Kreu Blog Faqe 1280

Apostulli i Lirisë Fetare Dom Simon Jubani: Protagonisti i një epoke të re në Shqipëri dhe vizita e tij në Amerikë në maj të vitit 1991

Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

“Njëri prej protagonistëve anti-komunistë të lirisë dhe demokracisë shqiptare nuk kishte pritur shumë kohë pas rivendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane më 15 mars, 1991 që të vizitonte Amerikën e lirë dhe të shihte për së afërmi se si vepron demokracia në këtë vend. Në maj të vitit 1991, Dom Jubani ka vizituar Amerikën, si “Protagonisti i një epoke të re në Shqipëri”!”

Më 12 Korrik 2011 ka ndërruar jetë Dom Simon Jubani, prifti katolik, i cili ka kaluar 26 vjet në burgjet e Enver Hoxhës. Ai u lirua nga burgu me 13 prill, 1989. Por, ishte 4 nëntori i vitit 1990, kur prifti katolik “rebel”, celebroi për publikun meshën e parë, tashmë legjendare, në Varrezat e Rrmajit të Shkodrës, gjë që as nuk mund të merrej me mend në atë kohë, pasi feja ishte ende e ndaluar me ligj nga regjimi absurd komunist i Enver Hoxhës. Kjo meshë e parë, krejt spontane, sipas burimeve të asaj kohe, u pasua nga një meshë e dytë dhe më e organizuar, me 11 nëntor, 1990, në të cilën morën pjesë më shumë njerëz edhe të feve të tjera. Kështu, Dom Simon Jubani u bë nismëtar i rihapjes së kishave dhe xhamive në Shqipëri, kur regjimi komunist ende nuk ishte shembur në atë vend të varfër shpirtërisht dhe materialisht. Kleri e Kisha Katolike edhe njëherë u bënë shkëndijë që ndezi dhe i dha hov dhe fuqi fitores së lirisë dhe fillimeve të vendosjes së demokracisë në Shqipëri. Prandaj, kujtojmë sot, njërin prej atyre klerikëve katolikë, që luajtën rolin e sollën ndryshimin, Dom Simon Jubanin në përvjetorin e kalimit të tij në amshim, njërit prej “protagonistëve të pranverës së lirisë e të demokracisë së Shqipërisë, pas dimrit të egër të diktaturës komuniste”, siç e përcakton rolin e tij Radio Vatikani.

Papa Gjon Pali i II me Dom Simon Jubanin, Shkodër, 1992

Po kush ishte Dom Simon Jubani, i cili pas 26 vjet burg, tundi themelet e regjimit komunist ateist të Enver Hoxhës, në një kohë, kur feja ishte ende e ndaluar me ligj në Shqipërinë komuniste? Dom Simon Jubani ka lindur në Shkodër, më 5 mars të vitit 1927. Në moshën 16-vjeçare filloi Shkollën Apostolike të Jezuitëve. Pas mbylljes së shkollave katolike nga regjimi komunist, në mars të vitit 1946 ai u regjistrua në Gjimnazin e Shtetit. Më vonë u transferua në Tiranë, ku kreu një kurs për radio-rontgen. Pasi punoi pak kohë në spitalin ushtarak të kryeqytetit u mobilizua në ushtri. Pas tre viteve kthehet në Shkodër, ku është shuguruar meshtar nga Imzot Ernest Çoba. Në vitin 1957 Dom Jubani emërohet famullitar në Mirditë, ku dhe përfundon i arrestuar nga regjimi komunist për më shumë se një çerek shekulli.

Dom Simon Jubani do mbahet mend si prifti i parë katolik që celebroi meshën e parë, publikisht – ndonëse feja ishte ende e ndaluar me ligj në Shqipëri – me 4 nëntor, 1990, në Kapelën e djegur të Varrezave të Rrmajit në Shkodër, ku morën  pjesë qindra besimtarë. Ka ndërruar jetë më 12 korrik të vitit 2011, në Shkodër ku edhe është varrosur, pikërisht, në Varrezat e Rrmajit ku bëri historinë, i përcjellur në atë jetë nga krerët e komuniteteve fetare, autoritetet vendore dhe përfaqësuesit më të lartë civilë dhe shtetërorë si dhe nga besimtarë të shumtë.

“Sot, 30 vjet më vonë ende Shtetet e Bashkuara nuk i kërkojnë, publikisht, qeverisë dhe shtetit shqiptar që të dënohen, zyrtarisht, krimet e komunizmit, të regjimit barbar të Enver Hoxhës në Shqipëri.”

Siç kam kujtuar edhe herë të tjera për lexuesin, në mars/prill të vitit 1991, si pjesë e delegacionit të parë të Departamentit Amerikan të Shtetit, pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, një prej qyteteve që kemi vizituar ka qenë edhe Shkodra, e njohur si kryeqendra e anti-komunizmit në Shqipëri. Me të arrijtur atje, vizituam Kapelën e Varrezave të Rrmajit ku po celebronte meshën për qindra të pranishëm, me atë rast edhe u përshëndetëm, shkurtimisht, me Dom Simonin, pas meshës. Frank Shkreli: Shkodra në sytë e delegacionit të parë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri – mars/prill, 1991 | Gazeta Telegraf – Prandaj me këtë shkrim modest deshta të kujtoj Dom Simon Jubanin, jo vetëm për heroizmin e tij përballë bishës së egër komuniste dhe për kontributin e tij për lirinë fetare dhe demokracinë shqiptare në përvjetorin e kalimit të tij në amshim më 12 korrik, 2011 – por në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve amerikano-shqiptare po kujtoj edhe vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në maj të vitit 1991, vetëm disa muaj pas meshës së parë publike ç’prej vitit 1967.

Kampioni i qëndresës anti-komuniste në Shqipëri, gjatë një vizite në shkollën “Studio City” të Kalifornisë, maj, 1991, Dom Simon Jubani është shprehur: “Amerika është kampione e demokracisë, e paqës dhe përparimit. Evropa i ka pasur të gjitha luftërat. Populli Amerikan është popull paqësor. E do paqën…”

Njëri prej protagonistëve anti-komunistë të lirisë dhe demokracisë shqiptare nuk kishte pritur shumë kohë pas rivendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane më 15 mars, 1991 që të vizitonte Amerikën e lirë dhe të shihte për së afërmi se si vepron demokracia në këtë vend. Në maj të vitit 1991, Dom Jubani ka vizituar Amerikën, si “Protagonisti i një epoke të re në Shqipëri”! Kështu qe paraqitur Dom Simon Jubani gjatë vizitës së tij, në Universitetin e San Franciscos, universiteti, që me atë rast i ka i akorduar atij edhe Doktoratën e Nderit. Me atë rast, Dom Simon Jubani – i mbijetuari i burgjeve të Enver Hoxhës – vizitoi një numër shtetesh dhe qytetesh amerikane, përfshirë San Franciskon, Los Angelesin, New Jorkun, Detroitin dhe Washingtonin. Gjatë vizitës së tij këtu, kudo që shkoi, ai u prit me entuziazëm dhe si hero. Ndërkohë, priftit katolik shqiptar, që kaloi 26 vite në bugjet dhe kampet enveriste i ishin rezervuar nderimet dhe pritjet më të përzemërta, jo vetëm nga komuniteti shqiptaro-amerikan, por edhe nga vetë amerikanët, zyrtarë dhe jozyrtarë, të cilët kishin dëgjuar për aktin e tij guximtar në Shkodër. Shtypi i kohës, si ai amerikan ashtu edhe shtypi i komunitetit shqiptaro-amerikan, përfshirë Buletinin Katolik Shqiptar, mbuluan vizitën e tij gjerësisht. Këto shënime janë nga burime të ndryshme, por edhe nga kujtimet e mia të vizitës së Dom Simon Jubanit në Amerikë në maj, 1991.

Në San Francisco, Dom Simon Jubanit iu akordua Doktorata e Nderit nga Universiteti i San Franciskos, i treti shqiptar, pas Nën Terezës dhe At Shtjefën Gjeçovit që është nderuar me atë titull nga i njëjti universitet, me motivacionin: “Për qëndrimin tuaj të guximshëm në mbrojtje të lirisë së fesë duke paguar një kosto të lartë me 26 vjet burgim dhe kampe pune. Për përpjekjet tuaja të palodhshme dhe për thirrjet tuaja për një pajtim kombëtar në Shqipërinë e re postkomuniste, ashtu që falja dhe drejtësia të kenë mundësi të zëvendësojnë shtypjet dhe urrejtjet totalitare komuniste. Për bashkëpunimin tuaj ekumenik me vëllezërit e krishterë dhe për bashkëpunimin tuaj ndërfetar me besimtarët myslimanë dhe hebrenjtë. Dhe për praninë tuaj profetike këtu në Amerikë, duke përfaqësuar një numër të madh shqiptarësh, të cilët kanë vuajtur persekutimet fetare dhe të cilët kanë dhënë jetën për besimin e tyre, për drejtësinë dhe për paqen”.


I emocionuar nga ky nderim i lartë nga një universitet amerikan, Dom Simon Jubani nuk mundi të përmbante entuziazmin dhe kënaqësinë për nderimin që iu akordua atij nga një institut i njohur amerikan, duke thënë, ndër të tjera se, në të vërtetë, ky ishte një nderim që i bëhej mbarë Kombit shqiptar për vuajtjet nën komunizëm: “Unë nuk jam ipeshkëv, por një prift i thjeshtë katundi. Jam përpjekur të jetoj sipas besimit tim dhe të inkurajojë gjithashtu popullin tim që t’i rrijë besnik Perëndisë dhe besimeve të veta fetare. Për këtë aktivitet, unë dhe vëllai im Lazri, gjithashtu prift, kemi kaluar gjithsejt 62 vjet në burgjet dhe në kampet e punës, në Shqipërinë komuniste. Vëllai im Lazri ishte me fat, sepse vdiq atje si martir i Kishës. Por, siç duket, ishte caktuar prej Zotit që unë të jem sot para jush, një dëshmitar i vuajtjeve dhe martirizimit të katolikëve dhe besimtarëve të tjerë në Shqipëri. Unë e pranoj me kënaqësi këtë nderim akademik të çmueshëm, jo për meritat e mia, por në emër të klerit katolik shqiptar dhe të gjithë atyre besimtarëve të feve të tjera, të cilët gjithashtu kanë vuajtur dhe kanë dhënë jetën për fe, për drejtësi dhe për liri. Sot, në të vërtetë, ju po nderoni mbarë Kombin shqiptar”, përfundoi Dom Jubani fjalimin e tij.

Ndërkaq, duke falënderuar Dom Simon Jubanin për praninë e tij aty, Presidenti i Universitetit San Francisco, At Lo Schiavo u ka thënë të pranishëmve se prifti katolik shqiptar ishte, “Një frymëzim për të gjithë ne në këtë universitet, si dëshmitar heroik i fesë. Për më tepër”, shtoi ai, Dom Jubani, “Është simbol i feve të shqiptarëve, kështu që besoj se, duke nderuar atë, ne nderojmë shqiptarët e të gjitha feve, për heroizmin dhe për besnikërinë e tyre ndaj besimeve të veta gjatë asaj periudhe aq të vështirë për ta. Kam bindjen”, ka vazhduar presidenti i Universitetit San Francisco se, “Ceremonia e sotme shpreh unitetin dhe solidaritetin tonë me popullin shqiptar. Ne shpresojmë se liria e tyre në përgjithësi dhe ajo fetare në veçanti, do të rritet e do të konsolidohet dhe se besimi në Perëndinë do të përhapet jo vetëm në Shqipëri, por anë e mbanë botës, përfshirë vendin tonë.”

Ndonëse e kishte konsideruar Amerikën si kampione të demokracisë dhe të lirsë në botë, Dom Simon Jubani ka shpreheur edhe kritikat e tija ndaj Amerikës, duke thënë se e shihte këtë vend siç është shprehur ai, edhe si një “vend i paradokseve”. Megjithëkëtë, gjatë vizitës së tij Washington, Dom Simon Jubani zhvilloi një numër takimesh me disa udhëheqës të Kongresit dhe pati takime edhe në Departamentin e Shtetit. Në takimet e tija me zyrtarët e lartë amerikanë, ai bëri thirrje për ndihma urgjente ekonomike dhe humanitare për Shqipërinë e vitit 1991. Ndërkaq, Kongresi Amerikan shënoi vizitën e tij në Amerikë me një kryeartikull në gazetën zyrtare të Kongresit (Congressional Record), me titull: “Përshëndetje dhe nderim për Dom Simon Jubanin, një mbijetues i guximshëm i kampeve të vdekjes në Shqipëri! “SALUTE TO FATHER JUBANI, A BRAVE SURVIVOR OF ALBANIAN DEATH CAMPS”. Miku i Shqiptarëve, deputeti nga shteti Michigan, i ndjeri William Broomfield, njoftonte kolegët e tij për vuajtjet e Dom Simonit: “Për 26 vjet, Dom Simon Jubani mbahej në burgjet e Shqipërisë, sepse refuzonte të mohonte fenë e vet. I izoluar në një dhomë të vogël me viktima të tjera të atij regjimi shtypës, ai u rrah dhe u mundua nën kushte të rënda dhe shumë të tmerrshme. Vëllai i tij, gjithashtu një klerik katolik, u helmua nga rojet e burgut. Dom Jubani mbijetoi dhe u lirua nga burgu në vitin 1989. Sot e mbarë Shqipëria po çlirohet nga komunizmi.Ashtu siç mori fund tmerri i gjatë i Dom Simon Jubanit, le të shpresojmë se edhe terri i natës së gjatë dhe pikëllues për Shqipërinë, të marrë fund me fitoren e lirisë mbi forcat e territ”!

Në këtë përvjetor të kalimit në amshim të Dom Simon Jubanit dhe të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane kujtojmë guximin e Dom Jubanit, mijëra e mijëra bashkëvuajtës të tij dhe të gjitha viktimat e komunizmit sllavo-aziatik në Shqipëri, pa dallim feje ose krahine mbarë shqiptare. Gjatë vizitës në Amerikë, Dom Jubani u prit me entuziazëm dhe me dashuri nga të gjithë, e pa dallim, si përfaqësues i të gjithë atyre që vuajtën dhe dhanë jetën, vetëm e vetëm, sepse donin të gëzonin lirinë e fesë dhe liritë e tjera themelore të njeriut. I përjetëshëm qoftë kujtimi i Dom Simon Jubanit dhe i të gjitha viktimave të komunizmit në Shqipëri, të cilat edhe sot -30-e sa vjet pas shembjes së Murit të Berlinit – vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe të VËRTETËN saktë për fatin e tyre të mjerë, 6,000 e më shumë prej të cilëve nuk u dihen as varret, ku familjet e tyre të mund të vendosnin një buqetë me lule në kujtim të familjarëve të vet të humbur dhe të harruar nga shteti dhe qeveritë “demokratike” shqiptare “post-komuniste”.

Për më tepër, jam i sigurtë se në këtë 100-vjetor të vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, Dom Simon Jubani do të shpjegonte komentin e tij për “paradokset” e Amerikës, duke bërë pyetjen se si është e mundur që, “Amerika kampione e demokracisë, lirisë, e paqës dhe përparimit”, siç është shprehur ai gjatë vizitës në San Francisco në maj të vitit 1991.Sot- 30 vjet më vonë ende Shtetet e Bashkuara nuk i kërkojnë, publikisht, qeverisë dhe shtetit shqiptar që të dënohen, zyrtarisht, krimet e komunizmit, të regjimit barbar të Enver Hoxhës në Shqipëri. Dhe që Shqipëria, sot anëtare e NATO-s, të distancohet, zyrtarisht, nga e kaluara komuniste duke u përballur me ato krime anti-njerëzore, ashtu siç kanë bërë të gjitha shtetet ish-komuniste në Evropë. Dhe që kjo kërkesë të jetë edhe kusht i Bashkimit Evropian (BE) për antarësimin e Shqipërisë në BE.  Ky është “paradoksi”, për të cilin, mendoj unë, fliste Dom Simon Jubani gjatë vizitës së tij në këtë vend të bekuar, në maj të vitit 1991.

Prandaj, nëqoftse Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, vertetë, kanë dicka të përbashket në ketë 100-vjetor, siç pretendohet nga disa se ndajmë vlera te perbashkëta  — krah per krah — atëherë t’i tregojmë shqiptarëve dhe amerikanëve se nder vlerat që dy vendet e dy popujt ndajnë me njëri tjetrin, është mbështetja për lirinë dhe demokracinë e vërtetë dhe për të drejtat bazë të njeriut, për të gjithë dhe pa dallim, përfshirë viktimat e komunizmit dhe pasardhësit e tyre – të gjallë e të vdekur — duke dënuar krimet e komunizmit dhe duke u distancuar njëherë e mirë nga ajo e kaluar barbare. Unë si shqiptaro-amerikan, nuk kam asgjë të përbashkët dhe nuk ndajë vlera me një qeveri ose persona – qofshin ata edhe përfaqsues diplomatikë të Amerikës apo të Bashkimit Evropian — që heshtin në lidhje me këtë çeshtje.

Maqedonët e ndoqën shembullin e Serbisë, mbylljen e shkollave në gjuhën shqipe, por i hapen dyert e xhamive me altoparlantë, “ezane” në gjuhën arabe

0

Autori Kalosh Ҫeliku

Kohë e “artë” e rinisë, gjatë shkollës së mesme Normale në Shkup, kur i kaloja ditët në shkollë e netët nëpër diskoklube të natës deri në agim me muzikën, e: The Beatles, Rolling Stones, Led Zeppelin, Jimi Hendrix, Janis Jaoplin’s, Tina Tajner, Mango Jeri, Bee Gees, Chansons Françaises, Johnny Hallyday…

Edhe, pse: nga nëna vija nga një familje hoxhallarësh me tituj shkencor fetar, që studimet i kishin kryer në Kajro, e nga babai me prejardhje bektashiane. Dhe, si nxënës asaj kohe dy vitet e para mbajta edhe “ramazan”. Shkaku, shokëve të dhomës, dhe kushteve të vështira ekonomike si nxënës për ta kursyer një “vakët” (drekë) ushqimi. Për më tepër, asaj kohe edhe në një klub sportiv ushtroja boks, i sigurova çajin dhe bukën për darkë. Kolegu im i sportit, Azis Salihu u bë gati kampion botëror, unë mbeta nëpër diskoklubet e natës dhe te “Parku i Grave” me vajza “maqedonase”, shqiptare, “turke” dhe rome. Nuk e dija kur është “ramazan” e kur “bajram”. Në xhami, nuk hyra sa isha nxënës i shkollës Normale, por kishën herë pas here e vizitoja shkaku vajzave “maqedonase”, që mos e zbulonin se isha shqiptar duke fshehur veten pas emrit Bobi Canablla (e lexoni për së prapthi mbiemrin). Arsye, se: asaj kohe ende ekzistonte urrejtja mes shqiptarëve dhe “maqedonasve”, që nga Lufta e Dytë Botërore (1941-1945). Vajzat “maqedonase”, të edukuara nga prindërit nuk shoqëroheshin me shqiptarë. Aq më pak të jenë dashnore, ose gra besnike. E vajzat shqiptare, nuk guxonin të rrinin gjithë natën pas orës 19.00 nëpër parqe publike, kafene e diskoklube nate, larg familjes dhe shtëpisë për shkak të prindërve, që posa binte terri i mbyllnin brenda katër mureve.

Serbia e luftoi Turqinë me gra serbe. Në sistemin komunist jugosllav me gra serbe dhe fe islame e vazhdoi luftën edhe me shqiptarët. Punëtorët shqiptarë që punonin në Serbi si punëtorë krahu “me sharrë në krah” (E. M., edhe pse e kishin nga një grua në vendlindje dhe fëmijë, u martuan edhe me gra serbe, dhe lindën fëmijë në Serbi. Edhe, në Luftën e Kosovës (1988 – 1999), neve na vranë fëmijët tanë që i lindëm me gra serbe. Rrugë strategjike luftarake, që shumë pak me gra e ndoqën “maqedonasit”, por nuk hoqën dorë nga lufta me fe islame. E ndoqën shembullin e Serbisë, mbylljen e shkollave në gjuhën shqipe, por i hapen dyert e xhamive me altoparlantë, “ezane” në gjuhën arabe dhe flamuj me gjysmëhënë në minare.

Luftës me gra serbe i dha fund UҪK-ja (1998 – 1999), por jo edhe fesë islame që me ndërtimin e xhamive dhe hoxhallarëve e pushtoi Kosovën e pasluftës si Republikë e “pavarur” demokratike edhe me veshje dhe simbole turko – arabe. Sot, Serbia e vazhdon luftën me shqiptarët me fe islame. Xhami me dy e katër minare. Dhe, hoxhallarë.

Vite më vonë pas kryerjes së shkollës së mesme, u arratisa pas studimeve në Prishtinë. Edhe, këtu u dalldisa në diskoklubin e podrumit të Hotel “Bozhurit” pas grave besnike shqiptare dhe serbe. Vetëm, se këtu: për çudi, vajzave serbe nuk u pengonin djemtë shqiptarë. Herë dilja anës shqiptare në korzo para Hotel “Bozhurit”, e herë në anën tjetër, korzon serbe pas Vukicës (Ujkeshës), e cila në takim dilte me kukull. Herë pas here, edhe e ngacmoja me fjalë: Cilën ta rrëzoj të parën, ty apo kukullën. Jo, mua të parën! Përgjigjej, vogëlushja. Prishtina asaj kohe i kishte dy korzo: korzon shqiptare, dhe korzon serbe. Pasmesnate, u suleshim grave shqiptare dhe serbe, dy shtamave me verë të Ajshes këngëtare me shokë, që asaj kohe e këndonte këngën popullore: “Elbasan i bukur, Elbasan”, në hotel “Bozhur” mes Prishtine.

Jetë nate e bujshme studentore, që asaj kohe do të përfundonte edhe me martesë. Nevojë, që duhej edhe të studioja edhe të punoja si mësues i Gjuhës Shqipe në Drenas të Drenicës. Kohë, kur për shkak të orarit të komunikacionit nga Prishtina për në Drenas, duheshte të zgjohem me natë, ende pa lind Dielli, dhe arrija tri orë para kohe në mësim në lokalet e shkollës.

Vite, kur erdhi të më vizitojë edhe Babai nga Katundi i Kërçovës, që shkaku nënës me prejardhje hoxhallarësh, tashti ishte bërë edhe haxhi. Edhe, shprehu dëshirën që ta fali “xhumanë”, në Kosovë. Ku, ka xhami këtu më afër në Drenas, më pyeti babai. Jo Drenasi, nuk ka xhami, po as fshatrat tjerë më afër. xhami, ka vetëm në Komoran. E, sa kilometra është larg ai fshat, pyeti babai. Ndoshta, mbi pesë km. Tha: këta qenkan shkje. Jo, i thashë: këta janë edhe më shqiptarë se ne në Maqedoni. Edhe, e dërgova në Komoran ta fali “xhumanë”.

Kosova e asaj kohe shumë pak kishte xhami, dhe nuk ishte aq besimtare sa është sot. Edhe pse, që asaj kohe e kishte shkollën e mesme fetare për hoxhallarë, por me program shumë kombëtar. E them këtë, se unë shpesh shoqërohesha me nxënësit e asaj shkolle për shkak të djalit të dajës, që i ndiqte mësimet në atë shkollë. E, më vonë vazhdoi studimet në dy fakultete: histori dhe sociologji, në Prishtinë. Dhe, nuk u bë hoxhë, por historian dhe studiues i Skënderbeut. Ta them të vërtetën edhe për shkak të vajzave të bukura shqiptare pa mbulesa turko – arabe, që i vizitonin shpesh hoxhallarët, të cilat ndonjëri e merrte edhe për grua. E, ne si studentë, mezi i prisnim kur ktheheshin nga misioni fetar pas muajit të “Ramazanit” të na e shtrojnë sofrën me dreka e darka dhe pije “hallall”: raki rrushi dhe verë.

Vite më vonë, pas kryerjes të studimeve dhe ushtrisë, ndarjes nga gruaja e parë, pas dy atentateve të dështuara në Prishtinë, e lash vendin e punës dhe Kosovën, u ktheva në Shkup (1980). Dhe, u martova për së dyti herë në Katund (Kërçovë) me një studente të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe (mbesë hoxhe). Për shkak, se: nuk isha banorë i Shkupit, edhe pse isha i Kërçovës në Maqedoninë e Jugosllavisë, u detyrova pesëmbëdhjetë vite të punoj si mësues nëpër fshatrat e malësisë të Shkupit. Që, për shkak të politizimit të arsimit deri në palcë, në vitin 1995 me një letër përcjellëse Ministrisë së Arsimit, dhashë dorëheqje.

Përndjekje të papara policore, gjoja se jam i dërguar nga Kosova të veproj në këto anë. Edhe, Çështjen shqiptare dua ta zgjidh me luftë. Biseda informative në polici me njëzetë nënshkrime shqiptarë me emra dhe mbiemra. Gjoja, se kisha pasur takime të fshehta në Bullgari. Dhe, me mijëra marka ia kisha dorëzuar Partisë Socialiste në Shqipëri. Për më keq, unë kisha qenë ai kryesori, që Çështjen shqiptare dua ta zgjidh me luftë?!

Shkupi, ende nuk kishte pësuar ndryshime. Po ai qytet i shkollës mesme me ato diskoklube dhe “Park të Grave”. E kishte fituar gjatë sistemit komunist vetëm “Qendrën tregtare”. Nuk dihej, kur është “Ramazan” e kur “Bajram”. Qytet, i rrethuar me fshatra shqiptare të asimiluar e regjistruar si “turq”, e asnjëri nuk e dinte gjuhën turke.

Vazhdoi përndjekja policore pas helmimeve nëpër taverna të Shkupit dhe Atdhe. Djegia e banesës në “Ҫair”. Vdekja klinike në Voskopojë (2000), dhe po të njëjtën Ditë Ringjallja në Korçë. Aksidenti i komunikacionit në “Qafë – Thanë” (2007). Zjarri në “xhipin” e djegur përpara dritareve të banesës në “Ҫair” (2012). Përsëri, djegia e shtëpisë së gruas besnike në “Ҫair” (2016), përderisa unë isha në një manifestim kulturor në Prishtinë. Sulmeve fizike në “Qairqankë”. Dhe, e fundit aksidenti i komunikacionit rrugës për në Kërçovë (2017). Përurimin e përmendores të kaçakut të maleve stërgjyshit Emin Ҫeliku (Xhambazi), krahut të djathtë të Dervish Carës për çlirimin e Shkupit (1844). Betejën e Katllanovës për bashkimin e Trojeve Shqiptare. Fatkeqësisht, ende nuk u zbuluan deri më sot autorët?!

Regjistrimin e radhës të popullatës në Maqedoni (1994), pas demonstratave të studentëve në Prishtinë (1981), fshatrat e rrethinës të Shkupit, që deri dje ishin “turq”, sot u regjistruan shqiptarë. Përjashtim bënte vetëm fshati Studeniçan, i cili gjatë sistemit jugosllav ishte i gjithi regjistruar si “turq” pa e ditur gjuhën turke, kësaj radhe mbeti vetëm me një “turk”. Fshati, ku mësuesit dhe mësueset në atë katund, nuk mund të hynin pa kësulën leckë të zezë, ose të bardhë dhe femrat pa shaminë mbi kokë për të dhënë mësim në gjuhën shqipe. Simbole turko – arabe, që i vendonin kur hynin në katund, dhe i hiqnin kur dilnin në autobus. Shkaku, se katundi i kishte pagëzuar mësuesit dhe mësueset: po vijnë “shkjetë” dhe “shkinat”?! Rrezik, që nxori krye pas njëzetë viteve me realizimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut (2022). Dëshmitar i gjallë jam, i këtyre ngjarjeve fetare – historike. Shkaku, se: herë pas here së bashku udhëtonim për në malësi nëpër vendet e punës me të njëjtin autobus. I kam parë në ato ditë të vështira, edhe vetë me sy përpjekjet e tyre për të shkuar nëpër ato fshatra malor pranverë e dimër. Shi, breshër e borë të madhe deri në brez, pa rrugë.

Edhe pse shumë banorë të këtyre fshatrave malore, ende lindin dhe vdesin pa qenë banorë të këtij shteti të “përbashkët”, që nga koha e Serbisë, Jugosllavisë dhe Maqedonisë edhe sot pa nënshtetësi. Nuk i merrnin as ushtarë. Pak veta e dinin se Shkupi Shqiptar, ishte i rrethuar me fshatra shqiptar. As unë vetë, si nxënës i Shkollës Normale “Zef Lush Marku”, që kisha jetuar në këtë qytet katër vite me radhë (1967 -1971). Pak gjë dija për Shkupin Shqiptar. I njihja të gjitha rrugët e Shkupit, po nuk i dija fshatrat shqiptar që e rrethonin nga të katër anët e maleve. Asaj kohe i dija vetëm dy fshatra shqiptar të Shkupit: Studeniqanin dhe Radushën. Edhe, atë, se: nga këto dy fshatra në dy klasë i kishim nga një nxënës. Nxënësit tjerë të kësaj shkolle të mesme ishin nga Shkupi, qytetet tjerë të Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Gjatë “ndryshimeve demokratike” pas viteve të ‘90 -ta, nuk pati regjistrim të popullatës për “arsye” të ndryshme të partive politike në pushtet. Regjistrimi i parë pas parregullsive dhe dështimeve, është realizuar me mbikëqyrje nga OSBE-ja, në Maqedoni pas pavarësisë (1994). Regjistrimi dytë është realizuar në vitin 2002. Maqedonia e Veriut nuk e ka regjistruar popullsinë prej vitit 2002. Shkaku dështimit, ose anulimit të regjistrimit. Edhe, në regjistrimin e vitit 2011 procesi i regjistrimit u ndërpre për shkaqe politike, dolën më shumë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, dhe u pakësua dukshëm numri i ”turqve” dhe “maqedonasve”. Dhe, regjistrimi u anulua. Regjistrimi i vitit 2022 pas njëzetë viteve realizohet sa për sy e faqe në Maqedoninë e Veriut: 54,21 % maqedonas dhe 29 % shqiptar.

Vite me radhë nuk u bë regjistrimi i saktë i popullatës në IRJM. Politikë asimilimi i shqiptarëve, që gjatë këtyre viteve me të madhe në qytetet dhe fshatrat shqiptare lulëzuan me të madhe xhamitë me dy e katër minare. Organizatat “humanitare” fetare. U hapën edhe shkolla në gjuhën turke me arsimtarë shqiptar, dhe nxënës shqiptar. Hap, të cilin nuk e bëri Turqia me hapjen e shkollave shqipe me pashallarë dhe agallarë shqiptar në kohën e Rumelisë.

Shkupi nga koha e sistemit komunist jugosllav e kishte vetëm një shkollë fillore në gjuhën turke “Tefejuz”. Arsyeja dihet, për asimilimin e shqiptarëve në “turq” dhe “maqedonë”. Edhe ajo rrezikohej të mbyllet për shkak të pakësimit të numrit të nxënësve. Shkollë fillore në gjuhën turke kishte edhe Tetova dhe Gostivari, por nuk kishte Kërçova. Shkaku, se askush nuk e dinte gjuhën turke, edhe pse regjistroheshin si “turq” dhe “makedonski myslimani” (torbeshët). Turq, nuk ka Shkupi, as Tetova, Gostivari, Manastiri. E të mos flasim për Dibrën, Strugën, Ohërin dhe Prespën. Turq, mund të ketë vetëm ndonjë fshat i Velesit.

Shkollë në gjuhën turke në “demokraci” hapi edhe Kërçova. Asaj kohe në sistemin komunist jugosllav, në Kërçovë vinin edhe pesë kopje të gazetës “Birlik”, që dilte në Shkup. E unë ktheja në qendrën e Kërçovës për ta blerë “Rilindjen”, që dilte në Prishtinë. Dhe, një ditë e pyeta shitësen “maqedonase”, a shitet ndonjë kopje e kësaj gazete? Jo, asnjë mu përgjigje duke rrudhur krahët shitësja. Kohë, kur “Rilindja” shitej me qindra kopje, në Kërçovë.

Vitet e fundit (1990 – 2022), në lagjen e “Ҫairit” dhe Shkupit u shtuan ferexhetë e zeza dhe leckat kësula të “myslimanëve” shqiptarë. Thirrjet e hoxhallarëve përmes altoparlantëve nga minaret e xhamive. Protestat “paqësore” të veshura me petka fetare dhe flamuj turko-arab, “Monstra” i niste nga xhamia e “Jahja Pashës”. Shkaku, se: institucionet arsimore dhe kulturore ua kishin “pushtuar” partitë politike shqiptare?! Therja e kafshëve shtëpiake për “Kurban Bajram” para syve të fëmijëve në parqet para shtëpive, dhe oborret e banesave mes Shkupi. Edhe, atë: i blinin një ditë përpara dhe i lidhnin për pemësh gjithë natën të blegërojnë e pëllasin, që t’i therin Ditën e nesërme për “Kurban”.

Dukuri, që nuk e kisha parë si fëmijë në Katund, as gjatë shkollës së mesme katër vite me radhë në Shkup. Veshje turko – arabe: pantallona deri nën gju, kësula lecka, mjekra cjapi dhe ferexhe të zeza duke i mbuluar edhe sytë. Nuk e di njeri i gjallë nën këto mbulesa, kur del në rrugë, a fshihet burrë apo grua?!

Për çudi, viti 2022 solli pak ndryshime të papritura: nuk i dëgjova blegërimat dhe pëllitjen e kafshëve shtëpiake, në Shkup. Dhe, nuk e dija se është “Kurban Bajrami”. Edhe pse, disa vite me shkrime publicistike i kisha fshikulluar këto dukuri masakruese të kafshëve shtëpiake.

Ku ta di unë, këtë vit kush i shpëtoi nga masakrimi kafshët shtëpiake: Qeveria e “vëllazërim-bashkimit”, nëna parti, koronavirusi me masat qeveritare, pandemia me vaksinat e detyrueshme, varfëria e “myslimanëve”, apo Natyra?!

Nuk e besoj se, i shpëtoi Zoti…

Referati i Albin Kurtit për rëndësinë e 14 korrikut

0
Referati është i lektoruar nga unë, Lirim Gashi, në shqip dhe i përkthyer në gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht. 
14 korriku është një nga datat më të rëndësishme në historinë njerëzore, pavarësisht se është festa kombëtare e Francës. Sepse 14 korriku 1789 u bë më shumë një referencë e ndërgjegjes njerëzore dhe qytetare. Nën numrin e kësaj date revolucionare, masa më e madhe e zhvillimit historik u paraqit në të gjithë Evropën dhe botën, duke çuar në pajtimin e ligjit politik dhe të drejtës shoqërore.
Sepse për kombet dhe popujt e asaj kohe, kjo datë dhe ngjarje shënoi kufirin që duhej arritur, si një detyrë e pashmangshme, pavarësisht konservatorizmit të regjimeve dhe shoqërive, ndalimeve në konceptimin e sovranitetit dhe drejtësisë dhe kushteve gjeopolitike në të cilat vepronin njerëzit që mbanin pushtetin e kohës.
Për të paktën dy shekuj, nga Dekarti e deri te Iluminizmi, francezët kanë punuar për këtë datë dhe ngjarjen që ndërlidhet me të.
Ata e quajtën këtë gjendje shpirtërore Shekulli i Dritave. Por jo vetëm kaq, rrallëherë mund të ndodhë në histori që kombe apo popuj të tërë të konkurrojnë për konceptin e lirisë:
Anglezët me Traktatet e John Lock-ut mbi Dijen dhe Njeriun, Amerikanët me Revolucionin dhe Deklaratën e Pavarësisë; francezët me revolucionin dhe asambletë që prodhuan traktate dhe enciklopedi të ndryshme duke përfshirë Kartën e të Drejtave të Njeriut; gjermanët me përpunimin e jehonës së revolucionit dhe me idenë e një njerëzimi entuziast që atëherë, siç shprehej Kanti.
Prandaj, 14 korriku është një lloj varëse e domosdoshme midis liberalizmit dhe socializmit që do të mbulonte shekujt në vijim. Italianët e Rilindjes kishin humanizmin, por francezët e iluminizmit kishin republikën.
Nuk mendoj se ka një datë që përfshin më shumë njerëz dhe politikë lirie sesa 14 korriku. Rrjedhimisht, kjo datë nuk i dha fund reflektimeve më të larta të arteve dhe shkencave, lirisë dhe besimit, arsimit dhe barazisë, por hapi një imagjinatë të paimagjinuar deri më tani:
Individi e shihte veten në një masë të madhe si hartues i ligjeve komunitare. Këtë herë me vetëdije i dha vetes mundësinë për të rimenduar kontratën sociale, për t’i kthyer asaj demokracinë politike.
Shoqërisë sonë i mungon demokracia dhe republika. Prandaj, ne i referohemi gjithmonë datave me rëndësinë më të madhe. Arsimi ynë duhet të bëjë çmos për të lexuar semantikën e të dhënave të tilla. Datat e tilla duhen parë si ngjarje, si momente kur krijimi i njeriut si bashkësi juridike është i mundshëm. Pa një ngjarje të kësaj përmasash, nuk mund të përcaktohet nëse njerëzimi është në një proces të prapambetur, të ndenjur apo në një proces përpara.
Mënyra e të menduarit të francezëve gjeti në këtë ditë orientimin e saj kombëtar, por edhe universal. Me shtjellimin e të drejtave të njeriut, me pranimin e universalitetit të tyre, çdo francezi iu dha detyra, si të thuash, të promovonte të drejtat e njeriut në kombin e tij për të gjithë botën. Ai kishte të drejtë ta shihte kombin e tij si një eksperimentues në të drejtat e njerëzimit në tërësi. Këtu u vendos udhëzimi i të drejtave të barabarta, një nga temat thelbësore që unë vetë dhe subjekti politik të cilit i përkas e kam përdorur gjatë veprimtarisë sime politike si udhërrëfyes për veprim.
Barazia dhe liria prodhojnë të vetmen konkurrencë të denjë, atë midis imagjinatës teorike të mendimtarëve të mëdhenj dhe pjesëmarrjes masive të një populli. Vetëm një konkurrencë e tillë mund ta përparojë njerëzimin. Një popull u vu në shërbim të mendjeve të tij të ndritura, duke i shtyrë ato të maksimizojnë imagjinatën e tyre morale, politike dhe intelektuale. Kam frikë se ky lloj koordinimi midis imagjinatës së inteligjencës dhe pjesëmarrjes së njerëzve nuk është aq i fortë këto ditë sa dikur. Prandaj e kam theksuar vazhdimisht rolin madhor të arsimit dhe edukimit.
Një edukim jo emancipues, që nuk kupton të dhënat e mëdha, vështirë se funksionon për shprehjen publike të lirisë dhe barazisë.
Nga ky konkurs apo ndërveprim, i gjetur në frëngjisht me të njëjtën fjalë concours, merr jetë ideja e Evropës. Ideja e Evropës është ideja e vërtetë e emancipimit të popujve. Sot nuk mund të jemi të sigurt se pa filozofinë e dritës dhe pa ngjarjet e 14 korrikut, projekti europian do të kishte arritur nivelin e integrimit që është sot.
Por sot është e nevojshme që parlamentarët, autoritetet dhe zyrtarët e Evropës të marrin parasysh fuqinë e ideve që i kanë frymëzuar gjatë dy shekujve të fundit. Parlamenti Evropian duhet të krijojë kushtet që popujt e Evropës të jenë një popull i vëllazërisë, domethënë një popull në të cilin nuk ka asnjë kolektiv që prish lidhjen midis individit dhe vullnetit të përgjithshëm. Fatkeqësisht, po dëgjojmë fjali nga eurodeputetët e sotëm që shpallin aftësi diskriminuese. Po e marrë shembull vetëm një frazë të Rusoit: “kolektivë që thyejnë lidhjen midis vullnetit të përgjithshëm dhe individit”. Për sa thashë më lart, e shoh datën e 14 korrikut si një datë thelbësisht të dyfishtë, mes njerëzve të 1789-ës dhe kombit të 1790-ës, pra një datë që duhet të frymëzojë banorët e Evropës.
Me këtë rast, i uroj gjithë të mirat Francës dhe francezëve, por edhe popullit të Kosovës, të cilët duhet ta shohin këtë datë dhe këtë ngjarje të shumëfishtë si një mundësi për t’i dhënë shkencës dhe artit të njëjtin rol si politikës së lirisë, drejtësisë dhe barazisë!
Kërkesa është e thjeshtë: nuk ka kontratë sociale kur dikujt i mohohet mundësia për të ushtruar potencialin e tij, nuk ka kontratë sociale kur humbja ose mohimi i vlerave të dikujt nuk shihet si humbje kolektive. Dhe duhet vullnet për t’iu përmbajtur kësaj kontrate sociale. Pushteti na bën të harrojmë shpejt vullnetin që ka shoqëria njerëzore. Sepse brenda ushtrimit të pushtetit, vullneti shndërrohet në të kundërtën e tij. Ky është cinizëm. Në udhëzimin për të mos rënë në cinizëm, na duhet kujtimi më i vërtetë dhe më i plotë i 14 korrikut dhe të gjitha ngjarjeve që lidhen me të.
***
14. Juli
Der 14. Juli ist eines der wichtigsten Daten in der Geschichte der Menschheit, obwohl es der Nationalfeiertag Frankreichs ist. Denn der 14. Juli 1789 wurde mehr zu einer Referenz des menschlichen und bürgerlichen Gewissens. Unter der Nummer dieses revolutionären Datums wurde ganz Europa und der Welt das größte Maß an historischer Entwicklung präsentiert, das zur Versöhnung von politischem Recht und sozialem Recht führte.
Denn für die damaligen Nationen und Völker markierte dieses Datum und das Ereignis die Grenze, die erreicht werden musste, als eine unausweichliche Aufgabe, trotz des Konservatismus der Regime und Gesellschaften, der Verbote in der Konzeption von Souveränität und Gerechtigkeit und damit verbundene geopolitische Bedingungen, in denen die Macht der Zeit gehalten wurde.
Mindestens zwei Jahrhunderte lang haben Franzosen, von Descartes bis zur Aufklärung, an diesem Datum und seinem Ereignis gearbeitet.
Sie nannten diese Geisteshaltung das Jahrhundert der Lichter. Aber nicht nur das. Es kann in der Geschichte selten vorkommen, dass ganze Nationen oder Völker in den Wettstreit um den Freiheitsbegriff treten:
Die Engländer mit John Lock’s Abhandlungen über Wissen und Mensch, die Amerikaner mit der Revolution und der Unabhängigkeitserklärung; die Franzosen mit der Revolution und den Versammlungen die verschiedene Verträge und Enzyklopädie hervorbrachten inklusive der Charta der Menschenrechte; die Deutschen mit der Verarbeitung des Echos der Revolution und mit der Vorstellung einer fortan begeisterten Menschheit, so Kants Ausdruck.
Der 14. Juli ist daher eine Art notwendiges Scharnier zwischen Liberalismus und Sozialismus, das die kommenden Jahrhunderte abdecken würde. Die Italiener der Renaissance hatten den Humanismus, aber die Franzosen der Aufklärung hatten die Republik.
Ich glaube nicht, dass es ein Datum gibt, das mehr Menschen und Freiheitspolitik umfasst als der 14. Juli. Dieses Datum beendete folglich nicht die höchsten Reflexionen der Künste und Wissenschaften, der Freiheit und des Glaubens, der Bildung und Gleichheit, sondrn es eröffnete eine bisher ungeahnte Vorstellungskraft:
Der Einzelne sah sich in hohem Maße als Zeichner von Gemeinschaftsgesetze. Er gab sich diesmal bewusst die Gelegenheit, den Gesellschaftsvertrag neu zu denken, ihm die politische Demokratie zurückzugeben.
In unserer Gesellschaft fehlt es an Demokratie und Republik. Daher beziehen wir uns immer auf die Termine mit der größten Bedeutung. Unsere Bildung sollte ihr Bestes tun, um die Semantik solcher Daten zu lesen. Solche Daten sollten als Ereignisse betrachtet werden, als Momente, in denen die Etablierung des Menschen als Rechtsgemeinschaft wahrscheinlich ist. Ohne ein Ereignis dieser Größenordnung kann nicht festgestellt werden, ob die Menschheit sich in einem rückständiger, stagnierender Prozess oder ein vorwärtsschreitender Prozess befindet.
Die Denkweise der Franzosen fand an diesem Tag ihre nationale, aber auch universelle Ausrichtung. Mit der Ausarbeitung der Menschenrechte, mit der Annahme ihrer Allgemeingültigkeit, wurde gewissermaßen jedem Franzosen die Aufgabe übertragen, die Menschenrechte in seiner eigenen Nation für die ganze Welt geltend zu machen. Er hatte das Recht, seine Nation als Experimentator der Rechte der Menschheit als Ganzes zu sehen. Hier wurde die Leitlinie der Gleichberechtigung gesetzt, eines der wesentlichen Themen, die ich selbst und mit mir das politische Gebilde, dem ich angehöre, während meiner politischen Tätigkeit als Orientierungs- und Handlungsrichtlinie verwendet habe.
Gleichheit und Freiheit bringen den einzig würdigen Wettbewerb hervor, den zwischen der theoretischen Vorstellungskraft großer Denker und der Massenbeteiligung eines Volkes. Nur ein solcher Wettbewerb kann Menschlichkeit bringen. Ein Volk wurde in den Dienst seiner eigenen aufgeklärten Köpfe gestellt, was die aufgeklärten Köpfe dazu veranlasste, ihre moralische, politische und intellektuelle Vorstellungskraft zu maximieren. Ich fürchte, diese Art der Koordination zwischen der Vorstellungskraft der Intelligenz und der Beteiligung des Volkes ist heutzutage nicht mehr so ​​stark. Deshalb habe ich die große Rolle der Bildung und Erziehung immer wieder betont.
Eine Erziehung, die nicht emanzipatorisch ist, die die großen Daten nicht versteht, funktioniert kaum für die öffentliche Äußerung von Freiheit und Gleichheit.
Aus diesem Wettbewerb oder dieser Interaktion, die im Französischen mit dem gleichen Wort concours zu finden ist, erwacht die Idee von Europa zum Leben. Die Idee von Europa ist die eigentliche Idee der Emanzipation der Völker. Wir können uns heute nicht versichern, dass das europäische Projekt ohne die Philosophie des Lichts und ohne die Ereignisse des 14. Juli das heutige Integrationsniveau erreicht hätte. Aber es ist heute erforderlich, dass die Abgeordneten, Beamten und Behörden Europas, die Kraft der Ideen berücksichtigen, von der sie in den letzten zwei Jahrhunderten inspiriert wurden.
Das Europäische Parlament muss die Bedingungen dafür schaffen, dass die Völker Europas ein Volk der Brüderlichkeit sind, das heißt ein Volk, in dem es kein Kollektiv gibt, das die Verbindung zwischen dem Einzelnen und dem allgemeinen Willen bricht. Leider hören wir Sätze von heutigen Abgeordneten, die diskriminierende Fähigkeiten proklamieren. Als Beispiel nehme ich nur einen Satz von Rousseau: “Kollektive, die die Verbindung zwischen dem allgemeinen Willen und dem Individuum aufheben”. Wie ich oben sagte, sehe ich das Datum des 14. Juli als ein im Wesentlichen doppeltes Datum zwischen dem Volk von 1789 und der Nation von 1790, das heißt, ein Datum, das die Bewohner Europas inspirieren sollte.
Bei dieser Gelegenheit wünsche ich alles Gute Frankreich und den Franzosen, aber auch den Menschen im Kosovo, die dieses Datum und dieses mehrfache Ereignis als Chance sehen sollten, Wissenschaft und Kunst die gleiche Rolle zu geben wie die Politik der Freiheit, der Gerechtigkeit und Gleichberechtigung!
Die Forderung ist einfach: Es gibt keinen Gesellschaftsvertrag, wenn jemandem die Möglichkeit verweigert wird, sein Potenzial auszuschöpfen, es gibt keinen Gesellschaftsvertrag, wenn der Verlust oder die Verleugnung der eigenen Werte nicht als kollektiver Verlust angesehen wird. Und es braucht den Willen, sich an diesen Gesellschaftsvertrag zu halten. Macht lässt uns den Willen der menschlichen Gesellschaft schnell vergessen. Denn innerhalb der Machtausübung verwandelt sich der Wille in sein Gegenteil. Das ist Zynismus. Um nicht in Zynismus zu verfallen, brauchen wir die wahrhaftigste und vollständigste Erinnerung an den 14. Juli und alle damit verbundenen Ereignisse.
***
July 14th
July 14 is one of the most important dates in human history, despite being France’s national holiday. Because July 14, 1789 became more of a reference of the human and civic conscience. Under the number of this revolutionary date, the greatest measure of historical development was presented to all of Europe and the world, leading to the reconciliation of political law and social law.
Because for the nations and peoples of that time, this date and event marked the frontier that had to be reached, as an inevitable task, despite the conservatism of regimes and societies, the prohibitions in the conception of sovereignty and justice and related geopolitical conditions, in who held the power of time.
For at least two centuries, from Descartes to the Enlightenment, the French have worked on this date and its event.
They called this state of mind the Century of Lights. But not only that. It can rarely happen in history that entire nations or peoples compete for the concept of freedom:
The English with John Lock’s Treatises on Knowledge and Man, the Americans with the Revolution and the Declaration of Independence; the French with the revolution and assemblies that produced various treaties and encyclopedias including the Charter of Human Rights; the Germans with processing the echoes of the revolution and with the idea of ​​an enthusiastic humanity from then on, as Kant put it.
July 14th is therefore a kind of necessary hinge between liberalism and socialism that would cover the centuries to come. The Italians of the Renaissance had humanism, but the French of the Enlightenment had the republic.
I don’t think there is a date that encompasses more people and freedom politics than July 14th. Consequently, this date did not end the highest reflections of the arts and sciences, freedom and faith, education and equality, but opened up an imagination hitherto unimagined:
The individual saw himself to a large extent as the draftsman of community laws. This time he consciously gave himself the opportunity to rethink the social contract, to give it back political democracy.
Our society lacks democracy and a republic. Therefore, we always refer to the dates with the greatest importance. Our education should do its best to read the semantics of such data. Such dates should be viewed as events, as moments when the establishment of man as a legal community is likely. Without an event of this magnitude, it cannot be determined whether humanity is in a backward, stagnant process or a forward process.
The way of thinking of the French found its national, but also universal orientation on this day. With the elaboration of human rights, with the acceptance of their universality, every Frenchman was given the task, as it were, of promoting human rights in his own nation for the whole world. He had the right to see his nation as an experimenter in the rights of humanity as a whole. Here the guideline of equal rights was set, one of the essential topics that I myself and the political entity to which I belong used during my political activity as a guideline and guideline for action.
Equality and liberty produce the only worthy competition, that between the theoretical imagination of great thinkers and the mass participation of a people. Only such competition can bring humanity. A people was placed at the service of their own enlightened minds, prompting the enlightened minds to maximize their moral, political, and intellectual imagination. I’m afraid that kind of coordination between the imagination of the intelligentsia and the participation of the people isn’t that strong these days. That is why I have repeatedly emphasized the major role of education and upbringing.
An education that is not emancipatory, that does not understand the big data, hardly works for the public expression of freedom and equality.
From this competition or interaction, found in French with the same word concours, the idea of ​​Europe comes to life. The idea of ​​Europe is the real idea of ​​the emancipation of peoples. Today we cannot assure ourselves that without the philosophy of light and without the events of July 14, the European project would have reached the level of integration it is today.
But today it is necessary for Europe’s parliamentarians, authorities and civil servants to consider the power of the ideas that have inspired them over the past two centuries. The European Parliament must create the conditions for the peoples of Europe to be a people of brotherhood, that is to say a people in which there is no collective that breaks the link between the individual and the general will. Unfortunately, we hear sentences from today’s MEPs that proclaim discriminatory skills. As an example, I will take just one phrase from Rousseau: “Collectives that break the link between the general will and the individual”. As I said above, I see the date of July 14th as essentially a double date between the people of 1789 and the nation of 1790, that is, a date that should inspire the inhabitants of Europe.
On this occasion, I wish all the best to France and the French, but also to the people of Kosovo, who should see this date and this multiple event as an opportunity to give science and art the same role as the politics of freedom, justice and equality!
The demand is simple: there is no social contract when someone is denied the opportunity to fulfill their potential, there is no social contract when the loss or denial of one’s worth is not viewed as a collective loss. And it takes the will to stick to this social contract. Power makes us quickly forget the will of human society. Because within the exercise of power, the will is transformed into its opposite. That’s cynicism. In order not to fall into cynicism, we need the truest and most complete memory of July 14 and all events related to it.
***
14 juillet
Le 14 juillet est l’une des dates les plus importantes de l’histoire de l’humanité, bien qu’il s’agisse de la fête nationale française. Car le 14 juillet 1789 est devenu davantage une référence de la conscience humaine et civique. Sous le numéro de cette date révolutionnaire, la plus grande mesure du développement historique a été présentée à toute l’Europe et au monde, conduisant à la réconciliation du droit politique et du droit social.
Car pour les nations et les peuples de cette époque, cette date et cet événement marquaient la frontière à atteindre, comme une tâche incontournable, malgré le conservatisme des régimes et des sociétés, les interdits dans la conception de la souveraineté et de la justice et les conditions géopolitiques liées à eux, en qui détenait le pouvoir du temps.
Depuis au moins deux siècles, de Descartes aux Lumières, les Français ont travaillé sur cette date et son événement.
Ils ont appelé cet état d’esprit le siècle des lumières. Mais ce n’est pas tout : il arrive rarement dans l’histoire que des nations ou des peuples entiers se disputent le concept de liberté :
Les Anglais avec les Treatises on Knowledge and Man de John Lock, les Américains avec la Révolution et la Déclaration d’Indépendance ; les Français avec la révolution et les assemblées qui ont produit divers traités et encyclopédies dont la Charte des droits de l’homme ; les Allemands à traiter les échos de la révolution et à l’idée d’une humanité enthousiaste dès lors, comme le disait Kant.
Le 14 juillet est donc une sorte de charnière nécessaire entre libéralisme et socialisme qui couvrira les siècles à venir. Les Italiens de la Renaissance avaient l’humanisme, mais les Français des Lumières avaient la république.
Je ne pense pas qu’il y ait une date qui englobe plus de personnes et de politique de liberté que le 14 juillet. Par conséquent, cette date n’a pas mis fin aux plus hautes réflexions des arts et des sciences, de la liberté et de la foi, de l’éducation et de l’égalité, mais a ouvert un imaginaire jusque-là inimaginable :
L’individu se considérait dans une large mesure comme le rédacteur des lois communautaires. Cette fois, il s’est consciemment donné l’occasion de repenser le contrat social, de lui rendre la démocratie politique.
Notre société manque de démocratie et de république. Par conséquent, nous nous référons toujours aux dates les plus importantes. Notre éducation devrait faire de son mieux pour lire la sémantique de ces données. De telles dates doivent être considérées comme des événements, comme des moments où l’établissement de l’homme en tant que communauté légale est probable. Sans un événement de cette ampleur, il est impossible de déterminer si l’humanité est dans un processus en arrière, stagnant ou dans un processus en avant.
La façon de penser des Français a trouvé en ce jour son orientation nationale, mais aussi universelle. Avec l’élaboration des droits de l’homme, avec l’acceptation de leur universalité, chaque Français s’est vu confier en quelque sorte la tâche de promouvoir les droits de l’homme dans sa propre nation pour le monde entier. Il avait le droit de voir sa nation comme un expérimentateur des droits de l’humanité dans son ensemble. Ici, la ligne directrice de l’égalité des droits a été fixée, l’un des sujets essentiels que moi-même et l’entité politique à laquelle j’appartiens ont utilisé au cours de mon activité politique comme ligne directrice et ligne directrice pour l’action.
L’égalité et la liberté produisent la seule compétition digne, celle entre l’imagination théorique des grands penseurs et la participation massive d’un peuple. Seule une telle compétition peut apporter l’humanité. Un peuple a été mis au service de ses propres esprits éclairés, incitant les esprits éclairés à maximiser leur imagination morale, politique et intellectuelle. Je crains que ce genre de coordination entre l’imagination de l’intelligentsia et la participation du peuple ne soit pas si forte de nos jours. C’est pourquoi j’ai souligné à plusieurs reprises le rôle majeur de l’éducation et de l’éducation.
Une éducation qui n’est pas émancipatrice, qui ne comprend pas les mégadonnées, ne travaille guère pour l’expression publique de la liberté et de l’égalité.
De cette compétition ou interaction, que l’on retrouve en français avec le même mot concours, l’idée d’Europe prend vie. L’idée de l’Europe est la véritable idée de l’émancipation des peuples. Aujourd’hui, nous ne pouvons pas nous assurer que sans la philosophie de la lumière et sans les événements du 14 juillet, le projet européen aurait atteint le niveau d’intégration qu’il est aujourd’hui.
Mais aujourd’hui, il est nécessaire que les parlementaires, les autorités et les fonctionnaires européens s’interrogent sur la force des idées qui les ont inspirés au cours des deux derniers siècles. Le Parlement européen doit créer les conditions pour que les peuples d’Europe soient un peuple fraternel, c’est-à-dire un peuple dans lequel il n’y a pas de collectif qui rompe le lien entre l’individuel et la volonté générale. Malheureusement, on entend des phrases des eurodéputés d’aujourd’hui qui proclament des compétences discriminatoires. A titre d’exemple, je ne prendrai qu’une phrase de Rousseau : « Des collectifs qui rompent le lien entre la volonté générale et l’individuel ». Comme je l’ai dit plus haut, je vois la date du 14 juillet comme essentiellement une date double entre le peuple de 1789 et la nation de 1790, c’est-à-dire une date qui devrait inspirer les habitants de l’Europe.
A cette occasion, je souhaite le meilleur à la France et aux Français, mais aussi au peuple du Kosovo, qui doit voir dans cette date et cet événement multiple l’occasion de donner à la science et à l’art le même rôle que la politique de liberté, de justice et égalité !
La demande est simple : il n’y a pas de contrat social lorsqu’on refuse à quelqu’un la possibilité de réaliser son potentiel, il n’y a pas de contrat social lorsque la perte ou le déni de sa valeur n’est pas considéré comme une perte collective. Et il faut la volonté de s’en tenir à ce contrat social. Le pouvoir nous fait vite oublier la volonté de la société humaine. Car dans l’exercice du pouvoir, la volonté se transforme en son contraire. C’est du cynisme. Pour ne pas tomber dans le cynisme, il nous faut le souvenir le plus vrai et le plus complet du 14 juillet et de tous les événements qui s’y rapportent.
E përgatiti: Lirim Gashi, Prishtinë

Vepër monumentale për dashurinë dhe letërsinë

0

Shkruan: Shefqet DIBRANI 

(Sabit Rrustemi: “HYJNORJA IME JE TI, vëllimi 1-2”, poezi, Botoi Shtëpia Botuese, “FAIK KONICA”, Prishtinë 2019 dhe HYJNORJA IME JE TI, vëllimi 3-4 ( dorëshkrim i gatshëm për botim). 

Sabit Rrustemi, është poeti më i rëndësishëm nga brezi i tij. Që nga fillimet, ai është shqua për krijimin e poezisë lirike të cilën e shkroi me pasion që nga libri i tij i parë “Ku i la lisat era”, Rilindja 1990. Por ajo që bie në sy, dhe që zë vend meritor në tërë opusin e tij letrar është poezia e dashurisë, trajtimi i së cilës nga Sabit Rrustemi është me përkushtim shterues. “Hyjnorja ime je ti, 1-4”, është shkruar për dymbëdhjetë vjet, i ndarë nëpër vite kalendarike libër për libër. Pastaj nëpër secilin muaj të këtyre dymbëdhjetë viteve gjejmë poezi të shkruara të cilat janë përmbledhur në katër vëllime që përcaktojnë stinët e vitit. D.m.th. një mënyrë e tillë e shkrimit të lirikës nuk e ndeshim në letërsinë e sotme shqipe, andaj kjo e bënë autorin të veçantë dhe për mënyrën e shkrimit të vetëm dhe të papërseritshëm. 

Si koncept teorik, poezia lirike e Sabit Rrustemit, ka për tematikë dashurinë e trajtuar në të gjitha trajtat e mundshme motivore. Mënyrës se si iu rrekët motiveve, të krijon përshtypjen se s’ka formë të dashurisë që nuk është e përjetuar deri në thellësinë e mundshme të saj. Lirika e dashurisë te poezia e Sabit Rrustemit është ndjenjë, dhe janë motivet ato që e arsyetojnë qëllimin lirik, si pretendime për të prekur format e mundshme të përjetimit real të saj. Parë nga ky botëkuptim lirik, mendoj se poezia e dashurisë nga ky poet është uverturë e mirë për letërsinë tonë, pasi autori ka përkushtim e pasion maksimal për këtë tematikë, dhe jo vetëm për këte. Ai di si rrah zemra, si ndizën motorët, si harlisen pasionet, si manifestohet ëndrra, si shuhen ndjenjat, si zgjatën pritjet, cilat janë paragjykimet për pritjet dhe mosdashjet dhe mbase edhe pasojat e mundshme. 

Poezia e dashurisë te Sabit Rrustemi ka prirje moderniste. Poeti posedon aftësi krijuese për t’iu qasur motiveve krejtësisht të veçanta e thellësisht depërtuese. Në sentencë të këtij motivi që prej kohësh mbetet temë obsesive, e cila si rrjedhojë ka ndërtuar një varg metaforash të reja e të vlefshme për kulturën letrare, si nevojë për çasje të re tematike e motivore.  

Poezia është rezultat i rrethanave, ambientit dhe ngjarjeve përreth që e plotësojnë një varg figurash poetike, letrare e artistike të cilat shpesh karakteriozohen në formimin e simbolit dhe të simbolikës në poezinë lirike dhe atë të dashurisë të Sabit Rrustemit. Kjo aftësi poetike për ta parë botën të dashuruar, është trajtuar krejtësisht nga këndvështrime personale dhe po aq të ndryshme, duke e bërë poezinë specifikë të kulturës poetike që ka për motiv dashurinë. Ky afinitet për të sendërtuar botën krijuese të parë nën optikën e dashurisë, është krijim i ri, sidomos kur kihet parasysh se ky autor që nga libri i parë nuk iu ka ndarë këtij motivi, ndërsa me katër vëllimshin “Hyjnorja ime je ti”, ai diferencohet nga të gjithë poetët, që kanë bërë përpjekje për të shkruar lirika për dashurinë. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një poet që ka ndërtuar vargun poetik me strukturë magjike të veçantë, sepse këto katër vëllime janë të shkruara për 12 vite rresht. Së këndejmi ka prodhuar vargje të papërseritshme dhe motive që rrallë mund t’i ndeshim në poezinë e sotme shqipe. 

Dëpërtimi sa në thellësi, po aq në brendësinë emocionale të përjetimit është sfidë që ky poet e ka arsyetuar me sukses. Bota lirike e Sabit Rrustemit, është e pasur me motive të shumta të cilat në varshmëri të kohës kanë nuancë ndarëse, kurse ngjyrimet dhe shprehjet janë karakteristikë e rrallë. Por asnjë poezi e shkruar në një stinë viti nuk ngjyroset me epitete të ngatërruara të stinës tjetër, madje krijohet përshtypja se varësisht nga moti dhe kushtet klimatike edhe lirika e dashurisë është e hapur, e qeshur dhe relaksuese, pastaj e nxehtë, përcëlluese dhe djegëse deri në palcë. Ato të vjeshtës të vrëra, herë herë monotone që shpërthejnë si reshje shiu, rrëmbyese me uturima dhe frytëdhënëse si frutat në pemë. Të dimrit, natyrisht të ndrojtura, të mbrojtura, frikësuese e sfiduese, por në brendësi më eksploruese. Edhe eklipset qiellore e diellore janë pjesë e ndikimit me motivet emocionale shpërthyese dhe dëpërtuese. Sikur poezinë e këtij poeti ta kishim futur në një labarator që merret me kushtet atmosferike, do t’i shihnim afritë dhe ngjashmëritë klimatike në shprehjet motivore. 

Te kjo poezi ka luajtur rëndësi ndikimi i hënës, i diellit, Zeusit dhe asteroideve të tjera. Rrezatimet dhe rrymimet e shumta. Pamja e natyrës dhe veprimi i njeriut në raport me florën e saj. Sidomos në raport me shpezët, zogjtë e ndryshëm dhe shtazët tjera që janë pjesë e faunës poetike, por e trajtuar me kujdes të veçantë dhe njohje të thellë psikologjike. Subjekti lirik dhe motivet e pafundme paraqesin përvojën që ka ky poet me strukturim motivor, kurse tematika e kësaj lirike shoqërohet me detajizime të mendimit dhe porosisë. Nuanca të shumta poetike që janë trajtuar nga rrafshe dhe prizme të ndryshme kanë nxjerrë në pah aspektet të shumta të motiveve në njërën anë, kurse në anën tjetër shprehin dukurinë e qenësisë. E gjitha, parë nga aspekti i konceptit përjetues, çdo gjë duket të jetë në funksion të vlerës lirike dhe artit figurativ. Të gjitha këto ngërthejnë angazhimin poetik të Sabit Rrustemit për të sajuar poezinë e dashurisë element të qenësisë e jetesës, jo vetëm në këta katër vëllime lirikash për dashurinë… 

Ndërtimi tipologjik dhe simbolika e vlerës poetike 

Ndërtimi tipologjik i figurave simbolike është pjesë e vlerës poetike në poezinë e dashurisë të Sabit Rrustemit. Mjaftë figura në poezinë e tij kanë rolin e metaforës por edhe të simbolit ku shpeshherë kanë kuptim tjetër dhe interpretim të ri, qoftë ky metaforik apo thjeshtë edhe logjik. Ky dublifikim ia rritë vlerën metaforës, ndërsa poezia manifestohet për shkak të simbolikës dhe për vlerën letrare e meditative. Kjo ndjenjë kaq subjektive, është e përshkruar me saktësime, kuptim e përjetim të kompletuar nga vetë jeta e poetit, nga përvoja e tij, nga sfidat të cilat nuk ishin të pakta, kurse zhvillimet kapin harkoren e jetës në të cilën kanë ndodhur ndryshime të mëdha politike dhe shoqërore – kulturore, pjesë e të cilave ishte vet poeti. Shikuar nga ky prizëm mund të vërehen edhe refuzime të hapura dhe kundërshtime të shumta në vargun poetik, pra edhe në këta libra me poezi dashurie, lirikë kjo specifike, për vetë rrjedhën kohore të krijimtarisë së tij. 

Simbolika fundamentale e kësaj poezie mbetet dashuria e trajtuar herë si simbolikë e më shumë si metaforë, dhe herë të tjera e gjejmë si figurë letrare dhe esetike që ia rritë vlerën e pashmangshme që ka tërësia e kësaj poezie, përkatësisht një analogji tematike e botëkuptimit metaforik dhe përjetim real i simbolit funksional e përkatës, i ka dhënë formë përmbajtjes në vargun poetik, e dashurisë përjetim metaforik, qoftë për objektin që merr në shqyrtim ose për subjektin si botëkuptim metaforik për të ndërtuar filozofinë e idesë, si tematikë lirike në kuptimin absolut të këtij mendimi.  

Kjo veti poetike është menditim filozofik, përmes të të cilave poetika lirike e Sabit Rrustemit, me dimensionet e saj, në vetvete shprehë dukuritë reale të shndërruara në objekt të ri, për rreth të cilit zhvillohet pastaj tërë lënda poetike, vargu bëhet figurë ndjesore e përjetuese që zhvendoset në metafizikë të procesit lirik duke i dhënë botëkuptim të hyjnishëm nocionit të dashurisë, nga ku buron edhe elementi “Hyjnore” me të cilin e pagëzon tërë angazhimin e vet dymbëdhjetëvjeçar në funksion të lirikës dhe të dashurisë. 

Në rrafshin moral, kjo poezi moralizon tërë një shoqëri, të cilën e zhvesh nga patriarkalizmi keqkuptues, për të argumentuar përkushtimin në funksion të argumentit pasi poezia e dashurisë ka mbizotëruar të gjitha vazhdimësitë e mundshme duke dominuar vlerën morale si moralizim artistik i tërë shoqërisë edhe të asaj konservative. 

Morali i dashurisë është ndërtuar si botëkuptim, si fe, pranë të cilës predikohen lutjet e përshpirtshme të cilat vëhen vetëm në shërbim të shpirtit që i besojmë a dashurisë që e adhurojmë. Ky kompleksitet i simbolit moralizues është ndërtuar në saje të dhuntisë, si mundësi, si mendësi dhe si përcaktim filozofik, përndryshe nuk mund të krijohej kjo poezi me strukturë tematike kaq të organizuar ashtu siç e ndeshim te katër vëllimshmi “Hyjnorja ime je ti”, që del në pah ai veprimi i përhershëm, të cilin na e shfaq ngeshëm poeti përgjatë librave të tij. Këto mundësi interpretimi, shprehin një pafundësi mënyrash për t’iu qasur, apo për ta pikasur simbolin lirik në poezinë e Sabit Rrustemit e cila në aspektin gjuhësor ka një strukturë artistike që shprehet me aktin e lirikës, përkatësisht me gjuhën e tij mjaftë specifike dhe me karakteristikat e saj daslluese, të veçanata dhe të papërseritshme. 

Motivi i dashurisë është një fushë, një pllajë e gjerë e gjatë e papushtueshme, e pashterrshme që rishfaqet e ringjallet kurdoherë në të gjitha fazat e saj jetësore, në të gjitha stinet e vitit me ngjyrimet karakteristike të saj, pastaj motivi për dashuri zhvillon empatinë1e lirizmit poetik në çdo muaj të vitit, dhe brenda kësaj edhe çdo orë, e në kuadër të ditës në çdo sekondë të saj, qysh herët në mëngjes e gjerë në muzgun e mbrëmjes, madje edhe gjatë natës me hënë dhe ditës me diell. Në këtë njëzetekatër orësh, motivi i dashurisë transformohet gjithmonë nga këndvështrimi i librit “Hyjnorja ime je ti”, ku do të zhvillohet procesi i dashurisë në çdo sekondë të ditës që e jetojmë, andaj ky motiv, parë nga struktura e zhvillimit të saj, krijon metafizikën si proces dhe botëkuptim i jetës, ndërsa dashuria mbetët pjesë e strukturalitet organik të saj. 

Shtresimet poetike janë të shumta, motivi i dashurisë strukturohet jo vetëm si botëkuptim, por si nyjëzim i gjithanshëm i saj. Prandaj semantika poetike e kësaj lirike është dashuria, në vorbullën e saj zhvillohen metaforat poetike bashkë me të gjitha figurat letrare dhe estetike, që formësojnë simbole të shenjësuar me emra konkret topik e shpesh të imagjinuar, duke i bërë shenja të dallueshme të kësaj poezie, e cila, dorën në zemër është artistike e veçantë dhe specifike. Ky sistem poetik është realizuar falë muzës krijuese të poetit, i cili pastaj këtë muzë e ka zhvilluar dhe emancipuar për të vënë në funksion të poezisë. Ky kohezion në mesë simbolit dhe metaforës është realizuar si funksion kuptimor dhe në të njëjtën kohë ka shprehur vlerë artistike të lirikës poetike. Ky mishërim poetik shfaqet si botëkuptim i përhershëm në vargun poetik të Sabit Rrustemit i cili ka arritur ta materializojë idenë në funksion të poezisë e cila pasqyron të gjitha zhvillimet evulitive e metaforike në funksion të realitetit që ai vet e ka jetuar a përjetuar, qoftë ky edhe si afekt i imagjinuar. Kjo tematikë, shumëdimensionale është veçori e autorëve të përkushtuar dhe të lidhur me një tematikë të caktuar, të cilës mëtojnë për t’i shkuar deri në fundin e përjetimit real dhe shpirtëror, andaj në rastin konkret, Sabit Rrustemi ka realizuar këtë vepër monumentale për vete e letërsinë e shqipe, jo vetëm si koncept organizativ por edhe për mundësinë e ndjenjës për të përjetuar dashurinë në mënyrë të magjishme. 

Në shumë aspekte, dhe në po aq forma, motivi i dashurisë është parë nga shumë anë, nuanca të cilat jo gjithësecili mundet t’i kap në nivelin e imagjinatës që ka Sabit Rrustemi, i cili figurshmërisë së ëndrrës i ka bashkëngjitur edhe epitete të tjera duke e personifikuar dashurinë Hyjnore, madhështore dhe qiellore që esencialisht mbetën të lidhura me dashurinë. Ai dashurinë e lidhë me të gjitha format e ndjenjës; si dëshirë, si pasion, si projeksion, madje si jetë pa të cilën ekzistenca nuk ka efektin e saj që ka. Kjo ndjenjë lirike e bën motivin për dashuri më universal, më gjithëpërfshirës dhe kozmopolit.  

Ky abstraksionizëm lirik e poetik ka bërë të mundshme që poeti të jetë i lidhur me tokën e qiellin, me florën që ka treva e Karadakut, veçmas Çepuri, që si topikë është simboli më karakteristik i poezisë së Sabit Rrustemit, ku lidhen të gjitha motivet, jo vetëm lirike por edhe patriotike me të. Vend të veçantë ky simbol ka zënë edhe në katërvëllimishn poetik “Hyjnorja ime je ti”, prandaj mund të them se me Çepurin, simbolika karakteristike bëhet e veçantë dhe dalluese, në të njëjtën kohë dhe më universale e përgjithësuese. 

Dashuria, simbolikë e jetës 

Dashuria lirike gjenë interpretim të saktë e të ri në poezinë “Hyjnorja ime je ti”. Kjo simbolikë është e kushtëzuar me jetën që determinon pasionin poetik për dashurinë dhe për të zgjatur jetën, përkatësisht jeta pa dashuri si nocion figurativ është e pavlefshme. Shikuar në përgjithësi ky ngjyrim lirik përjashton veten e autorit, pasi simbolika e dashurisë përfaqëson jetën e njeriut si botëkuptim metafizik i këtij procesi i cili formëson simbolikën për jetën, si kuptime të thella dhe lloje e asociative e metaforike. Shkalla e interpretimit të nocionit mbi dashurinë është e pafundme, është një qendër nga e cila nisin frymëzimet e poetit që pastaj i jep lirinë e mendimit për t’i krijuar mundësinë e interpretimit, si vlerë e shumë kuptimësisë figurative e poetike. 

Dashuria në poezinë e Sabit Rrustemit është përjetimi asociativ për jetën, pa të cilën ky poet nuk e sheh as ekzistencën e tij personale, madje në kuptimin më të gjerë as botën njerëzore, madje as atë animale të cilat manifestojnë dashurinë e tyre, sikurse edhe bimet që kanë funksionin e dashurisë i cili mund të realizohet përmes mënyrave të fekondimit, për mbarësim dhe pjellërim të suksesshëm. Filozofia e dashurisë është figuracion lateral2, botëkuptimi mbi arsyen e ekzistencës së realizimeve, pra është figurë letrare me simbolikë të ripërsëritshme, ose të ripërtëritur orë e çast. Ky transformim figurativ i filozofisë së dashurisë është emancipim i lirikës poetike që kurdoherë lidhet me nocionin mbi dashurinë. Parë nga ky prizëm duket se poeti ka formalizuar nocionin lirik si veprim shqisor dhe si manifestim ndijor në kërkim të qëllimit parësor të semantikës së dashurisë, qoftë si pozicion narrativ në qasje poetike, parë nën prizmin e zhvillimit evolutiv të këtij procesi, sa lirik po aq ndijesor, varësisht nga trajtat e qasjes së lirikës poetike. 

Dashuria si motiv dhe si figurë poetike është trajtuar në të gjitha format e mundshme dhe nga poezia në poezi manifestohet ndryshe nga koncepti klasik i kuptimit të saj, me mundësi të shumta të interpretimit është realizuar në koherencë të rrjedhës jetësore në njërën anë, e në anën tjetër polivalenca e saj merr ngjyrime tematike varësisht muajit dhe stinës kur është shkruar, madje ka rëndësi edhe koha kur është shkruar, sepse nëse është shkruar në mëngjes merr ngjyrimet figurative të mëngjesit, nëse në mesditë, kemi vapën, kurse mbrëmja shoqërohet me muzgun që bie si dhe elementet përcjellëse të mbrëmjes. Ndërsa nata e errët stoliset me figurën e hënës ose të yjeve që janë integruar si pjesë e materjes poetike. Karshi këtyre elementeve, nuk duhet përjashtuar as kushtet atmosferike në të cilat janë shfrytëzuar si figurë shtesë që përplptësojnë karakterin poetik të poezisë lirike e cila temë obsesive ka dashurinë, kurse si materje gjithmonë është në lëvizje. Prandaj edhe poezia është proces, dashuria është rrjedhë e filozofisë jetësore dhe e ndikimeve që kanë nxitur muzën krijuese të poetit Sabit Rrustemi. 

Dashuria është komplekse, kurse poeti ka arritur të identifikojë materjen e jetës dhe të futet vet në vorbullin e saj për t’i përjetuar e identifikuar disa përjetime të cilat shpesh lidhen me jetën reale që atë e rrethon. Si askund tjetër, dashuria në lirikën poetike te “Hyjnorja ime je ti”, ku mund të pësojë forma dhe trajta, edhe pse në secilën formë ajo kap trajtë të re, kurse si tematikë është trajtuar edhe nga të tjerët, por te ky poet shihet se ndryshon interpretimi. Dashuria si interpretim i mundshëm jep konotacione të shumta asociative që na bënë të mundshme për të kuptuar gjendjen gjithmonë relaksuese të poetit, për dëlirësinë shpirtrore dhe momente të shumta në të cilat poeti përmes lirikës i shkarkon të gjitha emocionet epshërore a të ndjenjës që mund të ketë, të paktën hipotetikisht ( mendoj unë ), sepse poeti imagjinatën e vet e ka futur në funksion të realizimit të ëndrrës lirike, përmes së cilës ka realizuar momente të pakapshme për syrin e vrojtuesit pasionant. 

Në përgjithësi, poezia ka rrjedhë logjike, realizim të përpiktë të koncepti poetik , ndërsa mjetet tjera artistike i ka futur në funksion të eksperimentit letrar, ku ndjenja e përjetuar kalon mbi pasionin e veprimit verbal. Sidoqoftë autori ka realizuar një kompozicion logjik dhe kjo ka të bëjë me njeriun e paramenduar, për të trajtuar dashurinë në të gjitha trajtat e përjetimit të mundshëm të saj. Vargjet kanë rrjedhë ujvare, kanë muzikalitet sa shpesh të bëhet se poeti ka bërë vetëm përshkrimin kronik të ngjarjes së përjetuar. Kjo strukturë tematike, nënshtresohet edhe në kuptime të tjera duke krijuar një polivalencë mendimesh të ndryshme, po ashtu ka krijuar figuracione të përjetuara thellë, duke pasur në nuancë përjetimi dhe ndryshimin e saj, duke shkuar gjerë në skajin e përjetimit lirik me rrjedhë mbresëlënëse. 

Motivi i dashurisë është referencë koherente, strukturë tematike e sistemuar si vetëdije e tekstit letrar, apo e sistemuar si nënvetëdije e emocionit figurativ, mbresëlënës dhe me shkëndija floriscencës3. Motivi i dashurisë, qoftë edhe si simbolikë e dashurisë përmes vargjeve realizon ëndrrën si përjetim, qoftë si vizion letrar duke e bërë këtë poezi të papërseritshme, të vetme e të veçantë, në të gjitha trajtat e trajtimit figurativ të saj. Ky gjakim e bën poetin këmbëngulës në kërkimin e vlerës estetike e cila edhe në këtë plan, është i realizuar suksesshëm. Tërësia tematike e motivore, gjithsesi e bënë katër vëllimishin e “Hyjnorja ime je ti”, vlerë kapitale në letërsinë moderne shqipe, veçmas për lirikën e dashurisë, e parë në kuadër të Dymbëdhjetëshit magjik. Ky detajizim poetik është i lidhur ngusht me ndijimin si përjetim dhe me aftësinë krijuese si mbindërtim figurativ i këtij detajizimi, fenomene këto të lidhura me tematikën e lirikës së dashurisë, e cila si tipar dallon edhe për qasjen dhe thellësinë vrojtuese në depërtimin e saj. 

Gjithsesi lirika e dashurisë në katër vëllimshin“Hyjnorja ime je ti”, ka shënuar avancim të ndërtimit meditativ që përjetohet si qasje më e sofistikuar, si mendim dhe si lirikë estetike më mirë e realizuar, nëse krahasohen me poezitë paraprake të këtij poeti, në të cilën ka trajtuar motivin e dashurisë. Jo pak poeti ka dëpërtuar deri në thellësi të përjetimit emocional, deri në skajmërinë e mundshme të përceptimit duke e futur në thelbin esencial të fenomenit lirik. Kjo lidhje zingjirore e motiveve të përjetuara kanë zhvillim të ngjarjes, qoftë edhe vetëm në një fazë të krijimit poetik, që pastaj është degëzuar e rrjetëzuar si indet në trupin organik, atëherë kur aktivizohen në çaste reale të veprimit, referencë e ndërlidhur me figura mitike, dhe shpesh i ndikuar nga ato. Por poeti suksesshëm ka realizuar vargun në funksion të qëllimit të lirikës së dashurisë, tematikë që nuk ka shteruar dhe as është mbyllur, pra as në këta katër libra që i kemi në shqyrtim.  

Ky gjakim krijues, nuk mund të klasifikohet si ëndërr as vetëm si imagjinatë, pasi elemente të caktuara janë rezultat i përjetimit, vetëm se estetikisht është zbukuruar aspekti figurativ i imagjinatës, përkatësisht muzës krijuese. Delikatesa e kësaj poezie i ka specifikat e veta, veçanërisht kur ajo përfiton sistem të ri vlerash, me një estetikë të realizuar dhe me përjetimin e subjektit lirik si gjakim i përhershëm, si koncepti më origjinal i shprehjes poetike për poezinë, për filozofinë e saj dhe për mesazhin që bartë përbrenda, si cilësi që përsonifikon dashurinë si elementi më ekzistencial jetësor. Në këso rastesh, harlisja e poetit nga dashuria mund të ndeshet në secilën poezi, ndërsa muza e poetit vazhdimisht shpie në këtë drejtim. 

Poeti, te poezia e dashurisë gjenë prehjen, ngrohtësinë dhe jetën. Jo vetëm kaq, ai për dashurinë flijohet dhe ringjallët, si statuja në piedestal, përsëri. Muza e tij krijuese ka prekun fantazitë e mundshme, sa që shpeshherë kur kemi menduar se përtej kësaj poezie s’ka më ku shkon, në ditët vijuese, po nga ky poet kemi lexuar poezi të tjera po aq të realizuara, të fisme dhe përjetuese dhe që ka përjetësuar më ndryshe botëkuptimin filozofik mbi dashurinë dhe jetën si dy nocine që nuk mund të qëndrojnë njëra pa tjetrën.  

Ambienti ku kryesisht është vendosur kjo krijimtari lidhet me Çepurin, topikë kjo për tipologjinë e fjalës së shkruar artistike e cila ka zgjuar e zgjeruar imagjinatën krijuese i frymëzuar nga pamjet vizuele, prandaj simbolika e topikës dhe simbolet tjera janë pjesë e universit krijues në të cilën shndërijnë jo vetëm metaforat por edhe topika, tipologjia, ku bashkë me zogjtë që jetojnë në këtë maje mali përbëjnë atë mozaikun kulturor për të cilin jam i vendosur për të dëshmuar se: Sabit Rrustemi, me librat “Hyjnorja ime je ti, 1-4”, i ka ndërtuar vetës një përmendore, e ka vënë vetën mbi të, dhe ka ngritur dorën si fitues i një beteje, e cila të paktën nga këta libra shihet se paska zgjatur dymbëdhjetë vjet.  

Ky mendim mund të përjetohet nëpër vargje nga libri në libër, dhe duken sikur janë imazhe vizuale të gjallërimit dhe të dashurisë. Ky përsonifikim poetik është arritur në marrëveshje me figurat dhe simbolet tjera poetike të cilat ai i ka përzgjedhur për të ilustruar imagjinatën, kurse në aspektin figurativ, kjo poezi është realizuar kaq mirë vetëm duke bërë krhasimin me fenomenet natyrore ose të paktën krahasimi është lidhur me ato lule ose zogj që personifikojnë të mirën dhe artistikën. Kjo ndjenjë poetike, i ka shërbyer poetit për të ndërthurur botkuptimin lirik mbi dashurinë, motiv i cili është tërë esenca e kësaj poezie përplot me jetë dhe gjallëri. 

Dashuria është ndjenja e tij personale, së këndejmi është edhe fgurë poetike, e cila më shumë përjetohet si metaforë që shpreh ndjenjë dhe pasion lirik, shpreh metamorfozën e dashurisë, nocionit më sublim të Hyjnores, qoftë si figurë biblike apo si korpus i zgjeruar lirik sepse katër vëllimëshi poetik “Hyjnorja ime je ti”, ngërthen tërë angazhimin jetësor të poetit, përkushtimin e pafundmë për lirikën e dashurisë, prandaj vetëm një qasje e tillë ka nxjerr në dritë këto perla poetike e cila të shtynë të duash dhe të hulumtosh burimin e saj, rrjedhën e jetës dhe zhvillimin kaq të frytshëm të këtij vargu me ndjenja përjetimi. Kjo gamë prurëse shprehur si tërësi e veprës katër vëllimëshe është poezia më e bukur lirike që ka përjetim real, tingëllimë të lirikës popullore, thellësi filozofike e pse jo edhe psikologjike. Ky motiv kaq lirik me topikë të ngulitur në Çepur, toponim real, por që ndërtohet herë si figurë e krijuar dhe herë të tjera si topikë – vend, ku e mbi të cilën është ndërtuar e zhvilluar jeta e poetit. Gjithsesi poezia, shpreh botëkuptimin real të përjetimit si ndijim shqisor e shpirtëror. Metaforë kjo që i ngrit këto ndijime në art letrar. Shpeshherë na duket një dorëzim i poetit, pafuqi e tij për t’i rezistuar dashurisë, prandaj nëse kemi ndjenjë të shkriftë edhe vargun e kemi më melankolik, i cili shfaqet si rezultat i ndjenjës së përjetuar, i afshit emocional,i çastit të caktuar, kurse në varg vetëm sa bëhet konkretizimi, përkatësisht artikulimi i duhur, gjë që e kemi të theksuar në titullin e librit si ndjenjë Hyjnore dhe e papërsëritshme.  

Motivet e dashurisë edhe pse janë të shumta, edhe pse janë të shumëllojshme ato gjithnjë janë të konkretizuara në vargun poetik. Janë nuanca të realitetit, qoftë përjetues e qoftë ekzistues dhe shfaqën si kurorë e ylbertë mbi Çepurin, qoftë si topikë e qoftë si epikë e lirikës poetike. Përmbajtja e motiveve lirike shprehet si njësi leksikore e kuptimore e fjalëve dhe vargjeve, që janë shprehje e ndjenjës dhe përjetimit, e vuajtjes si metamorfozë e përjetuar, si shprehje e nuancuar dhe si botkuptim metafizik i procesit lirik që shënon çaste të përjetuara në ndërdijen e poetit. 

Numri magjik Dymbëdhjetë  

Sabit Rrustemi, si asnjë poet tjetër ka sendërtuar në mënyrë të magjishme simbolikën e numrit Dymbëdhjetë. Poezitë e botuara në 4 vëllime, simbolizojnë edhe vitin kalendarik 2009-2020. Katër vëllimet e kësaj kryevepre, përmbledhin brenda kopertinave të veta, gjithsejt Dymbëdhjetë libra, të emërtuara “Libri i parë: InTima 2009” …. e deri te vëllimi i katërt, “Hyjnorja ime je ti, 4”, që përmbyllet me “Librin e Dymbëdhjetë: InTima 2020”. 

Numri magjik Dymbëdhjetë ka kuptim të jashtëzakonshëm në të gjitha kulturat e botës. Në një përrallë shumë e njohur kudo në Evropë, e shkruar nga vëllezrit Grimm4, janë edhe “Dymbëdhjetë shërbëtorët dembelë dhe dymbëdhjetë gjuetarët5. Ndërsa Andersen rrëfen se si dymbëdhjetë muajt e vitit që do të fillojnë, kalojnë në qytet në natën e Vitit të Ri6 

Numri magjik “Dymbëdhjetë” është trajtuar edhe në matematikë pasi ka një veti karakteristike: Dymbëdhjetëshi “është numri tredimensional i puthjes”7. Edhe si “dukuri natyrore”, pasi në gishtat e njërës dorë mund të formulohet numri magjik Dymbëdhjetë, nëse i numërojmë falangat e gishtrinjëve të të njëjtës dorë me gishtin e madh8. 

Pikërisht sipas kësaj teorie, nëse me gishtin e madh të dorës i prekim ndarjet (falangat), në katër gishtat e të të njejtës dorë do të kemi edhe këtë formulim: Katër gishtrinjë përfaqësojnë katër stinët e vitit, dhe në të njëjten kohë janë edhe katër librat e Sabit Rrustemit “Hyjnorja ime je ti, 1-4”. Nëse me gishtin e madh prekim ndarjet në gishtin tregues, do të shohim se i kemi tre ndarje, edhe gishti i mesëm ka po aq ndarje, sikurse gishti i unazës dhe ai i vogli që kanë po nga tre ndarje. Nëse këto ndarje i emërtojmë me muajt e vitit, fitojmë dymbëdhjetëshin magjik. E nëse ndarjeve-falangave nëpër gishtrinjë ua vëjmë numrin rendor të vitit kalendarik, që nga “Libri i parë: InTima 2009”, e gjerë te fundit “Libri i Dymbëdhjetë: InTima 2020”, do të fitojmë 12 cikle poetike të ndara në libra, që përkojnë me 12 vitet e sistemuara në këta 12 Libra te “Hyjnorja ime je ti”, e derisa të katër gishtrinjtë përfaqësojnë stinët e vitit, në rastin konkret, dhe në të njëjtën kohë, ata simbolizojnë edhe katër vëllimet e Hyjnorjes 

Në katër vëllimet, “Hyjnorja ime je ti”, numri magjik Dymbëdhjetë, përkon me numrin e muajve të vitit kalendarik 12 sish, të sistemuar në katër stinë të vitit. Edhe tek librat e Sabit Rrustemit e kemi një perudhë kohore prej 12 vitesh, dhe në secilin vit kalendarik, ndeshim numrin magjik Dymbëdhjetë që lidhet edhe me dymbëdhjetë muajt e vitit. Ndërsa në anën tjetër kolona e “Hyjnores…”, është e përbërë prej katër vëllimeve, secili i ndarë në libra poetikë, të emërtuar “Libri: InTima”, ku në secilin libër kemi poezi të shkruara nëpër secilin muaj të vitit, dhe jo krejt rastësisht poeti ka ndërtuar edhe në këtë plan mozaikun e papërseritshëm të numrit magjik “Dymbëdhjetë”. 

Nëse këta 12 vjet do t’i shumëzojmë për numrin magjik “Dymbëdhjetë” të muajve kalendarik, do të fitojmë numrin magjik 144, i cili ka të bëjë me murin e qytetit në Jeruzalem që ka dymbëdhjetë gurë themeli dhe mbi ta dymbëdhjetë emrat e dymbëdhjetë apostujve, kurse dymbëdhjetë portat9, ishin ideal tipik i dishepujve të Jezusit10, andaj në Dhiatën e Vjetër, “Dymbëdhjetëshi” është numri i bijve të Jakobit dhe rrjedhimisht i fiseve të Izraelit, po edhe i Dymbëdhjetë fiseve tona.  

Në të njëjtën kohë, vetëm në Bibël do të ndeshim 144 herë të shqiptuar numrin magjik Dymbëdhjetë. Kurse në islam, “Dymbëdhjetë Shiitët”, janë po aq imamë si pasues të profetit Muhamed. I dymbëdhjeti, Muhamed al-Mahdi, i ashtuquajturi Imam i fshehur, thuhet se pritet të kthehet në botë si një shpëtimtar, prandaj sipas kushtetutës iraniane, ai është kreu nominal i shtetit11. 

Përveç këtyre që theksuam numri magjik 12 është edhe numri i shenjave të Zodiakut, që është marrë për bazë në ndarjen e kohës, 12 orë ditë dhe 12 natë.  

Në liturgjinë biblike, numri magjik Dymbëdhjetë ka zënë vend të meritueshëm. Ta zëmë edhe 12 Frytet prodhohen nga Fryma e Shenjtë: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, butësia, mirëdashja, shpirtgjerësia, butësia, besnikëria, modestia, maturia, dëlirësia. Pothuajse të gjithë këto shenja biblike, i gjejmë në poezinë e Hyjnores…, duke i shtuar shenjat e veta autonome, si puthje, lule puthje e luledashuri, herë në formë simboli e herë tjetër si metaforë lirike, të cilat, tashmë janë pjesë e poetikës së dashurisë të Sabit Rrustemit, i cili ka shkruar librin më monumental në letërsinë shqipe, dhe figurativisht dashurinë si simbol poetik e ka shndërruar si në “Dymbëdhjetë Yje” që zbukurojnë kurorën rrezatuese të Nënës së Zotit”12 

Së këndejmi, edhe Flamuri i Bashkimit Evropian ka “Dymbëdhjetë Yje”13 të artë si sinonim i unitetit, që nuk ka të bëjë fare me numrin e vendeve anëtare, prandaj nuk do të ndryshojë as kuptimi abstrakt i tij. Por kur të futemi në thellësitë e mitologjisë biblike, mund të shpjegohet edhe ky abstraksion magjik dhe mund të zbërthehet enigma e simbolikës së Dymbëdhjetë Yjeve të arta Evropiane. 

Pa asnjë dyshim, katërvëllimshi “Hyjnorja ime je ti, 1-4”, përveçse “janë dëshmia më e mirëfilltë artistike e punës krijuese të Sabit Rrustemit, gjithashtu edhe në rrafshin e lartë shtjellues e shprehës të poezisë shqipe të këtij lloji në përgjithësi”14. Me të drejtë redaktori i kësaj kryevepre, prof. dr. Anton N. Berisha, shprehet: “Asnjë poet i yni deri më sot nuk ia doli të japë një mozaik poetik kaq të veçantë e kaq të pasur për dashurinë”!… 

Përfundim 

Në kërkim të këtyre njësive tematike e motivore duhet parë lirikën e dashurisë e cila është strumbullari i kësaj qasje kritike, e cila grishë (fton ) për një studim edhe më të kompletuar.  

Poezitë e Hyjnores … nuk janë iluzione por janë përkushtime artistike për të kompletuar mozaikun e tërësishëm të mundësisë shprehëse dhe aftësisë për të përjetuar si duhet metamorfozën e dashurisë e cila shkon në dy kahe:  

E para, si manifestim biologjik përcakton ndryshimin e trajtës së jashtme të një procesi empatik, përkatësisht procesi i përjetuar emocionalisht që shprehet përmes reagimit të syve dhe mimikës së individit, mënyrë e shenjës, e sinjalizimit si refleksion i cili kalon shkallë – shkallë duke konkretizuar metamorfozën e procesit të ndijuar – përjetuar mirë.  

Dhe e dyta: si shprehje lirike, paraqet ndryshimin e madh estetik të vargut lirik, që mund të kategorizohet si metamorfozë e ideve në sendërtimin e motiveve dhe të simbolit poetik.  

Në të gjitha poezitë e kësaj kryevepre, poeti i shfaqë këto ndjenja të përjetuara, në nivelin e ideve mirë të konkretizuara, që janë përpjekje e poetit për të ndërtuar botëkuptimin lirik në funksion të dashurisë si një nocion më i thelluar kuptimor, ku në pikëpamje tematike po dhe në planin estetik, shënon suksesin më të lartë të kësaj poezie në letërsinë tonë. 

Shefqet Dibrani, kritik letrar 

*Shkëputur nga një studim më i gjatë… 

Prishtinës i duhen 50-60 xhami të tjera , thekson imami i tërbuar islamik

0
Afrim Caka, Gjakovë
____
“ÇFARË PRODHOJNË NË KËTË HENDEK – TEMPUJTË E ERRËSIRËS NË DARDANI”
Gënjeshtra, dhuna dhe mashtrimi janë prona të hoxhallarëve!
Ku e ka origjinën fondamentalizmi religjioz?
Atëherë pse kemi kaq shumë “shqiptarë” të sëmurë psikik dhe të pavëmendshëm?
Cila është psikologjia që e mbështet dhe si ndryshohet kjo e fundit në forma tjera të religjionit që duken më të dashura ose më radikale? Pse tempujtë e tillë grumbullojnë aq shumë besimtarë nuk arrijnë të tolerojnë injorancën e vet. Sistemi i tyre i të besuarit shërben për ta mbrojtur radikalizmin dhe për ta shmangur realitetin që prodhohet brenda tempujve të errëisrës.
Dardania është një shtet i vogël, dhe qendra e tij u bë një hendek i madh rrjedhës me përmasën e lumit. Mbi këtë lumë të mbushur me baltovinë me erë të keqe u ngritën mbi 800 tempuj të errësirës. Tempujtë e tillë i konsiderojnë si shtëpitë e tyre – jo që të drejtohen nga Perëndia, por nga vetë qenia e tyre, e sëmurë!
Besimtarët të llojit parë janë fanatikë; nuk mund të tolerojnë as edhe që në Dardani të kenë edhe forma tjera të kulturës shqiptare. Kanë më të vërtetë një tmerr prej injorancës së tyre dhe kanë frikën që ekzistenca e realitetit të kulturës shqiptare, këtij muzeu plotë dritë – mund të ngjallë dyshime, pasiguri; në mënyrë që të ndihen të sigurt bëhen fanatik, radikal dhe kokëfortë.
Këta shqiptarë jo, këtë? Thashë “Shqiptare!” Jo. E kanë dëmtuar në mënyrë të jashtëzakonshme kulturën shqiptare dhe religjionin fetar; për shkak të tyre, religjioni i tyre si i tillë duket antikombëtar, sepse këtë lloj veprimesh duken tipike fondamentaliste. “Si ata të botës antike që kanë djegur një nga thesaret më të mëdhenj të asaj bote, bibloteken e Aleksandrisë. Dhe autori i këtij zjarri ka qenë një kalif musliman radikal”.
Një pjesë e shqiptarëve të konfesionit islam duket se kanë defekt në kompozimin e tyre gjenetik, që i bën ata të urrejnë, të përbuzin dhe t’i kenë zili bashkëkombasit e tyre të krishter. Me qëllimet më të këqija të kësaj feja po e shkatërrojnë spontanitetin, vetëdijën dhe pavarësinë e fëmijëve të tyre. Fetarët radikal e kanë humbur kontaktin me qenien e tyre, që janë tepër të kufizuar në personalitetin e tyre dhe injorojnë plotësisht individualitetin, janë gati të bëhen pjesë e një grupi kancerogjen
Moska u thotë emisarëve të saj në Dardani ndërtoni sa më shumë xhami antishqiptare dhe dërgon këtu qindar qafira rusë që ta destabilizojnë Dardaninë. Të “gjithë” revulucionarët hoxhallarë si Naim Ternava, Shefqet Krasniqi, Irfan Salihu, Mustafë Bajrami që ia kanë dalë të marrin Bikun me duar të korruptuara. Sot kjo ndërhyrje ruse është më intensive se po itensifikohet se krerët fetar e të politikës shqiptare po e kërcënojnë kulturën, historine dhe gjuhën tonë.
Sjellja e paedukuar pushtetarëve tanë të vjetër e të rinjë. Gjithçka degjeneron:
“Morali, karakteri, pastërtia fetare, politika – çdo gjë shndërrohet në mall. Mund të blesh çdo “shqiptar”, vetëm të futen në xhami. Në gjithë vendin nuk ka shumë “besimtar radikal”, i cili të mos bëhet mall për treg gjithçka që ju duhet hoxhallarëve. Madje duhet thënë se edhe gjatë kohës së kolonizimit turk të Dardanisë vendi nuk ishte kaq i islamizuar si tani. Arma e vjetër është grombulluar – dhe do të duheshin përpjekje të mëdha për të shpëtuar prej tyre. Bëhet një pyetje:
“Çfarë do të ndodhë me kulturën dhe historinë tonë!ˮ.
Po ne nuk e kptojmë se bashkë me përgjegjësinë ikën edhe liria jonë, personaliteti ynë, liria e të menduarit dhe liria e fjalës – çdo gjë ikën. Ne e humbasim shpirtin tonë kur ia lëmë përgjegjësinë duarve të huaja. Kurse njerëzit, të cilëve u pëlqejnë të drejtojnë dhe të diktojmë – këta janë njerëz të sëmurë nga ana psikike.
Për arsye se këta disa hoxhallarë janë deshtakë. Pikërsiht falë lëkundshmërisë së tyre, gënjeshtrat me zotin ka kaq suskes. Bëhet fjalë për tetëqindë tempujtë të errësirës!!! Përse gënjeshtrat lidhur me Zotin ka kaq shumë sukses? Mirpo askush nuk e vret mendjen ndaj problemit se këtë armë mund të përdorin njerëz të veçantë dhe shfaqja e kësaj arme në vendet e varfra bën që të shfaqet një fenomen i ri – terrorizmi.
Qëllimi psikologjik që përcakton gjithë mendjetë tona, ndikon gjithashtu në zgjedhjen e kultures, shkallën e zhvillimit dhe të veprimtarisë së atyre aftësive konkrete psikologjike, të cilat i japin formë dhe kuptim perceprimit tonë të tempujve të diturisë dhe tempujve të errësirës që na rrethojnë. Pa kujtime për të kaluarën do të ishte e pamundur të marrëh masa përkujdesi për të armen e kombit.
Na janë rrënjosur në mënyrë të patundur, edhe të shtrembëruar mendërishtë qoftë shpesh kjo ndodhë edhe me fëmijët, kujtimet e të cilëve ja rrallë të të kthyer (kokëposhtë e bythëpërpjet). Askund papërsëritshmëria e tempujve të errësirës nuk shfaqet në atë shkallë të madhe si në rezulltatet e përfytrimit mesjetar në Dardani. Sa kohë që përfytyrojmë, ne e kuptojmë mundësinë e perceprimit që nuk varet nga prania objektit (xhami) që është shkak i këtij perceptimi të përdhunimit të kulturës dardane. Rrjedhimisht, unë duhet të përseris edhe një herë:
“Çdo lëvizje e shpirtit tonë mund të bëhet vetëm atëherë kur ne kemi zgjedhur rrugën, rolin përkatës drejtë më të mirës për çështjen komëtare”.
Në shpipë përkthehet – pasha kulturën shqiptare dhe çdo rrugë të çonë në kulturën tonë të lashtë, iliro – dardane.
Ç’farë shovenizmi islamik, ç’farë urrejtje deri në tërbim ndaj kombit, historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare?
Deri kur do ti durojmë këta antishqiptarë të dehur e helmues të kulturës kombëtare shqiptare?!…

Takim i delagacionit të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari të Luginës së Preshevës në MKRS të Republikës së Kosovës

0
Prof. Xhemaledin Salihu, Preshevë
____
Delegacioni i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari i Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë hasi në mikpritje të sinqertë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës
Dje, më 13 korrik 2022, delegacioni i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë, në përbërje të: Xhemaledin Salihu, kryetar, Xhemaludin Rexhepi, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Agim Arifi, mësimdhënës i artit dhe Musli R. Emini, student i arkeologjisë, anëtarë të kësaj Shoqate u pritë në takim nga Znj. Nora Arapi Krasniqi, këshilltare e lartë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.
Në emër të Ministrit të Kulturës, mirëseardhje na dëshiroi këshilltarja e lartë që gjatë gjithë takimit të përzemërtë shprehu mikpritje të lartë për delegacionin e Preshevës.
Për historikun, veprimtarinë, aktivitetet, problemet e Shoqatës , Znj. Nora Arapi e njoftoi Xhemaledin Salihu, kryetar. Poashtu u shprehën edhe anëtarët e tjerë të delegacionit.
Znj. Nora Arapi Krasniqi na ndëgjoi me shumë vëmendje, me shumë interesim lidhur me problemet dhe hallet e Shoqatës për Trashëgimi kulturore, por edhe për problemet e shoqatave të tjera nga Lugina e Preshevës, sidomos pas shpalljes së konkursit nga Ministria e Kulturës, nëpërmjet platformës E-Kosova, ku nuk patën mundësi të konkurojnë shumica e Shoqatave.
Znj. Nora Arapi Krasniqi u zotua se do ta njoftoj Ministrin e Kulturës, Z.Hajrullah Çeku, bile edhe Ministrinë e Financave dhe do të kërkoj zgjidhje institucionale për problemet e Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore, po edhe të shoqatave të tjera kulturore në Luginë të Preshevës.
Delegacioni e falemnderoi Znj, Nora Arapi për mikpritje dhe i uroi shendet dhe suksese në punën e saj dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, në mbështje dhe përkrahje edhe financiare të shoqatave kulturore në Luginë të Preshevës. Asaj iu dorëzuan edhe dy libra, botime të Shoqatës.’
Në fund të themi se delegacioni e falemnderoi Znj. Nora Arapi, Ministrin Z. Hajrullah Çeku dhe Ministrinë e Kulturës për përkrahjen dhe mbështetjen edhe financiare të shoqatave kulturore, sidomos të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë, në kohën kur përshkak të mjeteve financiare komuna e Preshevës nuk shpalli konkurs për shoqatat kulturore dhe kur në Ministrinë e Kulturës në Beograd vështirë depërtohet më projekte të mirëfillta kulturore.

Revista franceze (1922) / A është e kënaqur Shqipëria me vendimin e Konferencës së Ambasadorëve për kufijtë e saj ? – Opinioni i Mit’hat Frashërit

Portret i Mit’hat Frashërit në Paris (1920). – © Auguste Léon – Albert Kahn Collection

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Korrik 2022

Revista franceze “Les Cahiers des Droits de l’Homme” ka botuar, me 25 janar 1922, në faqen n°47, opinionin e atdhetarit, shkrimtarit, diplomatit dhe politikanit shqiptar, z. Mit’hat Frashëri**, në lidhje asokohe me vendimin e Konferencës së Ambasadorëve për kufijtë e Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Korrespondencë

Në Shqipëri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Paris, 26 dhjetor 1921.

Zoti Sekretar i përgjithshëm,

Në letrën tuaj të datës 22, ju më pyesni nëse vendimi i Konferencës së Ambasadorëve për kufijtë shqiptarë kënaq Shqipërinë dhe nëse jo, cilat janë rezervat dhe kritikat që na frymëzon ky vendim?

Shqiptarët kujtojnë, me mirënjohje të përzemërt zërin e ngritur në prill 1920 nga Lidhja Franceze për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit, dhe jehonën e favorshme që ky zë gjeti në të gjitha qarqet franceze. Në Konferencën e organizuar nga Lidhja në sallën e Shoqërisë Gjeografike, u mor një rezolutë, e cila ndër të tjera shprehu dëshirën për të parë dhënien e pavarësisë së Shqipërisë dhe kufijve të saj të vitit 1913. (Shih [Shqipëria dhe Paqja e Evropës, f. 70.])

Megjithatë, Konferenca e Ambasadorëve, duke konfirmuar sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë, bëri korrigjime territoriale në tri pika të kufirit.

Një nga këto korrigjime i imponon Shqipërisë sakrificën e dhimbshme të një treve të populluar nga të paktën 40 mijë banorë, të gjithë shqiptarë nga raca, gjuha dhe ndjenjat. Është rajoni i Gorës, në jug dhe në perëndim të qytetit të Prizrenit. Ky gjymtim i imponohet Shqipërisë për asnjë arsye tjetër veçse asaj për t’i siguruar shtetit fqinj (Serbisë) një pozicion strategjik dominues, shqetësim të kotë për një vend dymbëdhjetë herë më të madh dhe më të fortë se Shqipëria.

Konferenca, ndër të tjera, parashikon dy modifikime të tjera në kufirin e Shqipërisë, njëri në veri të qytetit të Shkodrës, tjetri në anën e Dibrës, gjithmonë në dobi të shtetit fqinj. Për ndryshimin që do të sillet në Veri, Konferenca pretendon nevojën e mbrojtjes së Podgoricës, një qytet i vogël shqiptar i aneksuar në Malin e Zi në 1880; megjithatë, ky vend mbrohet mjaftueshëm nga vargmalet që e ndajnë atë nga kufiri aktual i Shqipërisë, ndërsa nëse dikush do ta shtynte këtë kufi, Shkodra do të vendosej nën mbikqyrjen e dorës (thundrës) serbe; por ajo (Shkodra) është metropoli më i rëndësishëm i Shqipërisë.

Nga ana e Dibrës, Konferenca u anua nga shqetësimi për t’i siguruar Serbisë zotërimin ekskluziv të rrugës që shkon nga Struga në Dibër, një rrugë që kalon përgjithësisht në territorin serb, por që në dy pika, kalon ndërmjet Shqipërisë, për të dalë menjëherë prej aty. Për kënaqësinë e kësaj rrugëdalje, Konferenca ka planifikuar t’i lërë Serbisë një zonë thjesht shqiptare që përfshin njëzet e pesë fshatra të shpërndara në një fushë pjellore, i vetmi cep i kultivueshëm i një rajoni tërësisht malor…

 Prandaj është e nevojshme të pyesim nëse anëtarëve të Konferencës së Ambasadorëve, në Paris, a nuk iu kujtua fjala e Ungjillit, e cila përfundon kështu : “Sepse ne do t’u japim atyre që kanë, dhe atyre që nuk kanë, ne do të marrim atë pak që u ka mbetur.” Mirëpo, do të kishte qenë më e saktë të kujtohej kjo shprehje tjetër : “Kush ka dy këmisha, le t’ia japë një atij që nuk ka.”

Në këtë rast, Shqipëria është ajo që përfaqëson të varfërin, pasi asaj iu hoq gjysma e territorit dhe e popullsisë së saj në vitin 1913 dhe u lanë jashtë kufijve të saj, të gjitha qytetet, qendrat e furnizimit dhe jetës intelektuale, për kënaqësi të fqinjëve të saj.

 Para Këshillit të Lidhjes së Kombeve, të mbledhur në seancën e jashtëzakonshme nga 16 deri më 19 nëntor të kaluar, delegati shqiptar bëri këtë deklaratë : “Shqipëria ka dëshiruar gjithmonë paqen. Me shpresën për ta arritur, asaj iu desh t’i nënshtrohej vendimit të Konferencës së Ambasadorëve, ashtu siç iu nënshtrua, në vitin 1913, atij të Konferencës së Londrës, e cila i privoi gjysmën e popullsisë së saj me territorin që banon. »

Shqiptarët nuk janë xhelozë ndaj dashamirësisë që Konferenca e Ambasadorëve i ka dëshmuar Serbisë; vetëm se u vjen keq që kjo mirësi ushtrohet në kurriz të Shqipërisë.

Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve ishte vendimtar për korrigjimin e Gorës; sa për dy të tjerat, nëse e keqja parashikohet, ajo ende nuk është kryer; Konferenca e pa të arsyeshme t’i linte Komisionit të Kufijve – i cili do të niset për në Shqipëri – detyrën për të prerë pak a shumë thellë mishin shqiptar.

A do të mundet ky Komision të parandalojë një padrejtësi të re ndaj një vendi të vogël, i cili tashmë ka vuajtur kaq shumë, një padrejtësi aq më mizore sa dhe të padobishme?

Ju lutem pranoni, zoti Sekretar i Përgjithshëm, garancitë e konsideratës sime më të lartë.

Një shqiptar

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/revista-franceze-1922-a-eshte-e-kenaqur-shqiperia-me-vendimin-e-konferences-se-ambasadoreve-per-kufijte-e-saj-opinioni-i-mit-hat-frasherit/.

** E njëjta revistë i ka botuar Mit’hat Frashërit një shkrim me 25 gusht 1921.

Memento nga një “sejour!” i shkurtër në Shqipëri (“) 

0

Bajram Sefaj, shkrimtar

NJË UDHËTIM I QEJFPRISHUR 

Porsi Kanga e zogut t’verës,  

Qi valëzon n’blerim të Prillit, 

Porsi i ambli fllad i erës, 

Qi limon gjit e trandafillit 

Porsi vala e bregut t’detit, 

Porsi gjama e rrues zgjetare, 

Porsi ushtima e një termeti,  

Njashtu a’gjuha jonë shqiptare 

(Gj. Fishta) 

Gjithnjë në trion e hareshme, gjithnjë me qesënditë më të shpeshta në llogari dhe në adresë të “shokut” Enver, shqetësimi për këtë udhë të parë i kishte marrë zërin dhe e kishte bërë të heshtur, gjithnjë mbi rrotat e automjetit, ndryshe, për pak sa të lodhur moshe kur me vrull shtypjesh të gasit Zymeri po ia dëlirte e pastronte mushkëritë, kapërcejmë male, tunele, fusha të gjëra, lumenj, preftojmë përskaj qyteteve të mëdha e me nam si: Millano (me Kodrën tonë Kodër në te), Bolonjën me Universitetin më të lashtë në botë (ku hëpërhë ndonjë, rektor i tij mund të ketë qenë shqiptar, kush e di?!), kalojmë qytetin Rimini, kur të afërm e bën emri i të famshmit regjisor, Federiko Felini, bir i të cilit qytet është, i prekim skajet qytetit turistik Pezaro. Perli e pjesës Italiane të Adriatikut, ku zhvillohet (rrotullohet) një festival, një festë kinematografike… kalojmë… edhe shumë e shumë shtigje të tjera. Të gjitha ngelin pas nesh. Pas shpinës sonë. Sikur nuk i vërejmë e as që ua varim fare. 

Po, a nuk jemi duke udhëtuar për Shqipëri! “Më ka malli për Shqipërinë tonë” (I. Kadare). 

E logjikshme, prandaj, kur asnjë gjë prej gjëje, sikur nuk të del përpara. Sikur as qytetet me nam dhe me mrekullitë brenda tyre, mos të jenë të zonjat kur, qoftë edhe për një çik, të ndajnë e të shkëpusin vëmendjen dhe kureshtjen, nga udhëtimi i shenjtë. Aq më parë e aq më tepër për “shokun Enver”, për të cilin, ky ishte udhëtimi i parë për në Shqipëri. 

Kur ja, sakaq, pas nesh kishin ngelur qindra e qindra kilometra rrugë, si pikur qiellit, gjendeshim në qytetin me emrin Ankonë. Më saktësisht në portin e tij të madh.  

Gjendeshim në një Shqipëri në miniaturë.  

Gjendeshim në paradhomën e saj. Në Ankonë. 

Ishte  ditë mbrëmjeje e njëzetetetë Dhjetorit. Ditë kur shumë qytete të shumë shteteve perëndimore “zbrazen”, për një çast, nga të “përkohshmit e përjetshëm” shqiptarë. Kur marrin rrugën, si të jetë ajo pelegrinazh, tradicional vjetor, që gëzimet e pritjes së vitit të ri (kohëve të fundit gjithnjë e më shpesh) dhe të Krishtlindjeve, t’i festojnë e kremtojnë bashkë me të afërmit. Në gjirin familjar a me farefis. Me miq e dashamirë. Me një fjalë, me më të dashurit. 

Në portin e Ankonës. Në paradhomën e Shqipërisë. 

Anipse ky port është i madh dhe, lirisht mund të thuhet, i renomesë ndërkombëtare, anipse vigjilje e vitit të ri, ishte për të gjithë, në anën tjetër, numri i bashkatdhetarëve tanë aty ishte më i madhi. Turmën laramane e përbënin kryesisht shqiptarët. Shqiptarë kishte aq shumë sa që, për një çast hutie, pandehje se gjendeshe përmjedis Shqipërie. Në zemrën e saj. Në Tiranë. 

Porti i Vlorës, por edhe i Durrësit vetë, dukej i vogël, i vockël në krahasim me numrin e shqiptarëve këtu, në Ankonë! Apo, mbase, një përshtypje e tillë ushqehej nga tollovia. Zhurma. Potera… thirrjet, britmat e shqiptarëve temperamentë, kur janë edhe gjaknxehtë. Zemra të kënaqej e të merrte mal kur i shihje. Të veshur e të mbathur mirë e me elegancë. Shumica në “roje nderi” pranë makinave të shtrenjta e luksoze. Shumica me telefona mobil në dorë. He ç’demonstrim solemn bëjnë me ta pronarët e tyre. Ata sonte nuk kursenin. Nuk njihnin as nuk respektonin “djegien” e minutave, qoftë edhe të orëve të tëra vetë, në aparatet e tyre miniaturale telefonike. Ata thërrisnin Shqipërinë. Kosovën. Thërrisnin të njohur e të panjohur. Thërrisnin tërë botën mbarë. Ani. Ani e mirë. Le të dihet mirë se edhe shqiptari është  mobil dhe se në dorë mirë i rri “mobili”! Aq më parë kur nuk çirren. Nuk thirrin me zë aq të madh (lartë) sa që fitohet përshtypja se, për të kaluar përtej Adriatikut, nuk iu lypset fare ndihmë e mrekullisë së telefonit pa tel. 

Njëmend, nëse s’është pa tel atëherë ç’mut telefoni është! Ani, këtu në Ankonë, kur belin e detit mund ta zësh me një pëllëmbë. 

Udha e detit në relacionin Ankonë-Durrës, do të prishte imazhin se gjendesh në  paradhomë të Shqipërisë, sikur të fillonte (së pakut në orë) kohë e caktuar. Për shqiptarët, sado të rritur, të edukuar dhe të kultivuar nëpër qendrat e mëdha e rigoroze të Evropës (e botës) sikur orar të caktuar nuk ka. Së pakut, njëherë për njëherë. Prandaj anija (trageti) në vend se nga Ankona të nisej në ora 19,00 sipas orarit, avash-avash, këtë port e lëshon, diku nga ora 23,00, apo edhe më afër mesnatës. 

Anija tashmë çanë valët e detit. 

Ndërkohë që udhëtarët zënë kabinat, cingëron zili i restaurantit. Zemra të kënaqet e merr malin kur i ngjitej radhës “kilometrike” të pritjes në shtegun e ngrënies. Ani, jo për pak gjë, por kur sheh se udhëtarët shqiptarë dinë t’i mbushin deng “tabakatë” me ushqime, madje me dy-tri lloje gjellërash, me sallaturina e cukelajkë pranë një buke gur, të pardjeshme. 

Ani, dakord, kur ato racione (darkë e drekë) në anije i ndërpresin cingërimat aq të shpeshta e aq të larmishme të telefonave, kur, edhe në këto çaste të shenjta, ishin aq mobil. Thuaj “azhil”! 

Nata kishte mbaruar. Ishte tretur. Sikur t’ishte mbytur (diku) në det dhe të kishte ngelur pas nesh. Nga ajo natë e qetë, mbi det të qetë, ishte sajuar një ditë të qetë, mbi det të qetë. Dielli kristalor thyhej syprinës së rrafshët, si të hekurosur, të detit. Kurrë në jetë det më të qetë (si t’ishte në rehati gjumi) nuk kisha parë! Anija, jo vetëm se nuk përplasej në çarje valësh, por, më parë, fitohej përshtypja se, rrëshqiste mbi akull a borë të imët kokrrizash. 

Qetësinë e qetë të detit (deti atë ditë e natë kishte ditë pushimi!!!),  aty-këtu, në kicje të lehta, lehtë e solemnisht hijeshonte kërcimet elegante të delfinëve, bashkudhëtareve tona të disponuara. Sa edhe të hareshme. Pulëbardhat, kishin qëlluar shpeshherë shoqëruese të anijeve, por kjo ishte e para herë që, këtë udhë, bashkë me ne, për të dyja anët e anijes sonë, si engjëj mbrojtës, gjatë e gjatë, bashkë me lojë të hijeshimeve udhëtojnë delfinë, loja e të cilave duhej shpërblyer  me duartrokitje frenetike. Eh, sikur gjiri magjik e plotë mistere i detit të paanë të kishte ruajtur, diku në thellësi, të afërmit tanë të fundosur e, sot (sonte) të na i kthente të festojmë bashkë me ta jetën e re! Në vit të ri  që po vjen. 

Deti i qetë, si i fjetur, loja e hijshme e “peshqve të urtë e fisnik”, për një çast, si mbërthyer kthetrash të një ëndrre të keqe, pamëshirshëm na zhvendosin, në një hapësirë (dhe kohë) tjetër! 

Një det, kaq paqësor në fisnikërinë e tij, sakaq shqetësohet. Sikur, nga dika, larg të merrte plagë të rënda. Nisi ulërima. Sillet e mbështillet. Sakaq shndërrohen në bishë kolosale. Nisi të kafshojë. Për të katër anët. Midis nofullash të tij të acarta, pamë qindra motoskafë, gomone, barka, barkëza, e anije… Kah rrëkëlleheshin e, bashkë me qindra e qindra udhëtarë shqiptarë, të udhës pas një bishti të shpifur jete, përfundonte në gabzherrin e përbindëshit gjigant… Pamë si në ëndërr, por, qartë, Otranton dhe skenat e tjera të tragjedisë shqiptare, në shumë akte… 

Zëra të ëmbël të lojës së fëmijëve të hareshëm në çiltërinë e tyre mbi kuvertë, sikur fatlumsisht të shkoqnin çaponjë të një përfytyrimi makabër. Të egërsisë së egër të Detit. Shtang. Ngurron e zemra veçse më nuk të pëlcet, kur për pesë, pesëdhjetë (e as pas pesëqind) minutash, nga goja qershi e fëmijëve në lojë, nuk pikë asnjë fjalë në gjuhën shqipe kur, kështu i këndon Naimi: 

Gjuha jonë sa e mirë, 

Sa e ëmbël sa e gjërë, 

Sa e lehtë, sa lirë, 

Sa e bukur, sa e vlerë! 

Mungesa e fjalës së bukur shqipe, në buzëlulet dhe gojët qershi të fëmijëve shqiptarë (që mamakat e babakat, ua kishin ndaluar), mbase ishte arsyeja, shkaku a përgjigja më e mirë e ëndrrës së pak mëparshme, që ndërtohej e sajohej mbi bazat e një zhgjëndrre, të një realiteti “objektiv” dhe të trishtueshëm në hidhësinë pelin të tij.  

Nejse. Udha e detit ngel pas nesh. Deti ngel në det. I afrohemi portit. Ankorimit në portin tonë. Të Durrësit tonë! 

Sava Janjiç është shpifës dhe nxitës i urrejtjes 

Në këtë foto shihet Sava Janjiç së bashku me paramilitarët dhe policinë pushtuese të Serbisë gjatë luftës së viteve 1998/1999.
MSc. Adem Lushaj, drejtor ekzekutiv i “Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur” në Deçan 
Sava Janjiç, si një politikan i shkathtë, pse jo edhe të ndonjë shërbimi me detyra të veçanta, e paska quajtur Lidhjen e Historianëve si një grup “të vetëquajtur”, duke i akuzuar edhe për nxitje të urrejtjes.
Kolegët e “Ali Hadri”, nuk janë të vetmuar as të vetëquajtur, por kanë përkrahje dhe bashkëpunim të shkëlqyer me “Shoqatën e Intelektualëve të Pavarur”, në shumë çështje me interes për Deçanin.
Sava Janjiqi po dezinformon dhe po “rrenë”, se manastiri i Deçanit nuk ka qenë e nuk është i rrezikuar nga deçanasit. Por, është i rrezikuar nga vetvetja dhe shërbimet serbo-ruse.
Politikani i fshehur nën petkun klerik, Sava Janjiç, le të tregon se:
– Kush e ka djegë objektin i Fabrikës së mjaltit APIKO (këtë e dijnë mirë policët e Kosovës që ishin në rast hetimi)
– Kush ka rrënuar shtëpinë e një familjeje malazeze dhe një familjeje rome
– Kush i shkroj grafitet ISIS
– Pse u mbyll pishina e notit dhe pse nuk lejohen hetime për varrezë masive
– Kush i vrau Bekë Shabanaj dhe Hajdar Kuçi.
– Kush i vrau dy pleqtë e Isniqit, Rexhë Pajazitaj dhe Bajram Osdautaj
– Qysh u mundove ta mashtrosh Bashkësinë ndërkombëtare duke mbyllë dyert, kinse të kanë sulmuar terroristët. Ata terrorist tuaj, ishin të zgjedhurit e deçanasve
– Si reagove kur Kryeparlamentarit të Shqipërisë, Ilir Meta, i treguam për fytyrën tëndë të vërtetë. Njëjtë edhe me Gjeneralin e KFOR-it Figliulio
Nëse duhet ndokush të dënohet për shpifje dhe nxitje të urrejtjes, jeni Ju Sava Janjiç! Ju thirreni në vendimit e institucioneve të drejtësisë së Kosovës, por ju jeni personi se nuk e njihni shtetin e as Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ju, Sava Janjiç, nuk e quani shtetin tonë me emër Kushtetues, por Kosovo i Metohija. Ju jeni personi që pengoni zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Historianët e Deçanit janë shtresë intelektuale, e nuk janë shpifës. Përkrahë tyre jemi edhe ne si Shoqatë e Intelektualëve, edhe pse më keni shpallur “non grata”, ngase nuk pajtohem me krimin dhe kriminelët!

“Islami i ri” i Ben Blushit, çka është ai ?

0

Nga: teologu Tim Shkupi, Shkup

(Musa Lamallari)

_____

Ulemaja e dinit islam ne Tirone dhe Prishtine. Por kemi edhe ulemane e shkences NASA te tipit te mulla Osmanit nga Drenica, qe thone se

“Universi është i pafundëm dhe planeti ynë në të është thjesht një grimcë e parëndësishme dhe, me gjasë, vetë jeta në të një aksident biokimik”

Une e di se beheni NIQAH me Hoxhe, ose shkoni ne Komune, ose tani me dashni, me bashkejetese.

Nuk jane femijet tuaj aksident biokimik, por jane lezeti i juaj i planifikuar ne shtrat.

Fotot e NASA jane te punuar ne CGI, jane kompjuterike dhe ne kohen e Kopernikut nuk ka pasur kompjuter, ndersa mjeti me i sofistikuar per transport ka qene kali i Shemes prej Zajasit.

Me pyet mylla Milazimin se cfare eshte “islam”, lere qe nuk e di, por burimi i tij i informacionit eshte te mylla Shefqeti.

Tani c’faj i kam une mylla Milazimit qe me paret e mbretit ka shku me gjuajtur shejtanin ne nje koder te improvizuar ne Meke.

Sa i perket shejh Ben Blushit, ai e do nje islam te tipit te Kajros, ku burra dhe gra lidhen ne salat per ta kujtuar sulltan Bajramin, eshte shume paqesor, por qe te gjithe kane rene ne kurthen e xhahiljetit. Aty ku shoqerues e kane shejtanin dhe demtojne interesat kombetare te shqiptareve ne gadishullin ilirik. Se mindre