Kreu Blog Faqe 1213

Në shërbim të Zotit dhe Atdheut

Nga Frank Shkreli

Ditën e Shtunë, 8 Tetor, 2022, në ora 10 të mengjesit, në Qendren Kulturore “Nenë Tereza”, zhvilloi punimet Simpoziumi Shkencor kushtuar 50 Vjetorit të Famullisë Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Southfield të shtetit Michigan, afër Detroitit. Një ndër folësit e ftuar, për këtë rast, ishte dhe kolegu ynë Frank Shkreli, mik i vjetër i Dom Prekë Ndrevashjt, nga vitet kur Dom Preka kujdesej për refugjatët politikë shqiptarë në Itali, 1960-ave- e në fillim të 1970-ave.

“Shkëlqesia juaj Ipeshkëvijë, klerikë të dashur, të nderuar pjesëmarrës në këtë tubim historik, përkujtimor. U përshëndes të gjithë ju, që për 50-vjet, në këtë tokë e vend të bekuar, kini vazhduar me përkushtim e dashuri, të jeni të bashkuar në shërbim të Zotit, të Kishës dhe të Kombit.

Përshëndes Këshillin e kishës, mbarë famullinë Zoja Pajtore e Shqiptarëve, por mbi të gjithë dhe veçmas përulem para Dom Ndue Gjergjit – prijsit tuaj fetar, i cili përveçse e ka drejtuar këtë kishë me një për-shpirtshmëri të dalluar fetare – ai, së bashku me ju, e ka ngritur këtë faltore – jo vetëm në nivelin e një qendre ku njerëzit luten, kërkojnë ngushëllime shpirtërore dhe festojnë – por e ka rritur këtë qendër edhe në rrafshin e një enti të rëndësishëm kulturor e kombëtar.

Ajo që e ben këtë kremtim të këtij 50-vjetori edhe më të madhnueshëm dhe të përmallshëm, është edhe kujtimi i të gjithë atyre që kanë qenë këtu ç’prej fillimit — e nuk janë më — përfshir edhe mikun dhe të dashtunin tonë të përbashkët, Dom Prekë Ndrevashajn, themeluesin e kësaj kishe — njërin prej atyre klerikëve i cili ishte dëshmitar i martirëve të Kishës dhe të Kombit të cilët derdhën gjakun e pafajshëm nën torturat më shtazarake të regjimit sllavo- komunisto-enverist në Shqipëri, por që me ndihmën e të Madhit Zot, ai vet i shpëtoi atij ferri.

Për fatin e këtij komuniteti, Dom Preka, si themeluesi i kësaj kishe dhe Dom Ndou drejtuesi dhe famullitari aktual, kanë pasqyruar dhe pasqyrojnë dy shtylla të Kishës dhe të shqiptarizmit, jo vetëm në mërgim, por edhe më tej. Një apostollat i vërtetë fetar e kombëtar i këtyre dy burrave të Kishës dhe të Kombit!

Nën udhëheqjen e Dom Ndue Gjergjit, Kisha Pajtore e Shqiptarëve vazhdon misionin e saj origjinal fetar e kombëtar – për t’i shërbyer në radhë të parë Zotit, besimtarëve, kulturës shqiptare dhe interesave kombëtare, këtu në Amerikën tonë të largët.

Me këtë rast, pra, meritat dhe falënderimet i shkojnë me siguri edhe këtij komuniteti katolik shqiptaro-amerikanësh, të cilët –si të parët tanë,së bashku me klerikët tanë gjatë historisë, i janë përmbajtur trinomit: Fe, Atdhe e Përparim.  Siç ishte traditë në malet tona dikur, së bashku me priftin, me fratin, por edhe me jezuitin, të parët tanë kanë përballuar shumë vështirsi, jo vetëm duke ndihmuar kishën, por kanë dhënë edhe jetën – në mbrojtje të Fesë e të Atdheut, sidomos gjatë komunizmit të pa fe.  I njëjti angazhim e përkushtim vazhdon edhe sot këtu në Amerikën e bekuar, ky vend që na ka falë lirinë, na ka dhënë strehimin dhe mundësitë për një jetë më të mirë, në bashkim me Zotin dhe në dashuri me të afërmin.  Fatbardhësisht, sot në

Amerikë nuk kemi nevojë të mbrojmë as fenë as Atdheun, me pushkë. Por, me mënyra të tjera, siç e kanë treguar shqiptarët e Amerikës të të gjitha feve, duke ndihmuar, bujarisht, xhamitë, teqetë, kishat katolike dhe ortodokse shqiptare, gjatë shekullit të kaluar e deri më sot.

Kam ndjekur me interesim gjatë viteve,festivalet dhe organizimet kombëtare e kulturore,  përfshir Festivalin Kulturor muajin që kaloi të organizuar nga Kisha Pajtore e Shqiptarëve.  Ishte vërtetë një manifestim dhe pasqyrim i dinamizmit të kësaj famullie që frymëzon komunitetin shqiptaro-amerikan në veçanti, por edhe shqiptarët në trojet tona në Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi. Një ndërmarrje kjo, e cila ruan identitetin, ose të pakën ngadalëson shkombëtarizimin e këtij komuniteti në këtë oqean të madh që e quajmë Amerikë –një kishë –një votër ku strehohen ndjenjat, zakonet tona bujare, gjuha, kultura dhe traditat shqiptare.

Prandaj, marrim pjesë në këtë tubim — në këtë 50-vjetor — që festojmë sot me krenari njerëzore si shqiptaro-amerikanë të lirë dhe me falënderime ndaj të Madhit Zot për bekimet e tija dhuruar këtij komuniteti.  Falënderojmë Zotin tonë të përbashkët, se megjithë planet djallëzore prej një gjysëm shekulli të komunizmit ateist të Enver Hoxhës për të zhdukur përgjithmonë nderin, fenë, traditat, identitetin kombëtar dhe historinë ndër shqiptarët, ky takim sot me një pjesëmarrje të shqiptarëve, pa dallim, nga të gjitha trojet dhe fetë – të krishterë e myslimanë së bashku si gjithmonë më parë — vazhdon të dërgojë një mesazh të fortë se me vullnetin e mirë të gjithë neve, megjithë problemet e sotëme dhe të nesërme me të cilat përballet Kombi ynë — i Madhi Zot ka me i mbajtë shqiptarët, Kosovën dhe “Shqypninë më kambë, me nder e me lumni”, ka porositur At Gjergj Fishta).

Për nga natyra, përvjetorët shënohen dhe shërbejnë si një kujtesë!  Në 50-vjetorin e Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve kujtojmë themeluesin e saj, Dom Prekë Ndrevashaj.  E kujtojmë Dom Prekën, jo vetëm si klerik dhe si atdhetar e humanitar, por edhe si udhëheqës largpamës, i cili me besimin dhe me patriotizmin e tij dijti të frymëzojë shqiptarët e këtij komuniteti drejtë së ardhmes.  Të asaj të ardhme që është sot Kisha Zoja Pajtore e Shqiptarëve, me Dom Ndue Gjergjin në krye. Kjo kishë kur udhëhiqej nga Dom Prekë Ndrevashaj e tashti nga Dom Ndou i ka dhenë dhe vazhdon t’i japë edhe sot këtij komuniteti, Kombit dhe Kishës Katolike shqiptare, në përgjithësi, shpresë e frymëzim.

Ndonëse këtë viti jemi në përvjetorin e kujtimit të Nanës tonë Shën Terezes –dua të përshëndes me respekt një pjesëmarrës në këtë përvjetor, Dr. Dom Lush Gjergjin, biografin e madh të Nenë Terezës, i njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht – por mbi të gjitha dhe mikun e të gjithë neve. Jemi krenarë me ju, Dom Lush!

Nenë Tereza, kujdesej për të gjithë të varfërit pa dallim – Ajo nuk pyeste – para se të kujdesej për dike – nëse ishte katolik, mysliman, ortodoks ose ateist i pa fe, a po prej cilës krahinë ishte. Edhe Dom Preka ishte besnik ndaj këtyre parimeve fetare dhe kombëtare tradicionale për ne — bashkjetesës fetare ndër shqiptarët. Por, ai ishte besnik edhe ndaj parimit se edhe kundërshtarit i duhen njohur vlerat, meritat, të drejtat politike dhe liria e fjalës. Si i tillë, Dom Preka kishte një respekt të madh për Zërin e Amerikës — ku unë kam punuar për tre dekada — siç ve në dukje edhe autori Zef Përgega në librin e tij, “Kristale Dukagjini”, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Dom Prekës.

Të nderuar pjesëmarrës — Është meritë e kësaj kishe – themeluesit të saj Dom Prekë Ndrevashajt dhe e famullitarit aktual, Dom Ndue Gjergjit – që ndonëse Kisha Pajtore e Shqiptarëve — në thelb dhe në temel — është një qëndër e krishtërë katolike – kjo ka qenë, është dhe jam i bindur se do të mbetet një qëndër ku, përveç fjalës së Zotit, predikohen me zemër e me shpirt ndjenjat e shqiptarizmës, bashkjetesës fetare, vlerave të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, për të gjithë shqiptarët kudo gjënden dhe pa dallim.

Disa prej nesh, e njohëm Dom Prekën në kohën kur kishim më së shumti nevojë për të: në kulmin e luftës së ftohtë midis komunizmit terrorist të lindjes dhe demokracisë perëndimore. Në një kohë kur disa të rinjë malësorë të brezit tim dhe të Dr. Gjekë Gjelaj, aktivistit të njohur të kësaj famullie për dekada — në atë kohë – prej Dom Prekës, mendja na ishte ndriçue drejt vlerave të demokracisë perëndimore, megjithse nuk i njihnim ende aq mirë. Gjatë qëndrimit tonë në kampet e Italisë, në Dom Prekë Ndrevashajn, ne gjetëm një burr dukagjinas, një klerik dhe një patriot, i cili me ndjesitë e tij njerëzore dhe fetare, na ndihmoi rrugëve të botës, pa asnjë interes as dobi personale. Në personin e Dom Prekës, ne gjetëm Patriotin e shquar të idealeve për një Shqipëri e Kosovë me Zotin, të përparuara, në qytetërimin perëndimor – besim ky që pasqyrohej gjithmonë në vlerat, veprat dhe fjalët e tija. Pa Dom Prekë Ndrevashaj dhe klerikëve të tjerë shqiptarë të tre feve– megjithse kanë kaluar 50-vjet – dyshoj se komuniteti shqiptar në Amerikë do të ishte ky që është sot, në shumë pikëpamje.    

Dom Ndue, u përgëzoj Ju dhe famullinë që, njëkohësisht, kujtoni e përjetoni trashëgiminë e mikut tonë të përbashkët – mikut të shumë shqiptarëve, pa dallim feje a krahine. Sepse kështu nderoni veten dhe trashëgiminë e Dom Prekës me të cilën pasurohet shpirti i kësaj famullie e i këtij komuniteti, ndërsa rritet bujaria Juaj dhe begatohet Kisha edhe shpirti i Kombit.

Me festimin e 50-vjetorit dhe me kujtimin e themeluesit të Famullisë Zoja Pajtore e Shqiptarëve, Dom Prekë Ndrevashaj, ju po kujtoni të shkuarën por, njëkohësisht, Ju po ndërtoni të ardhmen. 50-vjetori i themelimit të Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve – është një përvjetor i art – golden anniversary – që ve në dukje trashëgiminë fetare dhe kombëtare, lenë pas nga Dom Prekë Ndrevashaj, por që shënon dhe kremton gjithashtu arrijtjet dhe sukseset e udhëheqsit aktual të kësaj famullie Dom Ndue Gjergjit dhe antarëve dhe Këshillit të përkushtuar të kësaj famullie, gjatë viteve.

Më në fund, Zonja dhe Zotëri — Urimet e mia më të përzemërta për këtë jubile historik.  Uroj që të vazhdoni, lumnisht, në veprimtarinë tuaj fetare dhe atdhetare – si përherë, në dobi të Kishës, identitetit dhe vlerave të Kombit – për Fe, Atdhe e Përparim – duke u përgëzuar të gjithë ju — me fjalët e mikut të ngusht të Dom Prekës, bashkpuntor i ngusht i të Madhit Ernest Koliqit me rastin e themelimit, “Për këtë veprimtari frytdhënse, duke ju uruar vazhdim të mbarë në këtë ndërmarrje të nisun me kaq zell e vullnet”, 50-vjetë më parë.  Ashtuqë, në fund të udhtimit tonë mbi këtë planet, secili prej nesh të mund të thotë me At Gjergj Fishtën: “Po vdes i kënaqur përse gjithë jetën teme ia kam kushtuar Fesë dhe Atdheut…”.

Po e mbyll këtë fjalë modeste, të përndershmit fetarë dhe të nderuarit e mijë vëllëzër e motra, të gjithë sa jeni, në shërbim të Zotit dhe të Atdheut, duke ju dëshiruar, bekimet e të Madhit Zot, sot dhe përgjithmonë! Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kombin Shqiptar, ndër shekuj! Zoti e bekoftë famullinë tuaj, Zoja Pajtore e Shqiptarëve, sot në këtë 50-vjetor, dhe gjithmonë!

Ju falënderoj nga zemra për ftesën dhe për durimin!”

Frank Shkreli*

*Në pamundësi për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore, fjala e autorit u lexua nga Huana Kurti – protagoniste e protestës së parë anti-komuniste në

mbarë Shqipërinë – për rrëximin e bustit të diktatorit komunist sovjetik, Stalin.

Disa foto nga Festivali (shtator, 2022) i Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Southfield të Miçigenit

May be an image of 3 people, people standing and outdoors

May be an image of one or more people, people standing, outdoors and crowd

Nga e djathta, Imam Vehbi Ismajli, Dom Jak Gardini, Dom Prekë Ndrevashaj(themeluesi I Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve) dhe Padër Andre Nargaj – Dom Jak Gardini me kombësi italiane, nxënës i Dom Ndre Mjedës kakaluar një dekadë në burgjet e regjimit terrorist të Enver Hoxhës. Me porosi të Dom Prekë Ndrevashaj, Dom Gardini – të cilin e kam njohur në kampin e refugjatëve politikë në Trieste (1969) — mundësoi largimin tim nga ai kamp, për ndryshe, autoritetet italiane do më kishin këthyer nga kisha ardhur, siç ndodhi me shumë bashkombas tanë, në fillim të viteve 1970-ave. I përjetëshëm qoftë kujtimi i këtyre dy burrave fetarë e humanistë.  Këta dhe të tjerë udhëheqës fetarë shqiptarë në Amerikë, gjatë shekullit të kaluar, përfshir edhe Baba Rexhepin, Mons. Dr. Zef Oroshin dhe para tyre të Madhin Fan Nolin, kanë venë bazat e një bashkpunimi dhe bashkjetese fetare të pashoqtë në Shtetet e Bashkuara. Pasqyrim i vërtetë i kësaj bashkjetese shembullore vazhdon të jetë edhe Kisha Zoja Pajtore e Shqiptarëve – në këtë 50-vjetor — në Southfield të Detroitit, nën udhëheqjen e Dom Ndue Gjergjit.

See the source image     See the source imageBaba Rexhepi i Qendrës Bektashiane në Detroit dhe Dom Prekë Ndrevashaj, dy klerikë të dalluar ndër shqiptarë dhe dy burra të përkushtuar ndaj ndaj Fesë dhe Atdheut!

Dokumentar, Dom Prek Ndrevashaj, Kisha Zoja Pajtore, Zef Pergea, Marash Mirashi

Famullitari i Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve, Dom Ndue Gjergji me Papa Françeskun

Apel për rexhistrim sa më masovik të popullsisë në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Sanxhak dhe të shqiptarëve në krejt Serbinë

0
Shkruan:Refik HASANI
Nē Serbi është regjistrimi i rregullt i popullsisë të ekonomisë familjare dhe banesave që ishte planifikuar të zhvillohet në vitin 2021,
DHE
Do të mbahet nga data 1 deri më datën 31 Tetor 2022
Në këtë rexhistrim ēshtē interes jetik të marrin pjesë edhe shqiptarët që jetojnë në Vojvodinë e Serbi, që nënkupton Shqiptarët në Rajonin e Sangjakut dhe Krahinën Shqiptare që përfshin Medvegjën, Bujanocin e Preshevën.

Apeloj qē gjithē shqiptarët masovikisht t’i përgjigjen këtij rexhistrimi, pasi rexhistrimi do të bëhet përmes numrit personal dhe pavarësisht a jan rezident apo jo rezident.

[contact-form][contact-field label=”Name” type=”name” required=”true” /][contact-field label=”Email” type=”email” required=”true” /][contact-field label=”Website” type=”url” /][contact-field label=”Message” type=”textarea” /][/contact-form]

 

Një parlament ku cubat sherrxhinj nuk e mbrojnë vendin, por krimin e bandave që u takojnë

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
Opozita që thirret në emër të luftës nuk e votoi projektligjin për krimet serbo-malazeze në Dardani. Kjo opozit si hija e vdekjes, këta sherojnë disa smundje dhe përhapin disa smundje të tjera edhe më të mëdha.
Një parlamentë pa rend, pa dritë, pa jetë ligjore!!! Ku gjëmojnë këngët e Lushtakëve, Krasniqëve, Abdixhikëve, Ramushve, Çitakeve, Shurdhuesve, Kodrave, Limajve, Kastratëve etj. Një takëm zullumçarësh e çuditën Serbinë e Rusinë. Ju dashamirë – sllavi me brumë prej Rusie. Ju humbtë varri me gjithë partitë! Mos ju – qoftë hallal buka e Dardanisë!
Ju 80 tradhtarë të kombit pa hezitim votuat q ta rrisin territorin e botes sllave të Maqedonisë, Serbisë e të Malit te Zi, edhe ashtu të rritur në kurriz te shqiptarve nder shekuj.
Hajdeni ju deputet, deputete e hajduta e hajdutesha, beni sakrifica dhe hiqni dore nga pagat e majme nga 2000 apo 3000 euro ne muaj dhe nga lluksi i shfrenuar. Dhe, sot JU keni nga tre, kater…. vila e apartamente e makina luksoze dhe perballuni me gjithë llumin, korrupsionin, krimin e organizuar e problematikat që ju i keni mbjellur 20 vjetë pa u ndalur në shtetin dardanë. E pastaj shifni ju se çfarë kangreni e llumi jeni JU. Nuk ecetë me këtë metodollogji provincialesh nuk ecetë me presione duhet te ulesh në tavoline të shikosh se çfare zullumcare jeni dhe keni mbetur…
Në mbrojtjeje të kombit dhe të atdheut nga cubat e sherraxhinjt. Le t’a dij Vuçiçi, Amerika e Evropa vetë!…Vend ku lajmi i gënjeshtër i cubave qarkullon si i vërtetë… Parlamentiu ku vjen i biri me Zile dhishë dhe mbushë parlamentin me kakërdhi. Një opozitë ku qelbet kërmë e vjetër.
Realiteti i këtillë është i lindur me vetëdijën tonë kombëtare. Ish pushtetarët dhe partitë e tyre kishinë pushtet të plotë edhe mbi smundjet, edhe mbi bishat, mbi krejt çka shihet e çka nuk shihet, mbi krejt çka preket e çka nuk preket, prandaj gjithe duhet ta pastrojmë shtetin nga injorantët e nga ferrat e tradhëtisë.
Vendi i ynë është një vendë i shenjtë dhe vendet e shenjta duhet nderuar. Që fuqitë tona thjesht kombëtare, pa përkrahjen, të paktën në fushën politikës Amerikane nga fuqitë e huaja nuk mjaftojnë për të shpëtuar atdheun nga rreziku ku e futi tradhtia e politikës sonë. Cubat janë të prirë t’ia veshin të vërtetës fajin prej konflikteve që mbushin parlamentin tonë dhe poashtu priren të supozojnë se një Dardani pa komb do të ishte e çliruar prej të “këqijave të Albinit”, komunizmit dhe të ksenofobisë. Këta cuba shpallin se një Dardani pa parlamentë Shqiptar do të jetë më e stabilizuar dhe më e paqme, por edhe më e çkombtarizuar dhe më e lirë për hajdutë e tradhetarë – një ëndërr që në fakt e kanë të përbashkët prontistët dhe të korruptuarit.
Rapsod të orëve të para, që me porosi të partisë. Ku hedhin më shumë baltë. Kushdo nga cubat që tregon dhe sjell ndërmend një gjë të keqe që ka kryer, vret mendjen lidhur me poshtersinë që ka bërë; dhe shqiptari behet skllav i Vuçiçit për çka janë duke e vrarë mendjen, i tërë shpirti i tyre është skllav i asaj, për çka mendohen dhe kështu ata vazhdojnë të ngelën skllav i poshtërsisë. Duke qenë të këqinjë, ata bëhen pjesë e ndërgjegjes së tyre. Fjala vjen, ata që i besojnë oligarkëve të tyre, mendonin se veprojnë sipas ndërgjegjës së vet kur kryenin veprime të huaja me natyrën njerëzore.
Për ta, në rastin më të mirë, kombi ishte një etapë e nevojshme në evulimin e një takëme hajdutësh dhe në rastin më të keq, një kërcënim i dhunshëm dhe shkëputje e përkohshme evolimit të kësaj takëme njerëzore. Rapsodet të orëve të para? Ndarja e partive në cuba që luftojnë njëri – tjetrin? A nuk e ndriçoi Rilindja disa pjesë të partive opozitare, vetëm për të lënë dardanin në errësirë.
Do të duhej një vetëdije më e lartë e kombit, pikërisht ajo duhet të dilte përpara manipulimeve partiake opozitare për këtë çështje për qëllime pushtetore. Intelektualë do të quhen, jo ata që kanë grada shkollore e shkencore, pse JO, por ajo kategori njerëzish që mendojnë, që shtrojnë çështje e krijojnë synime e norma shoqërore, detyra e të cilëve është ta thojnë të vërtetën, të tjerët t’i besojnë… Sa kundërthanëse janë këto ndjenja të mia; në njërën anë jamë krenar për punën dhe qëndrimin e “palëkundshëm” të politakanëve tanë, në anën tjetër, nuk dua që ata të vdesin për të qenë heronjtë e të gjithëve. Mëkatin e paguam me jetën njerëzve dhe dhashtë zoti e përfundon me kaq.
Ndërsa për realizimin e këtij qëllimi të përbashkët të çështjes së bashkimit të shqiptarëve sot është edhe raporti ndërmjet vetëdijes kombëtare dhe bashkimit të shqiptarëve. Madje vetëdija kombëtare konsiderohet përbërësi më i sigurt i kombit. Këtë e dëshmojnë edhe pohimet se pa vetëdije kombëtare nuk ka kombë, “nuk ka kuptim të flitet për kombin dhe për indentitetin e tij, nëse nuk gjurmohet identiteti i personave që e formojnë opozitën dhe indentitetin që e formuan këtë politikë shterpe”. Zakonisht çështja kombëtare, sikurse ajo sociale e politike, është çështje e përgjithshme kombëtare, që kapërcen interesat e ngushta partikulariste e partiake, cilado qoftë dhe sado qoftë e madhe është ajo parti “anti/kombëtare”…

APEL i Mërgatës Shqiptare në Botë për pjesëmarrje në regjistrim të popullsisë nga mërgimtarët shqiptarë nga Presheva, Medvegja e Bujanoci

0

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË, ME SELI NË NJU-JORK

PËR SHQIPTARËT E KOSOVËS LINDORE
PRESHEVË, MEDVEGJË E BUJANOC

A P E L

PËR PJESËMARRJE NË REGJISTRIM TË POPULLSISË NGA MËRGIMTARËT SHQIPTARË NGA SERBIA E NË VEÇANTI NGA PRESHEVA, MEDVEGJA E BUJANOCI.

Nga 1 e deri më 31 tetor 2022 është regjistrimi i popullsisë në Republikën e Serbisë, prandaj APELOJMË të gjithë mërgimtarët shqiptarë të Republikës së Serbisë të marrin pjesë në regjistrimin e tyre, duke i paraqitur të dhënat e tyre personale, një nga dokumentet me numrin personal fotokopje, çertifikatë të lindjes, letërnjoftim ose pasaportë.
Të gjithë ata që posedojnë nënshtetësi të Republikës së Serbisë, të njëjtin dokument ta dërgojnë te familjarët e tyre, të cilët janë me vendbanim në vendlindjen e tyre. Kështu që të evidentohen në fletëregjistrat e regjistrimit të popullatës në tetor 2022.
Regjistrimi i popullsisë shqiptare në Kosovën Lindore është me interes gjithëkombëtar, prandaj thërrasim të gjithë shqiptarët atje si dhe në Mërgatë, të mos hezitojnë, por të kryejnë obligimin Kombëtar
Pjesëmarrja në regjistrim është ligjërisht e detyrueshme por edhe me rëndësi të veçantë për të ndalë pasivizimin si dhe shlyerjen nga evodenca ekzistuese që po i bën Serbia për shqiptarët.
Falemionderit për mirëkuptimin të apelit dhe urojmë që pjesëmarrja të jetë në nivelin masiv të Mërgimtarëve Shqiptarë!

Për Mërgatën Shqiptare në Botë
Bahri Ramadani
Nju Jork
Më 9 Tetor 2022

Presidentja Osmani në Seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Kosova në NATO, prioritet shtetëror, parakusht për paqe e stabilitet në rajon

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në hapjen e punimeve të Seminarit të 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po zhvillon punimet në Prishtinë me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“.

Presidentja Osmani tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Anëtarësimi në NATO, sipas Presidentes Osmani është prioritet shtetëror i Kosovës, sikurse edhe parakusht për sigurimin e paqes në rajon, si dhe promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta. Sipas saj, këtij hapi duhet t`i paraprijë përfshirja e Kosovës në Partneritetin për Paqe.
Në raport me rrezikun ndaj arkitekturës së sigurisë në Evropë si pasojë e luftës në Ukrainë dhe implikimet e këtyre zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Presidentja Osmani ka potencuar se integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor është një interes strategjik evropian për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Sipas saj, shumica e vendeve të rajonit, përveç Serbisë, janë të përkushtuara ndaj vlerave të përbashkëta demokratike euroatlantike dhe sigurisë kolektive.
Duke kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe, para deputetëve nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova e ka absolutisht të qartë qëllimin për të qenë anëtare e NATO-s, derisa paradoksi është që Serbia prej 15 vjetësh është anëtare në PFP, porse refuzon t`i bashkohet aleancës ushtarake më të madhe në botë dhe në të njëjtën kohë mbanë marrëdhënie të fuqishme me Rusinë.
Në hapje të këtij seminari, Presidentja Osmani ka bashkëbiseduar me pjesëmarrës nga shtetet anëtare të NATO-s dhe shtete tjera partnere për çështjetë shumta me rëndësi në Evropë dhe rajon, që ndërlidhen me bashkëpuimin me NATO-n, sulmet kibernetike, kampanjat e dezinformimit të sponzorizuara nga Rusia, çështjet e energjisë dhe shumë tema tjera nga fusha e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Seminari i 102-të Rose-Roth organizohet në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, si dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane e të Qendrës së Gjenevës për Qeverisje të Sektorit të Sigurisë (DCAF).

Vazhdoi punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

0

Kryeministri Kurti: Kosova është pjesë e rëndësishme e historisë së NATO-s

Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, vazhdoi punimet me sesionet e parapara për ditën e dytë.

Deputeti Xhavit Haliti, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s, në fjalimin e tij hyrës, duke e konsideruar mjaft të rëndësishëm dhe të frytshëm organizimin e këtij seminari, theksoi se si i tillë i shërben informimit publik për situatën në Kosovë ndër vite dhe gjendjen aktuale, si dhe informimit lidhur me situatën në rajon, duke përfshirë këtu luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe krizën energjetike.

Forhåndsvisning av bilde

Duke iu referuar raportit midis Serbisë dhe Kosovës dhe politikave të deritashme në këtë drejtim, deputeti Haliti ftoi kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të prezantuar zhvillimet e fundit në vend dhe hapat konkretë të marrë në raport me këto zhvillime.

Forhåndsvisning av bilde

Duke marrë fjalën në seminar, kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë e organizimit të këtij seminari, ndërsa veçoi rolin e NATO-s në promovimin e parimeve dhe vlerave demokratike, si dhe në vazhdimësinë e krijimit të politikave që ndërtojnë paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë.

Forhåndsvisning av bilde

Duke përmendur disa nga problemet me të cilat Ballkani ballafaqohet ende, kryeministri Kurti theksoi tendencat e regjimit serb për destabilizimin e vendit, në bashkëpunim të ngushtë me Rusinë, për të ndikuar kështu në vendet e tjera të rajonit e në këtë rast edhe në Kosovë.

Si rezultat i këtij përdorimi të Rusisë për të kërcënuar lirinë dhe paqen e popullit të Kosovës, kryeministri Kurti tregoi se Kosova nën patronazhin e Brukselit tashmë është përfshirë në dialog konstuktiv për të arritur një marrëveshje detyruese që bazohet në njohjen e ndërsjellë.

Forhåndsvisning av bilde

I pari i Qeverisë ndër të tjera potencoi se Kosova është e qartë në orientimin dhe vizionin e saj drejt integrimit në BE dhe NATO, pasi që prioriteti kryesor i Kosovës, siç tha ai, është promovimi i demokracisë, Bashkimi Evropian dhe mbrojtja sipas standardeve të NATO-s.

Kryeministri Kurti po ashtu përmendi rolin e NATO-s në mbështetjen dhe monitorimin e ndërtimit të FSK-së, e cila tashmë, siç theksoi kryeministri, është bërë pjesë e disa organizimeve ndërkombëtare.

Forhåndsvisning av bilde

Po ashtu, kryeministri Kurti theksoi se institucionet e Kosovës i përcjellin me kujdes zhvillimet pas agresionit rus në Ukrainë.Gjatë fjalës së tij kryeministri Kurti ritheksoi nevojën e përfshirjes së Kosovës në NATO.

“Kosova është pjesë e rëndësishme e historisë së NATO-s dhe shteti i Kosovës e mbron fuqishëm suksesin e NATO-s në Kosovë”, theksoi kryeministri Albin Kurti.

Forhåndsvisning av bilde

Pas ekspozesë së kryeministrit Kurti, u zhvillua diskutim konstruktiv midis të pranishmëve, duke u fokusuar kryesisht tek raporti mes Serbisë dhe Kosovës, liberalizimi i vizave, të drejtat e njeriut, roli i NATO-s dhe tema të tjera nën temën qendrore të Seminarit të 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Në sesionin e parë të seminarit për ditën e sotme, hapur nga Philipe Folliot, kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Sigurisë dhe Anëtar ex officio i Komisionit të Përhershëm, u diskutua lidhur me temën “Roli i të rinjve në ndërtimin e shoqërive të qëndrueshme, demokratike, multietnike dhe paqësore”.

Forhåndsvisning av bilde

Folliot në cilësinë e moderatorit të këtij sesioni përmendi rëndësinë e temës së diskutimit, duke konsideruar se roli i të rinjve të Kosovës duhet të jetë baza themelore e zhvillimit ekonomik dhe sigurisë së vendit.

Më pas fjala i kaloi shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, i cili u shpreh se ky mision vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me të drejtat në komunitet dhe stabilitetin e vendit.

”Misioni ynë është i fokusuar shumë për rininë dhe të drejtat e njeriut, si dhe barazinë gjinore. Jam impresionuar nga qasja që ka misioni në këto dy aspekte, sidomos kur nga statistikat e kuptojmë se rreth 53% e popullsisë së Kosovës përbëhet nga të rinjtë”, theksoi Davenport.

Forhåndsvisning av bilde

Megjithatë, kreu i OSBE-së nuk la pa ngritur edhe shqetësimet e tij lidhur me sfidat e të rinjve në Kosovë. Ai tha se gjithëpërfshirja, edukimi jo-formal, vendet e punës, ngritja e cilësisë së arsimit, janë disa nga sferat më fragjile kur është fjala për zhvillimin e rinisë.

Më pas, panelisti Dushan Radakovic, drejtor ekzekutiv nga Qendra për Avokim dhe Kulturë, para të pranishmëve tha se organizata nga e cila ai vjen e konsideron të rëndësishme bashkëpunimin inovativ me të rinjtë.

Deri në përfundim të sesionit vëmendjen kryesore e mori diskutimi lidhur me raportet ndëretnike, si dhe pengesat të cilat duhet të kapërcehen për të arritur deri tek një rezultat i kënaqshëm sa i përket stabilitetit dhe demokracisë. Gjatë kësaj pjese pati pyetje dhe përgjigje të cilat i kontribuuan temës së diskutimit.

Forhåndsvisning av bilde

Seminari vazhdoi punimet nën udhëheqjen e Zëvendës-presidentit të AP-së së NATO-s, Sverre Myrli, nga Norvegjia, duke trajtuar temën e sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, si dhe duke u fokusuar te zhvillimet e brendshme dhe të jashtme. Gjithashtu edhe procesi i lehtësimit të dialogut nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ishte temë diskutimi në këtë pjesë të seminarit.

Lidhur me situatën në veri të Kosovës, si dhe integrimin e serbëve në Kosovë, drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Lulzim Peci, theksoi se rreth 60 për qind e serbëve jetojnë në veri dhe se shumica prej tyre janë të integruar në jetën shoqërore, por megjithatë, shihet nevoja e arsimimit dhe e punësimit.

Lidhur me zhvillimet e fundit në dialogun Beograd-Prishtinë dhe nevojën e ringjalljes së procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, foli edhe Marko Prelec, Konsulent Analist i Lartë nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Prelec theksoi se procesin e dialogut duhet shikuar nga një perspektivë më e gjerë. Sipas tij, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në institucionet e Bashkimit Evropian dhe se procesi i integrimit varet nga dialogu e jo nga diçka tjetër.

Lidhur me kërcënimin për paqen, stabilitetin dhe integritetin e paraqitur nga rritja e nacionalizmit dhe separatizmit në Bosnjë dhe Hercegovinë, fjalën mori Adnan Cerimagic, analist i lartë i politikave nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet në Berlin.

Gjatë diskutimit të tij Cerimagic tha se shpesh herë qarkullon përshtypja se Bosnja dhe Hercegovina është storie që nuk ka pasur sukses dhe të gjitha investimet kanë qenë të kota. Referuar kësaj narrative, z. Cerimagic theksoi se nuk duhet të nënvlerësohet të arriturat e BH e që nuk janë të pakta.

Rrugëtimin e këtij shteti për në BE ai e cilësoi proces të ngadalshëm, e që nuk po trajtohet drejtësisht dhe me seriozitetin e merituar. Ndërkaq, lidhur me sigurinë shtetërore, ai tha se Bosnja dhe Hercegovina është e kërcënuar nga Rusia, përkundër investimeve që janë bërë nga komuniteti ndërkombëtar.

Implikimet e luftës në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor ishte tema e radhës që u trajtua në këtë seminar. Haki Abazi, kryetar i Komisionit për Punë të Jshtme, në hapjen e këtij sesioni tha se popujt e Ballkanit nuk e meritojnë këtë situatë.

“Ndikimi është i përmasave të llahtarshme dhe nuk kemi kohë për relaksim, prandaj, anëtarësimi në BE duhet të ndodhë, sepse kemi të bëjmë me sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit”, theksoi ai.

Për të dhënë qëndrimet e qeverisë në këtë çështje, Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme, tha se ky seminar po mbahet në kohën e duhur, sepse, siç tha ajo, nevoja për bashkëpunim është e madhe.

Ajo gjithashtu përmendi mbështetjen që ka ofruar Kosova ndaj Ukrainës, sepse siç tha ajo, empatia e popullit të Kosovës ndaj atij ukrainas është e prezente për shkak ngjashmërisë së situatës.

“Kosova është rreshtuar në radhën e shteteve lidere dhe mbështesim sanksionet e SHBA-ve ndaj Rusisë. E kuptojmë sepse të njëjtën gjë kemi

kaluar me Serbinë dhe po vazhdojmë ta kalojmë, sepse Serbia ka probleme edhe me shtetet tjera fqinje”, theksoi zëvendëskryeministrja Gërvalla.

Sa i përket implikimeve gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor të pushtimit të pajustifikuar, të paprovokuar dhe të paligjshëm të Ukrainës nga Rusia, foli edhe Mark Galeotti, Drejtor në Mayak Intelligence.

Galeotti përmendi dëmet e shkaktuara nga kjo luftë, duke u fokusuar te dëmet ekonomike e shoqërore, kriza energjetike dhe ajo e ushqimit.

Në këtë mes, Drejtori Galeotti, vuri në pah rolin dhe rëndësinë e Aleancës Veriatlantike.

Tutje, seminari vazhdoi punimet duke trajtuar temën e shtrirjes së implikimeve dhe atë të ndikimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Me këtë rast, Sonia Biserko nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, theksoi se lufta në Ukrainë ka qenë përshpejtuese, sepse Rusia ka intensifikuar përpjekjet e saj në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Biserkos, e gjithë kjo që po ngjanë është rezultat i moskonsolidimit të mjaftueshëm të vendeve të rajonit dhe se kjo e ka bërë më të lehtë për Moskën që të shkaktojë trazira në Ballkan.

Gjithashtu ajo tha se është dëshmuar se Rusia qëndron prapa angazhimeve shkatërruese, duke i rënduar dhe komplikuar reformat në rajon. Sipas saj, Rusia mendon të ndalojë Serbinë dhe shtetet e tjera që të anëtarësohen në BE, në mënyrë që ta tregojë fuqinë e saj.

Pas diskutimeve të panelistëve, tema ngjalli interesim të shtuar te pjesëmarrësit, të cilët shtruan pyetje të shumta në adresë të diskutuesve.

Seminari vazhdon punimet edhe nesër, në orën 9:30, në Hotelin Sëiss Diamond në Prishtinë.

Nesër në orën 14 e 30 do të bëhet zbulimi i Pllakës, aty ku ishte shtëpia e Atdhetarit Kadri Osmani (Kadri Mani) , afër shkollës “Ismail Qemajli” në Prishtinë

0
Të dashur bashkëkombës, pa asnjë përjashtim!
***
Nesër, më 10 tetor 2022, në orën 14 e 30 (pas Akademisë përkujtimore – dokumentarit premierë në kino ABC) do të bëhet zbulimi i Pllakës, aty ku ishte shtëpia e Atdhetarit dhe Heroit të mendjes e të qëndresës shqiptare, Kadri Osmani (afër shkollës “Ismail Qemajli” – Prishtinë), dhe aty ku kishte nisur botimi i gazetës patriotike shqiptare “Zëri i Kosovës”, e cila ishte Zëri i kërkesave, i përpjekjeve me penë e pushkë, i qëndresës, i luftës, i heroizmit dhe i krenarisë kombëtare shqiptare deri në vitin 2001. Të mirë se ardhur për ta kujtuar dhe nderuar Heroin e LËVIZJES, Kadri Manin, dhe daljen e numrit të parë të gazetës famëmadhe, “ZËRI I KOSOVËS”, gazetës më jetëgjate kunderpushtuese e çlirimtare, që me shkrimet e saj edukoi dhe frymëzoi popullin e pushtuar shqiptar nga Jugoserbia dhe bijat e bijtë e tij më të mirë se si luftohet e vdiset për çlirimin dhe bashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë…

Të përfillim dhe respektojmë KODIN PATRIOTIK!

0

Florim Zeqa

Patriotizëm është dashuria ndaj atdheut, besnikëria, gatishmëria e të qenurit në shërbim të popullit e vendit tënd në çdo rrethanë kohore e politike, duke mos kursyer asgjë nga vetja dhe pasuria e jote, pasi atdheu është mbi të gjitha, është i shenjtë.

Kosova nuk është plaçkë lufte

Historia jo shumë e largët e popullit shqiptar na tregon mjaft mirë sesi patriotët e vërtetë gjithmonë kanë sakrifikuar gjithçka nga pasuria e tyre për popull e për atdhe deri tek më e shtrenjta-jetën e tyre.

Ndërsa tek “patriotët” e ditëve të sotme çuditërisht jo vetëm që nuk po e bejnë një gjë të tillë, po e bëjnë të kundertën, duke e shfrytëzuar pasurinë shtetërore dhe fatkeqësinë e popullit për t’u pasuruar tejë mase, nga hiqi duke u bërë milionerë.

Disa politikanë, duke u thirrur në gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, qëllim kishin marrjen e primatit të çlirimtarëve dhe shpëtimtarëve të kombit, u bënë shkelësit më të medhënj të gjakut të dëshmoreve dhe martirëvë të lirisë së Kosovës.

Në të kaluarën, patriotët e vërtetë si Isa Boletini, Hasan Prishtina, Haxhi Zeka, e shumë të tjerë si këta e kishin shkrirë tërë pasurinë e tyrë për çështjen madhore kombëtare, kurse patriotët e ditëve të sotme, vetëm thirren e shtirren në emër të kauzes kombëtare, jo vetëm që nuk dhanë asgjë nga vetja e tyre, Kosovën e trajtuan si plaçkë, muarën gjithçka që munden nga pasuria shoqërore dhe shtetërore.

Edukata familjare, morali, sinqeriteti, dashuria ndaj atdheut

Çështja kombëtare është diçka që ka të bejë më përceptimin personal të individit ndaj kombit dhe atdheut. Kjo mbase dikujt mundë ti duket e thjeshtë, por në realitet është pak ma komplekse, për disa arsye:

­E para, ka të bejë me burimin e patriotizmit, i cili në radhë të parë rrjedhë nga edukata familjare. Një kryefamiljarë i mirë, i cili e respekton dhe krijon harmoni në familjen e vet, padyshim se do të jetë i aftë të kontribuojë për të mirë edhe për fqinjët e tij, në të kundërtën, nëse kryefamiljari nuk arrinë të krijojë harmoni e mirëqenje në familjen e tij nuk ka pse të shkoi më tutje me “patriotizmin” e tij.

E dyta, është etika (morali), një person që qendron mirë në aspektin moral, të njejtin e donë dhe e çmojnë shumë edhe fqinjët e tij, i cili pa dyshim do të jetë i dobishëm për rrethin dhe shoqërinë, në të kundërtën, një person që ka probleme morale, nuk është i deshiruëshem në familjen e tij dhe as tek fqinjët dhe farefisi i gjërë.

E treta, është sinqeriteti, kjo e treta varet shumë nga dy të parat, çka do të thotë se një person që rrjedhë prej një familje të mirë e të moralshme, pa dyshim se do të jetë edhe vetë i tillë, në të kundërtën personi që nuk ka edukatë të shëndoshë familjare, e ka të vështirë të krijojë personalitetin e vetë të ndryshëm nga familja e tij!

Familja, morali, sinqeriteti, janë këto tri nga shumë elemente tjera që e bejnë individin të jetë patriot (atdhetar) i mirë. Përfshirja e këtyre elementeve dhe të tjerave si: humaniteti, besa, guximi, durimi, vendosmëria, burrëria, qëndresa, dashuria ndaj atdheut, të cilat me një ëmër të përbashkët do t’i quaja KOD PATRIOTIK.

Kod ky, i cili duhet të jetë i respektueshem nga të gjithë, e në veçanti nga ata që e marrin guximin të thirren në emër të popullit, në emër të vlerave kombëtare dhe patriotizëm. Sesa e kemi përfillur KODIN PATRIOTIK më së miri e shohim nese e bëjmë krahasimin e historisë më të re të Kosovës nga viti 1990 e deri më sot.

Veprimtarët e viteve të ’90-ta sinonim i së mirës

Në vitet e 90-ta, udhëheqësit politik, veprimtarët dhe patriotët ishin sinonim i së mirës, admiroheshin e respektoheshin aq shumë nga populli i tyre, saqë trajtoheshin si idhujë, për faktin se kemi pasur një lidership të përgjegjëshem siq ishte Ibrahim Rugova, i cili në plotni ju ka përmbajtë KODIT PATRIOTIK, i cili si rezultat, ka gëzuar e pushtetin moral në tërë territorin e vendit nën rrethanat e okupimit klasik të Serbisë, duke arritur të mbajë për afro 10 vjet rresht shtetin paralel të Kosovës, në veçanti sistemin arsimorë, asistencën sociale dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët karrshi një okupimi të egër e barbarë.

Kur e kujtoj periudhën e viteve të 90-ta, më bënë të ndjehem krenarë dhe i privilegjuar që isha pjesë e aktiviteteve dhe veprimtarisë politike në levizjen paqësore (LDK), ku secili prej nesh dhamë krejtë çka mundem e ditëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Ideal i vetëm i veprimtarëve të kësaj periudhe historike ka qënë çlirimi dhe bërja e shtetit të Kosovës, e jo pushteti.

Ndërsa pas përfundimit të luftës e këndej, e veçmas pas Ri-shpalljes së pavarësisë së Kosovës, udhëheqësit politik, pozitë dhe opozitë shikohen më një sy krejt tjetër nga popullata, për faktin se nuk e kanë përfillur dhe respektuar aspak KODIN PATRIOTIK të qasjes ndaj shtetit dhe qytetarëve.

Politikanët shtetin e konsiderojnë burim të pasurimit

“Patriotët” djeshëm apo politikanët e ditëve të sotme, shtetin e konsiderojnë jo si atdhe, por si burim të pasurimit të tyre, kurse popullin e shfrytëzojnë si instrument gjatë fushatave zgjedhore për marrjen e pushtetit. Patriotizmin e kanë shndërruar në biznes për përvetësimin e pronave shoqërore e publike, duke u shkëputur skajshmërisht nga hallet dhe problemet e popullit.

Klasa aktuale politike, pa dallim pushtet dhe opozitë, në emër të privatizimit, Kosovën gati e kanë kthyer në pronë private, ndërsa qytetarët i kanë shndërruar në skllevër të tyre duke i trajtuar vetëm si numra për vota e jo si qenje njerëzore!

Nga keqperdorimi i KODIT PATRIOTIK, klasa aktuale politike janë pasuruar e janë ngritur aq lartë saqë popullin nuk e degjojnë më për asgjë, po mendojnë se janë berë vetë-Zoti. Ata që vetën e krahasojnë të tillë, vlejnë vertetë shumë pak dhe janë më pak se njerëz!

Si pasojë e kësaj situate, njerëzit e politik-bërjes, shiqohen më ironi nga popullata, janë bërë sinonim i së keqës dhe mashtrimit. Shumë aktivistë, veprimtarë politikë dhe atdhetarë të devotshëm janë duke u djegur nën hijen e këtyre keq-përdoruesve të KODIT PATRIOTIK.

Populli i nderon dhe i çmon shumë veprimtarët e të gjitha periudhave historike, luftetarët e vërtetë të lirisë, i çmon çlirimtarët dhe invalidët e luftës të cilet i dhanë gjymtyrët e trupit për lirinë e Kosovë, më pietet të lartë i kujton të gjithë deshmorët e martirët, i kujton dhe nuk i harron asnjëherë të vrarët dhe të zhdukurit gjatë luftës, ku të gjithë së bashku janë bërë gurthemel i fortë i shtetit të Kosovës.

Zelenski e komentoj shpërthimin në urën që e lidhë Krime-an me Rusinë “me gjuhën e parashikimit meteorologjik”

0

President Volodymyr Zelenskyj. Arkivfoto: AP / NTB

Presidenti Volodymyr Zelenskyi. Foto e arkivit: AP / NTB

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj përdori gjuhën e parashikimit të motit kur komentoi shpërthimin në urën e Krimesë të shtunën në mbrëmje: Ishte ngrohtë dhe me re sot në Krime.

Rusia akuzon Ukrainën se qëndron pas shpërthimit të dhunshëm që goditi urën me rëndësi strategjike mbi ngushticën e Kerçit të shtunën në mëngjes.

Autoritetet ukrainase deri më tani nuk kanë thënë se qëndrojnë pas kësaj. Por këshilltari i Zelenskyit, Mikhajlo Podoljak, ishte i shpejtë në Twitter. Atje ai e quajti zjarrin “një fillim”.

Të shtunën në mbrëmje, Presidenti Zelenskyi mbajti një fjalim video, si çdo mbrëmje. Ai nuk e përmendi drejtpërdrejt shpërthimin, por përdori një metaforë meteorologu.

– Në pjesë të mëdha të vendit tonë ka qenë me diell dhe rreth 20 gradë. Fatkeqësisht, në Krime ishte me re dhe gjithashtu nxehtë, tha ai në fjalimin në shërbimin e mesazheve Telegram.

Për më tepër, ai tha se Ukraina përballet me një të ardhme të ngrohtë dhe me diell.

– Pavarësisht se çfarë lloj resh ka, ukrainasit e dinë se çfarë të bëjnë. Dhe ata e dinë se e ardhmja është me diell.

Ai përsëriti gjithashtu premtimet se ushtarët rusë që zgjedhin të dorëzohen do të falen.

Slipper nytt satelittbilde av Krim-brua

Foto satelitore e urës afër 19 kilometra, ku mund të shihet shpërthimi i flakës dhe tymi që shpërndahet.

– Ne garantojmë mbrojtje për të gjithë personelin rus që vullnetarisht dorëzon armët dhe dorëzohet. Ukraina ndjek të gjitha normat dhe konventat ndërkombëtare, tha ai.

Bashkë kundër Putinit?

0

Shkruan: Dr Sadri RAMABAJA, Prishtinë

Komuniteti Politik Europian dhe vlera e shtuar e tij vihet në pikëpyetje serioze, kur ekziston procesi i integrimit europian.

Krerët e shteteve dhe qeverive të 44 vendeve në javën e parë të tetorit (6 tetor) u mblodhën në Pragë për takimin e parë të formatit të ri “Komuniteti Politik Evropian”.
Koncepti i Komunitetit Politik Europian ishte artikuluar për herë të parë në 9 maj 2022 nga presidenti francez, Emmanuel Macron në Strasbourg, duke e cilsuar si “një zonë të re të Bashkëpunimi politik”.
Takimi dyditor në Pragë i gjithë korpusit të shefave të shteteve ose të qevrive të shteteve evropiane (44 vendeve europiane, përjashto Rusinë dhe Bjellorusinë) rezulton të jetë një rikthim tek ideja e De Golit që pati dështuar që në startin e saj vetëm pak vite pasi përfundimit të Lufëts së Dytë Botërore.

Ndërkaq tani, në formatin e iniciuar nga presidenti francez Macron, shtetet e BE-së, në pamundësi për të përthithur brenda BE-së shtet kandidate edhe ato që kanë pretendime për aderim në BE, duan të përmirësojnë bashkëpunimin me kto vende.
Bisedimet gjatë këtij takimi u përqëndruan tek agresioni i paprovokuar rus ndaj Ukrainës dhe pasojat e saj. Përveç 27 vendeve të BE-së, në takimin në kryeqytetin çek u ftuan edhe 17 vende të tjera. Këto përfshijnë Britaninë e Madhe, Ukrainën, Turqinë, Norvegjinë, Zvicrën dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ukraina u përfaqësua nga kryeministri Schmyhal, presidenti Zelenskyj ishte prezent përmes lidhjes me video. Në takim në emër të dy republikave tona ishin Edi Rama, kryeministri i Republiës së Shqipërisë dhe Vjosa Osmani, presidentja e Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrell, tha se ky takim është në rrugën e kërkimit të një rendi të ri pa Rusinë aktuale. “Kjo nuk do të thotë se ne duam ta përjashtojmë Rusinë përgjithmonë, por nuk ka vend për këtë Rusi të Putinit”, tha Borrell. “Sinjali që duam të dërgojmë është se, për fat të keq, ne nuk mund të ndërtojmë një rend sigurie me Rusinë. Rusia është e izoluar… Nuk keni vend, të gjithë të tjerët janë këtu”, tha Borrell.

Presidenti francez Macron, i cili inicioi forumin e diskutimit, shprehu shpresën për një shenjë uniteti dhe pati një diskutim që pretendonte të ishte largvajtës e strategjik. Nëdrkaq kancelari gjerman Scholz foli për këtë Komunitet që do të mud të shërbente si një instrument shtesë, i mirë, për ruajtjen e paqes tutje në kontinentin tonë.
Objektivi i tij primar, sipas kancelarit gjerman,  është të garantojë sigurinë dhe stabilitetin në kontinentin evropian dhe bashkëpunim në sektorë të caktuara socio- ekonomikë.

Nga takimi sikur u insistua që të përcillet një sinjal i qartë në adresë të Moskës. Të gjitha vendet e Europës, 44 sosh, qëndrojnë së bashku kundër pushtimit rus të Ukrainës. Në këtë mënyrë u demonstrua se Vladimir Putini është i izoluar në Evropë me aleatin e tij të vetëm Bjellorusin.

“Mesazhi më i rëndësishëm për Rusinë është se së bashku ne dënojmë këtë luftë agresioni dhe sigurojmë që Ukraina të mos humbasë, por edhe të fitojë.”

Kështu tha kryeministri holandez Mark Rutte, i cili, si shumë të tjerë, mendoi se takimi i parë i Komunitetit Politik Evropian ishte një sukses.

Por pyetja e ligjshme që shtrojnë analistët ka të bëjë me vlerën e shtuar të këtij Komuniteti Politik Europian përballë BE-së. Ka ende shumë pyetje pa përgjigje, thotë Janis Emmanouilidis nga EPC, një Institut i politikave evropiane në Bruksel. Për shembull, cili mund të jetë rezultati në fund – ose me çfarë duhet të merret konkretisht ky Komitet: “Mund të jetë infrastruktura, infrastruktura e transportit ose infrastruktura energjetike, por edhe politika energjetike në përgjithësi. Por mund të jetë e vështirë të bashkohemi sepse ka interesa të ndryshme”.
Eksperti për Evropën, Emmanouilidis, e konsideron faktin se është ende e paqartë nëse “Komuniteti Politik Evropian” premton ndonjë vlerë të shtuar, dhe nëse po çfarë është ajo vlerë e shtuar. Nëse nuk ka farë vlere të shtuar reale, atëherë kjo krijesë po vjen në jeët me një defekt që në lindje, e i cili mund të jeët fatal për perspektivën e tij.

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas ishte më e qartë kur po fliste prë kërcnimet e Putinit për përdorimin e mundëshmëm të armëve bërthamore. “Nëse këto kërcënime shpërblehen, nëse tani themi: “Ne jemi të frikësuar dhe do të bëjmë atë që dëshironi”, atëherë Rusia do të përpiqet përsëri dhe përsëri. Nuk ju lejohet të negocioni me terroristët.”
Kjo retorikë e sforcuar e politikanëve europian përballë zhvillimeve të reja mes Serbisë e Rusisë, por edhe mes Italisë e Rusisë, ka një shije të hidhur.
Serbia, që jo vetëm se flet me terroristin Putin, por edhe nënshkruan marrëveshje e projekte bashkëpunimi, madje mu në ambientet e OKB-së në Nju Jork!
Në Pragë, në takimin trilateral Sholc-Makro-Vuçiq vështirë se mud t’i jetë tërhequr vërejtja që artukuloi në këtë rast, në Pragë, kryeminsitria e Estonisë.

Nëdrkaq Italia është akorduar me Moskën që, pas një ndalese të shkurtër ajo sërish do të marrë gaz rus përmes Austrisë. Një zgjidhje për problemin ishte gjetur me klientët italianë, njoftoi të mërkurën kompania shtetërore ruse Gazprom në kanalin e lajmeve Telegram. Operatori austriak pranon të ashtuquajturat nominime për transportin, që do të lejojë rifillimin e furnizimit me gaz rus.

Grupi shtetëror italian dhe importuesi më i madh i gazit Eni kishte njoftuar më parë se donte t’i paguante garanci Austrisë në mënyrë që republika alpine të dërgonte sërish gaz në Itali, shkruan FAZ në 5 tetor.

Gjiganti rus i energjisë deklaroi se nuk ishte më në gjendje të transferonte 20 milionë euro garanci sigurie për transportuesin austriak për shkak të rregulloreve të reja.

Shih për këtë Eni është angazhuar të zgjidhë këto vështërsi në mënyrë që tranziti nëpër Austri I gazit rus të mund të rifillojë. Italia merr gazin rus nëpërmjet një rruge tubacioni që kalon përmes Austrisë. Grupi italian nuk pa “absolutisht asnjë arsye gjeopolitike” si arsyen e ndalimit të dërgesave.

Sipas italinëve problemi na qenkërka në detajet e pagesës në rubla ose euro!

Objekt diskutimi edhe në takimet e lira mes pjesëmarrësve të takimit të Komunitetit Politik Europian në Pragë  ishte kriza energjetike të cilën po e përjeton Europa. Pra tema numër 1: Kriza energjetike, e cila tani po rrezikon edhe konkurrencën e kompanive evropiane në tregun botëror, meqë gazi është dukshëm më i lirë në SHBA ose Azi, por edhe gjetkë.

Ka përpjekje që edhe në Evropë, kostot për gaz të reduktohen me urgjencë.
Por rrugët për unifikim në këtë rrafsh mbesin me shumë ndeshtrasha.
“Ne duhet të fokusohemi në dy gjëra,” thotë kryeministrja finlandeze Sanna Marin, domethënë “prodhimi më i përqëndruar i energjisë së pastër dhe kujdesi për çmimet”. Por pyetja që shtrohet është se si. Shefja e Komisionit von der Leyen propozon të negociohet zbritja e çmimit me vendet mike furnizuese të gazit dhe po ashtu të kufizohen përkohësisht çmimet e blerjes me shumicë, siç kërkohet tani nga 15 vende të BE-së.
Këto rrugë që duhet të shpiejnë vendet edhe veç e veç në zbutjen e kërkesës së industrisë. Prandaj pritet të ketë përplasje mes Francës dhe Gjermaninsë që për objekt ka marrëveshjen e kësaj të fundit me Spanjën për gazësjellësin që do të shpjerë gazin nga portet e Spanjës drejt Gjermanisë.

Gjermania dhe Spanja javën që lamë pas shprehën gadishmërinë e tyre për ndërtimin e një gazsjellësi përmes Pirenejve përmes Francës deri në vitin 2025, që është një nga planet nga shumë sosh për të cilat u ra dakord gjatë konsultimeve mes dy qeverive të mërkurën, shkruan dpa.

Dronë mbi diktatin gjerman për politikën energjetike të Europës nga ana e Gjermanisë hapur e ka shprehur kryeministri polak Mateusz Morawiecki.  paralajmëron kundër një diktati gjerman në politikën energjetike të Evropës.

Pavarësisht drosë polake, shtetet individualisht marrin vendime për të ndihmuar qytetarët për përballjen e kësaj krize, qoftë edhe me rrezikun për të dëmtuar tregun e brendshëm europian. “ Kjo është një kompetencë kombëtare”  shprehet shqeto kryeminsitri holandez.

Gjermania, falë fuqisë së saj ekonomike, me ndërhyrjen e fundit, pritet ta përballojë si duhet ngritjen gjigante të çmimit të gazit. Sidoqoftë, ky akt, ka gjasa që  të shkaktojë turbulenca në nivelin europian dhe dëmtim të ndjehsëm të solidaritetit  brenda vet BE-së. Kjo ndërhyrje gjermane me një paketë gjigante ndihmash, provokon pashmangshëm thellim të diferencave brenda BE-së.  Përndryshe do të duhej një paketë e tillë të ketë një lloj gjithëpërfshirje në nivel të BE-së, çka duket të jetë një akt utopik.

Pas kësaj ndërhyrje kaq të madhe të qeverisë gjermane, çarjet mes Italisë, Francës dhe Gjermanisë në raport me politikat europiane të energjisë, në një të ardhme fare të afërt,  duken të jenë të pashmangshme. Në këto rrethana, ai që do të fërkonte duart dhe priste me padurim shkërmoçjen e njërës prej shtyllave esenciale të BE-së – atë të Solidaritetit reciprok, do të ishte pikërisht Putini.

Tashmë është e qartë se qeveria gjermane, nga e enjta që shkoi, do të bëjë gjithçka që varet prej saj që të mbrojë qytetarët e vet. Me të gjitha mjetet e mundshme. E ato, si kombi më I fuqishëm ekonomikisht në Europë, i ka në dispozicion. Këtë ndërhyrje jo pa të drejtë kancelari Olaf Scholz e quan ndërhrje të domosdoshme,respektivisht “bum  të dyfishtë”.

Megjithatë, “bumi” prej 200 miliardë dollarësh është aq i fortë sa ka shkaktuar tronditje edhe në vendet e tjera të BE-së. Mario Draghi, ish-kreu i bankës qendrore dhe ish-shpëtimtari i euros, nuk është aspak i kënaqur me fushatën e mbështetjes në shkallë të gjerë të Berlinit. Në funksion të krizës energjetike dhe recesionit të afërt, Evropa nuk duhet ta lejojë veten të ndahet në vende që, si Gjermania, kanë një jastëk të madh financiar dhe në ato që, si Italia, nuk kanë më asnjë liri veprimi financiar. “Ne kemi nevojë për solidaritet,” kërkon Draghi, i cili dështoi si kryeministër italian verën e kaluar dhe që ndoshta do t’i duhet t’i hapë rrugë ekstremistes së djathtë Giorgia Meloni pas zgjedhjeve të reja fundjavën e kaluar.

Kur BE me gjithë mekanizmat që ka krijuar dhe selitur me dekada, këto përplasje nuk po arrin dot t’i tejkaloj, e madje në këtë kohë krize, ka rrezik real që ato të thellohen, krijimi edhe i në forumi shtesë , siç është Komuniteti Politik Europian, pa ndonjë vlerë të shtuar, roli dhe jetëgjaëtsia e tij vihet në pikëpyetje serioze pa përfunduar mirë punimet e takimit të parë.