Kreu Blog Faqe 1281

Teologu Tim Shkupi: Kur u them se ç’farë dëgjoni prej “qyl-popave” të Bagdadit e Stambollit, dijeni se them të vërtetën!

0

Nga: Tim Shkupi

(Musa Lamallari,Shkup)

____

Ne vitin 1986 kam jetuar ne Muhandisin te Kajros. Eshte lagje e Holivudit te botes se ashtuquajtur Arabe, por Teatrin e pare ua kane sjellur shqiptaret ne kohen e Mehmet Ali Pashes.

Kur ju them se popujt me te mashtruar jane te ashtuquajturit arab, dine se eshte e sakte.

Kur ju them se cfare degjoni prej qyl popave te fese se Bagdadit dhe Stambollit, gjithashtu, eshte e sakte.

Ketyre u ka humbur bosulla (shume me keq se disave ne trojet shqiptare) dhe nuk e dijne se Bajrami eshte sulltan Bajram!

Nje dite keshtu ka me qene ne Prishtine, Tirone dhe Shkup per shkak se qyl popat e fese Bagdadit jane te shoqeruar me shejtanet e tyre deri ne dite te Kijametit.

(hahahaha)

Sëbashku me varrin monumental që ndodhet në Gubio – Perugia, Mbreti i Ilirisë, Genti, kujtohet edhe sot nëpërmjet lules së tijë Gencianës

Dr. Nusha Zhuba (Anna Hida), studjuese, Romë 
___
* Gjenziana dhe mbreti Genti.
Genziana është emër shumë i njohur i një pijeje digjestive në Itali… Kjo pije prodhohet në mënyrë industriale por edhe artizanale nga persona të apasionuar pas kësaj pijeje të vjetër..
Ajo që bën interesante këtë bimë është emri i sajë të cilën shumë studiues e kërkues e lidhin me emrin e mbretit të fundit ilir “Gentit”:
Ja çfarë shkruan Buletini zyrtar i rajonit të Venezias :
Gjenciana gjermanike i përket familjes së Gentianaceae.
Emri i kësaj specie rrjedh nga Genti që nga 180 deri në 167 a. C ishte sovran i Ilirisë, një rajon që aktualisht përkon me pjesën perëndimore të gadishullit ballkanik dhe qe i pari ai që zbuloi veçoritë teraupike duke bluar rrënjët dhe duke i vluar për t’i përdorur kundër etheve (temperaturave) të larta.”
Në enciklopedinë treciani gjejmë:
“Kjo bimë mungon te Theophrastus, nuk është përdorur nga Hipokrati; gentiani Kretik i Heraklidit duhet të ketë qenë një bimë tjetër: megjithatë njihej edhe nga Plini..
Sigurisht është diçka shumë e bukur sepse edhe pse kanë kaluar mijëra vjet, mbreti Ilir Genti jeton nëpërmjet një bime mjeksore , o sepse e kishte zbuluar ai, o sepse të parët e tijë e përdornin këtë lule pikërisht si ilaç.
Së bashku me varrin monumental që ndodhet në Gubio – Perugia, mbreti i Ilirisë shkodrani Genti kujtohet edhe sot nëpërmjet lules së tijë Gencianës…

“Propozimi francez” dhe (mos)faktorizimi i shqiptarëve

0
Nga: Emin Azemi, Shkup

Tani kur rrugët dhe sheshet e Shkupit po gjëmojnë nga thirrjet për një far zgjimi kombëtar maqedonas, që po ndodhë gjatë protestave kundër “propozimit francez”, faktori politik shqiptar po mundohet të demonstrojë një racionalitet në vendimarrje, duke ms u bërë palë e krizës, por partner i forcave eurointegruese që synojnë ta largojnë Maqedoninë e Veriut nga vagonat e prishur të “trenit të çmendur ballkanik”.

Dy opsionet dominante maqedone që kishin prejardhje të ndryshme ideologjike – VMRO dhe LSDM – me kalimin e viteve u bënë fatpërcjellëse të pashmangshme të shkëlqimit dhe rënies së lavdisë politike të shqiptarëve të Maqedonisë. Si një hije që ndjek udhëtarin e lodhur në shkretëtirë, ishin pikërisht këto dy opsione dhe për pasojë politikëbërja shqiptare, me apo pa vetëdije, u bë peng i ambicies së pashpjeguar për ‘’bashkëshortësi’’ të përjetshme me këto dy parti kontradiktore maqedone.

Kjo rrëshqitje e shkallëshkallshme e filozofisë politike të shqiptarëve të Maqedonisë në pragmatizmin banal të bashkëjetesës së dy tendencave etnike që pajtoheshin vetëm për çështje të politikës së ditës dhe për ndarjen e ndonjë trofeu që sjell pushteti, pamundësoi krijimin e frymës së bashkërendimit dhe bashkëpunimit brendakombëtar të shqiptarëve. Ndasia brendashqiptare sikur u bë lajtmotiv i politikave të papjekura që bashkëqeverisjen me partitë maqedone e shndërroi në dogmë nga e cila as sot e gjithë ditën nuk po lirohemi. Ky dogmatizim i teknologjisë së bashkëqeverisjes ka nxjerrë nga përdorimi energji të shumta krijuese e intelektuale të shqiptarëve në Maqedoni dhe diasporë .

Lojërat oborrtare të segmenteve të caktuara politike të shqiptarëve, të veshur lirë me kimonot e industrisë karamelizuese, kanë trimëruar LSDM –në dhe VMRO-në që të projektojnë ide për shtetndërtim pa shqiptarët. Por, edhe logjika e segmenteve të caktuara të politikës shqiptare në Maqedoni për të zaptuar një copë pushtet në oborrin e kryeministrit maqedonas, ende pa ndodhur faktorizimi i vërtetë i shqiptarëve, ka degjeneruar kuptimin e përfaqësimit dinjitoz- institucional të tyre.

Nga segmente të caktuara të politikës shqiptare, por edhe të një pjese të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, LSDM dhe VMRO ende perceptohen si faktorizues dominantë, pa të cilët nuk ngrohë dielli në oborret e varfra të shqiptarëve, Deri më tani nuk ka ndodhur (me ca përjashtime) që ky faktorizim të bëhet në saje të unitetit brendashqiptar dhe ofertës së përbashkët kundrejt politikës maqedonase. Duke e hetuar këtë dobësi të shqiptarëve, kryeministrat maqedonas, prodhojnë karamele për të joshur ambiciet karamelizuese oborrtare të aparatçikëve shqiptarë.

Këta të fundit, të joshur nga kjo industri informale karamelësh, jo rrallë këmbejnë kauzat e tyre kombëtare- partiake me ndonjë favor të vockël që mund ta marrin nga politikanët maqedonas.

Marrja gjatë gjithë kohës e bashkësisë ndërkombëtare (Brukseli, Uashingtoni) me kontestin që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe sfidat që ajo i kishte në rrugën e (mos)integrimeve euro- atlantike, krijoi një bindje të çoroditur tek forcat nacionaliste maqedonase se politikat e tyre retrograde, të orientuara kryesisht kundër shqiptarëve, mund të kalojnë pa u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Logjika e segmenteve të caktuara të politikës shqiptare në Maqedoni për të zaptuar një copë pushtet në oborrin e kryeministrit maqedonas, ende pa ndodhur faktorizimi i vërtetë i shqiptarëve, ka degjeneruar kuptimin e përfaqësimit dinjitoz- institucional të tyre. Gara për t’i nxjerrë syrin njeri tjetrit dhe vrapi për të siguruar sa më shumë vota në favor të partisë së Zaevit, i bënë një pjesë të shqiptarëve të Maqedonisë do fare kopje të zbehta të sanço pançove pa brekë, të cilëve do t’ua kishte zili edhe Servantesi po të ishte gjallë.

Jo pak shqiptarë, tash dhe në të kaluarën, kush më shumë e kush më pak, kush më hapur e kush më tinëz, kanë bërë gara që të jenë më afër partive të caktuara maqedonase dhe axhendave të tyre për të siguruar edhe një mandat qeverisës dhe shumë më larg projekteve e ideve që do të mund të galvanizonin ecjen e shqiptarëve me energji të përbashkëta drejt një ardhmërie të përbashkët.

Në funksion të strategjisë për të zgjedhur gjoja midis shiut e breshrit, disa megafonë dhe reprezentë të shoqërisë civile, që zakonisht flasin njëfarë gjuhe të unitarizmit të tejkaluar maqedonas, ua kanë imponuar votuesve shqiptarë edhe një alternativë që shkon përtej kampusit elektoral shqiptar, duke e prezantuar LSDM-në si ventilin e vetëm ku mund të shfryhen frustrimet dhe pakënaqësitë e shqiptarëve.

Përpjekja për ta paraqitur shoqërinë shqiptare pa alternativë politike e civile, ndërkohë që ajo është prezente dhe shumë aktive, e bënë edhe më problematike marrëdhënien që mund të krijojë politika maqedonase me një pjesë të shqiptarëve, duke ua hequr atyre akrepat e orës politike. Nëse ndodhë kjo, atëherë tiktaku i kohëmatjes për një pjesë të shqiptarëve në të ardhmen mund të trokas në ndonjë sahatkullë të Strumicës a Vallandovës, ndërkohë që brirët e politikës shqiptare mund të thyejnë rekorde absurd të brendapërleshjes për do funksione që rehatojnë individë, por jo edhe shqiptarët. Këta të fundit kanë nevojë të faktorizohen përmes projekteve urbane, sociale, kulturore e ekonomike të përfaqësuesve legjitimë të tyre, e jo përmes sponzorizimeve jeniçere që ‘impiantet’ parapolitike i paketojnë si ‘’produkte vendore’’, paçka se etiketat e tyre mund të jenë shtypur që moti në ofiçinat politikave asimiluese.

Pasi të kenë kaluar këto përplasje identitare bullgaro-maqedonase, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet t’i përveshin mëngët dhe të luftojnë për statusin e tyre shtetformues. Për rrjedhojë, paradoksi i marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase qëndron tek mosdefinimi i pozicioneve që do të bënte diferencimin substancial në mes të lojalitetit blanko dhe kooperativitetit, në mes të statusit të qiraxhiut dhe statusit shtetformues. Shqiptarët në Maqedoni janë të shquar për një lojalitet gandist kundrejt politikave shtetformuese maqedonase, mirëpo, çuditërisht, nuk e kanë rrumbullakësuar për vete procesin e shtetformimit.

Sa iu shpagua shqiptarëve kostoja e lojalitetit, duke filluar nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta e deri më sot? Nëse në vitet nëntëdhjetë shqiptarët vepronin nën ombrellën e një kushtetute që nuk po e shprehte realitetin shumetnik të shtetit, po tani kur u bënë ndryshimet kushtetuese, si është I definuar statusi i shqiptarëve dhe a ka një shpërtputhje në mes të luftës që ata bënë në 2001shin dhe trofeve politike të asaj lufte që shqiptarët megjithatë i rangon si pakicë kombëtare në të gjitha ligjet që dalin nga kushtetuta aktuale.

Nëse në vitet nëntëdhjetë Gligorovi u thoshte shqiptarëve: rrini urtë, mos kërkoni shumë, se po e irritoni VMRO-në nacionaliste, tani shqiptarëve u thuhet gati e njëjta gjë, por me një konotacion dhe ambalazh tjetër. Tani u thuhet shqiptarëve se duhet të rrinë urtë sepse rrymat proruse dhe pro-serbe e shfrytëzojnë këtë si adut për ta destabilizuar Maqedoninë dhe, për pasojë, për ta rrezikuar kauzën e saj evropiane. Lojaliteti i shqiptarëve përdoret si terapi gjeopolitike, sepse vetëm shqiptarët qenkan ata që po i përcaktuakan kauzat evropiane të shtetit! Madje, me çmim që ata të jenë ekstremisht lojalë, ndërkohë që autorët dhe redaktorët maqedonas, në librat e tyre shkollorë, pa fije turpi dhe papengueshëm, mund t’i trajtojnë shqiptarët si ardhacakë dhe si uzurpatorë.

Në njërën anë shqiptarëve u kërkohet të jenë lojalë ndaj shtetit të Maqedonisë, kurse, në anën tjetër, ata trajtohen si një trup i huaj i këtij shteti. Madje, shqiptarët “ardhacakë” dhe si “uzurpatorë”, siç quhen në librat e shkollarëve maqedonas, qenkan përcaktuesit gjeopolitik të Maqedonisë evropiane (!).

Tani thuhet se janë bërë ndryshime kushtetuese, por shqiptarët sërish nuk janë një komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut. Janë avancuar shumë çështje, siç është çështja e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe dhe ajo e përfaqësimit adekuat, por të gjitha këto çështje nuk janë bërë kategori kushtetuese. Mjafton të shikohet Ligji për Shtetësi ku kusht për marrjen shtetësisë së Maqedonisë është njohja e gjuhës letrare maqedonase.

Askund nuk përmendet gjuha shqipe dhe, për pasojë, plot shqiptarë janë refuzuar të pajisen me shtetësi vetëm sepse nuk e kanë zotëruar mirë (me shkrim dhe me gojë) gjuhën letrare maqedonase. Sikur gjuha shqipe të ishte kategori kushtetuese, shqiptarët do ta merrnin me automatizëm shtetësinë e Maqedonisë, por kjo nuk po ndodh, sepse sovraniteti shtetëror ende buron nga shtylla shtetformuese e popullit maqedonas.

Shqiptarët e Maqedonisë aktualisht ndodhen në mes të të drejtave ligjore dhe kufizimeve kushtetuese. Sikundër dihet kushtetutshmëria e një të drejte është më e lartë se ato që definohen me ligje, sepse këto të fundit dinë të jenë edhe kontradiktore dhe me shumë dubioza, siç është, bie fjala, Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, në të cilin askund nuk përmendet gjuha shqipe, për arsye të boshllëqeve kushtetuese, kështuqë shqiptarët, megjithatë, rangohen si qytetarë të rendit të dytë, pas maqedonasve, të cilët janë shtylla e kombit shtetformues.

Në planin praktik kjo është lehtësisht e vërejtshme dhe e prekshme, madje edhe tepër eksplicite, për arsye se liderët maqedonas, bie fjala, mund të takohen kur t’u teket dhe të vendosin si t’u teket, pa marrë mundin që për këtë të kenë edhe miratimin paraprak të politikanëve shqiptarë. Ky miratim mund të vijë post-festum, por kjo flet për diçka tjetër.

Për çka flet kjo?

Kjo flet se maqedonasit e shohin veten si shtyllë të kombit shtetformues, kurse shqiptarët i shohin si mbështetës të këtyre shtyllave. Në dioptrinë maqedonase, shqiptari duhet të jetë ekstremisht lojal ndaj shtetit ( të maqedonasve) dhe ata (maqedonasit) vendosin se sa të drejta (ose sa kg. të drejta) duhet t’i kenë shqiptarët. Të drejtat e shqiptarëve aktualisht u ngjasojnë marrëdhënieve në mes të shitësit dhe blerësit që blen mall me veresi. Ky i fundit, për të mos hyrë më shumë borxh, është i detyruar që groshën të mos e blejë me kilogram, por kokrra- kokrra, shalqirin ta blejë me flegra, kurse akulloren ta shijojë duke e lëpirë xhamin e ëmbëltores.

Në dioptrinë maqedonase në Maqedoni, sidomos të këtyre që po protestojnë që të mos bullgarizohen sipas “propozimit francez”, nuk jeton kombi autokton shqiptar, por “një pjesë të kombit shqiptar” që ndodhet dikund, jashtë territorit të Maqedonisë. Kjo i bie që shqiptarët në Maqedoni, pasi që janë pjesë e kombit shqiptar, janë do kalimtarë të rastit që i kanë hapur çadrat dhe përkohësisht janë vendosur në tokën e “shenjtë maqedonase”.

Me fjalë të tjera, shqiptarët , sipas Kushtetutës aktuale, e kanë statusin e banorëve nën çadra me stacionim të përkohshëm, kurse madhësia e çadrave si edhe hapësira që zënë ato aktualisht përcaktohen me ligj.

Në dioptrinë maqedonase nuk ka gjuhë zyrtare shqipe në Maqedoni, por ka një popullatë prej 20 për qind që e flet atë gjuhë.

Nesër me iu tekë romëve me u bë 20 për qind, komod mund ta përdorin zyrtarisht gjuhën e tyre, sepse këtë ua garanton ligji.

Perceptimi për lojalitetin ekstrem të shqiptarëve ndaj shtetit të Maqedonisë shpërfaqet edhe në një rrafsh tjetër. Nëse dje gruevizmi shërbente për të kamufluar feudalizmin oligarkik të një kaste njerëzish që politikën e mbindërtonin mbi një doktrinë mafioze për t’u pasuruar, zaevizmi sot po e përdor një doktrinë krejt tjetër, e cila mund të jetë shumë më e dëmshme, sepse përmes asimilimit politik të shqiptarëve, ai po mundohet të katapultojë koncepte të paqarta si “një shoqëri për të gjithë”, me kusht që fuqia faktorizuese e shqiptarëve të reduktohet në përfaqësime grupore dhe individuale.

Procesi i shteformësisë së shqiptarëve, është kapitulli i ri i marrëdhënieve në mes të dy popujve më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut. Pa rrumbullakësimin e këtij procesi, perspektiva e Maqedonisë së Veriut do ti ngjante një fryti gjysmë të pjekur, dhe garës se kush do të arrinte të vjelë sa më shumë fruta të pjekura.

A ka rrezik që shqiptarëve sërish t’iu mpihen dhëmbët për shkak të ofertave gjysmake në kopshtin evropian me fruta ballkanike ?

Përshpirtëria e Nënës Tereze, Jezusi dhe Eukaristia

1

Don Lush Gjergji, Prishtinë

Përshpirtëria e Nënës Tereze 

(25 – vjetori i vdekjes) 

JEZUSI DHE EUKARISTIA 

“Bëni këtë në përkujtimin tim!”. 

                                                              (Lk 22, 19; krhs. 1 Kor 11, 24-25) 

Un nuk mund ta paramendoj as një ditë pa Eukaristi… Unë e preku Atë, e dua, shërbej në të varfër, ushqehem nga dashuria e Tij… Jeta e Atij që është bërë Buka e jetës është e njëjta jetë e atyre që janë duke vdekur nëpër rrugët dhe kanë nevojë për ndihmën tonë, e njëjta jetë e fëmijës ende të pa lindur.”  

                                                                                                (Nëna Tereze)  

Jezusi ua zbuloi herë pas here nxënësve fshehtësitë dhe thesaret e Mbretërisë së Hyjit dhe të dërgimit të tij shpëtimtar. Shpesh, pati mosmarrëveshje, pyetje, diskutime rreth fjalëve dhe porosive të Jezusit. Në dy raste pati  haptas edhe kundërshtime: në paralajmërimin e vdekjes së tij dhe të Eukaristisë (khs. Mt 16, 21-23; Gjn 6, 1-70). 

Unë jam buka e jetës. Kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri, kush beson në mua, nuk do të ketë më etje… Unë jam buka e gjallë që zbriti prej qiellit: nëse ndokush ha këtë bukë, do të jetojë për amshim. E buka që unë do ta jap është korpi im – për jetën e botës.”  (Gjn 6, 35. 51) 

Reagimi ishte i ashpër dhe përqeshës: “Si mundet ky të na japë korpin (e vet) për ushqim?”  

Prandaj, Jezusi u tha: “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: nëse nuk e hani korpin e Birit të njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetë në vetvete”. (Gjn 6, 53) 

Tashmë edhe nxënësit e tij luhateshin në fe, dhe një shumicë prej tyre nynykatnin dhe thoshin: “I pakuptueshëm është ky mësim! Kush mund ta dëgjojë!”… “Qysh atëherë shumë prej nxënësve të tij u shmangën dhe nuk shkuan më me të.”  (Gjn 6, 60. 66) 

Jezusi, atëherë, me dhembje të madhe, por edhe me liri dhe vendosmëri  të plotë, u drejtua të Dymbëdhjetëve: “A mos doni të shkoni ndoshta edhe ju?”. 

Simon Pjetri foli në emrin e të gjithëve, dhe tha: “Të kush të shkojmë, Zotëri? Ti ke fjalët e jetës së pasosur! Ne besojmë dhe e dimë se ti je Shenjti i Hyjit!”. (Gjn 6, 67-68) 

Duhet hetuar dhe nënvizuar fuqinë e madhe të shprehjes: “Të kush.” Pjetri nuk thotë: ku duhet të shkojmë? Pse duhet të shkojmë? Si duhet të shkojë, por “Kush”, që domethënë: nuk mund më as ta mendojnë jetën pa Jezusin. 

Duke medituar për kapitullin e gjashtë të Shën Gjonit mbi Eukarsitinë, mund të themi: 

  1. Jezusi, e paralajmëron Eukaristinë, si kusht për ta pasur jetën: “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: nëse nuk e hani korpin e Birit të njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetë në vetvete. Kush ushqehet me korpin tim dhe pi gjakun tim ka jetën e pasosur. Unë do ta ngjall në ditën e fundit”. (Gjn 6, 53-54) Nëna Tereze komenton: “Jeta juaj duhet gjithnjë të jetë të ushqyera me Eukaristi, sepse, po mos të ishim të afta ta shohim Jezusin në trajtën e Bukës, s’do të ishte e mundshme po ashtu ta zbulojmë Atë në trajtën e trupave të shëmtuar të varfërve.”   
  2. Eukaristia është plotësimi dhe ndjekja e plotë e Krishtit: “Unë jam buka e jetës. Kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri, kush beson në mua, nuk do të ketë më etje…Po, ky është vullneti i Atit tim, që, kushdo e sheh Birin dhe beson në Të, ta ketë jetën e pasosur e unë do ta ringjall në ditën e fundit.”  (Gjn 6, 33. 40) “Feja në veprim, është dashuri, dhe dashuria në veprim, është shërbim. Jezusi thotë: “Isha i uritur, i ndeshur, pa shtëpi…” mua ma keni bërë. Ta kapim Jezusin për fjalë dhe të besojmë në Të. Mu për këtë kemi nevojë për Eukaristi, sepse Ai është bërë Buka e jetës, për t’i shuar dëshirat tona, shqetësimet, dashurinë tonë për Atë. Këtë janë motivet për të cilat jeta jonë duhet të jetë e lidhur me Eukaristi… Ne fillojmë ditën me Meshën e Shenjtë dhe Kungim dhe e përfundojmë me një orë adhurim, që na afron dhe bashkon me Jezusin dhe me të varfër, në të cilët ne ia ofrojmë shërbimet tona”. (Nëna Tereze) 
  3. Eukaristia është nisja e bashkimit të vazhdueshëm me Zotërinë: “Kush ushqehet me korpin tim dhe pi gjakun tim, ai mbetet në mua dhe unë në të. Sikurse mua më dërgoi Ati i gjallë dhe unë jetoj për Atin, po ashtu edhe ai që ha mua do të jetojë për mua”. (Gjn 6, 56-57) Nga kjo lidhje, bashkim, jetë, lind dërgimi ynë. “Jezsusi është bërë Buka e jetës, që unë dhe ju mund ta hamë dhe të jetojmë…Kuptimi i Eukaristisë është dashuria kuptimplote. Jezusi kuptonte. Kuptonte se kemi uri të tmerrshme për Zotin. Kuptoi se jemi të krijuar për të dashur. Mu për këtë Ai u bë Buka e jetës… Duhet ta hamë. Mirësia dhe dashuria e Krishtit në Eukaristi është kuptimplote… Tabërnakulli është garancia që Ai e ka thadruar praninë e tij në mesin tonë për amshim.” (Nëna Tereze) 
  4. Eukaristia është fara e  ngjalljes përfundimtare. Është fara e lavdisë në trupin tonë të vdekshëm, tharmi që na ruan nga shkatërrimi dhe vdekja. Sa herë Jezusi e ka përsëritur: Unë do ta ngjallë në ditën e fundit! Në Eukaristi, ne e marrim Krishtin e kryqëzuar dhe të ngjallur, dhe ai i thadron  në ne varët e lavdishme me vulën e fitores ndaj mëkatit, ndarjeve shkatërrimit dhe vdekjes.  “Sa herë që flija në kryq, në të cilin Krishti, qengji ynë i Pashkëve është flijuar (krhs. 1 Kor 5, 7), kremtohet në altar, përtërihet vepra e shëlbimit tonë. Dhe njëkohësisht, me sakramentin e bukës eukaristike, paraqitet dhe realizohet njësia e besimtarëve, që përbëjnë një trup të vetëm në Krishtin.”  (LG 3) Koncili Dytë i Vatikanit rekomandon besimtarët që të “marrin pjesë në veprimin e shenjtë vetëdijshëm, plotësisht dhe aktivisht; të formohen prej fjalës së Hyjit; të ushqehen në tryezën e trupit të Zotit; ta falënderojnë Hyjin; duke kushtuar flinë e panjollë, jo vetëm nëpërmjet duarve të meshtarit, por së bashku me të, të mësojnë të kushtojnë vetveten, dhe ditë pas dite, me ndërmjetësinë e Krishtit, të përsosen në bashkimin me Hyjin dhe mes tyre, në mënyrë që Hyji më në fund të jetë gjithçka në të gjithë.” (SC 48) Të gjitha sakramentet, ashtu si edhe të gjitha mbarështimet kishtare dhe veprat e apostullimit, janë të lidhura ngushtë me eukaristinë e shenjtë dhe priren drejt saj. Në të vërtetë, në Eukaristinë e shenjtë përmblidhet krejt pasuria shpirtërore e Kishës, dmth. vetë Krishti, Pashka jonë, buka e gjallë që, nëpërmjet mishit të vet të gjallëruar  prej Shpirtit Shenjt dhe gjallërues, u jep jetë njerëzve  të cilët janë  në këtë mënyrë  të dërguar dhe të shtyrë ta paraqesin së bashku me të vetveten, punën e tyre dhe të gjitha gjërat e krijuara.” (PO 5) Tash, secili prej nesh duhet ta pyes veten: a jetoj unë vërtet kështu Eukaristinë? Pse bashkohemi me Të vetëm me gojë – e jo edhe me jetë, zemër, thellësi të qenies tonë? Pse kaq shpejtë e harrojmë praninë e tij dhe kthehemi në shtëpi tona, në jetë, si “më parë”, sikur mos të kishte ndodhur asgjë? Pse kujdesohemi për kaq shumë gjëra, e nuk ka hapësirë për Të, aq sa ia “rezervojmë” një pjesë të vogël dhe të errët të jetës tonë? Prishtinë, 13 korrik 2022 – Radio Maria – Kosovë 

“Deputetetët tonë”, në Qabe …. Nuk na duhet liberalizimi…, ne udhëtojmë pa viza në Turqi e Arabi!

0
Reshat Sahitaj, shkrimtar dhe aktivist i njohur i çështjes kombëtare.
___ 
EKSKLUZIVE NGA MEKA (rrëfim) – DEPUTETËT E R. KOSOVËS NË QABE
KOSOVA po hyn në LIGËN ARABE, me dy flamuj ! Haxhillarët tanë deputetë edhe haxhi, në Mekë te vëllazëruar me muslimanet e të gjitha vendeve të botës e ngritën flamurin e R.Kosovës dhe të Shqipërisë për të festuar këtë ditë. Festuan dhe protestuan me moto: Nuk na duhet liberalizimi me Evropën! Pa viza udhëtojmë në Turqi dhe Arabi. Pa viza shkojmë ne xhenet! Ne, jemi deputetë! Ne, jemi Kosova, Shqipëria dhe Arabia-një! Një musliman për të gjithë, e të gjithë për një! Rroftë internacionalizmi i vëllazërisë muslimane! Kush s’bashkohet me ne ështê tradhëtar! etj etj bertitën haxhillaret tanë ne Mekë e britmat e tyre i dëgjoi edhe Zoti dhe u tha: ” Tpuuuu… pjella e ime! Tpppuuuuu fara e majmunit primitiv që ende nuk u shdërrue në njeri!
Nga tani e tutje Palestina dhe të gjithë arabêt bashkë me Turqinë po e forcojnë bindjën se Kosovën ta njohin si pjesë perbërse e SERBISË.
Bashkim-vëllzazërimi veç me serbë nuk po na mjafton, tani po e zgjerojmë edhe me arabët.

Neue Freie Presse (1913) / Intervista me Mufid Bej Libohovën, ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në lidhje me detyrat urgjente të qeverisë së tij

Mufid Bej Libohova (1876 – 1927)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Korrik 2022

“La Dépêche Algérienne” ka botuar, të mërkurën e 17 shtatorit 1913, në ballinë, intervistën e Mufid Bej Libohovës dhënë asokohe gazetës austriake “Neue Freie Presse”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Projektet e Shqipërisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vjenë, 16 shtator.

Mufid Bej Libohova, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në një artikull të botuar nga “Neue Freie Presse”, përmbledh detyrat më urgjente të qeverisë shqiptare.

E para, tha ai, do të jetë formimi i qeverisë për të zëvendësuar qeverinë e përkohshme.

Problemi i hekurudhave dhe i komunikimeve është aktualisht objekt i studimeve të thelluara. Linja e parë e ndërtuar ndoshta do të jetë ajo e Vlorës, Beratit, Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës, për të cilën tashmë është prezantuar një projekt austriak.

  1. Libohova më pas kritikon qëndrimin e Greqisë ndaj Shqipërisë.Ai beson se aleanca e Greqisë me shtetet sllave është e panatyrshme.

Në një të ardhme shumë të afërt, shton ai, Greqia do të ketë nevojë për miqësinë e Shqipërisë, e cila nuk do të ndjekë kurrë një politikë antibullgare.

Ministri thekson se Austro-Hungaria dhe Italia kanë një interes të madh që Shqipëria të jetë e fortë, domethënë të ketë një ushtri prej të paktën 100 mijë vetësh, detyra e të cilëve do të jetë, thotë ai, të parandalojnë valën sllave të arrijë në Adriatik.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/neue-freie-presse-1913-intervista-me-mufid-bej-libohoven-ministrin-e-puneve-te-jashtme-te-shqiperise-ne-lidhje-me-detyrat-urgjente-te-qeverise-se-tij/.

Shqipëria e qeverisur nga mafia, një nga vendet që u zhdukën

0

Nga Aurel Dasareti

Në këto momente shumë kritike për mbijetesën e vendit dhe të kombit, ju mund të kënaqeni vetëm me veprimin tuaj shumë të vogël për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i vdekjes dhe  zhdukjes nga hartat botërore. Por, kjo është si të matësh forcën e oqeanit sipas dobësisë së shkumës. Mundësia e secilit prej jush për të rrëzuar regjimin aktual famëkeq, që për qëllime djallëzore shpopullon vendin përmes varfërisë, dhe jo vetëm me të, është shumë më e madhe, bëjeni.  

*** 

Ndërkohë, ndëshkimi për refuzimin e pjesëmarrjes në Protestat gjithëpërfshirëse për neutralizimin e këtij virusi vdekjeprurës, pa marrë parasysh se kush i organizon dhe drejton ato, është se kokëmushkë të tillë, përfundojnë duke u sunduar deri në vdekje nga njerëz më inferior (gjendjes më të ulët të inteligjencës dhe cilësive të tjera) se vetja.  

Njeriu indiferent, që shikon se shtëpia e fqinjit mori flakë por nuk reagon për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, me arsyetimin se nuk është problemi tij, nuk dënohet për mëkatet e tij, por prej tyre.  

Kriminelët e regjimit mafioz antikombëtar, janë të vetmit që nuk dënohen për mospërfillje dhe shkelje të ligjit. Të keqen që është në qenien e tyre, ata e dënojnë edhe më rëndë tek të tjerët. 

Qëllimi kryesor i “kryeministrit tonë joligjor” është që edhe Shqipëria të jetë një nga vendet që u zhdukën, por ne assesi nuk duhet ta lejojmë këtë krim monstruoz.  

Ai është vetëm një shpirtrob i droguar, i bllokuar në një trup të stërgjatë, prandaj i nevojiten rrobat e shtrenjta (speciale) nga Italia, të cilat i paguan me paratë e taksapaguesve shqiptarë.  

Pak fajtorë kanë një hapësirë ​​po aq të madhe në ferr sa ky “kryeministër” që i vodhi dhe bleu votat me kërcënime të votuesve, me lekët nga kriminaliteti gjithëpërfshirës.  

Të gjitha neurozat dhe histeritë e nudistit të droguar vijnë nga gënjeshtra. Si ajo e “Ballkanit të Hapur”, dalja në det e armikut të përhershëm të shqiptarëve, Serbisë, përmes Shqipërisë. E gjithë banda e tij kolaboracioniste pro- serbe, pro-ruse dhe pro-greke, është plot me djaj të gjorë që janë në ankth nga llogaridhënia që i pret pas rënies. Kriminelëve të tillë nuk i ndihmon shpjegimi se nuk e kanë idenë se kush është babai i tyre i vërtetë, dhe se keqdashja ndaj Shqipërisë dhe Kombit Shqiptar është për shkak të gjeneve të tyre të degjeneruara. 

Unë do të doja që ju të qëndronit të gjithë së bashku. Të dilni në rrugë edhe më tepër sa që dolët në protestën madhështore më 7 korrik dhe të tregoni rezistencë të fortë, nëse është e nevojshme (siç thonë drejtuesit e protestave) ballafaqim të pamposhtur me dobiçët. Sepse asgjë nuk mund ta shkatërrojë këtë vend! Asnjë vasal serbo-grek. Asnjë tradhtar i vendit. Asnjë çiban kundërmues.  

Shqipëria është buzë greminës, në rrezik zhdukjeje reale, por shqiptarët e vërtetë, të vendit dhe diasporës, assesi nuk duhet ta lejojmë këtë. Për situatën aktuale që ekziston prej 10 vitesh me mbretërimin e gjirafës shkelmuese, fajin e kanë ata kriminelë që sillen kështu, dhe fajin e kanë ata kokëtulë indiferentë që i kanë lejuar dhe vazhdojnë t`i lejojnë të sillen kështu. 

Unë e marr atë liri. Aty qëndron sekreti i thelbit të lirisë. Ju e merrni atë. Askush nuk na jep lirinë, duhet ta marrim vetë. 

Mos e vendosni çelësin e lumturisë suaj në xhepin e të tjerëve. Disa lider botëror apo shtete, thjesht do t’ju “duan” për aq kohë sa ju përshtateni në kutinë e tyre. Mos kini frikë t’i zhgënjeni. 

*** 

Gjykimi i mirë vjen nga përvoja. Përvoja vjen nga gjykimi i keq. Kur unë flas me ju, nuk është nga mendimet e dëshirueshme apo nga mprehtësia e imagjinatës. Por, dëshira ime e flaktë (pa asnjë konflikt interesi), është për të kontribuar pak në mbarëvajtjen e atdheut të gjyshërve të mi dhe kombit të cilit gjenetikisht dhe shpirtërisht i përkas.  

Ne jetojmë në një univers të përbashkët ku ka ligje, ashtu siç kemi ligjin e gravitetit. Nëse bie nga një ndërtesë, nuk ka rëndësi nëse je mbështetës i një partie të caktuar politike, i majtë apo i djathtë, nëse je nga fshati apo qyteti, malësor apo fushor, i pasur apo varfanjak, nëse i përket asaj apo kësaj moshe e gjinie, profesioni etj., sepse do të biesh në tokë, copëtohesh. Ndajmë të njëjtin fat, prandaj duhet edhe të veprojmë bashkarish që të mbrojmë atdheun nga shpopullimi, dhe zhdukja përfundimtare, nga keqbërësit e jashtëm dhe fëlliqësirave të brendshme. Të shpëtojmë Shqipërinë nga shkatërrimi, racën tonë pellazge-ilire-shqiptare. Të kthejmë shpresën që shqiptarët mos largohen më nga tokat e tyre stërgjyshore, duke braktisur edhe prindërit, gjyshërit, gjyshet, vëllezërit, motrat… 

Hidhërimi nuk kalon. Thjesht merr një formë tjetër. Një pikëllim është i ngjashëm me detin. Për të filluar, valët janë shumë të mprehta. Pastaj vijnë fryrjet, por nuk do të ketë kurrë një pamje tjetër nga deti. 

*** 

Vendet që u zhdukën në dekadat e fundit 

Historia e vendeve që u zhdukën është një histori epshi për pushtet dhe manipulim. Mbretëritë lindin dhe humbasin. Tokat e reja krijohen dhe më pas shpërbëhen pas disa vitesh. 

Historitë për këtë e çojnë lexuesin në një udhëtim aventuresk zbulimi në të gjitha cepat e botës, përmes xhunglës dhe shkretëtirës, ​​nga jeta e gjallë e qytetit deri te stepat e shkreta. 

Vendet që u zhdukën e bëjnë gjeografinë konkrete dhe historinë e gjallë, duke përdorur harta dhe pulla. Disa histori prej tyre janë vërtet të zymta. Përveç kësaj, anekdotat dhe rrëfimet e dëshmitarëve okularë janë të ndërthurura. 

Shkëmbinjtë e zhveshur dhe barrierat e granitit dhe shkëmbinjve të tjerë të fortë, pyjet monotone me pisha, të gjitha ngjallin frikën e dëshmitarëve (si unë që i kam parë ato vende bosh nga indigjenët, pa vendas) se jeta brenda këtyre brigjeve të forta hekuri do të thotë izolim i pashpresë, varfëri dhe mungesë pjellorie. 

Disa prej tyre janë vërtet të zymta. Kështu, pas pak vitesh, do të duket edhe mëmëdheu-atdheu, vendi i gjithë shqiptarëve, Shqipëria, nëse regjimi mafioz i Ramoviçit, shkatërruesit të Tiranës Velioviçit dhe disa ndyrësirave tjera nuk përmbyset dhe shpopullimi i vendit nuk ndalet menjëherë. 

Shumë nga vendet që janë zhdukur nga harta botërore kishin një histori pak të lavdishme. 

Shumë njërës kanë dëgjuar për tokën mitike të Atlantidës. Shteti ishullor i fuqishëm dhe i shkathët që përfundimisht u fundos në det. 

Ka edhe vende në botën reale që kanë pësuar të njëjtin fat. Vende që kanë ekzistuar për një periudhë, por që më pas janë fshirë nga harta botërore. 

Shumë nga vendet që nuk ekzistojnë më, shpesh shiheshin si një instrument i disa fuqive të mëdha koloniale, të cilat kërkonin burime (pasuri natyrore) dhe vende strategjike për të kryer tregti. 

Një shtet që vështirë se mund të përshkruhet si demokratik dhe i besueshëm është Zona Ndërkombëtare e Tangierit, e cila ishte në hartën botërore në periudhën 1923-1956. Nuk ishte vërtet aq e thjeshtë. Është ndoshta një nga eksperimentet më ekstreme liberale që bota ka parë ndonjëherë. Gjithçka lejohej (përkundër faktit se liria duhet të ketë kufij) dhe 30 për qind e banorëve ishin të përfshirë në krim. 

Vendi, i cili është në ballë të Afrikës së Veriut, u krijua si rezultat i interesave strategjike dhe politike të disa fuqive perëndimore që donin një vend që mund të kontrollonte ngushticën e Gjibraltarit. Ata vendosën një administratë, por i dhanë blofin popullatës. U legalizuan të gjitha format e drogës dhe prostitucioni i fëmijëve ishte i ligjshëm. Askush nuk paguante taksa, ndaj nuk kishte as skema sociale. Nëse do të shkonit në spital, të gjitha shpenzimet duhet t’i mbulonit vetë dhe “shëroheni” me medikamente që u ka skaduar afati i përdorimit… 

*** 

Mos rruajtja efikase e kufijve të territoreve (si në rastin e Shqipërisë sonë) ku mund të hyjnë e dalin si në pronën e babit të vet “mysafirët” e paftuar, të ashtuquajturit “refugjatë” nga i gjithë rruzulli tokësor, dhe kulturave krejtësisht të ndryshme nga vendësit autokton, asnjëherë nuk ka synuar të rrisë lumturinë e popullatës vendëse. Përkundrazi e zvogëlon. Sjellë ndryshimin demografik të vendit “pritës” banorët origjinal të të cilit me kohën do bëhen minoritet në shtëpi të vet, sjell dhunimet seksuale, pasigurinë kur të dalësh jashtë shtëpisë, kriminalitetin, katastrofën… 

___

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Koncili i Dytë i Vatikanit (1962 – 1965)

Don Lush Gjergji, Prishtinë

  • Dekreti mbi ekumenizëm “Unitatis Redintegratio” –  Rimëkëmja e Njësisë.  

Koncili i Dytë i Vatikanit kishte qëllime dhe synime të qarta ekumenike. Dokumenti mbi ekumenizmin quhet dhe është Dekret, sepse ka fuqi zbatimi për jetën kishtare. Pas shpalljes së këtij Dekreti, janë botuar edhe tre Direktore ekumenike, nga Sekretariati për Bashkimin e të Krishterëve (1967, 1970, 1993). 

Një ndër elementet kryesore të Koncilit të Dytë të Vatikanit është edhe bashkimi i të krishterëve (Lexo dhe krahaso: Ratko Perić – Michal Lacko, Dekret o ekumenizmu, KS, Zagreb, 1982, fq. 41 – 42. 

Kreu i parë i Dekretit na jep parimet kryesore të ekumenizmit katolik, duke u nisur prej botëkuptimit biblik. Zoti na zbulohet si mirësi, dashuri dhe falje në Jezu Krishtin, i cili me mundime, vdekje dhe ngjallje na ka shëlbuar. Vepra e tij vazhdon edhe sot nëpërmjet Kishës, të përforcuar në Shpirtin Shenjt, i cili është udhëheqësi dhe zbatuesi i bashkimit kishtar. Kisha përparon në kohë dhe në hapësirë, në histori dhe në gjeografi, dhe si e tillë ka elementin hyjnor dhe njerëzor. 

Për ruajtje dhe udhëheqje të sigurt të saj Jezusi i ka zgjedhur apostujt dhe pasardhësit e tyre në krye me Shën Pjetrin, Papën dhe kolegjin ipeshkvor. 

          Marrëdhëniet me vëllezërit e ndarë 

 Në Kishë gati qysh prej fillimit janë paraqitur disa mosmarrëveshje dhe ndarje të brendshme, e më vonë gjatë shekujve, për fat të zi, edhe shkëputje dhe copëtime të vërteta., “por pa faj të besimtarëve. Kisha Katolike ata i përqafon me nderim vëllazëror dhe me dashuri.” (UR 3) 

Krishti ka dashur dhe ka themeluar vetëm një Kishë, mirëpo ajo në kohë është copëtuar nën ndikimin e mëkatit dhe të natyrës njerëzore. Prandaj çdo ndarje – përçarje – copëtim në Kishë  është pasojë e mëkatit dhe mëkat. 

Para Koncilit Kishat e krishtera sulmonin njëra – tjetrën për ndarje, kurse tani ndarja shqyrtohet  si pasojë e mëkatit dhe përgjegjësia është e të gjithëve, edhe pse dihet se Kisha katolike është më besnikja dhe më e afërta themeluesit të Kishës së Krishtit (Khs. Ratko Peric, v. e cit. f. 55). 

Besimtarët jo katolikë nuk janë fajtorë për ndarjen e tyre nga Kisha katolike, e disa prej tyre janë në bashkim jo të plotë, të papërsosur me ne, sepse janë të pagëzuar në emër të Jezu Krishtit. Përpos pagëzimit kanë edhe shumë gjëra tjera të përbashkëta: “Shkrimin Shenjt, fenë e përbashkët, shpresën, dashurinë; sakramentet e përbashkëta së paku me Kishën Ortodokse.” (Po aty, f. 57). 

Këto janë “elementet e Kishës” që gjenden edhe në bashkësitë kishtare jo katolike, diku më shumë e diku më pak, kurse omnis plenitudo (tërë plotësia) është në Kishën katolike këtu në tokë, dhe “ad totam plenitudinem” (kah plotësia e tërësishme), do të arrijmë vetëm në qiell, në amshim. 

Numri 4 i Dekretit thekson nevojën e kërkesës së afrimit dhe bashkimit të plotë ndër të krishterë, sipas dëshirës së Krishtit, por edhe duke iu përgjigjur “shenjave të kohës”, sipas thënies së Papës Gjoni XXIII. 

Pikësëpari duhet larguar pengesat si p. sh. mallkimin apo ekskomunikimin e ndërsjellët në mes të Kishës katolike dhe Ortodokse (1965). Kjo mund të arrihet vetëm me dialog të çiltër mbi pyetjet dhe çështjet fetare dhe kishtare, si dhe me shqyrtimin e ndërgjegjes mbi besnikërinë ndaj Jezu Krishtit, për t’u përtërirë dhe rilindur në Shpirtin Shenjt. (Po aty, f. 60 – 65). 

Pajtimi i vëllezërve të ndarë me Kishën katolike (reconciliatio), sipas veprimit të Shpirtit Shenjt, është detyrë e të gjithëve.  

Ekumenizmi katolik i ka dy drejtime: “në një anë duhet të drejtohet kah vëllezërit e ndarë, kurse në anën tjetër kah Kisha e Krishtit si e kanë njohur nëpërmjet apostujve.” (Po aty, v. e cit. f. 67; Khs. Franc Hummer, Ortodoxie un Zweites Vatikanum, Herder., 1966, f. 52 – 58). 

Ndoshta në mënyrë përmbledhëse mund të themi me Shën Augustinin kështu: in non neccessariis libertas (në gjëra të parëndësishme liria), in neccessariis unitas (në gjëra të nevojshme bashkimi), in omnibus charitas (në të gjitha dashuria). 

Kreu i dytë, numrat 5, 6, 7 të Dekretit flasin për kujdesin e Kishës katolike për ekumenizëm dhe përtërirje, sepse Koncili II i Vatikanit kishte këtë qëllime:  

baritore: përtërirjen e brendshme të Kishës katolike; 

misionare: ndaj botës dhe kohës së sotme; 

ekumenike: ndaj të gjithë të krishterëve. 

Papa Pali VI gjatë seksionit të dytë të Koncilit tha haptazi dhe guximshëm, me plot përvujtëri: “Ne kërkojmë falje prej Zotit dhe prej vëllezerve të ndarë, të cilët mund të ndihet të fyer; jemi të gatshëm, sa na përket Neve, t’i falim të gjitha fyerjet ndaj Kishës katolike dhe t’i harrojmë dhembjet gjatë shumë shekujve për shkak të ndarjes dhe përçarjes.”  ( Në Ratko Peric, v. e cit. f. 81-82). 

“Kthimi i zemrës dhe shenjtëria e jetës, së bashku me lutjen private dhe botore për bashkimin e të krishterëve, trajtohen si shpirti i lëvizjes ekumenike dhe me të drejtë të plotë mund të quhet ekumenizmi shpirtërore.”  (UR 8). 

Përpos kësaj nevojitet njohja e ndërsjellë, sidomos në këto drejtime: mësimi i fesë dhe historisë së krishterë, përshpirtëria dhe liturgjia, përvojat dhe traditat kishtare. (Khs. UR 9). 

Numri 10 i Dekretit flet për edukimin dhe informimin ekumenik të meshtarëve, rregulltarëve, rregulltarëve, si dhe të mbarë popullit të krishterë, kuptohet gjithmonë në frymën e afrimit dhe bashkimit, por kursesi në dëm të vërtetës apo të teologjisë. (Khs. UR 10, 11). 

“Të gjithë të krishterët le të dëshmojnë para mbarë popujve fenë në të Shenjtërueshmen Tri, në mishërimin e Birit të Zotit, Shpërblyesit dhe Zotërisë tonë…” (UR 12). 

“Dëshmia dhe shërbimi (myrtyrion dhe diakronia) janë si thelbi i tërë Dekretit…” (Ratko Peric, v. e cit. fq. 103; Mbi Dekretin UR lexo: Jerko Barišić, Da budu jedno, Crkva u svijetu, Split, 1976, fq. 53 – 60; Nuovo dizionario di telogia, EP, 1977, fq. 364 – 369). 

Prishtinë, 12 korrik 2022  –  Radio Maria – Kosovë

Ka ardhur koha të ikë klasa e kontaminuar politike!

0

Florim Zeqa

Kosovën nga një vend që dikur e kishte admirimin e madh të bashkësisë ndërkombëtare, politikanët e papërgjegjshëm e katandisën në një shtet të krimit të organizuar, ku dita-ditës po i humb edhe miqtë ndërkombëtar. Ka ardhur koha që këta politikanë përfundimisht të largohen nga skena politike, për shkak të dështimeve dhe konsumimit të skajshëm.

Kosovës i duhet alternativa e re politike

Klasa e kontaminuar dhe tejkonsumuar politike duhet të sfidohet nga një iniciativë e re, e dalë nga shtresa e mirëfilltë atdhetare, intelektuale dhe qytetare, të cilët e mbrojnë interesin e shtetit dhe qytetarëve.

Pra, është e nevojshme dhe e domosdoshme ngjizja e një alternative të re politike, e pastër dhe padjallëzuar, demokratike dhe liberale në shërbim të shtetit dhe qytetarëve e cila  angazhohet për barazi ligjore dhe sociale në vendin tonë.

Prej vitesh në Kosovë është instaluar një sistem i kalbur dhe i degraduar në vlera qeverisëse të cilat i shërbejnë jo qytetarit, por nepotizmit apo pushtetit familjar, i instaluar në të dyja nivelet e qeverisjes dhe në çdo cep të vendit.

Për të gjitha dukuritë negative të pasluftës, përgjegjëse është klasa aktuale politike në opozitë pa i lënë anash as pushtetarët, të cilëve nuk po u bënë përshtypje interesi i qytetarëve, por dalldisja pas privilegjeve të pushtetit dhe vrapimi pas interesit personal.

Të rinjët e pashpresë me sy kah perëndimi

Të rinjët me fakulltete të mbaruara, nëse nuk pranojnë të bëhen pjesë e partive në pushtet, rrezikojnë të dalin në pension pa punuar fare ose të ikin sa më parë nga ky vend, zgjidhje të tretë nuk ka!

Pas thyerjes së shpresave nga politikanët, me ikjen e mjekëve dhe infermierëve nga Kosova është vënë në rrezik shëndeti dhe jeta e qytetarëve.

Politikanët e inkriminuar në bashkëpunim me nëntoken kriminale e kanë kapur shtetin dhe bëjnë çka të duan me shtetin dhe popullin, ndërsa populli sikur është dorëzuar (pajtuar) me stërkeqjen e vedit!

Prokuroria nuk heton punësimet nepotike për shkak se edhe vetë është produkt i kësaj klase politike të inkriminuar pushtet dhe opozitë.

Atë që nuk e arriti ta realizojë Serbia për një shekull në Kosovë, pra, pastrimin etnik të shqiptarëve, po e realizon përmes kësaj klase politike të korruptuar dhe shantazhuar.

Shqiptarët e Kosovës më optimist dhe me shpresë ishin gjatë okupimit klasik të Serbisë sesa tani me këtë klasë kusarësh politik të cilët për 23 vjet rresht e harruan interesin e qytetarëve duke i shërbyer vetëm interesit të vet.

Të njëjtën rrugë të pushtetarëve paraprakë janë duke e ndjekur edhe pushtetarët e rinjë një pushtet, të cilëve me ua krahasuar kohën e shkurtër në pushtet, na dalin më të pangopshëm në kënaqjen e epsheve personale me vizita të gjata jashtë vendit dhe për luksin që ua solli pushteti! Kësisoji, përkundër një popullate të varfër e kemi klasën më të pasur politike në rajon e ndoshta edhe në kontinentin evropian.

Rrjeti i spiunëve serbë, i shtrirë si merimanga në shtetin e Kosovës

Me përjashtim të ‘çizmes serbe’, përkatësisht forcave policore e ushtarake, me tërë ‘arsenalin’ tjetër Serbia është e pranishme në Kosovë. Thënë ndryshe, e vetmja gjë pozitive në vendin tonë është largimi i dhunës së policisë serbe, ndryshe çdo gjë është më keq se më parë!

Me të përfunduar lufta çlirimtare, askush në Kosovë nuk e ka imagjinuar se 23 vjet më pas, Kosovën e përgjakur dhe martirizuar do ta kontrollon përseri rrjeti i spiunëve serb në të gjitha institucionet e shtetit, sistemin e drejtësisë, subjektet politike dhe “pushtetin” e katërt në vend, gjegjësisht mediat e shkruara dhe elektronike! Si rezultat i futjes së spiunëve serb në strukturat e partive politike, asnjëra prej tyre nuk e ka guximin të kërkojë hapjen e dosjeve të UDB-së.

Përveq rrjetit të spiunëve, me vendosjes së kamerave të sigurisë, Serbia e kontrollon çdo lëvizje të qytetarëve (shqiptarëve) në shtetin e Kosovës!

Si pasojë e vakumit diplomatik, Serbia, si asnjëherë më parë dominon në politikën e jashtme kundër shtetit të Kosovës. Si rezultat i shtrirjes ekonomike, përkatësisht të dominimit të tregut kosovar, Serbia e kontorllon çdo segment të bisneseve në vendin tonë përmes rrjetit të spiunëve dhe agjentëve të shërbimit sekret të instaluar në çdo cep të Kosovës!

Fundi i maskaradave mashtruese dhe loja e politikanëve me ndjenjat e popullatës së varfër do të marrin fund vetëm me largimin e tërësishëm të kësaj klase politike. Nëse mbetët edhe vetëm një poltikanë i inkriminuar, do ta kontaminojë përseri skenën e re politike.

Gjakprishurit …!

0
Afrim Caka, Gjakovë
____
ÇDO IMAZH FOTOGRAFIK SHQIPTAR PARAQESIN VETËM NJË IMAZH TË GJAK PRISHURVE.
Krisopulos ALEKSANDROS, Stërnip i Fan Nolit – FIRES, thotë:
Gjyshi im nuk e donte Fan Nolin, e mori Verio Epirin dhe ia bashkangjiti Shqipërisë!”.
* * * *
Dhë kjo ishte, më në fund, gjë e domosdoshme për çdo shqiptarë që ka gjak shqiptari.
Shëmbullin më të qartë të kësaj të vërtete e afron ajo racë e nënshtruar dhe e asimiluar duke mos e përdorur gjuhën dhe historinë e tij.
Prishja racore janë shkaqët e vetme që kanë sjellë rënien e qytetërimit antikë Iliro – Shqiptar, pasi kombët nuk shkatrrohën kurr nga lufta, por nga humbja e fuqive rezistuese, të cilat nuk janë karakteristikë e gjakut të pastër racor Iliro-Shqiptare. Në këtë botë, gjithçka që nuk i përket racës së pastër është dëstinuar të humbë. U përfshinë në përzierje racas me afroaziatik e sllav, dhe e humbëm aftësin krijuese kulturorë dërisa në fund, u bëmë mëndërisht, por edhe fizikisht, më tëpër të ngjashëm më pushtuesit shëkullor e të nënshtruar dëri në ditët ë sotit. Dhe shumë shumë të rrezikshëm për kombin shqiptar…
Fjalë të rënda janë këto që t’i thëm unë o vëllai im o stërnipi i Fan Nolit , por, e thashë në fillim, do të flasim më lëtra të hapura. Nëna shqipëri është mësuar gjatë shëkujsh që shumë bij të saj t’ia kthëjnë shpinënë Nuk jë Ti i pari Stërnip i Fan Nolit, ndoshta ë dhashtë Zoti do të jësh i fundit!
Nëna Shqipëri mundët ëdhë pa një Stërnip të Fan Nolit dhë pa një gjak prishur, edhe pa një ELEKSANDROS siç je Ti. Do të mundët sigurisht, ndonësë më zëmër të plagosur, por mëgjithë këtë ajo do të ecë rrugës së ndritur, rrugës së demokracisë për një Shqipëri etnike. Por, unë të pyes Ty Krisopulos Aleksandros: vëlla, do të mundësh Ti pa Nënën Shqipëri?
Ja se si bien kulturat dhe perandoritë duke u hapur rrugë krijimeve të reja. Përzierja e gjakut dhe prishja racore janë shkaqet e vetmë që kanë sjellë rënien e qytetërimit antikë Iliro – Dardanë, pasi kombët nuk shkatrrohën kurr nga lufta, por nga humbja ë fuqivë rezistuesë, të cilat janë karakteristike e gjakut të pastër racor Iliro-Shqiptarë.
Në këtë botë, gjithçka që nuk i përkët racës së pastër është destinuar të humbë. Çdo ngjarje historike apo kulturore në Shqipëri nuk është as më shumë e as më pak veçse shfaqje e instiktit të vetëruajtjes racore, qoftë kjo në të mirë apo në të këqe. Shqiptarët e lane pas dorë ruajtjen e jo me “dëshirën e vetë” e përzierjes të racës më popujtë e tje. U përfshinë në përzierje racash e kulturash të çoroditura dhe e humbëm aftësin krijuese kulturore derisa në fund, u bëmë mendërisht, por edhe fizikisht, më tepër të ngjashëm menjë popull artificial e të nënshtruar deri në ditët ë sotit.