Kreu Blog Faqe 1282

Vdekja e Kastriot Myftaraj nuk mund të sjellë gëzim!

0
Përparim Kabo, filozof nga Tirana
___

Nëse dikush e mendon si të tillë, si një lloj shpagimi ndaj dikujt që e ka lënduar në jetë, apo e ka parë botën, jetën dhe ngjarjet ndryshe nga ti; ky “ dikush” harron se edhe ai është i vdekshëm.  Nëse duam që të vdekurin ta nëmim si një mëkatar dhe pastaj të themi:…” Sa mirë që ndërroi jetë!”, ky lloj qëndrimi është mëkat i një të gjalli, i cili është i ngarkuar me shpagim.

E bëra këtë hyrje, sepse disa nga shënimet ndaj ikjes nga kjo botë të gazetarit dhe studiuesit, Kastriot Myftaraj, ishin jashtë një etike të nevojshme. Një derdhje emotive për një njeri që, edhe nëse kishte “ gjynahet “ e tij në jetë, ai kishte një dallim shumë  të rëndësishëm. Kastriot Myftaraj kishte pasuri vetëm mendimin. Po, është e drejtë që i ndjeri, Kastriot Myftaraj, ishte një person kundra- rrymës, por, ama, i hapur dhe jo i fshehur, me kurajo dhe jo hipokrit, trim dhe jo frikacak!

Përbarim Kabo    &  Kastriot Myftaraj

Ai ishte i tillë, që pranonte debat dhe mendim ndryshe. Shpesh ai e tepronte për opinionin individual apo atë kolektiv, thoshte gjëra që, jo thyenin tabu, por rrëzonin edhe të vërteta historike të “kalcifikuara”, si të thuash, u godiste njerëzve disa bindje aksiomatike, përpiqej ta bënte këtë lloj sulmi pa dorashka. Veçse, askush dhe në asnjë rrethanë, nuk thuhej as nën dhe as mbi zë: “Ohhh, lëre, nuk ja vlen që të merresh me të!”

Pse ndodhte kështu? Në gjykimin tim, ka disa arsye: E para, i ndjeri Myftaraj, nuk merrej me gjëra dytësore apo periferike, si të thuash, nuk hidhte ujë në hava, por godiste në shenjë të problemit, ngjarjes historike, situatës apo personit. E dyta, a kishte ai gjithnjë të vërtetën me vete? Sigurisht që jo! A ishte ai i pagabueshëm?

PO, ËSHTË E DREJTË QË I NDJERI, KASTRIOT MYFTARAJ, ISHTE NJË PERSON KUNDRA- RRYMËS, POR , AMA,  I HAPUR DHE JO I FSHEHUR, ME KURAJO DHE JO HIPOKRIT, TRIM DHE JO FRIKACAK!

Sigurisht që jo! A ishte ai shpesh provokativ? Sigurisht që po!

Por ai luftonte me armët e tij, ato të mendimit. Të gjithë nuk mund të jemi në një mendje, as edhe në një linjë argumenti. Askush nuk mund të thotë se jemi moralistë jashtë interesit, pra, “ Diogjen modern”. Temat delikate që prekte Kastriot Myftaraj, nuk ishin pickime mediatike. Ai lexonte thellë me libra dhe autorë, kishte një kujtesë që duhej patur zili dhe gjente shtigje arsyetimesh që të befasonin, edhe në rastet kur përgjigjet e tij nuk të pëlqenin, ose edhe të irritonin. Si personazh mediatik, ai krijoi profilin e tij të anatemuar, por edhe të admiruar…

Në faqen e tij në facebook, ishin me dhjetëra dhe me qindra, ata që e ndiqnin dhe e falenderonin për opinionet, komentet dhe informacionet, si edhe, kishte nga ata që e kundërshtonin ose e shpotisnin me çfarëdolloj fjalori, sipas preferencës dhe kulturës së komunikimit që zotërohet nga gjithësecili. Edhe unë e kam kundërshtuar në një rast për Migjenin, madje m’u lëndua, pa çka se përgjigjja ime ishte etike dhe e argumentuar,  por kjo nuk bëri që të më mbante mëri ose të më largonte nga lista e miqve. Takimi ynë i fundit, para disa muajsh, krejt rastësor, në një pikë shitje, hapi një bisedë goxha të këndshme dhe ai gjeti rastin që të më falenderonte për një prononcim timin, kur e morën të ndaluar në një rast, pas një shkrimi për një ish diplomate.

“ Fjala e lirë, i thashë, është qëllimi i një demokracie funksionale, por  fjala e pakontrolluar , dëmton po aq sa ajo e pashprehura, sepse, në të dy rastet, dëmtohet e vërteta!” Kështu u ndamë atë ditë dhe dje mora vesh fundin tragjik. U interesova dhe më thanë se javët e fundit ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë… Me sa duket, ai nuk donte t’i dorëzohej vdekjes në duart e të tjerëve, një lloj dyshimi ky, ose një krenari që mund të lexohet ( mund të jem edhe unë gabim).”Ju nuk mund të ma merrni jetën! Nëse është për të ikur, po iki vetë, pa ndihmën tuaj, nuk e dua vdekjen time me tisin tuaj të hipokrizisë!”

Nga dje, jo vetëm prej njerëzve pa mllefe dhe urrejtje, por edhe për ata që nuk e duronin dot, do të ndjehet mungesa e tij. Iku nga kjo jetë një njeri, i cili, me të mirat dhe gabimet e tij, nuk kthehet më, veçse, mos harroni: Ato çka ai ka shkruar dhe thënë , nuk mund as të fshihen, as të harrohen! Kurajoja e tij ishte për t’u marrë shembull…

Të qoftë dheu i lehtë, Kastriot Myftaraj!

Morali i protestës dhe thirrja e Papës: Mos injoroni hallet e njerëzve

Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

Gjatë lutjeve të Dielën në Vatikan, Papa Françesku shprehu dhimbjen e thellë për popullin e Sri Lankës, i cili për disa muaj tani – si pasojë e korrupsionit dhe një paqëndrueshmërie politike dhe ekonomike- po përjeton një gjëndje krizash të thella politike dhe ekonomike, të cilat kulminuan, ditët e fundit, në marrjen nën kontroll të rezidencës presidenciale nga protestuesit dhe në premtime për dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë. Papa u bëri thirrje autoriteteve të vendit që të marrin parasyshë nevojat ekonomike dhe politike të popullit dhe të dëgjojnë zërin e të varfërve dhe nevojtarëve. “Së bashku me ipeshkvijtë e vendit, përsëris thirrjen time për paqe dhe u lutem atyre që kanë autoritet, të mos injorojnë hallet e të varfërve dhe nevojat e njerëzve”,- tha ndër të tjera Papa Françesku të dielën.

Protestuesit në Sri Lanka ngarkojnë me faj udhëheqësit politikë aktualë të vendit, si përgjegjësit kryesorë për korrupsionin dhe keq-menaxhimin e burimeve të vendit, që më në fund çuan në shkatërrimin e ekonomisë së vendit. Protestat në Sri Lanka kanë ndodhur edhe më parë, por gjëndja e mjeruar ekonomike e kohëve të fundit, e shkaktuar nga kushtet e vështira ekonomike si dhe nga keq-manaxhimi dhe korrupsioni në radhët e autoriteteve politike të Sri Lankës çuan më në fund, javën që kaloi, në marrjen nën kontroll të Pallatit presidencial dhe të banesës së kryeministrit të vendit nga turma të zemëruara protestuesish. Rritja e çmimeve për artikujt e konsumit dhe gjendja e përgjithshme e mjerueshme ekonomike dhe politike, por edhe kriza ekonomike botërore, nxitën protestat e një popullate të pakënaqur dhe të pashpresë, në Sri Lanka. Disa analistë po krahasojnë gjëndjen e krijuar në Sri Lanka me situatën dhe protestën e fundit në Shqipëri, duke thënë se çfarë po ndodhë në Sri Lanka nuk është aq e ndryshme nga gjëndja në Shqipëri, ku javën që kaloi edhe atje u zhvillua një prej protestave më të mëdha në vend kundër  gjëndjes së mjerueshme ekonomike dhe kundër qeverisjes autoritare dhe arrogante të kryeministrit të vendit.

Media ndërkombëtare raporton nga Sri Lanka se qeveria e atij vendi është kontrolluar nga familja e njohur Rajapaksa, e cila ka dominuar jetën politike në atë vend për pothuaj një çerek shekulli. Në Sri Lanka mund të jetë një familje e njohur që ka ushtruar influencën kryesore politike dhe ekonomike në atë vend për dekada, ndërsa në Shqipëri është Partia, familja më e gjërë ideologjike, ajo që, si pasardhëse e Partisë së Punës (Komuniste), kontrollon pothuaj çdo gjë në vend. Në Sri Lanka protestat detyruan Presidentin dhe Kryeministrin e vendit të jepnin dorëheqjen dhe të premtojnë se së shpejti do formohet një qeveri e re e përkohëshme.

Edhe autoritetet qeveritare shqiptare duhet të dëgjojnë zërin e protestuesve dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për problemet me të cilat përballet vendi sot, ashtu siç bënë autoritetet e Sri Lankës, duke dhënë dorëheqjen si kërkesa kryesore e protestuesve. Në protestën më të madhe, që mbahet mend në Shqipëri, protestuesit shqiptarë dolën në shesh dhe në bulevard për të drejtat e tyre përballë një gjëndjeje të rëndë ekonomike, drogës dhe korrupsionit të lartë që, sipas disa enteve ndërkombëtare, ka prekur të gjitha nivelet e qeverisë dhe mbarë shoqërinë shqiptare. Shqetësuese për protestuesit është edhe mungesa e drejtësisë së barabartë (të gjithë nuk janë të barabartë para ligjit), largimi në masë i shqiptarëve nga vendlindja si rezultat i gjëndjes së rëndë socio-ekonomike të krijuar. Sulmet e kryeministrit Rama ndaj të drejtave të njeriut, përfshirë kufizimet e të drejtave të gazetarëve dhe lirisë së fjalës, në përgjithësi, kanë shqetësuar shumë opinionin vendas dhe ndërkombëtar: ndër një mijë halle të tjera me të cilat përballen shqiptarët çdo ditë, si përfundim i keq qeverisjes dhe korrupsionit masiv në vend.

Prandaj është e natyrshme dhe e moralshme që kur populli nuk gjen zgjidhje të problemeve të veta në zyrat dhe institucionet e qeverisë dhe të shtetit, atëherë njerëzit do kërkojnë dhe do të protestojnë për të drejtat e tyre në sheshet dhe rrugët e vendit. Kështu ndodhi në Sri Lankë, kështu ndodhi edhe në Tiranë javën që kaloi. Shembuj të tillë protestash – shpesh paqësore- e herë të tjera jo aq paqësore që bëjnë ndryshimin, ka pasur plot historia dhe ka gjithnjë anë e mbanë botës. Frank Shkreli: Fuqia e të Pafuqishmëve | Gazeta Telegraf

“Protesta paqësore është arma më efektive kundër një shoqërie raciste dhe të padrejtë”,- ka thenë Martin Luther King.


Morali i protestave dhe mos bindjes civile, sipas Martin Luther King
 – Për ne në Amerikë, është e njohur lëvizja e Martin Luther King-ut, priftit protestant i sektit Baptist, njëkohësisht edhe ish-aktivist i të drejtave civile, i njohur në Amerikë dhe në botë si zëdhënësi dhe udhëheqësi më i njohur i lëvizjes për promovimin e të drejtave bazë të njeriut, nëpërmjet protestës paqësore dhe mosbindjes civile. Ai i bazonte taktikat e tij të rezistencës paqësore në besimin e tij të krishterë, ndërkohë që gjente frymëzim edhe nga aktivizimi paqësor i Mahatma Gandi-t.

Ajo periudhë cilësohet nga historianët si një periudhë shprese biblike e Martin Luther Kingut, shpresë që pothuaj askush nuk mund t’a parashikonte ndoshta as vetë Martin Luther Kingu – se një ditë shpresat e tija do bëheshin realitet. I gjithë aktivizmi i Doktor Martin Luther Kingut në mbrojtje të demokracisë, drejtësisë, të lirisë dhe të drejtave të barabarta për të gjithë, vazhdon edhe sot të jetë një thirrje tepër aktuale këtu në Shtetet e Bashkuara dhe anë e mbanë botës.  Fjalët e tija mbajnë gjallë shpresën, se më në fund e mira do ta mundë të keqen.

Deklaratat e Martin Luther Kingut – si një trashëgimi e tij, megjithëse janë të një periudhe para më shumë se 50-vitesh tingëllojnë edhe sot gjithnjë aktuale, profetike, për të mos thënë, biblike, jo vetëm për aktualitetin politik dhe shoqëror në Amerikë sot, por janë reflektuese dhe shembull edhe për situata dhe protesta paqësore të popujve kudo në botë. Ai fliste për vlera dhe moral njerëzor, për të drejta universale për çdo individ dhe për të gjithë popujt kudo, pa marrë parasysh racën, fenë ose origjinën etnike ose bindjet politike. “Por koha, as demokracia nuk presin pafund, për zgjidhjen e problemeve, të cilësdo shoqërie qoftë”, -është shprehur Dr. Martin Luther Kingu në fjalimin e famshëm që ka mbajtur në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, në mars të vitit 1968.

Ai ka folur me atë rast për argumentet e disa personave të asaj kohe, të cilët ankoheshin se problemet nuk mund të zgjidheshin menjëherë, se duhej kohë, se koha në të vërtetë, do të shëronte të gjitha plagët, sipas tyre. “Koha”, -ka thënë Martin Luther Kingu, “Është një mit, e ky mit është se koha është neutrale, se ajo mund të përdoret për qëllime konstruktive, por edhe për qëllime shkatërruese.” Justifikimin, se koha do i shërojë të gjitha problemet, forcat e errëta, sipas tij e kanë përdorur më efektivisht se forcat e vullnetit të mirë. Koha do ta tregojë, ka thënë Martin Luther King se: “Do të duhet që ky brez, eventualisht, të pendohet për bëmat e forcave të errëta – dhe jo vetëm për fjalët dhe veprat e dhunës së tyre – por edhe për heshtjen e tmerrshme dhe për qëndrimet indiferente të njerëzve vullnet mirë, të cilët rrinë duarkryq”, përballë problemeve me të cilat ballafaqohet shoqëria. “Ç’më duhet mua”! Por: “Pa një punë të rëndë dhe pa përpjekje të vazhdueshme për zgjidhjen e problemeve nga njerëzit e vullnetit të mirë, koha në vetvete, bëhet aleate e ngushtë e forcave të errëta e primitive të stagnimit shoqëror, politik dhe ekonomik,- është shprehur Martin Luther Kingu. Duke shtuar se koha për të vepruar është tani. “Duhet të jemi bashkëpunëtorë të kohës duke qenë të vetëdijshëm se koha është, gjithmonë, e përshtatshme për të bërë mirë, për të bërë atë që duhet bërë, për të mirën e përbashkët”,- është shprehur ai.

“Në qoftë se njeriu nuk ka punë as të ardhura, ai nuk ka as jetë, as liri, as perspektivë dhe as mundësinë për të qenë i lumtur”,- ka thënë ai. Duke njoftuar protesta paqësore kundër diskriminimit, në atë kohë, në Amerikë, ai kishte deklaruar se, “Kemi ardhur në Uashington” — është shprehur Martin Luther Kingu, në fjalimin e tij në Katedralen Kombëtare të kryeqytetit amerikan, në vitin 1968, “Për t’u angazhuar në një veprim dramatik paqësor, për t’u kujtuar të gjithëve hendekun e madh, që ekziston midis premtimeve të bëra dhe mosrealizimit të premtimeve të dhënaPër ta bërë të padukshmen, të dukshme”,- ka theksuar ai, duke paralajmëruar se, “Asgjë nuk do të arrihet drejt zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet shoqëria, në qoftë se njerëzit vullnet mirë, rrinë duarkryq, duke shpresuar se koha, eventualisht, do t’i zgjidhë problemet.”

Deklaratat dhe fjalimet e tij, megjithëse i përkasin një periudhe tjetër historike, tingëllojnë edhe sot gjithnjë aktuale, profetike, për të mos thënë, biblike, jo vetëm për aktualitetin politik dhe shoqëror në Amerikë sot, por janë reflektuese edhe për situata protestuese të popujve kudo në botë. Martin Luther Kingu fliste për vlera dhe moral, për të drejta universale të përbashkëta për çdo individ dhe për të gjithë popujt kudo, pa marrë parasysh racën, fenë ose origjinën etnike. Amerika sot është një vend më i mirë për të gjithë, falë angazhimit të Dr. Martin Luther Kingut dhe protestave të tija për promovimin e të drejtave bazë të njeriut, nëpërmjet protestës paqësore dhe mosbindjes civile, këtu në Shtetet e Bashkuara. “Është përgjegjësi morale që njeriu të mos u bindet ligjeve të padrejta”,- ka thënë Martin Luther King,- duke shtuar se “Padrejtësia kudo qoftë, është kërcënim për drejtësinë gjithkund tjetër.”

Edhe në Amerikë vazhdojmë të përballemi me probleme politike e shoqërore. Por jemi të vetëdijshëm se, ajo që e dallon Amerikën nga shumica e vendeve të tjera, siç është shprehur në një fjalim edhe ish-Presidenti i parë afrikano-amerikan, Z. Barak Obama – “Është angazhimi dhe mbështetja që ky vend u akordon vlerave universale që bëjnë të mundur të korrektojmë të metat dhe mangësitë tona dhe padrejtësitë duke u përmirësuar progresivisht si shoqëri dhe si rrjedhim, duke u bërë më të fortë. Liria e fjalës dhe e drejta për të protestuar ka bërë të mundur që femrat dhe pakicat të demonstrojnë në favor të drejtave të plota dhe të barabarta për të gjithë, në një kohë kur atyre iu ishin mohuar këto të drejta.” Presidenti  Obama ka theksuar me atë rast se protestat paqësore për, “Zbatimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë, kanë rrëzuar monopolet dhe forcat politike të korruptuara dhe i kanë dhënë fund abuzimit të pushtetit”. Ndërkohë, që media e lirë zbulon korrupsionin në të gjitha nivelet, përfshirë edhe entet qeveritare.

Prandaj, larg duart nga liria e fjalës dhe media e lirë – si njërës prej vlerave më të shënjta për një demokraci të vërtetë dhe si e tillë e paprekshme nga autoritetet e korruptuara, kudo qofshin ato!

Kur foli ish-presidenti Moisiu!

0

Eshref Ymeri 

Gati tre muaj e gjysmë më parë, pikërisht më 29 mars, në youtube, në emisionin e mirënjohur të gazetarit Ylli Rakipi “Të paekspozuarit”, të transmetuar në kanalin televiziv “tvz.al”, ndoqa bisedën e tij me të ftuarin në studio, ish-presidentin  Alfred Moisiu. 

Në qendër të bisedës ishte diskutimi për foltoret e organizuara në mbarë vendin për problemet brenda Partisë Demokratike dhe për shkëmbime mendimesh me ish-kryetarin e saj, Profesor Berishën. 

Gazetari Ylli Rakipi ishte i interesuar të mësonte se cili ishte këndvështrimi i ish-presidentit Moisiu për ato foltore dhe për vetë Profesor Berishën. 

Që në fillim, ish-presidenti u pozicionua hapur kundër foltoreve dhe kundër Profesor Berishës. Gazetari, në heshtje, i bindur për pjesëmarrjen e gjerë në ato foltore të simpatizantëve të partisë demokratike, tërthorazi, u mundua t’i jepte Moisiut të kuptonte se Profesor Berisha ka shumë përkrahës, të cilët e ndjekin me mjaft interes në ato kuvende me qytetarët, por ish-presidenti ishte mjaft i prerë në këndvështrimin  e tij. Madje deklaroi shkoqur: 

Berishën e ndjek pjesa më e pakulturuar e popullit. Fundi i dynjasë, nëse vjen Berisha në pushtet!”. 

U befasova nga kjo deklaratë e ish-presidentit, i cili ka qenë kryetar i shtetit që nga viti 2002 deri në vitin  2007. Si ishte e mundur që ai ta deklaronte aq hapur antipatinë e vet, mungesën e theksuar të respektit për gjithë ata qytetarë, të cilët, gjatë zhvillimit të foltoreve, me shumë të drejtë, ngrinin  mjaft probleme shqetësuese për gjendjen e mjeruar ku e ka katandisur vendin kasta politike majtiste me Ramën në krye. 

Si është e mundur që atij ish-presidenti nuk i bënin  përshtypje  në ato foltore faktet që rreshtonin  qytetarët për varfërinë që ka pllakosur njerëzit e thjeshtë për shkak të qeverisjes antikombëtare të Ramës, e cila ka bërë çdo gjë për shpopullimin e vendit, me të vetmin  qëllim që numri i shqiptarëve që duan të ikin të jetë edhe më i madh? Çuditërisht, jo vetëm që nuk i bënin përshtypje, por, në një studio televizive, edhe i fyen publikisht, duke i etiketuar si “pjesa më e pakulturuar e vendit”! Po të kemi parasysh mitingun madhështor të protestës së 07 korrikut, sipas gjykimit racist të ish-presidentit Moisiu, rezultuaka se atje paskan marrë pjesë dhjetëra mijëra qytetarë “të pakulturuar”. Madje ai i deklaroi gazetarit: 

“Ata që e ndjekin Berishën janë vetëm ish-doganierë, ish tatimorë, ish-financierë, ish-policë”. 

Domethënë, sipas Moisiut, vetëm këta na paskan qenë të pranishëm në mitingun madhështor të protestës së 07 korrikut!!! 

Këto shprehje fyese të ish-presidentit, më kthyen prapa në vite dhe më kujtuan menjëherë fjalët që ai pati thënë në një studio televizive, ku ishte i ftuar fill pas zgjedhjes së tij në krye të shtetit. Ai tha se kur e kishin transferuar në Burrel, kishte menduar të vriste veten! Që asokohe, humba çdo respekt për atë burrë, sepse më krijoi bindjen që ishte njeri me karakater dyfish të dobët: 

Së pari, transferimi i tij në korpusin e Burrelit nuk ishte ndonjë tragjedi, sepse atje qe dërguar jo në rolin e një ushtari të thjeshtë, por për kryerjen e detyrës si një ushtarak i lartë. Aq më tepër që Burreli vetëm dy orë ishte larg nga Tirana. 

Së dyti, kur një njeri serioz mendon të vrasë veten për një arsye që e di vetëm ai, këtë nuk ia rrëfen askujt, por kryen vetëvrasjen dhe largohet për në botën tjetër. Por kur deklaron publikisht se mendonte të kryente vetëvrasje, aëherë ai zbulon cektësinë e karakterit të vet, çka dëshmon se është gjysmak nga mendja. 

Shtrohet pyetja: derisa, sipas Moisiut, krahu opozitar në mbështetje të Profesor Berishës, që përfaqëson të djathtën shqiptare, u përbëka nga njerëz “të pakulturuar”, atëherë cili krah përfaqësuaka pjesën më të kuluruar të popullit tonë? Përgjigjja nënkuptohet: krahun më të kulturuar na e përfaqësuaka majtizmi, me në krye Ramën!!! 

Po atëherë, ish-presidenti Moisiu si e shpjegon që ky majtizmi i kulturuar, i udhëhequr nga Rama gjatë nëntë vjetëve, ka bërë gjithçka për varfërimin e pjesës dërrmuese të popullsisë së vendit tonë?  

Se njerëzit e kulturuar, në krye të qeverisjes në çdo vend të botës, mendojnë se si e si t’ia bëjnë sa më të mirë jetesën popullit të vet. Por se si ka qeverisur dhe si vazhdon  të qeverisë Rama, le ta mësojmë nga disa materiale në vijim, të botuara në faqet e internetit, të cilat ish-presidenti Moisiu me siguri që i ka lexuar. Në njërin nga këto materiale, thuhet: 

“Nga viti 2013 në vitin 2018 janë larguar nga vendi 875 mjekë. Teksa vetëm gjatë vitit 2018 janë larguar nga vendi, kryesisht drejt Gjermanisë, rreth 2 mijë infermierë. Sipas të dhënave nga numri i çertifikatave të kërkuara pranë Urdhrit të Mjekut, vetëm në vitin 2018 janë larguar 164 mjekë, nga 250 të diplomuar në fakultetin e mjekësisë… Studimi, i drejtuar nga Profesori anglez Russell King i University of Sussex dhe studiuesi shqiptar, dr. Ilir Gedeshi, zbuloi se 52% e shqiptarëve në moshë 18-40 vjeç, kanë dëshirë të largohen nga atdheu..Studimi tregon se një nga arsyet kryesore pse njerëzit duan të ikin, është se nuk shohin të ardhme për vete dhe fëmijët e tyre në Shqipëri. Pjesa më e madhe kërkojnë një shkollim më të mirë për fëmijët e tyre. Vendet e preferuara janë Gjermania dhe SHBA. Arsye tjetër kryesore janë të ardhurat shumë të ulëta në Shqipëri, ku kostoja e jetesës sa vjen e ngrihet… Është ky grup faktorësh: të ardhura të ulëta, pakënaqësia nga arsimi i lartë, perspektiva të vakëta pune, mungesa e perspektivës për brezin e ri, që vazhdojnë të ekzistojnë, duke e bërë Shqipërinë të zërë vendin e parë në Europë dhe të pestin në botë për dëshirën e madhe për të emigruar – në bazë të një studimi të IOM (International Organization for Migration). Në parlamentin francez u zhvillua një debat për azilkërkuesit. Kryeministri i Francës, Emanuel Makron, foli edhe për Shqipërinë, kur informoi se shqiptarët janë të dytët pas Afganistanit për numrin e lartë të azilkërkuesve. Ai deklaroi: “Një vend kandidat për në BE, që është i dyti për nga azilkërkuesit. Një paradoks”.Ne kemi një ministër e një qeveri që e stimulon emigrimin e bluzave të bardha drejt Gjermanisë. Ministri mburret se si qeveria ia ka dalë që, falë vëmendjes tek arsimi profesional, të përgatisë 250 infermierët e parë, të gatshëm për tregun gjerman. Kryeministri Edi Rama e sheh si një mundësi të mirë për ata profesionistë që kërkojnë të ardhmen e tyre në vende të ndryshme të perëndimit” (Citohes sipas: “Shqipëria po shpopullohet”. Faqja e internetit “Tetova News”. 09 korrik 2022). 

Largimi i qëllimshëm i mjekëve dhe i infermierëve është mënyrë djallëzore, është vepër antikombëtare, sepse popullsia e mbetur në vend s’ka ku të drejtohet për probleme shëndetësore dhe domosdo që njerëzit do të detyrohen të largohen drejt vendeve të huaja. 

Ja një fakt tragjik për fshatin Shishtavec, fakt që dëshmon fare qartë për strategjinë antikombëtare që ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë Rama për shpopullimin e vendit që kur erdhi në pushtet në shtator të vitit 2013: 

“Fshati është thuajse i boshatisur. Sipas censusit të vitit 2011, Shishtaveci ishte një ndër zonat më të populluara të qarkut të Kukësit, me një popullsi prej rreth 3800 banorë. Tani atje kanë mbetur vetëm të moshuar që jetojnë të vetmuar” (po aty). 

Domethënë, kryeministri Rama e deklaron hapur që profesionistët të ardhmen e paskan të siguruar vetëm në vende të huaja, duke i nxitur që të ikin me vrap. Ky është një turp i padëgjuar ndonjëherë në ndonjë vend të botës, ku kryeministri të ketë nxitur shpopullimin e vendit të vet. Kjo është tradhti e lartë. Po të kishim një shtet me të vërtetë ligjor, kryeministri duhej të merrej i pandehur dhe të dënohej në bazë të kodit penal për shpopullimin e qëllimshëm të vendit, me synimin përfundimtar shpërbërjen e Shqipërisë, ç’ka ka qenë strategji e kahershme e shovinizmit grekosllav, e përkrahur në heshtje nga Perëndimi evropian, i cili shqiptarët i ka urryer tradicionalisht.  

Në një tjetër material thuhet: 

“Niveli i popullsisë që jeton me më pak se 5.5 USD/ditë është dy herë më i lartë në vendin tonë se sa në të gjithë rajonin. T’i vrasësh rinisë shpresën është njësoj si ta dëbosh me forcë nga vendi. Është njësoj siç Sllobodan Millosheviçi dëbonte me forcë shqiptarët nga Kosova” (Citohet sipas: Shpopullimi i vendit, pedagogu Bundo: T’i vrasësh rinisë shpresën është njësoj si ta dëbosh me forcë nga vendi”. Faqja e internetit “Dosja”. 09 korrik 2022). 

Po a e shqetëson ndopak ish-presidentin Moisiu fakti që vetë qeveria Rama ka qenë dhe është e interesuar për shpopullimin e vendit, sidomos për largimin e atyre intelektualëve profesionistë që përbëjnë trurin e mbarë kombit? Po a e di vallë ish-presidenti se ku po e çon vendin Rama me largimin e intelektualëve të përgatitur, duke nxitur shtimin e njerëzve pa arsim? 

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti përjell shqetësimin në vijim: 

“Njerëzit pa arsim qeverisen më lehtë, shtypen më lehtë dhe manipulohen më lehtë. Sot ia kemi mbërritur kësaj dite”. (Citohet sipas: “Njerëzit pa arsim qeverisen më lehtë”, Mehmeti: Në një kohë të afërt nuk do të ketë mësues për nxënësit”. Faqja e internetit “Livestream”. 29 qershor 2022). 

Pas deklaratës së Moisiut se rikthimi i  Berishës në pushtet na qenka fundi i dynjasë, vetvetiu shtrohet një tjetër pyetje: 

Ku e ka burimin  ky mllef i ish-Presidentit kundër Profesor Berishës? Sepse gjatë qeverisjes së tij prej vitit 2005 deri në vitin 2013, nuk qe vënë re absolutisht një shpopullim i tillë i vendit  me përmasa kaq katastrofike? 

Ish-presidenti nuk mund të mos e dijë që kanë qenë disa arsye të forta ekonomike ato që nuk patën bërë të mundur shpopullimin e vendit në të tilla përmasa: rrogat dhe pensionet rriteshin çdo vit jo më pak se 04%. Vetëm më 01 maj të vitit 2009, rrogat dhe pensionet u u rritën me 10%. Gjtë tetë vjetëve, rrogat e mjekëve u trefishuan: nga 22 mijë lekë në vitin 2005, në 66 mijë në vitin 2013. Prandaj Shishtaveci, në kohën e qeverisjes së Profesor Berishës numëronte 3800 banorë. Po pas nëntë vjetësh të qeverisjes antikombëtare të Ramës, ore ish-president, çfarë ka ndodhur me Shishtavecin? Ja si shprehen pleqtë e mbetur atje: 

“Jemi rreth 50 pleq e plaka që jetojmë në këtë fshat. Fëmijët kanë ikë. S’kanë me se të ushqehen këtu. Të gjithë kanë ikë… edhe unë që jam 67 vjeç do të ikja po të mundesha. Jemi vetëm ne… s’ka kush na varros” (Citohet sipas: “Shqipëria po shpopullohet”. Faqja e internetit “Tetova News”. 09 korrik 2022). 

Ish-presidenti Moisiu nuk mund të mos e dijë, që, gjatë qeverisjes së Profesor Berishës, kur u hoqën  vizat në vitin 2010, nuk u vu re absolutisht ndonjë dyndje e njerëzve drejt Rinasit, për të braktisur vendin. 

Moisiu deklaroi se ka respekt për Bashën. Po ku e bazonte këtë repekt? Nuk e ditka ish-Presidenti që Basha është një langua i Ramës, një paçavure e politikës opozitare, me të cilën  ai ka fshirë këmbët që prej takimit të fshehtë të 17 majit të vitit 2017? 

Gjatë bisedës në studio, ish-presidenti, për të nxjerrë edhe më në pah antipatinë e tij për Berishën, deklaroi se në vitin 2009 paska botuar një libër, ku ka kritikuar problemet në minimin e demokracisë, në drejtësi dhe problemet e korrupsionit.  

Po ai pse nuk qenka kujtuar të shkruajë një libër tjetër për periudhën e qeverisjes majtiste të Ramës që prej vitit 2013, për të nxjerrë në pah politikën e tij antikombëtare jo vetëm në ekonomi, me pasoja varfërimin e shumicës së popullit tonë, por edhe në politikën  e jashtme, për të demaskuar flirtet e kryesocialistit me Vuçiçin, kriminelin e Dardanisë?  

 Ish-presidenti nuk mund ta bëjë një gjë të tillë se ai, që në moshën e rinisë, është brumosur me ide komuniste dhe i përket krahut majtist. Ai është i biri Spiro Moisiut, i cili, bashkë me argatin e serbosllavizmit Enver Hoxha, respektivisht si komandant dhe komisar politik të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, gjatë luftës, dhe pikërisht më 20 korrik 1943, patën firmosur një dokument-autorizim, tepër poshtërues për dinjitetin tonë kombëtar, për çka flitet në vijim : 

“Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar në rrjetin social Facebook autorizimin që serbi Dushan Mugosha, i njohur gjatë luftës me nofkën “Sali Murati”, të ishte vendimmarrës në brigadën e parë komuniste. Dokumenti, sipas tij, nuk gjendet në Arkivin Qendror Shqiptar, por në Arkivat e Partisë Komuniste Jugosllave. Dervishi ngre pyetjen se pse Mugosha dhe Popoviçi ishin ende vendimmarrës në Shqipëri, dy vjet pasi themeluan PKSH-në? (Citohet sipas: “Nga arkivi: E drejta e Dushan Mugoshës për të vendosur gjatë Luftës N-ÇL në Shqipëri”. Faqja e internetit “Pashtriku”. 03 nëntor 2016). 

[Historiani Kastriot Dervishi ka shtruar një pyetje me shumë vend. Por Dushani dhe Miladini nuk mund të largoheshin nga Shqipëria, pasi na themeluan partinë për pazotësinë e komunistëve shqiptarë, sepse misioni i tyre, sipas porosisë që kishin marrë nga Beogradi, nuk përfundonte vetëm me themelimin. Ata duhej ta vazhdonin më tej  misionin e vet: të përgatisnin  terrenin për përçarjen e popullit shqiptar, të cilën kryeargati i tyre, tradhtari Enver Hoxha, e zbatoi me shumë egërsi nëpërmjet luftës vëllavrasëse që shpërtheu në shtator të vitit 1943 dhe pas vitit 1944 e vazhdoi edhe më me egërsi me luftën  e klasave. 

Kjo është arsyeja që ish-presidenti Moisiu, me antipatinë e tij kundër Profesor Berishës, rreshtohet në krah të Ramës, argatit të serbosllavizmit, sipas traditës së trashëguar nga i ati dhe nga Enver Hoxha. Atij nuk i bën absolutisht përshtypje qëndrimi burrëror i Profesor Berishës, si i vetmi politikan me dinjitet kombëtar, në mbrojtje të Dardanisë, me demaskimin që i ka bërë dhe po i bën vazhdimisht kriminelit Vuçiç, me të cilin Rama, në një takim të fshehtë në Nish, diskutoi për ndarjen e Dardanisë. Me siguri që ish-Presidenti e ka lexuar informacionin  në vijim: 

“Në 2016, në Nish, Vuçiç filloi bisedimet me Ramën për ndarjen e Kosovës…” (Citohet sipas: Sonja Biserko: “Jo Bolton as Grenell, ja kush filloi bisedimet më 2016 për ndarjen e Kosovës”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 06 korrik 2020). 

Pra, në personin e ish-presidentit të vendit Moisiu, zbulohet simpatia e tij për dyshen Rama-Soros, njëri tradhtar, kurse tjetri armik i kombit shqiptar, del në pah pozicionimi i tij si sorosist i thekur. 

Me qëndrimin e tij kundër Profesor Berishës, ish-presidenti Moisiu është rreshtuar në krah të lukunisë së të ashtuquajturve gazetarë dhe analistë, që po ua rendis (disave disa herë) emrat më poshtë alfabetikisht, të cilët, me “parashikimet profetike” që kanë bërë për Profesor Berishën në internet dhe nëpër studio televizive, i kanë nxjerrë bojën vetes para lexuesve dhe teleshikuesve, si njerëz pa kurrfarë dinjiteti, si langonj të vërtetë të Ramës dhe të serbosllavizmit. Ata janë: 

Altin Ketro: Përsiatje pas një mitingu butaforik”. Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 09 korrik 2022).  

Frrok Çupi. Deklarata bombë “Berisha futet në burg në këtë datë”. Çupi nxjerr gjithçka | Breaking Top News. 01 dhjetor 2021. Nga Skajpi Frrok Çupi deklaroi: “Nëse Partia Demokratike do të ekzistojë, duhet të përjashtojë Berishën” dhe u shpreh me shpërfillje për pjesëmarrësit e foltores. 

Frrok Çupi: “Mendoj se nga data 8 dhjetor Sali Berisha do të jetë në burg, i arrestuar nga SPAK” (Citohet sipas: “Do ndodhë para Kuvendit të 11 dhjetorit, analisti plas “bombën”: Sali Berisha arrestohet nga SPAK”. Faqja e internetit “NEWSBOMB”. 03 dhjetor 2021). 

Frrok Çupi në Top Talk: I qëndroj idesë së arrestimit të Berishës. Nuk ka rrugë tjetër. 17 dhjetor 2021. 

Frrok Çupi në Top Talk: Arrestimi i Berishës çështje kohe. Këtë e di dhe pret edhe vetë ai. 03 janar 2022. 

Jakin Marena. Shkruan Jakin Marena. Berisha i ‘djegur’ kërkon të poshtërojë e ‘përvëlojë’ dhe Bashën, PD drejt shuarjes. Pamflet. 31 dhjetor 2021. 

Lorenc Vangjeli: “Sali Berisha vijon të jetë infeksion i rëndë i politikës dhe shoqërisë shqiptare” (Citohet sipas: Lorenc Vangjeli: Protestuesit VS Berisha, edhe perlat prodhohen nga infeksioni i midhjeve”. Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 09 korrik 2022). 

Mero Baze. Sali Berisha e meriton të vetëvritet! Shkruan Mero Baze. Pamflet. 11 nëntor 2021. 

Mustafa Nano ka deklaruar: “Mund të mblidhen 1000-2000 demokratë, por nuk kanë për të bërë asgjë, sepse do të ishte “plumbi i fundit që do t’i fuste Berisha vetes”, – tha Nano për MCN Tv (Citohet sipas: “Nano paralajmëron fundin e hidhur të Berishës. Nëse ndodh kjo gjë, do të jetë plumbi i fundit që do t’i fuste vetes”. Faqja e internetit “Drini news”. 06 dhjetor 2021). 

Skënder Minxhozi. Minxhozi kundër lëvizjes së fundit: Berisha incident historik, 77-vjeç dhe kthehet për të hapur… Deklaratë në Studion e Sokol Ballës. News 24. 13 dhjetor 2021. 

Sokol Pepuishaj. SHBA urdhëron arrestimin e Sali Berishës (me autor Sokol Pepushaj). Pamflet.   Oct 27, 2021. 

Sokol Pepushaj. Arrestimet VIP që nisin me Sali Berishën. Shkruan Sokol Pepushaj. Pamflet. 02 dhjetor 2021. 

Sokol Pepushaj. Shkruan Sokol Pepushaj (deklaron se Sali Berisha dhe Ilir Meta do të vetëvriten): Shtëpia e Bardhë ia nxori tymin e zi. Pamflet. 10 dhjetor 2021. 

Sokol Pepushaj. Shkruan Sokol Pepushaj: Saliu me “ushtri” gati të sulmojë Ambasadën Amerikane. Pamflet. 13 dhjetor 2021. 

Sokol Pepushaj. Blindohet Shqipëria, Amerika rrethon Sali Berishën me 4200 “ushtarë”. Shkruan Sokol Pepushaj. Pamflet. 08 dhjetor 2021. 

Sokol Pepushaj. Sali Berisha dorëzohet në Ambasadën Amerikane! Pamfleti. 23 maj 2022. 

Spartak Ngjela. Ngjela zbërthen mesazhin e Kim: Berisha do ekstradohet në SHBA, vendimin e ka marrë FBI. Intervistë në News 24. 02 gusht 2021. 

Spartak Ngjela. SHBA pritet të marrë vendimin final për Berishën; Saliut do i sekuestrohen të gjitha pasuritë. (Shkruan Spartak Ngjela). Pamflet. 01 nëntor 2021. 

Spartak Ngjela. Exclusive nga avokat Ngjela: “Për 15 ditë dalin provat e Amerikës kundër Berishës”. | Breaking Top News. 05 nëntor 2021. 

Spartak Ngjela. Ngjela zbulon strategjinë amerikane: Si do arrestohet Berisha, ekspertët e FBI në SPAK… Intervistë në News 24. 09 nëntor 2021.  

Spartak Ngjela. Ngjela i fut të “dridhurat” Berishës. “Ka frikë nga ndonjë ekstradim dhe…” | Breaking Top News. 24 nëntor 2021. 

Spartak Ngjela. Diplomacia e fortë e ambasadores Yuri Kim, Sali Berisha është afër goditjes penale. Shkruan Spartak Ngjela. Pamflet. 30 nëntor 2021. 

Spartak Ngjela. Fati politik i Berishës? Ngjela: Doli nga selia nga frika se mos arrestohej ose “goditej”, fiton Basha. News 24. 15 dhjetor 2021. 

Spartak Ngjela. Ngjela: Berisha arrestohet nëse hyn në zyrën e kreut të PD-së, protesta i dështoi – Vizion Plus. 21 dhjetor 2021. 

Ylli Pata. Shkruan Ylli Pata. Letra e Gary Kokalarit, goditja fatale për “Foltoren” e Berishës në SHBA. Pamflet. 30 nëntor 2021 

Siç shihet, kryekaragjozi dhe kryemashtruesi i kësaj liste është Spartak Ngjela, që është bërë si një teneqe e shpuar nëpër studiot televizive, i pasuar nga Sokol Pepushaj, Frrok Çupi dhe të tjerë. Sigurisht që ka edhe më, por u mjaftova vetëm me këta. Lind pyetja: cila është ajo “ofiçinë politike” që prodhon modele të tilla servilësh dhe mashtruesish të pështirë? Dihet. Çdokush që është i dashuruar me pushtetin, kur ia arrin ta hedhë në dorë, ka si synim të përhershëm përjetësimin e tij, duke bërë ç’është e mundur për të grumbulluar rreth vetes një tufë servilësh shembullorë, të cilët, përmes mjeteve të informimit masiv, vijnë e shndërrohen në puthadorë të kalitur të agait të tyre në artin e gënjeshtarisë, duke mashtruar paturpësisht opinionin e gjerë, pa u bërë merak fare për poshtërimin e vetvetes. Tek po rreshtoja emrat e mashtruesve të mësipërm, m’u kujtuan ca fjalë të arta të dy personaliteteve të kulturës botërore. Ata janë filozofi dhe historiani anglez Bekon (Francis Bacon 1561-1626) dhe shkrimtarja dhe filozofja amerikane Ain Rend (Ayn Rand1905-1982). Ata kanë thënë: 

Bekon: “Gënjeshtra zbulon shpirtin e dobët, mendjen gjysmake dhe karakterin mëkatar”. 

Ain Rend: “Forma më e ulët e vetëposhtërimit dhe e vetëshkatërrimit, është nënshtrimi i arsyes tënde para arsyes së tjetrit, pranimi i një autoriteti mbi trurin tënd, pranimi i pohimeve të tij si fakte, pranimi i thënieve të tij si të vërteta, pranimi i tekave të tij si ndërmjetëse mes ndërgjegjes dhe ekzistencës tënde”. 

Me të pavërtetat që i kanë përcjellë publikut për Profesor Berishën, këta gënjeshtarë, këta mashtrues të sojit të rrallë, e kanë ngritur tepër lartë stekën e vetëposhtërimit në shërbim të majtizmit në tërësi dhe të Ramës në veçanti. Ata më sollën ndër mend fjalët e shkrimtarit dhe të përkthyesit çek Karel Çapek (1890-1938), i cili, për gazetarë të këtij kallëpi, ka thënë se ata “kanë ca ngjashmëri me të bijat e Danait, të cilat perënditë i dënuan të mbushnin me ujë një vozë të shpuar nga poshtë”. 

E kuptoj që mitingu madhështor i protestës së 07 korrikut, i ka çarmatosur keq, ua ka nxjerrë sheshit natyrën e tyre prej njerëzish pa kurrfarë karakteri, prej njerëzish kurrizshtruar para agait të tyre Rama. 

Më ka lënë mbresa të thella një shkrim i zonjës Beta Njuma, e cila, në këndvështrimin tim, është një ikonë e gazetarisë shqiptare, sepse e çmon lart dinjitetin personal dhe profesional. Ajo shkruan: 

“Dy ditë më parë gazetarët, në fakt një pjesë fare e vogël e tyre, dolën në protestë kundër kryeministrit Rama dhe masës ndëshkimore që ai mori kundër një kolegu me “riedukim”, që në gjuhën e kryeministrit do të thotë përjashtim nga konferencat për shtyp që ai jep dhe e drejta për pyetje. Nuk është hera e parë që kryeministri Rama përdor këtë standard për gazetarët që nuk thonë atë që ai do, që nuk mendojnë si ai dhe bëjnë pyetje që nuk i pëlqejnë. Riedukimi ka prekur më parë shumë kolegë, të cilëve Edi Rama u ka bojkotuar studiot, që nga Sonila Meço e deri tek unë, Beti Njuma. Unë prej tre vitesh jam në riedukim, sepse kryeministrit nuk i ka pëlqyer një status i imi në Facebook. Kolegët tanë kanë qëndruar indiferentë ndaj këtyre sjelljeve kryeministrore, kanë heshtur për mesazhet kërcënuese ndaj meje të kryetarit të Bashkisë Veliaj. Kryeministri ka marrë mandat për të qeverisur Shqipërinë, jo për të bërë edukatorin e punonjësve të medias, apo, më keq akoma, prokurorin, policin dhe gjykatësin” (Citohet sipas:  Beti Njuma. “Në “edukim të përjetshëm””. Faqja e internetit “Livestream”. 06 korrik 2022). 

Gazetarë të formatit të zonjës Beta Njuma janë shumë të rrallë në mjetet e informimit masiv. Aristotel Petro, në një shënim, të botuar në internet pas largimit të papritur për në botën tjetër të analistit Kastriot Myftaraj, ndihet i revoltuar nga disa faqezinj që kanë bërë komente fyese për të ndjerin. Ai shkruan:  

Nuk ka fatkeqësi më të madhe kur një Penë e lirë shkruan të vërteta për t’i hapur sytë këtij populli të shumëvuajtur e të marrë pas tërë ato fyerje, edhe pse asnjëherë nuk ka fyer asnjë nga komentuesit zemërkatranë! Për kë duhet të përpiqet e të punojë një gazetar sot?… Fatkeqësi dhe humbje për median e lirë, për gazetarinë e vërtetë që, edhe kështu, në Shqipëri të tillët janë aq pak, sa mund të numërohen me gishtat e një dore! (Citohet sipas: Aristotel Petro: “Kastriotin e kanë vrarë”.  Faqja e internetit “Tetova News”. 09 korrik 2022). 

Mashtrimet e ish-presidentit Moisiu dhe të lukunisë së gazetarucëve të lartpërmendur, që i janë përcjellë opinionit publik në mjetet e informimit masiv për Profesor Berishën, ngjajnë si dy pika uji me mashtrimet e gazetarit-kryeservil të Putinit, Dmitër Kiselov, i cili, në mars të vitit 2014, pati deklaruar se Rusia na qenkej e aftë t’i shndërrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në hi radioaktiv!!! Në përgjigje të kryeservilit Kiselov, reagoi zëvendëskryeministri, Dmitri Rogozin (1963), i cili e njoftoi publikun rus me deklaratën në vijim: 

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, brenda disa orëve, mund të zhdukin deri në 90% të potencialit tonë bërthamor” (Citohet sipas: Dmitri Rogozin. “Rusia do ta humbasë luftën me Amerikën brenda gjashtë orëve”. Faqja e internetit “Mikru”. 28 qershor 2014). 

Ish-presidenti Moisiu dhe lukunia e të ashtuquajturve gazetarë dhe analistë, pavarësisht nga mashtrimet e tyre të shpifura për mbështetësit e Profesor Berishës dhe për vetë figurën e tij, duhet ta dinë mirë dhe të vetëngushëllohen se ai gëzon respekt nga përkrahës të shumtë  jo vetëm në atdheun amë, por edhe në Dardani. Në një faqe interneti të ditëve të fundit, thuhet:  

“Historia dhe historianët e ardhshëm do të shkruajnë dhe do të flasin   për një Shqipëri shumë më ndryshe, dhe për një shqiptar të dijshëm, të dinjitetshëm dhe të guximshëm, ish-kryeministrin dhe liderin historik të PD, Sali Berisha. Ky i mbeti konsitent politikës parimore, politikës për shtet dhe për komb. Politika e Sali Berishës është politikë thellësisht për trasim të një rruge të ndritur, të një rruge, e cila e dërgon vendin e shqiponjave në BE. Berisha nuk kishte kurrë politikë të rreme, nuk kishte kurrë politika jo të  sinqerta ndaj shtetit dhe shqiptarëve… Protesta e Tiranës është fillimi dhe fundi i një regjimi sadist, i një regjimi, i cili rregullisht po koketon me pasardhësin e Millosheviçit, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç” (Citohet sipas: Analisti Skënder Mulliqi.“Protesta e Tiranës është fillimi dhe fundi i regjimit totalitar të Edi Ramës”. Faqja e internetit e gazetës “Kosova sot”. 08 korrik 2022). 

Kaliforni, 11 korrik 2022 

Le Petit Marseillais (1913) / Detaje mbi mizoritë e ushtrisë serbe të kryera kundër shqiptarëve në 1912

Krimet serbe Kosove më1912. Pamje ku shihen ushtarakët e Serbisë pas Masakrës së Kumanovës.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Korrik 2022

“Le Petit Marseillais” ka botuar, të enjten e 2 janarit 1913, në ballinë, shënimet e mbledhura nga qeveria austro-hungareze mbi mizoritë e ushtruara nga ushtarët serbë në Shqipëri, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Mizoritë në Shqipëri

Korrespondenti i Daily Telegraph në Budapest thotë se ka marrë shënimet e mbledhura nga qeveria austro-hungareze mbi mizoritë e ushtruara nga ushtarët serbë në Shqipëri. Ai jep një ekstrakt nga i cili ne riprodhojmë më poshtë pikat më të spikatura :

Në marshimin e tyre nëpër Shqipëri, drejt detit, thonë këto shënime, serbët nuk u mjaftuan me ekzekutimin e shqiptarëve të armatosur; mizoria e tyre e tmerrshme nuk i ka kursyer njerëzit e paarmatosur, të pambrojturit, pleqtë, gratë, fëmijët edhe foshnjat në gji. Oficerët serbë, të çmendur nga fitorja, deklaruan se pastrimi më i mirë i Shqipërisë do të ishte shfarosja totale e shqiptarëve myslimanë. Ky slogan u miratua shpejt dhe u zbatua në praktikë. Midis Kumanovës dhe Shkupit, u ekzekutuan tre mijë njerëz; afër Prishtinës, pesë mijë, ekskluzivisht arnautë (shqiptarë myslimanë), ranë nën goditjet e serbëve. Nuk ishte një betejë e nderuar, por vrasje të pajustifikueshme, për realizimin e së cilës ushtarët e tërbuar shpikën metoda të reja mizorie. Në disa fshatra u dogjën të gjitha shtëpitë dhe banorët e tyre, të cilët tentuan t’i shpëtonin flakëve, u qëlluan si minjtë, sapo u shfaqën në vrimat (në dalje). Burrat u qëlluan në sy të grave dhe fëmijëve të tyre dhe më pas këto gra u goditën me bajoneta, duke u përpjekur të mbronin fëmijët e tyre.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ekzekutimet ishin argëtimi i përditshëm i ushtarëve. Në çdo shtëpi ku u gjetën armë vriteshin të gjithë banorët, me plumba apo me varje. Në një ditë të vetme, pati tridhjetë e gjashtë ekzekutime. Një ish-sekretar i z. Pashiç, kryeministrit serb, z. Tomiç, një zotëri serbo-hungarez, tha se gjatë një udhëtimi nga Prizreni në Pejë kishte parë vetëm fshatra të djegura, në të dy anët e rrugës. Skajet e kësaj rruge ishin të mbushura me shtylla në të cilat vareshin trupat e shqiptarëve. Rruga për në Gjakovë ishte një “rruga e shtyllave”.

Edhe gazetat që dalin në Beograd rrëfejnë mizoritë e kryera nga serbët. Thuhet se kur koloneli Ostoiç ka hyrë në Prizren, ka bërtitur : “Vritni!” dhe se sapo u dha ky urdhër, ushtarët e tij u vërsulën nëpër shtëpi dhe vranë gjithçka që u binte në dorë.

Një shkresë raporton faktin e tmerrshëm në vijim :

“Kushdo që u denoncohej serbëve si shqiptar, ishte i sigurt se do të vritej. Ndodhte shpesh që njerëzit që u kishin borxh shqiptarëve myslimanë i denonconin si tradhtarë. Pa ndryshim këta fatkeqë vareshin dhe informatorët ishin të autorizuar të blinin, me një çmim minimal, shtëpinë e kreditorit të tyre. Në Shkup, shqiptarë të paarmatosur u vranë në rrugë nga oficerët serbë. Nëse në një banesë gjendej qoftë dhe një thikë gjuetie, pronari pushkatohej. Nuk akordohej asnjë falje.”

Në Ferizaj, komandanti serb i kishte ftuar të arratisurit që të ktheheshin dhe të dorëzonin armët. Pasi u çarmatosën, katërqind prej tyre u pushkatuan. Në këtë qytet mbetën të gjalla pothuajse një gjysmë duzine familjesh myslimane. Në Pana serbët vranë të burgosurit e tyre, ndërsa në Varosh dhe në Prishtinë popullsia me plot fjalën u shkatërrua.

Gegënishtja është “gjuhë” (jo dialekt) e përdorur në Iliade, ishte gjuhë e Zeusit

0

Prof. Dr. Mathieu Aref, pelazgolog, Paris

____
@Arben Çokaj – Ore zotëri nuk është fjala për « gjuhë zyrtare » në vetvete gjë që është e domosdoshme për një “shtet” por për “cilin gjuhë” ? Gegënishtja është “gjuhë” (jo dialekt) e përdorur në Iliade, ishte gjuhë e Zeusit por toskërishtja është një degë e vonshme që ka huazuar Grekëve « rotacizmin, dyfishimin të tingëllorve, ndërhyrja të disa fjalë greke”, dhe në jugun e Shqipërisë “hyri feja e Grekëve dmth Ortodoksia »…bëhen shumë nderhyrje. Enveri, është e dishme qartësisht, nuk e kishte Veriun në zemër !
Enveri Veriun e la mënjanë sikur të mos ekzistonte…dhe Gegët u bënë “persona non grata”. Kur erdhi koha për t’i imponuar Shqipërisë (në 1972) një gjuhë “zyrtare” dhe pasi kishte të gjitha fuqitë, u kujdes që autoritetet kulturore dhe akademike të vendit të zgjidhnin dialektin e jugut nga rrjedhte ai. Dhe argumenti për të thënë se kjo gjuhë “zyrtare” ishte një “kompromis midis dy dialekteve toskë dhe gegë” është një gënjeshtër dhe mashtrim i dukshme dhe një manipulim i turpshëm : është e pamundur të thuhet se ka edhe ndërhyrjen më të vogël të “gjegnishtës” në këtë gjuhë e quajtur “zyrtare”. Krahasuar me Shqiptarët e tjerë që e kanë humbur përdorimin e “gegënishtës” dhe që nuk e kanë më flakën patriotike, mund të them se jam një shqiptar i vërtetë që i kam mësuar të dy dialektet që në fëmijërinë time të hershme në një atmosferë tipike shqiptare, edhe nëse kemi jetuar jashtë Atdheut (për shkak të Luftës së Dytë Botërore dhe veçanërisht ardhjës të Enver Hoxhës në fuqi i cili kishte bllokuar kufijtë e vendit) dhe kështu pra jam në gjendje të pohoj gjithçka që sapo pohova.
Unë nuk bie në këtë grackë të përgatitur prej kohësh nga regjimi komunist me Enverin në krye i cili eliminoi një nga një ata që e kundërshtuan ! Ajo që po them këtu nuk është absolutisht për të krijuar mosmarrëveshje dhe përçarje mes Jugut dhe Veriut, por për të rivendosur të Vërtetën dhe për të denoncuar një padrejtësi dhe manipulim të dukshëm. Gjithë jetën time kam qenë një patriot i ndritur dhe nuk kam bërë kurrë dallime mes Shqiptarëve kudo që ishin (nga miqtë tanë më të mirë në Egjipt ishin edhe Toskët -nga Jugu dhe Çameria- dhe ai që na mësoi toskërishtën në shtëpi ishte një mësues shqiptar nga Delvina).
UNË NUK PRANOJ NGA ASNJE SHQIPTAR, ÇFAREDO TË JETË, TE VIJ MË THËNË KËTU APO GJETKË, SE JAM NJË PËRÇARËS APO SEGREGATOR I POPULLIT PELASGO-SHQIPTAR. Fund.
***
Vallja luftëtare e Matit
Shqip
Vallja luftëtare e Matit (e praktikuar edhe me shpatë në Kosovë) që na vjen nga thellësitë e lashtësisë të kohrave të larta kur Pellazgët jetonin nëpër Shpellat që shënojnë, ende sot, shumë rajone të Evropës. Dhe pas “shkrirjes së akullit” rreth 10.000 vjet para erës sonë ata krijuan qytetërimin e tyre prestigjioz : gjuha shqipe na e zbulon qartësisht origjinën e tyre stërgjyshore shumë të lashtë (45.000 vjeçare) : banorët apo populli i “Shpellave” = Shpell-azg ! Ky emër është i përbërë nga një rrënjë “shpellë” dhe një prapashtesë “azg” (prapashtesë përcaktore për të caktuar “kombin, popullin”) që vetëm Armenët (me origjinë pellazgo-frigjiane) e kanë ruajtur (me kuptimin “komb, popull”) = “populli i shpellave”. Gjuha shqipe e ka humbur këtë prapashtesë me kallimin e kohës. Pushtuesit grekë gjatë pushtimit të tyre morën të njëjtin “etnonim” i përdorur nga Pellazgët për t’u emërtuar, por, Helenët, me kalimin e kohës ata përfunduan duke tërhequr fonemën “Sh” dhe duke mbajtur pjesën tjetër të paprekur, d.m.th, gjë që i afrohet fonetikës origjinale. “Pelasg-oi” (Πελασγ-οί ) pastaj gjithë autorët antikë përsëritën përdorimin të të njëjtin etnonim.
Por kjo valle e lashtë ka pësuar disa variente dhe është praktikuar me një farë frekuencë gjatë kohës së mbretit molos “Burri” / Pirro II të Epirit (-313-272 p.e.s.). Në të vërtetë pas çdo beteje ushtarët e tij vinin për të kërcyer para tij të njëjtën valle si paraardhësit e tyre …me shpatën e tundur në ajër dhe kjo ka vazhduar që nga agimi i kohrave deri në ditët tona. Mbreti molos “Burri” është në zanafillin e krijimit të emrit “Shqiptar” = “bir i shqiponjës” ! këto e kam shënuar dhe shpjeguar “përse” në librat e mi.
français
Danse guerrière de Mat (pratiquée également au Kosovo) qui nous vient des profondeurs de l’Antiquité lointaine des Pélasges du temps où les hommes habitèrent dans les Grottes qui jalonnent, aujourd’hui encore, plusieurs régions de l’Europe. Puis, après la fonte des glaces vers 10.000 avant notre ère, ils ont créé leur prestigieuse civilisation : La langue albanaise nous dévoile clairement leur origine ancestrale : Hommes des grottes = Shpellazg ! Ce nom est composé d’une racine “grotte” et d’un suffixe “azg” (suffixe déterminatif pour désigner la nation, le peuple
) que seul les arméniens (d’origine pelasgo-phrygienne) ont conservé et que, avec le temps, la langue albanaise a perdu ! Les envahisseurs Hellènes lors de leur conquête ont repris le même “ethnonyme” qu’utilisaient les Pélasges pour désigner leur peuple (une ancienne reminescence du passé restée ancrée dans leur mémoire) mais avec le temps ils ont fini par escamoter le phonème “Sh” mais en conservant intact le reste soit “Pelasg-oi” (Πελασγ-οί ) puis tous les auteurs antiques ont répété l’usage du même ethnonyme.
Mais cette danse ancienne a subi plusieurs variantes et a été pratiquée avec une certaine fréquence à l’époque du roi molosse “Burri/Pyrrhus II d’Epire (-313-272 avant JC). En effet après chaque bataille ses soldats venaient danser devant lui la même danse que leurs ancêtres… avec leurs épées agitées en l’air et cela a continué depuis la nuit des temps jusqu’à nos jours. Le roi molosse « Burri » est à l’origine de la création du nom albanais “ Shqiptar”= fils de l’aigle ! Cela je l’ai déjà noté et expliqué “pourquoi” dans mes livres.

Edhe në Kosovë ndodhte Srebrenica, gjenocidi i forcave serbe…

Pamje e gazetës Bujku – 22 Korrik 1998-fq 1 – foto – Behlul Jashari

-Para 24 viteve, në Korrik 1998 raportoja: Në Kosovë po ndodh Bosnja, në Rahovec po ndodh Srebrenica…Presidenti Ibrahim Rugova kërkon mbrojtje ndërkombetare për Kosovën…/

-Gazeta kosovare e rezistencës “Bujku” e 22 Korrikut 1998: Kongresisti John Olver i shkruan Bill Klintonit - Në emër të viktimave të Srebrenicës shpëtojeni Kosovën. Letrën drejtuar Presidentit të SHBA e nënshkruan 27 kongresistë amerikanë…/

Nga Behlul Jashari

PRISHTINË, 11 Korrik 2022/ Edhe në Kosovë përkujtohet sot gjenocidi-masakra e forcave serbe e para 27 viteve në Srebrenicë – Bosnjë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar: “27 vjet pas gjenocidit të Srebrenicës, ne kujtojmë 8,372 djemtë dhe burrat boshnjakë të vrarë pa mëshirë nga forcat serbe. Sot, zemrat tona janë me të dashurit e tyre. Ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar kundër përpjekjeve për të lavdëruar ose mohuar këto mizori të tmerrshme”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mes tjerash, shkruan:

“Dëmi i shkaktuar nga gjenocidi i Srebrenicës është i shumëfishtë. Ai shkon përtej 8.273 burrave dhe djemve të vrarë. Përtej 30 mijë fëmijëve e pleqve të abuzuar e të shpërngulur me dhunë. Dëmi i shkaktuar transferohet secilin vit te dhimbja e nënave. Lotët e motrave. Traumat e përjetuara. Vuajtjet e pakontrolluara”.

Gazeta Bujku – 25 Korrik 1998-fq 1 – foto – Behlul Jashari

Edhe liderët opozitarë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj kanë përkujtuar Masakrën e Srebrenicës – aktin më të tmerrshëm të gjenocidit që nga Lufta e Dytë Botërore, duke theksuar se ekzekutuesit tani kanë një trashëgimi të fortë në Serbi dhe se gjenocidi në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan, mbeten njolla të pashlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia…

Varrezat e Srebrenicës

E para 24 viteve, në Korrik 1998, për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare si dhe për Radio Televizionin Shqiptar kam raportuar se, edhe “në Kosovë po ndodh Bosnja, në Rahovec po ndodh Srebrenica”…

“Të dhëna dramatike për masakra në Rahovec - Bosnja po ndodh në Kosovë - Srebrenica në Rahovec”, citoheshin raportimet edhe në mbititullin e kryetitullin e gazetës kosovare të rezistencës “Bujku”, të 22 Korrikut 1998, në ballinën e së cilës  ishte edhe mbititulli “Gjendje alarmante në Rahovec dhe rrethinë”  dhe titulli   “Të masakruar, të vrarë dhe të djegur”.

Ndërsa, në botimin e 25 Korrikut 1998 gazeta “Bujku” në ballinë kishte kryetitullin “Pamjet e Rahovecit ngjajnë me ato të Vukovarit”. Me titullin  “Rahoveci shembull i spastrimit të egër etnik të Kosovës” citohej Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nga konferenca për shtyp. “Shumë të vrarë, të humbur pa gjurmë e të arrestur”, ishte titulli nga informata për ngjarjet në Rahovec e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut.

Bllaca 1999

“Kongresisti John Olver i shkruan Bill Klintonit - Në emër të viktimave të Srebrenicës shpëtojeni Kosovën”, ishte mbititull e titull tjetër në ballinen e gazetës, e cila theksonte edhe se letrën drejtuar Presidentit të SHBA e nënshkruan 27 kongresistë amerikanë…

Gazeta e rezistencës  “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, dilte nga 18 Janari 1991 me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, ishte pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi dhe sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga Serbia okupatore të gazetës tradicionale Rilindja, atëherë të vetmes të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë…

Në Kosovë, si në shumë fshatra e qytete, edhe në qytetin e Rahovecit ndodhën masakra të forcave serbe kundër civilëve shqiptarë. Në 19 Korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec pati shumë të vrarë e të plagosur.

Raportoja se edhe në Tehqen e Sheh Myhedinit janë masakruar shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar.

Te vendi i quajtur “Tuba” u gjetën të masakruar dy profesorë si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, identiteti i të cilëve nuk u mësua. Gjithsej u regjistruan 150 persona të vrarë.

Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtojnë këtij krimi kanë treguar se ushtria, policia dhe paramilitarët serbë kanë ekzekutuar civilë shqiptarë arbitrarisht.

Gjatë kësaj ofensive u morën peng, u rrëmbyen e u zhdukën shumë shqiptarë, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë. Organet e pushtetit okupues serb në Prizren, më 22 Korrik 1998, në varrezat e këtij qyteti hapën dy gropa të mëdha dhe groposën shumë shqiptarë të vrarë gjatë ofensivës në Rahovec.

Për situatën në Rahovec para 24 viteve, në 23 Korrik 1998 në raportin me titull “Shqiptarët e vrarë janë varrosur në dy varreza masive” raportoja se, “forcat serbe kanë hapur, të mërkuren, me eskavator dy varre të perbashketa dhe kanë groposur kufomat e mbledhura nëpër rrugët e qytetit të Rahovecit, afro një orë para ardhjes në qytet të gazetarëve dhe diplomatëve të huaj.

Rahoveci

Sipas KMLDNJ (Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut) forcat serbe kanë vrarë mbi 50 shqiptarë, ndërkohë që nuk janë identifikuar ende shumë të vrarë e të masakruar, që kanë mbetur nëpër rrugë, shtëpi, bodrume dhe fusha.

Burime të LDK-së (Lidhjes Demokratike të Kosovës) në Rahovec besojnë se janë qindra civilë të vrarë, të masakruar, të djegur dhe të plagosur. Shtypi i Kosovës dhe burime të tjera, masakren e kryer nga forcat serbe në Rahovec, e krahasojnë me Srebrenicën.”

Ndërsa, në 24 Korrik 1998, po para 24 viteve, raportoja që në titull se “Rugova kërkon mbrojtje ndërkombetare për Kosovën”.

“‘Në Kosovë gjendja vazhdon të jetë e rrezikshme, çdo ditë ka sulme të policisë dhe ushtrisë serbe. Ky është një spastrim i egër etnik, që ka filluar në Kosovë’, tha të premten para gazetarëve në Prishtinë, Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Kerkojmë ‘mbrojtje ndërkombëtare për Kosovën dhe popullin e saj dhe të ndalohet përhapja e konfliktit në rajon’, theksoi Rugova.

‘Policia serbe nuk po lejon varrosjen e të vrarëve pas masakrave në Rahovec dhe as ardhjen e organizatave ndërkombëtare dhe kombëtare në Kosovë. Me mijëra shqiptarë janë larguar nga qyteti i Rahovecit dhe rrethinat e tij’, tha Rugova, duke shtuar se, edhe në rajone të tjera të Kosovës ka patur bombardime dhe të vrarë, ndërkohë që vazhdon represioni i policisë serbe.

Rahoveci

‘Bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe Bashkimi Evropian, po ndërmarrin të gjitha hapat diplomatikë, por edhe ata ushtarakë, që të mos ndodhë Bosnja në Kosovë’, u shpreh Rugova, në pergjigje të pyetjes së gazetareve.
Rugova përseriti qendrimin se ‘zgjidhja më e mirë për Kosovën është Kosova e pavarur me të gjitha garancitë për serbët lokalë dhe një protektorat ndërkombëtar si fazë kalimatare’”.

Sias citimit të gazetës “Bujku”, pyetja ime drejtuar Presidentit Rugova në atë konferencë shtypi ishte kjo: “A po vonohet bashkësia ndërkombëtare në Kosovë, kur dihen vlerësimet gjithnjë e më të shpeshta se këtu po ndodh Bosnja?”…

Në raportimet nëpër vite kam theksuar se, në Kosovë, në vitet 1998-‘99 forcat serbe në sulmet gjenocidale dëbuan mëse 1 milion shqiptarë, shumicën “përtej Bjeshkëve të Nemuna” në Shqipëri, vranë e masakruan rreth 12 mijë, e mijëra të tjerë i zhdukën duke i dërguar e groposur edhe në Serbi, apo edhe duke i djegur.

Pamje e Rahovecit në luftë …

Sipas të dhënave të bashkësive të familjarëve të të zhdukurve, të të pagjeturve, numri i tërësishëm i të zhdukurve të Kosovës pas luftës së përfunduar para 23 viteve mbërrinte afër 6.000 veta, mbi 90 për qind prej tyre ishin civilë shqiptarë, të cilët u rrëmbyen, u morën të gjallë në mënyra të ndryshme nga formacionet policore-ushtarake dhe paramilitare të pushtetit okupues serb. Menjëherë pas luftës  në Kosovë edhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar evidenconte më shumë se 6.000 të zhdukur. Një numër i tyre, rreth 600 janë gjetur të gjallë nëpër burgjet në Serbi.

“Në Kosovë kanë ndodhur krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe akte gjenocide të forcave serbe kundër shqiptarëve”, ka deklaruar eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Prof. Dr. Zejnullah Gruda, në një bisedë që kam zhvilluar.

Ai ka folur mes mijëra e mijëra dëshmive të mbledhura gjatë viteve të okupimit e të luftës, të cilat i shpalosnim nga arkivat e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë.  “Janë shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare në përgjithësi, të drejtës ndërkombëtare të luftës, të drejtës humanitare…”,  ka thënë Gruda.

Rahovec – lufta në korrik 1998

Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e 7 Korrikut 2021 votoi Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

“Dënohet ashpër gjenocidi i regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut”, theksohej në të parën nga 6 pikat e Rezolutës…

Ç’kuptim kanë patronimet Peci, Luci e Karaj?!  

0

Adem Breznica 

Emri “Lluka” tek latinët bën “Lucius”. Varianti i parë, përveç si antroponim, ka rezistuar për mijëra vjet duke u ruajtur ndër ne deri më sot edhe si patronim (mbiemër). Mirëpo, për shkak të shtresëzimeve të mëvonshme kulturore, sidomos pas depërtimit norman-anzhuin, venecian apo dhe raguzan në hinterlandin e thellë të Ballkanit, pra edhe në Dardani (Kosovë), vjen edhe varianti i dytë (Lucius), i cili nën ndikimin dhe përshtatjen e shqipes humbet prapashtesën “-us” duke formuar variantin e ri karakteristik që në trajtën e shquar bën “Luci”.  

Për të mos u dukur ky patronim shumë i sikletshëm, më mirë është të kthehet në origjinalin e tij të shqipes së vjetër: “Lluka”;  

Emri “Peja” tek turqit bën “Ipek”. Përkundër shqipes indoevropiane që ia shkrinë zanoren e parë “Istanbulit”, “Iskenderit” e “Ibrahimit”, duke i bërë “Stamboll”, “Skender” e “Brahim”, turqishja altai, qyteteve tona si Shkupi, Shkodra e Peja ua shton nga një zanore fillestare duke i bërë “Üsküp”, “İşkodra” e “İpek”. Nga ky varianti i fundit, nën ndikimin e shqipes, “i”-ja fillestare shkrihet, ndërsa “k”-ja fundore shndërrohet në “ç” e “c” duke sjellë variantin e ri, po ashtu të shquar, “Peci”.  

As këtu nuk ka gjë pezhorative, por tingëllon sensuale. Mirëpo, për të hequr dilemën e keqinterpretimeve më mirë është t’i kthehet origjinalit të vjetër të shqipes: “Peja”;  

“Zi (i zi)” tek turqit bënë “Kara”. Prandaj edhe këtu është shumë e thjeshtë zgjidhja e dilemës. Patronimet e përkthyera dikur në gjuhën zyrtare të Perandorisë Osmane i rikthejmë në gjuhën e vjetër amtare shqipe.  

Në vend të patronimeve (mbiemrave) “Karaj”, “KaraBashi”, “KaraDaku” e “KaraMeta”, i përdorim origjinalet tona “(m)Ziu”, “KryeZiu”, “MalZiu (MalSiu)” e “ZiMeta (MetaZiu, Meta)”.  

Pra, edhe në këtë rast, sikurse edhe në dy rastet e mësipërme, me shqipen burimore shmangim keqtingullimet, keqkuptimet, keqinterpretimet, si dhe situatat e sikletshme kur dëgjojmë të përsëriten shpesh emra e mbiemra të tillë sensualë, pa pasur nevojë ta ndërrojmë kanalin e TVsë.  

  • Adem Breznica, gazetar i pavarur dhe profesor i historisë.

Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni reagimin tim të bërë vitin e kaluar:  

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10225393548400644&id=1082366252  

Allahu Gelehushan ma dërgoi këtë begati të madhe përmes të dërguarit të tij më të dashur Hazreti Muhamedit, tha Muftiu Naim efendi Tërnava!

0
Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti
(Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina)
___
Kur xhematlinjtë e pyetën Kryemyftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Ternaven;
Nga e more këtë pasuri kaq të madhe dhe nga e morën djali yt Harisi dhe vajza jote Refiqja një koleksion kaq të pasur dhe të shtrenjtë makinash, florinjësh, orësh dhe bizhuterishë, ai iu përgjigj atyre:
Allahu Gelehushan ma dërgoi këtë begati të madhe përmes të dërguarit të tij më të dashur Hazreti Muhamedit.
E kur e pyetën se si arriti ajo pasuri në llogarinë e tij bankare dhe në arkën e artë të shtëpisë së tij të shenjtë, ai iu përgjigj atyre:
Nëpërmjet melaqeve të Allahut Gjelehushan që e ngarkuan mbi krahët e tyre të vyer dhe e hodhën direkt para këmbëve të mia.
 
 Dy vajzat e mbuluara të Naim efendi Tërnavës me babain e vet të famshëm.
Dhe kur xhematlinjtë u ankuan se pse melaqet e shenjta të Allahut Gelehushan nuk ua hedhin edhe atyre para këmbëve një pasuri kaq të madhe, ai iu përgjigj atyre :
Sepse ju ende nuk keni mësuar se si të kërkoni prej Tij, pikërisht atë që ju duhet më së shumti.
Refiqe Tërnava duke i kundërshtuar ata që bëjnë protesta kundër xhamisë së Erdoganit në Prishtinë, pasi ajo xhaminë e ka në zemër meqenëse ato i kriojnë një jetë të qetë e mirëqenie të sigurtë dhe jetë pa brenga.   
E kur ata i thanë, të lutem myfti i dashur, na mëso edhe neve se si ta kërkojmë saktësisht prej Tij atë që na duhet më së shumti, ai iu përgjigj atyre:
Ju garantoj me nderin tim të pakufishëm, me shpirtin tim të pastër si loti i Muhamedit Ali Selam dhe me besimin tim të pafund në Allahun Gelehushan, që pasuria ime e shumëzuar njëmijë fish ju pret në Xhenet.
Biznesmeni e politikani Behxhet Pacolli me Refiqen, vajzën e Naim Tërnavës dhe një grua tjetër.
Pastaj ata, të frymëzuar dhe të prekur deri në palcën kurrizore nga bujaria dhe zemërgjerësia e tij e pafundme, u gjunjëzuan para tij dhe ia puthen këmbët dhe duart rrafsh dy orë të plota.

Në Shkup, “komuna e Çairit, Afganistan, komuna e Aerodromit, Zvicër!”

0

27 vite dhimbje e mall nga gjenocidi i Srebrenicës

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës
____
Kur Raphael Lemkin në librin e tij “Axis Rule in Occupied Europe” kishte përdorur termin GJENOCID për herë të parë, dyshoj të ketë konsideruar mundësinë e diskrepancës mes aspektit teorik dhe praktik të termit.
Dyshoj shumë që kur Lemkin ka folur për gjenocidin, të ketë menduar që dikush në shekullin 21 do të arrijë të ndërtojë një narrativë të tërë diskutimi bazuar në mohimin e gjenocidit.
Gjenocidi si fjalë nuk është zbuluar për t’u mohuar. Por për të potencuar egërsinë dhe johumanitetin e krimeve që shkojnë përtej asaj që termet si krime lufte e krime kundër njerëzimit përfshijnë.
Ende sot, gjenocidi nënkupton ndërmarrjen e veprimeve me qëllim të shkatërrimit (të plotë ose të pjesshëm) të grupeve në aspektin kombëtar, etnik, racor ose fetar.
E çka ka ndodhur në Srebrenicë para 27 viteve nuk është asgjë më pak se gjenocid. Asgjë më pak se shënjestrim i qëllimshëm i viktimave për shkak të ekzistencës së tyre.
Dëmi i shkaktuar nga gjenocidi i Srebrenicës është i shumëfishtë. Ai shkon përtej 8.273 burrave dhe djemve të vrarë. Përtej 30 mijë fëmijëve e pleqve të abuzuar e të shpërngulur me dhunë. Dëmi i shkaktuar transferohet secilin vit te dhimbja e nënave. Lotët e motrave. Traumat e përjetuara. Vuajtjet e pakontrolluara.
Dëmi i shkaktuar nga gjenocidi nuk mund të riparohet. Por ai mund të njihet duke u pranuar. E në kohën kur jetojmë ne, viktimave u vendoset kripë në plagë secilën ditë kur gjenocidi i Srebrenicës mohohet paturpshëm nga Serbia.
Kur roli i atij agresioni të tmerrshëm minimizohet deri në pafundësi.
Kur organet që do të duhej të dilnin e të kërkonin falje me përulje, dalin e paturpësisht mohojnë ekzistencën e gjenocidit.
Në kohëra si këto, duhet të kujtojmë që hapi i parë i përsëritjes së gjenocidit është mohimi. Andaj duhet të jemi të vëmendshëm e të zëshëm në përkujtimin tonë dhe kërkesat tona për njohje dhe përulësi ndaj një prej gjenocideve më makabre të ndodhur në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore.