrallat dhe legjendat gjithnje kane zene vend te pare ne shpjegimin e jetes dhe te universit:
Profeti tha, “Shume shpejt, ju Arabet do te pushtoni shume vende dhe qytete. Qazvin, do te jete njeni nga keto vende. Ai person qe merr pjese ne beteje per 40 nete ose 40 dite, atij do ti jepet nje shtylle e arte ne parajse e mbuluar me xhevahire. Ai do te jetoje ne nje pallat, i cili do te kete 70 mije porta, dhe secila porte do te kete nje hurie (virgjereshe te bukur) si grua te tij.”(Ibn-E-Majah, Vol. 2, p. 169)
Hadithi i mesiperm pershkruan nje parajse me 70 mije femra per nje person, keto femra apo Hurie sic i quante Muhamedi, jane te krijuara nga allahu per luftetaret e xhihadit. (ndoshta ky eshte seksi i MAHNITSHEM per te cilin flet Nuhoja ) Vazhdojne hadithet me premtime te tilla si shperblim te luftes nacionaliste arabe:
“Te sherbesh si ushtar i Allahut per nje nate ne beteje eshte me superiore (para allahut) sesa lutjet ne shtepi per 2000 vjet” (Ibn-E-Majah, Vol. 2, p. 166)
Kur shtrohet pyetja se perse luftuan aq egersisht muslimanet turq ne shqiperi, pergjigja eshte se shperblimi ishte dyfish. I pari vinte nga plackitja dhe perdhunimi, e dyta vinte nga premtime sic jane keto mesiper nga hadithet islam
Sic duket qarte nga letersia islamike mesiper, parajsa kuranike, e krijuar per njeriun injorant te tradites seimitike, permban realizimin e te gjitha endrrave te kohes. Femrat gjer ne 70 mije per person (lexoni mesiper), pallatet etj., etj. Muhamedi, mbi c’do gje, kuptonte qarte vleren e mardhenjeve seksuale per ndjekesit e tij. Prandaj, parajsa me shume se nga c’do gje tjeter eshte e mbushur me huriet te cilat jane krijuar vetem per tu sherbyer meshkujve arab. Sa me i larte akti luftarak, aq me i larte numri i hurieve. Nga keto pasazhe, ne kuptojme se ndjekesit e tij ishin njerez tmerresisht te frustuar e te djegur per marredhenie seksuale; pikerisht kete gjendje shfrytezoi Muhameti per tu hedhur ata ne lufte.
“Aliu raportoi se Apostulli i Allahut tha: “Atje ne Parajse eshte nje treg ku nuk ka shitje dhe blerje, por eshte i mbushur me burra dhe gra. Kur nje burre deshiron nje bukuroshe, ai e merr dhe ben seks me ato.” Al Hadis, Vol. 4, p. 172, No. 34
Perralla te tilla fatkeqsisht vazhdojne te perdoren edhe sot dhe jane nje nga bazat themelore qe shtyn terroristet te bejne vetvrasje gjate sulmeve arabe kundra izraeliteve. Te gjithe mendojne se do te perfundojne ne parajsen e imagjinates se muhamedit.
Pra po ta lexoni me kujdes letersine fetare semitike, duket qarte qellimi i saj: Mbeshtetja shpirterore e luftes nacionaliste.
Vazhdon pershkrimi i parajses islame nga hadithet:
“Profeti ka thene: “Ai qe UDHETON per te marre pjese ne xhihad, pluhuri qe ai takon gjate procesit, ai do te behet arome per te ne Diten e Gjykimit”. (Ibn-E-Majah, Vol. 2, p. 167)
Duhet patur parasysh fjala “Udhetim” nenkupton marshimin ushtarak, udhetimin drejt popujve te tjere, pra sulmin kundra kulturave dhe popujve te tjere.
Endrrat imperialiste te Muhamedit per ta shtrire sundimin e tij deri ne fund te botes, edhe “pertej detrave”, vazhdojne edhe ne kete hadith:
“Ai qe behet martir ne beteje te detit eshte i barabarte me dy deshmore te luftes ne toke…”
(Ibn-E-Majah, Vol. 2, p. 168)
Profeti ka thene: Ai qe e rrit kalin vetem per ta perdorur ne xhihad, atehere atij do ti jepen si shperblim nje e mire per c’do kokerr gruri me te cilin e ka ushqyer kalin (Ibn-E-Majah, Vol. 2, p. 172)
Letersia arabe eshte e mbushur e gjitha me hadithe te tilla; ne esence ato i shtyjne luftetaret drejt luftrave duke u premtuar atyre parajsen me te bukur e me te pasur nese ata “bien deshmor” ne kete lufte xhihadiste. Kjo ishte edhe arsyeja e nje egersimi ekstrem te hordhive muslimane kudo qe ata shkuan: ata besonin se sa me shume “te pafe” te vrisnin, aq me shume ata do shperbleheshin nga Allahu! Per kete arsye, ushtaret e Muhametit, zhduken e shfarrosen popuj te tere si egjiptianet e vjeter (qe nuk ishin arabe agresive, por njerez paqesore e punetore – i kemi shume prej tyre ne Shqiperi), libianet, tunizinet, algjerinet, marokenet, Jordan, sirianet, libanet, nje pjese e Irakut etj. Te gjithe keta popuj flisnin gjuhet e tyre e shpesh ishin popuj 100% te krishtere (sirianet e Libano, psh), por u masakruan ne ate mase nga arabet sa sot ata nuk flasin me as gjuhen e tyre, por u eshte impinuar gjuha arabe. Nje fenomen i ngjashem ngjau edhe me vendin dhe popullin tone pergjate sulmit musliman turk: ndonese ne arritem ta ruanim gjuhen tone, ne nje mase te konsiderueshme nuk arritem dot te ruanim besimin tone, filozofine e jetes sone! Sikurse ne vendet qe permenda ku tronditja ishte aq e madhe sa ato u shnderuan ne popuj arabe, edhe per ne arberoret, aq e madhe ishte tronditja psikike nga kjo perleshje e madhe, sa populli qe rilindi, nuk e pa me veten si arberor, por zgjodhi nje emer tjeter per ta quajtur vetveten: ai u quajt shqipetar, qe dmth “ai qe u shqep, qe u shkeput nga identiteti arberor i krishtere!

Përgjegjësia si obligim moral dhe qytetarë

0

Nail  Draga, Ulqin

Ese

Pjesëmarrja në qeverisje realizohet përmes procesit të zgjedhjeve, ku qytetarët vendosin me votën e tyre për subjektët politike të cilat marrin pjesë në zgjedhje. Në krahasim me kohën e monizmit, në pluralizëm zgjedhjet paraqesin një proces me peshë shumëdimensionale, andaj duhet të ekzistojë kujdes në përzgjedhjen e kuadrit përfaqësues  në vendet udhëheqëse, me integritet moral e  profesional, sepse të tillët përveç se përfaqësojnë vetën, ata janë edhe pasqyra e subjektëve politike para qytetarëve në mjedisin përkatës 

Në këtë gamë të përgjegjësia bie mbi individët e zgjedhur apo të emëruar në pozita të ndryshme në nivel lokal apo qendror, sepse kemi të bjëjmë me resorët e ndryshëm që kërkon përkushtim profesional. Sepse ata në pozita të tilla nuk janë për të zgjidhur çështjet personale apo familjare por të qytetarëve të cilët i përfaqësojnë.   

Duke marrë parasysh se vendosja në pozita të ndryshme edhe tash në pluralizëm pothuaj në tërësi diktohet nga partitë politike, mbetet çështje për diskutim për raportët shoqërore tash dhe në të ardhmën. Një qendrim i tillë për çështje kadrovike  mbetet e hapur sepse si duhet të veprojnë pjesëtarët e partive të tjera që duan të punësohen në administratë e gjetiu në sajë të konkursit publik, përmes referencave profesionale.  

Por, përvoja 30-vjeçare e pluralizmit, lënë për të dëshiruar sepse më përjashtim të disa rasteve në pozitat udhëheqëse  janë vendosur individë jo të denjë për pozita të tilla, sepse  çështjet e tilla trajtohen si ekskluzive  personale e jo të përfaqësimit të atyre qe i kanë votuar. Identike është gjendja edhe në përbërjen e këshillave drejtuese, ku me përjashtim të rastit, aty vendosën individë pa njohuri profesionale por më së shumti militant partiak, ku  si të tllë aty janë ma tepër formal, andaj kontributi  në çështjet përkatëse është nën çdo nivel. 

 Ulqini- rast për hulumtim jo vetëm lokal 

Rasti i Ulqinit  është i veçantë  dhe rast për hulumtim, sepse ka munguar qasja e tillë sepse dominonte  oportunizmi profesional për qellime personale. Një dukuri e tillë ka të bëjë sidomos  me sektorin e mbrojtjen së pasurisë së komunës, për mundësitë e pashfrytëzuara për të demaskuar veprimet korruptive që kanë ekzistuar më herët.  

E dhëna se deri më tash  një çështje e tillë nuk është trajtuar me prioritet duke qenë çështje ekskluzive komunale, dëshmon dështimin profesional në qeverisjen lokale. Fjala është kryesisht për privatizimin e objektëve dhe ndërmarrjeve shoqërore  që kanë vepruar në territorin e komunës së Ulqinit, të cilat  kanë dështuar tërësisht, që me të drejt quhet plaçkitje profesionale  në nivel shtetëror. Ndërsa    rasti i ish  Pushimorës së sindikatave të Kosovës, ku Komuna e Ulqinit pësoi me një borxh prej 6.5 milion euro që ishte skandal i veçantë i korrupcionit e plaçkitjes së komunës, do të mbetët rast për hulumtime në tekstet juridike.  

Në lidhje me çështjen e privatizimit përkatësisht të plaçkitjës së ndërmarrjeve shtetërore dhe pronave të komunsës ka ekzistuar heshtje e plotë nga individët kompetent. Jo se ka munguar qasja profesionale, por mungesa e guximit me u ballafaquar me realitetin e hidhur në vend. Rasti i mos paraqitjës së ankesës nga ana e komunës ne lidhje me privatizimin e parcelës në “Fushën e Topave” në Kala, duke ia mundësuar palës tjetër ndërtimin e një objekti hotelier(që nuk është përfunduar ende) paraqet rastin skandaloz jo vetëm juridik për pushtetin lokal të Ulqinit.    

Nuk ka dilemë se çështja e privatizimit  ka qenë identike pothuaj  si në tërë Malin e Zi,  por në Ulqin  përmes privatizimit  janë realizuar skenaret e oligarkëve të ndryshëm me mbeshtetje  lokale  dhe asaj shtetërore, me pasoja për popullsinë  vendore. Pikërisht një privatizim i tillë i dështuar ndikoj në papunësi duke nxitur emigrimin e popullsisë në botën e jashtme. 

Privatizimi-dosje e veçantë(!) 

Vetëm, tash pas ndryshimit të pushtetit në sajë rotacionit nga 30 gushti 2020, në këtë aspekt ka filluar të lëvizë në favor të qytetarëve. Rasti i Valdanosit, rikthimi i pronarëve të ligjshëm, si dhe mundësia që kryporja të jetë përseri në pronësi të shtetit paraqet rastin e  parë për rikthimin e drejtësisë së munguar. Me këto dy raste duhet të jetë vetëm fillimi sepse duhet vazhduar më tutje, për të rikthyer drejtësinë e munguar në këto tridhjetë vite. 

Duhet të rishqyrtohen privatizimet e dështuara jo nga mandati i kaluar por më herët duke parë edhe rolin e Komunës së Ulqinit, duke ofruar argumente, në favor të punësuarëve në ndërmarrjet përkatëse, siç janë hotel Galebi, Otranti etj. Vetëm në këtë mënyrë do të eliminohen dyshimet dhe dilemat, që do të jetë në favor të proceseve të tilla. 

Kemi të bëjmë me një dosje të veçantë nga fusha e privatizimit të pronës dhe të ndërmarrjeve shoqërore, që do të ishte voluminoze nëse do të realizohej si botim i veçantë nga pushteti lokal i Ulqinit. Një botim të tillë mund ta realizojnë vetëm ata që nuk kanë qenë pjesë e tyre veprimeve apo aferave korruptive dhe janë profesionist të dëshmuar e sidomos  të guximshëm për të prezantuar të vërtetën para opinionit të gjerë. 

Heshtja e imponuar 

Nuk mund të arsyetohet më asgjë heshtja disavjeçare ndaj procesit të privatizimit në Ulqin, jo vetëm duke ngritur komisione por edhe procese gjyqësore si në komuna të tjera në Mal të Zi. Pse diçka e tillë nuk ka ndodhur në Ulqin nuk është vështirë të kuptohet, sepse përveç mungesës së profesionalizmit, qendron mungesa e guximit dhe kompleksi i frigës ndaj pushtetit qendror. Kemi të bëjmë me kompleksin e të nënshtruarit ndaj pushtetit si rezultat i raportit ndaj qytetarëve të Ulqinit si në monizëm edhe tash në pluralizëm.  

Po ashtu nuk duhet përjashtuar edhe hipotekat e ndryshme ndaj përfaqësuesve të  Ulqinit ne raport me strukturat e ndryshme qeveritare, të cilët janë zënë peng, andaj si të tillë heshtjen e kanë pasur të imponuar.  Nuk ka dilemë së   nga të tillët  mbrojtja ka qenë mision i pamundur, sepse ka dominuar  interesi personal e jo ai qytetar apo publik.  

Përfundimisht, për ndryshime cilësore nevoitën persona me integritet moral dhe profesional, sepse të tillët mund të na përfaqësojnë me dinjitet si kudo në botën e qytetëruar, sepse nuk kemi të bëjmë me çështje personale por të përgjithshme në favor të qytetarëve. 

(Tetor 2022) 

Persqop, qyteti madhështor ilir që gjëndet 200 metra në vijë ajrore ballë për ballë me Petrelën

0
Engjëll Gishti, historian, Tiranë
***
Dje ishim ne Persqop, nje qytet madheshtor ilir 200 m (ne vije ajrore) balle per balle Petreles ne Tirane. Eshte nje qytet madheshtor ilir, mjaft i krahasueshem me qytetin e Antigonese ne jug. Sikurse i shihni edhe ne keto foto, guret jane te dimensioneve jo fort te medha (2 m gjatesi me afro 1 m lartesi), cka ne krahasim me guret e Beratit psh qe arrijne deri 4m gjatesi e ne ndonje rast edhe me shume, na ben ti quajme “relativisht te vegjel”. Nje ndryshim tjeter nga guret e Beratit, apo Lezhes eshte se keta gure nuk jane prere nga shkembi solid, por jane prere nga zhavorri i cimentuar ne miliona vite (çka eshte me e lehte, pra kushton me pak), njesoj si ato te Antigonese kur ky qytet u rindertua nga Pirro (rreth vitit 280 p.e.s). Madje keto gure jane pak me te medhenje se ato te Antigonese, cka na ben te mendojme se jane ndoshta 20-30 vite me te hershem. Si komkluzion do thoshnim se ky murr i takon pak a shume vitit 300 para Krishtit, kohe kur kjo pjese e Ilirise sundohej nga mbreti Glaukia i Taulanteve luftetare te rrepte! Sic e shihni ne foto, lartesia e mureve (qe mjerisht po bien e askush nuk kujtohet ti mirembaje) eshte ende ne disa pjese deri afer 10 m, aq sa jane dhe muret e Trojes sot! Guret jane punuar me nje mjeshteri te larte dhe me nje perputhueshmeri fantastike ku nuk hyn as tehu i thikes (qe qe nuk kishim thike provuam pa rezultat te fusim nje fije bari. shih foton.)
Askush nuk e di se si quhej ky qytet emri i te cilit ka humbur perfundimisht. Sot ai quhet “Persqop”. Duke konsideruar teorine e gjuhesise sone se germa “sh” eshte e vone dhe ajo perdorej historikisht ne formen e germes “S” (edhe tek arbereshet e Italise germa “sh” mungon e perdoret gjithmone ne formen “S”), mund te konkludojme shpejt se kuptimi i ketij emertimi eshte “Pershqop”, pra “per shqop”, pra ai me vone ka qene vetem vendi ku njerzit shkonin te benin Shqop per tu ngrohur. Pra toponimi origjinal ka humbur e nuk transmetohet ne memorien e banoreve, cka dmth se kur qyteti eshte shkaterruar, me shume gjase jane vrare e shfarrosur edhe gjithe banoret e tij; ose sepaku jane deportuar qe aty. Qyteti nuk ka asnje shenje rindertimi mesjetar, cka dmth se ai nuk e mori veten kurre, dhe ne vend te tij u ngrit aty prane Keshtjella e vogel e Petreles.
Qyteti ishte pra rreth 50 ha ne antikitet, ndersa zhdukja e popullsise dhe ripopullimi i ketij vendi ne Mesjete me as dy hektare te Petreles tregon dukshem masen e zhdukjes se etnise ilire nga pushtimet e huaja. Sot ne nuk mund te themi nese kete shkaterim e sollen romaket ne luftrat iliro-romake, apo barbaret ne fund te antikitetit te vone, por eshte fakt se ky qytet nuk preket psh nga rifortifikimet e kujdeshme te Justinianit, cka dmth se ne kohen e tij, ky qytet ishte tashme nje vendbanim i haruar.
Mund të jetë një imazh i 1 person
Dhe kjo na con ne konkluzionin se ky qytet u shkaterrua terresisht nga romaket, te cilet nuk kishin kurre interes me vone te rindertonin qytetet ne maja malesh (ku mund te beheshin qendra rezistence te popullsise lokale), por i zhvilluan qytetet vetem ne zona fushore, lehtesisht te kontrollueshme prej tyre.
Me kete rast dua ti bej nje tjeter thirrje Ministrise se Kultures dhe Institutit te Monumenteve qe ti kthejne syte nga ky qytet madheshtor (ku ende nuk eshte hedhur nje kazme germimi arkeologjik…cka profesori yne Neritan Ceka e shpresonte qysh 30 vite me pare kur na conte ne te arkeologjise ne keto vende), te kujdeset per rrugen, ta shpalle monument kulture e ti vendose pllaken perkatese, mundesisht te nderrmare disa masa restauruese per te rivendosur e konsoliduar disa gure qe sot jane spostuar me nje ane ne ajer, e mundesisht ti bejne edhe nje rrethim mbrojtes qe vizitori i zakonshem te mos shkoje kaq afer sa shkova une, cka mund te jete e demshme per murin dhe per vizitorin.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Kjo edhe per aspektin turistik, sepse sot, kur vijne turistet ne Tirane, krijojne pershtypjen e gabuar se ne kete zone jeta qytetare ka filluar vetem disa shekuj me pare. Nese behet si duhet rruga deri ne vend, turistet e huaj dhe jo vetem, mund te cohen deri atje ku ata do kene mundesine te shohin me syte e tyre se jeta qytetare e kesaj treve ka filluar thjeshte disa mijevjecare me pare!

Situata aktuale gjeopolitike dhe sfidat me të cilat përballet Kosova

0
Niq Krasniqi, Vjenë
___
Konferencë shkencore e mbajtur me 24 Shtator 2022 në Kampusin e Universitetit Sunderland në Londër.
Miq të nderuar, në këtë konferencë të organizuar nga “Albanian British Academic Society” referuan njohës të mirë të Kosoves e të gjeopolitkes, si Prof. dr. David Phillips, Dr. Timothy Less, Dr. Andi Hoxhaj dhe Dr. Erhan Türbedar, të cilët në punimet e tyre për këtë Konferencë prezantuan tri pikëpamje për zhvillimet politike në rajon, që lidhen direkt me Dialogun Kosovë vs Serbi në Bruksel, dhe nje këndvështrim nga Turqia për këtë zhvillim.
Kështu në këtë konferencë u trajtua koncepti i deritashëm që përkon me përpjekjet disavjeçare, që përmes Dialogut Kosovë vs Serbi në Bruksel dhe BE-në si ndërmjetësuese të arrihet te “normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë” me një “marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe njohje reciprioke”, për të cilen foli Prof. dr. David Phillips.
Në konferencë u trajtua edhe koncepti i “zgjerimit të bashkëpunimit rajonal” me fokus në bashkëpunimin ekonomik përmes hjekjes së barrierave dhe lëvizjes së lirë për njerëzit, mallrat e shërbimet, koncept që aktualisht promovohet nga Beogradi në bashkëpunim me Shkupin e Tiranën në planin e ashtuquajtur “miniSchengen”, apo “Ballkani i hapur”, për të cilin koncept foli Dr. Andi Hoxhaj.
Pastaj u trajtua koncepti i ndryshimit paqësor të kufinjeve, mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe etniteteve tjera në Ballkanin Perëndimor, që do të rezultonte me një barazpeshë të re politike dhe ekonomike në Ballkan dhe një stabilitet afatgjat për shkak të kësaj barazpeshe, respektivisht përfundimit të dominancës së Beogradit, për të cilin koncept foli Dr. Timothy Less.
Krahas punimeve për këto tri koncepte në Konferencë u paraqit edhe punimi i qëndrimit të Turqisë për këto tri koncepte dhe intereset e Turqisë që ndërlidhen me Dialogun Kosovë vs Serbi, respektivisht Marrëveshjen e synuar në këtë Dialog, për të cilin foli Dr. Erhan Türbedar.
Për të gjitha këto shtjellime me rëndësi dhe bashkëbisedimet lidhur me këto tema shihni linkun e bashkangjitur nga “Albanian British Academic Society”, në të cilin mund të shihni punimet e Konferencës në versionin tekstual anglisht (https://abas.org.uk/events/) dhe shqip (https://abas.org.uk/ngjarjet/) dhe si videoinçizime nga Konferenca. Aty gjeni edhe shënimet për autorët e punimeve dhe prezantimeve dhe funksionet e tyre.
Pos informimit për këtë aktivitet me rëndësi një ftesë e veçantë shkon në adresë të mediave e gazetarëve, që të marrin këto materiale dhe temat e trajtuara në këtë Konferencë shkencore për tua prezantuar opinonit dhe për të tematizuar këto koncepte në opinionin e shoqërinë tonë.
Me qëllim të prezantimit koherent të zhvillimeve, krahasimit të tyre me kërkesat dhe mundesitë tona, shqyrtimit të prioriteteve të veprimit politik dhe koncipimit të politikës proaktive.
Ftesa ka të njëjtën kuptim edhe vlerë edhe për miqtë e shumtë këtu, që të shpendajnë këtë përmbajtje, postim dhe ftesë.
Falemnderoj paraprakisht secilin e secilën për përkrahjen e kësaj ftesë, anise këtu nuk po e ceku, apo targetoj asnjëren nga mediat, apo asnjerën e asnjërin nga miqtë.
Për fund, mirënjohje e veçante për “Albanian British Academic Society”, të gjithë anetarët e bashkëpunetorët, për organizimin e mirë e mbajtjen e kësaj Konference në Universitetin Sunderland në Londër.

Bjellorusia dhe Rusia vendosin forca të përbashkëta në kufi, e akuzojnë Ukrainën për përgatitjen e sulmit

0

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandr Lukashenko akuzon Ukrainën për përgatitjen e një sulmi ndaj vendit dhe thotë se forcat e përbashkëta ruse dhe bjelloruse do të vendosen në kufi.

Sipas një agjencie të lajmeve bjellorase, BelTa, arsyeja e dislokimit është se situata në kufirin perëndimor të vendit është përkeqësuar.

Sipas Lukashenkos, ata po e bëjnë këtë për të mbrojtur veten nga NATO.

Sipas Reuters, Bjellorusia dhe Rusia filluan të grumbullojnë forcat e tyre dy ditë më parë, pas sulmit në urën midis Rusisë dhe gadishullit të aneksuar të Krimesë.

Lukashenko ka udhëzuar KGB-në bjelloruse (shërbimin e inteligjencës) të marrë masat e nevojshme anti-terroriste, raportojnë mediat ruse shtetërore.

Oleksij Reznikov, Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, premton ahmarrje pas sulmeve të Rusisë ndaj civilëve në shumë qytete ukrainase

0

/ Dagbladet

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov zotohet të hakmerret pasi një sërë qytetesh të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, iu nënshtruan sulmeve të rënda ajrore të hënën në mëngjes.

– Armiku ynë do të dënohet për dhimbjen që i ka shkaktuar vendit tonë. Ne do të marrim hak, shkruan Reznikov në faqen e tij në Facebook.

Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba ka komentuar gjithashtu sulmet e reja ruse.

Putini është një terrorist që komunikon me raketa, shkruan ministri i Jashtëm në Twitter.

Ai vazhdon duke thënë se taktika e vetme e Putinit është terrori kundër qyteteve paqësore të Ukrainës. Në të njëjtën kohë, ai siguron se Putini nuk do të ketë sukses në shpërbërjen e Ukrainës.

Në Zjarr: Makinat kanë marrë flakë pas sulmit me raketa nga Federata Ruse në qendër të Kyvit mëngjesin e së hënës.
Foto: VALENTYN OGIRENKO / Reuters

Civil të plagosur në Ukrainë nga sulmet barbare ruse …

Missilregn over Ukraina: – De vil fjerne oss fra Jordens overflate

Ukrainasit …(Kiev). Duan të na zhdukin nga sipërfaqja e tokës.

Shërbimi zjarrfikës doli të hënën për të shuar zjarrin e makinave pasi një raketë ruse goditi një rrugë në qendër të qytetit Kiev. Foto: Adam Schreck, AP/NTB

Ukrainë: 75 raketa të lëshuara – 41 të kapura e neutralizuara nga mbrojtja ajrore

Vilde Elgaaen

Gjenerali Valerii Zaluzhnyi, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, shkruan në Twitter se është kryer një sulm raketor dhe ajror kundër vendit.

– Sot në mëngjes janë lëshuar 75 raketa, 41 prej të cilave janë neutralizuar nga mbrojtja jonë ajrore.

Më tej ai shkruan se forcat e armatosura po bëjnë gjithçka për të mbrojtur qytetarët e vendit.

– Megjithatë, sulmi i armikut vazhdon. I inkurajoj të gjithë të kërkojnë strehim, thotë gjenerali.

Reuters: Një shpërthim është dëgjuar në qytetin kufitar rus
sot në orën 09:15
nga Ingeborg Moe, Aftenposten

Një dëshmitar tregon për agjencinë e lajmeve Reuters për një shpërthim të fuqishëm në Belgorod në Rusi, afër kufirit midis Ukrainës dhe Rusisë të hënën në mëngjes. Kjo duhet të kishte bërë që dritaret të fillonin të dridheshin. Nuk dihet shkaku i shpërthimit.

Njoftimi vjen në të njëjtën kohë kur raportohen shpërthime në disa vende në Ukrainë, duke përfshirë edhe kryeqytetin Kiev.

Makinave u dogjën për shkak të sulmit me raketa në qendër të Kievit. Foto: Valentyn Ogirenko, Reuters/NTB

Të paktën një person ka mbetur i vdekur në rrugë pas sulmit me raketa. Foto: Valentyn Ogirenko, Reuters/NTB

Poezi e ndjenjës dhe e përjetimeve emocionale

0

Fitim Çaushi    

Poezia, si  gjinia letrare me  ndjeshmëri më të drejtpërdrejt ndaj jetës, është përdorur nga poetesha Fatime Kalimashi prej më se një dekade dhe niveli i saj  cilësor ka ardhur në rritje. Me leximin e poezisë së saj në shtatë vëllime poetike, nuk mund të mos kujtojmë poetin e madh francez Pol Elyar: “Poezia, që në kohët më të lashta është gjuha që këndon dhe unë besoj, se nuk ka për të ndryshuar kurrë ndonjëherë”.    

    Poetesha Kalimashi, nga Rahoveci i Kosovës, përmes poezisë i këndon jetës, dashurisë, unitetit si faktor që do të sillte realizimin e aspirateve të shqiptarëve. Megjithse e emigruar qysh në vitin 1995 në Zvicër, ajo e mban të gjallë dhe të shtrenjtë dashurinë për vendindjen dhe Kosovën: për vetë lidhjet e fuqishme shpirtërore që ajo ka me vendlindjen, duke e afirmuar atë me një kernari të ligjshme: 

Jam një bijë nga Anadrini 

Lind e rrit me dashuri 

Është Rafsh’ i Dukagjinit  

Vend i  njohur për mirësi. 

Në poezinë e Kalimashit, kemi një përputhje të heroit lirik me unin e saj poetik, përmes së cilës, duket se Kalimashi afirmon konstruktin e saj shpirtëror: 

Shpirtin e kam zh(veshur) në poezi 

E kam larë me ujin e bekuar 

Atje ku rrjedh uji kristal 

Mbi bjeshkët me gurë të çmuar. 

Zemrën veshur me bardhësinë e dëborës, 

E kam ushqyer me rreze prej dielli 

Atje ku ëndrat realizohen 

Me ëndra të bukura ylberi. 

Shpirtin e kam veshur me një pëlhurë 

Bashkangjitur yjeve të qiellit 

Atje ku hëna shkëlqen në errësirë 

Shpirtin im jeton në dritë të diellit. 

 

Meditimet e poetes janë brenda sferës shoqërore dhe jetës së përditëshme, tema të cilat e pasurojnë tematikën e vëllimeve të saj poetike. Poetesha Kalimashi këndon dhe afirmon prirjen artistike drejt ndjeshmërisë shpirtërore ndaj atdheut, duke na dhënë imazhe poetike emocionuese: 

 

Lamtumirë vend i dashur 

Lamtumirë Atdheu im 

Me një copë zemre të zbrazur 

Sot po nisem për mërgim. 

 

Pavarësisht zemrës së “zbrazur” për shkak të largimit nga vendlindja, poetja përmes një krahasimi simbolik, deklaron përjetësinë e saj ndaj atdheut: “Unë dallandyshja që ty të kam fole”. Për folenë e saj të madhe, Kosovën, Kalimashi, ndjen dhembje trishtuese  për mos stabilitetin e sja politik: 

 

Më fal për gjëmën, ndoshta e teprova 

Por vendin e shoh të mjerë 

Një nga një nga aty po largohen 

Çdo ditë po mbyllet nga një derë.  

 

Pavarësisht këtij realiteti tronditës, poetja bëhet ndërgjegje qytetare dhe afirmon shqetësimin e tërë emigrantëve përmes figurave që flasin shumë:  

 

Mallin për vendlindjen  

As loti kurrë s’e shoi…  

Malli për familjen mbyt vetminë 

Dashuria për Atdhe shpirtin përvëlon 

Të huaj në mërgim e të huaj në Atdhe. 

Si zogjtë shtegtar kur kërkojnë fole… 

Dua ta puth tokën kur e shkel me këmbë 

Në ajrin e pastër të mbjell dashuri 

Në çdo shpirt njeriu dua vend të kem 

Të mos harohem në largësi…  

 

Në poezinë e Fatime Kalimashit pasqyrohen njerëz të thjeshtë, me brengat, hallet, gëzimet dhe perjetimet e tyre emocionale, trajtuar me freski  motivesh, plot mjete shprehëse pa përsëritur të njëjtat figura stilistike. Ajo e vendos veten në qendër të këtyre përjetimeve duke afirmuar ndjenjat e saj të thella për jetën: 

 

Këngë a poezi 

Dhimbje apo dashuri 

Është diçka që ndien poeti 

Diçka më e madhe se deti. 

 

Madje poetja tërheq vëmendjen e aparatçikëve dhe tërë shoqërisë që të kthejnë fytyrën nga njerëzit e thjeshtë që ndjehen një me atdheun:  

 

Në këtë botë nuk erdha pse deshët ju 

Jam dhuratë nga zoti i falenderuar 

Nëse sot nuk ma dini vlerën 

Nesër keni për të më kërkuar. 

     Me një gjuhë dhe figuracion të thjeshtë, ajo ka arritur të japë tablo jetësore nga jeta e përditëshme. E bukura në poezinë e Kalimashit qëndron tek e thjeshta, sikundër ka theksuar edhe një shkrimtar i huaj: ”Kisha mësuar artin për të bërë vargje të lehta  me vështirësi”. 

 

Më erdhe në ëndërr 

Hape derën ngadalë 

Më buzëqeshe ëmbël 

Pa më thënë një fjalë  

Më dhe një prqafim 

Aromë trëndafilash… 

 

Simboli i trëndafilit është përdorur nga petesha Kalimashi si lejtmotiv në tërë poezinë e saj, për vetë imazhet poetike të dashurisë njrëzore, bukurisë dhe humanizmit. Në poezitë për nenën, të cilat janë disa, Kalimashi sjell me emocione një komunikim imagjinar që dëshmon për një mall përvëlues:  

 

Sa do doja të fluturoja 

Nëpër botë anembanë 

Ti dërgoja një cop zemre 

T’i tregoj asaj ku jam 

Do ta pres në përqafim 

Me një këngë, këng’ bilbili 

Të shfaqet ëngjëlli im 

Në mes lulesh trëndafili. 

 

     Duket se një akuarel i bukur ka kaluar  natyrshëm  në poezinë e Fatime Kalimashit, duke  theksuar origjinalitetin poetik të poeteshës për vetë figuracionin e qartë me një funksion të përcaktuar dhe lehtësisht të perceptushëm  nga lexuesi.  Që në leximin e parë, lexuesi kupton se poezia e Fatime Kalimashit është poezi e detajeve jetësore dhe e çasteve poetike, prandaj poezia ka vlera emocionuse dhe artistike.  

Nuk njoh urrejtje  

Derisa e vlerësoj jetën 

Si veten i dua edhe të tjerët 

Mbi gjithçka peshoj të vërtetën.  

Hakmarrjen s’e kam në gjak 

Ç’thonë të tjerët s’bëhem merak… 

 

Në thelbin e procesit krijues Fatime Kalimashi ka kontaktet e poetes  me realitetin që e rrethon, si dhe kërkesën e fuqishme të saj për ta zotëruar këtë realitet  dhe për ta rikrijuar atë. Poetja me forcën e talentit të saj, herë-herë edhe abstragon për të kapur më të qenësishmen nga ky realitet, duke përdorur  ngjyra  poetike për ta dhënë atë sa më bukur. 

 

Sa do të doja të bëhem zog 

Të fluturoja me shumë gëzim 

Të thith nektar në çdo lule 

Pranvera është ilaçi im. 

 

       Poetesha Fatime Kalimashi di të kap çastin poetik dhe e zhvillon poezinë me një varg të rjedhshëm në harmoni me idenë e pasur. Në poezi ndihen imazhet  poetike përmes  figurave me vlerë të mirëfilltë estetike, gjuhë të pasur plot ritëm dhe melodi. Tema shoqërore, veçanërisht trajtimi i gruas, ka një vend qendror: 

 

Sonte loti ma shuan buzën e tharë 

Nga malli i fjalës së thënë 

Atë që ma ndalonte koha 

E shkelur si grua e shkelur si nënë.   

 

Poezia e Fatime Kalimashit është e mbushur me refleksione të brëndshme, ngrohtësi jetësore dhe vlera emocionale. E parapëlqyer për të, sikurse është e natyrshme, do të mbetet tema e dashurisë: 

 

Në dashuri pritjet janë të gjata 

Si netët kur kalojnë pa gjumë… 

Ëngjëllushe moj zanë mali 

Falja një puthje këtij djali 

Më ka djegur i shkreti malli 

Për një puthje botën ta fali. 

Sikundër shihet, në lirikën e Kalimashit ka jetë, ka origjinalitet: 

Dhimbjen që se duron shpirti 

Dashuria është shërim 

Në sytë e saj takova veten  

Ia përqafova lumturinë 

Në sytë e saj ëndërrova jetën  

Ndërtuar mbi të vërtetën  

Asaj ia fal edhe jetën. 

 

Figuracioni letrar, herë-herë është befasues, përmes një metafore dhe krahasimi të thjeshtë, ajo shpreh një mall përvëlues: 

 

Doja ta pëqafoja  

T’ia mbledh flokët me dorë 

Veç ta hiqja një herë merakun 

T’i shkrihesha sikur borë… 

Nuk dashurohet vetëm në ëndrra  

Por edhe pa ëndrra dot s’jetojmë. 

Në mënyrë deklarative, Kalimashi shpalos kredon e vet poetike: 

Nuk jam prush që ndezi zjarre 

Nuk jam zemër për hakmarrje 

Nuk kam shpirt as të urrej 

Dashuri dhe paqe ndjej. 

 

Fatime Kalimashi deklaron se “Dashuria është melodia e shpirtit”. Në një stil Lasgushjan, ajo përjeton çaste lumturie: 

Sytë mbyllur buzët çelur 

Përqafuar përkëdhelur 

Puthje malli mallëngjyer 

Mbeti çast i paharruar… 

 

Në dashuri nuk flas shumë 

Heshtja mbretëron në sytë e mi 

Unë nuk ëndërroj vetëm në gjumë  

Por sa herë dua të të shoh ty… 

 

Merre lotin tim 

Shuaje buzën e eur 

Atë ditë kiur të kthehem 

Dua të të shoh buzëqeshur…  

Mos e ngri zërin të dëgjojnë malet 

Se zemra dhe shpirti  nuk i durojnë ndarjet… 

 

Në kohën që sot, në mënyrë të shkujdesur eliminohet fare poezia e vërtetë, e cila ka  veçoritë dhe specifikën e saj si gjini arti, poetesha Kalimashi na jep një poezi plot dashuri, ngrohtësi njerëzore dhe thjeshtësi perceptimi, sikurse është natyra dhe stili i saj poetik. Tek Kalimashi kemi edhe shkëndija didaktike, që përkojnë me realitetin e sotëm: 

 

Asgjë në jetë s’keni për të humbur 

Çdo ditë e më shumë kërkoni dituri 

Do të njohim vlera, duke njohur vlera 

Nga gabimet mësohet për herët e tjera. 

  

Një mendje e ditur  

Është rrugë e ndriçuar  

Ajo vlen më shumë se ar 

  Një thesar margaritar. 

Është i çuditshëm optimizmi i saj entusiast:  

Kurrë mos thuaj kurrë 

Vetë jeta është mrekulli 

Ka zemra më të forta s’e gurë 

Që s’i tund asnjë stuhi. 

 

Por Fatime Kalimashi është realiste, prandaj edhe poezia e saj është e pastër nga deformive dhe spekulime demagogësh. Përmes një personifikimi të fuqishëm Fatime Kalimashi si një qytetare aktive, brenda një konceptimi materialist, sjell një gjendje ankthi që mbart koha e mbarsur me rreziqe: 

 

Si çdo herë borë në pranverë 

Zot shpëtona edhe këtë herë 

Shpëto lulet që kanë çelë 

Edhe në këtë stinë 

Na ruaj nga ligësitë e kohës 

Na shto bukën e gojës. 

 

Kjo thirrje e një poeteje militante, tingëllon si kambanë alarmi në ndërgjegjen e bashkombësve të saj, për të qenë vigjilentë ndaj ligësive që sjellin kohët e trazuara në botë. Po me kaq ndjeshmëri dhe figuracion brilant, Fatime Kalimashi jep dukuri jetësore të karakterit filozofik, që shoqërojnë jo pak lexues në jetën e përditshme: 

 

Nuk e di ku jam  

Më ka humbur udha 

Nuk di ç’më ka gjetur  

Me shpirt jam përpjekur 

Prap ra shi në udhët e mia 

Po lulëzon vetmia. 

 

Në poezinë e Kalimashit ndjehet edhe fryma e poezisë reflektive, në marëdhniet që vendos poetja me realitetin dhe lexuesin. Si bijë e truallit arbëror, autorja me një patetizm derklarativ dhe prozaik, që nuk arrin të kthehet në figuracion, i bën thirrje ndërgjegjes së kombit: 

 

Pa dëgjoni qeveritarë 

E ju popull i ngrat shqiptarë 

Le ta dijë gjithë bota mbarë 

Në Kosovë s’ka me pas ndarje 

As urrejtje e as përçarje 

Vetëm të bashkuar sot e përgjithmonë 

I ruajmë rrënjët, gjuhën e kombin tonë 

Amanet prej të parëve tanë 

Vetëm të bashkuar jetohet për vatan. 

 

Gjithsesi ky është shqetësimi shpirtëror i poeteshës Kalimashi që jeton  ndjeshmërisht me popullin dhe kombin e saj. Thirrja e poetes ngrihet në mision: 

 

Është koha ta falim veten dhe të tjerët  

Ta falim njëri tjetrin pa ia parë sherrin. 

Është koha e fundit si njeri të kërkosh falje 

Se kur ti pendohesh, gjen dhe rrugëdalje. 

Ajo që e befason lexuesin, është përdorimi i tercinës klasike të poezisë, çka na bind, se ajo e njeh mirë vargëzimin poetik: 

 

Nganjëherë bëni hata 

Thurni vargje me sevda 

Kush nuk mundet me iu ngja. 

 

Nganjëherë tregoni ngjarje 

Sa për mirë e sa për ndarje 

Të vërtetën s’keni qare. 

 

Oh! Ju shkronja të arta 

Sa të shkrurtra e sa të gjata  

Unë fal jush thash çka pata. 

Tek poezia e Fatime Kakimashit, kemi përputhje të heroit lirik me unin e poetes për shkak të meditimeve të saj, të cilat janë brenda sferës shoqërore dhe jetës së përditëshme të ngarkuar me probleme dhe tensione të vet jetës. Kemi gjithashtu përpjekje për një gjuhë të pasur poetike. Figurat e saj kanë vlerë të mirëfilltë estetike.  

Fatime Kalimashi duket sikur i ruhet temave të mëdha dhe i anashkalon ato me disa poezi të vogla. Në pezinë e Fatime Kalimashit gjejmë përsiatje filozofike që lindin nga pasuria kulturore, poezia e saj dallohet për analizë të gjendjeve të brendëshme, për simbolikë dhe naracion, për imponim të elementit subjektiv mbi lexuesin. Ka shumë mendim në kontekstet poetike. 

Lakonizmi i poezive të saj jo rrallë përplaset me poezi deklarative që u mungon përpunimi petik dhe figutracioni artistik, sepse sasia ka dëmtuar cilësinë. Megjithatë lexuesi ndien kënaqësi estetike dhe  impresione të vecanta,  kur në to zbulon detaje artistike që të emocionojnë. Heroi lirik nuk shpreh vetëm botën e poetes, por është edhe bashkëkohësi i shqetësuar për problemet e shoqërisë. 

Përmes poezisë,  Fatime Kalimashi këndon me gjithë forcën e shpirtit të saj për njerëzit, që me një gjuhë dhe figuracion të thjeshtë, ka arritur të japë tabllo jetësore dhe ndjenja, si produkt të realitetit. Plehanovi ka shkruar: “Kush nuk pranon asnjë realitet tjetër  vec “Unit” të tij duke kërkuar “të renë”, nuk do të gjej  tjetër veçse  një absurditet të ri.” Kalimashi në krijimtrinë e saj niset nga realteti dhe di ta pasqyrojë artistikisht atë.           

I gjithë skenari i krimeve…/ Investimi miliona euro për mbrojtjen e vrasësve të ushtarakëve

0
Nga: Idriz Zeqiraj, Gjermani

Lufta në Kosovë, e provokuar dhe e nismuar nga Serbia, shpërfaqi edhe infektimin e bërë nga pushteti i gjatë serbo-sllavë, tek individë dhe grupe, me frymëzimin ekstremisht të majtë, përkatësisht, me ideologjinë sllaviste-staliniste. Ishin emisarët komunistë jugosllavë, të cilët themeluan Partinë Komuniste Shqiptare, më 8 nëntor 1941, në Tiranë. Ata zgjodhën Kryetarin e kësaj partie dhe disa nga byroistët kryesorë të partisë.

Qysh në emërtesën e parë, termi “parti komuniste”, tingëlloi dyshues e shqetësues për shqiptarët. Sepse i kopjuar nga vatra e komunizmit sovjetik, prkatësisht, Rusia ishte dëshmuar si antishqiptare qysh në Kongresin e Berlinit, më 1878, në Konferencën e Lindrës, më 1913 dhe në vijimësi. Emisarët jugosllavë, të dërguar nga Partia Komuniste Jugosllave, si këshilltar, pranë Shtabit të Përgjithshëm Nacional Çlirimtar, si dhe pranë Brigadave Partizane dhe realizuan përçarjen e luftëtarëve shqiptarë, deri në luftën civile , qytetare ndërshqiptare.

Instruktorët jugosllavë thelluan përçarjen, deri në armiqësi të hapur. U harrua pushtuesi nazi-fashist. Përgjatë luftës filloi përdorimi i metodave sovjetike staliniste si: vrasjet prapa shpine; ekzekutimet me gjyqe partizane, kinse, të dyshuar për koloboracion me armikun; deri ke izolimet në burgjet e improvizuara rurale të kundërshtarëve politikë. Kështu, me ndihmën e drejtëpërdrejtë sovjeto-jugosllave, komunistët e Enver Hoxhës erdhën në pushtet.

Arrestimet e bëra përgjatë luftës, sidomos, pas Kongresit të Përmetit, më 24 maj 1944, të burgosurit i bartën në burgjet e gatshme, të ndërtuara nga italianët, sidomos ato të Sigurisë së Lartë. Tashmë, SHBA, Anglia dhe disa shtete ligjore e demokratike, kishin larguar stafin diplomatik nga Shqipëria, duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike. Pushteti komunist në Shqipëri aplikoi metodat staliniste të sundimit të egër: ndalimin e pluralizmit politik në Shqipëri; filloi gjyqet tipike tej fashiste, kundër partive rivale, duke ekzekutuar me gjyq e pa gjyq dhe zhdukje kufomash, të kundërshtarëve politkë.

Rrjedhimisht, e majta ekstreme e Kosovës, e tufëzuar në Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK), e cila fshihej pas një emërtese fiktive, sepse as nuk ishte “lëvizje” dhe aq më pak “popullore”, por një grupim ideologjik ultra majtist, me ideologji sllaviste-staliniste. LPK-ja që nga vitet `-80-a, ishte marrë me vetën e saj, në garë kush do të ishte i parë. Disa syrësh ishin dërguar në Mërgatë nga UDB-a jugosllave, për përgjimin e bashkatdhetarëve të tyre. Ata ishin pjesë të këtij grupimi, që shërbyen në logjistikën e vrasjes së trefishtë: Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka.

LPK-ja bojkotoi dhe sabotoi të gjitha organizimet financiare të vëprimtarëve të Mërgatës shqiptare, qoftë ato, për zbutjen e varfërisë, më saktë, mbijetesën e popullatës të Kosovës, qoftë begatimin e Fondit shtetëror, të shprehur në 3 %-in obligativ, gjithnjë, si përgaditje për një luftë të pritshme. Për ta thelluar sabotimin dhe zhvatjen e mërgimtarëve, LPK-ja themeloi Fondin privat-partiak, me emrin emocional “Vendlindja thërret”.

Thirreshin në emër të luftës, por, në fakt, duke vjelur para në dorë, ky Fond u keqpërdorë dhe një pjesë mbeti xhepave të aktivistëve dhe disa milionë i grabiti, dhunshëm, Hashim Thaçi, duke kërcënuar me jetë shefin e këtij Fondi, Jashar Salihun dhe familjen e tij. Ai u shua kësaj bote, në rrethana të dyshimta, në spital dhe “për t`i vënë kapak”, Hashimi, në stilin e tij unik, e shpalli Jasharin Hero të Kosovës!

Në prag të Luftës në Kosovë, u ashpërsua edhe lufta e klaneve brenda e LPK-së në Mërgatë. Në lojë hyri edhe Tirana zyrtare, e cila mbështeti klanin të dominuar nga drenicarët. Ky klan bëri puçin në Kryesinë e LPK-së, duke akuzuar dhe përjashtuar Kryetarin, Kryesinë, për të marrë fletushkën përçarëse dhe antikombëtare “Zëri i Kosovës” dhe Fondin “Vendlindja thërret”!

Oficerët shqiptarë të karrierës, të shkolluar në Akademinë Ushtarake Jugosllave, për t`u rrjeshtuar në mbrojtjen e Atdheut-Kosovë, të strehuar në Gjermani, Zvicër e gjetkë, ishin organizuar me kohë. Por, me konsultim dhe koordinim me Qendrat e Vendosjes, Evropë dhe Amerikë, ishin në gadishmëri.

Presidenti Rugova kishte hedhur bazën e themelimit të Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, më 28 nëntor 1990, duke emëruar ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Sherbimit Informativ. Ky datim shënon edhe themelimin e UÇK-së.

Social-komunistët shqiptarë në pushtet, nuk e donin luftën në Kosovë, donin statusquonë. Dhe, këtë nuk e fshehen, kur kreu i tyre deklaroi se “kryeqyteti i Kosovës është Beogradi!” Si kundërvënie të ushtarakëve profesionistë institucionalë të Ibrahim Rugovës, ata, pra, LPK-ja dhe zyrtarët e Tiranës, krijuan një “SHTAB të UÇK-së”, në Hotel “Rogner”, të cilin nuk e njihnin jo vetëm Institucionet e Kosovës, por as komandantët lokalë në Kosovë. Madje, si hakmarrje për këtë refuzim, i vunë në prita të policisë dhe të ushtrisë serbe, duke i eliminuar fizikisht!

Në të njëjtën kohë, nga listimet emërore, të bëra nga SHTAB-i i “Rognerit”, vazhdonin atentatimet brenda Kosovës, kryesisht, ushtarakëve të FARK-ut; bashkëpunëtorët e Presidentit Rugova; veprimtarët LDK-së; gazetarët me integritet e guxim qytetarë, të cilët i denonconin dhe i dënonin këto vrasje; por edhe brenda llojit, kuadrot e hershëm të LPK-së, në mes tyre edhe Behajdin Hallaçi, Shaban Shala, Ismet Jashari Kumanova dhe të tjerë!

Fillimisht, Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, botoi librin për krime faktike të disa komandantëve të UÇK-së, kryesisht, shqiptarë, thjeshtë, kundërshtarë politikë. Pastaj ngriti akuza ndaj disa komandantëve kriminelë. Disa syrësh u dënuan, por disa të tjerë paguan majmë dhe u liruan. Njëri nga avokatët e zëshëm, do të thoshte se “X.Y. komandantit, liria i ka kushtuar 11 milionë euro! 5 (pesë) milionë i kam marrë unë me ekipin tim. Por, asnjëherë nuk përmendi pafajësinë! Tani mbronë njërin nga katërshja e të akuzuarëve në Hagë.

Më vonë senatori zvicran, Dick Marty, bëri libër dhe rezolutë, njëherësh, kundër Hashim Thaçit dhe disa komandantëve të tij. Në mes tjerash, akuzoi komandantët e UÇK-së, për transplantim dhe trafikim organesh.

Në të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë”, kishin qasje disa komandantë të ushtrimorës të Fullqetit, komuna Klos e Matit. Sigurisht, ajo përdorej për izolim, burg e torturë e, ndoshta, edhe vrasje. Kur një ekipë mikste, e përzier, të huaj dhe shqiptarë, të cilët do të hetonin se çfarë po ndodhë në atë shtëpi rrënzë pyellit. Por, të zotët e shtëpisë, Katuçët, i sulmuan me mjete rrethanore, duke ua ndersyer edhe qentë. Kështu ngjallën dyshimin e misterit, të përfolur ndër vite.

Arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, me akuzat e rënda, “për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit“, po politizohet panevojshëm, qëllimshëm dhe po falsifikohet vrazhdësisht. Dhe, kampanjen falsifikuese e udhëheqin pushtetarët e djeshëm dhe të sotëm nga Kosova dhe Shqipëria. Në akuzat kundër të pandehurëve në Hagë, as që përmendet akuza e Dick Marty-së, për transplantim dhe trafikim organesh.

Libri i Dick Martysë, në faqet e tij, shpërfaqë krime faktike rrënqethëse, që, tashmë, janë denoncuar në Kosovë. Këto krime, shumë qindra torturime dhe vrasje politike, janë denoncuar edhe nga njerëz e media vendore, në Kosovë, të cilat dëshmohen me varre, buste dhe shtatore, anekënd Kosovës.

Prandaj, me kot lehin e zhurmojnë maskarenjtë, mbrojtës të krimit dhe të kriminelve, që nga kryeministri monstrum shqiptar, Edwin Rama; matrapazi dallaveraxhi, Behxhet Pacolli, i cili kërkon që hisedar në sundimin e Veriut të Mitrovicës të jetë edhe Beogradi; ish-presidentët e padinjitetshëm të Shqipërisë, të prirë nga Rexhep Mejdani, sabotator i luftës të Kosovës, i cili, turpërisht e rrugaçërisht, është i pari, i cili e quajti Presidentin Rugova “tradhtar”, kur, dhunshëm, u muer peng në Beograd!

Në mënyrën më të pazakontë, por edhe më të turpshme, burgu i Hagës është bërë si Meka arabe, për pelegrinazh horrakësh e provokatorësh të shqiptarëve njerëzorë, duke i rivrarë qindra viktimat, për motive politike, si dhe duke lënduar shumë mijëra familje. Kjo turpëron edhe Evropën, e cila, zvarritë, panevojshëm, kinse, hetimet, edhe pse krimet kanë qenë të listuara, të ngeshme dhe gjysmë-legale, në pritje të milionave korruptive, për ta blerë lirinë.

Gjithashtu, është një “e fshehtë publike”, bashkëpunimi korruptiv i UNMIK-ut, me komandantët pushtetarë kriminelë dh.e bandat e tyre në Kosovë. Shumicën absolute të krimeve, i ka zbuluar, lehtësisht, ka arrestuar kriminelët faktik dhe, sërishmi, i ka lënë të lirë, ose i ka dënuar, simbolikisht, duke i liruar, madje të gjithë pa plotësuar dënimin! Por, qëllimshëm, i ka heshtur ideatorët, projektuesit, porositësit, sponzorizuesit e vrasjeve politike, edhe pse kanë emër dhe mbiemër. Këtë e dinë mirëfilli ndërkombëtarët dhe shqiptarët, të cilët, në të gjitha sondazhet, në masën tej 85 %, kërkojnë ndëshkimin e krimit dhe të kriminelëve.

I gjithë skenari i krimeve, që nga sabotimi i luftës të Kosovës dhe dështimi total i çlirimit, ose të paktën, i rezistencës dinjitoze të shqiptaëve, në këtë luftë, është huazuar nga Lufta e Dytë Botërore, nga partizanët komunistë të Enver Hoxhës, të cilët luftën për çlirim, e kthyen në luftë qytetare, kundra-shqiptare. Ata nuk arritën ta zhvillojnë asnjë betejë, të mos flasim për të qenë ballore. Kjo u konfirmua në një seminar, të organizuar në Durrës, me studjues e historianë botërorë e vendorë, të cilët kanë pasur për objekt studimi LDB. Seminarin e menaxhoi një Prof. Dr., amerikano-kanadez, me temën fikse:”A ka pasë luftë çlirimtare apo qytetare, në Shqipëri?”

Habinë dhe kundërshtinë e “historianëve” shqiptarë, të prirë nga falsifikatori monstum, Paskal Milo, e amortizoi, lehtësisht e bindshëm, organizatori dhe menaxhuesi i këtij seminari, profesori universitar, amerikano kanadez, me pyetjen pykuese, drejtuar auditorit prezent: “Na sillni, një dëshmi, qoftë edhe për një betejë, të bërë nga partizanët e Enver Hoxhës, kundër pushtuesëve italianë apo gjermanë, përgjatë LDB, duke dhënë vendin, kohën, rezultatin – fitoren apo humbjen e betejës”? Heshtje varri! Më në fund, u dëgjua një zë i çjerrë, bëlbëzimet e Paskal Milos, i cili ishte konfuz, me retorikë boshe, pa sjellë asnjë përgjigje konkrete. Konkluzioni nga seminari në fjalë ishte i saktë: Asnjë betejë kundër pushtuesëve!

Por, drejtuesi i seminarit, historiani amerikano-kanadez, studjues shumë-vjeçarë i LDB në Shqipëri, numëroi dhjetra beteja e krime të partizanëve të Hoxhës, kundër kundërshtarëve politikë shqiptarë, të organizuar në “Ballin Kombëtar”, të udhëhequr nga djali i Abdyl Frashërit, Mit`hati dhe grupimeve tjera nacionaliste, atdhetare. Rrjedhimisht, pushtetarët e Enver Hoxhës dhe historianët shqiptarë, të kohës, mashtruan dhe falsifikuan historinë. Lufta e proklamuar si çirimtare, rezultoi të ishte luftë e tëra qytetare, vëllavrasëse!

Mjerisht, komandantët të ideologjisë enveriste të Kosovës, kopjuan, në tërësi, skenarin e partizanëve të Enverit, përgjatë dhe pas LDB. Dhe, përgjakën popullin, Kosovën. Dhe, po të mos ishin ndërkombëtarët, qeveria e komandantëve do të vazhdonte me dajak e plumba dhe Kosova do të ishte po aq fashiste, sa edhe Shqipëria e Enver Hoxhës, për 45 vjetë radhazi.

Fatlumërisht, me buzëqeshjen e demokracisë, filloi edhe rishkrimi i shumëpritur i historisë së Shqipërisë.

Krijimi dhe ratifikimi i Gjykatës Speciale , u shoqërua me kundërthënie të shumta. Ishte edhe vet angazhimi i ambasadorit amerikan, i cili tha se “nëse Kosova nuk e jep aprovimin, atëherë vendoset në OKB”. Kjo i trembi njerëzit e krimit dhe preferuan Hagën, meqë pazari i të akuzuarëve të mëparshëm, i kishte favorizuar. Por, shumë shpejt u penduan dhe tri partitë-banda: PDK, AAK, Nisma, u koalicionuan në akronimin PAN dhe kërkonin aleatë të tjerë, për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Ndërkohë, reagimi i shteteve të Quintit dhe SHBA, ishte i ashpër dhe me porosinë kërcënuese, se pasojat do të jenë të paparashikueshme për Kosovën. Deshpërueshëm hoqën dorë nga veprimi i fshehtë dhe mafioz, PAN-istët rrast të inkriminuar.

Parlamenti i Kosovës, në përbërjen e të cilit ka disa dhjetra deputetë të inkriminuar dhe të tjerë të shantazhuar, aprovoi ligjin abuzues, turpshëm dhe skajshëm kriminal, për financimin e mbrojtjes të të akuzuarëve n Hagë, si dhe mbulimin e shpenzimeve, për vizitat e familjarëve të tyre.

Përgjatë vitit 2021 dhe 6 mujorin e parë të këtij viti, fondi shtetëror, për të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara, në total janë shpenzuar nbi 11 mlionë e 500 mijë euro. Kemi të bëjmë me një abuzim, tërësisht, të paligjshëm të buxhetit të lodhur të shtetit të Kosovës.

Është jashtë çdo logjike, që një i akuzuar, të angazhojë për mbrojtjen e tij, deri në 5 (pesë) avoketër, të huaj të shquar në poshtërsi, në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve, zhvatës të kushtueshëm, aq më shumë kur pagesa është zyrtare. Praktika e angazhimit për mbrojtje, të avoketërve ndërkombëtarë, fillimisht, nga të akuzuarit e Gjykatës Ndërkombëtare, e njohur si Gjykata e Hagës, në vitet e para të pas luftës, ka dëshmuar për falsitetin e Gjykatës në fjalë. Janë këta avoketër, zhvatës të babëzitur, në bashkëpunim e koordinim me prokurorë e gjyqtarë të korruptuar, që dhanë dënime qesharake, për makro krime makabre. Liruan dhe amnistuan kriminelë, krijues dhe udhëheqës të bandave vrastare, që kanë përgjakur Kosovën, duke ekzekutuar kundërshtarët politikë shqiptarë, gjatë dhe pas luftës.

Investimi prej miliona euro, për mbrojtjen e vrasësve të ushtarakëve luftbërës, drejtues dhe fitues të betejave, në rastin konkret kolonelët Tahir Zemaj e Ahmet Krasniqit; gazetarët e krijuesit Enver Maloku e Xhemajl Mustafa; komandantët e luftës Ekrem Rexha e Smajl Hajdaraj; komunarët e suksesshëm Ukë Bytyçi e Ismet Rraci; arsimtarët Haki Imeri e Ismet Rrahmani; dhe shumë qindra të tjerë, për ta rrumbullakosur, të paktën, shifrën e 1.826 të ekzekutuarit, nga komandantët kriminelë, me bandat e tyre.

Dhe, duke i parë krimet, tashmë, të vërtetuara katërcipërisht, të komandantëve të harbuar, në krimet serike të kundërshtarëve politikë, është tmerrësisht provokative e lënduese, jo vetëm për familjarët e viktimave dhe të mijëra familjeve, që lidhën me familjet e viktimave, por edhe të shqiptarëve të përbotshëm. Prandaj, tolerimi i mëtejshëm i financimit të krimit dhe të kriminelëve, turpëron deputetët, të cilët aprovuan ligjin përkatës, qeveritë dhe qeverinë që vazhdon me këtë gjakderdhje financiare.

Përmasa e krimit është fatalisht skandaloze dhe ndërprerja e kësaj maskarade, poshtëruese për shqiptarët është domosdo akute. Aq më parë, kur kemi të bëjmë, qoftë me të abuzuarit e mëparshëm, qoftë të tashëm, me përjashtime të pakta, janë milionerë individualisht dhe familjarisht, të pasuruar në rrugë kriminale e hajni mujëshore.

E gjithë kjo është një zhvatje zyrtare e buxhetit shtetëror, për të akuzuarit e Gjykatës Speciale. Edhe partia e ardhur në pushtet, me premtimin e madh: “Kriminelët dhe hajnat në burg”, mbeti vetëm premtim, sllogan i pa lëndëzuar! “Dje shanë, e sot lavdëron”! Rrjedhimisht, mbron krimin dhe kriminelët. Dhe, jo vetëm me fjalë, por edhe me financa, prej miliona euro. PAN-i është pjesë e krimit. LDK-ja, përkatësisht, klani patericë i PAN-it, ka aprovuar financimin, duke arsyetuar se “Duhet t`i mbrojmë njerëzit tanë”!?

Atëherë, kush duhet t`i thotë -STOP-, abuzimit unik financimit të krimit?! Duhet të trimërohet Qeveria Kurti, me atë guximin opozitar të djeshëm dhe fushatën premtuese, për luftimin e krimit vrastar dhe të hajnisë zyrtare.